31.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Basha pritet me entuziazëm nga banorët e ish-Kënetës në Durrës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vizitën e tij në qytetin e Durrësit, është pritur me entuziazëm nga banorët e ish-Kënetë. Në takim kanë marrë pjesë edhe të majtë që i janë bashkuar ndryshimit më 25 prill.

“Unë quhem Petrit Aliaj, votoj në Durrës që 22 vite Partinë Socialiste, i zhgënjyer. Do votoj Partinë Demokratike. Gjithë socialistëve ju kërkoj të votojnë Partinë Demokratike. Kjo është e ardhmja. I gjithë farefisi Aliaj, votojnë Partinë Demokratike!”, u shpreh Petrit Aliaj.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Basha tha se nuk ka forcë që e ndal ndryshimin, ku për këtë ka falënderuar edhe të majtët në veçanti të cilët me gjestin e tyre tregojnë se 25 prilli është ditë e përgjegjësisë qytetare.

Lulzim Basha: Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, dita po mbaron por energjia e durrsakëve për ndryshim nuk mbaron kurrë! Ditë e natë bashkë për ndryshim! Ja ku jemi të gjithë bashkë, e shoh dhe një lumë njerëzish që po na afrohet dhe mbi të gjitha jemi bashkë në çdo kuptim, sepse në mesin tuaj ka demokrat qëndrestarë, ka banorë të kënetës, ka votues të pavendosur që deri dje nuk besonin, por që sot janë këtu se besojnë tek ndryshimi, ka socialist vëllezër dhe motra tona që janë bashkuar me ndryshimin sepse kanë kuptuar se jo 4 vjet të tjera por as 4 orë të tjera nuk mban dot as Durrësi, as Shqipëria. Ndaj 25 prilli është dita për ndryshim. Dua t’i përshëndes të gjithë ata durrsakë dhe shqiptarë socialistë të cilët me gjestin e tyre tregojnë se 25 prilli është ditë e përgjegjësisë qytetare.

Dua t’i falënderoj dyfish sepse ata janë dyfish të zhgënjyer. Sepse ata votuan dhe mbështetën Partinë Socialiste por sot e kanë të qartë që e vetmja mënyrë për familjet e tyre, për Shqipërinë, për fëmijët e tyre për të ndryshuar është të votojnë numrin 9, Partinë Demokratike, Aleancën për Ndryshim. Ndaj, ju them mirë se vini! Mirë se vini në betejën për ndryshim dhe i garantoj se politika e përçarjes të shqiptarëve do të marrë fund me votën për ndryshim, me votën për numrin 9 me 25 prill. Këtu po hapet një shesh nga ato që janë premtuar me shumicë për të bërë përshesh. Për kë po hapet ky shesh. Për banorët e pallateve të Durrësit që t’ju grabisin trojet e pallateve të tyre, pse nuk ka transparencë. Me ne rindërtimi i shtëpive të durrsakëve dhe i të gjithë banorëve që u goditën nga tërmeti i 26 nëntorit, do të kenë të garantuar, një, transparencë, dy, rivlerësim real të dëmit sipas denoncimeve të qytetarëve.

Ata që kanë pasur dëmin e lartë dhe që pastaj ja kanë ulur dëmin, do t’ju rivlerësohet dëmi dhe do të marrin dëmshpërblimin menjëherë ashtu siç e meritojnë. Dhe tre, banorëve në zonat urbane dua t’ju ri deklaroj dhe një herë se kemi, sot, gati ekipin e urbanistëve, arkitektëve, inxhinierëve më të zotë që ka Shqipëria dhe se jo vetëm që nuk do ta frenojmë por do ta përshpejtojmë procesin e rindërtimit sepse ne do të kemi besimin e institucioneve europiane, sepse ne nuk do të bëjmë tendera sekretë, pa garë, për t’ju dhënë milionat e shqiptarëve kushërinjve të pushtetarëve. Por do të bëjmë të mundur brenda kohës më të shkurtër rindërtimin e banesave të qytetarëve të Durrësit, aty ku i kishin. Vëllezër dhe motra nuk ka forcë ta ndalë ndryshimin. Më 25 Prill të gjithë drejt kutive të votimit votojnë numrin 9, votojnë ndryshimin! Zoti e bekoftë Durrësin! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Basha poston videon: Nuk jam piktor, por unë e di se çfarë i duhet Shqipërisë për të ecur përpara. Voto 9!

Zbardhja e videos

Përshëndetje kryetar!

Pershendetje Jona!

Pikturoni ju?

Jo unë nuk jam piktor, por e di se çfarë i duhet Shqipërisë. Punësim dhe mirëqenie, integrim në Be, ndryshim! Voto 9!

Basha bashkëbisedim me punonjëse të një fasonerie: Do të çmontojmë skemën e ndërtuar nga ky kryeministër që i çon paratë te oligarkët

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me punonjëse të një fasonerie në Durrës. Pandemia e cila ka dëmtuar shumë sektorin e fasonerisë dhe që pasojat e saj janë ende sidomos tek punonjësit e fasonerive.

“Gjatë pandemisë shkaktuar nga COVID 19 sektori dhe biznesi i fasonerisë ishte një nga më të prekurit dhe që pati shumë probleme. Ndihmesa për këtë biznes ishte minimale, le të themi e papërfillshme. Tani, ju Zoti Basha çfarë programi keni dhe çfarë politikash ju do të ndiqni në qeverinë tuaj për vazhdimësinë dhe rimëkëmbjen e këtyre bizneseve” – u shpreh një nga zonjat e pranishme në takim.

Kreu i opozitës tha qeveria e 8 viteve të fundit nuk mendoi asnjë ditë për punonjësit e fasonerisë dhe për sipërmarrjen në tërësi. Ai u zotua se plani i qeverisë së ardhshme i cili synon rritjen e pagës minimale në 360 mijë lekë të vjetra, pagat e barabarta për punë të barabarta mes grave dhe burrave, si dhe mbështetja e fëmijëve nga lindja e deri në mbarim të studimeve, do të rrisin mirëqenien e familjeve dhe pozitat e gruas në veçanti.

“Pra, përralla që buxheti nuk ka para është përralla e këtyre 8 viteve për të justifikuar që 8 vite me radhë kjo qeveri dhe ky kryeministër s’kanë menduar asnjë ditë për ju, asnjë ditë për sipërmarrjen, asnjë ditë për punonjësit, asnjë ditë për pensionistët. Këtu tani do të vijë edhe ndryshimi sepse plani ynë ekonomik së pari do të çmontojë këtë skemë që e ka dorëzuar Shqipërinë tek një grusht njerëzish, tek oligarkët, skemë e ndërtuar nga ky kryeministër për 8 vite me radhë dhe së dyti do t’i devijojë këto para të taksave tuaja tek ju, tek pensionet, tek pagat, tek ulja e taksave. Politikë ekonomike që për qëllim krijimin e vendeve të punës, sigurinë e vendeve të punës të krijuara dhe rritjen e pagave.

Të ndalemi pak tek kjo Si rriten pagat? Unë kam shpallur prej dy vjetësh objektivin tonë që prej ditës së parë paga minimale do të jetë 300 euro, 360 mije lekë dhe që në fund të 4-vjeçarit të ketë arritur 400 euro. Po paga nuk rritet me dekret të kryeministrit. Sepse nëse i thua pronarit që nga ky moment do të paguash kaq pagë minimale, dy gjëra do të ndodhin, do të rritet borderoja në radhë të parë, pra kostot e prodhimit, do të rritet barra e sigurimeve shoqërore dhe pronari dy gjëra do të bëjë, ose do gënjejë, do të thotë po e paguaj dhe do të paguajë vetëm sigurimet shoqërore ndërkohë pjesën tjetër nuk do ti paguajë, pra do të futemi në informalitet, ose e dyta do të thotë unë si paguaj dot dhe do të mbyllë vende pune.

