26.5 C
Tirana
E martë, 19 Gusht, 2025

Basha nga Prrenjasi: Gratë dhe nënat tona meritojnë të jenë të sigurta. Refuzoj t’u përgjigjem sulmeve të kundërshtarit

• Basha në Prrenjas takon gratë: Ndryshimi i 25 prillit do të ndryshojë kulturën politike. Kush më shumë se gruaja shqiptare e ndjen më shumë vuajtjen 8-vjeçare.

• Basha: Fuqizojmë familjen duke fuqizuar gruan shqiptare. Refuzoj t’u përgjigjem sulmeve të kundërshtarit.

• 8 vite teatër, e kemi paguar shtrenjtë. Basha nga Prrenjasi: Gratë dhe nënat tona meritojnë të jenë të sigurta.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bashkëbiseduar me gra të papuna në qytetin e Prrenjasit. Gjendja e rënduar ekonomike dhe burokracitë e shtetit janë shkaku i problemeve që i ngritën gratë Bashës dhe ndryshimin më 25 prill e shohin si dhënie fund të teatrit qeveritar të 8 viteve të fundit.

“Unë jam një zonjë nga Qukësi, lindur dhe rritur në Qukës. Ka shkuar në Tiranë në punë. U riktheva përsëri në Qukës dhe kam investuar dhe kam 5 vjet që kam hedhur gjithë djersën e jetës time. Kam ngritur një objekt për të bërë një fabrikë qumështi. Ideja ka qenë që investimi me djersën tonë dhe linjën me grantet nga BE. Për pesë vjet vetëm unë e di dhe familja ime së çfarë kemi hequr nga burokracitë nëpër zyrat e këtij shteti, që për tetë vjet na piu gjakun. Kemi ngelur stop”, tha një nga zonjat e pranishme në takim.

“Kam shumë respekt për të gjitha edhe zonjat që janë këtu. E kam thënë shumë herë janë zonja me halle të mëdha, janë zonja që kanë mbi veten, mbi supet e tyre gjithë problemet familjare që ashtu sikurse unë bëj pjesë në këtë grupin këtu. Mbase jam vetë e punësuar por jam e vetmja në familje e punësuar. Një familje prej 5,6 anëtarësh edhe hallet ekonomike janë shumë të mëdha. Kemi vuajtur atë pjesën e burgjeve kur kemi dashur të protestojmë, ne kemi vuajtur shumë domethënë dhe sot me të drejtë tha një zonjë, jam shumë e lumtur sot tha zonja aty, ndiej tha një shpresë aq të madhe një gëzim të madh që nuk e kam ndjerë përgjatë gjithë këto vite. Domethënë kjo është një kënaqësi shumë e madhe. Unë do thosha në qoftë se do votonim krahun tjetër po marr pjesën, do blejmë një biletë për teatër. Kjo është, vetëm teatër është bërë. Dalim atje dhe dëgjojmë teatër e bëjmë humor sepse halle nuk kemi zgjidhur”, tha një nga pjesëmarrëset në takim.

Basha tha se për 8 vite është bërë teatër me fatet e njerëzve, duke rritur taksat, duke rritur çmimet, duke rritur papunësinë dhe varfërinë. Sipas kreut të opozitës, kjo gjë do marrë fund më 25 prill, duke i dhënë fund këtij teatri të shëmtuar dhe të hapet rruga europiane për Shqipërinë dhe që gratë dhe nënat shqiptare të jenë të sigurta.

“Nuk e kemi thënë kotë: grua e fortë do të thotë Shqipëria e fortë, sepse grua e fortë do të thotë familje e fortë. Dhe gjithë programi ynë këtë ka për qëllim të fuqizoj familjen shqiptare. Si mund të fuqizojmë familjen shqiptare. Si mund të fuqizohet familja shqiptare nëse nuk fuqizojmë gruan shqiptare? Kush i ndien më shumë vuajtjet e ekonomisë, të papunësisë, të kostos së jetesës, të çmimeve të dritave e të ujit, e të ilaçeve? Kujt i bie barra e madhe e përgatitjes së ushqimit për fëmijët? Kush e ndien se ka për ti dhënë fëmijës për të ngrënë siç tha zonja se i kishte mbetur vetëm misri për ta bluar, për ta bërë bukë misri?

E pra, është detyra jonë të bëjmë të paktën atë që bëjnë prindërit për fëmijët. Është detyra e qeverisjes. Pse ekziston qeveria nëse jo për të ndihmuar popullin?! Ndaj dhe ndryshimi i 25 prillit nuk do të jetë si gjithë ndryshimet e tjera. Do të jetë një ndryshim që do të hapë një rrugë të re për Shqipërinë, një kulturë të re të të bërit politikë. Ndaj dhe unë nuk përgjigjëm sulmeve të kundërshtarit sepse e gjithë fushata e tij është të na tërheqë në sulme. Mirëpo, në qoftë se ai me sulme e unë me përgjigje ndaj sulmeve ku është populli, ku janë njerëzit? Ai do ta kthejë, siç e tha zonja, në një teatër, por këtë teatër e paguani shtrenjtë ju. 8 vite e keni paguash shtrenjtë biletën e teatrit.

Taksat janë rritur, çmimet janë rritur, papunësia është rritur, varfëria është rritur. Nuk është teatër, por është lojë me fatet e njerëzve, ndaj ju ftoj që të gjithë së bashku t’i japim fund këtij teatri të shëmtuar dhe të hapim me 25 prill rrugën europiane të Shqipërisë. Të hapim me 25 prill mundësinë për të gjithë gratë dhe nënat tona dhe të jeni të sigurta që këtë ditë që më falët kaq shumë emocione dhe që e keni pritur me kaq shumë gëzim. Këtë ditë nuk do ta harroj, nuk do ta harroj siç nuk do ta harroj takimet që kam bërë me nënat, bashkëshortet, gratë dhe vajzat anembanë Shqipërisë. Nuk do ta harroj jo vetëm si emocion pozitiv, por dhe si përgjegjësi e madhe kur të vij e të ballafaqohem me zotimet që kam marrë para jush dhe para familjeve tuaja”, tha Basha.

