21.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

“Ndryshimi nis nga Shkodra”, Spahia me të rinjtë: Jeni motorri i ndryshimit. Objektivi ynë, Shqipëria Europiane

Kandidati i PD në Qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia ka mbledhur të rinjtë në Velipojë, duke i konsideruar ato si motorri i cdo ndryshimi. Nën moton “Ndryshimi fillon nga Shkodra”, të rinjtë dhe të rejat i janë bashkuar kandidatit Spahia në betejen për zgjedhjet e 25 Prillit. Kandidati Bardh Spahia në fjalën e tij para të rinjve në Velipojë është shprehur se ato janë oksigjeni i kësaj fushate dhe garancia për fitoren e Partisë Demokratike në Shkodër në të gjithë Shqipërinë

“Ju falenderoj për të gjithë kontributin tuaj, gjatë këtyre viteve që kemi kaluar bashkë, kësaj opozite të jashtëzakonshme. Sigurisht që do tja dalim që të gjithë bashkë të bëjmë ndryshimin e madh. Të largojmë një herë e përgjithmonë këtë bandë kriminale që na drejton dhe të rikthejmë vendin tonë në shiinat e objektivave që i kemi vendos vehtes, objektivave për integrimin e vendikt tonë për një Shqipëri europiane.

Le të punojmë fortë, më të gjitha fuqite me energjinë tonë, dhe të bëjmë ndryshimin e madh për Shqipërinë për vendin tonë për familjet tona dhe për të rinjtë e këtij vendi”, është shprehur kandidati i PD në Qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia.

“Shqipëria s’është e Edi Ramës”, banorët e Roskovecit mbështesin ndryshimin. Alibeaj: Të votojmë për familjet dhe fëmijët tanë!

Të vetmuar për shkak të largimit të fëmijëve në emigrim, por të qartë për atë se çfarë do të bëjnë në 25 prill, banorë në fshatin Kuman të Roskovecit bëjnë thirrje për të mbështetur Lulëzim Bashën dhe PD. Në një takim me kandidatin demokrat për qarkun e Fierit Enkelejd Alibeaj ata u shprehën se fshati ka mbetur me shumë pak të rinj dhe për këtë akuzojnë qeverinë.

“E mira do na vijë në 25 prill, në jemi një pjesë shumë e madhe vetëm pleqëri, unë I zoti shtëpisë kam mbetur me gruan, katër fëmijët që kam të katërt të ikur janë, nuk ikën kot. Zoti na degjoftë e na sjelltë mbarësi pas 25 prillit, që të na kthehen fëmijët”, i tha nje kryefamiljar Enkelejd Alibeajt.

“Besoj që gjerat kanë ardhur mirë deri tani, duhet përpjekja e të gjithëve, ky është problem që është brenda shtëpisë, brenda familjes, ti e the, familje e pergjysmuar gjysma andej gjysma këtej shohin njeri –tjetrin në celular. Duhet ta përmbysim me doemos, të mos kënaqemi se ul cmimin e kripës Edi Rama, të kënaqemi me ato që thotë Lul Basha dhe të përkrahim vetëm Lul Bashën. E shohim e prekim këtë, madje ndonjëherë po të duash, njerëzit janë pak më të avancuar se sa ne, cuditemi kur shohim që njerëzit janë shumë të qartë për atë se cfarë kanë hequr por edhe atë se cfarë presin. Njerëzit kanë kuptuar që do votojnë për familjet e tyre këtë rradhë”, tha Alibeaj.

“Nga shtëpia ime I bej thirrje të gjithëve pavarësisht se cfarë ideje përfaqësojnë, t,I vënë gishtin kokës se cfarë kanë hequr këto 8 vjet edhe të shkojnë te kutia e votimit, t,I japin reston kujt I takon”, tha kreyfamiljari

“Unë si moshatar që jam kam hequr shumë, po si këtë rradhe me këtë kryeministër s,me kanë zënë sytë”, tha një tjetër banor

“Kemi mbetur ne, pse, nga politikat e poshtra, ky tani, ngrihet me një hu të gjatë e thotë jam unë, kush je ti more, po Shqipëria s’është e Edi Ramës, është e të gjithë shqiptarëve”, tha një tjetër banor.

Pampuri: Në fshatrat e Tiranës ka skamje të shtuar. Braktisja mbizotëron në familjen e Qamil Sulës në Zall Bastar

Kandidatja e PD, Orjola Pampuri tha se, ne fshatrat e Tiranes ka skamje te shtuar. Braktisja mbizoteron ne familjen e Qamil Sules ne Zall Bastar.

“Me bashkeshorten e te paralizuar, me shtepine e demtuar nga termeti pa asnjë masë për ta rindërtuar, pa mbeshtetje ekonomike, familja jeton ne varferi ekstreme. Eshte detyra jone me e madhe te rimekembim ekonimine, te dyfishojmë te ardhurat per çdo familje”, tha Pampuri.

Studentja e infermierisë: Ne e shohim të ardhmen në emigrim, Bushati: Ju jeni në qendër të programit të PD, fitorja do vij nga rinia

Largimi i të rinjve është drama sociale më e madhe e cila vitet e fundit ka prekur qytetin e Shkodrës, dhe gjithë shqipërinë. Drejtusi poltik I qarkut të shkodrës, Helidon Bushati, zhvilloi një takim me të rinjtë dhe votues për herë të parë, të cilët u ankuan se në 8 vite qeverisje nga Edi Rama, shpresa dhe dëshira e të rinjëve për të qendruar në shqipëri është zbehur. Ata thonë se kushtet ekonomike janë të vështira, nuk ka cilësi në arsim dhe ka mungesë totale vëmendjes për punësimin e tyre duke ja u zbehur preskeptivën për të jetuar në shqipëri. Helidon Bushati, i njohu ata me programin e Partisë Demorkatike, per uljen e papunesise, rritjen e cilësisë në arsim, inovacionin, për pagesën e praktikave si dhe për bursë falas për ata familje që të ardhurat i kanë nën 640 mijë lek dhe 50 përqind bvursë për familjet mbi 640 mijë lek.

