19.5 C
Tirana
E diel, 8 Qershor, 2025

Po sikur imuniteti i tufës të mos arrihej kurrë?

“Fundi” i pandemisë ndoshta nuk do të vijë ndonjëherë, por vaksinat përfaqësojnë mundësinë tonë për të bashkëjetuar me virusin në këtë fazë tranzicioni. Më pas gjurmimi do të mundësojë të shmangen valë të reja infektimesh.

Gjatë këtyre ditëve dëgjojmë të përsëritet se brenda gushtit apo shtatorit do të mund të arrihet imuniteti i tufës. Ritmi i fushatës së vaksinimit, na thonë, do të rritet javët e ardhshme deri në pikën sa të mund të shpresohet të vaksinohet 80% e italianëve brenda fundit të verës. Megjithatë, javën e kaluar revista shkencore “Nature”, një ndër më prestigjizet në botë, titullon: «Pesë arësye për të cilat imuniteti i tufës ka mundësi të jetë i pamundur për t’u arritur». Imuniteti i tufës arrihet kur numri i njerëzve të infektuar mesatarisht nga një i infektuar është më i ulët ose i barabartë me një. Në këtë rast, virusi vazhdon të qarkullojë, por numri i njerëzve të mundshëm për t’u infektuar nuk është i mjaftueshëm sa ta rrisë sërish epideminë.

Kur arrihet tufa
Pragu i imunitetit të tufës varet në radhë të parë nga numri i riprodhimit të virusit, R0. Për SARS-CoV-2, vlerësimet e para të R0 qenë rreth 3 dhe pragu i imunitetit rreth 60% – 70%. Por R0 më pas është riparë në ngjitje dhe bashkë me të edhe pragu i imunitetit, që sipas disa ekspertëve mund të tejkalojë 80%. Kjo është përqindja e popullsisë që duhet të jetë e imunizuar ndaj virusit, o sepse është infektuar më parë, o sepse është vaksinuar. Duke anashkaluar për momentin pjesën e imunitetit natyror, për të arritur imunitetin e tufës duhet të vaksinojmë midis 60% dhe 80% të popullsisë të popullsisë me një vaksinë efikase në masën 100% për të frenuar transmetimin e virusit. Këtu është problemi i parë, vaksinat që kemi në dispozicion janë tejet efikase në shmangien e infektimeve simptomatike, por studimet klinike nuk e kanë vlerësuar efektin e tyre ndaj infektimeve simptomatike dhe mbi infektueshmërinë. Ndonjë indikacion vjen nga studimet e parë lidhur me çështjen. I fundit është kryer nga CDC amerikane mbi rreth 4000 punonjës shëndetësie dhe ka treguar se vaksinat me mRNA Pfizer e Moderna kanë një efikasitet prej 90% në parandalimin e infektimit, si simptomatik, ashtu edhe asimptomatik, pas 14 ditësh nga doza e dytë. Një njeri që nuk infektohet nuk mund ta transmetojë virusin. Veç kësaj, duket se në rastet e rralla të infektimeve midis njerëzve që kanë marrë vaksinën Pfizer, ngarkesa virale është nga 3 deri 5 herë më e ulët se ajo e jo të vaksinuarve.
Ky është konkluzioni i një studimi të kryer në Izrael dhe i botuar pak tidë më parë në “Nature Medicine”. Ngarkesa virale është një përafrim i mirë i infektueshmërisë: ngarkesë më e vogël virale do të thotë aftësi infektimi më e vogël. Edhe sikur këto rezultate të shkëlqyera të konfirmoheshin dhe konkluzione të ngjashme të vlenin për vaksinat me vektor viral, si AstraZeneca apo Johnson&Johnson, gjithësesi do të duhej ta rrisnim me rreth 10% pragun e imunitetit, që në vlerësimin më optimist do të binte midis 70% dhe 80%.