 

Quo vadis kultura në Shqipëri 2013-2021

Prof.asc. Taulanda JUPI

Arti, liria dhe kreativiteti mund të sjellin në kulturën e një kombi ndryshime më të vlefshme dhe më të shpejta se politika, por nëse politika në këtë trinom ka hequr lirinë atëherë, pas mbetet vetëm pyetja:

Quo vadis kultura në Shqipëri 2013-2021?

Mungesa e vullnetit politik për vendimmarrje të drejta në shërbim të artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore gjatë viteve 2013-2020, ka penguar dinamikën zhvilluese të këtij sektori të pazëvendësueshëm për ndikimin e tij në mirëqenie, zhvillim dhe edukim, e fatkeqësisht në disa fusha ka dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme vlera të rëndësishme të trashëgimisë, kulturës dhe historisë sonë kombëtare.

Vendimmarrja në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore gjatë periudhës 2013-2020 nuk reflektoi dhe nuk u mbështet asnjëherë mbi angazhimet politike dhe premtimet elektorale të bëra nga Partia Socialiste në dy programet parazgjedhore prezantuar respektivisht në vitin 2013 dhe në vitin 2017.

Ministria e Kulturës edhe në “Strategjinë për Artin dhe Kulturën 2019-2025” pas më shumë se shtatë vite të qeverisjes së Partisë Socialiste, riciklon të njëjtat sfida dhe prioritete, të njëjtat qëllime dhe objektiva, pothuaj të njëjtat reforma që duhet të kryhen në këtë sektor. Mungesa e vizionit, mungesa vullnetit për të reflektuar mbi çfarë është bërë gabim, analizat dhe arsyet, tregon paaftësinë, papërgjegjshmërinë por mbi të gjitha dështimin e plotë për të kryer reforma të vlefshme në kulturë, art dhe trashëgimi si një prioritet për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar përballë një diversiteti kulturor global që gjallon e zhvillohet me shpejtësi, por edhe si një parakusht për një realitet social më tolerant e më gjithpërfshirës, për të cilin sot kanë aq shumë nevojë shqiptarët.

Referuar të dhënave gjatë shtatë viteve e fundit 2013-2020 buxheti për Ministrinë e Kulturës ka qenë pothuaj i pandryshueshëm duke zënë një mesatare konstante 0.68 ~ 0,7% të buxhetit të shtetit duke u radhitur e fundit për nga vlera e buxhetit e saj në krahasim me ministritë e linjës. Ministria e Kulturës në varësi të saj ka 28 institucione të fushës së artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore, të cilat përdorin 50% të buxhetit të kësaj ministrie kryesisht për rroga dhe sigurime shoqërore.

Gjithashtu referuar të dhënave për rajonin buxhetet për sektorin e kulturës janë:

Republika e Serbisë, 3% të buxhetit vjetor ose 112 mln €.

Republika e Maqedonisë së Veriut, 3% të buxhetit vjetor – 69 mln €.

Republika e Kosovës 43 mln €.

Politika dhe vendimmarrja e centralizuar dhe vertilake, pa borde transparente, në mungesë totale të reformave apo miratimit të ligjeve të premtuar i ka bërë institucionet publike të artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore më të varuara ndaj pushtetit, më hermetike ndaj individit krijues apo punonjësve të tjerë në fushën e artit e kulturës dhe si rrjedhojë më pak efikase. Këto institucine jo vetëm që nuk gjenerojnë dot të ardhura nga të tretët, por sot këto institucione nuk përdorin dot as të ardhurat nga biletat, një e drejtë që është sanksionuar me “Ligjin për Artin dhe Kulturën” Nr.10352, datë 18.11.2010.

Po kështu vendimet arbitrare dhe të pakonsultuara me palët e interesit (në këtë rast me gjithë spektrin e artistëve dhe krijuesve) si mbyllja e Qendrës Kombëtare Artit dhe Kulturës, mbyllja e ekspozitës ndërkombëtare “Onufri” një traditë 20-vjeçare në artet pamore apo ndërprerja, me arsyen se do të rikonceptohej, pas dhjetë vjetësh traditë i Festivalit të Regjisorëve të Rinj, janë vetëm disa nga hallkat që u këputën në vitin 2013 në dinamikën zhvilluese për krijimin e tregut të artit e kulturës, i cili është i pazëvendësueshëm për rankimin e produktit artstik në bazë të vlerës dhe konkurueshmërisë. Referuar programit “Kultura për Shqipërinë krijuese” 2013, vërejmë se disa nga premtimet ishin:

➢ Rishikim dhe hartim në Standardet Europiane të paketës ligjore që përfshin: Ligjin për Krijimtarinë, Ligjin për Sponsorizimet dhe Nxitësit Fiskalë, Statuset Specifike (për secilin institucion të krijimtarisë), Kontratën Kolektive, Kontratën Individuale, etj.

Dështim në hartimin e paketës ligjore. Në dy mandate qeverisës, në më shumë se shtatë vjet kjo qeveri nuk arriti të miratojë asnjë paketë ligjore që mbron dhe standartizon të drejtat e individit krijues, asnjë ligj për krijimtarinë, nxitësit fiskalë apo hallka të tjera që do të çlironin këtë sektor nga centralizimi, për të dhënë mundësi punësimi për artistët, krijuesit dhe punonjësit e tjerë në fushat e artit dhe krijimtarisë, për të nxitur një treg konkurues, të drejtë ku produkti kulturor dhe kreativ të vlerësohet mbi cilësinë.

Përkundrazi, si rezultat ndryshimeve në politikën fiskale prej shtatë vitesh çdo krijues, shkrimtar, përkthyes, artist i arteve pamore apo skenike, çdo punonjës i lirë në fushën e artit paguan tatimin në burim mbi të ardhurat në masën 15%, shumë e cila peshon rëndë në fondet dhe buxhetet e siguruara me shumë vështirësi. Përmendim këtu se të gjithë këta artistë, krijues apo punonjës në industrinë kreative që paguajnë taksa e detyrime për çdo fond që arrijnë të sigurojnë, në këtë periudhë të vështirë, të detyruar të mos punojnë për shkak të pandemisë COVID-19, nuk kanë marrë deri tani asnjë ndihmë, asnjë lehtësi fiskale apo mbështetje finaciare nga qeveria.

