25.5 C
Tirana
E shtunë, 31 Maj, 2025

Në Berat Rilindja është në panik, qytetarët do të fitojnë!

Nga Tomor ALIZOTI

Në panik e sipër, kandidatët për deputetë të Rilindjes, po mundohen më të gjitha mënyrat për të mbijetuar.

Herë me presione, herë me shantazhe, herë me premtime të gënjeshtra, investime gjysmake, asflat e çakull elektoral, leje legalizimesh në xhep, shtim në ndihmën ekonomike të njerëzve në nevojë, kontrata pune provizore…, ata po kërkojnë një komardare shpëtimi.

E kanë të kotë! Nuk do t’ia arrijnë!

Pakënaqësia popullore është e madhe. Qytetarët e Beratit do t’i bashkëngjiten karvanit të madh të ndryshimit në të gjithë Shqipërinë.

Ka ikur koha e votimit për traditë, për “ideal”, për miqësi apo për shkak të historikut familjar.

Njerëzit janë ndërgjegjësuar se Rilindja i mashtroi për 8 vjet me radhë, se kjo qeveri nuk ka asnjë dëshirë për të bërë diçka të mirë.

Ka ardhur koha për NDRYSHIM!

Më 25 prill Partia Demokratike së bashku me qytetarët e Beratit dhe të gjithë Shqipërisë do ta realizojë!

#VotoPD- AN 9✌
#ShqipëriaFITON🇦🇱

Basha: Zgjedhje për të bërë histori, çlirim nga dështimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se, zgjedhjet e 25 prillit janë më të rëndësishmet në historinë e Shqipërisë.

Sipas kreut të opozitës së bashkuar, këto zgjedhje do të vendosin nëse do të ndryshojmë dhe anëtarësohemi në BE ose do të vazhdojmë me Ramën për akoma dhe më shumë dështime.

Postimi i kryetarit Basha në Facebook

Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Këto zgjedhje do të vendosin nëse do të ndryshojmë dhe anëtarësohemi në BE ose do të vazhdojmë me Ramën për akoma dhe më shumë dështime. Edhe ajo që po ndodh me aeroportin e Rinasit është dështimi i radhës i një njeriu që i ka vendosur interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari. Ndryshimi është në duart tuaja, është në votat tuaja.

Kudo shoh ngazëllimin e qytetarëve shqiptarë. Le të sjellim së bashku fitoren më të madhe në historinë e Shqipërisë! Le të arrijmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne!

Bardhi me qytetarët në Elbasan: Nuk premtojmë mrekulli, por normalitet përmes angazhimeve konkrete

Partia jonë është familja dhe e ardhmja e fëmijëve

Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, në një takim entuziast me mbështetës dhe qytetarë të lagjes “5 Maji”, i shoqëruar nga kandidati për deputet Qani Xhafa, u shpreh se ai dhe ekipi kanë marrë angazhime të realizueshme, të matshme, për të cilat do të japin llogari pas 4 vitesh.

“Kur ndamë zonat e marrjes në përgjegjësi, Qaniu më kërkoi pikërisht këtë lagje se tha, i kam njerëzit e mi dhe dua t’u rri në krah para dhe pas fushatës. Unë e shoh që vendimin ju e paskeni marrë. Përgjegjësia jonë në raport me besimin e secilit prej jush vjen me 26 prill e mbrapa. Po e thamë fjalën, do duhet me i qendru.

Në këtë fushatë kemi vendos të mos dalim para njerëzve e të flasim gjëra që nuk i bëjmë dot.

Do ishim të pavërtetë nëse do premtonim mrekulli këtu. Dhe pas 4 vitesh të vimë e të themi, nuk i bëmë dot se kështu gjetëm ca borxhe në qeveri, po na jepni votën se do i bëjmë herën tjetër. Nuk ka më herë tjetër. Nuk ka më shans Shqipëria e këta djemtë e rinj që janë këtu, e brezi im. Prandaj në këtë fushatë ne kemi dalë me angazhimin për të kthyer normalitetin. Më mirë vij këtu, jam i vërtetë e them do bëj 3 gjëra, se sa të premtoj 300 e mos të bëj asnjërën.

Nuk keni më mundësi, kohë e nerva me duru sërish këtë lloj modeli, që vjen këtu, merr besimin tuaj dhe e shndërron në mirëqënie për vete”, u shpreh Bardhi.

Ai ndau me të pranishmit konceptin e shtetit, që nuk është ky që propagandon partia në pushtet. Shtet, tha ai, është kur vë para përgjegjësisë ata lart, duke nisur me ne, nesër.

“Shtet është kur mbajnë përgjegjesi para ligjit atje lart, dhe jo dhuna policore ndaj atyre që rregullojnë dritare e çati. Ky është shteti që i vë shkelmin në fyt të pamundurit e nderon hajdutin. E kane strategji; varfëroi njerëzit e pastaj një herë në 4 vjet bliji dinjitetin, votën që është i vetmi pushtet që kanë. Ditën e zgjedhjeve duhet me marr vendimin e duhur. Jam i bindur se këtu në këtë sallë ka edhe socialistë të ndershëm. Nuk kemi me 25 prill beteje me ta. S’jemi në betejë PD-PS.

Edhe socialistët janë shkel e varfëru si demokratët në këto 8 vite. Mund të jenë edhe më të mërzitur se ne, se kanë pasur besim e u kanë dhënë atyre besim”. tha Bardhi.

Ai theksoi nevojën jetike për të ndërruar modelin e qeverisjes, jo thjesht për të sjellë me 25 Prill rrotacion politik.

“Nuk është ndryshim nëse ikën Taulant Balla dhe vjen Gazment Bardhi. Nuk është ndryshim, nëse nuk ndryshojmë modelin e sjelljes. S’mund ti marrim kurrë ne qytetarët që na japin votën për të mirëqënë që i kemi në xhep. Prandaj këto zgjedhje janë mesazh për këta që ishin në 8 vite e s’bënë asgjë, po edhe për ne, që nëse cedojmë nga angazhimet tona, kokërr vote s’duhet herën tjetër të na jepni.

Përpos kësaj, ky (Rama) ka arrogancën dhe na fyen. I quan shqiptarët, që janë më punëtorët në botë, dembelë e thashethemexhinj. Prandaj vëllezer, kemi një betejë të përbashkët. Do duhet të nisim betejën e parë me 25 prill së bashku, po edhe pas 25 prillit. Partia jonë në këtë fushatë është familja dhe e ardhmja e fëmijëve tuaj”, deklaroi Gazment Bardhi.

