17.5 C
Tirana
E diel, 8 Qershor, 2025

Publikuan skandalin e PS me të dhënat, SPAK thërret Shkullakun dhe Bushatin

Pas publikimit të lajmit se Partia Socialiste kishte një database me të dhënat e 910 mijë personave në Tiranë, SPAK ka thirrur për të dëshmuar drejtuesit e Lapsi.al, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati.

Sipas Ora News, gazetarët e njohur që publikuan skandalin, janë thirrur ditën e sotme në orën 13:30 për te dëshmuar në prokurori lidhur me këtë çështje.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme nisi më herët hetimet në lidhje me databazën e votave të Partisë Socialiste.

SPAK do të sekuestrojë serverin e e-Albania për të krahasuar të dhënat me qëllim identifikimin e burimit ku janë marrë të dhënat personale të qytetarëve.

Në rast se provohet se databaza në fjalë po përdoret në fushatë, dosja duket se do të qëndrojë në SPAK si krim zgjedhor.

SPAK do të krahasojë të dhënat e dy databazave me qëllimin për të verifikuar nëse kemi të bëjmë apo jo me një krim zgjedhor, çka sipas legjislacionit të ri e bën ngjarjen kompetencë e Prokurorisë se Posaçme.

Nxjerrja e të dhënave personale përbën vepër penale dhe ndëshkohet edhe në rast se nuk bëhet për qëllime zgjedhore, por në këtë rast hetimi mund të jetë kompetencë e prokurorisë së rrethit.

Shehu kallëzon penalisht 7 kryetarë të bashkive të qarkut Gjirokastër

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu ka kallëzuar penalisht 7 kryetarët e bashkive të këtij qarku.

Sipas tij, këta shtetas kanë shkelur ligjin disa herë kryesisht për mos vënien në dispozicion të hapësirave publike subjekteve politike për reklamimin e posterave elektoralë brenda afatit që përcakton ligji.

Veç kësaj ai listoi edhe disa shkelje të tjera që bien ndesh me nenet e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Pjesë e dosjes voluminoze që dorëzoi sot Shehu, kanë qenë edhe drejtues të institucioneve të ndryshme publike të cilët ushtrojnë presion ndaj punonjësve të administratës me qëllim diktimin e votës dhe orientimin e saj në favor të partisë në pushtet.

Sipas Shehut pjesëmarrja hapur e këtyre drejtuesve institucionesh në orarin e punës, është një tjetër shkelje që u rëndon atyre dhe për të cilën do të mbajnë përgjegjësi penale.

Shehu pohon se se fakte dhe prova konkrete janë dorëzuar sot duke i kapur në flagrancë në shkelje drejtuesit që akuzohen.

Shehu nuk bëri publike emrat e drejtuesve të institucioneve, por garantoi se ato do të bëhen publike fill pasi të depozitohen në organin e akuzës.

Skandali i të dhënave personale/ Gazetari publikon faktet: PS e ka marrë databezin nga E-Albania!

Nga Flamur VEZAJ

Zyrtaret e Agjencise Kombetare te Shoqerise se Informacionit duhet te mbajne pergjegjesi per skandalin e shperndarjes se te dhenave personale, te mbledhura nga portali E-Albania qe menaxhohet nga drejtoresha militante Ledi Karçanaj!

Kjo agjenci dhe zyrtaret e saj kane abuzuar duke shkel disa ligje me venien ne dispozicion te PS-se, te te dhenave personale te shume shtetasve jo vetem ne Shqiperi por edhe atyre jashte saj!

Ne mesin e ketyre shtetasve jam edhe une!

Nga kontrolli i detabezit te siguruar nga Laps.al qe eshte marr ne zyrat e PS-se, rezultojne edhe te dhenat e mia personale si nr.ID e deri te nr.telefonit personal! Prej gati 4 vitesh ju e dini, qe une nuk jetoje ne Shqiperi dhe “patronazhistja ime” rezulton shtetasja Jonada Zotellari, e cila nuk ka shenuar asnje te dhene per bindjen time, votimin ne 2013 apo edhe preferencen partiake! Ketu eshte treguar e drejte se nuk ka ku ti gjeje se kurr nuk me ka kontaktuar ajo apo militantet e partise se saj!!

Por ajo qe me shqeteson eshte perdorimi i te dhenave te mia personale! Ku vec gjeneraliteteve, aty jane pasqyruar nr.ID personal dhe nr. i telefonit qe kam ne perdorim ne USA! Kete nr. nuk ka bir patronazhisti qe te ma gjeje kete nr. duke pyetur te lagjia! Sepse ne Shqiperi jane me gishta personat qe e kane numrin tim! Keshtu qe jam 100% i sigurte se keto te dhena jane marr nga databezi i E-Albania, pasi ne Shtator-Nentor te 2019 kam aplikuar dhe jam pajisur me pasaporte ne konsullaten tone ne NJu Jork nepermjet ketij portali ku mes tjerash kam dhene edhe nr.e telefonit!! Pra kjo provon se ky databez eshte marr nga portali E-Albania!!

