26.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

25 prilli nuk do të mjaftojë…

Ilirjan TAGA

Ju pashë dje përballë “kokëfortë” si gjithmonë. Aty në vijë të parë, të gatshëm në çdo thirrje, të pashpërblyer dhe të pashpërblyeshëm, të mplakur dhe të rinuar e të burrëruar.

Do kisha dashur t’iu kujtoja historitë e vjetra që ju na i keni treguar kur kemi qenë të vegjël, historitë me të cilat jemi rritur, e që nuk na ngopnin barkun por na ushqenin krenari, krenarinë që na siguronte qëndresë në një përballje krejtësisht të pabarabartë me regjimin, krenari që bënte të ndiheshim fitimtar.

Atëherë, ne nuk mendonim për privilegje por, kërkonim drejtësi, nuk mendonim për përkrahje por, kërkonim liri, nuk pretendonim pushtetin, por demokracinë. Sepse ne e dinim apo besonim se drejtësia, liria dhe demokracia, do të na mjaftonin për të jetuar mirë e me dinjitet. Atëherë ne nuk mendonim as dëmshpërblime, kërkonim respekt.

Prandaj edhe ishim krenarë, se historia, duke na radhitur kundër së keqes, na kishte bërë dashur apo pa dashur, heronjtë e të mirës. Ishim krenarë se, çfarë kërkonim ishin ideale, shpirtërore, fisnike, njerëzore. Dhe ishte më e madhe se vetja jonë, vuanim dhe rezistonim pakicë për shumicën e shqiptarëve.

Po sot? A nuk i mungojnë këtij vendi drejtësia, liria, demokracia?
A nuk duket se misionin nuk e kemi realizuar ose misioni na është rikthyer?
Ne jemi të padëmshpërblyeshëm. Nuk na kthejnë dot jetët, rinitë, vitet, nuk na fshijnë dot dhimbjet. Sado të bëjnë, edhe pse nuk e kanë bërë sa duhej e sa mundej, është e sigurtë se, ne nuk ngopemi me dëmshpërblime, me privilegje, me vende pune, me bursa studimi.
Ne ngopemi vetëm me liri, me demokraci, me drejtësi.

Sot, ky vend, kërkon e pret prapë nga ne. Sepse ne kemi lindur luftëtarë dhe luftëtari është gjithmonë kur ka betejë
Prandaj ne, ish të përndjekurit, jemi prapë në ballë të betejës sot. Jo, as në emër dhe as për hatër të dikuj tjetër, por në emër dhe për hatër të vlerave tek të cilat besojmë…

…e luftëtari i mirë, nuk peshon sa lufton bashkëluftëtari i vet, lufton më shumë, lufton edhe për të.
Me 25 Prill duhet të ndalim rrugëtimin mbrapsht të Shqipërisë dhe ta kthejmë nuk rrugë të mbarë. Kësaj rradhe jemi të qartë se, 25 Prilli nuk do të mjaftojë, do të jetë vetëm pika e kthesës dhe e fillimit…

Ibrahimoviç, dënim të dyfishtë për kartonin e kuq

Zlatan Ibrahimoviç është pezulluar me një ndeshje dhe është gjobitur me 5.000 euro për kartonin e kuq që e mori në fitoren e Milanit kundër Parmës.

Ibrahimoviç u përjashtua direkt me karton të kuq nga Pablo Maresca në fitoren e kuqezinjve 3:1 kundër Parmës në fundjavë, për sjellje josportive.

Si pasojë, ai do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Milanit kundër Genoas dhe do të detyrohet t’i paguajë 5.000 euro gjobë.

Sulmuesi suedez e mohoi se e kishte fyer gjyqtarin Maresca.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, kishte thënë pas ndeshjes se 39-vjeçari kishte argumentuar me gjyqtarin por nuk e kishte ofenduar.

“Ibrahimovic më tregoi se gjëja e vetme që ia kishte thënë gjyqtarit ishte kjo: ‘Ty vërtet nuk të bën se çfarë them unë?’”.

Tweet-i që i kushtoi Shqipërisë 110 milionë euro, pse fitoi gjyqin Becchetti

Marash LOGU

Në 2 Prill, Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve mbi Investimet (ICSID) pranë Bankës Botërore vendosi përfundimisht të lërë në fuqi vendimin për dëmshpërblimin nga Shqipëria të sipërmarrësit italian Becchetti dhe ortakëve të tij në vlerën 110 milionë euro. Megjithatë kryeministri Rama, ashtu si ministri i tij Ahmetaj në Mars 2020, vazhdojnë të përsërisin se nuk do të paguajnë kokërr leku, tashmë kanë filluar bllokimet në llogaritë e huaja të shtetit shqiptar. E vërteta është se pasi përdori mjetin e anullimit të vendimit, Shqipëria nuk duket të ketë mjete të tjera në dispozicion për kundërshtimin e vendimit sipas Konventës të ICSID. Ndërkohë, detyrimi vazhdon të rritet pandalur për shkak të kamatëvonesave.

