26.5 C
Tirana
E martë, 19 Gusht, 2025

Si mund të përfitoni deri në 1 milion euro nga siguracioni

Ta identifikosh apo konstatosh një sëmundje, është njëra anë, dhe të gjesh mundësitë për ta trajtuar është ana tjetër. Njerëz jemi dhe po jetojmë në kohë me të papritura, ku sëmundjet po shfaqen nga nuk e presim.

Ta trajtosh sëmundjen, sidomos kur është sëmundje e rëndë si tumore malinje apo ndërhyrje në zemër, kostot janë të larta dhe vështirësitë për ti përballuar vetë janë të mëdha. Trajtimi për sëmundje të tilla kushton 100-500 mijë euro, nganjëherë edhe deri 1 milion euro. Kosto këto të papërballueshme individualisht. Prandaj lindën sigurimet e shëndetit, për të përballuar çdo problem shëndetësor me çfarëdolloj kostosh qofshin ato.

Në Shqipëri janë rreth 6000 persona që diagnostikohet me sëmundje të rënda çdo vit.

Kur të bie një sëmundje e tillë, duhen marrë 2 opinione nga mjekë të ndryshëm, nevojiten ekzaminime të sakta dhe sigurisht pas konfirmimit duhen ndërhyrjet dhe trajtimet e duhura.

Dihet që mjekimi më i mirë dhe i sigurt është jashtë, pasi pajisjet mjekësore dhe eksperienca e  mjekëve kanë bërë të fitojnë besimin e klientëve.

Por kostot për këto sëmundje, veçanërisht kur ekzaminimet dhe trajtimet bëhen jashtë, mbeten të larta.

Kudo në botë trajtimin e sëmundjeve të tilla ti mbulon siguracioni që çdo individ apo familje zgjedh që të ketë, sipas mbulimeve dhe përfitimeve që ai dëshiron.

Shqipëria tashmë është pjesë e këtij programi ndërkombëtar. Sigal Uniqa Group Austria, kompania e sigurimeve që është pjesë e grupit austriak Uniqa Group, ofron një paketë sigurimi e cila mbulon të gjitha shpenzimet për sëmundjet e rënda, duke filluar që nga marrja e një opinioni të dytë për sëmundjen nga mjekët më të mirë në botë, trajtimi në spitalin që zgjedh vetë i sëmuri, ndërhyrjet kirugjikale, medikamentet që nevojiten para dhe pas ndërhyrjes dhe deri tek mbulimet e shpenzimeve për biletën e avionit dhe hotelin për familjarin që shoqëron të sëmurin.

“Jetë Plus”  është sigurimi që ofron Sigal Uniqa për sëmundjet e rënda dhe mbulon shpenzimet deri në 1 milion euro në vit për trajtim në spitalet më të mira në Europë apo kudo në botë.

Për të marrë informacion personal për këtë sigurim shkruaj në whatsapp: 0686062829 ose vizito faqen zyrtare të Sigal: www.sigal.com.al

 

Punësime elektorale nga OSHEE dhe UKT në këmbim të votës

Avokatët Arjon Besimaj dhe Kujtim Çakrani kanë depozituar në prokurorinë e Vlorës një kallëzim penal për Ujësjellësin dhe OSHEE-në në Vlorë, dy institucione që sipas tyre kanë punësuar njerëz për qëllime elektorale në dy muajt e fundit. Në shkresën e tyre drejtuar prokurorisë ata thonë se punësimet janë bërë me kushtin se familjarët e personave të punësuar do të votojnë forcën politike në pushtet Partinë Socialiste.

“Kemi rënë në dijeni të faktit se drejtuesit e institucionit të Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Vlorë, kohët e fundit dhe në vijim deri në momentet e këtij kallëzimi kanë punësuar dhe vazhdon të punësojnë në mënyrë të kundraligjshme individë duke anashkaluar çdo procedurë të parashikuar nga Kodi i Punës”, thuhet në padi.

