31.5 C
Tirana
E martë, 19 Gusht, 2025

Basha pritet me entuziazëm tek tuneli i Elbasanit: Zotimet tona do të mbahen, paga e pensione dinjitoze

• “Fjala e dhënë dhe fjala e mbajtur, themeli i kulturës së re politike.” Basha takon qytetarët e Elbasanit: Më 25 prill, votoni nisjen e një kulture politike europiane.

• Basha elbasanllinjve që e pritën tek tuneli: Zotimet tona do të mbahen. Mbajtëm fjalën për tunelin e Elbasanit, për vizat, për NATO-n. Njësoj mbajmë fjalën për Shqipërinë europiane, paga e pensione dinjitoze.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë rrugës për në qytetin e Elbasanit, është pritur nga rreth 300 makina me qytetarë dhe simpatizantë në hyrje të tunelit të Krrabës. Në fjalën përshëndetëse, Basha falënderoi për mbështetjen e jashtëzakonshme që po i bëhet ndryshimit më 25 prill dhe në një vend si tuneli i Krrabës, i cili simbolizon fjalën e mbajtur në politik dhe që e tillë do të jetë në kulturën e re politike me qeverisjen e ardhshme.

Fjala e plotë e kryetarit të PD tek tuneli i Krrabës

Lulzim Basha: Me dhjetëra herë, ndoshta me qindra herë gjatë këtyre muajve të fundit jam ndodhur këtu në hyrje të tunelit të Kërrabës, të portës që praktikisht ka shkrirë në një Tiranën dhe Elbasanin. Vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja, qytetarë të Elbasanit ju falënderoj që takimet e sotme i mundësoni me këtë pritje të jashtëzakonshme këtu në hyrje të kësaj vepre. E di dhe e kam ndjerë vlerësimin tuaj, vlerësimin që vazhdon sot e kësaj dite në çdo shtëpi elbasanllinjve dhe banorëve të qarkut të Elbasanit por jo vetëm por edhe të Korçës, natyrisht edhe të Tiranës, edhe të Durrësit. Për këtë vepër të jashtëzakonshme që me të vërtetë shndërroi shumë dimensione të jetës së përditshme të jetës së qytetarëve të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë. Ndaj sot nuk kam ardhur këtu t’ju flas për diçka për të cilën shpesh herë jeni ju që keni shprehur vlerësimet tuaj, por kam ardhur t’ju jap një mesazh.

Mesazhin se sa e rëndësishme është fjala e mbajtur në politik dhe në kulturën politike të re që do të themelojmë së bashku me 25 prill me votën masive për ndryshimin e Shqipërisë. Fjala e dhënë dhe fjala e mbajtur duhet të jenë themeli i kësaj politike, i kësaj politike të re e cila siç afroi Tiranën me Elbasanin duhet të afrojë Shqipërinë me Europën. Sepse fjalët e një njeriu me përgjegjësi publike, fjalët e një politikani nuk janë fjalë të zakonshme, nuk mund të jenë tullumbace. Kur del ajo fjalë merr një vlerë e nuk mund të trajtohet si e pavlerë, si e harruar, si e shkelur. 8 vite me radhë keni dëgjuar premtime pa fund, 8 vite ma radhë ju dhe të gjithë qytetarët e Elbasanit dhe të Shqipërisë jeni përballur me dështime pafund. Jeni ju në fund të fundit që e paguani faturën e fjalëve boshe, e tullumbaceve elektorale që hidhen në fushatë dhe braktisen pas fushate. Janë qytetarët ata që kërrusen nga barra e padurueshme e kulturës politike të premtimeve që kthehen në mashtrime vetëm për të marrë votat.

Ndaj para që gjithash ndodhem përpara kësaj vepre , këtij tuneli për t’ju thënë se me 25 prill duke votuar Partinë Demokratike, duke votuar numrin 9, duke votuar Aleancën për Ndryshim ju do të votoni për ndryshimin e kulturës politike në vend. E duam Shqipërinë si gjithë Europa apo jo? E pra, gjëja e parë që duhet të bëjmë është të kemi një komunikim midis politikanëve dhe qytetarëve ku fjala boshe, ku premtimet boshe, ku tullumbacet elektorale të marrin fund. Fjala e dhënë duhet të jetë fjala e mbajtur. Fjala e dhënë për tunelin e Elbasanit në vitin 2009 ku pata nderin të kryesoja listën për Qarkun e Elbasanit është fjalë e mbajtur. Fjala e dhënë për heqjen e vizave për shqiptarët që e bëmë realitet të gjithë së bashku është fjalë e mbajtur.