Por, cilat janë arsyet që çuan në marrjen e këtij vendimi? Megjithëse, vendimi është 286 faqe dhe 914 paragrafë, në fakt arysyet kryesore që i krijuan bindjen Tribunalit ishin katër. Këto arsye do t’i shtjellojmë në vijim në mënyrë që çdo qytetar, i cili për mungesë kohë apo kuptueshmërie të gjuhës së ndërlikuar juridike nuk do ta lexojë vendimin e plotë, të kuptojë se cfarë konkretisht i kushtoi Shqipërisë 110 milionë euro.

Së pari, Tribunali pranoi se hetimet filluan nga një qeveri që ishte pranë një kanali televiziv konkurrent me kompaninë e Becchettit dhe kundër një kanali kritik me qeverinë (Agon Channel). Konkretisht, Becchetti dhe ortakët e tij arritën të provojnë para gjyqtarëve se qeveria kishte lidhje të ngushta me televizionin Top Channel. Si shembuj të këtyre lidhjeve të ngushta, ata sollën faktet se Ëngjëll Agaçi, sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, kishte përfaqësuar si avokat Top Channel në një gjyq kundër Becchettit në Romë. Po, ashtu ish-drejtori dhe ish-zëvëndësdrejtori i këtij kanali u emëruan në detyra të rëndësishme, përkatësisht kryetar i Bordit të AMA dhe drejtor i IMT-së në Bashkinë Tiranë gjatë qeverisjes së Ramës.

Ndërkohë, sa i përket faktit që Agon Channel kishte një qasje kritike ndaj qeverisë, para panelit u paraqitën mesazhet kërcënuese të Erion Veliaj ndaj gazetares Sonila Meço për raportimet e dasmës së tij në Shtator 2014 dhe zbulimin e skemës së mashtrimit me kartat e identitetit që lejonte një person të votonte mbi 20 herë në zgjedhjet lokale të vitit 2015.

Së dyti, Tribunali pranoi si të vërtetë se në një takim të organizuar ndërmjet Becchettit dhe Ëngjëll Agaçit, ky i fundit i kishte deklaruar se për të kuptuar pse bizneset e tij po hetohen, ai duhet të bisedonte me Enkelejd Jotin, asokohe drejtor i përgjithshëm i Top Channel. Në Mars 2017, Enkelejd Joti do të zëvëndësonte në detyrën e drejtorit të përgjithshëm të QSUT, Ogerta Manastirliun. Në të njëjtën bisedë, Agaçi e kishte “këshilluar” Becchettin se nuk është ide e mirë të kundërtosh qeverinë.

Së treti, Tribunali pranoi se proçesi penal, i filluar ndaj Becchettit dhe ortakëve të tij, kishte të meta të konsiderueshme. Gjithashtu, gjyqtarëve vërejti se Shqipëria kishte sinjalizuar sistemin e Interpolit për ndalimin e Becchettit dhe dy ortakëve të tij. Por, dy herë që Interpoli kishte kërkuar informacion mbi akuzat që mbështesnin urdhër-arrestet, nga shteti shqiptar nuk ishte dhënë asnjë përgjigje. Kjo solli fshirjen e urdhër-arresteve në sistemin e Interpolit në Prill 2017. Me interes është fakti se në pjesën përshkruese të veprimeve proceduriale del qartë se shteti shqiptar ishte me vonesë për përmbushjen e çdo detyrimi apo kërkesë ndaj Tribunalit. Vonesat u evidentuan nga palët paditëse dhe u kërkua që të mbaheshin parasysh në momentin e caktimit të dëmshpërblimit.

Së katërti, Tribunali konstatoi se në 9 Qershor 2015, menjëherë pasi doli urdhëri i sekuestrimit të televizionit Agon, kryeministri Rama shkroi në Twitter “Bllokimi i parasë së zezë që ushqente AgonCH një sukses!”. Po, ashtu Tribunali konstatoi se 8 ditë më pas, i ftuar në emisionin “Opinion”, kryeministri Rama deklaroi se “…ne do ta shkundim sistemin gjyqësor nga themelet”.

Deklaratat e kryeministrit në Twitter dhe Opinion, së bashku me provat dhe faktet e tjera, krijuan bindjen e Tribunalit se Becchetti dhe ortakët e tij ishin viktima të një fushate politike, me qëllim shkatërrimin e plotë të një kanali televiziv për të favorizuar konkurrentët e tij pro-qeveritar dhe për të shuar një zë kritik, që po fuqizohej me shpejtësi në tregun shqiptar.

Në fakt, arsyeja e katërt mbi të cilën u mbështet vendimi i Tribunalit është thelbësor për të kuptuar mentalitetin me të cilin kryeministri Rama ka qeverisur këto tetë vite. Me bindjen se Shqipëria nuk kishte nevojë për institucione të tjera përveç tij, dhe se ai vetë ishte kryepolic, kryehetues, kryeprokuror a kryegjyqtar, vendimet që në fakt i takonin organeve të drejtësisë, i shpallte vetë në Twitter a Facebook. Ndoshta në Afganistan a Siri, me të cilët renditemi krah për krah për nga numri i azilantëve, ky standard mund të jetë normal. Por, për tre gjyqtarët, nga presidenti nga Australia, dhe dy anëtarët nga Zvicra e Mbretëria e Bashkuar, ky standard ishte i papranueshëm.

