21.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Klopp i kërkon falje Real Madridit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka kërkuar falje që e kishte quajtur qendër stërvitore stadiumin e dytë të Real Madridit, “Alfredo di Stefano”, duke thënë se nuk e ka pasur për qëllim ta fyejë askënd.

Trajneri gjerman shkaktoi polemika javën e kaluar me komentet e tij për stadiumin “Alfredo di Stefano” para takimit të parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të cilin Liverpooli i tij e humbi 3:1 në atë terren.

Por tani, në prag të ndeshjes së kthimit çerekfinale në Anfield, Klopp u sqarua duke thënë se nuk ka dashur ta ofendojë askënd.

“Njerëzit e kanë bërë punë të madhe këtë gjë. Unë nuk kam dashur të ofendoj”, tha Klopp të martën.

“Nëse ata mendojnë se (Di Stefano) është stadiumi në të cilin duan të luajnë, atëherë për mua është plotësisht në rregull”.

Ai shtoi: “Nëse dikush është ofenduar na unë, kërkoj falje. Nuk ishte qëllimi im ai”.

Basha poston videon: Ndryshimi është në dorën tuaj, votoni numrin 9

Me vullnetarët në njësinë 5 në Tiranë. Është misioni ynë t’u shpjegojmë shqiptarëve se ndryshimi është në dorën e tyre.

Nëse doni ndryshim, votoni numrin 9.

Le të sjellim ndryshimin së bashku!

Paloka takim në Hamallaj: Shiu i parë do ta fshijë 1 cm asfalt elektoral që po bën PS pas 8 vitesh

Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka dhe dy kandidatët Manjola Luku dhe Erzen Laçi, janë pritur me entuziazëm në zonën e Hamallajt në Durrës.

Gjatë takimit Paloka theksoi pakënaqësinë që ka krijuar tashmë Rama si kryeministër, gjë që reflektohet kudo në zonat periferike të cilat janë lënë në harresë, sidomos infrastruktura ku rrugët dhe kanalet po hapen vetëm ditët e fundit të fushatës duke menduar se do të mund të gënjejnë sërisht qytetarët.

“A e ka dëgjuar kush Ramën të thotë më falni, apo këtë premtin nuk e mbajta dot? Jo! Çfarë ka bërë për 8 vite? Në rastin më të mirë na la në vend-numëro, por ka vende ku kemi bërë hapa pas. Tani është sulur, diku gërrmon një rrugë, diku gërryen një kanal dhe ngul një shtyllë, me mendjen se do i gënjejnë sërisht shqiptarët”, tha Paloka.

Gjithashtu ai e cilësoi betejën në këto zgjedhje, si një betejë përballë një qeverie e cila nuk u zgjidhi problemet qytetarëve, por u bë vetë problemi për ta.

Bardhi në Gramsh: Edi Rama nuk ka bilanc pune, por mashtrimesh! Betejës sonë për ndryshim i janë bashkuar edhe socialistët e ndershëm

