19.5 C
Tirana
E diel, 8 Qershor, 2025

13 eurodeputetë letër KE për kontrollorët: Qeveria shqiptare veproi në kundërshtim me praktikat e BE

13 eurodeputetë i kanë nisur dje një letër Komisionit Europian dhe Agjencisë së Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Europian (EASA), për situatën e krijuar në Shqipëri me kontrollorët e “Albcontrol”.

Në letrën e tyre, eurodeputetët shprehen se, ndihen të shqetësuar për situatën që po ndodh me kontrollorët e trafikut ajror, ndërsa thonë se, qeveria shqiptare ka tentuar që ta zgjidhë situatën në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare, ndërsa shton se, zëvendësimi i kontrollorëve shqiptarë me të huaj ka vënë në rrezik sigurinë e fluturimeve në hapësirën shqiptare.

“Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për një situatë në Shqipëri, që është sjellë në vëmendjen tonë, që përfshin arrestimin e tre kontrollorëve të trafikut ajror. Qeveria shqiptare është përpjekur të zgjidhë këtë situatë në kundërshtim me praktikat europiane, me dërgimin e ushtrisë, marrjen e kontrollorëve të huaj, burgosjen e disa prej kontrollorëve dhe kërcënimin e tyre se do të humbisnin vendin e punës. Përballë kësaj, kontrollorët shqiptarë që janë kthyer në punë e kanë bërë këtë nën një stres të jashtëzakonshëm shtesë, një situatë e qartë në kundërshtim me rregulloret europiane të sigurisë të vendosura.

Ministria shqiptare e Transportit ka lejuar zëvendësimin e kontrolluesve të trafikut ajror të burgosur me personel të paautorizuar dhe të pakualifikuar, duke vendosur sigurinë dhe stabilitetin e shërbimeve të trafikut ajror mbi Shqipërinë në një rrezik të madh, për të mos përmendur rrjetin në tërësi. Kjo situatë është qartë në shkelje të shtojcës 1 të Konventës së Çikagos dhe Europës mbi rregulloret e trajnimit.

Trajnimi për kontrollimin e hapësirës ajrore zakonisht zgjat nga një deri në dy vjet. Është e konfirmuar se qeveria shqiptare ka ftuar kontrolluesit turq të vijnë dhe të marrin kontrollin e hapësirës ajrore. Kjo ka një ndikim të rëndësishëm në sigurinë e hapësirës ajrore në Juglindje dhe pilotët e linjave ajrore duhet të kenë shumë kujdes kur kalojnë hapësirën ajrore shqiptare”, thuhet në letër.

Në letër kërkohet një reagim urgjent nga Komisioni Europian, ku i kërkon të ftojë qeverinë shqiptare që të reflektojë dhe të zgjidhë këtë konflikt.

“Kjo situatë kërkon një reagim të fortë nga Komisioni Europian dhe EASA. Ne i bëjmë thirrje Komisionit Europian dhe EASA-së të vendosin procedura urgjente të sigurisë, në mënyrë që të mos ketë ndërprerje të fluturimeve brenda hapësirës ajrore përreth Shqipërisë. Ne e nxisim Komisionin Europian të vendosë kontakte me autoritetet shqiptare dhe t’i ftojë ata që të kthejnë pas veprimet e tyre, si dhe të përfshihen në një dialog me punëtorët, për t’iu siguruar atyre një mjedis të sigurt pune dhe një hapësirë të sigurt ajrore. Ne e nxisim Komisionin Europian të kujtojë qeverinë shqiptare për detyrimet e saj si pjesë e procesit të integrimit në përputhje me rregulloret e BE-së”, thuhet në letrën e nënshkruar nga 13 eurodeputetë.

”Më kishin caktuar patronazhist të Berishës pa dijeninë time”, gazetari: U befasova! Absurde!

Publikimi i të dhënave personale nga portali e-Albania, të përdorura nga PS për zgjedhjet e 25 prillit, është kthyer në një çështje shqetësuese dhe ka shkaktuar shumë debat.
Mes shumë emrave të njohur, në listë ishte edhe ai i ish-kryeministrit Sali Berisha, patronazhisti i të cilit ishte gazetari i njohur sportiv, Ervin Baku.

