14.5 C
Tirana
E enjte, 29 Maj, 2025

Pas mbikalimit, Rama bllokon edhe autostradën Tiranë-Durrës, kënaqet kur ja bën jetën ferr njerëzve

E ka kënaqësi t’ua bëjë jetën ferr njerëzve. Pas mbikalimit, Rama urdhëron bllokimin edhe të austradës Tiranë-Durrës.
Me anë të një njoftimi për mediat ARRSH bën me dije se do devijohet përsëri trafiku, pasi pritet që në autostradën Tiranë-Durrës do kryhen punimet.

DEKLARATË E PËRBASHKËT PËR MEDIAN DHE OPINIONIN PUBLIK

Fillojnë punimet për riparimin e shtresave asfaltike në aksin: “Autostrada Tiranë–Durrës, segmenti Qafë Kashar–Ura e Dajlanit”. Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e mërkurë, datë 7 prill 2021, ora 08:00 në mëngjes, në kuadër të projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore Bazuar në Rezultate”, financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, do të realizohen punime në rrugë si më poshtë vijon:

FAZA E PARË DREJTIMI QAFË KASHAR-URA E DAJLANIT DURRËS

1. Dita e parë e punimeve në segmentin Qafë Kashar-Vorë. Punimet do të fillojnë në Qafë Kashar me drejtim për në Vorë.
Mjetet do të devijohen në Qafë Kashar, degëzimi për Rinas dhe në rrugën dytësore.

2. Dita e dytë e punimeve në segmentin Vorë-Maminas. Mjetet do të devijohen në Vorë pranë mbikalimit të këmbësorëve (Karburant Kastrati) për në rrugën dytësore dhe do të ndjekin nënkalimin për në rrugën e vjetër Vorë-Maminas.

3. Dita e tretë e punimeve në segmentin Maminas-Sukth. Mjetet do të devijohen në Degëzimin Maminas për në rrugën dytësore Maminas-Sukth.

4. Dita e katërt e punimeve në segmentin Maminas-Kryqëzimin e Shkozetit. Mjetet do të devijohen në Degëzimin Sukth për në rrugën dytësore Sukth-Shkozet.

5. Dita e pestë e punimeve në segmentin Shkozet-Ura e Dajlanit. Mjetet do të devijohen në Degëzimin e Shkozetit për në rrugën dytësore Shkozet-Durrës.

FAZA E DYTË DREJTIMI URA E DAJLANIT DURRËS-QAFË KASHAR

Për këtë fazë do të ndiqet i njëjti grafik punimesh dhe devijime trafiku, por me drejtimin nga Ura e Dajlanit-Qafë Kashar. Ky grafik mund të ketë ndryshime në rast të motit të papërshtatshëm, me reshje shiu, për të cilat do të bëhet vlerësimi dhe njoftimi paraprak për publikun.

Rekomandohen të gjithë drejtuesit e automjeteve që për të shmangur trafikun e rënduar të zgjedhin rrugë të tjera alternative. Kryerja e punimeve konsiston në sa më poshte:

Punime për riparimin e shtresës asfaltike në segmentin rrugor “Qafë Kashar–Ura e Dajlanit” në të dyja drejtimet.
Gjatë kryerjes së punimeve qarkullimi i mjeteve do të jetë me shpejtësi të reduktuar dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të Miratuar.

Punimet planifikohen të realizohen gjatë harkut kohor: prej datës 07.04.2021 deri në datë 21.04.2021. Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar, për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor, respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur, rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore në terren.

Revolte qytetare ndaj Veliajt për masakrimin e qenve

Qindra qytetarëve dolën në rrugë për të denoncuar vrasjen sistematike të qindra kafshëve sipas një programi të paracaktuar në Klinikën Veterinare të Agjensisë Kombëtare të Konsumatorit.

Gjithçka nisi nga një incident në Kashar, ku punëtorët e Bashkisë nisën një aksion kundër kafshëve të rrugës dhe filluan të tërhiqnin zvarrë qentë për t’i ngarkuar në një kamion, që do t’i transportonte drejt Klinikës Veterinare.