Ndaj, e vetmja arsye që ka sot kryeministri për t’u krekosur, ndaj një vendimi që do bënte me turp çdo shtetar të përgjegjshëm, është autorësia e tweet-it më të shtrenjtë në botë, plot 110 milionë euro, në kurriz të qytetarëve të tij.

Këto janë 4 shtyllat e lumturisë sipas psikologëve

Nëse mendoni se lumturia është rruga drejt suksesit, mendohuni sërish. Të kërkosh për punën ideale, të dashurin perfekt, apartamentin e bukur do t’ju bëjë të ndiheni sërish bosh nëse nuk bazoheni tek shtyllat kryesore të jetës: ndërtimi i marrëdhënieve të shëndetshme.

Sipas psikologëve këto konsiderohen 4 shtyllat e lumturisë:

1. Të ndihesh si në shtëpi
Kjo vjen nga një marrëdhënie ku vlerësohesh për atë që je dhe vlerëson të tjerët po ashtu. Në vend të sakrifikoni marrëdhëniet që krijoni për të fituar para ose një rritje në detyrë, promovoni lidhjet e shëndetshme kur vlerësoni veten dhe të tjerët.

2. Qëllimi
Qëllimi nuk lidhet vetëm me profesionin tuaj. Të gjesh një qëllim nuk është e si të gjesh një punë që të bën të lumtur. Çelësi është tek përdorimi i fuqive tuaja për t’i shërbyer të tjerëve. Mund ta gjeni dhe ushtroni qëllimin tuaj në karrierë, por nuk është rruga e vetme.

Gjetja e qëllimit ju gjen “pse”-në, diçka për të jetuar. Kur humbasim “pse”-në nisim të prioritizojmë gjëra si puna dhe paratë dhe jo “pse po e bëjmë” dhe “çfarë po bëjmë”.

3. Përsosmëria
Eshtë e thjeshtë të shkëputesh nga realiteti me telefonat, kufjet dhe nxitimi nga njëri vend në tjetrin. Ajo çfarë i bën mirë mendjes tuaj është të ndaloni, reflektoni dhe të vlerësoni ato që ju rrethojnë. Janë këto momente që përshkruhen si ngritje mbi sensin e vetes dhe ndihesh e lidhur me një realitet më të lartë.

“Nëse ndalon të shohësh një pemë të vjetër ose hedh sytë tek retë, do të ndiheni më të mirë me të tjerët dhe më pak egoist.”

4. Rrëfimi
Ne vendosim cilën histori do t’i tregojmë vetes dhe të tjerëve. Nuk e kuptojmë që ne jemi autori i historisë tonë dhe e kemi ne në dorë të ndryshojmë mënyrën si e tregojmë. Jeta jote nuk është thjesht një listë ngjarjesh.

Mund ta modifikosh, interpretosh dhe ritregosh historinë tënde, edhe nëse je i detyruar nga faktet. Duke marrë në dorë fuqinë e asaj që po të ndodh, të lejon të ndryshosh botëkuptimin tënd rreth gjithçkaje ndodh rreth teje.

Lediana Fratari i përgjigjet Ramës: Largimi i të rinjve nuk është mëkat, por një dramë!

Ndërsa foli për “investime gjigande” që do të bëhen, por pa i përmendur se çfarë, kryeministri ynë në një takim në Prrenjas, iu referua edhe largimit të të rinjve nga vendi. “Nuk është mëkat që një vajzë apo një djalë të largohet, por unë dua që kur ata largohen, të kenë një zanat me vete, të kenë atje një vend pune, për të mos rënë pre e trafikantëve”.

Unë, si një nga të rinjtë që kanë studiuar jashtë dhe janë kthyer, e përjetoj shumëfish këtë problem. Është e vërtetë që nuk është mëkat ikja e të rinjve nga vendi. Por unë do të thoja se ajo është dramatike. Shteti, familja dhe shoqëria shpenzojnë për arsimimin dhe formimin e tyre profesional, dhe më pas ata ikin në një treg pune të huaj.

Kryeministri nuk mund ta prekë ndoshta realitetin në shumë fashtra, sepse ai, ata që e dëgjojnë i merr me vete bashkë me karriget, por në shumë zonë fshatrat janë braktisur, kanë mbetur vetëm të moshuarit, në ca shtëpi të mëdha të ndëruara me mundin e djersës së emigrantëve.

Largimi i të rinjve, nuk është mëkat, por është një dramë për ekonominë që humbet krahun e punës, që humbet pjesën më vitale të shoqërisë dhe pjesën më konsumatore të saj.

Shqipëria, falë këtij largimi që “nuk është mëkat”, është sot vendi me ritmet e plakjes më të shpejta të popullisë në Europë.

