23.5 C
Tirana
E shtunë, 7 Qershor, 2025

Thirrja e Komunitetit Myslyman: Mos shisni votën, ruani dinjitetin, është amanet nga Zoti!

Qëndrimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për zgjedhjet e 25 prillit 2021

Të dashur qytetarë, urojmë që të keni një agjërim të lehtë dhe të pranuar te Zoti i Gjithësisë!
Ne gjendemi në Muajin më të rëndësishëm të vitit, Muajin e Bekuar të Ramazanit, muaji i pastrimit, faljes, mëshirës dhe begatisë së pafundme Hyjnore.

Motra dhe vëllezër, vendi ynë ndodhet gjithashtu në një proçes tepër të rëndësishëm, siç është fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Qëndrimi ynë për përkatësitë politikë është si gjithmonë, NEUTRAL, por ajo që është e rëndësishme për ne, është procesi.
Ne dëshirojmë që fushata elektorale të kalojë e qetë dhe korrekte.

Ju kujtojmë gjithë qytetarëve shqiptarë se, shitja apo blerja e votës, veç të tjerave, është edhe përçmim për dinjitetin njerëzor, ruani dinjitetin njerëzor pasi është amanet nga Zoti.

VOTA është shumë e shtrenjtë, ajo nuk duhet të shitet, as të blihet.
Shprehni qëndrimin tuaj ndaj alternativës që dëshironi, me vullnet të lirë, pa u intimiduar nga askush e pa intimiduar ju askënd!
Ne urojmë dhe dëshirojmë që zgjedhjet e 25 prillit të jenë një hap përpara për Shqipërinë drejt integrimit europian, të jenë të lira dhe të ndershme dhe verdikti i popullit të lexohet e të pranohet nga të gjitha palët!

I lutemi Zotit që produkti i këtyre zgjedhjeve të jetë legjitim, i drejtë dhe i hajrit për popullin tonë.
Amin!

Ademi i përgjigjet Ramës: Ora jote po pushon! Shkodra nuk e ka votuar dhe nuk do ta votojë asnjë herë PS-në

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi u është përgjigjur deklaratave të bëra pasditen e së enjtes nga kryeministri Edi Rama në një takim në këtë qytet. Në një postim në Facebook, Ademi i thotë kryeministrit se edhe pas 8 viteve vijon të mos e kuptojë se pse, sipas saj, nuk e duan shkodranët.

Sipas kryebashkiakes, shkodranët nuk e kanë votuar dhe nuk do ta votojnë asnjë herë Partinë Socialiste. “Sot nga Shkodra, iu kthye “humorit të zi”, duke i kujtuar persekucionin komunist, djali i atij që firmosi varjen në litar të një shkrimtari si Havzi Nela!”

Kryebashkiakia e akuzon kryeministrin se po përpiqet që të përhapë një frymë përçarjeje por, sipas saj për 45 vite i rezistoi Shkodra diktaturës, dhe për “10 ditë do ta bëjmë të dorëzohet edhe Edveri”.

Postimi i plotë në Facebook

Apologjia e humbjes e një individi të pashpresë!

Pas 8 viteve persekutim të Shkodrës, pranuar edhe me gojën e tij, nuk e kupton akoma pse nuk e duan shkodranët, pse nuk e kanë votuar dhe nuk do ta votojnë jo vetëm me #25Prill por asnjëherë! Sot nga Shkodra, iu kthye “humorit të zi”, duke i kujtuar persekucionin komunist, djali i atij që firmosi varjen në litar të një shkrimtari si Havzi Nela!

Po, ti je komunist dhe e demonstrove sot atë para Shkodrës, e cila të njeh dhe ta ka dhënë përgjigjen ashtu siç e ke merituar!

Po, ne jemi antikomunistë! Kemi qenë e do të jemi sepse kemi lindur të lirë dhe kështu do të qendrojmë!

Diversionet e ulta në Shkodër, fryma e përçarjes që kërkon të mbjellësh do të jetë fillimi i ndëshkimit tënd nga shkodranët e shqiptarët me #25Prill. Për 45 vite i rezistuam diktatorit komunist dhe për 10 ditë, do të bëjmë të dorëzohet edhe Edveri!

Ti as nuk e ke njohur e nuk do ta njohësh kurrrë Shkodrën. Ti nuk e ke vlerësuar dhe nuk mund ta vlerësosh kurrë atë, edhe pse rrekesh të gjesh lidhje në këtë qytet. Duke i përmendur, vetëm i ndot ata, kontributin dhe kujtimin e tyre në këtë qytet.

Ora jote po pushon, po ndalet! Pas 10 ditëve ti do të jesh thjesht një pensionist në politikë. Nga Shkodra do të vijë humbja që e ke merituar si askush tjetër në këtë vend!

Rrjedhje të dhënash apo shantazh mbi popullatën?!

Nga Ilir PECNIKAJ

Gjatë kësaj jave kryefjala ka qënë vjedhja e të dhënave personale të partisë në pushtet nga portali è-albania.

Për këtë tashmë nuk ka asnjë pikë dyshimi.

Për këtë “specialistët” e PS, ja kanë marrë dorën që kur baba Taku dhe “Bleta” e tatimeve vodhen serverin e tatimeve në 2013 e me radhe, deri edhe servera të kompanive private për të fshirë video dhe allyshverishe të ketij lloj (Tau-Tau e di fort mirë se për çka bëhet fjalë).

Deri këtu tashmë jemi dakord që vjedhja për PS është kthyer në profesionin e parë dhe të vetëm, që ata më mirë dinë të bëjnë.

Tani pyetja shtrohet, ishte riedhje apo i leshuan vetë për të shantazhuar administratën (abministrate qeveritare, polici, mesuesi, mjeksi, administratë bashkiake etj), bisneset dhe familjarët e tyre, deri edhe tek persona që punojnë në ndërmarrje private, që sponsorizojnë majtas, për të mos folur, për korporata dhe “sha” me kapital shtetërorë.

Gjithsej, vetem në qarkun e Tiranës këto punonjes i kalojnë 150.000 persona. Pra rreth 125.000 familje (heqim një 20% punsime nepotike) sot janë të shantazhuara.

Kjo do të thotë se, nëse llogarisim se kemi rreth 2,5 votues për familje ( kjo e marr nga ISTAT) , do të thotë se vetem në këtë qark kemi mbi 312.000 votues të shantazhuar nga këto lista, dhe të lekundur nga frika, të shkojnë në votime për kriminelet në pushtet.