Rasti italian
Por duhet kujtuar se për momentin vaksinat nuk janë të autorizuara për më të vegjëlit se 18 vjeç, që në Itali përfaqësojnë rreth 16% të popullsisë. Kështu, për të vaksinuar 70% – 80% të italianëve, do të duhet të vaksinojmë 80% – 90% të të rriturve. Një përqindje jo e lehtë për t’u arritur, edhe për shkak të vështirësive të furnizimit dhe të shpërndarjes. Faktikisht, një sondazh i Ipsos Mori ka treguar se, anipse në rritje, përqindja e të rriturve midis 18 dhe 74 vjeçarëve në Itali që dë ta pranonin menjëherë një vaksinë është në masën 85%. Mund të ulet pragu i imunitetit të tufës duke ruajtur disa rregulla të distancimit social: do të ulej kështu numri i riprodhimit të infektimit, por edhe pragu i imunitetit. Kjë është një prej mundësive më konkrete: shfrytëzimi i vaksinave jo për ta zhdukur epideminë, por për ta ngadalsëuar shumë në mënyrë që, nëpërmjet gjurmimit dhe izolimit, të mund t’i menaxhohen vatrat.
Pastaj nuk duhet harruar se pragu i imunitetit të tufës ka edhe një dimension gjeografik, si lokal, ashtu edhe global. Pranimi dhe hezitimi vaksinor përqëndrohen në grupe dhe komunitete. Në vitin 2019 komuniteti hebre ortodoks i Williamsburg në Brooklyn u godit nga një epidemi fruthi për shkak të rezistencës së prindërve për të vaksinuar fëmijët e tyre. I njëjti fenomen është verifikuar në Europë. Pastaj, në nivel global ka pabarazi të mëdha. Izraeli, që ka vaksinuar rreth 50% të popullsisë së tij, rrethohet nga vende si Siria, Jordania dhe Libani që janë shumë më prapa në këtë drejtim. Disa vende afrikane po i fillojnë vetëm tani fushatat e tyre të vaksinimit.
Këtyre pengesave i shtohet edhe fakti se i ashtuquajturi imunitet sterilizues, ai që pengon të transmetohet virusi dhe që duket se vaksinat e sigurojnë, tenton të zhduket me kalimin e kohës. Biologia Jennie Lavine e Emory University të shtetit Atlanta në Shtetet e Bashkuara e ka krahasuar situatën me tentativën për të shmangur përhapjen e një zjarri me lagien e trungjeve të pemëve të një pylli. Përpara se të laget një numër i mjaftueshëm, të parët tashmë do të ishin tharë. Në fakt, duket se antitrupar specifikë ndaj SARS-CoV-2 zvogëlohen mjaft shpejt duke u larguar nga infektimi, siç nënvizohet në një studim të botuar në muajin tetor nga Imperial College i Londrës. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se do të bëheshin të prekshëm si më parë. Në fakt, antitrupat janë vetëm një pjesë e përgjigjes imunitare. Pas infektimit prodhohen edhe qeliza, limfocite B dhe T, në gjendje që t’i kujtojnë sistemit tonë imunitar të prodhojë antitrupat nëse do të duhej ta merrnim sërish virusin dhe të eliminonim qelizat që eventualisht virusi do të arrinte të infektonte.
Kjo pjesë tjetër e përgjigjes imunitare mund të zgjasë më shumë dhe të bënte në mënyrë të tillë që riinfektimet të zgjidheshin me masa më të lehta. Është kjo që sugjeron një kërkim i realizuar në muajin nëntor nga La Jolla Institute of Immunology në shtetin California, që ka teguar se në kompleks përgjigjia imunitare ndaj SARS-CoV-2 nuk ka gjasa të ulet në 6 muajt e parë pas infektimit. Duke ekstrapoluar këtë të dhënë, ekspertët parashikojnë se mund të zgjasë disa vite. Kështu që do të mund të riinfektoheshim përpara 2 apo 3 viteve nga hera e parë, por sëmundja nuk do të ishte e rëndë. Kjo tërësi vëzhgimesh, megjithëse duke qenë ende shumë të paqarta, do të bënin të kuptohej se SARS-CoV-2 ngjan me 4 koronavirusët endemikë e gripit të thjeshtë. Sikur të ishte kështu, do të duhej të hiqnim dorë nga ideja e një “fundi” të pandemisë. Më shumë, do ta shikonin SARS-CoV-2 të transformohej nga një pandemik në virus endemik, domethënë që ruan një prani konstante në popullsi. Në periudhë afatmesme, cilësitë e jetëve tona do të vareshin nga natyra e këtij tranzicioni.
Në revistën “Science”, grupi i koordinuar nga Lavine ka provuar të bëjë skenarë të mundshëm. Sipas shpejtësisë së zbutjes së imunitetit dhe të pranisë ose jo të rregullave të distancimit, do të mund të na duhej nga 2 deri në 20 vjet për ta arritur fazën endemike ku vdekshmëria do të zbriste nën atë të gripit sezonal. Koeficenti i vdekshmërisë do të ulej sepse qarkullimi virusit do të spostohej gradualisht drejt grupmoshave më të ulëta ndaj të cilave është më pak agresiv, duke pranuar se nuk e humb këtë karakteristikë me evoluimin gjenetik. Imuniteti i zhvilluar nga të vegjël të vaksinuar do të mbronte nga format e rënda gjatë moshës së rritur. Në ndërkohë, të rriturit do të mbroheshin me vaksina, eventualisht me apele të përsëritura periodikisht, për t’ju nënshtruar faktit që nuk i ekspozohen SARS-CoV-2 nga fëmijë.

Armët tona
Disponueshmëria e vaksinave jashtëzakonisht efikase në shmangien e formave të rënda të sëmundjes premton të ndryshohet fytyra e krizës në periudhë afatshkurtër. Në Mbretërinë e Bashkuara, zgjedhja për të vaksinuar në mënyrë prioritare të moshuarit dhe dhënë dozën e parë sa më shumë njerëzve që është e mundur, edhe me koston e vonimit të thirrjeve, ka shkaktuar rënien e numrit të viktimave dhe të shtrimeve spitalore në javët e fundit. Evolucioni i genomës mund të shfaqë të panjohura shtesë. SARS-CoV-2 duket se evoluon shumë më ngadalë se virusët e tjerë me RNA, si ai i gripit sezonal. Por kohët e fundit janë shfaqur një seri variantesh më infektuese dhe, duket, më vdekjeprurës, por nuk është ende e qartë nëse janë në gjendje t’i shmangen përgjigjes imunitare natyrale apo vaksinës. Në një koment tek “Nature Reviews Immunology”, epidemiologët Sarah Cobey dhe Marc Lipsitch, kanë nënvizuar sesi vaksinat, edhe pse vetëm pjesërisht efikase, gjithësesi mund të ndihmojnë të ngadalësohet shfaqja e varianteve të reja dhe përshtatshmëria e tyre. “Fundi” ndoshta nuk do të ndodhë, por vaksinat patjetër që përfaqësojnë munëdsinë tonë për të bashkëjetuar sa më mirë të jetë e mundur me virusit në këtë fazë tranzicioni.
(Chiara Sabelli për Domani)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Kisha thirrje qytetarëve: Mos e shisni votën, mos votoni kandidatë me të kaluar të dyshimtë

Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë i ka paralajmëruar nëpërmjet një thirrjeje, qytetarët shqiptarë të mos bien pre e shitblerjes së votës në zgjedhjet e 25 Prillit dhe as të mos e japin atë prej kërcënimeve. Sidomos, të mos votojnë kandidatët me të kaluar të dyshimtë, por vetëm ata me integritet.