Çfarë duhet bërë dhe vij direkt tani te pyetja që mu shtrua nga zonja. Së pari, duhet që biznesit t’i jepet mundësia të investojë, të punësojë dhe të gjenerojnë fitim. Se po s’gjeneroi fitim si do ti paguajë punonjësit, si do të rrisë pagat? Çfarë rezervash kemi ne këtu? Se ndoshta s’kemi rezerva dhe duhet të kemi plane realiste.

Jeni gjysma e shoqërisë, mbani dyfishin e peshës, se për shumicën dërmuese të burrave që janë në marrëdhënie pune, mbaron orari i punës, koha tjetër u takon atyre. Juve shkoni nga puna në punë. Mbaron orari i punës, shkoni përballeni me punët e shtëpisë, që janë sfida dhe halle të shumëfishta, s’janë thjesht punë, veçanërisht këto kohë. Se problemi me arsimin, problemi me studentët, problemi me shëndetësinë përkthehen në brenga të shumëfishta për nënat, për bashkëshortet. Pra jeni gjysma e shoqërisë, mbani dyfishin e barrës dhe s’keni as gjysmën e përkrahjes në raport me gjysmën tjetër të shoqërisë. Pra, investimi te mirëqenia e grave në veçanti që do të thotë punësim, pagë të barabartë për punë të barabartë dhe ndihma që do ti japim tek problemi kryesor që ka, tek fëmija, tek fëmija, me bonusin e të porsalindurve deri në 5 vjeç, 30 mijë lekë në muaj për çdo fëmijë.

Se po na tkurret popullsia, një pjesë po ikin siç tha zonja ndërsa çiftet e reja nuk bëjnë fëmijë sepse ju e dini që fëmija ka një kosto për tu rritur. Prandaj, bonusi për të porsalindurit deri në 5 vjeç, tekstet falas për arsimin parauniversitar, për të gjithë fëmijët tuaj në moshë për të shkuar në studime dhe që duan të studiojnë por, që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj, shteti do të marrë përsipër 100% tarifat. Pra, nuk do të paguhen më tarifat, nuk do të zhyteni më në borxh për tarifat. Dhe pastaj sistemi universitar do të adoptohet, siç folëm pak më parë, për t’i përgatitur për profesione. Ndërkohë, investimet e huaja, në një klimë ndryshe të biznesit do të mundësojnë që të mbarojnë shkollën, do të kenë mundësi të punësohen dhe ky është një lehtësim tjetër që do të vijë indirekt tek ju sepse fati i fëmijëve tuaj do të jetë shumë më i sigurt, mundësitë për t’i ndihmuar fëmijët tuaj do të jenë shumë më të mëdha. Të gjitha këto janë masa të cilat ndihmojnë pozitën e gruas”, tha Basha.

Problemet që la pas tërmeti i nëntorit të 2019-ës, janë akoma të pranishme tek shumë familje në Durrës, të cilët ende nuk kanë gjetur zgjidhje.

“Sa i përket tërmetit që ka ndodhur dhe shumë pallate janë dëmtuar DS2, DS3, DS4 dhe DS5, unë jam një ndër to që kam patur shumë dëmtime dhe nuk kam marrë asgjë. Kam marrë të gjitha dokumentet dhe më kanë thënë që se përfiton, ndërkohë që ka të tjerë që nuk kanë asnjë problem dhe ma kanë thënë vet që i kanë marrë” – tha një zonjë tjetër e pranishme.

Sa i përket procesit të rindërtimit, Basha tha se Partia Demokratike ka ngritur një grup arkitektësh, urbanistësh, inxhinierësh, si dhe ka kërkuar ndihmën e një kompanie të specializuar që e përdor NATO dhe Bashkimi Europian në raste fatkeqësish të tilla, në mënyrë që ditën e parë përveç transparencës, rivlerësimit të dëmit, të nisë me shpejtësi procesi i ndërtimit i cili, sipas tij, ka mbetur peng i interesave korruptive dhe klienteliste.

“Procesi i vlerësimit të banesave ka qenë jo transparent dhe diskriminues. Kur procesi i vlerësimit është jo transparent dhe diskriminues, edhe procesi i dëmshpërblimit apo i rindërtimit po kështu është i pandershëm. Në Durrës unë kam dëgjuar nga gojët familjarëve se si një shtëpi apo një apartament i shkatërruar, një DS5, fillimisht është shënuar si i tillë, pastaj është bërë DS3 apo DS1. Ndërkohë që kam dëgjuar edhe për raste kur ka patur dëme fare të vogla, madje edhe raste ku s’ka patur asnjë dëm dhe ku ka funksionuar një skemë ku zyrtarët, qeveritarët, i kanё ofruar njё familje qё tё pretendoj se u ёshtё dëmtuar banesa, madje u kanё thёnё edhe prisheni qё tu japim DS5 dhe tё ndajmë paratë me njёri-tjetrin. Prandaj hapi i parё qё do tё bёjmё ёshtё rivlerёsimi i drejt i dëmeve nё bazë tё ankesave tё qytetarëve.

Paralel me kёtё do tё bёjmё gjithçka qё procesi tё ecё sa mё shpejt. Arsyet e vonesës sё procesit tё ndërtimit tё shtëpive dhe objekteve tё prishura nga tërmeti nuk kanё tё bёjnё me ato qё deklarojnë kryeministri nё ikje, se po tё na kishte dëgjuar ne dhe po tё kishte ndjekur planin qё i vumë nё dispozicion, plani i hartuar nga ekspertët mё tё mirё shqiptar edhe ata qё kanё ndihmuar nё katastrofa humanitare tё mëparshme por edhe i certifikuar nga ekspert tё huaj atëherë sot shumica dërrmuese e familjeve shqiptare nё zonat rurale por dhe shtëpive nё zonat e tjera urbane do të ishin ndërtuar nga vetë banorët me para në dorë dhe projektet e mëdha apartamentet, pallatet po kështu do të kishin nisur nga ndërtimi dhe do të ishin në një fazë shumë më të avancuar sesa ku jemi sot ku vetëm në Durrës ku afro 38 pallate që kanë nevojë për rindërtim bëhet fjalë për një proces që ka nisur vetëm për 2 pallate.

Pse ka ndodhur kjo? Sepse njësoj si me rindërtimin, njësoj si me çdo gjë tjetër këto 8 vite është parë jo si një proces për të ndihmuar njerëzit, por si një proces për të përfituar një grusht njerëzish. Rivlerësimi i dëmit me transparencë, dëmshpërblimi i drejtpërdrejtë me para në dorë dhe pastaj sipas një projekti standard dhe me proceduar të përshpejtuara e bën rindërtimin vetë familja. Në rastin e qyteteve ne do të veprojmë me shpejtësi të madhe. Kemi ngritur një grup të jashtëzakonshëm, emra që besoj njihen në të gjithë Shqipërinë, arkitektësh, urbanistësh, inxhinierësh, si dhe kemi kërkuar ndihmën e një kompanie të specializuar që e përdor NATO dhe Bashkimi Europian në raste fatkeqësish të tilla në mënyrë që ditën e pare përveç transparencës, rivlerësimit të dëmit, të nisë me shpejtësi procesi I ndërtimit I cili ka mbetur peng I interesave korruptive dhe klienteliste. Kjo sa i përket tërmetit. Sa I përket trajnimit profesional.