Ata kërkojnë nisjen e një verifikimi për të gjitha pretendimet e ngritura në kallëzim penal, duke bërë kontroll pranë Bankave të Nivelit të dytë, ku marrin pagën punonjësit e këtyre institucioneve. Ata shprehen se të tillë persona nuk kanë lidhje fare me ujësjellës kanalizimet ne Vlorë apo me OSHE pasi nuk mund ta bëjnë dot atë punë.

Cakrani shprehet se i ka marrë informacionet në rrugë konfidenciale, dhe të tilla informacione ia ka paraqitur Prokurorisë së bashku me instruksionet se çfarë duhet të ndjekë për ta çuar çështjen deri në fund. Sipas tij, prokuroria e Vlorës duhet të verifikojë punësimet e tre muajve të fundit duke verifikuar edhe rrogat që i kalojnë këtyre personave në institucionet financiare të nivelit të dytë.

Sipas avokatit kjo është një detyrë e tij, jo vetëm si avokat, por dhe si qytetar i Vlorës, pasi një administratë e fryrë me punonjës rëndon në xhepat e qytetarëve duke u rritur ujin apo dritat.

Paloka denoncon tentativën e organizuar për të blerë vota në Durrës: Në krye të kësaj skeme është Çela i OSHEE

Drejtuesi i fushatës së PD në Durrës, Edi Paloka ka denoncuar tentativën e organizuar nga PS për të blerë votat. Paloka tha se, po u bëhet presion qytetarëve në këmbim të votave. Sipas tij, në krye të skemës ku ndërthuret krimi me blerjen e votave është kreu i OSHE, Ardian Çela.

“PS ka një sistem ku ndërthuret krimi me paranë e pisët dhe blerjen e votës. Është e vetmja skemë prandaj nuk bëjnë takime apo fushatë, nuk kanë program. Në Durrës në krye të kësaj skeme është Ardian Çela, që ka sekserë dhe punonjës të OSHE apo sekserë të OSHE si Artur Feta, që nuk është as funksionar i shtetit, por sekser që ndan tenderat me Çelën dhe i caktuar në zonën e Durrësit me të vetmen detyrë ndarjen e parave te familjet që do pranojnë të shesin votën. Kjo është skema e tyre”, tha Paloka për “A2News”.

Paloka theksoi se qeveria po u bën presion qytetarëve edhe me marrjen e të dhënave të votuesve. Ai tha se të gjithë këta do të mbajnë përgjegjësi edhe sikur të mos veprojë SPAK apo prokuroria.

“Një qeveri që po përpiqet me të gjitha mënyrat si marrja e të dhënave për të bërë presion qytetarëve. Edhe në mbledhim të dhënat e votuesve, por a mund ta thotë ai i parlamenti se çfarë do emri im apo numri im në database-n e Ballës apo të Ramës. Këta që janë në shërbim të tyre dhe lëvizin natën si minj për të shpëtuar nga disfata e 25 prillit se 25 prilli është afër dhe do mbajnë përgjegjësi. I kemi emër për emër të regjistruar po edhe sikur të mos veprojë SPAK e Prokuroria, meqë e kishin futur drejtuesin e SPAK te votuesit e sigurt, pas 25 prillit nuk do t’i  shpëtojë asgjë”.

Por pavarësisht këtyre, Pakola u shpreh optimist për fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit

“Pozitive janë fryma dhe shenjat e qarta të fitores së PD, Në çdo moment e ndjen në terren. Është si një dallgë që deri më 25 prill do të jetë një cunami”.

Flamur Hoxha në Kukës: Do të fitojmë këto zgjedhje edhe me votën e socialistëve

Shumë shpejt qytetarëve u rikthehet edhe pushteti legjitim vendor

Në takimin me zgjedhësit e fshatit Nangë, drejtuesi politik për Flamur Hoxha bëri përgjegjës Edi Ramën për politikat e tij shpopulluese. “Të rinjtë po e braktisin vendin prej regjimit brutal të Ramës”, tha zoti Hoxha duke bërë thirrje ‘të bashkohemi për një fitore të thellë për të ndryshuar situatën në Kukës dhe në gjithë Shqipërinë’.