Fjala e dhënë për Shqipërinë në NATO është fjalë e mbajtur. Dhe programi ynë për një Elbasan dhe për një Shqipëri që do të përjetojë një zgjim ekonomik kombëtar që do të prek jetën e çdo familje, me vende pune, me investime të huaja, me rritje pagash, me arsim dhe kualifikim të denjë për të rinjtë, me pensione dinjitoze për pensionistët tanë. Programi ynë për ta afruar Shqipërinë me Europën sepse nuk mund të ketë Shqipëri në Europë me rroga 200 euro, po nga ana tjetër afrimi me Europën është vetëm një nga çelësat për ta bërë ekonominë tonë të fuqishme, të artë për të siguruar mirëqenie, për të siguruar dinjitet dhe paga më të larta, të ardhura më të larta për të gjithë, për sipërmarrjen e vogël, për rinin, të punësuarit, fermerët shqiptarë.

Ndaj jemi bashkë. 25 prilli është për ndryshimin. Për ndryshimin e vërtet që nis me një parim europian që në 25 prill duke votuar për Partinë Demokratike, duke votuar për Aleancën për Ndryshim, duke votuar për numrin 9, ne do ta kthejmë në një parim dhe një kulturë të re politike edhe në Shqipëri: fjalë e dhënë, fjalë e mbajtur. Programi ynë, zotimet tona do të jenë një për një të zbatueshme dhe të realizueshme nga dita e parë e votës tuaj. Le ta bëjmë këtë bashkim gjigand forcash, shpirtrash, zemrash, ëndrrash dhe ambiciesh, energjinë për ndryshimin e vërtet.

Bashkë për ndryshimin.

Shqipëria Fiton!

Elbasani Fiton!

Fitore!

Basha: Një shoqëri është siç i trajton zonjat e saj. 8 vite gratë janë keqpërdorur si makijazh nga Rama

• Basha takon një grup grash në Burrel: Një shoqëri është siç i trajton zonjat e saj. 8 vite gratë janë keqpërdorur si makijazh nga Rama. Shumica dërrmuese e grave pa punë dhe pa përkrahje.

• “Gratë do të paguhen njësoj si burrat.” Basha takim me gratë matjane: Familja në qendër të programit tonë. Plagën e madhe të emigracionit e vuajnë nënat.

• Basha në Mat: “Grua e fortë, Shqipëri e fortë” nuk është slogan, por një parim i vështirë që duhet jetësuar. Trajtimi financiar për familjen do t’ia lehtësojë jetën gruas shqiptare.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bashkëbiseduar me gra të Burrelit për problemet që përballen sot në qytetin e tyre. Kryefjala e shqetësimeve që ngritën, ishte emigracioni i fëmijëve dhe e rinisë së Burrelit, ku papunësia, pamundësia për të ndërtuar të ardhmen aty, ka bërë që të kthehet në fenomen madhor edhe në këtë qytet.

“Zoti Basha, unë desha t’ju falënderoj dhe t’ju komplimentoj për gjuhën që ju përdorni. Një gjuhë të pastër, të qartë, të zgjedhur dhe pikërisht një oratori të shkëlqyer do të thoja. Që këtu unë do të thoja fillon ndryshimi. Fillon ndryshimi juaj me atë kryeministrin gojëprishur, banal, arrogantë. Edhe sot po e dëgjoja në televizion dhe më bëri shumë përshtypje mënyra se si komunikon, mënyra se si gjoja po bën batuta, por i fyen njerëzit totalisht. Për këtë, unë them që sot më shumë se kurrë, populli shqiptar duhet t’i vërë gishtin kokës dhe të mendojë: cili duhet të jetë kryeministri i këtij vendi? Një arrogant fyes, denigrues, apo një njeri vizionar me një kulturë europiane, me një horizont dhe me ide të qarta për këtë vend dhe për zhvillimin e ekonomisë dhe të arsimit. Në fakt Mati është i vogël por hallet dhe problemet i ka shumë të mëdha. Unë ku ta zë e ku ta kap, siç thotë populli. Kape tek shëndetësia, shëndetësia njeriu duhet të mbajë radhë, të sëmuret të hënën ose të enjten kur mund të vij mjeku, ta llogaris mirë sëmundjen që ditën e enjte do vij filan mjek sepse këtu mungojnë mjekët e fushave të ndryshme. Kape tek arsimi, sinqerisht unë kam 35 vite që punoj por të jesh në këtë moshë me një karrierë të tillë, domethënë të gjithë më njohin dhe sot nesër përsëri të diskutohet emri do të ikësh nga puna do të shkosh, do të lëvizësh dhe fakti që këtu po ngushtohen klasat. Pse? Sepse njerëzit kanë marrë arratinë nga sytë këmbët, nuk kanë asnjë lloj të ardhmeje. Edhe fëmijët po largohen, po largohen familje të tëra nga Mati. Unë kam qenë mësuese në gjimnaz, 7 vite të para me nga 52 nxënës, sot shtatë klasa nuk i ka gjithsej një shkollë, pra, kjo është fatkeqësi. Me ju kryeministër shpresoj dhe besoj se këtij populli do ti kthehet mirëqenia, këtij populli do t’i kthehet shpresa, besimi dhe do të kthehet rinia mbi të gjitha. Rinisë ti kthehet besimi dhe meritokracia” – u shpreh nja nga zonjat.

