17.5 C
Tirana
E diel, 8 Qershor, 2025

Basha në Paskuqan: Ndryshimi është shpresa e të gjithë shqiptarëve. Të gjithë të shkojmë në kutitë e votimit të votojmë 9

• Në Paskuqan socialisti gris teserën e PS në sy të Bashës, kryedemokrati: Na ka bashkuar vuajtja, le të na bashkojë edhe ndryshimi dhe shpresa. Ndryshimi është për të gjithë. Voto 9! Voto ndryshimin!

• Një grup socialistësh i bashkohen Bashës në Paskuqan. Basha: Socialistët janë vëllezërit dhe motrat tona. Bashkë për ndryshim! Votoni numrin 9 për fëmijët tuaj dhe të ardhmen tuaj!

• Basha në Paskuqan, fushatë derë më derë: Ndryshimi është shpresa e të gjithë shqiptarëve. Të gjithë të shkojmë në kutitë e votimit dhe të votojmë 9.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme takime me qytetarë të Paskuqani, i cili u prit me entuziazmin e zakonshëm të banorëve dhe të simpatizantëve. Qytetarë votues tradicional të majtë që i bashkohen PD, kishte edhe në këtë zonë të Tiranës, të cilët nuk nguruan t’i shprehnin mbështetje Bashës në zgjedhjet e 25 prillit.

“Unë jam një anëtarë i Partisë Socialiste deri më sot dhe si anëtarë i Partisë Socialiste deri më sot nuk kam gjet ndonjë mirësi as për komunitetin as për veten, as për gjë. Edhe unë sot kam vendosur t’i bashkohem Partisë Demokratike. Të bashkohem ty që të vazhdojmë rrugën përpara, me ndryshimin siç foli dhe ambasadorja Amerikane. Për ndryshim e jo për kriminel. Unë sot në prezencën tënde do ta grisë këtë teserë partie se s’ka vlerë më për mua”, u shpreh Petrit Marku.

“Unë jam një socialist dhe një votues tradicional i së majtës dhe në rast se deri dje ishte nevojë, sot është domosdoshmëri për ndryshim. Sepse premtoi vende pune dhe largoi rininë të gjithë, premtoi ngjallje ekonomike solli krizë, premtoi vende pune dhe bëri atë që bën, premtoi shëndetësi falas dhe solli… dhe unë them që nëse sot nuk bëhet ndryshimi pastaj faji është i joni”, tha Nazmi Xhepa

Kreu i opozitës i garantoi se ndryshimi do të vij për të gjithë shqiptarët pa dallim politik, pasi sipas tij, 8 vite vuajtje ka qenë e njëjtë si për demokratët ashtu edhe për socialistët.

“Përgjegjësia tani është e njerëzve, për fëmijët tuaj dhe familjet tuaja dhe unë ju falënderoj! Së pari, besnikërinë më të parë e keni ndaj fëmijëve tuaj, besnikërinë e keni ndaj Shqipërisë. Unë të falënderoj nga zemra që i bashkohesh ndryshimit dhe të garantoj që nuk ta shpërdorojmë besimin e asnjë shqiptari, as socialistëve të ndershëm se e di që mërzia juaj është dyfish më e madhe së ju e keni besuar, keni votuar, keni shpresuar dhe jeni dyfish më të zhgënjyer. Do bëjmë gjithçka që jo vetëm të mos zhgënjeheni, por ndryshimi të vijë për të gjithë. Një popull, një familje, vëllezër dhe motra. Zoti Xhepa, zoti Marku, në radhë të parë dua t’ju them që këtë besim që po investoni te ndryshimi, për mua është përgjegjësi shumë e madhe ndaj jush dhe familjeve tuaja.