Helidon Bushati: Sot jam më optimost se kurrë që 25 prilli do të jetë një fitore historike për partinë demokratike dhe koalicionin aleanca për ndryshim.

Pse kështu?

Sepse asnjëherë më tepër se sot nuk kam pa gëzim dhe optimizëm në sytë e rinisë shkodrane. Era e ndryshimit po vuloset sidomos nga rinia, ai që ka dyshimet sado të vogla të vij dhe të ndjek takimet gjithmonë e më të shumta në numër të parisë demokratike në Shkodër.

Studenti 1: Jam Arba Lohja dhe jam maturante, votoj me 25 prill për herë parë. Si e re dhe mbështetëse e planit tuj ekziston pyetja, a kemi ne garanci që ky plan do të realizohet me pikë e me presje ashtu siç e ka propozuar partia demokratike?

Helidon Bushati: Të falenderoj për pyetjen dhe garancia më e mirë sesa garancia e një kryeministri nuk ka dhe garancia është fjala e kryeministrit të ardhshëm Lulzim Basha, i cili e ka publike në të gjitha takimet që ka bërë me të rinjtë, e ka vënë theksin tek të rinia.
Rinia është në qendër të programit të partisë demokratike.

Studenti2: Jam Jola Martini, jam maturante. Sa përparësi i jepni ju rinisë dhe a mendoni se qeverisja e vendit duhet ti besohet pikërisht rinisë? Duke larguar kështu nga politika politikanët e vjetër.

Helidon Bushati : Programi i partisë demokratike është i fokusuar shumē tek rinia. Ne besojmë tek potencialet e rinisë. Për t’i dhënë shembullin mê të qartë të përqasjes që ka qeverisja e partisë demokratike kur vjen në pushtet, gjë qēdo tēndodh me 25 prill. Ju jeni tērinj por duhet të pyesni prindërit apo kushërinjtë çfarë ndodhi në 2005, kur partia demokratike pas 8 viteve opozitë erdhi në pushtet. Afroi rreth vetes një grup djem dhe vajza të reja ,të shkolluar mirë jashtë por edhe në Shqipëri. I besoi atyre , i dha mundësi të ecin pêrpara, shumë u bënë deputet, disa ministra. Sot , kryetari i pastisë demokratike është një ndër ato të rinj të cilët kontribuan në mënyrë të qenësishme, ndikuan shumë thellë në fitoren e partisë demokratike në vitin 2005. E njëjta gjë do të ndodh më 25 prill 2021.

Studenti 3: Do të doja me dit, a do të ketë program punësimi për ne qê sapo po kryejmë për degën edhe për me u punësu ne që po keyejmë studimet? Sepse të gjithe e kemi pa që për me hy me gjet njēpunë infermiere ne spitalin e Shkodrës, po kërkohen euro edhe po ndryshohen vendet e punës në bazë të partisë që është në pushtet.

Helidon Bushati: Padyshim që PD vë theksin tek punësimi i të rinjve. Ne jemi angazhuar, kryetari i partisë demokratike dhe kryeministri i ardhshëm Lulzim Basha pēr krijimin e 110 mijë vendeve të reja pune reale, jo si gënjeshtrat e partisë socialiste në 2013 për 300 mijë vende pune dhe pastaj ikën nga Shqipëria 500 mijë shqiptar. Janë 110 mijë vende reale pune, ndër këto padyshim qē një fokus kryesor do të kenë vendet që mbulohen nga rinia edhe për efekt të njohurive që ato marrin dhe të faktit që janë një hap më përpara xhaketave gjysëm të vjetra si puna ime. Padyshim fokusi është tek punësimi i rinisë. Së pari të bëjmë një foto gjithë bashkë dhe do të ishte nje motivim i madh për bashkëmoshatarët tuaj jo vetem të Shkodrës por edhe Shqipërisë. Kjo është fytyra e fitores, kjo është imazhi i fitores dhe imazhi i fitores fillon nga Shkodra.

Socialisti i del përpara Bashës: 14 vjet votova për PS, tani do të votoj PD-në për ndryshim

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, në turrin e takimeve me qytetarë dhe biznese, është ndalur në Njësinë 8 në Tiranë ku nuk ka munguar as entuziazmi i zakonshëm i qytetarëve dhe simpatizantëve. Madje gjatë takimeve në zonën e Selvisë, Basha mori edhe votën e socialistëve të zhgënjyer nga qeverisja e Rilindjes.

Qytetari: Urime për fushatën!

Lulzim Basha: Faleminderit shumë!

Qytetari: Ju mbështesim dhe shpresojmë të ndryshojnë gjërat.

Lulzim Basha: Ju falënderoj shumë për mbështetjen! Të jeni të sigurt që nuk do ta shpërdorojmë besimin dhe mbështetjen tuaj. Bashkë për ndryshim! Numrin 9 në 25!

Mes qytetarëve që nuk nguruan t’i shprehnin mbështetjen Bashës, ishin dhe socialist të zhgënjyer që kanë zgjedhur t’i bashkohen ndryshimit më 25 prill.

Qytetari: Kemi ardhur nga krahu tjetër. Jemi ardhje e fuqishme se jemi gjithë këta njerëz. Na ka zhgënjyer, na ka shkatërruar, na ka lënë nëpër shtëpia. Dil nga shtëpia thotë se do bëjë kulla.

Lulzim Basha: Jeni të mirë se ardhur. Jemi në këtë betejë për të gjithë popullin, për të djathtë dhe të majtë. Do e mundim të keqen.

Qytetari 2: Suksese të ectë mbarë!

Lulzim Basha: Faleminderit!

Qytetari 2: 14 vjet ja kam dhënë votën, është koha për t’i dhënë drejtim për të shkuar vota ku e ka vendin.

Lulzim Basha: Është koha për ndryshim. Të falënderoj nga zemra! Nuk do të zhgënjejmë as ty, as një socialistë të ndershëm që votojnë për Shqipërinë.

Qytetari 2: E paçi faqen e bardhë!

Lulzim Basha: Në fund fare besnikërinë e kemi ndaj Shqipërisë.