Industria e librit, në të gjitha hallkat, krijim, botim, shpërndarje ka vuajtur rëndesën e taksave dhe mungesën e komunikimit për të lehtësuar këtë sektor, i cili përtej humbjes së atyre që meren me këtë biznes, për vetë natyrën specifike të tij, humbësja e vërtetë ëshë kultura.

Fondi i Bibliotekës Kombëtare u dëmtua nga ndërhyrja agresive në Sheshin Skënderbej, dëm për të cilin edhe sot nuk ka transparencë. Ndërkohë po përgatitet një tjetër projekt për zhvendosjen e këtij institucioni në mungesë të inventarizimit të fondit gjë e cila do të sillte dëmtimin apo zhdukjen e ekzemplarëve të rrallë të trashëgimisë së mendimit. Rrjeti i bibliotekave, qoftë atyre që varen nga pushteti lokal, qoftë rrjeti i bilbliotekave në varësi të institucioneve të arsimit parauniversitar janë larg përditësimit me tregun e botimeve, mungojnë fondet e akorduara për këtë qëllim apo ndërhyrja me politika lehtësuse për furnizimin e tyre me tituj të rinj që nxisin lexuesin, e veçanërisht lexuesin e ri për të qenë më pranë librit.

Dështime të tjera të tjera që faktojnë se platforma “Shqipëria krijuese” ishte vetëm një premtim elektoral janë:

Rigjenerimi i institucioneve kulturore Hapja e Shkollës së Cirkut pranë Liceut Artistik Hapja e degës së dramës AA në Shkodër. Krijimi i Studios Eksperimentale në TKOB Status i veçantë për Teatrin e Shkodrës dhe të Korçës Rikonceptim i Festivalit të Përvitshëm për Regjisorët e Rinj Rikonceptim i Festivalit Ndërkombëtar të Butrintit Hapja e dy teatrove të reja për fëmijë në periferi të kryeqytetit Vendosja e Qendrës Kombëtare Multifunksionale për Fëmijë në ambiente të reja.

Asgjë nga këto nuk ka ndodhur, asnjë premtim nuk u mbajt dhe vendimmarrja politike nuk pati si parakusht premtimet dhe projektet për zhvillim të qëndrueshëm në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore, por axhenda personale në themel të së cilave qëndrojnë skema korruptive.

Si rezultat i kësaj vendimmarrje sot kemi dëme të pakthyeshme në objekte të rëndësishmë trashëgimisë kulturore. Megjithëse në të dy programet edhe në vitin 2013 edhe në vitin 2017 ishte premtuar:

“Rikonstruktim tërësor i Teatrit Kombëtar sipas standardeve europiane”, kjo ndërtesë u shemb përmes dhunës, terrorit dhe paligjshmërisë duke dokumentuar qartë se shteti është vënë në shërbim të krimit e mafies, por edhe duke shpërfillur organizata prestigjioze që mbrojnë dhe vlerësojnë trashëgiminë kulturore si Europa Nostra dhe partnerët ndërkombëtarë të cilët vazhdimisht ngulën këmbë për dialog dhe zgjidhje institucionale.

Po kështu, stadiumi Kombëtar Qemal Stafa u shemb në paligjshmëri të plotë, pasi vendimi për shembjen dhe akti i shembjes u kryen kur ishte ende objekt brenda zonës së mbrojtur, apo dhe ndërhyrje të tjera në qendrën historike të Tiranës si ndërhyrja në Sheshin Skënderbej, dëmtimi pamor i Kullës së Sahatit, kanë ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme perspektivën pamore të Bulevardit Dëshmorët e Kombit, duke humbur vlerat funksionale, arkitekturore dhe historike të tij.

Urbicidi i ndodhur në Tiranë, në Durrës ku një pjesë e projektit ‘Veliera” u ndërtua mbi rrënojat arkeologjike, por edhe në disa qytete të tjerë si pjesë e projektit “Rilindja Urbane”, kanë dëmtuar rëndë gjurmët historike, kujtesën dhe objekte vlerë të trashëgimisë kulturore.

Edhe ato pak objekte të trashëgimisë kulturore kryesisht të kultit fetar që arrijnë të restaurohen apo shpëtojnë riskut të shëmbjes, ruhen nën projekte që financohen apo monitorohen nga organizmat ndërkombëtarë si: UNESCO, Bashkimi Europian, dhe patnerë të tjerë ndërkombëtarë, etj.

Ndëshkueshmëria ndaj agresionit të treguar këto vite kundrejt objekteve të trashëgimisë kulturore dhe historike është premitim dhe fillimi i një projekti të ri që kujdeset, ruan, kultivon dhe përcjell në të ardhmen artin, kulturën dhe trashëgiminë kulturore dhe historike duke filluar nga kultura e zbatimit të ligjit.

“Jemi drejt falimentimit”, Helidon Bushati me bizneset nē Shkodër: Edhe 2 javë na ndajnë nga vendimi historik

PD e vetmja alternativë për Shkodrën dhe Shqipërinë!

“Shpresojmë se do të bëhet më mirë”, kjo është fraza e cila dëgjon në bizneset e qytetit të Shkodrës, pasi mungesa e një skeme mbështetëse për bizneset, ka bërë që qindra prej tyre të shkojnë drejt falimentimit dhe pjesa tjetër të jenë në kushtet e mbijetesës. Drejtuesi politik I qarkut Shkodër, Helidon Bushati zhvilloi takime me bizneset për tē diskutuar rreth shqetësimeve dhe problematikat e tyre.Disa nga bizneset janë shprehur se situata është e vështirë, ndërsa treguan se xhirot janë zero dhe taksat janë rritur gjatë 8 viteve qeverisje të Edi Ramës.

Helidon Bushati: A mendon se duhet me ndryshu?

Tregtari: Duhet me ndryshu.

Helidon Bushati : Tan bashkë do ta sjellim ndryshimin.

Tregtari: Do fitojmë se u lodhme prej atij.

Helidon Bushati: Fitorja duhet me ken e thellë , për me ken e thellë duhet me shku sa ma tepër me votu , sa ma tepër.

Rënia e konsumit dhe po ashtu rënia e fuqisë blerëse janë problematikat që kanë evidentuar këto të fundit.Ndërkohë, që thanë se ndihen të harruar dhe të lënë pas dore nga qeverisja 8 vjecare e Ramës.