Ky është padyshim një zhvillim daramatik!

Ndaj bashkohuni më PD-në, nr 9 dhe Ladiana Fratari mr 34 në zgjedhjet e 25 prillit, për të hapur një kapitull të ri për Shqipërinë dhe rininë.

Pse largohen të rinjtë?!

Nga Nada DAULLJA

Pse largohen të rinjtë?! Kjo është pyetja që jo vetëm duhet të na shqetësojë, por kjo është plaga të cilës duhet t’i gjejmë shërim. I ka rrënjët te papunësia, i ka rrënjët te sistemi i çorientuar keq, i meritokracisë së munguar, i sistemit arsimor të pakoordinuar me tregun e punës.

Pas 25 Prillit do të nisim të shërojmë pak nga pak secilën plagë, të ndalim emigracionin masiv dhe të rizgjojmë shpresën. Zgjidhjet janë mes jush! Leksioni i të rinjve të sapo diplomuar vlen!

#Bashkëpërndryshim #ShqipëriaFiton #VloraFiton

Të vrasin ditën e të fotografojnë natën!

Nga Alba KEPI

Të vrasin ditën e të fotografojnë natën!

Të shkatërrojnë ditën e të zbukurojnë natën!

Të vjedhin ditën e të retushojnë natën!

Feja e kriminelëve dhe hajdutëve është mashtrimi. Si në këto foto që u komisionuan për të gjetur këndin dhe errësirën e duhur që të fshehin masakren e krimit më të madh në historinë e Tiranës.

Kriminelë të tillë nuk kanë respekt as për besimtarët në ditët e tyre të shenjta e shesin krimet e tyre për histori suksesi e vota symbyllurish!

Ju kemi lënë Zotin!

Kandidatët e sektit “Rilindja” nuk kanë se çfarë t’u thonë vlonjatëve

Reagim i kryetarit të PD Vlorë,
Genc Deromemaj 

Vijnë vërdallë nëpër qytet sikur të kenë ata tetë vjet në opozitë dhe jo PD. Ju flasin vetëm për aeroporte, porte jahtesh e beton të hedhur gjithandej. Asnjë fjalë për Punësimin e premtuar, për Shëndetësinë Falas, për Varfërinë që është ulur këmbëkryq në lagjet e Vlorës, për 110 milion euro, që edhe Socialistët bashkë me Shqiptarët e tjerë do t’i paguajnë Becchettit, për Koncesionet që kanë zhytur vendin në Krizë, për Braktisjen e qytetit nga Vlonjatët kryesisht të Rinjtë.

Asnjë fjalë për Furnizimin 24 orë me Ujë të Pijshëm, të cilin e premtuan që në mandatin e parë dhe po e premtojnë përsëri se gjoja i pengoi tërmeti dhe pandemia për ta realizuar.

Asnjë fjalë dhe Dhënie Llogarie për të emëruarin prej vetë tyre në krye të bashkisë, sikur ai të mos ekzistojë fare apo të jetë përfaqësues i opozitës.

Në çdo takim që zhvillojnë, kandidatët e sektit të “rilindjes” Nuk janë të Sinqertë me Vlonjatët, me Realitetin, duke shkuar në familje ku mungon puna e buka, në çdo shtëpi ku mungon rruga apo djali i ikur rishtaz në emigrim, duke shkuar në çdo lagje ku mungon infrastruktura.

Qytetarët e Vlorës, të majtë e të djathtë, si mikpritës e dinjitoz që janë, edhe pse u hapin dyert e po u dëgjojnë mashtrimet e radhës, janë duke i refuzuar çdo ditë e më shumë në mjerimin e tyre politik dhe përgjigjen do tua japin në heshtje me votë më #25Prill.

Sepse nuk mund të gënjehen më, kur i kanë besuar për dy mandate pushtet qëndror dhe 23 vjet pushtet lokal dhe si shpërblim janë prerë në besë duke i zhytur në varfëri ekstreme dhe duke ua shitur qytetin për t’u pasuruar vetëm një grupi të vogël njerëzish.

#Voto9

#ShqipëriaFit n

#VloraFit n

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit, Basha: Kujdes si çdo qeveri europiane ndaj personave me aftësi të kufizuar

• Basha me shoqatat e personave me aftësi të kufizuar: Pjesëmarrja e personave me aftësi të kufizuar në vendimmarrje, standard europian.

• Basha nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me shoqatat e personave me aftësi të kufizuar: “I rikthejmë fytyrën njerëzore politikës”.

• “Kujdes si çdo qeveri europiane ndaj personave me aftësi të kufizuar”. Basha nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me shoqatat e PAK dhe premton gjithëpërfshirje.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka firmosur ditën e sotme marrëveshjen e bashkëpunimit me PAK. Basha tha se kjo marrëveshje është produkt i një dialogu dhe negocimesh prej dy vitesh e cila konkretizon angazhimet dhe zotimet e qeverisjes së ardhshme ndaj mijëra personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre në Shqipëri.

