22.5 C
Tirana
E premte, 6 Qershor, 2025

Basha viziton një biznes kulinarie në Tiranë: Nëse doni ndryshim dilni e votoni 9. Do të jem kryeministër i të gjithëve

• Basha viziton një biznes kulinarie në Tiranë: Votoni 9 për ta bërë jetën tuaj më të mirë! Nëse doni ndryshim, dilni e votoni 9.

• “Do të jem kryeministër i të gjithëve”, Basha me specialistë të kulinarisë: Votoni 9 për ndryshimin që i duhet vendit! Ndryshimi është në dorën tuaj!

• “Ndryshimi është mes nesh tashmë”, Basha me profesionistë të kulinarisë: Votoni 9 për të siguruar një të ardhme për fëmijët tuaj!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar ditën e sotme Institutin e Kulinarisë Neranxi i cili ka bashkëbiseduar me studentët të kësaj shkolle. Në shenjë mikëpritjeje, studentët i kishin rezervuar një tortë të veçantë me logon “Shqipëria fiton” të cilën Basha shkruajti numrin 9 sipër tortës.

Në fjalën e tij para studentëve, kreu i opozitës e ka cilësuar këtë shkollë si një nga më uniket në Ballkan. Kryedemokrati tha se vota për numrin 9 më 25 prill do t’i jap fund klimës së represionit ndaj qytetarëve, ndaj medias e në veçanti ndaj sipërmarrjes shqiptare. Ai gjithashtu përsëriti se me bashkëpunimin e Partisë Demokratike me Aleancën Europiane të Universiteteve do t’u mundësoj të rinjve trajnime në profesione të ndryshme dhe lidhjen me tregun e punës.

Administratori Nikollaq Neranxi falënderoi Bashën për vizitën dhe bëri thirrje ndaj biznesmenëve të të mëdhenj, që më datën 25 prill të mbështesin Partinë Demokratike, pasi sipas tij, është e vetmja shpresë për t’i kthyer normalitetin sipërmarrjes shqiptare.

Lulzim Basha: Zonja Neranxi, zoti Neranxi, familja Neranxi, administrator, punonjës, student të kësaj shkolle unike të krenarisë për Shqipërinë dhe për Ballkanin, ju falënderoj nga zemra për mikpritjen në këtë vizitë, që nuk është e para në këtë shkollë! Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe dua të ndaj dy fjalë me ju sa i takon asaj që kemi përpara. Por dua ta nis me një kujtim jo fortë të mirë. Herën e fundit kam qenë këtu për një arsye që askush nuk duhet të vij dhe nuk do të vij më këtu, për presionin dhe represionin, për arrogancën dhe brutalitetin ndaj sipërmarrjes.

Në krahun tim kam një nga sipërmarrësit më të suksesshëm të 30 viteve të ekonomisë së lirë dhe të tregut në Shqipëri. Por është njëkohësisht, edhe dikush që nuk i mban mendimet e tij të kyçura. Është një qytetarë i angazhuar, kurajoz i cili siç ju e njihni, siç e njeh dhe publiku, nuk nguron të thotë atë që mendon si është më e mira, qoftë për sipërmarrjen, qoftë për degën e veçantë me të cilën ai ka investuar jetën e tij, qoftë për çështjet e tjera të interesit publik. Shpeshherë mendimi i tij është kritik, kjo është vlera e demokracisë. Për shkak të mendimit të tij kritik ndaj zhvillimeve të 8 viteve, 8 viteve të cilat e kanë lënë ekonominë shqiptare dhe Shqipërinë në vendnumëro, ai u godit në mënyrën më të paligjshme. Unë isha këtu para dy apo tre vitesh, jo thjesht për t’i dhënë mbështetjen si kryetar i opozitës, po për ta garantuar se një qeveri e ardhshme do t’i jap fund klimës së represionit ndaj qytetarëve, ndaj medias e në veçanti ndaj sipërmarrjes shqiptare.

Sot, jam këtu për t’ju thënë se na ndajnë vetëm dhjetë ditë nga një nga vendimmarrjet më të rëndësishme në historinë e vendit. Zgjedhjet e 25 prillit janë ndoshta më të rëndësishmet që nga ndërrimi i sistemit. Është momenti kur me votën tuaj , ju keni përgjegjësinë dhe fuqinë të vendosni nëse do të vazhdojmë edhe 4 vjet të tjera kështu, siç kemi qenë këto 8 vite në vendnumëro apo nëse do të ecim përpara në standardin ekonomik, në rritjen e mirëqenies, në rritjen e punësimit, në rritjen e pagave dhe në hapjen e rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ditët e fundit, siç më keni ndjekur edhe nga media, unë kam qenë në kontakt me autoritetet më të larta të Bashkimit Europian. Në bisedën e fundit që pata me zëvendës Presidentin e Komisionit, i shpjegova se pjesë kryesore e planit tonë është të ndalim emigracionin e të rinjve.

Dhe këtë mund ta bëjnë vetëm përmes një reforme në arsim, që do të sjellë trajnimin profesional të rinisë shqiptare. Për këto arsye, e kemi bërë gati marrëveshjen me Aleancën Europiane të Universiteteve me një nga organizatat më të mëdha gjermane dhe europiane të trajnimit profesional në mbi 20 profesione të ndryshme. Dhe kjo do të na mundësojë shumë shpejt që këto standarde të trajnimit profesional që janë unike për Shqipërinë, të jenë këtu, tek ky universitet do thoja, te kjo akademi e profesionistëve në fushën e kulinarisë, t’i shtrijmë në të gjitha fushat e tjera, elektricist, mekanik, hidraulik, tornitor, zdruktharë, të çdo profesioni, por edhe profesione të tjera të inxhinierisë, në fushën e teknologjisë së informacionit, të ekonomisë, administrim-biznesi sepse kyçi i suksesit të trajnimit në këtë fushë që është ndërthurja e teorisë me praktikën.

Kush më mirë se ju e di, që në qoftë se nuk do të kishit mundësinë të praktikoheni siç praktikoheni ditë për ditë, thjesht të uleshit në banka dhe në dërrasë të zezë t’ju thonë “kjo gjellë bëhet kështu apo ky gatim bëhet kështu”, do të kishte 0 vlerë. Nuk do t’ju përgatiste për tregun e punës. A është kështu apo jo? Në fakt është praktika, është madje raporti i përmbysur, ku këtu ka më shumë praktikë se sa teori, që juve ju jep besimin dhe ju bën gati që nesër të bëheni pjesë e tregut të punës por për këtë sigurisht, duhet të kemi një treg pune, duhet të kemi një turizëm jo dymujor dhe anemik, por tetëmujor, nëntëmujor dhe të shtrirë jo vetëm në vijën bregdetare por edhe në malet tona të bukura dhe në qendrat tona urbane dhe kudo në hartën e trashëgimisë sonë të pasur kulturore e historike të Shqipërisë.

Ajo që ka ndodhur këtu, dua ta them fare qartë, është prova e suksesit që do të kemi nesër. Pse? Nëse Nikollaq Neranxi dhe të tjerë sipërmarrës si ai, ia kanë dalë tetë vite me radhë, kur iu rritën taksat, u rrit çmimi i naftës, u rrit çmimi i energjisë, kur gjobat u bënë realitet i përditshëm, kur represioni, arroganca, brutaliteti qeveritar i shoqëronte nga mëngjesi deri në darkë dhe prapëseprapë ia kanë dalë të qëndrojnë fuqishëm, të qëndrojnë dhe të vazhdojnë aktivitetin e tyre për atë që prodhojnë në këto tetë vite disa breza profesionistësh të aftë. Kur ia kanë dalë, pra, për tetë vite me qeverinë kundër, imagjino se çfarë do të arrijmë së bashku me një qeveri të re, që është në krahun e sipërmarrjes, që e konsideron sipërmarrjen për atë që në të vërtetë është, motori i ekonomisë, motori i punësimit. Dhe kjo është një sipërmarrje unike, është edhe sipërmarrje edhe një institucion i përgatitjes profesionale, është një universitet siç e thashë i profesionistëve. Meriton ndihmën e qeverisë shqiptare, jo represionin e saj.