Dy ditë më parë kemi vendosur një kontakt zyrtarë me një nga organizatat më të mëdha Europiane dhe Gjermane e cila merret pikërisht me trajnimin profesional dhe që ka patur, ka shtrirë një rrjet trajnimi fillimisht në Gjermani dhe pastaj në vendet e lindjes, elekriçist, marangoz, hidraulik, profesionist të të gjitha llojeve dhe të cilët janë të gatshëm të na ndihmojnë. Jo vetëm kaq, por skema e financimit për trajnimin profesional, është një skemë në të cilën qeveria shqiptare, e reja, qeveria e ndryshimit, do të financojë vetëm 1/3, 2/3 do të vijnë nga grante të Bashkimit Europian. Nga grante të taksapaguesve europian. Prandaj ju them që dalja nga gropa ekonomike e këtyre 8 viteve, zhvillimi ekonomik, punësimi, mirëqenia dhe integrimi në Bashkimin Europian, janë të ndërthurura me njëra-tjetrën.

Në Europë nuk futesh dot me rroga 200 euro dhe nga ana tjetër procesi i integrimit europian, në vetvete të ndihmon të rrisësh nivelin e kualifikimit të profesionistëve, të thithësh investime të huaja që vijnë me mundësi për paga më të larta, të rrisësh aftësitë për eksport dhe të garantosh standardet në çdo fushë, në ekonomi, në arsim, në shëndetësi dhe në të gjithë fushat e tjera, sigurinë ushqimore dhe në të gjitha fushat e tjera”, tha Basha.

Basha premton “statusin e gazetarit”: Sanksione të rënda për kërcënuesit e dhunuesit e medias

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në takimin e zhvilluar me të rinjtë në Vil Bashtovë të Kavajës, tha se, pas 25 prillit, qeveria e re do të bëjë të mundur statusin e gazetarit, e cila shmang sipas tij, censurën dhe ushtrimin e pësonit ndaj tyre.

“Partia Demokratike lindi si rezultat i fjalës së lirë, ne kemi një borxh të madh për të hartuar zërin e lirë. Ne kemi nisur punën dhe do të bëjmë të mundur statusin e gazetarit, ky satsus do i japë fund censurës për gazetarit. Do të mundësojmë përmes një kulture të re, asnjë nuk mund të dhunojë verbalisht gazetarët dhe gazetaret, ose përndryshe do të përballet me sanksione të rënda. Do të vendosim në mirëfunksionim televizionin shtetëror, i cili paguhet me taksat tuaja. Jo më kot gazetarët quhen pushteti i katërt dhe nga qeveria e kryeministri ardhshëm prisni dhe meritoni trajtimet që kanë gazetarët evropianë”, tha Basha.

Gjithashtu, Basha tha se, ekipi i shëndetësisë pranë PD, është duke hartuar një plan për rimbursimin e personave që kanë kaluar COVID-in në shtëpi, si dhe të bëjë të mundur ardhjen e barnave të certifikuara dhe cilësore.

“Ekipi ynë iu shëndetësisë po harton një plan për rimbursimin e personave që kanë kaluar COVID-in në shtëpi. Këto familje nuk do i lëmë në baltë, sepse i la 8 vite Edi Rama. Mos harroni kurrë, dy muajt e karantinës që na dilte nga mëngjesi në darkë, prapë se prapë, ndihma që dha për Shqipërinë e goditur nga pandemia dhe ekonominë që pandemia e gjunjëzoi, ishte shumë më pak se ajo që dha Maqedonia. Më 25 prill, duke votuar numrin 9, pushteti do i kthehet qytetarëve. Rimbushim sipas diagnozës bën të mundur që të moshuarit të kenë barna cilësore dhe të kurohen me standard normale, e çliruar familjet shqiptare nga ankthi dhe borxhi i madh. Duhet të na vini në ndihmë që të bëjmë ndryshimin”, tha Basha.

Deklarata e fortë e Lubonjës ndaj Ramës: Sa më shumë qëndron në pushtet aq më shumë kriminalizohet

SPAK ka nisur një hetim, mbi lajmet e portalit Lapsi.al, në lidhje me publikimin e sigurimit që Partia Socialiste i bënte të dhënave të qytetarëve, e sipas saj, çdo person kishte nga një patronazhist, i cili kishte informacion se ku orientohej vota e tyre.

Këto zhvillime, analisti Fatos Lubonja i quajti koncept si në kohën e partisë-shtet, e nënvizoi se kjo tregon se sa më shumë një parti qëndron në pushtet, aq më shumë kriminalizohet dhe kërkon të mbajë pushtetin.

Ai tha në rubrikën “Opinion”, në “News 24” se, në një shtet që funksionon me vlera reale të demokracisë, zyrtarët më të lartë të partisë që do i publikohej një e dhënë e këtyre përmasave, do të jepnin dorëheqjen.

Zbulimi i një databaze të madhe të dhënash për qytetarët e Tiranës, ku janë shënuar të dhëna personale, file juaj është bërë publik nga Lapsi, sa duhet të shqetësohemi?

Fatos Lubonja: Është për t’u shqetësuar, është një provë që e kemi provuar, por tani e kemi rrezikun ta provojmë më thellë. Sa më shumë që qëndron në pushtet një parti aq më shumë kriminalizohet dhe më e rrezikshme bëhet, sepse di se si duhet të sigurojë pushtetin. Kjo e dhënë e fundit, që është një skandal, nuk duhet parë e ndarë, por si bashkësi me shumë gjëra të tjera që kemi parë dhe tregojnë një aktivitet të ethshëm të kësaj bande, për të mos e lënë pushtetin, manipuluar votën me çdo mjet, duke përfshirë ndryshime ligjore. Kjo gjë nuk mund të ndodhte nëse në krye të institucioneve do të kishte njerëz me integritet. Do të kishte drejtësi që do të vepronte menjëherë, ka pasur të dhëna dhe të mëhershme për të tilla aksione, Prokuroria dhe drejtësia jonë e si ka kryer. Duhet të kishte nevojë për aktivistë të drejtave të njeriut. Më bën përshtypje, sepse ne kemi fushata dhe nuk dëgjojmë të ngrenë zërin për këtë gjë. Është kambanë alarmi dhe majë ajsbergu. S’do të çuditesha të kenë përgjime të njerëzve të caktuar dhe akte të tjera që përbëjnë një strategji të tërë. Për të mbuluar një krim duhet mbuluar një krim tjetër.

Shumica e njerëzve u konfuzuan nga prania e personazhit të quajtur patronazhisti. Çfarë roli luan ky personazh sipas ju?

