15.5 C
Tirana
E shtunë, 7 Qershor, 2025

Fermerët në Kallmet Lezhë: Jemi të harruar, jetojmë me subvencionet e kohës së Berishës

Kandidatja për deputete, Lindita Metaliaj është takuar me fermerët në Kallmet të Lezhës. Fermerët janë shprehur se janë harruar nga qeveria. “Jemi të harruar, jetojmë me subvencionet e kohës së Berishës”, tha një nga fermerët.

Lindita Metaliaj u ka bërë thirrje fermerëve të votojnë për ndryshimin më 25 prill. “Përgjigja e vetme për braktisjen nga qeveria Rama është vota për ndryshimin. Në 25 Prill, keni në dorë të ardhmen tuaj!”, tha Metaliaj.

Basha me zv.Presidentin e Komisionit Europian: Brenda 100 ditëve të para hapim negociatat për anëtarësim në BE

• Basha me zv.Presidetin e KE: Brenda 100 ditëve nisim negociatat. Schinas: Jini krenar për rolin që luajtët për liberalizimin e vizave. Vlerëson normalizimin e gjuhës politike dhe fokusin tek integrimi.

• “Mos jini shumë modest për rolin tuaj në liberalizimin e vizave”. Zv. Presidenti i KE, Schinas bisedë me Bashën. Basha: Kthej normalitetin në kulturën tonë politike.

• Zv. Presidenti i KE, Margaritis Schinas bisedon me Bashën: Negociatat pas zgjedhjeve. Keni shumë arsye për t’u krenuar për rolin në liberalizimin e vizave. Basha: Zgjedhjet duhet të jenë të lira.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bisedë online më zv.Presidentin e Komisionit Europian, njëkohësisht Komisioner për Mënyrën Europiane të jetesës, z. Margaritis Schinas. Biseda është përqendruar në shkëmbimin e pikëpamjeve mbi të ardhmen e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, përpjekjeve që duhet të bëjë vendi për t’u anëtarësuar në Union dhe vizionin e kryeopozitarit mbi këtë proces.
Lideri i opozitës Basha ka theksuar se “pa integrimin europian të Shqipërisë nuk do të jemi në gjendje të sigurojmë standardet e jetesës” sdhe vlerësoi se arritjet kryesore për Shqipërinë janë shënuar në duke punuar së bashku me partnerët. Ai u shpreh i bindur se ai dhe ekipi i tij janë në gjendje ta realizojnë anëtarësimin e plotë të vendit në Bashkimin Europian.

Për kryedemokratin, integrim në BE do të thotë ndihmë për ekonominë që të dalë nga kriza, rritje pagash dhe investime publike. Prandaj, Basha u angazhua që “brenda 100 ditëve të para të qeverisë sime ta bëjmë të mundur hapjen e negociatave.”

Temë e bisedës ishte edhe pandemia dhe çështja e vaksinimit. Basha e konsideroi përparësi kryesore transparencën dhe bashkëpunimin me BE për të sjellë në Shqipëri vaksina të çertifikuara nga unioni.

Për Bashën, Shqipërinë e pret një e ardhme e ndritur. Të rinjtë shqiptarë do të trajnohen në teknologji dhe profesione të tjera që të sigurojnë paga të larta nga investimet europiane që do të vijnë dhe do të hapin vende të reja pune të mirëpaguara. Ai u shpreh se Shqipëria ka “nevojë për ndihmën tuaj, kemi nevojë për udhëzimin tuaj dhe unë mund t’ju siguroj që kemi ekipin më të mirë së bashku, kemi një projekt dhe vizion shumë të qartë.” 8 vitet në vendnumëro, nënvizoi Basha, e kanë lënë Shqipërinë pas çdo vendi në rajon, prandaj nuk duhet të humbasim më shumë kohë.

