33.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Mesazhi i bizneseve në Shkodër për kandidatët e PS: Mos gënjeni në telefonatat për Ramën. Paguajmë 1 milionë më shumë taksa në vit

Apeli i Bardh Spahisë: Të votojmë masivisht për ndryshimin në 25 Prill.

Tregtarët në lagjen Zdrale në Shkodër i kanë shumë të thjeshta llogaritë: qeveria i detyron të paguajnë më shumë, ata fitojnë krejt pak. Shumë prej tregtarëve ia thanë keto fakte kandidatit të PD Bardh Spahia.

“Ne vetëm paguajmë, drita, ujë, sigurime, të gjitha të rritura. Sot kam bërë vetëm 5 mijë lekë xhiro”, tha një tregtare.

“Po të bëjmë sefte 1-2 artikuj gjuthë dutën, jemi të gëzuar”, tregoi një tregtar këpucësh.

“Me zor, me zor, me zor po mbijetojmë”, thotë një tregtar tjetër që uron të ketë ndryshim në 25 Prill.

Takimet e kandidatit Spahia nxorën në pah vetëdijen e qytetarëve për propagandën e qeverisë dhe fshehjen e realitetit.

“Janë rreth 1 milionë lekë shpenzime më tepër në vit, xhiro ka rënë, njerëzit nuk kanë”, tha një tregtar, i cili ka një mesazh për kandidatët e PS.

“Këto fjalë doja me ia thënë kandidatëve të PS që flasin në telefon me Edi Ramën sikur gjendja jonë është e mrekullueshme“.

Bardh Spahia inkurajoi tregtarët të flasin me çdo të njohur për t’u bërë pjesë e ndryshimit ditën e votimit.

“T’i japim përpara me të gjithë forcën dhe në 25 ta ndryshojmë. Të bashkojmë sa më shumë qytetarë rreth vetes duke votuar PD dhe dyje bërë të mundur ndryshimin e madh”, u shpreh ai.

“Fiskalizimi do të anulohet”, Basha angazhohet t’i kursejë biznesit 600 deri 2000 euro në vit: Taksat nuk do ndryshojnë për 4 vjet

