31.5 C
Tirana
E martë, 19 Gusht, 2025

Ura e rrezikshme mes Laknasit dhe Valiasit rrezikon banorët, Noka: Në 25 Prill ndëshkoni me votë qeverinë e mashtrimeve

Flamur Noka ishte në vendin ku lumi i Tiranës ndan Laknasin me Valiasin për të treguar sesa të vështirë ua ka bërë jetën banorëve mungesa e një ure normale. Banorët thonë se ura ekzistuese është krejt e pasigurtë, por ata kalojnë aty përditë për të çuar fëmijët në shkollë gati 2 orë në këmbë.

“Në këto 8 vjet na kanë premtuar disa herë, por nuk kanë investuar asnjë qindarkë”, thanë banorët. “Për rrugë dhe drita kjo zonë është e mbaruar”- vunë në dukje ata braktisjen nga qeveria

“Kjo është një arsye më shumë për të votuar kubdër kësaj qeverie që është ngritur mbi mashtrime. Me PD në qeveri, ura do të jetë një nga veprat e para që do të ndërtohet. Qeveria e Lulzim Bashës do të jetë një qeveri që kujdeset për njerëzit”, tha Flamur Noka, që ftoi banorët e zonëë të ndëshkojnë me votë qeverinë e mashtrimeve dhe të braktisjes.

Pritje madhështore e Bashës në Burrel: Etja juaj për ndryshim më emocionon! I përkasim Europës me zemër dhe mendje

• Basha në Burrel: I përkasim Europës me zemër dhe mendje. Nesër do t’i përkasim edhe me standarde dhe me ekonomi.

• “8 vitet më të gjata për familjet shqiptare”, Basha nga Burreli: Etja juaj për ndryshim më emocionon. Ta kthejmë Shqipërinë tek pronarët e saj të vërtetë, qytetarët.

• “Një bashkim i madh shpirtrash që është derdhur rrugëve të Shqipërisë”, Basha pyet matjanët: A mund të vazhdojmë edhe 4 vite kështu?

• Basha me qytetarët e Burrelit: A do t’ia hapni derën dështimit për herë të tretë? Apo do të më jepni mundësi mua dhe ekipit tim të ndryshimit të hapim rrugën drejt Europës?

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka përmbyllur turin e takimeve në verilindje të Shqipërisë, në qytetin e Burrelit ku pritja entuziaste nuk ka munguar as në këtë takim. Në fjalën e tij, Basha tha se të djathtë dhe të majtë janë bashkuar si asnjëherë më parë një një qëllim të vetëm, të sjellin ndryshimin më 25 prill.

Lulzim Basha: Mirë se ju gjej! Mirë se ju gjej të rinj e të reja, matjan e matjane, banor të kësaj treve fisnike, krenare dhe punëtore, njerëz të dijes, njerëz të punës. Trevë që nxori themeluesin e shtetit shqiptar dhe të monarkisë shqiptare dhe që sot me bashkimin tuaj e thoni qartë dhe prere se jemi gati për të bërë të mundur ndryshim e madhe, ndryshimin e mëritur, ndryshimin shpresave dhe ëndrrave të çdo shqiptari në 25 prill. Nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, në zemër të Tiranës dhe kudo anë e mban vendit po fryn era e ndryshimit. Pas 8 vitesh më shumë se vuajtje, rraskapitje, varfëri dhe papunësi shqiptarët e kanë ndarë mendjen duan dhe do të bëjnë me përpjekje ndryshim.

Të rinj dhe të reja, burra dhe gra, prindër, nëna dhe motra, gjyshet tona, të djathtë dhe të majtë jemi bashkuar si asnjëherë më parë në një qëllim të vetëm, të sjellim ndryshimin, ndryshimin, ndryshimin që do Shqipëria, ndryshimin e vërtetë për familjet tona, për fëmijët tanë, ndryshimin që do të thotë hapje, rihapje e rrugës tonë drejtë asaj të cilës i përkasim me zemër dhe me mendje e nesër do t’i përkasim edhe me standarde edhe me ekonomi edhe me rroga Europës dhe Bashkimit Europian. 8 vitet më të gjata për familjet shqiptare, 8 vitet më të vështira për prindërit shqiptarë e në veçanti për nënat shqiptare, për gratë shqiptare, për bashkëshortet, për motrat tona që i shoh sot me shumicë rreth e qark dhe ju përshëndes edhe atje lart ku jeni.

E kanë bërë etjen për ndryshim të pa përmbajtshme, e ndjej dhe më emocionon kudo ku ndalem, në Dibër, në Bulqizë, në Klos, në Mat dhe deri në Gjirokastër, në Tiranë dhe në Durrës, në Krujë dhe në Shkodër, në Lezhë, në Kukës. Dua t’ju them sot se etja juaj për ndryshim, ëndrrat dhe pritshmëritë tuaja kanë zgjidhje tek programi i Partisë Demokratike, i Aleancës për Ndryshim se ne kemi vetëm një qëllim, ta kthejmë Shqipërinë tek pronarët e saj të vërtetë, që jeni ju, qytetare dhe qytetarë të saj. Vëllezër dhe motra, me 25 prill ky bashkim i madh shpirtrash që është derdhur shesheve dhe rrugëve të Shqipërisë, që është derdhur rrjeteve sociale, që nuk ka asgjë ta mbulojë apo ta ndalë, ka për detyrë t’i përgjigjet vetëm një pyetje. A mund të vazhdojmë edhe 4 vite të tjera kështu si këto 8 vite.

E keqja, dështimi i këtyre tetë viteve prapë troket në dyert e familjeve shqiptare, a do t’ia hapni derën, a do t’ia hapni derën për herë të tretë? Apo do të bashkohemi për ndryshim me votë. Të votojmë për familje tona, për fëmijët tuaj, për ekonominë, do votojmë për ndryshimin, numri 9, Aleancën për Ndryshim. Dy javë për të marrë vendimin, nuk do të vazhdojmë edhe 8 vite vendnumëro, të fundit në Ballkan, pa hapur negociatat apo do më jepni mundësinë, do ma jepni mundësinë mua dhe ekipit tonë për ndryshimin ta hapim rrugën drejt Evropës. Investime evropiane, standardet evropiane si i meriton Mati Dibra dhe e gjithë Shqipëria. Jemi të ndryshëm në këto bashkime të mëdha por një gjë na bashkon njësoj si aleancën tonë, etja për ndryshim. Le të ushtojë nga kjo trevë që i nxori themeluesi i shtetit modern shqiptar. Le të ushtojë thirrja bashkë për ndryshim. Bashkë për ndryshim, bashkë për ndryshim, bashkë për ndryshim. Të rinj dhe të reja, pensionistë, prindër, të djathë dhe të majtë bashkë për ndryshim!