Kleriku katolik, Dom Gjergj Meta bëri një deklaratë për shtyp lidhur me këtë çështje duke theksuar:

“I papranueshëm është fakti që bashkangjitur blerjes së votës, është betimi mbi librin e shenjtë pasi është marrë para, mbi Biblën apo Kuranin. Betimi është i papranueshëm.

Dhe ata që kërcënohen me vendin e punë ta dinë se puna është fryt i meritokracisë dhe jo i partisë.

Nuk është rasti për të votuar kandidatë me të kaluar të dyshimtë. Ata duhet të jenë njerëz me integritet.

Këto janë disa pika, mund të ketë dhe të tjera, por ne duam të theksojmë që qytetarët të mos e shesin votën, të mos e japin duke u kërcënuar apo duke u shitur. Ne urojmë që në 25 prill secili të ushtrojë të drejtën e votës, që është e mira e përbashkët.

Ne kërkojmë që me ndërmjetësinë, Zonja e Këshillit të Mirë t’i ndihmojë të gjithë shqiptarët në këto momente”.

Rotacioni politik i 25 prillit, një realitet i pashmangshëm!

Ermal XHALILAJ

Kur fushatës zgjedhore tashmë është duke i ardhur fundi, motorrat elektoral të forcave kryesore politike në vend janë ndezur më fuqishëm se kurrë në një përballje atipike zgjedhore, ku si karakteristik themelore reflektohet gjuha e ashpër politike, akuzat e kundër-akuzat, promovimi i alternativave konceptuale qeverisëse, retorika politike e propaganda qeveritare, si dhe aktivizimi konvencional i faktorit ndërkombëtar dhe e përfaqësive kryesore diplomatike në vend.

Me vetëm disa ditë larg zgjedhjeve të 25 prillit, panorama e situatës politike e të pritshmërisë elektorale të forcave politike në vend, gradualisht po kristalizohet në një formë relativisht të konceptueshme për faktorët e interesuar mbi këto zgjedhje. Partia në pushtet gjatë kësaj periudhe është duke zhvilluar një fushatë zgjedhore gjithëpërfshirëse, agresive me objektiva elektoral diversiv. Pavarësisht retorikës politike, optimizmit të sforcuar artificial dhe aktivizimit të të gjithë mekanizmave shtetëror në shërbim të pushtetit, humbja e betejës zgjedhore të 25 prillit për Kryeministrin dhe Qeverinë e tij duket një alternativ e paevitueshme.

Gjatë këtyre dy mandateve në pushtet, konsumi ekstrem i kësaj Qeverie u kristalizua qartësisht, duke e kthyer vendin substancialisht vite pas në një regres të paimagjinueshëm më parë. Kryeministri dhe partia e tij në pushtet dështuan në mënyrë të pakundërshtueshme me ekonominë, arsimin, shëndetësinë, rendin publik, sistemin e drejtesisë, sistemin social, integrimin e vendit ne BE. Për më tepër, nën këtë qeverisje vendi eksportoi drejt BE emigracion masiv, trafik lëndësh narkotike e qeniesh njerëzore, kriminalitet, destabilizim politik e ekonomik.

Të gjitha këto problematika kanë krijuar një sens të theksuar pakënaqësie e disaprovimi të faktorit ndërkombëtar, të pasqyruar në qendrime politike e deklarata zyrtare të organizmave të ndryshëm dhe zyrtarëve të lartë të BE. Në të njëjtën linjë kanë rezultuar edhe qendrimet zyrtare të përfaqësive diplomatike të aleatëve tanë strategjik. Këto qendrime në unison të ndërkombëtarëve kanë ardhur edhe si pasojë e politikave mediokre e infantile të Kryeminstrit, që me prepotencën e agresivitetin e tij e ka drejtuar vendin drejt lindjes dhe jo drejt BE. Tentativat për ndarjen e Kosovës, Mini-Shengeni Ballkanik, flirti me Edoganin, janë disa nga bëmat e Ramës që vërtetojnë këtë postulatë.

Ndërkohë, gjendja e rënduar ekonomike, falimentimi i bizneseve, braktisja e vendit. keqmenaxhimi i pandemisë së COVID-19 dhe fatkeqësisë së tërmetit, shantazhet e presionet ushtruar administratës për votën, arroganca e pushtetareve, megakorrupsioni qeveritar e PPP, skandalet e shumta që kanë karakterizuar Qeverinë, propaganda e shfrenuar qeveritare, kanë ndikuar negativisht dhe në mënyrë të pariparueshme mbështetjen e qytetarëve për Kryeministrin e Qeverinë e tij. Pavarësisht propagandës, qytetarët shqiptarë në terren shprehin pakënaqësi të madhe mbi Qeverinë Rama. Vetë sondazhet e partisë në pushtet e kanë evidentuar këtë problem.