• “Fiskalizimi do të anulohet”, Basha angazhohet t’i kursejë biznesit 600 deri 2000 euro në vit nga tarifa e fiskalizimit. Biznesi i vogël nuk do të paguaj më shumë se 0.5% të xhiros tatime. 
• Basha takon profesionistët e lirë, të shqetësuar për paqëndrueshmërinë e politikës fiskale: Taksat nuk do të ndryshojnë për 4 vjet. Tatim mbi të ardhurat 9%, sigurime shoqërore 18%.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar njё takim me profesionistë të lirë në njësinë 7, në Tiranë, ku u është përgjigjur pyetjeve në lidhje me problemet që i shqetësojnë.
Farmacistja Stela Shulla, ngriti shqetësimin për mënyrën e fiskalizimit, pasi sipas saj, për biznesin është kosto shtesë.
“Doja të dija në lidhje me fiskalizimin. Ne përveç ngarkesës që kemi patur këtë periudhë, kemi kosto shumë të madhe shtesë që na faturohet dhe kjo. Nuk dimë se si do shkojë dhe çfarë do ndodhë. Ju çfarë keni në programin tuaj për ne, në lidhje me fiskalizimin” – tha Stela Shulla.
Ndërsa kontabilisti Edvin Gaçe, tha se ndryshimi i shpejt i kuadrit ligjor për biznesin, bëhet pengesë në thithjen e investimeve të huaja.
“Ajo që dua të them dhe që kam parë unë nga puna ime si shqetësim dhe jo e imja si kontabilist, por i biznesit në tërësi është ndryshimi i shpejtë dhe me intensitet të jashtëzakonshëm i kuadrit ligjor, çka bëhet e vështirë për ne që jemi profesionistë të fushës dhe jo më për biznesin që të vijë dhe të ambientohet apo të parashikojë një investim të ardhshëm. A keni menduar një paketë fiskale, të paktën për pjesën fiskale, një paketë ligjore që të jetë afatgjatë por dhe investitorët e huaj por dhe vendas, pasi dhe ata janë shumë të rëndësishëm për ne të kenë një projeksion të buxhetojnë apo të dinë fitimin e tyre në vijim apo jo”, u shpreh kontabilisti Edvin Gaçe.
Ndryshimi i sistemit të taksimit disa herë në vit, sipas Bashës është tregues i ngecjes në vendnumëro të ekonomisë shqiptare. Kreu i opozitës shpjegoi planin e Partisë Demokratike që në radhë të parë synon të anulojë fiskalizimin, pasi sipas tij, kjo është një aferë korruptive që do të hetohet. Ai gjithashtu tha se me tavanin 0.5% të xhiros vjetore për taksat dhe tarifat vendore, si dhe pulla fiskale në hyrje të biznesit, janë dy garancitë e qeverisë së ardhshme që do të çlirojnë biznesin e vogël dhe të mesëm.
“Nuk është e rastësishme që ekonomia ka ngelur në vendnumëro dhe që në 8 vite janë ndërruar kushedi sa herë sistemet e taksimit të biznesit. I tillë është dhe i ashtuquajturi fiskalizim. Në fakt bëjmë gabim t’i themi fiskalizimi, është i ashtuquajturi fiskalizim, një aferë e nisur prej kohësh, e denoncuar nga ne dhe gjetën një moment, para zgjedhjeve, ku menduan se kanë bërë sa kanë bërë PPP e koncensione, e po bëjnë dhe fiskalizimin. Në fakt plani ynë është i qartë dhe i thjeshtë. Fiskalizimi do të anulohet! 600 deri në 2000 euro që duhet të paguajë biznesi i vogël, pasi i jepet fatura e energjisë dyfish krahasuar me dy vite më parë, pasi është rritur çmimi i naftës, pasi me çdo gjobë i merret fitimi i muajit, nganjëherë dhe i vitit.
Biznesi i vogël nuk do të paguajë koston e fiskalizimit dhe kjo aferë do të hetohet deri në fund, ashtu siç kemi thënë prej ditës së parë, ashtu siç kemi denoncuar me fakte sepse për biznesin e vogël dhe të mesëm, që për ne fillon nga 140 milionë lekë të vjetra, do ketë një dhe vetëm një masë. 0.5% tavani i xhiros vjetore për taksat dhe tarifat vendore, një pullë fiskale në hyrje të biznesit, që do të ndalojë praninë e tatimorëve, janë dy garancitë që do të çlirojnë biznesin e vogël dhe të mesëm që është kolona vertebrale, është shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare. Për farmacitë në veçanti kam edhe diçka tjetër. Në reformën tonë shëndetësore pa diskutim rimbursimin sipas diagnozës zë një vend të veçantë dhe një nga grupet e interesit me të cilën kemi diskutuar është urdhri i farmacistit, që ti japim fund majës së ilaçeve, që ilaçet që hynë në Shqipërisë të mos jenë skarco apo ilaçe fallco që i blenë dhe nuk të shërojnë.