“10 mijë stazhe të paguara çdo vit”. Basha u premton të rinjve nga Divjaka lidhjen e arsimit me tregun e punës 

• Basha me të rinjtë e Divjakës: Askush nuk do të mbetet pa studiuar nga pamundësia ekonomike

• “Mos i lini t’ua vjedhin të ardhmen e fëmijëve tuaj”. Basha u bën thirrje prindërve nga Divjaka, më 25 prill votoni për fëmijët tuaj

• Basha: Qeveria ime pas 25 prillit, mbështetje financiare për familjet e reja

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij në qytetin e Divjakës, është ftuar nga të rinjtë për piknik. Duke i konsideruar si motori i fushatës, Basha tha se ndryshimi më 25 prill do të vijë për rininë e Divjakës dhe gjithë Shqipërisë. kreu i demokratëve tha se Shqipëria me standarde europiane nis me planin e qeverisë së ardhshme, që synon të prodhojë mirëqenie, vende pune, paga të larta, dinjitet për rininë dhe familjet e tyre dhe veçanërisht për familjet e reja.

“Së pari, dua t’ju falënderoj sepse nga dita e parë e fushatës keni qenë motori dhe zemreku i fushatës. E di nga Juli, e di nga kryetarja juaj dhe po ju them që kudo në Shqipëri këtë fushatë po e bën dhe do ta fitojë rinia demokrate, rinia shqiptare. Kjo natyrisht më ngarkon në radhë të parë mua dhe gjithë Partinë Demokratike me një përgjegjësi të veçantë, të dyfishtë ndaj jush. Përgjegjësia e parë është ajo që kemi shprehur në programin tonë, që të garantojmë arsimin dhe punësimin e rinisë, të garantojmë mundësitë dhe mirëqenien e rinisë.

Kur ju keni qenë fare të vegjël, ne kemi menduar lëvizjen pa viza që e gëzoni ju dhe prindërit tuaj. Është një hap shumë i rëndësishëm drejt Europës. Tani na takon ne të gjithëve së bashku, qeverisë së re të Partisë Demokratike që do të vijë me votë pas 25 Prillit dhe rinisë së Divjakës dhe gjithë Shqipërisë, të hedhim hapin final: ta çojmë Shqipërinë në Europë, ta bëjmë Shqipërinë europiane, do të thotë të sjellim standardet e Europës në Shqipëri; në radhë të parë që të mundësojmë që këto bukuri të mahnitshme të Divjakës dhe pasuritë e jashtëzakonshme të saj dhe të gjithë Shqipërisë të prodhojnë mirëqenie për të gjithë ju, të prodhojnë vende pune, paga të larta, dinjitet dhe gëzim për ju dhe familjet tuaja aktuale dhe familjet tuaja të ardhshme për ata që do të themelojnë familjet shumë shpejt. Këto janë synimet tona.

Këto janë objektivat e programit tonë. Për ketë bëhet beteja më 25 Prill. Do rrijë Shqipëria peng i 5 njerëzve me në krye Edi Ramën apo do t’i kthehet Shqipëria shqiptarëve dhe në radhë të parë rinisë shqiptare? Dhe thirrja që kam për nënat Shqiptare në veçanti, por edhe për baballarët shqiptarë është: mos lini t’ua vjedhin të ardhmen e fëmijëve tuaj dhe jam i bindur që kjo nuk do të ndodhë, sepse në 25 Prill ata do të votojnë në radhë të parë për ju, për fëmijët e tyre, do të votojnë për rininë shqiptare, do të votojnë për fëmijët shqiptarë, për vogëlushët shqiptarë, sepse kështu kanë zgjedhur dhe kanë votuar edhe për veten e tyre. Të gjithë ata që ndër ju e duan tokën, e duan jetën e fermerit, blegtorinë dhe që duan të jetojnë me tokën e të parëve të tyre, tokën e stërgjyshërve, të gjyshërve, baballarëve tuaj, që është toka juaj, do t’ju jepet mundësia të jetoni jo si skllevër që mezi nxjerrin bukën e gojës por si shtresë e mesme, siç jeton fermeri europian, siç jeton fermeri në Maqedoni dhe në Kosovë.

Janë njerëz të respektuar dhe njerëz që nxjerrin fitime sepse toka e tyre apo aktiviteti blegtoral, i kthen në sipërmarrës apo siç i themi rëndom ne, në biznes dhe që të ndodhë kjo, ne në planin tonë, do të bëjmë asgjë më pak se ç’bën Kosova apo Maqedonia. Kosova ka gjysmën e buxhetit të Shqipërisë dhe jep 100 milionë euro subvencione fermerëve. Prandaj fermerët e Kosovës, djemtë dhe vajzat e fermerëve të Kosovës, janë njerëz dinjitoze, me kokën lart, me xhepat plot dhe me siguri për të nesërmen, njerëz që e gëzojnë pasurinë e tyre. Angazhimi i parë i imi, i ekipit tonë, i qeverisë së ardhshme është që edhe Shqipëria ta fillojë me minimumi 100 milionë euro subvencione në vit që do të shkojnë drejtpërdrejt te fermerët dhe brenda një kohe shumë të shkurtër kjo do të sjellë uljen e kostos së prodhimit. Kjo do të thotë fitime për prodhimet e mrekullueshme, të shijshme, të freskëta që vijnë nga Divjaka, që vijnë nga Myzeqeja, që vijnë nga Devolli, që vijnë nga Velipoja apo Xara, kudo nga Shqipëria.

Në këtë mënyrë shumë shpejt edhe fermeri i Divjakës do të jetë i pavarur nga ana financiare, nuk do të ketë nevojë të ulë kokën para qeverisë. Do të jeni, pra, shtresë e mesme dhe brezi i parë që do t’i ndjejë këto përfitime janë ata mes jush që kanë vendosur apo kanё dëshirë t’ia përkushtojnë aktivitetin e tyre ekonomik dhe jetën e tyre aktivitetit rural. Është një gjë shumë fisnike, është në fakt aktiviteti i parë ekonomik i njerëzimit, është bujqësia që i themi agrikultura, është aktiviteti i parë i njerëzimit para çdo aktivitetit tjetër. Për ju të tjerët që për arsye të ndryshme keni pasione të tjera që doni të bëheni mjekë ose inxhinierë të teknologjisë së informacionit apo të ndërtimit, apo mësues apo doni të ndiqni tjetër pasion, dua t’ju them që reforma jonë në arsim do t’ju mundësojë që pavarësisht nëse kanë apo nuk kanë mundësi financiare prindërit tuaj, ju të mos mbeteni pa studiuar.

