37.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Socialistët i bashkohen Bashës, grisin teserat e Partisë: Jemi bashkë!

Socailistët po grsin publikisht tesarat e PS.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë pasdite një takim elektoral në zonën e Paskuqanit, ku është pritur me entuziazëm nga shumë qytetarë.

Takimit të Bashës i janë bashkuar edhe një grup socialistësh, të cilët dëgjohen duke thënë para kryedemokratit se janë të zhgënjyer nga PS. Madje, siç mund të shihet në video dhe foto, njëri prej tyre ka grisur dhe teserën e PS para Bashës.

Në fjalën e tij, Basha është shprehur se banorët e Paskuqanit, por edhe të gjithë Shqipërisë, kanë në dorë ndryshimin, ndaj sipas tij, më 25 prill duhet të votojnë PD dhe Aleancën për Ndryshim.

“Për 8 vite me radhë kam parë e kam dëgjuar për vuajtjet e dhimbjet e prindërve, për pamundësitë e fëmijëve të Paskuqanit. Kemi shkelur derë më derë, me një përpjekje mbinjerëzore për të mbajtur gjallë shpresën, për të mbajtur këtu fëmijët tanë. 8 vite të gjata, dimri më i gjatë që ka kaluar Shqipëria. Sado që e trashë zërin, ai është një burracak, që nuk e ka mbajtur premtimin e tij dhe ka frikë të përballet. Ka frikë të përballet me banorët e Paskuqanit, të Gjirokastrës, Durrësit, me nënat shqiptare. 25 prilli është dita për ta bërë ndryshimin realitet me votën tuaj. Ne do iu hapim rrugën drejt BE. Vota për ndryshim na bashkon të gjithëve si asnjëherë më parë, demokratë dhe socialistë”, u shpreh Basha.

Tjetër deklaratë e fortë nga Yuri Kim: SHBA paralajmëron ata që blejnë vota dhe frikësojnë votuesit

“Po shoh disa tituj të pavërtetë. Ju lutemi shikoni të gjithë intervistën. Shtetet e Bashkuara NUK mbështesin ndonjë kandidat ose parti të veçantë. SHBA mbështet të drejtën e qytetarëve për të bërë të ditur vullnetin e tyre përmes votës së tyre. SHBA paralajmëron kundër atyre që e mohojnë këtë të drejtë duke blerë vota ose duke frikësuar votuesit,” – shkruan Kim.

Mbrëmjen e së martës në emisionin “Përballë” në RTSH ajo është shprehur se 25 prilli është momenti kur shqiptarët të tregojnë se janë kundër kriminelëve dhe të votojnë për ndryshimin.

“Shqiptarët që takoj kudo në vend më thonë se iu ka ardhur në majë të hundës nga korrupsioni; iu ka ardhur në majë të hundës nga pandëshkueshmëria; iu ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët që ulen në parlament. Epo, ky është momenti. Ma tregoni me veprime, tregojeni me veprimet tuaja se e keni seriozisht.

Nuk mund të ndodhë që më kërkoni opinionin tim si Shtetet e Bashkuara, unë jua jap dhe pastaj ju vazhdoni të bëni të njëjtën gjë. Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë. Por ajo që bëni duhet të përputhet me atë që thoni se doni. Dhe 25 prilli është momenti,” – tha Kim.

Kush janë “patronazhistët” e drejtuesve të policisë dhe si votojnë ata

Në një situatë të tensionuar politike parazgjedhore, kur atmosfera është ngarkuar me akuza dhe kërcënime, paanësia e policëve dhe do të jetë kyçe në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike ditën e zgjedhjeve. Por edhe policët kanë bindjet e tyre politike dhe Partia Socialiste me patronazhistët e saj është përpjekur të zhbirojë në preferencat politike të secilit.

Zv.ministri Besfort Lamallari është për momentin përfaqësuesi më i lartë politik në Ministrinë e Brendshme, pasi Bledi Çuçi u tërhoq përkohësisht nga detyra. Sipas Database të Partisë Socialiste vota e tij nuk është e sigurtë, megjithëse preferencë raportohet të jetë “te tjera” Besfort Lamallari është raportuar nga një i afërm i tij, Adriatik Lamallari.

Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë sipas skedës së Rilindjes nuk është votë e sigurtë për PS, por preferenca e tij është për Partinë Socialiste dhe në zgjedhjet e kaluara mund të ketë votuar PS, raporton patronazhisti Flamur Tabaku.

Zv.drejtori i policisë së shtetit, Albert Dervishaj është më i qartë në bindjet e tij dhe siç raporton atronazhistja Fatbardha Dervishaj, ai mund të konsiderohet votë e blinduar për PS, me preference të caktuara për PS dhe në zgjedhjet e kaluara ka votuar për PS.

Më i kujdesshëm ka qenë patronazhisti i Tonin Vocajt, Drejtorit të Policisë Kriminale që nuk e ka shënuar emrin në raportimin e të dhënave për PS. Por për Vocajn është interesante të vihet re se sipas të dhënave të PS për vitin 2013 ai ishte votë e PD, ndërsa për këto zgjedhje konsiderohet se e ka kthyer dhe ka preferenca për PS.

Drejtori për Rendin dhe Sigurinë, Gjovalin Loka, një efektiv i vjetër që nga koha e komunizmit nuk mund të ishte ndryshe veçse një votë e sigurtë për PS dhe kështu është raportuar edhe në të dhënat e patronazhistes Sonilda Prifti që ka plotësuar skedën e tij. Gjovalin Loka rezulton se historikisht ka votuar Partinë Socialiste dhe edhe sot e kësaj dite ruan të njëjtat preferenca, të paktën sipas asaj që ka shkruar patronazhistja e tij.

E pazakontë është skeda e Rebani Jaupit, Drejtorit të Policisë së Tiranës. Si rrallë për ndonjë person tjetër të dhënat për të rezultojnë bosh. Nuk ka pasur patronazhist që ta marrë përsipër Jaupin dhe preferenca e tij nuk është shënuar në skedën e Partisë Socialiste, përveç faktit që në vitin 2013 Rebaniu ka votuar Partinë Socialiste.

Por në Database-n e Partisë Socialiste është raportuar më shumë se 1800 policë dhe punonjës të policisë së Tiranës, të paktën nëse i referohesh vendit të punës si Drejtoria e Policisë. Lapsi.al ka parë këtë liste dhe pasi ka hequr të dhënat sensitive e publikon atë të plotë si më poshtë:

I kërkuari nga Interpoli merrte tendera nga Rama, Veliaj e Bushi, arrestohet për trafik droge në Mal të Zi

Anton Gjinaj 55-vjeç është arrestuar në pikën kufitare të Bozajt në Mal të Zi. Mediat malazeze bëjnë me dije se Gjinaj u ndalua pasi ishte shpallur në kërkim me urdhër të Interpol Madrid.

