27.5 C
Tirana
E martë, 19 Gusht, 2025

Basha pritet me entuziazëm në Maqellarë: Një ftesë çdo dibrani për t’iu bashkuar ndryshimit më 25 prill

• “Një ftesë çdo dibrani për t’iu bashkuar ndryshimit më 25 prill”, Basha pritet me entuziazëm në Maqellarë: Këtë entuziazëm ta çojmë derë më derë.

• E ndal në rrugë Bashën në Maqellarë, sipërmarrësi: Nafta në Maqedoni më lirë se këtu. Basha i premton të heqë taksën e qarkullimit 240 lek/litër karburant.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur në qytetin e Maqellarës cili ka zhvilluar turin e takimeve me qytetarë dhe biznese. Kryedemokrati është pritur me entuziazmin e zakonshëm nga qytetarët dhe simpatizantët. Duke i falënderuar për mikpritjen, Basha tha u bëri thirrje të gjithë dibranëve t’i bashkohen ndryshimit që t’i hapet rruga mirëqenies dhe anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Të dashur vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja, kurrë se kam parë Maqellarën kaq plot! Plot me besim, plot me vendosmëri! Kjo nuk është thjesht një pastrim mes nesh, kjo është një ftesë ndaj çdo dibrani për t’ju bashkuar ndryshimit më 25 prill! Për t’ju bashkuar Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ndryshim në mënyrë që të gjithë së bashku të hapim rrugën e mirëqenies, rrugën e punësimit, rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ju ftoj që këto ditë që na ndajnë nga 25 prilli, këtë entuziazëm, këtë besim ta çojmë derë më derë, në fshatin më të largët, ta çojmë shtëpi më shtëpi, familje më familje që kërkojnë rrugën e shpresës, rrugën e ndryshimit. Të gjithë ata që tetë vite me radhë u kërrusën, u gjunjëzuan e humbën besimin tek vetja e tyre. Ora e ndryshimit po afron për të gjithë ju, bashkë për ndryshim. Maqellara fiton, Dibra fiton, Shqipëria fiton”, tha Basha.

Gjatë ecjes në qytet, Basha është ndalur nga pronar biznesesh të vogla, ku ka dëgjuar problemet që kanë me taksat, çmimin e karburantit dhe energjisë elektrike. Basha tha se ndryshimi më 25 prill do të thotë ulje e taksave, uljen e karburantit dhe energjisë elektrike.

Lulzim Basha: Si po ju shkojnë punët?

Qytetari: Blozë fare!

Lulzim Basha: Si kudo në Shqipëri.

Qytetari: Si në pandemi, zero! As drita, paguajmë qiranë, punëtorin. Me humbje! Në Maqedoni është nafta lirë, marrim makinat, shkojmë i furnizojmë atje.

Lulzim Basha: Serboratorët i mbushin dibranët në Maqedoni, kuksianët në Kosovë. Më 25 Prill të votojmë të gjithë për ndryshimin dhe ndryshimi do të ndihet kudo. Një nga fushat kryesore do të jetë kostoja, kostoja e prodhimit, nafta, energjia, ulja e taksave, heqja e terrorit të administratës tatimore. Do t’ju bëj, në radhë të parë, të ndiheni të çliruar nga ana psikologjike dhe nga ana e dytë do të ndez prapë besimin dhe motorët e ekonomisë. Se vetëm kështu vjen konsumi, forcoheni ju, forcohet biznesi i vogël, forcohet Shqipëria. Ju ftoj të gjithë, me biznesin e vogël kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë, kemi nënshkruar një marrëveshje, e cila do të jenë realitet të gjithë zotimet tona. Mos u dorëzoni!

Të gjithë bashkë për ndryshimin!

Sindikata e Policëve paralajmëron Ramën: Protestë nëse nuk garantohen të drejtat e policisë së Burgjeve

Pas revoltës të kontrollorëve ajror në Rinas, e cila nisi për të drejtat e tyre për pagat dhe kushte të tjera por u shtyp me dhunë nga qeveria, edhe Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë ka paralajmëruar një protestë.

Nëpërmjet një letre drejtuar institucioneve më të larta të shtetit, sindikalistët kanë denoncuar shkeljet dhe abuzimet që janë bërë sipas tyre me të drejtat social-ekonomike të Policisë Penitenciare shqiptare.

Në këtë deklarate të sindikatës janë listuar të gjitha shkeljet, që sipas tyre iu janë bërë punonjësve në Policinë e Burgjeve.

Duke ju drejtuar direkt kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ata theksojnë se mbi 3000 gardianë të besuar në Reformën e Drejtësisë lihen të pambrojtur para krimit.

“I vetmi shtet eksperimental në botë, ku disa mendjeshkurtër u heqin armët personale vetëmbrojtëse  90% të stafit policor penitenciar !-Ky është “grusht shteti” z. Kryeministër, pasi mbi 3000 Gardianë të besuar në Reformën e Drejtësisë, lihen të pambrojtur para krimit. Anuloni urdhrin e çarmatosjes, se nuk vijnë as turq e as bangladeshas të ruajnë burgjet!

