19.5 C
Tirana
E martë, 19 Gusht, 2025

Shifra tronditëse: Mbi 10 mijë vdekje në vetëm tre muaj, qeveria po fsheh shifrat e virusit

Më se një vit nga fillimi i pandemisë në vend, bilanci i pasojave në jetët e humbura sa vjen e po bëhet më shqetësues. Dy valët e mëdha të pandemisë, nëntor-dhjetori 2020 dhe shkurt-marsi 2021 kanë qenë fatale. Sipas të dhënave paraprake nga Gjendja Civile, që referojnë aktet e vdekjeve (datës së regjistrimit në regjistër të vdekjeve të ndodhura në territorin e Republikës së Shqipërisë), në mars 2021 kishte rreth 3900 fatalitete në vend, me dyfishim (rritje 108%) në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në shkurt 2021 u regjistruan rreth 3500 akte vdekje dhe në janar rreth 2,800.

Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti janë regjistruar gjithsej 10.2 mijë vdekje, me një rritje prej 70% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ende nuk kishin filluar të ndiheshin pasojat e pandemisë (me rastin e parë që u identifikua në 9 mars 2020). Ky është tremujori më fatal, të paktën që nga viti 1990 kur raportohen të dhënat. Mesatarisht çdo ditë kanë humbur jetën gjatë kësaj periudhe 113 persona, nga 67 në tremujorin e parë 2020.

Në vite normale, humbin jetën 21-22 mijë persona në vit, sipas INSTAT, por këtë vit vetëm në tremujorin e parë kanë ndodhur aq humbje jete, sa regjistroheshin normalisht në 6 muaj.

Dhjetori mbetet muaji me më shumë fatalitete

Efektet e pandemisë në vend filluan të ndihen që nga muaji qershor, pas rihapjes së vendit nga karantina e rreptë e mars-majit.

Pas një vale të parë nga qershori deri në tetor, ku fatalitetet u rritën deri me 47% në gusht, vala e dytë e nëntorit solli përkeqësim të pandemisë, pas hapjes së shkollave dhe fillimit të dimrit. Në nëntor u shënuan gjithsej 3,373 jetë të humbura, me rritje 111% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë, duke shënuar rritjen më të lartë në përqindje në Europë në një muaj përgjatë gjithë ciklit të pandemisë, por edhe në raport me gjithë muajt e deritanishëm në vend.

Muaji më tragjik, për numrin total të vdekjeve, deri tani ka qenë dhjetori, me 4,167 fatalitete, me dyfishim (98%) në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë (rreth 2 mijë vdekje më shumë). Në dhjetor humbën jetën 134 persona në ditë, përkundrejt 68 në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në tremujorin e katërt 2020 u shënuan gjithsej gati 9800 fatalitete, me rritje 81%, në raport me tetor-dhjetor 2019.

Më pas, situata u qetësua disi në janar, pas pushimeve të fundvitit në shkolla dhe shtimit të kufizimeve të lëvizjeve, me rritje 30% , ose 667 fataliteteve më shumë.

Pas dhjetorit, situata më e rënduar ka qenë në shkurt-mars të këtij viti, ku sërish u konstatua një valë e shtuar e tretë e pandemisë dhe një mbingarkesë në spitale. Marsi 2021 iu afrua niveleve të dhjetorit 2020 për humbjen e jetëve (shih grafikun: Ecuria e vdekjeve sipas muajve).

Tradicionalisht, tremujori i parë i vitit ka një nivel më të lartë vdekjesh në raport me periudhën tjetër të vitit, si rrjedhojë e motit të ftohtë, që ul imunitetin, kryesisht të të moshuarve.

Mbi 10 mijë fatalitete shtesë që nga fillimi i pandemisë, rritje rreth 48%

Në 12 muaj, nga prilli 2020 në mars 2021, gjithsej në vend janë regjistruar rreth 32.2 mijë jetë të humbura, nga 21.7 mijë në të njëjtën periudhë 12 mujore të vitit të mëparshëm, me rritje prej rreth 48%. Në total janë mbi 10 mijë vdekje shtesë në vend, që nga periudha e fillimit të pandemisë.

Vala më vdekjeprurëse ka qenë në pesë muaj nga nëntori 2020 deri në mars 2021, periudhë në të cilën është regjistruar rreth 77% e shtesës së fataliteteve që nga nisja e pandemisë. Ndryshe nga pjesa më e madhe e shteteve të Europës që rikthyen karantinës, në Shqipëri u zbatuan vetëm kufizime minimale të orareve të mbrëmjes.