Tarifat e universiteteve për bachelor dhe për master do të zerohen për të gjithë ata që vijnë nga familje me të ardhura më pak se 640 mijë lekë në muaj dhe për familjet në vështirësi ekonomike qeveria do të marrë përsipër edhe koston e konviktit apo të qirasë, koston normale të jetës së studentit, të librave, ushqimit, transportit dhe do të bëjë të mundur me bursa sociale, bursa ekselence që të gjithë studentëve që dëshirojnë të studiojnë nëpër universitete, t’u jepet mundësia. Universitetet nuk do të jenë kështu siç janë sot. Kohët po rrjedhin shumë shpejt, bota po ndryshon më shpejt se kurrë ndonjëherë në 2 mijë vjet dhe bota universitare është ajo që duhet të ndryshojë e para. Universitetet e Europës dhe po kështu të rajonit bëjnë të mundur sot që gjysma e kohës të kalojë në teori dhe gjysma kohës në praktikë. Kjo vlen për ata që duan të studiojnë mjekësi, kjo vlen për ata të duan të studiojnë infermieri, kjo vlen për ata të duan të studiojnë juridik apo inxhinieri.

Ne do të bëjmë të mundur që në çdo fushë që doni të studioni studimet t’i keni jo thjesht teori por edhe praktikë. Në fund të studimeve të keni një vit praktikë mësimore të paguar, 12 muaj praktikë, pra, të paguar me 300 mijë lekë në muaj që do të sigurojë atë tranzicionin nga bankat e universiteteve, nga auditorët drejt tregut të punës. J’ua them këto të dyja për të mos u zgjatur më shumë sepse planet tona janë shumë konkrete. Puna për këto plane ka filluar të paktën para dy vitesh. Disa prej tyre kemi katër, pesë vite që punojmë, siç është plani fiskal, ulja e taksave, siç është plani për subvencionin e fermerëve.

Ne kemi këtë detyrë, unë kam këtë detyrë, detyrën e drejtimit, detyrën të rrëfejë rrugën që do të na çojë drejt një ekonomie që do të prodhojë mirëqenie përmes vendeve të punës dhe pagave të larta, përmes zgjimit ekonomik të fermerit shqiptar dhe mbi të gjitha përmes integrimit në Europë. Prandaj j’ua përmenda heqjen e vizave se ju jeni shumë të rinj për ta kujtuar momentin kur i hoqëm vizat dhe unë kam patur privilegjin të punoja edhe si ministër i jashtëm edhe si ministër i brendshëm për t’i hequr vizat. Tani them me besim të plotë se unë dhe ekipi im e kemi rrugën për ta çuar Shqipërinë përpara. Ashtu siç sot e pashë Divjakën më plot se kurrë, jo thjesht me njerëz por me energji dhe me shpresë, ashtu në kutitë e 25 Prillit Divjaka të jetë plot me vota për ndryshim”, u shpreh Basha.

Jetoi Shqipëria për ta parë edhe këtë mjerim

Nga Pranvera SHEHAJ
Politogologe, Ekonomiste

“Asht i mjer ai popull që nuk ia del me zotnue bijt e vet të këqij” (At Zef Pllumi)

Ditë ku triumfon anti-vlera, anti-dija, anti-puna, anti-athetarizmi, anti-nderi, anti-morali, anti-humanizmi, anti-liria. Padije, analfabetizëm, vdekje intelektuale, mjerim shpirtëror, mjeshtëri mashtrimi e vetvetes se dimë, se punojmë, se jemi dikushi, se paraja dhe shitblerja e emrit na jep status për të folur, për të udhëhequr, për të premtuar në një vend ku vec sorrave mund t’u flitet përsa kohë humanë kanë mbetur më pak se ata që flasin. Nuk guxoj të mendoj se ju, ashtu si unë, nuk e gjetët dot veten të paktën në një nga këto fjalë, tog-fjalësh a cfarëdo mund t’i quajmë, se fundja rëndësi s’ka më përsa kohë secila prej tyre përshkruan Shqipërinë tonë.

Pak rëndësi ka, brenda a jashtë kufirit qofsh, sërish i përkasin Shqipërisë sime, Shqipërisë tënde. E di, se mes rreshtave po i mbush mendjen vetes se asnjë prej tyre s’të takon. Sërish, pa frikë, me bindjen absolute të dikujt që beson se populli më i mjerë është ai që ZOTI e braktis, po të them se si shqiptar secila fjalë të përket edhe ty. Është Shqipëria jonë, Shqipëria që jetoi aq gjatë sa për ta parë edhe këtë ditë ku hidhet valle mbi viktimat e mjerimit, ku i tundet kotherja e bukës të uriturit, ku përqeshet intelektuali, ku demaskohet pa turp i kamuri që harron se fjala pasqyron trurin e jo xhepin, ku kamerat e aparatet gajasen me penevreket e një pushtetari që i ka shitur shpirtin të keqes e që s’ndjen as faj, as keqardhje, as pendesë që deficitet personale i shfreu tek një popull që lëngon nga mjerimi.

Jetoi Shqipëria për ta parë edhe këtë ditë, ku i pafuqishmi i është dorëzuar pamundësisë për të marrë valixhet dhe hesht pa u ankuar, se fundja ai brez i mbetur në këtë vend u stërvit 50 vite për të heshtur e për ta vajtuar jetën para se ta mbyllnin. Jetoi Shqipëria për ta parë edhe këtë ditë, se c’ndjesi të jep, a të ngjall kuriozitet, të qeshura, dhimbje a pështirosje kur shikon se ai ata u besove të ardhmen e pasardhësve të tu, shpërfytyrohen përpara kamerave, pështyhen e lëpihen, gajasen e përbuzin, dhe ngrenë meskinitetin deri në atë pikë sa s’u dhimbset asgjë për katër vite më shumë. Një fushatë zgjedhore ku ata që më shumti duhej të përuleshin përballë bilancit të kohës, shpalosin një fjalor meskin, a thua se po u drejtohen miqve imagjinarë që shohin nën efektet e stimujve të jashtëm.

Jetoi Shqipëria për ta parë edhe këtë ditë, ku fushata e kohëve moderne nuk po lirohet dot nga zinxhirët e pushtetit tetë vjecar, s’po harron asnjë gjest a fyerje, asnjë manifestim të anti-vlerës që po bën dikush, kudo, për katër vite më tepër. Sigurisht, do thoni ju, ndoshta jo për katër, por për më shumë. E c’rëndësi ka më tej, kur pak më lart besova me zë të lartë se po shkojmë drejt asaj dite ku në Shqipërinë tonë do t’u bëhet fushatë sorrave. Kamerat e aparatet në këtë betejë të antivlerës, s’po arrijnë dot tek mësuesi, tek infermieri, tek mjeku, tek polici, tek roja i një insititucioni publik, tek gazetari a tek cdo kryefamiljar e kryefamiljare që kërcënohet cdo ditë.

