15.5 C
Tirana
E hënë, 2 Qershor, 2025

Supervizorja e Ballukut u blen qytetarëve kartat ID për të mos votuar

Kryetari i FRPD, njëkohësisht kandiat i PD, Belind Këlliçi ka denoncuar supervizoren e punimeve në rrugën “Besim Bardhoshi”, se po hedh asfalt elektoral në Sharrë.

Gjithashtu sipas Këlliçit, i kanë ardhur disa denoncime nga banorët e zonës në lidhje me këtë person, për blerje kartash identiteti si përfaqësuese e ministres Balluku.

‘Sot në mëngjes, në rrugën “Besim Bardhoshi” në Sharrë, kanë shkuar ekipet e shpëtimit të Rilindjes, për të hedhur një dorë asfalt electoral. Po asfaltoni humbjen’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit

Sot në mëngjes, në rrugën “Besim Bardhoshi” në Sharrë, kanë shkuar ekipet e shpëtimit të Rilindjes, për të hedhur një dorë asfalt elektoral. Automjeti që shihni në foto i përket shtetases Egra Ibrahimi, e cila bën supervizoren e punimeve.

Më kanë ardhur disa denoncime nga banorët e zonës në lidhje me këtë person, për blerje kartash identiteti si përfaqësuese e ministres Balluku.

Vokshi: Edi Rama, armik i kulturës dhe artistëve, me Bashën nis një epokë e re!

*PROGRAMI PËR ARTIN, KULTURËN DHE TRASHËGIMINË, PREZANTIMI I ALBANA VOKSHIT*

Historitë e shumë vendeve dëshmojnë se qeveritë mund të gabojnë dhe mund të kryejnë faje gjatë drejtimit të tyre, por rasti i Edi Ramës kryeministër, me urdhrin për shembjen e Teatrit Kombëtar për ta zëvendësuar atë me kulla, do të mbahet mend si një krim I rëndë ndaj artit dhe kulturës së një kombi.

Jemi sot pikërisht në këtë vend, ku u krye një prej akteve më barbare politike që ka njohur historia e Shqipërisë pas prishjes së kishave dhe xhamive nga Enver Hoxha.

Shkatërrimi i teatrit me fadroma, në mes të pandemisë, natën dhe nën terror policor përbën dëshminë se në këto 8 vjet, vendi po drejtohet nga një njeri i rrezikshëm, që dhunon popullin e vet, duke i shkatërruar pikat e referimit nga njëra anë dhe duke e varfëruar nga ana tjetër. Nuk ka Edi Rama asnjë qëllim tjetër veç përfitimit personal në historinë e teatrit. Ka dashur gjithmonë ta shembë për të ngritur aty mosntra betoni. Një ministër, siç ishte Edi Rama 20 vjet më parë, i cili lejoi shndërrimin e teatrit në bingo, nuk mund të na gënjejë me projekte 3D, pas të cilave fshihen kullat e pastrimit të parave të korrupsionit.

Veprat dhe jo fjalët, janë ato që masin një njeri. Dhe me vepra, Edi Rama është një armik i kulturës dhe artistëve në Shqipëri. Nuk I hyjnë në punë arti dhe kultura, pasi këto hapësira nuk prodhojnë para dhe nuk mund të jepen me koncesione me leverdi për interesa të tyre.

Të nderuar pjesëmarrës,

ndiej një emocion të veçantë që jemi mbledhur sot pikërisht këtu, në vendin e një rezistence epike shembullore, ku artistët, intelektualë, qytetarë të Tiranës, mbështetës te artit dhe kulturës, të opozitës, kryetari i opozitës z. Basha, deputetë, bënë me javë të tëra ndaj një tempulli që I jepte frymë, motiv dhe ushqim shpirtëror jo vetëm publikut të Tiranës, por të gjithë Shqipërisë.