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi, u takua me banorë të Sotirës në Gramsh, një zonë e lënë krejtësisht pas dore, edhe pse me një potencial të jashtzakonshëm zhvillimi. Bardhi vuri në dukje se gramshiotët janë trajtuar nga qeveria si një listë e gatshme votash, që nuk i ka marrë ata kurrë seriozisht për të realizuar premtimet e për të dhënë llogari. Ndaj, ka ardhur koha jo vetëm për rrotacion, por për ndryshim të modelit të qeverisjes.
“Gjendja që unë kam gjetur në Gramsh, në të gjithë territorin e bashkisë nuk është asgjëkundi si në bashkitë e tjera. Gramshi është lënë më shumë mbas dorë në krahasim me të gjitha bashkitë e qarkut. Ata kanë thënë: meqë këta votojnë PS nuk kanë nevojë me ju bë punë as me ju ofru shërbime se këta na e mbushin kutinë sa herë ne duam dhe sa duam ne”, u shpreh Bardhi.
Bardhi tha se rilindja, jo vetëm nuk mbajti asnjë premtim po bëri krejt të kundëtën në ato fusha ku kishte dhënë fjalën për lehtësim për qytetarët, duke sjellë shtrengim e vështirësi.
“Na premtoi të gjithëve bashkë, jo vetëm juve këtu, por i premtoi çdo shqiptari mrekulli në 2013-ën, shëndetësi falas, arsim falas, ulje taksash, ulje të çmimit të energjisë, uljen e çmimit të naftës, subvencione në bujqësi, çfarë nuk tha. Në fakt, në realitet, bëri të kundërtën e atyre që premtoi, nuk na e la as në gjendjen ku ishim, na çoi shumë hapa mbrapa. E para, na varfëroi më shumë seç ishim, secilin prej nesh, na varfëroi sepse na rriti çdo gjë, na rriti çmimin e energjisë elektrike, na rriti çmimin e naftës, na rriti tatimet dhe taksat aq sa sot, ju te fatura e ujit ose e energjisë elektrike, edhe pse nuk keni rrugë e prisni që të bjerë niveli i lumit për të ikur në shtëpitë tuaja apo për t’u lidhur me Gramshin, ju merr taksë ndriçimi, ju merr taksë pastrimi, ju merrë taksë gjelbërimi. Për ata që punojnë tokat e veta, u merr dhe taksën e tokës, ata që duan të rregullojnë një shtëpi, i vë taksën 5 mijë euro a shtatë million lekë me marr lejen e ndërtimit, dhe kush rregullon një dritare, pa pagu, përfundon në burg”.
Drejtuesi Politik për Elbasanin theksoi se Edi Rama, duke qënë se nuk ka një bilanc pas 8 vitesh, merret gjithë kohës me sulme ndaj Opozitës.
“Tani që ka 8 vite në pushtet është momenti që të vijë para jush, që ka marrrë besimin, për të bërë një bilanc, të thotë që kam bërë kaq nga këto që kam marrë si angazhim, ndërkohë që nuk vjen dhe nuk e bën këtë askund ku shkon. E vetmja gjë që thotë është se: isha në pushtet 8 vite, nuk bëra asnjë gjë, tani më duhen edhe katër vite të tjera. Në tetë vite nuk ke nisur asnjë punë, tani cilat janë projketet e tua…. njerëzit jetojnë në varfëri, si do t’i nxjerrësh nga varfëria…. çfarë plani ekomomik ke….çfarë do të bësh për të hapur vende pune…Ai nuk do të duhet të vinte kryeminsitri dhe ti shpjegonte këto, si rregull në çdo vend normal një kryeministër i përgjegjshëm bën këtë gjë. Çfarë po bën ky në kulmin e fushatës….
Ky po bën vetëm dy gjëra… ky del në televizor dhe thotë e patë si i kishte krehur flokët Lulzim Basha dhe merret gjithë ditën me thashesheme dhe merret me ne, a thua sikur jemi ne në qeveri. Ne kemi 8 vite në opozitë, ka ardhur në pushtet me disa premtime dhe ka ardh koha të japë llogari. E dyta, e keni parë se çfarë bën, është shndërruar në një infermier, shkon te qendrat ku bëhen vaksainat dhe rri vëzhgon dhe bën foto. Nuk është kjo punë e Kryeminsitrit. Nuk është as fotograf, as kameraman, as infermier, as doktor. Ai nuk mund të flasë më për asgjë, sepse e ka kuptuar që nuk ka bërë asgjë. Ai nuk ka asnjë bilanc dhe ka ardh momenti me e çu në shtëpi si fillim dhe pastaj me e bë subjekt të atyre organeve ku jepet llogari”, pohoi Bardhi.
Ai shtoi se kjo betejë nuk është me socialistët e ndershëm që janë mashtruar e nëpërkëmbur njësoj si demokratët, por është një betejë për të ndryshuar modelin e qeverisjes, dhe për këtë duhet të bashkohen të gjithë me 25 prill.
“Ne nuk kemi betejë me socialistët në këto zgjedhje, flas për socialistët e ndershëm që kanë besuar të partia e tyre. Nëse në xhep ke më pak lekë se sa kishe, do të thote se qeveria nuk ka punuar mirë dhe kur nuk punon mirë, kur nuk punon për njerëzit do të duhet të shkosh në shtëpi. Duhet me i dhënë besim dikujt tjetër dhe me provu diçka tjetër që të kemi mundësi me kriju një shans të ri, në radhë të parë për veten tonë dhe më pas për fëmijët. Ne i kemi të gjitha shanset dhe mundësit jo vetëm për t’i siguruar punësim të rinjve, por për të kthyer normalitetin në familjet e gjithsecilit.
Plani jonë është i thjeshtë, kemi marrë përsipër vetëm pak angazhime, ato që ne do t’i realizojmë, nuk kemi hapur një thes e kemi futur brenda çdo gënjeshtër që na vjen për mbarë, çfarë të na dalë para themi e bëjmë ne, sa për t’u marrë votat, por kemi qënë realist dhe kemi bërë një plan që i vjen në ndihmë njerëzve dhe i mundëson të kthehen në normalitet. E ka thënë Lulzim Basha, por po e përsëris edhe unë këtu, nëse një nga anazhimet që kemi marrë përsipër nuk e realizojmë, demokrati më i flaktë i fshatit nuk duhet të na japë votë. Vëtëm kur të bëhemi të gjithë bashkë dhe të kuptojmë që nuk ka ndasi politike kur bëhet fjalë për të ardhmen e fëmijëve tanë, vetëm atëherë do të jemi më mirë”, deklaroi Gazment Bardhi.