Shqipëria fiton!

Basha poston videon me një mesazh: Gratë janë forca e ndryshimit që kërkon Shqipëria!

Qëllimi ynë është të sigurojmë një jetë më të mirë për çdo grua në Shqipëri. Që fëmijët tanë të kenë një të ardhme më të mirë këtu në vendin tonë.

Bashkë për ndryshimin!
Voto 9, Partia Demokratike!
#SHQIPERIAFITON

Zbardhja e videos

Më thonë se çdo fushatë ka nevojë për një reklamë me në qendër gruan. Ku flitet për për rëndësinë e saj etj. etj.

Kështu bëjnë të gjithë…

Por nuk ka pse të jetë kështu…

Unë jam bashkëshort dhe babai i dy vajzave të mrekullueshme.

Une i njoh mirë dhe i respektoj ëndërrat dhe ambiciet tuaja, gjysmës më të mirë të shoqërisë. Ndaj nuk ju kam përdorur kurrë si fasadë apo si numër.

Ju jeni forca e ndryshimit që kërkon Shqipëria.

Qëllimi ynë është të sigurojmë një jetë më të mirë për çdo grua në Shqipëri. Që fëmijët tanë të kenë një të ardhme më të mirë këtu në vendin tonë.

Bashkë për ndryshimin!
Voto 9, Partia Demokratike!

Basha në Klos: Ndryshimit do t’i prijnë gratë. Socialistët e zhgënjyer janë bashkuar me demokratët për ndryshim

• Nga Klosi, Basha pyet gratë shqiptare: Edhe 4 vite të tjera në vendnumëro apo ndryshim? 25 prilli, bashkim për të hapur derën e Europës.

• “Më 25 prill, Shqipëria merr kthesën e merituar drejt Europës”, Basha me qytetarët në Klos: Rama trembet nga bilanc zero. Ndryshim që gratë shqiptare të mos rrinë në shtëpi të papuna.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur në qytetin e Klosit i cili ka përshëndetur qytetarët dhe simpatizantët. Pasi i falënderoi për mbështetjen që po i japin, Basha tha se 25 prilli nuk bëhet për një njeri apo për një parti, por bëhet që të hapen dyert drejt Europës në mënyrë që të vijnë investimet europiane që mungojnë prej 8 vitesh dhe që i kanë bërë të rinjtë dibranë dhe matjan të emigrojnë.

Lulzim Basha: Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj, mirë se ju gjej ju, të reja dhe të rinj të Klosit. Në këtë pasdite të bukur dielli po shkëlqen por jo kaq shumë sa shpresa juaj për ndryshim që do të bëhet realitet me 25 prill. E sotmja ka nisur në Dibër, Maqellarë, Bulqizë, Klos dhe ashtu si kudo tjetër ku jam në Shqipëri është e pamundur të mos emocionohesh nga energjia e jashtëzakonshme e shqiptarëve që nuk ka forcë ta ndalë, nuk ka forcë ta kyçë. 8 vite dimër ekonomik, 8 vite premtime të pambajtura. 8 vite arrogancë, 8 vite varfërim, 8 vite gënjeshtra nuk mundtë lahen me 8 javë sharje dhe baltosje. Koha për ndryshim, ora për ndryshim, dita për ndryshim po afron dhe kjo i ka bashkuar shqiptarët, i ka bashkuar më shumë se kurrë më parë.

Në mesin tonë nuk janë vetëm demokratët, luftëtarët e demokracisë qëndrestarët për shtetin e së drejtës, por janë edhe socialistët e zhgënjyer të cilët janë bërë njësh me demokratët, me qytetarët, me fermerët për ndryshim që nuk ka forcë ta ndalë. Dhe ndryshimi është përgjegjësi, ndryshimi nuk është privilegj i njeriu për kolltukun e një kryeministri. 25 prilli nuk bëhet për një njeri, as vetëm për një parti, 25 prilli bëhet që të gjithë së bashku të hapim dyert drejt Europës në mënyrë që të sjellim këtu investimet europiane të cilat mungojnë prej 8 vitesh dhe i kanë bërë të rinjtë tanë të emigrojnë, i kanë bërë gratë e Klosit, të Matit, të Dibrës të kyçen të papuna në shtëpi, të papunë pa shpresë, pa të ardhura. 8 vite jua kanë vjedhur të ardhmen e fëmijëve. I pyes gratë dhe nënat e Klosit njësoj siç pyeta gratë dhe nënat e Bulqizës dhe të Dibrës. A do e lejoni t’ua vjedhë edhe 4 vjet të tjera fëmijëve tuaj? Sigurisht që jo.

Gratë e Dibrës, gratë e Shqipërisë do t’i prijnë ndryshimit ndaj jam i bindur se të gjithë së bashku 25 prillin do ta kthejmë në referendumin më historik ku Shqipëria do të marrë kthesën e merituar por të paarritur 30 vite tranzicion. Duke mbyllur derën e tranzicionit, duke sjellë ndryshimin e vërtetë, duke e futur Shqipërinë në rrugën drejt Europës që do të thotë rritje pagash, do të thotë zhvillim ekonomik, do të thotë subvencione për fermerët do të thotë status për minatorët e Matjan, të Kolosit, të Bulqizës, të Pogradecit e kudo ku janë. Vetëm kështu do të mund të ecim përpara. Kjo është plotësisht e mundur. Kjo është në duart tona, është në duart tuaja, asgjë nuk na diferencon nga Maqedonia e Veriut, nga Kosova. Kemi të njëjta, madje më shumë pasuri. Kemi të njëjtat, madje njerëz edhe më të talentuar, edhe punëtorë, edhe më të fortë. Të bëhemi bashkë, që këto pasuri të sjellin mirëqenie për familjet tuaja, për Klosin, për Matin e për gjithë Shqipërinë.