Prandaj ne do të rikthejmë cilësinë e barnave dhe do të kthejmë një kriter, në Shqipërisë të moshuarit shqiptar, pensionistët shqiptarë, foshnjet shqiptare dhe çdo pacient shqiptar do të kurohet vetëm me medikamente të aprovuar nga agjencitë e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë, Japonisë, Australisë, pra të vendeve të OESI-së. Reforma jonë shëndetësore do të mundësojë në radhë të parë që këto para të shkojnë për reformimin e shëndetit publik, që paraja të ndjekë pacientin dhe që brenda dy vjetëve të parë përmes kësaj reforme të ndalet largimi i mjekëve dhe infermierëve dhe të ofrohet cilësi e shërbimit shëndetësor në spitalet publike he në sistemin shëndetësor në tërësi, të paktën e të njëjtit nivel siç ofrohet në vendet e rajonit për të përparuar më tej pastaj drejt nivelit europian. E treta për farmacistët, dhjetëra-mijëra familje në Tiranë, ndoshta qindra-mijëra në gjithë Shqipërinë kanë kaluar COVID-in me një, dy, apo nganjëherë të gjithë familjarët e sëmurë me COVID. Po ashtu po hartojmë së bashku me ekspertët më të mirë, një paketë për rimbursimin retroaktiv me efekt prapaveprues të të gjitha familjeve të dëmtuara në financat e tyre nga pakujdesia, nga neglizhenca e nga braktisja e kësaj qeverie”, tha Basha.
Basha gjithashtu u shpreh se paketa fiskale që do të miratohet nga qeveria e ardhshme, e cila ka në thelb të saj taksën 9%, uljen e kontributeve shoqërore në 18% dhe heqjen e taksës Rama mbi karburantin, do të jetë më konkurruesja në rajon.
“Pankarta jonë fiskale është publikuar. Ajo parashikon që Shqipëria të jetë konkurruese me vendet e tjera të rajonit dhe jo të jetë me taksat më të larta dhe çmimet më të larta. Një vend që ka taksat dhe çmimet më të larta në rajon nuk i thith dot investimet e huaja. Për të mos folur pastaj si i shpenzon këto taksa ku prioriteti me ne do të jetë trajnimi I rinisë dhe thithja e investimeve të huaja përmes transferimit të teknologjisë se përndryshe na ndodh kjo që sot është realitet në çdo familje shqiptare. Na ikën rinia në kërkim të një vendi pune, futen në borxh për të shkuar emigrant. Pra, paketa jonë fiskale është realisht më konkurruesja në rajon, me taksën e sheshtë 9%, me kontributet për sigurimet shoqërore 18%, me heqjen e taksës Rama mbi karburantin 24 lekë për litër dhe me masat e tjera fiskale ne e bëjmë Shqipërinë ambientin me taksat më të ulëta, ose në rastin e disa vendeve fqinjë me taksa të barabarta me vendet rreth nesh.
Angazhimi i qeverisë  dhe angazhimi im personal është që kjo paketë taksash nuk do të ndryshojë, nuk do të ketë pra ndryshim, shtim të taksave. Sigurisht nëse hapësira ekziston për ulje të taksave do të veprohet në këtë drejtim. Sikundër do të ngrihet një institucion, një bord i pavarur nga qeveria, i kontrollueshëm nga parlamenti, detyra e të cilit do të jetë pikërisht që qeveria nesër e tutje të mos të jetë në gjendje të marrë masa arbitrare, të jetë arrogante dhe të bëjë gjëra të papritura në kurriz të sipërmarrjes, në kurriz të ekonomisë dhe në kurriz të xhepave të shqiptarëve”, tha Basha.

