31.5 C
Tirana
E martë, 19 Gusht, 2025

Salianji në Korçë: Ndryshimi s’ka më kthim. 25 prilli është dita e shqiptarëve

Ervin Salianji tha në një takim me banorë të lagjes 17 të Korçës se në 25 prill është dita kur të gjithë do marrin frymë lirisht dhe njerëzit do të çlirohen nga zgjedha e pushtetit të 8 viteve.

“E shoh dëshirën për ndryshim në çdo cep, rrugicë, lagje të Korçës, ashtu siç e pashë edhe në lagjen 17. E shoh dëshirën për të ndryshuar, në çdo takim, në çdo bisedë me të rinj, prindër, gjyshër, fermer, pensionist etj. Ndryshimi do të vijë, atë s’e ndal dot askush. Ju përulem për këtë mbështetje që më keni dhënë e më jepni. Zotohem se do të jem pranë jush, në ditë të mira e jo të mira, për t’ua shpërblyer këtë besim të madh, që më keni dhënë. Së bashku për ndryshimin. Votoni numrin 9, votoni për Partinë Demokratike, votoni për Shqipërinë”, tha Salianji.

Basha me të rinjtë në Elbasan: Qeveria ka dështuar me rininë! Shqiptarët shkëlqejnë jashtë. Plani ynë, në fokus ekonomia e rinia

• Basha me të rinjtë në Elbasan: Arsimi dual shpëtim për të rinjtë e shkolluar dhe të papunë. Qeveria ka dështuar me rininë. Shqiptarët shkëlqejnë jashtë. Plani ynë, në fokus ekonomia dhe rinia.

• Të rinjtë në Elbasan i ankohen për papunësinë, Basha: Planet tona për ekonominë, rininë dhe arsimin në koordinim me BE-në. 8 vite ëndërr e keqe po marrin fund.

• “Ndryshimit po i prin rinia.” Basha: E vetmja fushë ku jemi para është emigracioni i rinisë. Shqiptarët emigrojnë 12 herë më shumë se serbët. Ndryshim që Shqipëria të bëhet mundësi.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të turin e takimeve në qytetin e Elbasanit, ka zhvilluar një bashkëbisedim dhe me të rinj të këtij qyteti. Problematiket e shumta të cilat janë kthyer në shkakun e largimit të të rinjve, shihet edhe tek studentët të cilët kanë studiuar në universitete europiane dhe që nuk kanë mundur gjejnë një vend pune. Ata vlerësojnë programin e Partisë Demokratike, si të vetmen shpresë për t’u kthyer të ardhmen në Shqipëri.

“Unë jam Fatjon Doku, jam diplomuar në Angli dhe prej mëse 2 vitesh jam rikthyer në Shqipëri për të dhënë kontributin tim dhe për të filluar të jetoj në Shqipërinë tonë. Papunësia sigurisht që ka qenë një nga gjërat e para që kam vënë re, por kam kuptuar që papunësia është një pasojë dhe nuk është shkaku. Shkaku është një mori vendimesh të gabuara sidomos në dy mandatet e fundit që kanë çuar dhënë largimin e rinisë nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Europian. Unë e kam parë dhe programin tuaj për masat lehtësuese që do i jepni biznesit dhe individëve të punësuar ose ose të vetëpunësuar”, u shpreh Fatjon Doku.

“Duke qenë se fillimisht u përballa me një realitet që rëndomtë e dimë se s ndodh në Shqipëri, kushtet, paga si dhe sistemi në të cilin jam mësuar pasi kam mbaruar një universitet Italian normalisht këtu nuk ishin të përshtatshme. Kam mbaruar në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe në Universitetin “Interegrada”. Kushtet më bënë që të shkoj në një klinikë private, spital privat më saktë. Por që më pas na pret pjesa e specializimit, që besoj ju e dini se si ndodh rëndom këtu në Shqipëri. Unë jam një nga ata mjekë që them që do iki në të parin rast që do më jepet për vetë faktin se, normalisht, e dimë se si ndodhemi. Nuk e di cilat janë politikat tuaja të cilat konsistojnë për mjekët, besoj se flas në emër të gjithë mjekëve shqiptarë dhe kushtet të cilat ju na ofroni dhe qeveria juaj”, u shpreh një nga të rinjtë.

Basha tha se largimi i të rinjve është sfida me të cilën Partia Demokratike ka hartimin e programit që ka në qendër ekonominë dhe rininë. Ai shpjegoi se ky plan parashikon trajnimin DUAL për përgatitjen profesionale të studentëve, stazhe të paguara nga qeveria për 10 mijë student dhe ofrimi falas i 5 gjuhëve të huaja, janë vetëm disa nga hapat që do t’u mundësoj punësim me paga dinjitoze.