Dy javë për t’ju përgjigjur një pyetje: edhe 4 vite të tjera me këtë që 8 vite nuk mbajti asnjë premtim? Edhe 4 vite të tjera dështime? Edhe 4 vite të tjera varfëri? Taksa të larta, çmime të larta, edhe 4 vite të tjera në çatinë e botës për çmimin e naftës dhe në fund të botës për pagat, për pensionet, a durohet më qoftë edhe një ditë e vetme? Apo votë për ndryshim? Votë për numrin 9, për Partinë Demokratike, për Aleancën për Ndryshim. Kjo është pyetja e vetme, pyetje të cilën kryeministri në ikje nuk do që ta pyes askush. Ndaj shpik lloj, lloj marifetesh, sepse ai trembet bilancit zero që ka me qytetarët. Premtimeve të pambajtura dhe mbi të gjitha i trembet përgjigjes tuaj, a mund të vazhdojë edhe 4 vjet të tjera Shqipëria si këto 8 vite? A është koha për ndryshim?

Bashkë për ndryshim!

Mati fiton!

Klosi fiton!

Dibra fiton!

Shqipëria fiton!

“Brenda 6 muajve statusi i minatorit”, Basha: Keni besën time, të gjithë minatorët e Shqipërisë

• “Brenda 6 muajve statusi i minatorit, në dialog me minatorët”. Basha: Kam kërkuar falje që nuk arritëm ta miratonin në qeverisjen e PD. Keni besën time, të gjithë minatorët e Shqipërisë.

• Basha me minatorët në Bulqizë: Hidhni hapin e bashkimit me PD dhe programin tonë. Do të garantojmë të drejtat tuaja si kolegët tuaj në Europë.

• Basha minatorëve të Bulqizës: Nuk ka ndryshim pa ndryshuar fatin tuaj, pa gëzuar ju të drejtat e kolegëve tuaj europianë.

• Basha me minatorët: E di që ju ka zhgënjyer politika. Vini jetën në rrezik për bukën e fëmijëve. Por 25 prilli është një mundësi. Përdoreni! Votoni ndryshimin!

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pati një bashkëbisedim me minatorët e Bulqizëz, të cilët u shprehën se zgjidhjen e problemeve 30-vjeccare e shohin tek kreu i opozitës.

“Unë punoj 25 vite në minierë dhe më kanë larguar nga puna në mënyrë të padrejte sepse kërkuam të drejtat themeltare të një minatori dhe ne kemi besimin tek ju që të miratoni statusin e minatorit sa të vini në pushtet. Sepse minatorët e Bulqizës dhe të gjithë Shqipërisë janë gënjyer nga qeveritë e mëparshme këto 30 vite dhe kemi besimin tek ju si kryeministër i ardhshëm” – u shpreh një nga minatorët.

Fjala e parë që u ka drejtuar Basha minatorëve, ishte zotimi se qeveria e tij e ardhshme do të miratojë statusin e minatorit dhe të naftëtarit brenda 6 muajve të parë. Basha tha se ky nuk është premtim fushate por zotim i tij, pasi në programin e Partisë Demokratike është përllogaritur edhe burimin i financimit se si do të bëhet i mundur statusi i minatorëve dhe i naftëtarëve.

“Pritja që më rezervuan bulqizakët ishte prekëse. Orari pak i papërshtatshëm, por qyteti ishte plot me njerëz. Natyrisht ne e kemi shpallur programin tonë dhe pjesë e programit ka qenë statusi i minatorit, por unë e kuptoj që në morinë e mbulimeve mediatike kjo ka humbur. Ndaj ka nevojë ta përsërisim sepse ka dhe palë qё janë tё interesuara qё tё humbi ky mesazh. Mesazhi ёshtё i thjesht dhe i qartë, brenda 6 muajve tё parё nё dialog me sindikatat e minatorëve dhe naftëtarëve ne do ta miratojmë statusin e minatorit dhe statusin e naftëtarit nё përputhje tё plot me parimet dhe standardet e Bashkimit Europian. Ne e kemi studiuar domethënien e këtij statusi. Nga njëra anё ёshtё e pafalshme qё ju, ndër sektorët mё tё vështirë, ndoshta me i vёshtiri, prej 30 vitesh nuk keni garancitë minimale pёr punën, pagën, pёr jetën, pёr sigurimin e jetës, pёr fëmijët tuaj. Pra garanci minimale pёr punën mё tё vёshtirё qё ka vendi.

Jo vetёm mё tё vështirën por edhe mё fitimprurëse. I gjithё vendi dhe e gjithё Shqipёria duhet tё përfitoj nga nafta dhe mineralet. Pa pikë diskutimi, gjithë shqiptarët do të fitojnë, por s’ka si të mos përfitojë komuniteti ku ndodh aktiviteti mineral nxjerrës apo naftë nxjerrës, e në veçanti ata që rrezikojnë jetën e tyre, shëndetin e tyre, që jeni ju minatorët shqiptarë e naftëtarët shqiptarë. Kështu që, bazuar mbi këto gjëra që janë të qarta si drita e diellit, ne kemi përllogaritur prej më shumë se 6 muajsh koston financiare dhe sa e përballueshme do të jetë kjo. Dhe kemi evidentuar burimet nga të cilat do të paguhet fatura për të garantuar statusin e minatorit duke përfshirë këtu edhe statusin e minatorëve që kanë dalë në pension, si dhe për të garantuar daljen në pension në mënyrë të diferencuar, në përputhje me vështirësitë dhe me imponimet që i bën shëndetit dhe jetës së minatorit puna nën tokë në kushtet e nëntokës.

Pra brenda 6 muajve, në dialog me ju, statusi do të miratohet. Do të miratohet dhe përndryshe juve ju lind e drejta të reagoni me të gjitha format dhe mënyrat. Unë përmenda një metaforë atje, thashë, siç do ta heq traun, ashtu ju lind drejta ju t’i vendosni traun çdo qeveritari në qoftë se ky zotim që unë ju jap sot, që është pjesë e planit tonë, nuk përmbushet. Tani, dua t’ju them diçka tjetër. 3O vite me radhë janë bërë premtime në prag fushatash dhe nuk janë mbajt. 8 vite i njëjti premtim është bërë nga ky që vjen të kërkojë votën sot. Gjëja e parë që kam bërë, nuk e di nëse keni qenë në takimin tim në 2013 pasi jam bërë kryetar i Partisë Demokratike. Kam kërkuar falje në emër të Partisë Demokratike që ne nuk arritëm të miratonim statusin e minatorit. Takimi ka qenë në një nga lokalet e kryesore të qytetit, pas mitingut në shesh.

