19.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Basha takon të rinjtë në Vilë Bashtovë: Trajnime nga universitetet europiane në 20 profesione për rininë shqiptare

• Basha takon të rinjtë në Vilë Bashtovë: Nuk garantojmë dot mirëqenie jashtë BE-së, trajnime nga universitetet europiane në 20 profesione për rininë shqiptare.

• 5 gjuhë të huaja falas, 20 profesione për të rinjtë shqiptarë. Basha ndan me të rinjtë në Vilë Bashtovë detaje të marrëveshjes me Aleancën Europiane të Universiteteve.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka biseduar me të rinj në Vilë Bashtovë të Kavajës. Të rinjtë ngritën problematiket që hasin sot dhe i drejtuan pyetje Bashës për zgjidhjet që ka menduar qeveria e tij e ardhshme.

Për të treguar pasojat e emigrimit masiv të të rinjve, Klara thotë se ka pesë vite që ditën e saj të lindjes e feston pa vëllain, i cili ndodhet në emigrim. Ajo gjithashtu tha se edhe pse ka mbaruar me mesatare të lartë, e ka të vështirë të gjej një vend pune në Shqipëri.

“Unë kam pesë vite që ditëlindjet e mia i festoj larg vëllait tim të vetëm. Ai u largua vetëm 16 vjeç, për shkak të qeverisjes së të babëziturve dhe sigurisht, ju keni vëlla vetë të vetëm dhe e dini shumë mirë që shpatullën e vëllait, nuk ta zëvendëson asnjeri. Flas këtu edhe në pozicionin e një studenteje, ish-studente, që ka mbaruar të dyja ciklet e studimeve të mia me mesatare 9.8 dhe nëse do bëja një paralelizëm, në vendet e Europës, të tillë studentë i trokasin në derë dhe i ftojnë që të punojnë në institucione me to, ndërsa ajo që jam hasur dhe përballur unë, janë dyer të mbyllura institucionesh dhe një hakmarrje e pastër politike nga njerëzit e vegjël të pushtetit lokal”, u shpreh Klara.

Për të treguar rëndësinë që do të ketë rinia në qeverinë e ardhshme, Basha tha se rinia është motivi i tij në përditshmëri. Kreu i opozitës shpjegoi planin e Partisë Demokratike për rininë dhe për ekonominë në tërësi. Për të ringritja ekonomike, integrimi ne Bashkimin Europian dhe kthimin e shpresës tek rinia që të ardhmen ta ndërtoj në Shqipëri.

“Rinia është motivi im i përditshëm. Bashkimi Europian dhe ekonomia janë prioritetet absolute të programit tonë. Por nëse më pyet se cilat janë tre shtyllat e misionit tim për të cilat kam shkruar edhe një libër padiskutim një zgjim kombëtar ekonomik që do të forcojë ekonominë e shqiptarëve në çdo fushë, nga fermeri tek sipërmarrësi, nga i riu dhe studenti, tek pensionisti. E dyta integrimi në BE dhe këto të dyja janë të lidhura me njëra-tjetrën. Nuk integrohesh dot në BE me 200 euro rrogë e më një shtet ku të gjitha pushtetet i ka një njeri i vetëm dhe nuk rritet dot ekonomia.

Të gjithë ju e dini që ne nuk mund të garantojmë rritjen ekonomike dhe as garancinë pa u bërë anëtarë të Bashkimit Europian. Prandaj tashmë jo vetëm demokratët, por të gjithë shqiptarët e besojnë se rruga e vetme që garanton stabilitet, demokraci dhe ekonomi mirëqenie para, siguri për familjet tuaja dhe fëmijët tuaj është anëtarësimi në BE. E treta, që ka të bëjë drejtpërdrejt me pyetjen që më shtove. Misioni tjetër i imi në politikë është t’i hap rrugën rinisë, asaj pjese të shoqërisë që për nga mendësia, nga përgatitjet, nga ambiciet, sot është njësoj si rinia europiane. Në se ka një fushë ku Shqipëria tani ka hyrë në Europë kjo është dëlirësia e shpirtit të të rinjve dhe të rejave shqiptare është aftësia juaj, talenti juaj për tu arsimuar dhe për tu përgatitur profesionalisht, është formimi juaj dhe karakteri juaj. Ndaj misioni im është ti hap rrugën ti hap rrugën rinisë dhe të marrë në dorë fatet ekonomike dhe politike të vendit, thënë shkurtë dhe qartë , ky është një motiv i fuqishëm dhe ju vetëm ma shumëfishoni tek ju shoh në ballë të përpjekjes, në ballë të fushatës dhe 25 prillit të jetë dita e ndryshimit, dita e fitores për çdo shqiptarë” – tha Basha.

Basha gjithashtu tha se me bashkëpunimin me Aleancën Europiane të Universiteteve dhe Komisionin Europian, do t’u mundësojë të rinjve praktika profesionale dhe me tërheqjen e investimeve të huaja në Shqipëri, do të mundësoj vende të reja pune me paga dinjitoze për të rinjtë shqiptarë.

“Disavatazhi i studentëve është se sistemi shqiptarë ka mbetur në vendnumëro për 8 vite me radhë. Ata që vijnë nga jashtë kanë përfituar nga metoda të reja që përshtaten me tregun e ri të punës. E gjithë bota po ndryshon. Tregu i punës në botë po ndryshon, tregu i punës në Europë po ndryshon. Ndryshimi kryesorë vjen nga globalizimi, pra, nga aftësia për të komunikuar shumë më mirë midis shteteve edhe në kuptimin ekonomikë dhe nga digjitalizimi. Dhe kjo po dikton një revolucion ekonomikë nga i cili po përfitojnë shumë vende në veçanti vendet në zhvillim. Po trajnojnë rinin që të përgatitet për këtë ekonomi të re në qoftë se mund ta quaj kështu. Dhe nga ana tjetër europianët, amerikanët, korporatat e mëdha duan dhe kërkojnë që të zhvendosin investimet në Shqipëri siç po i zhvendosin në Ballkan.