Është e pa pranueshme që emigracioni të rinjve të vendit tim të jetë 12 herë me lartë sesa e një vendi fqinj, sepse kjo tregon se qeveria e vendit tim ka 8 vite që nuk bën detyrat. Përkundrazi dështon në çdo rrafsh dhe në asnjë rrafsh më shumë sesa me rininë. Kjo është edhe sfida me të cilin kemi nisur hartimin e programit tonë që ka në qendër ekonominë dhe rininë. Kur flasim për rininë, kemi parasysh arsimin dhe punësimin e rinisë. Programi ynë ka zgjidhje konkrete dhe të realizueshme, jo tullumbace elektorale. Shumicën e këtyre zgjidhjeve faktikisht i kemi hartuar jo vetëm duke u dëgjuar ju, por edhe duke marrë vendimin tuaj. Sigurisht duke u mbështetur në kapacitete dhe potencialin real të rinisë në mundësitë reale të Shqipërisë dhe një mundësi tjetër që se kemi shfrytëzuar fare këto 8 vite, që është ndihma nga Bashkimi Europian në çdo fushë të jetës, në ekonomi, e në veçanti në rini. E kur qeveria shqiptare që do të dal nga vota e 25 prillit të vendos një euro në funksion të një prioriteti, fjala bie rinia, të jenë të sigurt që BE-ja do të vendos të paktën një, ndoshta dy dhe kështu së bashku do të konvergojmë interesat e Shqipërisë, të familjeve shqiptare, interesat tuaja që janë edhe interesat e mia dhe të qeverisë së ardhshme me interesat e Bashkimit Europian dhe do të bëjmë të mundur të kapërcejmë këtë ëndërr të keqe që ju mundon prej 8 vitesh.

Ky është një nga prioritetet tona tek reforma të arsim. Së pari, ta kalojmë arsimin e lartë në një praktikë shumë të suksesshme për Europën që sot po e adopton edhe rajoni, po e adopton edhe Maqedonia, po e adopton edhe Kosova, edhe Serbia. E kam fjalën për trajtimin DUAL. E thënë më thjeshtë vendin që do të zërë një universitet ne përgatitjen profesionale qoftë për juristët, qoftë për inxhinierët e ndërtimit, qoftë për mjekët, qoftë për teknologjinë e informacionit. Praktika. Sa kohë do të harxhoni me teorinë, sa kohë do të harxhoni me praktikën. Kjo qasje e re europiane që tashmë është edhe në rajon shkon deri në një ndarje gjysmë për gjysmë të kohës së studentit, pra edhe të pedagogut. Por kjo do të thotë që duhet investuar në universitetet tona, duhet investim në infrastrukturë, duhet investim në përgatitjen e pedagogëve, trajnimin e tyre dhe për këtë ne kemi hedhur hapa konkretë. Jo vetëm kemi bërë planifikimet e duhura por jemi vendosur në kontakt me Aleancën Europiane të Universiteteve.

Jemi vendosur në kontakt me Komisionin Europian të cilët përkrahin plotësisht programin tonë që universitete e Shqipërisë të aplikojnë këtë metodë të trajnimit DUAL. Kjo do t’ju përgatisë më mirë për tregun e punës. Vetë praktika gjatë universitetit dhe më pas praktika pas përfundimit të studimeve ju jep mundësinë për një kontakt të përhershëm me sektorin privat. Sikundër i jep mundësinë sektorit privat të evidentojë aftësitë e njerëzve që do të punësojë. Në fund të studimeve 10 mijë studentë çdo vit do të kenë një stazh të paguar nga shteti në masën 30 mijë lekë në muaj për një periudhë 12 mujore. Edhe kjo bёhet nё funksion tё ndërtimit tё njё ure nga auditorët tek tregu i punës. Pёr kёtё na duhet auditor, apo le tё themi universitete tё cilat tё janë tё mirёtrajnuara nё kёtё praktik, pra, qё tё na ofrojnë praktikën krahas teorisë, por na duhet dhe tregu i punës. Tregu i punës nuk vjen me urdhër kryeministri.

Tregu i punës vjen kur ke krijuar kushtet si pёr investitorët vendas dhe tё investitorëve tё huaj. Prandaj ёshtё e rёndёsishёm paketa fiskale qё diskutuam përpara se me paketën aktuale nuk ka pse tё vij asnjё investitor këtu. Madje po shkojnë investitor nga Shqipёria nё Maqedoni. Edhe nё fushën e ndërtimit, edhe nё Mal tё zi. Po pse do tё vij këtu kur taksën e ka 15%, kur tatim fitimin e ka 15% kur atje e ka 9%. Pse duhet tё vij këtu kur naftën e ka tё tretё mё tё shtrenjtë nё botё, kur atje e ka pothuajse përgjysmë. Pra, krijimi i kushteve qё investimet tё vijnë nё Shqipëri ёshtё hapi i parё. Nga ana tjetër siç e thash duhet tё gjejmë njerëz tё kualifikuar përpunon qё do tё kryhet. Prandaj ёshtё e rëndësishme qё tё dyja duhet tё ecin paralel edhe paketa fiskale qё na kthen konkurueshmёrinё brenda vendit dhe me vendet e tjera tё rajonit, edhe përgatitja e profesionistëve tё nesërm dhe nё funksion tё dyjave, planet tona janë tё qarta dhe hapat qё kemi hedhur tashmë akoma pa marrё qeverisjen e vendit, flasin vet.