Helidon Bushati: Tu lujt domino, në vend që me punu . S’ka punë?

Tregtari: S’ka punë. Ke me marr , të vdekunit…ata s’cohen ma.

Helidon Bushati: A do ta cojmë në shpi?

Tregtari: S’durohet me.

Bushati i tha se situata në cilën ndodhen bizneset do të ndryshojë pas 25 prillit, përmes vendosjes në zbatim të planit ekonomik dhe sistemit të ri të taksave që do të aplikojë Partia Demokratike.

“Braktisën fshatrat, mbyllën shkollat”, Mziu viziton fshatrat në Dibër: Rilindja shkatërroi arsimin

Drejtuesi politik i Qarkut Dibër Xhelal Mziu, ka vijuar takimet në çdo seksion, në çdo fshat të Dibrës. Në takimet me qytetarët në çdo fshat ankesat dhe shqetësimet që ato kanë, janë po thuajse të njëjta. Ndër shqetësimet më kryesore, është arsimi i cili në këto 8 vjet ka bërë hapa prapa. Fshatrat e Dibrës janë braktisur si pasojë e varfërisë, mungesës së punës dhe investimeve në infrastrukturë. Për pasojë janë mbyllur shkollat duke rritur në maksimum paditurinë dhe injorancën. Janë me dhjetëra shkolla që janë mbyllur në fshatrat e Dibrës, dhe ato ku nuk janë mbyllur dhe janë grupuar nuk kanë kushtet më minimale.

Mziu ishte në fshatrat e njësisë administrative Tomin, që ndodhen përreth qytetit dhe konstatoi 7 shkolla të mbyllura,dha ato që janë nuk i afrohen një shkolle normale. Shkolla pa ngrohje, pa energji elektrike, pa ujë, pa tualete, madje edhe pa mësues, apo mësues militantë pa diploma përkatëse. Ky standart i krijuar në këto vite të Rilindjes ku hiqen mësuesit pse shkruajnë një status në facebook dhe “sekretarët” e partisë si në monizëm, ndjekin nenin 55 të diktaturës “Agjitacion e propagandë” , duke larguar mësuesit profesionistë dhe duke mbushur shkollat me mësues militantë, po shkatërron arsimin, po e kthen Dibrën në ditët më të zeza, ku rriten injorantë, u shpreh Mziu në takimin me banorët e Dohoshishtit.

Basha në Prrenjas: 25 prilli është dita kur ju i keni në dorë të gjithë politikanët. Zotohem të miratoj statusin e minatorit

• “Energjia jonë është e pandalshme.” Basha në Prrenjas: Zgjedhjet nuk bëhen për partitë, por për familjet tuaja. Dilni dhe votoni masivisht për ndryshimin! Zotohet të miratojë statusin e minatorit.

• Cila është përgjigja juaj? Turma shpërthen në thirrje: Rama ik! Basha akuzon Ramën se e la vendin në vendnumëro 8 vite. “Hapi shampanjë për vete, për shqiptarët mbylli derën e Europës”.

• “As 4 ditë, as 4 orë më shumë”. Basha me qytetarët në Prrenjas: 25 prilli është dita kur ju i keni në dorë të gjithë politikanët. Vendi më i varfër, jo më karburantin më të shtrenjtë në Europë.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka përmbyllur turin e takimeve në qarkun e Elbasanit, në qytetin e Prrenjasit, ku pritja entuziaste nuk ka munguar as në këtë qytet. Në fjalën e tij para qytetarëve, Basha tha se vota për numrin 9 nuk shkon për Partinë Demokratike, por për ndryshimin që po vjen për çdo shqiptar të varfër, për minatorët, për të rinjtë e Prrenjasit dhe të gjithë Shqipërisë.

Lulzim Basha: Mirë se ju gjej! Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra! Mirë se ju gjej ju zonja dhe zotërinj, ju të reja dhe të rinj të Prrenjasit! Energjia e ndryshimit e ka pushtuar Prrenjasin për ta çliruar Prrenjasin dhe siç e thotë dhe kënga e fushatës tonë, energjia për ndryshim që ndjej sot në Prrenjas, pak më herët në Librazhd, në Elbasan e mbarë Shqipërinë është e pandalshme, unstoppable. Sepse ndryshimi ju e dini që po vjen për ju, siç beteja e 25 prillit po bëhet për njerëzit e thjeshtë të këtij vendi. Nuk po bëhet për atë që pati tetë vite kohë dhe jo vetëm nuk mbajti asnjë premtim, por zhyti Prrenjasin, Elbasanin, Librazhdin, Cërrikun, Peqinin, Gramshin dhe gjithë Shqipërinë në një mjerim të thellë.

Na la në vend numëro, na la aty ku ishim tetë vite më parë. Premtoi hapjen e negociatave, që do të sillnin investime, që do të përmirësonin jetën e fermerëve, punëtorëve, do të përmirësonte shkollat dhe universitetet. Tetë vite hapi shampanjën për vete dhe dyert e emigracionit për shqiptarët, për të rinjtë dhe të rejat, të cilët janë larguar nga Shqipëria si asnjëherë më parë. 8 vite, tetë vite dështime, dështime dhe vetëm dështime dhe vjen të trokasë në derë dhe kërkon dhe katër vite të tjera. Cila është përgjigjja juaj? Cila është përgjigjja e nënave të Prrenjasit, për dështimet. Ju ka zbrazur vatrat, duke shkulur nga zemra fëmijët e tyre duke jua çuar në emigracion.

Cila është përgjigjja e baballarëve të papunë e të ç’punësuar e të fermerëve pa subvencione? Cila është përgjigjja e rinisë së Prrenjasit? Padiskutim që jo. As katër ditë, as katër orë më shumë. Me 25 prill vjen ora, vjen dita për ndryshim. Sepse 25 prilli ndryshe nga çdo të besonte ai nuk është dita e partive por është dita e popullit, është dita e njerëzve, është dita kur ju keni në dorë të gjithë politikanët. Ju i keni në dorë partitë me votën tuaj, ju vendosni. Do të vazhdojmë dhe katër vite si këto tetë vite apo do të votojmë për ndryshim në çdo fushë e mbi të gjitha në fushën e ekonomisë. Kjo është drama më e madhe e familjeve shqiptare.

