12.5 C
Tirana
E premte, 30 Maj, 2025

Ku po shkon Shqipëri?

KU PO SHKON SHQIPËRI?
2013 – 2021 – ADMINISTRATA E SHTETIT SHQIPTAR U PASTRUA NGA VERIORËT E SHQIPËRISË;
I VETMI INVESTIM NË VERIUN E SHQIPËRISË PËR 8 VJET MBETET TERMINALI I GJOBËS NË RRUGËN E KOMBIT

VINI RE KËTO TË DHËNA TRONDITËSE:
1.- PRESIDENTI i Republikës – është JUGOR
2.- KRYETARI i Parlamentit – është JUGOR
3.- KRYEMINISTRI – është JUGOR
4.- NË ADMINISTRATËN E LARTË TË SHTETIT NUK GJËNDET:

ASNJË KATOLIK VERIOR(!?)
5.- Asnjë Ministër i Kabinetit Qeveritar – nuk është Nga VERIU
6.- Asnjë Zevendës/Ministër – nuk është nga VERIU
7.- Asnjë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrive – nuk është nga VERIU
8.- Asnjë Drejtor i PërgjIthshëm i Ministrive – nuk është nga VERIU
9.- Asnjë këshilltar Ministri – nuk është nga VERIU
10.- Asnjë Anëtar i Gjykatës Kushtetuese – nuk është nga VERIU
11.- Vetëm 10 % të shefave të Misioneve Diplomatike janë – nga VERIU

TË KETË NDODHUR TËRË KY PASTRIM RRACIST KREJT RASTËSISHT DHE PA-QËLLIMSHËM?
Përjashtimet e fundit të VERIORËVE ishin:
Ditmir Bushati, Sandër Lleshaj, Besa Shahini dhe Gent Caka.
Ku po shkojmë? Ku po shkoni Ju kandidatë të Partisë Socialiste që kërkoni votën e popullsisë më të varfër të vendit por që i jep më shumë buxhetit të shtetit?

• Zonës që mban me energjinë elektrike të Hidrocentraleve të Ashtës, Vaut të Dejës, Komanit, Fierzës, Ulëzës, Shkopetit, qe mban ndezur tërë llampat anë e mbanë atdheut, që prej mëse 60 vjetësh!
• Zonës krom dhe bakër mbajtëse dhe eksportuese të Bulqizës, Mirditës, Matit, Pukës, Kukësit, Tropojës:
• Zonës nga kalon arterja Kryesore – RRUGA E KOMBIT – që mban në këmbë industrinë imobilare dhe turzimin në bregdetin shqiptar, pa të cilën nuk do të kishim këtë popullim në bregdet – falë vëllëzërve e motrave nga Kosova që në këto vite vetëm i gjobisim në Kalimash!

Ju që kandidoni, për Edi Ramën, a e doni mandatin për ta përdorur për vete dhe të fshihni kokën si struci në një sallë Parlamenti që hesht përpara këtij akti anti – kombëtar e përçarës të vendit tonë?

A GUXONI t’i përmendni këto fakte tronditëse në fushatën tuaj elektorale!!!
Ku po shkoni – Përse i doni ato mandate!? Pres të më sfidojë dikush me të kundëtën!
PROUD TO BE ALBANIAN FROM ALBANIA NOT FROM THE HALF OF IT!
Krenar që jam shqiptar nga SHQIPËRIA, jo nga Gjysma e Saj!

Revolta kundër Ballukut bllokon aeroportin, kontrollorët e AlbControl: Të japë dorëheqjen

Puna është pezulluar në Rinas dhe pritet të mos ketë asnjë ulje-ngritje avionësh pasi s’ka punonjës në kulla për të kontrolluar.

Madje edhe tek mbikalimet nuk do të ketë punonjës për të njoftuar nëse është qielli i lirë për avionët apo jo.

Të gjithë punonjësit kanë lënë punën e tyre, pasi janë në grevë në kërkim të plotësimit të kërkesave të tyre.