Çfarë na tregoi skandali i përdorimit të të dhënave personale nga qeveria

Nga Anduena QEFALIA

Skandali i përdorimit të të dhënave personale të votuesve shqiptarë na tregoi se çfarë krimesh është në gjendje të kryejë kjo qeveri që të mbajë pushtetin.

Në çdo vend normal kjo do të kishte sjellë një furtunë dorëheqjesh dhe shkarkimesh. Do të ishin hetuar dhe dënuar përgjegjësit me shpejtësi. Sepse për çdo vend normal, prioriteti numër 1 do të kish qenë besueshmëria dhe integriteti i zgjedhjeve.

Këtu kjo s’po ndodh sepse ata që i vodhën dhe abuzuan me të dhënat tona personale kanë kontroll edhe mbi institucionet që duhet të bënin drejtësi në këtë rast.

Megjithatë, vjedhja dhe abuzimi me të dhënat tona personale nuk do ta ndalë dot vendimin që kanë marrë shumica dërrmuese e qytetarëve për ta ndryshuar qeverinë.

Nëse ndonjë vjedhje apo abuzim do ta kishte ndihmuar këtë pushtet, do ta kishte ndihmuar vjedhja e abuzimi i familjeve tona me taksa të larta dhe 6.2 miliard euro korrupsion në 8 vite.

Më 25 prill, ne shqiptarët do të bëhemi bashkë për të ndëshkuar këtë qeveri për të gjitha vjedhjet në 8 vite. Me votë masive për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën, ne do të sjellim ndryshim dhe do të kthejmë shpresën në Shqipëri.

Bashkë për ndryshim!

#ShqipëriaFITON

#PD9

#AnduenaQefalia29

“Reciton” Dr. Pipero nga belaja!

Nga Dr. Erion DASHO

Dje me një grup analistësh të njohur, Dr. Pipero u përpoq të mbronte angazhimin e vet politik nëpërmjet spotit tashmë të njohur elektoral. Duke më bërë përshtypje shmangia e doktorit nga pyetjet e analistëve të cilat ishin kryesisht me karakter politik, i drejtova një pyetje teknike nëpërmjet moderatorit të emisionit, të cilës ai gjithashtu ju shmang.

Pavarësisht 30 minutave intensive të debatit, përsëri mbeti pa sqaruar pyetja: “Përse u shndërrua në kartë politike një nga figurat e vlerësuara të shqiptarëve të fillimit të pandemisë?!”

Në fakt, Dr. Pipero nuk është vetëm personazhi i vlerësuar mediatik, ai është edhe mjeku klinicist dhe drejtuesi i një prej reparteve të spitalit COVID-1, profesori i fakultetit të mjeksisë dhe pronari i një klinike private në një nga zonat luksoze të Tiranës.

Në secilin prej këtyre angazhimeve mund të fshihen edhe arsyet e vërteta të cilat mund ta kenë detyruar Dr. Piperon të bëjë një kapërcim i cili për gjithëkënd duket i pakuptueshëm.

Në spitalin ku punon Dr. Pipero ka patur vazhdimisht ankesa për trajtim jo cilësor të pacientëve, mungesë transparence dhe vdekje të larta midis pacientëve. Në këtë klinikë u denoncua nga kreu i opozitës fshehja e vdekjeve nga COVID, fshehje të cilën e provoi më vonë edhe INSTAT. Së fundi, në këtë spital pati edhe akuza për mitmarrje, përfitim përqindjesh nga recetat e fryra dhe referimet për trajtim jashtë vendit.

Nga universiteti ku jep mësim Dr. Pipero pritej lidership në përpjekjet për kontrollin e epidemisë, priteshin protokolle të përditësuara, pritej të drejtonte trajnimin e gjithë kaskadës së bluzave të bardha, nga infermierët e fshatrave deri tek profesorët e fakultetit, pritej mendim shkencor për cështje madhore si testimi, gjurmimi dhe vaksinimi.

Nga klinika private e Dr. Piperos pritej shembulli se si një operator privat duhet të sillet në kushte fatkeqësie kombëtare. Pritej të tregonte se në ekonominë e tregut fitohet por nuk spekulohet. Pritej të tregonte se jo marzhet 2 mijë përqindëshe, por ato të logjikshme duhej të ishin fytyra profesionale dhe humane ndaj pandemisë.

Faktikisht, nuk e pamë Dr. Piperon të qëndronte në mbrojtje të këtyre parimeve, sikundër do t’i shkonte për shtat një qytetari nderi si ai, një personaliteti të cilit i këndojnë këngë dhe një personazhi të dashur sipas emrit të të cilit u emërtuan edhe picat e fëmijëve.

Dalja publike e Dr. Piperos u dhemb qytetarëve, jo sepse ai mori një anë politike (sepse këtë ka të drejtë ta bëjë kushdo) apo sepse ai dizinformoi duke akuzuar pa të drejtë kundërshtarët politikë me një akuzë të sajuar (sepse qytetarët kanë parë e dëgjuar akuza të falsifikuara nga më monstruozet), por sepse gjatë një viti qytetari nuk e ndjeu më Dr. Piperon pranë tij, sikundër ndodhi gjatë javëve të para të pandemisë.