Cila është arsyeja që Serbia ka 40 mijë të rinj të punësuar në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe ne i numërojmë me qindra dhe ata janë punësuar jo për meritë por për kundër presionit të qeverisë. Cila është arsyeja që gjermanët kanë investuar 10 herë më shumë në Maqedoninë e Veriut me një popullsi më të vogël, me një vend pa akses në det, pa akses në porte sesa në Shqipëri? Arsyeja është keqqeverisja. Që do të thotë se vendi i ka të gjitha mundësitë dhe ju i keni të gjitha mundësitë. Ne do të bëjmë të mundur që çdo student dhe studente shqiptare të bëjë praktikë gjatë kohës që studion, të bëjë praktikë pasi përfundon studimet. Në bashkëpunim me Aleancën Europiane të Universiteteve dhe Komisionin Europian i cili ka rezervuar 26 miliard euro për rininë e Ballkanit.

Ne do të mundësojmë për ty dhe për të gjithë bashkëmoshatarët e tu të trajnoheni në të paktën 20 profesione që i përshtaten ekonomisë së re nga teknologjia e informacionit tek kompjuterët pra, nga inxhinieria tek administrimi i biznesit, tek ekonomia dhe në këtë mënyrë të jeni të gatshëm për tu punësuar në investime perëndimore dhe investime të vendit, me paga të larta. Po marr shembullin e teknologjisë së informacionit, ku pagat fillojnë nga 800-900 Euro dhe përfundojnë 3000 euro. Paga më të larta sesa deputeti, ministri apo edhe vetë Kryeministri apo Presidenti. Si do ta bëjmë këtë të mundur? Së pari, duke sjellë një klimë miqësore për biznesin, duke ulur taksat, taksat e larta i morën frymën ekonomisë por, po kështu larguan investitorët.

9% taksa e sheshtë për tatim-fitimin, 9% taksa mbi të ardhurat personale për ata mbi rrogën minimale, ulja e sigurimeve shoqërore 18%, ulja e çmimit të naftës me 24 lekë/litër, ulja e çmimit të energjisë. Për prodhimin do të bëj të mundur që këtu të vijnë më shumë investime dhe në vend të një cikli humbës ku rriten taksat, bie biznesi, bie punësimi, bie konsumi, rritet mjerimi, rritet emigracioni që është e vërteta e 8 viteve të Edi Ramës, ne do të ndërtojmë një cikël pozitiviteti dhe rritjeje, ku rriten investimet, rritet punësimi, rriten të ardhurat e Shqiptarëve, rritet konsumi dhe ky cikël do të sjellë mirëqenie të rritur për të gjithë sektorët. Do të sjellë po kështu edhe mundësinë e shtetit për të ndihmuar ata që nuk konkurrojnë dot vetë, personat me aftësi të kufizuar, pensionistët, duke rritur pensionet, duke rritur mundësinë për ti ndihmuar personat me aftësi të kufizuara, duke rritur në tërësi aftësinë e shtetit për të ndihmuar kur shqiptari është në hall, fjala bie me shëndetësinë, me rimbursimin e barnave.

Ky pra është cikli i pozitiviteti. Dhe për rininë e arsimuar në Shqipëri hapi i parë do të jetë ofrimi i pesë gjuhëve të huaja, të paguara nga qeveria e ardhshme, në një platformë amerikane, ku do të mësoni anglisht, gjermanisht, italisht, frëngjisht dhe spanjisht, dhe ofrimi i 20 profesioneve po kështu online. Në këtë moment do të bashkohen 2 kolona të cilat mundësojnë, në Maqedoni, në Kosovë, në Serbi atë që nuk ndodh sot në Shqipëri. Kolona e parë është një klimë miqësore për biznesin pa të cilin nuk vjen dot investitori, se investitori do garanci që të derdhi paratë e tij. Dhe nga ana tjetër nuk mjafton vetëm garancia, do të dijë edhe nëse ka njerëz të aftë për të bërë detyrat, për të bërë punët, pra të zanatit. Qofshin këta inxhinierë të kompjuterëve, qofshin hidraulikë, qofshin elektricistë e kështu me rrallë. Dhe ne do ta bëjmë këtë të mundur përmes kësaj reforme që ju nuk do t’ju nxjerr nga universiteti me një letër në xhep, por do t’ju nxjerr profesionistë që gjysmën e kohës do ta harxhoni me praktikë dhe në fund të universitetit kështu do t’ju ofrohet një praktikë e paguar nga qeveria. Do të konkurroni pra denjësisht dhe me të njëjtat kushte me bashkëmoshatarët tuaj që kanë patur shansin të studiojnë në perëndim. Dhe do të jeni fuqia dhe motori i zgjimit ekonomik kombëtarë që do të sjellë ndryshimi me 25 prill duke votuar numrin 9”, tha Basha.

 

Proçesi apo rezultati? Një rishikim i nevojshëm i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE

Genc POLLO

Në fushatën zgjedhor të vitit 2005, një eksponent i lartë i opozitës deklaroi se në rast fitoreje të partisë së tij Shqipëria do të antarësohej në Bashkimin Europian brenda pesë-gjashtë viteve. Qeveria e kohës, më e rezervuar në këtë çështje e thoshte se do të duheshin pak vite më shumë; natyrisht duke shtuar se i kishte bërë detyrat përkatëse mirë e bukur dhe se me të shkohej sigurt në Europë. Sot, gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, askush nuk merret më me parashikimin e vitit të anëtarësimit tonë në BE; qeveria, si dikur, tha se i ka bërë detyrat përkatëse mirë e bukur dhe se vetëm me të shkohet sigurt në Europë.

Duke injoruar përmbushjen e 15 kushteve që në shumicë i kishte provokuar vetë; dhe duke injoruar, për herë të parë në këto tridhjetë vjet, Europën si temë fushate. Opozita thotë se me rotacionin e prillit do të bëhet e mundur thirrja e Konferencës Ndërqeveritare (pas së cilës vijojnë negociatat e anëtarësimit) brenda kësaj vjeshte. Ky premtim është i matur e me gjasa të përmbushet paçka se garanci nuk ka. Por vini re: për vitin e anëtarësimit nuk flet më kurrkush!

Padyshim që brenda BE-së skepticizmi ndaj anëtarëve të mundshëm nga Ballkani është rritur edhe për shkaqe të brendshme.
Por shumë më shumë shkaku është gjendja problematike në rajonin tonë duke filluar me të drejtat e njeriut, shtetin ligjor, ndarjen e pushteteve, llogaridhënien qeveritare pra me një fjalë normat bazike ose, e thënë me gjuhën e traktateve të BE, me Kriteret e Kopenhagenit.