Ai tha gjithashtu se pas zgjedhjeve të përgjithshme do të kemi edhe zgjedhje vendore në mënyrë që komunitetit t’i kthehet edhe pushteti i grabitur përmes zgjedhjeve moniste. Zgjedhësit thanë se me datë 25 Prill, PD dhe kandidatit Hoxha do ti japin rezultatin më të lartë të mundshëm duke tërhequr edhe të majtët për të votuar ndryshimin’.

Salianji: Nga Korça e qytetarëve dinjitozë do të nisë ndryshimi

Nga Korça e qytetarëve dinjitozë do të nisë ndryshimi. Nga Korça e bukur, e njerëzve punëtorë e të thjeshtë, do të marrë udhë Shqipëria e pas 25 prillit, ku do të kthejmë normalitetin, do të hapim vende të reja pune, do të jemi pranë nevojtarëve e do të zgjidhim hallet e tyre.

Në lagjen 14 në Korçë, pashë entuziazëm, pashë dëshirë për ndryshim. Unë angazhohem se do të jem pranë jush, në çdo ditë tuajën e do të zgjidhim çdo problem e hall së bashku. Me zemër e lagje më lagje, duke ju dëgjuar juve, e duke ju dalë garant, se Shqipëria e pas 25 prillit, do të jetë tjetër.

Të gjithë të bashkuar, me një qëllim, për Ne, familjet tona, për Shqipërinë. 🇦🇱

Basha: Nuk do të ketë më inspektime dhe gjoba. Bizneset deri 140 milion lek xhiro, taksat dhe tarifat deri 0,5%

• Basha me gratë sipërmarrëse në Elbasan: Fund trajtimit të disave si të nënës e të tjerëve si të njerkës. Bizneset deri 140 milion lek xhiro, taksat dhe tarifat lokale në total deri 0,5% të xhiros.

• “Gjobat të marrin sa disafish taksat.” Basha u premton se nuk do të kenë më inspektime dhe gjoba. Gratë sipërmarrëse në Elbasan: Kalimi në biznes të madh na gjunjëzoi.

• Basha: Pulla në xham ndalon inspektorët të kthejnë në bizneset e vogla deri 140 milion lek xhiro. Sipërmarrëset elbasanase: Ikja e të rinjve e ka ulur konsumin në mënyrë dramatike.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me gra sipërmarrëse në qytetin e Elbasanit, ku ka bashkëbiseduar për klimën e sipërmarrjes dhe vështirësitë e mbijetesës së biznesit.

E pranishme në këtë takim ishte edhe kandidatja për deputete e Partisë Demokratike për Elbasanin, Flutura Açka, e cila tha se sot gratë në Shqipëri e kanë më të vështirë se burrat në fushën e sipërmarrjes.

“Unë jam vetë biznesmen në nja farë mënyre, bussineswoman, biznes të librit dhe e kuptoj shumë mirë se çfarë do të thotë të përballesh si grua në fushën e sipërmarrjes sepse nuk e kemi aq të lehtë sa burrat. Ti themi gjërat siç janë, ne nuk mund të marrim prej xhaketë kryetarin e bashkisë ose atë që ka në dorë për të ndihmuar ose për të na dhënë letër, një dokument ose një kredi, e kemi shumë më të vështirë, duam, nuk duam ne, kjo është e vërteta jonë shqiptare. As nuk marri në kafen një burrë që ka në dorë domethënë kredinë tonë, as nuk mund të bëhet marrëveshje të kësaj natyre. Në këtë sens biznesi ynë është shumë më i ndershëm, biznesi ynë është shumë më transparent, kjo është e sigurt por sigurisht kemi edhe këtë vështirësinë tjetër, mendoj se secila prej zonjave ka përvojën e saj edhe do të flasin vetë por unë i shikoj gratë sipërmarrëse si një nyje shumë e fortë lidhëse e shoqërisë tonë”, tha Flutura Açka.

Gratë sipërmarrës ngritën problemet që përballet sot biznesi i tyre, për shkak të taksave të larta, rënies së fuqisë blerëse, të cilët zanafillën e kanë tek gënjeshtrat dhe harresa e qeverisë.