Nuk është kurrë shumë për ta përsëritur ndjesën ndonëse nuk është koha tani se tani po vjen koha për një vendim, por duhet që në mënyrë të përsëritur naftëtarëve dhe minatorëve unë ju kam kërkuar ndjesë për faktin që gjatë kohës që qeverisnim nuk arritëm ta miratonim atë status. Sot ka ardhur një moment tjetër, vetëm 2 javë na ndajnë nga një vendimmarrje, ndoshta më e rëndësishmja që nga ndryshimi i sistemit, që nga ardhja e demokracisë. Vendimmarrja më e rëndësishme që nga 92-shi, do vazhdojmë përsëri edhe 4 vite të tjera kështu siç kemi qenë 8 vite, ju të mbetur në galeri nën tokë, me të njëjtat kushte, me të njëjtat paga, nën terror, nën shtypje, pa asnjë mbrojtje nga shteti, përkundrazi me tallje, me denigrim, me arrogancë, me ortakërinë e hapur dhe të fshehur të shtetit me ata që ju shfrytëzojnë deri në palcë, apo do të ndryshoni, në qoftë se do të ndryshojmë atëherë e vetmja rrugë është që të votoni për Partinë Demokratike, rrugë tjetër nuk ka. Ndaj dhe ftesa ime ndaj të gjithë minatorëve shqiptar është, hidhni hapin e bashkimit me Partinë Demokratike, me programin tonë.

Detyra jonë është e qartë, në rastin tuaj kristal e qartë, të garantojmë të drejtat tuaja minimale siç i kanë kolegët tuaj në Europë. Statusin e minatorit sipas parimeve dhe të normave evropiane. Kjo është detyra ime, kjo është detyra e ekipit tonë. Ne këtë detyrë do ta bëjmë. Përgjegjësia juaj është e qartë këtë mund dhe do ta rrini vetëm duke u bërë pjesë e ndryshimi që po vjen pavarësisht se ju për fat të keq një pjesë të mirë të aktivitetit tuaj dhe të orarit të jetës tuaj e kaloni nën tokë nuk besoj se ju ka shpëtuar fryma e ndryshimit, era e ndryshimit që po fryn kudo në vend. Nuk ka ndryshim pa ndryshuar fatin tuaj, nuk ka ndryshim pa mundësuar edhe për ju ato të drejta që gëzojnë kolegët tuaj kudo në Europë. Ndaj ju bëj thirrje që të rindizni shpresën. E di që ju ka zhgënjyer politika, e di që jua ka vrarë shpresën, e di që secili prej jush futet aty duke menduar vetëm bukën e fëmijëve dhe fut kokën në rrezik vetëm duke menduar bukën e fëmijëve se për asgjë tjetër nuk do t’i ndërmerrnit këto rreziqe. Por po ju them se 25 Prilli është një ditë shprese, është një ditë ndryshimi. Merreni këtë mundësi, përdoreni me votën tuaj. Votoni, votoni. Kjo është thirrja që kam. Votoni numrin 9, votoni Partinë Demokratike dhe unë zotohem se do t’jua përkthej me hapin e parë miratimin e statusit të minatorit”, tha Basha.

Basha me fermerët dibranë: 100 milion euro subvencione për fermerët, 50 milion euro për infrastrukturë bujqësore

• Fermerët i ankohen për mungesën e subvencioneve nga shteti, Basha: 100 milion euro subvencione për bujqësinë, brenda 24 muajve çertifikatat e pronësisë së tokës.

• Basha me fermerët dibranë: 100 milion euro subvencione për fermerët, 50 milion euro për infrastrukturë bujqësore, çertifikatat për 24 muaj dhe karburant 240 lek më i lirë.

• E marrin naftën në Maqedoni, Basha u premton fermerëve dibranë naftë 240 lek më të lirë. 100 milion euro subvencione, 50 milion euro për infrastrukturën dhe çertifikatat e tokës për 24 muaj.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takimet që ka patur në qytetin e Peshkopisë, ka zhvilluar një bashkëbisedim me fermerë në fshatin Grevë. Të harruar për 8 vite, fermerët u shprehën se nuk kanë marrë asnjë subvencion nga shteti, ndërsa nga ana tjetër u duhet të përballen me naftën shumë të shtrenjtë dhe taksat e larta. Një problem tjetër për ta janë edhe certifikatat e pronësisë që ende nuk kanë gjetur zgjidhje.

“Unë jam një nga fermerët e Maqellarës në drejtimin fruti-kulturë. Kam një sipërfaqe me 8 hektarë molla dhe fruta të ndryshme. 8 vite që qeveria fermerët e Dibrës i la në harresë në të gjitha drejtimet, ndiç tek subvencionet, ndaç tek shitja e prodhimeve dhe kanë ndjerë një mungesë shumë të madhe dhe janë munduar vet me fuqitë e tyre, me forcat e tyre, diku dhe me humbje shumë të mëdhaja sepse shteti dhe qeveria nuk funksionojnë. Mos flasim për problematikat që nga kostoja e prodhimit që fillon me naftën, tek traktori që punon tokën. Që t’i marrësh taksë rruge traktorit, kjo ka ndodhur vetëm në shtetin tonë. Traktori që punon tokën, paguan taksë rruge dhe që këtu fillojnë të gjitha problematikat e fermerëve dhe nuk jam në gjendje të nxjerr një kosto prodhimi që të përballojë tregun. Pastaj, fillojmë me radhë deri tek shitja e prodhimit. Fermeri është në mëshirën e fatit, që nga tregtarët që marrin mallin e të gjitha. Një kile mollë sot është 1200, 1300 lekë, kur fermerit ja marrin 200, 300 lekë. Programi juaj, i Partisë Demokratike, ne na ngre shumë lartë dhe subvencionet që ju keni premtuar, ku qeveria thotë ku do i merrni lekët, lekët janë sepse vetëm nga taksa e naftës për rrugën, qeveria mbledh 550 milion euro në vit. Ku shkojnë këto lekë? Po këto janë taksat e traktorit Prandaj unё sot jam kёtu dhe kam ardhur tё mbёshtesё programin tuaj dhe tё uroj fitore” – u shpreh Premtim Agolli.