Komisioneri Schinas u shpreh i kënaqur me entuziazmin dhe përkushtimin e z. Basha ndaj Europës. Ai e vlerësoi si krejtësisht të mundur hapjen e negociatave pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe e nxiti z. Basha që të çojë përpara mesazhin e ringjalljes ekonomike. Schinas vlerësoi veçanërisht rolin e z. Basha në arritjet e mëparshme të vendit në fushën e integrimit europian. “Ju personalisht si ish-Ministër i Brendshëm, keni shumë arsye për t’u krenuar me atë që është bërë tashmë dhe natyrisht ky liberalizim i vizave nuk është një gjë e lehtë dhe nuk ishte e sigurtë. Ju e dini sa komplekse ishte dhe këshilla ime është të mos tregoheni shumë modestë në lidhje me të. Kjo është diçka që ju, si udhëheqës dhe si individ, duhet ta tregoni më shumë, si diçka në politikë që ka ndryshuar gjërat për mirë.”

Zv.Presidenti Schinas e falënderoi z. Basha për angazhimin e tij në Europë dhe u shpreh se ky është ligjërimi në Europë: një domosdoshmëri për një lloj normalizimi i politikës dhe nxitje e njerëzve që të shohin se mund të ecet përpara.

Nga ana e tij kryetari Basha nënvizoi angazhimin e tij për të kthyer normalitetin në kulturën politike shqiptare. Këto zgjedhje – u shpreh ai – kanë të bëjnë më njerëzit, të ardhmen e tyre. Prandaj është e domosdoshme që të shkojmë tek njerëzit me propozime realiste, tha Basha.

“Ne propozojme një taksë të sheshtë prej 9%, barazinë para ligjit ku të gjithë trajtohen njësoj dhe jo ku një pjesë e njerëzve po gllabërojnë buxhetin, pronat , pasuritë publike të vendit dhe të gjithë të tjerët vuajnë. Këto zgjedhje kanë të bëjnë me ecjen përpara drejt të ardhmes në BE ose për të vazhduar qëndrimin në vendnumëro si ne keto tetë vjet. Këto zgjedhje nuk jane një luftë personale midis meje dhe kundërshtarit tim. Por ato duhet të jenë të lira dhe të ndershëm siç kanë nënvizuar dhe vazhdojne të nënvizojnë çdo ditë komisioni dhe këshilli dhe partnerët tanë strategjikë të SHBA”, përfundoi Basha.

 

Basha i pëgjigjet Ramës: Koha jote ka mbaruar, s’ke vend në qeveri

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shkruan në një mesazh në “Twitter” se nëse fiton zgjedhjet më 25 prill, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë pjesë e qeverisjes së tij.

Basha thekson prerë se më 25 prill shqiptarët do të votojnë Partinë Demokratike për të larguar Edi Ramën.

“Në 25 prill shqiptarët do votojnë numrin 9 për ta larguar Ramën dhe ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë. Koha e tij ka mbaruar. Ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do fitojë”, shkruan Basha.

Kërcet armanë Berat, plagoset një punonjës policie

Një punonjës policie dyshohet të jetë plasosur me armë zjarri në Berat mbrëmjen e sotme, pas një sherri në një lokal.

Mësohet se polici është plagosur pas një konflikt të çastit që ka degjeneruar në përdorimin e armëve. Ai është Elton Boduri, 24 vjeç.

Sipas të dhënave të para, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Donika Kastrioti”. Në sallën operative është lajmëruar për një konflikt midis dy komshinjve. Menjëherë në vendngjarje është nisur një patrullë me katër efektivë të policisë.

Me të mbërritur në vendngjarje, njëri nga personat e përfshirë në konflikt është përleshur me policët. Gjatë këtij momenti është dëgjuar edhe një krismë armë, por pa u specifikuar se nga ka ardhur kjo krismë. Në vendngjarje aktualisht ndodhen forca të shumta policie.

Basha poston videon: Ju jeni njerëz të lirë. Ky është vendi juaj. Nuk u pëlqejnë ata që ju udhëheqin? Ngrihuni!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar një vide me një mesazh për zgjedhjet e 25 prillit ku thekson se, i pari është qytetari.

“Ju jeni njerëz të lirë. Ky është vendi juaj. Vetëm ju do të vendosni për fatet e tij. Vetëm ju do të sillni ndryshimin. Votoni 9 dhe sillni ndryshimin!”, thekson Basha.