“Veprimtaria ekonomike që ne ushtrojmë është tregtimi i mallrave perdeve dhe metrazheve, mirëpo në këto tetë vite ne kemi hasur shumë vështirësi. Biznesi ynë ka paguar taksa shumë tё larta, tarifat vendore. Por jo vetёm kaq. Pёr shkak se ekonomia ka rёnё, ka rёnё dhe fuqia blerëse dhe kjo ka bёrё qё tё bjerё ndjeshëm ecuria e zhvillimit tё biznesit tonё. Taksat qё na u premtuan qё do tё ishin tё ulëta dhe ekonomia e lartё, nuk arritën dot qё biznesin tonё ta ndihmonin nё ecurinë dhe zhvillimin por ndikoi pёr keq, e dëmtuan dhe kjo çoi nё kalimin e biznesit nё biznes tё vogël”, u shpreh Albana.

“Kam njё biznes tё vogël familjar siç e thashë, fruta-perime. Problemet janë shumë tё mëdha se siç e thashë këto kohët e fundit qe dhe kjo puna e pandemisë qё e ka vështirësuar shumë dhe pjesa mё e madhe e rinisё kanё ikur jashtë shtetit dhe kanё ngelur vetёm tё moshuarit nёpёr shtëpi tё gjithё dhe xhirot nё dyqane janë shumë tё ulëta, dhe taksat ndërkohë janë shumë tё larta. Dhe ndërkohë qё unë kam të bëj me fruta perime që është një gjë që është e parezistueshme, nuk reziston sot për nesër dhe shumë, shumë është e pamundur që t’ia dalësh me gjithë këtë sakrificë. Kur shikon që hyn njeri në dyqan, pati marrë 1 kilogram para një viti, tani merr dy kokrra, dy domate, një kastravec, një spec sa të bëjë një vakt bukë”, tha një nga pjesëmarrëset.

Basha tha se me planin e Partisë Demokratike për biznesin, i cili parashikon që çdo biznes me xhiron nën 140 milion lekë të vjetra në muaj, nuk do të paguajë asnjë shumë mbi 0.5% të xhiros vjetore në vit, uljen e ccmimit të energjisë elektrike dhe të naftës. Ai gjithashtu tha se një vendim tjetër i qeverisë së ardhshme do të jetë anulimi i procesit të fiskalizimit, ku sipas kreut të opozitës është një proces korruptiv.

“Janë dy gjëra të cilat janë të lidhura me njëra tjetrën, plani ynë për ekonominë dhe plani ynë për gruan në shoqëri. Pse kemi një plan të veçantë për gruan? Sepse me të vërtetë është gjysma e shoqërisë por ka dyfishin e ngarkesës dhe merr më pak përkrahje sesa merr gjysma tjetër e shoqërisë. Edhe sikur ta zhveshim këtë nga përditshmëria, ajo që preku Flutura, domethënë sa e vështirë është për një grua të çajë përpara në raport me një burrë në jetën e përditshme si sipërmarrëse, por jo vetëm, në çdo fushë tjetër çdokush e kupton që në qoftë se ke gjysmën e shoqërisë me dyfishin e ngarkesës dhe gjysmën e përkrahjes krahasuar me gjysmën tjetër atëherë ke një defekt të madh në ingranazhin që e çon shoqërinë përpara.

Dy propozime që ne i bëmë dhe për të cilat bëmë betejë: Propozimi i parë që të hiqej taksa për biznesin e vogël gjoja u adoptua pas disa vitesh. Por ju e dini të gjithë që kjo është fiktive sepse me të vërtetë nga njëra anë u hoq taksa për biznesin e vogël siç propozuam ne por nga ana tjetër u shtuan tarifat vendore për shërbime të cilat biznesi i vogël nuk i merr, u shtua çmimi i karburantit, u shtua çmimi i energjisë dhe mbi të gjitha u shtuan gjobat. Gjobat që paguan biznesi i vogël. Me një gjobë të merr dyfish, trefish saç të merrte më përpara me taksimin që gjoja hoqi. Zgjidhja për këtë është fare e thjeshtë.
Nëse ne nuk shëndoshim shtyllën kurrizore të ekonomisë që është biznesi i vogël dhe i mesëm që përbën 98.5% të ekonomisë ndërkombëtare, atëherë ekonomia kurrë nuk ngrihet në këmbë, kurrë nuk mund të ecë përpara. Ndaj dhe platforma për biznesin e vogël është më favorizuesja në rajon.