“Ndarje e re administrative”. Basha u premton banorëve në Baldushk: Referendume për çështjet lokale

• Basha me fermerët në Baldushk: Prioritet do të thotë të ndash buxhet. 100 milion euro në vit subvencione direkte për infermierët. Naftë 240 lek/litër më e lirë. Mbrojtje e prodhimit shqiptar.

• “Nga fermerë borxhlinj në fermerë që prodhojnë vende pune”. Basha takon fermerët në Baldushk: 100 milion euro subvencione për fermerët. A mbani dot edhe 4 vite të tjera si këto 8 vitet e fundit?

• Fermerët i ankohen për burokracitë, Basha në Baldushk: Thjeshtësojmë çdo procedurë. Referendume për çështjet lokale. Fermerët: Këtë herë do të jetë një cunam si në përmbysjen e regjimit.

• “Ndarje e re administrative”. Basha u premton banorëve në Baldushk: Referendume për çështjet lokale. 100 milion euro në vit subvencione direkte për fermerët.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka bashkëbiseduar me fermerë të Baldushkut rreth problematikave që ka sot bujqësia. Të lodhur nga gënjeshtrat e qeverisë për 8 vite, fermerët i kërkuan Bashës të vendoset sa më shpejt dorë për këtë sektorë, pasi fermerët janë lënë në harresë.

“Ne para disa vitesh, na erdhën dhe na thanë do na ndihmojmë për sera, bëni dokumentacionet, i bëmë, dolëm përfitues, na erdhën dhe na bënë disa foto rreth serave, edhe as sera asgjë. Se si përfundoi kjo çështje, as vet se dimë. Prandaj, nesër kur të vini në qeveri, duhet t’i zbardhni këto masakra që po na bëjnë, ne fshatarëve. Unë jam një nga ata familjarë që e kam lënë familjen vetëm dhe kam ikur në Gjermani. Se ne na kanë lënë pas dore, asnjë gjë, katastrofë!”, u shpreh Xhevair Sula.

Basha tha se Baldushku për 8 vite është lënë në vendnumëro dhe kjo gjë do të marrë fund më 25 prill. Ai u zotua se programi i Partisë Demokratike do të zbatohet pikë për pikë, i cili parashikon 100 milion subvencione në vit për fermerët, uljen e çmimit të naftës dhe çdo grant që vjen nga Bashkimi Europian për këtë sektor, do të shkojë tek fermerët.

Lulzim Basha: Baldushku ka një emër të veçantë në çdo shtëpi të qytetarëve të Tiranës. Kohët kanë ndryshuar. Për fat të mirë, këto 30 vjet kanë sjellë shumë ndryshim por 8 vitet e fundi, Baldushku ka ngelur vendnumëro. Pra, vij me një respekt të veçantë për punën e fermerëve të Baldushkut e cila jo më kot ka një nam të mirë në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Njerëz punëtorë që e nderoni dhe e vaditni këtë tokë pjellore, në radhë të parë me djersën tuaj. Por sot, kur vij dhe siç kam ardh vazhdimisht gjatë këtyre 8 viteve, e gjej Baldushkun gjithmonë dhe më të varfër, ju gjej ju gjithmonë dhe më të lodhur, sepse për 8 vite me radhe nuk ka pasur asnjë centimetër përparim në raport me atë që shteti duhet të bëj me fermerin. Unë kam ardhur në radhë të parë t’ju garantoj që plani ynë për bujqësinë do zbatohet pik për pik. Kam ardhur t’ju garantoj që ky planë është bazuar i gjithi në nevojat reale por edhe mundësitë reale të shtetit për t’ju ndihmuar. Kam ardhur t’ju garantoj që një tjetër proces i rëndësishëm që duket që është larg por është shumë afër jetës tuaj të përditshme.

Anëtarësimi në Bashkimin Europian do të na japë mundësinë që për çdo lekë që do hedhim në për subvencionime, për infrastrukturën njerëzore, do të kemi të paktën 1 euro apo dyfishin nga Bashkimi Europian. 8 vite me radhe fermeri i Maqedonisë së Veriut, fermeri i Kosovës ka marrë subvencionime vazhdo të prodhojë e vazhdon ta shesë prodhimin e vetë në Kosovë, në vendin e vetë në Maqedoni, ta eksportojë, ta sjellë në Shqipëri, të nxjerrë fitime e të vazhdojë ciklin e prodhimit me kokën lart, me xhepat plot me siguri për veten e vetë. I vetmi fermer që këto tetë vite ka ulur kokën nga braktisja dhe dështimet tetë vjeçare është fermeri shqiptar. Dhe Unë iu them 25 prilli për ju është një ditë ndryshimi sepse kur themi prioritet, kur themi zhvillim rural, bujqësinë, blegtoria, prodhimi juaj, agrobiznesi, agro-përpunimi janë prioritete, këto nuk janë llafe por janë buxhet. Kur kemi thënë që prioritet janë rrugët ne kemi caktuar buxhetin për rrugët për të ndërtuar rrugët dhe kur themi që prioriteti i qeverisjes së ardhshme është bujqësia ku jeton gjysma e popullsisë së vendit që do të thotë që ne në buxhetin e ardhshëm ato zotime që kemi marrë do fillojmë ti zbatojmë prej muajt të parë duke rishikuar buxhetin e 2021.

100 milion euro në vit subvencione dhe mbështetje të drejtpërdrejtë për fermerin sipas prodhimit, sepse ne e dimë që ky prodhim ndryshe shkon në treg, e ndryshe shitet kur ke zero mbështetje e merr prapë dhe e hedh në kanal, se nuk të shitet, se vjen prodhimi i eksportit më i lirë se prodhimi jot, megjithëse ti e ke më të freskët, më të mirë ai e shet më lirë, se e ka të subvencionuar. Kush e ka sjellë prodhimin. E ka sjellë një grusht importuesish që përfitojnë ndërkohë që gjithë fermerët rrënohen. Por kur ku prodhim të jetë i subvencionuar, do të thotë që nga farat, fidanët, dapi që i ka shkuar çmimi 12-13 mijë lekë më shumë më thanë këto javët e fundit. Plehrat kimike, nafta të gjitha këto ndikojnë drejtpërdrejt tek kostoja e prodhimit dhe duke ulur koston e prodhimit përmes subvencionimit ju do të jeni në gjendje t’i shisni këto prodhime, që janë prodhime të freskëta cilësore me çmime që s’ka askush t’iu kontrollojë jashtë Shqipërie dhe fitimet ti fusni në xhepin tuaj.