Dje nga Bulqiza, dje nga Klosi dhe sot nga Përrenjasi dua të përsëris se minatorët shqiptar do të kenë brenda gjashtë muajve të parë të qeverisjes së Partisë Demokratike dhe të koalicionit tonë për ndryshim statusin e minatorit sipas parimeve të të drejtave të Bashkimi Evropian. Si kundër bashkërisht me Evropën dhe me Amerikën do të hapim dyert e mbyllura të oportuniteteve, të investimeve të huaja, dyert e subvencioneve për fermerët, dyert e për studentët dhe për pedagogët. Ne do të bëjmë të mundur që vendi ynë Prrenjasi, Elbasani, Shqipëria e bekuar nga zoti por e harruar dhe e lënë pas në këto tetë vite të bëjë përpara, te jetë edhe njëherë jo në bisht të çdo vendi tjetër të rajonit e të jetë në krye, e di për çfarë jemi në krye, për çmime karburantit jemi të parët botë, jemi të tretët faktikisht, me Suedinë dhe me Singaporin.

Ky paradoks do të marrë fund, ky paradoks mund të marrë fund, ky paradoks duhet të marrë fund me votë ne bashkuar të shqiptarëve për ndryshim. Por që kjo të ndodhë, dëshira dhe etja për ndryshim të çdo familjareje dhe familjari, të rinj dhe të reja, dëshira për ndryshimin e miqve tuaj, e rinisë tuaj, është e aftë të buçasë nga kraharori juaj, siç buçet sot Prrenjasi, siç buxhet e gjithë Shqipëria. Më 25 prill të dalim masivisht në kutitë e votimit, të djathtë e të majtë, të gjithë bashkë për ndryshim! Që t’i prini këtë ndryshim për Partinë Demokratike, për numrin 9. Ju do të votoni jo për partitë, por për veten tuaj. Zgjedhjet nuk bëhen për partitë, por për familjet tuaja. Votoni për Shqipërinë drejt europës, votoni për ndryshimin, votoni për mirëqenien, votoni për rininë, votoni numrin 9 për ndryshim! Bashkë për ndryshim, Prrenjasi fiton, çdo banorë i Prrenjasit fiton, bashkë për ndryshim! Shqipëria fiton!

Ina Zhupa takim me gratë në Sarandë: Mbështetja juaj, forca jonë. Me PD fiton gruaja, fiton familja

Kandidatja e Partisë Demokratike për Qarkun Vlorë Ina Zhupa, zhvilloi një takim me gratë në qytetin e Sarandës. Ajo u ndal te angazhimet konkrete të Lulzim Bashës për gruan siç është barazia gjinore, dhënia fund e diskriminimit dhe përdorimit të tyre dhe fuqizimi i gruas shqiptare si një parakusht për shoqërinë për të ecur përpara.

Në fjalën e saj Zhupa ju shpreh zonjave: “Une jam shumë krenare që sot vij me një program që vërtet e ka vënë gruan në qender. Tek ju shikoj fitoren, tek kjo sallë e mbushur plot sot shikojë herë katër herë pesë herë gjashtë vota, votat e familjës tuaj, votat e miqve tuaj. Vota që do të vijnë për Partinë Demokratike me 25 prill sepse ju e dini që më Partinë Demokratike fitoni ju, fiton çdo grua fiton cdo familje shqipëtare që do të mbështetet nga Partia Demokratike. Vajzat e reja që ndoshta ende nuk kanë krijuar familjen që e mendojnë planet për një familje të re, duhet ta dinë që një familje e re ndihmohet nga plani i Partisë Demokratike për t`u bërë me shtëpi. Për të marrë një shtëpi me kredi ku interesat i paguan shteti për të gjithë çiftet e reja. Shtëpia është halli më i madh që kanë ciftet e reja për të nisur një jëtesë së bashku, pastaj dhe fëmija. Dhe plani i Partisë Demokratike është që të mbështesi cdo muaj, të porsalindurin deri në moshën pesë vjecare me 30 mije lekë të vjetra në muaj, nuk janë shumë por është një ndihmë, eshtë një ndihmë që i jepet gruas”

Gratë pjesmarrëse në takim shprehen mbështetjen për kandidaten Ina Zhupa dhe për planet e PD dhe Lulzim Bashën për gruan, familjen, rininë dhe mirëqënien.

Ina Zhupa ju drejtoi një thirrje çdo gruaje të qarkut Vlorë: “që mos të detyrohen gratë shqipëtare që tju thonë fëmijëve të tyre: Ikni nga Shqipëria, duhet ti themi Edi Rames Ik me 25 prill. Ti themi Edi Rames largohu, largohu se ky është vëndi i fëmijëvë tanë, largohu se ne do të ndërtojmë të ardhmen e fëmijëvë tanë këtu. Sepse vendin në Shqipëri e ka rinia shqiptare dhe ata do ta ndërtojnë të ardhmen këtu për të bërë një Shqipëri më të mirë, një Shqipëri Europiane, një Shqipëri që ofron punësim, një Shqipëri që ofron arsim dhe një Shqipëri ku jetohet me dinjitet!”

Basha zotohet para pensionistëve në Librazhd: Rimbursim për çdo ilaç. Pensionet rriten dyfishin e normës së inflacionit

• Pensionistët në Librazhd i ankohen Bashës: Pensionet nuk na dalin as për ilaçe. Kryedemokrati u premton ilaçe cilësore dhe me rimbursim. “Rrisim pensionet të paktën 5% në vit”.

• Energji më të lirë, ilaçe të rimbursuara dhe pensione të rritura, Basha me pensionistët në Librazhd: Fëmijët tuaj nuk do të ikin më nga Shqipëria.

• Ilaçet që merrni të pasigurta dhe jocilësore. Basha zotohet para pensionistëve në Librazhd të ofrojë rimbursim për çdo ilaç dhe të sjellë ilaçe cilësore. Pensionet rriten dyfishin e normës së inflacionit.