SPAK-ista, AKSHI-ja dhe zyrtaret e saj militant, jane pergjegjes direkt per shperndarjen e te dhenave te mia personale dhe shume shtetasve te tjere shqiptare mes tyre edhe shume emigranteve si puna ime! Per kete fakt, i bej thirrje SPAK-isteve te tregohen trima, te justifikojne rrogen, e te zbardhin kete skandal e pergjegjesit te pergjigjen para ligjit, duke shprehe gadishmerine per te bere edhe kallezimi penal e padi civile ndaj pergjegjesve te ketij abuzimi! Kjo tregon se nuk duhet besuar te dhenat personale shtetit tone te papergjegjshem!

Krim elektoral/ Tabaku padit Veliajn në SPAK: Punime pa tender në periudhë zgjedhore për të mashtruar qytetarët

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike për Tiranën, Jorida Tabaku kallëzon në Prokurori Erion Veliajn për punimet pa asnjë projekt dhe prokurim në disa rrugë të njësisë 2, ku po hidhet asfalt elektoral.

“Sot kanë ardhur për të hedhur asfalt elektoral, me një kompani pa tender, me një kompani e cila nuk dihet kush është. Kanë ardhur këtu dhe kanë hedhur zhavorr ,siç po bëjnë në pjesën më të madhe të rrugicave të degës numër 2. Kjo rrugicë sot denoncohet dhe shkon në SPAK. Erion Veliaj, Florian Pullazi, kushdo tjetër që bën vepra të tilla penale, do të denoncohet për krimet elektorale”, u shpreh Tabaku.

Kandidatja per deputete e PD tha se askush s’mund t’i mashtroje me qytetaret duke me copa asfalti qe u hidhen vetem per t’u marre voten.

“Qytetarët ë Tiranës e të gjithë Shqipërisë e dinë që pavarësisht se çfarë ndodh, në këto 10 ditë e pavarësisht sesi sillen në këto 10 ditë janë po të njëjtët. Janë ata që i kanë detyruar shqiptarët të largohen masivisht, janë ata që varfëruan familjet shqiptare, janë ata që i kanë lënë edhe pa ujë, pa drita, pa ushqim. Që kanë shkaktuar eksodin më të madh të shqiptarëve në këto 30 vite. Edi Rama, Erion Veliaj e kushdo tjetër, ta harrojë se qytetarët e Tiranës do shiten për një dorë asfalt, e për një dorë zift. Investime si ky që po bëhen në rrugicat e degës 2 ,janë thjesht shembulli i paaftësisë së tyre, i arrogancës së tyre. Këta nuk ofrojnë dot asgjë tjetër përveç këtij modeli. Këta i kanë lënë më harresë qytetarët e Tiranës. Mos harroni! Mos harroni që ata që ju varfëruan për 8 vite, ata që ju detyruan të largoheni për 8 vite, ata që kanë shkaktuar korrupsionin më të madh në 8 vite nuk mund të ndryshojnë.

Per kete arsye ajo i ftoi qytetaret qe ta largojne kete model me vote me 25 prill.

“Unë ju ftoj të gjithëve, të votojmë masivisht kundër këtij modeli, të votojmë masivisht për Partinë Demokratike, për numrin 9, për një qeveri normale, të votojmë masivisht për ofertën që ne kemi, për një qeverisje çdo ditë me njerëzit dhe çdo ditë me qytetarët…. Ta harrojnë se mund t’i blejnë votat në këtë mënyrë. Ta harrojnë se banorët e kësaj zone po të gjithë degës numër 2, do t’i votojnë. Unë takoj përditë qytetarë që janë të mërzitur me arrogancën e tyre, me këtë model qeverisje dhe nuk ofrojnë absolutisht asnjë mbështetje për qeverinë në ikje. Besoj që shqiptarët e kanë të qartë alternativën e tyre, e kanë të qartë ndryshimin dhe besoj që ndryshimi është duke ardhur. 10 ditë na ndajnë nga ndryshimi, 10 ditë na ndajnë nga ndarja e këtij modeli që sot i ka rrënuar gjithmonë e më shumë familjet e shqiptarëve. Votoni numrin 9, votoni Partinë Demokratike për një qeveri normale, për ndryshim, votoni alternativën më të mirë që do të punoj për ju çdo ditë, jo vetëm 10 ditë para zgjedhjeve!”

Sondazhi i fundit: Opozita fiton zgjedhjet mbi 56%. PD parti e parë!

Shqipëria është në prag të Zgjedhjeve Parlamentare 2021, që pritet të mbahen më 25 prill.

