22.5 C
Tirana
E martë, 19 Gusht, 2025

Qeveria Rama u tall me pensionistët!

Nga Tomor ALIZOTI

Në 8 vite Rama dhe enturazhi i tij treguan se dinë të vjedhin, por jo të qeverisin, dinë të rrisin borxhin, por jo rrogat, dinë t’u japin koncensione klientëve të tyre, por jo të kujdesen ndaj pensionistëve.

Sipas të dhënave të INSTAT-it, mesatarja e rritjes së pensionit në qytet përgjatë viteve 2015-2019 ka qenë 417.25 lekë.

Në fshat situata paraqitet më e katastrofike. Përgjatë kësaj periudhe rritja mesatare ka qenë 208.75 lekë.

Çudia ka ndodhur në vitin 2018, ku, krahasuar me 2017, nuk ka pasur rritje, por ulje të masës së pensionit, ndërkohë që në të gjithë vendin rritja nuk është kryer as në masën e inflacionit, që është detyrim ligjor.

Pensionistët janë një shtresë e madhe sociale. Ata janë njerëz të nderuar dhe të respektuar, ku me punën dhe kontributet e tyre ndër vite meritojnë trajtim dhe përkujdesje nga shteti.

Partia Demokratike ka një program të qartë për 650 mijë pensionistët në të gjithë Shqipërinë.

Ajo synon një rritje jo më të vogël se 5% në vit.

Përhapeni lajmin e mirë se nga kjo rritje do të përfitojnë pensionistët në Berat, në Kuçovë, në Dimal, në Poliçan, në Skrapar, në fshatrat e tyre dhe në të gjthë Shqipërinë.

Vetëm PD-ja mund ta nxjerr Shqipërinë nga varfëria!

#VotoPD-AN✌
#ShqipëriaFITON🇦🇱

Veliaj drejt burgut! 80 shoqata italiane letër ambasadores shqiptare: Ndalni masakrën në Tiranë

Pas denoncimeve në media, shoqatat për mbrojtjen e kafshëve vijuan edhe sot protestën kundër bashkisë së Tiranës, duke kërkuar ndërprerjen e vrasjes makabre të tyre në klinikën e Kombinatit.

Qindra përfaqësues të shoqërisë civile dhe kafshëdashës u mblodhën sërish te bashkia e Tiranës, ndërsa po sot u dorëzua edhe një kallëzim në SPAK kundër bashkisë së drejtuar nga Erion Veliaj.

Bashkia Tiranë akuzohet se ka vrarë mbi 14 mijë qen edhe pse janë dhënë rreth 1 miliard lekë për shërimin, strehimin dhe sterilizimin e tyre.

“Situta është zi”, banorët e Postribës: “Na ka mbuluar varfëria”. Bushati: Të largojmë Ramën që të shpëtojmë qytetarët

Drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Helidon Bushati zhvilloi një takim me qytetarët e njësisë administrative të Postribës, të cilët po përballen me vështërsi të mëdha ekonomike.
Qytetarët u shprehën se papunësia, varfëria dhe emigrimi janë problemet kryesore që njësia administrative Postribë po përballet prej 8 vitesh qeverisje të Edi Ramës.

Qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit, duke bërë të humbasin shpresën të jetojnë në këtë vend.

Helidon Bushati premtoi se kjo situatë do të ndryshoj me 25 prill duke I thënë qytetarëve të Postribës se Partia Demokratike ka një plan të detajuar për mbështetjen ekonomisë familjare, për frenimin e emigrimit të të rinjve si dhe për mbështetjen ndaj biznesit.

Helidon Bushati: Si kanë shku punët?

Qytetari 1: Ti po e sheh vet, më zi s’ ka si shkojnë. Ça me ba?

Helidon Bushati: A konsumojnë njerzit?Ka ra klientela?

Qytetai1: Ka ra komplet, s’ka fuqi blerëse. Asnjë njeri në klub. Jena ba me ik edhe ne prej këtu. 20 vite kam jetu në Greqi ….

Helidon Bushati: Me mbrojt biznesin tënd është ma mirë me hek Edi Ramen, sesa me u largu vet tidhe të tjerët.

Qytetari 1: Nuk të lënë as taksat, me drita. Ke kasën e të gjitha dhe s’je i zoti … të thotë pse s’ban kasë për kafe e për tana, ku me i ba, me ca. Fiken dritat. Telat kanë 70 vjet, s’ke tela, s’punon kush mo zotëri, vec marrin rrogat. A i sheh telat, 70 vjet teli. Ca me punu ne? 20 vite kam punu jashtë, kena ba këto shpenzime këtu, jena ba me i shit e me ik prej këtu.