Teksti i zbardhur

A e dini cili është i pari?

A e di cili merr vendime për ty?

Jo ky. As ky dhe as ky.

Je ti!

Ti je ai që vendos për të ardhmen e këtij vendi.

Je drejtuar nga qeveritarë arrogantë dhe përçarës, që të kanë bërë të besosh se nuk ka më shpresë.

Por i pari je ti.

Nuk të pëlqejnë ata që të udhëheqin?

NGRIHU

DHE

NDËRROJI

Mos hiq dorë nga Shqipëria.
Ndryshoje Shqipërinë

Vukaj zbërthen strukturën e krimit zgjedhor me përdorimin e të dhënave personale nga PS, kërkon seancë urgjente

Anëtarja e Komisionit rregullator, Helga Vukaj, gjatë seancës në KQZ, ka ngritur shqetësimin duke zbërthyer strukturën e krimit zgjedhor që po ndodh me përdorimin e të dhënave personale nga ana e Partisë Socialiste.

‘Si qytetare e këtij vendi , si banuese e kryeqytetit, si anëtare e Komisionit rregullator, dua të them se puna jonë është thuajse e denigruar apo e përcudnuar. Do ju tregoj një dokument që po qarkullon mediatikisht dhe kjo është e dhimbshme ku unë Hega Vukaj me nr rendor , me nr identitetit me të dhëna të tjera persona, më del qartë atësia , nr tel , kë kam patronazhist’, shprehet Vukaj.

Gjithashtu Vukaj ka kërkuar seancë dëgjimore urgjente me drejtorin te DPGJC, drejtuesen e e-albania, e cila mban përgjegjësi, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale , të raportojë urgjent se çfarë bëhet, si dhe Avokates së Popullit se çfarë ka evidentuuar deri tani.

Fjala e Vukajt në KQZ

Fenomeni jo vetëm është kriminal por dhe tejet i rrezikshëm dhe në thelb ky fenomen po tenton të japë efektet e minimimit të procesit zgjedhor, ndoshta ditën e zgjedhjeve ndoshta i ka dhënë apo pas ditës së zgjedhjeve.

Si qytetare e këtij vendi , si banuese e kryeqytetit, si anëtare e Komisionit rregullator, dua të them se puna jonë është thuajse e denigruar apo e përcudnuar.

Do ju tregoj një dokument që po qarkullon mediatikisht dhe kjo është e dhimbshme ku unë Hega Vukaj me nr rendor , me nr identitetit me të dhëna të tjera persona, më del qartë atësia, nr tel, kë kam patronazhist.

Patronazhisti im më kujton diktaturën kur të parët e mi përndiqeshin nga fuksi I lagjes, me një qëllim të caktuar politik. Mos vallë jemi kthyer në vitin 1990, kjo është e tmerrshme, nëse vërtetë po ndodh dhe sic rezulton po ndodh, ku Rezart Fetollari mua më përndiqka. Por ky person nuk e bën këtë i vetëm sepse ky person të dhënat e mia i ka siguruar në bashkëpunim me mekanizmat institucionale ndërveprues në këtë krim zgjedhor. E dhëna ime si ID administrohet nga Drejtortia e Përgjithëshme e Gjendjes Civile, më bën të mendoj që bashkëpunëtor i parë ëhstë DPGJC, se ku unë jam e punësuar më bën të mendoj se drejtoria e tatimeve dhe sigurimeve shoqërore qenkerka institucioni tjetër bashkëveprues në këtë krim zgjedhor, nr im i telefonit më bën të mendoj që kompania private më paska ekspozuar të dhënat të mia. Por kjo situatë më bën të mendoj që kontigjente kibernetike mund të të më sulmojnë në cdo kohë. Atëherë ku qendron garancia në aspektin zgjedhor? Zero të nderuar. Çfarë është bërë deri tani nga organet të cilat kanë dijeni, sepse zien kjo çështje, janë të prekur gazetarët të cilët ndihen të cënuar dhe të dhunuar.

