22.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Basha takime derë më derë në njësinë 10, ftesë qytetarëve që të votojnë numrin 9

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takime derë më derë në njësinë 10, në Tiranë.

I shoqëruar nga kandidatet për deputete të PD për Tiranën, Jorida Tabaku dhe Oriela Nebiaj, Basha u ka bërë ftesë qytetarëve që më datë 25 prill të mbështesin Partinë Demokratike dhe të votojnë për numrin 9 për të sjell ndryshimin.

Gjoba dhe kërcënime pse nuk mbështet PS-në, Meta nxjerr sms e biznesmenit me Blendi Gonxhen

Presidenti Republikës Ilir Meta, në një tjetër konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, lexoi një denoncim të një operatori turistik, që thonte se biznesi i tij është kërcënuar dhe, sipas tij, është gjobitur në mënyrë të paligjshme, pasi ka postuar një foto të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, në profilin e tij në Facebook.

“Të dashur qytetarë të republikës, të dashur sipërmarrës, kudo ku jeni. Të dashur përfaqësues të institucioneve ligj zbatuese, që jeni për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve shqiptare, nisim këtë konferencë shtypi.

Në çdo 3-4 orë do të kemi zhvillime interesante në lidhje me çështjen e patronazhistëve. Ditën e shtunë, këtë të shtunë marr një sms nga një qytetar emrin e të cili se kisha në celularin tim.

Ai më thotë; Përsh. Erjon Mane, nga Matia Trevel ju shqetëson, kam diçka shumë serioze për çështjen e patronazhistëve. Kam kaq kohë që biznesi im kërcënohet dhe gjobitet. Sot zbulova patronazhistët. Ai më thotë; a ta publikoj me lejen tuaj? Dua të përballem në emision me ndihmën tuaj thotë ai. S’më tremb asgjë nga gjobat e këtyre horrave.

Të gjobitesh në 21-shin se ke nxjerr fotot të një politikaneje është të ikësh nga vendi të kërkosh azil. Nxjerr dhe numrin e Gonxhes. Vazhdon komunikimi që mund të jetë në dispozicion të SPAK. Ky numër s’ka qenë në telefonin tim. Që nga ky moment të kam në besën time.

Çdo gjë që të ndodh ty e kam personale me bablokun e rilindjes. Një situatë skandaloze që tregon se si patronazhistët ndjekin dhe survejojnë gjithë qytetarët që bëjnë postime kundër qeverisë ose pro opozitës dhe më pas ua shpërndajnë drejtorive të partive shtet dhe përmes tyre iu krijohen pengesa të paligjshme që tua bëjnë jetën të pamundur”, tha Meta.

Pasojat e humbjes/ Kryeministri në ikje, i braktisur nga të gjithë del dhe hungërrin si qen! (Video)

Reagimi i FRPD Vlorë

Kryeministri në ikje, i braktisur nga çdo shqiptar, mendjeprishur dhe jashtë çdo lloj norme/etike, në tallje me qytetarët, del dhe hungërrin si qen!

I braktisur nga çdokush, anembanë Shqipërisë, del dhe flet përçart pa program dhe ide, sepse e ka të qarte se pas 25 prillit detyra e tij është të hungërri; gjë që di ta bëj mësëmiri.

“Programi” i tij në këtë fushatë është imitimi zoologjik i kafshëve.

Mjerani ne ikje gjatë 8 viteve nuk ka patur program dhe ide të qarta qeverisëse, por jetike për ekzistencën e sektit të tij kanë qenë talljet dhe fyerjet.

Nëse doni të dini se si duket një humbës, shikoni Edramën, nje skizoid pathologjik, që humbjen e ka shpallur 7 ditë para ditës zyrtare të zgjedhjeve.

Mjerani është zhveshur nga çdo lloj norme njerëzore dhe qytetare, duke bërë që humbja ta shndërrojë në një kafshë hungërritëse.

Mziu: Gratë dhe vajzat janë ato që vuajnë më së shumti pasojat e Rilindjes. Qeveria e 8 viteve ka goditur fort familjen

Pasi u bleu votën, i nënshtroi, i vodhi dhe i varfëroi skajshmërisht. Ekonomia familjare u godit nga rritjet e herë pas hershme të çmimeve, nga tarifat e larta të arsimit, nga mbyllja e shkollave, nga mbyllja e vendeve të punës dhe punësimet e militantëve.

Në këtë takim entuziazmues mori pjesë edhe drejtuesi politik i Qarkut Dibër z. Xhelal Mziu. Në të gjithë Dibrën janë mbyllur mbi 50% e shkollave, janë rritur çmimet e shportës, është rritur çmimi i naftës, janë shtuar abuzimet dhe është vështirësuar gjetja e një vendi pune apo mbajtja e familjes. E gjithë kjo godet fort familjen, por ato që e vuajnë më së shumti janë gratë.

Gratë janë ndjerë më të fyera dhe të denigruara në 8 vitet e Edi Ramës.

Kjo situatë do të ndryshojë pas 25 prillit.

Qeveria Basha ka në programin e saj prioritetet për ngritjen dhe fuqizimin e familjes, rritjen e ekonomisë duke ulur çmimet e shportës dhe të naftës. Gruaja do të ketë rol kyç në qeverisjen e pas 25 prillit.

“Zonat rurale janë në harresë dhe të diskriminuar”! Shoqëria civile: Mungojnë investimet, shërbimi shëndetësor dhe arsimimi

Bushati: Angazhohem se do jem zëri juaj që përcjell problemet në Parlament, PD do të zgjidhë prolemet tuaja.

Drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës për Partinë Demokratike, Helidon Bushati zhvilloi një takim bashkëbisedues me organizatat e shoqërisë civile.

Në këtë takim u diskutua rreth problematikave, ku fokusi më kryesor ishte ai i problemeve mjaft të mëdha në zonat rurale të Shkodrës. Mungesa e investimeve në shkolla, cilesia e arsimit, gratë dhe vajzat e disktiminuara, ishin në qendër te diskutimeve në këtë takim.
Një problematik tjetër shqetësuese është edhe mos funksionimi si duhet i qendrave shëndetësore në këto zona rurale, ku shpesh herë banorët detyrohen të udhëtojnë me orë të tërra për të marr shërbimin që I nevojitet në qytetin e Shkodrës.

Bushati pasi dëgjoi këto shqetësime u anazhua se do të ishte zëri që do transmetonte problematikat në parlament dhe partia demokratike do jetë gjithmonë afër qytetarëve për të zgjidhur këto problem.Gjithashtu, dy fokuset kryesore të pd janë përmirësimi i strukturës arsimore dhe investimet në stafin akademik.

Një shqetësim tjetër ishte edhe mungesa e vëmendjes ndaj personave me aftësi të kufizara dhe ish të përndjekurve politik.

Bushati tha se në momentin e përgatitjes së programit të qeverisë të partisë demokratike, pas 25 prillit do të diskutoj me personat që do mbulojnë programin përkatës për të trajtuar edhe pjesën e personave me aftësi ndryshe, por edhe të përndjekurve politik.

Migena Haxhi(Bordi i çështjeve sociale) – Ju kemi ftuar sot këtu pasi nesër do kërkpojmë pjesëmarrjen dhe inpute nga ana juaj në hartimin e projektligjeve të ardhshme. Shoqëria civile është guri themelor në krijimin dhe ndërtimin e një sistemi demokratik stabël.
Helidon Bushati: Ju mbuloni disa nga fushat që shpeshherë shteti , prezenca e shtetit mungon fare dhe roli juaj është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të mbuluar ato laguna që shteti paraqet në fusha apo sektor të vecantë, sidomos sa i përket shtresave në nevojë, të rinjve, familjeve me probleme, moshës së tretë , grupeve me aftësi ndryshe të cilat përbëjnë një plagë të madhe për Shkodrën, por jo vetëm për Shkodrën.

Do të filloja me moshën e tretë , duke vënë theksin tek rritja e pensioneve, ulja e energjisë eletrike sidomos sa i përket impktimit të ekonomisë familjare të secilit prej banorëve jo vetëm të Shkodrës. Do të shtoja politikat sa i takon rinisë, si përsa i përket shkollimit, ne i përmbahemi principit që asnjë i ri nuk duhet të privohet nga e drejta për studim vetëm për efekt të mundësisë financiare.