“Quhem Ramazan Kaza, fermer, agro-pёrpunues. Sot disponoj 3 licenca me produktet janë mjaft cilësore, mirëpo shumë gjëra stonojnё. Nuk do zgjatem shumë por qё tё arrish tё kryesh investime duhet patjetër certifikata e pronësisë qё mendoj se me ardhjen tuaj nё pushtet qё ёshtё njё domosdoshmëri duhet tё jetë njё aksion qё çon nё përfundimin e tij. Pёr tё kryer investime shumë fermerë kanё stonuar krahas gjёrave tё tjera. Kemi besim tek vizioni, idetë dhe energjitë tuaja qё fjala juaj do jetë realitet nё tё ardhmen e afёrt” – tha Ramazan Kaza.

Për kreun e opozitës, problemet e bujqësisë kanë ardhur nga pamëshira e qeverisë për t’i ndihmuar fermerët në 8 vite, pasi paratë janë aty. Duke e konsideruar si prioritetin e qeverisë së ardhshme, Basha shpjegoi planin e Partisë Demokratike për këtë sektor, i cili parashikon 100 milion euro subvencione vit për vit në bazë të prodhimit, 50 milion euro për infrastrukturën e bujqësore. Ai gjithashtu shprehu zotimin se do të zgjidhet problemi i certifikatave të pronësisë dhe Nipt-i i fermerëve do të jetë numri personal i fermerit për të shmangur burokracitë shtetërore.

“Çdo pronar automjeti nё Dibër shkon dhe e mbush serbatorin nё Dibër tё Madhe, këta tё Kukësit nё Prizren, këta tё Hasit kёshtu, tё Tropojës nё Gjakovë, tё Pogradecit nё Strugë. Sepse nafta nё Shqipëri ёshtё e treta mё e shtrenjtë nё botё, krahasohemi me Singaporin dhe me Suedinë. Pse? Pёr shkak tё taksës. 240 lekё ёshtё rrit taksa nё 8 vite ndërkohë qё nё fakt kishte premtuar uljen e taksës. 550 milion tha z. Agolli vetёm nga taksa e qarkullimit. Sa nga këto 550 milion euro janë kthyer fermerit shqiptar? Përkundrazi paradoksi qё mё përmendë t’i ma parmendën edhe nё Devoll. Pёr ta lëviz zetorin e traktorit nga njё arё nё arën tjetër del përpara tabela e qarkullimit, e tё vёnё dhe gjobën po s’pate leje qarkullimi. Ёshtё njё marrëzi. Ёshtё njё sjellje anti-zhvillim, ёshtё njё sjellje kundër fermerit shqiptar dhe ne i kemi parё pasojat. Toka ёshtё braktisur, prodhimi ka rёnё dhe ai prodhim i shkëlqyeshëm që korret apo vilet gjysma përfundon në kanal. Nga ana tjetër hendeku që përmende 400% ndryshimi i çmimit me sa e shet fermeri me sa mbërrin tek konsumatori. Të gjitha këto probleme janë probleme politike të shkaktuara nga keqqeverisja. Ndaj zgjidhja e parë është ajo zgjidhje që funksionon në Maqedoni, që funksionon në Kosovë, është paketa e subvencioneve direkte për fermerin shqiptar. 110 milionë euro në vit është ajo që ne do të rezervojmë nga buxheti i shtetit. Sa mirë e the, është më pak se 1/5 e asaj që ju merr shqiptarëve me taksën e qarkullimit. E sa e sa taksa të tjera e çmime të tjera të rritura të energjisë e të naftës. Pra, nuk kanë munguar paratë dhe nuk mungojnë paratë, por ka munguar dëshira dhe vullneti për të ndihmuar fermerin shqiptar. Një grup njerëzish kanë përfituar, kryesisht importues, monopolistë. Si ka mundësi që ne të pranojmë në këtë vend ku gjysma e popullsisë jeton me tokën ku ka prodhime kaq cilësore që tregu ynë të mbytet nga prodhimet e eksportit që të vijnë me një çmim më të ulët se prodhimet tona? Sepse prodhimet e tyre janë të subvencionuara dhe importuesit e këtyre prodhimeve favorizohen në dogana. Pa pikë diskutimi kjo do të marrë fund. Subvencionimi i prodhimeve tona si fillim do të sjellë uljen e kostos së prodhimit të fermerit shqiptar mollë apo domate, qershi apo patate, mish, qumësht apo nënprodukte të tjera blegtorale, mjaltë apo peshk. Të gjitha do të përfitojnë nga subvencionet nga ulja e kostos. Ulja e kostos do të thotë në radhë të parë ulje e kostos së imputeve në fidanë, farëra, pesticide, dapi, proceset mekanike aty ku ndodhin se është një pjesë e madhe e Shqipërisë. Të gjitha do të përfitojnë nga subvencionimi duke synuar minimizimin deri në zerimin e tyre. Kjo do të thotë që prodhimi juaj do të vijë në treg me një kosto shumë më të ulët se sot dhe do të thotë që do të vijë me një çmim konkurrues. Një çmim konkurrues që do ta bëjë prodhimin shqiptar të preferuar jo thjesht se është më i freskët, më i mirë, se vjen drejtpërdrejt nga toka nuk ka nevojë të vijë nga Egjipti, as fasulja, as patatja por vjen nga toka jonë.