Me një mendësi arrogante dhe abuzuese, qeveria e Ramës ka shkaktuar pasoja të rënda në këto 8 vite, në konceptimin dhe zbatimin e politikave kulturore, në menaxhimin militantesk të institucioneve artistike, duke nxjerrë jashtë sistemit, artistët e talentuar, aktorë me përvojë, ekspertët dhe profesionistë me shumë kontribute.

Pas tetë vitesh arti dhe kultura kanë rënë në koma dhe ky fatalitet, jo për shkak të pandemisë, por kryekëput për shkak të një kryeministri arrogant, të korruptuar dhe një krybashkiaku alergjik ndaj identitetit kulturor dhe historik të Tiranës.

Në tetë vite të qeverisë Rama, zyrat dhe institucionet publike nuk ekzistojnë për profesionistët e fushës . Buxhete qesharake janë caktuar për të rinjtë e talentuar, ndërsa janë shpërfillur projektet e artistëve profesionistë, apo edhe dashamirëve të artit.

Me këtë qeveri të dështuar, pas tetë vitesh kemi një inventar dëshpërues të rrënimit të trashëgimisë kulturore si ajo materiale, por dhe ajo shpirtërore.

Monumentet e kulturës, parqet arkeologjike, objektet e kultit, janë dëshmi e braktisjes me shpërfillje dhe arrogance, si dhe politikave anti kombëtare që janë ndjekur nga kjo qeveri. Dëshmi e këtij realiteti braktisë janë ndër të tjera Berati që përmbytet dhe që ka humbur identitet nga betoni, Gjirokastra që po rrëzohet nga dita në ditë dhe që rrezikohet nga çarja e murit të kalasë, Durrësi qe zhduket nga shiu i pare, Butrinti i dhënë me PPP, dhjetëra fshatra që kanë patur jetë kulturore e artistike që nga mesjeta, por që me Rilindjen urbane të fasadave të Ramës janë unifikuar dhe kanë humbur çdo specifikë të stilit në formë dhe në përmbajtje, dhjetëra mozaikë, mure e vendodhje të hershme arkeologjike, ura të vjetra që po shemben, pra thesare të shumta të historisë së civilizimit shqiptar, që Rama dhe qeveria e tij I ka lënë në harresë dhe nuk ka investuar asnjë qindarkë për mirëmbajtjen e tyre.

Nga ana tjetër promovimi I trashëgimisë kulturore shpirtërore po venitet nga viti në vit, për shkak të indiferencës së burokratëve që nuk promovojnë sa dhe si duhet Shqipërinë, në UNESCO dhe çdo organizatë dhe forum tjetër ndërkombëtar të trashëgimisë kulturore.

Të nderuar pjesëmarrës

Ajo që na bën bashkë sot këtu, nuk është vetëm sakrifica sublime për të mbrojtur teatrin dhe për ta bërë atë një çështje ndërkombëtare. Këtu jemi bashkë sepse ne do të duhet të bëjmë diçka të madhe shumë shpejt – Të ringrejmë Teatrin Kombëtar siç ishte. Është detyrimi ynë për artistët dhe për qytetarët e Tiranës, është detyrim ndaj identitetit tonë kulturor për brezat e ardhshëm.

Me fillimin e punës së qeverisë Basha një epokë e re do të çelet për të gjithë hapësirat e artit dhe kulturës shqiptare . Ne I konsiderojmë artistët, profesionistët dhe të apasionuarit e hapësirave kulturore si asete të mëdha njerëzore, që mbajnë ndezur shpirtin e kombit dhe janë frymëzimi i rinisë.

Trajtimi I artistëve dhe i njerëzve të kulturës është çështje dinjiteti për një komb. Arti dhe kultura janë pasaporta e identitetit tonë për integrimin europian. Artistët dhe njerëzit e Kulturës janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë.

Dhe shpreh bindjen se ata me ndikimin e ideve dhe mendimeve që përcjellin në publik do ti paraprijnë ndryshimit të madh që shqiptarët po presin me padurim në këto zgjedhje.