Fronti opozitar nga ana tjetër, i cili përmbledh të gjitha forcat politike në vend statistikisht me një elektorat maxhoritar, ka shpalosur një strategji, platformë e program real, të qartë e eficent për të rikthyer vendin në një normalitet qeverisës me fokus rimëkembjen e ekonomisë, mirëqenies, sistemit shëndetësor e social dhe riinstalimin e standarteve demokratike dhe shtetit të së drejtës. Në fund qytetarët shqiptarë e kanë të qartë që rotacioni politik tashmë është një domozdoshmëri dhe realitet i paevitueshëm. Një Kryeministër i konsumuar mbi 20 vite në pushtet bashkë me një Qeveri të dështuar në dy mandate nuk kanë çfarë të ofrojnë, veçse dështim e rrënim të mëtejshëm.

Qytetaria është fitore, fitorja jo gjithmonë është qytetari

Hamit TAKA

Qytetaria është gjithmonë fitore, po ashtu edhe fitorja me votën e pastër të qytetarëve, që do të thotë të përqafosh shpresën, është qytetari. Të hysh në betejën elektorale, në një konkurencë të ndershmeme, me mjetet e metodat demokratike, për të arritur fitoren, është qytetari, ndërsa përdorimi i mjeteve dhe metodave jo demokratike, si shitblerje vote, frikësimi i votuesve për pushime nga puna, joshja me punësime në administratën e ardhëshme e deri te metodat e dhunshme të frikësimit dhe kërcënimit, nuk është qytetari; gjuha e qetë dhe elokuente që gjen jehonë në ndërgjegjen dhe zemrat e votuesve është qytetari, ndërsa gjuha e ashpër, me sharje, ofendime e përqeshje, nuk është qytetari; të argumentosh me fakte gabimet e mosarritjet e qeverisjes gjatë mandatit qeverisës është qytetari, të shash opozitën çdo ditë sepse evidenton para publikut mosrealizimet e programit me të cilin fitove mandatin qeverisës, nuk është qytetari; të pranosh ballafaqimin e dy liderëve të kampeve rivale, është qytetari, të mospranosh nuk është qytetari…

Mungesa e qytetarisë gjatë fushatës elektorale shkel parimet demokratike, nervozon e nxit konflikte, kurse shpalosja e programeve me kulturë e qytetari u jep kohën e qetësinë e duhur votuesve, për të njohur e krahasuar programet. Gjykimin dhe verdiktin e bën dhe e jep sovrani në kutinë e votimit. Të shembësh me votë modelet e vjetra dhe të fitosh me votën e pastër të qytetarëve, është qytetaria që do të na bëj pjesë e spektrit kulturor europian.

Çdo ditë flasim për kushtet jo normale të zgjedhjeve të 25 prillit nga shkaku i pandemisë akute dhe pasojave të saj. Të gjithë prisnim për këtë arsye një fushatë më të qetë, më të kontrolluar dhe më të ekuilibruar, por a ndodh kështu? Jo. Dhe balanca prishet nga pozita, jo nga opozita. Eshtë vërtetë e habitshme të shikosh se si pozita, e cila ka të gjitha avantazhet, pasi ka qeverinë, administratën shtetërore, ka tërë pushtetin vendor dhe administratën lokale të fryrë si tollumbace muajt e fundit, ka median dhe është aq agresive ndaj opozitës, e cila ka vetëm fjalën dhe një program të detajuar shpresdhënës. Dhe, e parë në këtë këndvështrim, spikat kontrasti i thellë mes dy shefave të pozitës dhe opozitës. Zoti Rama, ndonëse duket më konform rregullave të pandemisë, si përfaqësues i shtetit, është i pafre në sulmet, sharjet dhe fyerjet ndaj opozitës, duke përqëndruar kështu vëmendjen e votuesve, për të shmangur shpalosjen e programit, nga i cili unë ende nuk kam kuptuar gjë akomaq. Dhe kjo nuk është aspak qytetari. Kreu i opozitës, zoti Basha, ndonëse duket disi inkorrekt me rregullat e pandemisë, me qëllim për t’i dhënë pak entusiazëm dhe optimizëm opozitës, paraqitet shumë i qetë, i përmbajtur dhe nuk sulmon asnjë kundërshtar politik personalisht, as vetë kreun e qeverisë, mbi të cilin bie pesha e keqqeverisjes atje ku ekziston.

Pushteti i sotëm qëndror e lokal rreket të përjetësohet e të ngurtësohet, në varësi të ekipeve të militantëve dhe mercenarëve, që në këtë vend na i la peshqesh diktatura 45-vjeçare, të cilët ndërrojnë karriget apo padronët në varësi të interesave materiale të ofruara në tregun e këmbimit të ofiqeve në qeveri dhe administratë . Presioni i heshtur apo i hapur mbi mediat, mbi shoqërinë civile, pafuqia dhe përkuljet që ajo pëson, po rëndojnë në formimin e komunitetit të gjerë të shqiptarëve bashkëkohorë, të emancipuar nga pikëpamja e përgjegjësisë ndaj bashkësisë, qytetarë të përgjegjshëm të Shqipërisë dhe të Europës. Një media e kontrolluar, një shoqëri civile, që po tkurret nën peshën e falangave partiake e pushtetare, të cilat fshijnë çdo gjë që u del para, duke u bërë patericë e pushtetit, i kundërvihet demokracisë e qytetarisë për zgjedhje të lira e të ndershme Në një vend me tre milionë banorë dhe lehtësisht të kontrollueshëm nga pikëpamja e menaxhimit administrativ të territorit, për çdo demokraci të mirëfilltë, punët, arritjet progresive politike dhe ekonomike, do të kishin qenë krejtësisht të lehta për t’u përftuar, sikur drejtuesit politikë të këtij vendi, të kishin pasur formime ideologjike e politike, liberale dhe demokratike, të zhveshura tërësisht nga tradita komuniste e dyfaqësisë së sjelljes e të mendimit, të veprimit dhe të komunikimit politik. Për fatin e keq, pjesa e emancipuar dhe e qytetarizuar e shoqërisë sonë, me formim të mirëfilltë europian dhe perëndimor, vazhdon ende të jetë e reduktuar në masë, e paarritur në cilësi, jo mbizotëruese në opinion dhe në vendimmarrje, nën peshën e rëndë të mbijetesës sociale dhe familjare. Kjo mungesë nuk mund të mbulohet më me mjegullën rozë të propagandës së shfrenuar të mazhorancës.