Albkontrolli ne greve, kerkon doreheqjen e ndrikull Gryksi Ballukut!
Vjedhjet e saj me tendera kane shkaterruar ndermarrjen.
Eshte blere tavoline 1 milion euro!

Denoj me ashpersine me te madhe vjedhjet dhe korrupsionin e papermbajtur te ndrikull Gryksi Ballukut dhe klanit te saj dhe kerkoj urgjent plotesimin e kerkesave te drejta te grevisteve!

Lexoni denoncimin e kontrollorit dixhital! sb
Pershendetje Doktor! Kontrolloret e trafikut ajror jane shume te revoltuar me situaten 8 vjecare qe eshte krijuar ne Albcontrol. Ky ishte momenti qe u mbush kupa. Mosperfillja dhe tallja nga Balluku per te gjithe ne na ka cuar ne kete pike. Na thone qe kompania nuk ka financa, por ne agjensine e prokurimit publik shpallin cdo dite nga nje tender me vlere marramendese. Ne Albcontrol ka 8 vite qe nuk perfill njeri ligjet dhe rregullat e ketij vendi. Tendera nga me te cuditshmet te cilat nuk i permend njeri. Eshte prokuruar nje tavoline pune per vlera marramendese mbi 1 milion Euro. Me keto tendera zonja u promovua dhe u be ministre. Prandaj kerkesa kryesore e jona eshte dorheqja e Belinda Ballukut dhe e gjithe vartesve te saj ne Albcontrol dhe rikthimi ne fuqi i kontrates tone te punes. Vetem atehere mund te stabilizohet situata.

EMA nis hetimin për vaksinën ruse, zyrtarët: Kemi shqetësime etike rreth testimit të Sputnik V

Rregullatori për barnat i Bashkimit Evropian javën e ardhshme do të fillojë hetimin në lidhje me provat klinike që ka kryer Rusia për vaksinën kundër koronavirusit Sputnik V.

Financial Times raporton se hulumtimet do të fokusohen nëse Rusia ka ndjekur praktikat më të mira të sigurisë gjatë provave klinike.

Gazeta me bazë në Mbretërinë e Bashkuar citoi burime anonime që kanë njohuri me procesin e miratimit të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA).

Hetimet vijnë pasi ka pasur shqetësime etike rreth testimit të Sputnik V, gjatë përgatitjes për përdorimit e saj.

Gazeta citon kreun e Fondit të Investimeve Ruse, Kirill Dimitriyev, të ketë thënë se “nuk ka pasur presion ndaj pjesëmarrësve në testim dhe Sputnik V është në pajtim me të gjitha praktikat”.

Rregullatori evropian do të bazojë vlerësimin për të miratuar ose jo vaksinën Sputnik-V, pas rezultateve të hetimit të provave klinike që ka bërë Rusia.

Presidenti rus, Vladimir Putin, zhvilloi një garë për të miratuar një vaksinë në gusht të vitit 2020, para se të përfundonte një fazë e tretë e testeve klinike që zakonisht përfshin një numër më të madh të vullnetarëve.

Sputnik V po përdoret gjerësisht në Rusi dhe dhjetëra vende të tjera, pavarësisht dyshimeve të hershme në lidhje me fshehtësinë dhe besueshmërinë e të dhënave.

Një studim i botuar në muajin shkurt nga The Lance, një revistë shkencore me bazë në Britani të Madhe, zbuti disa shqetësime ndërkombëtare duke thënë që Sputnik V “duket e sigurt dhe efektive”.

Por, kjo vaksinë nuk është miratuar as nga SHBA-ja dhe as nga BE-ja, megjithëse dy vende anëtare të BE-së, Hungaria dhe Sllovakia e kanë blerë atë.

Mjeku shqiptar në Londër: Rastet nuk janë ulur nga vaksinimi, por sepse shumica e kanë kaluar Covid-in

Britania e Madhe po vijon vaksinimin e popullsisë me ritme të shpejta, ndërsa pritet që gjatë majit të nisë hapja e disa bizneseve që aktualisht janë të mbyllura. Në një intervistë me Juli Xhokaxhinë në ABC, mjeku shqiptar në Londër, Adrian Fandi tregoi se numri i të shtruarve në spitale është drejt rënies.