Basha tha se emigracioni shkakton plagë të madhe një herë tek nënat dhe gratë, pastaj për Shqipërinë. Për këtë ai shpjegoi planin e Partisë Demokratike që parashikon përmirësimin e kushteve gratë dhe për rininë në veçanti. Trajnimet profesionale, paga të barabarta me burrat janë vetëm disa nga pikat që synojnë të kthejnë dinjitetin e munguar të gruas shqiptare.

“Është nder dhe kënaqësi gjithmonë të rikthehem në Mat, është kënaqësi e shumëfishtë tani që në prag të një date vendimtare për Shqipërinë kthehem në mesin e zonjave matjane. Nënave të burrave të shtetit, nënave të patriotëve, nënave të atyre që shekuj më parë mundësuan formësimin e gjuhës së shkruar shqipe dhe ruajtje ne traditave letrare në një kohë kur Shqipërinë e kishte mbuluar errësira. E pra, errësira e mbulon një vend sa herë që neglizhohen njerëzit e në veçanti gratë e një shoqërie. E kam thënë dhe dua ta përsëris: një shoqëri e përcakton përparimin e vet përmes shumë parametrave, por parametri kryesor është si e trajton gjysmën e saj, si e trajton gruan. Shoqëri me pasuri të mëdha natyrore që nuk dinë t’i japin gruas vendin që meriton mbesin në vend. Shoqëri shumë më pak të pasura me burime natyrore, por kur gruaja ka të njëjtën mundësi si burri, ku vajzat dhe djemtë kanë të njëjtën mundësi për të ecur përpara, ndërtojnë mirëqenie, ndërtojnë ekonomi, ndërtojnë një bashkëjetesë në harmoni, ecim përpara ekonomikisht, ecim përpara në shëndetësi, në arsim, në kulturë, dhe jetojnë në kushte shumë më të gëzueshme dhe shumë më harmonike sesa shembulli i parë që ju dhashë. Ku jemi në raport me këtë? Ku jemi në raport me këtë realitet? Ne kemi dëgjuar shumë fjalë. Në këto 8 vite janë bërë premtime pafund për çdo fushë të jetës e në veçanti për gruan shqiptare. Por në fakt realiteti është se papunësinë më të madhe e vuajnë gratë, se plagën e madhe të emigracionit që ka krijuar largimi i të rinjve e vuajnë nënat.

Fakti është se si në çdo fushë tjetër të jetës dështimet e këtyre 8 viteve në raport me të drejtat e grave, me mundësitë e grave për punësim, me pagat e barabarta nuk mund të fshihen pas fasadës. Mund të marrësh 4 apo 5 gra dhe zonja dhe t’i keqpërdorësh për të treguar se gjoja t’i i respekton ato por sa kohë që ai që do të jetë model jo thjesht për vendimet që merr por dhe për sjelljen e tij, i pari i qeverisë, përdor gjuhë të papranueshme, fyese, denigruese ndaj bashkëpunëtoreve gra, ndaj gazetareve gra dhe ndaj grave në tërësi dhe për sa kohë fjalët nga veprat i ndan jo një det por një oqean atëherë këto 8 vite e kanë treguar fare qartë se çfarë bilanci sjellin, një përkeqësim në çdo fushë të pozitës së gruas në shoqëri. Jo më kot në programin tonë për qeverisjen e pas 25 Prillit gruaja zë një vend të veçantë dhe ne e kemi futur në program nën një titull mund të them i cili është i thjeshtë për t’u kujtuar “grua e fortë, Shqipëria e fortë”. Por nuk është i lehtë për t’u zbatuar. Që të zbatohet na duhet ndihma e të gjithë nënave, e të gjithë bashkëshorteve, e gjithë motrave dhe grave shqiptare e gjithë vajzave shqiptare. Na duhet në radhë të parë për të korrigjuar dështimin më të madh që është ekonomia. Një nga plagët më të mëdha të qarkut Dibër, pjesë e cilës është dhe Mati, është papunësia dhe tek papunësia dallojmë dy grupe të cilat janë më të gatitura, rinia dhe gruaja. Pothuajse 80% e grave të qarkut të Dibrës janë pa punë. Janë pa punë, të tjera janë llafe kot, janë fjalë kot. Edhe në qarqe të tjera papunësia e grave është shumë e lartë. Si do ta adresojmë ne këtë?