Sipas mjekëve, rritja e lartë e vdekshmërisë lidhet me efektet direkte të Covid-19 (të përshkallëzuara dhe nga sistemi i dobët i kujdesit shëndetësor dhe lëvizshmëria normale e njerëzve, përveç darkës), si dhe shtimit të fataliteteve së sëmundjeve të tjera, për shkak të mungesës së diagnostikimit dhe stepjes për të shkuar në spitale. Një tjetër problematikë, që po konstatohet, lidhet edhe me pasojat, që po lë Covid-19 tek ata që e kalojnë atë, duke rritur predispozitën për trashje gjaku, që mund të sjellë goditje në zemër, në tru, trombozë etj.

Që nga fillimi i pandemisë, në mars 2020, deri në fund të 2020-s, Shqipëria regjistroi dhe rritjen më të madhe të fataliteteve në Europë.

Nga të dhënat rezulton se Shqipëria, e cila zgjodhi të zbatojë kufizime të rrepta vetëm në mars-maj ka përjetuar valën më fatale të pandemisë, me një rritje të numrit të vdekjeve me 38% për mars-dhjetor 2020, krahasuar me mesataren e të njëjtës periudhë 2016-2019. Shqipëria ka një diferencë rreth 30% më të lartë për shtesën e vdekshmërisë në periudhën e pandemisë me të gjithë shtetet e tjera të Europës.

Përse kandidoj?

Nga Anduena QEFALIA

Kandidoj për deputete e Kuvendit të Shqipërisë me Partinë Demokratike si forca politike që rrëzoi komunizmin, riktheu liritë dhe të drejtat njerëzore të fjalës dhe besimit, anëtarësoi vendin në NATO dhe realizoi lëvizjen e lirë pa viza në zonën Schengen.

Në Partinë Demokratike dënohen krimet e diktaturës, nuk pranohet restaurimi që i është bërë figurës së diktatorit dhe vetë regjimit komunist gjatë këtyre viteve të fundit, ashtu siç kushdo në PD është krenar me rolin e kësaj partie në vendosjen e sistemit demokratik dhe rikthimin e lirive fetare.

I bashkohem karvanit të ndryshimit pas 8 vitesh rrënim ekonomik, shpopullim të Shqipërisë dhe thellim të varfërisë dhe pabarazive në shpërndarjen e të ardhurave. Është koha për të rikuperuar vitet e humbura në ekonomi, në shëndetësi, në arsim dhe në integrimin europian. Vendet që ishin pas nesh në shumë prej këtyre treguesve, kanë bërë hapa gjigandë përpara. Vetëm Shqipëria ka mbetur në vendnumëro.

Do të punoj për të zgjeruar liritë fetare dhe për rritjen e mundësive që besimtarët e të gjitha feve të praktikojnë dhe shfaqin publikisht pa kufizime fenë dhe identitetin e tyre. Do të jem një avokate e institucionit dhe nocionit tradicional të familjes dhe do të mbështes pa asnjë hezitim politikat për mbrojtjen e gruas nga dhuna, diskriminimi dhe çdo praktikë e disfavorshme.

Nuk do të zbrapsem asnjëherë nga përpjekjet për të thënë të vërtetën edhe kur kjo është e vështirë, për të kundërshtuar padrejtësinë dhe tiraninë dhe për të përkrahur drejtësinë, mirëqenien dhe liritë njerëzore për qytetarët shqiptarë.

E konsideroj bashkëjetesën harmonike ndërmjet bashkësive të ndryshme të besimit si një manifestim të shkëlqyer të vëllazërisë abrahamike dhe të virtytit universal të respektimit të dinjitetit njerëzor. Do të punoj çdo ditë që kjo bashkëjetesë të shëndoshet dhe të forcohet dhe t’i shërbejë prosperimit të Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë.

Berisha: Vendoset shtetrrethim i pashpallur në Elbasan!

Denoj shtetrrethimin e pashpallur dhe te vendosur ne qytetin e Elbasanit dhe kerkoj heqjen e menjehershme te tij. sb

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!

Pershendetje Doktor. Berisha duke ju uruar te jeni mir me shendet sot ne Elbasan vjen edvin ndrikulla dhe e ka kthyer qytetin ne shtet rrethim sheshi para hotel Skampes eshte bosh si rralle her cdo makine e larguar madje nuk lejohet as kalimi i kembesoreve e gjith policia ne kembe duke ushtruar presion mbi cdo kalimtar nga se ka frik pseudokryeministri e di shum mire urrejtjen mbare popullore dhe fundin e afert.