Pas 17 ditësh artistët janë të ftuar të marrin një vendim të madh- të bëhen pjesë e ndryshimit dhe votës historike për ta shpëtuar vendin nga ankthi, poshtërimi dhe nënshtrimi i një njeriu të rrezikshëm, që është kthyer si një vrimë e zezë që përpin dhe shkreton gjithçka i del përpara.

Për artistët dhe njerëzit e kulturës më 25 prill është momenti për të dhënë kontributin historik duke votuar një qeveri dhe një kryeministër, si Lulzim Basha, që do ta kenë në krah për të mbajtur të ndezur dritën e shpresës për një Shqipëri më të mirë për ne dhe për fëmijët tanë!

Akt 2% të buxhetit/ Taulanda Jupi prezanton programin e PD për kulturën dhe artin

Nga Taulanda JUPI

Të nderuar miq,

Mënyra si i konceptojmë, përvetësojmë, promovojmë dhe investojmë në art, kulturë apo trashëgiminë e kulturës dhe të mendimit, tregon shkallën e civilizimit së cilës i përkasim si individ, si shoqëri dhe si komb.

Duke mbështetur në parime si decentralizimi ,depolitizimi demokratizimi i kulturës, dimensioni ekonomik i kulturës apo kultura si e drejtë humane, krenarisht sot prezantojmë programin për artin kulturën dhe trashëgiminë kulturore AKT-2%.

Programi AKT-2%, në vizionin qeverisës të Lulzim Bashës ka si qëllim strategjik të rrisë në mënyrë progresive buxhetin për kulturën deri në nivelin 2% të buxhetit të shtetit dhe përmes rritjes së investimit publik, të ktheje artin, kulturën dhe trashëgiminë kulturore në një industri kreative funksionale, të integruar dhe konkurruese, jo vetëm me impakt social por edhe ekonomik.

Objektivat politik të programit AKT 2% janë:

1.Art dhe kulturë e aksesueshme për këdo, jo vetëm si një drejtë humane, por si një faktor themeltar për një shoqëri më të shëndetshme, më tolerante dhe gjithpërfshirëse.

2. Një gjuhë, një kulturë, një komb.

Një program mbarkombëtar mbështetur mbi politika dhe vendimarrje të përbashkët me qeverinë e Kosovës, për zhvillimin dhe bashkëpunim në fushën e artit dhe kulturës, gjuhës dhe edukimit, ruajtjes e promovimit të trashëgimisë kulturore dhe historike, për unifikimin e mendimit tonë kombëtar, është hapi i parë për jetësimin e misionit historik dhe objektivit tonë politik drejt një bashkimi kulturor kombëtar “Një gjuhë, një kulturë, një komb” dhe ka të gjithë vullnetin politik në vizionin qeverisës të Lulzim Bashës.

3. Komunizmi në kryqëzimin mes kujtesës dhe historisë, të vërtetës dhe interpretimit ëtshë një objektiv politik për një reflektim social përmes artit, kulturës, trashëgimisë së kulturës dhe asaj të mendimit që lidhet me këtë periudhë.

4.Integrimi i Shqipërisë përmes artit, kulturës Promovimi i vlerave tona më të mira të trashëgimsë kulturore, krijimtarisë dhe kulturës sonë dinamike përmes një bashkëpunimi kulturor kombëtar, rajonal, ndërkombëtar është diplomacia më e mirë drejt integrimit të Shqipërisë dhe kombit shqiptar drejt Bashkimit europian.

Për të siguruar suksesin e Programit kombëtar AKT-2% kemi këto Objektivat Strategjike :

✓ Hartimi i një mjedisi ligjor.

✓ Rishikim të politikës fiskale në të gjithë spektrin e industrisë kreative dhe industrisë së botimeve.

✓ Reformimi i thellë funksional i institucionve të artit dhe kulturës.

➢ Hartimi i një mjedisi ligjor që garanton zbatimin e këtij programi për reformim funksional të artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore duke specifikuar këtu rishikim dhe hartim në standardet europiane të të gjithë spektrit të paketës ligjore.