Helidon Bushati: Jo me i shit e me ik, zgjidhja është që me 25 prill me cu Edi Ramën në shpi dhe me ndryshu situatën, me ardh një qeveri që mendon për ty, për familjen shqiptare, për të rinjtë shqiptarë, për biznesin shqiptarë. A ke pa paketen ekonomike të partisë demokratike?

Qytetari 1: Jemi duke i ndjek…

Helidon Bushati: 0.5 % të gjithë xhiros ka me pagu biznesi, asgjë më tepër. Ulje të cmimit të dritave, ulje të cmimit të karburanteve, ulje të sigurimeve shoqërore.

Helidon Bushati: Si po shkon peshku? A ka shitje?

Qytetari2: Ishtu, copa copa.

Helidon Bushati: A blejnë njerzit apo jo?

Qytetari 2: Ka pak…

Helidon Bushati: Ma përpara a ke shit më shumë apo më pak?

Qytetari 2: Aty aty, kanë ik … kanë mbet pak boll.

Helidon Bushati: Pse ato që kanë ik hashin peshk, këto që kanë ndejt nuk hajnë peshk? Këto nuk kanë lekë, jo se s’hajnë peshk edhe këto e hajnë taven e krapit por s’ kanë lekë.
Helidon Bushati: Duhet me kuptu dicka, që vetëm duke ndryshu kjo qeveri, vjen dhe rritet fuqia blerëse. Sot njerëzit nuk kanë lekë me shty muajin.

Qytetari 3: Copa copa, si koha.

Helidon Bushati: A ka ra puna?

Qytetari 3: Ka ra puna, nuk kena ca me ba.

Helidon Bushati: Nqs bahena gjithë bashkë, kena ca me ba. Mendoj që ka ardh koha për ndryshim, ndryshim për mirë për të gjithë, jo vetëm për një person.

Helidon Bushati: Si kanë shku punët?

Qytetari 4: Të lodhun boll. Ky vend ka mbaru, ekonomia në zero, investime s’ka, dyqanet kanë mbaru, populli s’ka ku me marr. Nqs nuk ndryshon kjo punë pak, nuk di gja se ca do të bahet. Populli s’ka pare, papunësi e madhe.

Helidon Bushati: Ne të gjithë bashkë mund të bejmë ndryshimin, vetëm sëbashku e sjellim ndryshimin. Asht shumë I nevojshëm, për familjet, për bizneset dhe për Shqipërinë komplet.

Qytetari 4: Nqs s ik ky njeri, ky vend ka mbaru.

Helidon Bushati: Ne dona me e cu në shpi, ne kena me e cu, ne tan bashkë e cojmë në shpi kyt njeri. Nuk ik vet ai.

Qytetari4: Në 8 darkës e mrapa nuk mund të lëvizin asnjë njeri në këtë vend, po në 8 darkës e deri në 7 mjesit, covidi ku mshehet … teshti natën delka jashtë covidi, kurse ditën nuk na kapka covidi. Po lëri njerëzit të punojnë të paktën.

Helidon Bushati: A ta them unë, cila do të ishte zgjidhja më e mirë për covidin, që vaksinen me ja ba Edi Ramës e me e cu në shpi. Ajo është vaksina më e mirë.

Helidon Bushati: Si të kam zotëri? Si pensionist?

Qytetari 5: Po, pensionist. Deshta me të than dicka që asht në prag fushatet. Unë kishe me than që jo të gjallëve por edhe të vdekurve kishe me than ngjalluni edhe njëherë edhe jepni voten partisë demokratike edhe ato që janë të vdekun lerë më të gjallëve. Për shumë arsye, jo për asye politike por për arsye njerëzimi sepse janë shumë arsye që po e flas këtë fjalë… edhe të vdekurve jo të gjallëve.

Qytetari 6: Naj gja të bukur tesh, me 25 ishalla.

Helidon Bushati: Gjaja më e bukur është me cu iher në shpi Edi Ramën, pastaj fillon e mira për tan, vetëm atëherë fillon e mira.

Qytetari 6: Ai në shpi ka shku kaherë

Helidon Bushati: Edhe moti rregullohet.

Qytetari 6: Ka me kthy edhe moti përsmarit. Te ju i kena shpresat

Helidon Bushati: Te partia demokratike, ne jena tyra dhe zani i partisë demokratike nëpër qytete.