Basha në Qesarakë: Paketë ndihme për familjet që kanë kaluar Covid-in. Modeli ekonomik i Ramës, për oligarkët

• 25 prilli nuk bëhet për partitë; bëhet për ekonominë, për familjet shqiptare. Basha derë më derë në Qesarakë: Fusim ekonominë në një cikël pozitiv. Modeli ekonomik i Ramës, për oligarkët.

• Basha, fushatë derë më derë në Qesarakë të Tiranës. Premton paketë ndihme për familjet që kanë kaluar COVID-in. “Votoni nr. 9 për të shpëtuar ekonominë.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me qytetarë dhe biznese në zonën e Qesarakës. Kryedemokrati dëgjoi nga afër problematikat e bizneseve të vogla, të cilët janë shtuar për shkak të pandemisë dhe krizës ekonomike. Rënia e konsumit edhe tek furrat e bukës është treguesi i parë i kësaj krize, ku përpos mungesës së ndihmës, ato duhet të përballen edhe me gjobat e shtetit. Basha tha se 25 prilli është ndryshimi për ekonominë, për njerëzit dhe për bukën e gojës së tyre.

Qytetari: Zoti Basha këtu ka rënë xhiro totalisht. Nuk është më duke shkuar si më parë se pse njerëzit duket se nuk janë më ata klientë që kanë qenë edhe nuk ka as para, as xhiro. Njerëzit kërkojnë me listë dhe plus kësaj gjatë gjithë kohës së qeverisjes së këtyre ka pasur vetëm presion. Gjoba pa fund. 7 milionë lekë gjobë më ka dhënë vetëm njëherë AKU-ja.

Lulzim Basha: Në vend që t’ju ndihmojnë, t’ju stimulojnë ju thyejnë në mes

Qytetari: Ore taksat një më një. Kur ra pandemia dhe u mbyll ne ishim pak të hapur sepse ishim furnizues nëpër shtëpia, por këtu taksat një më një.

Lulzim Basha: Tani po të them, 25 prilli nuk bëhet për partitë, bëhet për ekonominë, bëhet për njerëzit, bëhet për familjet, bëhet për bukën e gojës së tyre. 25 prilli do të jetë dita kur me votën tuaj për ndryshim do të votoni për një shtet që në vend që t’ju trajtojë ju si lopë për t’u mjelë e veten e vet si pronar, do t’ju trajtojë ju si partnerë në zhvillimin e vendit. Në qoftë se ju arrini të krijoni të ardhura çfarë do të bëni? Do të hapni një furrë tjetër. Do të punësosh edhe 2,3 zonja të tjera, pra do të rrisësh punësimin, do të rrisësh mirëqenien, do të rrisësh pagat të cilat në vetvete rrisin konsumin. Ky është cikli pozitiv me të cilin ne duam dhe do ta fusim ekonominë. Ndaj për të gjithë biznesin, për të gjithë sipërmarrjen që ka 8 vjet që vuan sepse vetëm 2 apo 3 kanë bërë hajër këto vite sepse janë të lidhur me kryeministrin. Unë kam një dhe vetëm një mesazh. Votë për numrin 9 do të thotë votë për shpëtimin e ekonomisë, do të thotë votë për shpëtimin e biznesit, do të thotë votë për çlirimin nga ankthi dhe nga terrori dhe për taksat e ulëta dhe uljen e çmimit të energjisë dhe të karburantit

Qytetari: Duhet ndryshimi një orë e më parë. Jemi pa kuptim fare, ose do të pranojmë falimentin nëse ndodh ndryshe.

Kriza ekonomike e familjeve shihet edhe tek farmacitë, të cilët shprehen se qytetarët nuk kanë mundësi as të blejnë ilaçe për t’u kuruar. Basha tha se COVIDI-i është arsyeja e goditjes të ekonomisë familjare dhe për këtë Partia Demokratike po përgatit një paketë rimbursimi për të gjitha familjet që janë detyruar të futen në borxh për t’u kuruar nga COVID-i.

Lulzim Basha: Si duket gjendja?

Farmacisti: Qetësi duket. Ka rënë!

Lulzim Basha: Po gjendja ekonomike për të blerë ilaçet?

Qyetetari: Njerëzit janë të lodhur!