Kryetari i Partisë Demokratike, në vizitën e tij në qytetin e Librazhdit ka zhvilluar një takim me pensionistët, ku kanë bashkëbiseduar rreth problemeve që i shqetësojnë. Të moshuarit i thanë Bashës se pensionet janë shumë të ulëta dhe se nuk u dalin as për të blerë ilaçet. Problem tjetër që ngritën ishte dhe gjendja e spitaleve si dhe mos rimbursimin i ilaçeve.

“Jam 80 vjeç, ky është viti i 80 që shkoj me një pension 18 mijë lekë të reja. Marr 72 mijë lekë ilaçe për vete dhe për familjen. Çmimet kanë shkuar në qiell. Po bëj gati 10 vjet që ri më shumë në dyshek sesa dal, mirëpo me këtë ekonomi kaq të vështirë, them që ky ndryshim që do të jetë, do të krijojë mirëqenien ekonomike-sociale. Me kulturë e me bujqësi, me spitale e me.. që të shkosh sot në spital është një tmerr. Sot spitalet kanë vajtur në gradën e fundit” – u shpreh një nga pensionistët.

“Pensionet këtu në Librazhd janë shumë të ulëta. Unë marr një pension 160 mijë lekë të vjetra. Me këto marr 3 lloje ilaçe, për frymëmarrjen, për zemrën, për tensionin. Këto para nuk dalin vetëm për ilaçe jo që të ushqehesh. Thonë shëndetësia falas. Ku është shëndetësia falas? Asnjë gjë! Rimbursohen ilaçet, ne ilaçet i blejmë të gjitha me pare. Ata rimbursojnë një ilaç për shembull 200 lekë të vjetra, të reja, domethënë 2 mijë lekë edhe populli ka vajtur në një skamje të tmerrshme” – tha një nga pensionistet e pranishme në takim.

Basha tha se, edhe pse qeveria rriti taksat, çmimin e energjisë elektrike, çmimin e naftës, nuk u shqetësua asnjë minutë për fatin e pensionistëve. Kryedemokrati u zotua se qeveria e tij e ardhme do të rrisë pensionet sa norma e inflacionit dhe jo më pak se 5%. Ai gjithashtu tha se me uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe me rimbursimin i ilaçeve sipas diagnozëz, janë pjesë e prioriteteve të para të qeveris së ardhshme.

“Edhe unë jam bir i dy pensionistëve dhe e di se sa e vështirë është ekzistenca juaj pa ndihmën e fëmijëve. Po ata që i kanë fëmijët pa punë apo që e kanë humbur vendin e punës gjatë këtyre viteve apo që i kanë vetë fëmijët në nevojë ekonomike, si ja dalin? Kjo është pyetja që duhet ta mundojë një qeveri apo një kryeministër, nuk duhet ta zëri gjumi por problemi është që ka tetë vite që kjo qeveri dhe ky kryeministër i ka pasur të gjitha pushtetet dhe nuk janë shqetësuar asnjë minutë të vetme për fatin e pensionistëve. Ne dyfishuam pensionet, ku i gjetëm paratë? Taksat ishin më të ulëta se sa sot, çmimi i energjisë ishte më i ulët se sot, çmimi naftës ishte më i ulët se sot. Paratë e buxhetit të shtetit duhet të shkojnë të nevojat e njerëzve prandaj programi jonë për rritjen e dyfishin e normës së inflacionit për jo më pak se 5%.

Me uljen e çmimit të energjisë për 300 KË/h e parë dhe po kështu rimbursimi i ilaçeve sipas diagnozës, pasi kemi siguruar që të vetmet ilaçe që përdorin pensionistët shqiptarë, të jenë ilaçe të certifikuara nga hemisfera perëndimore, domethënë nga Bashkimi Europian, Shteteve të Bashkuara apo Japonia apo Australia. Jo ilaçe që i blini dhe nuk kanë asnjë efekt, se nuk i dihet origjina dhe pastaj ju detyrojnë të merrni të tjera të cilat nuk i rimbursojnë. Përmenda këto tre masa që do prekin drejtpërdrejtë xhepat tuaj. Rritja e pensioneve, do rrisë shumë e parave që do merrni muaj për muaj, ulja e çmimit të energjisë do të ulë faturën e energjisë që paguani muaj për muaj dhe rimbursimi sipas diagnozës, do mundësojë në veçanti për pensionistin shqiptar që, mos të paguajë para nga xhepi për medikamentin që i duhet për të mjekuar, të gjithë e dimë që me moshën duhen mjekime rutinë apo mjekime të veçanta në raste sëmundjesh të veçanta.

Këto 3 masa do të jenë masa do të jenë të menjëhershme të qeverisë të ardhshme. Koha nuk pret për asnjë në Shqipëri, në veçanti nuk pret për pensionistët, nuk pret për moshën e tretë. Por ka edhe masa të tjera programi që do ju vijnë në ndihmë indirekt. Prioritet i prioriteteve është ekonomia. Në qoftë së fëmijët tuaj janë të punësuar, kanë vende pune, kanë paga të mira, ja dalin të përballojnë jetën, ja dalin të ndërtojnë familje, të rrisin fëmijët e tyre. Kjo së pari është një gëzim shpirtëror i madh, për ju, prindërit e tyre, por është dhe një mundësi për të shijuar bashkë me ta vitet që supozohen të jenë vitet më të mira pasi del në pension. Ndaj fokusi në këtë program do të mundësojë që brenda një kohe jo shumë të gjatё, brenda muajve tё parё tё ndjeni njё farё lehtёsimi nё fatura nё paratё nё xhep dhe nё veçanti sa i pёrket rimbursimit tё ilaçeve sipas diagnozës.

Ndёrkohë qё fokusi do tё mundёsojё edhe ambjenti ku jetoni, pra bijtё dhe bijat tuaja, nuset dhe dhёndёrit, nipёrit dhe mbesat tё jenё nё njё gjendje mё tё mirё ekonomike dhe shpirtёrore dhe tё zёvendёsohet kjo gjendje ankthi, depresioni qё ka kapur tё gjithё e nё veçanti ju se ju merakoseni gjithё kohёn pёr fёmijёt, pёr fёmijёt e fёmijve dhe ta zёvendёsojmё kёtё me njё ndjesi shprese, optimizmi. Shqiptarёt nga natyra nuk janё dorёzuar asnjёherё para vёshtirёsive. Mesazhi i fundit qё kam pёr ju ёshtё ky: e di qё keni kaluar 8 vite shumё tё vёshtira ku mё shumё janё rritur çmimet vit pёr vit se sa ёshtё rritur 8 vjet bashkё tё marrё pensionet. Por tё keni besim se ne jemi racë e fortё, jemi, kockë e fortë, kemi kaluar vështirësi dhe do ta kalojmë së bashku.