Më lind natyrshëm pyetja, cfarë është bërë me këtë cështje, ku janë organet përgjegjëse ligjzbatuese ku janë deri tani???

Dua zoti Sekretar i Përgjithshëm , ti adresohesh për prezencë këtu në këtë sallë drejtorit të DPGJC, drejtueses së e-albania, e cila mban përgjegjësi, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale , të na raportojë urgjent se cfarë bëhet, Avokates së Popullit se cfarë ka evidentuuar deri tani me impaktin? Impakti është edhe post zgjedhor sepse në atë listë është bërë një ndasi se kush voton PS, PD apo LSI, dhe në varësi të zgjedhjeve kush nuk ka votuar PS mbetet kontigjent i sulmuar. Duhet ti adrersojmë shkresë edhe SPAKm duhet të kishte reaguar deri tani pasi nuk është cështje që kërkon hetim të thelluar. Të gjitha këto janë kriminale . për këto duhet të jetë përgjigje paara datës 25. Pas datës 25 nuk kanë asnjë efekt , spostimet kujt I përket kopetenca sic ndodhi me dosjen 184, ku u asgjësua çështja, nuk kanë efekt. Dua që shkresat të nisen urgjent pasi është çështje shumë sensitive.

Hipokritër! Ju i doni vlonjatët vetëm për vota, si numra!

Nga Genc DEROMEMAJ
Kryetar i PD Vlorë

Ky është fakt që ju i doni vlonjatët vetëm për vota, si numra.

A i pyetët vlonjatët që mblodhët në takim për ndonjë projekt që po zbatohet në Vlorë!

A e pyetët Arben Meksin e Piro Stefën për projektin e Sheshit Kombëtar të Flamurit, Varrin Monumental të Ismail Qemalit apo “4 Topat”?

A e pyetët Inxhinierin e nderuar Vangjel Loli për projektin e Bulevardit Skelë-Vlorë apo për Portin Klientelist të Jahteve?

A keni pyetur ndonjë Projektues, Inxhinier e Ndërtues Vlonjatë për Ndërtimin e Lungobetonit që pas çdo dimri po Amortizohet ende pa u Marrë në Dorëzim nga Bashkia?

A e pyetët ndonjëherë Gjigandin e Basketbollit Shqiptar Viktor Papavangjeli për Zhvillimin e Sporteve në Vlorë?

A e keni pyetur ndonjëherë ish Futbollistët e “Flamurtarit” të Madh të viteve 80-të se si do të ishte e Ardhmja e Ekipit, por e latë të zbriste një kategori më poshtë?

A keni pyetur ndonjë nga Artistët që thirrët në takim se përse Arti e Kultura në qytet janë krejt inekzistente dhe kjo jo për faj të pandemisë e të tërmetit?

E pra, ju nuk keni pyetur asnjë nga këta në 8 vitet e qeverisjes suaj dhe projektet e betonizimit të Vlorës dhe deformimit historik e urban të qytetit i hartuat dhe i zbatuat sipas mendjes së një njeriu të vetëm, i cili qëllimin e vetëm ka që ta kujtojë Zaho kur të rritet!!!

Për të gjitha këto jeni Hipokritër dhe jo të Besueshëm për Vlonjatët, të cilët i keni prerë në besë, paçka se ju dha pushtet pa kufi!

Përgjigjen do ta Merrni më #25Prill, ashtu Si e Meritoni!

#Voto9
#ShqipëriaFit❤️n
#VloraFit❤️n

Qytetarët kërkojnë llogari: Niveli i korrupsionit më i larti në Europë, por asnjë zyrtar në burg

Nga Lediana FRATARI

Një takim me banorë të zonës në Kodrën e Diellit në Tiranë dhe ish të përndjekur politikë. Folëm për shumë çështje: Problemin e madh të ligjit të pronave, që është shkak për bllokimin edhe të investimeve në shumë raste. Pagat e ulëta të arsimtarëve dhe cilësinë e dobët të mësimdhënies.