Tavani prej 0.5% të xhiros totale vjetore për taksat dhe tarifat vendore. Nëse i ke më të ulëta dhe natyrisht ne do ta nxisim pushtetin vendor t’i ulë dhe më shumë, akoma më mirë, por 0.5. Asnjë biznes me xhiron nën 140 milion lekë të vjetra në muaj nuk do të paguajë asnjë shumë mbi 0.5 % të xhiros vjetore në vit. Dhe kjo bëhet me qëllim që shtylla kurrizore, biznesi i vogël ta rimarrë veten dhe në këtë mënyrë të ndihmojë gjithë strukturën ekonomike shqiptare. E dyta është çmimi i naftës apo karburantit, naftë, benzinë dhe çmimi i energjisë elektrike. Edhe këtu ne thyejmë rekorde. Ulja e tyre do të garantojë që ju, jo vetëm të mbijetoni po të rinisni ciklin e prodhimit, të tregtimit, të shërbimeve dhe të krijimit të fitimit në vend të zhytjes në borxhe dhe falimentimit.

Një pullë e vendosur në vitrinë, në dritare, në hyrje të biznesit të vogël, do t’ia bëjë të pamundur çdo lloj inspektori të shtetit, të futet brenda dhe të terrorizojë dhe të marrë nëpër këmbë sipërmarrësit, t’i trajtojë si të jenë skllevër të shtetit kur në fakt janë ata që mbajnë shtetin, mbajnë dhe shoqërinë, mbajnë dhe ekonominë. Këto pra, do të jenë hapa që menjëherë do t’i vijnë në ndihmë sipërmarrjes në tërësi. Bëjmë me pjesën tjetër të rëndësishme të rolit të gruas që është familja, janë fëmijët dhe nëse shteti është indiferent ndaj sfidave me të cilat përballet gruaja shqiptare për të rritur fëmijët, atëherë s’e ka bërë shteti detyrën e vet. N

daj, platforma jonë për t’ju ardhur në ndihmë çifteve të reja me subvencione për interesat e kredive për banesat, me bonusin prej 30 mijë leke të vjetra për çdo fëmijë të porsa lindur deri në 5 vjeç, me tekstet falas dhe zgjatjen e orarit mësimor për t’ju ardhur në ndihmë si grave të punësuara ashtu dhe sipërmarrëse. Dhe me garantimin që çdo i ri dhe e re shqiptare që dëshiron të shkojë në Universitet të mos pengohet nga pamundësia e familjes për të paguar tarifat universitare ne besojmë fuqimisht që ndihmojmë familjen në tërësi dhe gruan në veçanti që ka barrën më të rëndë brenda familjes për të menaxhuar apo mirëmenaxhuar edhe në një situatë normale e jo më në këtë situatë të vështirë ku ndodhet Shqipëria sot.

Evazioni fiskal ka arritur kulmin, s’ka raport që nuk e përmend. Pse? Se i rrisin taksat, i trajtojnë 5 biznese si të nënës e 95 si të njerkës dhe pastaj ndërrojnë çdo dy vjet procedurat e fiskalizimit, kasat, e të tjerë, e të tjerë. Prandaj ju garantoj që ky proces të cilin ne e konsiderojmë korruptiv, do të ndalet dhe ju nuk do të paguani. Ata që kanë paguar do të rimbursohen sepse njësoj si gjobat e tjera që ka marr shteti shqiptar për shkak të papërgjegjshmërisë dhe klientelizmit të këtij kryeministri. Fiskalizim i themi ne tani, po është një proces thellësisht korruptiv do të ndalen dhe përgjegjësit do të vihen para ligjit”, tha Basha.