Në artikullin e tij të njohur “Efekti i Plantagenetëve” studiuesi amerikan Robert Kaplan vëren se Anglisë ju deshën tetë shekuj për të zhvilluar traditën e kulturën e shtetit ligjor e të demokracisë. Me këtë shëmbull Kaplan shpjegon dështimin e “pranverës arabe” të vitit 2010, në arritjen e demokracive funksionale: ishte mungesa e traditës fillestare! Natyrisht Ballkani nuk mund të krahasohet me situatën arabe ashtu siç edhe mund të thuhet se tradita institucionalo-demokratike e rajonit ka defiçite më të mëdha krahasuar me kontinentin. Por Ballkani ka dhe një shans që rajone të ngjashme në botë nuk e kanë: të qenit enklavë gjeografike brenda BE si dhe angazhmin e BE, me potencialin politiko-financiar stërmadh të saj, për Kriteret e Kopenhagenit deri në ditën e anëtarësimit e mbase më tej. Veçse ky potencial lipset të mirë-përdoret.

Mali i Zi e Serbia deri vonë konsideroheshin shtete “pararojë” në integrimin europian. Mali i Zi hapte e mbyllte kapituj me Komisionin Europian por në fakt shteti ishte i kapur nga partia në pushtet prej dy dekadash (edhe pse parti me merita historike). Rotacioni përmes zgjedhjeve, megjithë shqetësimet gjeopolitike që shkaktoi, jep një shpresë për çkapjen e shtetit. Serbia i ngjan Shqipërisë nga kriminalizimi i segmenteve të pushtetit e nga kapja e shtetit; edhe aty parlamenti përfundoi monist mbas një vendimi të kuturisur të opozitës për të bojkotuar zgjedhjet. Bosnja-Hercegovina është federatë jofunksionale dhe njësitë përbërëse të saj janë feude etno-partiake pa kontroll e ndryshim pushteti. Maqedonia e Veriut në vitin e pestë të qeverisë aktuale po shfaq në rritje sindromat problematike të qeverisë para saj. Kosova megjithë arritjet e problemet e ngjashme shpreson progres me qeverinë e re. Për hallet e Shqipërisë në këtë aspekt do të mjaftonin raportet ndërkombëtare si ai i Transparency Int./IDM ( https://idmalbania.org/download/8901/ ) së fundmi; edhe po të mos i njihnim ato fakte nga të jetuarit këtu.

Ndreqja e situatës vetëkuptohet është përgjegjësi e detyrë e shoqërive tona. Por në rrethanat kur anëtarësimi në BE mund të dojë një dekadë e shumë vite, pyetja madhore është si duhet të jetë proçesi i integrimit? Si duhet të jetë që t’i shërbejë edhe interesave të Bashkimit Europian si edhe atyre të gjashtë vendeve të Ballkani? Dhe besoj se biem dakord që interesi parësor i të gjashtëve është progresi e konsolidimi i Kritereve të Kopenhagenit. Po ky është edhe interesi madhor i 27 vendeve europiane për të patur një enklavë kontinentale ku sundon ligji europian e jo gjysëmbanditët me kostum&kravatë. Edhe pse nuk mungojnë avokatë të “stabilitetit me çdo kusht” të cilët nuk duan të shohin se një stabilitet i moçaltë rrezikon që të çojë drejt destabilizimit të rrëmujshëm apo t’u çelë shtigje e rrugë fuqive jomiqësore.

Pyetja shtrohet nëse është i duhur e i përshtatshëm proçesi i derisotëm i cili më së shumti fokusohet në përafrimin e ligjeve kombëtare me direktivat e BE-së. Më së shumti në letër; jo dhe aq në zbatimin real. Këto ligje janë absolutisht esenciale për të qenë një ditë anëtarë, por a ka kuptim fokusimi kaq shumë tek to kur njëkohësisht pushteti bëhet recidividist në shkeljen e kushtetutës e plot ligjeve kyçe.

Gjithashtu BE financon me miliona euro strategji e proçese ku jo përherë merret vesh zbatimi e rezultati; dmth edhe dobia konkrete e tyre.
Përvoja e viteve të fundit në Shqipëri njeh arritje reale si ndihma europiane për arritjen e Marrëveshjes për Dekriminalizmin (2014) apo Reformën Zgjedhore (2020); po kështu mund të shënohen dështime si heshtja për Tahir-Kanabizmin (2016) apo deklarimet pro nismës abuzive të shkatërrimit të Teatrit Kombëtar (2019) nga zyrtarë të caktuar të Komisionit Europian.

Pa folur më tej për gjeste të pamenduara si organizmi i “Vrapit kundër korrupsionit” (2020) ku diplomatë europianë fugonin të qeshur krahas ministrave problematikë përgjatë bregliqenit në Tiranë. Gjest që u shpotit me të drejtë nga opinioni publik.

Shembujt pozitivë janë përgjithësisht raste te veprimit pro aktiv deri intervencionist. Ndërsa shembujt negativë, me dashamirësi mund të shpjegohen me kulturën burokratike, qasjen formaliste e operimin diskret që dominojnë në ekzekutivin e BE. Ky mentalitet i Brukselit mund të ketë qenë i përshtatshëm kur trajtoi p.sh. anëtarësimin e Suedisë apo Austrisë në v. 90. Në latitudat e Ballkanit e në botën bashkëkohore ai ka nevojë të rishikohet duke avancuar nga “diskrecioni” tek “intervencioni”. Drejt një qasje më “amerikane” nëse mund t’a themi kështu. Jo duke intervenuar në vend të aktorëve politiko-shoqërorë lokalë pasi kështu frenojnë emancipimin e zhvillimin e tyre. Por lipset që BE-ja të mbajë një qendrim të qartë e zëlartë sa herë që rrezikohen Kriteret e Kopenhagenit; kjo minimalisht largon kritikat për symbyllje bashkëfajtore! Por, më e rëndësishme, kjo inkurajon mbrojtësit vendorë të standarteve europiane.

Qofshin ata politikanë zanati, aktivistë socialë apo gazetarë të pavarur. Përkrahja direkte e publike e këtyre të fundit nga BE do të ishte një ndihmë edhe më e fortë e efikase. Ka edhe të tjera mënyra që lipset të shtjellohen veçan.
Sipas një klisheje gjysëm të vërtetë amerikanët orientohen drejt rezultatit ndërsa europianët drejt proçesit. Në rastin tonë lipset të përkufizohet rezultati. Në një kohë kur antarësimi duket e zhduket në një kalendar të mjegullt rezultati i proçesit të integrimit europian mund të ripërkufizohet si konsolidimi i Themeleve Bazike (i Kritereve të Kopenhagës).