Dhe do të ketë ndihmën e qeverisë shqiptare. Do të ketë dhe ndihmën e Bashkimit Europian. Ajo që e mërziti shumë kundërshtarin tim politik është që këtë e vërtetoi edhe komisioni europian, i cili e tha fare shkoqur që ne për vendet e Ballkanit Perëndimor kemi ndarë shuma të mëdha, miliarda Euro, me qëllim që të trajnohet rinia dhe të ketë mundësinë të punësohen në vendin e tyre. Vendet fqinje po e bëjnë këtë, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Mali i zi. Dhe kjo i jep hov degëve të rëndësishme të ekonomisë së tyre, nga teknologjia e informacionit tek Turizmi, tek inxhinieria. Të gjithë kanë përfituar, ndaj dhe emigracioni atje është frenuar. E kam thënë dhe e përsëris, për çdo të ri që largohet nga Serbia në emigracion, nga Shqipëria largohen 12. Pse? Sepse nuk mjafton një sipërmarrje e mrekullueshme siç është, si kjo. Ne duhet ta shtrijmë këtë përvojë kudo, në çdo fushë të ekonomisë. Dhe ne do ta bëjmë këtë. ky është ndryshimi.

Ky është ndryshimi për të cilin ka nevojë Shqipëria. Dhe kjo është prova se Shqipëria dhe shqiptarët mund t’ia dalin, se rinia shqiptare i ka të gjitha kapacitetet të trajnohet, ka vullnetin, ka dëshirën të trajnohet në këtë fushë, se sipërmarrja shqiptare ka tashmë përvojën, vizionin dhe mundësinë ta bëjë këtë të mundur. Në krahun tuaj janë docent, shumica shqiptarë por dhe të huaj. E gjitha kjo nga një sipërmarrës. Natyrisht dhe familja, natyrisht s’mund të bëhet asgjë pa familjen, pa bashkëshorten, pa fëmijët, pa vajzën, pa djalin, pra edhe familja. Me shtetin kundër 8 vite me rrallë, tani imagjinoni pas 25 prillit, një familje të gjithë bashkë të bashkuar me një qëllim, rritje ekonomike, punësim, paga të larta. Sigurisht secili ka përgjegjësitë e veta, ai që po trajnohet në fushën e picave, apo të krepave nuk mund të dërgohet tek departamenti i ushqimeve të detit. Secili ka përgjegjësitë e veta. Dhe a e dini çfarë?

Gjithsecili në këtë vend në përjashtim të dikujt i ka marrë përgjegjësitë, ju keni marrë përgjegjësi para prindërve keni ardhur këtu të studioni të merrni një profesion dhe të punësoheni, trajnuesit kanë marrë përgjegjësinë t’ju japin aftësitë më të mira të mundshme. Sipërmarrësi ka bërë një investim magjepsës, të mahnitshëm në një ambient që mund të ishte në një nga vendet më të zhvilluara të Bashkimit Europian apo SHBA-së dhe jo në vendin më të varfër të Europës. Lart ndodhet laboratori i vetëm i kuzhinës molekulare. Investimet sepse beson tek Shqipëria siç besoni ju tek vetja juaj, tek familja juaj. I vetmi që s’ka marrë përgjegjësitë e tij është ai që ka lënë Shqipërinë 8 vite në vend numëro. Këtu ky është një tempull. Ky është një tempull i suksesit të sipërmarrjes Shqiptare, i suksesit të edukimit profesional të rinisë. Çdo politikan e në veçanti i pari i qeverisë duhet të vinte këtu e ta tregonte me gisht këtë shembull, ta mbështeste financiarisht këtë shembull në mënyrë që të inkurajonte dhjetëra, qindra sipërmarrës të tjerë të bënin të njëjtën gjë.

Në fushën e zdruktharisë, të energjisë, të trajnimit për elektricistët, për hidraulikët, të inkurajoheni në universitet, ta merrni këtë përvojë, por jo, jo, sepse këto 8 vite biznesi e në veçanti biznesi i suksesshëm vetëm është goditur, është goditur sa nga zilia e të paaftit kur e shikon të aftin të prodhojë diçka të mirë të bukur, sa nga fakti që shteti këto 8 vite iu ka shërbyer një grushti njerëzish. Ndryshimi, ndryshimi është rruga e vetme përpara, unë e di këtë dhe e dëgjova sot edhe nga goja juaj, e vajzave e djemve, e pedagogëve që takova këtu dhe dua t’ju them që këtë që e ndjej këtu e ndjej në çdo shesh, në çdo rrugë, në çdo qytet, në çdo fshat. Ndryshimi do të thotë ta shumëfishojmë aftësinë, mundësinë, kapacitetin e kësaj sipërmarrje të mrekullueshme. Ndryshim do të thotë të investojmë në një turizëm jo anemik por të fuqishëm se nuk na mungon asgjë, zoti na ka bekuar me bukuritë natyrore, me historitë, me pasuritë e mëdha të kulturës, me vijën bregdetare, nuk na mungon asgjë.

Na duhet vetëm që këto pasuri ti vëmë në funksion të njerëzve. pra një qeveri që u shërben të gjithëve, jo vetëm një grushti njerëzish. Ky është ndryshimi, ky vendim do të merret shumë shpejt miqtë e mi, ju e dini, koha është shumë e rëndësishme, në cilindo prej departamenteve që jeni duke u trajnuar e dini që nuk duhet pritur asnjë moment më shumë përndryshe prishet, prishet gatimi, prishet gjithë mundi, në qoftë se e lini pak më shumë në furrë digjet, prandaj 25 prilli është dita për ta marrë të vendim, do të vazhdoni edhe 4 vite të tjera kështu, pas 8 vitesh dështimesh, i njëjti dështim po troket përsëri në derë, apo do të bashkohemi të gjithë e të vendosim për ndryshimin. Të vendosim të hapim rrugën drejt Europës e cila do të na ndihmojë për ta shumëfishuar këtë standard, do të na ndihmojë për ta fuqizuar ekonominë që menjëherë pasi të dilni nga kjo akademi të përgatitur për të marrë përsipër detyrën për të cilën je trajnuar, të jeni në tregun e punës, mos luftoni ju për një vend pune por të luftojë industria për t’ju punësuar, konkurrencë e lirë, taksa të ulëta, klimë miqësorë ndaj biznesit, ky është ndryshimi.

Dhe dua ta mbyll me diçka. Deri para disa kohësh, si atë ditë të zezë kur erdhën dhe ju goditën vetëm sepse folët mendimin tuaj, këta i kanë pasur të gjitha në dorë, të gjitha. Si askush tjetër që nga koha e Enver Hoxhës, Edi Rama i ka pasur të gjitha pushtetet në dorë dhe megjithatë 8 vite me radhë nuk ka arritur të bëjë asgjë. 8 vite me radhë na ka lënë në vend numëro, në çdo aspekt, ekonomia më e rëndësishmja, Bashkimi Europian në çdo aspekt. Më 25 Prill e keni vetëm ju në dorë që do të thotë edhe përgjegjësinë e keni vetëm ju. Si bija dhe bij prindërish, disa prej jush si familjarë ndaj vogëlushëve tuaj që nuk votojnë keni përgjegjësinë në dorë për të zgjedhur dhe votuar ndryshimin. Mos e harroni këtë. Ndryshimi vjen vetëm me votë. Zemra tuaja mund të jenë të mbushura me dëshirën për ndryshim, mendja juaj është e ndarë për ndryshimin si e vetmja rrugë përpara, por e vetmja mënyrë për ta bërë këtë të mundur është të dilni masivisht, të merrni familjarët tuaj, të merrni miqtë tuaj të shkoni tek kutitë e votimit dhe të votoni për ndryshimin. Ndryshimi më 25 prill ka një numër dhe një emër, është numri 9, është Partia Demokratike dhe koalicioni për ndryshim.

Unë ju ftoj ta votoni atë, të votoni programin tonë dhe do t’ju ndihmojë ju dhe familjet tuaja sepse duke votuar numrin 9, duke votuar Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim keni votuar për familjet tuja, për fëmijët tuaj, për prindërit tuaj, për të ardhmen tuaj, për një ekonomi që rritet, për një turizëm që konkurron denjësisht me turizmin e vendeve të tjera fqinje. Pra, për mundësinë që të ndërtojmë këtu, në vendin tonë një jetë të mirë, me vende pune, me paga të mira me standarde europiane jete. Ja ku e keni, ky është një realitet europian. E tillë ka mundësi të jetë e gjithë Shqipëria. Na jepni këtë mundësi, ma jepni këtë mundësi dhe unë zotohem se do të bëj gjithçka me vizionin, formimin, aftësitë e mia dhe të ekipit tim që këtë standard që e arriti një njeri i vetëm duke pasur qeverinë kundër nesër me qeverinë në krah të sipërmarrjes, me qeverinë në krah të njerëzve të thjeshtë ta bëjmë standard anë e mbanë Tiranës, anë e mbanë Shqipërisë. Kështu që të dielën me 25 prill ju ftoj të gjithë bashkë në kutitë e votimit, numrin 9 për ndryshim.