Por, procesi i vaksinimit apo masat e rrepta shtrënguese i kanë meritat për uljen e shifrave në Britaninë e Madhe? Sipas Fandit, 90 për qind të rolit e luajnë vaksinat, ndërsa 10 përqindëshi i mbetur mund t’i atribuohet masave shtrënguese.

Në Britani pjesa më e madhe e të vaksinuarve kanë marrë vetëm dozën e parë, dhe kjo sipas mjekut ndikon pozitivisht në uljen e fataliteteve. Por gjithsesi, theksoi ai, doza e dytë është më se e nevojshme.

“Ndjek pacientët e mi, që e kanë bërë vaksinën. Kanë bërë testin e antitrupave, ka pasur pacientë që nuk kanë krijuar imunitet që mund të kenë ilaçe e imunitet të dobët, por ka të tjerë, pacientë normalë, që kanë fituar imunitet. Por doza e dytë duhet. Ka pasur njerëz që janë sëmurur, por japin sëmundshmëri më të ulët.”

Megjithatë, nëse flasim për Shqipërinë, kohëve të fundit është vënë re një rënie e numrit të të shtruarve në spitale, edhe pse niveli i vaksinimit nuk mund të krahasohet me Britaninë e Madhe. Ajo që po ndikon në uljen e rasteve me klinikë në vendin tonë, sipas Adrian Fandit, është imunizimi natyror.

Mjeku tha se duke qenë se ka pasur njerëz që nuk i kanë respektuar masat, në Shqipëri ka vepruar seleksionimi natyror. Më të dobëtit u mposhtën nga sëmundja, dhe të tjerët u iminuzuan.

“Ka ndikuar imunizmi natyror. Kur Boris Johnson para një viti tha që ata do të jetojnë do të imunizohen…njerëzit qeshën. Ndodhi një farë seleksionimi natyror.”

Berisha: Badiguardët e ministres rrahin në oborrin e shtëpisë të moshuarin pse refuzon t’i presë!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, Bodigardët e ministres Xhakka rrahën një plak pse kishte mbyllur derën dhe nuk e priti ministren me miliotantët e PS.

“Militantet e Partise Socialiste me ne krye Olta Xhacken dhe shume te tjere nga pas (theksoj te gjithe nepunes te administrates ne orar pune) shkuan per fushate ne Borove perpara 2 ditesh. Nje burre plak qe jeton atje, kishte mbyllur deren e jashtme sepse nuk donte qe ti shkonin ne shtepi dhe u tha qe te mos shkonin tek shtepia e tij sepse tek ai fshat nuk eshte investuar asgje dhe ska kuptim te shkonin te kerkonin voten”, shkruan qytetari.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Ndrikull Xhaçka fushate me dajak

Badiguardet e saj rrahin ne oborrin e shtepise te moshuarin qe refuzon ti prese!

Narkoploicia si gjithnje ne anen e banditeve!

Duke denuar me ashpersine me te madhe aktin banditesk te rrahjes se te moshuarit ne Borove nga Ndrikull Helikopterri dhe banditet e saj, shtoj se 25 prilli po afron dhe ndeshkimi i rrepte ligjor ju pret per aktin tuaj kriminal.

Lexoni mesazhin trondites te qytetarit dixhital! sb

Pershendetje Doktor.
Doja tu tregoja nje incident te ndodhur 2 dite me pare ne rrethin e Kolonjes, me saktesisht ne Borove, nje nga fshatrat e Kolonjes.

Militantet e Partise Socialiste me ne krye Olta Xhacken dhe shume te tjere nga pas (theksoj te gjithe nepunes te administrates ne orar pune) shkuan per fushate ne Borove perpara 2 ditesh.