Një debat i tillë duket se ka filluar në Bruksel. Por, muajin e shkuar kur Parlamenti Europian miratoi raportin për Shqipërinë, një eurodeputete socialiste deklaroi se ligji i medias ishte anulluar duke përmbushur kushtin e fundit për thirrjen e Konferencë Ndërqeveritare. Natyrisht që kjo është e pavërtetë pasi dekreti përkatës është ende i pavotuar në Kuvend dhe teorikisht ai mund të miratohet apo të refuzohet në çdo seancë plenare. Fakti që edhe ndonjë zyrtar tjetër e përsëriti këtë të pavërtetë ndoshta dëshmon se debati mbi një qasje më efektive e realizimi i saj mund të zgjasë më shumë se sa shpresohet.

Ish ministër e deputet
12 prill 2021

Thirrja e Bashës: Masivisht në kutitë e votimit më 25 prill për ndryshimin

Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar një video ku i bën thirrje shqiptarëve se vetëm ata mund të sjellin ndryshimin.

Basha thotë se ai vetë si kryeministër do të ketë kësaj radhe mundësinë t’u shërbejë me votën e 25 prillit.

Ai thekson se ndryshimi tashmë ka ardhur pasi është në zemrat e çdo shqiptari.

STATUSI NGA LULZIM BASHA
Ora po afron! Dita po afron! Dhe vota juaj do të sjellë ndryshim për familjet tona dhe unë të kem mundësinë t’ju shërbej jo vetëm si ministër, si deputet apo kryetar bashkie, por edhe si kryetari i qeverisë së ndryshimit me votën e 25 prillit. Faleminderit nga zemra! Të gjithë masivisht në kutitë e votimit më 25 prill! Asgjë nuk e ndal dot ndryshimin, sepse ndryshimi tashmë është në zemrat e çdo shqiptari. Dhe me ndryshimin, Shqipëria Fiton, ju fitoni! Faleminderit!

https://www.facebook.com/watch/?v=657954444868444

Prokuroria bastis zyrat e “Lapsi.al” pas publikimit të skandalit të PS me të dhënat personale të qytetarëve

Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet pas publikimit të informacioneve lidhur me përdorimin e të dhënave të qytetarëve nga Partia Socialiste. Prokuroria ka shkuar në zyrat e Lapsi.al për të sekuestruar serverin pas publikimit të disa prej të dhënave për database-in ku ndodhen të dhënat e qytetarëve ku thuhet se janë shënuar të dhëna mbi bindjet politike.

Kreu i SPAK Arben Kraja deklaroi sot se kanë filluar verifikimet dhe do ketë përgjigje patjetër lidhur me akuzat e ngritura për të cilat ka dhe një padi.

Ngjarje e rëndë, djemtë e politikanit të PS qëllojnë mbi policinë, dy policë dhe një qytetar të plagosur

Djemtë e politikanëve të PS luftojnë me policinë, i plagosin dhe madje edhe mund ti vrasin, sepse ata nuk i kap ligji. Kjo ka ndohur gjatë këtyre 8 viteve dhe kjo ka ndodhur edhe sot në Mamurras.

Zbardhen detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri në Mamurras, ku mbetën të plagosur dy efektivë politike dhe një qytetar.

Të plagosur kanë mbetur efektivët Ilir Zeka dhe Flamur Lleja, ku njëri është plagosur me armë dhe tjetri me sende të forta. Ndërkohë, nuk ka ende të dhëna për personin tjetër të plagosur, që është dërguar në spital.

Ndërkohë, burime bëjnë me dije për “BalkanWeb” se dyshohet që ka pasur shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave.

Ari i Rusisë

Gjatë 5 viteve të fundit Rusia ka shpenzuar më shumë se 40 miliard dollarë për të ngritur një rezervë ari të fuqishme, duke u bërë kështu blerësi më i madh i botës. Banka Qendrore e Rusisë ka pohuar se ka pushuar së bleri ar në gjysmën e parë e parë të vititi të kaluar (mars 2020) për të inkurajuar eksportet dhe për të arritur të thithë investitorët – për pasojë edhe valutat e huaja – në Rusi, pasi që për shkak të pandemisë së Covid-19 është regjistruar një rënie drastike e çmimit të naftës.

Banka Qendrore e Rusisë la nisur t’i shesë rezervat e saj të arit për herë të pas 13 vjetësh, aq sa në prill të 2020, Guvernatorja aktuale e saj, Ėlvira Sachipzadovna Nabiullina, ka njoftuar ndërprerjen e blerjes së arit nga ana e qeverisë ruse dhe vetë qeveria në mënyrë të njëkohshme ka nisur të rilëshojë liçencat për eksportimin e metalit të çmuar, si minatorëve, ashtu edhe kompanive të nxjerrjes, duke i hapur kështu derën e eksportimit të gjithë arin e nxjerrë në vend.

Faktikisht, rezultatet e një zgjedhjeje të tillë nuk kanë vonuar të manifestohen dhe sipas të dhënave të tremujorit të dytë janë shitur 87 ton metale të çmuara, rreth 9 herë më shumë se një vit më parë. Ndërkaq, në tremujorin e tretë të 2020, fluksi i valutës së huaj në Rusi – i derivuar nga shitjet e naftës – ka zbritur me 51%, domethënë në 15.3 miliard dollarë, ndërsa prej shitjes së produkteve petrolifere rënia ka qenë me 45%, që i korrespondon 8.7 miliard dollarë. Kurse përsa i përket shitjes së gazit, të ardhurat janë pakësuar me 43%, domethënë me 4.6 miliard dollarë.

Në këtë kontekst, strategjia e shitjes sl arit kompenson falimentimin e shitjes jashtë vendit e lëndëve të para të verifikuara gjatë gjithë 2020. Eksporti i arit ka siguruar një të ardhur korresponduese me 1.5 miliard dollarë në muaj, të paktën sipas vlerësimeve të analistëve të Raiffaisen Bank, të cilët theksojnë, me të dhënat në duar, se ekonomia ruse ka fituar me arin të njëjtën shifër që do të fitonte me shitjen normale e gazit dhe naftës.