Fatos Lubonja: Personalisht nuk e njoh personin në fjalë. Patronazhisti është personi më aktiv brenda partisë dhe ka si detyrë të njohë një numër të caktuar votuesish, e detyra e tij është të bëj seleksionimin e qytetarëve, a tyre që mendohet se janë të sigurt. Dhe parimisht ky ka një lloj roli aktiv, ndaj të pasigurtëve për t’i bërë të sigurt, varet edhe nga talenti i personit, sa i dhënë është. Ka këtë detyrë, detyrë e shëmtuar, sepse kjo nënkupton edhe akte të tjera. Me kërcënim të familjarëve, me punën. Njerëzit që kanë ndjesinë që ndiqen dhe suervejohen, në kuptimin që janë në vëmendjen e një partie, për të ndryshuar fatin edhe të jetës. Sepse është një situatë regjimi, kështu e mendoj patronazhistin. Ata në fund fare janë vegla, të caktuara nga një instancë më e lartë, dikush i ka emëruar, aprovuar, që duhet luajtur kjo strategji. Këtu duhet të dalin përgjegjësitë. Nesër këto do të hedhin hapa të tjera të survejimit të qytetarëve.

Duket se është bërë një problem global, kujtojmë filloi me të dhënat që mblidhte e famshmja amerikane, që doli atëherë që mbledhtë të dhënat e qytetarëve. U zbulua që edhe kompanitë e rrjeteve sociale ia kalonin kompanive. Në rastin tonë kemi një parti politike që i shfrytëzon të dhënat për fushatë elektorale, ju thatë se kjo shkakton kërcënim?

Fatos Lubonja: Diferenca e parë është që jemi përdorues të internetit dhe kur hymë në një faqe gazete, ata thonë që ne përdorim të dhënat dhe a jep konsensusin dhe rreziku është më i largët, se sa kontrolli që të bën një parti politike. Edhe e para është një shkelje e privatësisë, por të merret konsensusi, ndërsa këtu s’të merret konsensusi fare. Kjo është direkte, ke një njeri që ka detyrë të ndjekë, të di ça bën, ça mendon. Duke gjetur këta lloj njerëzish, këtyre i duhet dhënë shpërblime, do futen në administratë, degradohet administrata, kjo tregon degjenerimin e një partie. Ky është degradim që na çon drejt partisë-shtet, kemi qenë në një situatë tjetër.

Nuk është për të bërë presion, por llogaritë tona, si e komentoni?

Fatos Lubonja: Pranohet deri tek emrat e njerëzve, por jo të dhënat personale të marrë nga institucionet shtetërore, e-Albania thonë disa, ndoshta dhe nga të terja. Çdo parti, besoj se duhet të ketë listën e partive të veta, të mbajë lidhjet, kontaktet dhe më pas ndoshta nuk e di sa e ndershme është që me listën të futesh tek kundërshtarët. Demokracia tregon që mund të gabosh, por ta kesh dhe zonën gri me patronazhist nga mbrapa, ky është problem. Nuk është e ndershme një gjë e tillë dhe s’ka ndodhur. Në një vend tjetër demokratik do të jepej dorëheqja.

Mendoni që do e kuptojmë deri në fund nga puna e institucioneve të drejtësisë, se si ka funksionuar kjo skemë?

Fatos Lubonja: Unë nuk besoj, midis të tjerave, ky skandal na zbuloi edhe diçka tjetër, që çuditërisht, në 8 persona që ishin identifikuar të SPAK-ut, 6 ishin të sigurt PS, dy ishin simpatizantë dhe jo të sigurt të PS, dy dilnin pa preferenca, kjo flet, se sa problematike është kapja e drejtësisë në një vend. Reforma në Drejtësi është bërë për t’u kapur drejtësia dhe jo për të ndëshkuar padrejtësinë.

Do mbizotërojë gjatë kjo çështje?

Fatos Lubonja: Do të ketë skandale të radhës. Shqipëria në një farë mënyre ka humbur ndjeshmërinë të atyre që quhen sensorë. Neve do të na mungojnë ata sensorë, ashtu sikurse na mungojnë sektorët e saktë, sa i përket pandemisë. Na del tani numri i vdekjeve, nga COVID-i, dyfishi i atyre i Italisë. Në Itali, nuk ikën të pish një kafe, nuk hapen restorantet, sepse kanë sensor, kanë ndjeshmëri, shohin si ecën kurba. Ndërsa tek ne kurba është elektorale. Kjo është një problem të madh.

Kadri Morinaj, profili i intelektualit dhe sipërmarrësit të suksesshëm

Nga Halil RAMA
“Mjeshtër i Madh”

• Përfaqësues i vlerave më të çmuara intelektuale të brezit të tij, me një integritet shumë të lartë moral dhe intelektual

• Mesazhet që përcjellin shembullin e tij kanë emrin KRENARI. Krenaria ka nevojë për një truall, për një shtrat që rritet…E pikërisht në këtë shtrat ka ecur dhe ecën Kadri Morinaj, i përshtatur mirë me kohën, bujar, fisnik, intelektual i mirëformuar dhe i zoti, që ka çarë në jetë me mençuri e e sakrifica

E kush s’i ka parë dhe nuk është mrekulluar me prezantimet televizive të Presidentit të Eurosig-Insig dhe UBA Bank, Kadri Morinaj. Ndoshta është i vetmi sipëmarrës shqiptar që si një musliman i devotshëm sponsorizoi në restorantin e tij të njohur Piazza, drekën e Papa Françeskut në vizitën e tij të parë në Shqipëri. Ai është vlerësuar nga Akademia Papale Bonificiane në Itali me titullin “Akademik i Nderit për vitin 2016”. I pari shqiptar që merr këtë titull nga Ati i Shenjtë. Ndaj dhe na ngjall krenari legjitime tek shfaqet në ekranet televizive kaq madhështor përkrah Atit të Shenjtë.

Emri i Kadri Morinës është skalitur tashmë tek gjigandi i Siigurimeve Eurosig-Insig dhe UBA Bank, tek ky investim i konsiderueshëm që sot konkuron denjësisht tregun e sigurimeve, vendas dhe atë ndërkombëtar.

Qoftë edhe vetëm për këtë institucion mjaftë të rëndësishëm, Kadri Morinaj mund të konsiderohet si përfaqësuesi i vlerave më të çmuara intelektuale të brezit të tij, me një integritet shumë të lartë moral dhe intelektual.

Në teoritë konstruktiviste moderne, njeriu jo vetëm duhet të dijë gjëra por duhet të bëjë gjëra. Kadri Morinaj është kompetent që din t’i zbatojë njohuritë e tij në situata kontekstuale. Ai ka përvojën, moshën, fuqinë intelektuale, morale, materiale që t’i përkushtohet sipërmarrjes. Dhe këto, të krijuara jo në një ditë apo në një vit, por për një hark kohor të konsiderueshëm.

U lind në Natën e Kadrit, shoqëruar me krismën e pushkës, sipas zakonit. Prej kësaj nate të mirë mori edhe emrin, që duket se do t’i sillte fat gjatë gjithë jetës. Natyrë me ambicie dhe iniciativë, Kadri Morinaj ka nisur rrugën e sipërmarrjes në vitin 1990 me kompaninë Euroalba. Më pas ai pronësoi një prej ambienteve më të vjetra dhe të njohura në Tiranë, Bar Restorant Piazza.

Afro tri dekada më parë kur ai ideoi dhe implementoi projektin e ngritjes së kompaninë Euroalba pati edhe skeptikë që e shihnin me dyshim, por realiteti provoi të kundërtën.
Kadri Morinaj njihet si një njeri me reputacion të mirë në Tiranë, Shkup e Prishtinë, por edhe në kryeqytetet e mëdha euroiane si në Romë, Paris e Londër ku është dekoruar me tituj të lartë nderi. Ai ka punuar prej më se tri dekadash në sektorin privat në punë dhe investime modeste, duke fituar me djersë dhe ndershmëri. Tashmë asetet me impakt publik, Eurosig- Insig dhe UBA Bank janë vepër e krijimtarisë individuale të z.Morinaj i cili me inteligjencë, me intuitë, i orientuar mjaft mirë në ekonominë e tregut ka patur gjithmonë sukses.