Lulzim Basha: Të nderuar zonja dhe zotërinj, përfaqësues të organizatave me aftësi të kufizuara në Shqipëri. Është një nder dhe një kënaqësi për mua dhe Partinë Demokratike, koalicionin tonë që sot të ndodhemi së bashku në këtë takim për të konkluduar përmes marrëveshjes midis bashkimi të organizatave tuaja dhe Partisë Demokratike, një marrëveshje e cila konkretizon angazhimet dhe zotimet e qeverisjes së ardhshme ndaj mijëra personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre në Shqipëri. Kjo marrëveshje është produkt i një dialogu dhe negociate që ka nisur prej më shumë se dy vitesh. Rikthejmë në kujtesë me kënaqësi takimin tonë të fundit në selinë e një prej organizatave tuaja ku ajo që spikati ishte sinqeriteti, ishte fryma konstruktive e diskutimit dhe nuk mund të ishte i tillë pa patur edhe reflektimin vetëkritik për përgjegjësitë tona në të shkuarën që janë edhe një pjesë e rëndësishme e themelit mbi të cilat kemi ngritur angazhimet tona për të nesërmen.

Kjo është një marrëveshje e cila është hartuar nga ekspertët tanë më të mirë dhe ekspertët më të mirë të organizatave tuaja që ka për qëllim të vendos një kulturë të re bashkëpunimi midis qeverisë shqiptare dhe përfaqësuesve legjitim të personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri. Si e tillё unё do tё thoja se themeli i marrëveshjes nuk janë thjesht angazhimet qeveritare, buxhetore por ёshtё: sё pari vendosja e standardit europian i cili parashikon që nё gjithё vendimmarrjet e rëndësishme qё kanё tё bёjmё me çdo sferë, me çdo aspekt tё jetës, tё sfidave dhe tё pritshmërive tё personave me aftësi tё kufizuara, konsultimi, bashkërendimi, bashkёvendimarrja dhe angazhimi i përbashkët nё zbatimin e detyrimeve qё rrjedhin nga këto vendimmarrje, janë instrumenti qё e çon përpara kauzën e drejt dhe vuajtjet, dhimbjet dhe pritshmëritë e personave me aftësi tё kufizuara.

Prandaj jam nё veçanti falënderues dhe mirënjohës, drejtuesve tё organizatave, ekspertëve tuaj por edhe ekipit tonё qё ka insistuar qё ndryshimi i parё tё jetë njё ndryshim nё mentalitet, nё përqasje, siç e thash nё kulturën e re qeverisëse sepse fakti ёshtё qё nё këto 30 vite ky standard i mirëqenë nё Europë i konsultimit, i vendimmarrjes sё përbashkët, i vetadminsitrimit dhe i besimit reciprok e nё veçanti i besimit i qeverisё tek përfaqësuesit legjitim tek organizatat e personave me aftësi tё kufizuara ka njohur uljet e ngritjet e saj. Sot unë do ta ndërmarr këtë angazhim në emër të Partisë Demokratike, të koalicionit tonë, Aleancës për Ndryshim dhe gjithë koalicionit tonë i cili më 25 prill me votën e shqiptarëve do të marrë përsipër barrën e qeverisjes.

Dua të kujtojë se fillesat e bashkëpunimit tonë janë shumë më të hershme. Dua të kujtoj dhe të sjell në mendje se nëse bëhet fjalë për një lobim në kuptimin klasik të fjalës, lobi i parë dhe në fakt lobi i vetëm në të cilin kam patur krenarinë të jem anëtarë themelues në debutim tim si parlamentarë, si anëtarë i kuvendit të Shqipërisë ka qenë lobi për personat me aftësi të kufizuara. E kuptoj këtë kohë sepse pozita si deputetë i mazhorancës dhe anëtarë i kabinetit, sillte edhe mundësinë për të ndihmuar sa të ishte e mundur, por edhe sfidën jo të vogël në politikë për t’ju kundërvënë partisë tënde, mazhorancës tënde, apo qeverisë tënde në veçanti në pozitat e drejtimit atëherë kur dukej se vendimmarrja nuk ishte në përputhje me ato standarde dhe me ato angazhime të cilat me të vërtetë do të ndihmonin kauzat e drejta të personave me aftësi të kufizuara.

Shumë uji ka rrjedhur që nga ai moment, disa gjëra të mira janë arritur por janë hedhur edhe hapa prapa, në veçanti 8 vitet e fundit si në çdo fushë tjetër të jetës ka njohur një shkallë centralizimi ekstrem, një shkallë denigrimi të organizatave, të shoqërisë civile dhe të grupeve të interesit, e cila nuk ka kursyer marrëdhënien e qeverisë së këtyre 8 viteve me organizatat të personave me aftësi të kufizuar. Dhe për fat të keq gjithmonë ata që e kanë pësuar, ata që kanë vuajtur pasojat e kësaj qasje dhe kësaj sjellje janë mijëra persona me aftësi të kufizuar dhe qindra, mijëra familjarë të tyre.