Lulzim Basha: E domosdoshme të rimbursojmë familjet që janë goditur nga COVID-i. Sipas llogaritjeve tona me shifrat reale të cilat janë shumëfishi i atyre që janë shpallur bëhet fjalë për dhjetëra mijëra familje që kanë harxhuar mesatarisht 2 deri në 3 milionë lekë të vjetra për kurimin. Po të them mesatarisht se ka shkuar deri në 6 milionë për ata që kanë pasur 3, 4 anëtarë të familjes. Për ata që e kanë kaluar rëndë që i është dashur oksigjeni, i është dashur skaneri disa herë, ju janë dashur analizat disa herë, janë kanë shkuar dhe janë futur në borxh. Ndaj, po përgatisim një paketë për rimbursimin e tyre por na duhet edhe ndihma juaj. Do flasim edhe me urdhrin e farmacistëve që të kemi mundësi të kryqëzojmë të dhënat e familjeve, me të dhënat tuaja për të bërë të mundur një paketë rimbursimi për çdo familje pas 25 prillit.

8 vjet që Shqipëria ka ngecur me Ramën janë boll për të thënë JO! Më 25 Prill të votojmë PD dhe Bashën për të risjellë shpresën

DEKLARATË E ZËDHËNËSES SË FUSHATË SË PARTISË DEMOKRATIKE, FLORIANA GARO

Cdo 4 vite, Rama vesh kostumin e zgjedhjeve, duke na treguar perralla, duke premtuar e premtuar…

Eshte Rama i para zgjedhjeve, por nese votojme per te serish, do te kemi Ramen e pas zgjedhjeve, e do te vijojme serish te deshtojme.

Papunesia, rrogat minimale me te uleta ne Europe, pamundesia per ta cuar Shqiperine perpara.

8 vjet qe Shqiperia ka ngecur me Ramen jane boll per te thene JO!

Perfitoni nga kjo mundesi per te ndryshuar!

Me 25 Prill te gjithe do te votojme Partine Demokratike dhe Lulzim Bashen per te risjelle shpresen. Shqiperia fiton!

Bardhi: PD do të shpëtojë fermerët nga varfëria dhe falimentimi. Pas 25 Prillit çdo fermer do të ketë qeverinë në krah

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi, gjatë një bashkëbisedimi me pronarin e një fidanishteje në Gjergjan, dëgjoi se si ky biznes që dikur punësonte 20 persona është në prag të falimentimit për shkak të politikave të qeverisë. Bardhi u shpreh se plani i PD do sjellë përkrahje direkte për cdo fermer sipas prodhimit, dhe do të sjellë ulje të taksave, tarifave dhe cmimit të naftës. Lehtësitë e programit të PD do ta rikthejnë sërish pronarin Shyqo Hysa në rrugën e mirëqënies dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Shyqo Hysa: Unë kryesisht merrem me prodhim, kam sot e 28 vjet. Vështirësia ime më e madhe është këto 8 vjet. Unë dikur kam pasur diku 25-30 punëtor, sinqerisht të them sot nuk po mbaj dot katër a pesë veta në punë. Një nga këto arsye, të paktën për mua që jam drejtpërdrejt në bujqësi, është heqja e subvencionimeve për fermerët. Kjo është një fatkeqësi që ne na shkatarroi. Unë jam i liçensuar, me tabelë me të gjitha, ndërsa taksat e bashkisë dikur i pata diku te 60 mijë lekë, sot janë afërisht 370 mijë lekë. Ne ishim ata që vendit tonë i gjetëm dy milion rrënjë ullinj, dhe i bëmë 24 milion rrënjë ulli. Erdhën zotërinjtë dhe i ndaluam të gjitha, jo nuk duhet, jo nuk bëhet.

Gazment Bardhi: Dhe të shkon kostoja e prodhimit më e madhe se ajo që e shet, kështu që nuk ke më interes…

Shyqo Hysa: Unë kam prodhur këto njëzet mijë fidanë, është turp që unë të shes 5 mijë fidanë.

Gazment Bardhi: Fondet kanë dalë nga buxheti i shtetit, thjesht nuk kanë ardhur te fermerët dhe të fshatarët.

Shyqo Hysa: Unë gjykoj se këto, si qark, fonde, i kanë marrë jo më shumë se 7-8 veta, kjo nuk ka vlerë fare.

Gazment Bardhi: Pikërisht, i kanë vënë të gjitha fondet në një dorë sepse kanë vënë kritere që të përjashtojnë fshatarin e zakonshëm, ndërkohë gjendja në bujqësi është kjo që është. Ne e kemi vënë prioritet bujqësinë dhe mbështetjen për fermerët dhe fshatarët sepse ka shkuar gjendja në atë nivel që nuk mban më.