Partia demokratike parashikon një ndihmesë financiare për të rinjtë të sistemit parauniversitar që hyjnë në sistemin universitar.

Denada Shpuza: Unë jam Denada Shpuza dhe jam përfaqësuese e qendrës “Hapat e lehtë Shkodër”. Unë gjej rastin për të ngrit zanin kryesisht për gratë dhe vajzat që jetojnë në zonat rurale, si nëj problematik kryesore që ne ndeshim janë ceshtjet e punësimit të gruas dhe vajzave, duke i’u referuar atyre që atom und të bëjnë qoftë me hapjen e vendeve të punës por edhe duke i sovencionu në ato fusha që punojnë qoftë me përpunimin e frutave , qoftë në farat autoktone, në sera, në artizanat që janë pikat kyce. Një problematik shumë e madhe që më shqetëson është shëndetësia, mos funksionimi i qendrave shëndetësore në zonat rurale. Duhet të ketë më shumë vëmendje për gratë kryefamiljare.

Do të ngrej një problematik shumë shqetësuese që janë personat që trajtohen me kemp, është një problematik shumë e madhe e personave që ndoshta për arsye të ndryshme që paraqiten para komisionit dhe shpesh herë nuk fitojnë të drejtën që realisht i takon me ligj.
Helidon Bushati: Problemi është që shëndetësia falas apo 300 mijë vendet e punës , ju me të vërtetë ju bëjnë skeptik por kanë lidhje me një parti të caktuar e cila solli konceprin e shëndetësisë falas dhe shkatërroi nga ana ekonomike ato që u trajtonin, që kishin nevoj me të vërtetë për ilaçe. Ne, në modelin ton qeverisës, partia demokratike ka qenë një parti që atë që ka thënë ka bërë dhe nuk ka thënë atë që nuk bën dot. Ndaj këto janë pikat e programit të partisë demokratike dhe do të bëhen që të gjitha, keni fjalën tonë , keni edhe fjalën time. Unë si drejtues politik i qarkut, jam këtu edhe për të marr edhe angazhime, si Helidon por edhe si përfaqësues i partisë demokratike.

Luigj Mila: Unë jam Luigj Mila, punoj për dy organizata është komisioni drejtësi dhe paqe dhe projekti shpres. Mu më duket se kategoria më e nëpërkëmbur në Shqipëri janë personat me aftësi të kufizua, do të shtosha edhe ish të burgosurit politik. Për personat me aftësi të kufizuara ,sot përshembull kuota ditore është 550 lekë, shteti jep 100 mijë lekë pra llogarite ku është, sepse ato janë jetim, janë të sëmurë, janë me probleme mendore fizike, shpeshherë janë edhe me fëmijë pra shumë e shumë problem dhe për mendimin tem pasqyra e një shteti social është mënyra sesi trajtojnë këtë kategori, nuk kena aksesushmëri, nuk kena sinjalistikë, nuk kena mjetet e nevojshme, nuk punësohen, nuk trajtohen njësoj kështu që duhet të ulena, të ndalena fort.

Ne mund të themi se kemi programe për këtë kategori por ne dona gjana konkrete, pra ca do të bahet.Janë objektet e represionit është burgu i Spacit, burgu i Qafë Barit  burgu i Burrelit që vazhdo të përdoret, është burgu i Tiranës që vazhdon përdoret, është kampi i Tepelenës që nuk trajtohet, janë ish të burgosurit politik që nëprkëmben, nuk kanë dinjitet, nuk kanë vlerësim, nuk janë trajtu në mënyrë ekonomike, nuk janë përfshinë administratën shtetërore pra janë shumë punë. Shkodra ka dhënë kontribute, unë e ndoqa kryeministrin aktual që tha pse merreni me komunizmi. Merrena me komunizmin sepse vetëm 4 vite luftë national clirimtare, partia e punës Shqipërisë ose socialiste Shqipërisë është marr 40 vjet me ta, këtu ka qenë baza e luftës nacional cliimtare, këtu është hero, një lapidar, pot ë shkoni në jug e të shihni e dini vet se si është, sesa është marr. Unë nuk po them të merren si ato por ne duhet të jemi dinjitoz të japim atë që na takon kësaj kategorie sepse kanë sakrifiku jetën e tyre për këto ditë që kemi.

Helidon Bushati: Në momentin e përgatitjes së programit të qeverisë të partisë demokratike, pas 25 prillit padyshim që unë do të diskutoj me personat që do mbulojnë programin përkatës për të trajtuar edhe këtë, jam shumë i sigurtë që do të rritet pjesa e trajtimit financiar. Në programin e pd është parashikuar zgjidhja përfundimtare , trajtimi i përfundmit financiar , një trajtim financiar përsa i përket pensioneve të personave të persekutuarve , për pasardhësit e familjeve të persekutuara.

Enkelejda Pllumbaj: Të rritet shumë dhe ti jepet vëmendja e madhe fëmijëve në arsim,sepse ato janë e ardhmja pastaj kemi braktisjen shkollore, mos dëshirën për të vazhdu shkollën ose thjesht po e nisi shkollën pa ndonjë interest ë madh.

Helidon Bushati: Dy fokuset kryesore, një është përmirësimi i strukturës arsimore dhe sidomos investime në burimet njerëzore, në stafin akademik. Në stafin akademikka angazhime të vecanta që janë edhe rritja rrogave në nivelin 700 euro për mësuesit, 900 euro pedagogëve, 1300 euro profesorët, shkon në dy drejtimet sin ë përmirësimet infrastrukturore dhe përmirësimi akademik.

Tabaku me gratë sipërmarrëse: Hapim tregun. Paga më të larta për gratë, kredi me interes zero për çiftet e reja

Një politikë fiskale e drejtë, trajtim nga shteti si partnerë dhe jo si armiq dhe ndihmë reale në kohë krizash, janë kërkesat që gratë sipërmarrëse i parashtruan kandidates për deputete të Partisë Demokratike në Tiranë, Jorida Tabakut.

Në një takim ku u diskutua gjerësisht mbi situatën që po përjeton ekonomia dhe biznesi dhe për programin e Partisë Demokratike, znj. Tabaku tha se gjithcka ka ndodhur me biznesin, është rezultat i vendimeve të gabuara politike.

Gratë sipërmarrëse treguan se shteti i la në baltë në pikun e pandemisë dhe nuk mbajti premtimin as për t’i lehtësuar nga taksat.

Rritja e pagës minimale në mënyrë të pastudiuar ka prodhuar efekte negative për sipërmarrësit, u nënvizua në takim. Jorida Tabaku i siguroi sipërmarrëset ndryshime ligjore për të rregulluar të gjitha defektet që kanë prodhuar ndërhyrjet e pastudiuara të deritanishme.

Rritja e pagave për gratë është një tjetër cështje e përfshirë në programin e Partisë Demokratike që znj.Tabaku ndau me gratë sipërmarëse.

Edhe për fiskalizimin, Tabaku ritheksoi se do të hiqet pas 25 prillit, si një tarifë korruptive që duhet të paguajnë bizneset.

Sipërmarrëset thanë se kjo do ta lehtësonte shumë biznesin.

Ajo tha gjithashtu se programi i Partisë Demokratike parashikon ndihmë me kredi me zero interes për ciftet e reja, në mënyrë që të krijojë kushte të favroshme që ata të mund ta ndërtojnë jetën në Shqipëri e të mos shohin si zgjidhje vetëm emigracionin.
Me interes ishte edhe diskutimi mbi programin e PD për turizmin.

Tabaku foli për një marrëveshje më Horecën dhe me shoqatën e operatorëve për paketën lehtësuese në turizëm.

Ajo siguroi se ndryshe nga sot që kemi tvsh 6 përqind në hotele me 5 yje, që konsiderohen të mëdha dhe kanë një favorizim të tillë, Partia Demokratike do ta shtrijë në gjithë sektorin këtë nivel tvsh-je, pasi nuk duhet të ketë asnjë diferencim të tillë në sektorin e hoteleri-turizmit dhe të gjithe hotelet duhet të kenë të njëjtin trajtim.