Për shkak të nevojave të financimit të kostove të rimarrjes së vetes nga pandemia, bankat qendrore të botës në tremujorin e tretë janë bërë shitës neto të arit për herë të parë nga viti 2010, vëren WGC (World Gold Council) se për herë të parë janë shitur 12.1 ton më shumë nga sa janë blerë. Shitësi më i madh ka qenë Yzbekistani, i cili ka larguar 34.9 ton njëherazi, domethnënë 10% të rezervave të arit. Në vend të dytë Turqia, që po kalon një krizë akute valutore me deflukse kapitali, inflacion në dy shifra dhe rënie të lirës në minimumet historike. Në korrik – shtator, Banka Qendrore Turke i ka yvogëluar rezervat me 22.3 ton (3.8%). Veë kësaj, Taxhikistani (9.2 ton), Filipinet (7.8 ton) dhe Mongolia (2.4 ton) kanë hequr ar. Rusia është klasifikuar në vendin e 6 e listës së shitësve.

Herën e fundit që Banka Qendrore e Federatës Ruse ka shitur pjesë të rezervave të saj ka qenë në tremujorin e parë të 2007 (1.2 ton) dhe, qysh atëhere, politika e arit e Kremlinit ka qenë ajo e blerjes mesatarisht të 20 – 30 tonëve ar në tremujor, për ta dyfishuar më pas shpejtësinë më 2014, kur aneksimi i Krimesë ka shkaktuar një breshëri sanksiones perëndimore. Kështu, në vitin 2018 Rusia është bërë shteti i 6-të në botë në termat e rezervave të arit, duke kaluar Kinën, dhe në vitin 2020 duke ju afruar Francës, që ka një sasi prej 2436000 ton ar në rezerva – 2298000 ton janë rezervat aktuale të Federatës Ruse.

Po pse Rusia ka nisur garën e arit?
“Ari është një mbrojtje në masën 100% nga rreziqet ligjore dhe politike” – ka shpjeguar në gushtin e 2018 Dmitry Tulin, zëvendëspresidenti i Bankës Qendrore Ruse: “Lingotat nuk janë subjekt ndaj të njëjtit tip shantazhi që financa ndërkombëtare mund t’i rezervojë çdo lloj valute”. Në tri vitet e fundit Rusia i ka spostuar në mënyrë agresive rezervat e saj të huaja nga dollari amerikan tek ari, ppor sidomos në valuta të tjera, si euro dhe juani kinez. “Kjo është një qasje atipike për një vend me përmasat e Rusisë dhe një ekonomi kaq të madhe”, ka thënë Timur Nigmatullin, menaxher investimesh i “Otkritie Broker” në faqen internetore e lajmeve të Business FM, i cili ka pohuar se vendet do të preferonin në përgjithësi një përzierje valutash të forta më shumë sesa metale në portofolet e tyre të rezervës.

Në këtë pikë, për t’i kuptuar më mirë ngjarjet, duhet të shpjegojmë se çfarë është valuta rezervë
Valuta rezervë i referohet valutës që mbahet në sasi të konsiderueshme nga qeveri dhe institucione si rezervë ppër valutë të huaj apo për të shlyer obligacione borxhi ndërkombëtar. Një vend mund ta mbajë rezerva në instrumente të tregut monedhë, obligacione ose ar. Një vend valuta e të cilit përdoret gjerësisht siguron statusin e valutës rezervë. Për pasojë, rezerva valutore i korrespondon depozitave në monedhë të huaj të kontrolluara nga bankat qendrore dhe nga autoritetet e tjera monetarë që qëndrojnë në kasafortat e aautoriteteve kompetente (Banka Qendrore Europianë për Eurozonën).

Këto rezerva formohen nga rezerva të ndryshme valutore, sidomos janë të formuara nga euro dhe dollarë, por në masë të vogël edhe nga jen, stërlina apo franga zvicerane. Rezervat valutore ndërkombëtare përdoren për të mbështetur, për shembull, për t’i dhënë mbështetje pasivëve me monedhë lokale të emetuara kur kjo është në rrezik zhvlerësimi apo rezervave të depozituara nga bankat private, nga qeveria apo nga institucionet financiare. Veç të tjerash, ekzistojnë sidomos ato të formuara nga rezerva ari apo nafte.

E specifikuar kjo, siç e kemi shkruar edhe më parë, aneksimi i Krimesë dhe sanksionet pasuese perëndimore ndaj Federatës Ruse kanë krijuar midis viteve 2014 dhe 2016 një krizë të vogël të brendshme dhe, për këtë motiv, Moska ka nisur të blejë valuta rezervë me përjashtim të dollarit. Faktikisht, teksa dollari përbën valutën kryesore rezervë në botë, duke përfaqësuar mbi 60% të të gjitha rezervave në valutë të huaj në nivel global – sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) – euro është valuta kryesore rezervë e Rusisë, me mbi 165 miliard dollarë në llogari.
Si konkluzion, mund të vërejmë se pasi ka qenë blerësja më e madhe e arit në botë për shumë vite, Rusia i ka reduktuar në maksimum blerjet e saj në fillim të vitit të kaluar dhe e ka pezulluar krejtësisht blerjen e arit në marsin e 2020, në kulmin e pandemisë.

Elvira Nabiullina, Guvernatorja e Bankës Qendrore të Rusisë, ka deklaruar në korrik se: “Pas bllerjeve të mëdha të viteve të fundit, është e kënaqur për nivelin e rezervave të arit të Rusisë”, duke specifikuar veç të tjerash se blerja e arit nuk ka shërbyer vetëm si “parashutë” në rast se nafta dhe gazi nuk do të kishin rënë ndjeshëm – siç edhe ka ndodhur në tremujorin e parë të 2020 – por ndryshimi i strategjisë së arit, është pjesë e një plani më të gjerë dhe tashmë të ravijëzuar nga presidenti Vladimir Putin për të “de-dollarizuar” ekonominë ruse dhe reduktuar dobësinë e saj ndaj sanksioneve amerikane. Në ditët e sotme, ari është komponenti i dytë më i madh i rezervave të bankava qendrore pas euros, që përbën rreth një të tretën totalit të aktiviteteve. Rreth 12% e rezervës është në juan.
(nga Geopoliticus)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Në politikë vlera matet në administrimin e humbjes

Ardi Stefa

Kur fiton merr përsipër përgjegjësinë dhe peshën e fitores e përgjegjësisë. Kur humbet qëndron pas dhe ndjek vendimet e shumicës. Nuk hedh gurë. Këtë përcaktojnë rregullat e demokracisë dhe rregullat e moralit dhe etikës.