Sipërmarrës i sukseshëm të cilit i pëlqen t’i japë komunitetit

Kadri Morinaj nuk është i apasionuar vetëm pas biznesit. Ai është një sipërmarrës i sukseshëm të cilit i pëlqen t’i japë komunitetit. Janë dhjetra libra të autorëve të ndryshëm, botimi i të cilave është financuar prej tij. Po ashtu disa koncerte recital e turne të trupave të ndryshme artistike, Brenda e jashtë vendit.

Për këtë ai ka mjaft reputacion dhe një emër të mirë në komunitetin e shkrimtarëve dhe artistëve. Ai njihet për karizmën dhe për një dashamirësi të admirueshme ndaj këtij komunitetit.

Përkrahësi më i fortë në bizneset dhe sipërmarrjet e Z. Kadri Morinaj është familja e tij. Ai është babai i katër fëmijëve të pasionuar pas arsimit, kulturës dhe artit. Regjisori me famë botërore, Sten Dragoti, u bë kumbari i anëtarit më të vogël të familjes, Klarkut, në vitin 2007.

Në një këndveshtrim të përgjithshëm, të jesh një sipërmarrës është çështje talenti, por është edhe një dhuratë nga Zoti. Kadri Morinaj i ka të dyja. Ai ka dëshmuar se është një sipërmarrës i suksesshëm dhe i guximshëm, ka ide, aftësi menaxhuse etj. Si i tillë ai zë vend të veçantë në Panteonin e Vlerave. Ai u lind në dhe rrjedh prej një familjeje të njohur patriotike të Kukësit. Me edukatën e korrektësinë, të trashëguara nga prindërit e tij u angazhua përditë në punë duke përforcuar bindjen e tij se vetëm duke guxuar mund të shkonte përpara, të çante edhe në sipërmarrje të tilla të guximshme. Motoja e tij ishte dhe është: me punë dhe vetëm me punë do të mund të ndërtosh të ardhmen që ëndërron.
Mesazhet që përcjellin shembullin e tij kanë emrin KRENARI. Krenaria ka nevojë për një truall, për një shtrat që rritet…E pikërisht në këtë shtrat ka ecur dhe ecën Kadri Morinaj, i përshtatur mirë me kohën, bujar, fisnik, intelektual i mirëformuar dhe i zoti, që ka çarë në jetë me mençuri e e sakrifica.

Mik i rrallë i komunitetit të shkrimtarëve dhe artistëve

Kadri Morinaj është ndër të rrallët që shfaq në çdo rast dëshirën e tij të madhe që t’i mbajë gjallë lidhjet me miqtë e farefisin dhe sidomos me komunitetin e shkrimtarëve dhe artistëve. Ndër mbështetjet e tij për artin dhe kulturën janë edhe mbi 500 libra të sponsorizuara për botim të shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë, të rinj e të vjetër, mes të cilëve edhe romanin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, të shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli. Për të vazhduar më pas me mbështetje financiare për restaurimin e Xhamisë së Ethem Beut, në Tiranë, si dhe rikonstruksionin e shumë objekteve të tjera kulti, si kisha, xhami e teqe në mbarë vendinJo vetëm financimi i botimit të dy librave kushtuar legjendarit Rrahman Parllaku “Një legjendë në kufirin midis dy kohëve” dhe “Një shekull në memorie” por edhe plot shembuj të ndihmës e mbështetjes që bujarisht u ka dhënë dhe u jep artistëve e shkrimtarëve, të njohur e të panjohur për rë realizuar veprat e tyre krijuese, tregojnë se Kadri Morinaj është një fisnik i vërtetë, nëse kjo fjalë ka ende ndonjë rezonancë. Patriotët dhe punëtorët e mendjes si ai janë shembëlltyra e asaj ç’ka kemi më të mirën si komb…

DISA NGA ARRITJET E KADRI MORINËS
PASQYRUAR në websitin e Eurosig- Insig dhe UBA Bank

Nga viti 2000 – 2004 aktiviteti i tij u shtri në fushën bankare, si aksioner në disa banka prestigjioze në Shqipëri. Ndërsa më pas u bë një nga aksionerët e kompanisë telefonike “Plus Mobile”. Në vitin 2004 Kadri Morinaj e zgjeroi aktivitetin e tij në fushën e sigurimeve. Fillimisht shoqëria “Dukagjini” dhe nga viti 2006 “Eurosig Sh.a.”. Një kompani tërësisht me kapital vendas dhe me aksionerë të rinj. Gjatë vitit 2015, Z. Morinaj zgjeroi investimet edhe në Kosovë, duke zënë vendin e parë në tregun e sigurimeve për të katërtin vit radhazi. Kompania klasifikohet me trendin më të lartë të rritjes në tregun e sigurimeve dhe me ritmet me të larta të pagesave të dëmeve.

Viti 2016 ishte sërish i suksesshëm në sipërmarrjet dhe iniciativat ambicioze të Z. Kadri Morinaj. Ndërsa rritet çdo ditë në bizneset e tij, ku sot numëron mbi 3000 punonjës në të gjithë rajonin, në maj të vitit 2016, Kadri Morinaj realizoi një tjetër ambicie të tij, duke kurorëzuar blerjen e 100% të aksioneve të kompanisë shtetërore të sigurimeve INSIG, shoqëria e parë e sigurimeve në Shqipëri, duke ofruar vlerën më të lartë për këtë privatizim të rëndësishëm, 16 milionë euro, ose 2,2 miliardë lekë. Besueshmëria dhe siguria janë gurët e themelit të filozofisë së EUROSIG. Mbështetur mbi këtë parim, në 10-vjetorin e themelimit të kompanisë ai realizoi një udhëtim të paharrueshëm në Moskë dhe Shën Petërsburg për 120 punonjës të kompanisë Eurosig, të cilët ndoqën edhe një shfaqje prej 3 orësh në teatrin operistik “Kirov”, i ndërtuar nga Car Pjetri i Madh.

Në Maj 2016, Kadri Morinaj bleu kundrejt ofertës më të lartë, 100 % të aksioneve të kompanisë së parë të sigurimeve në Shqipëri INSIG. Ky privatizim përbën një hap shumë të rëndësishëm në rigjallërimin e tregut rajonal.

Profesionalizmi dhe humanizmi duket se janë sekreti i suksesit të bizneseve të sipërmarrësit Kadri Morinaj. Sfida e rradhës për Kadri Morinaj është zgjerimi në tregun europian. Besueshmëria dhe siguria janë gurët e themelit të filozofisë së Eurosig. Puna, ambicia dhe përkushtimi janë sekreti i suksesit të Kadri Morinaj.

SHEMBUJ TË RRALLË HUMANIZMI E BAMIRËSIE

Të qënit një biznesmen i suksesshëm nuk e ka bërë Kadri Morinën të humbasë lidhjet me realitetin dhe njerëzit e thjeshtë. Si një besimtar i denjë ai shënon një sërë veprash bamirësie dhe filantropie.