“Ligji i ri për Artin, Kulturën dhe Krijimtarinë”

“Ligjin për të Drejtën e Autorit dhe të Drejta të tjera të lidhura me të” i cili kërkon plotësimin dhe përmirësimin e kornizës ligjore me qëllim një mbrojtje më të madhe të të drejtave autoriale dhe pronësisë inelektuale dhe zbatueshmë rinë në të gjithë territorin.
Reformimi i “Ligjit për Kinematografinë”duke krijuar mundësitë përmes politikave dinamike të stimulojë sektorin kinematografik për bashkëprodhim me kompani të huaja, me fokus në fuqizimin e sektorit vendas dhe atë kombëtar në rajonin e ballkanit. Krijimi i mekanizmave për një bashkëpunim më efektiv të kompanive dhe enteve kinematografike të komuniteteve shqipfolëse si një angazhim për rritjen e impaktit, prezencës dhe ndikimit të produktit kinematografik kombëtar në rajonin e ballkanit dhe në Bashkimin Europian.
“Ligjit Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”. Zbatimi i mekanizmave funksional me qëllim ruajtjen, promovimin dhe veçanërisht miradministrimi i qëndrueshëm e transparent të pasurive kulturore, muzeale dhe arkeologjike kombëtare duke rivlerësuar skemat e aplikuara deri tani në menaxhimin e tyre në pë rputhje me parimet e UNESC-os dhe legjislacionin e Bashkimit Europian.

Ligjit për Statuset dhe Pensionet e Profesioneve të vështira, i cili trajton trajtim specific kërkesat të artistëve dhe uljen e moshës së pensionit për disa kategori të punonjësve, në fusha të ndryshme të artit

Krijimi i Regjistrit Kombëtar të Artistëve të Pavarur i cili është një domosdoshmëri dhe rregullon funksionimin e tregut të artit dhe kulturës, sistemon marëdhëniet individ- shtet në çdo sektor të kulturës.

Ligji për Sponsorizimet dhe Nxitësit Fiskalë, plotësimi i tij me kornizën e duhur ligjore për ta bërë më fleksibël dhe funksional me qëllim forcimin, fuqizimin dhe çlirimin e tregut të artit dhe kulturës si dhe nxitja e filantropisë.

➢ Rishikim të politikës fiskale në të gjithë spektrin e industrisë kreative, duke filluar që tek industria e botimeve, artet pamore, artet e performuara, kinematografia e deri individi krijues dhe operatorët privat, për të çliruar tregun dhe për ta bërë produktin e krijimtarisë më konkurues dhe të lëvizshëm në rajon dhe përtej.

• Një qasje dhe politikë fiskale më tolerantë fillon me uljen e tatimit në burim mbi të ardhurat në masën nga 15% në 9% për të gjithë spektrin e industrisë kreative.

• Rishikimi dhe rikonceptimi fiskal në industrinë kinematografike duke aplikuar një politikë dinamike të kombinimit efektiv të tax-rebates me Film Comissions për promovimin e territorit, hospitalitetin si edhe kontribute shtese nga pushteti lokal e qëndror, me synim shndërrimin e Shqipërinë në një atraksion për prodhimet dhe distribucionet ndërkombëtare të industrinë kinematografike.

• Rivlerësimi i barrës fiskale, thjeshtimi apo unifikimi i taksave të aplikuara në hallka të ndryshme të industrisë së botimeve.

➢ Reformimi i thellë funksional i institucionve të artit dhe kulturës për të siguruar suksesin e programit AKT-2%, do të jetë faza e parë e zbatimit të këtij programi. Këtij reformimi apo rikonceptimi do t’i nënshtrohen institucionet e artit dhe kulturës në varësi të pushtetit qëndror dhe atij vendor por në krye të çdo premtimi do të qëndrojë :

Rindërtimi i Teatrit Kombëtar , aty ku ishte, ashtu si ishte.