Me aleancën Europiane tё universiteteve ne do tё fillojmë nga 1 shtatori tё ofrojmë 5 gjuhë tё huaja tё paguara nga shteti nё Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht. Me tё njëjtën aleancë do tё ofrojmë 20 trajnime profesionale online dhe sё shpejti, dmomethёnё hapi tjetër do tё jetë hapja e njё kampusi tё kombinuar tё pesë apo gjashtë universiteteve këtu në Shqipëri për trajnimin profesional të nivelit të lartë. Nuk do të lëmë pas as trajnimin profesional të nivelit të mesëm, hidraulik, elektricist, marangoz, tornitor, mekanik e të tjerë. Edhe për këtë kemi hedhur hapa konkretë, me institucione dhe korporata evropiane, por jo ama të trajnohen këtu edhe të emigrojnë, si do ta mundësojnë këtë duke mbyllur jo hendekun por oqeanin midis nivelit të pagave dhe standardeve të punës që ekziston sot në Shqipëri në krahasim me ato të vendeve të Bashkimit Evropian. Natyrisht do të kemi edhe instrumente të tjerë, ju përmendët se si do e filloj unë jetën për pesë mijë çifte të reja në vit ne do të ofrojmë mundësinë e subvencionimit 100% të interesave të kredisë kur blen një banesë.

Për të gjithë çiftet e reja, për të gjithë familjet shqiptare faktikisht ne do të ofrojmë prej ditës tonë të parë në qeveri bonusin e bebeve që deri në pesë vjeç, muaj për muaj 30 mijë lek të vjetra për të porsalindurit deri në 5 vjeç, e më tej mbështetjen e mëtejshme të familjes shqiptare, sepse pa mbështetur familjen shqiptare na pret një fat shumë rëndë të cilin na e ka parashikuar OKB-ja, Shqipëria do të tkurret në një milionë banorë, do të tkurret në nivelet ku ishte gjatë luftës së dytë botërore. Kjo është një katastrofë kombëtare, vepër e politikës së papërgjegjshme, të cilën ne nuk mund ta pranojmë, nuk do ta pranojmë, do ta luftojmë dhe do ta ndryshojmë fatin e vendit, fatin e familjeve tona duke mbështetur fuqimisht rininë përmes mekanizmave që përmenda më herët dhe shumë të tjerëve që besoj do kemi rastin ti cekim gjatë këtij bashkëbisedimi”, u shpreh Basha.

Kryedemokrati gjithashtu shprehu zotimin se me rritjen e pagave për infermierët dhe përmirësimi i kushteve të punës për mjekët do të bëjë të mundur që ata mos të largohen nga vendi. Ai gjithashtu shpjegoi dhe programin e mbështetjes për sportin.

“Është problem shumë i madh numri i mjekëve dhe infermierëve të cilët po largohen. Po largohen me numrat më të mëdhenj ndonjëherë në 30 vite, ndonjëherë në historinë e Shqipërisë. Ka një normë që duhen kaq mjekë për kaq mijë banorë. Ne jemi sot 10 herë poshtë asaj norme përsa i takon nivelit europian dhe po i afrohemi realiteteve më të varfra të Afrikës. Jeta dhe shëndeti janë 2 gjëra kryesore dhe janë 2 detyrat kryesore të një qeveri të ndihmojë sigurimin e jetës dhe shëndetit të qytetarëve të vet. Prandaj në 2013 jam i sigurt që shumë qytetarë të Elbasanit, si shumë qytetarë të Shqipërisë u entuziazmuar kur dëgjuan shëndetësinë falas. Ku e kemi shëndetësinë falas në 8 vite pas qeverisjes së Edi Ramës?

Në pikjat! Pandemia me të vërtetë është një fenomen botëror, por mënyra se si sistemi shëndetësor ishte i përgatitur për tu përballur me pandeminë tregon dështimin total të kësaj qeverisje me shëndetësinë. Dhe treguesi më i tmerrshëm është largimi i mjekëve dhe i infermierëve, i personelit shëndetësor në tërësi, nga Shqipëria. Arsye kryesore padiskutim janë pagat. Por nuk janë vetëm pagat janë edhe kushtet e punës. Sa marrin mjekët tanë sot? Paga qesharake. Më të ulëtat në rajon. Kosova ka gjysmën e buxhetit të Shqipërisë. Mos e harroni këtë. Kosova ka gjysmën e buxhetit të Shqipërisë dhe prapë se prapë ia del të paguajë mjekë dhe infermierë me shuma të mjaftueshme për të garantuar që mos të jenë në kushte mbijetese, për tu ruajtur dinjitetin dhe mirëqenien minimale familjare. Stabilizimi i këtij procesi vjen me pagat e mjekëve dhe të infermierëve. Ndaj në programin tonë ne kemi parashikuar pagën 1200 euro për mjekët, 950 euro për mjekët specializantë dhe 700 euro për infermierët, në mënyrë që të stabilizojmë, të ndalim largimin masiv të mjekëve. Kjo në vetvete nuk mjafton.

Hapi i dytë që do të hedhim është do të dyfishojmë kapacitetet për të trajnuar mjekë dhe infermierë përmes hapjes së një fakulteti të ri mjekësor në Tiran apo dyfishimit të aktualit. Unë personalisht një nga zgjidhjet që kanë bërë ekspertët e shëndetësisë preferoj hapjen e një fakulteti tjetër, në mënyrë që numri i mjekëve dhe infermierëve që trajnohen në fakultetet tona të rritet ndjeshëm. Por edhe kjo nuk mjafton. Reforma jonë shëndetësore ka në qendër pacientin shqiptarë. Ata që kanë bërë këto 8 vite Check-up e dhjetëra koncesione të tjera korruptive, faktikisht kanë pasur në qendër të vëmendjes vjedhjen e parave të buxhetit, vjedhjen e parave të sigurimeve shëndetësore dhe futjen e tyre në xhepat e 4.5 njerëzve duke filluar me pushtetarët sigurisht, Se aty nis e keqa dhe aty nis dhe mundësia për ndryshim.