Rasti më i fundit qe dhurimi i një shume prej 10 mijë dollarësh familjes së dëshmorit të atdheut, 33-vjeçarit Arjan Sala i cili ndërroi jetë më 24 mars 2021 pasi mbeti i bllokuar në magazinën e përfshirë nga zjarri tek Caza Italia në tentativë për të shpëtuar kolegët e tij.
Ajo çfarë ka qenë më pikantja e që ka përlotur çdokënd që e ka parë e dëgjuar është sponsorizimi i transplantit të mëlçisë së një fëmije 3-vjeçar, i cili, me gjithë ndihmën e Z.Morinaj, fatkeqësisht s’mundi të jetonte.

Kadri Morinaj ka akreditur bursa për studentë dhe ka bërë pjesë të stafit të tij persona me aftësi të kufizuara. Ka kontribuar në restaurimin dhe rehabilitimin e disa monumenteve kulturore.

Kadri Morinaj, një mysliman i devotshëm, është njeriu që shtroi drekën në Restorant Piazza për Papa Françeskun gjatë vizitës së tij në Shqipëri, si shembull i një bashkëjetese të lakmueshme fetare. Duke qenë gjithmonë i gatshëm për të mbështetur artin e kulturën dhe financues i qindra aktiviteteve kulturore, Kadri Morinaj u ka qëndruar pranë edhe njerëzve në nevojë, ka financuar dhe financon shumë shoqata si: “Shoqata e Jetimëve”, Shoqata e fëmijëve që vuajnë nga autizmi, “Fëmijët Shqiptarë“, sponsor gjeneral i Frestivalit të Filmit në Durrës, për 3 vjet rradhazi nga 2008-ta, por pa lënë pas dore as plagën që e vuan ende sot Shqipëria, gjakmarrjen, duke financuar e ndihmuar Shoqatat e Pajtimit të Gjaqeve në misionin e tyre.

DHJETRA MEDALE E TITUJ NDERI PËR
FILANTROPIN SHQIPTAR KADRI MORINAJ

Filantropi shqiptar Kadri Morinaj është dekoruar me medaljen e 319 nga 4000 të tilla që i jep Papa Francesku. Për kontributet e tij, Kadri Morinaj është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë me urdhërin “Naim Frashëri” dhe është “Qytetar Nderi” në disa nga qytetet e Shqipërisë dhe diasporës. Kadri Morinaj ka ideuar dhe mundësuar realizimin e një shtatoreje për Nënë Terezën, e cila prej gushtit të vitit 2016 qëndron në Rio De Janeiro përballë statujës së famshme të Krishtit. Njëkohësisht ai ka mundësuar realizimin dhe vendosjen e bustit të Ismail Qemalit në hotelin Continental në Bukuresht, aty ku nisi historia e Pavarësisë së Shqipërisë.

Si një njeri i suksesshëm i biznesit, Z.Kadri Morinaj e ka nisur serinë e çmimeve dhe vlerësimeve të mëdha që në vitin 2003, kur Samiti Botëror “International Aëards Neës York 2003” në SHBA, i dha çmimin “Excelence and Business Prestige”. Duke qenë një nga kontribuesit më të mëdhenj në vend për artin, Kadri Morinaj është nderuar më Certifikatë Mirënjohjeje nga Shoqata e Piktorëve të Shqipërisë, për kontributin e dhënë ndaj tyre. Ndërsa Shoqata Ndërkombëtare “Bytyçi” i ka dhënë Z.Morinaj, çmimin gjeneral “Plisi i bardhë, Emblema Hyjnore e Shqiptarisë”.

Me çmimin “Për Sipërmarrje të Suksesshme” e ka nderuar Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë në Shqipëri, të cilës i shtohet edhe certifikata e mirënjohjes e shoqatës “Helles” për “Bashkëpunim në Eventet Artistiko-Sociale”. Kompania Klik Expo Group e nderoi më 27 nëntor 2016 me Medaljen “Shqiponja e Artë”, për kontributin e tij në fushën e biznesit në Shqipëri. Filantropi shqiptar Kadri Morinaj u dekorua me medaljen e 319 nga 4000 të tilla, që jepen për figura të shquara dhe njerëz me kontribute të veçanta, nga Papa Françesku, vlerësim ky i bërë në shtator të vitit 2014. Për kontributet e tij, Kadri Morinaj është dekoruar edhe nga Presidenti i Republikës me urdhërin “Naim Frashëri i Artë”, “Për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të qytetit të Durrësit, në punësimin e shumë qytetarëve si dhe për mbështetjen e aktiviteteve në promovimin e trashëgimisë kulturore të këtij qyteti”.

Kadri Morinaj është Qytetar Nderi në disa nga qytetet e Shqipërisë dhe qytete ku jetojnë shqiptarët në diasporë. Në 3 dhjetor 2016, Vatikani i akordoi Z. Kadri Morinaj çmimin ndërkombëtar, “Akademik Nderi për vitin 2016”. Çmimi iu dorëzua në Romë nga Presidenti i Akademisë Bonifaciana Papale, Kavalier, Doktor Sante De Angelis, përkrah shumë personaliteteve të tjera botërore, duke e bërë kështu Z. Morinaj të parin shqiptar që merr këtë titull nga Ati i Shenjtë. Z. Morinaj u shqua si mbështetës në promovimin e vlerave kombëtare, në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, organizuar në Shtutgart, më 13 – 15 janar 2017. Në vigjilje të ndërrimit të viteve më 29 dhjetor 2016, presidenti i kompanive EUROSIG dhe INSIG mori çmimin “Kalorësi i Lartë i Ehlibetit”, akorduar nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve. Është i suksesshëm, bamirës, njeri me ambicie dhe zemër të madhe. Gjithashtu, Z. Kadri Morinaj vlerësohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga UAC, School of Global Management me qendër në Florida, USA.

Z. Kadri Morinaj, në Rio de Janeiro, është cilësuar si mik special i Papa Françeskut nga Kardinali dhe Kryepeshkopi i Rio de Janeiros, Orani Joao Tempesta. Kardinali ka mbajtur një meshë në nder të Z. Morinaj dhe ka prezantuar Pllakatës së përgatitur në Brazil, të mbështjellë me flamurin Kuqezi, për Statujën e Nënë Terezës, të mundësuar nga Presidenti i Eurosig-Insig.

Në samitin e udhëheqësve botërorë të biznesit, në Oksford të Anglisë, Z. Kadri Morinaj, është nderuar edhe me çmimin “Sokrates”, vetë si biznesmen i suksesshëm, por edhe për grupin “EUROSIG”, për arritje të jashtëzakonshme në fushën e biznesit, dhënë nga Drejtori i Përgjithshëm i “Europe Business Assembly, profesori John Netting. Z. Morinaj është zgjedhur në presidiumin e Samitit të Liderëve të Biznesit, gjithashtu është bërë anëtar me të drejta të plota në Asamblenë Europiane të Biznesit në Oksford të Londrës, ku marrin pjesë elita e biznesit dhe përfaqësues nga bota akademike nga 55 vende të botës.
Më 10 shkurt 2018, President i kompanive të Sigurimeve, EUROSIG dhe INSIG, Z.Kadri Morinaj, është nderuar nga Familja Mbretërore Spanjolle “Për kontributin e tij në fushën e biznesit dhe angazhimin e tij për promovimin e tolerancës fetare në Shqipëri”. Në mbrëmjen gala të organizuar në Madrid, ku merrnin pjesë akademikë, aristokratë dhe pjesëtarë të familjes mbretërore spanjolle, konsuj dhe diplomatë, gjatë marrjes së çmimeve biznesmeni Morinaj vuri në pah shanset që ofron Shqipëria për investimet e huaja.