Taksa e sheshtë 9 përqind, sigurimet shoqërore 18 përqind, 9 dhe 9 dhe fakti që ne duam të eleminojmë çdo favorizim nga ligji, çdo përjashtim nga ligji pra duam që ta hapim tregun. Kjo është në përgjithësi për të gjithë. Ju keni biznese që preken drejpërdrejt nga konsumi. Qytetarët shqiptarë e kanë të pamundur të shpenzojnë diçka se i gjithë buxheti i familjes është harxhuar o me tarifat e arsimit, o me energjinë elektrike, o me faturat e rritura të ujit, pra është një pesimizëm i përgjithshëm që ka ardhur si rezultat i vendimeve politike.

-Ne nuk kemi marrë asnjë lloj mbështetje pavarësisht se u bë një reklamë, një publicitet i madh për atë pagën e luftës dhe përveçse taksave që nuk na u ulën, nuk na u dha asnjë lloj ndihme.

– Rritja e pagës minimale në mënyrë artificiale bëri të mundur që të rriteshin kontributet tuaja, për biznesin e vogël 20 milionë euro.

– Ne nga janari u përballëm me rritjen e pagës, një ditë të bukur u zgjua dikush dhe tha ne sot do rrisim pagën.

– Rritja e pagës minimale duhej shoqëruar patjetër me një masë për uljen e sigurimeve sepse përndryshe ajo ka qenë barrë për ty, ka qenë barrë dhe për atë që e merr pagën sepse realisht nuk është rritur paga minimale, ka shkuar e gjitha në pagesën e sigurimeve.

Kjo ka qenë dhe për bizneset e vogla. Ne do t’i ndryshojmë të dyja për efekt të ligjit të tvsh, ta barazojmë me kategorizimin e konceptit të biznesit të vogël në ligj dhe do të jenë të unifikuara. Po kjo ndodh sepse këta nuk kanë një vizion për zhvillimin e biznesit të vogël. Këta i futën në tvsh, i nxorrën nga tvsh-ja e tha Sebi 20 mijë veta dolën gjatë pandemisë nga sektori fason jashtë punës dhe nuk pati një masë mbështetëse. 100 mijë dolën nga biznesi i vogël jashtë tregut dhe nuk pati një masë mbështetëse.

Janë bërë kanë marrë, kanë kopjuar pjesë këtej dhe andej dhe nuk kanë patur një vizion për ta ndihmuar biznesin. Ne do kemi politika të veçanta për gratë sipërmarrëse. Sot gratë studiojnë më shumë, arsimohen më shumë por fatkeqësisht punësohen më pak edhe hapin më pak biznese. Ju jeni raste të rralla profesionistesh që keni patur mundësi të fokusoheni në biznes, të keni një aktivitet ekonomik po në përgjithësi nuk ka mbështetje për gruan sipërmarrëse. Edhe hapësira e pagës për të njëjtin pozicion në sektorin privat, paguhen gratë 10 përqind më pak se burrat. Është qëllimi jonë që t’i mbështesim sepse unë mendoj si në çdo fushë, si në çdo drejtim unë mendoj që gratë punojnë më shumë dhe bëjnë më pak zhurmë. Partia Demokratike ka vendosur familjen në qendër të programit, e ka vendosur në qendër të politikave tona. Edhe forcimin në biznes prandaj duam ta bëjmë edhe politikat e arsimit me këtë lidhen. Edhe relaksimi që duam t’i japim taksave me këtë lidhet, me mbështetjen që duam t’i japim familjes dhe pastaj nuk ka kënaqësi më të madhe, kur shkon nëpër biznese dhe shikon që drejtohen nga gratë, që është shembull edhe në trajtimin e punonjësve, edhe në etikë, komunikim, nuk kam dëgjuar kurrë një biznes që drejtohet nga gratë, që ka problem me taksat dhe tatimet.

– Taksat janë goxha të larta, plus dhe pjesa e fundit me fiskalizimin jemi çorientuar totalisht. Përveç pjesës së çorientimit që edhe nuk dinë ta bëjnë mirë sepse akoma nuk kemi udhëzimin edhe sesi do funksionojë, është edhe cështje kosto mbi të tjera edhe të vetmen gjë që doja të dija edhe përtej asaj që ne kemi lexuar, e kemi dëgjuar dhe zotin kryetar që mendohet fiskalizimi pasi ne të fitojmë që do fitojmë, mendohet që kjo të anulohet. Unë uroj sepse biznesin e lehtëson shumë kjo pjesë edhe plus edhe tarifat tona që të kemi mundësi edhe të arrijmë edhe të shtojmë personel. Fat i madh për ndryshimin që po vjen, duket, ndihet edhe vetë punëtorët që nuk kanë votuar asnjëherë vetëm fakti që më dëgjojnë. Nuk i flas për parti, nuk i flas as për politika sepse nuk marrin vesh shumë, vetëm fakti që dëgjojnë që i flet për ndryshimin, janë entuziastë, marrin një energji të paparë, do vijmë vetëm për ty, do vijmë sepse duam të shohim diçka ndryshe.

– Unë kam pasur studente shumë të mira, madje që kanë studiuar jashtë, janë kthyer me shpresën që në Shqipëri kanë dashurinë, kanë familjen që kryesorja në jetë është familja, mirëpo janë në një vështirësi ekonomike të paparë dhe janë të gjithë të pashpresë, domethënë mendojnë që Shqipëria nuk do bëhet sepse nuk ka politika favorizuese, për familjet, për çiftet e reja. Mendoj që kjo është një nga gjërat më të rëndësishme, rinia është e ardhmja e Shqipërisë.

– Kur bëmë programin e Partisë Demokratike e kam thënë kushedi sesa herë si shembull. Kam takuar të rinj që thonin ne nuk krijojmë familje sepse nuk kemi ku të jetojmë, i bie që të jetojmë me prindërit. Është e pamundur që të marrësh një kredi, të blesh një shtëpi se sot shtëpitë në Tiranë janë bërë si në New York, ndërkohë që pagat kanë ngelur si në Afghanistan. Dhe kjo ka qenë gjëja me trishtë që kam dëgjuar. Ndoshta unë dhe shumë të tjerë si puna ime kemi pasur mundësitë, na ka mbështetur familja, të tjerët nuk e kanë, sidomos studentët që vijnë dhe nga rrethet. Për këtë arsye ne kemi vendosur, e di që ne sot diskutojmë për çështje të biznesit dhe të taksave, por për familjet e reja ne kemi vendosur një fond për subvensionimin e interesave të kredisë.

Kredia është e papërballueshme, çmimi është i papërballueshëm dhe ne kemi dëshirë që çiftet e reja të kenë kredi me interesa zero që të stimulojmë pikërisht këtë dhe e dyta bonusi për fëmijën. Ça ndodhi me bonusin për fëmijën? Ne prezantuam kur e llogaritëm, t’ua them sesi ka qenë llogaria, ka qenë një tufë me burra dhe unë duke diskutuar për çështje sociale, për programin edhe më pyesnin sa lekë harxhoni për pampersa, sa lekë harxhoni për këto? Saqë unë u vendosa në përgjegjësi, saqë më thonin pse kaq shumë është pampersi, kaq shumë janë kremrat se nuk ta kupton njeri, sa është tarifa e një çerdhe publike në muaj dhe u mendua një çmim 3 mijë lekë të reja në muaj, për të mbuluar të paktën tarifën e një çerdheje, sepse shpenzimet e një çifti për të mbajtur një fëmijë janë të pallogaritshme, të pallogaritshme dhe thamë të paktën që t’i japim mundësi nënave të punojnë, ne duhet që t’i mbështesim. Dolëm në të gjithë mediat analistët filluan ku do i gjej lekët Luli. Gjithe janarin kur prezantuam ne programin ishte ku do i gjej lekët Luli? Doli dje Arben Ahmetaj që kopjoi programin tonë, doli dhe tha me paturpësinë më të madhe do u japim 100 mijë lekë në dorë gjithë çifteve të reja për fëmijët dhe nuk pyeti njeri ku do i gjeni lekët.

-Doja të dija një informacion të shkurtër keni ndonjë plan rehabilitimi për turizmin jo vetëm të Tiranës po komplet të Shqipërisë si destinacion?