Së dyti, do të bëjë të mundur që në vend që të futeni në borxh proces mbas procesi, sezon pas sezoni, jo vetëm mos të futeni në borxh, jo vetëm mos të detyroheni të merrni kredi, ata që kanë mundësi se shumica i marrin me fajde dhe janë mbytur deri këtu dhe nuk i lajnë dot dhe pastaj vjen dita për t’i shitur prodhimet e i shisni nën kosto e nuk lani dot as borxhet, pra, për t’i dhënë fund këtij cikli negativ por të filloni të krijoni mirëqenie. Kur kam folur për herë të parë për qëllimin tonë politik që është krijimi i shtresës së mesme shqiptare kam pasur parasysh kryesisht tre kategori: sipërmarrjen e vogël dhe të mesme, fermerin shqiptar dhe profesionistin shqiptar. Kur këto 3 shtresa të arrijnë një minimum të ardhurash prej 1 milion lekë të vjetra në muaj atëherë gjithçka në ekonominë tonë dhe në demokracinë tonë do të ndryshojë. Programi ynë për 100 milion euro subvencione do të sjellë dy efekte të menjëhershme. E para, prodhimet tuaja nuk do kalben, e nuk do frezohen e nuk do hidhen në kanal por do përfundojnë në treg e do shiten me çmime konkurruese ndaj çdo prodhimi tjetër të huaj të eksportuar dhe do të sjellin fitime në xhepat tuaj. Dhe së dyti do të ndihmojmë edhe mirëqenien e pjesës tjetër të popullsisë. Sot mjafton të vësh një kamera në një dyqan në qendër të Tiranës dhe ta shohësh ku ka përfunduar mirëqenia e shqiptarit, shkojnë blejnë dy kokrra domate, një trangull, një gjysmë buke e një shishe dhallë. Pra përmirësimi i gjendjes së fermerit shqiptar, përmirësimi i çmimeve do të sjellë edhe fitime për ju edhe për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme ekonomike të kostos së jetesës në qytet. Hapi i dytë është infrastruktura dhe me infrastrukturën kam parasysh jo thjesht rrugët që mungojnë, rrugët e aksesit, vaditjen, kullimin, energjinë elektrike, po kam parasysh edhe infrastrukturën e tregjeve sepse edhe monopolizimi i tregjeve është fatkeqësi për ju. Kam para sysh rrjetin e magazinave apo të impianteve të përpunimit sepse me të vërtetë një vit mund të keni mbiprodhim dhe një pjesë mund të shitet në tregun vendas, një pjesë mund ta eksportoni dhe për këtë ne do të investojmë fuqishëm për certifikimin e produkteve tuaja dhe për të bërë të mundur atë që na ka dhënë Bashkimi Evropian që është mundësia për të eksportuar produktet, ta shfrytëzojmë si e shfrytëzon Maqedonia, siç e shfrytëzon Kosova por prapë se pra mund të mbetet një sasi produkti këtu dhe ky nuk duhet të jetë lajm i keq, ky duhet të jetë lajm i mirë, ai produkte le të kthehet në lëng frutash, le të kthehet në marmelatë, në reçel, në turshi apo një tjetër nën produkt e jo të hidhet në kanal por edhe për këtë ka nevojë që të blesh një impiant, ta vendosësh në punë, të punësosh njerëz, kjo nuk duhet të shikohet si krim siç e shikon qeveria sotme por si mundësi , si objektiv, madje ne duhet ti shtyjmë investitorët shqiptar të investojnë të agro-përpunimi. Të dyja këto fusha pastaj lidhen ngushtë edhe me turizmin që është një fushë që ne vetëm e kemi prekur majën e ajsbergut se turizmi nuk është vetëm plazh edhe det, është edhe agroturizmi, është edhe mundësia për të shpalosur bukuritë e jashtëzakonshme natyrore të veriu, të verilindje, të jugut, juglindjes ndaj turizmit evropian që i kërkon këto bukuri, ju mungojnë këto bukuri. Ne ne duhet të shtrojmë rrugët drejt agro-turizmit. Fermeri nesër si sipërmarrje nesër, mund të ketë dhe një bujtinë, mund të ketë dhe një restorant apo qoftë edhe një dyqan ku tregton drejtpërdrejt prodhimet e veta bio. 100 milion Euro subvencione të drejtpërdrejta. 50 milion Euro vit për vit për infrastrukturën bujqësore. Këto janë angazhimet tona të planit 4 vjeçar, në mandatin tonë të parë. Dhe dua ta përfundoj me këtë, disa prej jush e dinë fare mirë që gjysmën e buxhetit Bashkimi Europian e harxhon për fermerët europian. Ajo që ndoshta nuk dini është që Bashkimi Europian ka një buxhet të veçantë për gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor për agro-kulturën, për bujqësinë, për blegtorinë në tërësi, për industrinë e ushqimit dhe për prodhimet bujqësore dhe blegtorale. IPARD-i, i cili keqpërdoret nga qeveria aktuale. Jo vetëm kaq, por ne nuk arrijmë dot të absorbojmë shumë fonde që janë në dispozicion, por që sigurisht duhet një qeveri e besueshme, një qeveri që arrin ti thithë me projekte dhe pastaj shkon të japë llogari, se janë paratë e taksave te evropianëve ato. Atje funksionojnë gjërat. Ai thotë, urdhëro, për çfarë i do paratë? Në qoftë se ke një projekt bindës kemi dhe ne mallra që mund ti patentojmë, prodhime që mund ti patentojmë. Prandaj ju jap fjalën që shumë shpejt, falë objektivit tonë tjetër madhor, objektivi i parë është rritja ekonomike e Shqipërisë, rritja ekonomike e fermerit shqiptar është e padiskutueshme se ju jeni gjysma e Shqipërisë. Objektivi i dytë që ndërthuret me këtë është avancimi në rrugën drejt Bashkimit Europian. 8 vjet nuk kemi bërë asnjë hap përpara.

Problemi i certifikatave të pronësisë është një problem i madh. Hapi i parë, nuk do jetë një defekt i shtetit një problem për ju. Çfarë dua të them me këtë? Fakti që nuk keni certifikatë pronësie nuk do t’ju ndalojë për të marrë subvencione për prodhimet tuaja deri sa certifikatën e pronësisë ta keni. Dhe është absurde që kanë krijuar një sistem ku thonë ti do e marrësh subvencionin po më tregove certifikatën, por unë s’të jap certifikatën. Është për të qesh dhe për të qarë si çdo gjë tjetër në këto 8 vite. Për sa kohë që shteti nuk i ka marrë përgjegjësitë e veta për t’i pajis fermerët shqiptarë me certifikatën e tokës, kërkesa për certifikatën e tokës nuk do të jetë më kusht për marrjen e subvencionit. Sikundër i qëndroj asaj që i kam thënë prej vitësh që Nipt-i i fermerit do të jetë numri i identifikimit personal në kartën e identitetit. Sa më burokratik shteti aq më i madh korrupsioni aq më të varfër njerëzit, prandaj ne do ta luftojmë burokracinë e tepërt kudo. Nga ana tjetër është një sfidë pajisja e fermerëve me certifikatat e pronësisë. Dhe ne kemi ngritur një departament pune i cili po merret me këtë çështje sikundër me të gjitha çështjet e tjera të pronës në mënyrë që t’i kolaudojë brenda dy viteve të para të qeverisjes tonë. Thënë kjo, nuk është një nga fushat ku jemi krenarë se ne si parti, jemi parti konservatore, parti e qendrës së djathtë. Ne duhet ta kishim përmbyll procesin e certifikimit të pronave por nuk arritëm dot ta përmbyllnim. Unë, për këtë ju kam kërkuar ndjesë prej vitit 2013 e në vazhdim. Sot, vij t’ju them se brenda 24 muajve të parë ky problem do të jetë i përmbyllur. Ndërkohë që, këto 24 muaj, mungesa e certifikatës së pronës nuk do të përbëjë shkak ligjor për t’i mohuar asnjë fermeri subvencionin e për të mos i mohuar askujt, të drejtat që ka pavarësisht se shteti ka dështuar dhe i ka lënë në baltë. Kjo qeveri i ka lënë në baltë dhe nuk i ka plotësuar detyrimet që rrjedhin nga ligjet apo aktet nënligjore për t’i pajisur me certifikatën e pronës”, tha Basha.