Presidenti i EUROSIG Group, Z. Kadri Morinaj, u nderua në Paris me çmimin “The Best”, si biznesmen i suksesshëm, për bamirësinë dhe filantropinë e tij në një mbrëmjë gala. Aty ku si çdo vit edhe në fillim të 2019 u mbajt për të 42-in vit edicioni i më të mirëve në ndarjen e çmimeve të përvitshme të fushave të ndryshme. Çmimi iu dorëzua nga kryetarja e Bashkisë së Parisit, Jeanne d’Hauteserre. Këtë vlerësim kaq të rëndësishëm për të, biznesmeni Morinaj e konsideron një privilegj, pasi ky çmim më parë u është akorduar edhe mjaft personaliteteve me emër në botë.

Presidenti i Grupit EUROSIG-INSIG, Z.Kadri Morinaj, ishte i ftuar në Londër në një darkë pune, nga një prej familjeve më të fuqishme në industrinë bankare botërore, ajo e Rothschild-ëve. Gjatë darkës në Ritz Hotel në Londër, Z. Morinaj u shoqërua nga Baroni David René James de Rothschild, i cili është një bankier francez dhe anëtar i degës franceze të familjes në Britaninë e Madhe, njëkohësisht kryetari i Rothschild Continuation Holdings. Gjatë darkës me familjen Rothschild, Z.Morinaj diskutoi dhe u konsultua me Baronin londinez për industrinë e sigurimeve dhe sistemin bankar në rajonin e Ballkanit.
Shoqata e Miqësisë dhe Bashkëpunimit Shqipëri-Itali nderoi gjatë një aktiviteti në qytetin e Laçit, Presidentin e EUROSIG Group, Z.Kadri Morinaj, me çmimin “Anëtar Nderi” për kontributin e dhënë në promovimin e vlerave të historisë dhe kulturës tonë kombëtare.
Është thjesht Kadri Morinaj!

Banorët e Astirit pralajmërojnë Veliajn: O kriminel, mos hajde të shkelësh mbi plagët që na ke bërë

Banorët e Astirit kanë dalë në një protestë ditën e sotme kundër Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Duke folur për mediat, një banor tepër i revoltuar paralajmëroi Ramën dhe Veliajn se pas 25 prillit do të shkojnë prapa hekurave.

Ata thonë se qeveria nuk shkoi një herë të vetme për të dëgjuar banorët e Astirit, ndërkohë tani tentojnë të shkojnë për të kërkuar vota.

Banorët e zonës paralajmërojnë kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të mos shkojë në zonë për të kërkuar votën për veten dhe PS-në.

“Erion Veliaj o kriminel. Nuk erdhe një ditë për t’i dëgjuar këta banorë. Nuk erdhe një ditë të vetme. As ti as Edi Rama nuk do të shkelni më këtu jo për të marrë vota por as për t’iua pa sytë. Ju do iu shohim prapa hekurave. Pas datës 25 prill do iu shohim prapa hekurave.

Sot të gjithë banorët janë në rrugë të madhe. Ju prishën banesat, ju prishën bizneset. Të ma thotë vemja e bashkisë Erion Velija, një banor që ka strehu Erion Velija. Si vijnë këtu të kërkojnë vota? Kaq plehra janë kto. Fjalën turp nuk e dinë çfarë është. Te lagja jonë, te varret që kanë bërë për së gjalli nuk do shkelin.

Fara e keqe e Edi Ramës do shporret, jo të vijën këtu të bëjnë fushatë. Erion Veliaj nuk është i mirëpritur te banorët e Unazës së Re. Qindra zgjidhje kanë pas. Përdorën dhunën. Pse nuk e mbarojnë rrugën. 45 milionë euro me 2 km rrugë . Kjo është qeveria që kemi sot.

I bëj thirrje çdo shqiptari mendoni se do iu vijë radha dhe ju. Mendoni mirë kur të shkoni para votës. Votoni atë forcë politike që ka të ardhme. Jo këto vemje të Rilindjes.

Mos hajde të shkelësh mbi plagët që ke bo. Zgjedhim vetë ne kë do votojmë. Kishim informacion do vinte në Unazë të Re. Kujt banorëve do i kërkojë vota ai. Na tha neve shpellarë? Çfarë vote do kërkojë ai? Ne do i japim votën që drejtësia të shkojë prapa hekurave së bashku me Edi Ramën”, deklaroi banori i Astirit.

Video/ “Do ta godasim përsëri Shqipërinë”, trondit “rilindsja” e Ramës në Librazhd

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video nga takimi i sotëm i Ramës në Librazhd. Në video dëgjohet një vajzë e re e cila thotë se, “ne do të fitojmë dhe do ta godasim përsëri Shqipërinë”.

“Angazhimi solemn i sotem i rilindasve ne Librazhd. sb”, shkruan Berisha në Facebook.

Basha i përgjgijet Ramës nga takimi me të rinjtë nga Kavaja

Rruga 8-vjeçare dihet se ku na ka çuar. Projeksionet e kësaj rrugë dihen po ashtu, i ka publikuar OKB-ja. Që me këto ritme Shqipëria do të katandiset në një vend me 1 milionë njerëz, shumica mbi moshën 55 vjeç. Ndaj, edhe pyetja me 25 prill është: do ta lejojmë këtë të ndodhë? Pas 8 vitesh dështimesh a do t’i hapet prapë dera dështakut për herë të tretë edhe 4 vjet të tjera? Sigurisht që jo!

Këtë e dëgjoj kudo. Jo thoni ju, jo thotë Shkodra, jo thotë Vlora, Korça, Fieri dhe Berati. Pra, miqtë e mi mos harroni entuziazmi juaj është paralajmërimi i ndryshimit, por ndryshimi i vërtetë është përgjegjësia juaj.

Entuziazmi juaj është paralajmërimi i ndryshimit, por ndryshimi i vërtetë është përgjegjësia juaj. Gjithsecili prej nesh këtu një votë ka. Është përgjegjësia juaj që të dilni masivisht më 25 prill, që mos të lini asnjë shok, asnjë mik, asnjë familjarë që mund të votojë, pa dalë për të votuar. Vetëm kështu mund të vij ndryshimi. Vetëm duke dal të gjithë, duke votuar numrin 9 do të vij ndryshimi të cilin e duan dhe e presin dhe e meritojnë të rinjtë shqiptarë dhe prindërit e tyre.

Bardhi në rrethinat e Elbasanit: Me ndryshimin do të bashkohen edhe socialistët e ndershëm

Zero taksë për tokën e fermerëve

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi, dhe kandidati për deputet Qani Xhafa u takuan me banorë të zonës së Vidhasit. Xhafa tha se njësitë përreth Elbasanit do të sjellin ndryshimin me 25 prill, dhe nuk do të votojnë më Taulant Ballën që nuk e duan as në fshatin e tij. Gazment Bardhi kërkoi që në këtë marshim drejt ndryshimit, të afrohen edhe socialistët të cilët njësoj kanë vuajtur shpërfilljen dhe braktisjen në këto 8 vite.