Gjatë gjithë kësaj kohe çdo njërit prej nesh i kanë ardhur me dhjetra telefonata nga gjoja “ekipe sondazhesh”, që tanimë nuk kemi pse të pyesim se nga u morën këto të dhëna, dhe kush i mori….

Duke parë se me telefonata populli u përgjigjej kryesisht, do votojmë PD, “specialistët” çfarë bënë?!

Bënë sikur ju rrodhën të dhënat personale të popullatës së qarkut Tiranë, për të luajtur “asin nën meng”, shantazhin.

Pas rrjedhjes kush i gjeti… ?! 😉

Unë sot nxorra një status, ku tregova me emer dhe mbiemer PATRONAZHISTIN tim, kriminelin, hajdutin e të dhenave të mia Kleand Lizaj.

Gjatë kësaj dite kam marrë me qindra telefonata nga miq dhe të njohur që direkt ose indirekt janë pjesë e grupimeve të mësipërme, të shqetësuar për të njohur, spihunin, hajdutin patronazhistin e tyre…

Pra miq të mi, kjo qeveri e ndyrë po provon çdo gjë për të rrembyer votat edhe kësaj here.

Mos bini preh e tyre.

Të gjithë së bashku, mund ti bëjmë, që këta patronazhista, nga frika, ti hanë ato të dhëna të vjedhura e me pas ti nxjerrin nga nuk thuhet.

Do ju lutesha, miq të mi, mos bini pre të konfliktoheni me “patronazhistet” e krimit, sepse edhe ata janë në hall si ju për kafshaten e familjeve të tyre.

Mos kini frikë!

#votonr9PD
#votonindryshimin,
#votoniPërTëArdhmënTuaj

Basha në njësinë 4: Padurimin për ndryshim e ndjej kudo! Demokratë e socialistë jemi bashkuar për të votuar numrin 9

• Basha në njësinë 4: 25 prilli nuk bëhet për partitë politike, bëhet për qytetarët, për fëmijët, për arsimin, për punësimin, për mirëqenien.
• Basha në njësinë 4 në Tiranë: Padurimin për ndryshim e ndjej kudo. Demokratë e socialistë, jemi bashkuar për të votuar numrin 9 më 25 prill. Edhe ai e ka pranuar humbjen. Koha e tij ka mbaruar. 
• “Shqiptarët ia kanë mbyllur derën, edhe ai e ka pranuar humbjen”. Basha i përgjigjet Ramës: Në dëshpërim e sipër kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes së Aleancës për ndryshim, por nuk ka ndryshim pa u larguar Rama. 
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka përmbyllur turin e takimeve me qytetarët në Tiranë, në njësinë 4. I shoqëruar nga entuziazmi i banorëve dhe simpatizantëve të shumtë, lideri i opozitës është ndalur nga njё socialist i zhgënjyer nga qeveria që i bashkohet Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.
Qytetari: Jam i majtë, këtë herë do ta jap votën.
Lulzim Basha: Partisë Demokratike?
Qytetari: Partisë Demokratike. E dyta, e kam kemp-in 95 mijë lekë dhe ma ka bërë ky 65 mijë lekë. Kam dy jetimë në shtëpi.
Lulzim Basha: Të gjithë njerëzit e dinë mirë se e vetmja mënyrë për të ndryshuar është ta largojmë këtë qeveri duke votuar numrin 9.
Qytetari: Patjetër!
Lulzim Basha: Kështu që ju bëj thirrje dhe ju dhe fëmijëve me datë 25 numrin 9.
Në fjalën e tij para banorëve të njësisë 4, Basha tha se vendimi për ndryshim, është vendimi më i madh i cili ka kapërcyer kufijtë e përkatësive politike. Kreu i opozitës përsëriti se Rama e ka pranuar humbjen pasi në dëshpërim e sipër kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes së Aleancës për ndryshim.
Më poshtë fjala e kryetarit të PD para qytetarëve në njësinë 4.
Lulzim Basha: Mirëmbrëma vëllezër dhe motra! Mirëmbrëma zonja dhe zotërinj! Mirëmbrëma ju të rinj dhe të reja! Një ditë e nisur plotë me energji dhe ja mbrëmja ka rënë, por energjia vazhdon të rritet! Vendimi për ndryshim, vendimi për ndryshim, është vendimi më i madh i cili ka kapërcyer kufijtë e përkatësive politike. Ja tek i ka bashkuar qytetarët në këtë orë të vonë të mbrëmjes, rrugët e kryeqytetit janë plotë. Por më thonë plotë kanë qenë gjatë ditës me shqiptarët e bashkuar dhe të paduruarve për 25 prillin sepse 25 prilli është dita e juaj. E ndjej dhe e prek padurimin kudo ku shkoj, sepse 8 vite të gjata dështimesh të kësaj qeverie dhe këtij kryeministri në ikje i kanë lënë gjurmët, i kanë lënë vragat në trupin e vendit tonë, në familjet tona prej nga kanë shkulur të rinjtë, bijtë dhe bijat dhe i kanë çuar në emigracion. 8 vite dështime, 8 vite varfërim, 8 vite pa mbajtur një premtim të vetëm dhe ka guximin të kërkojë dhe katër vite të tjera.
A do ja hapim derën dështimit? Sigurisht që jo! Ju nuk do t’ia hapni derën dështimit dhe ai e di fare mirë, e ka pranuar humbjen, prandaj në dëshpërim e sipër kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes së Aleancës për ndryshim! Sot, i them nga kjo rrugë e mbushur tej e përtej me njerëz që duan ndryshim, Edi Rama koha jote ka mbaruar! Çfarë nuk bëre për 8 vite, nuk e bën dot më dhe për ato për të cilat ke rënduar jetën e mijëra familjeve shqiptare. Për ato që e mbajtën Shqipërinë 8 vite në vendnumëro, ja mbylle derën Europës, është koha të të themi ik! Largohu! Shqipëria ka nevojë për ndryshim, shqiptarët janë të etur për ndryshim dhe nuk ka shqiptar që nuk e di se nuk ka ndryshim pa e larguar Edi Ramën dhe keqqeverisjen tij. Së bashku, në do të fitojmë dhe do të sjellim ndryshimin që do çdo shqiptar dhe kështu Shqipëria do të fitojë. Nuk ka marifet ta ndalë këtë vullnet për bashkim.
Ne kemi ardhur para jush me plane konkrete dhe zgjidhje konkrete. Ne i marrim përgjegjësitë tona para jush sot dhe jemi gati t’i marrim me ekipin tonë, me ekipin tonë fitues pas 25 prillit për të hapur rrugën drejtë Europës. Drejtë Europës që është destini ynë, është shpresa jonë, është rruga e Shqipërisë së zhvilluar, e Shqipërisë me ekonomi të fortë, e Shqipërisë me punësim, e Shqipërisë me paga dhe pensione të larta, e Shqipërisë që nuk i përzë bijtë dhe bijat e saj më të mirë por i krijon mundësi për të jetuar me dinjitet këtu, në vendin tonë. Ne i kemi marrë përgjegjësitë tona dhe do t’i zbatojmë ato një më një por sonte është koha t’ju kërkoj të gjithë qytetarëve shqiptarë, e në veçanti atyre që për vite me radhë iu është vrarë besimi se në këtë vend mund të ndryshojë diçka. Mbani mend, mbani mend se ky vend kishte forcën për të hequr vizat dhe sjellë dinjitetin çdo babai dhe çdo nëne shqiptare, çdo të riu dhe çdo të reje shqiptare.
Ky vend e ka forcën ta hapë rrugën europiane, ky vend i ka mundësitë të krijojë mirëqenie ashtu si vendet e tjera të rajonit, të sjellë investime të huaja. Nuk është faji i Shqipërisë, nuk është faji i shqiptarëve. Prindër të përgjegjshëm, fëmijë të përgjegjshëm ndaj tyre, të gjithë i kanë bërë detyrat e tyre. Një njeri ka vënë veten e tij mbi të gjithë Shqipërinë dhe me 25 prill është dita ta largojmë me votë dhe ti hapim rrugë ndryshimit. Është dita juaj. 25 prilli nuk bëhet as për atë, as për mua, nuk bëhet për partitë politike, bëhet për ju, për fëmijët tuaj, për të ardhmen e tyre, për arsimin e tyre, për punësimin, për mirëqenien. Bëhet për Shqipërinë europiane që është mënyra e vetme për të realizuar shpresën e çdo shqiptari. Është pra dita juaj. Por, miqtë e mi është edhe përgjegjësia juaj, ndaj, ju ftoj me 25 prill të gjithë në kutitë e votimit. Dhe ju pyes, ndryshimi që kërkoni, ndryshimi për të cilin jeni të etur vjen duke votuar numrin?
Qytetaret: 9.
Lulzim Basha: Votoni 9 për ndryshim. Bashkë për ndryshim! Tirana fiton! Shqipëria fiton!
Zoti ju bekoftë!
Fitore!