Zhupa denoncon shkeljen e ligjit nga PS: Zyrat elektorale ngjitur me qendrat e votimit për të ndërhyrë tek votuesit. KQZ të zbatojë ligjin!

DEKLARATA INA ZHUPA, KANDIDATE PD QARKU VLORE!

Ndodhemi përballe zyrës elektorale të Partisë Socialiste në qytetin e Sarandës. Kjo zyrë është ndërtuar në shkelje të Kodit Zgjedhor. Pasi ngjitur me të në shkollën “Adem Sheme” ndodhen 2 qendra votimi, të cilat do të funksionojnë ditën e zgjedhjeve, po ashtu përballë tyre tek shtëpia e fëmijes ndodhet një tjetër qendër votimi.

Kjo është e ndaluar me Kodin Zgjedhor por Partia Socialiste e ka zgjedhur mesa duket qëllimisht për të intimiduar zgjedhësit ditën e votimeve. Për t’i monitoruar zgjedhësit ditën e votimeve shkel në mënyrë të hapur Kodin Zgjedhor.

I bëj thirrje KQZ që të reagoje dhe të ndërhyje me policinë bashkiake për të kërkuar mbylljen e kësaj zyrë elektorale që është në shkelje të Kodit Zgjedhor.

Zgjedhësit e Sarandës kanë të drejtë të zgjedhin të pa intimiduar dhe të pa vezhguar nga forcat politike ditën e zgjedhjeve me 25 prill.

Cfarëdo lloj manovre që tenton të bej Partia Socialiste nuk do ta shmangin dot nga humbja e datës 25 prill nga qyteti i Sarandës. Nga qarku Vlorë, ata do të marrin goditjen historike dhe do të kujtohen thjesht si një qeveri që nuk beri asgjë në 8 vite.

Faleminderit!

 

Qeveria rraciste e Edi Ramës e ka lënë në mëshirën e fatit Shëngjinin!

Nga Agron GJEKMARKAJ

Bregdeti i Shëngjinit i rrezikuar nga erozioni!

Qeveria rraciste e Edi Ramës e ka lënë në mëshirën e fatit Shëngjinin!

Deti gati po bashkohet me keneten sepse mungojnë barrierat mbrojtese, pankinat dhe çdo gjë tjeter që ndalon gerryerjen.

Nese vazhdohet keshtu plazhi i Shengjinit do ketë fatin e atij të Patokut.

Edi Rama vjen në Shengjin për të ngrënë peshk me shpuren e tij dhe për të nxjerrë glaca propagande por asnjë investim, asnjë perspektive per plazhin, turizmin e zhvillimim e tij, për portin dhe peshkimin! Asgjë,asgjë vetem rrëna! Peshkatareve u ka premtuar shumë dhe po kaq i ka zhgenjyer! Industrinë e peshkut e ka monopolizuar Gjergj Luca miku i tij i dashur gazep! Për peshkataret dhe familjet e tyre asgjë, as status as mbeshtetje vetem mjerim! U pat premtuar kantier per remont anijesh, heqje TVSH per naften të cilen e paguajne në blerje e po kaq në shitje të peshkut! Sa për grantet e Ministrisë pyetje retorike!