“Punë të mirëpaguara në sektorin e huaja të teknologjisë”, Basha jep arsyen pse nuk duhet ikur nga Shqipëria: 25 prilli është për rininë

• Basha takon të rinjtë në Përrenjas: 10 mijë stazhe të paguara punë në vit, financim 100% të tarifave të studimit për studentë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lek në muaj.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij në Prrenjas, ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinj të këtij qyteti. Të rinjtë i drejtuan Bashës pyetje për problemet që kanë sa i përket vështirësive ekonomike që ka sot një student për të vazhduar shkollën e lartë dhe për vështirësitë e mësimit online. Basha tha se është turp që në akoma në ditët e sotme, studentët mësojnë në dërrasë të zezë. Ai u zotua se me digjitalizimin e universiteteve dhe stazhet e paguara nga shteti për 10 mijë student, janë disa nga pikat e planit të partisë Demokratike, për t’u dhënë mundësi për vende pune të mirëpaguara për studentët.

“A ka mundësi të eci përpara vendi, kur akoma studentët mësojnë me dërrasë të zezë dhe shkumës si të jemi një vend afrikan i varfër. Çfarë do të bëjmë ne? Digjitalizimin e universiteteve, e shkollave të mesme, të shkollave 9-vjeçare, të praktikave të punës, do të jenë pjesë e pandarë e studimit. Gjysma e kohës, prandaj i thonë trajnimi DUAL, gjysma e kohës terrori, gjysma e kohës do të merreni duke u ushtruar me atë që mësoni në auditore dhe në fund të studimeve për të ardhur tek pyetja juaj për 10 mijë studentët më të mirë do të ketë stazh 12 mujor të paguar nga qeveria, pra, të paguar nga taksat e nënave dhe baballarëve tuaj, me qëllim që ju të keni sigurinë pra të keni njëfarë ure nga auditorët, nga universitetet drejt tregut të punës. Dhe në këtë mënyrë do të plotësojmë edhe atë kriter tjetër që do investitori që do të ketë të rinj të përgatitur për profesionin që do ushtrojnë. Ky është plani ynë, sigurisht i përmbledhur se përndryshe do rinim me orë të tëra këtu. I përmbledhur dhe nuk është gjë tjetër veçse plani që po zbatojnë vendet e tjera të rajonit të cilat ia dalin ta frenojnë emigracionin ë të rinjve sepse krijojnë vende pune për të rinjtë me paga të mira. Në qoftë se ti ke një vend pune këtu dhe sigurinë për atë vend pune që do ta kesh dhe ke një pagë, në qoftë se je fillestar 800 euro apo 1000 euro që shkon deri në 2000 euro në fushën e Teknologjisë së Informacionit apo në fusha të tjera si inxhinieria apo arkitektura.

Pse shqiptarët shkëlqejnë kur emigrojnë, ,ë çdo fushë, si student, si profesionistë, si sportistë, si artist, si shkencëtar, si sipërmarrës? Pse nuk shkëlqejnë dot në vendin e tyre? Sepse nuk ju jepet mundësia. Dhe është pikërisht ky plan që e çliron Shqipërinë nga pamundësitë e këtyre 8 viteve. Është ky plan që e bënë të mundur atë ndryshim që kemi sot me vendet e rajonit dhe ju garantoj që në këtë përpjekje nuk jemi vetëm. Në këtë përpjekje ne kemi mbështetjen e Bashkimit Europian, mbështetjen e universiteteve Europiane, investitorëve serioz Europian, korporatat të mëdha, të cilat e dinë potencialin e vërtetë të rinis shqiptare. Këtë kërkojmë dhe ne, investimet Europiane, investimet Amerikane këtu, për vende pune dhe për paga të mira për rinin shqiptare sepse ne duhet dhe do ta mbajmë rininë shqiptare në vendin tonë duke i krijuar mundësinë për një të ardhme të mirë.