Kaloni nga fermer borxhli në fermerë që fillojnë krijojnë sipërmarrje praktikisht, fitim. Ky pra është përkushtimi që kemi ndaj jush, ky është angazhimi që kemi ndaj jush. Ne nuk vijmë me premtime që i shpikim një muaj para zgjedhjeve. Ne vijmë pasi jemi ulur me ju 8 vite me rrallë dhe kemi analizuar problematikat, kemi analizuar potencialin e vërtetë që ka bujqësia shqiptare, për mirëqenie jo për mbijetesë. Kemi analizuar edhe mundësitë e shtetit për të ndihmuar. Unë s’di të them do ju jap 1 miliard euro, nuk vij të ju premtoj hënën. Unë ju them aq sa bën Kosova me gjysmën e buxhetit të Shqipërisë, si fillim. Aksesi në tregje, po kështu është shumë i rëndësishëm. Më çojnë foto, filmime në mënyrën sesi dhunohen familjari i juaj se ka shkuar të shes sallatën në Tiranë. Ndërkohë, që shteti nuk është kujtuar ta krijojë infrastrukturën në tregje si kudo tjetër në rajon. Nuk po flas në Europë, në rajon. Pra kam ardhur të ju them se 25 Prilli është një ditë çlirimi nga ankthi dhe terrori, nga arroganca e pushtetit që kërkon leje qarkullimi për traktorët, zetorët. Këto janë vendime të padiskutueshme. Ju keni në dorë që ti bëjmë realitet.

Ne kemi në dorë dhe e kemi detyrë që t’ju tregojmë rrugën se si do ta ndryshojmë mirëqenien tuaj, bujqësinë, ekonominë në tërësi. Se po ndryshoi mirëqenia e gjysmës së atyre që prodhojnë do të ndryshojë mirëqenia e gjysmës së atyre që konsumojnë prodhimet tuaja në qytet, do bëhet më e përballueshme kostoja e jetesës. Dhe në këtë mënyrë fitojmë të gjithë. Fiton Shqipëria. Prandaj themi fiton Shqipëria, nuk është slogan elektor. Është një plan konkret për t’ju nxjerrë të gjithëve nga kjo krizë dhe nga këto vuajtje. Por vendimin për ndryshim apo jo këtë e keni në dorë ju. Dhe ky është vendimi më i rëndësishëm që do merrni. Jo thjesht për veten tuaj por për fëmijët tuaj, për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Këtë mos e harroni. Edhe të atyre që nuk votojnë dot se janë nën 18 vjeç. Më 25 Prill për këtë do të votoni. A do të mbajë dot kurrizi juaj i lodhur nga arroganca, nga taksat, nga çmimet e larta, edhe 4 vjet të tjera si këto 8 që kaluan? Apo do të zgjidhni ndryshimin?

Një qeveri që njësoj si qeveritë fqinje do t’ju përgjigjet me subvencione, me investime në infrastrukturë dhe do jua heqë lakun e terrorit e të stresit dhe të presionit psikologjik, e do ju lejojë të punoni dhe të çlironi energjitë pozitive me liri, me mundësi dhe me përkrahje maksimale për ju. Pyetja e vetme e 25 Prillit kjo është, a mbani dot edhe 4 vjet të tjera si këto 8 që kaluan? Apo do të votoni për ndryshim? Tek fermeri shqiptar përgjigjja është unanime dhe kur them unanime kam parasysh fermerë të majtë, fermerë të majtë. Dhe ju mendoni nganjëherë që ai edhe merr ndonjë gjë. Më kanë ardhur, më kanë takuar dhe më kanë thënë 0 përkrahje kemi pasur këto tetë vite. Asnjë qindarkë subvencione!” Pse? Sepse vendi qeveriset nga një pakicë e pakicës. Se ata nuk përfaqësojnë as socialistët e ndershëm më!

Përgjigjja është ndryshimi dhe ndryshimi vjen vetëm duke votuar Partinë Demokratike, Aleancën për Ndryshim, numrin 9, me 25 prill! Pas kësaj nisin përgjegjësitë e mia dhe të ekipit tim. Kam ardhur vazhdimisht këtyre tetë viteve, megjithëse e vetmja gjë që kam patur në dorë, ishte t’ju dëgjoja, edhe t’ju jepja zë shqetësimeve tuaja. Me fuqinë e votës tuaj, do mundësoni që nesër, kur t’ju vij prapë, t’ju vij si kryeministër i një qeverie që mban fjalën, që ju ka sjellë subvencionet, që ju ka liruar nga taksat, nga çmimet e larta të naftës, që ju ka liruar nga burokracirat, që ju ka hequr qafe inspektorët dhe sjelljen brutale të shtetit dhe që nderohet dhe ndihet mirë, kur ndiheni ju mirë, kur ndiheni ju të nderuar e kur keni ju mirëqenie për veten tuaj dhe për ekonomitë tuaja” – tha Basha.

Kreu i opozitës, gjithashtu u zotua se me ndryshimin e reformës territoriale, qeveria do të jetë më afër qytetarëve.

Ne do të kthejmë decentralizimin e vërtet, ju banorët e Baldushkut, njësoj si banorët e Petrelës, Farkës, Bërzhitës, Krrabës, Dajtit, e të Ndroqit, të Vaqarit, të Kasharit, të Prezëz, të Vorës, do të keni mundësinë të shpreheni me referendum për ndarjen e re territoriale. Nuk do të jetë më kryetari i pushtetit vendor të Baldushkut te kali i Skënderbeut, por do jetë sa më afër jush. Do ta zgjidhni ju, do përgjigjet para jush dhe kështu ne do të realizojmë një standard europian, i cili thotë që pushteti duhet të jetë sa më afër qytetarit.

Basha me banorët e njësisë 7: Ora po afron, dita po afron. Asgjë nuk e ndal dot ndryshimin!

• Të gjithë masivisht në kutitë e votimit më 25 prill!