Europa, jehonë zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri: 2/3 e shqiptarëve janë pro ndryshimit!

Në Shqipëri, më 25 Prill 2021do të mbahen zgjedhjet e dhjeta parlamentare që nga ndryshimet demokratike të vitit 1991.

Zgjedhjet do të përballin përsëri dy koalicione kryesore, njëri i mbledhur rreth Partisë Socialiste (PS), i udhëhequr nga Kryeministri në detyrë Edi Rama dhe tjetri rreth Partisë Demokratike (PD) të opozitës Lulzim Basha, me të cilën është edhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) Monika Kryemadhi. Ka edhe disa parti më të vogla politike.

Fondacioni Westminster për Demokraci, beson se struktura e Partisë Socialiste në të gjithë vendin karakterizohet nga komunikimi relativisht i dobët me anëtarët dhe votuesit e saj, veçanërisht në nivelin lokal. Komunikimi është kryesisht i shpeshtë gjatë fushatave zgjedhore. Nevojitet më shumë konsultim dhe transparencë në listat e kandidatëve për të arritur këtë, është e nevojshme të shmangen kandidatët me rekord penal, të cilët përfaqësojnë partinë[2].

Partia Demokratike përfaqëson një rast të suksesshëm në transformimin e saj të udhëheqjes së partisë që nga viti 2013, njoftoi Fondacioni Westminster për Demokraci në Londër.

Instituti Ndërkombëtar i Studimeve të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) ka botuar analiza: “Zgjedhjet në Shqipëri 2021: ‘Fasadizimi’ i Tiranës dhe ‘Kanabisi’ i Shqipërisë”, lidhja: https://www.ifimes.org/ba/9996 (25.3.2021) dhe “Shqipëria 2020: Edi Rama Po e afron Shqipërinë me Amerikën Latine, në vend të BE-së”, https://www.ifimes.org/ba/9946 (18.12.2020).

Tetë vite të humbura për Shqipërinë

Pas tetë vitesh në krye të qeverisë shqiptare, sipas gjendjes shpirtërore të votuesve, votuesit shqiptarë janë gati të dërgojnë kryeministrin aktual të Shqipërisë dhe drejtuesin e PS – Edi Rama në pension politik. Atmosfera në Shqipëri është në frymën e nevojës për të ndryshuar qeverinë. Kjo konfirmohet nga sondazhet e fundit të opinionit publik, të cilat tregojnë se 2/3 e qytetarëve shqiptarë janë pro ndryshimit.

Edi Rama erdhi në pushtet me Partinë e tij Socialiste (PS) në vitin 2013. Në atë kohë, kishte pritje të mëdha nga qytetarët dhe publiku ndërkombëtar nga ardhja e tij në pushtet.

Pas fitores së Ramës në zgjedhjet në zgjedhjet e 2013, renditja e Shqipërisë për sa i përket pastrimit të parave është përkeqësuar ndjeshëm. Sipas indeksit AML të Institutit të Bazelit[4], vendi është ndër më të rrezikuarit në kontinentin Evropian. Në mënyrë të ngjashme, iniciativa e Këshillit të Evropës Moneyval zbuloi se masat e qeverisë shqiptare për të luftuar pastrimin e parave ishin joefektive dhe se duheshin bërë përpjekje të reja shtesë. Vendi u vendos gjithashtu nën mbikëqyrjen e Task Forcës së Veprimit Financiar të OECD në Mars 2020 si jo-në përputhje me LPP dhe financimin e terrorizmit[5], si një juridiksion me mangësi strategjike.

Sipas një analize të plotë të Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional[6] të botuar në Gusht 2020, më shumë se 1.6 miliardë euro u investuan në sektorin e ndërtimit vetëm në Tiranë në 2017-2019 dhe burimi është pastrimi i parave. Për më tepër, studimi tregoi se në të njëjtën periudhë, rezervat valutore të vendit u rritën me 3.2 miliardë euro, nga 6.7 në 9.9 miliardë euro. Sidoqoftë, statistikat zyrtare të biznesit nuk arrijnë të regjistrojnë burimin e një rritjeje të tillë të konsiderueshme. Ata gjetën një rritje ligjore prej vetëm 52 milion euro në 2018, një shifër e ngjashme për 2019. Si rezultat, është e vështirë të mos bësh një lidhje midis këtyre numrave të lartë dhe rritjes alarmante të fundit të prodhimit të kanabisit në vend për shkak të elitës sunduese socialiste të kriminalizuar. Është për tu habitur që ky “laissez-faire financiar” për sa i përket praktikës së pastrimit të parave është zbatuar gjithashtu edhe në sferën publike.