Kryeministri Edi Rama nga Partia Socialiste (PS) është duke e kërkuar një mandat të tretë qeverisës.

Ndërsa Lulzim Basha nga Partia Demokratike (PD) i hyn kësaj gare për ta drejtuar vendin pas tetë vjetësh në opozitë.

Rama bën fushatë elektorale duke prezantuar arritjet në rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit i vitit 2019, vaksinimin masiv anti COVID-19 dhe projekte të mëdha në infrastrukturë.

Ndërsa Basha fokusohet në papunësinë, ekonominë jo të shëndetshme, emigrimin e rinisë, duke premtuar se mund ta ndryshojë situatën për mirë.

Derisa fushata elektorale në Shqipëri është duke vazhduar, “Smith Research & Consulting” ka realizuar një pyetësor të strukturuar me pyetje të mbyllura, në të cilin ka pasur qasje edhe Klan Kosova.

Në këtë sondazh ku është përdorur metodologjia e studimit sasior janë pyetur njëmijë vetë nga data 27 mars e deri më 9 prill.

Sipas këtij sondazhi, del se qytetarët janë shumë të interesuar që të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Ky sondazh po ashtu potencon se Partia Demokratike e Shqipërisë në krye me Lulzim Bashën do të dalë fituese e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Në pyetjen e tretë: Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, për cilën parti do të votonit?

44.7 për qind e pjesëmarrësve kanë zgjedhur Partinë Demokratike të Shqipërisë – Aleanca për Ndryshim në krye me Lulzim Bashën. 42.5 për qind kanë zgjedhur Partinë Socialiste në krye me Edi Ramën dhe 11.3 për qind janë përcaktuar për Monika Kryemadhin me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Po ashtu në pyetjen se cili kandidat mund ta integrojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian, 57.2 për qind e të anketuarve kanë thënë se Lulzim Basha mund ta bëjë këtë; ndërsa 42.8 për qind prej tyre kanë përzgjedhur Edi Ramën.

Në pyetjen e gjashtë të këtij sondazhi: Kush mendoni se do të fitojë zgjedhjet e ardhshme? 53.1 për qind kanë përzgjedhur Partinë Demokratike; ndërsa 44.2 për qind kanë shënjuar Partinë Socialiste.

Edhe në pyetjen e shtatë shumica e të anketuarve [50.4 për qind] besojnë se Lulzim Basha do të ishte kryeministër më i mirë për Shqipërinë. Ndërsa 44 për qind kanë shënjuar emrin e Edi Ramës.

Sa i përket vlerësimit të Edi Ramës si kryeministër i vendit, 41.8 për qind janë të kënaqur me punën e tij; ndërsa 58.1 për qind e kanë cilësuar si të dobët punën e tij.

Gjithashtu edhe në pyetjen e fundit të këtij sondazhi, shumica e të anketuarve mendojnë se Lulzim Basha do të mund t’ua ofronte qytetarëve një jetë më të mirë në Shqipëri. Derisa emrin e Edi Ramës e kanë shënjuar vetëm 41.4 për qind.

Pjesëmarrësit në këtë pyetësor janë intervistuar nëpër 12 qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku numrin më të madh e përbën Tirana me 38.1 për qind. Prej të anketuarve, 57.7 për qind vijnë nga zonat urbane, kurse 42.3 për qind prej zonave rurale. Po ashtu 49 për qind e pjesëmarrësve janë gra; ndërsa 51 për qind prej tyre janë burra.

Derisa duket se do të jetë një garë e ngushtë në mes të Edi Ramës që kërkon një mandat të tretë qeverisës dhe Lulzim Bashës që synon ta drejtojë vendin pas tetë vjetësh në opozitë, rezultati përfundimtar i këtyre zgjedhjeve mbetet të konfirmohet tek pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Basha marrëveshje me fasonët: Taksë e sheshtë 9%, sigurime shoqërore 18%, heqje e taksës Rama mbi karburantet 240 lek/litër

• Basha marrëveshje me shoqatën e fasonëve: Ndryshim do të thotë taksë e sheshtë 9%, sigurime shoqërore 18% dhe heqje e taksës Rama mbi karburantët 240 lek/litër. Më 25 prill, votë për numrin 9

• Basha nënshkruan marrëveshjen me shoqatën e fasonëve: Paga minimale në fund të mandatit 400 euro. Ndryshim do të thotë hyrje në një cikël pozitiviteti për biznesin, mbështetje për produktet Made in Albania. Vota për numrin 9, votë për të ardhmen

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka firmosur marrëveshjen me shoqatën e bashkuar të fasonëve. Në fjalën e tij me të pranishmit, Basha tha fasoneria edhe pse është një nga sektorët më të rëndësishëm sa i përket punësimit, nuk është ndihmuar për 8 vite. Kreu i opozitës, këtë marrëveshje e ka konsideruar si njё garanci shtesë e zotimeve të qeverisë së ardhshme për të shëruar, për ta rritur dhe transformuar fasonerinё nё njё sektor tё fuqishëm zhvillimi me investime kapitale. Lideri i opozitës theksoi se me takën e sheshtë 9%, kontributet 18, heqja e taksës Rama 240 lekë mbi karburantin, janë pjesë e paketës që do të prekë gjithë ekonominë shqiptare e në veçanti sektorin e fasonerive.