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, është ndalur ditën e sotme në Njësinë 7 në Tiranë, i cili është pritur me entuziazëm e zakonshëm të qytetarëve dhe simpatizantëve të shumtë. Në fjalën përshëndetëse, Basha tha se ndryshimi ndihet në zemrën e çdo shqiptari dhe këtë nuk e ndal dot asgjë!

Lulzim Basha: Faleminderit miq të dashur! Kudo që shkoj them: zonja dhe zotërinj, këtu është familja ku unë kam nisur jetën time politike dhe dua t’ju them vëllezër dhe motra. Faleminderit për këtë pritje të jashtëzakonshme! Si përherë më bëni të ndihem ashtu siç jam në shtëpinë time. Ora po afron, dita po afron, së bashku do të sjellim ndryshimin për familjet tuaja dhe unë të kem mundësi t’ju shërbej tashmë jo vetëm si një ish-deputet apo kryetar bashkie, por edhe si kryetar i qeverisë së ndryshimit me votën dhe me besimin tuaj. Faleminderit nga zemra! Të gjithë masivisht në kutitë e votimit më 25 prill! Asgjë nuk e ndal dot ndryshimin, sepse ndryshimi tashmë është në zemrën e çdo shqiptari! Dhe me ndryshimin, Shqipëria fiton! Ju fitoni!

Ekonomia spikat si objektivi numër 1. Basha bisedë me gratë në Tiranë: Paga minimale në fund të 4-vjeçarit 400 euro

• Shkollat me drekë dhe mësim të zgjatur, Basha takim gratë në Dajt: Hera e parë që një parti politike ka në qendër familjen.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka bashkëbiseduar me gra në njësinë administrative Dajt, në Tiranë. Gratë ngritën shqetësimin e mungesës të mbështetjes nga shteti dhe për diskriminimin që u bëhet në punë vetëm se kërkojnë të drejtat e tyre.

“Kam punuar në fasoneri. Imagjino karantina vjet na ka djeg të gjitha fasoneritë, pavarësisht se kanë hesht dhe janë nën tutelën ekonomisë për të marrë një dy lekësh. Unë nuk punoj aktualisht. Dua ta mbroj atë që kam punuar aty. E kam kërkuar ta mbroj në kohën e karantinës nuk e kemi patur mbështetjen e padronëve apo pronarëve si të them Kjo është kërkesa ime”, u shpreh Esma.

“Unë po flas si kryefamiljare në radhë të parë që ka rritur dy fëmijë vetë me sakrificat e mia prej 15 vjetësh, por nuk e kam ndjerë mbështetjen nga shteti në asnjë moment. Biles kam ndjerë edhe diskriminimin në shumë drejtime, por ka edhe shumë gra të tjera që e kanë të pamundur që të çajnë këtë lloj situate, në këtë mënyrë qeverisje sepse shteti nuk krijon asnjë mundësi për gratë e divorcuara që të ecin përpara. Por një aspekt tjetër duhet kapur sepse unë vij nga fusha e arsimit. Kam punuar 9 vjet në një shkollë dhe para një viti jam larguar për arsye politike si drejtore shkolle. Dhe mendoj se arsyeja që unë e shikoj që u largova pa asnjë arsye ishte sepse unë ngrija zërin për një shkollë të re. Në qoftë se ju shkoni në shkollën 9-vjeçare Ferraj është një shkollë e degraduar. E kemi mbajtur vetëm me shpenzimet tona. Pra edhe arsimi lë shumë për të dëshiruar sepse pagat e mësuesve prej 8 vitesh nuk janë rritur pothuajse aspak. Çdo vit ne nuk kemi marrë shpërblimin. Mësuesi tani në këto momente është i diskriminuar”, u shpreh një nga zonjat e pranishme në takim.

Sa i përket fasonëve, Basha tha se qeveria për 8 vite nuk ka investuar asnjë lekë, as në kohën e pandemisë, për të ndihmuar këtë sektor në mënyrë që t’u përmirësohej puna grave që punojnë aty. Për këtë kreu i opozitës tha se me programin e qeverisë së dal nga vota e 25 prillit që ka në kthimin e taksës së sheshtë 9% dhe me rritjen e pagës minimale në 360 mijë lekë të vjetra në muaj, janë dy ka masat e para që do u vij në ndihmë grave që punojnë në këtë sektor.

“Goditja e parë ka qenë rritja e çmimit të naftës dhe rritja e çmimit të energjisë. Kjo ka rritur koston e prodhimit dhe kur rritet kosto e prodhimit do të thotë që investitori, pronari ka më pak për të investuar, ka më pak për të bërë politika të nxitjes së punësimit apo rritjes së pagave. Këto para shteti ia ka marrë por nuk ia ka kthyer. Nuk ia ka kthyer fjala bie në investime, prapë fasonët njësoj si sipërmarrësit e tjerë duhet të investojnë vetë në gjeneratorë sepse u ndërprehet energjia elektrike, në shkarkimin e ujërave të zeza sepse në të gjithë zonën e autostradës Tiranë-Durrës ku janë edhe një pjesë e madhe e fasonerive për 8 vite ma radhë nuk është investuar një lekë për kanalizimet e ujërave të zeza. Pastaj erdhi pandemia dhe ne e dinim fare mirë, i kërkuam shtetit të paguante një pagë për çdo punonjës të fasonerisë prej 260 mijë lekësh dhe të mbylleshin fasoneritë sepse po ktheheshin në një bombë. Nuk na dëgjuan derisa plasi në Krujë dhe Fushë Krujë e mbani mend. Ka edhe probleme të tjera sepse fasoneria është industri që e çon prodhimin në eksport.