– Ne kemi bërë një marrëveshje më Horecën por njëkohësisht me shoqatën e operatorëve për paketën lehtësuese në turizëm. Turizmi do të jetë i vetmi sektor, i vetmi që do të bëjë përjashtim. Sot kemi tvsh 6 përqind në hotele me 5 yje, që konsiderohen të mëdha dhe kanë një favorizim të tillë. Ne do ta shtrijmë në gjithë sektorin, nuk duhet të ketë asnjë diferencim të tillë në sektorin e hoteleri-turizmit. Të gjithe hotelet duhet të kenë të njëjtin trajtim se nëse këtë favorizim e merr dikush që ndodhet në një zonë ndoshta pa plazh dhe biznesi i vogël me plazh që ndodhet në këtë zonë dhe paguan tvsh 20 përqind, 10 milionë kjo nuk është e drejtë. Ne takojmë amabasadorët që na thonë që vijnë insìvestitorët e huaj, shkojnë nëpër ministri dhe administrata nuk di të shkruajë një letër.

Nuk kanë minimumin e interesit se kanë lëvizur nga një ekonomi që tërhiqte investimë të huaja që sot fatmirësisht, prej TAPIT kanë mbijetuar 8 vite, në një ekonomi që shkoi tek konçensionet dhe PPP. Ne kemi një plan specifik e kemi diskutuar me shoqatën e investitorëve të huaj për tërheqjen e investimeve të huaja. Taksa 9 përqind është bërë pikërisht për këtë arsye,për të qenë konkurrues në rajon , sepse vendet e tjera të rajonit kanë të njëjtën politikë taksash. Sot investitorët gjermanë, ne kemi qenë kemi takuar shoqatën e investimeve të huaja në Berlin dhe na ka thënë kemi 3 miliardë euro investime në Gjermani dhe 3 milionë euro në Shqipëri. Kjo është diferenca e politikave që mund të bëjë qeveria, çfarë do bëjmë për investitorët e huaj që ata na e kanë kërkuar. E para rregullat fiskale nuk ndryshojnë në 4 vite. Investitori i huaj nuk do që të vijë sot, të sjellë një plan biznesi dhe pas 2 vitesh këta të bëjnë një favorizim për një biznes të caktuar dhe e nxjerr jashtë tregut fare konkurrencën.

“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”, Vokshi sjell fakte të punësimeve elektorale

Qytetarët refuzojnë shitjen e votës! Edi Rama është humbës! Tirana i prin ndryshimit!

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

Kur dëgjoni Edi Ramën apo Erion Veliajn të flasin për shtet ligjor apo zhvillim, ju duhet ta dini, të dashur qytetarë, se kjo është vetëm
fasada e propagandës. Në të vërtetë, ata po krijojnë një parti – shtet, ku njerëzit ndahen në votues të Edi Ramës dhe kundërshtarë të tij.

Ky diskriminim skandaloz, që shkel të drejtat e njeriut, që synon të përçajë shqiptarët në funksion të pushtetit është bërë më i theksuar në këtë fushatë.

Vendet e punës kalojnë përmes shtabeve elektorale të Partisë Socialiste.

Nuk ka garë! Nuk ka meritë! Ka vetëm përpjekje për blerje votash edhe me vende pune, që nuk i paguajnë Edi Rama dhe Erion Veliaj nga xhepi i tyre, por i paguajnë shqiptarët me taksat e rritura dhe pastaj të vjedhura!

Rasti më i ri është një komunikim i orëve të fundit nga Bashka e Tiranës me shtabet elektorale të Partisë Socialiste të Tiranës.

Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve dhe i Ndriçimit, Herion Rrapaj, u ka dërguar informacion shtabeve të partisë për vende pune që duhen mbushur me njerëz të partisë. Punësimi elektoral është urgjent dhe vartësi i Erion Veliajt në Bashki, u kërkon shtabeve elektorale të Tiranës që të dorëzojnë propozimet e tyre deri ditën e diel, 1 javë para zgjedhjeve.

Çdo gjë të këtij shteti që ne e mbajmë në këmbë me taksat tona, Edi Rama dhe Erion Veliaj e kanë vënë në shërbim të pushtetit të tyre.

Ata shesin për 1 votë edhe vendin e pastrueses tek materniteti i vjetër. Hapin vende të përkohshme pune për të gënjyer njerëzit që të votojnë për ta.

Ja ku është një pjesë e listës që u dërgohet shtabeve të Partisë Socialiste nga Bashkia e Erion Veliajt.

Janë vende pune si specialist auditi, recepsionist në poliklinikë, magazinier tek materniteti, inxhinier elektronik, sanitare tek materniteti, inspektor tek Instituti i Shëndetit. Pra nuk janë vende pune të Bashkisë, janë vende pune të strukturave të ndryshme, që përqendrohen tek Erion Veliaj si drejtues i fushatës së Edi Ramës në Tiranë dhe u shpërndahen strukturave të Partisë Socialiste.

Shpërdorimi i detyrës nga Erion Veliaj dhe vartësit e tij është vepra më e pakët penale që ata kanë konsumuar në ketë rast. Prokuroria mund të vazhdojë të heshtë, siç ka bërë deri tani, por ne do të bëjmë detyrën tonë. Do të çojmë kallëzim penal në prokurori edhe për këtë rast flagrant të vendosjes së shtetit në shërbim të partisë në pushtet 1 javë para zgjedhjeve.

10 mijë vende të reja pune janë hapur deri tani, me qëllim për të shpëtuar lëkurën e Edi Ramës dhe për t’i ruajtur karrigen e pushtetit. Por e kanë të kotë. Këto manovra të paligjshme nuk do ta shpëtojnë.

Edi Rama është humbës, sepse shumica e qytetarëve të Tiranës refuzon të blihet dhe të shitet për një vend të përkohshëm pune, për një çertifikatë elektorale legalizimi që nuk dihet a është e vlefshme apo jo. Qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë refuzojnë të shesin të ardhmen e tyre në duart e një kryeministri të dështuar, që ua bëri jetën keq e më keq në këto 8 vjet.

Tirana do të jetë surpriza e madhe e zgjedhjeve të dielën. Tirana do t’i prijë ndryshimit të madh me një rezultat spektakolar, sepse e para nuk është partia dhe pushteti i Edi Ramës, por e para është familja, janë fëmijët tanë!

Të dashur qytetarë! Na ndajnë vetëm 6 ditë nga zgjedhjet. Vendimi i duhur për një të ardhme më të mirë është vota juaj për numrin 9. Lulzim Basha do të jetë kryeministri i të gjithë qytetarëve për të sjellë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne.

Ndryshimi është në dorën tuaj! Të gjithë bashkë, demokratë, socialistë, pa parti ne mund dhe do ta sjellim ndryshimin për te cilin kanë nevojë fëmijët tanë.

Është vetëm çështje ditësh! Të dielën, të dalim dhe të votojmë masivisht numrin 9, të votojmë Partinë Demokratike!

Basha bashkëbisedim me studente dhe profesioniste të reja: Do kthej normalitetin, politikë me fytyrë njerëzore, me shpirt njerëzor

• Basha: Shqetësim i madh për mua që gruaja nuk merr atë që meriton

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shoqëruar nga Grida Duma zhvilloi një bashkëbisedim me studente dhe profesioniste të reja, me të cilat bisedoi për çështje të ndryshme përfshirë këtu edhe temën kryesore të momentit, zgjedhjet e 25 prillit.

Më poshtë biseda e plotë.

Lulzim Basha: Si jeni?

Xhulia Hysa: Mirё.

Grida Duma: Xhulia ka punuar nё komunikim.

Lulzim Basha: Jeni gazetare?

Xhulia Hysa: Po Juriste dhe merrem dhe me marketing.

Lulzim Basha: Gazetare, juriste dhe me marketing?

Xhulia Hysa: Po si çdo e re kёshtu duke kërkuar veten.

Lulzim Basha: Shumë mirё shkëlqyeshëm.

Grida Duma: The ke mbaruar nё…

Xhulia Hysa: Unё vazhdoj tё jem studente nё, pёr Drejtësi nё vit tё tretё dhe jam pёr Drejtësi siç tё thash dhe tani po pres pёr njё tё ardhme mё tё mirё.