Shyqo Hysa: Të paktën po marr prioritetin tim që është fruti-kultura, me aq sa kuptojmë ne ai po sponorizon grurin, misrin që është produkt gjashtë mujor, jo më një produkt që fshatari, fermeri do të mbjellë pjeshkën, qershinë, kajsinë, dardhën, mollën, ajo do 4r vite të futet në prodhim, është gjynah që fermerët të mos sponsorizohen, është e pafalshme, sepse do të duhen 4 të shkojë në prodhim, do të presësh, por më çfarë do të ushqehesh për 4 vite.

Gazment Bardhi: Kjo që ka ndodhur është e paimagjinueshme, t’i marrësh të gjithë lekët dhe t’i përqendrosh në një dorë dhe të lësh një million fshatarë dhe fermerë në gjendje mjerimi dhe të mos i mbështesësh, por përkundrazi t’i shkelësh me këmbë, t’i gjobitësh, t’i marrësh sa më shumë taksa, t’i rrisësh çmimin e energjisë elektrike, të rrisësh çmimin e naftës se ka rrit çdo gjë, e ka çuar në degradim bujqësinë.

Shyqo Hysa: Ne kemi mjetet, unë kam dy mjete bujqësore këtu dhe tani të paguaj taksa për dy mjete bujqësore si të ishim mjete luksi është gjynah pasi kam liçencë si me të gjitha. Të paktën këtë të bënte shteti, të me thoshte: ore zotëri ti që i ke me liçencë me të gjitha, këto mjetet bujqësore a i ke të ingranuara… jo të më vësh mua taksë 5 përqind për kolaudim a ku ta dijë unë…..se kjo është pasuri kombëtare.

Gazment Bardhi: Per këtë duhet ndihma e shtetit për të këshilluar fermerët se në cilën zonë të mbillet çfarë.

Shyqo Hysa: Për shembull unë nëse isha në kohën e PD-së, në kishim mbledhje një herë në tre muaj me drejtorinë e bujqësisë, me firmat që liçensonin, objekti cili është, ça do bëjmë ku do dalim, kurse sot e tetë vite unë jam i braktisur. Më parë na thoshte shteti se çfarë ishte prioritet dhe ne e kthenim timonin.

Gazment Bardhi: E rëndësishme dhe lajm i mirë është që në 25 prill, ju bashkë me ne do bëheni pjesë e ndryshimit dhe do na keni në krah. Fshatarët dhe fermerët janë në gjendje mjerimi, do t’i prijnë ndryshimit se realisht ka vajt atje ku nuk mban më. Të gjithë bashkë për të sjellë ndryshimin në datë 25 dhe të fillojmë punën që na pret në datë 26 e më tej. Fermeri dhe fshatari do ta kenë në krah qeverinë dhe jo ta kenë përballë ose armike.

Gazetarja e njohur përkrah Bashës: Në fushatë për shkak të arrogancës të liderit të shëmtuar që na drejton

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me gra profesioniste të fushave të ndryshme, ku bashkëbiseduan për çështje të ndryshme që shqetësojnë shoqërinë.

Gazetarja Fatma Haxhialiu, shprehu nevojën për të votuar më shumë se kurrë në zgjedhjet e 25 prillit, pasi sipas saj, modeli i një lideri arrogant dhe bullizues duhet të hiqet nga politika shqiptare. Një problem tjetër që ajo evidenton, është edhe mungesa e shtresës së mesme e cila është e rrudhur.

“Jam përfshirë në fushatë për shkak të arrogancës, gjuhës së fyerjes, modelit të liderit të shëmtuar që ne vazhdojmë ta kemi. Akoma sot duket sikur një njeri që është arrogant edhe që është bulëzues dhe që është fyes është një njeri që është i zoti për të udhëhequr. Ky është një model pastaj që transmetohet edhe në popull por sa e tmerrshme është ku kjo vjen nga lart, poshtë.

Pra, kur kryetari, ai që simbolizon këtë vend, ka këtë gjuhë urrejtje dhe do ta përmend prapë Gridën tek fjalimi i shëmtuar i prezantimi të kandidatëve. Pra këtu punohet akoma për popull dhe për mendësi populisti të tipit që të bëjmë këtë batutën, të bëjmë “gangon”, ky stereotipi i çunit të fortë me lekë, ka pushtet.

Problemi më i madh në shoqërinë shqiptare për mua është mungesa e shtresës së mesme që është ndrydhur është rrudhur, është bërë domethënë, nuk e di se sa e vogël është tashmë”, u shpreh Fatma Haxhialiu.