“Unë po i them Taulant Ballës që, me Vidhasin, me gjithë pjesën administrative Papërr, dhe me të gjitha njësitë administrative të tjera që është Bradasheshi, Graceni, Funari, Labinoti Mal, por edhe lagjia 5 Maj që unë mbuloj, i them që do të jemi fitues, dhe këtë ai do ta marrë vesh me datë 25. Kur atë e ka përzënë fshati i tij, çfarë kërkon në Bradashesh apo në Papërr e në Vidhas?”, tha Qani Xhafa

Gazment Bardhi tha se me 25 prill marrin fund padrejtësitë e 8 viteve dhe mbyllet kapitulli ku qeveria funksionon vetëm për 10 vetë dhe i vë këmbën në fyt shumicës së njerëzve.
“Kemi një plan pune, ku nuk ofrohen mrekulli për asnjërin prej jush, por ama marrim përsipër të zgjidhim ato halle dhe shqetësime që janë në dorë të qeverisë, që janë të mundshme e kërkojnë vëtëm vullnet politik. Çfarë do i duhet qeverisë përveç vullnetit politik që atë skemën e subvencioneve ta bëjnë funksionale, çfarë modeli kemi ne përballë? Kemi modelin që thotë me mburrje që kam shpërndarë 95 milion euro subvencione për bujqësinë. A ka marrë dikush nga ju ndonjë lek nga këto 95 milion euro?

Asnjë fermer, asnjë fshatar që punon nga mëngjesi e deri në darke nuk ka marrë asnjë qindarkë nga fondi i subvencioneve në bujqësi sepse skema që kanë ndërtuar është e tillë që lekët të mos vijnë te ju, por të shkojnë te 10 njerëz, dhe ju e dini se kush i ka marrë, edhe në qarkun e Elbasanit. Ata janë 10 njerëz që njihen me emër dhe me mbiemër. Pse i kanë marr vetëm ata dhe nuk kanë ardhur lekët te ju?

Sepse skemën e kanë ndërtuar të tillë që lekët t’i përqëndrojnë në dhjetë duar që të kenë mundësi t’i ndajnë me Taulanat Ballën dhe me gjithë hajdutët e tjerë që i ka në listë ose që administrojnë pushtetin në qarkun e Elbasanit. Skema ka qënë e tillë, thotë duhet të kesh 20 hektarë tokë që të marrësh subvencion në bujqësi. Po kush nga ju nuk do donte të kishte 20 hektarë tokë, të gjithë do të donit, por nuk keni. Shteti nuk i ka ndarë askujt 20 hektarë, u ka dhënë nga një hektar. Duhet të kesh, thotë, 50 krerë lopë që të marrësh subvencione. Kush nga ju nuk do të donte të kishte 50 krerë lopë, po nuk keni…. keni një, dy, ose pesë, por edhe ai që ka pasur 5, nga pamundësia ndonjë e ka shitur.. duke i mbetur një ose dy. Në këtë mënyrë, gjithë ai fond që duhet të vinte si mbështetje te ju, ka vajtur te 10 njerëz”, tha Bardhi.

Drejtuesi Politik nga ana tjetër vuri në dukje, vështirësitë që qeverisja 8 vjeçare ka krijuar për njerëzit, duke rritur taksat, tarifat e çmimet në çdo sector. Ai sqaroi skemën e PD për subvencionimin në fshat, nga ku do të përfitojë çdokush mbi bazën e prodhimit që nxjerr, pa burokraci e kritere përjashtuese.

“Çmimin e energjisë elektrike ua ka rritur, çmimin e ujit ua ka rritur, taksë toke u mbledh, ju ka vënë tani te fatura e ujit taksë ndriçimi, taksë pastrimi, taksë gjelbërimi, taksë varrezash, nuk ka lënë emër takse pa ju vendosur. Pastaj bërtet që po bën shtet, se e vetmja mënyrë për të bërë shtet është me i vënë litarin në fyt atij që është i pamundur, njerëzve që janë të pamundur. Qeveria nuk mundet ta trajtojë fshatarin dhe fermerin si biznesmen, ju jeni të vetëpunësuar që me atë tokën që punoni nga mengjesi e deri në dark përpiqeni të ushqeni fëmijët tuaj, familjen tuaj.

Nuk mundet t’u marrë shteti taksë për tokën që ju e punoni vetë. Prandaj taksën e tokës do e keni zero. Ndërkohë që skema e subvencioneve do të jetë e thjeshtë, nuk do të ketë asnjë burokraci. Secili nga ju ka numrin personal të identifikimit, secili fermer dhe fshatar është i identifikueshëm. Po prodhove 5 kg, të takon një lek, prodhove 50 të takojnë 10 lek, e kështu me radhë në varësi të produkteve do të ketë një vlerë të caktuar rimbursimi apo mbështetje nga shteti. E njëjta gjë edhe me bagëtitë: ke dhjetë dele, të takojnë dy lek, ke 100 dele të takojnë njëzet lek”, tha Bardhi.

Gazment Bardhi, i siguroi banorët se angazhimet e marra do të mbahen, dhe për to ai dhe PD do të japin llogari pas 4 vitesh.

“Kudo ku unë shkoj, ka një padurim të njerëzve për të folur dhe kjo tregon atë që më këni pohuar vet ju, që gjendja ka shkuar aty ku nuk mban më. Në këto zgjedhje është radha me çu në shtëpi Edi Ramën, pastaj na e lini në dorë ne, se ai duhet të shkojë edhe në burg për zullumet që ka bërë, por fillimisht ta çojmë në shtëpi. Mbas katër vitesh, nëqoftëse edhe një angazhim të vetëm nuk e bëjmë realitet, është radha jona për të shkuar në shtëpi”, u shpreh Bardhi.

Drejtuesi Politik për Elbasanin bëri thirrje që në rrugën drejt ndryshimit të bashkohen edhe socialistët të cilët njësoj kanë vuajtur keqeverisjes dhe janë braktisur nga shteti.
“Miqtë e mi, 25 prillin duhet ta trajtojmë si një mision patriotik, por mbi të gjitha si një mision për familjet tona. Në këto zgjedhje nuk kemi betejë me socialistët, unë nuk e di në ka një socialist apo dikush që ka votuar tradicionalisht për PS këtu sot, por një mesazh për ata e kam. Ne nuk kemi betejë me ta me 25 prill, ata kanë vuajtur njësoj si demokratët këto tetë vite, janë shtypur me këmbë njësoj si demokratët, mungesë mbështetje nga kjo qeveti ka pasur si për demokratët dhe për socialistët, njëlloj nuk keni marrë ju demokratët subvencione në bujqësi, njëlloj nuk kanë marrë as ai fermeri dhe fshatari që ka votuar tradicionalisht PS.

Prandaj do të duhen të na bashkoheni me 25 prill, jo për PD, jo për Lulzim Bashën, por për fëmijët dhe familjen tuaj. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të hedhur hapin e parë për të sjellë ndryshimin që duam të gjithë. Ndryshimi vjen duke votuar të gjithë bashkë numrin 9, PD. Po shoh që ju e paskeni marrë vendimin, i vetmi që do të largohet është Edi Rama. Shqiptarët do të rrinë këtu, do të jetojnë këtu do të punojnë këtu, e do të ndërtojnë të ardhmen e femijëve të tyre këtu. Të takojmë kë të mundemi dhe ta bëjmë të ndërgjegjësohet që nuk është zgjidhje as shitja e votës as votimi me tifozllëk. Zgjidhja e vetme është të votojmë Partinë Demokratike, të votojmë numrin 9 dhe të bëjmë realitet të gjithë bashkë ndryshimin”, deklaroi Bardhi.