Kjo që do të ndodhë me 25 prill nuk bëhet as për PD-në as për PS-në, bëhet për ju, për familjet tuaja. Ju them shpesh dhe jua kam thënë në mbledhje edhe para fushatës demokratëve. Njësoj siç kanë vuajtur demokratët, kanë vuajtur edhe shumica dërrmuese e socialistëve të thjeshtë. Mos kujtoni se kanë festuar. Papunësi, emigracion, çmimin e naftës njësoj e paguajnë, shëndetësi në kolaps, ilaçet e pa rimbursuara, energjinë elektrike, fëmijët në emigracion. Njësoj e kanë pësuar këto 8 vjet edhe socialistët e ndershëm si demokratët dhe vuajtja na ka sjellë bashkë. Tani, le të na sjellë bashkë edhe zgjidhja edhe shpresa edhe ndryshimi. Kështu që, ju falënderoj nga zemra për besimin që keni tek ndryshimi që po vjen. Ju besoj e dini, nuk jeni të vetëm, janë me qindra me mijëra socialistë që po i bashkohen ndryshmit dhe ne ju mirëpresim me krahë hapur sepse një gjë ju premtoj, ndryshimi që do të vijë me 25 prill do të jetë për të gjithë shqiptarët. As unë, as ekipi im nuk do ta ndajë Shqipërinë por do ta bashkojë. Ju faleminderit nga zemra! Numrin 9 me 25 prill, për të gjithë shqiptarët që duan familjet e tyre, duan fëmijët e tyre”, tha Basha.

Në fjalën përshëndetëse para banorëve të Paskuqanit, kryedemokrati tha se vota për numrin 9 më 25 prill do të thotë arsimim cilësor për fëmijët shqiptar, ndalimin e plagës së emigracionit, zgjimin e ekonomisë dhe hapjen e rrugës drejt Bashkimit Europian.

Lulzim Basha: Për tetë vite me radhë kam qenë në rrugët tuaja, në shtëpitë tuaja, në familjet tuaj dhe në sipërmarrjet e kësaj zone. Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra të Paskuqanit për tetë vite me radhë kam parë, e kam dëgjuar për vuajtjet dhe dhembjet e prindërve, për pamundësinë e fëmijëve të Paskuqanit. Kemi shkelur derë më derë me një përpjekje mbi njerëzore për ta mbajtur gjallë shpresën, për ti mbajtur këtu fëmijët tanë e fatkeqësisht tetë vite. Tetë vite të gjata, dimri më i gjatë politika që ka kaluar Shqipëria, e ka shkatërruar ekonominë tonë, i ka larguar të rinjtë në emigracion dhe tani po troket në derë me të vetmen ofertë që ky dimër tetë vjeçar të vazhdojë edhe katër vite të tjera. Cila është përgjigja e Paskuqanit? A mundet njeriu që premtoi uljen e taksave për ju dhe i rriti taksat tetë vite me radhë tre vijë dhe t’ju kërkojë edhe katër vite të tjera.

A mundet që ai që nënshkroi pak metra që këtej legalizimin e të gjithë shtëpive falas e që sot ka shkatërruar me dhjetëra e ,me mijëra banesa ka larguar fëmijët pesë vjeç me gaz lotsjellës për t’iu hapur rrugë pritjeve të tij të babëzisë të vijë përpara jush dhe të kërkojë edhe katër vite të tjera? A mundet? Jo, sigurisht që jo dhe kjo është arsyeja sepse nuk përballet dot me shqiptarët. Kjo është arsyeja pse nuk përballet dot me njerëzit. Kjo është arsyeja pse gjithë këto javë dhe këto ditë që i kanë mbetur bredh nëpër Shqipëri vetëm e vetëm që mos ti japë përgjigje pyetjes se çfarë bëre tetë vjet, ku i ke premtimet, ku i ke 300 mijë vendet e punës, ku e gjen shëndetësinë falas, ku i ke legalizimet falas. Kjo është arsyeja e vetme pse refuzon debatin që është e drejta juaj, është e drejtat e çdo qytetari të Evropës, debati politik me kundërshtarin sepse sado që trash zërin prapa kamerave ai është një burracak që nuk e ka mbajtur premtimin e tij dhe ka frikë të përpallet.

Ka frikë të përballet me banorët e Paskuqanit, ka frikë përballjen me banorët e Gjirokastrës të Shkodrës, të Korçës e të Durrësit. Ka frikë të përballet me nënat shqiptare të cilëve jua çoji fëmijët në emigracion. Ai nuk asnjë përgjigje e natyrisht nuk ka asnjë zgjidhje. Kur ke pasur tetë vjet pushtetin dhe nuk ke bërë asgjë si mund të dalësh përpara qytetarëve dhe të kërkosh edhe katër vite të tjera. Jo, kurrë. Shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë. Dje në Durrës, sonë në Elbasan dhe tani në Paskuqan kam takuar socialistë të ndershëm, Petritin, Nazmiun , qindra socialistë që po i bashkohen ndryshimit sepse ndryshim kërkon Shqipëria sot, të etur për ndryshim janë jo vetëm banorët e Paskuqanit dhe të Kazmës, janë banorët e Tiranës dhe të Durrësit, të mëdhenj e të vegjël nga jugu në veri. Dhe 25 prilli është dita për ta bërë ndryshimin realitet me votën tuaj.