Reforma jonë do të ketë në qendër pacientin që do të thotë ne do të investojmë në infrastrukturën shëndetësore, do të investojmë në spitalet publike, në aparaturat e spitaleve publike, në infrastrukturën e spitaleve publike, por po kështu do të mundësojmë një konkurrencë përmes procesit të decentralizimit, të vet administrimit të spitaleve që sot janë të ç’decitralizuara si kurrë më parë. E para do të ketë një buxhet më të lartë për mbështetjen në veçanti të aksesit të të rinjve në sport. Që do të thotë se të gjithë e dimë që të bëhesh sportist i zoti duhet ta fillosh që fëmijë. Investimi në shkollat publike, pra kohës së edukimit fizik, të klasave sportive në shkollat publike dhe po kështu të investimit në ata me të cilët me talentin dhe dëshirën e tyre janë premtues për të qenë sportistë, profesionistë që në moshë të re dhe angazhimi i sektorit privat për të mbështetur sportin, atë që ne e quajmë defiskalizim, që do të thotë që ne do zbresim nga një pjesë e taksave, do t’i quajmë shpenzime, sponsorizohet që i bëhen sportit apo sportistëve, sipas përvojave më të mira europiane dhe kjo do të mundësojë që sportistët, në radhë të parë, mos të humbim pra, traditën e shkëlqyer që ka mbijetuar dhe në kohë shumë të vështira të sportit shqiptar dhe së dyti, t’i mbajmë këtu, të shprehin talentin e tyre”, tha Basha.

Jo thjesht rrotacion, por ndryshim filozofie në qeverisje

Nga Lediana FRATARI

Një ballafaqim shumë intertesat me dy kolege të reja dhe të nderuara, Bora Muzhaqi nga Partia Socialiste dhe Floida Kërpaçi nga LSI. Të “rriturit” nuk kanë në plan të ulen përballë njëri-tjetrit, ndërsa ne të rinjtë e bëjmë këtë. Në një diskutim të organzuar nga “Qëndresa Qytetare” folëm për pikëpamjet tona mbi programet elektorale por edhe vizionin tonë për politikën.

Unë theksova nevojën e shoqërisë shqiptare për ndryshim, jo thjeshtë për rrotacion qeveritar, por për ndryshimin e filozofisë së qeverisjes, për të ndryshuar në themel disa praktika që kanë krijuar e thelluar pabarazinë sociale, që kanë ushqyer më tepër korrupsionin dhe kanë ndikuar në performancën e keqe të ekonomisë.

Theksova edhe nevojën për një kurs të ri të politikës në tërësi, jashtë frymës së urrejtjes dhe dhunës verbale, por drejt një gare të ndershme, drejt organizimeve politike të hapura dhe demokratike, që ti japin udhë konkurencës së brendshme dhe mendimit të lirë.
Me besim dhe punë, unë besoj se do t’ia dalin t’i realizojmë.

Ndaj mbështesni PD, nr 9 dhe Lediana Fratari nr 34!

Në lagjen “Kongresi i Lushnjes”, aty ku ndjehet aroma e fitores

Banoret e lagjies “Kongresi i Lushnjes” ne takimin me kandidatin per deputet te Partisë Demokratike ne qarkun e Fierit Z.Saimir Korreshi bashkebiseduan për problemet, me të cilat ndeshen ata . Punësimin, arsimin, ekonominë, perspektivën e rinise ,zhvillimin e qytetit dhe ndryshimin.

Është shpresëdhënës fakti që gjithmonë e më shumë na afrohen e bashkohen qytetarë, të cilët kërkojnë ndryshimin, qytetarë që shpresojnë për ndryshimin, qytetarë që besojnë tek ndryshimi dhe Partia Demokratike.

Vëmëndje e veçantë ju kushtua rinisë që të kenë më shumë vende pune, për t’u sjellë të rinjve një të ardhme më të mirë në Shqipëri, për të përmirësuar jetën tonë.
Programi Partisë Demokratike dhe angazhimet e kryetarit Basha, do të bëhen realitet që në mandatin e parë qeverisës.

Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë.

Në 25 Prill shqiptarët do të zgjedhin nëse do të vazhdojnë të mashtrohen nga Rama dhe sekti I tij, apo do të sjellin me votën e tyre NDRYSHIMIN.

Votoni PD që së bashku të kemi një të ardhme më të mirë për Shqipërinë:-ka theksuar ne fjalën e tij Saimir Korreshi.

Ndryshimi po vjen!
Në 25 prill Shqipëria fito❤n!✌✌✌✌✌
#LushnjaFit❤n✌✌✌✌✌

Skandali i madh i Ramës/ Merr të dhënat për 910 mijë votues të Tiranës, nr telefonit, ID, vendi i punës dhe i përpunon në zyrat e PS

Nga Lapsi.al

Çdo parti politike tenton që të hartojë një regjistër sa më real të votuesve të saj potencialë ditën e zgjedhjeve, për të krijuar një projeksion të përafërt mbi rezultatin. Me këtë qëllim krijohen lista me emra votuesish që kanë lidhje me strukturat. Këto lista organizohen, sipas Qendrave të Votimit dhe në bazë të llogaritjeve krijohet një objektiv i përafërt i rezultatit.

