19.5 C
Tirana
E martë, 27 Maj, 2025

Basha pritet nga të rinjtë te Ura e Bunës: Me votën tuaj do ta ç’bllokojmë këtë mekanizëm të ndryshkur, do sjellim ndryshimin!

Në vizitën e tij në Shkodër, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është takuar me disa të rinj shkodran të cilët e kanë pritur tek Ura e Bunës. Pasi i falënderoi për mikpritjen, Basha tha se Ura e Bunës është vepër infrastrukturore që e bën të ndihet krenar për pjesën që pati në projektimin e saj. Ai tha se ura është projektuar jo vetëm t’u përgjigjej nevojave të shkodranëve, por edhe vizionit të Partisë Demokratike që kishte për Shkodrën turistike.

Lulzim Basha: Dua në radhë të parë t’ju falënderoj nga zemra për mikpritjen, zonjat, gratë e Shkodrës, edhe zotërinjtë e Shkodrës sigurisht, dhe të rinjtë, djemtë e Shkodrës. Jam në një vepër infrastrukturore në të cilën e them me krenari, kam patur mundësinë të jem pjesë e këtij projektimi të kësaj vepre. Ishte konceptuar si një zëvendësim i urës së vjetër, por në ato vite për ne ishte shumë e rëndësishme që çdo vepër që do të ndërtonim mos të ndërtohej sot për nesër, por të ndërtohej për perspektivën dhe për të ardhmen. Pra, e mbaj mend i kërkuam projektuesve të siguronin që ura që do të ndërtonin jo vetëm t’i përgjigjej nevojave dhe projeksionit të nevojave të trafikut rrugor, por po kështu vizionit tonë për Shkodrën.

Vizion i cili parashikon që ky liqen që shtrihet përtej nesh dhe që lidhet me lumin e Bunës me detin përbëjnë një pasuri të vërtet jo thjeshtë natyrore por edhe turistike siç është unike për Shkodrën dhe shkodranët prandaj dhe kjo pjesë e urës ku ndodhemi është projektuar si një mekanizëm që hapet. Domethënë ajo platformë për këdo që nuk e di është pjesë e mekanizmit të hapjes së urës në mënyrë që të lundronin anijet turistike, jahtet turistike madje edhe veljerët që janë me vela kishin mundësi të futeshin për në liqen e të dilnin nga liqeni i Shkodrës për tu futur në det. Kjo është pjesa e historisë të bukur të dikurshme. Qëkur ka mbaruar, në fund të qeverisjes sonë, e deri më sot në dijeninë time zonja kryetare mekanizmi nuk është hap asnjëherë madje është ndryshkur siç është ndryshkur dhe siç ka ngecur në vend e gjithçka në Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama në këto tetë vite.

Ekonomia, arsimi, shëndetësia, turizmi, mjedisi, kujdesi për prindërit tanë, rrogat, pensionet, të gjitha kanë ngecur në vend. Të vetmet gjëra që kanë shkuar lart janë çmimet, janë kostoja e jetesës dhe numri i te rinjve që largohen nga Shqipëria. Me dy fjalë ajo që do të bëjmë së bashku me 25 prill është që do ta ç ‘bllokojmë këtë mekanizëm. Me votën tuaj do ta ç’bllokojmë këtë mekanizëm të ndryshkur, do sjellim ndryshimin dhe se kam fjalën vetëm për mekanizmin e kësaj ure se edhe këtë mekanizëm do të ç’bllokojmë por për të ç’bllokuar dhe për të hequr pengmarrjen e ekonomisë shqiptare, duhet që me 25 prill, rinia e Shkodrës, rinia e gjithë Shqipërisë t’i prijë ndryshimit, me pjesëmarrje, me votë masive për ndryshim.

Dhe ne do t’ju përgjigjemi, do t’ju përgjigjemi me arsimin e pritshmërive tuaja, me kualifikimin profesional, me reformat e vërteta në universitete si Universiteti i Shkodrës, që t’ju përgatisin për profesione të denja në jetë dhe do t’ju përgjigjemi duke ngjallur, duke ndezur motorët e ekonomisë e në veçanti turizmit që do të jetë një nga degët kryesore të ekonomisë shkodrane dhe ekonomisë kombëtare. Dhe do të jemi prapë këtu pastaj, por jo për të bërë deklarata por për të mundësuar që mekanizmi i ndryshkur i kësaj ure, te riparohet, kjo urë të hapet dhe anijet turistike të vërshojnë duke sjellë me vete edhe turistë edhe konsum edhe mirëqenie për bizneset e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë dhe një stad dhe një cilësi të re jete të standardit europian, për Shkodrën dhe mbarë Shqipërinë sepse Shkodra ka qenë edhe në ditët më të errëta fortesa jonë për identitetin tonë europian.

Ne kemi shërbyer me devotshmëri për ta afruar me Europën, ju keni qenë të gjithë të vegjël kur hoqëm vizat dhe së bashku tani është brezi juaj motivi dhe energjia që do na japi energjinë neve si qeveri të arrijmë objektivin tonë më madhor që është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ju falënderoj nga zemra për praninë tuaj, për mbështetjen tuaj dhe ju ofroj që deri më 25 prill të bëjmë gjithçka që çdo i ri dhe çdo e re të jetë pjesë e fitores. Nuk do të ngecemi më në vend, por do të ecim përparme besim tek njeri-tjetri me besim tek Shkodra dhe Shqipëria drejt destinacionit tonë që është Shqipëria si gjithë Europa.

Faleminderit shumë!

Për 8 vite, Rama nuk na çoi asnjë hap përpara drejt BE! Më 25 prill votojmë për Bashën dhe PD që t’i sjellim shpresë Shqipërisë

Deklaratë e Partise Demokratike, zëdhënësja e Fushatës, Floriana Garo

Shqipëria kërkon ndryshim.

Çdo qytetar shqiptar e di se nëse ne nuk bëhemi pjesë e Bashkimit Europian, ne nuk do të jemi në gjendje të bëhemi një vend i zhvilluar.

Për 8 vite, Rama nuk na çoi asnjë hap përpara drejt BE-së. Rama nuk do të sjellë ndryshim në Shqipëri.

Dështimi po troket në derë edhe një herë. Ne nuk duhet t’ia hapim derën atij. Thuajini jo Ramës! Shqipëria duhet të ecë përpara.

Ne nuk mund ta lejojmë atë të vazhdojë edhe një mandat tjetër.

Lulzim Basha, që ka shkëlqyer në marrëdhëniet me jashtë dhe ia ka dalë që të anëtarësojë Shqipërinë në NATO dhe që bëri realitet udhëtimin pa viza, është lideri i duhur për ta anëtarësuar plotësisht Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Më 25 prill, ne do të votojmë për Bashën dhe për Partinë Demokratike që t’i sjellim shpresë Shqipërisë.

Shqipëria fiton!

Basha: Do edhe 4 vjet të tjera ta bëjë Shqipërinë më keq se Bangladeshi! Mbylljani derën në fytyrë, t’i themi boll më!

Kryetari i Partisë Demokratike, lulzim Basha në vizitën e tij në veri të Shqipërisë, ka bashkëbiseduar me përfaqësues të bizneseve dhe punonjës të përpunimit të drurit në qytetin e Shkodrës. Ai dëgjoi nga afër problemet e sipërmarrësve, të cilët dëmin që u ka shkaktuar pandemia është dyfishuar me taksat e larta të qeverisë dhe janë në prag të falimentimit. Ata gjithashtu thanë se nëse shteti do u bijë në ndihmë, kanë kapacitete për të punësuar shqiptarët pa qenë nevoja të marrim njerëz nga Bangladeshi.

“Zoti Basha, po të them dhe një herë ky popull është i vuajtur, akoma po vuan. Duhet se s’bën që e t’ja hyjmë nga e para me meritokracinë e saktë, që të jenë njerëz të përzgjedhur që i shërbejnë këtij vendi dhe i shërbejnë këtij kombi. Se me ç’po shohim në televizione , të gjithë mediat po japin ikjet masive të këtij populli. Nuk është problemi që do iki Rama apo do vij dikush tjetër, që të importojmë njerëz. Jo! Ne duhet ta ndërtojmë vet vendin, nuk kemi nevojë të marrim as nga Bangladeshi dhe as nga ndonjë vend tjetër aziatik. Në qoftë se ne do të marrim, do ta shpërbëjmë këtë komb! Prandaj, të lutem shumë në emrin tim dhe në emër të gjithë këtyre njerëzve se ka sipërmarrës këtu që ne duhet të ulim taksat. Taksa është më diskriminuesja. Të lutem Basha, ne kemi probleme me të gjitha taksat. Ne nuk kemi kohë t’i themi sot të gjitha, por kemi sa të duash që t’i shërbejmë këtij vendi”, u shpreh një nga përfaqësuesit.

“Edhe unë jam një tregtar, biznes i madh i thonë, por ka 8 vite që ne po mbijetojmë. As kemi marrë mbështetje nga COVID-i, të gjithë punëtorët i kam paguar vet nga xhepat tonë. Unë di me thënë për dy muaj kam humbur 20 milion lekë. Unë kokrrën e lekut s’kam marrë. Dikush që ka marrë 400 mijë lekëshin, unë nuk kam marrë asgjë. Unë dy gjëra du me të sugjeru, se dua me i rinovu makineritë, edhe e shoh që është një taksë TVSH-je që është shumë e rëndë. Jo për mua, por për të gjithë biznesin shqiptarë. Tё lutem nё qoftё se ke mundёsi ose me e pёrgjysmu, ose me heq fare TVSH e makinerive. Tani dua tё blej njё makineri 100 mijё euro dhe duhet ti jap shtetit 20 mijё euro TVSH. Pak jemi dёmtuar nga kovid, pak nga tё tёrat qё na kanё rёnё, biznesi, ka shkuar drejt falimentimit.” – tha një nga sipërmarrësit.

Kreu i opozitës përsëriti angazhimin se qeveria e dal nga vota e 25 prillit, do të vërë në funksion taksën e sheshtë 9%, e cila do të çlirojë sipërmarrjen shqiptare nga vjedhja që i është bërë për 8 vite. Ai gjithashtu tha se me uljen e kontributeve shoqërore në 18%, uljen e çmimit të karburantit duke hequr 240 lekë taksën Rama mbi karburantin, fashat e energjisë për biznesin prodhues, heqjen terrorin inspektorateve të kontrollit, janë vetëm disa nga lehtësirat që do t’i vijnë në ndihmë biznesit në Shqipëri.

“Sё pari ju falënderoj pёr mikpritjen. Nё qytetin e Shkodrës kam qenё rregullisht dhe njё nga pjesë mё tё rëndësishme tё vizitave tё mia këtu e kam konsideruar tё nevojshme gjithmonë kontaktin me biznesin, me biznesin e vogël ku kam shëtitur derё mё derё, nё rrugët kryesore por dhe nё lagjet e qytetit dhe kam parё me sytë e mi gjendjen e mjerueshme ku ndodhet por dhe me biznesin prodhues ku Shkodra ka qenё udhëheqëse e prodhimit, e nё veçanti tё prodhimit pёr eksport, qё nga fillimi demokracisë e këtej. Si gjithё Shqipëria edhe Shkodra është në një krizë të thellë ekonomike.

Arsyeja pse vijmë tek ju sot nuk është thjesht dhe vetëm për të përsëritur hallet dhe problemet që i kemi dëgjuar dhe i kemi diskutuar prej kohësh por për t’ju thënë që në bazë të këtyre halleve dhe problemeve, në bazë të këtyre sfidave dhe vështirësive të 8 viteve që ka hequr sipërmarrja shqiptare në tërësi, biznesi i vogël, biznesi i madh, biznesi prodhues dhe që është përcjellë pastaj dhe tek punëtorët tuaj, tek punonjësit dhe tek familjet e tyre, ne kemi hartuar një program me zgjidhje konkrete. Natyrisht nuk është një program mrekullish siç e thatë dhe vetë, nuk është një seri premtimesh se ju jeni ngopur me premtime të pa mbajtura.

Tetë vite premtime të pa mbajtura. Premtime të cilat jo vetëm nuk u realizuan por shkojnë në drejtimin e kundërt, rriti çmimin e karburantit, rriti çmimin e energjisë, rriti taksat. Çfarë ndodhi? E paguan qytetarët, e paguan familjet, e pagoi biznesi. Programi ynë synon në radhë të parë ta bëjë Shqipërinë përsëri konkurruese si brenda për brenda ashtu edhe në rajon prandaj taksa e sheshtë 9%, ulja e kontributit shoqëroro në 18%, ulja e çmimit të karburantit me 240 lekë duke hequr 240 lekë taksën Rama mbi karburantin, fashat e energjisë për biznesin prodhues sikundër një klimë miqësore edhe ndaj biznesit i cili harxhon sot jo orë e ditë po javë nën terrorin e kontroll pas kontrolli, inspektoriat pas inspektorati, burokracira pa fund, aplikacione dhe aplikime pa fund dhe që nuk marrin kurrë përgjigje, stres dhe e gjitha kjo, natyrisht, përkthehet edhe në kosto financiare. Koha është flori dhe për askënd më shumë sesa për sipërmarrjen, për biznesin. Ju e paguani këtë fature, natyrisht këtë faturë e paguajnë edhe punonjësit tuaj.

Tani, me lekët që do të mbeten në xhepat tuaj, në kontot tuaja, me programin tonë, ju do të jeni në gjendje në radhë të parë, të investoni, të hapni vende të reja pune, të rrisni prodhimin, cilësinë e prodhimit dhe të jeni në gjendje po kështu t’i përgjigjeni edhe kërkesës për paga më të mira që kanë njerëzit për të përballuar koston e tyre të jetës dhe kjo na bashkon të treve, qeverinë e ardhshme, ju si sipërmarrje dhe punëmarrësit, punonjësit tuaj të cilët janë ata që e vuajnë në palcë varfërinë, rritjen e kostos së jetës dhe pamundësinë për të rrit pagat. Se siç e kemi thënë vetë gjatë këtyre 8 viteve qeveria s’ka menduar për asgjë.

Pa diskutim pjesë e planit tonë është dhe investimi, investimi juaj dhe investimet e huaja. Dhe ajo që përmendët për TVSH-në e makinerive mbi një vlerë të caktuar që ishte një masë që e morëm për ti ardhur në ndihmë biznesit, provoi që ishte një masë e duhur. Më fal, po ca të duhet ty një rregull TVSH-je 20% kur biznesi nuk është në gjendje ta blejë atë linjë prodhimi. Në qoftë se ajo linjë prodhimi blihet, vihet në funksion, prodhon, punëson, punëson kryefamiljarë, rrit konsumin e atyre familjeve, atëherë të gjithë kanë përfituar. Kjo është logjika e një qeverie që është pro sipërmarrjes, pro biznesit dhe natyrisht duke qenë pro biznesit është dhe pro punësimit dhe rritjes së rrogave.

Ndaj në planin tonë ne kemi parashikuar këto masa të cilat cekët dhe që të funksionojnë jo thjeshtë të jenë të shkruajtura në letër siç janë sot një pjesë e mirë prej tyre por nuk zbatohen po nuk dhe kaparin, po nuk dhe ryshfetin, madhe ju e dini fare mirë, tani duke e parë që biznesi s’ka as lekë për t’iu dhënë tani shkojnë e futen si aksionarë e marrin pjesë të biznesit, kjo është shkalla më e lartë e korrupsionit siç e cituan edhe raportet e shteteve të bashkuara të Amerikës, departamentit të shtetit, raporti I Transparency International, shkalla më e lartë e korrupsionit, kur qeveritarët e konsiderojnë veten e tyre padronë të vendit, e konsiderojnë veten e tyre pronarë në biznesin tuaj, që e keni ngritur me djersë, e me sakrifica në 30 vite, jo vetëm nuk bëjnë detyrën ndaj jush , por ju kanë hypur mbi shpinë. Nuk ndodh kështu në asnjë vend tjetër të rajonit.

Kanë problem të gjithë, para disa ditësh kisha për vizitë zëvendës kryeministrin e Maqedonisë, 1. 5 miliardë euro ka dhënë Maqedonia për të luftuar efektet e pandemisë, ndërsa ju më thoni, 200 punëtorë për dy muaj i keni paguar nga xhepi juaj dhe ky natyrisht është një gjest fisnik për t’u përshëndetur se kishin ngelur për bukën e gojës përndryshe, po s’ishte detyra juaj dhe s’është detyra juaj. Është detyra e shtetit prandaj i ka marrë taksat nga ju 30 vite me radhë që në ditë të tilla, t’i gjendet pranë biznesit. Ne besojmë fort se këto dy faktorë do të ndihmojnë për të kthyer pozitivitet, konkurrencë, trajtim të barabartë dhe stimulim te biznesi shqiptar.

Nga njëra anë, plani ynë fiskal, i cili do të ulë taksat, nuk do të jenë më të larta as taksat, as çmimet e energjisë dhe të naftës se Mali i Zi, apo Maqedonia, apo Kosova dhe së dyti; qasja jonë, qasja jonë ndaj sipërmarrjes. Ju jeni shpresa për ta nxjerrë ekonominë nga kriza, jo lopë për t’u mjelur për xhepat e korruptuar të zyrtarëve. Është e turpshme që në vend që të marrë përgjegjësitë për 8 vjet dështime, ai të cilit i ka ardhur tani momenti për ta larguar me votë, bredh nëpër Shqipëri për të treguar broçkulla nga momenti deri në darkë dhe duke thënë që ajo që na pret po e votuam për mandatin e tretë është që do të na sjellë punonjës nga Bangladeshi.

Po ju them ashtu siç e ka thënë vetë që me të vërtetë edhe 4 vjet të tjera me këtë njeri të papërgjegjshëm nuk kemi parë asgjë akoma. Jo punëtorë nga Bangladeshi, por do ta bëjë Shqipërinë më keq se Bangladeshi. Dhe këtë ju e dini fare mirë. Në çdo aspekt Shqipëria do të fundoset, do të shkojë keq e më keq, në ekonomi, në arsim, në shëndetësi. Jo punëtorë nga Bangladeshi, por Shqipërinë më keq se Bangladeshi, po ti hapim edhe një herë derën të keqes, se po troket, thotë dua dhe 4 vjet. Mbylljani derën në fytyrë, ti themi boll më. Të votojmë për ndryshimin, të votojmë për Shqipërinë në Europë, një rrugë që e kemi nisur të gjithë së bashku, e cila deri më sot ka mundësuar lëvizjen e lirë, pa viza të shqiptarëve dhe nesër do të mundësojë edhe standarde të tjera të Europës, që është trajtimi i barabartë para ligjit, që është qeveria në ndihmë të sipërmarrjes, në ndihmë të biznesit, që është qeveria në ndihmë të familjeve me pamundësi ekonomike.

Prandaj kemi vendosur dyfishimin e ndihmës ekonomike si prioritet tek pjesa sociale e programit tonë, duke përfshirë këtu dhe ndihmën e personave me aftësi të kufizuara, që folëm pak më përpara zotëri, për djalin tuaj. Të gjitha këto janë të mundura në qoftë se plotësohen dy kushte kryesore. Kushti i parë që Shqipëria ta taksojë biznesin sipas planit tonë, në mënyrë të ndershme, të drejtë, me taksën e sheshtë 9%. Jo biznesin e vogël, sigurisht, siç gënjen ai. Biznesi i vogël do të ketë një tavan jo më shumë se 0.5 % e xhiros vjetore. Jo më shumë se 0.5% e xhiros vjetore do të jetë tavani i taksave e tarifave vendore për biznesin e vogël, të cilin ne e konsiderojmë çdo biznes me xhiro nën 140 milionë lekë të vjetra në vit.

Me këto masa të marra së bashku me një frymë të re pozitiviteti, partneriteti jo ortakllëku, partneriteti me sipërmarrjen me të vërtet që ne do ti arrijmë qëllimet që kemi vendosur qoftë në kuadrin e punësimit ku me programin tonë presim që në katër vitet e para të hapim 110 mijë vende të reja pune, qoftë në kuadrin e rritjeve të rrogave, të rritjes së mirëqenies për përballimin e kostos së jetës që është problemi kryesorë sot për Shqipërinë dhe për shqiptarët e në veçanti për zonat e diskriminuara si Shkodra. Dhe së fundmi duke bërë të mundur këtë do të ndalim edhe plagën më të madhe që është hapur në trupin e Shqipërisë këto 8 vite që është emigracioni masivë.

Shumë gjera kanë shkuar keq e më keq por diçka që e vë re në çdo qytet të Shqipërisë është gjithmonë e më pak të rinj. Kjo do të ndal! Punësimi i rinis, kualifikimi i rinis, punësimi i rinis me paga të mira do të bëjnë të mundur që djemtë dhe vajzat tuaja të jenë afër jush, të jenë me ju, ta themelojnë jetën e tyre këtu dhe të jenë në gjendje të përballojnë me dinjitet koston e jetës e të jetojnë me një cilësi të re jete në vendin e tyre. Ndaj nuk na duhet ai që do të sjellë Bangladeshin këtu por në fakt do të na çoj ne në nivele t e Bangladeshit por na duhet të jemi bashkë, të votoni për Partinë Demokratike, për numrin 9, për ndryshimin, në datë 25 prill dhe të jeni të sigurt që ne kemi planin, ne kemi vizionin, kemi vendosmërinë dhe përvojën që rrugën drejt bashkimit Europian ta çojmë deri në fund.

E kemi çuar deri te heqja e vizave do ta çojmë deri në fund dhe do sjellim fonde europiane, standarde europiane dhe cilësi europiane që është ajo që duan të gjithë. Se të gjithë shqiptarët, gjithë Shqipëria, gjithë shkodranët e dinë që anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është garanci për mirëqenien, për demokracinë dhe për stabilitetin. Ndaj ju falënderoj nga zemra për mbështetjen e jashtëzakonshme që Shkodra dhe sipërmarrja shkodrane na ka dhënë dhe në hartimin e këtij programi. Dua t’ju them, dua të ndaj me ju që në të njëjtën formë, në të njëjtat gjatësi vale me ju është sipërmarrja shqiptare kudo, e çdo lloj, e çdo fushe. Ndryshimin e shoh që shumë prej jush ka arritur, po ju kërkoj që të bëni gjithçka si sipërmarrje, punonjësit tuaj dhe të gjithë të bëni diçka. Ta dini ne kemi përgjegjësinë për të treguar rrugën drejtë ndryshimit dhe për t’ju drejtuar në atë rrugë, ju keni përgjegjësinë për ta bërë ndryshimin të mundur, sepse ndryshimi bëhet vetëm me votë masive më 25 prill. Dalje masive dhe votë masive me 25 prill për të larguar të keqen, për ti mbyllur derën të keqes dhe për të mundësuar ndryshimin që dëshironi”, tha Basha.

Basha me përfaqësues të shoqatës të bimëve medicinale: Zgjidhja jonë është e qartë dhe do të vihet në funksionim prej ditës së parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të shoqatës të bimëve medicinale në Malësinë e Madhe, nga ku firmosën edhe marrëveshjen për mbështetjen që do të jap qeveria e dal nga vota e pas 25 prillit. Në bisedën që patën me Bashën, përfaqësuesit u shprehën se për 8 vite ky sektor vetëm është tallur duke ja humbur vlerat që ka për ekonominë.

“Industria e bimëve dhe erëzave sot ka punësuar mbi 90 mijë punonjës në gjithë vendin. Realizon mbi 57 milionë dollarë eksporte dhe do të thosha që, dhe do të kërkojmë edhe në marrëveshjen që kemi realizuar që nëse do ndihmohet kjo industri do mundet të shtojë vende pune pasi ёshtё i vetmi punësim sot real qё ёshtё nё zonat e rurale tё vendit tonё. Kjo industri ndonëse nga vlerat qё qarkullojnë mund tё duket e vogël por ёshtё si serumi nё trupin e njeriut ku shpërndahen kёtё para nё tё gjithё ekonominë e vendit dhe sidomos tek ata tё cilёt nuk kanё asnjё shans pёr t’u punёsuar mё shpejt se nё kёtё sektor. Ne kemi kёrkuar kёtё takim zoti Basha duke shpresuar dhe shpresojmë shumë qё mё nё fund do hapet njё dritare e vërtet pёr at ndihmuar kёtё industri pasi shpeshherë ёshtё mbledhur por mё shumë ёshtё vёnё nё lojë, ёshtё tallur, dhe mё nё fund nuk kemi realizuar asnjё gjё. Marrëveshja qё do tё shkruajmë sot, midis partisё Demokratike dhe industrisë sё bimëve tё erëzave, unë i siguroj anembanë të gjithë anëtarët, individët, grumbulluesit dhe eksportuesit, se do të jetë një marrëveshje reale dhe me kontributin dhe me ndihmën që do të japin qeveria Basha nesër do kemi mundësi për vende pune dhe të rrisim eksportet dhe ato produktet që tashmë kemi vite që po i marrim jashtë ti certifikojmë si “Made in Albania”, u shpreh kryetari i shoqatës Filip Gjoka.

“Industria e bimëve mjekësore ka shumë problematika por një nga problematikat shumë kryesore do të thosha unë është për shkak se bimët medicinale janë një produkt i cili nuk ka peshë edhe për këtë shkak ne detyrohemi të marrim shumë magazina me qira. Dhe problemi është tek taksa vendore, te taksa e ndërtesës për shkak se magazinat që marrim ne thjeshtë magazinohen produktet e rrinë të mbyllura aty sepse tregu nuk është gjithmonë i gatshëm. Dhe kjo është një nga kërkesat që kishim ne për taksën e ndërtesës që të përgjysmohej të paktën me 50% sepse është një taksë e cila na ndikon direkt. Kjo ishte një nga kërkesa. Çfarë zgjidhje mund ti japim?”, u shpreh përfaqësuesi Doriano Koldashi.

Duke theksuar shkatërrimin që i është bërë në 8 vite sektorit më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, siç është ai i bujqësisë, Basha tha se qeveria e dal nga vota e 25 prillit këtë sektor e konsideron strategjik. Ai tha se angazhimi i parë do të jetë një paketë subvencionesh prej 100 milionë euro si mbështetje e drejtpërdrejtë për kultivuesit, për fermerët dhe për blegtorët shqiptarë, në bazë prodhimit. Heqja e taksës 240 lekë për karburantin, digjitalizimi i disbursimeve dhe zgjidhja me pronat, janë disa nga angazhimet e tjera që do ndërmerren. Ndërsa sa i përket sektorit të bimëve medicinale tha se do të ketë mbështetje të veçantë, ku për këtë firmosi dhe kontratën me përfaqësuesit e kësaj shoqate.

Lulzim Basha: Gjatë këtyre viteve kam vizituar malësinë e madhe disa herë dhe e di që aktiviteti i kultivimit, mbledhjes dhe eksportit të bimëve medicinale ka qenë prej vitesh dhe dekadash një nga aktivitetet më kryesorë për familjet e Malësisë së Madhe. po e di po kështu që në Elbasan, veçanërisht në zonën e Dumresë dhe në zona të tjera të Shqipërisë nga Erseka në jug dhe në zonën e nën Shkodrës ky është një nga aktivitetet më kryesore brenda një prej degëve më të rëndësishme të ekonomisë shqiptare që është bujqësia.
Ky është momenti për të theksuar edhe një herë përkushtimin tonë dhe zotimet tona ndaj sektorit të bujqësisë, të agro-përpunimit dhe të ushqimit. Ne e konsiderojmë këtë sektor, së pari, strategjik, sepse ka të bëjë apo më mirë të themi lidhet drejtpërdrejt me një në çdo dy banorë të vendit tonë. Të dhënat zyrtare tregojnë që 49% e popullsisë akoma jeton me aktivitetin rural, pra qoftë bujqësor, blegtoral apo akuakulturë, apo bletari apo bimë medicinale dhe me aktivitete të tjera përpunuese të lidhura me kultivimin dhe me mbarështimin e blegtorisë.

Dhe çfarë kanë marrë këto 8 vite gjysma e popullit, gjysma e njerëzve, e taksapaguesve, e atyre që kanë paguar dhe vazhdojnë të paguajnë taksat më të larta në Ballkan, çmimin e energjisë dhe të naftës më të lartë në rajon, të naftës faktikisht më të lartin në botë bashkë me Suedinë dhe Singaporin? Investimet në këtë sektor janë pothuajse zero. Kudo ku kam shkuar mungesat kryesore kanë të bëjnë me rrugë, vaditje, kullim, energji elektrike. Pra zero apo afër zero investime për të mbështetur bujqësinë, blegtorinë, agropërpunimin. Nga ana tjetër kemi thyer një tjetër rekord në Ballkan, do të thoja ndoshta dhe në planet. Jemi vendi që në letër ka subvencionet më të papërfillshme për sektorin. Ndërkohë Bashkimi Europian gjysmën e buxhetit e ka subvencione për fermerin europian. Prandaj një nga arsyet kryesore se përse ekonomia është në krizë dhe populli është varfëruar këto 8 vite është braktisja totale që i është bërë sektorit të bujqësisë dhe gjithë nënsektorëve të tij.

Zgjidhja jonë është e qartë, është e zbatueshme dhe do të vihet në funksionim prej ditës së parë të qeverisë tonë që do të dalë me votë pas 25 prillit. Angazhimi ynë i parë është një paketë subvencionesh prej 100 milionë euro si mbështetje e drejtpërdrejtë për kultivuesit, për fermerët dhe për blegtorët shqiptarë. Në bazë prodhimit, në bazë sipërfaqes që kultivon më një sasi apo me një shumë monetare për çdo ton prodhimi që do të disbursohet përmes një mekanizmi të digjitalizuar që do të shmangë kontaktin korruptive midis zyrtarëve rajonalë, drejtorive përkatëse dhe fermerit shqiptar. Duke eliminuar çdo burokraci, dhe kur them çdo burokraci kam parasysh ato halle të pazgjidhura që fillojnë që nga certifikatat e pronësisë, tokat e deri tek NIPT-et ku për fermerin shqiptar numri personal i identifikimit do të përbëjë në të njëjtën kohë edhe NIPT-in e tij.

Duke vazhduar me shpikjet që na kanë bërë muajt e fundit me diferencimin 20, 6% e cila bie e gjitha në kurrizin e fermerëve shqiptarë dhe industrisë agropërpunuese. 100 milionë euro në vit do të mundësojnë që fermeri shqiptar ta gëzojë frytin e djersës së vet. E të gëzojë për mua nuk do të thotë të mbajë veten dhe fëmijët me bukë por të kthehet në pjesë të shtresës së mesme shqiptare. Pa diskutim edhe kostoja e naftës ku do të përfshihet edhe heqja e taksës Rama prej 240 lekësh për litër e ka bërë naftën shqiptare atë që thamë të tretën më të shtrenjtë në botë pas Suedisë dhe Singaporit. Po ka fusha në të cilat Shqipëria jo vetëm konkurron por mund të kthehet realisht në një shembull pozitiv. Një nga fushat që na ka mbledhur bashkë sot këtu është ajo e bimëve mjekësore, bimëve medicinale dhe erëzave.

Ndërkohë që unë e di, nga studimet e ekspertëve tanë se mbështetja në veçanti e bimëve medicinale dhe erëzave është një aktivitet me një potencial të jashtëzakonshëm për të rritur mirëqenien dhe të ardhurat në këtë sektor. Kërkesa në vendet e Bashkimit Europian, por deri në SHBA, e në Australi, e në Zelandë është e pa ngopshme, është e pa shterueshme. Kujtoj këtu edhe shafranin që konsiderohet një bimë, e krahasojnë me floririn dhe kultivohet në disa zona kryesisht në disa zona të Dumresë. Por dhe shumë e shumë kultivarë të tjerë medicinale apo erëza, me çmime siç e them edhe një herë të cilat justifikojnë plotësisht investimin që ne do të kryejmë sepse do na kthehet dhjetëfish, 15, 20-tridhjetëfish si mirëqenie për fermerin, si mirëqenie për mbledhësin, grumbulluesin, përpunuesin dhe eksportuesin. Pra, si mirëqenie për ekonominë kombëtare.

Potenciali është të shkojmë nga 57 në 570 milionë, në një miliardë, në dy miliardë të ardhura vetëm nga këta kultivarë. Imagjinoni se çfarë do të thotë kjo për bilancin tregtar të vendit, imagjinoni se çfarë do të thotë kjo për familjet e këtyre zonave. Në vend që t’i çojnë, t’i degdisin fëmijët për të punuar si emigrantë në punë të zeza apo punëtorë me mëditje në vendet fqinje. Se çfarë mirëqenie do të sjellë ? Se si do të lehtësojë vështirësitë ekonomike të familjeve shqiptare, se si do të lehtësojë vuajtjet e nënave, lotët e nënave që kanë 8 vjet që shohin shtëpitë që i zbrazen nga fëmijët?

Saimir Korreshi: Së bashku për ta nxjerrë vendin nga kriza…

(Takime me banore dhe biznese ne lagjien “Kongresi i Lushnjes” te Kandidatit per deputet te qarkut Fier z. Saimir Korreshi)

I shoqeruar nga drejtues te PD-se te lagjies “Kongresi i Lushnjes” Kryetari i PD-se njekohesisht dhe kandidati per deputet z. Saimir Korreshi ka takuar paraditen e sotme banore dhe biznese te kesaj lagjie. Shpesh me njerez te njohur e te panjohur por me deshiren per tu pershendetur dhe diskutuar me ta , eshte shprehur se eshte e pashmangshme te mos mesosh realitetin e hidhur qe po kalon shoqeria e sotme e zhytur ne skandale te qeverisjes se rilindjes. E gjithe shoqeria sot jeton ne stres, ky stres ka kapur ekonomine e cila do te çlirohet me 25 prill. Ne jemi te gjithe bashke per t’i kthyer shpresen njerzve.

Realitet dhe veshtiresi per te perballuar jetesen, sakrifice dhe mund per te mbajtur biznesin qe jeton ne krize , ndaj kerkesa ime dhe deshira e perbashket eshte ta nxjerrim shoqerine tone nga kriza duke besuar ne planin emergjent te Partise Demokratike. Ndaj voto nr. 9 sespe

#FitojmeNE!

#FitonSHQIPERIA!

Sondazhi: 67 përqind e bizneseve mbështesin taksën e sheshtë 9%

Qendra e Studimeve të Konfindustrisë ka përpunuar dhe paraqet përfundimet e modulit të dytë të sondazheve me bizneset, lidhur me programet ekonomike të partive politike të paraqitura me rastin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021.

Sondazhet kanë përfshirë periudhën shkurt-java e parë e marsit 2021. Në vlerësim janë përfshirë 143 biznese të kategorive të mesëm dhe të mëdhenj në Qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan.

Sektorët janë industri, prodhim, shërbime, agroindustri, etj, që punojnë në kushtet e tregjeve të hapura konkurenciale.

Në sondazhe nuk janë përfshirë biznese, që punojnë në kushtet e tregjeve të mbyllura, me konkurrencë të kufizuar, përfitues të PPP, koncesioneve, licenca të privilegjuara shtetërore, etj.

Pyetjes së parë të sondazhit të modulit të dytë, nëse mbështesin taksën e sheshtë 9% të propozuar nga opozita, ose taksën progresive në rritje, duke filluar nga 15% të pozitës, dhe/ose asnjërën prej tyre, përgjigjet e bizneseve ishin si më poshtë:

67% e bizneseve mbështesin zbatimin e taksë së sheshtë 9%.

33% e bizneseve u shprehen me besim te ulët dhe/ose nuk mbështesnin asnjërën prej propozimeve partiake

Pyetjes së dytë të sondazhit, nëse duhet të zbatohen të njejtat politika fiskale taksimi përkatësisht për:

– kategoritë e bizneseve, që punojnë në kushtet e tregjeve të hapura dhe konkurenciale dhe

– kategorisë së bizneseve, që punojnë në kushtet e tregjeve të mbyllura, me konkurrencë të pamjaftueshme, përfitues të PPP, koncesioneve, etj. përgjigjet ishin si më poshtë:

71% e bizneseve ishin kundër përdorimit të politikave fiskale të njehsuara

29% e bizneseve u shprehën për politika fiskale të njehsuara

Qendra e Studimeve të Konfindustrisë do të vazhdojë të publikojë të dhënat e e moduleve të tjera të sondazheve të kryera me bizneset, lidhur me brendinë e programeve ekonomike të paraqitura nga partitë politike me rastin e zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Dekurajimi, armiku i votës së lirë!

Nga Agim BAÇI

“Dëshpërimi më i thellë që mund të pushtojë një shoqëri është dyshimi se të jetosh ndershmërisht është e kotë”, thotë shkrimtari dhe gazetari italian Corrado Alvaro, duke prekur ndoshta një nga çështjet më të rëndësishme të shoqërisë së sotme. Sot, shumë prindër në Shqipëri nuk e fshehin më faktin se kanë frikë që fëmijët e tyre t’i edukojnë si të ndershëm, pasi ashtu kanë frikë se mos humbasin në jetë, se mos etiketohen si naivë. Shumë prej tyre besojnë se po të jenë të ndershëm, fëmijët e tyre nuk do të arrijnë kurrë atë çfarë do t’u duhet dhe se do të rrëzohen nga të këqijtë.

Kjo situatë dekurajimi, ndaj mënyrës së të jetuarit me ndershmëri, ka krijuar në këto vite keqqverisjeje dhe talljeje një minidiktaturë të padukshme – një minidiktaturë që çdo ditë rrënon jetët tona, duke i hequr një nga një tullat e murit moral që brezat kanë ndërtuar përballë së keqes. Madje, ky dekurajim sot tenton të bindë qytetrët se vota e tyre nuk ka asnje vlerë, se vota e tyre nuk ndryshon asgjë nga realiteti, duke i çuar ata ose drejt mosvotimit ose shitblerjes së votës.

Ndërkohë, kjo përhapje e dekurajimit ka bërë që sot të krenohen ata që vjedhin, që mashtrojnë, që u marrin të tjerëve atë që u takon. Ky krenim i tyre është alarmi më i madh për të gjitë ne dhe e kthen çështjen e edukimit, sidomos të brezit të ardhshëm, si një shqetësim kombëtar, për të mos lënë korruptimin moral të shoqërisë të zgjerohet dhe të kthehet në moton e brezave që nesër do të kenë në dorë fatin e këtij vendi.

Është e rëndësishme ta themi hapur se dekurajimi është varfërimi i përditshëm i jetës së të gjithëve. E për më tepër që dekurajimi është rruga e shtruar një diktaturë të re.
Ndaj, le t’i themi të gjithë së bashku çdo shqiptari: Vota jote ka rëndësi për atë që do të ketë në duar zbatimin e ligjit, taksat e tua, vendimet për fëmijët e tu! Ndaj, mos i jepni pushtet të keqes, të ligës, duke shitur votën tuaj! Ai që tenton t’ju blejë votën, tenton t’ju blejë dinjitetin, tenton t’ju grabisë të ardhmen!

Fake News, reagimi i fortë i Berishës ndaj Ramës

Ish-Kryeministri Sali Berisha reagoi ndaj Ramës, i cili mashtroi hapur shqiptarët kur deklaroi se vaksina kineze është më efikasja, bazuar te një raportim i gazetës së njohur amerikane, New York Times. Por ky ishte një Fake News i pastër, sepse gazeta kurrë nuk ka shkruar një gjë të tillë. Jo vetëm kaq, por ajo shkruan se efikasiteti i vaksinës është tejet i ulët.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Fake News! Fake News! Ky artikull nuk ekziston.

Sinovac, sipas nje studimi te gjere brazilian te publikuar dje eshte efikase vetem ne 50,4% te raseve.

Kurse New York Times ne nje artikull te saj te meparshem njofton se nje qime floku ndan kete vaksine nga pranimi i saj per perdorim per shkak te efikasitetit te saj te ulet lehtesisht mbi 50%.

Ne fakt me te ulet se tre vaksinat e tjera kineze. sb

https://www.nytimes.com/…/china-covid-19-vaccine…

Gafa e Spiropalit me vargjet e Fan Nolit

Ministrja Elisa Spiropali, duke dashur që ‘ti mësojë’ Monika Kryemadhit vargjet e Fan Nolit, është ngatërruar në një pjesë të tekstit. Teksa ndodhet në makinë, ajo reciton ‘na bucet na zgjon nga gjumi’. Mirëpo ky varg është: Më buçet, më zgjon nga gjumi’.

RECITIMI I SPIROPALIT:

Dhe një zë vëngon nga lumi, na bucet na zgjon nga gjumi, se mileti po gatitet, se Luli lebetiet, se pëlcet kërcet furtuna, fryhet Vjosa derdhet Buna, skuqet Semani dhe Drini, dridhet Sala dhe Liri, se pas vdekjes ndriti jeta dhe kudo gjëmon trumbeta ngrehuni dhe bjeruni, korini dhe shtypini, katundarë dhe punëtorë, që nga Shkodra gjer në Vlorë. Selam nga Fan Noli.

E SAKTA:

Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar’ e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

Rinia ka nevojë për terrene sportive, që të mos vegjetojë në kafene

Nga Lediana FRATARI 

Mbështetje rinisë! – kjo është nga kauzat e mia.

Mbështeje për një arsimim më të mirë dhe për mundësi më të mëdha punësimi, por edhe mbështetje për argëtim. Dhe sportet janë fusha e preferuar e të rinjve.

Tirana është një qytet i madh, por me mundësi të vogla argëtimi dhe sporti. Unë do të loboj fort që të rinjve tu krijohen kushtet që të mos e shpenzojnë kohën e tepërt duke vegjetuar nëpër kafene, por të ushtrohen në terrene sportive, për një jetesë më cilësore dhe më të shëndetshme.

Sëbashku me një grup të rinjsh zhvilluam një ndeshje volejbolli. Fitoi ekipi me bluzën blu, ekipi ku bëja pjesë edhe unë, por me 25 prill #shqipëriafiton

Faleminderit goca dhe çuna, jeni të mrekullueshëm.

Në 25 prill bashkohuni me mua dhe Partinë Demokratike!