Rajmonda Basha: Unё jam Rajmonda, kam mbaruar pёr Shkenca Politik, aktualisht jam Master Studime Rajonale, master shkencor dhe punoj si gazetare.

Lulzim Basha: Po bën studime tё politikës rajonale si master?

Rajmonda Basha: Po, master shkencor dhe po punoj si gazetare.

Edna Roshi: Përshëndetje! Jam Elda. Atëherë kam mbaruar studimet nё nivel bachelor nё Marrëdhënie Ndërkombëtare. Pastaj kam mbaruar mastarin pёr Studime Strategjike. Momentalisht drejtoj njё aktivitet privat si menaxhere dhe administratore. Dhe s’di ç’ tё them mё shumë, do tё kisha patjetër dëshirë tё mund tё ushtroja profesionin nё atё çka unё kam mbaruar, por me shumë shpresë dhe bindje tё plot do gjërat do tё vijnë mё mirё patjetër.

Lulzim Basha: Absolutisht! Jemi njё vend shumë tё bukur me tё gjitha kuptimet. Domethënë nё shoqërinë qё ndodhem, dhe nё ambientin qё ndodhem duket sikur je nё zemër tё Europës.

Edna Roshi: Kjo ёshtё edhe arsyeja, pse ne dhe si ne tё gjitha tё rejat këtu por edhe ata tё tjerët qё, tё cilët kemi ndenjur dhe përpiqemi, kemi treguar besim qё çdo gjё do tё vij momenti.

Lulzim Basha: Kjo ёshtё e rëndësishme se ambienti nё vetvete nuk e bën kёtё njё hapësira Europiane, prandaj e nisa me shoqërinë qё ndahen dhe nё ambientin ku ndodhemi. Këtu jemi nё zemër tё Europës, nё fakt nga ana gjeografike jemi nё zemër tё Europës. Nga ana politike, ekonomike dhe shoqërore ende jo. Por do tё ishte shumë mё keq nё qoftë se nuk do tё kishim tё paktën potencialet, kapacitetet njerëzore pёr t’u mbështetur qё ta bёjmё atё ёndёrr realitet.

Grida Duma: Po, por diskutimet qё bёjmё tё vërtetat, tё vërtetat fare domethënë se kjo ёshtё themeli. Si ti afrohemi brezit tё ri? Tё cilët nё fakt na tejkalojnë shumë shpesh edhe përtej planeve e programeve etj, etj. Problemi qё kanё gjithmonë ёshtё kjo çështja ёndёrr e integrimit. Pёr çfarë ёndёrrohet nё Shqipëri? Si ёndёrrohet nё Shqipëri? Edhe e gjithё e gjen kudo dhe po tё takoheshim 15 vjeçare, apo 16 vjeçare apo 20, apo 22 dhe i thua çfarë do tё bëhesh? Shumë shpesh gjen djalin apo vajzën e re qё nuk di tё tё kthej njё përgjigje. Sepse shpesh e di qё shkolla e ka mbaruar por shpesh nuk do ta bёj atё profesionin sepse modelet qё ka rreth e pёr qark janë modele me lekë. Dhe nё kёtё do tё diskutojmë pak, si mundemi ne le tё themi rinisё apo çunave dhe gocave qё leku nuk vlen gjithçka është ngatërruar në Shqipëri gjithë kohën që, ai që do të bëj para nëpërmjet punës, i barabartë me atë që do të bëjë para nëpërmjet korrupsionit, vjedhjes, përfitimit, e tjerë, e tjerë. Ne duhet të ndajmë njeriun e suksesshëm që e shijon mirëqenien me para dhe që e ndërton paranë gradualisht.

Se kjo gjëja për t’u bërë i pasur brenda ditës, po e shkatërron totalisht Shqipërinë. Pasuria brenda ditës, e dua dje, ta kisha dje. Kjo gjëja po e shkatërron gjithë rininë që sa herë që mblidhen, gjithë diskutimi është ëndërrojmë të kemi ca lekë. Dhe në fakt është kthyer në model kush? Makina e mirë, celulari i mirë, statusi i veshjes firmato, të gjitha janë të këndshme dhe kush nuk do t’i donte. Por çështja është që nuk janë qëllimi i jetës. Të thonë të gjithë në mënyra nga më të ndryshmet, sa lekë ke, sa lekë ka ai, çuni i filanit, çuni i filanes nëse ka para vlerësohet, nëse s’ka para demotivohet plotësisht. Ajo që ndodh rëndom, është kjo rënia e ëndrrës për t’u bërë njeri i arrirë. Edhe në fakt nuk është më trendi, as nuk është fendi, as nuk është e bukur sot të thuash që jam mjek. Mjek dakord se e shikojnë si pozicion të rëndësishëm, po t’i thuash jam profesor sot, nuk përbën ndonjë status të veçantë. Është një status i mbaruar. Po t’i thuash jam djali i filan biznesmeni apo jam djali i atij që ka marrë atë tenderin, menjëherë në shoqëri rritet status-quo. Dhe ky lloj ëndërrimi i njeriut që bëhet me profesionin përgjatë, është gjëja që ne duhet të kthejmë. Njeriu që është bërë me profesionin përgjatë. Si ke ëndërruar?

Lulzim Basha: Paraja nuk blen gjithçka. Ka një këngë të njohur të Beatles “can not buy me love”, paraja nuk blen dot dashuri, paraja nuk të blen dot shokë. Dashuria dhe shokët që vijnë nga paraja, nuk janë as dashuri, as shokë. Një individ i arrirë në një shoqëri të arrirë, më të rëndësishme ka të ndihet në harmoni, në lumturi. Një pyetje shumë e vështirë, në shumë gjuhë është: cila është fjala e kundërt e vetmisë? Edhe në shqip më thoni, cila është fjala e kundërt e vetmisë?

Edna Roshi: Është harmonia.

Lulzim Basha: Është harmonia. Mirëpo ta blen harmoninë leku? A është harmoni e vërtetë ajo? Sa njerëz njohim që kanë rendur pas lekut gjithë jetën e tyre dhe kanë përfunduar të lumtur, të rrethuar nga miq të vërtet dhe të rrethuar nga dashuria. S’po flas për Shqipërinë, se Shqipëria 30 vite ka që është futur në rrugën e mirëqenies ekonomike. Po flas për botën. Pra, është e vërtetë që paraja nuk blen gjithçka, por arsimi, edukimi, kultura, statusi që vjen përmes vlerësimit të duhur, të vlerave të duhura, të punës. Këto pastaj janë mekanizmat që një shoqëri i japin çdo individi vendin që i takon. Roli i qeverisjes për ne të djathtët, është që jo vetëm mos ta pengojë, por ta nxisë individin si pjesë të shoqërisë, të arrijë këtë status. Përball kemi tjetër mendësi, që shteti është gjithçka dhe shteti do përcaktojë ku do rrish, si do rrish, me një këmbë apo me dy këmbë, kur të dua unë e si të dua unë e si të dua unë. Këto janë dy ndarjet e mëdha ideologjike. Fatkeqësisht në Shqipëri nuk bëhet fjalë për ideologji.

Këtu ka një qasje që është qasja jonë, qasja e lirisë individuale, e drejtës për të zgjedhur, e mundësive dhe shanseve të barabarta për të shfrytëzuar talentet, individualitete të cilat janë të ndryshme, se s’mund të pretendojmë që të gjithë do të jenë artistë të arrirë, që të gjithë do jenë sportistë të kombëtares, të gjithë do të jenë shkencëtarë dhe do të marrin çmimin Nobel. Por të paktën mundësia që gjithkush të shfrytëzojë aftësitë e veta apo talentet e veta, për të jetuar dhe për të ndërtuar një jetë të denjë, jo thjesht si individ, por si pjesë e shoqërisë. Kjo është një e drejtë e patjetërsueshme në kuptimin tonë të të bërit politikë, pra të shërbyerit të një të mire publike.