Iniciativa të shumta ekonomike janë vënë nën vëzhgimin ndërkombëtar dhe vëzhgimin intensiv të opozitës lokale në vitet e fundit nga frika e korrupsionit të madh dhe pastrimit të parave. Krijimi i një agjencie të posaçme publike të investimeve, e cila do të menaxhonte investime strategjike miliona dollarëshe, është refuzuar dhe kritikuar shumë nga FMN dhe Banka Botërore për kornizën e saj të paqartë ligjore në trajtimin e padrejtë të pronës private dhe publike. Në mënyrë të ngjashme, Komisioni shpejt dhe ashpër hodhi poshtë një propozim për një amnisti fiskale miliona dollarëshe, pasi ajo do të inkurajonte fitimet kriminale për të hyrë në ekonominë reale ndërsa transformonte vendin në një qendër rajonale të pastrimit të parave. Por nëse këto dy iniciativa dështuan, të tjerat patën sukses, siç është projekti i Partneritetit Publiko-Privat (PPP) i Ramës, i cili rezultoi në një rritje të dyfishtë të borxhit publik, nga 63% në 2013, në 95.7% në mes të vitit 2020. Pandemia Covid-19 ka rritur borxhin publik, i cili tani qëndron në mbi 100%.

Sipas Eurostat, Shqipëria arriti raportin më të lartë PPP-PBB në BE, me një ndryshim të qartë nga pjesa tjetër e Evropës. Ekonomistët në të dy anët e spektrit politik duket se pajtohen se partneritetet publike-private të Ramës paraqesin një kërcënim serioz për stabilitetin financiar të vendit dhe kontratat e shumta janë shembuj flagrantë të abuzimit, korrupsionit dhe pastrimit të parave. Partneritet publik-privat është autostrada Milot-Balldre, e cila do të kushtojë 256 milion euro, dyfishi i normave standarde të Bankës Botërore. Ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar, përmes PPP, bazohet në një ligj antikushtetues, i cili para-përzgjodhi kompaninë përfituese me synimin për të fshehur një projekt privat të pasurive të patundshme me vlerë 120 milion euro. PPP për djegien e mbetjeve do të kushtojë 430 milion euro, por kompanitë përfituese janë jashtë vendit dhe janë në pronësi të grave të reja 23-vjeçare, të panjohura për komunitetin e biznesit, pa përvojë / kapital. Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe opozitës besojnë se partneritetet publiko-private janë një model i qeverisë së Ramës jo vetëm për qëllime korrupsioni, por edhe për pastrim parash. Heshtja e medias, blerja e votave, një shtet kriminal, korrupsioni në shkallë të gjerë … nëse Rama është me të vërtetë sundimtari më i ri autoritar në Ballkan, kjo duhet të rezultojë në mbikëqyrje dhe presion të madh ndërkombëtar.

Analistët besojnë se tetë vitet e fundit të qeverisjes së Edi Ramës dhe Partisë Socialiste janë vite të humbura për Shqipërinë, sepse shumica e programit politik të premtuar nuk është realizuar dhe Shqipëria nuk ka filluar negociatat me BE, gjë që tregon qartë se Shqipëria nuk ka të ardhme evropiane me Edi Ramën.

Politika antikosovare e Edi Ramës

Kryeministri aktual i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka përdorur retorika nacionaliste që synojnë krijimin e të ashtuquajturës “Shqipëri e Madhe”, e cila provokoi reagime brenda shqiptarëve dhe shqetësime të qeverive përreth , veçanërisht atyre vendeve ku jeton komuniteti etnik shqiptar. Entuziazmi fillestar u shua dhe Edi Rama është një simbol për “kanabizimin e Shqipërisë” dhe lulëzimin e krimit të organizuar dhe biznesit të drogës, ndërsa Kryeministri Rama tërheq vëmendjen e publikut për këto tema duke iu drejtuar nacionalizmit dhe retorikës nacionaliste.

Ne diskursin publik flet hapur për bashkimin me Kosovën. Shteti shqiptar deri më tani nuk ka pasur projektet e tij në shkallë të gjerë. Me sa duket, Edi Rama përdori frymën e Pan-Shqiptarizmit në përpjekjet e tij të fundit për të qëndruar në pushtet. Një retorikë e tillë dëmton interesat kombëtare shqiptare.

Rama po luan me deklaratat në lidhje me idenë e bashkimit me Kosovën, e cila rrezikon të sfidojë Serbinë dhe të rihapë kutinë e Pendores të nacionalizmave ballkanikë. Karta nacionaliste në të cilën luajti Rama pavarësisht nga pasojat në rajon është shumë e rrezikshme. Nëse ithtarët e një ideje për “Shqipërinë e Madhe” do të kishin duart e lira, sigurisht që mund të ketë kërkesa për një “Serbi të Madhe”, një “Bullgari të Madhe” dhe një “Kroaci të Madhe”, e cila mund të provokojë tensione dhe konflikte të reja rajonale që mund të jenë më të ashpra se luftërat e viteve 1990 në Ballkanin Perëndimor.

Washingtoni zyrtar ka paralajmëruar partitë politike dhe udhëheqësit “të përqendrohen në atë që është e rëndësishme, dhe kjo është integrimi euro-atlantik i Shqipërisë”. Shqipëria, si një anëtare e NATO-s, duhet të harrojë për projektet e mundshme të “shtetit të madh”, derisa Kosova e ka të shkruar në kushtetutën e saj se nuk mund të bashkohet me një vend tjetër.

Qeveria e re shqiptare, në vend që të merret me të ashtuquajturën “Shqipëria e Madhe” do të duhet të krijojë një mjedis më të mirë biznesi për investime në sektorin privat. Marrëdhëniet e shumta pronësore dhe juridike janë të pazgjidhura, zbatimi i ligjit është i dobët, krimi dhe korrupsioni janë të përhapura, dhe infrastruktura është e pazhvilluar në të gjithë vendin.

Analistët besojnë se Edi Rama në përgjithësi po e çon Shqipërinë në drejtim të gabuar, kryesisht për shkak të kushteve të dobëta ekonomike, të cilat pasqyrohen në papunësi të lartë, rritje të kostove të jetesës, paga dhe pensione të ulëta, të cilat nuk lejojnë një jetë të denjë për një njeri dinjitoz, si dhe pandemia Covid-19 që e thelloi më tej krizën dhe kushtet e jetesës.