Nëse nuk do të kemi edhe këtë herë zgjedhje të lira e të ndershme, Shqipëria jonë do të vazhdojë ngecjen në kënetën e vet të patharë postkomuniste, pa mundur dot të dalë në detin europian, pasi mbetet produkt i vizioneve të ndryshme që shoqëria jonë ka për të ardhmen e saj brenda gjirit të vet kaq heterogjen politiko-kulturor e social, produkt i konceptimeve krejt të kundërta mbi vendin real të Shqipërisë. Shqipëria, kështu siç është, pa u dekomunistizuar dha pa u dekriminalizuar, ka treguar në vazhdimësi se nuk ka forcë për t’u ndarë nga e keqja e saj.

Duma me mjekët: Ajo që pandemia nxorri zbuluar është pikërisht sistemi i rrënuar shëndetësor

Kandidatja për deputete, Grida Duma është takuar me mjekë të nderuar që çdo ditë në punë japin pafund nga vetja në shërbim të qytetarëve. Duma tha se, mjekësia është forca parandaluese e sëmundjes, sikurse ne jemi forca parandaluese e të keqes për vendin tonë.

Ajo që na shqetëson është largimi i të rinjve dhe ekspertëve që duhet të ishin në Shqipëri për të dhenë më të mirë. E nuk mundën, u detyruar të largohen nga ajo që të gjithë po jetojmë.

Ajo që ndodh sot e që pandemia nxorri zbuluar është pikërisht sistemi I rrënuar shëndetësor.

Kalimi i kartës së shëndetit kudo si në institucione publike apo private nga ana e qytetarëve e shëndetësia falas janë themel i sistëmit shëndetësor.

Partia Demokratike do të rrisë pagat e mjekëve duke i dhenë dinjitetin e nevoshëm këtij profesioni fisnik dhe të domosdoshëm në një shoqëri. Do të investojë në infrastrukurë për të mundësuar cdo shërbim dinjitoz për të gjithë qytetarët.

Në Kavajë sot nuk ka në eficencë asgjë, as mateniteti, as sallë kirurgjie, asgjë… Mjeksia në këtë formë nuk mund të ketë impakt pozitiv.

Shqipëria do të ndryshojë!

25 Prill Shqipëria Fiton!

“Rilindja” e ktheu fshatin Gjazë në një internim të dytë

Në memorien e persekutimit komunist, Gjaza u kthye në një internim të dytë gjatë rilindjes.

Sa herë takon banorët e Gjazës ,në atë fshat të vogël midis Fierit te Ri dhe Ngurrzës kujtimet e hidhura të persekutimit nuk janë fashitur ende.

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Saimir Korreshi në takimin e tij me banorët e kësaj zone shprehu mirënjohje për sakrificat e bëra gjatë persekutimit komunist por dhe harresës gjatë këtyre viteve te rilindjes qe te kujton një persekutim të dytë.

Besoni tek kryetari Basha dhe Partia Demokratike, në programin e saj për të nxjerrë vendin nga kriza. Programi per bujqësinë ka në fokus 100 milion euro subvencione dhe 50 milion euro në mbështetje të këtij sektori në investim.

“Ne e kemi ëndërruar Europën për t’u çliruar nga vargonjtë e komunizmit. Dhe sot të njëjtën ënderr kemi prandaj kërkojmë ndryshimin”, thotë Saimir Korreshi.

Në 25prill të votojmë ndryshimin.
Të votojmë nr.9
#ShqipëriaFITON !
#JuFitoni!

Bardhi: Kur qeveria mashtron dhe nuk përmirëson jetën tuaj, duhet ndëshkuar me votë. Të bashkuar do të votojmë 9-ën

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi bashkëbisedoi me banorët e Gjergjovinës në Gramsh, ku ndau me ta mesazhin, se duhet të dalim nga kriza dhe nga gjendja e rëndë duke bërë një hap përpara me 25 prill, dhe kjo ndodh vetëm me pjesmarrjen masive në votim.

“Zgjidhjen e kemi të gjithë në dorë. Që ju të keni një qeveri që është krah jush dhe mbështetje për ju do të duhet e para, që të merrni masivisht pjesë në votimet e 25 prillit, se shpresa e vetme e Edi Ramës është që ju të mos dilni, t’u mbajë në datën 25 në shtëpi ose t’u blejë me ato metoda që ka përdorur sa hërë ka organizuar zgjedhje. Ai na vjedh në 8 vite dhe më pas mendon se mund të na e blejë dinjitetin një ditë para zgjedhjeve, pasi na ka shkelur me këmbë”, tha Bardhi.