Rikonceptim në infrastrukturën funksionale të Tearit Kombëtar të Operas dhe Baletit referuar modeleve europiane, për ta kthyer këtë institucion në prodhues të një produkti artistik që përfaqëson vlera ë vërteta dhe kulturë të një kombi të qytetëruar.

Reformim i teatrove duke synuar një ndryshim thelbësor nga mënyra si funksionojnë këto institucione sot në Shqipëri. Në përputhje me parimin e decentralizimit dhe qëllimit tonë politik “Art dhe kulturë e aksesueshme për këdo, si një e drejtë humane”, do të fitojnë statusin e teatrit kombëtar teatri:

“Migjeni” Shkodër,
“Andon Zako Çajupi” Korçë,
“Petro Marko” Vlorë.

Në bashkëpunim më organet e pushtetit vendor mbështetur mbi kornizën ligjore të “Ligji i ri për Artin, Kulturën dhe Krijimtarinë” institucionet e artit shndërrohen në fondacione, një model që vendos në funksion mekanizma të balancuar menaxhimi dhe i jep liri institucioneve të artit si teatrove, muzeumeve dhe galerive, të rritin të ardhurat përtej fondeve publike të akorduara nga buxheti i shtetit.

Biblioteka Kombëtare përtej funksionit të saj në shërbim të komunitetit është i vetmi institucion që ruan trashëgiminë tonë të mendimit dhe të gjuhës si dëshmi e identitetit dhe kulturës sonë kombëtare. Biblioteka Kombëtare do t’i nënshtrohet një rikostruksioni të thellë për të mundësuar zgjerimin dhe shtimin me mjedise të reja e bashkëkohore dhe kushte të tjera të domosdoshme.

Po kështu bibliotekat vendore dhe bibliotekat shkollore në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës do të investohen nga “Fondi i Veçantë për Librin” parashikuar si një vektor nxitës dhe ndërhyrje emergjente për përditësimin fondit të bibliotekave me botime dhe tituj sipas specifikave të tyre, për ta përafruar sa më shumë lexuesin, sidomos lexuesin e ri tek libri.

Krijimi dhe themelimi institucioneve të reja të artit e kulturës, është parathënia e për zbatimin dhe suksesin e AKT- 2%:

• Qendrës Kombëtare të Artit Bashkëkohor (QKAB),
• Fondacioni për Letërsinë Shqipe
• Agjensia e Librit Shqip
• Teatri “ RINART”-teatri për artistët e rinj të arteve të përformuara
• Teatri Alternativ
• Biblioteka e re qytetit të Tiranës
• Shkolla e Cirkut
• Shkolla e Restauratorëve (pranë Instituti i Monumenteve të Kulturës)
• Drejtoritë Rajonale të Kulturës – të cilat do të kenë varësi të dyfishtë

Programe të tjerë që do të mbë shtesin në objektivat specific janë :
“Thesaret e Shqipërisë”
“Urat të Kuturës Kombëtare”
“Mendje kurioze, kritike, kreative“
“ART -bank”

“RINFOND” ky i fundit një program që mbështetet nga një fond i dedikuar për artistët e rinj në të gjitha fushat e krijimtarisë, për të mundësuar kalimin e tyre nga shkolla drejt tregut të punës, promovimin dhe mundësinë e punësimit si artistë të pavarur.

AKT-2% nuk është thjesht dhe vetëm një program politik, ky është një program kombëtar i hartuar mbi pasionin, enregjinë , motivimin dhe padyshim besimin se vizioni qeverisës i Luzim Bashës do ta e kthejë këtë program në gurthemelin e një epoke të re për artin, kulturën dhe trashëgiminë historike dhe pasurinë tonë të mendimit.

Me këtë program Shqipëria Fiton Kulturën!