I ftuar në emisionin “7pa5” në “Vizion Plus”, Baku theksoi se, u befasua kur u informua nga mediat, duke e cilësuar absurditet faktin se ai ishte caktuar `patronazhist` i Berishës pa dijeninë e tij.

Baku tha mes të tjerash se marrja e të dhënave personale është një shkelje e të drejtave të njeriut.

E kam marrë me sportivitet këtë lajm që ka dalë këto ditë. Jemi në muajin prill dhe dihet me çfare feste fillon ky muaj. Me Berishën kam marrëdhënie shumë të mira që datojnë që nga koha ime në Strasburg, por nuk ndikojnë në bindjet e mia sportive, kulturore, artistike, apo edhe politike. Unë nuk jam në dijeni, më duket shumë butaforike. Kjo është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Jam kundër këtyre praktikave. Realisht jam kundër këtyre praktikave. Nuk duhet të ndodhin gjëra të tilla. Unë e mora me shumë sportivitet”, ka deklaruar Baku.

Alibeaj me sportistët në Lushnje: Sporti nuk ekziston për qeverinë. Andi Lila: Programi i PD për sportin është konkret

“Gjendja e sportit ka vetëm një zgjidhje dhe ajo bëhet pa tifozllëk”, tha Enkelejd Alibeaj në takimin me sportistë në Lushnje, të cilët shprehën shqetesimet per situaten e veshtire të sportit, vecanerisht futbolli. Në takim ishte edhe ish futbollisti i kombëtares Andi Lila, i cili është angazhuar si koordinator i sportit në PD. Alibeaj theksoi se, për sportin ka shumë rëndësi te mos jete nje placke që politika e perdor sipas interesave te veta.

“Futbolli kerkon infrastrukture jo sheshe betoni qe ben bashkia”, tha nje prej sportistëve, ndërsa dikush tjetër theksoi dështimin e tanishëm të sportit. “U 17 dhe U 19 e Lushnjes ishin nder ekipet me elitare ne shqiperi sot është katastrofë”.

Enkelejd Alibeaj tha se gjendja ne te cilën ndodhet sporti në vend ka ardhur si pasojë e mungesës së përkujdesjes së qeverisë e cila duket se më shumë ka interes të ndërtojë burgje sesa fusha futbolli.

“Në këtë kohë të shkurtër kam kuptuar se cilat janë problemet e verteta të sportit elitar. Pasioni është, njerëzit që duan të punojnë me sportin janë aty por ajo që mungon është përkudesja e shtetit e qeverisë. E keni vënë re apo jo, ka vite që qeveria preokupohet më shumë për të ndërtuar burgje se sa fusha futbolli. Do duhet që realisht për të gjithë këtë rini, ta mbajmë këtu. Nuk ëhstë zgjidhje që sporti të jetë I varur nga qeveria. Ajo që qeveria duhet të bëjë është të stimuloje dashamirësit e sportit , biznesin tek e fundit, në mënyrë që të orientohen financat tek sporti e duke patur lehtesira fiskale t,ju japë mbështetje juve”, tha Alibeaj.

Ne cilësine e Koordinatorit Kombetar për sportet në PD futbollisti i ekipit Kombetar Andi Lila tha se njerëzit në listat e PD janë profesionistë të nderuar ndërsa programi I PD për sportin është realist dhe jo përrallë.

“Ne nuk themi kështu përrallash do bëjmë binjakëzim me Lacion. Tani ka dalë nje përrallë e re kur thonë Sopotin e Librazhdit do ta binjakëzojnë me Bajernin e Mynihut. Per ne futbollistet që e dime si funksionon nuk e kuptojme. PD dhe njerezit e saj do te mendojnë jo si politikanë se politikanët mendojnë për zgjedhjet e rradhës, por si burrështetas që mendojnë për gjeneratat e ardhshme”, tha Andi Lila.

Fermerët në Kallmet Lezhë: Jemi të harruar, jetojmë me subvencionet e kohës së Berishës

Kandidatja për deputete, Lindita Metaliaj është takuar me fermerët në Kallmet të Lezhës. Fermerët janë shprehur se janë harruar nga qeveria. “Jemi të harruar, jetojmë me subvencionet e kohës së Berishës”, tha një nga fermerët.