Por nën ethet e ‘mandatit të tretë’ në 25 Prill, Partia Socialiste e ka çuar gjurmimin e votuesve në një nivel tjetër, duke i kaluar caqet e ligjshmërisë.

Në zyrat elektorale të PS-së është vënë në dispozicion një sistem të dhënash, që ngre dyshime të forta për përdorimin e database shtetërore të E-Albania në funksion të partisë në pushtet.

Lapsi.al ka arritur ta sigurojë këtë database ku janë të përfshira të dhëna konfidenciale të 910 mijë votuesve të Tiranës nga 19 deri në moshën 99 vjeç. Dokumenti përmban të dhënat personale të secilit prej nesh, si numrat e telefonit, numrin e kartës së identitetit, numrin e qendrës së votimit, vendin e punës për shumicën e të regjistruarve dhe një përshkrim të përkatësisë politike për secilin prej qytetarëve të Tiranës, praktikisht është fryti i një pune monitorimi të qytetarëve, që ka në themel të saj, të dhënat që ne ia kemi besuar shtetit.

Në dokumentin e siguruar nga Lapsi.al, që është afërsisht 234 MB, përkatësia politike e secilit është përshkruar shkurt me PO ose me JO në një kollonë, nga personat që janë pjesë e skemës së ‘patronazhit’.

‘Patronazhistët’ quhen ndryshe anëtarët e PS-së që përmes kontakteve, telefonatave apo të njohurve të përbashkët krijojnë një ide të përafërt të bindjeve politike të secilit prej nesh. Sistemi i patronazhit është përdorur edhe në zgjedhje të kaluara, por diferenca për ‘mandatin e tretë’ është se, dikur të dhënat për votuesit potencialë mblidheshin në mënyrë vullnetare, kurse në database që përdor sot Partia Socialiste ka informacione sensitive tonat, që po keqpërdoren për fushatën zgjedhore.

Në database, përmbajtja e të cilit përbën vepër penale, janë të dhënat për 910 mijë qytetarë të Tiranës të cilët nuk i kanë dorëzuar me vullnetin e tyre informacionet për Partinë Socialiste, por ato i janë vjedhur secilit prej nesh, që nga numrat e telefonit, numri ID i kartës së identitetit apo vendi i punës etj.

Lapsi.al mësoi se njësoj siç ky dokument është shpërndarë në kompjuterat e selisë së PS të Tiranës, ku bëhet përpunimi i të dhënave, e njëjta procedurë antiligjore ndodh në selitë e degëve të PS në qarqet e tjera, duke e shpërndarë këtë skemë pune për të gjithë votuesit e Shqipërisë.

Nga një verifikim i thjeshtë, rezulton se të dhënat e qytetarëve janë azhornuar në muajt e fundit. Gjatë kohës së pandemisë, E-Albania ka qenë një ndër aplikacionet jetike, kur secili prej nesh është detyruar ta përdorë për një qëllim apo një tjetër. Gjithsesi disponimi i të dhënave personale nga PS mund të jetë bërë edhe nga institucionet e tjera shtetërore.

Krijimi dhe përdorimi i këtij Database për qëllime elektorale është provë se për të fituar zgjedhjet, Rilindja nuk po ndalet në kufijtë e ligjit dhe nuk ka skrupuj të vjedhë të dhënat përsonale për cilindo.

Sistemi i të dhënave përfshin informacione për ministra, familjarë të tyre, drejtorë të Rilindjes, prokurorë, avokatë, gjyqtarë, policë, gazetarë të të gjitha mediave në Tiranë, aktorë të angazhuar apo jo në politikë, personazhe të shoqërisë civile dhe të jetës publike, të gjithë nën vëzhgimin syrit magjik, që sheh përtej ligjit.

Për ta parë vetë mënyrën se si është organizuar database, Lapsi.al po publikon të dhëna të pjesshme për disa emra të njohur të jetës publike, duke nisur nga vetë drejtuesit e portalit.

Më poshtë do të gjeni disa të tjerë personazhe publike sipas raportimit që i kanë bërë patronazhistët e Partisë Socialiste në Database që përdoret për fushatën e 25 Prillit, ku janë edhe të dhëna konfidenciale që disponohen nga institucionet shtetërore.

Paloka: Qeveria Rama indiferente ndaj qytetarëve të ardhur nga zonat e tjera! PD refuzon diskriminimin, investime për çdo fshat

Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës,Edi Paloka ka mbajtur takimin e radhës në lagjen e Shkallnurit. Gjatë takimit, Paloka theksoi pakënaqësinë që ka krijuar tashmë Rama si kryeministër, gjë që duket qartë në këto zona të cilat Paloka i ka vizituar çdo ditë duke parë çdo problematikë nga afër, ku mbizotërojnë problematikat infrastrukturore.

“Nëse nuk kemi kushtet elementare si ujë, rrugë, drita, kanalizimet, pra gjithçka që lidhet me jetën tonë të përditshme, atëherë nuk kemo pse e quajmë jetë më të mirë. Unë shoh që ju keni punuar dhe me mundin tuaj keni bërë vet gjithçka, por nuk ju është kthyer as nga qeveria as nga pushteti lokal”, tha Paloka.