Së pari, duke mundësuar nëpërmjet shtytjes pozitive, asaj që quhet diskriminimi, të trajnojmë dhe të ritrajnojmë, t’i japim mundësin për trajnim dhe ritrajnim profesional të paguara nga qeveria grave shqiptare, ç’ka është e domosdoshme për t’i përgatitur për tregun e punës dhe kjo do të ecë paralel me përpjekjet tona. Masat fiskale dhe ekonomike që do të sjellin investime shqiptare dhe të huaja. Investimet kërkojnë krah të kualifikuar pune të çdo niveli, nga niveli bazik i prodhimit te niveli i menaxhimit. Ndaj, në planin tonë, përfitimi që do të ketë rinia me 20 trajnime profesionale nga Aleanca Europiane e Universiteteve me financim shqiptare por edhe të Bashkimit Europian, do të përfitojë edhe gruaja shqiptare, edhe vajzat shqiptare, të rejat shqiptare.

Së dyti, duhet të garantojmë që ajo që shkruhet, të zbatohet. Shkruhet që për punë të barabartë gratë duhet të kenë pagë të barabartë me burrat. Ne e dimë fare mirë që ky nuk është realiteti, as në shtet, as në privat. Moszbatimi i këtij rregulli bazë, sjell si pasojë shfrytëzimin. Shfrytëzimin e gruas, gjysmës së shoqërisë e cila bën dyfishin e punës, kur është e punësuar, orarin e punës dhe pastaj pjesën tjetër të kohës ja kushton familjes, fëmijëve. Si mund të kemi ne fëmijë të shëndetshëm dhe një të ardhme të sigurt në qoftë se nuk garantojmë pagë të barabartë për kushte të barabarta, jo me letër por me fakt dhe ky është një prioritet i programit dhe i planit tonë të hartuar me disa nga ekspertët dhe zonjat më të nderuara të Partisë Demokratike, eksperte po kështu të shoqërisë civile dhe mendime Europiane” – tha Basha.

Duke e konsideruar familjen si gurëthemeli i Partisë Demokratike, Basha përsëriti planin e mbështetjes për familjet e reja dhe studentët. Sipas tij, programi parashikon për 5 mijë çifte të reja çdo vit do të kenë mundësinë të blejnë një banesë dhe shteti do të subvencionojë 100% interesat e kredisë. Bonusin prej 30 mijë lekë të vjetra në muaj për fëmijët nga momenti i lindjes deri në momentin që arrijnë 5 vjeç, tekste shkollore falas, zgjatja e orarit të mësimit me vakte të paguara nga shteti dhe financimi 100% i bursave për studentët që vijnë nga familje me të ardhura deri 640 mijë lekë të vjetra në muaj, janë vetëm disa nga vendimet e para.

“Së treti, një nga shqetësimet kryesore dhe preokupimet kryesore për ju është famija, është më kryesori faktikisht, është fëmija. Ku është shteti në raport me familjen shqiptare? Është zhdukur nga radari. Ku do të jetë nesër me ne? Për ne familja është gurëthemeli i shoqërisë, për Partinë Demokratike, për Partinë Popullore Europiane, pjesë e të cilës jemi. Ne besojmë se familja është ambienti më i shëndetshëm për të rritur individë të suksesshëm dhe për t’i dhënë mundësinë shoqërisë të eci përpara.

Së pari, do t’i mundësojmë çifteve të reja që jo thjesht të lidhin kurorë me letra, por të kenë mundësi të blejnë një banesë. Prandaj, punësimi, pagat e mira janë qëllimi kryesorë i programit tonë, por nuk mjafton, ne do të subvencionojmë nga buxheti i shtetit 5 mijë çifte të reja çdo vit, pra, 20 mijë çifte në krye të 4 viteve do të kenë mundësinë të blejnë një banesë dhe ne do të subvencionojmë 100% interesat e kredisë, një skemë që e aplikojnë edhe vende perëndimore. Në qoftë se nuk e bëjmë këtë, atëherë Shqipëria do të vazhdojë të tkurret, ca nga emigracioni, e ca nga fakti që po bie në pikiatë lindshmëria. Shqiptarët po bëjnë më pak fëmijë se sa mbahet mend në 40 apo 50 vjet. Faktori i dytë është që edhe kur ke një vend pune, kosto e fëmijës është e papërballueshme. Ndaj, duke filluar nga muaji i parë i qeverisjes tonë, ne do të adoptojmë bonusin për fëmijët që është 30 mijë lekë të vjetra në muaj, nga momenti i lindjes deri në momentin që arrin 5 vjeç. Për fëmijët që fillojnë ciklin shkollor, po kështu do të ketë një ndihmë të veçantë.