Ja ku po i investon Balluku miliardat që ka zhvatur në Albcontrol

Hulumtuam dokumentet e tenderave të zonjës ministre, Balluku në vitin 2018, viti i fundit në krye të kësaj kompanie. Dhe, rezultati ishte mjaft befasues; dhjetëra miliona euro u shpenzuan për trajnime stafi, mësime të gjuhës angleze të stafit, financime për pyllin orbital të Veliajt, shpenzime mjekësore, qindra mijëra euro shpenzime për karburant dhe mirëmbajtje mjetesh.

Nga investigimi i BoldNeës rezultoi se ministrja, që “luftoi” këtë “grusht shteti”, ka shpenzuar plot 166 milionë lekë për t’u mësuar këtyre rebelëve anglishten. Madje, pagoi plot 800 mijë për ti trajnuar. Shuma marramëndëse në nivelin e Shqipërisë, ku Balluku duket se ka pasur dorë të lirë.

Ajo ka akorduar qindra mijëra euro për sisteme monitorimi të motit, apo edhe 100 mijë euro vetëm për mirëmbajtjen e mjeteve. Ndërkohë, nga investigimi rezultoi se zonja Balluku ka pasur edhe firmat e saj të preferuara gjatë kohës që ka drejtuar Albcontrol.

Më poshtë, BoldNeës po publikon “bëmat” e zonjës ministre në krye të kësaj shoqërie, disa muaj para se të shkonte te kolltuku i ngrohtë i ministres;

Në muajin e parë të vitit, Balluku hapi tenderin për rehabilitimi e kullës së kontigjencës me vlerë 37.419.842 lekë.

1.5 milionë euro për pajisje… mirëmbajtje

Në muajin shkurt, u shpenzuan 10 mijë euro për blerje gomashm ndërsa 30 mijë euro për të siguruar automjetet. U blenë me pajisje navigimi me vlerë 21.000.000 lekë, ndërsa u blenë edhe pjesë ndërrimi si dhe mirëmbajte për sistemin KËM të instaluara dhe prodhuar nga ADDER me fond 43.999.200 lekë. Në të njëjtin muaj u shpenzuan për sistemin VCR RICOCHET 49.500.000 lekë, ku fituese doli kompania “R&T”. E njëjta kompani fitoi edhe tenderin me objekt “blerje P/N si dhe mirëmbajtje e pajisjes së navigimit”, me vlerë limit 17.500.000, ndërsa fitoi edhe tenderin për pjesë ndërrimi për sistemin KËM me vlerë limit 36.666.000.

“200 mijë euro karburant, 10 mijë euro për Pyllin Orbital”

Në mars, Balluku blen karburant me vlerë rreth 200 mijë euro, ndërsa financon edhe blerjen e 100 plepave për projektin e “Pyllit Orbital”, i Bashkisë Tiranë. Fondi për Veliajn ishte 1.290.000 lekë, ndërsa për goma u shpenzuan edhe 10 mijë euro të tjera. U bë edhe tenderi i studimit të reduktimit të ndarjeve minimal me vlerë 14.895.000 lekë, ndërsa pjesët e ndërrimit dhe mirëmbajtjes kushtuan 29.166.000 lekë. U shpall tenderi i trajnimit të emergjencave ATCO me fond plot 79.521.600 lekë, ose mbi 800 mijë euro. Ndërkohë, kompania “TMC Training Management Consulting” fitoi tenderin për “certifikimin e ALBCONTROL SHA për 3 vjet”, me vlerë plot 108.750.000 lekë.

166 milionë për t’u mësuar anglisht punonjësve…

Po në muajin mars, u bë tender për “kurs trajnimi specifik për AIS si dhe trajnimi i personelit teknik anglisht ATSEP (niveli 3)”, me vlerë limit 16.666.666 lekë. Ndërsa, për shpenzime për policinë private u akorduan 11.926.442 lekë.

Në muajin prill, Balluku shpalli fituese firmën “4 A-M” snë tenderin me objekt blerje pjesë ndërrimi, si dhe mirëmbajtja e sistemeve të instaluara në Godinat AÇ/APP/TËR/Administratë”, me vlerë limit 37.494.455 lekë. Ndërkohë, “R&T” mori 34.998.000 lekë për të blerë pajisje ndërrimi dhe mirëmbajtje për sistemin e radiove VCS-INDRA, GAREX”. Kontratat e konsulencës me Eurocontrol kushtuan 4.599.600 lekë, ndërsa financuan me rreth 50 mijë euro rikonstruksionin e pjesshëm të

Urgjencës Pediatrike në Spitalin “Nënë Tereza”. Blenë kancelari me vlerë 7.812.000 lekë.