Pritën deri ditën e fundit për t’i thënë studentëve mos ejani se do t’i mbyllim universitetet. Ndërkohë, nuk kishin përgatitur asgjë, as platforma të unifikuara. 80% e studentëve, sipas një studimi mësojnë përmes celularit. A mësohet përmes celularit?! Ndërkohë që, ata që janë në zona me akses te keq në internet nuk mësojnë dot as përmes celularit. Prandaj, hapi i parë do të jetë zbatimi i asaj që i kërkova kësaj qeverie. Është kostuar, është plotësisht e mundur. Kushton shumë më pak sesa paratë që i japin miqve të tyre, oligarkëve, PPP-ve, koncesioneve, inceneratoreve. Por, na jep shumë më shumë leverdi sepse çdo euro e investuar që ju të mos humbisni as një ditë kohë më për shkak të kufizimeve të pandemisë, do na kthehet 10-fish, 100-fish kur të përgatiteni dhe kur të futeni në ekonomi si njerëz të zotë dhe të mundësoni atë skemë të investimeve dhe të punësimit. Kjo do të thotë që, do të kemi një rini të kualifikuar, të punësuar, një shtresë të mesme shqiptaresh dhe shqiptarësh të ditur, të mirëpaguar dhe të pavarur financiarisht, mendërisht dhe në çdo kuptim. Kjo në fakt është Europa, ky është standardi Europian dhe do ta bëjmë të mundur një bashkëpunim me Bashkimin Europian”, tha Basha.

Ndërsa sa i përket studentëve që e kanë të pamundur nisjen e universitetit për çështje ekonomike, Basha tha se do të mbështeten me bursa të gjithë ata student që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj.

“Për tarifat universitare ne e kemi marrë vendimin prej kohësh dhe tani e kemi pjesë të planit. Afro 90% e studentëve shqiptarë do të përfitojnë nga ky vendim dhe vendimi është që të gjithë ata që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj tarifat e tyre do të subvencionohen 100% nga shteti, si për bachelor ashtu dhe për master. Do të subvencionohen nga shteti, do të subvencionohet do të thotë nga buxheti, nga taksat që paguajnë prindërit tuaj. Nuk do paguajnë dyfish, edhe taksa, edhe tarifa, ndërkohë që familjet janë në vështirësi ekonomike. Do të thuash pse 640 mijë lekë. Kemi marrë minimumin jetik shumëzuar për 4 duke supozuar një familje mesatare prej 4 vetash dhe duke marrë minimumin jetik prej 160 mijë lekë të vjetra në muaj. Pra 9 në çdo 10 gjimnazistë dhe studentë aktualë do të përfitojnë nga kjo masë, 100% subvencionim të tarifave. Do të thotë që ju nuk do të paguani më tarifa për bachelor dhe për master. Por sigurisht kjo nuk e zgjidh problemin për ata që janë në nevojë ekstreme ekonomike, për familjet në nevojë ekonomike që s’kanë asnjë të punësuar, që në fakt edhe ndihmën ekonomike që marrin sot nuk iu mjafton për bukën e gojës jo më për shpenzime të tjera.

Ne do të parashikojmë program bursash, bursash të cilat do të jepen për të gjithë fëmijët e atyre që vijnë nga familje të tilla për të përballuar kostot minimale që janë qiraja e konviktit apo dhoma, është ushqimi, kostoja e ushqimit dhe kostoja e librave, e transportit dhe kostot minimale që ka një student. Ne përllogaritim që afro 5 mijë studentë shqiptarë përfitojnë nga bursa sociale sikundër nuk do të heqim dorë nga bursat e ekselencës, për të nxitur që studentja apo studenti përpiqem të arrijnë dhe shpalosin më të mirën gjatë periudhës së studimeve. 25 prilli bëhet për Shqipërinë dhe për familjet shqiptare. 25 prilli bëhet në veçanti për rininë shqiptare dhe për fëmijët shqiptarë. Nëse do të qëndrojë edhe katër vite të tjera në këto kushte, apo do të ecë përpara me ndryshimin qe do ta sjellim të gjithë së bashku dhe nga i cili do të përfitojë më shumë se askush tjetër rinia shqiptare”, tha Basha.

Paloka: PD në krah të sportistëve. Jeni aleatët tanë më të mirë. Së bashku do të sjellim ndryshimin edhe për sportin

Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka u takua e me sportistët në Shijak ku ishte i pranishem edhe nuk futbollisti Andi Lila, si dhe kandidatet e tjere Agron Duka dhe Rezart Tusha. Ata siguruan sportistet per mbështetjen e PD per sportin.