Kosova i ikën izolimit dhe zbarkon në Shqipëri, mbi 5 mijë në 11 orë

Kosova zbarkon në Shqipëri për fundjavë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se që nga dita e mërkurë kanë kaluar kufirin 1,475 qytetarë, më 8 prill kanë kaluar kufirin 1,845 qytetarë dhe më 9 prill nga ora 00:00 deri në orën 11:00 kanë kaluar kufirin 5,498 qytetarë.

“Po ua përcjellë të dhënat, numrin e personave që kanë kaluar kufirin, më 7,8 dhe 9 prill nga ora 00:00 deri në ora 11:00. Datë 07.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 1475 persona, datë 08.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 1845 persona, datë 09.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 5498 persona”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, ditë më parë Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti mori vendim për masa të reja antiCOVID-19, ku ndër masat ishte edhe mbyllja totale e gastronomisë dhe qendrave tregtare.

Basha prezanton programin për kulturën aty ku do ringrihet Teatri: Pjesëmarrësit në atë krim do të ndëshkohen

Kryetari i PD, Basha prezantoi sot programin e PD-së për artin, kulturën dhe trashëgiminë në Shqipëri në një takim përpara gërmadhave të Teatrit Kombëtare që qeveria Rama shembi më 17 maj duke dhunuar artistët. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, iu drejtua regjisorit të mirënjohur Budina së pari, i cili i tregoi projektin në miniaturë.

“Faleminderit nga zemra! Zoti Budina, në emër të të gjithë artistëve qëndrestarëve, mbrojtësve të Teatrit Kombëtar, për këtë dhuratë të çmuar! – tha Basha. – Evokon dhimbje kur e shoh dhe jam i bindur që evokon dhimbje të gjithë qëndrestarëve. Por mbi të gjithë, evokon përgjegjësi, shpresë dhe besim. Kjo vepër e jashtëzakonshme, kjo pjesë e çmuar e historisë të qytetit tonë, e kryeqytetit të shqiptarëve, ky monument i gjallë i brezave të tërë, të brezave të kulturës.

Me të vërtetë u shemb pabesisht përkundër një qëndrese qindra ditore të njerëzve të artit dhe të kulturës, të simpatizantëve dhe mbështetësve të artit dhe të kulturës dhe të opozitës, të Partisë Demokratike që është krenare ndër shumë beteja që ka qenë në krahun tuaj në atë betejë. Por ata që e shembën, bëjnë gabimin e jetës së tyre nëse mendojnë se beteja mbaroi. Bëjnë gabimin e tyre nëse nënvlerësojnë nënshkrimin tim.

Unë nuk shquhem për tone të forta, as për metafora agresive, por çfarë kam nënshkruar e kam bërë realitet. Po ju them sot, se ky simbol nuk do të jetë thjesht një ngacmues i emocionit të dhimbjes për natën e errët të 17 majit, por do të jetë kujtuesi i përditshëm dhe i përnatshëm deri sa teatri të ringrihet siç ishte, aty ku ishte.

Sikundër dua t’ju them atyre që u vërsulën mbi këtë vepër dhe mbi artistët brenda dhe rreth kësaj vepre, nënshkrimi im nuk parashikon vetëm ringritjen e teatrit aty ku ishte, ashtu siç ishte, por edhe çuarjen para drejtësisë të gjithsecilit që mori pjesë në atë krim, nga urdhëruesi, tek zbatuesit do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

Të dyja janë dimensione të bashkëjetesës europiane, edhe nderimi për artin, për kulturën, për trashëgiminë kulturore, edhe fundi i kulturës së pandëshkueshmërisë. Faleminderit nga zemra për këtë dhuratë të çmuar! Faleminderit profesor Budina! Për mua është një kënaqësi e jashtëzakonshme!”

Teatri Kombëtar do rikthehet pas 25 prillit, projekti i mrekullueshëm që Budina i dorëzon Bashës

Teatri Kombëtar do të rikthehet me një projekt të mrekullueshëm.
Kreu i PD, Lulzim Basha është surprizuar nga aktivistët e Teatrit Kombëtar duke marrë dhuratë një maket të godinës e cila u shemb. Dhurata është prezantuar nga regjistori Robert Budina që i ka kërkuar Bashës ta mbajë në zyrë maketin për të realizuar qëllimin e përbashkët.