Në këto kushte, ne, miqve të tij, na lind e drejta ta shohim në sy dhe ta pyesim:

Ç’bela të detyroi të “recitoje” në atë spot, miku dhe kolegu ynë?!

Shënim: ky postim i dedikohet me emër një kolegu. Çdo koment me përmbajtje jo etike do të fshihet.

Basha citon raportin e Europol: Rama dështoi edhe në luftën kundër drogës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pubikoi një raport të Europol, sipas të cilit, Shqipëria mbetet një burim kryesor i trafikimit të kanabisit në Bashkimin Evropian, dhe kërcënim për ekonominë dhe shoqërinë e Evropës.

Lideri i opozitës shprehet se, Rama ka dështuar në luftën kundër drogës.

Në rubrikën e përditshme në Instragram ku Basha rendit “100 dështimet e Ramës”, sot, kur kanë mbetur vetëm 11 ditë deri në zgjedhjet e 25 prillit, Basha ngre pyetjen: “Edi Rama e ka cilësuar histori suksesi betejën kundër drogës. A ka qënë realisht e tillë?

Përgjigja: Jo. Në raportin e fundit të Europol, Shqipëria cilësohet një burim kryesor i trafikimit të kanabisit në Bashkimin Europian”, nënvizon kreu i opozitës.

Sipas Europolit, 40 për qind e rrjeteve kriminale aktive në BE merren me tregtimin e lëndëve narkotike.

Produkti ilegal më i përhapur mbetet kanabisi, që në rastin e Shqipërisë transportohet kryesisht me rrugë detare drejt Italisë.

60 për qind e krimit të organizuar e kryen aktivitetin duke përdorur dhunën dhe po aq, korrupsionin, ryshfetin e thjeshtë deri te skemat e sofistikuara miliona-dollarëshe.

Catherine De Bolle, drejtueses së Europolit, tha se raporti i vitit 2021 tregon se të dy këta indikatorë po vijnë duke u përkeqësuar.

Basha: Nuk ka marifet që e shpëton Ramën!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka folur sot për abuzimin me të dhënat personale të qytetarëve në E-Albania nga qeveria në këtë fushatë elektorale në një takim me të rinjtë në Farkë. “Marifet” e quajti Basha, grumbullimin e të dhënave të mijëra qytetarëve dhe përllogaritjen e secilit prej tyre si votues i mundshëm ose jo i PS-së në 25 prill.

“Është faji i qeverisë që 8 vite e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro. Është faji i Kryeministrit që tallet e nëpërkëmb dinjitetin e të rinjve me arrogancën që e karakterizon dhe e shpalos para çdo shqiptari. Dhe pas tetë vitesh dështime ka guximin e të thotë më jepni edhe katër vite të tjera!!!

Unë e di përgjigjen se e dëgjoj kudo, e di fare mirë!!! E di dhe ai! Dhe nuk ka marifet që e shpëton!

E keni parë atë marifetin që e publikuan dje, që rrinë dhe mbledhin numra të kartave të identitetit etj. etj.?! Nuk ka marifet që e shpëton! 25 prilli është dita e bashkimit më të madh të shqiptarëve për ndryshim! Ndaj ftesa ime ndaj teje është të qëndrosh këtu sepse pas 25 prillit ndryshimi do të marrë formë konkrete”, theksoi Basha duke iu drejtuar një gjimnazisteje”, u shpreh Basha.

Portali Lapsi.al denoncoi para pak ditësh një skandal me përmasa të mëdha. Nën ethet e mandatit të tretë, qeveria ka vendosur në duart e militantëve të saj të dhënat personale të qytetarëve të mbledhura nga portali qeveritar e-Albania, si numrin e kartës së ID, telefonit dhe në rast se e kanë ndërruar, adresën e banimit, statusin social, qendrën e punës shtet apo privat etj. Prokurorë, Gjyqtarë dhe njerëz të artit dhe medias, janë futur nën patronazhin e zyrave elektorale të zonës ku banojnë.