Fjala e plotë e kryetarit të PD dhe përfaqësuesve të Shoqatës “Proeksport Albania” 

Lulzim Basha: Së pari ju uroj mirëseardhjen në selinë e Partisë Demokratike! Nuk është hera e parë që takohemi këtu, as brenda dhe as jashtë lenteve të medias. Gjatë këtyre 8 viteve ne kemi qenë së bashku që në ditët e para të kësaj qeverisjeje, për të parë se si masat e mara, vendimet e mara ju afektojnë ju, fasonerinë shqiptare. Punësuesen e qindra, mijëra shqiptarëve. Punësuesen e qindra, mijëra familjarëve, shumica dërrmuese prej të cilave gra, nëna bashkëshorte. Pra, një nga sektorët më të rëndësishëm kur vjen fjala tek punësimi, por po kështu një nga sektorët më të rëndësishëm sa i përket imputit ekonomik dhe eksportit. Gjatë këtyre 30 viteve, sektori juaj ka bërë hapa të jashtëzakonshëm përpara.

Cilësia e prodhimit është rritur, numri i punonjësve është rritur dhe ju keni arritur të krijoni faktikisht në shumë rase dhe brendin tuaj. Për shumëkënd mund te jetë habi fakti që në Shqipëri prodhohen disa prej mallrave më cilësore, të cilat tregtohen në tregun europian, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në tregjet e vendeve të tjera të zhvilluara. Por këto 8 vite për fat të keq na kanë bashkuar kryesisht për problemet e njëpasnjëshme, të cilat i janë shkaktuar fasonerisë shqiptare dhe pastaj janë përcjell edhe tek qytetarët, tek punonjësit tuaj dhe tek familjet e tyre. Mbaj mend takimin e parë kur u mor vendimi për rritjen e çmimit të energjisë, pasuan rritja e çmimit të naftës, padiskutim ndryshimi i tatim fitimit duke shkuar nga taksa e sheshtë atëherë 10%, në taksën 15%.

Tatimi progresiv mbi të ardhuar personale, një ndryshim kryekëput i gabuar dhe ndëshkues në qëndrimin e inspektoriateve ndaj jush, duke nisur nga tatimorët tek inspektoriatet e punës, të mjedisit, të cilat janë kthyer në një stres të përditshëm për sipërmarrësin shqiptarë, e në veçanti për ju. Padiskutim edhe luhatjet e pashpjegueshme nga ana ekonomike të kursit të këmbimit, të cilat zënë një vend të veçantë në raport me industrinë tuaj, duke qenë që është një industri e cila varet nga eksporti. Këtyre problemeve iu shtuan edhe problemi i pandemisë, i cili goditi dhe zinxhirin tuaj të furnizimit. Ju e dini fare mirë që ne kemi ngritur zërin për të gjitha këto probleme dhe kemi paraqitur vazhdimisht iniciativa ligjore dhe kemi kërkuar nga kjo qeveri në 8 vite ta konsideroj kёtё sektor, njё sektor me prioritet strategjik si pёr nga numri i tё punësuarve dhe fakti qё shumica e tё punësuarve janë gra ёshtё gjysma e shoqërisë qё mban dyfishin e peshës por merr dyfishin e ndihmës qё duhet tё marrё.

Qoftë nisur nga fakti qё ёshtё njё nga tё paktat fusha tё ekonomisë tonё tregtarët sepse janë produkte pёr eksport. Ne e dimë nga bashkëpunimi me ju, nga dialogu me ju – unё kam qenё nё sipërmarrjet tuaja, kam qenё nё dhjetëra, e ndoshta nё qindra nё sipërmarrjet tuaja anembanë Shqipërisë – i di fare mirё se si këto kërkesa kanё rёnё nё vesh tё shurdhër. U zgjata pak ndoshta tek e kaluara por tani do tё flasim pёr tё nesërmen. Këtu jemi mbledhur pёr tё nesërmen. Këtu jemi mbledhur pёr tё formalizuar marrëveshjen me shoqatën kombëtare, tashmë tё bashkuar, tё fasonerisё dhe Partinё Demokratike dhe Aleancën pёr Ndryshim me qeverisjen e ardhshme pas 25 prillit dhe pёr tё marrё angazhimet e planit tonё ekonomik qё kanё tё bёjnё me tё gjithё sipërmarrjen dhe pёr t’i kthyer ato nё angazhime konkrete, nё njё kontratë tё nënshkruar nga tё dyja palët.