Gjinaj ishte anëtar i një grupi kriminal që në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importin, magazinimin dhe shitjen e 50 kilogramë heroinë në Spanjë. Në lidhje me këtë vepër penale, gjykatat në Madrid e kanë dënuar Gjinajn me 8 vite burg.

“Bazuar në njohuritë operacionale, dhe më vonë në verifikimin dhe konfirmimin e identitetit, u përcaktua se ky person kërkohej me një identitet tjetër nga NCB Interpol Madrid, për të vuajtur një dënim me burg prej tetë vjet e nëntë muaj për krimin e trafikut të drogës.

Anton Gjinaj është anëtar i një organizate kriminale, e cila në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importin, magazinimin dhe shitjen e 50 kilogramëve heroinë në Spanjë, në zonat përreth qyteteve Murcia dhe Alicante”, ka deklaruar policia malazeze.

Media serbe Novosti shkruan se Gjinaj u arrestua në vendkalimin kufitar Rozaje dhe hetimi përcaktoi se ai ishte në kërkim nga NCB Interpol Madrid.

Bazuar në njohuritë operacionale, dhe më vonë në verifikimin dhe konfirmimin e identitetit, u përcaktua që ky person kërkohej nën një identitet tjetër (Pashk Rrapi) nga NCB Interpol Madrid, në mënyrë që të vuante një dënim me burg prej 8 vjet e 9 muaj për krimin e trafikut të drogës.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, Anton Gjinaj është anëtar i një organizate kriminale, e cila në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importimin, magazinimin dhe shitjen e mëtejshme të 50 kilogramëve heroinë në territorin e Spanjës, në zonat përreth qyteteve të Murcia dhe Alicante.

Ekstradimi i tij u urdhërua për këtë person nga gjykatësi i Gjykatës së Lartë në Podgoricë

Pashk Rrapi, allias Gjinaj përmes firmës së tij të ndërtimit, ka marrë miliona euro për projekte publike në Shqipëri.

Edhe pse ndaj tij ka pasur denoncime të ndryshme në media, ai nuk është ndaluar asnjëherë nga autoritetet shqiptare, edhe pse ka marrë tendera në tre prej bashkive kryesore në vend, Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Ai ka qenë një prej biznesmenëve më të preferuar të qeverisë Rama, dhe mbetet për tu parë nëse do të ketë një hetim të pasurive të tij në shtetin shqiptar.

Gjithashtu Gjinaj në Tiranë ka punuar së bashku me firmën Salillari dhe shumë punë të marra nga ky i fundit janë zbatuar nga firma e biznesmenit të arrestuar.

Garo: Këto zgjedhje, për të ardhmen e fëmijëve tanë

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA E FUSHATËS SË PD, FLORIANA GARO

Keto zgjedhje nuk jane vetem per ne.
Jane per te ardhmen e femijeve tane:

Femijeve tane, te cilet duan te jetojne ne nje vend ku lideret e tij admirohen dhe frymezojne.

Femijeve tane, te cilet duan te marrin nje edukim cilesor qe do ti lejoje ata qe te pranohen nga cdo universitet qe ata zgjedhin te ndjekin.

Femijeve tane, te cilet duan te dijne me siguri se ne fund te studimeve te tyre universitare, ata do jene ne gjendje te gjejne nje pune te pershtatshme ne baze te deges qe kane zgjedhur,

Femijeve tane, te cilet duan te dine qe ata mund te vazhdojne te jetojne prane prinderve te tyre e te mos detyrohen te largohen drejt nje vendi te huaj sepse nuk kane te ardhme ne vendin e tyre.

Femijeve tane, te cilet ne thjesht duam qe te zgjohen cdo mengjes ne nje Shqiperi te re plot shprese.

Me 25 Prill te gjithe do te votojme Partine Demokratike dhe Lulzim Bashen qe te ri-sjellim shpresen ne Shqiperi.

Shqiperia fiton!

Varësia nga lëndët narkotike, plani i PD për zgjidhjen e këtij problemi, Haxhi: Parandalim dhe trajtim

Në fokusin e Partisë Demokratike është edhe zgjidhja e problemit për abuzimin me lëndët narkotike dhe piket alkoolike. Doktor Alban Haxhi ka listuar disa pika për zgjidhjen e këtij shqetësimi ku listohen parandalimi dhe trajtimi i rastit.

Abuzimi me substancat narkotike dhe pijet alkoolike është një problem social që meriton vemendjen e duhur për të marrë rrugën e zgjidhjes.

Doktor Alban Haxhi thotë se parandalimi dhe trajtimi i pacientëve me këto shqetësime janë mënyrat që PD i shikon si zgjidhje të këtij problemi.

“I shoh që vuajnë në këtë kontekst, nuk kanë një derë ku të përplasen, një trajtim, sensibizilim. Një program që trajton pjesë klinike, terapeotike dhe sociale.”

Sipas Haxhit me rëndësi është dhe rimbursimi i medikamenteve dhe shërbimeve mjekësore

Për Partinë Demokratike, shëndetësia është një nga sektorët që ka nevojë më së shumti të reformohet.

930 mijë individë me llogari boshe në banka

Pandemia nxiti sjelljen kursimtare të individëve gjatë 2020-s.

Depozitat u rritën me ritmet më të shpejta të viteve të fundit, por shifrat zyrtare tregojnë se rritjen më të lartë e kanë shënuar depozituesit e mëdhenj, ndërsa numri i kursimtarëve të vegjël është ulur lehtë.

Të dhënat e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD) të publikuara në raportin vjetor 2020, tregojnë se në total vlera e depozitave të sigurueshme në banka arriti në 1.22 trilionë lekë, me një rritje prej 7.4%, në krahasim me vitin e mëparshëm. Nga këto 84%, janë depozitat e sigurueshme të individëve.

Në total janë 2.6 milionë depozitues individë, që zotërojnë 1.03 trilionë lekë kursime në banka, por pjesa më e madhe e tyre kanë kursime minimale, apo dhe thjesht një llogari të hapur në bankë, por pa para.

Sipas të shënave të ASD-së, 2.5 milionë individë ose 96.1% e totalit kanë depozita me vlerë më të ulët sesa 2.5 milionë lekë (sa është dhe kufiri maksimal i sigurimit të depozitave). Numri i kursimtarëve të vegjël ra lehtë me 0.3%.

ASD sqaron se numri total i depozituesve është përcaktuar duke mbledhur të dhënat e agreguara të raportuara nga çdo bankë, kështu që një depozituesi cili ka depozita në disa banka është regjistruar disa herë. Në këtë numër ka depozitues me balancë zero deri në 100 lekë (minimumi ligjor për kompensim), të cilët në dhjetor 2020 janë 920,736. Pra, rreth 37% e depozituesve që kanë depozita nën 2.5 milionë lekë kanë llogari bosh.

Në total, 2.5 milionë kursimtarët zotërojnë 444 miliardë depozita, ose 43.2% të totalit të kursimeve në banka. Depozitat e kësaj kategorie u rritën me 4.6% në 2020-n.