Berisha publikon videon: Gjimnazistët i heqin nga mësimi në Librazhd për takim më humbës Ramën!

Gjimnazistet i heqin nga mesimi per takim me Humbes Ramen ne Librazhd!

Degjoni audion dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Mirembrama dr Sot anetare te freshit lb kane marre ne tlfn gjimnaziste ju kane then qe neser vjen rama edhe ju presim ne qender me jepni emrin tju shkruaj je lista qe mos marresh mungese

Une e bera video dhe po ta dergojn ty.

Salianji me shoqatën e ish-të përndjekurve politikë në Korçë: Kredi të buta dhe shpërblim financiar ekstra 

Kënaqësi e veçantë të bisedoja me përfaqësues të nderuar të kësaj shtrese dhe me drejtuesit e shoqatës Nebil Cika, Vasillaq Grabocka, Etem Fejzollari! Për të rikuperuar gabimet e së shkuarës por edhe për t’i dhënë vlersimin që meritojnë, Partia Demokratike zotohet: Të përmbyllë çdo detyrim financiar ndaj ish-të përndjekurve.

Të japë kredi të buta për pasardhësit e ish-të përndjekurve. Të përcaktojë me ligj një shpërblim financiar ekstra pagesës së pensionit çdo muaj për ish-të përndjekurit. Të ndalojë me ligj përdorimin e simboleve të komunizmit. Të miratojmë ligjin për pastrimin e figurës, të jepen 100 Euro shtese për pensionet e të burgosurve politikë.

Bashkë do të ngremë muzeun në kujtim të viktimave të komunizmit!

Mirënjohje për mbështetjen dhe rrugëtimin bashkë për të rrëzuar këtë regjim 🇦🇱✌🏻

Arsyeja e dobësimit të makinerisë elektorale te PS

Nga Red VARAKU

Ajo që sa vjen edhe bëhet më e qartë vetëm dy javë para zgjedhjeve të 25 prillit është paaftësia dhe pafuqia elektorale e mazhorancës për të shkuar tek qytetarët .

Kjo për arsyen e thjeshtë se dy javë para zgjedhjeve është pikërisht momenti më kritik i fushatës, sepse është momenti kur vetë struktura e shikon me sytë e saj realitetin dhe kupton dhe ndjen humbjen apo fitoren bazuar në këtë realitet.

Është momenti kur kupton që nuk e ‘çan’ dot rezistencën qytetare dhe momenti kur përballet me refuzimin e prerë kundrejt ofertës elektorale qofshin këto premtime, qofshin këto para. Është momenti i llogaridhënies në të gjitha kuptimet .

Demoralizimi i strukturave politike dhe pafuqia e makinerisë elektorale dy javë para zgjedhjeve është gjithmonë një fenomen tipik elektoral. Për ata që kanë memorie ky fenomen i ndodhi dhe PD në zgjedhjet e qershorit të 2013, ku dy javë para gjithçka dukej se kishte marrë rrugë.

Të gjithë jemi dëshmitarë të spektaklit dhe entuziazmit me të cilën kjo mazhorancë nisi fushatën.

Të gjithë e mbajmë mend patetizmin e kryeministrit ditën e nisjes së fushatës, por gjithashtu njëkohësisht të gjithë po e shohim dhe po e ndjejmë zbythjen e saj, demoralizimin e mbështetësve dhe pafuqinë e kësaj makinerie prej asaj dite.

Lodhja dhe pafuqia e rilindasve këto ditë në fakt nuk do një sy të mprehtë për tu evidentuar. Ajo nuk lexohet qartë vetëm në ngërdheshjet dhe spazmat histerike të kryeministrit, por lexohet qartë edhe në zhgënjimin dhe dëshpërimin që vërehet në fytyrat e vetë rilindasve në takimet elektorale me protokoll funerali.