I drejtohem mijëra socialistëve të ndershëm me të njëjta fjalë që ju drejtova Petrit dhe Nazmiut, me të njëjta fjalë që i jam drejtuar më ç’është e vërteta demokratëve jo tani në fushat për gjithë këto vite. Mos kujtoni, mos kujtoni se ata nuk e ndiejnë vuajtjen dhe dhimbjen që kanë shkaktuar 8 vite dështime. Njësoj si ju edhe ata i përcjellin fëmijët në emigracion, çmimi i naftës është rritur njësoj si për ju ashtu dhe për ata, taksat janë rritur njësoj, papunësia është rritur njësoj, njësoj e ndiejnë vuajtjen një popull i bashkuar nga vuajtja dhe dhimbje 8 viteve dështim. Por tani një popull i bashkuar nga nevoja për ndryshim. Ndryshim do të thotë zgjidhje.

Zgjidhjet fillojnë me ekonominë, me punësimin, me arsimin e fëmijëve tanë që ti mundësojnë një punë me pagë dinjitoze këtu [ër të ndalur plagën e emigracionit. Ndryshim do të thotë integrim, hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Ashtu si hoqëm vizat për shqiptarët, ne do ta rihapim rrugën drejtë Bashkimit Europian. Vota për ndryshim na bashkon të gjithëve si asnjëherë më parë, demokratë, aleancën për ndryshim dhe socialistë të zhgënjyer dyfish sepse ata e besuan dhe votuan dhe sot vuajnë njësoj si të tjerët. Ndaj le ta bëjmë këtë bashkim të madh, një energji të pa ndalshme më 25 prill. Sepse në 25 prill përgjegjësia e ndryshimit është në dorën tuaj. Vetëm ju mund ta sillni ndryshimin duke votuar numrin 9. Vetëm ju mund të mundësoni arsimin e duhur të fëmijëve tuaj dhe një sistem me norma europiane duke votuar numrin 9. Vetëm ju mund të ndalni plagën e emigracionit, për të çliruar energjitë pozitive të ekonomisë, të investitorëve, të sipërmarrësve të vegjël e të mesëm, të investimeve të huaja, duke votuar numrin 9!

Vetëm ju mund të hapni rrugën e Europës të bllokuar tash 8 vite duke votuar numrin 9!

Shqipëria Fiton!

Fitore!

Socialistët i bashkohen Bashës, grisin teserat e Partisë: Jemi bashkë!

Socailistët po grsin publikisht tesarat e PS.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë pasdite një takim elektoral në zonën e Paskuqanit, ku është pritur me entuziazëm nga shumë qytetarë.

Takimit të Bashës i janë bashkuar edhe një grup socialistësh, të cilët dëgjohen duke thënë para kryedemokratit se janë të zhgënjyer nga PS. Madje, siç mund të shihet në video dhe foto, njëri prej tyre ka grisur dhe teserën e PS para Bashës.

Në fjalën e tij, Basha është shprehur se banorët e Paskuqanit, por edhe të gjithë Shqipërisë, kanë në dorë ndryshimin, ndaj sipas tij, më 25 prill duhet të votojnë PD dhe Aleancën për Ndryshim.

“Për 8 vite me radhë kam parë e kam dëgjuar për vuajtjet e dhimbjet e prindërve, për pamundësitë e fëmijëve të Paskuqanit. Kemi shkelur derë më derë, me një përpjekje mbinjerëzore për të mbajtur gjallë shpresën, për të mbajtur këtu fëmijët tanë. 8 vite të gjata, dimri më i gjatë që ka kaluar Shqipëria. Sado që e trashë zërin, ai është një burracak, që nuk e ka mbajtur premtimin e tij dhe ka frikë të përballet. Ka frikë të përballet me banorët e Paskuqanit, të Gjirokastrës, Durrësit, me nënat shqiptare. 25 prilli është dita për ta bërë ndryshimin realitet me votën tuaj. Ne do iu hapim rrugën drejt BE. Vota për ndryshim na bashkon të gjithëve si asnjëherë më parë, demokratë dhe socialistë”, u shpreh Basha.