Në të kundërt, janë 101 mijë individë, ose 3.9% e totali të individëve, që zotërojnë pjesën më të madhe të kursimeve në banka. Në total kursimet e tyre ishin 585 miliardë lekë, ose 56.8% e totalit, nga 56.5%, që ishte pesha e depozituesve në vitin përpara pandemisë. Depozitat e kësaj kategorie u rritën me 34 mld lekë, ose 6.2%, me ritme më të larta sesa kursimet e 2.5 milionë individëve (që u shtuan në total me 20 mld lekë).

ASD thekson në raport se pavarësisht situatës së jashtëzakonshme të pandemisë, parametrat e funksionimit të sistemit bankar dhe financiar mbetën të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm përgjatë vitit në raportim. Kjo qëndrueshmëri dëshmohet nga ecuria pozitive e depozitave në sistemin bankar dhe atë të shkk-ve. Depozitat gjatë vitit 2020 njohën një rritje përkatësisht prej 7,8% në sistemin bankar dhe pothuajse 6% në shoqëritë e kursim kreditit.

95.3% e depozitave janë të siguruara
Sipas ASD-së, vlera e depozitave të sigurueshme në banka që përfitojnë nga skema e sigurimit të depozitave arriti 1,226 miliard lekë, çka përfaqëson 95.3% të totalit të depozitave. Depozitat e sigurueshme të individëve zënë peshën më të madhe të depozitave të sigurueshme, konkretisht rreth84 % të tyre, ndërkohë që 16 % janë depozita të sigurueshme të tregtarëve dhe shoqërive tregtare. Depozitat e sigurueshme në lekë, në fund të dhjetorit 2020, zënë 49.4% të totalit të depozitave të sigurueshme, ndjekur nga depozitat në euro me 43.8%, dhe depozitat në USD 4.9%, duke ruajtur raporte të përafërta me një vit më parë.

Depozitat e sigurueshme përfshijnë depozitat me afat, llogaritë rrjedhëse, llogaritë e kursimit, llogaritë e kartave, llogaritë e përbashkëta dhe produkte të tjera të ngjashme.

Gjatë vitit 2020, ecuria e depozitave të sigurueshme të individëve sipas nivelit të mbulimit ka qenë në të dyja kahet, pozitive dhe negative. Krahasuar me fundin e vitit 2019, depozitat me shuma deri në 2.5 mln lekë janë rritur me 4.5%, ndërsa depozitat me shuma mbi nivelin e mbulimit janë rritur me 34 mld lekë ose 6.2%.

Mrekullia e Rrugës së Kombit, qytetarët e Kosovës shpenzuan 10 milionë euro në fundjavë

Rreth 30 mijë qytetarë të Kosovës e kanë kaluar fundjavën e fundit në Shqipëri, ku në dy ditë kanë shpenzuar goxha para. Llogaritet rreth 100 euro dita.

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë të ditur se në nga një hulumtim që ka kryer nga data 9-12 prill, 30 mijë qytetarë të Kosovës e kanë lëshuar vendin dhe kanë shkuar në Shqipëri, të cilët shpenzuar rreth 100 euro në ditë.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se në Shqipëri për gjatë vikendit qytetarët e Kosovës shpenzuan 10 milionë euro në Shqipëri.

Shahini ka thënë se AKB ka realizuar studim nga data 9 deri me 12 prill sesa qytetarë kaluan vikendin në Shqipëri pasi që masat janë në fuqi.

“Për këto ditë Kosovën e kanë lëshuar 30 mijë qytetarë biznesmen, politikan, sportistë, zyrtarë shtetëror që kaluan në Durrës, Tiranë duke shpenzuar rreth 100 euro në ditë ku përfshirë akomodimin, pijet, transporti, taksa rrugore. Por këto do të jenë shumë më larta sepse në këto vizita relakusese nuk kursehet”.

Shahini ka treguar se AKB ka vlerësuar se kosovaret shpenzuan 10 milionë euro për vikend në Shqipëri.

“AKB ka vlerësuar se kosovaret shpenzuan 10 milion euro për vikend në Shqipëri pasi qeveria mbylli qendrat tregtare, hotelet dhe kafiteritë. 90% i shpenzojnë gjithë kapitalin kur kosovarët dalin jashtë. Vetëm 5 % e vizitorëve nga Shqipëria kthehen dhe vizitojnë Kosovën kundrejt atyre që shkojnë nga Kosova. Në këtë vikend nuk ka pasur vizitorë në Kosovë për shkak të masave”, tha ai.

Shahini ka rekomanduar Qeverisë që pas datës 18 prill të lejohet puna e plotë e bizneseve

“Prandaj AKB rekomandon qeverinë që sa më shpejt pas datës 18 të kthejë jetën në normalitet duke zbatuar masa për kontroll, por jo masa rigoroze. AKB është e shqetësua për përkeqësimin ekonomik në vend dhe është duke u thelluar. Ai bëri thirrje institucioneve për të siguruar vaksinën”.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi kishte reaguar për dyndjen e kosovarëve për në Shqipëri gjatë kësaj fundjave, kur në vendin tonë janë aktive masat kundër COVID-19, të vendosura nga Qeveria Kurti.

Rukiqi ka thënë se zyrtarët nga Qeveria ishin paralajmëruar se mund të ndodhte kjo dukuri, kur në rajon, e sidomos në Shqipëri ka masa më të relaksuara.

Me anë të një shkrimi në Facebook, ai vë në pah faktin se Kosova është e ndërlidhur shumë me ekonomitë e vendeve të rajonit, për shkak të kohës së shkurtër që duhet për arritur atje.

“Ne takim me zyrtaret nga Qeveria, i kemi paralajmëruar për atë se çka mund te ndodh nëse ne Kosove ka mbyllje te pjesshme, ndërsa ne rajon, sidomos ne Shqipëri ka masa me te relaksuara. Kosova është shume e ndërlidhur me ekonomitë e rajonit. Shkupi është larg vetëm 1 ore nga Prishtina, Durrësi/Tirana jo me shume se 3 ore. Çdo vendim qe merret, për çfarëdo çështje, jo vetëm për COVID, duhet ta këtë parasysh këtë ndërlidhje. Kemi mësuar shume për 1 vit duke u ballafaquar me pandeminë, prandaj na duhen vendime racionale te cilat prodhojnë efekt ne menaxhimin e pandemisë dhe nuk e dëmtojnë ekonominë”.

Ky fluksi i qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë, gjatë fundjavës, është bërë në kohën kur në Kosovë janë duke u aplikuar masat e Qeverisë për parandalimin dhe luftimin e koronavirusit, ku janë të përfshira edhe kufizimi i i lëvizjes së lirë prej orës 22:00 e deri në 5:00, përveç në raste urgjente.

Ndërkaq, shërbimet e gastronomisë janë obliguar që të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri me datë 18 prill, si dhe është ndaluar veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre.