Prandaj e theksoj edhe njëherë se ndryshimi themelor do të vijë përmes kësaj përqasje të re, të re për Shqipërinë, por standard europian për çdo shoqëri europiane dhe për çdo vend dhe për çdo shtet që ne sot e marrin si shembull dhe nesër standardet e këtyre vendeve do t’i kemi po kështu shembuj për t’i përcaktuar në legjislacionin shqiptar dhe për t’i zbatuar së bashku me një dobi, me një interes të madh publik që është shërbimi ndaj kësaj pjese të shoqërisë që përtej të qenarit pjesa më vunerabël është edhe treguar se si shoqëria i trajton, mënyra se si qeveria i trajton, është tregues i shkallës së emancipimit të qytetërimit dhe i natyrës dhe i fytyrës njerëzore të politikës së atij vendi. Nuk dua të zgjatem më shumë, por dua t’ia kaloj fjalën njërit apo disa prej përfaqësuesve tuaj para se të kalojmë në katin përfundimtar të një pune më shumë se 3-vjeçare që është marrëveshja formale që do të nënshkruajmë së bashku dhe që do të përbëjë bazën e detyrimeve të qeverisjes së ardhshme në raport me personat me aftësi të kufizuar.

Sinan Tafaj: I nderuar zoti kryetar. Në cilësinë e presidentit të Bashkimit Shqiptar të Organizatave të Aftësisë së Kufizuar më lejoni që t’ju falënderoj nga zemra në emër të personave me aftësi të kufizuar të Shqipërisë. Pse? Së parim është hera e parë që në 30 vjet një forcë politike si e juaja ofrohet për të ndërtuar partneritet dhe aleancë më këtë komunitet dhe për ta trajtuar kaq seriozisht sa të nënshkruhet një marrëveshje kaq e rëndësishme dhe kaq thelbësore. Për të sqaruar opinionin publik dhe vetë personat me aftësi të kufizuar që në Shqipëria së bashku me kujdestarët e tyre arrijnë afër 170 mijë, ju bëjmë të qartë se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për faktin se e para.

Personat me aftësi të kufizuara do të trajtohen me dinjitetin e tyre për të përfaqësuar vetveten në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe nëpërmjet organizatave të tyre përfaqësuese pra që ata të jene partnerë siç e tha dhe zoti kryetar në mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe në të gjitha përpjekjet që shoqëria, qeveria do të bëjë për integrimin e tyre. Për hir të së vërtetës në tetë vitet e fundit janë bërë hapa mbrapsht por në vlerësimin tim siç e ka thënë edhe kryetarit në takimin që patëm, ka vend për të hetuar sepse qeveria duke shfrytëzuar përkthimin e gabuar të konventës na hoqi të drejtën për të folur, vendosur për veten tonë nëpërmjet organizatave tona dhe ja transferoi atë kompanive të biznesit të cilat sillen si OJF, si organizata që gjoja na shërbejnë ne, na ndihmojnë edhe na ofrojnë shërbime të tjera.

Kjo kthesë tmerrësisht e rrezikshme dhe e rëndë për ne ndodhi në ligjin 93 të viti 2014 kundër të cilit ne protesta fort kundër ministrit të kohës, ministri i Punës që e inicioi sepse më pas “Lëvizja e Aftësisë së Kufizuar”, u dëmtua, u rëndua dhe përfaqësimi i personave me aftësi të kufizuar ishte tejet formal, tek-tuk me organizata, të cilat vetëm ngrinin dorë lepe-peqe, pa kuptuar se për çfarë firmosnin apo për çfarë votonin. Së dyti, që është shumë e rëndësishme për personat me aftësi të kufizuar, të kuptojnë se nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, do të kryhet një reformë më bashkëpunimin tonë, që të shkojë haku te i zoti dhe të mos ndodhin më ato dëme që iu janë shkaktuar personave me aftësi të kufizuar nëpërmjet vendimeve të Këshillit të Ministrave që nga 2016, e veçanërisht ai i 5 Qershorit 2019, sipas të cilëve, pagesa për shkak të aftësisë së kufizuar, humbet kuptimin dhe thelbin e saj si një pagesë që jepet për të kompensuar ato pasoja që sjell kufizimi dhe kushtëzohet me pasjen e një pensioni të invaliditetit apo të pleqërisë.

Pra, kjo lloj pagese tashmë është dëmtuar, është reduktuar, po anulohet dhe janë prekur të gjitha kategoritë e aftësisë së kufizuar, përveç të verbërve. Unë besoj që ofrimi i bashkëpunimit me zotin Kryetar, është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe garancia për këtë së pari, është e kaluara dhe angazhimi i zotit Basha me aftësinë e kufizuar. Pra, për hir të së vërtetës, ne kemi një histori tejet pozitive dhe të rëndësishme, kemi një sjellje tejet njerëzore të zotit Basha, në cilësinë e deputetit dhe të ministrit dhe deri edhe në një përplasje brenda partisë së tij apo brenda qeverisë, për interesat tona. Së dyti, është edhe kjo marrëveshja, që është e para në 30 vite që do të nënshkruhet mes nesh dhe një force politike për të cilën ne do bëjmë ç’është e mundur që me 25 prill të jetë ajo që i fiton zgjedhjet dhe ne këtë nuk do ta bëjmë sepse ne jemi bërë anëtarë të Partisë Demokratike, jo.