Por me njërën prej kafshëve, ata gabuan. Qeni i sterilizuar i përkiste një qytetareje, e cila i ka ndalur duke protestuar me ulërima dhe duke qarë për këtë veprim.

Video u bë virale në rrjetet sociale dhe zgjoi reagimin e dashamirësve të kafshëve që kthyen sytë nga Klinika Veterinare e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, vendi ku ndodh eliminimi i qenve.

Pamjet e publikuara në vitin 2018, tregojnë një panoramë horrori. Kafshët e vrara dergjen kudo nëpër korridoret e klinikës, në varësi të Bashkisë së Tiranës, ndërsa nëpër kafazet e mbetura bosh ka shenja gjaku.

Denoncimi para tre vitesh nuk pati asnjë përgjegjës, megjithëse video horror u shoqërua me denoncimin për shifrat abuzive që shpenzoheshin gjoja për sterilizimin e kafshëve.

Në korrik të po atij viti, ishte emisioni Stop që denoncoi se si qentë e ngordhur që nxirreshin nga Klinika Veterinare hidheshin më pas në landfill. Edhe aty provat tregonin një program të mirëmenduar të eleminimit të kafshëve, të organizuar nga Bashkia e Tiranës.

Pikërisht për këtë arsye, protesta fillestare u drejtua në Klinikën Veterinare.

Pas kësaj, qindra vetë janë mbledhur para bashkisë së Tiranës për disa ditë me radhe me

thirrjet që vrasja e kafshëve të ndalet dhe Erion Veliaj të mbajë përgjegjësi për atë ç’ka ndodh. Qytetarët dolën në protestë bashkë me kafshët e tyre dhe kërkuan transparencë për fondet që deklarohen për sterilizimin dhe që janë disa qindra mijëra euro.

Sipas protestuesve, në vend që paratë të përdoren për sterilizimin, ato vidhen dhe kafshët vriten duke u injektuar në trup lëndë helmuese.

Por si u përgjigj Erion Veliaj protestës?

Fillimisht në mediat e kontrolluara nga Bashkia dolën lajme të rreme, sipas të cilave një pitbull kishte kafshuar një fëmijë, duke i rrezikuar jetën. Titujt janë përgënjeshtruar nga shoqata Animal Rescue Albania, që kanë vazhduar të denoncojnë drejtpërdrejt Erion Veliajn për masakrën e kafshëve në Tiranë.

Ndërlikime të rënda nga vaksinat kineze, çfarë po fshehin?

Ish Kryeministri Berisha ka denoncuar shqetësimet e qytetarëve pasi familjarë të tyre po rrezikojnë jetën pas vaksinimit me vaksinën kineze.

“Nderlikime te renda nga vaksina! Ato fshihen me urdher te xhahilit te Surrelit”, shkruan Berisha.

Lexoni denoncimet e qytetareve dixhital.

Pershendetje Dok.Berisha ! Dje ka ardhur me helikopter nga Lura ne Urgjencen e QSU Tirane nje grua rreth 67 vjeç me emer Xhevahire Vladi me Tromboze si rezultat i vaksines Kineze te marre para 2 ditesh ne Qendren Shendetesore Lure. Te lutem dok.me ruani anonimatin.
Doktorr te uroj shendet dhe cdo te mire!

Rastesisht isha te Ambulanca e Laprakes Doktorr erdhen tre mesues ne gjendje shume te rende nga vaksinat e edvinit ,i futen direkt ne oksigjen !!!Me shume respekt

Berisha publikon videon: Ja pse u gjobit Shqipëria 110 milionë euro nga Edi Rama

Ja pse u gjobit Shqiperia 110 milione euro apo çdo shqiptar 48000 lek nga Edi Rama.

Nje bisede e sekretarit te pergjithshem te mafies qeveritare, Don Agaçio me investitorin italian dhe pronarin e Agon Channel, Francesko Becheti ishte baza e venidimit te arbitrazhit nderkombetar per denimin e Shqiperise 110 milion euro apo 48000 lek per çdo qytetar.