I theksons e kultura do të jetë ambasadori më i mirë i Shqipërisë për anëtarësimin në BE teksa ka akuzuar Ramën si sulmues të artistëve edhe pse vinte nga fusha e kulturës.

”Kemi një dhuratë për liderin e opozitës, Lulzim Basha. Maket i teatrit i prodhuar nga arkitektët. Përmasat janë marrë gjatë 3 viteve të protestës. Mbajeni në zyrë për të realizuar qëllimin e përbashkët. Rikthimi i Teatrit është edhe rikthim i vlerave qytetare dhe të kulturës. Të rikthehet. Me rikthimin e tij do jetë dhe rikthimi i vlerave dhe kulturës. Kultura do të jetë ambasadori më i mirë i Shqipërisë për anëtarësimin në BE. NE u sulmuam nga një kryeministër që vjen nga fusha e kulturës.

Kemi mbërritur në ditën që Teatri mos ndërtohet dhe këtutë ngrihen vlerat e korrupsionit. Për këtë kemi mbështetjen e Europës. Ju uroj ta mbani në zyrë.’- tha Budina.

Sot unë mbështes Partinë Demokratike

Agustim M MIrakaj

Demokracia
6 muaj në Shqipëri pashë një transformim të frikshëm që rilindasit mbollën kudo ku shkelën. Skamja e trishtimi kishte mbytur thellë familjen shqiptare. Shpresa nuk egzistonte më në fjalorin dhe mëndjen e askujt. Të gjithë ishin gati të dezertonin shtëpinë gjënë e vetveten. Tmerri prej neokomunistëve rilindas ishte kthyer në një përbindësh të vërtetë.

Lypsar në çdo semafor, për sekondën mendova se mos isha në Bangladesh apo fiset e varfra të Afrikës qëndrore.
Një dite teksa po kaloja anës lumit lana syt më panë një flamur, flamurin blu të Partisë Demokratike. Për momentin çdo gjë ndaloi. U nisa drejt tij pa menduar se ku do dal apo ku do ndal. Kalova një portë prej hekuri ku përballë shikojë selinë e Partisë Demokratike, shikojë siglën e ndyshimit, të shpresës, të lirisë.

Demokracia është ajo që na e dha mundësinë të gjithëve të jetojmë sot të lirë, të barabartë dhe dinjitozë. Të shkollohemi, të krijojmë sipërmarrje, të lëvizim të lirë e të flasim siç na e do e bardha e zemrës. Partia Demokratike është e Partia e aspiratave dhe realizimit të ëndrrave për të gjithë shqiptarët.

Dhe pse unë nuk jetoj më në Shqipëri, gjithmonë mendoj për vendin tim ku linda dhe u rrita. Jam i bindur se Shqipëria bëhet dhe besimi më shtynë akoma më shumë të shkruaj dhe për të mbështetur parimet që familja më mësoi në kamp internimi gjatë pushtimit terrorist komunist.

E unë sot mbeshtes Partin Demokratike ku shtresa jonë (te persekutuarit) janë më shumë se kurrë pjesë e politikëbërjes e shumë janë kandidat për deputet më 25 Prill 2021. Ne shtresa jonë nuk zgjedhim por ne e ndjejmë si detyrë të jemi pjesë e Partisë Demokratike dhe sot më shumë se kurrë duhet të mbështesim fuqishëm fitoren e saj.

“Njeriu jeton një herë” por votën e hedh në kuti çdo 4 vjet. Sot Shqipëria ka nevojë për ty, për shpresë, për Lirinë e Demokracinë.
25 prill është kthesa, ndryshimi i një shteti modern i udhëhequr nga misionarë të vërtetë ku parimet dhe fryma demokratike janë motorrët e ndryshimit.