Tekstet shkollore do të jenë të paguara nga shteti dhe jo më këto rregulla të cilat faktikisht janë të pazbatueshme, por të paguara nga shteti dhe do t’i përkasin fëmijës. Nuk ka nevojë të marrësh tekste të përdorura apo të ndëshkohesh sepse ke bërë një shënim tek libri. Por jo vetëm kaq, duke filluar që nga viti ynë i parë i qeverisjes me qëllim që brenda 2 viteve të para ta shtrijmë në të gjithë territorin e vendit, ne do të përdorim një skemë e cila do të mundësojë që gruaja shqiptare të lehtësohet në një nga vështirësitë apo ankthet kryesore që ka çdo nënë, ku e kam fëmijën pasi del nga shkolla. Ne do të adoptojmë një orar të ri mësimorë, që do t’ia mundësojë familjeve që dëshirojnë që fëmijën ta mbajnë në shkollë deri në orën 4 pasdite dhe gjatë kësaj kohe, gjatë kësaj periudhe shtesë, fëmijës do t’i ofrohet një vakt i paguar, dreka pra, e paguar me paratë e buxhetit të shtetit që është një lehtësim i jashtëzakonshëm për shumicën dërrmuese të familjeve shqiptare, sikundër do të jepet mundësia që të mësojë një gjuhë të huaj, apo të bëjë detyrat e shtëpisë, apo të mësojë kompjuterin, apo të merret me diçka që ka lidhje me artin, me kulturën, një instrument muzikor ndoshta, apo sport.

Pra, gjëja e parë që duhet të bëjmë është t’i kthejmë shkollat tona në tempuj, jo thjesht të dijes, po të edukimit në kuptimin e plotë të fjalës dhe kjo do të kërkojë investime të mëdha. Investime, të cilat do të jenë prioritare për buxhetin e qeverisë së ardhshme. Së dyti, do kërkoj që jo vetëm të nderojmë, respektojmë dhe të paguajmë në mënyrë dinjitoze arsimtarët aktualë, por na duhen dhe arsimtarë të tjerë për të mbuluar këtë orar shtesë, të edukimit fizik, artit, teknologjisë së informacionit, të gjuhëve të huaja. Pyetja është njësoj si për zotimet dhe angazhimet e tjera të planit tonë: ku do t’i gjeni paratë? Përgjigjja ime ndaj çdokujt që j’ua bën këtë pyetje është: paratë do t’i gjejmë në buxhet. Aty ku i gjejnë paratë dhe ku i ka gjetur paratë 8 vite me radhë kryeministri në ikje, për t’ju dhënë miliarda, miliarda euro oligarkëve, një grushti njerëzish që janë pasuruar më shumë se sheikët e naftës. Taksat, i kanë marrë? A i kanë rritur? A premtuan 97% të shqiptarëve do të paguanin më pak taksa, kur në fakt sot të gjithë paguajnë më shumë taksa?! Faturat e energjisë i kanë rritur, naftën e kanë rritur, pra, taksat i mbledhin, madje i kanë rritur, ndërsa kur vjen puna t’jua kthejnë në shërbime, atëherë të gjitha taksat avullojnë dhe kthehen në favore për një grusht njerëzish.

Ne do të paguajmë nga buxheti i shtetit për këtë program, i cili do të nisë në zonat rurale, do të nisë në qytetet e vogla, aty ku hendeku është bërë edhe më i madh, dhe pastaj do të shtrihet në çdo trevë të Shqipërisë, në të gjithë Shqipërinë. Faza e tret është padiskutim përgatitja për një profesion dhe shumicën e rasteve familjet shqiptare me të drejt e kërkojnë këtë përmes universitetit. Universitete sot janë bërë të papërballueshme për 90% të familjeve shqiptare, s’paguajnë dot tarifat e bachelor apo të master. Ndaj, plani ynë për rinin është në fakt edhe një plan që ju vjen në ndihmë nënave shqiptare, familjeve shqiptare që parashikon që për të gjitha familjet që kanë nën 640 mijë lekë të ardhura në muaj, shteti do të subvencionojë 100% tarifën për bachelor dhe për master. E kjo nuk është një ndihmë e vogël. Ndërkohë universitetet do të ndryshojnë natyrën e trajnimit, nuk do të japin thjesht një diplomë, por do t’i trajnojnë realisht për profesionin sepse mundësitë që një i ri apo e re, një bir apo bij e juaja të gjejnë një vend pune, pasi të jetë trajnuar siç duhet. Në Shqipërinë e të nesërmes, do të jenë shumë të mëdha.