Ndryshimi i kursit i euros me lekun po kështu e dëmton shumë industrinë e fasonerisë. Edhe këtu ne kemi dhënë një zgjidhje duke bërë një fond garancish nga qeveria e cila do mund të kompensojë dëmin që mund të shkaktohet industrisë së fasonerisë nga kursi i shkëmbimit. Me uljen e taksave, me taksën e sheshtë 9% që sot e kanë 15, me sigurimet shoqërore 18%, me uljen e çmimit të naftës, me uljen e çmimit të energjisë, me këto mase ne kemi për qëllim si kundër garantimin e një ambienti miqësorë, mos t’i mbysim me inspektor, me gjoba, kemi për qëllim të ndihmojmë jo vetëm fasonerinë por të gjithë sipërmarrjen shqiptare në veçanti sipërmarrjen që punëson gratë shqiptare që të ngrenë kokën, që të kenë më shumë të ardhura dhe këto të ardhura pasta ti destinojnë për investime kapitale, për të hapur më shumë vende pune dhe për të rritur pagat.

Dhe ju e dini që ne kemi vënë pagën minimale prej 300 Eurosh pra 360 mijë lekë të vjetra kёtё objektiv i cili do tё realizohet, por nuk mund tё realizohet siç e bёn ky. Ky e ka parё programin tonё dhe pas 8 vjetësh qё nuk ka rritur as pagat e as pensionet, si njё kopjac i keq qё ёshtё thotë do rrisë pagёn, pasi ka lexuar dhe pasi ka dёgjuar zotimet e mija. Por zotimi pёr tё rritur pagёn nuk bёhet realitet me njё firmё kryeministri , kёrkon njё sёrё masash qё tё rritet ekonomia. Po nuk u rrit ekonomia atёhere rritja e pagёs nuk bёnё gjё tjetёr veçse sjell edhe mё shumё evazion se pronarёt do tё deklarojnё gjoja se po e japin pagёn por nuk do ta japin dhe sjell mё shumё falimentime. Me rritjen e pagёs do tё rritet edhe kontributi shoqёror. Pra, do tё rritet fatura, mёnyra se si i pёrqasemi ne kёsaj, tregon faktikisht dhe ndryshimin mё tё madh qё kemi me njёri-tjetrin. Ne vijmë me një plan dhe i cili do të sjelli në tërësinë e tij rritje ekonomike, kjo sjell rritjen e pagës.

Në këtë moment i themi sipërmarrësit prit, unë të ula taksat, unë të ula çmimin e karburantit, unë të ula çmimin e energjisë, unë të hoqa gjithë atë stres, gjobat, ryshfetet dhe kjo do të thotë që do të kesh më shumë fitime, tani unë kërkojë që një pjesë të fitimit t’ia japësh punonjësve dhe në këtë moment jemi në marrëdhënie të sinqerta dhe të drejta në trekëndëshin, pronarë apo punëdhënës, punëmarrës, qeveri, sepse në këtë moment qeveria e ka ballin lartë dhe gojën e hapur ti thotë punëdhënësit një pjesë të këtyre fitimeve dua ta përcjellësh tek punëmarrësi dhe padiskutim që shumica dërmuese e punëdhënësve janë të interesuar vetë t’ju stimulojnë, t’ju kenë të motivuar që ta bëni punën me dëshirë, ndërkohë që vetë zinxhiri ekonomik përfiton, se çfarë do bëjë një familje që ka një pagë më të lartë se sot, do konsumoj më shumë. Pra do ritet konsumi, ato dyqane që i pamë bosh në Qesarak dhe kudo anembanë Shqipërisë.

Janë bosh sepse ka rënë konsumi, sepse shqiptarët nuk kanë më para për të harxhuar. Siç ma tha dikush para disa ditësh, më përpara vinin blinin një kile, tani blejnë dy kokrra sa për të bërë një gjellë të varfër të ditës për të mbajtur fëmijët me diçka. Pra, cikli ku jemi është një sërë dështimesh 8 vjeçare. Pagat do të rriten sepse me masat tona ne do të do të mundësojmë pikërisht që ato qindra miliona euro, miliarda euro që shteti sot ua merr punëdhënësve si taksa, ju a merr dhe ju dhe nuk i kthen kurrë tek ju, por i përvetëson. Ato ne ti kthejmë në taksa të ulëta, ti kthejmë çmimet e ulët të energjisë dhe të naftës të cilat në vetvete do të sjellin punësim dhe pastaj përmes përfitimeve të ekonomisë dhe të sipërmarrjes do të rrisim edhe pagat në nivelin për të cilin jemi zotuar dhe niveli për të cilin jemi zotuar është që në Shqipëri nuk do të ketë pagë minimale poshtë 300 euro, në muaj dhe në fund të katër vjeçarit tonë, 400 euro në muaj paga minimale për të gjithë”, tha Basha.

Ndërsa Basha theksoi se, me plani i qeverisë së ardhshme që ka të bëj me mbështetjen e familjeve të reja dhe fëmijëve të tyre që nga lindja e deri në fazën e punësimit, janë tregues se si e konsideron Partia Demokratike ndihmën për gruan shqiptare.

“Ju prekët një sërë çështjesh të cilat të gjitha faktikisht lidhen me fatin e gruas dhe për mua do të duhej një kohë e gjatë për t’i cekur të gjitha por shkurtimisht po ju them, që politikat tona për fuqizimin e familjes duke nisur me subvencionimin e interesave të kredive për banesa, me bonusin për fëmijët e porsalindur 30 mijë lekë të vjetra në muaj derisa të bëhen 5 vjeç, tekstet falas që përmendët për gjithë sistemin parauniversitar. Sistemi arsimor dhe reforma në sistemin arsimor do t’ju ndihmojë edhe në një drejtim tjetër. Duke nisur nga zonat rurale dhe duke u shtrirë në të gjithë vendin ne do të zgjasim orarin deri në orën 4 pasdite, që është ora e daljes nga puna të prindërve.

Sigurisht do të jetë opsionale, por për ata që dëshirojnë ta përdorin këtë opsion, shkollat shqiptare do të pajisen me arsimtarë shtesë, në veçanti në fushat e kompjuterit, teknologjisë së informacionit, të gjuhëve të huaja, të sportit, të artit, do të pajisen me ambiente shtesë për të mundësuar bërjen e detyrave të shtëpisë dhe siç e thashë duke nisur nga zonat rurale ku hendeku me zonat urbane është edhe më i madh tek cilësia e mësimdhënies, siç më përmendët shkollën e fshatit Ferraj. Ne do të bëjmë të mundur që fëmijët shqiptarë të përfitojnë një drekë të paguar nga buxheti i shtetit që në fakt është buxheti juaj se janë taksat tuaja. Ndaj më 25 Prill që më pak se dy javë na ndajnë kujtohuni se nuk po votoni vetëm për veten tuaj, po votoni për fëmijët tuaj, po votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj.