Lexoni artikullin dhe shikoni videon e meposhtme. sb

Gjoba 110 mln euroshe/ Dreka mes Agaçit dhe Becchettit që fundosi Shqipërinë

19:43, 04/04/2021

Nga MCNTV

Në fillim të vitit 2014, në një restorant të Tiranës, Engjëll Agaçi, sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, ulet të drekojë me Francesco Becchetin, biznesmenin italian, i cili në atë kohë ishte vënë nga qeveria nën hetim për pastrim parash. Kjo ishte dhe tema kryesore e bisedës mes të dyve.

Francesco Beccetti: Përse qeveria ka nisur hetime për pastrim parash ndaj kompanive të mia?

Engjëll Agaçi: Duhet të flasësh me Enkelejd Jotin, drejtorin e përgjithshëm të Top Channel.

Francesco Becchetti: Përse duhet të flas me z. Joti, i cili nuk është një zyrtar publik, por drejtori i përgjithshëm i një televizioni privat?

Engjëll Agaçi: Nuk është ide e mirë t’i bësh opozitë shtetit.

Ky dialog i dëshmuar nga biznesmeni italian, Francesco Becchetti, në Uashington, ishte një nga tre provat kryesore që fundosi Shqipërinë në gjykatën e arbirtrazhit ndërkombëtar duke detyruar qytetarët shqiptarë të paguajnë 110 milionë euro gjobë. MCN publikon ekskluzivisht vendimin e gjykatës ICSID, e cila ka e pranuar si të vërtetë dialogun mes Becchetit dhe Agaçit. Vendimi thotë:

‘Që në fillim të hetimeve për pastrim parash, një përfaqësues i qeverisë i tha zotit Beçhetti në mënyrë eksplicite se duhet të fliste me një nga konkurrentët e tij, nëse dëshironte të kuptonte se pse investimet e tij ishin nën hetim, dhe që nuk ishte një ide e mirë t’i bënte opozitë shtetit,’- argumenton Gjykata e Arbitrazhit.

Por ky pasazh i vendimit ngre disa pikëpyetje të mëdha. Së pari, cila ishte arsyeja që sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, njëkohësisht një nga figurat më të pushtetshme të qeverisë, z. Agaçi, pranon të takohet dhe të drekojë me një biznesmen, i cili ishte vënë nën hetim për pastrim parash nga vetë qeveria? Së dyti, pse avokatura e shtetit dhe studioja ligjore që mbronte Shqipërinë nuk ka tentuar për asnjë moment gjatë gjyqit në arbitrazh që ta mohojë këtë dialog, ose të thërriste zotin Agaçi si dëshmitar në këtë proces me qëllim mohimin e këtyre thënieve për të mbrojtur interesin e shtetit shqiptar?

Kjo e ka nxjerrë gjykatën në përfundimin se goditja e qeverisë ndaj Agon Channel u bë për motive politike dhe për llogari të televizoneve konkurrente, që ishin afër qeverisë.

‘Hetimet kriminale ndaj kompanive të z. Becchetti u filluan nga një qeveri, e cila ishte e afërt me konkurrentët e tij, operatorët ekzistues të stacioneve televizive, kundër një stacioni që ishte kritik me qeverinë,’- thuhet në vendim.

Edhe në këtë rast qëndrimi i mbrojtjes së shtetit ngre pikpëyetje. Nga tërësia e vendimit rezulton që nga ana e Avokaturës së Shtetit apo studios së huaj nuk është tentuar që të mohohet, kundërshtohet apo të hidhet poshtë lidhja midis qeverisë dhe një media tjetër private në Shqipëri.

Madje personat e përmendur në dëshmi nuk u thirrën fare me cilësinë e dëshmitarit që të shpreheshin apo të pohonin të kundërtën e asaj që pretendonte z.Beccheti.

Gjykata e arbitrazhit duket se e ka patur të lehtë të vendosë së shpronësimi i Agon Channel kishte motive politike. Dhe për këtë kanë ndikuar jo pak deklaratat publike të kryeministrit Edi Rama.