Gjithsesi, ky duket se është vetëm fillimi i rënies në kolaps të makinerisë elektorale të PS, sepse rënia perfundimtare e struktures dhe bllokimi i saj nuk ndodh tani.

Ajo ndodh vetëm disa ditë para zgjedhjeve dhe kur ndodh shkërmoqet totalisht.

Basha bashkëbisedon me të rinjtë: Anulimi i ligjit për arsimin, vendimi im i parë. 100% financim të tarifave bachelor dhe master

• Basha bashkëbisedon me të rinjtë në Farkë: Anulimi i ligjit për arsimin, vendimi im i parë. Arsim dual në bashkëpunim me BE-në. Kushdo që do një profesion do të marrë një profesion, jo thjesht një diplomë.

• 100% financim të tarifave bachelor dhe master, 1 vit stazh i paguar, arsimim dual – projekti i Bashës për të punësuar 7000-9000 të rinj çdo vit. Komenton skandalin me të dhënat personale: Nuk ka marifet që e shpëton.

• Bashkëpunim me Aleancën Europiane të Universiteteve, Basha shpalos planin e tij përpara studentëve: Çdo vit 10 mijë stazhe të paguara 300 mijë lekë në muaj.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka biseduar me të rinj në zonën e Farkës në Tiranë, për problemet që i shqetësojnë. Ai shpjegoi programin e qeverisë së tij të ardhshme, ku tha se si përgjegjësi kryesore ka ndalimin e emigrimit të të rinjve, anulimin e ligjit për arsimin e lartë dhe krijimin e mundësive që asnjë i ri shqiptar të mos mbetet i pashkolluar.

“Përgjegjësia më e madhe e imja dhe ekipit tim pas 25 Prillit është ndaj jush. Këtë përgjegjësi ne do ta përkthejmë në vepra konkrete që do të ju ndihmojë për të zgjidhur disa nga hallet, dilemat, problemet që keni, sfidat dhe pikëpyetjet e mëdha që ju kanë munduar këto 8 vite, sepse me të vërtetë kanë qenë 8 vite të vështira për të gjithë, por kanë qenë 8 vite të tmerrshme për rininë shqiptare. Natyrisht edhe për familjet tuaja, largimi masiv i shokëve dhe i shoqeve tuaja në emigracion e provon këtë. A ka plagë më të madhe për ju?! Prindërit e atyre që nuk i kemi më mes nesh? A ka detyrë më të rëndësishme për kryeministrin e ardhshëm sesa ta ndalë këtë plagë?! Kjo plagë nuk ndalet me llafe, nuk ndalet me premtime boshe nga ato që kemi dëgjuar gjatë këtyre 8 viteve. Kjo plagë ndalet duke marrë veprime të vendosura siç do të jetë vendimi im i parë për të anuluar ligjin për arsimin e lartë dhe për të kthyer universitetet shqiptare në qendra të trajnimit dual, ku mos të ketë bijë dhe bir shqiptari që të mbetet pa studiuar për shkak të pamundësisë ekonomike të familjes së vet. Me këto masa, do të mundësoj që çdo i ri, çdo e re që dëshiron të ndjekë universitetin dhe të marrë një profesion, t’i mundësohet kjo dhe jo thjesht një diplomë por një profesion. Jemi investuar në këtë program para një jave, para një muaji, në vazhdimësi, kam qenë në bisedime me Bashkimin Europian, me autoritetet më të larta të Bashkimit Europian, me Aleancën e Universiteteve Europiane, që kur të futeni në universitet apo ju që jeni në universitet, gjysmën e kohës ta keni teori, gjysmën tjetër ta keni praktikë dhe pas kësaj t’ju sigurohet dhe një stazh, i paguar” – u shpreh Basha.

Basha iu përgjigj interesit të të rinjve për mënyrën se si do të mbështeten studentët. Ai përsëriti zotimin se çdo student që vjen nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj, shteti do t’i paguaj 100% tarifën bachelor dhe master dhe 50% të tarifës për studentët që vijnë nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj.