Si njё garanci shtesë por edhe si njё tregues se këtu vijmë pas njё pune disa vjeçare, pasi i kemi bёrё diagnozën e vërtet tё problemit, kemi parё potencialin pёr ta shёruar jo vetёm kaq por pёr ta rritur dhe transformuar fasonerinё nё njё sektor tё fuqishëm zhvillimi me investime kapitale tё cilat do tё bёjnё tё mundur rritjen dhe modernizimin e linjave tuaja tё prodhimit tё cilat do tё bёjnё tё mundur qё ju tё jeni tё pa konkurueshёm nё rajon. Tё cilat do tё bёjnё tё mundur tё krijoni brendin tuaj dhe ciklin e mbyllur me tё cilin ne tё krenohemi nё Europë. Tё cilat tё bёjnё tё mundur mos tё quheni mё fason por ato qё jeni prodhues, manifakturë. Manifaktura shqiptare. Njësoj si qëllimi politik ёshtё t’i japim fund tranzicionit, pёr ju fundi i tranzicionit ёshtё qё tё mos flasim mё pёr fasonerinё shqiptare por pёr manifakturën shqiptare. Deri mё sot ja keni dal jo vetёm pa ndihmën e qeverisё por me qeverinë kundër. Ndryshimi nё 25 prill ёshtё qё do tё keni njё qeveri me tё cilin ndajmë tё njëjtin interes, sigurisht nga pozita tё ndryshme.

Interesi juaj ёshtё tё rimëkëmbeni nga këto 8 vite dështime, premtime tё pambajtura nga rritja e çmimit tё energjisë, rritja e çmimit tё karburanteve, rritja e taksave, rritja e abuzimit, e arrogancës qeveritare nё mënyrë qё jo vetёm mos tё falimentoni e tё mbyllni dyert siç fatkeqësisht ka ndodhur me dhjetëra prej kolegëve tuaj dhe kjo ka sjellë dërgimin në shtëpi të qindra nënave, grave, kryefamiljarëve por, pra jo vetë të rimëkëmbeni por të zgjeroheni, të dyfishohen si kontribut për ekonominë kombëtare duke bërë të mundur kthimin në një manifakturë dinjitoze rritjen e eksportit, brandimin e eksportit “Made in Albania”. Pa diskutim siç jua kam thënë haptas, në çdo mbledhje të shoqatave, tani jeni mbledhur në një shoqatë dhe mirë që jeni bashkuar në një. Siç jua kam thënë haptas edhe kur kam zhvilluar takime me ju, interesi i qeverisë është edhe rritja e numrit të të punësuarve, por shtimi i vendeve të punës dhe rritja e pagave.

Dua të ndalem edhe një çast këtu, rritja e pagave pa dyshim që është një nga objektivat tona kryesore dhe ju e dini që ne prej dy vjetësh kemi shpallur që në vitin e parë paga minimale do të jetë 300 euro dhe në vitin e katërt të qeverisje tonë 400 euro. Pa rritur pagat ne nuk mund të avancojmë për të luftuar krizën ekonomike, për të rritur konsumin nuk mund të avancojmë është një nga elementët bazë të konvergjencës për të shkuar drejt Bashkimit Evropian ndërkohë që vetë procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian do të na japi mundësinë t’ju ndihmojmë edhe ju me skema grantesh, me lehtësime për eksportet tuaja pra janë dy procese që ecin ngushtësisht dhe të ndërthurur me njëri tjetrin por rritja e pagave unë jam shumë i vetëdijshëm se nuk mund të bëhet thjesht me një VKM.

Dhe ju e dini fare mirë se rritja e pagave me VKM e janarit nuk është gjë tjetër veç se një kopje e keqe e një pjese të programit tonë që qeveria e tetë viteve të dështimeve as nuk e kupton. Sepse nuk mund të rriten pagat me urdhër, pagat i rrit ekonomia që rritet. Nuk mund t’i kërkosh biznesit ti rrisësh taksat, t’ja çosh nga 10 në 15, ti rrisësh karburantin më të shtrenjtin në botë bashkë më Suedinë dhe me Singaporin, ti rrisësh çmimin e energjisë dhe pastaj mos t’i kthesh asnjë cent mbrapsht. As investime, shumë prej jush janë tek autostrada, as kanalizimet e ujërave të zeza nuk i kanë bërë, as si shërbime dhe në kohë pandemi mos të kujtohesh fare për ta. Kontribuoni sipas bisedave të mëparshme që kemi bërë me ju prej 30 vitesh afro 30 milionë euro në muaj me taksa në buxhetin e shtetit dhe njëherë që ju desh ta mbyllnit apo ta zvogëlonit aktivitetin ekonomik për shkak të pandemisë nuk u kujtua shteti për ju. Kjo merr fund, kjo ndryshon me datë 25.