‘Sapo dolën vendimet e konfiskimit, kryeministri Edi Rama deklaroi se lufta e tij ndaj investitorëve si paditësi kishte qenë një sukses dhe shkoi më tej duke kërcënuar gjyqësorin se në një mënyrë apo tjetër ishte i implikuar në shkeljet e këtyre investitorëve’, shkruan gjykata në vendim.

Sipas trupit gjykues te arbitrazhit, edhe provat mbi të cilat qeveria shqiptare ngriti akuzat kriminale ndaj Becchettit kane qenë me cen, pasi kur iu kërkua që të justifikojë mandatet e arrestit nga Interpol Shqipëria dështoi.

Këto fakte e kanë nxjerrë gjykatën në Uashington shpronësimi i Agon Channel nga qeveria ishte i padrejtë.

‘Të marra së bashku të gjitha çështjet e diskutuara mbështesin fuqishëm përfundimin se vendimi i konfiskimit ishte kulmimi i një fushate politike kundër paditësit’.

Gjoba prej 110 milionë eurosh që takspaguesit shqiptarë do ti paguajnë biznesmenit italian është fatura më e rëndë e një gjyqi në historinë e Shqipërisë.

Kudo në qytetin e Lezhës kërkohet ndryshimi!

Nga Lindita METALIAJ

Kudo ne qytetin e Lezhes kerkohet ndryshimi, por ne lagjen Iliria eshte jetik per çdo banor!

Varferia, papunesia e diskriminimi eshte kryefjala e te rinjve,pensionisteve dhe e çdo banori.

Perjashtimi nga skema e ndihmes ekonomike per nje frigorifer te falur,per nje biçiklete te ndryshkur eshte e turpshme!

Femijet qe mbledhin kanaçe dhe hekurishte bashke me prinderit tregon nivelin e varferise se banoreve ne lagjen Iliria.

Koha per ndryshim!

Bashke per ndryshim!

Lezha Fiton!

Shqiperia Fiton me Partine Demokratike!

Titulli i La Ligas në dorën e Barcelonës

Fitorja ndaj Valladolidit mbrëmjen e djeshme edhe pse minimale është jashtëzakonisht e rëndësishme për Barcelonën, pasi i afrohet liderit të tabelës, Atletico Madridit në vetëm një pikë.

Me nëntë ndeshje të mbetura, lufta për titull të kampionit në elitën e futbollit spanjoll është bërë më e ashpër se kurrë më parë.

Vetëm tri pikë i ndajnë mes vete Atletico Madridin, Barcelonën dhe Real Madridin, teksa këto dy të fundit ia dolën ta shkrijnë epërsinë e madhe të pikëve që kishte ekipi i Diego Simeones.

Tani gjithçka është në dorën e Barcelonës. Nëse katalunasit i fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura, do të shpallen automatikisht kampionë të La Ligas. Por, ata do të përballen në vazhdim me dy pretendentët tjerë për titull kampioni, Atleticon dhe Realin.

Fillimisht, të shtunën do të luhet derbi i madh spanjoll mes Barcelonës dhe Real Madridit, kurse në javën e 35-të, Barcelona përballet edhe me Atletico Madridin.

Pra, Messi e Barcelona mjafton të fitojnë nëntë ndeshjet e mbetura për ta ngritur në qiell një tjetër trofe të La Ligas.

Përveç që janë fuqishëm në garë për La Liga, Barcelona do të luajë edhe në finale të Kupës së Mbretit ndaj Athletic Bilbaos më 17 prill.

Dybala gjithnjë e më larg Juventusit

E ardhmja e Paulo Dybalas duket gjithnjë e më larg Juventusit, pasi klubi e ka tërhequr ofertën e fundit që ia kishte bërë atij për vazhdimin e kontratës.

Marrëveshja e sulmuesit argjentinas me Juven, nga e cila i fiton 7.5 milionë euro në vit, mbaron në qershor të vitit 2022, prandaj klubi ia kishte ofruar një kontratë të re me pagë vjetore më të lartë, 10 milionë euro.