Nje burre plak qe jeton atje, kishte mbyllur deren e jashtme sepse nuk donte qe ti shkonin ne shtepi dhe u tha qe te mos shkonin tek shtepia e tij sepse tek ai fshat nuk eshte investuar asgje dhe ska kuptim te shkonin te kerkonin voten.

Ne kete moment, bodyguarde-t e zonjes ministre, hidhen nga muri sepse zoteria ne fjale e kishte kycur porten e shtepise, dhe e kercenojne plakun 75 vjecar dhe per me teper e godasin dhe keshtu largohen nga vendi.

Zoteria kishte lajmeruar disa te aferm per ndihme sepse jeton i vetem me gruan dhe ishte ndjere keq.

I afermi i zoterise, shkoi te sqarohej me zonjen Ministre por fjala e saj ishte:

Mu largo, mos me prish takimin sepse skam asgje per te sqaruar me ty’ , dhe perseri bodyguarded perleshen me te afermin e zoterise i cili ishte i vetem ne mes te militanteve te PS.

Ai u shoqerua nga Policia dhe u mbajt ne komisariat per 2 dite, nderkohe qe asnje nga Partia Socialiste nuk u shoqerua sepse Policia eshte e korruptuar.

Kjo eshte policia e shtetit!

Ne qytetin tim policia shoqeron zonjen Ministre ne cdo vend ku ajo ben fushate per te qene ajo e mbrojtur, se nuk mjaftojne bodigarded e saj.

Te lutem postoje qe te gjithe ta kuptojne se cfare dhune dhe presioni po ushtrojne per te marre votat!
Anonim te lutem!!

Vokshi padit në SPAK Ramën, Veliajn, Manstirliun dhe Ulsi Manjën: Vota për ndryshimin është votë për drejtësinë

“Asfalti elektoral si krim zgjedhor”

Në disa rrugë të njësisë 9, është hedhur asfalt elektoral, duke mbyllur kanalizimet dhe duje rrezikuar përmbytjen e shtëpive dhe të rrugëve. Kodi Zgjedhor i ndalon punime të tilla gjatë fushatës dhe për ëktë arsye, ato kryhen pa tabela dhe natën. Albana Vokshi dhe banorë të zonës thonë se përgjegjës për këtë situatë si në njësinë 9 edhe në njësinë 11 janë kandidatët e PS Ogerta Manastirliu, Ulsi Manja dhe drejtuesit politikë Edi Rama dhe Erion Veliaj që mbështesin dhe nxisin një politikë të tillë mashtruese për qytetarët.

“Ky është një krim elektoral”, tha Albana Vokshi. Pas 8 vjet qeverisje të dështuar të Edi Ramës, qytetarët e kanë kuptuar se ky asfalt elektoral nuk u përmirëson jetesën, por siç thanë edhe banorët, ka sjëllë më shumë probleme nga bllokimi i kanalizimeve”.

Kandidatja e PD u tha banorëve të zonës se e ka kallëzuar në SPAK këtë krim elektoral. “Ftoj SPAK të hetojë pa vonesë këtë shkelje të ligjit, që dënihet nga 1-5 vjet burg”, tha Albana Vokshi, e cila shpresën më të madhe e ka tek qytetarët.

“Ftoj qytetarët që në 25 Prill të dalin e të votojnë për ndryshimin, në mënyrë që çdo abuzues, duke nisur nga Edi Rama, Ogerta Manastirliu, Erion Veliaj dhe kushdo të shkojnë para drejtësisë”, u shpreh Albana Vokshi.

Basha publikon videon: Dështimi po troket për herë të tretë në derën tuaj. Mos ia hapni derën!

Teskti i videos

Njoftoi se Shqipëria humbi për fundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian.

Pu pu pu, 110 milionë euro!

Edi Rama jam.

Mami thotë që s’jemi këtu.

Dështimi po iu troket për herë të tretë. Mos ia hapni derën!

Greva e Albkontroll/ Berisha publikon mesazhin e kontrollorit: Balluku na shkatërroi me vjedhjet me me tenderat

Albkontrolli ne greve, kerkon doreheqjen e ndrikull Gryksi Ballukut!