Ndryshimi kryesor do të jetë pikërisht ky. Nga një cikël negativiteti ku shteti ju rriti taksat, ju rriti çmimet, ju goditi, ju detyroj të zvogëlonit aktivitetin dhe kjo solli mbylljen e vendeve të punës, largimin e të punësuarve dhe nganjëherë mbylljen e bizneseve tuaja, do të kalojmë në një cikël ndryshimi pozitiv. Taksa e sheshtë 9%, kontributet 18, heqja e taksës Rama 240 lekë mbi karburantin, janë pjesë e paketës që do të prekë gjithë ekonominë shqiptare e në veçanti ju, por nuk do të mjaftohemi me këtë, marrëveshja përcakton qartë instrumentet që bashkë i kemi negociuar dhe që do të targetojnë, do të shenjtërojnë ndryshimin për këtë industri dhe për punonjësit tuaj. Në këtë mënyrë ne do të arrijmë jo thjeshtë tu rimëkëmbim, jo thjeshtë tu nxjerrim nga situata e borxheve, apo e gjendjes aktuale ku shumë prej jush po paguajnë nga xhepi punëtorët për mos i larguar ato, qoftë si një gjest xheneroziteti që në fakt nuk ju takon ju, por i takon qeverisë ta bëj me taksat që ju merr ju, qoftë edhe për faktin se ata janë trajnuar gjatë kësaj kohe dhe trajnimi në vetvete është një proces që ju ka kushtuar mund, djersë, para, por ne do të bëjmë të mundur përmes këtyre masave, që ju me shtetin në krahë të fuqizoni sipërmarrjen, të rrisni numrin e të punësuarve dhe në këtë mënyrë së bashku të arrijmë edhe interesin tonë madhorë që është paga minimale prej 360 mijë lekë në muaj, e cila pastaj do të ketë një pagesë të sigurimeve shoqërore prej 18%.

Kursimet që do të vijnë nga këto, garancitë që do të sjellin edhe përmes fondeve të garancisë edhe përmes mbështetjes së eksportit, vëmendja që do t’ju kushtojmë, investimet që do të paguhen me taksat tuaja për të ndihmuar infrastrukturën dhe logjistikën tuaj, do të sjellin në radhë të parë rritjen e fitimeve, të përfitimeve të industrisë dhe pastaj ndarjen e tyre në mënyrë që ky trekëndësh të funksionojë siç duhet, ju të punoni të çliruar nga ankthi, nga makthi i përditshëm dhe nga barra shtesë e taksave dhe çmimeve të rritura, ne t’ju ndihmojmë në të gjitha aspektet, ju të përfitoni, punonjësit tuaj. Bëhet fjalë pra për një angazhim që mund të sjellë dyfishimin e kontributit tuaj në ekonomi, mund të sjellë pa frikë edhe e mundësive për punësim në sektorin tuaj. Ju konsiderojmë një prioritet strategjikë të ekonomisë tonë, ndryshimi është plotësisht i mundshëm. Unë e di që njësoj si sipërmarrësit e tjerë ju mezi po e prisni ndryshimin, ndaj duke nënshkruar këtë marrëveshje, duke marrë përsipër të zezë mbi të bardhë angazhimet specifike për sektorin tuaj, në shtesë të angazhimeve që po marrim për sipërmarrjen në tërësi po lidhim bashkë një partneritet transparent për ti shërbyer të njëjtit qëllim nga pozita të ndryshme, punësimit, rritjes së pagave, rritjes së mirëqenies për Shqipërinë e një cikli të ri ekonomik, një zgjimi të ri ekonomik kombëtarë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Edvin Prençe: Zoti Basha faleminderit për gjithë këto fjalë ezauruese që ju folët përsa i takon atë çfarë ne kemi qenë, atë çfarë ne jemi, pra me problematikat që kemi. Dhe besoj që kjo marrëveshje që ne kemi bërë së bashku ku shpesh herë me zotin Bozdo që ne e përgëzojmë dhe e përshëndesim. Kemi pasur dhe debate të ashpra, por konstruktive përsa i takon disa pikave që për ne ishin shumë të rëndësishme, jo se zoti Bozdo nuk i quante të rëndësishme, por diskutimi patjetër që sjell një produkt dhe ky produkt tashmë është kjo marrëveshje që ne do të firmosim sot. Që pa tjetër është dhe një mbajtje e një premtimi, e një angazhimi nga ana juaj. Dhe mendojmë dhe jemi të sigurt që duke pasur këtë frymë bashkëpunimi ekonomia shqiptare, biznesi jonë që siç thatë dhe ju tashmë duhet të quhet manifakturë jo më fason. Patjetër që do të sjelli benefitet për pagat e punonjësve, benefite për “Made in Albania” dhe të gjitha këto përkthehen në taksa dhe në kosto që biznesi me të drejtë duhet ti paguaj dhe qeverisë në një benefit që t’i përkthejë në investime dhe më shumë shërbime të tjera për popullatën. Ne ju përgëzojmë, ju përshëndesim dhe urojmë që të jetë një ogur i mirë kjo firmosja e sotshme për të ardhmen. Faleminderit!