Ai shtoi se e vetmja mënyrë për të ardhur tek ndryshimi, është të votohet dhe t’i jepet besim Partisë Demokratike.

“Të votojmë të vetmen parti që i është bashkuar nevojës tuaj për ndryshim. Por që të shkojmë te plani i punës që përkon me dëshirën dhe me nevojën e shumicës së shqiptarëve për t’i ndryshuar gjërat, ne na duhet ndihma juaj, na duhet vota juaj, na duhet mbështetja juaj. Duke votuar Partinë Demokratike, numrin 9 te fleta e votimit, te jeni të sigurtë që i jepni një shans dhe një mundësi Shqipërisë të ecë përpara, ashtu siç i jepni një shans dhe një mundësi brezit tim, apo çunave që janë më të rinj se unë në moshë, që të besojnë se në Shqipëri mund të jetohet sepse, në fakt, në Shqipëri mund të jetohet. Vetëm se duhet të ketë një qeveri që nuk mendon për 10 njerëz, por mendon për tre million shqiptarë”, tha Bardhi.

Gazment Bardhi bëri një analizë të 8 viteve të qeverisjes, se si premtimet e mëdha të Edi Ramës, u shndërruan në përkeqësime në çdo fushë.

“Ky që kemi 8 vite në qeveri erdhi me një ofertë që na ofronte të gjithëve mrekulli, e mbani mend, 300 mijë vende punë, shëndetësi falas, legalizime falas, ulje taksash, arësim falas…. çdo gjë që i doli përpara na tha se do na e jepte. Realiteti sot është i ndryshëm. Jo vetëm që nuk na i ofroi falas, por na i rriti, duke filluar nga çmimi i energjisë elektrike, secili prej jush paguan dyfishin e asaj që paguante para 8 vitesh në faturën e energjisë elektrike, secili prej jush paguan 2 fishin a tre fishin e taksave duke filluar nga taksa e tokës e taksë gjelbërimi, taksë pastrimi, e taksë ndriçimi, e nuk kanë lënë rast pa ju marrë lekët që keni në xhep. Mjafton të shikosh si ka funsionuar skema e subvencioneve në bujqësi, nuk ka nevojë të japësh shembuj të tjerë. Ai thotë se ka shpërndarë 95 milion euro, vitin e shkuar, unë po bëj tre muaj që kam ardh në qark ed dhe nuk kam lënë fshat pa shkuar dhe i kam pyetur siç po ju pyes juve sot, ka marrë ndonjëri nga ju ndonjë lek nga subvencionet në bujqësi dhe blektori, nga këto 95 milion që ka shpërndarë vetëm vitin e shkuar. Asnjë nuk ka marrë! Ju e dini shumë mirë se ku kanë shkuar leket, kanë shkuar te 10 njerëz”, vlerësoi Bardhi.

Drejtuesi Politik shpjegoi skemën e PD për subvencionimin që do ta nxjerrë fshatin dhe fermerin nga kriza e do t’i krijojë kushtet të ecë përpara e të krijojë mirëqënie.

“Ne e kemi vënë fshatin në prioritet të planit tonë të punës. Çfarë kërkoni ju nga qeveria, infrastrukturën, të keni rrugë, ujë, drita, që është turp i Zotit që të diskutosh në vitin 2021 për këto. E dyta që kërkoni është që t’u lënë të punoni. E treta, atë që ju takon me ligj, subvencionet në bujqësi të vijnë në dorën tuaj si mbështetje që ligji ua ofron dhe që ju takon. Prandaj e kemi vendosur prioritet, mbështetje financiare në bazë të asaj që prodhon. Nëqoftëse do prodhosh pesë kilogram domate do marresh një lek, po prodhove pesëdhjet do marrësh dhjetë lekë. Nuk mund të ndodhë kurrë që ju të punoni nga mengjesi e deri në dark, e ndërkohë që kostoja e prodhimit të jetë më e lartë se ajo që ju e shisni, që nga njëra dorë duke shitur produktin që është djersa dhe mundi juaj ju të merrni 10 lek, dhe nga dora tjetër shteti të thotë më jep 15 lek”.

Sipas Bardhit, gjykimi që duhet të bëjnë njerëzit me 25 prill është i thjeshtë. Nëse qeveria ka përmirësuar jetën e tyre, duhet të qendrojë, në të kundërt duhet ndëshkuar dhe i duhet dhënë besimi dikujt tjetër që mban angazhimet.

“Nëqoftëse në shtëpitë tona jemi më mirë seç kemi qënë më përpara, do të thotë që ka bërë punë të mirë qeveria. Nëqoftëse jemi më keq, dhe pjesa dërrmuese e familjeve vuajnë për bukën e gojës, do të thotë që qeveria nuk e ka bërë punën. Dhe si në çdo ndërrmarje private dhe shteti ashtu duhet të funksionojë, kush nuk bën punën do të duhet të shkarkohet nga puna, jo t’i japësh një mundësi tjetër siç kërkon ky. Prandaj ky është një moment shumë i rëndësishëm për secilin nga ne, ku do të duhet të përcaktojmë nëse duam të rrimë këtu ku jemi apo duam të bëjmë një hap përpara. Dhe për të bërë një hap përpara na duhet ndryshimi dhe jam i sigurtë, besimplotë, të jem i sinqertë, e shikojnë në sytë e juaj, që ne këtu do dalim fitues”, deklaroi Gazment Bardhi.