J’ua them këtë duke e krahasuar Shqipërinë, jo me vendet e BE-së, por duke e krahasuar me vendet që kemi rreth e qark, me Maqedoninë e Veriut, me Kosovën, me Malin e Zi.
Dhe së fundmi, përfaqësimi. Përfaqësimi politik, përfaqësimi në administratë. Ju them dhe një herë, nuk do të jeni fasadë, nuk do të jeni numra, as justifikime dhe alibi për dështime, po do të bëjmë gjithçka që të fuqizoheni dhe të keni rolin tuaj në vendimmarrjet politike të qeverisë së nesërme, të shtetit të nesërm sepse jeni të paktën gjysmë për gjysmë aksionerë me burrat dhe në fakt për barrën që mbani, jeni dhe më shumë. Ndaj, nga kryeministri i ardhshëm dhe nga qeveria e ardhshme meritoni respekt, meritoni mbështetje, me programe dhe plane sepse mundësitë që një i ri apo e re, një bir apo bijë e juaja, të gjejë një vend pune, pasi të jetë trajnuar siç duhet. J’ua them këtë duke e krahasuar Shqipërinë, jo me vendet e BE-së, por duke e krahasuar me vendet që kemi rreth e qark, me Maqedoninë e Veriut, me Kosovën, me Malin e Zi. Detyra ime është që çdo zotim dhe çdo angazhim të planit tonë, ta bëjmë realitet pas 25 prillit, por për këtë ju kërkoj që gjithë fuqinë dhe gjithë energjinë ta transformoni, të jeni lajmëtare të ndryshimit që po vjen në të gjithë familjet shqiptare, me të gjitha shoqet, të afërmet, vajzat, gratë dhe bashkëshortet kudo në Mat, në Dibër dhe të gjithë Shqipërinë”, tha Basha.

Ndjen humbjen kudo, Rama në Vlorë: T’u vijë turp nëse nuk më votoni…

Ka ikur nga mendorja dhe është në gjendje të rënduar nga hunbja e sigurtë që shikon me 25 prill ndaj edhe nga Vlora ka nisur të shaj¡ dhe mallkojë vlonjatët nëse nuk e votojnë në zgjedhje.

Rama ka zhvilluar takim elektorale në Vlorë, ku u shpreh se nuk kërkon asnjë votë për vete. Ai tha se votat i kërkon për Partinë Socialiste dhe për numrin 12, pasi sipas tij ky numër përcakton nëse qytetarët e duan vërtet Vlorën.

Më tej numri një i socialistëve u tha qytetarëve të Vlorës se nëse vinin në diskutim numrin 12 është turp. “Nuk dua asnjë votë për veten time dua votë për numrin 12. Ky dhe është turp që të vithet në diskutim numri 12 këtu:, tha rama i trembur nga sondazhet që tregojnë se edhe Vlora po e braktis.

Meta i përgjigjet Ramës: Në 26 prill, Vlora do të bëjë më të mirën për ta trajtuar në spitalin psikiatrik

“Në 26 prill jam i sigurt që Vlora do të bëjë më të mirën për ta trajtuar në spitalin psikiatrik. Por nuk është kjo detyra, detyra janë është të ndalojmë Damianin, i cili po përdoret.

Kryeministri në detyrë ka një avantazh, urdhëron drejtorët të shkelin ligjin. Ka një kartelë të psikiatrisë që në kohën e komunizmit. Në datën 25 prill në darkë kur Vlora dhe Shqipëria të thotë fjalën e saj, ai do nxjerrë kartelën dhe do kërkojë mëshirë për shkeljet që ka bërë.’

Kujton Edi Rama, kujton ky tërmeti se në Vlorë mund të bëjnë atë historinë që kanë bërë në Dibër dhe në Shijak, ju e dini pastaj që Vlora ja bën fora dhe do jetë e pamëshirshme.

Nuk preket asnjë votë në Vlorë, kaq po i them Edi Ramës dhe atij tërmetit. Vlora ja bën fora, këtu do të jemi deri në 26 prill”, tha Meta.

Kryemadhi: Dënimi më i madh për Ramën…

Një ndjekës e pyet Kryemadhin nëse do e fusë në burg Ramën si ministre e brendshme kur të vijë në qeveri. Ajo i përgjigjet ‘’Unë mendoj që dënimi më i madh për Edi Ramën është rrëzimi nga pushtetit. Burgun ia ka bërë vetes atje në Surrel’’.