Lulzim Basha: Koha e fjalëve po mbaron. 8 vite fjalë dhe premtime të pambajtura e kanë çuar Shqipërinë në këtë pikë. Me 25 prill është koha të flasim me votë, është koha ta bëjmë ndryshimin realitet dhe unë nuk kam absolutisht asnjë rezervë t’ju kërkoj ju përfaqësuesit e shoqatës kombëtare të manifakturës, nëse mund ta them. Të gjithë sipërmarrësve të manifakturës shqiptare të fasonëve shqiptare, gjithë punonjësve tuaj që me 25 prill të vendosni me votë ndryshimin. Detyrat tona janë të qarta. I kemi të përkthyera në program. I kemi këtu në këtë marrëveshje sa i takon sektorit tuaj. Përgjegjësitë tona janë ti bëjmë realitet, por dua ta them po kështu fare qartë, ndryshimi do të vijë vetëm përmes votës. Vota është instrumenti i vetëm për ndryshim. Kushdo që është i kënaqur me këto 8 vite, nuk do që të ndryshojë, kjo është e qartë, siç e dimë të gjithë tashmë, siç e di gjithë Shqipëria dhe jo vetëm. Këta përbëjnë një grusht njerëzish;. Shumica dërmuese, përtej linjave politike, është e bindur dhe e etur për ndryshim.

Ndaj ju bëj thirrje që të votoni numrin 9, të mobilizoni të gjithë sipërmarrjen e manifakturës së fasonerisë, gjithë sipërmarrjen shqiptare, ti bëni thirrje punonjësve tuaj, familjarëve, shokëve dhe miqve që më 25 Prill të marrin përgjegjësinë. Ndryshimi është në orën tuaj. Përgjegjësitë tona është të rrëfejmë rrugën, të japim garanci për ndryshimin. E kemi bërë, po e bëjmë, sot po e formalizojmë, por ndryshimi është në dorën tuaj dhe ndryshimi vjen me votë. Duke votuar numrin 9, duke votuar Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim, ju do të na mundësoni që këtë që sot është një marrëveshje, që finalizon 8 vite dialog, bashkëpunim dhe formulim të zgjidhjeve, nesër ta bëjmë realitet. Për më shumë vende pune, për paga më të mira dhe për një industri manifakture, e cila na bën të ndihemi krenarë me produktin dhe eksportin e saj drejt Europës dhe drejt vendeve të tjera të botës. Ju ftoj ta nënshkruajmë.

Suksese, mbarësi! Na ectë mbarë të gjithëve! Të jetë kjo një fitore për manifakturën, për të gjithë punonjësit tuaj, për gjithë ata të tjerë që presin, meritojnë dhe shpresoj do ti punësoni pas ndryshimit të 25 Prillit dhe një fitore për gjithë Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët.

Faleminderit nga zemra!

“SHBA, partneri ynë strategjik”, Basha komenton deklaratat e ambasadores Yuri Kim

“SHBA është partneri strategjik i Shqipërisë. Interesi i tyre për një demokraci të konsoliduar në Shqipëri, demokracinë dhe lirinë në Shqipëri nuk është diçka e re dhe në këtë kuptim nuk mendoj se ka ndërhyrë në fushatën elektorale, përkundrazi ka thënë atë që duhet të thotë cdo politikan me integritet dhe cdo qytetar me integritet; jo korrupsionit, dilni dhe votoni dhe merrni përgjegjësi me votën tuaj” tha ai.

Por a shikon Basha ndërhyrje nga Turqia në favor të Edi Ramës? “Turqia është një aleat dhe partner në NATO me të cilën Shqipëria ka dhe duhet të zhvillojë marrëdhënie bilaterale. Një gjë është e qartë si drita e diellit, pavarësisht nga përpjekja për personalizim të marrëdhënieve, kryeministri në ikje ka dështuar dhe në politikën e jashtme si në cdo fushë për të prodhuar të mira për qytetarët, ka prodhuar negativitet dhe komplikime edhe aty ku politika shqiptare zakonisht ka qenë e bashkuar, si në rastin e Kosovës dhe politikës rajonale”.

Po a është normale që Albin Kurti të bëjë fushatë në Shqipëri për kandidatët e Vetëvendosjes? “Unë nuk e shoh Albin Kurtin të bëjë fushatë në Shqipëri por një përpjekje të Edi Ramës për t’u imponuar si lider global dhe ndërkohë kjo e ka çuar drejt dështimit me cdo angazhim të politikës shqiptare. Sa vende ka ndihmuar Shqipëria që Kosova të njihet, në cilat institucione ka ndihmuar të anëtarësohet?” tha ai.