Nikollaq Neranxi: Studentë, stafi pedagogjik, drejtuesve të kompanisë Neranxi dhe sigurisht familjen Neranxi dua ta falënderoj zotin Basha për vizitën që bëri sot në ambientet e Institutit Kulinar “Neranxi” që padyshim prania e zotit Basha, mesazhe të tilla sigurisht dhe zëri i tij ka për të mbart në historikun e të gjithë studentëve që janë të pranishëm sot e do jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë. Dua të ndaj me juve sigurisht dhe opinionin publik që na dëgjon, por dua të jap një mesazh dhe një arsye të madhe biznesmenëve, sidomos VIP-ve të Shqipërisë, ata treqind biznesmenët më të mëdhenj, taksapaguesit më të mëdhenj, sigurisht që të maten mirë në datën 25-esë të mos ja japin votën kësaj qeverie që është sot. Për disa arsye, shumë shkurt dhe kam për t’i bindur të gjithë. Na premtuan që do të ulin taksat, tatimet, çmimin e karburantit që tha dhe zoti Basha, çmimin e energjisë elektrike dhe nuk mbajtën premtime.

Në 8 vjet varfëruan shqiptarët, falimentuan bizneset dhe ndihmuan vetëm 10 familje që sigurisht me ta ka ndarë paratë. Argumente të tjera të besueshme: Na kërkojnë me forcë që tu japim votën për të marrë mandatin e tretë sikur u kemi ndonjë borxh. Çfarë borxhi i kemi ne kësaj qeverie kur ne jemi në prag falimenti dhe kush e tregon këtë? INSTATI i ka dhënë të dhënat. Institucione ndërkombëtare që monitorojnë lëvizjet e parave të kësaj qeverie. Argumenti cili është? Taksat në 8 vjet janë rritur shumë dhe paratë në buxhet janë më pak, kanë humbur. Si shpjegohet kjo? Padyshim ata që na dëgjojnë dinë të bëjnë diferencën. Arsyeja tjetër se përse nuk duhet t’ia japim votën Edi Ramës. Del në fushatë pa na bërë një program, një program të cilin Partia Demokratike sot ka program ekonomik, social realist i cili të bind që do të rindërtohet vendi, do të rindërtohet ekonomia. Pra, t’i krijojmë mundësinë zotit Basha që në datën 25 nëpërmjet votës të jetë kryeministrin i ardhshëm i Shqipërisë që të zbatojë programin që ka, programin e madh ekonomik social i cili që ky program i duhet Shqipërisë. Ju falënderoj shumë.

Lulzim Basha: Faleminderit nga zemra. Nuk dua t’ju marr më shumë kohë. E di që jeni në orën e praktikës që për fat të mirë përbën pjesën më të madhe të arsimit tuaj. Ju uroj shëndet e mbarësi. Mos harroni, me 25 prill votën për ndryshim, votën për numrin 9.

Shqipëria mes votave të lira dhe atyre të blra nga kriminelët

Nga Hyqmet ZANE

GEORGE ORWELL KUR KA SHKRUAR SE “NJË POPULL QË ZGJEDH NË KRYE TË VENDIT NJERËZ TË KORRUPTUAR, HAJDUTË, MASKARENJ DHE TRADHËTARË…, NUK ËSHTË “VIKTIMË”, POR … ËSHTË “BASHKËPUNËTOR” I TYRE!”.

 Dëgjova me respektin e përhershëm ambasadoren amerikanë në një intervistë në RTVSH me gazetarin e mirënjohur Lutfi Dervishi dhe u vura në mendime, si për t’i bërë një pyetje retorike “A i dëgjojnë prononcimet e ambasadores amerikane politikanët e së majtës dhe veçanërisht populli shqitpar “? Se që të themi të vërtetën, e tha amsadorja Kim se ndryshimi është më i mirë, sesa të votohen kriminelët për në parlament, pikërisht atë që po kërkohet dhe që po e synon ta bëjë Partia Demokratike me Lulzim Bashën. Po si po ndodh në këtë fushatë dhe si do ta bëjmë drejtësinë ndaj atyre që po vjedhin vota duke blerë votën.

Jam bërë dëshmitar dhe ma kanë thënë edhe shumë e shumë të tjerë, që e kanë provuar se si po veprohet që të blihet vota. Me siguri që këtë fakt duhet t’ia kenë vënë në vesh edhe zonjës ambasadore Yri Kim se është amerikane ajo dhe jo si Vlahutin që u diskreditua publikisht me ndjelljen e saj pro pushtetit të korruptuar kriminalisht të rilindjes Rama.

Të gjitha bëhen natën. Se nata si nata, të zezë e ka ngjyrën, por edhe punët nata të zeza i ka, siç ka dhe ligësitë dhe pabesitë. Pikërisht natën bëheshin arrestime në kohën e diktaturës, natën bëheshin pushkatimet, natën dilnin sigurimsat për të përgjuar dhe spiunuar. Këta ishin baballarët e diktaturës nën udhëheqjen e stalinistit Enver Hoxha.

Pikërisht ky model i punëve natën po bëjnë edhe zi-mbjellësit e sotëm të rilindjes së turpshme me ngjyrë të zezë si nata. Ata dalin natën, duke thyer fashën e orarit të vendosur dhe thërrasin shokët dhe miqtë sipas listave të vjedhura dhe u kërkojnë votën në këmbim të parave jo të vogla. Me insistim dhe këmbëngulje kërkohet blerja e votës. Kjo po ndodh në Elbasan në veçanti në lagjet periferike. Por ky model po ndodh në të gjithë Shqipërinë. Unë nuk e di se sa ka dijeni zonja ambasadore e Amerikës, se janë fakte dhe ato janë kokëforte, por kam bindjen se pohimi i Yuri Kim për ndryshimin, ka në brendësi të tij dënimin me votë të hajdutëve dhe kriminelëve të votave.

Edhe pse e ka për detyrë policia e shtetit që të ndalojë këtë proces hajdutërie të votës me para në dorë, ajo nuk e gjen as kohën dhe as krimin? Dhe ka të drejtë, se sheshit po duket se natën policia është në ndihmë të grupeve paramilitare të militantëve rilindas për të kryer një shkelje kushtetuese . Ku është kryetari i KQZ, po SHISH dhe organet e shtetit të prokurorisë ? Kam bindjen që drejtësia e vetingut duhet të jetë në veprim, nëse vërtet flasim për drejtësi se po na rikthehet kjo drejtësia e sotme si “drejtësia popullore” e diktaturës që bënte drejtësi sipas parimeve të luftës së klasave.

Kam të drejtën të risjell në kujtesë një thënie të një personaliteti anglez si George Orwell kur ka shkruar se “Një popull që zgjedh në krye të vendit njerëz të korruptuar, hajdutë, maskarenj dhe tradhëtarë…, nuk është “viktimë”, por … është “bashkëpunëtor” i tyre!”.

I kemi të gjalla refleksionet e një kohe që na sundoi fizikisht, mendërisht dhe shpirtërisht. Ka ardhur një kohë që njeriu duhet ta kthejë ndonjëherë kokën pas dhe të kujtojë se si erdhëm deri më 1991, domethënë 30 vjet më parë se si diktatura u bë sebep të shpërbëhej gjithçka, të ikte kush mund  të ikte, veç të shpëtonte nga soji i atyre që gjak shqiptari nuk kishin, që udhëhiqeshin nga parimet staliniste të diktaturës së proletariatit.

NATËN DILNIN SIGURIMSAT PËR TË PËRGJUAR DHE SPIUNUAR. KËTA ISHIN BABALLARËT E DIKTATURËS NËN UDHËHEQJEN E STALINISTIT ENVER HOXHA.PIKËRISHT KY MODEL I PUNËVE NATËN PO BËJNË EDHE ZI-MBJELLËSIT E SOTËM TË RILINDJES SË TURPSHME ME NGJYRË TË ZEZË SI NATA.