Natyrisht ka nga ata që nuk konkurrojnë dot për arsye të ndryshme, fatkeqësive, shëndeti dhe këta nuk mund të mbeten pas. Në qoftë se ata i lëmë mbrapa, atëherë ne jetojmë në një shoqëri të ndarë në dysh. Pra pa diskutim programi ynë, plani ynë për të nesërmen është që askush nuk mbetet mbrapa, askush. Edhe ata që fati i ka lënë mbrapa, edhe ata që një përzierje e pamundësisë apo e paaftësisë për të konkurruar i ka nxjerrë në limite, në periferi të shoqërisë, edhe ata meritojnë një shans. Sigurisht që kjo është një detyrë shumë e rëndë, shumë e madhe e cila kërkon përgjegjësi , kërkon seriozitet, por mbi të gjitha kërkon normalitet, kërkon një fytyrë njerëzore të politikës, një shpirt njerëzor të politikës.

Grida Duma: Kjo është sfida më e madhe që kemi.

Lulzim Basha: Nuk është vetëm e imja, nuk është vetëm e jona, është sfida e shoqërisë.

Grida Duma: Unë edhe po e diskutoja me gocat përpara, ne nuk e çmontojmë dot faktin që njerëzit shohin liderin, shohin individin.

Lulzim Basha: Duhet ta çmontojmë sepse secili duhet të jetë lideri i vetes së vet.

Grida Duma: Ne nuk e përjashtojmë dot që jemi shoqëri që shohim individin, atë karizmatikun, të madhin, ulëritësin, bërtitësin, zhurmuesin, që kërkon brohoritje, që kërkon bastisje e hapësirës së tjetrit , gjithçka. Unë mendoj që sfida e Lulzim Bashës si kryeministër përtej gjithë gjërave të tjera, që është fillimi i vendit, mirëqenia etj, është nëpërmjet rolit individual të heq rolin e individit, që është njëkohësisht kundërshtia e vetvetes. Domethënë të vijë individi i cili do të thotë të gjithëve që nëpërmjet meje ju do zbrisni kultin e individit. Është gjë shumë e rëndësishme, gjë shumë e madhe. Domethënë si ta normalizojmë këtë shoqëri. Ne themi heroizmin, më kujtohet Orteka Gaset që thoshte kohët tona nuk kanë më heronjtë me shpata, me parzmore, kanë heronjtë e durimit, heronjtë që tregojnë që e zakonshmja është sistemi më i vyer i qytetërimit, ajo që ndërton ngadalë, ngadalë dhe unë mendoj që sfida më e madhe dhe patjetër në mbështetjen tuaj, tënde, tonën se nuk dua ta them tani me përemër por e di që këtë e ke vetë në kuptimi të jesh kulti i individit që zbret kultin e individit.

Lulzim Basha: Shiko, kjo nuk është kaq e vështirë për mua madje është pjesë e imja sepse ne njihemi me Gridën prej kohësh, bashkë takohemi për herë të parë. E kam thënë gjatë fushatës. Nganjëherë fushata ka vetinë që të nxjerrë në sipërfaqe, të bën të komunikosh gjëra që ne i mendojmë, i kemi bindje të thella por në morinë e gjërave që sjell përditshmëria nuk jepet mundësia ti komunikosh. Dhe një nga gjërat që kam thënë kryesisht në studio ku jam pyetur por edhe me njerëzit kur jemi ulur në biseda, roli i lidershipit është i dyfishtë, pa diskutim.

Të drejtoj, të udhëheq, të rrëfej rrugën drejt përballjes me sfidat me sukses, tejkalimin e tyre dhe arritjen e objektivave dhe kjo do të thosha është roli kryesor por ky rol nuk mund të kryhet kurrsesi me sukses dhe çdo sukses i përkohshëm do të shuhet, do të ç’bëhet në kuptimin afat mesëm, afatgjatë nëse nuk bën dot pjesën tjetër, nëse nuk kupton dot përgjegjësinë tjetër që ka, nëse nuk realizon dot atë përgjegjësi që është që në atë moment ti je dhe modeli, je modeli në gjithçka, jo vetëm në shoqëritë si të tonat që për fat të keq vijën nga një e kaluar e kultit të individit. Por edhe në shoqëri me opinion publik shumë të fortë , me një elitë intelektuale shumë të fuqishme.

Dikush që ka këtë pushtet me kushtetutë, me zgjedhje, dikush që ka këtë ekspozim, këtë megafon se normalisht kryeministri, presidenti, deputeti, ministri ka një megafon shumë më të madh se çdo qytetar tjetër automatikisht ke një përgjegjësi, je model. Je model për të gjithë, je model për bashkëpunëtorët, për vartësit, për administratën, je model për familjet, për prindërit pra je model në çdo gjë. Pra, duhet ta peshosh mirë fjalën sepse këtu pastaj vijmë në disa lloj përplasjesh të cilat mbartin me vete rreziqe të mëdha. Përplasja e fundit është ajo midis populizmit, pra manisë për të thënë atë që mendon se do të ketë efekt të menjëhershëm pavarësisht nëse efekti do të jetë negativ ndoshta dhe shkatërrimtar të nesërmen ose pas një jave apo pas një muaji ose durimit dhe seriozitetit, pushteti për njeriun e lirë dhe për njeriun e përgjegjshëm është në radhë të parë përgjegjësi jo privilegj, është përgjegjësi e jashtëzakonshme

Xhulia Hysa: Mendoja ta vazhdonim këtë bisedë në lidhje me modelin, sepse sot ne jemi në kushtet kur duhet të mbrohemi nga ai që na qeverisë, që do të thotë, të kemi një model të tillë nga i cili duhet të mbrohemi që mos të marrim asgjë, asnjë veti të tij. Ne na duhet një model me integritet, pra ajo që tha dhe Grida, një person normal, një si gjithë ne që udhëheq, që ka përgjegjësinë të udhëheq me dinjitet, të veprojë dhe të zgjedhë. Ne jemi sot këtu sigurisht për t’ju mbështetur për ëndrrën europiane të përbashkët.

Lulzim Basha: Padiskutim që prek kudo padurimi për ndryshim, e prek edhe shpresën dhe besimin se ky ndryshim vjen duke votuar për partinë demokratike dhe kjo është një vlerësim për punën që kemi bërë, në veçanti përsa i përket programit tonë që është një program serioz dhe pozitivizmit që ka karakterizuar fushatën tonë, i kemi ikur kurthit të tij të banalitetit, të uljes sa më shumë të stekës dhe të pritshmërive të shqiptarëve për të thënë të gjithë janë njësoj, përkundrazi sa më shumë e ulte ai stekën, aq më shumë e rrisnim ne. Paradoksi dhe po e mbyll me këtë për tua dhënë fjalën sepse është një paradoks që duhet ta zgjidhim bashkë, është që ndërkohë që ne i kemi këto kapacitete, i prodhojmë këto kapacitete, por i humbim më shpejt dhe më shumë se çdo vend tjetër i rajonit drejt perëndimit, ndërkohë që nuk mund të dalim nga kjo situatë pa i patur këtu dhe pa u dhënë pushtetin, veglat, mekanizmat që të na ndihmojnë të ndihmojmë Shqipërinë të ecë përpara

Grida Duma: Në themel shpesh ndodh e njëjta gjë që pavarësisht që ne themi varfëria ekonomike, varfëria ekonomike, por njerëzit vuajnë më shumë padrejtësinë se sa varfërinë, po ti vendosësh të dyja në peshoren e të keqes. Njerëzit vuajnë më shumë kur i keqtrajtojnë, i ofendojnë , se sa thjeshtë kur nuk kanë. Nuk ka nevojë që infermierja sot të ta kërkojë, sepse njerëzit e japin sepse nuk ndihen më të sigurt për asgjë, pra siguria në këtë vend, është siguria kur jep para dhe para duhet të japësh sa më shumë para. Tjetri që ka tenderin më të lartë , ai është dhe më i sigurt, pra ose i pyes herë pas here, shikoni policin në rrugë, çfarë ndjeni kur shikoni policin në rrugë, bezdi apo siguri, bezdi, pra nuk të jep shteti idenë që është duke u kujdesur, por të gjitha këto vijnë si pasojë e një gjeje madhore.