“Partia Demokratike angazhohet që do të jetë në krah të sportit dhe sportistëve shqiptar me mbështetje konkrete, ndryshe nga Rama që kur sporti arrin suksese, nxiton të dalë si protagonist nëpër foto dhe kur sporti i bën kërkesa të domosdoshme, e shpall ‘armik’. ”

Paloka tregoi që sporti do të mbështetet më shumë se kurrë në këto 30 vite pluralizëm duke u investuar në drejtimet e duhura për t’u zhvilluar.

NATO kërkesë zyrtare Shqipërisë: Vaksinimi i Ushtrisë të bëhet vetëm me Pfizer!

NATO u ka dërguar një kërkesë autoriteteve shqiptare dhe Forcave të Armatosura, duke kërkuar që vetëm vaksina Pfizer t’i jepet ushtrisë, duke përfshirë dhe Gardën Kombëtare që ruan personalitetet shqiptare dhe ata të huaja.

Deri më tani, qytetarët shqiptarë po vaksinohen më së shumti me vaksinën kineze CoronaVac të Sinovac, e cila, nuk është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Shkresa zyrtare vjen ndërsa ushtria shqiptare do të marrë pjesë në stërvitjen e madhe Defender – Europe 21, nga 26 Prill deri më 20 Qershor.

NATO thotë në letër se vaksinimi i ushtrisë shqiptare është një përparësi kryesore për NATO-n, por shton se asnjë vaksinë tjetër që qarkullon në vendin tonë nuk duhet përdorur veç Pfizer-BioNTech.

Për shkak të pandemisë, stërvitja do të kryhet nën rreptësi të plotë, por me vaksinimin që pritet të lehtësojë situatën.

NATO thotë se kërkon vaksinën Pfizer pasi është një produkt gjermano-amerikan i certifikuar në BE dhe SHBA. /BoldNews

Berisha publikon videon: A është Edi Rama i implikuar në trafikun e skllevërve nga Bangladeshi?

Ai premton te ktheje Shqiperine ne qender te skllaverise, ne te cilin vijne puntore qe nuk pyesin per lirine dhe te drejtat demokratike.

Nderkohe duket se fitimi i sklleverve ne Shqiperi eshte zero. Fitimet e kesaj afere te piste çnjerezore i kalojne mafies se te dy vendeve.

Lexoni mesazhin qytetarit dixhital lidhur me kete afere maioze.

Ju bej thirrje Keshillit te Europes, Parlamentit Europian, Komisionit te OKB per te drejtat e njeriut te hetojne me perparesi kete trafik sklleverish te mafies shteterore shqiptare. sb

Pershendetje Doktor Berisha, per Pashke takova menaxheren e kompanise dhe e pyeta kur do te vijne koleget nga Bangladeshi? Me thane te drejten u befasova me shpenzimet: bileta e avionit 1145 euro, tax viza 80 euro, LP 50 euro, sigurimi 40 euro, si dhe letra te tjera sa eshte fatura 210 mije lek te reja, aq sa une jam paguar per 8 muaj! Me garantoj se do te jemi te barabarte ne baze te VKM 1025, 16.12.2020 te firmosur nga Brace. Problemi fillon kush do paguaj ushqimin 5 mije lek dhe fjetjen 5 mije? Nese e paguajn puntoret ata dalin 0 fitim? Nese e paguan kompania koleget tane do marrin 600 kurse ne shqiptaret 300 mije leke te vjetra? Sapo te mesojne shqip ata do pushohen dhe do largohen. Per tu kthyer ata s’kane kursyer asgje do te shkojne drejt vendeve perendimore. Ndoshta kjo a ndikon ne integrimin? Nuk jam shume optimist se ky premtim do te na zgjidhe hallet e Shkodres.

Me sa duket kemi te bejme me nje rrjete mafjoz trafikimi ne te cilin perfiton vet Rama dhe mafja shtetrore rreth tij

Kerkesa ime eshte te pakten te kemi nje zv/minister ne qeveri ose nje n/kryetare parlameti te na ndihmojne per ndonje investitor dhe te kthejne rendin e qetesine. Respekt per ju.