Lindita Metaliaj u ka bërë thirrje fermerëve të votojnë për ndryshimin më 25 prill. “Përgjigja e vetme për braktisjen nga qeveria Rama është vota për ndryshimin. Në 25 Prill, keni në dorë të ardhmen tuaj!”, tha Metaliaj.

Basha me zv.Presidentin e Komisionit Europian: Brenda 100 ditëve të para hapim negociatat për anëtarësim në BE

• Basha me zv.Presidetin e KE: Brenda 100 ditëve nisim negociatat. Schinas: Jini krenar për rolin që luajtët për liberalizimin e vizave. Vlerëson normalizimin e gjuhës politike dhe fokusin tek integrimi.

• “Mos jini shumë modest për rolin tuaj në liberalizimin e vizave”. Zv. Presidenti i KE, Schinas bisedë me Bashën. Basha: Kthej normalitetin në kulturën tonë politike.

• Zv. Presidenti i KE, Margaritis Schinas bisedon me Bashën: Negociatat pas zgjedhjeve. Keni shumë arsye për t’u krenuar për rolin në liberalizimin e vizave. Basha: Zgjedhjet duhet të jenë të lira.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bisedë online më zv.Presidentin e Komisionit Europian, njëkohësisht Komisioner për Mënyrën Europiane të jetesës, z. Margaritis Schinas. Biseda është përqendruar në shkëmbimin e pikëpamjeve mbi të ardhmen e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, përpjekjeve që duhet të bëjë vendi për t’u anëtarësuar në Union dhe vizionin e kryeopozitarit mbi këtë proces.
Lideri i opozitës Basha ka theksuar se “pa integrimin europian të Shqipërisë nuk do të jemi në gjendje të sigurojmë standardet e jetesës” sdhe vlerësoi se arritjet kryesore për Shqipërinë janë shënuar në duke punuar së bashku me partnerët. Ai u shpreh i bindur se ai dhe ekipi i tij janë në gjendje ta realizojnë anëtarësimin e plotë të vendit në Bashkimin Europian.

Për kryedemokratin, integrim në BE do të thotë ndihmë për ekonominë që të dalë nga kriza, rritje pagash dhe investime publike. Prandaj, Basha u angazhua që “brenda 100 ditëve të para të qeverisë sime ta bëjmë të mundur hapjen e negociatave.”

Temë e bisedës ishte edhe pandemia dhe çështja e vaksinimit. Basha e konsideroi përparësi kryesore transparencën dhe bashkëpunimin me BE për të sjellë në Shqipëri vaksina të çertifikuara nga unioni.

Për Bashën, Shqipërinë e pret një e ardhme e ndritur. Të rinjtë shqiptarë do të trajnohen në teknologji dhe profesione të tjera që të sigurojnë paga të larta nga investimet europiane që do të vijnë dhe do të hapin vende të reja pune të mirëpaguara. Ai u shpreh se Shqipëria ka “nevojë për ndihmën tuaj, kemi nevojë për udhëzimin tuaj dhe unë mund t’ju siguroj që kemi ekipin më të mirë së bashku, kemi një projekt dhe vizion shumë të qartë.” 8 vitet në vendnumëro, nënvizoi Basha, e kanë lënë Shqipërinë pas çdo vendi në rajon, prandaj nuk duhet të humbasim më shumë kohë.

Komisioneri Schinas u shpreh i kënaqur me entuziazmin dhe përkushtimin e z. Basha ndaj Europës. Ai e vlerësoi si krejtësisht të mundur hapjen e negociatave pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe e nxiti z. Basha që të çojë përpara mesazhin e ringjalljes ekonomike. Schinas vlerësoi veçanërisht rolin e z. Basha në arritjet e mëparshme të vendit në fushën e integrimit europian. “Ju personalisht si ish-Ministër i Brendshëm, keni shumë arsye për t’u krenuar me atë që është bërë tashmë dhe natyrisht ky liberalizim i vizave nuk është një gjë e lehtë dhe nuk ishte e sigurtë. Ju e dini sa komplekse ishte dhe këshilla ime është të mos tregoheni shumë modestë në lidhje me të. Kjo është diçka që ju, si udhëheqës dhe si individ, duhet ta tregoni më shumë, si diçka në politikë që ka ndryshuar gjërat për mirë.”