Vjedhjet e saj me tendera kane shkaterruar ndermarrjen.

Eshte blere tavoline 1 milion euro!

Denoj me ashpersine me te madhe vjedhjet dhe korrupsionin e papermbajtur te ndrikull Gryksi Ballukut dhe klanit te saj dhe kerkoj urgjent plotesimin e kerkesave te drejta te grevisteve!

Lexoni denoncimin e kontrollorit dixhital! sb

Pershendetje Doktor! Kontrolloret e trafikut ajror jane shume te revoltuar me situaten 8 vjecare qe eshte krijuar ne Albcontrol. Ky ishte momenti qe u mbush kupa. Mosperfillja dhe tallja nga Balluku per te gjithe ne na ka cuar ne kete pike. Na thone qe kompania nuk ka financa, por ne agjensine e prokurimit publik shpallin cdo dite nga nje tender me vlere marramendese. Ne Albcontrol ka 8 vite qe nuk perfill njeri ligjet dhe rregullat e ketij vendi. Tendera nga me te cuditshmet te cilat nuk i permend njeri. Eshte prokuruar nje tavoline pune per vlera marramendese mbi 1 milion Euro. Me keto tendera zonja u promovua dhe u be ministre. Prandaj kerkesa kryesore e jona eshte dorheqja e Belinda Ballukut dhe e gjithe vartesve te saj ne Albcontrol dhe rikthimi ne fuqi i kontrates tone te punes. Vetem atehere mund te stabilizohet situata.

Banorët te Bregu i Lumit pa kompensim për shembjet e shtëpive të tyre, Rushaj: Do t’i merrni një më një!

Të shqetësuar banorët e zonës së Bregut të Lumit në Tiranë i kanë kërkuar kandidatit për deputet të Partisë Demokratike Alfred Rushaj zgjidhjen e marrjes së kompensimeve për shembjet e shtëpive të tyre për shkak të Bulevardit të Ri.

“Ato lekë që kanë qenë në vendimin e Këshillit të Ministrave një më një do të merren!”, u siguroi Rushaj.

Banorët kanë dëshmuar para Rushajt edhe terrorin e kaluar nga ajo që ata e cilësojnë “Bandë” dhe jo shtet.

“Ti më thua më premto mua. Unë nuk premtoj asgjë!Ne që do t’I qëndrojmë asaj gjëje që ka thënë Lulzim Basha. Do t’I qëndrojmë asaj praktike që kemi patur përpara se këta të vinin në pushtet! Të gjithë personat që për një interes publik janë apo s’janë të legalizuar, kanë apo nuk kanë certifikatë, janë në proces legalizimi apo jo, personat që janë të vendosur prej kohësh dhe që kanë investuar jo pare droge po pare djerse dhe gjaku ato do marrin atë që u takon!

“Ne jemi të qartë po cfarë do bëhet për ne që aktualisht jetojmë me qira diku. Këto dy vjet cdo gjë është ndërtuar mbi propagandën!

Propagandë cdo gjë! Mua që më nxjerr me gaz lotsjellës dhe s’më jep 5 lekë?! Unë jam i qartë që mundim tim s’do ta marr dot po ama të marr një farë vlere që unë nesër pasnesër të shtoj dicka dhe të jetoj diku!”, tha një prej banorëve që nuk ka marrë kompensimin.

“Zotëri, jo vetëm ti po të them, sepse ti e ke patur emrin në një vendim të Këshillit të Ministrave. Ajo quhet e drejtë e fituar!”, tha më tej Rushaj.

“Vjen urdhëri nga bashkia, unë jam i qartë, cfarë janë Bregu i Lumit sic jemi sot, cfarë janë Astir hiqu vizën, ndryshe “Vettingu”! Është kulaci-kërbaci!”, dëshmoi banori për atë që po ndodh me ta.