Analistët besojnë se Kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti (LVV), është i vetmi udhëheqës i Kosovës që njohu politikën anti-kosovare të Edi Ramës dhe paralajmëroi publikisht për të, veçanërisht që veprimet politike të Ramës ndikuan në procesin e njohjes ndërkombëtare të shtetësisë së Kosovës.

Shqiptarët populli më i kriminalizuar në Evropë?

Duke përdorur paratë, rrjetet dhe lidhjet e tyre politike të vendosura nga tregtia e kanabisit, organizatat kriminale shqiptare u modernizua në tregtinë e heroinës dhe kokainës. Shqipëria tani “shërben si një tranzit kryesor për shpërndarjen e heroinës në të gjithë Evropën[7]” dhe një korridor kryesor tranziti për trafikun e kokainës.

Pastrimi i parave dhe depërtimi në ekonominë ligjore janë bërë aktiviteti kryesor i organizatave të krimit të organizuar. Në vitin 2017 dhe përsëri në vitin 2018, Departamenti i Shtetit e shpalli Shqipërinë një “shtet kryesor të pastrimit të parave”, duke vërejtur se prona e paligjshme pastrohet lehtësisht dhe vendi mbetet në rrezik të konsiderueshëm të pastrimit të parave për shkak të korrupsionit të përhapur dhe institucioneve të dobëta të shtetit[8]”. Këshilli i Evropës konfirmoi se “rreziqet e pastrimit të parave mbeten të larta” dhe se kërcënimet më të mëdha vijnë nga “fitimet kriminale nga trafiku i drogës, krimi në sektorin e doganave dhe taksave (p.sh. kontrabanda, evazioni fiskal etj) dhe korrupsioni[9]”. Disa pallate shumëkatëshe të mëdha, luksoz, kanë marrë leje dhe kanë filluar ndërtimin në Tiranë, kryeqyteti më i varfër i Evropës, duke treguar depërtimin e thellë të parave të paligjshme të narkotikëve në rrjedhat institucionale.

Sipas Departamentit të Shtetit të SH.B.A., “Shqipëria shërben si një bazë për operacionet rajonale të krimit të organizuar[10]”. Një zyrtar i BE tha se “Shqipëria nuk ishte më një terren shumimi. Ajo është bërë një qendër e investimeve, shpërndarjes dhe punësimit[11]”. Duke përdorur Shqipërinë si një bazë operacionale dhe një strehë të sigurt, grupet shqiptare të krimit të organizuar janë bërë një lojtar kryesor në trafikun evropian të drogës[12] dhe sipas Zoltán Nagy, kreu i Njësisë së Europolit dhe Drejtorisë së Operacioneve të Drogës dhe Krimit të Organizuar, ato janë midis katër grupeve kryesore të kontrollit të tregtisë evropiane të heroinës. Këto grupe besohet se kontrollojnë tregjet në disa vende të BE-së, të tilla si Britania e Madhe[13] dhe Holanda[14].

Shqipëria mbetet një vend i origjinës dhe tranzitit për trafikimin e qenieve njerëzore, pasi “qeveria shqiptare nuk plotëson plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit[15]”. Këshilli i Evropës gjithashtu ka shprehur shqetësimin se korniza aktuale e krijuar për të ndaluar trafikimin e qenieve njerëzore nuk është e mjaftueshme[16].

”Korrupsioni, veçanërisht në degën ekzekutive, është i përhapur dhe i kudondodhur” dhe “mbetet një problem serioz[17]”. Sipas indeksit të Transparencës Ndërkombëtare[18], Shqipëria është ndër vendet më të korruptuara në Evropë. Ekzistojnë gjithashtu prova të qarta të shtetit “të kapur” nga interesat private dhe kriminale.

Analistët besojnë se me aktivitetet e tyre kriminale, Edi Rama dhe disa udhëheqës politikë shqiptarë janë bërë sinonim i krimit ndërkombëtarisht, duke penalizuar kështu të gjithë popullin shqiptar, të cilin disa qarqe evropiane po përpiqen ta paraqesin si kombin më të kriminalizuar në Evropë për shkak të drejtuesve të tyre politikë.

Prandaj, zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë një shans për të zgjedhur udhëheqës të rinj politikë, të cilët nuk do të kenë hipotekë mbi krimin, dhe kështu që shqiptarët si popull të mos cilësohen padrejtësisht si njerëzit më të kriminalizuar në Evropë.

Qytetarë kundër mafies

Me rënien e regjimit komunist të Enver Hoxhës në vitin1991, forcat retrograde politike u mundën. Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës dhe Partisë së tij Socialiste (PS), e cila i ka rrënjët në ish-Partinë Komuniste të Shqipërisë, ato forca janë ringjallur, duke krijuar një regjim të ri të ngurtë.

Protestat masive, para fillimit të pandemisë Covid-19, në të cilën morën pjesë 200,000 qytetarë, janë një shenjë e qartë e mosbesimit ndaj Qeverisë së Edi Ramës, e cila vazhdimisht po humbet mbështetjen midis qytetarëve.

Në një situatë komplekse, opozita e udhëhequr nga Lulzim Basha, po sillet si shtetndërtuese, sepse Shqipëria është në radhë të parë dhe përfaqëson një shembull pozitiv të opozitës në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në mënyrë që të mbijetojë në pushtet, Rama do të përpiqet të transferojë krizën nga Shqipëria në rajon dhe zonën e gjerë evropiane. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, luajti një rol pozitiv në sigurimin e stabilitetit dhe paqes.

Shumë më serioze janë rastet e korrupsionit sistemik në të cilat institucionet qeveritare abuzojnë duke pasuruar grupe dhe individë të ngushtë. Për më tepër, në vitet e fundit, madje janë siguruar parakushte ligjore, të cilat shërbejnë për të legalizuar korrupsionin brenda sistemit.

Analistët besojnë se qytetarët treguan pjekuri politike në demonstratat masive, duke kundërshtuar paqësisht dhe me dinjitet kundër regjimit të urryer të Edi Ramës, i cili u përpoq të mbyste çdo formë të mosbindjes civile dhe të drejtën për protesta civile. Janë qytetarët e Shqipërisë ata që janë faktori kryesor, të cilët kundërshtuan mafien, të simbolizuar nga Edi Rama, dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare përfaqësojnë një mundësi që qytetarët e Shqipërisë të merren përgjithmonë me mafien dhe të sigurojnë një të ardhme më të mirë për veten e tyre.