Ne jemi një komunitet i pavarur dhe jashtë Partisë Demokratike por ama për interesat tona kemi ndërtuar një aleancë të qëndrueshme dhe shumë serioze dhe ne e kemi jetike në zbatimin e kësaj marrëveshje. Por kjo marrëveshje nuk mund të zbatohet, nuk mund të marrë jetë nëse Partia Demokratike nuk do vijë në pushtet. Prandaj, thirrja ime është për të gjithë personat me aftësi të kufizuar të kuptojnë që askujt nuk i kërkohet të ndërrojë parti apo të bëjë këtë apo të bëjë atë. Thjesht i kërkohet që të kuptojnë që interesat e tyre, pagesat e tyre, shërbimet e tyre, të drejtat e tyre, vajtja përsëri nëpër shkolla sepse unë nuk e përmenda ajo quhet e drejta e shkollimit, janë hequr shumë të drejta, janë cenuar shumë të drejta. Rikthimi i gjithë këtyre të drejtave do të vijë vetëm në qoftë se ne si komunitet do përfshihemi dhe do pyetemi nga qeveria e ardhshme sipas kësaj marrëveshje që ne po nënshkruajmë. Në këto rrethana, i nderuar zoti kryetar, në emër të të gjithë personave me aftësi të kufizuar, ju uroj suksese dhe ju garantoj që ne do bëjmë ç’është e mundur në krahun tuaj. Gjithë të mirat.

Mark Zefi: Faleminderit kryetar! Në radhë të parë, ju uroj suksese dhe fitore. Së dyti, në emër të shoqatës së “Invalidëve të punës të Shqipërisë” që është një grup interesi prej 73,620 invalidë. Ju përshëndes për këtë takim që organizuat me ne persona të aftësisë së kufizuar, për të kristalizuar këtë marrëveshje, ashtu siç e tha edhe profesori, kolegu im, më përpara që kjo nuk ka filluar sot por ka vite që punohet, ashtu siç e thatë ju zoti kryetar, me ekipe, me ekspertë, për të kristalizuar një veprim që neve na mungon. Mendoj dhe kemi besim që Partia Demokratike do ta realizojë, do ta bëjë realitet këtë angazhim të cilin e ka marrë duke i ngarkuar vetes një detyrë që për mendimin tim duhet të na mbështesë dhe në strukturat e saja të qeverisjes së re mendoj që duhet të ketë përfaqësues të aftë, specialistë dhe nga shtresa e personave me aftësi të kufizuara.

Jo të trajtohemi si një grup komunitar që të na përbuzin jo nuk ka këmbën, jo nuk ka dorën, e të tjera e të tjera, por jemi të barabartë, mendoj, pavarësisht se nga ana fizike nuk kemi mundësi. Kështu që duke parë dhe lexuar marrëveshjen ne jemi dakord që të bashkëpunojmë dhe të mbështetemi sipas programit dhe problematikës që është shtruar në marrëveshje. Tani që t’i kthehemi viteve të kaluara është një kohë e humbur por të themi realitetin, neve Shoqatës së invalidëve të punës të Shqipërisë na janë mohuar disa të drejta, do me thënë miratohet është në kushtetutë, me VKM miratuar, me udhëzime dhe na vendosën taksa siç është ajo e ndërtesës, e biznesit, e transportit. Nuk zbatohet ligji i njohjes së dëshmisë së invalidit.

Janë shumë bashki si Vlora, Shkodra, Durrësi etj., të cilat nuk njohin transportin kur ajo është e përshkruar në kushtetutë, kanë dalë udhëzimet e dikastereve përkatëse, dhe disa pushtetarë vendorë nuk e njohu. Me të vërtetë autonomia vendore, jemi dakord por ne nuk jemi në një pabarazi jashtë konturit ligjor që të dali bashkia ose këshilli bashkiak të paguash taksën e ndërtesës, kur ajo është hequr me ligj, është e përshkruar në kushtetutë te neni 49 e tek të tjera. Prandaj duke pasur besimin ne jemi pro marrëveshjes dhe kërkojmë që Partia Demokratike bashkë me aleancën në programin e saj ti japi një rëndësi të veçantë këtij komuniteti me aftësi të kufizuar sepse është e nevojshme, ka nevojë dhe duhet mbështetur. Ju faleminderit.