Në politikë madhështia e liderit matet dhe duket jo tek fitorja, por tek administrimi i humbjes.

Por po nuk e përballove dot, e mira është që të mos luftosh, se mos ndoshta edhe e shmang.

Epoka post-Rama në PS ka nisur, por kryeministri nuk është nga ata që do të shesin lirë lëkurën e vet. Në moshën 56 vjeçare ai nuk do në asnjë mënyrë që të sillet vërdallë nëpër Shqipëri si turist, apo si ndonjë politikan pensionist siç bëjnë politikanët e vjetër.

Duke qenë narcist i dashuruar me pushtetin, ai pushtetin nuk e le kollaj t’i rrëshqasë, qoftë si kryeministër, qoftë si kryetar i PS.

Rama nuk është budalla. E di që do të humbasë në këto zgjedhje dhe duhet të që administrojë të ardhmen e tij politike. Do jetë në rrugë të bërtasë e ulërasë kundër politikave të kundërshtarit dhe kundërshtarit? Më e mundshmja është që të kërkojë të jetë edhe për tetë vite të tjera në qendër të “vendimeve e jetës politike shqiptare”.

Por që të arrijë deri atje, duhet që të qartësojë situatën brenda partisë së tij, në mënyrë, pra, që të mos ketë në parti njerëz që të vënë në dyshim autoritetin dhe lidershipin e tij. Një kryeministër i mbaruar politikisht, nuk është domosdoshmërit edhe një kryetar partie politikisht i mbaruar, që do të përpiqet të administrojë zemërimin e pasuesve dhe të rilindë.

Rama ka filluar të administrojë që tani humbjen në zgjedhje.

Nuk janë aspak të rastësishme listat e kandidatëve për deputetë në të gjitha qarqet e vendit, si edhe vendosja e “senatorëve” të PS në vende nga fundi, ku rrezikohet potencialisht zgjedhja e tyre në parlament.

E gjitha kjo mundet të interpretohet në disa mënyra:

E para, si demonstrim i forcës ndaj kundërshtarit, duke i treguar që është i sigurtë që do të fitojë në 25 prill!

E dyta, të motivojë ministrat dhe “senatorët” e partisë që të punojnë më shumë dhe duke punuar për fitoren e tyre për të hyrë në parlament, të garantojnë fitoren e PS në zgjedhje.

Të dyja janë opsione, të cilat duhen marrë parasysh.

Por unë mendoj se është një tjetër parametër në përzgjedhjen që ai bëri për t’i vendosur të vjetrit e PS në vendet në fund të listave.

Vendosja e tyre në vendet e rrezikuara dhe moszgjedhja e tyre në parlamentin e ardhshëm, vetëm nëpërmjet disa formulave e marifeteve, është edhe një mënyrë spastrimi, që Ramës i siguron kreun e partisë. Ashtu sikundër ia garanton kreun e partisë edhe vendosja në vendet fituese e disa personave, të cilët nuk kanë asnjë kontribut, asnjë lidhje me PS, asnjë lloj biografie politike, në emër të rigjenerimit, rinovimit të partisë.

Pikërisht kjo kategori anonimësh politikë në PS, bën të mundur mbijetesën politike në krye të partisë të Ramës. Pasi, në rast se në vendet fituese të listës do të ishin “të vjetrit” e PS, pas humbjes së zgjedhjeve do ta “shqyenin” Ramën dhe nuk do të ishte më as në krye të partisë.

Rama e di se “senatorët” pas humbjes në zgjedhje do t’i kërkojnë llogari për gjithçka dhe do të lëkundin themelet e autoritetit të tij brenda partisë. Do t’i kërkojnë llogari për gjithçka, për të gjitha gabimet, të cilat i çuan në humbjen e pushtetit. Ndoshta edhe do të kërkojnë largimin e tij si përgjegjës për humbjen gjatë kërkimit të shkaqeve të humbjes. Shumë “senatorë” do t’i faturojnë atij humbjen duke thënë se në zgjedhjet e 25 prillit nuk fitoi PD, por humbi PS, në disa raste do të artikulohet edhe fakti që humbi sekti rilindas rreth Ramës që kapi për gryke në këto tetë vite Partinë Socialiste.

Rama e di mirë lojën e spastrimeve. Vjen me një origjinë politike të një force që di si t’i “vrasë” fëmijët, sa herë që këta të fundit shmangen nga linja! Nuk e ka problem, pra, as të largojë cilindo që e ka pengesë në periudhën pas zgjedhjeve në opozitë. Koha e tij në kolltukun kryeministror ka përfunduar dhe ajo ç’ka atij i duhet është një “peisazh i pastër” brenda partisë, në mënyrë që të vazhdojë të jetë i fuqishëm, qoftë edhe brenda një partie në opozitë.

Ndaj këmbëngul që Rama ka filluar qysh herët të administrojë humbjen.

Një humbje në politikë nuk sjell fundin e botës. Por administrimi i humbjes, në rast se është realiste mundet të sjellë fundin e gabimeve, ose, në rast se është katastrofike mundet të sjellë një dëm edhe më të madh nga vetë humbja dhe fundin e një epoke.

A është i gatshëm Rama të pranojë humbjen denjësisht?

Ngelet për t’u parë, por duke njohur karakterin e tij konfliktual një gjë e tillë është e vështirë.

Koha për të mposhtur frikën përmes një bashkimi të madh qytetar

Ardit GJINALI

Frigimi mbetet instrumenti famëkeq i një regjimi për të pllakosur heshtjen e mosreagimit tek secili qytetar..heshtje që ka zanafillën tek frika që përcjellin elementët jo-njerëzor gjithëfarësh mbi njerëzit e zakonshëm të një lagjieje, zone administrative apo qyteti…heshtja e shumë-dëshiruar qytetare e një regjimi që ka uzurpuar thuajse secilin segment të shtetit dhe po rreket të kryejë të njëjtin akt përmes tjetërsimit të shpirtit të një Shqipërie që është keq-përdorur pamëshirshëm me babëzi ulëritëse që ngjall ndjesinë e piskamës keqardhëse për të këtillën kandisje rrënuese;- regjimi bashkëshoqëruar me instrumentat famëkeq njerëzor nuk mund të përvjedhë të drejtën e qytetarit për tu ndjerë keq dhe për të reaguar ndaj së tillës të keqe…qytetari duhet të refuzojë nënshtrimin nën rendin e thundrrës ku banaliteti, vulgariteti, maskarallëku njerëzor i veshur me petkun e zi të të tillit politik takohen dhe tokin të tilla gota gëzimi në tryezat famëkeqe të shthurjes njerëzore ku ngatërrohet buza me hundën dhe truri me barkun e fryrë dhe të dendur në lëmshin e arishverisheve në dëm të qytetarit me mbrojtje të munguar nga ofensiva e hordhive pushtet-ushtruese.