Vala e ndryshimeve politike po vjen në Shqipëri

Pas ndryshimeve demokratike në Maqedoninë Veriore, humbjen e Milo Gjukanoviç dhe Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në Mal të Zi, humbjen e regjimit të Hashim Thaçit (PDK) në Kosovë, humbjen e regjimit të Bojko Borisov (Gerb) në Bullgari, një valë e ndryshimit politik po vjen në Shqipëri. Sondazhet e opinioneve tregojnë një disponim të shumicës, se qytetarët shqiptarë janë kundër politikes ekzistuese.

Analistët pyesin pse Shqipëria është vendi më i varfër në Evropë dhe ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim dhe prosperitet? Përgjigja qëndron në elitat e papërgjegjshme politike, të cilat nuk kanë arritur të arrijnë një konsensus shoqëror universal pa të cilin asnjë vend nuk mund të përparojë. Është e rëndësishme për qeverinë e re të normalizojë skenën politike dhe të relaksoi marrëdhëniet brenda shtetit dhe të arrijë një konsensus të përgjithshëm mbi interesat kryesore strategjike kombëtare dhe kështu të sigurojë një mbështetje të unifikuar midis qytetarëve për përparimin e përgjithshëm dhe zhvillimin e ardhshëm të shtetit dhe shoqërisë.

Ljubljana / Tiranë / Bruksel / Washington, 15 prill 2021/ ifimes/

Ambasadori i BE: Më 25 prill shqiptarët të votojnë të mirën e përbashkët

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka mbështetur deklaratën e bërë nga Ipeshkvët katolikë në lidhje me votimet në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një postim në Tëitter, Soreca shkruan se BE shpreson që më 25 prill të gjithë do të votojnë duke mbajtur në mendje të mirën e përbashkët.

“Ne shpresojmë që më 25 prill të gjithë do të ushtrojnë të drejtën dhe detyrën e tyre për të votuar duke mbajtur në mend të mirën e përbashkët, që është gjithashtu qëllimi i çdo aktiviteti politik”, shkruan Soreka.

Basha në njësinë 9 në Tiranë: Projekti i bukur i Bulevardit të Ri do të zhvillohet ashtu siç ishte planifikuar

• Basha në njësinë 9: Ndryshimi vjen duke larguar Edi Ramën. Ndryshimi vjen duke votuar numrin 9. Vota për numrin 9-të me 25 prill, vota për aleancën për ndryshim është garancia e vetme për ndryshimin.

• “Dera e shumicës dërrmuese të shqiptarëve është e mbyllur, kot jargavitet tek dera e Partisë Demokratike”. Basha i përgjigjet Ramës: Nuk mund të ketë kurrë, kurrë, bashkëqeverisje me Edi Ramën!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është pritur me entuziazëm nga banorët e njësisë 9 në Tiranë. Në fjalën e tij para të pranishmëve, kreu i opozitës shprehu zotimin se projekti i Bulevardit të Ri do të përfundojë ashtu siç ishte planifikuar kur ishte në Bashki. Duke i falënderuar për mbështetjen masive që po i japin ndryshimit, Basha përsëriti se jargavitja e Ramës për bashkëqeverisje nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë, pasi ndryshimi vjen vetëm me largimin e tij.

Lulzim Basha: Mirё se iu gjej vëllezër dhe motra. Mirё se iu gjej zonja dhe zotërinj. Mirё se iu gjej tё rinj he tё reja. Vogëlush. Faleminderit ju pёr mikpritjen. Ky ёshtё vendi pёr t’iu thёnё jo vetёm ju banorëve tё kësaj zone, jo vetёm qytetarëve tё Tiranës por tё gjithё shqiptarëve. Ju e dini, 8 vite nuk kanё bёrё asgjë. Edhe ky projekt ёshtё njё projekt qё ne e hartuam bashkё me partnerët tanё nё njё konkurs ndërkombëtar e financuam, nisëm ndërtimin dhe e bllokuan. E mbani mend apo jo? E bllokuan e tjetërsuan dhe tani po përpiqen qё tё grabisin trojet pёr përfitimet e tyre. Por ne nuk do ta lejojmë. Ky projekt i bukur do të zhvillohet ashtu siç ishte planifikuar, me gjelbërim dhe parqe, me zhvillime për ju dhe fëmijët tuaj dhe duke respektuar pronën e gjithsecilit.

Këtu është vendi për të thënë, 8 vite me radhë, asgjë për njerëzit, asgjë nuk bënë për ju, asgjë për qytetarët e Tiranës. Vetëm grabitje, vetëm korrupsion, vetëm tjetërsim pronash për të mbushur xhepat e klientëve. Ndaj, 8 vite dështim dalin e mjaftojnë apo jo? 8 vite dështim dhe po ju troket prapë në derë. Thotë më hapni derën. A do ja hapni derën? Dera e shumicës dërrmuese të shqiptarëve është e mbyllur, ndaj, kot jargavitet tek dera e Partisë Demokratike, se nuk ka e nuk mund të ketë kurrë, kurrë bashkëqeverisje me Edi Ramën. Tani ka vetëm një dhe një vullnet, ndryshim, Shqipëria do ndryshim, shqiptarët duan ndryshim. Ndryshimi vjen duke larguar Edi Ramën.

Ndryshimi vjen duke votuar numrin 9. Vota për numrin 9-të me 25 prill, vota për aleancën për ndryshim është garancia e vetme për ndryshimin. Është garancia për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Mos harroni 25 prilli nuk bëhet për partitë, 25 prilli bëhet për qytetarët! Me 25 prill, ju keni në dorë veten tuaj dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj! Mos i lini në baltë, mos i lini të largohen! Jepini mundësinë për arsim dinjitoz, jepini mundësinë t’ju krijojnë vende pune këtu, që të mos ju largohen nga shtëpitë tuaja dhe ju të rinj, jepuni mundësinë prindërve tuaj ta ngrenë kokën dhe jepini mundësinë t’ju rrisim pensionet! Të tjerat janë broçkulla si ato që aktrojnë me shumicë këto tetë vite por asgjë nuk është bërë realitet për ju, qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, ndaj mos harroni, e vetmja mënyrë për ndryshim, me 25 prill, të gjithë në kutitë e votimit, votoni numrin 9!

Shqipëria fiton!

Basha i prerë: Nuk do të ketë kurrë bashkëqeverisje me Edi Ramën!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Njësinë 11 në Tiranë u shpreh se, nuk do të ketë kurrë bashkëqeverisje me Edi Ramën. Ndryshimi vjen duke larguar Ramën e duke votuar numrin 9.