“Ajo copë letër që ju keni patur që duhet vendim qeverie është një e drejtë që Këshilli i Ministrave dhe Republika e Shqipërisë ua ka njohur! Qeveria nuk është as Edi Rama, nuk është as Lulzim Basha është e Republikës së Shqipërisë kështu që ato lekë që i keni patur, ato ju takojnë!”, u siguroi Rushaj.

“Ne kemi ndenjur dy muaj në një protest dhe kemi luftuar bashkë me Pëllumbin kundra një bande, nuk është se kemi luftu me shtetin, këtu synonte cdo gjë si një bandë se nuk ka shtet që vjen në 4 të natës, I nxjerr dhe i fut gazin lotsjellës, në 4 të mëngjesit! Mbledh rininë gjithë natën i fut në komisariate që të mos ketë probleme. Unë kam luftuar me një bandë, jo me një shtet!”, rrëfeu më tej qytetari i Tiranës.

“Ato lekë që kanë qenë në vendimin e Këshillit të Ministrave një më një do të merren!”, u siguroi Rushaj.

Basha pritet me ovacione në Peqin: 8 vite ua ka ulur kokën Edi Rama me bandat e tij! Më 25 prill t’i themi boll më!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në qytetin e Peqinit, i cili është pritur me entuziazëm nga qytetarët. Në fjalën e tij, ai tha se 8 vite Edi Rama me bandat e tij, i ka ulur kokën, i ka keqtrajtuar, i ka fyer, i ka marrë nëpërkëmbë njerëzit e Peqinit. Basha kërkoi votën për Partinë Demokratike mё 25 prill, për t’i hapur rrugë ndryshimit duke sjell standarde europiane në ekonomi, vende pune, paga dinjitoze, subvencione për fermerët dhe që asnjë bir dhe asnjë bijë Peqini nuk do të mbetet pa studiuar për shkak të pamundësive ekonomike.

Lulzim Basha: Mirë se ju gjej!
Faleminderit për pritjen që nisi nga Pajova deri në Peqin me djemtë dhe vajzat e Peqinit brenda automjeteve në një nga autokolonat më të gjata të fitores, të ndryshimit. Për vite më radhë kam patur nderin të jem në mesin tuaj si deputet i qarkut të Elbasanit, pra edhe si deputet i Peqinit. Bashkë njihemi edhe sepse jemi takuar shpesh, por edhe sepse na kane lidhur hallet, problemet, sfidat, planet, zgjidhjet dhe sa herë që marr rrugën nga Tirana ën Elbasan. Sa herë që distanca midis qendrës së Tiranës dhe Kullës së Sahatit të Peqinit është bërë katër herë më e shkurtër për shkak të tunelit të Elbasanit kupton se sa e pandalshme është fuqia jonë kur jemi bashkë. Por s’kam ardhur sot t’ju flas për punët që kemi kryer bashkë në të kaluarën frytet e së cilës i gëzon edhe Peqini.

Nuk kam ardhur t’ju flas sot sepse e besoj se Elbasani edhe Peqini e ka Tiranën shumë më afër seç e kishte ëndërruar më parë. Nuk kam ardhur t’ju flas që ashtu siç ju premtova ne 2009-ën në fushatën tonë se në do t’i hiqnim vizat dhe shumë prej jush ju dukej një premtim i parealizueshëm dhe sot ja ku jemi çdo shqiptar, çdo banor i qytetit tuaj, çdo banor i Elbasanit lëviz pa viza në Europë. Sot kam ardhur t’ju them, 8 vite j’ua ka ulur kokën Edi Rama me bandat e tij, 8 vite ju ka keqtrajtuar, ju ka fyer, i ka marrë nëpërkëmbë njerëzit që më shumë se çdo gjë tjetër vlerësojnë dinjitetin dhe respektin, njerëzit që duan të punojnë me punën e ndershme në një zonë kaq të bukur dhe të pasur siç është Peqini ku stresi psikologjik, varfëria kronike, papunësia i kanë shkatërruar ekonomitë familjare dhe kanë larguar mijëra të reja dhe rinj në emigracion.