Lulzim Basha shpalosi edhe prioritetin absolut të politikës së jashtme. “Prioritet absolut i politikës së jashtme do të jetë mbështetja e Kosovës në njohjen nga vendet që nuk e kanë njohur, njohjen në institucionet ndërkombëtare dhe shkrirjen në një të ekonomive tona” tha ai./abcnews

Rama dhe Çim Selami përdorin drogë bashkë, denoncimi i Metës

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur sot për ish-deputetin e LSI-së Shkëlqim Selami: “Çim Selami hyri ne LSI si djalë sportist, por nuk na tha që ishte me të kaluar kriminale.

Kur doli ligji i dekriminalizimit më kërkoi që të mos ta përjashtoja, por LSI nuk i kishte asnjë detyrim këtij individi të kriminalizuar që e kishte mashtruar partinë për të kaluarën e tij. Është një fytyrë ordinere, që e njeh gjithë Vlora për veprimtarinë kriminale dhe nuk ia vlen më asnjë sekondë të merrem me këtë ordiner si Selam Çimka”, tha Meta në “Opinion”.

Ndërkaq ai e ftoi kryeministrin Edi Rama për të bërë një kontroll mjekësor për shëndetin mendor dhe përdorimin e drogës bashkë me të.
“Rama është një i çmendur psiqik që e di e gjithë Shqipëria. Kartela e tij mjekësore është publike. E ftoj të bëjmë të dy një kontroll mjekësor për shëndetin mendor dhe përdorimin e drogës”, tha Meta.

Basha: Si e mundësova financimin e ndërtimit të autostradës Tiranë-Elbasan

Në timon, rrugës për Elbasan gjatë intervistës me gazetarin Endri Xhafo, Lulzim Basha tregoi edhe bisedat me ish-kryeministrin Berisha kur diskutohej ndërtimi i kësaj vepre madhore. “Si deputet i Elbasanit ishte kërkesë e banorëve që të bënim gjithçka për autostradën Tiranë-Elbasan, ndërkohë që ishte projektuar një rrugë tjetër Baldushk-Papër.

Dhe vjen një moment, e diskutojmë, unë isha përfaqësues i Elbasanit dhe kryeministri Berisha më thotë sapo kemi mbaruar tunelin e Kalimashit duhet të rishikojmë se ky opsioni tjetër mund të jetë më i përballueshëm dhe mbrapa qëndronte si gjithmonë leva e frenave, që është ministri i Financave. I thashë ne i kemi të gjitha mundësitë ta bëjmë atë tjetrin, por kjo do të na ndihmojë shumë më shumë në kuptimin ekonomik, është pjesë e “korridorit 8”.

Duke shfrytëzuar lidhjet si ministër i Jashtëm, që kisha me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara që është akoma në detyrë, i kërkova ndihmë. Ndodhi që gjatë fushatës kërkoi të vinte për një vizitë dypalëshe dhe i thashë, “dakord por unë jam në fushatë, vetëm nëse vjen në Elbasan”. Erdhi në Elbasan dhe i tregova edhe rrugën e vjetër dhe pastaj u nisëm, se nuk kishte kohë, me helikopter për takimet e tjera zyrtare në Tiranë dhe e pa sa afër, ishin dy qytete por i pengonte masivi malor i Krrabës.

Pata një lobim një vjeçar që në fund fare rezultoi në një kredi shumë të butë. Abu Dhabi në këtë rast ka ndihmuar për këtë vepër për kredinë që morëm për Lumin e Tiranës dhe Bulevardin e ri, është një vepër e projektuar me konkurs ndërkombëtar. Me këtë projekt ju drejtova Fondit të Abu Dhabit që me të vërtetë jep kredi të buta dhe arritëm të financonim Bulevardin e ri të Tiranës dhe lumin e Tiranës” tha ai.

Gazetari Endri Xhafo tha se rruga Tiranë-Elbasan, cila pësoi disa rrëshqitje nuk kishte studim gjeologjik, por Lulzim Basha i cilësoi gënjeshtra dhe mashtrime këto deklarata të bëra nga përfaqësues të shumicës socialiste në qeveri. “Janë të gënjeshtra, lojëra të cilat i kanë bërë për të fshehur grabitjen që kanë bërë me vite me radhë për cdo projekt publik. Si ka mundësi që për 8 vite të ndërtohen Tirana-Elbasan dhe Rruga e Kombit dhe 8 vite me radhë nuk mbarojnë dot Unazën e Tiranës. Afera e Unazës së Re është simbolikë se cfarë ka ndodhur me investimet publike” tha Basha./abcnews.al