Gjithashtu Paloka u shpreh besimplotë se, me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, do të zgjidhen një pjesë e madhe e problemeve me të cilat këta banorë hasen prej vitesh në zonat rurale.

 

Shehu në fshatrat e Përmetit: Ndëshkim keqqeverisjes më 25 prill. Shumica e shqiptarëve votojnë PD 

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD Qarku Gjirokastër Prof.Dr.Tritan Shehu, ka zhvilluar takime në familjet e fshatit Piskovë në Përmet. I shoqëruar nga kandidatja për deputete e PD për Përmetin dhe Këlcyrën Dr.Joana Qirollari, zoti Shehu është mirëpritur nga familjet në Piskovë ku ka marrë edhe garancinë e ndryshimit të madh që pret kjo zonë më 25 prill.

Në kontaktet me banorët e këtushëm, këta të fundit i kanë përcjellë zotit Shehu shqetësimet me të cilat ndeshen, papunësia dhe varfëria e cila është eskaluar sidomos në tetë vitet e fundit. Ndryshimi është i pritshëm dhe Piskova do t’i bashkohet pjesës tjetër të Shqipërisë për të qenë pjesë e përmbysjes së madhe-janë shprehur banorët e këtij fshati.

Vetëm një mendjeprishur si Rama mund ta kryejë një veprim si ai në Kuç të Vlorës

Reagim i kryetarit të PD Vlorë,
Genc Deromemaj

Vetëm një AntiShqiptar dhe AntiLab mund ta kryejë një veprim si ai dje në Kuç të Vlorës, në zemër të Labërisë.

Memorandumet historike legjendare të Kuçit të Zenel Gjolekës me shokë, i banalizoi me një mbulesë tavoline buke!

Vetëm një mendjeprishur si Rama, që nuk i njeh dhe nuk i do Traditat e Shqiptarëve dhe Historinë e tij mund ta bëj një akt të tillë fyes për gjithë Labërinë dhe Historinë e Ndritur të saj.

Njeriu që kërkon të prish gjithçka të mirë që ka Labëria dhe Shqipëria!

Keqardhje për të gjithë ata që ishin dje rreth tij dhe nuk i dhanë përgjigjen e merituar një veprimi të tillë anormal.

Kuçi i ka Bashkuar Labërit në besëlidhje të mëdha burrash bese dhe nuk i ka përçarë e denigruar si veproi dje Besëthyeri i Historisë së Vlonjatëve, me mbulesa tavolinash.

Kush duron deri më #25Prill!

Basha me familjet e vjetra të Elbasanit: Thelbi i ndryshimit, normalitet europian në ekonomi, në shoqëri, në arsim, në shëndetësi

• Kjo është betejë për familjet shqiptare.

• “Plani ynë për arsimin i harmonizuar me planet e Europës për të na ndihmuar”. Basha takohet me përfaqësues të familjeve të vjetra të Elbasanit: Investime të huaja dhe paga dinjitoze për shqiptarët.

• Nga qyteti i Normales, Basha premton kthim në normalitet: Zotimi ynë i parë zgjimi ekonomik kombëtar. Filozofia ime politike, zotimet e dhëna – zotime të mbajtura.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ndodhet në qytetin e Elbasanit ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me familje të vjetra të këtij qyteti. Edhe pse është një nga qytetet që kulturën e ka pjesë të historisë dhe të krenarisë, Elbasani sot përveç krizës ekonomike, ka dhe shkatërrimin e institucioneve që ruajnë identitetin e kulturës së tij.

“Jam Arben Haxhiymeri, rrjedh nga një familje elbasanase siç themi ne dem baba dem. Me vjen keq që qyteti im qoftë ata që janë simpatizantë, anëtarë të Partisë Demokratike, qoftë ata që janë komunist të pandryshueshëm, qoftë ata që kanë patur bindje të tjera politike, ikin të gjithë me kokën poshtë. Ikin të gjithë me kokën poshtë se nuk kemi më kulturën që kemi patur. E vetmja gjë nga kultura që e patur, teatri i Elbasanit, kinoteatri i Elbasanit, i ngritur në vitet 20, 30, të tjerat janë zhdukur. E vetmja gjë që kemi patur, ka qenë një bibliotekë e dhuruar nga një elbasanas, vetëm ajo ka mbetur, s’kemi biblioteka të tjera. Jemi bërë më të ditur, më të shkolluar, por s’kemi biblioteka dhe kush nuk ka kontaktin me librin kot thotë që jam i ditur.