Qytetari nuk mund të pranojë nënshtrimin tallës dhe asfare të dinjitetshëm…i njëjti nuk mund të jetë subjekt i frikës që është shndërruar në një ndër aleatet e çmuara të pushtetit të keq-ushtruar..pushtet që është simboli i koalicionit famëkeq të shkurajimit qytetar dhe shpopullimit kombëtar..koalicion i frikës, shantazhit, kërcënimit, tjetërsimit njerëzor, vërtetës së munguar, mundësive të rrëmbyera , jetesës së pamundur, vullnetit qytetar të deformuar, zgjedhjeve të vjedhura, demokracisë së cënuar, qytetit të humbur, fshatit të zbrazur…një koalicion i së keqes që duhet mposhtur, një keqqeverisje për tu rrëzuar përmes ushtrimit demokratik të votës dhe pjesëmarrjes qytetare masive…e tilla pjesëmarrje që duhet të zhbëjë secilën llogari të mbrujtur tavolinave ku ideohet padrejtësia, ekzekutohet paligjshmëria dhe interpretohet me hipokrizi të lëvdueshme dhe buzëqeshje të shtirur në buzët që shqiptojnë shumësinë e të pavërtetave mbi kinse mbrojtjen e interesit shoqëror dhe publik, gjithashtu.

E sotmja thërret për një bashkim qytetar që përfaqëson dinjitetin njerëzor dhe lirinë shoqërore, demokracinë për tu mbrojtur dhe shtetit për tu çliruar nga pushteti, mundësinë e re për të vijuar jetën në këtë vend, nismën e lirë dhe talentin njerëzor për tu zhvilluar përmes meritokracisë, sipërmarrjen private që ka vuajtur qasjen taksidare të kontrollorit të ndërzyer nga fermani arbitrar, besimin e ri tek njëri tjetri për një ndryshim të ri të ditëve më të mira, një normalitet shoqëror dhe politik përmes një mendësie të re qeverisëse në frymë dhe thelb, një fillim i Ri që nuk harron arritjet pozitive të së shkuarës dhe nuk përsërit batakun e të njëjtëve mëkate që kanë errësuar të tashmen.

25 Prilli është dita dhe data për të mundur frikën dhe për të thirrur ndryshimin përmes votës masive dhe të arsyeshme, votë ndëshkuese për të vjetrën keqqeverisëse dhe apeluese për të re-në qeverisëse që të inkurajojë kundërtrupat e nevojshëm që do të pengojnë secilën shfaqje të ndonjë metastaze helmuese për shpresën e re që buron nga shpirti i shumicës qytetare, e tilla numerike dhe morale, gjithashtu. Koha për të vrarë frikën përmes besimit dhe shpresës është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë…

Qyteti i Shkumbinit si fillim i ndryshimit kombëtar

Nga Luçiano Boçi

“Ai që nuk sheh Qytetin e Shkumbinit (Skampinin), ka humbur rrugën!” – thotë një fjalë e lashtë. Në zemër të rrugës Egnatia, Elbasani, ka shenjuar jo vetëm drejtimin, por edhe kthesat e mëdha të historisë. Gurrë e një qytetërimi të përjetshëm, unazë e artë në rrugën mes Lindjes dhe Perëndimit, Elbasani ka shënuar fillim-fundin e perandorive të mëdha, pikëndarjen e epokave historike dhe kapërcimet më të rëndësishme politike të një trualli shumë më të madh se perimetri i tij rajonal. Edhe në këto zgjedhje Elbasani, përsëri do të shënojë fillimin e një ndryshimi të thellë me përmasa kombëtare.
Elbasani është qarku i katërt më i madh në Shqipëri. Por nga roli, kujtesa historike dhe për nga pesha e mendjes në arealin kombëtar – ai ka qenë dhe mbetet i pari. Elbasani ka shërbyer si kampioni ideal i çdo studimi të bërë në vend: asnjë rajon tjetër nuk përfaqëson më besnikërisht Shqipërinë moderne – në demografi, strukturë kulturore dhe psikologjike. Sjellja e Elbasanit gjithmonë ka pasqyruar realisht orientimin e shqiptarëve drejt asaj që mishëron të ardhmen e vendit.

Qeveria mund ta ketë harruar Elbasanin. Por Elbasani nuk mund ta harrojë vetveten! Ai përsëri do të shënojë në këtë shekull ngjarje të mëdha historike siç është kthimi i Shqipërisë në një vend anëtar të Europës.
Ky truall që laget nga Skampini realisht ka prodhuar më shumë histori sesa mund të konsumojë mendja e vogël e atyre që qeverisin sot.
Ky qytet 2,400 vjecar, u themelua nga një perandor me origjinë ilire, i cili qeveriste Perandorinë Romake. Diokleciusi është po ashtu, i pari perandor në historinë botërore që iku vetë nga froni. Por Edi Rama duhet ta dijë këtë!
Ky qytet shënoi fillim fundin e të dy perandorive që zgjodhën ta harrojnë Qytetin e Shkumbinit në periferinë më të largët të tyre. Ato humbën. Kurse Skampini mbeti!

Kalaja e Elbasanit ka përcjellë dy perandorë romakë dhe një sulltan, ndoshta më të famshmin e tyre – Mehmet Fatih Ngadhnjyesin. Perandorët ishin të dy me origjinë ilire: Diokleciusi ishte nga Ulqini, Justiniani i Parë – nga rrethinat e Prishtinës. Të tre ata e ndërtuan kalanë. Ajo prapë flet vetëm për fundin e tyre.