Në kuadër të vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me masat parandaluese në luftë kundër pandemisë së koronavirusi, në pikën e katërt, thuhet që “të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për testin RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë. Në të kundërtën, ata duhet të vetizolohen për shtatë ditë.

Përjashtim nga pika katër e vendimit të qeverisë, bëjnë vetëm qytetarët e Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 24 orët e fundit.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë sqarime nëse është duke i zbatuar këto masa në kufi, gjatë hyrjes apo kthimit të qytetarëve të Kosovës nga Shqipëria, në rast se ata kanë qëndruar atje më shumë se 24 orë.

Tetë viktima dhe 345 raste të reja me koronavirus u raportuan të hënën në Kosovë.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 98,341, i viktimave në 1,996 dhe i të shëruarve në 82,582.

Numri i rasteve aktive është 13,763. Kosova, aktualisht, ka të kufizuar lëvizjen e qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00 dhe ka mbyllur veprimtarinë e gastronomisë – në mesin e disa masave të tjera për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Ka mbaruar, manipulon si demokrat, operatorin e Carlo Bolinos së tij

Rama publikoi sot një video nga tuneli i “Rrugës së Arbrit” dhe u pa krah një personi që kishte vënë maskën e Partisë Demokratike. Me një skenar të thurur, Rama tentoi ta shiste personin në fjalë si demokrat të flaktë, teksa shkruante krah videos se Partia Socialiste do të fitojë më 25 prill, duke nxjerrë edhe PD-në nga tuneli.

Por, si qëndron e vërteta pas kësaj videoje?

Burime për Dosja.al tregojnë se kryeministri Edi Rama e ka shkëputur këtë video nga xhirimet që po bënte për emisionin “Repolitix”, në “Report TV”, që drejtohet nga gazetari Denis Minga.

Dhe djali që ka vënë maskën me logon ‘Shqipëria fiton’, në të vërtetë është operatori i televizionit, Mirsal Hajdarmataj. Kështu, ky i fundit jo vetëm që nuk është një mbështetës i flaktë i selisë blu, por është maskuar nga kryeministri Rama si militant, për tu bërë pjesë e këtij skenari.

Një tjetër gjë e çuditshme në këtë video është edhe fakti se pikërisht në ditën e hapjes së tunelit të tretë të rrugës së Arbrit, Rama u ndesh krejt ‘rastësisht’ me një qytetar brenda tij. Vallë ç’po bënte qytetari vetëm në tunelin e sapo hapur?

PD dhe biznesi i vogël nënshkruajnë marrëveshjen, Basha: 0.5% taksa për bizneset deri 140 milion lek xhiro, më pak inspektime

• Punësojnë 52% të sektorit privat, Basha nënshkruan marrëveshje me Shoqatën Kombëtare të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm. Zotohet të mos ketë taksa mbi 0.5% të xhiros.

• Basha marrëveshje me Shoqatën e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm: Angazhohet për më pak inspektime, ulje të taksave nën 0.5% të xhiros. Pas 8 vite dështimesh, i bashkohen projektit të ndryshimit.

• PD dhe biznesi i vogël nënshkruajnë marrëveshjen. Basha: 0.5% taksa për bizneset deri 140 milion lek xhiro, më pak inspektime. Garantojmë rritjen e ekonomisë dhe punësimit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka firmosur marrëveshjen me shoqatën kombëtare të biznesit të vogël dhe të mesëm. Në fjalën e tij, Basha tha se Partia Demokratike ka në ashtën e saj sipërmarrjen e lirë shqiptare e në veçanti sipërmarrjen e vogël e të mesme. Kreu i opozitës, këtë marrëveshje e ka quajtur një hap drejt qëllimit madhor të PD për ringritjen ekonomike, zgjimit kombëtare ekonomik, hapjes së vendeve të punës dhe rritjes së pagave për shqiptarët.

Më poshtë fjala e plotë e kryetarit të PD dhe pjesëmarrësve të Shoqatës Kombëtare të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm.

Lulzim Basha: I nderuar zoti kryetar i Shoqatës Kombëtare të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, të nderuar anëtarë të kryesisë, është një kënaqësi dhe një nder i veçantë që ndodhem sot këtu në selinë e Partisë Demokratike në një takim që konkludon vite bashkëpunimi dhe qëndrimi krah njëri-tjetrit. Dua t’jua them ju dhe përmes jush të gjithë sipërmarrësve të vegjël dhe të mesëm në Shqipëri. Për mua personalisht ka qenë një objektiv parësor që forcën politike që lindi me idealet e lirisë, demokracisë dhe tregut të lirë, Partinë Demokratike të Shqipërisë e cila lindi nga lëvizja e studentëve, pedagogëve dhe intelektualëve, që ka në ashtë interesat e të përndjekurve dhe pronarëve ta ktheja po kështu edhe në forcën politike të sipërmarrjes shqiptare. Të sipërmarrjes së lirë shqiptare e në veçanti të sipërmarrjes së vogël e të mesme.

Kam bindjen më të thellë se më këtë ne i bëjmë një shërbim të jashtëzakonshëm shoqërisë, i bëjmë shërbimin më të mirë ekonomisë shqiptare dhe qëllimit tonë madhor ringritjes ekonomike, zgjimit kombëtare ekonomik, hapjes së vendeve të punës dhe rritjes së pagave për shqiptarët. Në këtë afërsi që kemi gjetur me njëri-tjetrin, në fakt sa herë jemi takuar në ditët më të vështira kur jeni goditur nga represion, dhuna dhe arbitrariteti qeveritar, ju kam thënë jeni në shtëpinë tuaj. Dhe sot ju them përsëri, mirë se vini në shtëpinë tuaj! Por dua ta bëjë farë të qartë, unë nuk e di nëse jeni demokrat apo socialist, apo nëse jeni pjesëtar apo votues të partive të tjera tradicionalisht.

Unë ju ftoj në shtëpinë tuaj sepse kjo është shtëpia e sipërmarrjes së lirë. Dhe duke bërë këtë të mundur, gjatë këtyre viteve kemi realizuar edhe një objektiv parësor të familjes politike europiane të cilës i përkasim, Partisë Popullore Europiane, partisë më të madhe politike në parlamentin Europian, që drejtuesin në Komisionin Europian, kryekomisioneren Von Der Leyen që ka kryeministrat më të fuqishëm të Europës dhe për mua si kandidati për kryeministër sot dhe me përgjegjësinë e drejtimit të qeverisjes së vendit nesër. Nuk ka nder dhe kënaqësi më të madhe sesa ta nisim me këtë partneritet me biznesin, me sipërmarrjen e në veçanti me sipërmarrjen e vogël e të mesme që përbën 98.5% të sipërmarrjes shqiptare. Ju jeni një pasuri, një thesar, ju jeni forca që lëvizi vendin më të varfër të Europës në vitet 90’ nga një varfëri ekstreme që mund të krahasohej vetëm me vendet më të varfra të Afrikës.