Berisha poston videon: Pas takimit me Ramën në Librazhd, Balla organizon party, ja çfarë ka ndodhur

Ish-Kryeministri Berisha ka postuar një video të publikuar nga JOQ, ku Taulant Balla me të rinjtë e FRESSH kanë organizuar një party pas takimin që zhvilloi Rama në Librazhd.

“Pas takimit me Ramën në Librazhd, Balla organizon party. Rregullat antikovid nuk janë për rilindsit! sb”, shkruan Berisha në Facebook.

Pas takimit me Ramën, Taulant Balla me të rinjtë e FRESSH kanë festuar, duke shkelur të gjitha rregullat anti-Covid.

Njëra nga organizatoret, Brixhilda Biçaku (Drejtore e Drejtorisë së Urbanistikës Bashkia Librazhd), i “këshillon” që asnjë foto dhe video të mos dalë dhe të bëhet publike, me qëllim që në takimin e radhës të kenë mundësi të bëjnë një MEGA Party tjetër!

Këtë e ka bërë të ditur një qytetar për JOQ, teksa ka ndarë dhe videon. “Pershendetje JOQ. Mbas takimit të Edi Ramës në Librazhd Freshi në party ne kundershtim me propaganden e tyre me masat e Covid.Per me teper bejne dhe presion te hapur ndaj militanteve te tyre”, shkruan qytetari.

Basha në familjen socialiste: Shqiptarët pa dallim do të votojnë për ndryshimin. Do të jem kryeministër i të gjjthë qytetarëve

• Basha me familjet në nevojë ekonomike në Kamëz: Ndryshimi është jetik për familjet shqiptare. Dilni dhe votoni 9 masivisht më 25 prill.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar dy familje në Bathore të Kamzës për të parë dhe dëgjuar nga afër problemet e tyre.

Ramadan Allaraj i cili ka dy invalid në shtëpi e ka të pamundur ta përballoj jetën me të ardhurat që merr. Për shkak të dy sëmurëve, ai është detyruar të jetoj tek vajza tjetër e tij, Valbona, e cila vet është dhe e papunë dhe me shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti. Ai gjithashtu u shpreh se ka qenë anëtar i Partisë Socialiste, por që është zhgënjyer nga qeverisja e 8 viteve të fundit.

Lulzim Basha: Zonja si është?

Ramadan Allaraj: Vallahi siç ka qenë, e sëmurë, brenda.

Lulim Basha: Me invaliditet?

Ramadan Allaraj: Invalide.

Lulim Basha: Sa vite ka këtë gjendje?

Ramadan Allaraj: 10 vite. Që 10 vite e kanë nxjerr kemp-in, ja kanë dhënë nja 80 mijë lekë. Vajza që 30 e ca sëmundje ka. I dhanë një herë një pension. Shoqërimin ja hoqën në 2014-ën. Shkova tani ta marrë pensioni, para një muaji, ja kishin heq edhe 100 mijë lekëshin tjetër. Merr 70 mijë lekë.

Valbona Allaraj: Është problem tani, se i kam marrë unë përsipër të gjitha këto.
Lulim Basha: Valbona ti punon diku?

Valbona Allaraj: Ka një vit që jam detyruar të lë punën që të kujdesem për këta të dy. Se kjo është shtëpia ime.

Lulim Basha: Domethënë prindërit edhe motra rrinë në shtëpinë tuaj?

Valbona Allaraj: Po!

Lulim Basha: Nuk kanë banesë tjetër. U përmbyt, pas përmbytjes ishte totalisht e shkatërruar, pastaj u shemb e gjitha rasti i tërmetit. Asnjë ndihmë më të vogël! Asnjë ndihmë më të vogël!

Valbona Allaraj: Asnjë ndihmë më e vogla, asnjë ndihmë më e vogla ta thuash. Ajo ka nevojë tani 2-3 qind mijë, 400 mijë në muaj i do ilaçe. Katër matje diabeti në ditë i do, që e ka diabetin e lartë.

Lulzim Basha: Me ato fishat?

Valbona Allaraj: Po fishat. 4 copë i do në ditë se s’bën. Me 4 insulina. Është çdo gjë me letra. Pastaj është motra invalide. Është invalide e lindur, t’ia heqë shoqërimin. E ka patur deri në 2014 e ka pasur.

Lulzim Basha: E ka pasur. Pastaj ja hoqën?

Valbona Allaraj: Po, po. Deri në 2014 ka qenë me shoqërim. Në 2014 e këtej

Lulzim Basha: 22 vjet mekanik, traktorist. Kur solli 98 mijë lekë më nxorën pension.

Valbona Allaraj: Edhe atë me gjykatë.

Ramadan Allaraj: Me gjyq. 2 milion e gjysmë i kam paguar edhe i mora se mi hoqën prapë. Unë realisht socialist i tërbuar kam qenë

Lulzim Basha: Anëtar i Partisë Socialiste apo votues?

Ramadan Allaraj: Anëtar.

Lulzim Basha: Anëtar?

Ramadan Allaraj: Po! Ma dëgjo një llaf. Kur kam shkuar për të marrë lekët e vajzës. Kam vajzën timen invalide që është 38 vjeçe, 37 vjeçe është, ja kanë hequr, unë nuk kam më besim, harroje!

Ndërsa banori Sefer Tanushi tha se tërmeti i ka lënë pasoja të mëdha tek shtëpia e tij dhe që ai nuk ka parë ndihmën më të vogël nga qeveria. Ai jeton me 62 mijë lekë të vjetra pension të cilat nuk i dalin as për të blerë ilaçet, ndërsa fëmijët i ka të papunë.