S’po mund të arrijë në ndonjë fshat a mëhallë, ku ka ende nga ata shqiptarë të bekuar me urtësinë e moshës, të cilëve u kalon para syve Shqipëria e lashtësisë që kacafytet mes dhimbjesh me atë sot. Tek ata s’arrin dot as syri as veshët, edhe pse ndoshta do na jepnin shpjegimin e tyre se si lavdia e lashtësisë që shkruan fletët tona të historisë, i ka kthyer shpinën një Shqipërie që koha e ka përbaltur kaq shumë. Sa? Se di, ndoshta aq sa mund të përbaltesh kur s’të ngelet më fytyrë, moral, nder, krenari. Aq sa mund të përbaltesh kur më nuk njihesh. Plot dhimbje e nga dhimbja lëngon kur mendon se kush e përbalti.

Kush e nisi e kush e bitisi është diskutim i gjatë, diskutim që kërkon të zhvishesh nga emocionet e kohës. Por, si mund të mohosh emocionet kur dhe sot, në kohët e ashtuquajtura moderne, shikon se si identiteti i këtij vendi është bërë eskortë e luftës për pushtet. Identiteti i këtij vendi them, se dua ta mohoj që eskortë fushate është identiteti i shqiptarit. I shqiptarit që kërcënohet e prej rreckash e ulin në karrige përballë kryetarit, e po s‘pati vend, e ulim përpara ekranit, gati, me dyshim të palëkundur për t’u gajasur me teatrin, me batutat perverse të të parit të vendit, të atij që në një libër do renditet mes burrave të shtetit të këtij vendi. E po njësoj, prapë për rreckash do e cojnë të kontribuojë për një tjetër mandat të kryetarit, të kontribuojë për burrin e shtetit, dhe prapë e prapë, pa ndalesë do i thuhet të mos harrojë të gajaset deri në ekstazë me skecet e kryetarit. E s’do duhet të pyesë as se c’pret vallë kur e rizgjedh burrin e shtetit, as do guxojë të pyesë, se fundja s’është askush për t’iu shpjeguar burri i shtetit. Mjafton t’i kenë pëlqyer penevreket, ta gajasin batutat, të qeshë edhe kur e përbuzin, e tallin, e pështirosin se s’është shkolluar në Paris. Mjafton të rizgjedhë burrin e shtetit e të kontribuojë të mos e humbasë karrigen, se për të tjerat mendon ai, njësoj si dikur ai, tjetri pra, i lavdishmi ai.

Të paragjykosh është reflektim i injorancës dhe shprehje e varfërisë intelektuale, por s’di pse dua të guxoj e të pyes veten: si shpjegohet fakti se ka kaq frikë shqiptari? Po c’të tut vallë kur s’ke kë ushqen se për fat të mirë e të keq bashkë, në emër të së ardhmes fëmijët ta braktisën shtëpinë? E c’mund të të bëjë më shumë ky pushtet se sa të gajaset e të lypë me përbuzje votën e ashtu në ulërima e sipër, në ekstazë deliri, s’mund t’i dëgjojë se si kërcasin zorrët e të uriturve që i ka ulur përballë e u këndon këngën e fushatës. Po c’të tut vallë, kur je një i ri që i ka vrarë ëndrrat pa i nisur dhe kalon cdo ditë me planin se do ikësh nesër. As ti se di se ku…por, c’rendësi ka, e di që do ikësh nesër.

Jetoi Shqipëria për ta parë edhe këtë ditë, ku antivlera është ulur këmbëkryq e jep leksione pune, prosperiteti, ringritje. Jetoi a ka vdekur, se di, dyshime të forta kam edhe për këtë. Jetoi Shqipëria për ta parë edhe këtë ditë, ku turpi s’ka më turp, ku antivlera bën paradën e paturpësisë, ku krimineli i kohërave të vështira mohon sa e sa shqiptarë mbyllën sytë në shtëpi këtë vit pa e parë derën e spitalit e pa patur as mundësinë të shpresonin për të jetuar, ku mëkatet e cështjes kombëtare që u mbuluan me ekskursione diplomatike mbyllen në sirtarët e harresës, ku të pastrehë e të pabukë flenë në shkallët e pallateve që rrinë bosh, e rrinë se kanë pastruar letrat lejla të krimit. Jetoi Shqipëria për ta parë edhe këtë ditë, ditën kur bie në humnerën e humbjes në cdo drejtim. E ditë të tilla vijnë vetëm në dy raste: ose kur një vend ka vdekur e s’ka më ndjesi, ose kur mjerimi i ka varrosur cdo shpresë. Besoj tek kjo e dyta. Pse? Se “asht i mjer ai popull që nuk ia del me zotnue bijt e vet të këqij!” (At Zef Pllumi).

Tabaku tek “Tregu çam”: Biznesi në Tiranë, i rënduar nga taksat e qeverisë e bashkisë edhe në krizën e pandemisë 

Kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, Jorida Tabaku, u takua me tregtarët e “Tregut Çam”, për të biseduar mbi problemet që ata kanë, veçanërisht në kohën kur ekonomia është në krizë, si pasojë e pandemisë dhe keqqeverisjes. Tregtarët u ankuan se kanë paguar taksa të kripura të qeverisë qëndrore dhe bashkisë edhe pse pandemia e ka goditur rëndë biznesin e tyre.

“Kam paguar 1 milionë e 700 mijë në vit”, tha një tregtar duke iu referuar taksave të bashkisë, në një kohë kur fuqia blerëse ka rënë në nivelet më të ulëta historike.

Tregtarët thanë se gjatë pandemisë jo vetëm që nuk u lehtësuan nga taksat, në mënyrë që të mbanin biznesin dhe po ashtu të punësuarit, por morën edhe një ndihmë të papërfillshme nga shteti.
Po ashtu, ata folën edhe për rritjen e taksave gjatë qeverisë Rama.

Zonja Tabaku i siguroi se Partia Demokratike do ta mbështesë në mënyrë të veçantë biznesin e vogël.

“Partia Demokratike e ka vendosur biznesin e vogël në qendër të programit. Nuk ka qenë, kam takuar 10 biznese deri tani. Këta e kanë mbyllur ekonominë në një grup njerëzish, në një grusht njerëzish dhe nuk e lënë biznesin e vogël që të marrë frymë. Ky është problemi kryesor. Partia Demokratike e ka vendosur biznesin e vogël në qendër të programit. Nuk ka qenë, kam takuar 10 biznese deri tani. Nuk ka qenë ndonjëherë kështu situata se po më thonë është një problem konsumi. Nuk ka njerëz që blejnë, nuk lëviz malli nuk qarkullon”, u shpreh Tabaku.