Keni besim se 25 prilli do të jetë një ditë ndryshimi për çdo shqiptarë dhe se një qeveri që kujdeset për ju, për prindërit tanë, po kujdeset po kështu për ekonominë dhe për familjen do t’ia dalë me sukses që brenda një kohe të shkurtër ta zëvendësoni mërzinë, ankthin, depresionin me gëzim, me shpresë. Nuk premtoj mrekulli, nuk jam këtu për t’iu premtuar gjëra që nuk bëhen dot. Por ju premtoj që do ta normalizojmë situatën dhe ju do të ndiheni shumë më mirë seç ndiheni sot, sepse do të jeni më mirë seç jeni sot.

Edhe me pensionet e rritura, edhe me ilaçet me cilësi të rimbursuara, edhe me reduktimin e faturës së energjisë. Dhe mbi të gjitha do të ndiheni mirë sepse fëmijët tuaj që janë prindër do të kenë mundësinë të punojnë e të jetojnë me paga dinjitoze në vendin e tyre çka është shumë e rëndësishme për ta mbajtur familjen bashkë dhe për t’ju siguruar një ngrohtësi, së juve ju mungon një ngrohtësi njerëzore kur fëmijët janë në emigracion. Në një moment vatra bosh është një trishtim i madh. Këto pra janë prioritetet e programit tonë, për moshën e tretë, për pensionistët dhe unë jam këtu për t’iu garantuar ju dhe gjithë pensionistëve shqiptarë, për vendosmërinë time, të vetë ekipit tim, ti bëjmë realitet nga dita e parë e marrjes së përgjegjësive”, tha Basha.

Basha ngre në këmbë Librazhdin: Kudo ndihet etja për ndryshim. Këtu edhe më shumë!

• 25 prilli nuk është dita e politikanëve, por dita e qytetarëve. Basha në Librazhd: Këto 8 vite e shndërruan Librazhdin në shkretëtirë. Kudo ndihet etja për ndryshim. Këtu edhe më shumë.

• Basha thirrje socialistëve të Librazhdit: Juve nuk ju lidh asgjë me hajdutët. Ndoshta u besuat premtimeve boshe. Bashkohuni me ndryshimin!

• “A durohen më edhe 4 vite të tjera si këto 8 vite?” Basha ngre në këmbë turmën në Librazhd: Votoni për ndryshimin! Ndryshimi do të prekë çdo familje shqiptare.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur ditën e sotme në qytetin e Librazhdit, i cili është pritur me entuziazëm nga qytetarët dhe simpatizantët. Në fjalën përshëndetëse, Basha falënderoi për mbështetjen dhe tha se etja për ndryshim shihet tek dështimi i këtyre 8 viteve që shndërruan Librazhdin në një shkretëtirë ku çdo pasuri publike është në duart e vetëm 5 njerëzve të pushtetit dhe librazhdiotët u braktisën në varfëri, në mjerim, në papunësi.

Lulzim Basha: Mirë se ju gjejë! Nga zemra faleminderit për këtë pritje! Zonja dhe zotërinj, të reja e të rinj të Librazhdit, vëllezër dhe motra, kudo që kam shkuar këtë javë, nga jugu në veri, një gjë është fare e qartë, shqiptarët janë të etur për ndryshim. Mezi po presin datën, datën kur vota e shqiptarëve të bashkuar do të bëjë të mundur ndryshimin e vërtetë për të gjithë. 25 prilli nuk është dita e politikanëve, është dita e popullit, dita e qytetarëve, është dita kur ju vendosni me votën tuaj për familjet tuaja, për fëmijët tuaj, për të zgjidhur hallet dhe problemet të cilat ju janë bërë kapicë, për të hequr një herë e mirë lakun nga qafa lakun e varfërisë, e pamundësisë, për të ndaluar largimin e rinisë së Librazhdit dhe për ti dhënë rinisë së Librazhdit, rinisë që në ditët më të errëta të diktaturës i dha shqiptarëve shembujt e kurajos dhe të trimërisë, rinisë së talentuar të Librazhdit për ti dhënë mundësi për punë, për arsim, për mirëqenie.

Në këtë qytet, në këtë trevë e cila ndonëse ndodhet në mes të kufinjve natyrorë e anës lumenjve, është e diskriminuar, e varfëruar, e vjedhur, e abuzuese. Tetë vite të vështira keni kaluar, dhe unë kam qenë në shtëpitë tuaja, në sipërmarrjet tuaja, tek fermerët e Librazhdit, tek të papunët, tek gratë dhe nënat e Librazhdit të cilat iu them sot e ndjej dhimbjen tuaj për fëmijët që ju largohen, e di se papunësia iu ka goditur më rëndë. Është emocion i madh ta shoh Librazhdin sot kështu sepse ju thash pak më parë shqiptarët janë të etur për ndryshim, Shqipëria është e etur për ndryshim po askund nuk ndihet më shumë etja se kur je në shkretëtirë. Dhe këto 8 vite e shndërruan Librazhdin në një shkretëtirë ku çdo pasuri publike ku gjithçka u përqendrua në duart e vetëm 4 apo 5 njerëzve të pushtetit dhe të gjithë u braktisën në varfëri, në mjerim, në papunësi.

Etja ndihet më shumë në shkretëtirë, sot 8 vite me rrallë Librazhdi është shkretëtirë, pa zhvillim ekonomik, pa mundësi, me fermerë të rrënuar ndaj etja e një populli për ndryshim është më e madhe. Masivisht me 25 prill dhe thirrje të veçantë kam sot jo vetëm për ata që janë bashkuar në këtë rrugëtim prej javësh e muajsh, për të gjithë ju që mbushni sheshet, për këtë energji të jashtëzakonshme dhe për shpresën e besimin se fitorja e 25 prillit do të jetë fitorja juaj. Por thirrja ime e veçantë i shkon socialistëve të ndershëm të Librazhdit atyre që nuk i lidh gjë me hajdutët e Librazhdit, ata që ndihen njësoj si ju, ata që janë varfëruar njësoj si ju, ata që ndryshe nga shumë prej jush ndoshta kanë besuar, ndoshta kanë besuar tek premtimet e 8 viteve dhe sot janë dyfish të zhgënjyer.