Kush është kjo gjëja, është ky stili që janë mësuar dhe e ngrenë në legjendë për sjelljen e shqiptarëve, rrihi, shaj, pensionoj, kërcënoj, se do të binden. I forti është ai që shfryn dhe nuk është i fortë ai që përbëhet se ky është themel i madh. Domethënë nëse deri sot nuk ke zgjedhur asnjë moment, s’do thuash asnjë sharje, të mos bërtasësh asnjë moment dhe të mos shfrysh nervat e tua dhe nuk e ke bërë në fakt. Dhe çfarë është kjo? Është shenjë e pasjes të vetëkontrollit. Në të gjitha njohuritë shkencore apo të mençurisë popullore njeriu i mençur që është në gjendje të udhëheqë është njeriu që ka vetëkontroll dhe njeriu që shpërthen, që lëshohet që e lenë nervat është njeriu që historikisht, në të gjithë historitë e lidershipit është ai që i ka bërë keq vendit. Sepse pushteti është i mundshëm që kur shfryn ti do të shfrysh tek ata se ku do të shfrysh tjetër. Pra, normaliteti, qetësia, vetëkontrolli janë forca. Këtë gjënë duhet ti tregojmë se si njerëzit duhet ta gjejnë tek ky kult individi pa kult individi. Kështu që ne duhet të tregojmë…

Lulzim Basha: Të futesh në brendësinë e të keqes.

Grida Duma: Futesh, ekzakt.

Lulzim Basha: Apo të vazhdosh spiralen e rritjes pozitive që e ka brenda çdo njeri vetvetiu dhe zgjedh ta nxjerrë, ta përdorë për veten e tij, ta reflektojë tek shoqëria, tek familja, apo ta ndryshe dhe të bjerë viktimë e ciklit të negativitetit. Kjo është dilema e përditshme e njeriut, kjo ka qenë edhe pyetja kryesore e kësaj fushate, në fakt e këtyre 8 viteve. Ti përgjigjemi zjarrit me zjarr, sy për sy e dhëmbë për dhëmbë, apo ta lemë të keqen të bjerë në batakun e vet siç ka rënë tashmë në syrin e gjithë shqiptarëve. Dhe siç e thashë çdo ditë që ai zgjedh ta ulë stekën ne duhet ta ngremë edhe më lart, ti themi shqiptarëve jo, pritshmëritë tona njësoj si pritshmëritë tuaja janë shumë më të larta dhe aftësitë dhe mundësitë tona për ti bërë këto mundësitë realitet po kështu janë plotësisht të mundshme. E para, sigurisht, vjen të dielën.

Që të bëhen realitet gjëja e parë e domosdoshme është ndryshimi. Ftesa është që të shkoni dhe të votoni me vetëdije qytetare se në atë moment po merrni një vendim madhor i cili do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm po se po për 4 vitet e ardhshme. Por unë besoj se nuk ka zgjedhje më të rëndësishme sesa këto, sepse siç e dini shumë gjëra që duhet të kishin ecur përpara, jo vetëm ekonomia por edhe integrimi Europian kanë mbetur në vend. Dhe në një farë mënyre këto do të jenë zgjedhjet të cilat do të vendosin edhe 4 vjet të tjera ngecje në vend apo do të shkojmë përpara. Edhe 4 vjet të tjera rrezikojnë izolim, izolim të Shqipërisë. Dhe ne e dimë, ju jeni tepër të reja, po ne e dimë, unë e di çdo të thotë një vend i izoluar siç ka qenë Shqipëria më parë, e izoluar nga Europa, e izoluar nga bota.

Grida Duma: Monda ka një ide shumë të këndshme të vetën që thotë që të merresh me politikë nuk do të thotë të jesh anëtar partie dhe gabimi më i madh, thotë Rajmonda, është që na imagjinojnë që ne që merremi me politikë jemi anëtarësuar në parti. Jo, politika është një dimension më i madh sesa kaq. Stela ë patriarkale apo jo?

Stela Hoti: Po faktikisht mua më bën të ndihem shumë mirë që vit pas viti po vërehet që një përmbysje e shoqërisë patriarkale dhe femra është bërë një komponent i fortë në çdo lloj fushe duke filluar nga vendimmarrja në shtëpi, në punë. Përshembull ne kemi parë kohët e fundit që shumë gra të suksesshme kudo, nuk po flas vetëm në politikë apo… pothuajse në çdo fushë. Dhe si rini për ne është shumë e rëndësishme kjo që shembuj që në ndjekim të jetë i suksesshëm në mënyrë që të frymëzohemi nga ata dhe të krijojmë aspirata për jetën. Pasi jemi ne ata që jemi fryt i shoqërisë edhe që do e vazhdojmë këtë rrugë. Prandaj është shumë e rëndësishme që shembulli që ndjekim të jetë ai i duhuri dhe jo ky që të paktën unë jam mësuar të shoh këto 8 vitet e fundit.

Lulzim Basha: Më pëlqen kurajo dhe optimizmi që shpreh kjo që thua. Unë besoj që jetojmë akoma në një shoqëri ku gruaja nuk e ka vendin e saj dhe për mua ky përbën një shqetësim të madh. E kam thënë në takime me gratë po e them edhe sot. Shoqëritë ndahen. Ato të cilat gjysma e shoqërisë merr atë që i takon, ecin përpara. Ato të tjerat që mund të jenë të bekuara nga zoti, pasuritë të jashtëzakonshme nëntokësore dhe s’dua të shkoj më tej se nuk është vendi për paragjykime. Por që nuk i japin gjysmës së shoqërisë atë që i takon, sado të pasur të jenë në kuptimin e burimeve natyrore nuk ecin dot përpara ose ecin shumë ngadalë. Është fare e thjeshtë natyra na ka ndarë në 2, burrin dhe gruan. Harmonia mes të dyve çdo kuptim është çelësi i suksesit, për një çift të lumtur, për një familje të suksesshme, për një shoqëri të suksesshme, për një komb të fortë, për një shtet efektiv.

Nëse nuk arrihet kjo atëherë të gjitha të tjerat çalojnë. Problemi është i dyfishtë duke patur parasysh se në shoqëri si tonat, gruaja e ka një barrë të dyfishtë. Kur është e punësuar do të bëjë 2 punë, punën me të cilën punon dhe pastaj punët e shtëpisë që e presin. Kur është e papunësuar e vuan dyfish, mungesën e punës, pra të të ardhurave dhe prapë ka barrën e dyfishtë që kjo sjell për familjen. Ndërkohë përkrahja, mbështetja që merr në formën e vendimeve, politikave që bëhen nuk është as gjysma e asaj që mund të ishte. S’po them e asaj që duhet të ishte po që mund të ishte. Edhe mundësitë aktuale të shtetit shqiptarë. Ndaj ne jemi fokusuar në disa aspekte në programin tonë për ta zvogëluar në mos për ta mbushur këtë hendek. Së pari zbatimin rigoroz të barazisë së pagës për punë të barabartë, që është vetëm në letër po të gjithë e dimë nuk funksionon në praktikë.

Së dyti stimulimi pozitiv, atë që quajnë diskriminim pozitiv qoftë në arsimin profesional, arsimin kualifikues, arsimin e lartë. E në veçanti punësimi për vajzat dhe gratë shqiptare dhe padiskutim dhënien fund të diskriminimit dhe të keq përdorimit të gruas në administratë dhe në nivelet e larta të vendimmarrjes politike. E kam thënë dhe e përsëris që në qoftë se e shohim gruan si fasadë për të mbuluar apo zbutur imazhin tonë si burra, në veçanti kur jemi të vetëdijshëm si çedon dhe ku çedon apo thjesht si numra atëherë ky është treguesi më i qartë i paragjykimit dhe i mosvlerësimit të gruas. Dhe për mua gruaja nuk është dhe nuk ka për të qenë kurrë as fasadë as numër. Kemi dhe probleme të tjera të mëdha të cilat… dështimi me ekonominë këto 8 vite kryesisht por dhe dështime të tjera i kanë thelluar siç është dhuna në familje. Studimet tregojnë që jo vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera si Shqipëria kur bie ekonomia shtohet dhuna në familje, e cila të gjithë e dimë që është zakonisht në një drejtim.