“R&T”, kompania që mer pjesën më të madhe të “tortës”

Në maj, “R&T” shpallet fituese e tenderit me objekt “blerje pjesë ndërrimi, zgjerimi i rrjetit si dhe shpenzime mirëmbajtje për Fibrën Optike”, me vlerë limit 22.082.993 lekë, ndërsa e njëjta fiton edhe tenderin “blerje pjesë ndërrimi, si dhe shpenzime për mirëmbajtje e përmirësimi i rrjetit netëork MËL”, me vlerë limit 5.166.666 lekë. U bë tender me vlerë gati 500 milionë lekë të vjetra për të blerë pjesë ndërrimi, mbështetje teknike, rinovim licensash, mirëmbajtje përsistemin VIOP, CISCO, Ëireless, Telekonferencë, si dhe shërbim përmirëmbajtjen e rrjetit IT. Fituese, kompania “InfoSoft Systems” sh.p.k. Ndërkohë, “sigurimi i riskut nga të tretët dhe aksidenteve ajrore” kishte një vlerë plot 74.750.000 lekë.

Në qershor, u hap tenderi “studim për infrastrukturën navigacionale për Aeroportin e Kukësit”, me fond limit 10.833.333 lekë, ndërsa firma “R&T” sh.p.k u shpall fituese e tenderit “Remote Surfice Management”, me vlerë limit 58 300 000 lekë. Shifrat e çmendura vijojnë me shpenzimin e 10.833.333 lekëve për një tjetër procedurë brenda pak javëve.

100 mijë euro për mirëmbajtjen e makinave

Në muajon korrik, kompania “R&T” fitoi dhe lidhi disa tendera, ku e para ishte “Instalimi Akses Control System” me fond limit 66.666.000 lekë. U bë tender me vlerë rreth 30 mijë euro për “blerje AC specifik sipas nevojave të teknikës”, ndërsa u shpenzuan plot 100 mijë euro për mirëmbajtje të mjeteve të transportit. Blerja e pjesëve të ndërrimit për pajisjet “D’VOR, DME, ILS (prodhim SELEX)” kishin si vlerë 35.815.000 lekë, ndërsa moduli i ri të “ArcGis si dhe trajnim stafi” kishte vlerë limit 12.500.000 lekë. 400 mijë euro u shpenzuan për të bërë procedurat e reja RNAV departures nga të dyja pistat”, ndërsa për “sigurimin e licensës së kontrolloreve për semundje” u shpenzuan 12.996.000 lekë.

Në gusht, trajnimi i stafit kontrollor në rating APP kushtoi 41.000.000 lekë, ndërsa instalimi “Akses Control System” 66.666.000 lekë. Shtesa e moduleve në RSYS systemi (ARO) kushtoi 200 mijë euro.

30 mijë euro për parashikimin e motit

Në shtator, “marrja e sistemit ALADIN për parashikimin e motit kushtoi 2.750.000 lekë, ndërsa rreth 25 mijë euro kushtoi tenderi me objekt “Penetration test për parandalimin e sulmeve kibernetike”.

Në tetor u bë tender me objekt “E-Brifing System”, me fond limit 23.333.333 lekë, ndërsa “blerja HË dhe bërja Netëork për vendosjen e sistemit LARA” kishte si fond limit 16.666.666 lekë. Tender u bë edhe për pjesë ndërrimi si dhe shpenzime për përmirësimin e ndërfaqes për sistemin CMS, me fond plot 50.788.332 lekë.

Në muajin nëntor, u bë tenderi i studimit në Kukës “obstacle survey”, që kushtoi 40.000.000 lekë, ndërsa 40 mijë euro kushtoi mirëmbajtjes teknike CRS/PRS e Rosterit. U blenë pajisje elektronike me vlerë 9.965.260 lekë.

Tenderat e dhjetorit për të mos humbur fondet!