Tjetër deklaratë e fortë nga Yuri Kim: SHBA paralajmëron ata që blejnë vota dhe frikësojnë votuesit

“Po shoh disa tituj të pavërtetë. Ju lutemi shikoni të gjithë intervistën. Shtetet e Bashkuara NUK mbështesin ndonjë kandidat ose parti të veçantë. SHBA mbështet të drejtën e qytetarëve për të bërë të ditur vullnetin e tyre përmes votës së tyre. SHBA paralajmëron kundër atyre që e mohojnë këtë të drejtë duke blerë vota ose duke frikësuar votuesit,” – shkruan Kim.

Mbrëmjen e së martës në emisionin “Përballë” në RTSH ajo është shprehur se 25 prilli është momenti kur shqiptarët të tregojnë se janë kundër kriminelëve dhe të votojnë për ndryshimin.

“Shqiptarët që takoj kudo në vend më thonë se iu ka ardhur në majë të hundës nga korrupsioni; iu ka ardhur në majë të hundës nga pandëshkueshmëria; iu ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët që ulen në parlament. Epo, ky është momenti. Ma tregoni me veprime, tregojeni me veprimet tuaja se e keni seriozisht.

Nuk mund të ndodhë që më kërkoni opinionin tim si Shtetet e Bashkuara, unë jua jap dhe pastaj ju vazhdoni të bëni të njëjtën gjë. Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë. Por ajo që bëni duhet të përputhet me atë që thoni se doni. Dhe 25 prilli është momenti,” – tha Kim.

Kush janë “patronazhistët” e drejtuesve të policisë dhe si votojnë ata

Në një situatë të tensionuar politike parazgjedhore, kur atmosfera është ngarkuar me akuza dhe kërcënime, paanësia e policëve dhe do të jetë kyçe në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike ditën e zgjedhjeve. Por edhe policët kanë bindjet e tyre politike dhe Partia Socialiste me patronazhistët e saj është përpjekur të zhbirojë në preferencat politike të secilit.

Zv.ministri Besfort Lamallari është për momentin përfaqësuesi më i lartë politik në Ministrinë e Brendshme, pasi Bledi Çuçi u tërhoq përkohësisht nga detyra. Sipas Database të Partisë Socialiste vota e tij nuk është e sigurtë, megjithëse preferencë raportohet të jetë “te tjera” Besfort Lamallari është raportuar nga një i afërm i tij, Adriatik Lamallari.

Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë sipas skedës së Rilindjes nuk është votë e sigurtë për PS, por preferenca e tij është për Partinë Socialiste dhe në zgjedhjet e kaluara mund të ketë votuar PS, raporton patronazhisti Flamur Tabaku.

Zv.drejtori i policisë së shtetit, Albert Dervishaj është më i qartë në bindjet e tij dhe siç raporton atronazhistja Fatbardha Dervishaj, ai mund të konsiderohet votë e blinduar për PS, me preference të caktuara për PS dhe në zgjedhjet e kaluara ka votuar për PS.

Më i kujdesshëm ka qenë patronazhisti i Tonin Vocajt, Drejtorit të Policisë Kriminale që nuk e ka shënuar emrin në raportimin e të dhënave për PS. Por për Vocajn është interesante të vihet re se sipas të dhënave të PS për vitin 2013 ai ishte votë e PD, ndërsa për këto zgjedhje konsiderohet se e ka kthyer dhe ka preferenca për PS.

Drejtori për Rendin dhe Sigurinë, Gjovalin Loka, një efektiv i vjetër që nga koha e komunizmit nuk mund të ishte ndryshe veçse një votë e sigurtë për PS dhe kështu është raportuar edhe në të dhënat e patronazhistes Sonilda Prifti që ka plotësuar skedën e tij. Gjovalin Loka rezulton se historikisht ka votuar Partinë Socialiste dhe edhe sot e kësaj dite ruan të njëjtat preferenca, të paktën sipas asaj që ka shkruar patronazhistja e tij.

E pazakontë është skeda e Rebani Jaupit, Drejtorit të Policisë së Tiranës. Si rrallë për ndonjë person tjetër të dhënat për të rezultojnë bosh. Nuk ka pasur patronazhist që ta marrë përsipër Jaupin dhe preferenca e tij nuk është shënuar në skedën e Partisë Socialiste, përveç faktit që në vitin 2013 Rebaniu ka votuar Partinë Socialiste.

Por në Database-n e Partisë Socialiste është raportuar më shumë se 1800 policë dhe punonjës të policisë së Tiranës, të paktën nëse i referohesh vendit të punës si Drejtoria e Policisë. Lapsi.al ka parë këtë liste dhe pasi ka hequr të dhënat sensitive e publikon atë të plotë si më poshtë:

I kërkuari nga Interpoli merrte tendera nga Rama, Veliaj e Bushi, arrestohet për trafik droge në Mal të Zi

Anton Gjinaj 55-vjeç është arrestuar në pikën kufitare të Bozajt në Mal të Zi. Mediat malazeze bëjnë me dije se Gjinaj u ndalua pasi ishte shpallur në kërkim me urdhër të Interpol Madrid.

Gjinaj ishte anëtar i një grupi kriminal që në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importin, magazinimin dhe shitjen e 50 kilogramë heroinë në Spanjë. Në lidhje me këtë vepër penale, gjykatat në Madrid e kanë dënuar Gjinajn me 8 vite burg.

“Bazuar në njohuritë operacionale, dhe më vonë në verifikimin dhe konfirmimin e identitetit, u përcaktua se ky person kërkohej me një identitet tjetër nga NCB Interpol Madrid, për të vuajtur një dënim me burg prej tetë vjet e nëntë muaj për krimin e trafikut të drogës.

Anton Gjinaj është anëtar i një organizate kriminale, e cila në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importin, magazinimin dhe shitjen e 50 kilogramëve heroinë në Spanjë, në zonat përreth qyteteve Murcia dhe Alicante”, ka deklaruar policia malazeze.

Media serbe Novosti shkruan se Gjinaj u arrestua në vendkalimin kufitar Rozaje dhe hetimi përcaktoi se ai ishte në kërkim nga NCB Interpol Madrid.

Bazuar në njohuritë operacionale, dhe më vonë në verifikimin dhe konfirmimin e identitetit, u përcaktua që ky person kërkohej nën një identitet tjetër (Pashk Rrapi) nga NCB Interpol Madrid, në mënyrë që të vuante një dënim me burg prej 8 vjet e 9 muaj për krimin e trafikut të drogës.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, Anton Gjinaj është anëtar i një organizate kriminale, e cila në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importimin, magazinimin dhe shitjen e mëtejshme të 50 kilogramëve heroinë në territorin e Spanjës, në zonat përreth qyteteve të Murcia dhe Alicante.

Ekstradimi i tij u urdhërua për këtë person nga gjykatësi i Gjykatës së Lartë në Podgoricë

Pashk Rrapi, allias Gjinaj përmes firmës së tij të ndërtimit, ka marrë miliona euro për projekte publike në Shqipëri.

Edhe pse ndaj tij ka pasur denoncime të ndryshme në media, ai nuk është ndaluar asnjëherë nga autoritetet shqiptare, edhe pse ka marrë tendera në tre prej bashkive kryesore në vend, Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Ai ka qenë një prej biznesmenëve më të preferuar të qeverisë Rama, dhe mbetet për tu parë nëse do të ketë një hetim të pasurive të tij në shtetin shqiptar.

Gjithashtu Gjinaj në Tiranë ka punuar së bashku me firmën Salillari dhe shumë punë të marra nga ky i fundit janë zbatuar nga firma e biznesmenit të arrestuar.

Garo: Këto zgjedhje, për të ardhmen e fëmijëve tanë

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA E FUSHATËS SË PD, FLORIANA GARO

Keto zgjedhje nuk jane vetem per ne.
Jane per te ardhmen e femijeve tane:

Femijeve tane, te cilet duan te jetojne ne nje vend ku lideret e tij admirohen dhe frymezojne.

Femijeve tane, te cilet duan te marrin nje edukim cilesor qe do ti lejoje ata qe te pranohen nga cdo universitet qe ata zgjedhin te ndjekin.

Femijeve tane, te cilet duan te dijne me siguri se ne fund te studimeve te tyre universitare, ata do jene ne gjendje te gjejne nje pune te pershtatshme ne baze te deges qe kane zgjedhur,

Femijeve tane, te cilet duan te dine qe ata mund te vazhdojne te jetojne prane prinderve te tyre e te mos detyrohen te largohen drejt nje vendi te huaj sepse nuk kane te ardhme ne vendin e tyre.

Femijeve tane, te cilet ne thjesht duam qe te zgjohen cdo mengjes ne nje Shqiperi te re plot shprese.

Me 25 Prill te gjithe do te votojme Partine Demokratike dhe Lulzim Bashen qe te ri-sjellim shpresen ne Shqiperi.

Shqiperia fiton!

Varësia nga lëndët narkotike, plani i PD për zgjidhjen e këtij problemi, Haxhi: Parandalim dhe trajtim

Në fokusin e Partisë Demokratike është edhe zgjidhja e problemit për abuzimin me lëndët narkotike dhe piket alkoolike. Doktor Alban Haxhi ka listuar disa pika për zgjidhjen e këtij shqetësimi ku listohen parandalimi dhe trajtimi i rastit.

Abuzimi me substancat narkotike dhe pijet alkoolike është një problem social që meriton vemendjen e duhur për të marrë rrugën e zgjidhjes.

Doktor Alban Haxhi thotë se parandalimi dhe trajtimi i pacientëve me këto shqetësime janë mënyrat që PD i shikon si zgjidhje të këtij problemi.

“I shoh që vuajnë në këtë kontekst, nuk kanë një derë ku të përplasen, një trajtim, sensibizilim. Një program që trajton pjesë klinike, terapeotike dhe sociale.”

Sipas Haxhit me rëndësi është dhe rimbursimi i medikamenteve dhe shërbimeve mjekësore

Për Partinë Demokratike, shëndetësia është një nga sektorët që ka nevojë më së shumti të reformohet.

930 mijë individë me llogari boshe në banka

Pandemia nxiti sjelljen kursimtare të individëve gjatë 2020-s.

Depozitat u rritën me ritmet më të shpejta të viteve të fundit, por shifrat zyrtare tregojnë se rritjen më të lartë e kanë shënuar depozituesit e mëdhenj, ndërsa numri i kursimtarëve të vegjël është ulur lehtë.

Të dhënat e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD) të publikuara në raportin vjetor 2020, tregojnë se në total vlera e depozitave të sigurueshme në banka arriti në 1.22 trilionë lekë, me një rritje prej 7.4%, në krahasim me vitin e mëparshëm. Nga këto 84%, janë depozitat e sigurueshme të individëve.

Në total janë 2.6 milionë depozitues individë, që zotërojnë 1.03 trilionë lekë kursime në banka, por pjesa më e madhe e tyre kanë kursime minimale, apo dhe thjesht një llogari të hapur në bankë, por pa para.

Sipas të shënave të ASD-së, 2.5 milionë individë ose 96.1% e totalit kanë depozita me vlerë më të ulët sesa 2.5 milionë lekë (sa është dhe kufiri maksimal i sigurimit të depozitave). Numri i kursimtarëve të vegjël ra lehtë me 0.3%.

ASD sqaron se numri total i depozituesve është përcaktuar duke mbledhur të dhënat e agreguara të raportuara nga çdo bankë, kështu që një depozituesi cili ka depozita në disa banka është regjistruar disa herë. Në këtë numër ka depozitues me balancë zero deri në 100 lekë (minimumi ligjor për kompensim), të cilët në dhjetor 2020 janë 920,736. Pra, rreth 37% e depozituesve që kanë depozita nën 2.5 milionë lekë kanë llogari bosh.

Në total, 2.5 milionë kursimtarët zotërojnë 444 miliardë depozita, ose 43.2% të totalit të kursimeve në banka. Depozitat e kësaj kategorie u rritën me 4.6% në 2020-n.

Në të kundërt, janë 101 mijë individë, ose 3.9% e totali të individëve, që zotërojnë pjesën më të madhe të kursimeve në banka. Në total kursimet e tyre ishin 585 miliardë lekë, ose 56.8% e totalit, nga 56.5%, që ishte pesha e depozituesve në vitin përpara pandemisë. Depozitat e kësaj kategorie u rritën me 34 mld lekë, ose 6.2%, me ritme më të larta sesa kursimet e 2.5 milionë individëve (që u shtuan në total me 20 mld lekë).