Pas 30 vjetësh kemi në krye një bir bastard të etërve dinak që të vetmen gjë që di të bëjë është të imitojë diktatorët dhe të krijojë një qeverisje,  që i ngjan asaj të diktaturës.

Ndaj ajo ditë e bardhë e ikjes së një diktatori stalinist më 11 prill 1985, duhet të shërbejë si motiv dhe frymë pozitive për të bërë ndryshimin e madh më 25 prill edhe pse diktatori i ri është gjallë, por që ai ka vdekur së ekzistuari në qeverisjen e tij më të keqen të mundshme ndaj shqiptarëve. Pikërisht këtu qëndron bukuria e demokracisë që populli me votën e tij duhet t’i rrëzojë diktaturat, se kjo e sotmja është e një modeli mafioz dhe kriminal.

Nuk e di se sa jeni dakord me mendimin tim, por si intelektual dhe pa lejuar të më fyhet inteligjenca ime, po as  edhe e zonjës ambasadore, që investon mirësi dhe demokraci në vendin tonë, zë kokën me duar kur dëgjoj në fushatë kryeministrin tonë që si Nastradin bën oratori. Nëse Nastradini kishte ironi, ky ka donkishotizëm.

Të dëgjosh gënjështrat e Edi Ramës që flet e flet pa u lodhur është njëlloj si të dëgjosh dreqin vetë që të gënjen më fjalë e premtime, sepse dreqi e di që kush gënjen bukur e me fjalë të thurura, ai besohet. Po është e thënë dhe e stërthënë kjo gjë.

Të gënjesh si Edi Rama në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit kur ai flet me Kuran e Bibël si profet i gënjeshtrës, është si të të fryjë dreqi në vesh dhe të të marrë mendjen për të besuar gënjeshtrën  si të vërtetë. Unë nuk i dëgjoj se kam dëshirë të gënjehem, si shumë e shumë të tjerë, por dua të mësoj se deri ku shkon marria e një njeriu që kërkon të na shesë mendje perverse.

Të dëgjosh Edi Ramën se si gënjen pa pikën e turpit duke thurur vargje satanike, do të thotë që të qëllosh me gurë profetët që kurrë nuk gënjyen, por veçse kanë orientuar me drejtësi njerëzimin ndaj ata mbetën të shenjtë dhe dreqi e shejtani u bënë me flatra për t’i marrë mendjen popullit të vet që të besojnë genjështrat dhe të mbyllin veshët kur u thuhet e vërteta.

Nuk besoj se jemi kaq shumë të mallkuar si popull sa të na quajnë zullumqarë nëse dëgjojmë një mashtrues dhe të degjeneruar që gënjen e gënjen, që mashtron e mashtron, që flet e flet duke sajuar paturpësisht të gënjetrat e thëna 8 vjet me rradhë dhe na i kthen si dikur 8 vjet të shkuara. Mos e thëntë Zoti të votosh gënjeshtarin, se, nëse ndodh, do të thotë se ke votuar zullumqarin dhe je bërë palë me atë dhe je bërë i pabesë, do të thotë je i mallkuar të vuash nga bukuria e gënjeshtrës së një njeriu që nuk ka as din, as fe e as iman.

Djalli e di se si duhet mashtruar një popull duke ia futur në gojë këtij njeriu mashtrues fjalët e thëna si engjëlli: se djalli si engjëll paraqitet për të mashtruar. Të gënjesh popullin tënd në këtë farë feje siç gënjen Edi Rama dhe ta besosh atë, do të thotë se dreqi e djalli të kanë hedhur trutë e gomarit si djalli vetë Enver Hoxha që ia hoqi trurin këtij populli dhe iu injektua ligësia dhe e keqja në çdo gjë.

Nëse vërtet Shqipëria ndodhet në një udhëkryq historik për të ndërtuar të ardhmen, duhen dëgjuar njerëzit e vërtetë, që dinë të bëjnë ndryshimin dhe jo gënjështarët, se ndryshimi i një vendi do të vijë nëse një popull ndryshon vetveten  dhe duke denoncuar vjedhjen e votës. Me  siguri, e tha edhe ambasadorja amerikane se populli shqiptar kërkon votime të lira e të drejta për të shkallmuar gënjeshtrat e një njeriu, që nuk lodhet së gënjyeri dita ditës se ai është misioni i tij përmes skandaleve dhe gënjeshtrave. Pikërisht për këtë fakt  Ëinston Churchill ka thënë  shprehjen  se “Gënjeshtra ka bërë gjysmën e rrugës rreth e qark botës, kur e vërteta sapo është nisur”. Për ta kuptuar këtë duhet të besosh të vërtetën.

Ambasadorja Yuri Kim-shoqërisë civile: Për një shoqëri më të drejtë nxisni të votojnë të gjithë!

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile, me të cilët ka diskutuar mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Gjatë takimit në Vlorë, ambasadorja Kim i bëri thirrje shoqërisë civile që të nxisë të gjithë qytetarët të votojnë, veçanërisht të rinjtë, duke informuar votuesit për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, si edhe duke kontribuar për një shoqëri më të drejtë dhe demokraci më të fortë në Shqipëri.

“Gjatë vizitës së saj sot në Vlorë, Ambasadorja Kim u takua me një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile për të dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi zgjedhjet e ardhshme. Grupi diskutoi mbi integritetin e kandidatëve, edukimin e votuesve, çështjet e barazisë gjinore dhe rëndësinë e monitorimit të zgjedhjeve.

Ambasadorja theksoi rolin që shoqëria civile duhet të luajë në zgjedhjet e ardhshme duke nxitur të gjithë qytetarët të votojnë – veçanërisht të rinjtë, duke informuar votuesit për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, si edhe duke kontribuar për një shoqëri më të drejtë dhe demokraci më të fortë në Shqipëri”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

Nongrata në SHBA/ Rama cakton Dakon drejtues të fushatës së PS në Durrës

Ish-kryetari i Bashksië së Durrësit, Vangjush Dako, emri i të cilit është në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit, vijon të jetë një nga drejtuesit kryesorë të fushatës së socialistëve në Qarkun e Durrësit.

Pavarësisht apelit të vazhdueshëm të Ambasadores së SHBA, Yuri Kim për të mos përfshirë në fushatë individë që kanë probleme me ligjin, duket se Kryeministri Edi Rama ia ka besuar pikërisht Dakos fushatën për zgjedhjet e 25 prillit.

Dako shfaqet në takimet elektorale, me grupet e ndryshme të interesit, në organizimin e strukturave, madje sipas akuzave publike të opozitës, mund të jetë një prej emrave që mund të denoncohen në SPAK për atë që konsiderohet si tjetërsimi i votave.

Emri i Dakos përmendet edhe në dosjen e famshme 339, edhe pse Kryebashkiaku i asaj kohe, deklaronte se i kishte duart si akullore, ishte një supermen, dhe që nuk kishte asnjë lidhje me ato ç´ka pasqyrohej në përgjime.

Dako njihet si një nga miqtë e Kryeministrit Edi Rama, i cili duket se nuk e mban dot larg fushatës. Dhe Dako sot ka në dorë frenat e strukturave zgjedhore të PS-së, madje konsiderohet si një nga drejtuesit kryesorë.

Dom Gjergj Meta: Zgjedhjet të jenë të ndershme, mos shisni votën!

Dom Gjergj META

Faleminderit! Privilegj të komunikosh me ju. Këtë herë në zgjedhjet e përgjithshme Ipeshkvitë e kemi ndarë mesazhin tonë në dy pjesë, do t’ju them skematikisht për pjesën e parë të këtij mesazhi që caktohet tek sfidat që presin qeverinë e ardhshme. Sfidae parë është ajo e pandemisë, sidomos krijimi i strategjive gjatë dhe post-covid, që kanë të bëjnë me pasojat.

Sfida e dytë është Rindërtimi, sa më shpejt i shtëpive të rrënuara nga tërmeti i 2019. Kërkohet një proces zgjedhjet transparent dhe të ndershme.

Sfida tjetër themelore është forcimi i institucioneve. Kemi një Reforëm në Drejtësi në letër, duhettë aplikohet shpejt.

Nëj tjetër është braktisja e vendit nga të rinjtë dhe të rejat, lufta ndaj varfërisë, zhvillimi i vendit në zona urbane dhe rurale. Arsimi, kjo pandemi por dhe në përgjithësi, arsimi në zonat e thella.

E fundit por jo për nga rëndësia, është lufta ndaj korrupsionit, plagë akute e shoqërisë tonë.