Tregtar 1: Ka rënë puna ka rënë, me thënë të drejtën dobët jemi çik!

Jorida Tabaku: Po këto tarifat e bashkisë si janë? Ça të vjen me ujin? Ta sjellin këtë tarifën e infrastrukturës në arsim? I paguan të gjitha, ke nuk ke punë?

Tregtar 1: Po nuk ke shanse mos t’i paguash.

Jorida Tabaku: Gjatë pandemisë more ndonjë ndihmë?

Tregtar 1: Na dhanë 26 mijë lekë në muaj!

Tregtar 2: E unë tani falimentova, me këto kontenierët që u ngritën tani nga 10 mijë, 15 mijë dollarë!

Jorida Tabaku: Unë nuk e kisha parë ndonjëherë tregun çam siç e kam parë dy herët e fundit. Isha para një muaji dhe sot po njësoj, bosh fare.

Tregtar 2: S’ka nuk ka njerëz më, nuk ka njerëz më. S’ka njerëz, nuk ka konsum, nuk lëviz ekonomia!

– Puna mirë? Jeni lodhur, mërzitur?

Tregtar 3: Mërzitur më tepër nga papunësia! S’ka konsum, nuk lëviz, nuk lëviz. Nuk ka punë. Fare shikoje si është!

Jorida Tabaku: E pashë tregun, bosh! Në fakt keni produkte dhe pak specifike që nuk shiten dot përditë. Nuk ka lidhje me pandeminë. Është që përpara pandemisë. Këta e kanë mbyllur ekonominë në një grup njerëzish, në një grusht njerëzish dhe nuk e lënë biznesin e vogël që të marrë frymë. Ky është problemi kryesor. Partia Demokratike e ka vendosur biznesin e vogël në qendër të programit. Nuk ka qenë, kam takuar 10 biznese deri tani. Nuk ka qenë ndonjëherë kështu situata se po më thonë është një problem konsumi. Nuk ka njerëz që blejnë, nuk lëviz malli nuk qarkullon.

Tregtar 4: Tarifat e bashkisë janë më keq.

Jorida Tabaku: Paguan për hapësirat publike këtu? Infrastrukturën në arsim?

Tregtar 4: Kam paguar 1 milionë e 700 mijë në vit! S’kam paguar asnjë gjë kur ka qenë Sala edhe kur ka qenë Lul Basha. Ku ka konsum, s’ka. 200, 150 mijë lekë në ditë as për bukën e gojës nuk po punojmë! Ka ardhur koha miserabël këtu. Ja ku e ke tregun çam, tregu çam nuk u çante, tani tallen të tjerët tallen aq miserabël është këtu. Sidomos importet, eksportet këtu ka falimentuar.

Rama është problemi dhe dështimi i Shqipërisë, ai nuk do të na sjellë ndryshimin!

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNSJA E FUSHATËS SË PD, FLORIANA GARO

Ne të gjithë e kuptojmë se Shqipëria ka nevojë për ndryshim!

Pyetja e këtyre zgjedhjeve është “kush do ta sjellë ndryshimin dhe kush do ta kthejë shpresën në Shqipëri?”

Për 8 vite, Rama shpërndau premtime boshe dhe nuk bëri asgjë.

Rama nuk po i lejon familjet tona të fitojnë jetesë me dinjitet, prandaj kemi qindra mijëra të papunë dhe pagën minimale më të ulët në Europë.

Rama ka detyruar qindra mijëra të rinj të largohen nga Shqipëria. Kjo e rrënon plotësisht të ardhmen e vendit tonë.

Rama është problemi dhe dështimi i Shqipërisë – ai nuk do të na sjellë ndryshimin!

Basha është ai që na anëtarësoi në NATO. Basha na liroi nga detyrimi për të marrë vizë hyrjeje në zonën Schengen. Basha do të na anëtarësojë edhe në BE.

Basha ka formuluar një plan në bashkëpunim me një ekip ndërkombëtar ekspertësh. Me këtë plan do të rritet paga minimale në 360 mijë lekë, do të krijojë 110 mijë vende pune dhe do t’u mundësojë familjeve tona një jetesë dinjitoze.

Basha do të hapë mundësi arsimimi dhe punësimi për të rinjtë tanë. Ai do të ndalë ikjen e të rinjve dhe do t’u japë atyre një arsye përse të kthehen në vendin e tyre të shtrenjtë – Shqipëri.

Vetëm Basha do të sjellë ndryshimin që na nevojitet. Vetëm Basha do të sjellë shpresë në Shqipëri.

Më 25 prill, Partia Demokratike e udhëhequr nga Basha dhe Aleanca për Ndryshim do të sjellë shpresë në Shqipëri.

Më 25 prill, Shqipëria fiton!

 

Të rinjtë hezitojnë të krijojnë familje, Basha: Dështimi i Ramës në çdo fushë rrënoi ekonomikisht familjet 

• Basha në familjen lushnjare: Ulim koston e jetesës, ndihmojmë familjet e reja.

• Basha: 8 vite me qeverinë kundër, koha që qeveria të garantojë arsimimin e të rinjve shqiptarë

Gjatë vizitës së tij në qytetin e Lushnjës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar një familje të djathtë tradicionale prej tre brezash. Në bisedën që patën me Bashën, kryefamiljarja Fatime Kokla tha se emigrimi është një plagë e madhe për vendin që i ka kthyer të rinjtë shqiptarë në hyzmeqarë të të huajve.

Fatime Kokla: Sipas vendit që kanë biri i nënës. I tërë vendi do punë.

Lulzim Basha: Ashtu është.

Fatime Kokla: Mos ta tradhtojmë vendin tonë se atje hyzmeqarë je, këtu je zot vendi.

Lulzim Basha: Kjo është e rëndësishme.

Fatime Kokla: Ti edukojmë me frymën tonë që të jenë të vendit, jo të botës.

QemalKokla: Kemi dy çupa e një çun të madh.

Lulzim Basha: Ku i keni?

Qemal Kokla: Atje janë, në vend, në Itali.

Fatime Kokla: Kam tre vjet pa i parë.

Lulzim Basha: Janë me fëmijë atje? Me nipër, me mbesa?