Ju jeni pra shpirti i sipërmarrjes, shpirti i lëvizjes përpara të shoqërisë. Asnjë shoqëri europiane nuk ka ecur përpara pa i dhënë sipërmarrjes së mesme dhe të vogël vendin që i takon. Qëllimi kryesor i Shqipërisë, qëllimi kryesor i shqiptarëve pa dallim bindjes politike është anëtarësimi në Bashkim Europian. Ky është objektivi kryesor i Partisë Demokratike. Sepse anëtarësimi në Bashkimin Europian do të garantojë njëherë e përgjithmonë që kurrë të mos përsëritet një cikël 8-vjeçar apo qoftë edhe 4-vjeçar si ky që do lëmë bashkë pas me datë 25 prill. Një cikël pasigurie, terrori, masash të njëpasnjëshme që kanë goditur në palcë ekonominë duke goditur në veçanti sipërmarrjen e vogël. Kjo është arsyeja pse jemi rreshtuar në krahun tuaj. Kur u rritën çmimin e energjisë që ishte fillimi i rënies ekonomike dhe i goditjes së biznesit të vogël.

Kur insistuan për kasa fiskale vetëm e vetëm për të bërë tendera fiktivë dhe për t’ju zhvatur ndërkohë që asnjë shërbim real nuk erdhi në kuptimin e formalizmit apo të përmirësimit të gjendjes ekonomike. Kjo ishte arsyeja pse protestuam për dy vjet me radhë kundër vendimit absurd, do të thoja kriminal të futjes së TVSH-së në biznesin e vogël që tani kryeministri në largim thotë që do ta heqë pa guxuar as ta shohë në sy sipërmarrjen dhe t’i thotë më fal sepse siç e tha opozita ky nuk ishte vetëm një gabim, por ishte një goditje e fortë në stomakun e ekonomisë shqiptare që e uli në gjunjë ekonominë shqiptare sepse goditi pjesën më vitale të saj biznesin e vogël, biznesin mesëm. Sot jemi në një krizë të thellë ekonomike që është produkt i 8 viteve dështimesh dhe vendimesh anti-biznes. Sot jemi në një situatë ku 3, 4 apo 5 njerëz që i thonë vetes biznesmenë por që jam i bindur që pa shtetin nuk hapin dot një kioskë jo më biznes, janë oligarkë që jetojnë si shushunja në biznesin e ndershëm, mbi kurrizin e taksapaguesve shqiptarë dhe kemi gjithë botën tjetër të biznesit që mezi po pret çlirimin me datën 25 prill.

Dhe kam kënaqësinë që disa nga aspektet kryesore të çlirimit të klimës pozitive ekonomike, të zhvillimit që do të pasojë, t’i njoftojmë sot në këtë paketë, në këtë marrëveshje me Shoqatën e biznesit të Vogël e të Mesëm të Shqipërisë dhe Partinë Demokratike. Një angazhim të përbashkët në mbështetje të biznesit të vogël dhe të mesëm në Shqipëri. Ndaj pa e zgjatur më shumë më lejoni për hir të transparencës por edhe për kënaqësinë e madh që kam ti referohem në mënyrë të përmbledhur marrëveshjes që kemi gati të nënshkruar.

Duke njohur faktin që biznesi i vogël dhe i mesëm është motori i ekonomisë shqiptare dhe ai përbën mbi 98.8% të numrit të përgjithshëm të bizneseve si dhe punëson rreth 52% të numrit të përgjithshëm të punësuarve në sektorin privat. Duke njohur faktin se biznesi i vogël dhe i mesëm është instrumenti më i fuqishëm për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për rritjen e mirëqenies ekonomike të qindra, mijëra familjeve shqiptare dhe se politikat e qeverisë kanë ndikim të drejtpërdrejt mbi biznesin e vogël dhe të mesëm.

Duke njohur faktin se rritja dhe fuqizimi i ekonomisë shqiptare do të mundësohet etëm nëpërmjet rritjes së konkurueshmërisë së biznesit të vogël dhe të mesëm, kualifikimit të forcës punëtore, rritjes së inovacionit dhe zhvillimit teknologjikë, duke njohur faktin se Shqipëria ka detyrimin të përshtasë politikat e saj në mbështetje të biznesit të vogël dhe të mesëm me politikat e Bashkimit Europian si detyrim thelbësorë ndaj marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe do të shtoja edhe si besimi i pa tundur i Partisë Demokratike edhe i imi personal. Nisur nga fakti se Shqipëria është ndër vendet e fundit në Europë sa i përket inovacionit dhe konkurueshmërisë ekonomike.

Nisur nga fakti, se qeveria e sotme është jo meritokratike, politike thellësisht e pa aftë për të prodhuar politika në mbështetje të biznesit të vogël dhe të mesëm. Duke njohur faktin se në këto vite arbitrariteti dhe arroganca e qeverisë, taksat e rritura eksponencialisht, mbështetja haptazi e ortakëve, oligarkëve, klientëve që kanë njohje dhe lidhje të drejtpërdrejta me pushtetin kanë krijuar klimën më të rëndë dhe të pa pranueshme për të bërë biznes në Shqipëri, me rezultat falimentimin, evazionin fiskal dhe informalitetin e lartë. Nisur nga fakti që hapësirat ekonomike ku bizneset konkurruese mund të zhvillohen janë shuajtur duke sjellë falimentimin e pa precedent të dhjetëra, mijëra biznese të vogla dhe të mesme. Nisur nga kriza e thellë ekonomike dhe sociale që vendi po përjeton prej vitesh si dhe nga efektet shkatërruese të pandemisë mbi ekonominë shqiptare e cila është lënë nga qeveria në ikje në mëshirë të fatit.

Nisur nga fakti se politikat ekonomike të qeverisë kanë dështuar plotësisht duke eleminuar transparencën, konkurrencën e lirë dhe të ndershme në vend si dhe duke prodhuar korrupsion të rëndë, fakte që kanë sjellë rënien e ndjeshme të besimit të investitorëve vendas dhe të huaj në ekonominë shqiptare, nisur nga fakti se qeveria me vetëdije të plotë ka ngritur një sistem ekonomik ku vetëm të preferuarit e saj shpërblehen dhe ku një grusht oligarkësh kontrollojnë sot efektivisht të gjithë sektorët e rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, nisur nga faktet se në vitet e fundit investimet e huaja direkte kanë rënë në mënyrë dramatike dhe sot jo vetëm nuk ka më investitorë të huaj serioz që e zgjedhin vendin tonë por shumë prej tyre janë larguar duke vënë në rrezik stabilitetin makroekonomik të vendit, ne, Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Shoqata e Biznesit të Vogël në Shqipëri deklarojmë me përgjegjësi të plotë publike nënshkrimin e kësaj marrëveshje:

1. Lidhur me mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme Partia Demokratike në qeverisje të vendit angazhohet tërësisht për të mundësuar mbështetjen e fuqishme dhe të menjëhershme ndaj biznesit në tërësi dhe biznesit të vogël dhe të mesëm në veçanti nëpërmjet: çlirimit të tregut nga oligarkia, krimi dhe burokracia, qeverisjes nëpërmjet konceptit të shtetit të vogël por efecient me prioritet të sipërmarrjes së lirë dhe ku shpenzimet qeveritare janë të ulëta dhe investimet publike janë të larta, uljen e menjëhershme të barrës fiskale si instrument thelbësor për të rindezur motorin ekonomik të vendit, përmirësimin rrënjësor të klimës së biznesit, reduktimin drastik të burokracisë shtetërore, shndërrimin e Shqipërisë në 30 vendet më tërheqëse në botë për thithjen e investimeve të huaja direkte, thellimin e reformës rregullatore me synimin e transformimit rrënjësor të sistemit të lejeve, licencave, inspektimit me qëllim luftën ndaj korrupsionit, uljen e kostos për biznesin dhe eleminimin e arbitraritetit qeveritar, rritjen e transparencës dhe të konkurueshmërisë në treg, mbështetjen biznesit të vogël- të mesëm për inovacionin e zhvillimit teknologjik sipas modelit të vendeve më të zhvilluara në Europë

2. Masa të rëndësishme rregullatore dhe fiskale të cilat do të përfshijnë: inspektoriatet e çdo lloji do të riorganizohen me një formë gjithëpërfshirëse, paralelisht me këtë reformë të gjitha bizneset do të përfitojnë një periudhë kohore 12 mujore gjatë të cilës do të inspektohen por nuk do të gjobiten. Pra një moratorium mbi gjobat për 12 muaj. Koha e inspektimit për vit do të ulet ndjeshëm, 2-5 ditë për biznesin e vogël dhe të mesëm, 5-15 ditë për biznesin e madh dhe vetëm sipas analizës së riskut. Reformë e thellë fiskale që do të realizohet brenda 90 ditëve të para të qeverisjes sonë, përmes:

A) Rritjes së kufirit të regjistrimit për TVSH-në në 14 milion lekë të reja, që do të jetë një kufi i vetëm, si për TVSH-në ashtu edhe për tatimin mbi të ardhurat. Vendosjes së totalit të taksave dhe tarifave vendore, një tavan prej 0.5 % të xhiros vjetore. Dua të ndalem këtu.

B) Vendosja e totalit të taksave të tarifave vendore me 0.5% të xhiros vjetore. Ky është angazhimi ynë. E kemi diskutuar, e kemi shpallur, jo prej muajsh por prej vitesh, për të hedhur poshtë çdo gënjeshtër dhe çdo mashtrim që lidh këtë me taksën e sheshtë 9% që aplikohet për biznesin e madh. Jo, biznesi i vogël, pra çdo sipërmarrje me xhiro nën 140 milion lekë të vjetra në vit do të ketë një tavan të taksave dhe tarifave vendore prej jo më shumë se 0.5 %. Sigurisht do ti inkurajojmë ti kenë edhe më të ulëta, por nuk do ti lejojmë në asnjë rast të jenë më të larta.

Kufizimin me ligj pra të taksave vendore për të mundësuar këtë tavan çfarë do të sjellë edhe reduktimin e ndjeshëm të detyrimeve fiskale. Pagimin e kuotave fikse nga biznesi i vogël do ta shoqërojmë me marrjen e një pulle fiskale, ngjitja në vitrinë e të cilës është edhe ndalim kalimi apo shenja stop për kontrollin dhe inspektimin. Pulla fiskale në ambientet e bizneseve të vogla që është një zotim i kahershëm i planit tone ekonomik, që është padiskutim edhe një nga elementët që ne kemi hartuar, diskutuar, që është mirëpritur gjerësisht nga të gjitha sipërmarrjet e vogla dhe të mesme anembanë Shqipërisë.

Uljen e kontributit të sigurimeve shoqërore në masën 18%. Shfuqizimin me efekt të menjëhershëm të taksës Rama për karburantet për rreth 24 lekë për litër. Kjo do të ketë një efekt të menjëhershëm tek biznesi i vogël, por po kështu dhe biznesi i madh dhe ekonomia në tërësi. Metodologjia e caktimit të çmimit të energjisë për biznesin njësoj si dhe për popullatën do të reformohet tërësish dhe çmimi i energjisë për biznesin do të ulet ndjeshëm. Për çdo zhvillim teknologjik dhe informatikë, biznesit të vogël dhe të mesëm do ti lihet një afat kohor i arsyeshëm për implementimin e tij. Në të njëjtën kohë qeveria do të ketë detyrimin ligjor të bëjë rimbursimin e kostove përkatëse.

Këtu dua të ndalem dhe të theksoj se projekti i tretë apo i katërt i fiskalizimit, një projekt thellësisht korruptive do të abortohet do të hetohet, përgjegjësit do të çohen para ligjit dhe çdo pagesë e kryer deri në marrjen e përgjegjësive të qeverisjes nga Partia Demokratike do të rimbursohet nga qeveria ime e ardhshme. Adaptimin e kritereve mbështetëse për biznesin e vogël dhe të mesëm, për akses prioritar në furnizime me mallra dhe shërbime të sektorit publik. Praktika e sotme ku të gjitha prokurimet publike shkojnë në xhep të disa oligarkëve, ndërsa nënkontraktohet caktohen me kushte skllavërues do të marrë fund. Për këtë qëllim Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet se në qeverisje të vendit do të mbështesë në frymën e kësaj marrëveshjeje , veprimet dhe aksionet e shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesit të Shqipërisë, për mbrojtjen e interesit të saj të ligjshme. Shoqata e biznesit të vogël dhe të mesëm të Shqipërisë merr angazhimin për të mbështetur fuqimisht politikat dhe programet që ka si objektiv rritjen ekonomike të vendit të tërësi dhe mbështetjen e zhvillimin e biznesit të vogël në veçanti.

Si dhe angazhohet të informojë bizneset për çdo ndryshim ligjor të marrë në konsultim me qeverinë. Ajo do të organizojë takime me sipërmarrësit e vegjël dhe do të konsultohet me çdo përfaqësues të biznesit në qendër dhe në rrethe dhe do të krijojë kushte lehtësira në luftën ndaj evazionit fiskal, informalitetit dhe korrupsionit. Pastaj janë dispozitat e hyrjes në fuqi dhe kohëzgjatja. Marrëveshja hynë në fuqi sot dhe zbatimi nis në ditën e parë të qeverisjes së re të dalë nga vota e 25 prillit. Të nderuar përfaqësueses të shoqatës kombëtare të biznesit të vogël dhe të mesëm, prej muajsh dhe vitesh kemi ndarë me ju barrën e papërballueshme të sfidave dhe halleve që u kanë rënë në kurriz. Jemi përpjekur përmes zgjidhjeve që kemi ofruar t’ju japim një horizont shprese në ditët më të errëta për ekonominë shqiptare.