Basha nga Bulqiza: Brenda 6 muajve të parë miratojmë statusin e minatorit sipas standardeve europiane

• Basha nga Bulqiza: Statusi sipas standardeve europiane. Në Europë me paga të larta.

• Basha në Bulqizë: Mes 8 viteve vuajtje, spikat tragjedia e minatorëve. Shkoni derë më derë tek minatorët, statusi brenda 6 muajve.

• “Jam i vetëdijshëm për peshën e këtij angazhimi”, Basha minatorëve në Bulqizë: Miratojmë statusin e minatorit sipas standardeve europiane brenda 6 muajve.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në turin e takimeve në verilindje të Shqipërisë, është ndalur edhe në qytetin e Bulqizës i cili ka përshëndetur qytetarët dhe simpatizantët që kishin dal ta presin. Në fjalën përshëndetëse, Basha falënderoi bulqizakët për mbështetjen dhe shprehu zotimin se qeveria e tij do të miratojë statusin e minatorit sipas standardeve dhe parimeve europiane.

Lulzim Basha: Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja, qytetarë dhe qytetare të Bulqizëz, fermere dhe fermerë. Mirë se ju gjej në këtë mesdite të bukur, të ndriçuar nga dielli, sepse në të vërtetë një ditë e re po vjen, një ditë e re për Shqipërinë, një ditë e re për shqiptarët, ditë ndryshimi, ditë fitoreje për Bulqizën, Dibrën dhe mbarë Shqipërinë. Entuziazmi juaj, optimizmi juaj, forca e thirrjes tuaj për ndryshim, ka bindur çdo shqiptarë se 25 prilli është dita juaj. Nuk është dita e politikës së përçarjes, është dita ndëshkimit të politikës së 8 viteve të premtimeve të pambajtura që i ka varfëruar njerëzit dhe i ka bërë të harrojnë shpresën që ka larguar mijëra të rinj nga vendi dhe që e ka zhytur Shqipërinë në një nga krizat më të thella ekonomike që ka njohur ndonjëherë.

Prandaj 25 prilli është një ditë jo për politikën, por për njerëzit, për qytetarët, për popullin, për ndryshimin. Por a është 25 prilli për minatorët e Bulqizëz? A është 25 prilli dita e ndryshimit për mijëra banorë të këtij qyteti dhe të qyteteve të tjera që kalojnë gjysmën e ditës nën tokë? A është 25 prilli njësoj si këto 8 vite vazhdim i gënjeshtrave, i premtimeve të pambajtura, i pagave të pamjaftueshme për të mbajtur familjet, për minatorët e Bulqizëz dhe mbarë Shqipërisë? A është 25 prilli vazhdimi i 8 viteve të pamundësisë për t’i çuar fëmijët e minatorëve në universitet dhe për t’ju hapur kështu një shkallë për t’u ngjitur në jetë e jo për të ndjekur brezë pas brezi këngën e mjerimit të minatorëve të Bulqizëz e të gjithë Shqipërisë? Kjo është pyetja në mendjet e shumë minatorëve të Bulqzëz dhe unë e di fare mirë.

E di fare mirë sepse këtu nga ky shesh dhe nga sheshet e tjera të Bulqizës dhe të qyteteve të tjera të minatorëve dhe naftëtarëve kemi folur për problemet që u janë bërë çdo vit e më të mëdha dhe zgjidhjet që kanë munguar. Për premtimet që janë hedhur me shumicë në fushatë elektorale dhe pastaj janë harruar. Ne e dimë se Shqipëria është e mbytur në halle për shkak të dështimeve 8 vjeçare të Ramës, por po kështu nuk mund të harrojmë se mes detit të vuajtjeve dhe dhimbjeve spikat tragjedia e minatorëve. Tragjedia e minatorëve anembanë vendit, tragjedia e minatorëve në veçanti, por edhe atyre të Monellës, të Pukës, atyre të Pogradecit, e naftëtarëve të Ballshit dhe e fëmijëve të tyre. Ndaj, kam ardhur sot këtu me vetëdijen e plotë për të shpallur dhe për të bërë të njohur një nga objektivat kryesor të qeverisë time në fushën e energjisë dhe e burimeve minerare.

Është shpallur nga selia e Partisë Demokratike prej afro 7 javësh, por nuk ka gjetur mbulimin e duhur dhe as vëmendjen e duhur mediatike. Ndaj dua ta përsëris këtu, nga ky shesh i Bulqizëz, për çdo minatorë bulqizak, për çdo minatorë shqiptarë, për familjet e tyre dhe fëmijët e tyre, për sindikatat e minatorëve dhe për pensionistët, minatorët pensionist që kanë harxhuar jetën e tyre nën tokë qartë, prerë dhe shkurt, brenda 6 muajve të parë qeveria ime do të miratojë statusin e minatorit sipas standardeve dhe parimeve europiane. Kjo është më e pakta, detyrimi më i vogël për sakrificën tuaj por edhe të fëmijëve tuaj për shkollimin e tyre, për sigurimin e jetës tuaj.

Brenda 6 muajve të parë sipas parimeve dhe standardeve Europiane në dialog dhe në konsesus të plotë me përfaqësuesit tuaj dhe sindikatat tuaja statusi i minatorit do të jetë realitet. Jam i vetëdijshëm për peshën e këtij premtimi, të këtij zotimi, dhe ndaj dua t’iu them atë traun e Rrugës së Kombit që do ta heqë ditën time të parë si kryeministër ta vendosni në këtë rrugë në qoftë se nuk e mbaj premtimin para jush. Sepse unë besoj se detyra e parë e atij që kërkon votën për të qeverisur është të mbajë zotimet sepse detyra e qeverisë dhe kryeministrit është të kujdeset për njerëzit. Ndaj kam ardhur këtu të zotohem para jush se statusi i minatorit një e drejtë themelore e minatorit shqiptarë do të jetë i garantuar me Partinë Demokratike dhe me qeverinë tonë të ardhshme.