ASD thekson në raport se pavarësisht situatës së jashtëzakonshme të pandemisë, parametrat e funksionimit të sistemit bankar dhe financiar mbetën të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm përgjatë vitit në raportim. Kjo qëndrueshmëri dëshmohet nga ecuria pozitive e depozitave në sistemin bankar dhe atë të shkk-ve. Depozitat gjatë vitit 2020 njohën një rritje përkatësisht prej 7,8% në sistemin bankar dhe pothuajse 6% në shoqëritë e kursim kreditit.

95.3% e depozitave janë të siguruara
Sipas ASD-së, vlera e depozitave të sigurueshme në banka që përfitojnë nga skema e sigurimit të depozitave arriti 1,226 miliard lekë, çka përfaqëson 95.3% të totalit të depozitave. Depozitat e sigurueshme të individëve zënë peshën më të madhe të depozitave të sigurueshme, konkretisht rreth84 % të tyre, ndërkohë që 16 % janë depozita të sigurueshme të tregtarëve dhe shoqërive tregtare. Depozitat e sigurueshme në lekë, në fund të dhjetorit 2020, zënë 49.4% të totalit të depozitave të sigurueshme, ndjekur nga depozitat në euro me 43.8%, dhe depozitat në USD 4.9%, duke ruajtur raporte të përafërta me një vit më parë.

Depozitat e sigurueshme përfshijnë depozitat me afat, llogaritë rrjedhëse, llogaritë e kursimit, llogaritë e kartave, llogaritë e përbashkëta dhe produkte të tjera të ngjashme.

Gjatë vitit 2020, ecuria e depozitave të sigurueshme të individëve sipas nivelit të mbulimit ka qenë në të dyja kahet, pozitive dhe negative. Krahasuar me fundin e vitit 2019, depozitat me shuma deri në 2.5 mln lekë janë rritur me 4.5%, ndërsa depozitat me shuma mbi nivelin e mbulimit janë rritur me 34 mld lekë ose 6.2%.

Mrekullia e Rrugës së Kombit, qytetarët e Kosovës shpenzuan 10 milionë euro në fundjavë

Rreth 30 mijë qytetarë të Kosovës e kanë kaluar fundjavën e fundit në Shqipëri, ku në dy ditë kanë shpenzuar goxha para. Llogaritet rreth 100 euro dita.

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë të ditur se në nga një hulumtim që ka kryer nga data 9-12 prill, 30 mijë qytetarë të Kosovës e kanë lëshuar vendin dhe kanë shkuar në Shqipëri, të cilët shpenzuar rreth 100 euro në ditë.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se në Shqipëri për gjatë vikendit qytetarët e Kosovës shpenzuan 10 milionë euro në Shqipëri.

Shahini ka thënë se AKB ka realizuar studim nga data 9 deri me 12 prill sesa qytetarë kaluan vikendin në Shqipëri pasi që masat janë në fuqi.

“Për këto ditë Kosovën e kanë lëshuar 30 mijë qytetarë biznesmen, politikan, sportistë, zyrtarë shtetëror që kaluan në Durrës, Tiranë duke shpenzuar rreth 100 euro në ditë ku përfshirë akomodimin, pijet, transporti, taksa rrugore. Por këto do të jenë shumë më larta sepse në këto vizita relakusese nuk kursehet”.

Shahini ka treguar se AKB ka vlerësuar se kosovaret shpenzuan 10 milionë euro për vikend në Shqipëri.

“AKB ka vlerësuar se kosovaret shpenzuan 10 milion euro për vikend në Shqipëri pasi qeveria mbylli qendrat tregtare, hotelet dhe kafiteritë. 90% i shpenzojnë gjithë kapitalin kur kosovarët dalin jashtë. Vetëm 5 % e vizitorëve nga Shqipëria kthehen dhe vizitojnë Kosovën kundrejt atyre që shkojnë nga Kosova. Në këtë vikend nuk ka pasur vizitorë në Kosovë për shkak të masave”, tha ai.

Shahini ka rekomanduar Qeverisë që pas datës 18 prill të lejohet puna e plotë e bizneseve

“Prandaj AKB rekomandon qeverinë që sa më shpejt pas datës 18 të kthejë jetën në normalitet duke zbatuar masa për kontroll, por jo masa rigoroze. AKB është e shqetësua për përkeqësimin ekonomik në vend dhe është duke u thelluar. Ai bëri thirrje institucioneve për të siguruar vaksinën”.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi kishte reaguar për dyndjen e kosovarëve për në Shqipëri gjatë kësaj fundjave, kur në vendin tonë janë aktive masat kundër COVID-19, të vendosura nga Qeveria Kurti.