Vota juaj është vota kundër gjarpërit të kuq që e helmoi Shqipërinë për shumë dekada.
VOTA JUAJ
SHQIPËRIA FITON

Ne nuk mundemi të rrimë larg këtij realiteti dhe të shohim Shqipërinë pa rrugëdalje dhe pa të ardhme!

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA E FUSHATËS SË PD, FLORIANA GARO

Dua t’ju jap nje mesazh nga zemra, ju gra shqiptare!

Ne jemi grate e ketij vendi dhe nuk arrijme te shohim sesi kjo qeveri shkaterron jetet tona vit pas viti per 8 vite rresht. Dhe ne rrime duarkryq.

Ne shohim pagat minimale kaq te uleta, taksat e larta, dhe qindra mijera te papune. Shohim familjet tona qe nuk arrijne ta jetojne jeten me dinjitet.

Shohim femijet tane qe ikin nga Shqiperia per nje te ardhme me te mire ne vende te huaja.

Shohim erresiren qe po mbulon token tone te dashur, te ardhmen tone.

Ne nuk mundemi te rrime larg ketij realiteti dhe te shohim Shqiperine pa rrugedalje dhe pa te ardhme. Ne nuk duhet te rrime larg.

Ne do te jemi forca e gruas, luaneshat qe shtyjne dhe udheheqin ndryshimin per te cilin Shqiperia kaq kaq shume nevoje.

Eshte momenti yne te bashkohemi e te kthehemi ne nje force te madhe e motivuese dhe te kthejme shpresen tek familjet tona, femijet tane, tek njerezit tane te dashur. Tek Shqiperia jone e shtrenjte.

Me 25 Prill, grate Shqiptare do te sjellin ndryshimin duke votuar per Partine Demokratike dhe Lulzim Bashen per te sjelle shpresen ne jetet tona.
Shqiperia fiton!

“Tregu industrial i Tepelenës po përjeton ditët e vetmisë së madhe”, Shehu: Pas 25 Prillit, rikthehet normaliteti

Rënia e fuqisë blerëse në Tepelenë, si pasojë e varfërisë ekstreme, është reflektuar në boshatisjen e tregut industrial dhe atij ushqimor në qendër të qytetit.

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD Qarku Gjirokastër, Tritan Shehu bashkëbisedoi me të vetmen shitëse në këtë treg.

Peripecitë e mëdha ekonomike, papunësia, pandemia, varfëria dhe largimi i qytetarëve të pashpresë, janë shkaqet themelore të varfërisë që ka mbërthyer qytetin e Tepelenës.

Tritan Shehu premton se Tepelenës do t’i rikthehet normaliteti i munguar në këto 8 vitet e fundit fill pas 25 prillit kur Shqipëria të ketë një qeveri normale për qytetarët dhe për mirëqënien e tyre.

Rama është kulmi i durimit të një populli!

Nga Genc DEROMEMAJ*

Si mund të durojë kaq shumë një popull! Rama është kulmi i durimit të një populli!

Të një populli që po e shkund dhe po e varfëron nga të gjitha anët.

Që sillet me Shqipërinë e Shqiptarët ashtu si nuk është sjellë asnjë pushtues me të!

Që për Tekat dhe Paaftësinë e tij po na çon përditë drejt greminës ekonomike dhe shpopullimit.

#110Milion eurot duhet t’i paguajë ai dhe vetëm ai, ndaj edhe Vlonjatët e Shqiptarët duhet të reagojnë fuqishëm përballë një situate të tillë.

Ky njeri do hedhur në koshin e historisë, si një ëndërr e keqe e një populli të tërë.

#25Prilli nuk është larg!

Atë çast e atë ditë të votimit kujtoni si është sjellë ky mendjeprishur me Shqipërinë, si është tallur me Shqiptarët, si nuk mbajti i njëherë përgjegjësi për vuajtjet që shkaktoi.

*Kryetar i PD Vlorë