E ngritëm një orkestër simfonike, por s’e kemi më. Banda e qytetit ku t’i bëja provat kur shtëpia e kulturës është shembur? S’kemi asnjë fanfarë, mburremi se kemi disa orkestra dasmash. Duam të shohim një teatër, të na vijë një opera, por në cilën sallë? Duam të bëjmë historinë, ku të shkojmë? Ku janë muzetë? Ku janë shtëpitë e figurave dhe familjeve të mëdha të Elbasanit? Janë rrafshuar për t’u bërë pallate dhe plane ka akoma për të tilla gjëra. Do të humbim memorien historike dhe do të ikim me kokën poshtë. Unë them që siç e ndiejmë ne këtë turp e ndiejnë edhe ata që janë të majtë, edhe ata ekstremët fare dhe do të ikin me kokën poshtë sepse s’kanë çfarë të thonë. Pse atdhetarët, elbasanllinjt e vërtetë investuan për atë teatër? Pse për bibliotekë? Shkuan për para ato? Po ai ishte institucion kulture dhe ngritën një shkollë këtu. Do të ikin të gjithë me kokën poshtë sepse kjo reformë në arsim ka dështuar. Faleminderit që më dëgjuat”, u shpreh Arben Haxhiymeri.

Basha tha se metafora e Normales së Elbasanit, do të jetë dhe metafora e ndryshimit më 25 prill për të kthyer normalitetin këtij qyteti duke filluar që nga normalizimi i politikës në tërësi. Sipas tij, ky normalitet do të vij me zotimin se qeveria e ardhshme ka për synim zgjimin ekonomik kombëtar, vende pune, investime me paga më të larta, ringjalljen e kulturës, të artit, për të bërë të mundur arsimin normal dhe shëndetësinë që ju shërben njerëzve dhe rinisjen e rrugës që qe nisur me heqjen e vizave, rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Basha: “Sot jam këtu në mesin e anëtarëve të familjeve të shquara të këtij qyteti me njё histori shumë tё veçantë, tё lasht por dhe pjesën e historisë moderne, pjesën e lindjes sё shtetit shqiptar dhe këtu mund tё marrim shumë elemente, tё kontributeve tё familjeve elbasanllijve tё Elbasanit, tё qytetit tё Elbasanit, tё intelektualëve tё Elbasanit, tё patriotëve tё Elbasanit. Nga Kostandin Kristoforidhi e deri te patriotët e mëdhenj tё pavarësish por shembulli qё dua tё marrё ёshtё shembulli i normales. Shkolla shqiptare e shqiptarisë pa tё cilën njё zot e di sa kohë do tё kishte marrё dhe se si do tё kishte shkuar puna e arsimit shqip sepse prej këtu përgatiteshin arsimtarët dhe pedagogët e parё shqiptar dhe shpërndaheshin pastaj anembanë Shqipërisë, që arriti të harmonizojë gegërishten dhe toskërishten, duke na dhënë gjuhën zyrtare shqipe, një pasuri e jashtëzakonshme që na bashkon të gjithëve si shqiptarë, na bashkon të gjithëve si komb.

Megjithatë, dua të ndalem te një tjetër metaforë e Normales, se s’ka të bëjë vetëm me shkollën dhe rëndësinë e shkollës për arsimin shqiptar, po ka të bëjë me normalitetin si tipar i elbasanlliut dhe zonjave të Elbasanit. Normalitetin, si tipar i civilizimit, i qytetarisë. Normalitetin, si dëshirë tashmë dhe si aspiratë në një Shqipëri të ç’normalizuar, në një Shqipëri, ku politika e premtimeve të pambajtura ka çuar drejt një gjuhe dhe drejt një sjellje që do të ishte e papranueshme në çdo familje normale shqiptare. Normaliteti në ekonomi, normaliteti në shoqëri, normaliteti në arsim, në shëndetësi, normaliteti si normë e europiane, e qytetares, është thelbi i ndryshimit që ne kërkojmë dhe do të bëjmë realitet nisur nga vota e shqiptarëve në 25 Prill. Por kjo nis vetëm duke normalizuar politikën.

Kjo është simptoma e asaj që ka ndodhur këto 8 vite, sepse këto 8 vite s’ka mbajtur asnjë premtim dhe fushata është momente kur ai që ka qeverisur duhet të japë llogari për premtimet, ai që kërkon të qeverisë duhet të zbulojë vizionin, programin dhe mënyrën se si do ti bëjë ato zotime, ato angazhime realitet. Se ai do ta kthejë këtë në betejë midis meje dhe tij. Në fakt koha e tij ka mbaruar. kjo nuk është betejë midis meje dhe tij. Koha e tij ka mbaruar dhe kjo nuk është betejë për ne të dy, nuk është betejë as për kandidatët tanë për deputetë. Kjo është betejë për familjet shqiptare, kjo është betejë për interes kombëtare, kjo është betejë për ekonominë për mirëqenien, për të ndalur emigracionin, për të ringjallur ekonominë në çdo aspekt të saj. Kjo është betejë për të mundësuar që çdo i ri dhe e re e Elbasanit të ketë arsimin e duhur dhe punësimin dinjitoz. Kjo është betejë që shëndetësia shqiptare të fillojë të funksionojë të paktën siç funksionon në Maqedoninë e veriut, të paktën siç funksionon në Kosovë.