Rukiqi ka thënë se zyrtarët nga Qeveria ishin paralajmëruar se mund të ndodhte kjo dukuri, kur në rajon, e sidomos në Shqipëri ka masa më të relaksuara.

Me anë të një shkrimi në Facebook, ai vë në pah faktin se Kosova është e ndërlidhur shumë me ekonomitë e vendeve të rajonit, për shkak të kohës së shkurtër që duhet për arritur atje.

“Ne takim me zyrtaret nga Qeveria, i kemi paralajmëruar për atë se çka mund te ndodh nëse ne Kosove ka mbyllje te pjesshme, ndërsa ne rajon, sidomos ne Shqipëri ka masa me te relaksuara. Kosova është shume e ndërlidhur me ekonomitë e rajonit. Shkupi është larg vetëm 1 ore nga Prishtina, Durrësi/Tirana jo me shume se 3 ore. Çdo vendim qe merret, për çfarëdo çështje, jo vetëm për COVID, duhet ta këtë parasysh këtë ndërlidhje. Kemi mësuar shume për 1 vit duke u ballafaquar me pandeminë, prandaj na duhen vendime racionale te cilat prodhojnë efekt ne menaxhimin e pandemisë dhe nuk e dëmtojnë ekonominë”.

Ky fluksi i qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë, gjatë fundjavës, është bërë në kohën kur në Kosovë janë duke u aplikuar masat e Qeverisë për parandalimin dhe luftimin e koronavirusit, ku janë të përfshira edhe kufizimi i i lëvizjes së lirë prej orës 22:00 e deri në 5:00, përveç në raste urgjente.

Ndërkaq, shërbimet e gastronomisë janë obliguar që të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri me datë 18 prill, si dhe është ndaluar veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre.

Në kuadër të vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me masat parandaluese në luftë kundër pandemisë së koronavirusi, në pikën e katërt, thuhet që “të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për testin RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë. Në të kundërtën, ata duhet të vetizolohen për shtatë ditë.

Përjashtim nga pika katër e vendimit të qeverisë, bëjnë vetëm qytetarët e Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 24 orët e fundit.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë sqarime nëse është duke i zbatuar këto masa në kufi, gjatë hyrjes apo kthimit të qytetarëve të Kosovës nga Shqipëria, në rast se ata kanë qëndruar atje më shumë se 24 orë.

Tetë viktima dhe 345 raste të reja me koronavirus u raportuan të hënën në Kosovë.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 98,341, i viktimave në 1,996 dhe i të shëruarve në 82,582.

Numri i rasteve aktive është 13,763. Kosova, aktualisht, ka të kufizuar lëvizjen e qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00 dhe ka mbyllur veprimtarinë e gastronomisë – në mesin e disa masave të tjera për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Ka mbaruar, manipulon si demokrat, operatorin e Carlo Bolinos së tij

Rama publikoi sot një video nga tuneli i “Rrugës së Arbrit” dhe u pa krah një personi që kishte vënë maskën e Partisë Demokratike. Me një skenar të thurur, Rama tentoi ta shiste personin në fjalë si demokrat të flaktë, teksa shkruante krah videos se Partia Socialiste do të fitojë më 25 prill, duke nxjerrë edhe PD-në nga tuneli.

Por, si qëndron e vërteta pas kësaj videoje?

Burime për Dosja.al tregojnë se kryeministri Edi Rama e ka shkëputur këtë video nga xhirimet që po bënte për emisionin “Repolitix”, në “Report TV”, që drejtohet nga gazetari Denis Minga.

Dhe djali që ka vënë maskën me logon ‘Shqipëria fiton’, në të vërtetë është operatori i televizionit, Mirsal Hajdarmataj. Kështu, ky i fundit jo vetëm që nuk është një mbështetës i flaktë i selisë blu, por është maskuar nga kryeministri Rama si militant, për tu bërë pjesë e këtij skenari.

Një tjetër gjë e çuditshme në këtë video është edhe fakti se pikërisht në ditën e hapjes së tunelit të tretë të rrugës së Arbrit, Rama u ndesh krejt ‘rastësisht’ me një qytetar brenda tij. Vallë ç’po bënte qytetari vetëm në tunelin e sapo hapur?