Lulzim Basha: Si e ke gjendjen?

Sefer Tanushi: Gjendja ime mos e pyet, 62 mijë lekë të vjetra marr pension, vetë i sëmurë, gruan e sëmurë. Tërmeti ka bërë kredinë, askush nuk më ka parë, për sytë e ballit nga bashkia. Urdhëro këtu jeton Sefer Tanushi. Kjo është shtëpia ime, këtu jetoj është çarë tarraca përgjysmë nga tërmeti, askush mbrapa s’më ka ardhur për këtë punë!

Lulzim Basha: Asnjë bonus, asnjë ndihmë, asnjë gjë. Këtu fle, këtu jeton?

Sefer Tanushi: Po, po, veç këtu.

Lulzim Basha: Veç këtë dhomë ke? Ajo është e dëmtuar?

Sefer Tanushi: Jo janë shtëpitë e shokëve që kanë marrë lekët. Në këtë krah, në këtë krah kanë marrë lekët, mua jo në mes.

Lulzim Basha: Diskriminim.

Sefer Tanushi: Diskriminim tamam diskriminim.

Lulzim Basha: Me çfarë jeton Sefer?

Sefer Tanushi: 62 mijë lekë pension marr, fatura e ilaçeve me i marrë çdo muaj jam i detyruar ti marr.

Lulzim Basha: Sa të shkojnë ilaçet, sa paguan për ilaçet?

Sefer Tanushi: 220 mijë të vjetra. Tmerr ore tmerr.

Lulzim Basha: Fëmijë sa ke?

Sefer Tanushi: Kam 3 fëmijë.

Lulzim Basha: Ku i ke?

Sefer Tanushi: Në shtëpi, pa punë janë të gjithë.

Basha tha se për 8 vite qeveria ka qenë inekzistente edhe pa qenë tërmeti dhe pandemia. Ai u kërkoi familjeve që më datë 25 prill të votojnë për ndryshimin që t’u hapet rruga programeve të Partisë Demokratike. Ai u zotua se masat që do marrë qeveria e ardhshme për familjet në nevojë, do të jetë dyfishimi i ndihmës ekonomike, uljen e energjisë elektrike ku për familjet në nevojë pagesa do të merret përsipër nga shteti dhe rimbursimin i ilaçeve.

“Këto halle janë bërë kapicë. Edhe pa qenë pandemia, edhe pa qenë tërmeti, pandemia, kanë qenë kapicë. Se 8 vite nuk është kujtuar një ditë për njerëzit. Tani ju thatë në dorë të zotit dhe në dorë të zotit jemi të gjithë por me 25 prill është veç në dorën tuaj. Ajo është dita kur ju e keni në dorë. Ose për të vazhduar edhe katër vite siç tha Seferi ose me e ndryshuar. Tani ne kemi ardhur tek ju jo thjeshtë për të kërkuar votën as për të premtuar kur vjen fjala te familjet në nevojë ekonomike. Ne çfarë kemi hartuar si plan, e para është me e përmbledhur me një fjali, asnjë familje pa bukë, pa ujë, pa drita.

Çfarë domethënë kjo? Dyfishim i ndihmës ekonomike. 300 kë/h për muaj me çmim minimal dhe për familjet që janë në nevojë ekonomike, ndihmë ekonomike, pagesa merret përsipër nga shteti. E treta, që lidhet drejtpërdrejt me një nga kostot më të mëdha që ka mosha e tretë që janë ilaçet. Rimbursimi i ilaçeve do të bëhet sipas diagnozës. I ka mundësitë shteti t’i përballojë këto kosto. Pra, nuk është çështje që nuk ka lekë, s’ka patur vullnet, s’ka pasur vëmendje, s’ka pasur dëshirë për t’ju ndihmuar. Me 25 prill, me planin tonë kjo ndryshon. Ka vetëm një mundësi për ndryshim dhe ndryshimi është jetik për Shqipërinë, ndryshimi është jetik për Shqipërinë. E vetmja mundësi për ndryshim është të shkoni të votoni numrin 9, të votoni Partinë Demokratike, Aleancën për Ndryshim dhe programin tonë”, tha Basha.

Majko: Shumë socialistë nuk do të votojnë, ky do të jetë një rrezik real për PS-në

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS, Pandeli Majko, duke dale nga nje mbledhje te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, PS, e cila eshte mbledhur per zgjedhjet e reja ne parti dhe per rinovimin e strukturave dhe anetaresimeve te reja. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and lawmaker, Pandeli Majko, during a meeting of the National Assembly of the Socialist Party.

Ministri i Shtetit për Diasporën dhe kandidati për deputet Pandeli Majko në një intervistë në Vizion Plus u shpreh se, shqetësimi i selisë rozë në këtë prag zgjedhjesh janë socialistët që mund të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos votojnë.

“Ne kemi shqetësim më të madh njerëzit të cilët na kanë votuar ne, po për shumë arsye nuk e kanë vendosur akoma për të dalë dhe për të na votuar. Dhe ky është një rrezik real për ne si të majtë. Në qoftë se ne dikush që na ka votuar, qëndron në shtëpi, sepse sipas të gjithë testimeve që kemi bërë ata që na kanë votuar nuk bëhet fjalë, të paktën në dy zgjedhjet e fundit, që të shkojnë të votojnë për kundërshtarët tanë, por mund të rrinë në shtëpi. Atëherë ky do të ishte një rrezik real”, deklaroi Pandeli Majko.