Kjo është betejë për të pasur një demokraci të vërtet. Kjo është një betejë për të rihapur rrugën drejt bashkimit europian, e cila ka 8 vite që na është bllokuar nga fjalët boshe, nga hipokrizia, nga gënjeshtrat që i simbolizon më mirë se gjithçka tjetër shampanja e derdhur lumë, njësoj si gënjeshtrat e derdhura lumë për negociatat që u premtuan për vitin e parë nuk janë hapur akoma, sepse plani ynë për arsimin e lartë dhe planet e Europës për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor përfshirë Shqipërinë për arsimin e lartë, janë pothuajse të përputhura sepse objektivat tona për të mundësuar investime të huaja, transferim teknologjie, vende pune me paga dinjitoze, janë po kaq ambicia dhe nesër realitet në Shqipëri, sa ç’është edhe dëshira e investitorëve europian sepse forcimi i institucioneve demokratike, përgjegjshmëria e drejtuesve politikë, pozitiviteti, kultura, mirësia, fytyra njerëzore e politikës, janë tipare që e bëjnë Europën, Europë dhe që i bëjnë fëmijët tanë fatkeqësisht të shkojnë drejtë Europës për të zbuluar talentin e tyre, për tu zhvilluar personalisht, për tu punësuar, për të krijuar mirëqenie, për të themeluar familje.

Ndërkohë që, këto mundësi ju mungojnë në vatrën e tyre, në vendin e tyre. Askush nuk ikën për qejf. Mund të ikësh për studime siç kam ikur unë, siç kanë ikur sot 30 mijë studentë por është fatkeqësi kombëtare në qoftë se 96% prej tyre nuk duan të kthehen. Normaliteti tipari i Elbasanit më bën krenar që kam qenë deputet i këtij qarku sepse kur kam ardhur këtu ju kam thënë se nga të gjithë, pothuajse nga të gjithë zonat e tjera me qarkun e Elbasanit nuk kisha lidhje. Natyrisht unë dhe prindërit e mi kemi lindur në Tiranë, origjina e prindërve është nga Veriu, ime shoqe i ka nga Jugu, vetëm më Elbasanit nuk kisha një lidhje.

Derisa kuptova brenda javës së parë që na lidhte diçka, na lidh normaliteti, na lidhte normalja, qytetaria, tonet qytetare, veprimet qytetare dhe atë që përshkon qytetarinë europiane, një raport të drejtë midis atij që kërkon votën dhe atij që e jep votën por po kaq të drejtë midis atij që ka pushtetin dhe atij të cilit pushteti duhet ti shërbejë sepse në Evropë pushteti i shërben qytetarit dhe me 25 prill vota për ndryshim, vota për Partinë Demokratike, vota për numrin 9 është rivendosja e këtij raporti jo më qytetari që i shërben pushtetit por pushteti dhe qeveria e ardhshme që i shërben qytetarit, i shërben Elbasanit dhe i shërben të gjithë Shqipërisë. Ndaj duke mos harruar zotimin e parë që është zgjim ekonomik kombëtar, zgjim ekonomik për Elbasanin dhe për të gjithë Shqipërinë vende pune, investime me paga më të larta është çelësi për të bërë të mundur gjithçka tjetër, investimet për të bërë të mundur ringjallje n e kulturës, të artit, për të bërë të mundur arsimin normal dhe shëndetësinë që ju shërben njerëzve dhe zgjimi ekonomik kombëtar e Elbasani e i Shqipërisë ecin paralel me rinisjen e asaj rruge që e kemi nisur bashkë më heqjen e vizave rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha Basha.

Skandali i përdorimit të të dhënave personale nga PS, reagon PD: Do ta ndjekim në rrugë ligjore. Me Ramën shqiptarët të pasigurt

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

ërdorimi i të dhënave personale të portalit e-Albania nga Edi Rama dhe PS është shkelje flagrante e privatësisë së qytetarëve.

Në mënyrë të paprecedentë, në Selinë e PS janë vendosur kompjutera dhe servera që përgjojnë dhe përdorin të dhënat personale të qytetarëve nga portali e-Albania.

Portali Lapsi.al ka arritur ta sigurojë këtë databazë ku janë të përfshira të dhëna konfidenciale të 910 mijë votuesve të Tiranës nga 19 deri në moshën 99 vjeç. Dokumenti përmban të dhënat personale të secilit prej nesh, si numrat e telefonit, numrin e kartës së identitetit, numrin e qendrës së votimit, vendin e punës për shumicën e të regjistruarve dhe një përshkrim të përkatësisë politike për secilin prej qytetarëve të Tiranës, praktikisht është fryti i një pune monitorimi të qytetarëve, që ka në themel të saj, të dhënat që ne ia kemi besuar shtetit.

Përdorimi i databazës së e-Albania nga Edi Rama dhe zyrtarë të PS-së përbën vepër penale. Për këtë PD po përgatit një padi që do ta dorëzojë në SPAK.

Ky skandal i paprecendentë cenon rëndë privatësinë e çdo qytetari, që për të marrë shërbime nga shteti përdor portalin e-Albania. Përdorimi i të dhënave personale, numrit të kartës së identitetit, telefonit apo të dhënave të tjera personale nga Edi Rama dhe zyrtarë të PS është i dënueshëm dhe për të mbrojtur të drejtën e qytetarëve, PD do ta ndjekë hap pas hapi në rrugë ligjore këtë çështje.

Shqiptarët kanë nevojë të ndihen të sigurt dhe të mbrojtur dhe sigurisht Rama nuk mund ta bëjë këtë. Për 8 vite ai e shkatërroi vendin dhe javët e fundit, për hir të interesit të tij, nuk kursen as të vjedhë dhe përdorë të dhënat personale të qytetarëve. Në 25 prill, kjo do të ndryshojë, shqiptarët do të kenë një qeverisje që kujdeset për ta.