Bashkohuni për ndryshimin, bashkohuni me ne, të gjithë bashkë. 2 javë na ndajnë nga një ditë vendimtare, vendimtare për ju, vendimtare për këtë popull, për këta qytetarë vendimtare për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Dhe pyetja e vetme e cila do ti jap përgjigje, çdo prind fëmijësh, çdo i ri dhe çdo e re, çdo pensioniste dhe pensionist, çdo fermer i Librazhdit është: durohet më edhe 4 vite të tjera si këto 8 vite? S do të votojmë për të hapur rrugën europiane të Shqipërisë për të zhvilluar ekonominë, për të ruajtur mirëqenien? Kjo është e vetmja pikëpyetje më 25 prill dhe unë e dëgjoj përgjigjen, unë e shoh përgjigjen, e prek atë më 25 prill Librazhdi voton për ndryshimin! Voton për Aleancën për Ndryshim, ndryshimin i cili do të prek çdo familje të Librazhdit, të Elbasanit e të mbarë Shqipërisë.

Bashkë për ndryshim!

Librazhdi fiton!

Shqipëria fiton!

Pa zgjedhje të lira dera e Shqipërisë në Europë do të ngelet e mbyllur

Ne Tahir Bara dhe Elvis Bara, qytetarë të Tiranës, shtetas të Republikës së Shqipërisë jemi babë e bir dhe dëshirojmë që nëpërmjet këtij prononcimi të shprehim qëndrimin tonë lidhur me situatën që po kalon vendi në prag të mbajtjeve së zgjedhjeve parlamentare në 25 Prill.
Situata është më e rënduar se sa në kohën kur ne të dy u detyruam të largoheshim nga Shqipëria për motive politike për shkak të angazhimit dhe mbështëtjes që unë Tahir Bara dhe Elvis Bara vazhdojmë të japim për Partinë Demokratike të Shqiperisë.

Qeveria Socialiste dhe lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama vazhdojnë të qeverisin Shqipërinë pa opozitën dhe qeverisja qëndrore dhe lokale vazhdon të ngelet pa pjesmarrjen e opozitës për arsye se Partia Socialiste dhe qeverisja e saj dështuan që të siguronin një atmosferë demokratike për opozitën mbi të gjitha dominimin e mbështetëse të PS nga bandat kriminale që vodhën zgjedhjet në 25 Qershor 2017, banda e Shijakut dhe banda e Dibrës.

Dështuan në sigurimin e standarteve për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Në rast se ka ndonjë përmirësim kjo i detyrohet presionit të faktorit ndërkombëtar, por e vërteta është se dera e Shqipërisë për Europën vazhdon të ngelet e mbyllur përderisa Shqipëria nuk siguron zgjedhje të lira dhe demokratike dhe derisa të ketë një reformë kuptimplotë në sistemin e drejtësisë. Policia dhe drejtësia në Shqipëri vazhdojnë të shërbejnë me zell të madh masterave të Partisë Socialiste.

Unë Elvisi kam qenë viktimë e dhunës policore për motive politike si unë Elvisi dhe Tahiri kemi vuajtur kërcënime dhe sulme fizike që sollën largimin tonë të detyruar nga Shqipëria për të shpëtuar jetët tona por jo fundin e problemeve tona pasi familja jonë në Shqipëri vazhdon të jetë e kërcënuar, siç ishte rasti i sulmit ndaj bashkëshortes time në 25 Nëntor 2020. Ne shpresojmë që Shqipëria ka përpara një shans historik për t’i dhënë fund njëherë e mirë Qeverisjes së korruptuar dhe të kalbur 8 vjeçare të PS. Për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe krimit politik në mbështetje dhe nga pjestarë të policisë të cilët më dhunuan vazhdojnë të jenë pjesë e strukturave të policisë.

Shpresa jonë ngelet që një fitore e opozitës në Shqipëri të realizojë një polici Demokratike që rrespekton lirinë e shprehjes dhe jo që shkel atë. Po ashtu ne dëshirojmë që PD-ja të mos përsërisë gabimet që ka bërë në të kaluarën të bashkojë opozitën të vendosë një program të besueshëm para elektoratit dhe t’i japë shpresë shqipetarëve dhe të rinjve se është e aftë dhe I ka kapacitet Intelektuale të bëjë një qeverisje ndryshe nga PS-ja, me demokraci dhe zgjedhje të lira nën sundimin e ligjit dhe pa polici politike me konkurencë të lirë dhe tregun e lirë pa korrupsion dhe kërcënime politike.

Një qeverisja nga Partia Demokratike si ajo e Partise Socialiste do të ishte një shkatërrim për vendin dhe fundi I Partise Demokratike.

Tahir Bara
Elvis Bara

Flamur Hoxha nga Kukësi: Këtë pushtet të kalbur nuk e shpëton dot asnjë presion për blerje vote

Demokrate e socialiste bashkojme voten per ndryshimin ne 25 Prill.

Në takimin me zgjedhës në Njësinë Bushtricë, drejtuesi politik pēr qarkun Kukēs, Flamur Hoxha, njohu banorēt me programin e PD-s pēr zhvillimin e zonēs dhe rritjen e tē ardhuravr. “Do ta nxjerrim vendin nga rrēnimi ekonomik, ku e solli Rama pēr 8 vjet”, tha Flamur Hoxha.

“Kryeministri në ikje krenohet se po bën disa vaksina, po ai është detyrim. Thotë do të bëj investime, ku ishte deri sot?! 500 mijë shqiptarë kanë ikë në 8 vite, të tjerëve rrezikon tu vihen viza. Pushteti i rilindjes po ushtron presion për votën. PD nuk i ndan njerëzit në të majtë e në të djathtë Ka ardhe koha që Shqipëria të ndryshojë Shumë shpejt mbas 25 Prillit ne do të ndryshojmë edhe pushtetin vendor në Kukes, në Has e në Tropojë”, u shpreh Flamur Hoxha.