Dhe mungesa e instrumenteve efikase për ti bërë përballë jo vetëm në kuptimin penalizues të dhunuesit por edhe parandalues dhe korrigjues. Si mund ta arrijmë këtë? Përgjegjësitë kryesore të grave janë fëmija është familja, natyrisht dhe e bashkëshortit. Në planin tonë ne parashikojmë asistencë direkte për çiftet e reja dhe për çiftet me fëmijë. Dhe padiskutim që përfituesi kryesor është nëna apo e reja, bashkëshortja. Subvencionet për banesat, ne planifikojmë nga viti i parë buxhetor 5000 subvencione 100% të interesave të kredisë për të blerë një banesë. Dhe ne e dimë që mungesa e një banese tënden është një nga pengesat kryesore për çiftet e reja për të filluar me të vërtetë jetën si një familje e re. Pagesa, çeku prej 30 mijë lekë të vjetra në muaj për çdo të porsalindur deri në moshën 5 vjeçare. Nuk them që do bëjmë mrekullira por jemi të sigurt që afro zeron kostot shtesë që sjell një fëmije me ardhjen në jetë.

Dhe pastaj kjo vazhdon me tekste falas, por falas prej vërteti të paguara nga buxheti i shtetit, në arsimin parauniversitar që përbën një kosto të papërballueshme për mbi 60% të familjeve shqiptare sot, nuk është një gjë e vogël. Vazhdon me reformën në arsimin e lartë e cila nuk do ti pamundësojë asnjë të riu dhe asnjë të reje, pra asnjë biri dhe asnjë bije nënash, po flasim tani në aspektin e grave, studimet për shkak të pamundësive ekonomike të familjes. Pra nëse e sheh programin në tërësi me të vërtetë që prioritetet janë marr sipas halleve. Ekonomia, shëndetësia, arsimi pra papunësia, kosto e jetesës, çmimet, shëndetësia në tërësi, pandemia në veçanti, etj. Por po ta shikosh të gjitha janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe në këtë kuptim masat që duken sociale apo kundër rënies demografike, sa prej emigracionit, sa prej tkurrjes së lindshmërisë, janë në vetvete edhe masa që fuqizojnë gruan shqiptare, fuqizojnë vajzat shqiptare dhe në këtë mënyrë mbyllin këtë hendek apo zvogëlojnë këtë hendek dhe na bëjnë në vetvete, të ecim edhe më shpejt, edhe më të sigurt drejt standardit europian.

Rajmonda Basha: Thjesht unë do e lidhja pak me mentalitetin që kanë shqiptarët për politikën, se në momentin që thua, merrem me politikë, jo domosdoshmërisht duhet të jesh i lidhur me një parti politike. Po për mua, të merresh me politikë, do të thotë edhe biseda te dyqani i lagjes që bën me shitësin, të merresh me politikë do të thotë, të jesh aktiv, të mendosh për vendin tënd por përsëri nuk i vë faj popullit shqiptar, të themi, sepse shembulli i politikës këtu në Shqipëri është bërë i shëmtuar. Unë e lidha pak me Monteskje dhe më pëlqen ndarja që bën Monteskje, të pushteteve, që ndan tre pushtetet: legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Këtu në Shqipëri, janë bërë të tre bashkë dhe është një gjë shumë e shëmtuar që njerëzit nuk kanë më besimin te politika dhe domosdoshmërisht, në momentin që thua unë jam aktive në politikë, të lidhin, të etiketojnë dhe të thonë me cilën parti politike je. Por të merresh me politikë do të thotë thjesht të jesh aktiv në vendin tënd dhe të duash që gjërat të përparojnë për mirë.

Lulzim Basha: Të falënderoj shumë dhe mesazhi që jep, është shumë i rëndësishëm! Edhe për atë që do të ndodhë të dielën, se të merresh me politikë, është edhe të shkosh të votosh! Është gjëja kryesore, është detyra kryesore e qytetarit ndaj vetes së tij, ndaj familjes, ndaj qytetit, ndaj shoqërisë, ndaj kombit.

Xhulja Hysa: Desha të ndalem pak vetëm te potenciali i të rinjve dhe ata të rinj, të cilët vendosën të largohen dhe që padiskutim është një mëkat. Mendoj se ka ardhur koha që realisht t’i kthehemi normalitetit, t’i kthehemi normalitetit, t’i kthehemi vendit tonë dhe përveç kësaj, unë ju falënderoj pafund që isha sot këtu dhe mendoj që ka ardhur momenti, së bashku në datën 26 do jetë koha e ndryshimit dhe e normalitetit, pa diskutim.

Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra! Edhe unë e kam shijuar jashtë mase këtë takim sepse normaliteti është ajo që njerëzit kërkojnë. E ndjej kudo, ndryshimi është ajo që njerëzit kërkojnë. Etja për ndryshim dominon gjithçka. Pas 8 vitesh në vendnumëro, njerëzit janë të etur për ndryshim dhe kjo, më gëzon por edhe më ngarkon me një përgjegjësi shumë të madhe. Di që bashkë do t’ja dalim sepse unë, si njeri, si formim, si karakter besoj tek normaliteti. Këtë gropë e kemi shkaktuar vetëm duke pranuar anormalen si normalen, duke ulur kokën para të keqes. Dhe me 25 prill është dita për t’i dhënë fund kësaj, për të mos e pranuar më anormalen si normale, për të mos e pranuar më stekën që sa vjen dhe ulet. Por, për të pranuar që ëndrrat tona mund të plotësohen, mund të bëhen realitet, por këtu në vendin tonë, pa pasur nevojë të largohemi.

Jam plot me besim kur takoj njerëz, të rinj, të reja si ju sepse e di që kjo nuk është një detyrë të cilën do ta bëjmë të vetmuar por është një detyrë që do ta bëjmë të gjithë bashkë. Në radhë të parë, në raport me veten tonë, në raport me familjet tuaja dhe pastaj, në raport me shoqërinë në tërësi. Dhe shpresoj dhe besoj që edhe kjo copëz normaliteti që më ofruat sot këtu dhe që më frymëzon jashtë mase, të shërbejë për t’i treguar kujtdo që ta kërkojë atë dritën brenda në shpirtin e vet, ta ndezë dritën e normalitetit, të shpresës, të ndryshimit dhe të na kujtojë që në radhë të parë duhet të jemi njerëz dhe pastaj, t’i ofrojmë politikës fytyrën njerëzore, ndjesi njerëzore. Dhe vetëm pas kësaj, do të jemi në gjendje t’i shërbejmë denjësisht sepse në fund të fundit të merresh me politikë do të thotë mbi të gjitha të shërbesh. Faleminderit Grida, Edna, Monda, Stela dhe Xhulia! Kënaqësia ishte e gjitha e imja!

Plas grushti në PS e Durrësit, rrihen kandidatët për deputetë, emrat dhe foto

Një përplasje e fortë fizike ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në shtabin e Partisë Socialiste të Durrësit.

Mësohet se në sherr u përfshinë kandidatët e Partisë Socialiste për Durrësin Alban Xhelili dhe Erion Meka. Shkak i konfliktit mes tyre ishte përdorimi i mbështetësve të PS-së për fushatë, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi brenda kampit socialist, gjë për të cilën nuk janë kursyer grushtet mes kandidatëve.

Siç duket edhe nga planet e siguruara nga albeu.com, sherri ka nisur në brendësi të ambientit që përdoret nga Partia Socialiste në zonën e Plazhit në Durrës për të vijuar edhe jashtë me shkelma dhe grushte duke bërë që në zonë të mbërrijnë një numër i madh policësh.

Autori i sulmit mbi 5 besimtarët u neutralizua nga qytetarë jo nga policia, grushta e shkelma mbi të

Rudolf Nikolli neutralizohet nga qytetarët dhe jo nga policia, ndërsa më pas është arrestuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga ‘Faxweb’, qytetarët e kanë rrethuar dhe i qëllojnë me shqelma, ndërsa dëgjohet një qytetarë teksa e shan.
Kujtojmë se Rudolf Nikolli ka sulmuar me thikë brenda xhamisë ‘Dine Hoxha’ duke plagosur 5 persona.

Mësohet se të plagosurit janë besimtarë myslimanë dhe punonjës të xhamisë, ndërkohë që veprimi i shpejtë i qytetarëve ka neutralizuar Nikollin. Ndërkohë menjëherë në vendin e ngjarjes janë gjendur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të cilat kanë arrestuar 34-vjeçarin.