Basha me gra profesioniste: S’ka bilanc për 8 vite, premton për 4 vitet e ardhshme. Politika mund të jetë art shërbimi jo art mashtrimi

• Lulzim Basha: S’ka bilanc për 8 vite dhe premton për 4 vitet e ardhshme

• Lulzim Basha: Politika mund të jetë art shërbimi jo art mashtrimi

• Fatma Haxhialiu: Këtë vit e kam ndjerë më shumë se kurrë nevojën për të votuar

• Basha: Anëtarësimi në BE, garancia e fundit, për të mos u kthyer më në sharlatanizma

• Basha: Keto nuk janë zgjedhje të zakonshme për Bashën apo Ramën, janë vendimtare për ju

• Basha: Gjëja e parë, do t’ju ulim taksat

• Basha: Politika ka hyrë dhunshëm në çdo sferë të jetës private dhe publike

• Belina Budini: Të rikthejmë besimin tek vlerat e meritokracisë.

• Basha: Flasim për ashensorin social, mundësinë që të ecësh përpara

• Basha: Qeverisje konservatore por me një dimension njerëzor është normaliteti për mua

• Basha: Kemi potenciale të jashtëzakonshme zhvillimi

• Basha: Na mungon në këtë vend normaliteti

• Basha: Ne jemi një biçikletë, kemi marrë kthesën e gabuar këto 8 vite

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me gra profesioniste të fushave të ndryshme, ku bashkëbiseduan për çështje të ndryshme që shqetësojnë shoqërinë.

Gazetarja Fatma Haxhialiu, shprehu nevojën për të votuar më shumë se kurrë në zgjedhjet e 25 prillit, pasi sipas saj, modeli i një lideri arrogant dhe bullizues duhet të hiqet nga politika shqiptare. Një problem tjetër që ajo evidenton, është edhe mungesa e shtresës së mesme e cila është e rrudhur.

“Jam përfshirë në fushatë për shkak të arrogancës, gjuhës së fyerjes, modelit të liderit të shëmtuar që ne vazhdojmë ta kemi. Akoma sot duket sikur një njeri që është arrogant edhe që është bulëzues dhe që është fyes është një njeri që është i zoti për të udhëhequr. Ky është një model pastaj që transmetohet edhe në popull por sa e tmerrshme është ku kjo vjen nga lart poshtë. Pra, kur kryetari, ai që simbolizon këtë vend, ka këtë gjuhë urrejtje dhe do ta përmend prapë Gridën tek fjalimi i shëmtuar i prezantimi të kandidatëve. Pra këtu punohet akoma për popull dhe për mendësi populisti të tipit që të bëjmë këtë batutën, të bëjmë “gangon”, ky stereotipi i çunit të fortë me lekë, ka pushtet. Problemi më i madh në shoqërinë shqiptare për mua është mungesa e shtresës së mesme që është ndrydhur është rrudhur, është bërë domethënë, nuk e di se sa e vogël është tashmë.” – u shpreh Fatma Haxhialiu.

Për pedagogen Belina Budini, rotacioni është i nevojshëm që në shoqëri të kthehet besimi tek vlerat e meritokracisë.

“Bëmë qëparë diskutimin për lidershipin, një lidership i hapur le të themi, ai që ndoshta frymëzon të tjerët për t’u bërë dhe për të shprehur nga vetja e tyre, gjithsecili prej nesh dhe krijon besimin që ne mund të bëhemi brenda një sistemi meritokracie. Dhe gjithsecili prej nesh ka nevojë që të ndiejë këtë lloj besimi, që ne të rikthejmë edhe njëherë besimin tek vlerat e meritokracisë. Unë jam vetë një produkt i këtij sistemi. Dhe gradualisht po shohim që është krijuar një lloj kaste, një lloj klubi ekskluziv që edhe në botën akademike janë ata të privilegjuarit ata që kanë një mbështetje dhe tani bota jonë e vogël po shkon drejt atyre dhe të tjerët e kanë gjithmonë e më të vështirë të depërtojnë. Edhe terreni duhet të hapet dhe ka shumë rëndësi, pra, kjo pjesë që ne gjithkund ta shohim mundësinë që të prishë sistemin dhe të fillojë rotacioni mendoj.” – tha Belina Budini.

Kryetari Basha tha se prishja e ekuilibrave të shoqërisë, e ka zanafillën në 8 vite dështim dhe pa asnjë bilanc të një njeriu që politikën e përdor si një art mashtrimi.