Basha ka përsëritur edhe një herë para qytetarëve se nëse vjen në pushtet dhe nëse nuk i bën realitet premtimet e bëra, nuk do të dalë më para qytetarëve për t’u kërkuar votën.

Basha më pas ka premtuar se brenda dy vitesh, qeveria e tij do të mbyllë procesin e legalizimeve.

Madje u ka kërkuar falje qytetarëve që ky proces nuk është mbyllur më parë.

Ndër të tjera Basha përsëriti se kurrë nuk do të ketë bashkëqeverisje me Ramën, pasi ndryshimi vjen duke e larguar.

“Ta largojmë Edi Ramën dhe të sjellim ndryshimin. Zotimet tona, do bëjmë gjithçka për t’i bërë realitet. Nëse këto masa pas 4 vitesh nuk kanë arritur unë nuk vij t’ju kërkoj prapë votën. Po nuk e bëra mos dil më para qytetarit. Mos prisni katër vjet të tjera. Ne i bëmë detyrat keni ju detyrë .

Ju përsëris ndjesën që se përmbyllëm ne procesin e legalizimit. Brenda dy viteve do mbyllim këtë proces. Do të marrim përsipër zgjidhjen e situatës. Dy vitet e ardhshme do të jenë përmbyllja e këtij procesi. Si ti ka dhe 200 e ca 300 mijë banesa të pa legalizuara. Mos harroni që ai tjetri i nxori te bulevardi i ri familjet në 3 të mëngjesit me gaz lotsjellës, brenda kishte dhe fëmijë 3 e 5 vjeç. Këtë mos e harroni”, tha Basha.

I ndërpritet energjia gjatë fjalimit në “Don Bosko”, Basha: Dritat i kanë hequr ata që lanë vendin në errësirë për 8 vite

Gjatë një takimi me qytetarë në “Don Bosko” në Tiranë, kreut të Partisë Demokratike iu desh të fliste pa mikrofon për shkak se iu ndërpre energjia elektrike.

Basha tha se, në zonë mungonte energjia, duke theksuar se, dritat i kanë hequr ata që lanë vendin në errësirë për 8 vite.

Siç e shihni jam pa mikrofon. Më thonë se kanë hequr dritat. Ata mund të heqin energjinë, siç kanë lënë në errësirë 8 vite Shqipërinë, edhe për 5 apo 6 ditë të tjera. Por, për 10 ditë energjia për ndryshim do ndezë dritën e shpresës në zemrat e të gjithë shqiptarëve. Zoti ju bekoftë ju! Zoti e bekoftë të gjithë Shqipërinë”, tha Basha.

Basha në Laprakë: Brenda 2 viteve mbyllim procesin e legalizimit! Votoni numrin 9 për ndryshim!

• Basha në Laprakë: Më 25 prill energjia për ndryshim do të ndez dritën e shpresës në zemrat e gjithë shqiptarëve

• Basha: Votoni numrin 9 për ndryshim! Për të sjellë një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj, votoni masivisht më 25 prill për Partinë Demokratike!

• Basha në njësinë 11 në Tiranë: Brenda 2 viteve mbyllim procesin e legalizimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në turin e takimeve me qytetarë në qytetin e Tiranës, është ndalur dhe në njësinë 11. Gjatë ecjes me qytetarët dhe simpatizantët e shumtë, ai është ndalur nga një i ri i cili edhe pse ka studiuar jashtë, kthimi në Shqipëri e ka zhgënjyer për shkak të papunësisë dhe humbjes së shpresës për të ardhmen.

Mariglen: Kam studiuar në Holland dhe jam kthyer në Shqipëri. Doja më shumë të ngrija një shqetësim të vogël qëlloj shumë mirë që u rastisëm. doja të pyesja. Në momentin që vendosa të kthehesha prapë mbrapsht gati të gjithë shokët e mi më thoshin po t’i çne?

Lulzim Basha: Që i kishe këtu apo ata atje.

Mariglen: Dhe këta këtu dhe ata atje më thoni a je mirë nga trutë e kokës që do të kthehesh.

Lulzim Basha: Si e ke emrin?

Mariglen: Mariglen. E kam shqetësim dhe shqetësim shumë të madh sepse dua ta eleminojë këtë dhe doja të bëja një pyetje shumë të thjeshtë. Besoj se është një shqetësim që nuk e kanë ngritur më parë. Për të gjithë këta studentë të huaj që kanë arritur të arsimohen jashtë dhe besoj që sjellin jo vetëm atë anën profesionale më të mirë duke krahasuar dhe shkollat. Universitete që po zhvillohen në Shqipëri le të themi që nuk janë nga më të mirat. Doja të dija plani i Partisë Demokratike pas 25 prillit do bëhet diçka për ta bërë pak më tërheqëse Shqipërinë për ta sepse jo thjeshtë vlerat profesionale që do sjellin po thjeshtë ajo ideja e intelektit të huaj duke parë dhe vendet jashtë?

Basha tha se vota për numrin 9 më 25 prill shkon për taksa të ulëta, do klimë miqësore për biznesin, do siguri për investitorët e huaj dhe kthimin e shpresës tek rinia shqiptare.

Lulzim Basha: E para e punës sot kemi mbi 30 mijë studentë që studiojnë jashtë. Për fat të keq, të dhënat e fundit tregojnë se 96% e tyre nuk duan të kthehen në Shqipëri. Unë i përkas një grupi mund të kemi qenë jo më shumë se 100, në vitin 1993 që jemi larguar për studime jashtë vendit. Dhe gjatë kohës së studimeve por edhe pas studimeve më thonin të njëjtën gjë, madje edhe kur jam kthyer. A je në rregull nga trutë e kokës? Dhe përgjigja ime, ka qenë atëherë, është dhe sot. Jemi më të fortë, më rezistent, vullnet më të fortë dhe padiskutim kemi të paktën të njëjtin intelekt, të mos themi diçka tjetër. Të mos dukemi si racistë dhe paragjykues. Atëherë, e vendosëm që jemi njësoj si ata ose më të mirë se ata? E para kjo.