Zv.Presidenti Schinas e falënderoi z. Basha për angazhimin e tij në Europë dhe u shpreh se ky është ligjërimi në Europë: një domosdoshmëri për një lloj normalizimi i politikës dhe nxitje e njerëzve që të shohin se mund të ecet përpara.

Nga ana e tij kryetari Basha nënvizoi angazhimin e tij për të kthyer normalitetin në kulturën politike shqiptare. Këto zgjedhje – u shpreh ai – kanë të bëjnë më njerëzit, të ardhmen e tyre. Prandaj është e domosdoshme që të shkojmë tek njerëzit me propozime realiste, tha Basha.

“Ne propozojme një taksë të sheshtë prej 9%, barazinë para ligjit ku të gjithë trajtohen njësoj dhe jo ku një pjesë e njerëzve po gllabërojnë buxhetin, pronat , pasuritë publike të vendit dhe të gjithë të tjerët vuajnë. Këto zgjedhje kanë të bëjnë me ecjen përpara drejt të ardhmes në BE ose për të vazhduar qëndrimin në vendnumëro si ne keto tetë vjet. Këto zgjedhje nuk jane një luftë personale midis meje dhe kundërshtarit tim. Por ato duhet të jenë të lira dhe të ndershëm siç kanë nënvizuar dhe vazhdojne të nënvizojnë çdo ditë komisioni dhe këshilli dhe partnerët tanë strategjikë të SHBA”, përfundoi Basha.

 

Basha i pëgjigjet Ramës: Koha jote ka mbaruar, s’ke vend në qeveri

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shkruan në një mesazh në “Twitter” se nëse fiton zgjedhjet më 25 prill, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë pjesë e qeverisjes së tij.

Basha thekson prerë se më 25 prill shqiptarët do të votojnë Partinë Demokratike për të larguar Edi Ramën.

“Në 25 prill shqiptarët do votojnë numrin 9 për ta larguar Ramën dhe ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë. Koha e tij ka mbaruar. Ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do fitojë”, shkruan Basha.

Kërcet armanë Berat, plagoset një punonjës policie

Një punonjës policie dyshohet të jetë plasosur me armë zjarri në Berat mbrëmjen e sotme, pas një sherri në një lokal.

Mësohet se polici është plagosur pas një konflikt të çastit që ka degjeneruar në përdorimin e armëve. Ai është Elton Boduri, 24 vjeç.

Sipas të dhënave të para, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Donika Kastrioti”. Në sallën operative është lajmëruar për një konflikt midis dy komshinjve. Menjëherë në vendngjarje është nisur një patrullë me katër efektivë të policisë.

Me të mbërritur në vendngjarje, njëri nga personat e përfshirë në konflikt është përleshur me policët. Gjatë këtij momenti është dëgjuar edhe një krismë armë, por pa u specifikuar se nga ka ardhur kjo krismë. Në vendngjarje aktualisht ndodhen forca të shumta policie.

Basha poston videon: Ju jeni njerëz të lirë. Ky është vendi juaj. Nuk u pëlqejnë ata që ju udhëheqin? Ngrihuni!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar një vide me një mesazh për zgjedhjet e 25 prillit ku thekson se, i pari është qytetari.

“Ju jeni njerëz të lirë. Ky është vendi juaj. Vetëm ju do të vendosni për fatet e tij. Vetëm ju do të sillni ndryshimin. Votoni 9 dhe sillni ndryshimin!”, thekson Basha.

Teksti i zbardhur

A e dini cili është i pari?

A e di cili merr vendime për ty?

Jo ky. As ky dhe as ky.

Je ti!

Ti je ai që vendos për të ardhmen e këtij vendi.

Je drejtuar nga qeveritarë arrogantë dhe përçarës, që të kanë bërë të besosh se nuk ka më shpresë.

Por i pari je ti.

Nuk të pëlqejnë ata që të udhëheqin?

NGRIHU

DHE

NDËRROJI

Mos hiq dorë nga Shqipëria.
Ndryshoje Shqipërinë

Vukaj zbërthen strukturën e krimit zgjedhor me përdorimin e të dhënave personale nga PS, kërkon seancë urgjente

Anëtarja e Komisionit rregullator, Helga Vukaj, gjatë seancës në KQZ, ka ngritur shqetësimin duke zbërthyer strukturën e krimit zgjedhor që po ndodh me përdorimin e të dhënave personale nga ana e Partisë Socialiste.