Qemal Kokla: Të tërë me fëmijë, me shtëpi,

Fatime Kokla: Janë mirë me ekonomi, po ç’më duhet, zemra

Qemal Kokla: U bënë edhe me shtëpi. Ne u bëmë gati që të iknim të tërë, tre vëllezër. I morëm edhe fëmijët e atij vëllait, atij djalit të madh që i bënë shkollën në Tiranë, të dy e mbaruan dhe sivjet ikën fare, andej. Prandaj, se ne e vendosëm të mos rrimë në Itali asnjë, edhe çupat pa le ne të tre, të tre çunat.

Duke theksuar vështirësitë që ka një familje sot për të përballuar jetesën, Basha tha se sot shteti është kundër qytetarëve. Ai u zotua se detyra e parë e qeverisë së tij pas 25 prilli, do të jetë lehtësimi i jetës për njerëzit. Sipas tij, kjo do të vij duke zbatuar programet e Partisë Demokratike që parashikojnë, uljen e çmimit të energjisë, uljen e çmimit të naftës, hapjen e vendeve të punës dhe ndalimin e emigracionit.

“Ky është thelbi i programit tonë. Që njerëzit të punojnë me djersën e ballit, të jetojnë me nder në një vend siç e the vetë, e ka bekuar perëndia këtë vend. Duhet vetëm t’ju japim mundësi njerëzve të punojnë të lirë, të marrin frymë lirisht, mos të kenë stres dhe ta kenë shtetin në krahë, jo kundër. Sa del nga dera e shtëpisë e derisa futesh prapë në shtëpi, shtetin sot e ke kundër me gjoba, me taksa të larta, me çmime të larta, me çmimin e energjisë dhe çmimin e naftës më të lartin. Po kjo nuk është detyra e qeverisë. Detyra e qeverisë është t’ua lehtësoj jetën njerëzve.

Ndaj dhe zotimi kryesor i yni dhe i ekipit tonë, është që pas 25 prillit, qeveria të jetë në krah të njerëzve. Si të jetë në krah të njerëzve? Në radhë të parë, të ulim taksat se i kemi më të lartat në Ballkan, të ulim çmimin e naftës. E kemi të tretin më të lartin në botë. A mund ta imagjinojë njeri? Kur e thua, s’të besohet, po kështu është! Vetëm Singapori dhe Suedia e kanë naftën më të shtrenjtë, se sa që e blejnë shqiptarët. Të ulim çmimin e energjisë, edhe për familjet se është bërë i papërballueshëm, pensionistët se përballojnë dot. Paguajnë energjinë, paguajnë ujin, paguajnë ilaçet, s’u mbetet para për bukën e gojës dhe t’i japim mundësi edhe familjeve, edhe biznesit të ecin përpara.

Kjo është kryesorja dhe në këtë investim, vend të veçantë ka familja për ne. Se Shqipëria po zvogëlohet në mënyrë të frikshme për dy arsye: e para; që po ikin, e dyta; që s’po krijojnë dot familje, çiftet e reja nuk po bëjnë fëmijë, pse, prej varfërisë, prej pamundësisë domethënë duhet që qeveria ta konsiderojë përgjegjësinë e vetë fatin e çdo qytetari që kur lind e deri në moshën e shtyrë deri në moshën e tretë. Këto janë detyrat e qeverisë dhe ajo që do të bëjmë është që për çdo fëmijë të porsalindur deri sa të bëhet 5 vjeç do të ketë një bonus 30 mijë lek të vjetra në muaj. Kjo është një faturë për t’iu hequr ato shpenzime shtesë që nënat e dinë shumë mirë, që nga pelenat e gjitha shpenzimet që kanë deri sa është 5 vjeç, pastaj për fëmijët në shkollën 9-vjecare dhe në shkollën e mesme tekstet mësimore të jenë po kështu të paguara nga qeveria, se s’dua ta përdor fjalën falas, se falas s’ka asgjë në këtë botë, dikush i paguan dhe kur them i paguan qeveria, paguan me taksat e shqiptarëve, pastaj vjen faza tjetër futja në universitet, edhe aty kemi parashikuar që pavarësisht në çfarë niveli ekonomik është një familje shqiptare mos të mbetet pa i çuar fëmijët për shkak të gjendjes ekonomike në universitet.

E para e punës ne kemi një traditë prej 4-5 gjeneratash akoma para se Shqipëria të bëhej shtet i pavarur që shqiptarët kanë shkrirë pasurinë për të çuar fëmijët në universitetet e Europës për ti arsimuar dhe mirëarsimuar fëmijët e tyre. Është traditë shqiptare, traditë e familjes shqiptare. Ne krenohemi si shoqëri, krenohemi si civilizim, si komb që gjithmonë kemi sakrifikuar për arsimin. Tani është koha që dhe qeveria të bëjë detyrën e saj për të arsimuar brezin e ri. Kështu që tarifat universitare që janë bërë tmerri dhe pengesa kryesore e familjeve shqiptare për ti çuar në universitet fëmijët, ne do t’i heqim ose më mirë të themi do t’i paguajmë subvencionojmë për familjet që vijnë me të ardhura minimale që është 640 mijë lekë në muaj, konsiderohen të ardhurat minimale që është 640 mijë lekë në muaj, konsiderohen të ardhurat minimale për një familje me 4 anëtarë. Pas kësaj vjen aspekti tjetër, se mirë mbaruan shkollë, çfarë do të bëjnë? Do të marrin rrugët e botës? Dhe ky është më i rëndësishmi çfarë do të bëjmë me ekonominë, se po e diskutonim kur po hipnim shkallëve. Ne e dimë çfarë ka bërë kjo qeveri me ekonominë, e futi në gropë. Pse? Sepse gjithë pasurinë ia dha një grushti njerëzish, një grushti ortakësh të vetë. Ne do ti japim fund kësaj. Monopolet, oligarkët do të dalin jashtë loje. Po s’dolën jashtë loje ata s’ka ekonomi dhe këtu vjen e gjitha”, tha Basha.

Kreu i opozitës është ndalur dhe në lokali i Met Celës, ku ka konsumuar byrekun tradicional të Lushnjës. Ai gjithashtu ka shkëmbyer disa batuta me punëtorët.

“Mos kujtoni se kam ardhur për fushatë, këtu jam si në shtëpinë time e ju thash zonjave që punonin aty, sa herë që shkoj për në jug e sa herë që kthehem nga jugu, gjithmonë këtu e kam pikën e ndalesës. Tani i pashë dhe gjithë ato zonja që punonin aty, se kur kam ardhur takoja dy tre aty, kujtoja se aq ishin. Aty ishte plot. T’i shtojmë edhe më shumë pas 25, madje a ka mundësi ta hapim edhe një në Tiranë?!”, u shpreh Basha.