Dihet kush i merr. Sa here ne 3 D pat premtuar degezimin e rruges për të hyrë në Shengjin i cili në verë shnderrohet në Kabul dhe stres, po ashtu me të madhe rrugen Shengjin -Velipojë! Të gjitha genjeshtra si lubrifikant i komunikimit të Rilindjes!

Bizneset, hotelet dhe lokalet e qytetit nuk lihen në paqe nga  qehajallaret e Qeverisë me gjoba, me darovitje, me kercenime e gjithçka u vjen per dore! Probleme ka edhe me furnizimin me uje te pijshem teksa Edi Rama trumbeton ne keto 8 vjet te kunderten,turizmi kerkon investim dhe jo propagande.

Shengjini kerkon ndryshim, kerkon shprese, kerkon nderhyrje urgjente ne infrastrukture dhe plane zhvillimi per turizmin dhe peshkimim! Shengjini po pret planin ekonomik të PD dhe qeverisjen e re pë të dalë nga kriza e pergjithshme ku e ka zhytur Edi Rama dhe flota e tij!

Pas 110 milionë euro të Becchettit, për faj të Ramës rrezikojmë të paguajmë edhe 170 milion euro

Pas gjyqit 110 milionë euro të humbur me Francesco Becchettin, Shqipëria mund të përballet shumë shpejt me një tjetër gjyq të humbur në Gjykatën e Arbitrazhit, ku fatura mund të shkojë deri në 170 milion euro.

Rasti bëhet publik për herë të parë, eksluzivisht në A-Show me gazetarin Adi Krasta, ku në lidhje skype nga Londra, shqiptaro-anglezi Aldi Celi dhe sipërmarrësi britanik Michael Wilson, kanë treguar në një intervistë të gjatë të gjithë peripecinë e tyre, ku në vitin 2013, qeveria Rama bllokoi për rishqyrtim të gjitha projektet e dhëna nga qeveria e mëparshme, midis të cilëve edhe një resort turistik në fshatin Gosë të Kavajës me vlerë rreth 1.2 miliard euro të miratuar nga qeveria Berisha, që kishte filluar të ndërtohej.

Intervista plotë e z. Wilson për A-Show

Krasta: Është viti 2012 ku qeveria e kohës i jep të drejtë një sipërmarrësi britanik të bëjë një investim prej 1.2 miliard euro dhe vjen qeveria e re dhe sot ka një përballje arbitrazhi.

Aldi Celi: Unë personalisht jam me këtë grup investimi, nga puna që bëj në Londër, që nga viti 1995 dhe kishin një interes shumë të veçantë për Shqipërinë sepse e shikonim si vendi i fundit që kishte një oportunitet të mirë në Evropë. Kjo kompani kishte interes në Gosë të Kavajës. Kur u takova unë me këta, këta e kishin përfunduar të gjithë punën e tyre me qeverinë shqiptare. Kjo është një kompani e krijuar në Britaninë e Madhe dhe kishin edhe një bankë të vetën që e përdornin për investime në botë, Gjatë vitit 2012 hyra si promotor për Shqipërinë dhe si ekspert që mund të isha nga ana juridike, ose nga problemi i pronësisë. Këto e panë që si çdo gjë tjetër edhe këtu punët varen nga qeveria. Kolegu im Wilson, krijoi mundësinë për takimin me qeverinë. Keni suportin tonë dhe çfarë kërkoni nga ne u thamë qeverisë. Z, Berisha, normal sipër të gjithë na vuri në dispozicion legjislacionin në fuqi të shtetit shqiptar, dhe ne përmbushëm të gjitha kërkesat që kërkonte qeveria Berisha dhe ishin gati për investimin. Në vitin 2013, 3 muaj para zgjedhjeve këta bëjnë edhe një prezantim në Kalanë e Bashtovës dhe ishin gati për investim.

Krasta: Michael Wilson, çfarë shkoi keq?

Mjaft e thjeshtë. Ishte qartë se kjo ishte një sipërfaqe e madhe, shumë investim i madh dhe shumë njerëz donin ti fusnin duart atje. Unë u takova me personin ndërmjetës në qeveri që do të merrej me investimin e huaj. Me z Artan Gaçi. Diskutuam gjithçka me të. Dhe prisnin që pas kësaj të vazhdonim diskutimet. Por nuk u vazhduan. Dhe më pas mësuam që gjysma e kësaj sipërfaqe toke iu dha dikujt tjetër bashkë me një sipërfaqe shumë të bukur toke, që ishte Park Kombëtar, që nuk duhej ndërtuar. E morën lejen time dhe ia shtuan këtij kantierit tjetër. Më është marrë edhe prona intelektuale. Zhvillimi total i këtij projekti ishte 2.9 miliard euro. Dhe unë isha në diskutim edhe me Bankën Botërore.