“Në veçanti në kushtet kur barku është bosh, tavolina është bosh, dollapi është bosh, arka është bosh, xhepat janë bosh. Krizë e cila ka progresuar vit pas viti këto 8 vite. Në këto momente pastaj… se edhe romakët i thonin bukë dhe cirk por ishte buka e para. Ky tani ka thënë vetëm cirk, s’kam asgjë. Dhe kur nuk ke bilanc pastaj e ke më të vështirë të krijosh besueshmëri. Çfarë do të premtosh? Ti s’ke bilanc për 8 vite dhe premton për 4 vitet e ardhshme. Politika mund të jetë art shërbimi ose art mashtrimi. Është art shërbimi kur unë përfill një racional, kur ruan raportet midis këtë që zoton të bëj, bilancin e kam bërë apo se kam bërë dhe gjykimi pastaj që bën votuesi me votë. Ky është thelbi i demokracisë. Ana e dytë për brezin tim, ne mbajmë mend patetizmin e regjimit dhe me gjithë varfërinë atë hipokrizinë, terrorin, kishte një hipokrizi me të cilën fillonte dhe mbaronte dita. Ashtu ishin edhe hipokritë më njëri-tjetrin sepse pasojat e mosqendrimit në linjën politike parti-shtet ishin shumë të rënda, ishte burgosja”, u shpreh Basha.

Basha tha se beson tek racionalizmi si detyrim ndaj votuesit. Ai u shpreh se modeli që do të sjell në politik, është ai i individit të fortë si hapi i parë real drejt europianizimit, ndërsa hapi i dytë është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian. Kryedemokrati tha se edhe pse përdoret truku për t’i shitur zgjedhjet si garë mes dy personave, në të vërtetë zgjedhjet janë për zgjidhjet e munguara për qytetarët.

“Unë besoj tek racionalizmi edhe si detyrim ndaj votuesit. Tani vijmë tek pikat kryesore, çfarë do të bëjmë se 25 prilli po vjen? Modeli i atij që ka qeverisur tetë vite, është modeli “Unë mbi gjithçka dhe pas meje kiameti”, ndërsa modeli që ne duam të sjellim, modeli që unë dua të sjell, është modeli i individit të fortë. Momenti që ne sjellim individin e fortë, momenti që ne shtrijmë sinorët e shtresës së mesme, rrisim pavarësinë e mendimit, duke nisur sigurisht nga popullsia e mesme dhe e pasur urbane, profesionistët pra, tek sipërmarrësit por edhe kudo tjetër, edhe te fermeri. Në këtë moment, besoj që kemi hedhur hapin e parë real drejt evropianizimit. Pa arritur tek hapat formalë që do të çojnë drejt anëtarësimit të plotë në BE, që është garancia e fundit, për të mos iu kthyer më pastaj në sharlatanizma të tilla sepse me thënë të drejtën, kur u futëm në NATO, kur hoqëm vizat, sigurisht në 2013 humbëm pushtetin, nuk na pëlqeu por thamë nuk është tragjedi, është realitet i demokracisë por të na e merrte mendja që në 2021 të ktheheshim prapë te shqetësimi si në 1990, apo në ‘85, se mund të kthehemi prapë në diktaturë, se nuk kemi të garantuar lirinë e fjalës, se mund të kemi pasoja për ushtrimin e lirisë individuale, kjo është e paimagjinueshme! Truku më i suksesshëm i këtyre zgjedhjeve do të ishte që t’i bindë shqiptarët që zgjedhjet janë për mua ose për të. Në fakt zgjedhjet janë për ju. Zgjedhjet janë për zgjidhjet që meritoni ju. Domethënë rinisë i duhet thënë fare qartë: në qoftë se nuk voton, kështu siç është dhe më keq do bëhet”, tha Basha.

Sa i përket politikave që do të ndjek me ardhjen në qeveri, Basha tha së gjëja e parë që do të bëjë, është të ulë taksat dhe t’u kthej shtetin qytetarëve. Sipas tij, qeverisje konservatore me dimension njerëzor, është normaliteti duke garantuar barazinë para ligjit, konkurrencën e drejtë dhe ata që nuk konkurrojnë dot, të mos vdesin për bukë. Ai gjithashtu tha se këto të treja janë plotësisht të mundshme, por 8 vitet e fundit kemi marrë kthesën e gabuar.