Po ashtu një tjetër ndjekës e pyet Kryemadhin se çfarë do i shkruajë më 26 prill Ramës, dhe ajo përgjigjet me ironi ‘’Do t’i uroj suksese në jetë, nëse ka ndërruar numër, kuptohet…’’

Një tjetër është i interesuar se sa mandate do të fitojë LSI në zgjedhejt e 25 prillit, por Kryemadhi heziton të thotë një numër, pasi thekson se’’ Çdo ditë e më shumë shikoj njerëz që duan ndryshimin dhe besojnë tek ne. Nuk po e them numrin e mandateve se mërzitet Rama, dhe do thotë që e kam parë në filxhan. Por unë nuk merrem me fall, besoj në Zot.’’.

Ndërkohë një tjetër qytetar pyet arsyen se pse Kryemadhi do të vijë në pushtet, për të vjedhur? Kryetarja e LSI nuk ngurron t’i përgjigjet duke i thënë se e vetmja gjë që ka vjedhur në jetë është zemra e Ilir Metës.

Mendjeprishuri nuk e ka hallin te rreziku i infektimeve, mjafton të shohësh këtë foto në Vlorë dhe…

Nga Genc DEROMEMAJ
Kryetar i PD Vlorë

Mendjeprishuri nuk e ka hallin te rreziku i infektimeve kur përgojon takimet entuziaste të Liderit të Opozitës, Basha.

Gjetiu e ka hallin, sepse edhe vaksinat me ligësinë e tij, nuk do t’i përdorte për fushatë.

Nuk i vendos dot në rresht demokratët dhe të gjithë ata shqiptarë që nuk janë dakord me politikat e sjelljet e tij.

Nuk i mban dot të ulur e të nënshtruar për të dëgjuar fjalimet e tij të gjata e të lodhshme, batutat e tij bajate e talljet që ju bën atyre që ka para.

Mjafton të shikosh këtë foto të shkrepur sot në Vlorë, për të kuptuar se çfarë e mundon mendjeprishurin.

Ai do që vetëm ai të flas e të gjithë të dëgjojnë atë, duke i dhënë vetes atributet e shpëtimtarit, se historia ka filluar me të.

Ai kujton se i di të gjitha dhe se çfarë thotë e bën ai, është më e mira, pa lënë hapësira për alternativa, mentalitet tipik i njeriut që kërkon pushtet absolut, autokratik.

I dështuar dhe tashmë pa ide, ai sillet vërdallë nëpër Vlorë, duke shkelur çdo ligj kur shkon në çadrën e vaksinimit me maskën e sigluar të PS apo kënaq sedrën e tij të sëmurë kur thotë se amerikanët po vijnë në Vlorë vetëm në sajin e tij.

Sekti i këtij njeriu ka marrë fund dhe dërrmën e fundit do ta marrë më #25Prill.

Dhe ku më bukur se sa në Vlorë, ku do të humbas mandatin e tij të tetë, si një Refuzim të Blonjatëve për sjelljet dhe abuzimet e tij me Vlorën e pushtetin e pa kufi që i dhanë vlonjatët.

Meta: Rama sulmon Leskajn pasi i zbuloi korrupsionin qeveritar. S’ka shans t’i prekësh votat në Vlorë!

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar në Vlorë se do të jetë 24 orë në 24 deri më 26 prill në qytetin bregdetar dhe madje shprehet se është shumë krenar që takohet me Bujar Leskajn edhe nëse ai është subjekt i OFL.

Meta thotë se Rama e sulmon Leskajn pasi nuk e ble dhe korrupton dot.

Më tej ai fton Ramën dhe Gjiknurin që të vijnë bashkë me të në Vlorë, duke i paralajmëruar se nuk ka shans të preket asnjë votë vlonjati në këto zgjedhje.

“Tani, ai përmend Bujar Leskajn, Leskaj është legjendë, institucion i Vlorës e gjitëh Shqipërisë, sapo u ndava me të, e prap do takohem. Ai tmerrohet, se Leskajn se ble dot, nuk e korrupton dot. Ai është vite dritë larg Leskajt. Repsekton traditën , janë njerëz patriotë. Do e marrë mesazhin më 25 prill. Nëse ka emra të tjerë, unë do jem 24 orë në 24 në Vlorë, deri ë 26 prill. Ta ketë të qartë.

Kam ardhur natë e ditë, nëse Leskaj është subjekt i OFL, jam krenar. Ka denoncuar korrupsionin e kësaj qeverie. Vlora është krenare për të. Të tjerat nuk kanë vlerë. Z.Rama, z.Tërmet e qamet, janë të ftuar me mua këtu, për të bërë gjithçka transparente. S’ka shans vota e një vlonjati të preket. I them Ramës, tërmetit qametit, që mendon se do blejë Vlorën, dhe Vlora do votojë për vajzat e saj. Do votojë për ata që nuk lejojnë që Vlora të zëvendësojë të rinjtë me bangladeshasit e këtij sorrës”, tha Meta.