Krasta: Pas bisedës me z. Gaçi dikujt tjetër i kishin dhënë tokën. Ju kuptuat që këtë zonën ia kishin dhënë dikujt tjetër, me projektin tuaj. Kuptuan që qeveria nuk ishte e çiltër. Si reaguat ju?

Michael Wilson: Unë i shkruajta qeverisë, por nuk mora asnjë përgjigje, Më shpërfillën. Dhe tani unë jam në arbitrazh dhe kërkoj 170 milion euro.

Krasta: Aldi me këtë firmë ka ndodhur një lloj bllokimi. Kur pritet data e gjyqit?

Aldi Celi: Atëherë, në 10 vitet fundit kur shikoj, unë personalisht, përveç gazetarëve, kam takuar edhe nivelet e ndryshme të qevërisë. E shikoj shumë me habi gjithmonë që ka një si tip fjale që qarkullon që nuk ka investitorë nga perëndimi dhe që nuk ekzistojnë. Kam takuar të gjithë nivelet e qeverisë shqiptare në 8 vite.

Me kryeministrin jam takuar 3 herë, edhe këtu në Londër, kur ishte i ftuar nga ‘Financial Times’, ku nga të gjithë vendet e rajonit, vetëm Shqipëria mbeti pa marrë fonde. Është hera e parë në historinë e Anglisë që qeveria angleze lobon për një kompani private. Si puna jonë ka me mijëra kompani. Qeveria angleze punon me këtë lloj mënyrë pune, që thotë shkoni, punoni, investoni dhe kur të ngeleni me qeveritë e shteteve respektive, atëherë ejani te ne.

Në rastin konkret ka qenë vetë qeveria e Boris Johnson që me të dërguarit e vet që ka kërkuar një takim për një projekt të dytë, që është Aeroporti i Vlorës dhe kryeministri i vendit tim nuk iu përgjigj, sepse kishte një demonstratë poshtë ballkonit të zyrës së tij për atë djalin fatkeq që u vra nga policia. Dhe ai takim nuk u krye midis të dërguarit të kryeministrit britanik Boris Johnson, me lobimin e kompaninë tonë. Kjo është një barrierë ndaj perëndimit. Shikoj nëpër Tv që ministrat shkojnë në Dubai apo në Turqi. këtu në Angli janë të ftuar dhe nuk kanë ardhur. asnjëherë. Investimi që është bërë është 280 milion eiro dhe është pjesë e arbitrazhit dhe unë nuk i ndaloj dot. Është shumë duke parë mënyrën e veprimit të qeverisë. Unë e kuptoj administratën publike që shikojnë orën për të ikur në shtëpi, jo si ne që ikim në 9 të darkës, por ata kanë bërë gabime aq shumë trashanike, sa kam 8 vite që përpiqem ta ndaloj, por janë kaq të qarta këto gafa, sa është skandaloze.

Krasta: Pse tani?

Michael Wilson: Është e thjeshtë, Ne kemi investuar shumë para. Ne kemi pritur që qeveria të rinovonte. Ata përkundrazi shkatërruan shumë godina në bregdetin e Vlorës. Dhe na doli se dikush tjetër e kishte marrë atë parcelë tokë. Ne kemi kohë që presim. Ne kishim krijuar planin. Nuk mund të zhvillojnë diçka duke përdorur lejen tonë. Unë kam bërë thirrje që të huajtë të investojnë. Shqipëria ishte e hapur ndaj biznesit, Por nuk e dinim që ky vend të fton të investosh dhe më pas të shpërfill.

Reagimi i fortë i Berishës: Edvinin e mbrojnë vetëm hajdutët, Gonxhe është njëri nga më të paskrupulltit

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dhënë konkluzionet e tij pasi ka ndjekur mbrëmjen e djeshme, debatet në emisionin Opinion, ku ndër të ftuarit ishte edhe bashkëpunëtori historik i Kryeministrit, Blendi Gonxhe.