E pra, sot kam ardhur t’ju them le të bëhemi edhe njëherë bashkë, dita e ndryshimit po afron. Peqini do ndryshim, Elbasani do ndryshim, Shqipëria do ndryshim. Dhe ndryshimi që po vjen është përfundimi i rrugës që kemi nisur bashkë duke e çuar Shqipërinë drejt Europës, duke sjell standardet europiane në ekonomi që do të thotë vende pune, do të thotë paga dinjitoze, do të thotë subvencione për fermerët dhe do të thotë që asnjë bir dhe asnjë bijë Peqini nuk do të mbetet pa studiuar për shkak të pamundësive ekonomike. Sepse ne do të mundësojmë që rinia e Peqinit dhe e Elbasanit kualifikohet dhe të punësohet dhe të ndërtojë jetën e vet këtu në Peqinin tuaj të bukur, në Shqipërinë tonë të dashur.

E keqja që ka zaptuar ekonominë, që ka zaptuar vatrat tona, i ka orët e numëruara. Tmerri dhe frika që ka kapur nga revolta popullore, nuk fshihet dot as me teatër, as me cirk, as duke përsëritur të njëjtat premtime që ka bërë për 8 vite me radhë. Ke premtuar për 8 vite dhe ke gënjyer për 8 vite dhe vjen prapë të kërkosh edhe katër vite të tjera, shqiptarët e dinë fare mirë se çfarë i bëhet atij njeriu, i mbyllet dera në fytyrë, i thuhet boll më, ik, largohu! Ndaj ju ftoj të bashkohemi si asnjëherë më parë rreth Partisë Demokratike për të sjell ndryshimin që meriton Peqini. Të gjithë bashkë, me votën tuaj për Partinë Demokratike, për numrin 9 më datë 25 prill do të hapim derën për ndryshimin, për punësimin, për mirëqenien.

Katër vite ardhshme do të jenë vitet e një ndryshimi rrënjësor për Peqinin. Heshtja që ka pllakosur, zbrazëtia e dyqaneve, shpunësimi, dëshpërimi i fermerëve do të marrin fund. Këtu do të kthehen te kulla e sahatit si kryeministri juaj i ardhshëm për të shijuar së bashku punësimin, mirëqenien, rritjen e të ardhurave dhe ndryshimin që do të përfshijë çdo familje të Peqinit, të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë! Nga të rinjtë dhe te rejat tek pensionistët të cilët kanë sakrifikuar një jetë të tërë, nga fermerët tek sipërmarrja tek investimet, tek shkollat dhe në çdo fushë të jetës, familjet me ndihmë ekonomike do ta ndjejnë ndryshimin.

Sepse që ndryshimi të ndodh, duhet të zbatohet plani ekonomik i cili mundëson që ato miliarda euro që ua marrin nga xhepat tuaj si taksa çdo ditë, me gjobat, me faturat, me çmimin e energjisë më të lartin në Europë, me çmimin e naftës më të lartin në botë, ato para ua japin oligarkëve. Dhe ndryshimi do të vij sepse qeveria dhe unë, ato para do i kthej tek zotërit e vërtet që jeni ju, me investime, me punësim, me rritje pagash dhe pensionesh dhe kujdes të vërtet shëndetësor. Me familjet e Peqinit që vazhdojnë të paguajnë paratë e marrëveshjes me bandën e OSHE-së, ju përsëris, siç u thash familjeve të Durrësit, amnisti që ditën e parë, atë 25 mijë lekësh do të jenë në xhepat tuaj dhe jo të bandës të OSHE-së. Ne kemi një qëllim, të kthejmë shpresën, dendësimi, mirëqenien, gëzimin në familjen tuaj. Votoni për Partinë Demokratike më 25 prill!

Fitore! Fitore!

 

Miliardat që mungojnë te rritja ekonomike

Ekonomia kombëtare e Shqipërisë ka performuar vazhdimisht nën potencialin e rritjes të vlerësuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke akumuluar përgjatë viteve një hendek prej miliarda eurosh mes...