Gjoba 110 milion euro, PD padit në SPAK Ramën, Agaçin dhe zyrtarë të tjerë të lartë: Do ta paguajnë dëmin me pasurinë e tyre 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, IVI KASO

Çështja e 110 milionë eurove të humbura në gjyqin me Bechetin për interesin personal të Edi Ramës nuk mund të kalojë vetëm me deklarata politike apo me zemërimin e ligjshëm të qytetarëve.

Kush u ka shkaktuar dëm qëllimisht shqiptarëve, do të duhet të përgjigjet përpara drejtësisë.

Për këtë arsye, sot dorëzuam në SPAK kallëzimin kundër personave kyç që po detyrojnë shqiptarët të paguajnë 110 milionë euro. Mes tyre janë Edi Rama, kryeministri në hije Engjëll Agaçi, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ish Avokatja e shtetit, Alma Hiçka, e shkarkuar së fundmi si gjyqtare për pasuri të pajustifikuar, si dhe ish drejtues dhe aksionerë të Top Channel, që sot mbajnë detyra të larta shtetërore në qeverinë e Edi Ramës.

Nga i gjithë shqyrtimi që ne i kemi bërë dosjes së arbitrazhit ndërkombëtar, Shqipëria doli e humbur në gjyqin me Bechettin, sepse kështu e kishte përcaktuar Edi Rama. Kryeministri u soll si një bandë mafioze për të sulmuar një biznesmen që i prishte punë, për të ndihmuar një biznes tjetër, me të cilin ndajnë fitimet.

Ky dështim i Edi Ramës është një nga faturat më të rënda për Shqipërinë dhe shqiptarët. Është pjesë e dështimeve 8 vjeçare që kanë varfëruar qytetarët, e kanë bërë biznesin të pasigurt, kanë larguar investimet e huaja, kanë mbyllur vendet e punës, na ka mbajtur larg Europës.

Ky është një rast i artë për SPAK, që t’u provojë shqiptarëve se investimi i madh tek reforma në drejtësi po shpërblehet dhe abuzimi me pushtetin nuk do të kalojë pa u ndëshkuar. Është shumë e rëndësishme që për këtë çështje SPAK të hetojë me shpejtësi dhe paanësi.

Të dashur qytetarë!

110 milionë euro janë vetëm një pjesë e faturës së dështimit të Edi Ramës. Edhe 4 vjet të tjera, fatura do të shumëfishihet në kurrizin e fëmijëve tuaj! Ky është një rast i artë edhe për ne si qytetarë, që të reflektojmë përpara se të votojmë. Të mendojmë se kur Edi Rama na troket në dorë, ta dimë se po na troket dështimi për të tretën herë. Ta dimë se vetëm me një gjyq të humbur për arsye mafioze secili nga ne ka 45 mijë lekë borxh për të paguar.

Me Partinë Demokratike në qeveri kjo nuk ka për të ndodhur. Shqiptarët nuk kanë për të paguar për aferat mafioze dhe korruptive të Edi Ramës, Engjëll Agaçit apo Erion Veliajt. Do të paguajnë ata vetë me pasuritë e tyre. Këtë do ta bëjë të mundur Partia Demokratike në ditët e para pas votëbesimit të 25 Prillit.

Kush ka përgjegjësi për faturën 110 milionë euro, që nga Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Avokatura e Shtetit dhe kushdo qoftë, jo vetëm do të shkojnë para drejtësisë, por do të paguajnë me pasurinë e tyre dëmin 110 milionë euro.

Shqiptarët duan drejtësi dhe me Partinë Demokratike në krye të qeverisë do ta kenë atë!

Ky është ndryshimi! Ta bëjmë atë realitet në 25 Prill duke votuar për PD dhe Lulzim Bashën!

8 vite e vranë shpresën, Basha me bizneset në Divjakë: 25 prilli, fund ngecjes së biznesit të vogël!

• Basha me bizneset në Divjakë: 25 prilli, fund ngecjes së biznesit të vogël

• 8 vite e vranë shpresën, Basha në Divjakë: E keqja po ju troket në derë, mos ia hapni derën!

• Thirrja e Bashës nga Divjaka: Edi Rama është dështimi, të gjithë numrin 9 më 25 prill

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, është ndalur në Divjakë për të vazhduar turin e takimeve me qytetarë dhe biznese, ku nuk ka munguar entuziazmi i zakonshëm të qytetarëve dhe simpatizantëve edhe në këtë qytet. Gjatë ecjes, kryedemokrati ka biseduar me pronar të bizneseve të cilët nga pamundësia për t’i mbajtur hapur, si shpresën e fundit shohin ndryshimin më 25 prill.

Qytetari: Shiko si na e ka lënë biznesin, shiko ku jemi!

Lulzim Basha: Zhveshur!

Qytetari: Zhveshur komplet prandaj presim datën 25 sepse është e pamundur të mbajmë biznesin hapur me tatimet që vijnë nga Fieri, me gjoba, çfarë nuk na bëjnë. Presim me datë 25.

Lulzim Basha: 25-sa do të jetë dita e hapjes dhe zhbllokimit për biznesin dhe për të gjithë Shqipërinë.

Qytetari: Njerëzit nuk ja dalin dot për muajin, jo të kujtohen për të blerë rroba. Është një fukarallëk në maksimum. Shpresojmë, presim.

Lulzim Basha: E di. Kemi qenë pranë jush vite me radhë dhe i dimë hallet dhe problemet njësoj siç i ndjeni ju i ndjejmë dhe ne prandaj kemi formuluar atë program. Kështu që të keni shpresë, të bëhemi të gjithë bashkë. 25-sa do të jetë dita kur t’i japim fund kësaj zbrazëtie, kësaj zhveshje, kësaj ngecje të biznesit të vogël dhe të gjithë Shqipërisë.
Qytetari: Mezi po presim!

Në fjalën përshëndetëse, Basha tha se ndryshimi është një kërkesë e të gjithë qytetarëve shqiptarë për t’i mbyllur derën keqqeverisjes së vendit. Ai gjithashtu veçoi një nga zotimet e qeverisë së tij, që ka të bëjë me anulimin e moratoriumit korruptivë të qeverisë për gjuetinë.

Lulzim Basha: Vëllezër dhe motra ,zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja, banorë dhe banore të Divjakës. Divjakës fisnike, Divjakës bujare, Divjakës së punës, Divjakës së qytetarisë, Divjkaës që së shpejti do të jetë krenari e Shqipërisë Evropiane. Shpesh kam qenë në mesin tuaj, kam qenë në shtëpitë tuaja, në arat tuaja. Kam qenë në tregun dhe ju kam parë atje baballarët e këtyre të rinjve, fëmijëevë, fermerëve të dëshpëruar për pam,undësinë për të shitur prodhimet e tyre. Kemi qenë bashkë në cdo vështirësi në këto tetë vite të mbushura me dështime të kryeministrit në ikje.