E dyta, ata pse qëndrojnë në vendin e tyre dhe kanë shanset për tu punësuar për një jetë më të mirë? Sepse i jepet mundësia, ndërsa juve nuk ju është dhënë mundësia. Këto 8 vite në veçanti edhe ato pak mundësi që ishin, u shkatërruan. Që të kesh mundësi do të thotë të kesh ekonomi dhe plani, për të ardhur te pyetja jote direkt tani. Plani ynë është që ekonomia shqiptare të futet në një cikël rritje. Kjo nuk ndodh as me urdhrin e peshkut, as me përralla nga mëngjesi deri në darkë, 8 vite me radhë, kur ndërkohë ka bërë të kundërtën. Kjo ndodh me masa konkrete. Çfarë do ekonomia që të rritet? Do taksa të ulëta, do klimë miqësore për biznesin, do siguri për investitorët e huaj. Do, pra, stimuaj të cilët mund t’i japi vetëm një qeveri që është e interesuar që ekonomia të funksionojë për të gjithë.

Sot, ke një ekonomi që funksionon për një grusht njerëzish, që ju i quani oligarkë. Nesër, me 25 prill, vota juaj shkon për këtë plan. Ky plan mundëson që njësoj si në vendet e Bashkimit Europian, ku shkojnë apo ku do që të shkojë rinia, pra, të cilat nuk do të kthehet më. Madje, ta fillojmë hapin e parë si vendet e rajonit, të garantojmë investime, punësim dhe paga dinjitoze për rininë shqiptare. Kjo është esenca e planit tonë, si do të bëhet e mundur. Në qoftë se në Maqedoninë e Veriut që ka shumë më pak seç kemi ne, jo vetëm popullsi dhe jo vetëm mungesën e detit por dhe shumë aspekte të tjera që mos të zgjate. Në qoftë se ata ja dalin të thithin investime të huaja dhe të punësojnë të rinj në teknologjinë e informacionit, në industrinë automatike, në turizëm.

Në qoftë se ata ja dalin të marrin dhjetë herë më shumë investime gjermane, bashkë kemi qenë në Berlin kur na thanë 3 miliardë euro tha kemi investuar në Maqedoninë e Veriut, 300 milionë euron në Shqipëri, pse? Sepse këtu për tetë vite me radhë gjithçka ka mbetur në vendnumëro ndaj rruga e vetme për të ndryshuar është ta largojmë Edi Ramën, të sjellim ndryshimin duke votuar numrin 9, votën për programin tonë. Të jesh i bindur që zotimet tona ne do të bëjmë gjithçka t’i kthejmë në realitet dhe në çdo rast po të jap garanci meqë e njeh kulturën holandeze.

Po të jap edhe këtë garanci, unë kam bërë një zotim publik, nëse angazhimet e plani tim, planit tonë, nuk përmbushen brenda katër viteve unë nuk vij përsëri të kërkoj votën kur ti të jesh, sa vjeç do të jetë pas katër vitesh? Në qoftë se pas katër vitesh në Shqipëri këto masa nuk kanë sjellë rezultatin 110 mijë vende pune të paktën, rritjen e pagave me pagën minimale 300 euro në vitin e parë dhe 400 euro në fund të mandatit e të gjitha aspektet e tjera të planit tonë ekonomik, unë nuk vij t’ju kërkoj përsëri votën sepse ti e di që kjo është kultura evropiane, kjo është kultura Hollandeze, vjen, kërkon votën, nuk e bëre, mos dil më përpara qytetarëve. 25 prill është data

Qytetarja: Numrin 9.

Kreun e opozitës e ndali edhe një qytetar i cili i shprehu shqetësimin për legalizimet. Ai mori garancinë e Bashës se pas 25 prill, qeveria e ardhshme do të përfundoj procesin e legalizimit brenda 2 viteve të para të qeverisjes.

Arkir: Mund t’ju bëj një pyetje?

Lulzim Basha: Patjetër.

Arkir: Unë jam banor i njësisë 11. Doja të ngre një shqetësim, është një shqetësim që i përket shumicës që janë këtu, por edhe shumicës tjetër që janë në shtëpi. Është çështje e legalizimit, specifikisht tek zona ime përket legalizimi nga dy ligje që janë ndryshuar në vitin 2014 nga legalizim në urbanizim, në urbanizim legalizim. Gjë e cila përjashton nga legalizimi shumë subjekte dhe banesa. Një urdhër tjetër që kanë nxjerrë bashkia Tiranë është 40 metër nga aksi i shinave është nuk legalizohet asnjë ndërtim. Dhe kjo përjashton shumë popullsi dhe shumë banesa të asaj zone . Ky është një shqetësim që e ngre unë, shfrytëzova rastin që ju gjeta juve këtu, por…

Lulzim Basha: Dua të përsëris Edhe njëherë se u bënë tetë vite që e them, po ta përsëris ndjesën që nuk e përmbyllëm ne procesin e legalizimeve. Së dyti, dua të them që me planin tonë ne do t’i japim fund procesit brenda dy viteve dhe do të marrim përsipër të gjitha përgjegjësitë që ju premtuam shqiptarëve me ligjin fillestar të legalizimeve. Edhe ju edhe pronarëve të tokës të cilët do të marrin shpërblimin nga shteti për pronat mbi të cilat është ndërtuar në ato raste që nuk i kanë shitur por që janë zënë pronat. Dy vitet e ardhshme do të jenë përmbyllja e këtij procesi. Si ti ka të paktën 250 apo 300 mijë objekte akoma të palegalizuara. Tetë vite ka qenë në pushtet Ky që firmosi në qendër të Kamzës se do kishte legalizime falas dhe që po të çohej Enver Hoxha nga varri nuk do iu a prishur shtepinë dhe e mbani mend që pak metra që këtej, tek Bulevardi i Ri i nxori me gaz lotsjellës në 6 të mëngjesit, fëmijët 5 vjeçar nga shtëpia. Këtë se harroni, mos e harroni me 25 prill bashkohuni për ndryshimin, votoni numrin…

Qytetari: Numrin 9.

Në fjalën përshëndetëse, Basha foli para qytetarëve pa mikrofon për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Për këtë, Basha tha se për 8 vite e kanë lënë Shqipërinë në errësirë dhe kjo errësirë do marrë fund më 25 prill me energjinë për ndryshim të të gjithë shqiptarëve.

Lulzim Basha: Dua t’ju falënderoj për pritjen në zonën e Don Boskos, siç e shikoni, nuk ka mikrofon, më thonë që nuk ka drita më thonë. Kanë hequr energjinë. Ata mund të heqin energjinë, siç e kanë lënë në errësirë 8 vite Shqipërinë. Por për 10 ditë energjia për ndryshim do të ndez dritën e shpresës në zemrat e gjithë shqiptarëve. Zoti ju bekoftë ju! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Më 25 prill numrin 9! Bashkë për ndryshim!

Shqipëria fiton!