“Edvinin e mbrojnë vetëm hajdutët!- shkroi Berisha në Facebook duke dëgjuar Gonxhen, kreun e Transportit Rrugor, tek përplasej me analistët në studio.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Duke ndjekur Opinion!

Edvinin e mbrojnë vetëm hajdutët!

Miq, Gonxhe është njëri nga hajdutët më të paskrupullt!

Ai është Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe me kompaninë e tij private ka fituar 136 transaksione nga thesari i shtetit.

Por ai është dhe pronari aktiv i kompanise së tij private Albarent, e cila ofron çdo shërbim trasporti rrugor në mbarë vendin dhe jashtë tij.

Ai si lubi fiton çdo tender dhe nga viti 2014 në vitin 2019 Kompania e Gonxhes së Korrupsionit ka të disbursuara nga thesari i shtetit 136 transaksione nga kumbarët dhe ndrikullat e narkoinstitucioneve.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital dhe shikoni linqet e 136 transaksioneve të bëra nga Thesari i Shtetit për kompaninë Albarent të Gonxhe vjedhësit,” nënvizon Berisha dhe rendit mesazhet me faktet:

“Gonxhe diga”, edhe akullore, edhe çokollate!

“Blendi Gonxhja eshte Drejtor i Pergjithshme i Sherbimeve dhe Transportit Rrugore per Shqiperine njeherazi pronar aktiv i kompanise “Albarent”! Kjo kompani ofron cdo sherbim te transportit rrugore dhe jo vetem ne gjithe Shqiperi! Pra drejtori transporteve ne shtet ka edhe nje kompani transporti ne private! Ky eshte konflikt i paster interesi, morali e ndoshta edhe ligjor! Ne fakt nuk duhet çuditur se shume “Rilindas” ne pozita shteterore kane edhe kompani private aktive ne disa raste me te njejtin objekt duke perfituar miliona nga taksat e qytetareve! Fenomen perserites!

“T’i kthehemi “Gonxhe diges” dhe kompanise se tij “Albarent” e cila cdo dite merr para nga taskat e qytetareve per “sherbimet” e ofruara per institucionet ne vend! Thene ndryshe qe pas emerimit ne poste drejtuese te “Gonxhe diges” kompanise i jane shtuar pagesat nga institucionet e ndryshme, thuajse te gjithe ministrite ne vecanti Mbrojtja, Jashtme, Mjedisi-Turizmi, Kultura, Arsimi, Kuvendi e shume agjenci shteterore! Nga keto agjencite, kampion ishte Agjencia e Kombetare e Planifikimit te Territorit!

Sipas te dhenave nga “Spending Data Albania”,  komapania Albarent e “Gonxhe diges” ka perfituar mbi 22.3 milione leke te reja! Me tender apo pa tender, si u zgjodh vetem kjo kompani sherbimi etj etj, kete duhet ta thone institucionet qe i kane paguar faturat kesaj kompanie! Keto para i ka perfituar kompania e drejtorit ”Gonxhe diga” qe pretendon se shume gazetare jane “specialista ujesjellsi” e ushqehen nga e njejta kusi apo kazan qeveritar:

Gjate 2014 institucionet i kane paguar 25 transaksione kompanise “Albarent” me vlere 2.995.268.00 leke te reja!

Janar 2015 deri Dhjetor 2018 institucionet i kane paguar 93 transaksione kompanise “Albarent” me vlere 13.867.655.00 leke te reja!

Janar 2019 deri Mars 2020 institucionet i kane paguar 18 transaksione kompanise “Albarent” me vlere 3.102.221.00 leke te reja! Amanet, kujdes kur e si e ha okllain”

P.S. Fotot dhe linqet ku ndodhen keto fakte!

http://spending.data.al/sq/treasury/index/perf_id/588

http://spending.data.al/…/list/year/2014/perf_id/ALBARENT

http://spending.data.al/…/list/year/2015/perf_id/ALBARENT

http://spending.data.al/…/list/year/2019/perf_id/ALBARENT

http://opencorporates.al/sq/nipt/k92108006a

Thesari 2012-2013 – Open Spending Albania

metaDesc spending.data.al

Anila Bishqemi: Elbasanasit do të zgjedhin qeverisjen përballë dhunës së pushtetit

Kandidatja e PD për Qarkun e Elbasanit, Anila Bishqemi vijon takimet me banorët e bizneset. Ajo shprehet se, elbasanasit do të zgjedhin të vërtetën përballë gënjeshtrës, qeverisjen përballë dhunës së pushtetit, mirëqënien përballë dështimeve.