“Thjeshtë dhe qartë. Nëse vini nga familje të cilat nuk kanë më shumë se 640 mijë lekë të vjetra në muaj të ardhura, shteti do të paguaj 100% tarifën tuaj për bachelor dhe për master dhe nga kjo masë do të përfitojnë 90% e studentëve shqiptarë sepse për fat të keq aktualisht 90% e familjeve shqiptare që çojnë apo duan që të çojnë fëmijët e tyre për studime kanë ta ardhura nën 640 mijë lekë në muaj. Për të gjithë të tjerët që vijnë nga familje mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të subvencionohet 50% të tarifave për bachelor dhe master”, tha Basha.

Kreu i opozitës shpjegoi edhe mënyrë e trajnimit DUAL, e cila do t’u mundësojë studentëve stazhe të paguara nga shteti dhe krijimin e lidhjes me tregun e punës me paga dinjitoze. Ai gjithashtu tha se ndryshimin nuk ka marifet që e ndal më 25 prill, duke iu referuar lajmit të djeshëm për vjedhjen e informacioneve personale të qytetarëve.

“E di edhe ai dhe nuk ka marifet që e shpëton. E keni parë atë marifetin që publikuan dje që rrinë dhe mbledh numra të kartave të identitetit, e tjerë, e tjerë. Nuk ka marifet që e shpëton. 25 prilli është dita e bashkimit më të madh të shqiptarëve për ndryshim. Pas 25 prillit ndryshimi do të marrë formë konkrete. Ty si gjimnaziste do të ofrojë mundësinë të zgjedhësh degën e preferuar në një universitet i cili do të ndihmohet nga qeveria shqiptare dhe nga Bashkimi Europian, që atë degë ti të përvetësosh profesionin tënd, jo thjeshtë përmes mësimit teorik por edhe përmes praktikës. Dhe ndërkohë që kjo ndodh, ne do të kemi krijuar në këtë vend një sistem fiskal me taksa të ulëta, një liri tregu. Do të kemi shporrur terrorin e taksidarëve të inspektorëve dhe të shtetit në tërësi dhe do të kemi bërë të mundur kësisoj që investitorët shqiptarë dhe investitorët e huaj të hapin vende pune dhe të kërkojnë profesionistë të zotë.

Pikat kryesore të planit që kemi hartuar me atë universitetet Europiane që ju thash është që ne do ta shndërrojmë universitetin Shqiptarë, Institucionet e Arsimit të Lartë në Shqipëri, institucionet e trajnimit të profesionistëve të ardhshëm, jo vetëm dërrase e zezë dhe shkumës, jo vetëm leksione dhe seminare. Ne do të synojmë që brenda një kohe të shkurtër gjysma e kohës së studimeve të jetë de facto, faktikisht, praktikë. Nuk ka rëndësi nëse po studion juridik apo ekonomi, shëndetësi apo inxhinieri, gjysma e kohës do të jetë praktikë dhe në fund të studimeve për 10 mijë më të mirët do të ketë një stazh 12 mujor me një pagesë minimale 30 mijë lekë të vjetra në muaj që të mundësojë që ju të shkoni nga auditori te tregu i punës me një udhërrëfim, me një hartë rruge, siç është stazhi, siç është praktika.

Dhe ne e dimë se kur ndodhë kjo 9 në 10 studentë të sapo diplomuar gjejnë vendin e punës. Kam folur për këtë gjerësisht këtë mëngjes me më të mirët në botë që janë Gjermanët. Janë ata që futën praktikën e trajnimit DUAL i thonë, gjysmë teori, gjysmë praktikë dhe kam garancinë dhe mbështetjen e një prej organizatave më të fuqishme që do të na mbështesin pas zgjedhjeve. E vetmja gjë që kërkuan është që gjërat në Shqipëri të ndryshojnë, e vetmja gjë që kërkuan është që të ketë një qeveri tek e cila të kenë besim, sepse 8 vite me radhë ata nuk kanë pasur besim tek kjo qeveri”, tha Basha.