2-Të vetmit punonjës shteti, që u mohohet paga sipas nenit 87 të Kodit Punës për punën në fundjave. Edhe ky është “grusht shteti” ndaj të drejtave themelore në pagë e trajtim !  Riktheni pagesën e punës në ditët e shtuna e të diela për Policinë e Burgjeve!

3- Që nga korriku i 2019-es, mbahen padrejtësisht pa u dhënë Gradat për fituesit, duke u mohuar pagën dhe karrierën qindra gardianëve shqiptar. Fajtorët janë në kupolën e D.P.Burgjeve! Jepni Gradat e fituara me meritë dhe ndaloni diskriminimin e stafit policor !

4- Kemi 1-vit që i kërkojmë M. Drejtësisë që Sindikata të jetë pjesë e Komisioneve Disiplinore që nga baza e deri në MD, pasi po “masakrohen” me masa ekstreme punonjësit nga D.P.Burgjeve, të cilët fitojnë gjyqet dhe dëmtojnë buxhetin e shtetit!

5-Drejtuesi burgjeve, bllokon padrejtësisht Dialogun Social, Aktivitetin Sindikal, Kontratën Kolektive në fuqi dhe shantazhon e kërcënon verbalisht anëtarët e sindikatës”, shkruhet në deklaratë.

Gjithashtu Sindikata paralajmëron se nëse do të mungojë vullneti i zgjidhjes nga qeveria, më 21 prill  do të zhvillojnë protestë.

“Nëse mungon vullneti i zgjidhjes nga qeveria, me 21-Prill-2021, qytetaret do shohin një protestë shembullore e sipas Ligjit ! -“Faturën” e paguan Ministria e Drejtësisë”, thuhet më tej në deklaratë.

Deklarata e plotë

Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë

Barazi e Dinjitet për Policinë e Burgjeve!

Jemi ketu, per te denoncuar shkeljet dhe abuzimet me te drejtat social-ekonomike te policise penitenciare shqiptare, si sherbim policor i sigurise jetike :

1- I vetmi shtet eksperimental ne bote, ku disa mendjeshkurter , u heqin armet personale vetembrojtese  90% te stafit policor penitenciar !-Ky eshte “grusht shteti” z.Kryeminister, pasi mbi 3000 Gardiane te besuar ne Reformen e Drejtesise, lihen te pambrojtur para krimit.

Anulloni urdherin e carmatosjes, se nuk vijne as turq e as bangladeshas te ruajne burgjet!

2-Te vetmit punonjes shteti, qe u mohohet paga sipas nenit 87 te Kodit Punes per punen ne fundjave. Edhe ky eshte “grusht shteti” ndaj te drejtave themelore ne page e trajtim !

Riktheni pagesen e punes ne ditet e shtuna e te djela per Policine e Burgjeve!

3- Qe nga korriku i 2019-es, mbahen padrejtesisht pa u dhene Gradat per fituesit, duke u mohuar pagen dhe karrieren qindra gardianve shqiptar. Fajtoret jane ne kupolen e D.P.Burgjeve!

Jepni Gradat e fituara me merite dhe ndaloni diskriminimin e stafit policor !

4- Kemi 1-vit qe i kerkojme M.Drejtesise qe Sindikata te jete pjese e Komisioneve Disiplinore qe nga baza e deri ne MD, pasi po “masakrohen” me masa ekstreme punonjesit nga D.P.Burgjeve, te cilet fitojne gjyqet dhe demtojne buxhetin e shtetit!

5-Drejtuesi burgjeve, bllokon padrejtesisht Dialogun Social, Aktivitetin Sindikal, Kontraten Kolektive ne fuqi dhe shantazhon e kercenon verbalisht antaret e sindikates .

Zoti Kryeminister!-Punonjesit e Policise Penitenciare, nuk jane “roje bostani” por sherbim sigurie jetike dhe punonjes me dinjitet!- Mos lejoni qe zyrtaruce ngatrrestare, te cenojne dinjitetin e mijera punonjesve, sepse behet fjale per “KULLA” me te rendesishme se ato te “Albkontrollit”, qe cdo lloj qeverie do bente mire llogarite ne rast Proteste!

Respektoni Dialogun Social,Tripartetin, Sindikatat e bardha, Kontraten Kolektive, Kodin e Punes dhe Riktheni Ministrine e Punes si Arbitri kryesor i Maredhnjev te Punes.

Sindikatat nuk jane “armiq te kllases” dhe as “grusht shtetas”, por Avokate te Punemarresve e te Ligjit!-Protesta dhe Greva nga Sindikatat jane Serum i Demokracise e sherim i qeverive autokrate qe shkelin Ligjin dhe Dialogun Social!

Sindikatat jane Drejtesia Sociale sipas Bashkimit Europian!

Zoti Kryeminister!-Kerkesat tona bazike plotesohen per 24/ore dhe pa asnje fature shtese nga buxheti, pervec deshires e vullnetit per te zbutur acarimin e klimes sociale ne vlim e siper !

Nese mungon vullneti i zgjidhjes nga qeveria, me 21-Prill-2021, qytetaret do shohin nje Proteste shembullore e sipas Ligjit ! -“Faturen” e paguan Ministria e Drejtesise !

KESHILLI  DREJTUES

Intelektualët dibranë: Qyteti po boshatiset nga emigrimi, Basha: Rihapim Filialin e Universitetit në Peshkopi, programe trajnimi e punësimi për të rinjtë

• Basha takon intelektualët në Dibër: Përfundimi i Rrugës së Arbrit do ta bëjë Dibrën një prej qendrave ekonomike të Shqipërisë.

• Në Dibër me intelektualët, Basha: 25 prilli u jep fund 8 viteve dështim, rihapim universitetin, përfundojmë Rrugën e Arbrit dhe fillojmë punën për të rikthyer shpresën.

• “Një sekt po i grabit pasuritë Dibrës”, Basha me intelektualët dibranë: Financime europiane për të arsimuar dhe punësuar rininë. Subvencionim produktit bujqësor.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, në vizitën e tij në Dibër, ka zhvilluar një takim me intelektual të këtij qyteti. Ata i shprehën Bashës problematikat që përballen sot, ku kanë veçuar emigracionin si një fenomen negativ për rininë e Peshkopisë dhe mbylljen e universitetit që ka penalizuar shumë student.

“Dibrës nuk i kanë munguar asnjëherë intelektualët, por sot janë rralluar, një pjesë dolën në pension si puna ime. Një pjesë që kanë qenë cilësor, kanë ikur nga Amerika, nga Londra, nga Gjermania, Italia. Megjithatë popullsia rigjenerohet dhe nxjerr rini. Universiteti i Dibrës duhet të hapet, sepse Dibra pa patur një universitet i kanë pas thënë universiteti i Dibrës, pa patur universitet, jo më ta kesh dhe ta mbyllësh. Është injorancë të mbyllet universiteti. Ky universitet ka qenë jo vetëm për Dibrën, por edhe për të gjithë rajonin e më gjerë. Nuk ka qark pa universitet. Unë jam me profesion mësues dhe e ndjej shumë këtë, edhe se ish nxënësit e mi kanë ikur, edhe fëmijët e mi kanë ikur, edhe e kemi shumë problem social këtë”, u shpreh Hajri Begu.

“Shqetësimi im më i madh është braktisja e Dibrës nga të rinjtë. Ky shqetësim është për të gjithë Shqipërinë, por veçanërisht për Dibrën nuk e ekzagjeroj aspak kur them se është një plagë e rëndë. Është shumë e rëndë për një mësuese kur e shikon bankat e shkollës që boshatisem çdo ditë. Është shumë e rëndë për një nënë, për një prind kur e shikon që fëmijët i ikin çdo ditë rrugëve të botës pa shpresë, pa punë. Është shumë e rëndë për një Dibrane dhe për një Dibran kur shikon rrugët e qytetit të boshatisura dhe që vazhdojnë të boshatisen. As qeveria vendore as qeveria qendrore deri më sot në këto 8 vite nuk ka bërë asnjë politikë punësimi për të rinjtë Dibranë. Pra për të rinjtë e vendit por veçanërisht Dibranë. Jo vetëm të rinjtë por të gjithë Dibranët i kanë sytë tek ju. Ata shpresojnë që ju ti riktheni fëmijët, t’u riktheni mirëqenien, t’u riktheni shpresën”, u shpreh mësuesja Esiel Çuku.

Duke e cilësuar si një qytet të punës, dijes dhe mençurisë, Basha tha se Dibra për 8 vite ka patur plagën më të madhe të dështimit qeveritar. Sipas tij, kjo gjë do marrë fund me ndryshimin më 25 prill dhe me programin e Partisë Demokratike, i cili parashikon mbështetje për të rinjtë, fermerët dhe arsimin. Ai gjithashtu u zotua se dy nga vendimet e para që do të marrë qeveria e ardhshme do të jetë hapja e universitetit të Dibrës dhe përfundimi i rrugës së Arbrit.

“Ёshtё kënaqësi e jashtëzakonshme tё ndodhem prapë nё mesin tuaj, Dibrës sё mençurisë, punës, dijes, dhe tё qëndresës. Sigurisht qё ёshtё njё kohë e vështirë pёr tё gjithё Shqipërinë dhe pёr Dibran, por ёshtё dhe njё kohë vendimesh tё mëdha. Dibra dhe dibranët kanё ditur tё marrin përsipër pёrgjegjsitё mbi shpatullat e tyre jo vetёm pёr kёtё trevë por pёr tё gjithё Shqipërinë nё momente tё këtilla tё vështira dhe nё momente vendimtare siç ёshtё 25 prilli. Kanё ditur tё bashkohen pёr tё bёrё zgjedhjet e duhura, zgjedhjet e mençura pёr veten e tyre, pёr familjet e tyre, pёr Dibrën dhe pёr mbarё kombin. 25 prilli po afron dhe ku mё shumë se nё Dibër ka dhembur plaga e këtyre 8 viteve ku njerëzit e kanё ndjerë deri nё palcë dështimin 8 vjeçar rënien dramatike tё ekonomisë, diskriminimin, ndarjen e njerëzve nё tё nёnёs dhe nё tё njerkёs, ku nё fakt shumica dërrmuese janë varfëruar, janë sh punësuar, janë nёpёrkёmbur.

Ndёrkohё pushteti politik, pushteti ekonomik, pushteti administrativ jo vetёm ёshtё përqendruar nё njё grup njerëzish, por ёshtё shpërqendruar tek disa individ qё nuk pёrfaqёsojnё Dibrën, nuk pёrfaqësojnё vlerat kësaj treve. Përkundrazi pёrfaqёsojnё mё tё keqen e mё tё keqes. Tё bësh njё gabim ёshtё realitet i jetesë por qartësisht me fuqizimin dhe rifuqizimin e këtyre individëve ёshtё e qartë qё nuk bёhet fjalë pёr njё gabim, bёhet fjalë pёr njё vendim tё kryeministrit në ikje i cili në kurriz të dibranëve madje do të thosha edhe në kurriz të socialistëve të ndershëm dibran ka ngritur një sekt me qëllimin e vetëm për të grabitur pasuritë e kësaj zone për të nëpërkëmbur banorët e kësaj zone dhe për ta kthyer atë në një çiflig të tekave të tij personale.

Ndaj, 25 prilli është dhe duhet të jetë një ditë çlirimi dyfish për Dibrën. Çlirim nga një stres, nga një akth, nga një makth i pushtimit të gjithë hapësirës institucionale, vendore, qendrore, publike, ekonomike nga një bandë që nuk e lidh asgjë me vlerat, virtyte, ëndrrat, ambiciet e familjeve dibrane për fëmijët e tyre dhe nga ana tjetër bashkimi për një program me një ekip i cili synim kryesorë ka që këto pasuri magjepsëse të Dibrës dhe virtytet për të cilat Dibra njohët në të gjithë vendin, ato të punës, të mençurisë, të mirë administrimit të kthehen në mirëqenie për Dibrën dhe dibranët.

Që kjo të ndodhë, duhet që ne të respektojmë një nga institucionet më kryesore për të ardhmen e rinis dibrane dhe të ardhmen e rinis shqiptare që është arsimi. Drama e mbylljes së filialit të Peshkopisë është një dramë që ndihet në çdo familje të kësaj treve. Kostoja e arsimit të fëmijëve dibranë është shtuar, ndërkohë që është shkulur padrejtësisht ajo që duhet të ishte një vatër jo vetëm për trevën e Dibrës por për të gjithë Shqipërinë verilindore dhe jo më kot në programin tonë ne kemi vendosur arsimin e lartë si një prioritet absolutë dhe hapjen dhe rihapjen e institucioneve të arsimit të lartë me fokus të veçantë tek trajnimi profesionalë i rinis.

Javët e fundit duke përfshirë edhe ditët e fundit unë kam qenë në kontakt me institucionet europiane dhe me universitetet europiane të cilat do të na ndihmojnë ta bëjmë këtë realitet, do ta ndihmojnë së pari duke ju përgjigjur financimeve të qeverisë së re pas 25 prillit me financime europiane, duke na vënë në dispozicion trajnues të cilët do të përgatisin jo vetëm studentët por edhe pedagogët e ardhshëm në degë të veçanta me interes të madh për ekonominë dhe për investimet e huaja dhënë këtë kuadër synimi është që në veçanti në zona të lëna krejtësisht jashtë vëmendjes, të braktisura në mënyrë, do të thoja kriminale, siç është veriu dhe verilindja, ku si rezultat emigracioni ka marrë përmasat më të rënda në gjithë vendin, nga Gjirokastra në Shkodër, nga Korça në Durrës emigracioni i të rinjve është kthyer në plagën më të madhe të vendit, po në këto zona edhe më shumë.

Pra synimi është që ne të krijojmë kushte të përshtatshme, për t’i dhënë të rinjve të kësaj zone jo thjeshtë një diplomë, por një arsimim, një kualifikim profesionalë të nivelit të lartë për t’i përgatitur ata për një vend pune me pagë të mirë dhe për mundësinë për të themeluar jetën e tyre pranë familjeve të tyre, pranë komunitetit të tyre. Trajnimi i rinisë, sjellja e investimeve të huaja, rihapja e filialit i profilizuar për të prodhuar kuadro të përgatitur, profesione të përgatitura për këto investime dhe pa diskutim vëmendja e shtuar për disa nga investime strategjike për të cilat kanë interes parterët tanë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të sjellë këtu vëmendjen edhe të investitorëve të tjerë në fusha të ndryshme ku fokusi do të jetë teknologjia e informacionit, pra teknologjia kompjuterike e informacionit, e komunikimit, do të jetë industria auto-motive, do të jetë industria semikonduktorëve dhe pa diskutim do të jetë mbështetja e veçantë për bujqësinë dhe për turizmin, të cilat përbëjnë ndoshta mbi 50% të potencialit zhvillues ekonomik të zonës së Dibrës, krejtësisht të pa prekur.

Padiskutim përfundimi i rrugës së Arbrit do ta bëjë Dibrën një nga qendrat më të afërta me kryeqytetin dhe do të nxisë kësisoj jo thjesht trafikun, por dhe shkëmbimin ekonomik me qendër më të madhe ekonomike të Shqipërisë, do ta sjellë shumë më afër edhe infrastrukturës turistike të turistëve të cilët janë dhe duhet të jenë në të ardhme një nga prioritetet tona për ti njohur jo thjesht me bregdetin por me gjithë bukuritë e mahnitshme të Shqipërisë. Dhe nga ana tjetër kjo do të sjellë një ndihmë të madhe për bujqësinë Dibrane, për pemëtarinë Dibrane, për blegtorinë Dibrane, produktet e të cilës janë me nam për nga cilësia, për nga natyra e tyre unike, por të cilave iu ka munguar si kudo në Shqipëri subvencionet, iu ka munguar mbështetja me investime në infrastrukturë, iu ka munguar vëmendja dhe mbështetja e gjithanshme e shtetit duke përfshirë investimin e personave të specializuar, agronomëve, veterinerëve, të cilët do të bëjnë të mundur që fermeri Dibran të sjellë produktin e tij unik, produktin e tij bio dhe cilësor, me një çmim të përshtatshëm në treg, jo për të mbajtur frymën gjallë por për të krijuar mirëqenie dhe për të rikrijuar traditën e jetës me tokën dhe ajo pjesë e rinisë që do të jetojë në tokën e stërgjyshërve të vet, mos ta bëjë kështu prej hallit por ta bëjë sepse sjell një leverdi të madhe.

Këtu lidhen pra, të gjitha dimensionet e ekonomisë së Dibrës, duke përfshirë këtu, edhe lehtësimin e komunikimit me pjesën tjetër të kësaj treve, që ndodhet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që ekonomia të funksionojë si një e tërë. Unë e di që edhe pa këto shanse, madje edhe duke e pasur qeverinë kundër, shqiptarët në përgjithësi e dibranët në veçanti kanë qëndruar fort. Tetë vite premtime të pambajtura, tetë vite pa asnjë zgjidhje për Dibrën, po marrin fund! Kështu që mençuria dibrane, besoj do t’i prijë ndryshimit, ndryshimit që do sot gjithë Shqipëria! Do t’ia mbyll derën të keqes! Nuk do t’ia hapë për një herë të tretë, e do të bashkohet me ekipin tonë, që janë përfaqësues të vlerave më të mira të Dibrës, njerëz të sprovuar të suksesit, kur iu është besuar administrimi i punëve publike”, tha Basha.

Bardhi në Gramsh: Plani ynë konkret, i llogaritur. 25 Prilli shansi i fundit për familjet shqiptare. Kush ka vjedhur do shkojë në burg

Në një takim me banorët e Gribës në Gramsh, Drejtuesi Politik për qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, u shpreh se angazhimet e PD janë të matshme, të prekshme, të llogaritura saktë, dhe do të sjellin në fshat e kudo normalitetin, mundësinë që njerëzit të dalin nga varfëria e të marrin frytet e punës së tyre. Ai u shpreh se pas 30 vitesh demokraci, e 8 vite keqqeverisje, njerëzit e kanë fituar maturinë që të mos votojnë më me tifozllëk e fanatizëm partiak, por për interesin, familjen dhe jetën e tyre.

“Kam kuptuar këto ditë se pas 30 vitesh demokraci dhe pas 8 vitesh keqqeverisje, njerëzit nuk mashtrohen më. Nuk ka më, kam votu para 30 vjetesh për PD apo PS e do vazhdoj kështu gjithe jetën. Shqiptarët e kanë kuptu se familja e vet është familja. Dhe për të parë se ça i kanë bërë këta familjes këta, duhet të vish në fshat. Dhe veçanërisht pas asaj ndarjes territoriale, si ka pa më kush fshatarët me sy. Vijnë vetëm për zgjedhje me kërku votën. S’ju pret askush e s’keni ku me qa një hall. Për të rregullu çatinë e shpisë duhet me shku me pagu 5 mln lek në Bashki se ndryshe mbin polici e të fut në burg. E këtë, na e shesin dhe si shtet”, u shpreh Bardhi.

Ai tha se kryeministri nuk nuk del të bëjë bilanc por sulmon opozitën nga mëngjesi në darkë se s’ka bërë asnjë punë dhe s’ka mbajtur asnjë premtim. Sipas tij, është strategji t’i varfërojë sa më shumë njerëzit që të ketë mundësi t’i nënshtrojë më lehtë. Bardhi solli shembullin e dikujt që e ka shitur votën në 2017, dhe pendesën që ka sot për këtë.

“Më tha njëri dikush që takova, që po, e kam shit votën në zgjedhjet e fundit. Më trokitën në shtëpi, më dhanë 50 mijë lekëshin dhe shkova e votova PS. Kësaj here tha, jam përgatit. E di që do më trokasin në derë se kanë të njëjtat lista. Kam marrë një hu që e kam lënë mas dere e mezi po pres të vijnë prapë e të tentojnë t’më blejmë dinjitetin. E kam kuptu që atë 50 mijë lekë për 4 vite ma marrin çdo muaj te fatura e energjisë elektrike”.

Bardhi tha se duhet ndërgjegjësim e duhet punuar me të gjithë për këtë, që të mos lejojmë blerjen e votës apo kërcënimet me ndihmën ekonomike. “Ta provojnë tja heqin vetëm njërit ndihmën ekonomike”, tha Bardhi.

Ai shtoi se 25 Prilli nuk është luftë mes partish, por një betejë, një mundësi e fundit për të dalë nga varfëria e për të kthyer shpresën tek njerëzit.

“25 prilli duhet parë jo si beteje mes socialistëve e demokratëve, por si një mundësi për të kthyer normalitetin për secilin. Angazhimet tona janë të thjeshta, të matshme, realiste, të përllogaritura me kujdes që behen realitet mjafton të ketë vullnet me punu për njerëzit. 25 prilli shansi i fundit për vendin për të ardhmen. Të jemi bashkë pa asnjë dallim. Zgjidhja është në dorën tonë, dhe është pjesmarrja në zgjedhje”, pohoi Bardhi.

Banor: Ne jemi me ju, po korrupsioni, vjedhja duhet ndëshku

Bardhi: Ne kemi një detyrim, të bëjmë gati dosjet për këto 8 vite, t’ia çojmë prokurorit e t’i rrimë te dera, t’i themi; ça po bën për të ndëshku korrupsionin e për të çu në burg ata që vodhën në 8 vite. Nëse ne, nuk e bëjmë këtë në 6 muajt e parë, duke më përfshirë dhe mua, secili prej jush ka gjithë të drejtën të mendojë se po vjedhim vetë.

 

Lefter Gështenja: Banditët e lidhur me pushtetin u janë vërsulur pyjeve duke kryer një masakër të rëndë

Gjatë takimit me inxhinierët pyjorë, diskutuam për situatën e rëndë në pyjet e zonës së Librazhdit. Shfrytëzimi pa kriter i pyjeve është kthyer në një fenomen masiv në rrethin tonë. Individë të ndryshëm nuk po kursejnë asgjë, duke filluar që tek Zonat e Mbrojtura, pyjet e bredhit, dushkut, ahut e deri tek pyjet komunalë. Banditët e lidhur me pushtetin u janë vërsulur pyjeve me ditë e me natë, duke kryer një masakër të rëndë.

Pushteti i korruptuar i Edi Ramës burgos fshatarët që marrin dy mushka dru për t’u ngrohur dhe trajton si të paprekshëm banditët e pyjeve. Për të ndalur shfarosjen e pyjeve nevojitet zgjidhje urgjente. Të krijohet Drejtoria e Përgjithëshme Pyjore, ti hiqen kompetencat Bashkisë. Taksat që arketohen për shfrytëzimin e pyjeve duhet të përdoren për rigjenerimin e zonave pyjore.

Që të shpëtojmë pyjet, Përrenjasi, Librazhdi, komuniteti, rinia duhet të veprojë. Të bëhemi të bashkë me 25 Prill.

#ShqiperiaFiton

#votoPartiaDemokratike9

Lediana Fratari: Bukë, ujë dhe drita nuk është standard jetese, por mbijetese!

Vazhdojmë takimet në njësinë nr 5 në Tiranë, sëbashku me koordinatorin politik dhe kandidat në këtë njësi, Z.Agron Shehaj. Po sqarojmë programin e Partisë Demokratike.

Qytetarët janë vetëdijësuar tashmë, ata janë të pakënaqur nga qeveria, por duhen të dinë se çfarë alternative ofron opozita. Dhe kjo është ajo që ne po bëjmë me çdo qytetar në Tiranë. Ne po i ftojmë ata të mos votojnë PD-në thjeshtë, meqë qeveria është e korruptuar, por ta votojnë atë me vetedije, si alternativën më të mirë.

Ata janë të interesuar për taksat, por edhe për programin tonë për arsimin, shëndetësinë, çështjet sociale, mjedisin etj.

Eshtë viti 2021 dhe qytetarët nuk mund të gënjehen më me ujë 24 orë, drita dhe rrugë. Shqiptarët duan dhe meritojnë jo vetëm të ushqehen e të lahen, por meritojnë standarde dinjitoze jetese.

Basha: Ai që mori peng Dibrën dhe Shqipërinë i ka ditët e numëruara! Nuk jemi mbledhur për të shkuarën, por për të ardhmen

• Basha nga Dibra: Rihapim filialin e universitetit në Peshkopi. Qeverisja e Ramës, një dimër 8 vjeçar me vuajtje, padrejtësi, ankth, papunësi dhe emigrim.

• “Nuk jemi mbledhur për të shkuarën por për të ardhmen”. Basha në Peshkopi: A do t’ia hapni më derën të keqes? Turma i përgjigjet në unison: JO!

• Mes ovacionesh dhe një turme të madhe njerëzish, Basha në Dibër: Rama, një pakicë absolute me orë të numëruara.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në qytetin e Peshkopisë ku ka zhvilluar turin e takimeve me qytetarë. Kryedemokrati është pritur me entuziazëm të madh nga qytetarët dhe simpatizantët e shumtë. Në fjalën përshëndetëse, Basha tha se për 8 vite Dibrës i ka qenë peng e bandave që kanë shkatërruar ekonominë e familjeve dhe ka larguar mijëra të rinj. Ai tha se 25 prilli është dita për t’ja mbyllur derën të keqes dhe t’i hapet rrugë ndryshimit.

Lulzim Basha: Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra e mi dibranë, ju përshëndes dhe ju falenderoj nga zemra për këtë uragan të shpresës, për këtë uragan të entuziazmit, këtë shprehje të padurimit Dibrës për ndryshim. Vite me radhë kam qenë në mesin tuaj dhe kurrë nuk më ka munguar mbështetja, respekti, dashamirësia juaj, por si asnjëherë më parë nuk e kam parë këtë shesh të mbushet me shpresë dhe merr vendimin e zgjuar të banorëve të mençur të Dibrës, për t’i prirë ndryshimit më 25 prill!

Shqiptarët, dibranët kanë kaluar 8 vite të vështira! Një dimër 8 vjeçar mbushur me vuajtje, me padrejtësi, me ankth dhe papunësi, emigracion të nxitur nga një ekonomi të shkatërruar nga qeveria dhe kryeministrin e ikjes. Këto 8 vite ne kemi qenë bashkë për t’i bërë ballë bashkë dhe për të kundërshtuar bashkë lakmitë, zullumet, padrejtësitë që kanë rrënuar ekonominë e Dibrës dhe të Shqipërisë. Që kanë shkatërruar ekonomitë familjare dhe kanë ulur kokën e prindërve shqiptarë para prindërve të tyre.

Nuk jemi mbledhur këtu për të shkuarën, por për të ardhëm të cilës do i primë më 25 prill. Sepse ai dhe ata që e morën peng Shqipërinë dhe Dibrën, ai dhe ata që morën peng ekonominë tuaj, mirëqenien tuaj, arsimin dhe shëndetësinë, ata janë një pakicë absolute që i kanë orët dhe ditët e numëruara. E ardhmja është Dibrës dhe e gjithë dibranëve! E ardhmja është e Shqipërisë dhe e çdo shqiptari.

Të bashkohemi si në këtë shesh kudo ditë për ditë e natë për natë, të jemi ne korrierët e ndryshimit që po vjen për çdo shqiptar. Ballë përballë jeni ju shumica dërrmuese e dibranëve, demokratë e socialist të këtu së bashku, kundër Shqipërisë së terrorit, frikës dhe arrogancës qeveritare. Është Dibra dhe Shqipëria e shpresës, e besimit, e ndryshimit, e fitores! Së shpejti do ta rimarr vendin që i ka takuar prehistorisë dhe mençurisë dibranëve në çdo fushë, duke nisur me rihapjen e filialit të Universitetit këtu në Peshkopi.

Me të drejtë është krenari kombëtare e mençurisë që siç e tha dhe një nga intelektualët më të shquar dibranë, Dibra ka qenë universitet para se të kishte universitet, e pra, do ta kthejmë prapë universitetin. Arsimin, shtyllën e të ardhmes së fëmijëve tanë. Ndaj, e kotë është t’ju pyes pas 8 vitesh lëngatë edhe dimri, pas 8 vitesh premtimesh të pambajtura, grabitjesh dhe dështimesh, do t’ja hapni më derën të keqes? A do t’ia hapni më derën të keqes? A do t’i themi të gjithë bashkë të keqes ik?

Së bashku t’i prijmë ndryshimit që kërkon Dibra dhe gjithë Shqipëria. Ndryshimi në ekonomi, ndryshimi për sipërmarrësit e vegjël, ndryshimi për investimet huaja, ndryshimit në arsim dhe në shëndetësi, ndryshimin për fermerin duar artë Dibranë dhe prodhimet e tij. Ndryshimin që prisni nga unë dhe ekipi im, ndryshimi që meritoni, Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian. Zoti ju bekoftë ju dhe Dibrën. Zoti e bekoftë Shqipërinë.

Fitore!

Uragan në Dibër, Basha pritet me entuziazëm dhe ovacione nga mijëra banorë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me entuziazëm dhe ovacione në Dibër. Mijëra banorë kishin mbushur bulevardin e qytetit të Peshkopisë dhe shoqruan kryetarin Basha me ovacione e brohoritje.

Basha është ndalur në lagje të ndryshme të kësaj zonë duke përshëndetur qytetarët të cilët e shoqëronin me thirrjet, “Fitore”, “Fitore”, Rama ik”!…

Gjatë fjalës së tij Basha tha se, vendi ka kaluar “një dimër 8-vjeçar” të mbushur me padrejtësi, ekonomi dhe arsim të shkatërruar.

Ai theksoi gjithashtu se, në 25 prill do të vijë ndryshimi i shumëpritur për të ardhmen e shqiptarëve dhe Shqipërisë.

“Kanë kaluar 8 vite të vështira, një dimër 8 vjeçar i mbushur me vuajtje , padrejtësi me një ekonomi të shkatërruar nga kryeministri në ikje. Sot jemi mbledhur për të ardhmen e vendit, sepse ai dhe ata që e morën peng Shqipërinë, Dibrën ekonominë, arsimin… janë një pakicë që i kanë orët dhe ditët e numëruara.

Le të bashkohemi si në këtë shesh kudo… Le të jemi në korrierët e ndryshimit që po vjen për shqiptarët.

Jeni ju, demokratë e socialistë të bërë bashkë kundër terrorit të qeverisë. Do të nisim me rihapjen e filialit të Universitetit këtu, do ta kthejmë arsimin dhe të ardhmen”, tha Basha.

Lihen në burg dy kontrollorët, ironizon avokati: “Sot dënuam puçistët”…

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendim për masën e sigurisë për tre kontrollorët ajrorë të arrestuar. Konkretisht ka dënuar me arrest me burg Armando Fezgën dhe Muhin Mezinin dhe ka vënë në “arrëst shtëpie”, Flora Ndrecën.

Gjykata ka pranuar kështu kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për këto masa sigurie.

Kontrollorët akuzohen për “shpërdorim detyre në bashkëpunim” pasi me hapat që morën për shpalljen e paaftësisë për punë çuan në bllokimin e punës së kullës së kontrollit të Aeroportit të Riansit dhe pezullimin e fluturimeve.

Vendimi u mor nga trupa e drejtuar nga gjyqtari Arben Mica, ndësa akuza u përfaqësua nga prokuroret Marjeta Zaimi dhe Lidina Riza.

Avokati i kontrollorëve të Albcontrol, Rezart Kthupi, foli për media pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të lënë në burg dy kontrollorët, Armando Fezga dhe Muhin Mezini, dhe “arrest shtëpie” kontrolloren Flora Ndreca.

Jashtë dyerve të gjykatës, avokati Kthupi theksoi se nuk është në gjendje të përgjigjet, ndërsa shtoi me ironi se, sot dënuam me masën e sigurisë arrest me burg ‘pucistët’.

“Është një ditë e mrekullueshme. Shpirtërisht nuk jam në gjendje t’iu kthej përgjigje, jam moralisht i dërrmuar. Njëri prej kontrollorëve sapo ka kaluar Covid-in dhe nuk është në gjendje të përballet me këtë situatë. Sa i përket akuzës, do të ishte koment ligjor, unë gjykoj që është një akuzë që nuk mund të ngrihet ndaj një punonjësi të një shoqërie anonime”.

Bllokohet vaksinimi në Vlorë: Nuk fillojmë pa ardhur Rama

Procesi i vaksinimit po përdoret politikisht nga Kryeministri Edi Rama, i cili kërkon një mandat të 3-të për drejtimin e Qeverisë në zgjedhjet e 25 prillit.

E ndërsa publikisht ka deklaruar se vaksinat në Shqipëri kanë ardhur falë tij, ajo që po ndodh pothuajse në çdo qytet, është fakti se vaksinimi nis vetëm pasi Rama shfaqet në vendet e vaksinimit.

Kjo ka ndodhur edhe në Vlorë, ku Edi Rama kandidon për deputet si i 8-ti në listën e emrave të propozuar nga PS.

Disa qindra pensionistë janë detyruar të presin në rradhë, në të ftohtë, që vaksinimi të nisë, ndërsa i gjithë procesi varet nga shfaqja e Kryeministrit.

Qeveria ka nisur procesin masiv të vaksinimit e vaksinën kineze, e cila ende nuk ka marrë një certifikim nga OBSH, por edhe nga EMA dhe FDA. Dhe përveç dyshimeve që mund të ngrihen ndaj vaksinës në fjalë për shkak edhe të mungesës së informacioneve dhe transparencës, qytetarët janë të detyruar të presin në rradhë, pasi i gjithë procesi varet nga Edi Rama.