Ndaj, ju ftoj të investoni tek ndryshimi që po vjen, të shkoni derë më derë tek minatorët dhe familjet e tyre, tek pensionistët por edhe tek fermerët e Bulqizës e ti bëni pjesë të bashkimit tonë të madh për ndryshim me 25 prill. Ora e ndryshimit po troket si asnjëherë tjetër. Shqiptarët do të kenë një orë vendimtare. Vendimtare për ju, vendimtare për fëmijët tuaj, vendimtare për atë që do të ndodhë. A do të shkojmë drejtë Europës apo do të mbetemi siç mbetëm këto 8 vite, në fund të vendeve të rajonit. Dhe të shkosh drejtë Europës nuk është thjeshtë një proces takimesh e tavolinash, nuk shkohet në Europë me rroga të ulëta, nuk shkohet në Europë me shëndetësi të rrënuar, nuk shkohet në Europë pa respektuar punën, nderin dhe njerëzit e punës, minatorë apo fermerë, profesionistë apo biznes i vogël.

Në Europë shkohet duke arritur standardet, duke thithur investimet, duke rritur pagat, duke mundësuar arsimimin e duhur të fëmijëve tanë, duke i garantuar atyre një të ardhme këtu, në vendin e tyre dhe jo duke i përzënë në emigracion. Ndaj, vëllezër dhe motra bulqizak, këto dy javë kemi një dhe vetëm një pyetje për t’ju përgjigjur a do të rrimë siç kemi qëndruar 8 vite me Edi Ramën të ngecur vendi nga dështimet, me gënjeshtra dhe varfëri apo do zgjidhni ndryshimin ndryshimin, numrin 9, Partinë Demokratike. Sepse të gjithë e dinë se ai që nuk i mabjte premtimet tetë vite me radhë, ai që dështoi dhe ju la në baltë e ju la në galeritë e nën tokës pa përkrahje, me cinizëm me arrogancë. Ai nuk do të ndryshojë as 40 vite po t’i japësh ndaj ju ftoj votoni Partinë Demokratike, votoni për Aleancën për Ndryshim, votoni numrin 9. Zgjidhi ndryshimin për një ekonomi të fortë dhe për Shqipërinë europiane. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja. Zoti e bekoftë Shqipërinë! Faleminderit!

Meta i përgjigjet Ramës: Je mësuar të korruptosh edhe burra që turpërojnë edhe fjalën prostitutë

Akuzave të kryeministrit Edi Rama nga Vlora këtë të shtunë, sipas të cilave presidenti Ilir Meta takon subjekte të OFL dhe prokurorë e gjyqtarë të shkarkuar nga vettingu, ky i fundit ju është përgjigjur flakë për flakë nga Fieri.

Pas dekorimit të një grupi artistësh të këtij qytetit, presidenti i ktheu përgjigje kryeministrit duke i thënë se është mësuar që të korruptojë “burra-prostiturta”, por në 25 prill kushdo mund të bëhet kurban, por demokracia kurrë jo.

“Së pari ka pasur vaksina plot nëpër depo, kjo është një shpikje! Ai nuk ka këtë shqetësim, çështjen mund ta kishte zgjidhur prej muajsh. Edhe lajmet për marrjen nga ushtria të kullës e bëri jo vetëm për të frikësuar qytetarët. Ta ketë të qartë se ai është mësuar të korruptojë edhe burra që turpërojnë edhe fjalën prostitutë, që edhe ato nga halli e pamundësitë bëjnë ndonjëherë diçka që kurrë nuk do të donin ta bënin në jetën e tyre.

Burra me vese që turpërojnë familjet e tyre, fëmijët e tyre, vendin e tyre por duhet ta dinë që në 25 prill do marr përgjigjen nga vajzat e Vlorës, Fierit, Durrësit, Tiranës e gjithë Shqipërisë e mbi të gjitha nga nënat shqiptare që nuk duan më të jetojnë në shtëpitë e tyre të zbrazura nga fëmijët. o marrë përgjigjen në mënyrë më demokratike dhe më civile më 25 prill nga populli shqiptar. Një gjë është e sigurt më 25 prill kushdo mund të bëhet kurban por demokracia kurrë nuk mund të bëhet kurban”, deklaruar Meta.

Spahia me biznesin fason në Shkodër: Dyfishimi i të ardhurave, prioritet madhir i qeverisjes së PD

Ndryshimi nis me rritjen e pagave, pensioneve dhe ndihmen ekonomike

Biznesi fason në Shkodër është braktisur nga qeveria shqiptare gjatë pandemisë. Në vend të ndihmës nga shteti, ky sektor jetik i ekonomisë u pëball me neglizhencë nga shteti atëherë kur kishte nevojë përmbështetje.

Kandidati i PD Bardh Spahia ka vizituar një prej bizneseve fasone në Shkodër, ku njohur me problematikat e këtij sektori, ku evidentoi se vëmëndja e qeverisë ndaj biznesit ka qënë zero.

Në bisedat me punonjëset e fasonerive, Bardh Spahia që mban numrin 7 në listën e kandidatëve të PD, është shprehur se 25 Prilli është dita e ndryshimit të madh për të gjithë shqiptarët. Bardh Spahia deklaroi se PD ka një progam të mirëfilltë ekonomik, ku në fokus është rritja e pagës minimale në 36 mijë lek, rritjen e pensioneve me jo më pak se 5 % në vit, uljen e taksave dhe 110 mijë vende të reja pune.

Krim makabër në Kavajë: Gruaja gjendet e djegur në makinë, burri i varur në pemë

Një ngjarje e rëndëka ndodhur mesditën e sotme në Kavajë, ku në harkun kohor të disa minutave janë gjetur të vdekur burrë dhe grua në rrethana të ndryshme.

Policia ka konstatuar kufomën e një gruaje brenda një mjeti të djegur, dhe më pas burri i saj është gjetur i varur në një pemë.

Viktimat dyshohet se janë Fëllënxa Shirja 45-vjeçe dhe Bilbil Shirja 48-vjeç. Paraprakisht thuhet se burri ka vrarë dhe djegur trupin e gruas, dhe më pas në gjendje të rënduar psikologjike i ka dhënë fund edhe jetës së tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i plotë i Policisë

Më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet.

Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe.

Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes.