Basha: Me Kosovën do të operojmë si një treg i vetëm
Kryeministri i ardhshëm, Lulzim Basha deklaron njehsimin e tregut të Shqipërisë me Kosovën pasi opozita të marrë qeverinë. “Me Kosovën do të operojmë si një treg i vetëm”, tha Basha.
“Ky është momenti që ti të dalësh përpara shqiptarëve dhe të shpjegosh. Tetë vjet ke patur pushtetin, tetë vjet ke bërë premtime. Ku je e cili është bilani yt. Edi Rama nuk ka bilanc. Nuk ka asnjë përgjigje për të dhënë. Ai ka braktisur çdo premtim dhe ka shkuar në drejtim të kundërt.
Xhepat e tij janë mbushur, xhepat e shqiptarëve janë zbrazur. Fëmijët e tyre jetojnë në luks, fëmijët e shqiptarëve emigrojnë. Ata kurohen në spitale private nga më të shtrenjta të botës, shqiptarët vdesin në trotuaret para spitaleve shqiptare të cilat kanë kolapsuar edhe ku pandemia vetëm sa hoqi perden pas të cilës fshihet dështimi total me shëndetësinë që na u premtua falas dhe që sot është në kolaps total.
Dhe është ky dështim total që e bën Edi Ramën të përdorë atë leksik, atë fjalor dhe është gabim i madh nuk do të thoja krim se është fjalë e rëndë që ne të rendim pas kësaj. Detyra jonë është të emancipojmë opinionin publik apo të shërbejmë në emancipimin e opinionit publik dhe të jemi pak më modest se opinioni publik shesh herë është edhe para nesh edhe pra politikanëve, edhe para gazetarëve.
E kupton shumë mirë shqiptari sot se çfarë po ndodh. Edi Rama nuk do t’i përgjigjet pyetjes se çfarë bëri në këto 8 vite në pushtet dhe nuk ka bërë asgjë nga ato që ka premtuar dhe vjen e troket për herë të tretë dhe thotë dua dhe katër vjet të tjera. Nuk shpjegon pse nuk i ka bërë, refuzon debatin që nuk e ka detyrim ndaj meje, e ka detyrim ndaj qytetarëve, siç e kam dhe unë detyrim ndaj qytetarëve debatin me të për vizionin tim, për programin tim.
Pra, fshihet si një frikacak pavarësisht se fryhet si trim por faktikisht po i fshihet debatit publik dhe mundohet që të krijojë këtë mjegull ndaj të cilës unë iu lus të mos jemi aksesorë”, tha Basha.
Basha: Ky është momenti i llogarisë, Rama nuk ka asnjë bilanc në 8 vjet. Debati, detyrim ndaj qytetarëve!
Lulzim Basha: Ky është momenti që ti të dalësh përpara shqiptarëve dhe të shpjegosh. Tetë vjet ke patur pushtetin, tetë vjet ke bërë premtime. Ku je e cili është bilani yt. Edi Rama nuk ka bilanc. Nuk ka asnjë përgjigje për të dhënë. Ai ka braktisur çdo premtim dhe ka shkuar në drejtim të kundërt. Xhepat e tij janë mbushur, xhepat e shqiptarëve janë zbrazur. Fëmijët e tyre jetojnë në luks, fëmijët e shqiptarëve emigrojnë.
Ata kurohen në spitale private nga më të shtrenjta të botës, shqiptarët vdesin në trotuaret para spitaleve shqiptare të cilat kanë kolapsuar edhe ku pandemia vetëm sa hoqi perden pas të cilës fshihet dështimi total me shëndetësinë që na u premtua falas dhe që sot është në kolaps total. Dhe është ky dështim total që e bën Edi Ramën të përdorë atë leksik, atë fjalor dhe është gabim i madh nuk do të thoja krim se është fjalë e rëndë që ne të rendim pas kësaj. Detyra jonë është të emancipojmë opinionin publik apo të shërbejmë në emancipimin e opinionit publik dhe të jemi pak më modest se opinioni publik shesh herë është edhe para nesh edhe pra politikanëve, edhe para gazetarëve.
E kupton shumë mirë shqiptari sot se çfarë po ndodh. Edi Rama nuk do t’i përgjigjet pyetjes se çfarë bëri në këto 8 vite në pushtet dhe nuk ka bërë asgjë nga ato që ka premtuar dhe vjen e troket për herë të tretë dhe thotë dua dhe katër vjet të tjera. Nuk shpjegon pse nuk i ka bërë, refuzon debatin që nuk e ka detyrim ndaj meje, e ka detyrim ndaj qytetarëve, siç e kam dhe unë detyrim ndaj qytetarëve debatin me të për vizionin tim, për programin tim. Pra, fshihet si një frikacak pavarësisht se fryhet si trim por faktikisht po i fshihet debatit publik dhe mundohet që të krijojë këtë mjegull ndaj të cilës unë iu lus të mos jemi aksesorë.
Gjoba 110 milionë euro, reagimi i fortë i Bashës: Po përgatisim ligjin që dëmin ta paguajë Rama
Shqipëria humbi gjyqin ndaj Francesco Becchettit duke u detyruar nga Arbitrazhi ndërkombëtar që t’i paguajë 110 milionë euro dëmshpërblim biznesmenit italian. Dy janë njerëzit që Lulzim Basha akuzon për këtë faturë, Edi Rama dhe sekretari i përgjigjëm i tij, Engjëll Agaçi.
Por cfarë do të bëjë Lulzim Basha nëse vjen në pushtet? Mbrëmjen e sotme te Syri.Tv lideri demokrat tha se kanë nisur konsultimet me ekspertë vendas dhe të huaj për të miratuar një ligj që kalon përgjegjësinë financiare si individuale.
Sipas Bashës, kjo do të thotë që fatura me ligjin që PD-ja pretendon të miratojë kur të vijë në pushtet, do të paguhet nga Edi Rama dhe jo shqiptarët.
“Një nga masat që do të marrim do të jetë përgjegjësi personale, përgjigja me pasuritë personale të atyre që i kanë shkaktuar dëme shtetit. Rasti i Becchettit është fare i qartë.
Përfaqësuesi i Ramës i tha ndrysho linjën editoriale dhe do të lëmë të jetë, sot Engjëll Agaçi duhet të ishte arrestuar dhe kryeministri duhet të ishte marrë i pandehur.
Do të kalojmë një legjislacion specifik për të cilin kemi nisur konsultimet me juristë të njohur për të bërë atë që njihet si kalimi i përgjegjësisë financiare për dëmet ndaj shtetit si përgjegjësi individuale” tha Basha.
Është detyrë e të gjithëve të ndërmarrim dhe të përballemi me sfidat
Nga Taulanda JUPI
Në biseda me gra dhe vajza në Njësinë 7, por jo vetëm këtu, bindem gjithnjë e më shumë se pesha më e rëndë e këtyre viteve të vështirë bie mbi supet e tyre.
Unë mendoj se do të mjaftonin disa pyetje për të bërë një skaner të realitetit psiko-social në Shqipëri.
Sa e rëndësishme është në jetën e gjithsecilit prej nesh prania e një nëne, e një gruaje, motre, vajze, po kaq i vlefshëm dhe i rëndësishëm duhet konsideruar edhe roli i tyre në shoqëri. Është detyrë e të gjithëve ne ta ndërmarrim dhe të përballemi me këtë sfidë duke iu përgjigjur disa pyetjeve:
👉A punësohen burrat më shumë dhe më lehtë se gratë?
👉A paguhen burrat me shumë se gratë?
👉A drejtojnë dhe vendosin burrat më shumë se gratë?
👉A zotërojnë burrat më shumë se gratë?
👉A ndihen burrat më të sigurtë se gratë?
👉A ndihen burrat më të lirë dhe më të pavarur se gratë?
👉A dhunohet gruaja ne Shqipëri?
Derisa përgjigjia të jetë PO, ne nuk duhet të ndalojmë mbrojtjen, ndihmën, mbështetjen, kujdesin, vëmendjen për gratë dhe vajzat shqiptare, për nënat, bijat, për koleget dhe bashkëpunëtoret tona.
Derisa përgjigjia të jetë PO, ne nuk duhet të ndalojmë hartimin e politikave, programeve dhe strategjive për ndryshimin e këtij realiteti.
🤝Më jep mundësinë të jem zëri yt në Kuvendin e Shqipërisë!
#VOTO Partia Demokratike 9️⃣ Taulanda Jupi 3️⃣
Majko për zgjedhjet: Edhe Rama është me një këmbë jashtë Parlamentit
Majko tha për mediat se nëse do të ishte vetëm ai në atë renditje do ndihej pak në pozitë të vështirë, por kujtoi se edhe kryeministri Rama, kryeparlamentari Ruçi apo sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla kanë të njëjtin fat dhe janë me një këmbë jashtë Parlamentit.
“Nëse do të isha vetëm unë, do të ndihesha pak në pozitë të vështirë. Por kjo është për të gjitha qarqet. Të njëjtin pozicion ka Rama në Vlorë e Durrës, Gramoz Ruçi, Taulant Balla. Të gjithë ne jemi me një këmbë jashtë, nëse do ta quajmë kështu për një arsye të thjeshtë se dhe statusi i socialistëve është me një këmbë jashtë. Këto zgjedhje janë të komplikuara dy herë”, deklaroi Majko.
Paralajmërimi i Majkos për 25 prillin: Ka rrezik të shohim greminën

Majko paralajmëron se me 25 prill, PS mund të rrezikojë greminën nga braktisja e votuesve.
Kandidati për deputet i PS-së, Pandeli Majko teksa bëri një analizë të situatës politike në vend dhe atë çka do të prodhojnë zgjedhjet e 25 prillit, theksoi se pushteti në Shqipëri nuk e rrëzon opozita, por ai bie vetë.
I ftuar në ‘Real Story’ Majko tha se duke marrë parasysh krizën politike në vend, opozita ka pasur shanset që të shihte veten, dhe e vetmja që gjë që ka bërë sipas tij është riformatimi i listës duke nxjerrë në krye të tyre kryetarët e partive.
Mes të tjerash Majko tha se kush ka votuar për PS, nuk bën vaki që të votojë për kundërshtarët tanë, ndërsa shtoi se nëse ata nuk shkojnë në votime, ka rrezik që të shihet ‘gremina’.
“Unë kam një problem, që lidhet me faktin se dua të jem sa më pak formal. Unë e nis dhe ua këndoj juve, si ta doni. Ajo që po diskutojmë aktualisht është se çfarë po ndodh me ne. Në 26 prill do numërojmë një verdikt. Nëse do të flasim për atë që s’kemi bërë ne, ka një justifikim. Në Shqipëri nuk është heq nga pushteti opozita, por bie vetë. Shqipëria ka kaluar disa kriza kohët e fundit, për të cilat nuk kanë shfaqur dobësinë tonë, por të palës tjetër. U bë reforma e pushtetit lokal dhe përfaqësuesit e opozitës kishin të drejtën e vetos, dhe nuk pranuan.
Filluan me historinë e largimit nga parlamenti, ishte vendimmarrje e madhe. Kërkesa e saj baza kanë qenë zgjedhjet e parakohshme. Në qershorin e vitit të kaluar u ulën bashkë me ne dhe bënë ndryshime në kodin zgjedhor. Në vazhdim kaluam dy tërmete dhe sigurisht që u vonuam. S’mbaj mend që në këto vite të kenë rënë dy tërmete. Në këtë kontekst, mendoj se opozita ka pasur shanset që të shihte veten, dhe e vetmja që gjë që ka bërë është riformatimi i listës. Ka nxjerrë kryetarin e partisë në krye për t’i bërë deputetë. Për të mos folur për konkurrencën e fshehur mes dy opozitave, PD dhe LSI. Sipas testimeve tona, kush ka votuar për PS, nuk bën vaki që të votojë për kundërshtarët tanë. Nëse nuk dalin të votojnë, ka rrezik që do shohim greminën
Basha: Rama ka dështuar me rindërtimin, BE nuk i ka dhënë fondet pasi nuk ka besim
Kryetari i PD, Lulzim Basha i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka folur në lidhje me procesin e rindërtimit të vendit, pas tërmetit të 26 nëntorit.
‘Me 25 prill, ndryshimi do të mundësojë përshpejtimin e procesit të rindërtimit. E para është se do të ketë transparencë totale në lidhje me fondet.
Procesi i rindërtimit me fondet e BE-së ka mbetur në vendnumëro, siç ka mbetur çdo gjë në këto 8 vite. Sepse ata nuk janë budallenj. Ata shohin se si ndryshon pronësia, si u jepen paratë miqve të kryeministrit.
Do të bëjmë rivlerësimet e reja të dëmeve. Denoncimet e shumta prej 1 viti kanë ardhur në PD. I siguroj banorët se ata do të disbursohen sipas dëmeve. Ekspertët tanë që në javën e parë pas tërmetit, kërkonin vlerësim të parë dhe korrekt. Disbursimi i shpejtë i banorëve që mund ti rindërtonin vetë banesat, duke mos u futur në tendera.
Leje e posaçme sepse ata shtëpi kanë qenë aty, me leje, pa leje, në truall. Nëse do të ishin bërë këto propozime tona, së paku ata familje që jetonin në banesa individuale do të ishin në shtëpi tani dhe nuk do të jetonin me qira.
2022 është një afat plotësisht i mundshëm për të ndërtuar edhe projektet më të mëdha, nëse do të ketë një qeveri të përgjegjshme. Një qeveri e përgjegjshme ka ndërtuar për 2 vite dy tunele të mëdha, një qeveri e pandërgjegjshme nuk mbaroi dot unazën e Tiranës edhe pse e gjeti projektin gati’, u shpreh Basha.
Basha tregon planin e 100 ditëve të para në qeveri
Kryetari i PD, Lulzim Basha i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka folur për planin e 100 ditëve të para në qeveri.
Çim Peka: Lulzim Basha si kryeministër çfarë do të bëjë në 100 ditët e para?
Lulzim Basha: Ne kemi një plane pune të detajuar i cili ka marrë më shumë se dy vite kohë për tu hartuar madje pjesë të caktuar do të thoja në veçanti ato që kanë të bëjnë me pjesën ekonomike dhe fiskale janë përditësuar sepse hartimi është edhe më i kahershëm dhe pjesë e këtij plani pune është edhe nisja e zbatimit pa vonesë të disa prej objektiva më emergjente. Tre spikasin si prioritetet më absolute në 100 ditët e para.
Së pari normalizimi i shtetit, pra ri instutionalizmi i shteti i cili sot praktikisht de fakto nuk e ekziston, shteti shqiptar, republika e Shqipërisë është katandisur në një shtet letre dhe autoriteti i vetëm është facebook-u i kryeministrit në ikje. Pra, kthimi i pushtetit tek qytetarët përmes institucioneve që i përfaqësojnë ata, tek të cilat ata gjejnë aksesin dhe ku kërkojnë llogari për problemet e tyre, kthimi demokracisë është prioriteti numër një. Së dyti përmes institucioneve të rikthyera të qytetarëve , trajtimi problemit më kryesor të çdo shtëpie shqiptare që nga më të varfëri deri tek ata me mundësi më të mira në shoqëri që është ekonomia në tërësi dhe problemet e kostos së jetesës, së papunësisë dhe të zhvillimit ekonomik. Dhe së treti dy sfida të cilat janë mbivendosur tetë viteve të keqqeverisjes dhe krizës ekonomike që kanë të bëjnë me pandeminë dhe me rindërtimin dhe pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.
Do t’i japim fund shfaqjes teatrale që është bërë në kurrizin e mijëra familjeve dhe që ka thelluar edhe më shumë vuajtjet dhe mjerimin e tyre fizik dhe depresionin psikologjik në të cilin gjenden. Mos harro, është dimri i dytë që kaluan në çadra një pjesë e mirë e familjeve dhe pasiguria që ka shkaktuar tek familjet që kanë humbur strehën, kanë humbur apartamentin, kanë humbur shtëpinë e banimit, i mbivendoset pasigurisë së përgjithshme që shumica dërrmuese e shqiptarëve ndjejnë sot për shkak të krizës ekonomike. E them këtë për një arsye të thjeshtë, ku një qytetar, një kryefamiljar apo një familjar është në këtë gjendje padurimi për ndryshim, për një fillim të ri, për shkaqe kryesisht ekonomike, e imagjinoni si është gjendja e kësaj pjese të popullsisë, të cilës i shtohet edhe mungesa e banesës.
Bardhi me prodhuesit e vajit të ullirit në Dumre: Subvencionet me para në dorë, garanci për shitjen e prodhimit
Nxjerrja e fshatit nga varferia, prioritet i PD
Drejtuesi politik i PD për Elbasanin u ndal gjatë turit të tij në një fabrikë vaji ulliri në Belsh, ku dëgjoi shqetësimet e prodhuesve.
Problemi kryesor ngelet shitja, mungesa e tregut dhe infrastrukturës.
“Vetëm shitja është problem, prodhimi nuk është problem, pa ndërhyrje të shtetit, tregtarët nuk kanë ku shesin”, – u shpreh një banor.
Gazment Bardhi thotë se është informuar për faktin se malli u rri stok në shtëpi.
“Ai është problemi…. Ne nuk kemi kontrata…”, – thotë prodhuesi i vajit.
Bardhi shprehet se problemi ka zgjidhje.
“Shteti duhet të subvencionojë dhe të mbështesë pikat e grumbullimit dhe fabrikat që e prodhojnë vajin dhe e tregtojnë. Shteti e merr përsipër ta tregtojë, sepse fshatari nuk e nxjerr dot vajin për ta çuar në Greqi, në Itali, apo në treg ndërkombëtar, ndërkohë që po të ketë fabrika përpunimi dhe tregtimi që mbështeten dhe financohen nga shteti, me siubvencionet që buxeti i shtetit jep për këtë lloj industrie, e konkuron edhe vajin në Itali, edhe në Greqi dhe e nxjerr në treg, bëhët pjesë e tregut ndërkombëtar. Unë isha në Cerrik ku kishin pak a shumë të njëtin shqetësim. Kishin ndërtuar një fabrikë moderne për përpunimin dhe tregtimin e vaijt, i kishte shkuar investimi me mijëra euro, i kishin thënë dhe i kishin premtuar që do merrte mbështetje nga shteti, dhe pastaj mbasi e kishte përfunduar të gjithë fabrikën dhe kishte hyrë në borxh me mijëra euro, i kishin thënë nuk të subvencionojmë sepse nuk i ke pasijet të blera në Gjermani, por i ke të blera në Itali. Ndërkohë që ai i kishte marrë më cilësore dhe i kishte paguar më shumë. Pra, kishin futur një kriter atje për ta përjashtuar, pse e kishin përjashtuar? Sepse i kishin kërkuar kafe! Ai nuk kishte mundësi me i dhënë kafe sepse kishte investuar, kishte marrë kredi e kishte marrë borxhe. Ky është realiteti. Skenën ne e kemi të përcaktuar është e thjesht dhe e qartë. Fshatari dhe fermeri do të marrin subvencione bazuar mbi aq sa prodhon. Por, nuk mjafton se këtu ngelet hallka përgjysëm sepse fshatari mund ta marrë subvencionin për atë që prodhon, por i ngelet pa tregtuar. Prandaj do të duhet të vazhdojë zinxhiri i plotë me pikat e grumbullimit që do të duhet të subvencionohen po nga shteti dhe në rastin konkret me pikat e grumbullimit dhe të tregtimit”, – tha Bardhi.
Fermer: Pa diskutim, por duhet ta dijë fshatari i pari, siç e di dhe për rrënjët e ullijve që u mblodhën, që të mblidhen dhe të shiten.
Fermer: 100 milion euro që ka thënë në program zoti Basha, për rimbursimin që do të bëhet fshatarëve, është shumë i mirë, 50 milion euro euro që do të shkojnë për insrastrukturën është shumë mirë. A ka mundësi të jëtë 200-250, pas një viti, sepse normalisht duhet parë edhe buxheti i shtteit, kjo është minimuni, këtë gjë e bën edhe Kosova dhe Maqedonia. Në këto nivele të arrijmë të mos të vijë të na konkurojë Maqedonia ose Kosova ndërkohë që këtu ka gjithçka.
Gazment Bardhi: Kishte dale studimi që kosto e prodhimit e bujqësisë në Shqipëri është 38% më e lartë nga të gjitha vendet e rajonit, i bie që fermerët dhe fshatarët tanë të dalin me minus edhe pse punojnë nga mëngjesi deri në darkë, dhe kjo është e papranueshme. Nuk kanë asgjë më shumë fermerët në Maqedoni, Kosovë dhe në të gjithë rajonin krahasuar me fermerët tanë që janë më punëtorët në të gjithë rajonin, janë më të zotët në të gjithë rajonin. Po, kanë vetëm një dallim, që kanë shtetin kundër, nuk e kanë shtetin në krah, dhe ajo që duhet për t’u bërë bashkë në 25 prill është kjo që të sjellim ndryshimin: të mos e kenë shtetin në krah 5 njerëz, siç i kanë dhe këtu, që marrin ata 95 milion eurot në bujqësi, por ta kenë fermerët dhe fshatarët e zakonshëm që punojnë nga mengjesi deri në darkë. Ato lek dalin nga buxeti i shtetit thjesht kanë ndërtuar në skemë me përjashtu njerëzit e zakonshëm, fermerët e zakonshëm, e të ndërshëm që punojnë nga mengjësi e deri në darke, dhe me i marr leket pesë njerëz me të cilët i ndajnë në fund të ditës. Kështu është bërë dhe këtu. Prandaj skema jonë do të jetë e tjeshtë, aq sa prodhon aq do marrësh, po prodhove pesë kilogram do marrësh 100 lek e këshu me rradhë. Jo të vësh kriter e ke serën 2 metra, jo ta kesh 2 metra e 20. Keto janë thjesht kritere burokratike për të përjashtuar njerëzit nga skema, që ato lek që dalin nga buxheti i shtetit të mos shkojnë te njerëzit se po shkuan te njerëzit pa kritere diskriminuese, nuk i ngelet gjë për të futur në xhep dhe as për ti ndarë më ato pesë veta që i ndan. Kjo ka qënë skema që kanë aplikuar këto 8 vite prandaj fshati është në këtë gjendje dhe në këtë degradim. Kjo është sfida jonë, nuk kemi sfidë tjetër, në 25 Prill pa diksutim të gjithë bashkë do të bëjmë ndryshimin, por veçanërisht në 26 e në vijim. Do ju kthejmë shpresën, do bëjmë realitet çdo angazhim që kemi marrë, prandaj nuk kemi bërë program që premton mrekulli se nuk bëjëm dot mrekulli dhe ju nuk keni nevojë për mrekulli, jam i sigurt. Ju dëshironi normalitet sepse jeni të zotët e vetës, punoni nga mëngjesi deri në darkë dhe në fund të ditës të keni ato pesë lek fitim që ti krijoni mirëqënie familjes tuaj. Kaq duhet, nuk pret njeri të vijnë e t’u punojnë tokat.
Fermer: Zoti Bardhi, muaji vjen shumë shpejt, nuk kemi lek të paguajmë dritat, ujin, të sjellësh 40 mijë lek një dylym ta punosh, çfarë t’i marr unë asaj toke, çfarë do fitoj unë. Marrin vajin, specin, trangullin nga Maqedonia, domaten nga Maqedonia e sjellin këtu, prodhimi jonë nuk shitet….
Gazment Bardhi: Sepse atje ka bubvencione dhe vjen produkti me cmim me të lirë. Për sa kohë këtu që nafta është rritur, energjinë elektrike e ke të rritur…..
Fermer: Fëmija im ka ikur, kam 5 vite që nuk e shoh me sy
Gazment Bardhi: Në këto zgjedhje nuk votohet me flamur partie, në këto zgjedhje hap dollapin e ushqimeve dhe shiko e ke plot apo e ke bosh. Socialistë dhe demokratë e kanë bash dollapin. Nuk mund të tatohesh po punove token tënde, taksa e tokës për fshatarin që punon tokën e vet do të jetë zero.