Në muajin dhjetor, kjo kompani ka shpallur fituesin e tenderit me objekt “Implementimi i sistemit të vizualizuar të parashikimit të motit përfshirë HË dhe SË”, me fond rreth 500 mijë euro. Ndërkohë, “rehabilitimi i qendrës së kontigjencës AÇ” kishte një vlerë limit 41.663.423. Pra, me dy duar dhe brenda pak javëve, kjo kompani ka shpenzuar rreth 1 miliardë lekë! Po në dhjetor, u bë tenderi “trajnim dhe zbatim i skemës së kompetencës për stafin e meteorologjisë” me vlerë limit 7.500.000 lekë. Sërish familja e deputetit Sadri Abazi ka fituar tender “shtesë kontrate për rehabilitimin i

Kullës së Kontigjencës” me fond limit 4.742.340 lekë. Po në dhjetor, për mos t’u djegur fondi, Albcontrol bën sërish tenderin “shpenzime për kontrollin mjekësor” me fond plot 400 mijë euro. Fituesi, i njëjti; American Hospital. U blenë edhe pjesë ndërrimi me vlerë 11.250.000 lekë. Trajnimi ATCO të rinj në kurs bazik TËR dhe AERA ishte 49 680 000 lekë. /BoldNeës

Kontrollorët e Rajonit mbështesin kolegët shqiptarë: Burgosja nuk është mënyra e duhur për të zgjidhur problemet

Kontrollorët ajrorë të disa vendeve të Ballkanit kanë bërë një letër të hapur në mbështetje të kolegëve shqiptarë të Albcontrol, të cilët ndërprenë punën duke bllokuar për dy ditë fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’.

‘Me shumë keqardhje morëm lajmin për kontrollorët e trafikut ajror në Shqipëri. Kushtet e punës për kontrollorët e trafikut ajror janë parakushti më i rëndësishëm për ecurinë e sigurt dhe të rregullt të trafikut ajror’, thuhet në letrën e firmosur nga krerët e sindikatave të kontrollorëve të trafikut ajror të Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

‘Burgosja apo keqtrajtimi i kontrollorëve të trafikut ajror nuk është mënyra e duhur për të zgjidhur problemet e diktuara nga pandemia aktuale.

Bëjmë thirrje që zyrtarët shqiptarë dhe përfaqësuesit e kontrollorëve të trafikut ajror të ulen në negociata, për të arritur një marrëveshje të përbashkët.

Qëndrojmë krah kolegëve tanë në Shqipëri. Ata dhe familjet e tyre janë në mendimet dhe lutjet tona’.

Bardhi: Fshati del nga varfëria, plani ynë sjell rrugë, subvencion, pika shitjeje për produktin, ulje të çmimit të naftës e energjisë

Drejtuesi Politik i PD për qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, ishte me banorët e Rrajcës në Prrenjas, të cilët prej 8 vitesh nuk kanë parë të bëhet asnjë investim në zonën e tyre, janë pa rrugë dhe kanë ngelur në vendnumëro për mungesë subvencionesh e mbështetje për bujqësinë dhe shitjen e prodhimit. Ndërkohë, prej 8 vitesh shohin rritje të çmimit të energjisë, rritje të taksave që paguajnë për bashkinë e nuk marrin asnjë shërbim, dhe rritje të kostove për punimin e tokës.

“Të jem i sinqertë, ajo që kam parë në këtë qark është se edhe socialistët, edhe demokratët nuk kanë gëzuar një ditë të mirë në këto 8 vite, e kanë vujt njëlloj, janë varfëru njëlloj.

Gjendja e mjerimit në Librazhd dhe në Prrenjas më e renda. Dhe analizova të dhënat e zgjedhjeve dhe del se këto dy bashki i kanë dhënë Partisë Socialiste më shumë besim se të tjerët.

Kjo është arsyeja pse ju kanë lënë në këtë gjendje se ju kanë marrë për të mirëqënë, konsiderojnë se i kanë njerëzit në xhep. Dhe kanë vlerësu se kutia mbushet me vota edhe po nuk u shërbeve njerëzve. Këtë mesash kanë dhënë në këto 8 vite”, u shpreh Bardhi.

Ai bëri një analizë të premtimeve të Ramës para 8 viteve dhe realitetit të sotëm.

“Në 2013 premtoi mrekullinë me shendetësinë, energjinë, naftën, arsimin. Por mbolli varfërinë. Kudo thonë, më keq se kaq ska qënë kurrë. Fshati paguan taksa ndriçimi, gjelbërimi e pastrimi dhe ska rrugë e kosha. Njerëzve të zakonshëm e punëtorë i kanë vënë shkelmin në fyt. Se subvencionet dihet që kanë qënë zero. Paguaj fshatari energjinë me 170 lek kilovati se thotë jeni regjistru me nipt, jeni biznes. Fshatari që punon tokën e vet, është biznes ndaj i merr dhe taksë toke”.

Bardhi u ndal tek plani i PD për bujqësinë dhe nxjerrjen e fshatit nga varfëria.

“Do sjellim skemë të thjeshtë subvencioni mbi bazën e prodhimit, pa nipt e pa burokraci se nuk është biznes me punu tokën tate. Taksa e tokës do jetë zero. 8 vjet në pushtet Edi Rama, 16 vjet Taulant Balla, s’besoj se ka ardh 4 herë këtu.

Banor: Kendej nga ne ka bërë punë shumë se ka prerë pyjet dhe ka marrë mineralet.

Bardhi: Ju jeni ne vendnumëro, ai pret pyjet, fryn xhepat dhe vjen e paraqitet te ju si kaposh. Duhet ndryshim. Me 25 prill nuk kemi flamuj partish. Por flamurin e shpise tone. Familjes tone. Duhet model tjeter, nese pas 4 vitesh keni me shume lekë ne shpi e paguani më pak, qeveria e ka bërë punën mirë e duhet të vazhdoje. Me planin tonë do kthejmë nornalitetin. Ju doni rrugë, subvension mbi bazë prodhimi dhe treg për shitjen, të tjerat i bëni vetë.

Banor: Plugimi i tokës në Greqi 8 euro, këtu 15 mijë lek, 4 euro më shumë.

Bardhi: Do duhet ta kemi qeverinë në krah, jo armike. Arrestojnë dikë që shkon me motorr në arë e thonë po bëjmë shtet. Shteti të merret një herë me ata lart që vjedhin me lopatë, të arrestojë një herë Taulant Ballën që po shkreton pyjet, atë që çohet në mengjes e merr kodrën se sa e bukur qenka, pastaj të vijë te ai që rregullin çatinë. Ndaj duhet të jemi bashkë, e të kthejmë normalitetin. Secili ka në dorë fatin e vet e të familjes me 25 prill. Me 26 prill, siç jemi bashkë ta bëjmë realitet ndryshimin. Nuk mjafton të ikë Edi Rama e të vijë Lulzim Basha. Të ikë taulant balla e të vijë Gaz Bardhi. Ky është vetëm hapi i parë për t’i dhënë Shqipërisë shansin për të pasur një qeverisje, një model ndryshe.

Flamur Hoxha takim me banorët në Shëmri të Kukësit: Më 25 prill votoni masivisht për familjen tuaj

Në takimin me zgjedhës në Njësinë e Shëmrisë, drejtuesi politik dhe kryesuesi i listës së PD-s Flamur Hoxha u foli atyre për programin e PD për zonat rurale si dhe për angazhimin e tij për qasje më realiste ndaj zonave ku shfrytëzohen burimet minerare dhe ato hidrike. Komunitetit duhet ti kthehet kompensimi apo renta e munguar, tha zoti Hoxha.

Qytetar: Rruga nacionale kishte 12 punëtorë, sot vetëm nji. Në çdo fshat kishim elëktricist, sot ka vetëm një për krejt fshtrat, kur ka defekt rrimë me javë pa drita. Thuhet që ka shumë punëtorë fiktivë që paguhen.

U mburr se do të sjellë 300 mijë vende pune, ka nxjerrë nga puna edhe ato që ishin.
Një minierë patëm, këta na e mbyllën.

Na ka zanë poshtë piramida e Ramës, e ka fut vendin në borxhe të paarsyeshme, me 25 Prill do ta heqim qafe.

Metaliaj në një fasoneri në Lezhë: Rritje pagash, ulje taksash dhe rimbursim 100% për arsimin e lartë të të rinjve

Kandidatja e Lezhës, Lindita Metaliaj, teksa takoi gra dhe vajza të cilat punojnë në fasoneri, theksoi se gruaja, si shtyllë e familjes, me programin ekonomik të PD, do të ketë rritje të të ardhurave në familje, shtim të blerjes së ushqimeve të shportës, shkollim dinjitoz dhe të rimbursuar 100% nga shteti për fëmijët e tyre në bachelor dhe master, rritje të pagës ndpërmjet lehtësimit të biznesit nga taksat, ulja e ccmimit të energjisë dhe heqjes së “taksës Rama”mbi karburantin.

“Duke filluar nga paga minimale, do të rritet në 360 mijë lek në muaj, që në vitin e parë të mandatit. Biznesi do të ketë një mbështetje direkte me uljen e taksave, taksën e sheshtë 9%, biznesi do të ketë më shumë mundësi që të investojë, të rrisë pagat, sepse do t’i ulen shpenzimet. Sigurimet shoqërore do të bëhen me 18%, ndërkohë që sot janë 23%. Për biznesin fason do të ulet ccmimi i eneergjisë eelektrike. Me uljen e taksave, me uljen e ccmimit të energjisë elektrike, ccmimit të karburantit që do të ulet me 240 lek për litër që është “Taksa Rama” të cilën ne do ta heqim sapo të vijmë në pushtet, me sigurimet shoqërore 18%, pa dyshim biznesi do të ketë më shumë mundësi të rrisë pagat dhe të mbështesë ccdo punëmarrës. Për ju është me interes rritja e pagës, që nesër të keni mundësi për ushqimet e shportës, të cilat në Shqipëri tani janë shumë të shtrenjta, por do të keni mundësi edhe për të arsimuar fëmijët. Sepse për familjet që kanë të ardhura nën 640 mijë lek në muaj. Do t’i rimbursohet 100% tarifa për fëmijën në Universitet. Për të tre vitet e shkollës, bachelor dhe masterin nuk do të paguajë asnjë lek në universitetet shqiptare për të arsimuar fëmijët. Për fëmijët e porsalindur nga 0-5 vjecc me programin e PD do të jepen 30 mijë lek në muaj derisa fëmija të mbushë moshën 5 vjecc.

Për çiftet e reja në momentin që krijojnë një familje dhe blejnë një banesë, me programin e PD, do të rimbursohen 100% interesat bankare, pra do të paguhet vetëm vlera e principalit të banesës ndërsa interesat bankare do të rimbursohen nga shteti për 20 mijë ccifte në 4 vite, pra 5 mijë ccifte në vit. Unë besoj që alternativa e Partisë Demokratike më 25 prill ia vlen të votohet, ia vlen t’i jepet besimi Lulzim Bashës sepse në këto 8 vite Edi rama nuk bëri asgjë, jo vetëm për familjen, jo vetëm për biznesin, as për të rinjtë e të rejat, që unë nuk di një familje të mos ketë dikë në emigracion dhe të rinj në Lezhë që nuk duan të largohen, sepse nuk shohin as mundësi arsimimi, as mundësi për të marrë një shërbim dinjitoz dhe me standarde dhe pa dyshim që nuk ka as mundësi punësimi”, tha Lindita Metaliaj në fasonerinë në Lezhë.

“Unë besoj se për secilën nga ju e rëndësishme është ekonomia familjare. Me programin e PD gruaja, individi dhe familja, janë prioritet, që do të thotë se me programin tonë pa dyshim që mirëqënia në ccdo familje do të rritet. Duke filluar nga paga minimale, do të rritet në 360 mijë lek në muaj, që në vitin e parë të mandatit. Biznesi do të ketë një mbështetje direkte me uljen e taksave, taksën e sheshtë 9%, biznesi do të ketë më shumë mundësi që të investojë, të rrisë pagat, sepse do t’i ulen shpenzimet. Sigurimet shoqërore do të bëhen me 18%, ndërkohë që sot janë 23%. Për biznesin fason do të ulet ccmimi i eneergjisë eelektrike. Me uljen e taksave, me uljen e ccmimit të energjisë elektrike, ccmimit të karburantit që do të ulet me 240 lek për litër që është “Taksa Rama” të cilën ne do ta heqim sapo të vijmë në pushtet, me sigurimet shoqërore 18%, pa dyshim biznesi do të ketë më shumë mundësi të rrisë pagat dhe të mbështesë ccdo punëmarrës.

Për ju është me interes rritja e pagës, që nesër të keni mundësi për ushqimet e shportës, të cilat në Shqipëri tani janë shumë të shtrenjta, por do të keni mundësi edhe për të arsimuar fëmijët. Sepse për familjet që kanë të ardhura nën 640 mijë lek në muaj. Do t’i rimbursohet 100% tarifa për fëmijën në Universitet. Për të tre vitet e shkollës, bachelor dhe masterin nuk do të paguajë asnjë lek në universitetet shqiptare për të arsimuar fëmijët. Për fëmijët e porsalindur nga 0-5 vjecc me programin e PD do të jepen 30 mijë lek në muaj derisa fëmija të mbushë moshën 5 vjecc. Për cciftet e reja në momentin që krijojnë një familje dhe blejnë një banesë, me programin e PD, do të rimbursohen 100% interesat bankare, pra do të paguhet vetëm vlera e principalit të banesës ndërsa interesat bankare do të rimbursohen nga shteti për 20 mijë ccifte në 4 vite, pra 5 mijë ccifte në vit. Unë besoj që alternativa e Partisë Demokratike më 25 prill ia vlen të votohet, ia vlen t’i jepet besimi Lulzim Bashës sepse në këto 8 vite Edi rama nuk bëri asgjë, jo vetëm për familjen, jo vetëm për biznesin, as për të rinjtë e të rejat, që unë nuk di një familje të mos ketë dikë në emigracion dhe të rinj në Lezhë që nuk duan të largohen, sepse nuk shohin as mundësi arsimimi, as mundësi për të marrë një shërbim dinjitoz dhe me standarde dhe pa dyshim që nuk ka as mundësi punësimi.

Kryefamiljari me sëmundje të rëndë, qeveria i shkëput energjinë elektrike, Salianji: Pas 25 prillit gjërat do ndryshojnë

Kandidati për deputet i PD në qarkun e Korçës, Ervin Salianji u takua me një familje në kushte të rënda ekonomike.

Kryefamiljari i diagnostikuar me një sëmundje të rëndë, kurohet me para të marra borxh ndërkohë që, familjes i kanë ndërprerë energjinë elektrike prej tre muajsh, pasi nuk kanë të ardhura për t’i paguar.

“Kam burrin të sëmurë me kancer në mushkri. Kam dy vjet që i kam bërë kartat e KEMP-it dhe nuk e kam marrë. Tani sa erdha nga spitali, nesër kam për të shkuar prapë në spital. Bën 5 herë insulinën, sa herë që shkojmë në spital ai duhet të ushqehet por çfarë ti jap unë. Pa drita jam pa ngrohje jam. Dritat na i kanë prerë. Unë s’kam të paguaj, vetëm 30 mijë lekë asistencë marr. Me 30 mijë lekë çfarë mund të bëhet? Ja shikoni me qiri. Ilaçet nuk kam me çfarë t’ia marr”, shprehet zonja e shtëpisë.

Apelin për kushtet e rënda ekonomike dhe mungesën e ndihmës nga institucionet shtetërore e shprehu edhe kryefamiljari në gjendje të rënduar shëndetësore.

“Kam 15 vite i sëmurë. Tani sapo erdha nga spitali. Më thonë hajde nesër, hajde nesër. Unë nuk eci dot as nga këmbët se mi shkatërruar diabeti. Taksi i bëra lekët. Marr borxh që iki në spital me taksi. Pa drita po bëj gati 4-5 muaj.

Salinji premtoi se pas 25 prillit gjendja e kësaj familjeje, por edhe e familjeve të tjera që jetojnë në këto kushte do të ndryshojë.

“I sëmurë edhe pa drita? Ne do tju ndihmojmë. Do vijmë sërish t’ju takojmë këtu në shtëpi. Do ta ndjekim rastin dhe do tju ndihmojmë me kempin dhe me energjinë elektrike. Na mbështesni këtë herë dhe do t’ju ndihmojmë”, u shpreh Salianji.

Në qarkun e Korçës qindra familje jetojnë në kushte të rënda ekonomike dhe pa energji elektrike. Për të gjitha këto kategori në programin e Partisë Demokratike për mirëqenien sociale por edhe për energjinë janë parashikuar pagesa dinjitoze dhe dyfishim të ndihmës ekonomike por edhe një fashë energjie për të gjithë konsumatorët familjarë në këto kushte që plotëson nevojat bazë për një jetesë normale.

Paloka: Po arnojnë rrugët dhe pickojnë kanalet me eskavator, për t’u hedhur hi syve qytetarëve 

Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka ka zhvilluar takimin e radhës me banorë të zonës së “Sektor Rinia” ku komunikoi me qytetarët mbi problematikat e infrastrukturës së zonës.

“Unë zgjodha që të kem këtë zonë në përgjegjësinë time për këto zgjedhje dhe sigurisht për këto 4 vite që vijnë. Në 8 vite më mirë se ju nuk e din askush se çfarë ka bërë kjo qeveri. Tani po arnojnë rrugën dhe me një eskavator të vogël po pickojnë kanalin për të gënjyer njerëzit. Ajo rrugë në 8 vite do ishte bërë shumë herë, por tani duan t’u hedhin hi syve njerëzve”, tha Paloka.

Ai gjithashtu prezantoi disa pika të planit të PD-së, një plan i mirëmenduar nga ekspertë të huaj dhe shqiptarë. Ai e cilësoi programin e qeverisë Rama, pa fantazi ku vetëm premtohen projekte 3D.

“Ne kemi një program jo si ai i Ramës, që lëshon disa tullumbaca. Në vend të na i zgjidhin problemet, ata bëhen vetë problemi. Janë me qindra dhe mijëra socialist që kërkojnë largimin e tij një orë e më parë. Dhe ata kalojnë në të njëjtën rrugë si ju”, tha Paloka.