Ju dhe mijëra biznese që ju përfaqësoni, kam dhimbjen në zemër për ato dhjetëra, qindra, mijëra që nuk ja dolën, që mbyllën qepenat, që mbyllën aktivitetin, falimentuan, që mbetën me borxhe të papaguara. Shumë prej tyre janë shtyrë në kushtet e depresionit ekstrem ekonomik dhe psikologjik për familjarët e tyre. Kjo është një njollë turpi dhe një krim i pashlyeshëm i qeverisë dhe i kryeministrit në ikje. Por sot dua të jap një mesazh shprese për çdo sipërmarrës të vogël dhe të mesëm, se 25 prilli është një ditë e re për të gjithë shqiptarët e më veçanti për ta se fakti që ju përbëni shtyllën kurrizore të ekonomisë shqiptare do të përbëjë për qeverinë tonë detyrimin më madhor për të ngritur këtë ekonomi në këmbë dhe për të nisur marshimin drejt vendeve të reja të punës, drejt mirëqenies dhe drejt punësimit.

Se objektivi më madhor i krijimit dhe forcimit të shtresës së mesme për qeverinë time, për qeverinë e shqiptarëve pas 25 prillit do të thotë disa gjëra, por një nga gjërat kryesore do të thotë që biznesi i vogël dhe i mesëm brenda një afati kohor sa më të shkurtër të arrijë në nivelin e të ardhurave minimale mujore prej 1 milion lekë të vjetra në muaj. Kështu do të kemi plotësuar një nga kriteret kryesore të konservatorizmi ekonomik evropian, kështu në do ta kemi biznesin e vogël dhe të mesëm shqiptar krahas profesionistëve shqiptar që po kështu janë shkatërruar nga taksa progresive kriminale e kësaj qeverie. Garanci, do ju kemi garanci jo thjesht për një zgjim kombëtar ekonomik por garanci po kështu për një demokraci ku si njerëz të pavarur financiarisht do të jenë po kështu të pavarur mendërisht dhe shpirtërisht nga qeverisja që është filizi i një shoqërie të vërtetë evropiane.

Unë ju falënderoj për besimin që keni investuar dhe ju shpreh se nuk ka pasur kënaqësi më të madhe se sa të ishim në krahun tuaj në betejat e mëdha që keni bërë për të drejtat tuaja themelore ndaj edhe njëherë ju them i bindur me mendje dhe me zemër se kjo që bëjmë sot është një shërbim i drejtpërdrejtë vetëm ndaj interesit publik. Nuk është thjeshtë një shërbim ndaj biznesit të vogël dhe të mesëm ndaj qindra e mijërave të vetë punësuarve të familjeve të tyre por është një shërbim ndaj gjithë shoqërisë shqiptare. Sipërmarrja e vogël dhe e mesme e fuqishme do të thotë ekonomi e fuqishme, do të thotë demokraci e fuqishme. Ndaj ju ftoj ta kolaudojmë këtë betejë dhe këtë punë prej shtatë vitesh e gjysmë me 25 prill me angazhimin tuaj masiv për ndryshim me votën masive për ndryshim dhe ju garantoj se zotimet që sot marrim mbi vete dhe që sot nënshkruajmë do të fillojnë të zbatohen prej ditës dhe javës së parë të qeverisë së shqiptarëve që do të dalë nga vota e 25 prillit. Ju faleminderit.

Albert Nasto: Kryetar i Partisë Demokratike por edhe i opozitës Shqiptare, jam shumë i emocionuar që po flas tani. Ndofta nga ditët më të bukura të jetës time por dhe të shoqatës, nga ditët më të bukura të “Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë ” sepse më së fundi, po e përsëris, më së fundi ,mbas 30 vitesh demokraci, arritëm që Partia Demokratike me ju në krye, me stafin tuaj të mrekullueshëm, me ekonomistët tuaj të mrekullueshëm për të arritur në këtë program ekonomik, në këtë paketë ekonomike që ju garantoni dhe ne garantojmë së bashku për biznesin e vogël dhe të mesëm, i cili siç e thamë në shifra është kryesori i vetëpunësimeve, i punësimeve dhe i ekonomisë shqiptare. Jam i nderuar, por gjithashtu jam i obliguar, jemi të gjithë të obliguar që ato çka thatë ju që së bashku i kemi përgatitur atë që do firmosim, ka qenë një punë e madhe, punë e lodhshme, punë e ashpër.

Me këtë qeveri që kemi sot, që është në ikje por dëmet po ndihen akoma edhe këto ditë. Siç e shikoni, ju keni dalë shumë të gjithë, kandidatët tuaj, ju personalisht zoti Kryetar ose zoti Kryeministër i ardhshëm që e dini shumë më mirë se ne tani se çfarë hallesh, çfarë problemesh, ku është gjendja reale e biznesit të vogël dhe të mesëm të Shqipërisë, e mijëra e mijërave të punësuarve. Mos harrojmë se janë mbyllur në 8 vite, janë mbyllur 102 mijë biznese të vogla dhe të mesme kryesisht. Mos të harrojmë se në ato ikje masive, shpopullimit të këtij vendi, një pjesë e madhe e atyre që kanë ikur kanë qenë dhe biznese të vogla familjare apo pronarë të bizneseve të vogla dhe të mesme të Shqipërisë.

Për ne, kjo nuk ka qenë një qeveri mike që ta shikonte biznesin si partner, për ne, kjo ka qenë armikja kryesore e biznesit të vogël dhe të mesëm dhe ka qenë mikja kryesore e monopolit dhe e oligarkisë. Me këtë qeveri, ta themi të drejtën, të udhëhequr nga zoti Rama nuk ka marrë asgjë parasysh. Që të mbyllen 102 mijë biznese dhe të dalin në rrugë mbi 128 mijë qytetarë që ishin të punësuar në këto biznese për arsye të ndryshme, por më shumë për arsye të kësaj qeverie që na e ka bërë jetën ferr dhe bizneset dhe na ka mbyllur qepenat, ose na ka marrë të ardhmen, të ardhmen, se ne atë kemi, ne bëjmë vetëm biznes, mos harrojmë që ne, shoqata jonë kombëtare nuk kemi bërë pakt që thjeshtë për të përfituar diçka nga ju, nga opozita, ne thjeshtë donim që të arrinim në këtë përfundim që arritëm sot dhe më së fundmi po e them përsëri, arin një i studiuar jashtë si puna juaj dhe me ekspertët që keni shumë të nderuar dhe përgjithësisht të gjithë ata që kandidojnë për partinë demokratike, për ne që i njohim, janë shumë njerëz të nderuar dhe të respektuar, por dhe të përgatitur që arritëm sot që të bëjmë një paktë për çështje taksash mos harrojmë.