Fati dhe fatkeqësia e Elbasanit u lidh me rrugën Egnatia; kur ajo lulëzonte, rajoni shkëlqente me vrull. Për këtë gjatë qeverisjes së PD, SHBA lobuan në krah të shqiptarëve dhe e ripërfshinë atë në korridoret e rëndësishme europiane si Korridori 8. Rrugë të reja e lidhën Elbasanin me Durrësin dhe me Tiranën – financuar nga Partia Demokratike.
Qytetin historikisht e kanë rrënuar përsëritshëm dyndjet e barbarëve dhe dhuna e atyre që plaçkisin gjithçka kur ndjehen pushtues. (Pse më vjen në mend po i njëjti emër, Edi Rama?!).

Por Elbasani ka shumë çfarë t’i mësojë dikujt për traditën shtet-formuese të shqiptarëve, për organizimin korporativ dhe për shumë shprehi’ që konsiderohen fjalë kyçe në aftësinë e një vendi për zhvillim.
Qyteti shqiptar ka si emblemë zejtarinë. Elbasani ka pasur asi zejtarësh që kanë marrë pjesë në panaire ndërkombëtare qysh prej vitit 1.311. Në 1580-tën ata kishin korporatën e tyre. Ky është Elbasani im!

Esnafët e këtij qyteti kanë qenë organizuar në llozha hierarkie – ndarë sipas fesë dhe zejeve dhe bashkëqeverisnin në vendimarrje. Në Elbasan kishte 60 zeje të ndryshme përfshi prodhimin e armëve. Me Kanune precise, ata kishin caktuar taksat, çmimet, peshat, masat, tregëtinë e jashtme, doganat, me një ndershmëri të mahnitshme. Termi i përdorur deri në Selanik ” Elbasan Pazar” nënkuptonte çmim të pandryshuar – një tipar që ndan tregjet e lindjes nga ato të perëndimit.

Kjo ka ndodhur në Elbasan 500 vjet më parë! Elbasani e ka ndarë pazarin edhe këtë herë! Elbasani Fiton!
Mos e harroni traditën e jashtëzakonshme të këtij qyteti kur rrahja e shkopit të Kreut të Esnafëve (Tabakëve) tri herë në kalldrëm të Bezistanit shkaktonte mbylljen e dyqaneve brenda disa minutave dhe gadishmërinë luftarake e të gjithë zejtarëve të qytetit.
Maja e arritjes së kësaj kulture është padyshim Kisha jonë Ortodokse Autoqefale “Shën Maria” – e cila u bë vatër e gjuhës shqipe nën penën e Dhaskal Todrit, Teodor Haxhifilipit, Konstandin Kristoforidhit, Aleksandër Xhuvanit e shumë të tjerëve.

Mos harroni zemërgjerësinë unike të Elbasanit që strehoi e mbrojti me guxim një bashkësi të rëndësishme hebreje, e cila u integrua e plotë në jetën dhe indin e qytetit të Shkumbinit. Elbasani ka të gjithë stofin e qytetit perandorak, e metropolit modern, e shtëpisë së hapur – në mendje e në zemër.

Mos e harroni Elbasanin! Sepse “kush nuk e sheh Qytetin e Shkumbinit (Skampinin), ka humbur rrugën!” – thotë një fjalë e lashtë.
Elbasani në këtë kapërcyell shekujsh do të udhëheqë përsëri ndryshimin e madh të Shqipërisë drejt një vendi anëtar të Bashkimi Europian. Shqipëria fiton sepse Elbasani fiton! Kjo është e vërteta!

Kruja voton për veten!

Qazim MERLIKA

Ne kulmin e fushates elektorale Kruja ka vetem nje alternative: te votoje per veten.
E kam fjalen per zonjen Merita Bakiu, qe me poshte do ta quaj Rita, duke shpresuar se ma lejon dhe se keshtu e therrasim te gjithe ne Kruje.
Rita eshte cdo demokrat i ndershem i Krujes, pasi ne 30 vitet fundit ajo ka kontribuar per Partine Demokratike, duke qene ne pozicione drejtuese dhe duke sakrifikuar shume. Dihet nga te gjithe qe per nje femer ne Kruje nuk eshte e lehte te ushtroje aktivitet politik. Me rreth 30 vite te kontributit politik, ajo nuk u shperblye kurre (edhe pse i takonte) me poste te larta ne administrate, por vazhdoi te ushtroje me shume dinjitet profesionin e nderuar te mesueses.

Pra cdo demokrat i ndershem duke votuar per Riten, voton per veten.
Rita eshte cdo i djathte krutan, pasi ajo rrjedh nga nje familje e djathte, qe ka bartur dhe vazhdon te barte vlerat me te mira te se djathtes tradicionale krutane. Ajo personalisht nuk ka devijuar asnjehere nga keto vlera dhe si rrjedhoje, duke votuar per te, cdo i djathte krutan voton per veten.

Rita eshte cdo nene, cdo do bije dhe cdo bashkeshorte krutane, pasi te gjithe e njohim si nje bashkeshorte, bije dhe nene model. Bashkeshorte e nje bashkeqytetari tone te nderuar, qe kujtohet me respekt nga te gjithe, bije e nje familjejeje te respektuar si dhe nene e dy femijeve te mrekullueshem. Per me teper ajo eshte nje nene qe per vite me rradhe ka mesuar dhe edukuar shume femije tanet, te cilet e kujtojne vetem per mire.
Pra cdo nene, cdo bije dhe cdo bashkeshorte krutane voton per veten.

Rita eshte cdo familje krutane, pasi eshte bije dhe nuse ne dy nga familjet me perfaqesuese te Krujes. Te dyja familje te nderuara dhe te respekuara me vlerat me te mira qe na karakterizojne. Vlera te cilat fale edhe ketyre dy familjeve, vazhdojne te na dallojne dhe te na identifikojne si krutane.

Pra cdo familje krutane voton per veten.
Rita eshte e perditshmja e Krujes, qe takojme ne pazar, neper sportele pagesash, rruges per ne pune, neper qoka dhe kudo tjeter qe nje krutan ndodhet ne perditshmerine e tij. Rita nuk eshte pa te meta, sepse i tille thone se eshte vetem Zoti, por jam i bindur se edhe te metat qe mund te kete, jane te metat tona, jane ato qe na bejne krutan.

Ajo eshte cdo krutan dhe si rrjedhoje cdo krutan voton per veten.
Une me 25 prill do shkoj te votoj si demokrat, si i djatht, si familjar dhe si krutan.
Do votoj Riten, do votoj veten!