A do të vazhdojnë fëmijët, vogëlushët, këto vajzat dhe këto djemtë që më pritën dhe që disa prej tyre janë të veshur me veshje tradicionale të zonës, të kenë një sistem shkollor të rrënuar që është i paaftë ti përgatisë për universitet dhe pastaj ti përgatisë për një profesion në jetë. Apo do të kenë kushte krejtësisht ndryshe nga ato që janë sot sepse qeveria e ardhshme paratë e taksave të shqiptarëve nuk do ti çojë tek miqtë e kryeministrit, tek oligarkët por do t’i çoj të përmirësimi i infrastrukturës shtetërore, do ti çoj për rritjen e pagave për arsimtarët. Se ka qenë një kohë kur arsimtari shqiptarë më i mirë paguari në rajon kur ne dyfishuam rrogat, sot është më i keq paguari.

Se koha lëviz por pagat dhe pensionet mbeten në vend numëro, 8 vite me Edi Ramën si gjithçka tjetër. Pra, zgjedhjet e 25 prillit janë për ju. Për të mbyllur pagën e emigracionit që mos të largohen masivisht që në moshë të re por të kenë mundësi të gjejnë punë me pagë të mirë, themelojnë familjet e tyre dhe të jetojnë pranë prindërve të tyre, në vend që të hapin gropa në zemrat e nënave tona siç po hap emigracioni pasiv i të rinjve sot. Ndaj dhe ftesa ime për të gjitha ju, për të gjitha grat, për të gjitha nënat, për të gjitha vajzat, e kësaj zone kaq të bukur, të këtij ballkoni të kryeqytetit dhe për të gjitha gratë e kryeqytetit dhe për të gjitha gratë shqiptare është që në 25 prill të votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Të votoni numrin 9”, tha Basha.

Entuziasmi i një fitoreje historike me 25 prill në çdo lagje të Tiranës

Entuziasmi i fitores me 25 prill ndjehet në çdo lagje të Tiranës.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me qytetarë dhe biznese në zonën e Qesarakës. Kryedemokrati dëgjoi nga afër problematikat e bizneseve të vogla, të cilët janë shtuar për shkak të pandemisë dhe krizës ekonomike. Rënia e konsumit edhe tek furrat e bukës është treguesi i parë i kësaj krize, ku përpos mungesës së ndihmës, ato duhet të përballen edhe me gjobat e shtetit. Basha tha se 25 prilli është ndryshimi për ekonominë, për njerëzit dhe për bukën e gojës së tyre.

Qytetari: Zoti Basha këtu ka rënë xhiro totalisht. Nuk është më duke shkuar si më parë se pse njerëzit duket se nuk janë më ata klientë që kanë qenë edhe nuk ka as para, as xhiro. Njerëzit kërkojnë me listë dhe plus kësaj gjatë gjithë kohës së qeverisjes së këtyre ka pasur vetëm presion. Gjoba pa fund. 7 milionë lekë gjobë më ka dhënë vetëm njëherë AKU-ja.

Lulzim Basha: Në vend që t’ju ndihmojnë, t’ju stimulojnë ju thyejnë në mes
Qytetari: Ore taksat një më një. Kur ra pandemia dhe u mbyll ne ishim pak të hapur sepse ishim furnizues nëpër shtëpia, por këtu taksat një më një.

Lulzim Basha: Tani po të them, 25 prilli nuk bëhet për partitë, bëhet për ekonominë, bëhet për njerëzit, bëhet për familjet, bëhet për bukën e gojës së tyre. 25 prilli do të jetë dita kur me votën tuaj për ndryshim do të votoni për një shtet që në vend që t’ju trajtojë ju si lopë për t’u mjelë e veten e vet si pronar, do t’ju trajtojë ju si partnerë në zhvillimin e vendit. Në qoftë se ju arrini të krijoni të ardhura çfarë do të bëni? Do të hapni një furrë tjetër. Do të punësosh edhe 2,3 zonja të tjera, pra do të rrisësh punësimin, do të rrisësh mirëqenien, do të rrisësh pagat të cilat në vetvete rrisin konsumin. Ky është cikli pozitiv me të cilin ne duam dhe do ta fusim ekonominë. Ndaj për të gjithë biznesin, për të gjithë sipërmarrjen që ka 8 vjet që vuan sepse vetëm 2 apo 3 kanë bërë hajër këto vite sepse janë të lidhur me kryeministrin. Unë kam një dhe vetëm një mesazh. Votë për numrin 9 do të thotë votë për shpëtimin e ekonomisë, do të thotë votë për shpëtimin e biznesit, do të thotë votë për çlirimin nga ankthi dhe nga terrori dhe për taksat e ulëta dhe uljen e çmimit të energjisë dhe të karburantit

Qytetari: Duhet ndryshimi një orë e më parë. Jemi pa kuptim fare, ose do të pranojmë falimentin nëse ndodh ndryshe.

Kriza ekonomike e familjeve shihet edhe tek farmacitë, të cilët shprehen se qytetarët nuk kanë mundësi as të blejnë ilaçe për t’u kuruar. Basha tha se COVIDI-i është arsyeja e goditjes të ekonomisë familjare dhe për këtë Partia Demokratike po përgatit një paketë rimbursimi për të gjitha familjet që janë detyruar të futen në borxh për t’u kuruar nga COVID-i.

Lulzim Basha: Si duket gjendja?
Farmacisti: Qetësi duket. Ka rënë!
Lulzim Basha: Po gjendja ekonomike për të blerë ilaçet?
Qyetetari: Njerëzit janë të lodhur!