Folëm për reformën fiskale që propozon Partia Demokratike, me taksën e sheshtë 9% për pagat. Qytetarët ngritën shqetësimin për nivelin e lartë të kurrpsionit dhe mos ndëshimimit të zyrtarëve të korruptuar. Ata ngritën me të drejtë pyetjen: Si shpjegohet që në vendin me nivelin më të lartë të kurrupsionit në Europë nuk ka asnjë zyrtar të lartë të dënuar për korrupsionin?

Unë iu referova programit të PD-së dhe paketës antimafia, e cila parashikon verifikimin e të gjitha koncensioneve dhe PPP-ve, për të parë ligjshmërinë e tyre. PD është angazhuar maksimalisht për një qeverisje transparente dhe jo korruptive, dhe kësaj i shërben edhe vendimi për të ndaluar në mënyrë të prerë dhe të menjëhershme pjesëmarrjen në tenderat me fondet publike të kompanive që janë regjistruar në parajsa fiskale.

Të pranishëm edhe mjekë që theksuan manipulimin që është bërë me shifrat e të prekurve nga covid 19, për t’ia përshtatur ato axhendës së qeverisë dhe jo të bazuara në realitetin e pandemisë.

Te gjithe jane te bindur se duhet ndryshimi i madh dhe ndryshimi vjen duke votuar ne 25 prill Nr 9, Partia Demokratike dhe nr 34 ne liste, Ledjana Fratari.

Basha në familjen e dëmtuar nga tërmeti: Specialistët, jo politikanët, do ta drejtojnë rindërtimin. Nuk ka ndryshim me Ramën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar dy familje në zonë e Paskuqanit, të cilat nuk kanë marrë akoma asnjë ndihmë nga shteti për shtëpitë e prishura nga tërmeti.
Kryefamiljari Jetmir Mizaj, tha se përveçse nuk kanë shkuar për t’ja vlerësuar shtëpinë, bashkia ja ka hequr edhe bonusin e qirasë për dy muaj. Kjo gjë e ka detyruar atë të kthehet në shtëpinë e shkatërruar. Ai gjithashtu u shpreh se bonusin ja kanë rikthyer prapë që kur ka filluar fushata elektorale.

Lulzim Basha: Shtëpia është dëmtuar nga tërmeti?

Jetmir Mizaj: Po! Është dëmtuar shumë, janë thyer 6 kolona.

Lulzim Basha: Është bërë e pabanueshme?

Jetmir Mizaj: Po është bërë e pa banueshme.

Lulzim Basha: Domethënë jeni zhvendosur? Nuk jetoni më?

Jetmir Mizaj: Jo unë jam rikthyer pasi më hoqi bashkia, prej 2 muajsh. Unë akoma banoj këtu, në katin e tret. Sepse nuk e përballoj dot qiranë. Bonusin 2 muaj ma kanë heq. Ma kanë dhënë një vit, mbrapa ma hoqën, ma rikthyen prapë. Kur ma hoqën u detyrova të kthehem prapë në banesë.

Flamur Noka: Ja rikthyen pasi u kontaktua me mua. U mor vesh që kontaktuam bashkë.

Lulzim Basha: Thjeshtë ryshfet elektoral domethënë.

Jetmir Mizaj: Unë kam frikë prapë se do ta heqin. Kjo shtёpi nuk ёshtё pёrfshi fare as DS1 as DS2 as DS3.

I njëjti problem edhe për familjen e Bashkim Zogut, ku përveç mungesës së ndihmës për shtëpinë e shkatërruar, ai e ka të vështirë gjetjen e një pune.

Bashkim Zogu: Kemi ngelur pa punë, pa asnjë gjë, në mëshirë të Zotit!

Lulzim Basha: Të dy jeni të papunë?

Bashkim Zogu: Po! Pa punë, kam pas shtëpinë në fshat dhe atje ma shembi tërmeti dhe këtë shtëpi e kam bërë me Xhevahirin.

Lulzim Basha: Mbështetje s’të ka dhënë?

Bashkim Zogu: Asnjë gjë në fshat, mi ka shembur tërmeti asnjë lloj gjëje në botë!