Postimi në Facebook

Në çdo shtërngim duarsh, shikim sy më sy, rrahje supesh dhe shkëmbim bisedash, ndjemë dëshirën e banorëve të lagjes ‘Kongresi Elbasanit’ për ndryshim, për një qeverisje që punon për qytetarin, atë të thjeshtin, të urtin, të mencurin që familjen e mban me punë të ndershme.

Sot në çdo rrugë e biznes, nesër në çdo portë e shtëpi.

Elbasanasit do të zgjedhin të vërtetën përballë gënjeshtrës, qeverisjen përballë dhunës së pushtetit, mirëqënien përballë dështimeve.

Dëgjo për të ndryshuar! Voto për të ndryshuar!

#shqiperiafiton #familjafiton #elbasanifiton #Voto9PD

Thank you, Yuri Kim

Nga Red VARAKU

Deklarata amerikane që të gjithë po prisnim para zgjedhjeve në formën e sulmit ndaj pushtetit dhe mbështetjes për opozitën erdhi e plotë dhe e drejtpërdrejtë përmes ambasadores amerikane Yuri Kim.

Me një qartësi të dhunshme dhe përmes një komunikimi që nuk le hapësirë për ambiguitet dhe me një fjalor identik me atë të liderit të opozitës, në një intervistë në televizionin tonë shtetëror, ajo i ftoi shqiptarët të reflektonin dhe të votonin për ndryshimin.

Vendosmëria e saj shkoi deri aty sa për herë të parë sulmoi investimin më të madh amerikan dhe ndërkombëtar në vend, reformën në drejtësi duke e konsideruar SPAK një institucion pa kurajon e duhur për të luftuar krimin, që do të thotë në terma më të thjeshtë një institucion të kapur ose të paaftë.

Ky në fakt është një sinjal i madh për të gjithë ata që kanë veshë për të dëgjuar, sepse në rastin konkret ajo i hoqi mazhorancës dhe të vetmen kauzë të cilën ata po e shisnin si mbështetje ndërkombëtare dhe po mburreshin këto zgjedhje, pas asaj të rindërtimit dhe menaxhimit të pandemisë.

Në kuptimin politik kjo ndërhyrje e ashpër e ambasadores amerikane është një mbështetje e hapur për opozitën, e cila nuk ka ndodhur kurrë kaq hapur në historinë politike shqiptare 13 ditë para zgjedhjeve. Pas pluralizmit politik gjuha e ambasadorëve amerikanë ka qenë gjithmonë e përmbajtur para zgjedhjeve por kësaj here ishte e qartë dhe e drejtpërdrejtë në mbështetje të opozitës dhe kundër pushtetit.

Por, nëse ky qëndrim ishte befasues për shumicën prej nesh, ai në fakt ishte një qëndrim që pritej të ndodhte. Nuk duhet të harrojmë që kjo ambasadore u përzgjodh nga presidenti amerikan pikërisht një ditë para zgjedhjeve lokale që kjo mazhorancë ndërmori pa opozitën, në datën 29 qershor 2019.

Nëse do t’i referohemi tre çështjeve madhore për të cilat ajo u angazhua para senatit amerikan, institucionit më të lartë që merret me çështjet e politikës së jashtme amerikane, çështja e parë ishte zgjidhja e krizës politike shqiptare, që për kohën ishte një lajm i madh, sepse e pranonte krizën, ndërkohë që kriza mohohej si e tillë nga qeveria shqiptare.

Pra, për ata që duan të kuptojnë nuk kishte asgjë për tu habitur në qëndrimin e ambasadores amerikane. Qëndrimi i saj ishte i pritshëm dhe në vazhdën e axhendës së saj diplomatike për zgjidhjen e krizës politike shqiptare, për të cilën ajo kishte marrë dhe mbështetjen e Senatit dhe Presidentit Amerikan.

Ata që kanë pritur tjetër qëndrim kundrejt një regjimi tipik autokrat lindor si ky që ka instaluar kryeministri socialist, jo vetëm nuk e njohin diplomacinë amerikane, por nuk njohin thelbin e vlerave që SHBA beson dhe mbron.