Lulzim Basha: E domosdoshme të rimbursojmë familjet që janë goditur nga COVID-i. Sipas llogaritjeve tona me shifrat reale të cilat janë shumëfishi i atyre që janë shpallur bëhet fjalë për dhjetëra mijëra familje që kanë harxhuar mesatarisht 2 deri në 3 milionë lekë të vjetra për kurimin. Po të them mesatarisht se ka shkuar deri në 6 milionë për ata që kanë pasur 3, 4 anëtarë të familjes. Për ata që e kanë kaluar rëndë që i është dashur oksigjeni, i është dashur skaneri disa herë, ju janë dashur analizat disa herë, janë kanë shkuar dhe janë futur në borxh. Ndaj, po përgatisim një paketë për rimbursimin e tyre por na duhet edhe ndihma juaj. Do flasim edhe me urdhrin e farmacistëve që të kemi mundësi të kryqëzojmë të dhënat e familjeve, me të dhënat tuaja për të bërë të mundur një paketë rimbursimi për çdo familje pas 25 prillit.

Emrat e grupit kriminal të Taulant Ballës për blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve, padia në SPAK

Dorëzohet dosja në SPAK, Taulant Balla në krye të një grupi kriminal për blerjen dhe intimidimin e votuesve.

· Gazment Bardhi: Nuk ka më të paprekshëm! Pas 25 prillit, kush ka shkelur ligjin, humb pasurinë e paligjshme dhe shkon në burg

· Gazment Bardhi: Rikthejmë qetësinë dhe mirëqenien në Elbasan!

DEKLARATË E DREJTUESIT POLITIK TË PD PËR QARKUN ELBASAN, GAZMENT BARDHI

Edhe 13 ditë na ndajnë nga dita ku secili prej jush do të ushtrojë pushtetin dhe përgjegjësinë e tij për të ardhmen e familjes dhe fëmijëve tuaj.

Që nga dita e parë unë personalisht, ekipi dhe strukturat e Partisë Demokratike, jemi angazhuar për të garantuar vullnetin tuaj të lirë, vendimmarrjen tuaj të pandikuar nga kërcënimet dhe paratë e pista të krimit dhe korrupsionit.

Gjatë javës së fundit, për shkak se kanë kuptuar braktisjen masive nga shumica dërrmuese e qytetarëve të Elbasanit, pasi ja keni thënë në sy vendimin tuaj se në 25 Prill do të votoni për ndryshimin, Taulant Balla ka ngritur një rrjet kriminal për mbledhjen e kartave të identitetit dhe blerjen e votave.

Jam sot në këtë komunikim me ju, për të njoftuar se pas evidentimit të të gjitha rasteve, kemi dorëzuar dosjen e plotë me të dhëna pranë SPAK ndaj disa shtetasve për veprat penale “Grup i Strukturuar Kriminal”, “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Marrja ose përdormi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit”, dhe “Shpërdorimi i autoritetit policor”.

Disa nga shtetasit e kallëzuar në SPAK, janë:
· Taulant Balla, organizator i skemës
· Gjergj Luca në zonën Labinot Fushë dhe Labinot Mal.
· Aurel Kaja ka ngritur një rrjet personash, që bën shpërndarjen e parave në këmbim të votës për Partinë Socialiste.
· Ardian Peqini në Lagjen e “Kinezëve” dhe tek zona e njohur si “Isllat”.
· Dashamir Myzeqari në lagjen e njohur si “tek Çerdhja”.
· Artan Firaku, Gëzim Rusi dhe Xhevahir Njelina tek lagja “5 Maji.
· Ledi Hoti (Ledian) dhe Arben Veseli ne Bradashesh.
· Arjan Sinani ne zonen e 11 Nëntori dhe zonën e quajtur “Harqet – Firakasit”.
· Dhurata Mata në lagjen “Emin Matraxhiu”.
· Gentian Sharra në zonën e Bradasheshit dhe Fushë Mbretit.
· Themistokli Bebi në lagjen “Clirimi”.
· Tit Muzhaqi dhe Gent Derzeza në lagjen 11 Nëntori.
· Arian Ibershimi në lagjën “Dyli Haxhire”.
· Met Peqini (Meti Tujës) dhe Tit Caka, në lagjen e njohur si “Rruga e re e Trenit”.
· Shaqir Prroi, Donald Varfi dhe Shyqeri Hoxha, në lagjën “Haxhias”.
· Afrim Vullnetari, në lagjën “5 Maj”, në lokalin e njohur si “Lokali me Harqe”, që shërben edhe si bazë e shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Elbasanit.
· Fadil Meta, Gent Sharra, Klement Xhaferri, dhe Durim Sadiku në lagjën “Fushë-Mbret”.

Materialet e plota për këta shtetas dhe shumë të tjerë, në total 43 persona, janë dorëzuar në SPAK. Ne e nxisim organin e akuzës të veprojë më shpejtësi, t’i shërbejë ligjit dhe interesit publik, duke proceduar penalisht personat e përfshirë.

Po sot kam një mesazh për secilin prej tyre.

Nuk ka krim elektoral, sado në errësirë e në fshehtësi të kryhet, që të mos zbulohet dhe ndëshkohet. Cilido prej tyre do të përgjigjet.

Duhet të keni parasysh, se ne do të ndërmarrim çdo nisëm, çdo instrument ligjor, dhe do të nxisim dëshmitarë të drejtësisë që të bëhen pjesë e ndëshkimit shembullor të kujtdo që tenton të blejë qoftë edhe 1 votë të vetme.

Mos kini ansjë iluzion se jeni të paprekshëm. Ata që mendojnë se janë të paprekshëm, do të shohin se pas 26 prillit do të humbin jo vetë privilegjet e paligjshme, por edhe lirinë.

Askush dhe asgjë nuk e ndal dot ndryshimin. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet, me shumicën e qytetarëve të ndershëm të Elbasanit. Keqbërësit, banditët, drejtorët, dhe servilët e Taulant Ballës, do të jenë me 26 prill në minorancë.

Në Elbasan do të ketë drejtësi, do të ketë rend, dhe ligji do të bjerë mbi këdo që e ka sfiduar deri tani, dhe që po e sfidon edhe këto pak ditë që kanë ngelur deri në vendimin që do të marrin qytetarët.

Pas 13 ditëve Elbasani do ti kthehet qetësisë, qytetarët do të kenë mundësi për punë e mirëqënie, pa pasur frikë nga asnjë bandit, apo pushtetar të lidhur me ta.