Basha tha se, ndryshimi më 25 prill është e vetmja zgjidhje për të gjithë familjet e dëmtuara nga tërmeti. Ai u zotua se qeveria e ardhshme do të bëjë dhe një herë rivlerësimin e banesave dhe përshpejtimin e procesit rindërtimit. Ndërsa për familjet që kanë banesa private, kreu i opozitës tha se paratë do t’u jepen drejtpërdrejt familjeve pёr ndërtimin e banesës. Basha gjithashtu shpjegoi se si do të mbështeten familjet që vuajnë papunësinë dhe studentët që vijnë nga familje me pamundësi ekonomike.

“Në qoftë se me 25 prill nuk ka ndryshim, mos mendo që atë që se bënë dot për një vit apo për 8 vite, do ta bëjnë për 4 vite ata. E para e punës, do të bëjmë vlerësim transparent sa herë që ju kanë rënë në qafë. E dyta, për familjet si tuajat, paratë në dorë sipas vlerësimit transparent se s’ka nevojë të bëhet tender për shtëpinë tënde. Dhe e treta, do të garantojmë përshpejtimin e rindërtimit kudo që ka ndodh, në fshat dhe në qytet.
Kështu që unë ju kuptoj shumë mirë. Dhe ne do të bëjmë vlerësimin transparent dhe rivlerësimin, atëherë kur iu kanë rënë në qafë njerëzve dhe do të bëjmë përshpejtimin e procesit të rindërtimit, sepse interesi jonë nuk do të jetë të mbushim xhepat e pushtetarëve.

E ke parë se kush i ka marrë tenderët e rindërtimit? Gjithë vëllezërit dhe kushërinjtë e pushtetarëve. Interesi jonë do të jetë që gjithë shqiptarët, gjithë familjet shqiptare të dëmtuara nga tërmeti. Interesi jonë do tё jetë qё tё gjithё shqiptarët, gjithё familjet shqiptare tё dëmtuara nga tërmeti brenda kohës mё tё shkurtër tё keni banesat e tyre mё tё reja. Ata qё i kanё private apo nё zona nё fshat do t’i japim drejtpërdrejt paratë qё meritojnë pёr ndërtimin e banesës dhe nuk do tё bёjmё burokracira. Juve ju ra njё fatkeqësi natyrore. Shteti pas 25 Prillit do tё zhduk çdo burokraci, do tё ekspozoj dhe do tё çoj para ligjit çdo zyrtar qё ka bёrё korrupsion me rindërtimin, do vlerësoj çdo dëm ashtu siç ёshtё realisht se kam shumë denoncime qё e kanё bёrё DS1, DS5 dhe do mundësoj përshpejtimin dhe përfundimin nё kohë rekord tё rindërtimit.

Ne vijmë me një plan konkret për t’ju ndihmuar, në radhë të parë për t’ju ardhur në ndihmë emergjente ju që jeni edhe pa punë edhe pa shtëpi. Në radhë të dytë për të krijuar kushtet ekonomike që të keni punësim e të keni të ardhura normale, për të siguruar mbijetesën, mundësisht një normalitet për ju dhe për fëmijët tuaj. Dhe e treta për ti hapur një perspektivë fëmijëve tuaj, që të kenë mundësi edhe të arsimohen edhe të kenë vende pune kur të rriten. Me ne goca jote, fëmijët e tu dhe fëmijët e çdo shqiptari do të shkojnë atje ku duan të studiojnë pavarësisht prej pamundësive tuaja ekonomike. Ne e kemi bërë planin. E para e punës që tarifat për familjet që kanë më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj të ardhura do të jenë të paguara nga shteti. E dyta, për ata që janë në vështirësi ekstreme ekonomike do t’ju paguhet edhe një bursë, pra bursa sociale për 5000 studentë në vit. Dhe në këtë mënyrë as fëmijët tuaj dhe as fëmijët e asnjë familje që duan të studiojnë por që familja s’ka mundësi t’i mbështetë nuk do ngelen pa studiuar”, tha Basha.