Dybala dhe përfaqësuesit e tij e refuzuan atë ofertë, duke kërkuar pagë vjetore prej 15 milionë eurove, por sipas mediave italiane, Juventusi e ka tërhequr ofertën e fundit për të.

Kjo ndodhi pasi argjentinasi i shkeli rregullat e koronavirusit javën e kaluar, duke marrë pjesë në një aheng privat në shtëpinë e Weston McKennie bashkë me Arthur.

Juventusi i gjobiti të tretë dhe trajneri Andrea Pirlo i la ata jashtë ekipit për ndeshjen kundër Torinos fundjavën e kaluar.

Por sipas mediave italiane, Dybala përballet me pasoja më të mëdha.

Juventusi ia ka bërë me dije Dybalas se mund të vazhdojë të qëndrojë në klub vetëm nëse i pranon kushtet e njëjta si në marrëveshjen e tanishme.

Kjo e ka tensionuar situatën dhe Dybala mund të largohet në verë, apo verën e ardhshme si lojtar i lirë.

Palmer bisedë me Metën, Ramën e Bashën për zgjedhjet e 25 prillit

Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA, Matthew Palmer do të zhvillojë sot një “vizitë virtuale” në Shqipëri.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Ambasada e SHBA, ai do të zhvillojë biseda me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të diskutuar mbi përparësitë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit.

Zv.Ndihmës Sekretari Palmer do të ketë gjithashtu një bisedë me kampionët e reformës në drejtësi.

Ai do ta përfundojë serinë e bisedave online me një tryezë të rrumbullakët me gazetarë, të cilët kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit dhe trajnimit të SHBA.

Baçi: Skema jonë për fshatin siguron para në dorë për fermerin në bazë të prodhimit. Ndryshim do të thotë nxjerrje nga varfëria

Në Dërmenas, qarkun e Fierit, familjet që jetojnë me bujqësi nuk kanë marrë asnjë subvencion. Ata i treguan kandidatit të PD, Luan Baçi se dorën e shtetit e ndiejnë vetëm tek faturat e larta, por asnjëherë tek mbështetja.

“Ne taksat i paguajmë, po këto nuk po na japin mbrapsht asgjë. Plehrat kimike janë shtrenjtuar sidomos këto dy muaj të fushatës. Askush nuk kujtohet të na ndihmojë me asgjë”, tha një fermer, i cili tregoi se gjatë qeverisjes së PD kishte marrë subvenciine për ullinjtë e mbjellë, megjithëse nuk njihte njeri.

Luan Baçi e siguroi se skema e re që do të zbatojë PD pas 25 prillit do të jetë edhe më e mirë për fermerin se oara 8 vitesh. Do ta ndihmojë atë të dalënnga varfëria dhe stërmundimet.

“Ke perfituar para 8 vitesh ne kohen e PD, se ishte ndryshe, tani kalojnë nepërmjet drejtorisë së bujqësisë që bën përzgjedhjen. Me programin e PD do të ketë ndryshim, do të jetë karta e identitetit të fermerit do të jetë numër nipti për fermerin dhe ju do të aplikoni direkt, humbet burokracinë plus që shmang edhe abuzimin që eshtë prezent në administratë. Të gjithë qytetarët janë në këmbë dhe e presin 25 prillin me padurim për të votuar Partinë Demokratike dhe kundër Edi Ramës po ne duhet te jemi të gjithë bashkë dhe me shpresë. Duhet të nxjerrim në votime të gjithë njerëzit tanë”, tha Luan Baçi.

PS, fushatë me pako me ushqime në këmbim të votës

Janë denoncuar shumë rastet e shpërndarjes së pakove me ushqime ndaj qytetarëve në këmbim të votave.

Denoncimi i fundit vjen nga Liboniku i Bashkisë së Maliqit të qarkut Korçë, ku sipas postimit në rrjet, vijon shpërndarja e pakove me ndihmë.

Sipas denoncimeve, Rilindja vijon fushatën me pako për votën e 25 prillit.

Duket se skema është e njëjtë kudo dhe e ngjashme me atë të viteve të mëparshme, kur në këmbim të votave, familjeve në nevojë u ofrohen pako me ushqime.