“Paguajmë taksa si qyteti dhe nuk marrim asgjë”, Baçi me fermerët e zhgënjyer nga PS: Votoni për ndryshimin në 25 Prill

Në fshatrat e çdo qarku, veçanerisht aty ku PS ka parur pushtetin prej gati 3 dekadash, gjendja e banorëve është shumë e rëndë. Në Muçaj, në zonën e Fierit, banorët i shprehën kandidatit të PD, Luan Baçi zhgënjimin nga qeverisja. Ata nuk knë as subvencione, as investime në infrastrukture, as ndriçim në qendër të fshatit, çka u duk edhe në takimet e mbrëmjes së kandidatit Baçi.

“Këtu vetëm unë kam Nipt fermeri, aplikova po do t’i marr dot ato lekë?- u shprrh mosbesues një fermer, i cilintha se me disa shishe qumësht që shesin në ditë, nuk dinë çfarë të bëjnë më parë. Luan Baçi tha se vita për PD zgjidh problemin e financimit të fermerëve dhe shpërblen punën.

“100 milionë euro subvencione në vit para në dorë në bazë të prodhimit plus 50 milion për infrastrukturën bujqësore që ju të keni rrugë për të shkuar tek parcela dhe kanale kulluese. Ju jepni taksa gjelbërimi, pastrimi, ndriçimi, në fakt ndriçim nuk shoh këtu. Jeni pjesë e bashkisë dhe bashkia duhet të interesohet për ju ashtu si për qëndren e qytetit”- tha Laun Baçi.

“Ne paguajmë tamam sic paguan qyteti, të gjitha”, tha një i moshuar, ndërsa një i ri vuri në dukje se punon kamarier, pavarësisht se është i diplomuar.

“Ndryshoni në 25 prill, njoftoni të gjithë të dalin në votime, të majtë e të djathtë edhe ata që kanë votuar PS sic jeni disa nga ju këtu që më thatë pak më parë, votoni kundër PS të ikin nga pushteti dhe të jeni të sigurtë do të ndryshojë situata. Do ndryshojë me PD dhe kryeministër Lulëzim Bashën, të jeni të bindur për këtë dhe do të vijmë përsëri këtu për të parë ndryshimin”, tha Luan Baçi.

Bardhi me banorët e Kukurit: Projekti i paligjshëm që u merr ujin 3 fshatrave do të anulohet! Rama e braktisi fshatin 8 vjet

Gazment Bardhi ndau me banorët e Kukurit në Gramsh shqetësimin për projektin e ndërtimit të një hidrocentrali që do u marrë ujin 3 fshatrave. Drejtuesi Politik tha se ky vendim do të anullohet nga qeveria, pas 25 prillit.

“Mirë që nuk japin perkrahje por të heqin mundësinë edhe për të jetu, duke marrë ujin. Dhe siç mashtruan 8 vite, mashtrojnë sërish se thonë që do ta anullojmë projektin që kanë miratuar vetë, me vendim keshilli bashkiak me datë 23. Dy ditë para zgjedhjeve. Po pse nuk e mbledhin tani, sot, këshillin e ta anullojnë vendimin. Po dhe kjo është mashtrim. Se nuk e ndalon dot Këshilli Bashkiak. Anullohet ose nga qeveria qendrore. Ose nga gjykata”, tha Bardhi.

Ai u angazhua para banorëve se projekti do të anullohet, dhe shtoi se nuk ka ndjekur as procedurat ligjore.

“Eshtë tallur 8 vite, tani i fyen fshatarët i quan dembelë e të paditur. Ka njeri që i është ofruar punë këtu dhe ka refuzuar. Dembel është ai që në 8 vite s’ka bërë asnjë punë.
Pa shumë filozofi, hajde në fshat për të kuptuar dështimin e 8 viteve”, u shpreh Bardhi.

Drejtuesi politik denoncoi përpjekjet për shantazh me ndihmën ekonomike në këmbim të votës.

“Kërcenimi me ndihmën ekonomike është jo vetëm krim, po nuk është as në moralin tonë të shqiptarit. Se kemi zakon ne të kërcënojmë tjetrin me bukën e gojës. Ne e ndajmë bukën me tjetrin, me mikun, me atë që është në hall”.

Gazment Bardhi tha se pas 8 vitesh dështim, me shtrengesa kudo, dhe asnjë përkrahje për njerëzit, Rama kërkon serish pushtet që të vijë të marrë edhe atë burimin e ujit, të vetmin aset që kanë njerëzit aty.

“Zgjedhjet e 25 prillit janë për jetën, për familjen e secilit. Janë zgjedhje për femijët dhe familjen”, deklaroi Gazment Bardhi.