Prandaj neve mendojmë që këto janë sfidat e rëndësishme me të cilat duhet të përballen në muajt në vazhdim, vitet në vazhdim. Do doja t’ju lexoja pjesën e dytë, që ka të bëjë me rreziqet që mund të ketë ky proce zgjedhor.

Në vigjilje të këtyre zgjedhjeve do të donim të ftonim gjithë qytetarët të marrin pjesë në këtë moment të jetës dmokrtike. Është e drejtë dhe detyrë e çdo qytetari. Pjesëmarrja në votime është detyrim moral. Së dyti, ashtu sikurse e kemi ritheksuar edhe në deklaratat e mëparshme, është fenomeni i shitblerjes së votës, plagë e madhe që duhet zhdukur. Kush shet votën me para, s’ka zë për të kërkuar llogari. Kush e blen votën me para nuk është i denjë për karrigen e deputetit.

Bashkëngjitur shitblerjes është betimi mbi libër të shenjtë, beja është e papranueshme në këtë rast. I papranueshëm votimi mbi kërcënim, puna është fryt i aftësisë, jo i partisë.

Nuk është rasti të votohen kandidatë me të kaluar të dyfishtë. Integriteti duhet të jetë kusht i domosdoshëm. Qytetari të votojë kandidatët transparentë dhe me integritet.

Duhet të theksojmë se qytetarët kanë të drejtë dhe detyrë të votojnë. Mos keqpërdorin votën, mos shiten. Do ishte dëm i madh. Urojmë më 25 prill secili të ushtrojë të drejtën e votës. I lutemi zotit që me ndërmjetësim të nënës së Këshillit të Mirë, të ndihmojë shqiptarët për jetën e vendit. Ju falënderoj për punën e madhe që bëni. Shpresoj që vendi ynë të dalë më i mirë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Vjedhja e të dhënave personale si ndezje e një konflikti social nga Rama-Veliaj

Nga Vehap KOLA

Vjedhja e të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve në qarkun e Tiranës nga dyshja Rama-Veliaj është marrë disi me sportivitet në median sociale. Natyrisht, ajo ka dimension e saj komik të Rilindjes që i është kthyer fuqishëm vesit të vjetër që trashëgon nga sigurimi i shtetit: spiunimit të miliona qytetarëve dhe skedimit të informacioneve të hollësishme rreth tyre. Përtej komedicitetit të spiunimit, rrjedhja e këtij skandali ka krijuar kushtet për një konflikt social.

Shumë shqiptarë janë irrituar nga fakti që Rilindja ka mbledhur në mënyrë të paligjshme të dhënat personale dhe i ka përdorur e po i përdor për qëllime të fushatës së saj elektorale. Për shembull, një ndër të dhënat më delikate që është vjedhur dhe përdorur nga Partia Socialiste është numri personal që ka secili prej nesh në letërnjoftimin apo pasaportën e tij. Sado që mund të fshihet pas justifikimit se kjo e dhënë e qytetarit ekziston në disa databaza, si ajo e vendit të punës, bankës ku kemi llogari bankare, sërish ajo mbetet një skandal i përmasave të paimagjinueshme deri sot.

Numri personal dhe numri i telefonit janë të dhëna shumë të rëndësishme sot. Një kombinim i numrit personal dhe aksesit në telefonin e qytetarit i jep mundësi çdo përdoruesi të rëndomtë të databazës së Partisë Socialiste të përdorë kartën tuaj të kreditit, të kryejë veprime në llogarinë tuaj bankare, etj. Prandaj, një ndër hetimet e para që duhej të kishte ndërmarrë SPAK është lidhja ndërmjet përdorimit të kësaj databaze dhe rasteve të shumta të mashtrimit financiar përmes krimit kibernetik. Por, siç u shpreh edhe ambasadorja amerikane, SPAK nuk e ka këtë kurajo.

Dhënia e aksesit në të dhënat private të shqiptarëve një ushtrie militantësh që punojnë në zyrat elektorale të Partisë Socialiste është një akt jo vetëm i paligjshëm, por edhe kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj depozitave dhe të ardhurave të qytetarëve. Me numrin personal është e mundur të kryhen veprime edhe në e-Albania, veprime që mund të kenë pasoja ligjore për qytetarët në emër të të cilëve mund të bëhen këto akte.

Për pasojë është e pritshme që qytetarët shqiptarë të reagojnë në mënyrë të ashpër ndaj individëve që figurojnë si patronazhistë, apo monitorues të tyre. Në pothuajse të gjitha rastet, këto patronazhistë nuk janë njerëz të njohur apo miqësorë me qytetarët që ata monitorojnë. Aksesi i tyre tek numri personal, numri i telefonit apo vendi i punës, që me pak teknologji bazike u jep atyre akses në kontot apo pronat e individëve mund të nxisë një konflikt shoqëror të përmasave që do të kishte nxitur publikimi i listës së bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit në vitin 1991.

Duke luajtur në mënyrë kaq të paskrupullt, Rilindja ka ndezur një zjarr përçarjeje dhe konflikti që mund të ketë pasoja të pallogaritshme në vitet e ardhshme. Kësisoj, Rama-Veliaj tregojnë se çfarë janë në gjendje të bëjnë për pushtetin e tyre dhe sa të lehtë e kanë të ndërsejnë shoqërinë në një shteg të tillë armiqësie. Ky veprim na tregon se për ta, Shqipëria është një pasuri që ose e kanë ata ose nuk e gëzon askush tjetër pas tyre. Me dy fjalë, Shqipëria është për ta “pas meje u bëftë qameti”.

Rastet e para të konflikteve ndërmjet qytetarëve dhe atyre që figurojnë si patronazhistë në databazën Rama-Veliaj për Tiranën vetëm kanë filluar. Gjithkush tashmë njeh raste qytetarësh që kanë kontaktuar me patronazhistët socialistë për t’u kërkuar llogari. Ndërkohë, të gjithë ata që e kanë identifikuar emrin e monitoruesit të tyre në Partinë Socialiste i identifikojnë ata me një kërkim të thjeshtë në rrjetet sociale. Si pasojë, paligjshmëria dhe skandali i vjedhjes së të dhënave personale ka rrezik të vijohet me një turbullirë shoqërore, për të cilën Rama-Veliaj me siguri nuk do të mbajnë asnjë përgjegjësi.

Leskaj në Qendrën e të moshuarve dhe pensionistëve: Të braktisur nga pushteti, jetojnë në ambiente pa kushte

Në qendër të Vlorës, pak metra larg Sheshit të Flamurit është Qendra Multifunksionale e të moshuarve dhe e pensionistëve të vetmuar.

Drejtuesi Politik i qarkut Vlorë, z. Bujar Leskaj ishte pranë tyre dhe u njoh me historinë e Qendrës dhe pensionistëve të braktisur nga pushteti vendor e ai qendror.

E dhimbshme të dëgjoje pensionistët, të cilët i kanë dhënë Shqipërisë një jetë të tërë, të ndihen të braktisur nga shteti, pa përkrahje, pa solidaritet. E turpshme të dëgjoje nga kryetari i shoqatës, z. Selami Likaj, për harresën, injorimin, braktisjen e kësaj kategorie nga shteti këto tetë vite.

Gjendja e tyre është akuzë për këtë pushtet në ikje, për këta pushtetarë fasadash e mashtrimesh, që i gënjejnë pensionistët me premtime e lugë bosh.

Mungesë fondesh, ambiente të shkatërruara, të ftohta, pa ngrohje, pa pastrim, pa ujë të pijshëm, pa kushtet më minimale për këta njerëz të moshës së tretë që jetojnë në vetmi.

“Kultura e një kombi dëshmohet tek respekti që tregon për të moshuarit; fytyra e një qeverisjeje dallohet tek trajtimi që u bën të moshuarve! E pra, në këto 8 vite të qeverisjes së këtij sekti, shqiptarët në përgjithësi dhe pensionistët në veçanti janë harruar, braktisur, nëpërkëmbur!”, u shpreh Leskaj.

Superskandal! Berisha: Shqiptarët po vaksinohen me vaksina që kanë skaduar më 9 prill

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar superskandalin e vaksimnimit me vaksina të skaduara. Berisha ka publikuar denoncimin e një mantelbardhi, i cili shkruan se, rreth mesditës vaksinimi është ndërprerë për rreth 1 orë pasi mjekët vaksinues konstatuan që vaksinat e ardhura së fundmi kanë datën e skadencës 09.04.2021.

Denoncimi i ish-Kryeministrit Berisha

Superskandal!

Ndal vaksinimit elektoral te qytetarve me vaksina te skaduara.

Prej 10 ditësh shqiptaret vaksinohen me vaksina te skaduara.

Bluzat e bardha ndërpresin procesin e vaksinimit.

Xhahili i Surrelit detyron vazhdimin e tij!

Miq, ne mënyre te përsëritur kam denoncuar fshehjen e datës se skadencës te vaksinave nga Xhahili i Surrelit dhe Ndrikull Hajnia.

Para 15 Serbia shkatërroi nje kontingjent vaksinash te skaduara. Përdorimi i një vaksine te skaduar përben një kërcenim serioz për jetën e te vaksinuarit dhe një vepër te rende penale. Dënoj me ashpërsinë me te madhe përdorimin elektoral te vaksinave te skaduara dhe i beje thirrje OBSH te ndërhyj me urgjence për te ndërprere menjëherë këtë eksperiment kriminal çnjerëzor te autoriteteve shqiptare

Lexoni denoncimin e bluzbardhit dixhital dhe shikoni ne foto datën e skadimit te vaksinave 9/4/2021!

Mirmbrema. Ndjese per oren e vone. Sot ka ndodhur skandali i rradhes i ripjelljes ne lidhje me vaksinimin. Rreth mesdites vaksinimi eshte nderprere per rreth 1 ore pasi mjeket vaksinues konstatuan qe vaksinat e ardhura se fundmi kane daten e skadences 09.04.2021. Pati nje grumbullim te madh njerzish pas nderprejes se vaksinimit. 1

Duke qene se njerzit u merzit dhe irrituan me situaten e krijuar, me urdher nga lart mjeket dhe infermieret i detyruan te kthehen ne vende dhe te fillojne perseri vaksinimin. Nga ky moment cdo person nuk u lejua brenda cadrave.

Po ju dergoj foton Data e sakadimit shenon 06.04.2021. ju siguroj qe diten e djeshme vaksinimi eshte nderprere per rreth 1 ore pasi vaksinatoret konstatuan  qe kjo eshte data e skadences.

Ju lutem ju bejeni publike se kjo qe po ndodhe eshte shume e rrezikshme.Keta nuk ndalen para asgjeje per propaganden e tyre duke kercenuar shendetin me vaksina te skaduara.me respekt.

Pika nevralgjike e globalizimit

Bllokimi i Kanalit të Suezit ka frymëzuar mijëra meme dhe pasojat e tij për ekonominë botërore kanë qenë të rënda. Por nuk ka motiv për të menduar se rëndësia e tij ekonomike dhe gjeopolitike do të zvogëlohet.

Bllokimi i Kanalit të Suezit nga ana e konteinermbajtëses Ever Given ka krijuar një ngecje prek qindra anijesh që transportojnë mallra me një vlerë prej 1 miliard dollarësh. Kompania gjermane e sigurimeve Allianz ka vlerësuar se bllokimi i kanalit me një javë i ka kushtuar ekonomisë botërore midis 6 dhe 10 miliard dollarëve. Qysh nga hapja e tij në vitin 1869, Kanali ka qenë një rrugë kalimi jetike për tregëtinë botërore. Zhvillimet kryesore të kapitalizmit global, nga ngritja e Lindjes së Mesme si prodhuese e naftës tek spostimi i prodhimit në Lindjen e Largme, e kanë rritur më tej rëndësinë e tij. Kanali ka pësuar tashmë periudha mbylljeje për shkak të kundërshtive politike në rajon dhe analitsët kanë preokupuar për dobësinë potenciale të tij ndaj sulmeve terroriste. Por kësaj radhe bllokimi i detyrohet paaftësisë së pastër. Laleh Khalili, që jep Politikë Ndërkombëtare në Queen Mary University të Londrës, është autore e librit “Sinews of War and Trade: Shipping and Capitalism in the Arabian Peninsula”. Flet me Jacobin Mag për historinë e Kanalit dhe rëndësinë e tij për ekonominë botërore.

Si ka lindur Kanali i Suezit? Çfarë konteksti ekonomik dhe gjeopolitik mundësoi të realizohej ky projekt?
Ndërtimi i Kanalit të Suezit në gjysmën e dytë e shekullit të XIX ka të bëjë drejtpërsëdrejti si me rivalitete ndërueropiane – në veçanti midis Britanisë së Madhe dhe Francës – dhe akoma më shumë me intensifikimin e kolonizimit dhe të perandorisë në Azi e në Afrikë. Është domethënëse sesi Kanali, ashtu edhe vendosja e kabllove telegrafike nënujore qenë të destinuara ql të lehtësojnë komunikimin midis metorpoleve dhe kolonive. Krahu i punës ka ndërtuar Kanalin dhe mijëra njerëz kanë vdekur gjatë realizimit të ndërtimit të tij (jo ndryshe nga ndërtimi amerikan i Kanalit të Panamasë disa dekada më vonë). Teknologjikisht, një zhvillim i rëndësishëm ka qenë vendimtar për zhvillimin e Kanalit dhe ka qenë ndikues në ndërtimin e tij: me vendosjen e motorëve me avull në bordin e anijeve. Pasë që një anije me vela nuk mund të ndërtojë përgjatë Kanalit kur fryjnë erëra transversale, hapja e tij ka konsoliduar hegjemoninë e anijeve me qymyr ndaj velierave. Jo rastësisht anglezët kolonizuan Adenin, në fund të Detit të Kuq dhe në kapërcyell të Bab al-Mandab, pak dekada përpara ndërtimit të Kanalit dhe e transformuan në një stacion të rëndësishëm furnizimi me qymyr, fillimisht për anijet e Kompanisë së Indive Lindore dhe më pas për ato të Admiraliatit dhe anijeve të tjera britanike. Por Kanali nuk i interesonte vetëm lidhjes europiane me Azinë dhe Afrikën. Lufta civile e Shteteve të Bashkuara, bllokimi porteve konfederative nga ana e Veriut dhe greva e përgjithshme – siç e quante Du Bois – e skllevërve afroamerikanë, që përshpejtuan përfundimin e luftës dhe vazhduan edhe më pas, bënë të rritej rëndësia ekonomike e pambukut që vinte nga Egjipti. Siç ka shkruar Roger Owen në librin e tij të titulluar “Cotton and the Egyptian Economy”, në fundin e shekullit të XIX pambuku ishte bërë produkti kryesor i eksportit të Egjiptit. Kontrolli mbi pambukun dhe paaftësia e Khedivit egjiptian për të paguar borxhin për ndërtimin e Kanalit qenë të dy faktorë në pushtimin ushtarak britanik të Egjiptit në vitin 1882 dhe në kontrolli britanik të Kanalit.

Çfarë struktura pronësore u zbatua për Kanalin?
Kompania e ndërtimit të Kanalit ishte një kompani me aksione ku francezët mbanin numrin më të madh të tyre, por anglezët kishin kontrollin praktik mbi Suez. Kompagnia Universale e Kanalit Detar të Suezit (ose La Compagnie Universelle du Canal Maritime de Suez) e menaxhoi Kanalin deri në vitin 1956, kur Gamal Abdel Nasser e shtetëzoi gjatël njërit prej momenteve më domethënëse të shkolonizimit të pasLuftës së Dytë Botërore. Pjesërisht, shtetëzimi i Kanalit nga ana qeverisë së Nasser duhej të lejonte Egjiptit që të merrte përsipër taksat e kanalit pë të financuar ndërtimin e Digës së Assuan. Por qe edhe sinjali sesa ishte bërë i rëndësishëm kontrolli mbi infrastrukturat e transportit. Vetëm pak vite më parë, kur kryeministri iranian Muhammad Musaddiq kishte guxuar të shtetëzonte pjesëmarrjet e Anglo-Iranian Oil Company – tani BP – në vendin e tij, një prej masave më efikase të përdorura për ta gjunjëzuar qe ajo e pengimit të kalimit të çdo naftëmbajtëseje që transportonte naftë iraniane. Nasser parashikonte që kontrolli i Kanalit do t’i mundësonte një kontroll të fatit të Egjiptit siç nuk do ta kishte bërë asnjë masë tjetër.

Cili që rezultati i krizës së Suezit për Kanalin dhe i sulmit anglo – franko – izraelian në vitin 1956 për Egjiptin?
Kriza e Suezit ka ndodhur në të njëjtin vit të pushtimit sovjetik të Hungarisë, të dy ngjarjet janë thellësisht të lidhura. Qe pjesërisht prej frikës së «humbjes» të Egjiptit nëm kontrollin sovjetik që presidenti Eisenhower i urdhëroi tri palët lufutuese – Francë, Britani e Madhe dhe Izrael – që të tërhiqeshin nga Egjipti. Në një farë kuptimi, restaurimi Shahut në Iran i vitit 1953 dhe lufta e vitit 1956 hodhën bazat për kalimin perandorak në Lindje të Mesme nga Britania e Madhe tek Shtetet e Bashkuara, që erdhi përfundimisht në fillimin e viteve Shtatëdhjetë.

Çfarë impakti ka pasur mbi Kanal ngritja e Lindjes së Mesme si burim kryesor nafte në botë?
Natyrisht, zbulimi i naftës në basenin e Gjirit Persik/Arabik – Iran, Irak dhe Gadishull Arabik – nënkuptonte që një prej produkteve parësore që kalonte nëpërmjet Kanalit do të ishte nafta. Faktikisht, në vitin 1970, rreth 60% – 70 % e të gjithë ngarkesës detare përbëhej nga nafta bruto dhe nga produkte petrolifere. Natyrisht, shumë nga kjo naftë transportohej drejt Europës, ku rindërtimi dhe prodhimi industrial po rriteshin në dekadat e rigjallërimit të pasLuftës së Dytë Botërore. Pyetja mund të bëhet edhe sëprapthi. Mbyllja e Kanalit në vitin 1958 ka çuar në ridrejtimin e këtyre naftëmbajtëseve rreth Kepit të Shpresës së Mirë dhe, për pasojë, ka inkurajuar kalimin në përdorimin e anijeve transportuese të naftës shumë të mëdha për të shfrytëzuar ekonomitë e shkallës.

Si kanë influencuar në përdorimin e Kanalit lufta e vitit 1967 dhe ajo që ka derivuar prej saj?
Megjithëse mbyllja e Kanalit të Suezit në vijim të luftës së vitit 1967 ka zgjatur shumë më tepër, deri në vitin 1975, nuk ka pasur të njëjtin lloj efektesh se mbyllja shumë më e shkurtër e vitit 1958. Një prej historive dytësore më interesante e mbylljes së vitit 1967 qe ajo e Flotës së Verdhë: anije të ngecura për vite me radhë në Kanal në Great Bitter Lake, të quajtura kështu pse të mbuluara nga rëra e verdhë e Saharasë. Kam shkruar tjetërkund lidhur me efektet e mëtejshme globale të kësaj periudhe mbylljeje.

Çfarë efekti ka pasur mbi kanal spostimi i pushtetit ekonomik dhe sidomos manifakturist nga Perëndimi në Lindje i dekadave të fundit?
I ka dhënë rëndësi më të madhe. Mbylljet e 1958 dhe e periudhës 1967 – 1975 çuan në kërkimin e naftës nga ana e fuqive europiane në Afrikën Perëndimore dhe Veriore, dhe nafta kazake dhe azere ka ardhur më lehtë në Europë nga mbarimi i Luftës së Ftohtë. Për pasojë, nafta e Lindjes së Mesme, megjithëse akoma e rëndësishme, nuk ishte ngarkesa më domethënëse që kalonte Suezin. Konteinermbajtëset që transportonin mallra të prodhuara në Kinë dhe në pjesën tjetër të Azisë Lindore dhe Juglindore tani janë – të paktën në termat e vlerës ekonomike – ngarkesat më të rëndësishme e më të çmuara që kalonin Kanalin.

Ndërtimi nga ana e Kinës i një rruge tokësore nga rajonet bregdetare të saj në Europë nëpërmjet Azisë Qendrore e ka vënë në diskutim të ardhmen e Kanalit?
Nuk besoj aspak. Binarët me shpejtësi të lartë përshkonin rrugën tokësore nëpërmjet masës euraziatike. Këto trena të shpejtë duan rreth 3 javë për të ardhur nga Kina në Budapest dhe më pas në Hamburg e në Roterdam. Janë të kushtueshme për t’u menaxhuar, motiv për të cilin shpesh transportojnë mallra me vlerë të lartë dhe të ndjeshme ndaj faktorit kohë, si kompjuterë dhe artikuj të tjerë elektronikë. Veç kësa, rrugët tokësore e Rrugës së Re të Mëndafshit të Kinës përshkojnë zona të ndryshme ku qeveritarët e vendit kanë shtypur me dhunë popullsitë lokale, midis të cilave popullsia ujgure e Ksiniangut. Kurse rrugët detare janë më të ngadalta, por mund të transportojnë mallra më voluminoze dhe më pak të ndjeshme ndaj faktorit kohë. Fakti që Kina dominon kështu krejtësisht Top 10-shen e porteve konteinere të botës tregon diçka lidhur me rëndësinë e transportit detar në strategjinë ekonomike të vendit.

Çfarë efekti do të ketë fiaskoja e Kanalit e ditëve të kaluara ndaj ekonomisë botërore?
Dimë se aktualisht rreth 12% e të gjitha mallrave të shkëmbyera në nivel global kalon nëpërmjet Kanalit dhe se ky përfaqëson një prej rrugëve tregëtare më domethënëse të planetit, bashkë me ato transatlantike dhe transpaqësore. Por mbyllja e tij tregon edhe sesa mund të jetë e brishtë kjo tregëti: prodhuesit e makinave just-in-time në Europë kanë qenë midis atyre më të goditura nga bllokimi i Kanalit prej pothuajse 1 javë. Dimë tashmë se efikasiteti – që është Graali i Shenjtë i akumulimit të kapitalit – është edhe antiteza e soliditetit, bllokimi e ka bërë edhe më të qartë.

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Po sikur imuniteti i tufës të mos arrihej kurrë?

“Fundi” i pandemisë ndoshta nuk do të vijë ndonjëherë, por vaksinat përfaqësojnë mundësinë tonë për të bashkëjetuar me virusin në këtë fazë tranzicioni. Më pas gjurmimi do të mundësojë të shmangen valë të reja infektimesh.

Gjatë këtyre ditëve dëgjojmë të përsëritet se brenda gushtit apo shtatorit do të mund të arrihet imuniteti i tufës. Ritmi i fushatës së vaksinimit, na thonë, do të rritet javët e ardhshme deri në pikën sa të mund të shpresohet të vaksinohet 80% e italianëve brenda fundit të verës. Megjithatë, javën e kaluar revista shkencore “Nature”, një ndër më prestigjizet në botë, titullon: «Pesë arësye për të cilat imuniteti i tufës ka mundësi të jetë i pamundur për t’u arritur». Imuniteti i tufës arrihet kur numri i njerëzve të infektuar mesatarisht nga një i infektuar është më i ulët ose i barabartë me një. Në këtë rast, virusi vazhdon të qarkullojë, por numri i njerëzve të mundshëm për t’u infektuar nuk është i mjaftueshëm sa ta rrisë sërish epideminë.

Kur arrihet tufa
Pragu i imunitetit të tufës varet në radhë të parë nga numri i riprodhimit të virusit, R0. Për SARS-CoV-2, vlerësimet e para të R0 qenë rreth 3 dhe pragu i imunitetit rreth 60% – 70%. Por R0 më pas është riparë në ngjitje dhe bashkë me të edhe pragu i imunitetit, që sipas disa ekspertëve mund të tejkalojë 80%. Kjo është përqindja e popullsisë që duhet të jetë e imunizuar ndaj virusit, o sepse është infektuar më parë, o sepse është vaksinuar. Duke anashkaluar për momentin pjesën e imunitetit natyror, për të arritur imunitetin e tufës duhet të vaksinojmë midis 60% dhe 80% të popullsisë të popullsisë me një vaksinë efikase në masën 100% për të frenuar transmetimin e virusit. Këtu është problemi i parë, vaksinat që kemi në dispozicion janë tejet efikase në shmangien e infektimeve simptomatike, por studimet klinike nuk e kanë vlerësuar efektin e tyre ndaj infektimeve simptomatike dhe mbi infektueshmërinë. Ndonjë indikacion vjen nga studimet e parë lidhur me çështjen. I fundit është kryer nga CDC amerikane mbi rreth 4000 punonjës shëndetësie dhe ka treguar se vaksinat me mRNA Pfizer e Moderna kanë një efikasitet prej 90% në parandalimin e infektimit, si simptomatik, ashtu edhe asimptomatik, pas 14 ditësh nga doza e dytë. Një njeri që nuk infektohet nuk mund ta transmetojë virusin. Veç kësaj, duket se në rastet e rralla të infektimeve midis njerëzve që kanë marrë vaksinën Pfizer, ngarkesa virale është nga 3 deri 5 herë më e ulët se ajo e jo të vaksinuarve.
Ky është konkluzioni i një studimi të kryer në Izrael dhe i botuar pak tidë më parë në “Nature Medicine”. Ngarkesa virale është një përafrim i mirë i infektueshmërisë: ngarkesë më e vogël virale do të thotë aftësi infektimi më e vogël. Edhe sikur këto rezultate të shkëlqyera të konfirmoheshin dhe konkluzione të ngjashme të vlenin për vaksinat me vektor viral, si AstraZeneca apo Johnson&Johnson, gjithësesi do të duhej ta rrisnim me rreth 10% pragun e imunitetit, që në vlerësimin më optimist do të binte midis 70% dhe 80%.

Rasti italian
Por duhet kujtuar se për momentin vaksinat nuk janë të autorizuara për më të vegjëlit se 18 vjeç, që në Itali përfaqësojnë rreth 16% të popullsisë. Kështu, për të vaksinuar 70% – 80% të italianëve, do të duhet të vaksinojmë 80% – 90% të të rriturve. Një përqindje jo e lehtë për t’u arritur, edhe për shkak të vështirësive të furnizimit dhe të shpërndarjes. Faktikisht, një sondazh i Ipsos Mori ka treguar se, anipse në rritje, përqindja e të rriturve midis 18 dhe 74 vjeçarëve në Itali që dë ta pranonin menjëherë një vaksinë është në masën 85%. Mund të ulet pragu i imunitetit të tufës duke ruajtur disa rregulla të distancimit social: do të ulej kështu numri i riprodhimit të infektimit, por edhe pragu i imunitetit. Kjë është një prej mundësive më konkrete: shfrytëzimi i vaksinave jo për ta zhdukur epideminë, por për ta ngadalsëuar shumë në mënyrë që, nëpërmjet gjurmimit dhe izolimit, të mund t’i menaxhohen vatrat.
Pastaj nuk duhet harruar se pragu i imunitetit të tufës ka edhe një dimension gjeografik, si lokal, ashtu edhe global. Pranimi dhe hezitimi vaksinor përqëndrohen në grupe dhe komunitete. Në vitin 2019 komuniteti hebre ortodoks i Williamsburg në Brooklyn u godit nga një epidemi fruthi për shkak të rezistencës së prindërve për të vaksinuar fëmijët e tyre. I njëjti fenomen është verifikuar në Europë. Pastaj, në nivel global ka pabarazi të mëdha. Izraeli, që ka vaksinuar rreth 50% të popullsisë së tij, rrethohet nga vende si Siria, Jordania dhe Libani që janë shumë më prapa në këtë drejtim. Disa vende afrikane po i fillojnë vetëm tani fushatat e tyre të vaksinimit.
Këtyre pengesave i shtohet edhe fakti se i ashtuquajturi imunitet sterilizues, ai që pengon të transmetohet virusi dhe që duket se vaksinat e sigurojnë, tenton të zhduket me kalimin e kohës. Biologia Jennie Lavine e Emory University të shtetit Atlanta në Shtetet e Bashkuara e ka krahasuar situatën me tentativën për të shmangur përhapjen e një zjarri me lagien e trungjeve të pemëve të një pylli. Përpara se të laget një numër i mjaftueshëm, të parët tashmë do të ishin tharë. Në fakt, duket se antitrupar specifikë ndaj SARS-CoV-2 zvogëlohen mjaft shpejt duke u larguar nga infektimi, siç nënvizohet në një studim të botuar në muajin tetor nga Imperial College i Londrës. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se do të bëheshin të prekshëm si më parë. Në fakt, antitrupat janë vetëm një pjesë e përgjigjes imunitare. Pas infektimit prodhohen edhe qeliza, limfocite B dhe T, në gjendje që t’i kujtojnë sistemit tonë imunitar të prodhojë antitrupat nëse do të duhej ta merrnim sërish virusin dhe të eliminonim qelizat që eventualisht virusi do të arrinte të infektonte.
Kjo pjesë tjetër e përgjigjes imunitare mund të zgjasë më shumë dhe të bënte në mënyrë të tillë që riinfektimet të zgjidheshin me masa më të lehta. Është kjo që sugjeron një kërkim i realizuar në muajin nëntor nga La Jolla Institute of Immunology në shtetin California, që ka teguar se në kompleks përgjigjia imunitare ndaj SARS-CoV-2 nuk ka gjasa të ulet në 6 muajt e parë pas infektimit. Duke ekstrapoluar këtë të dhënë, ekspertët parashikojnë se mund të zgjasë disa vite. Kështu që do të mund të riinfektoheshim përpara 2 apo 3 viteve nga hera e parë, por sëmundja nuk do të ishte e rëndë. Kjo tërësi vëzhgimesh, megjithëse duke qenë ende shumë të paqarta, do të bënin të kuptohej se SARS-CoV-2 ngjan me 4 koronavirusët endemikë e gripit të thjeshtë. Sikur të ishte kështu, do të duhej të hiqnim dorë nga ideja e një “fundi” të pandemisë. Më shumë, do ta shikonin SARS-CoV-2 të transformohej nga një pandemik në virus endemik, domethënë që ruan një prani konstante në popullsi. Në periudhë afatmesme, cilësitë e jetëve tona do të vareshin nga natyra e këtij tranzicioni.
Në revistën “Science”, grupi i koordinuar nga Lavine ka provuar të bëjë skenarë të mundshëm. Sipas shpejtësisë së zbutjes së imunitetit dhe të pranisë ose jo të rregullave të distancimit, do të mund të na duhej nga 2 deri në 20 vjet për ta arritur fazën endemike ku vdekshmëria do të zbriste nën atë të gripit sezonal. Koeficenti i vdekshmërisë do të ulej sepse qarkullimi virusit do të spostohej gradualisht drejt grupmoshave më të ulëta ndaj të cilave është më pak agresiv, duke pranuar se nuk e humb këtë karakteristikë me evoluimin gjenetik. Imuniteti i zhvilluar nga të vegjël të vaksinuar do të mbronte nga format e rënda gjatë moshës së rritur. Në ndërkohë, të rriturit do të mbroheshin me vaksina, eventualisht me apele të përsëritura periodikisht, për t’ju nënshtruar faktit që nuk i ekspozohen SARS-CoV-2 nga fëmijë.

Armët tona
Disponueshmëria e vaksinave jashtëzakonisht efikase në shmangien e formave të rënda të sëmundjes premton të ndryshohet fytyra e krizës në periudhë afatshkurtër. Në Mbretërinë e Bashkuara, zgjedhja për të vaksinuar në mënyrë prioritare të moshuarit dhe dhënë dozën e parë sa më shumë njerëzve që është e mundur, edhe me koston e vonimit të thirrjeve, ka shkaktuar rënien e numrit të viktimave dhe të shtrimeve spitalore në javët e fundit. Evolucioni i genomës mund të shfaqë të panjohura shtesë. SARS-CoV-2 duket se evoluon shumë më ngadalë se virusët e tjerë me RNA, si ai i gripit sezonal. Por kohët e fundit janë shfaqur një seri variantesh më infektuese dhe, duket, më vdekjeprurës, por nuk është ende e qartë nëse janë në gjendje t’i shmangen përgjigjes imunitare natyrale apo vaksinës. Në një koment tek “Nature Reviews Immunology”, epidemiologët Sarah Cobey dhe Marc Lipsitch, kanë nënvizuar sesi vaksinat, edhe pse vetëm pjesërisht efikase, gjithësesi mund të ndihmojnë të ngadalësohet shfaqja e varianteve të reja dhe përshtatshmëria e tyre. “Fundi” ndoshta nuk do të ndodhë, por vaksinat patjetër që përfaqësojnë munëdsinë tonë për të bashkëjetuar sa më mirë të jetë e mundur me virusit në këtë fazë tranzicioni.
(Chiara Sabelli për Domani)

Përgatiti
ARMIN TIRANA