‘Si qytetare e këtij vendi , si banuese e kryeqytetit, si anëtare e Komisionit rregullator, dua të them se puna jonë është thuajse e denigruar apo e përcudnuar. Do ju tregoj një dokument që po qarkullon mediatikisht dhe kjo është e dhimbshme ku unë Hega Vukaj me nr rendor , me nr identitetit me të dhëna të tjera persona, më del qartë atësia , nr tel , kë kam patronazhist’, shprehet Vukaj.

Gjithashtu Vukaj ka kërkuar seancë dëgjimore urgjente me drejtorin te DPGJC, drejtuesen e e-albania, e cila mban përgjegjësi, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale , të raportojë urgjent se çfarë bëhet, si dhe Avokates së Popullit se çfarë ka evidentuuar deri tani.

Fjala e Vukajt në KQZ

Fenomeni jo vetëm është kriminal por dhe tejet i rrezikshëm dhe në thelb ky fenomen po tenton të japë efektet e minimimit të procesit zgjedhor, ndoshta ditën e zgjedhjeve ndoshta i ka dhënë apo pas ditës së zgjedhjeve.

Si qytetare e këtij vendi , si banuese e kryeqytetit, si anëtare e Komisionit rregullator, dua të them se puna jonë është thuajse e denigruar apo e përcudnuar.

Do ju tregoj një dokument që po qarkullon mediatikisht dhe kjo është e dhimbshme ku unë Hega Vukaj me nr rendor , me nr identitetit me të dhëna të tjera persona, më del qartë atësia, nr tel, kë kam patronazhist.

Patronazhisti im më kujton diktaturën kur të parët e mi përndiqeshin nga fuksi I lagjes, me një qëllim të caktuar politik. Mos vallë jemi kthyer në vitin 1990, kjo është e tmerrshme, nëse vërtetë po ndodh dhe sic rezulton po ndodh, ku Rezart Fetollari mua më përndiqka. Por ky person nuk e bën këtë i vetëm sepse ky person të dhënat e mia i ka siguruar në bashkëpunim me mekanizmat institucionale ndërveprues në këtë krim zgjedhor. E dhëna ime si ID administrohet nga Drejtortia e Përgjithëshme e Gjendjes Civile, më bën të mendoj që bashkëpunëtor i parë ëhstë DPGJC, se ku unë jam e punësuar më bën të mendoj se drejtoria e tatimeve dhe sigurimeve shoqërore qenkerka institucioni tjetër bashkëveprues në këtë krim zgjedhor, nr im i telefonit më bën të mendoj që kompania private më paska ekspozuar të dhënat të mia. Por kjo situatë më bën të mendoj që kontigjente kibernetike mund të të më sulmojnë në cdo kohë. Atëherë ku qendron garancia në aspektin zgjedhor? Zero të nderuar. Çfarë është bërë deri tani nga organet të cilat kanë dijeni, sepse zien kjo çështje, janë të prekur gazetarët të cilët ndihen të cënuar dhe të dhunuar.

Më lind natyrshëm pyetja, cfarë është bërë me këtë cështje, ku janë organet përgjegjëse ligjzbatuese ku janë deri tani???

Dua zoti Sekretar i Përgjithshëm , ti adresohesh për prezencë këtu në këtë sallë drejtorit të DPGJC, drejtueses së e-albania, e cila mban përgjegjësi, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale , të na raportojë urgjent se cfarë bëhet, Avokates së Popullit se cfarë ka evidentuuar deri tani me impaktin? Impakti është edhe post zgjedhor sepse në atë listë është bërë një ndasi se kush voton PS, PD apo LSI, dhe në varësi të zgjedhjeve kush nuk ka votuar PS mbetet kontigjent i sulmuar. Duhet ti adrersojmë shkresë edhe SPAKm duhet të kishte reaguar deri tani pasi nuk është cështje që kërkon hetim të thelluar. Të gjitha këto janë kriminale . për këto duhet të jetë përgjigje paara datës 25. Pas datës 25 nuk kanë asnjë efekt , spostimet kujt I përket kopetenca sic ndodhi me dosjen 184, ku u asgjësua çështja, nuk kanë efekt. Dua që shkresat të nisen urgjent pasi është çështje shumë sensitive.