Biznesi është shumë i ndjeshëm për çështje taksash, qoftë dhe një lek, qoftë dhe një lek më pak, jo të flasim për shtyllat kryesore, energji, karburant, sigurime shoqërore, gjobat, do flasim për rregullimin e taksave lokale që siç e dini vetë jetojmë në Tiranë dhe e dimë, taksat lokale janë rritur çmendurisht, pavarësisht se kryeministri thotë taksë zero, por ne e dimë në kurrizin tonë shikojmë gjithë këto biznese, çdo familje biznesi e shikon se sa paguan. Taksat lokale dhe në Tiranë dhe në shumë qytete, janë rritur nga dy deri në dhjetë herë. Çmimi i lartë i energjisë, çmimi i lartë i energjisë. Në fakt zoti kryeministër unë do ta nisja me angazhimet që mori zoti Rama përpara se të hynte kryeministër. Na tha do ulet karburanti, energjia etj. dhe në fakt ai sa e mori i rriti, sa e mori i rriti. Kemi shumë për të thënë, kemi shumë për të folur, por mund të them që do jesh kryeministri i ardhshëm i biznesit të vogël dhe të mesëm dhe të falënderojmë nga zemra unë personalisht, por dhe të gjithë anëtarët e shoqatës, por dhe gjithë biznesi që keni qenë bashkë me ne si shoqatë në çdo protestë dhe në çdo të drejtë që na shkel, zakonisht na janë shkelur të gjitha të drejtat dhe jemi në këtë gjendje qё Shqipёria ёshtё njё situatё katastrofë ёshtё nё njё humnerë ekonomike financiare por dhe psikologjike, dhe psikologjike po e them.

Themi qё shumë ёshtё folur dhe gjatë 30 viteve ёshtё premtuar dhe ёshtё bёrё. Kjo qё po bёhet sё bashku pёr qeverinë e nesërme ёshtё hera e parё qё ndodh nё Shqipёria, nё Shqipërinë post-komuniste. Dhe unё jam, shoqata jonë do tё garantoj midis qeverisё qё do tё vij dhe biznesit do garantoj kёtё marrëveshje dhe ndofta do garantojmë me 100 pёr 100 kёtё marrëveshje dhe do tu them disa “specialistëve” qё duan tё përfitojnë politikisht qё këto nuk janë këto pika, s’janë tё bëshme sepse i shikojmë edhe nё debat. Këto pika janë plotësisht tё bëshme dhe ne ndoshta sё bashku zoti Basha, tё nderuar koleg por edhe ju tё Opozitës, kandidat pёr deputet, njerëz tё nderuar, qё do tё bёjmё shumë mё shumë pёr biznesin. Do tё jetë njё klimë miqësore sё bashku. Kёtё ja them kolegëve tё mi qё na dëgjojnë. Do ulen taksat dhe do filloj njё epokë e re pёr Shqipërinë dhe pёr shqiptarët dhe pёr biznesin e vogël dhe tё mesëm e nё veçanti sepse kёtё do ta bёj kryeministri i ardhshëm qё na ka mbajtur gjithmonë pranë, ka qenё bashkё me ne, i kemi qarё hallet, i kemi thёnё botërisht nёpёr protesta, gjithçka dhe themi qё kjo qё po ndodh, kjo marrëveshje kaq e mirё, unё thash jam shumë i entuziazmuar sepse nё fund tё fundit tё arrish tё ulёsh taksat, tё vendosësh kolonat kryesore tё taksave pёr energji, karburant, kjo do tё ketë njё impakt dhe efekt financiar shumë përfitues pёr biznesin tё vogël dhe tё mesëm pёr biznesin nё përgjithësi.

Dhe nuk dua tё merrem me tё kaluarën dua tё merrem me tё ardhmen sepse kemi shumë pёr tё thёnё. Besimi ynë ёshtё i madh dhe kjo firmosje ёshtё garanci pёr ne por dhe pёr disa skeptik qё këto do bëhen këto gjëra. Ne shprehim atё garancinë tonё karshi z. Basha, kryeministrit tё ardhshëm dhe atij qё do tё ngrejë nё kёmbё ekonominë ndoshta qё ditën e parё e ndoshta qё vitet e para tё qeverisjes qё do tё filloj njё epokë tё re dhe mjaft me demagogji me burgime me terror e me gjoba e tё tjera, tё tjera qё ju e dini vet kurrizi i biznesit i ka hequr. Derisa edhe është dhunuar një biznes për 20 mijë lekë të vjetra, është futur në burg e turpshme mos të marrim kuponin tatimor që zoti Rama e bëri 3 milionë lekë dhe në qoftë se do të gjente prapë një kupon tatimor 3 milionë lekë, se aq nuk është as në Korenë e Veriut. Kemi shumë për të thënë, por jemi shumë të gëzuar, jemi shumë shumë besimplotë se për të gjithë familjet shqiptare që merren me biznes, të vogël dhe të mesëm do ulen shumë kostot e pagesave. Kjo na intereson ne dhe themi që së bashku të jemi jo vetëm në opozitë siç ishim në tetë vite, por së bashku të jemi dhe nesër për të zbatuar këtë plan dhe ndoshta jashtë këtij plani mund të bëjmë edhe siç e kemi thënë shumë, shumë gjëra më të mira. Ju falënderoj. Zoti kryetar të falënderoj përzemërsisht për angazhimin tuaj personal, por edhe angazhimin e gjithë juve që jeni këtu sepse kemi punuar bashkë, por edhe angazhimin e gjithë Partisë Demokratike dhe gjithë opozitës shqiptare.

Lulzim Basha: Partia Demokratike, unë personalisht kemi një besim të jashtëzakonshëm te biznesi shqiptar, e në veçanti te biznesi i vogël dhe i mesëm shqiptar. Ju jeni krenaria jonë, ju jeni krenaria e ekonomisë dhe shoqërisë tonë. Ju keni ndërtuar gjithçka vetë, ju keni mbijetuar në kushtet më të vështira krahasuar me çdo vend tjetër të Ballkanit, pa krahasuar me të tjera. Jeni me të vërtetë krenaria jonë, jeni shprehje e forcës dhe e fuqisë së shoqërisë dhe të popullit shqiptar.

Tetë vite vështirësish dhe mbijetese kanë kaluar me këtë nënshkrim, por në veçanti me votën e 25 prillit dhe të hapim një kapitull ku kjo shprehje e besimit dhe krenarisë që kemi tek biznesi i vogël dhe i mesëm shqiptar dhe biznesi në tërësi, të përkthehet në mbështetje konkrete për ju. Së bashku ti japim Shqipërisë ekonominë që meriton, vendet e punës që i ka të domosdoshme për të ndalur plagën e emigracionit dhe mirëqenien që e ka plotësisht të mundur. Ju falënderoj dhe njëherë nga zemra dhe ju siguroj besimin e ndërsjellët që nënshkruajmë sot, përbën për ne një zotim të palëkundshëm, të fillojmë ta zbatojmë prej ditës së parë të qeverisjes ta bëjmë të mundshme.