Dështime që kanë rënë në duart dhe në xhepat tuaja në buxhete tuaja, ju kanë varfëraur, ju kanë tjetërsuar me të padrejtë djersën tuaj, djersën e çmuar të fermerëve të Divjakës, të njerëzve punëtorë, të rinjve dhe të rejave punëtore të këtij vendi. Por kurrë më parë nuk e kam parë Divjakën kaq plot. Plot me shpresë, plot me vendosmëri për ndryshim, për fitore. E di që keni zbritur në këtë rrugë dhe në këtë shesh me zemrat plot me shpresë dhe plote me shpresë duhet ti kemi dit për dit dhe këtë shpresë, këtë bindje për ndryshim që e prek anë e mbanë Shqipërisë të kthehen në votën më të thellë popullore me 25 prill. Duke votuar për Partinë Demokratike për programin tonë, për numrin 9, keni votuar për programin që do të sjellë bujqësinë shqiptare, bujqësinë e harruar, fermerin e harruar, blegtori e harruar shqiptar të këtyre tetë viteve pranë standardeve europiane me subvencione me mbështetje me kujdes ndaj jush.

Plani ynë nuk është gjë tjetër vetëm shpërthim i zgjidhjeve për sfidat tuaja. Hallet tuaj dhe sfidat tuaja kanë qenë hallet e mija dhe të Partisë Demokratike, zgjidhjet tona janë zgjidhje për ju. 25 prilli është dita juaj. Mos harroni ju dhe vetëm ju me votën tuaj keni në dorë ndryshimin e vërtet për çdo shqiptar. Pasuritë e Divjakës, djersa e banorëve të Divjakës do të kthehet në mirëqenie për ju he fëmijët tuaj, pasuritë që jua kanë tjetërsuar nga tokat e Vedatit tek Begeti i Divjakës gjithçka do të kthehet tek pronarët dhe të të zotit e vërtetë që jeni ju, është Divjaka. Fund monopoleve, fund monopoleve dhe bandave që e kanë marrë peng. Ky është një nga vendet jo i vetmi por një nga vendet më të përshtatshme për ta thënë hapur dhe publikisht dhe një tjetër pjesë të programit tonë dhe të zotim timin.

Si shumë gjëra të tjera në Shqipëri Edi Rama dhe banda e tij monopolizuan gjuetinë së pari e bënë që ti japin rrugë kanalizimit të vendit së dyti e bënë që njësoj siç kanë grabitur dhe grabisin naftën, bregdetin, toka, mineralet, njësoj sikur kanë monopolizuar gjithçka në këtë vend, të monopolizon edhe gjuetinë, dua ti them sot të gjithë anëtarëve të shoqatës kombëtare të gjuetisë se moratoriumi korruptive i Edi Ramës për gjuetinë do të anulohet. Ju jeni një parti, një forcë politike, një familje njerëzish të lirë që besojmë tek ruajtja e faunës dhe e florës, tek ruajtja e mjedisit tek ruajtja e specieve të veçanta, disa prej tyre unike dhe do ta bëjmë këtë në përputhje me standarde, me parimet në përputhje me metodat dhe parimet europiane. Europian dhe jo monopole, me monopole despotike të Edi Ramës, moratoriumi i sotme është monopol, ne do ta heqim.

Duke harmonizuar interesat për mbrojtjen e mjedisit të faunës dhe të florës, duke harmonizuar këto interesa për të cilët të parët janë të interesuar vetë gjahtarët shqiptar, duke bërë të mundur që turizmi jo vetëm të mos dëmtohet por të mos vuaj nga gjuetia e pa ligjshme, nga miqtë e pushtetarëve dhe kështu në çdo fushë ne do të kthejmë lirinë, mundësin do të kthejmë Shqipërinë tek zotërit e vërtet që jeni ju dhe qytetarë e këtij vendi. Mezi po duroni e di. Mezi po presoni datën 25 e dëgjoj kudo. Ora po vjen, dita po vjen. shumica prej jush, shumica dërrmuese e shqiptarëve, nga votuesit për herë të parë tek votuesit më të moshuar, e kanë ndarë mendjen, duan ndryshim dhe ndryshimi vjen duke larguar të keqen e duke votuar për ne, duke votuar për Partinë Demokratike, duke votuar për programin tonë, duke votuar për ekipin tonë, duke votuar numrin 9. Divjaka ndryshon, Divjaka Fiton.

Kjo fitore nuk do të na përçajë por do të na bashkojë. Në radhët tona janë sot edhe socialistët e zhgënjyer, të tradhtuar, të braktisur, të vjedhur, njësoj si të gjithë shqiptarët e tjerë nga një bandë e cila kurrë nuk i nderoi dhe nuk i respektoi sakrificën e tyre për familjen e tyre politike. Edhe socialistëve të ndershëm shqiptarë i them, mirë se vini në bashkimin më të madh kombëtar. Është bashkimi për ndryshim, është që çdo shqiptar dhe çdo shqiptare do fitojë, është bashkimi me të cilën Shqipëria Fiton. Ndaj, të fundit ftesë e kam ndaj atyre të cilëve këto 8 vite jua kanë vrarë shpresën.

Dua t’ju them se ju kuptoj shumë mirë. 8 vite ku njeriu që kishte fatet në dorë kishte më shumë pushtet se çdokush tjetër që nga koha e Enver Hoxhës, e shkatërroi besimin tuaj te politika, e bëri politikën një fjalë të pisët. Por, politikën e bëjnë të pisët ata që e përdorin për xhepat e tyre. Politika për ndryshim është ajo që i bashkon njerëzit dhe pyetja që duhet t’i shtroni vetes është kjo. Pas 8 vitesh, dështimesh, premtimesh të pambajtura, vuajtje, varfërimi, rritje taksash, rritje e naftës, rritje e energjisë, papunësie, emigracioni. Tani e keqja po ju troket prapë, për herë të tretë në derë. A do ja hapni derën? A do ja hapni derën për herë të tretë Edi Ramës? Dështimi që e zhyti vendin në krizë, që largoi fëmijët tuaj. A do ta lejoni që të vjedhë të ardhmen e fëmijëve tuaj? Le të bëhemi bashkë për ndryshim me 25 prill. Të gjithë numrin 9, Partinë Demokratike.

Divjaka fiton! Shqipëria fiton!