Lulzim Basha: Ju faleminderit dhe tani ju ftoj ta kolaudojmë këtë punë siç e thatë jo vetëm disa mujore po disa vjeçare duke nënshkruar sot, duke vendosur nënshkrimin tonë dhe tuajin në këtë marrëveshje dhe duke dhënë në këtë mënyrë mesazhin e qartë dhe të pakthyeshëm se gjithçka kemi rënë dakord, çdo zotim për të cilin jemi angazhuar, na lidh, na përkushton, na detyron që nga dita e parë e qeverisjes jo vetëm të korrigjojmë gabimet e rënda, do thoja fajet e rënda që kanë rënduar mbi kurrizin e dhjetëra mijëra personave me aftësi të kufizuara këto tetë vite, por mbi të gjitha na angazhon që standardin europian, cilësinë europiane të trajtimit të personave me aftësi të kufizuara ta kemi si synimin, objektivin dhe shënjestrën e çdo mase që do të marrim këtej e tutje si një qeveri e përgjegjshme ndaj fatit të çdo qytetari e në veçanti e përgjegjshme dhe e ndjeshme ndaj qytetarëve me vulnerabilitete siç janë personat me aftësi të kufizuar dhe ndaj familjeve të tyre, sakrificës së familjeve shqiptare gjatë këtyre viteve, dhimbjeve dhe vuajtjeve që ka shkaktuar tetë vite krizë, në veçanti në fushën ekonomike dhe sociale.

Për familjet tuaja kjo është edhe më e rëndë për shkak të sfidave që paraqet kujdesi dhe kosto që duhet të përballojnë në raport me personat, me anëtarët e familjes me aftësi të kufizuara, ndaj edhe angazhimi ynë do të jetë jo thjesht dhe vetëm ai që materializon, mishëron të njëjtën ndjeshmëri dhe kujdes si çdo qeveri europiane ndaj personave me aftësi të kufizuara por që dhe e kthen këtë në vepra konkrete përmes financimeve publike dhe përmes tërheqjes dhe financimeve të Bashkimit Europian, të vendeve të tjera që na kanë ndihmuar dhe do na ndihmojnë edhe më shumë kur të shohin transparencën, dhembshurinë dhe seriozitetin me të cilin qeveria e re shqiptare do të trajtojë problemet tuaja dhe padiskutim dhe donatorëve të tjerë ku përfshihen shoqata dhe federata të ndryshme që unë e di që janë gati dhe mezi presin të rikthehen në krahun tuaj e t’ju ndihmojnë.

Kësaj radhe jo më me një qeveri që ka dëmtuar dhe ka goditur interesat tuaja por me një qeveri që i ka shkrirë vuajtjet, sfidat, pritshmëritë dhe projektet tuaja me projektet e saj duke vepruar kështu me të vërtetë si një entitet i vetëm në shërbim të mirëqenies, të shëndetit dhe integrimit të plotë të çdo qytetari shqiptar, të çdo vajze dhe djali, të ri edhe të reja, të çdo burri dhe gruaje, të çdo të moshuari dhe të moshuare me aftësi të kufizuara në shoqërinë shqiptare në çdo aspekt të jetës dhe të bashkëjetesës sonë të përbashkët. Ju ftoj pra që pas një kohe jo të shkurtër dialogu, negociatash, konsultimesh ta finalizojmë sot me këtë nënshkrim dhe ju garantoj se është hapi i parë që pas 25 Prillit të nisim zbatimin e kësaj marrëveshje, efektet e së cilës do ti ndjejnë të gjithë personat me aftësi të kufizuara, pa diskriminim të asnjë lloji, as klientelist, as nepotik, as politik, as gjeografik dhe të asnjë lloji.

Allegri presidentit të Juventusit: Largoje Ronaldon, po e pengon rritjen e ekipit

Massimiliano Allegri e kishte këshilluar patronin e Juventusit, Andrea Agnelli, ta hiqte qafe Cristiano Ronaldon, i cili, sipas tij, po e pengonte rritjen ekipit.

Gazeta italiane La Repubblica shkroi të martën se Allegri e kishte këshilluar presidentin e Juventus ta largonte Ronaldon para se ai të shkarkohej nga posti i trajnerit të bardhezinjve.

“Hiqe qafe Ronaldon, ai po e pengon rritjen e ekipit dhe të klubit”, i kishte thënë ish-trajneri presidentit të klubit, sipas të përditshmes italiane.

Juventusi i ka fituar nëntë në nëntë vjetët e fundit në Serie A, por e solli Ronaldon në klub me qëllim për ta arritur lavdinë në Evropë, por ka dështuar keq në tri tentime me të, duke u eliminuar herët nga Liga e Kampionëve.

Gazeta italiane shkruan se skenari ka ndryshuar nga “marrëveshja e shekullit” për Juventusin në “Juventusi i burgosuri i yllit të vet”.

Marrëveshja e Ronaldos me Juven mbaron më 2022 dhe raportohet se portugezi do të takohet me drejtuesit e klubit për ta diskutuar të ardhmen në fund të sezonit.

Juventusi është i gatshëm t’i japë lamtumirën Ronaldos, por do ta ketë të vështirë për dy arsye.

Së pari, nuk ka asnjë ofertë konkrete për portugezin dhe ekziston një problem me taksat. Nëse Ronaldo largohet nga Torino, ai do të detyrohet të heqë dorë nga përfitimet fiskale që ia ofron vetëm Italia.