“Gjëja e parë do t’ju ulim taksat, gjëja e dytë do ty kthehet shteti qytetarëve dhe duhet bërë më e qartë nga ju. Tani, të ndjekësh një politikë të fuqizimit të ekonomisë që fuqizon pastaj edhe të ardhurat dhe mundësitë e shtetit për të ndërhyrë, të jep mundësinë që t’i mbështesësh dhe t’i marrësh me vete dhe ata që ngelen mbrapa, sepse thënë në mënyrë metaforike, ju mungon një këmbë apo të dyja këmbët. Qeverisje njerëzore, konservatore por me një dimension njerëzor, është normaliteti për mua. Ky është normaliteti për mua dhe e pasqyrojnë më së miri shoqëritë dhe qeverisjet Europiane. Mos kujtoni se jemi larg për ta arritur. Së pari, jetojmë në një vend të pasur falë Zotit, të vjedhur por të pasur. Do të thotë që kemi potenciale të jashtëzakonshme zhvillimi. Ajo që na mungon në këtë vend është normaliteti dhe normalitet do të thotë të garantosh barazinë para ligjit, konkurrencën e drejtë dhe një dimension njerëzor që ata që nuk konkurrojnë dot të mos vdesin për bukë. Këto të treja janë plotësisht të mundshme. Avantazhi është se nuk jemi tren. Krahasuar me vendet e tjera, me Italinë, me Gjermaninë ne jemi një biçikletë. Kemi marrë kthesën e gabuar këto 8 vite dhe nuk do të jetë e vështirë ta fusim në rrugën e drejtë në qoftë se kemi udhërrëfimin e drejtë dhe vullnetin për ta futur në këtë rrugë”, tha Basha.

T’i japim fitores përmasën reale

Nga Luçiano Boçi

Fushata zgjedhore ka hyrë tashmë në një fazë të avancuar. Ndjesia se rrotacioni politik me 25 prill është i pashmangshëm përkapet hapur në të gjitha takimet publike. Rreziku i euforisë hyn në zyrat tona zgjedhore përmes gojës së të gjithë mbështetësve, të cilët me zë edhe më të lartë se përfaqësuesit e PD-së deklarojnë fitoren e padiskutueshme dhe shpallin faktin se publiku e ka bërë tashmë zgjedhjen e tij. Kjo klimë ngazëllyese – më shumë se sa të prodhojë siguri, duhet të ndërgjegjësojë përfaqësuesit e opozitës për dy çështje thelbësore.

E para, me sado shumë njerëz të besojmë se kemi folur, ne ende nuk kemi folur me çdo individ të komunitetit tonë. Ne duhet të arrijmë deri tek individi i fundit. Seicili votues është për ne një pasqyrë ku të lexojmë, kuptojmë, përshtasim dhe ri- dimensionojmë logjikën e programit kuadër të qeverisjes së PD-së, kur ajo të vijë në pushtet.

Ky program i mrekullueshëm është hartuar në përputhje me pritshmëritë publike dhe mbi bazën e një arsyetimi gjithë-përfshirës. Eshtë detyra jonë t’a bëjmë atë të zbatueshëm dhe efektiv për jetën e seicilit anëtar të komuniteteve tona.

Ky hap kërkon adoptimin e një komunikimi kapilar, për të cilin struktura e partisë demokratike ka kohë që është e gatshme dhe mund ta aktivizojë. Eshtë çasti që kandidatët e Partisë Demokratike të bashkojnë forcat dhe të ndërveprojnë aktivisht për të për të garantuar në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë një fitore të padiskutueshme, ku bën pjesë çdo votë e qytetarit të informuar. Harmonizimi i veprimtarisë politike shkon krah për krah me mbështetjen e ndërsjellë.

Shtabi elektoral që unë drejtoj në këto zgjedhje ka pasur kënaqësinë e madhe këto ditë që të mbledhë jo vetëm përkrahjen e gjerë dhe të pakursyer nga mijëra e mijëra qytetarë të kontaktuar. Ai ka lexuar edhe mbështetjen e gjerë që kandidatët e PD-së në Elbasan gëzojnë dhe votën e besueshme që ata do të marrin. Fitorja morale tashmë është arritur. Ajo është e prekshme, e ndjeshme, mahnitëse… T’i japim asaj përmasën reale në votë.

Kupa e mashtrimit do të derdhet më 25 prill!

Nga Tomor ALIZOTI

Dhe pak ditë na ndajnë nga ndryshimi i madh!

Njerëzit janë shpresëplotë se kjo qeveri e ka mbushur kupën e mashtrimit dhe tani është koha të japë llogari.

Përmirësimi i jetës, forcimi i ekonomisë, ulja e taksave, hapja e vendeve të reja të punës, do të jenë vetëm një pjesë e vogël e punëve të mëdha që na presin.

#VotoPD– AN 9

#ShqipëriaFITON