17.5 C
Tirana
E mërkurë, 20 Gusht, 2025

Braktisin PS-në, Basha pret në zyrën e tij dy funksionarë të majtë që kaluan në PD 

Socialistët durrsakë, të alarmuar nga kapja e qytetit nga interesa të errëta, kalojnë me PD, kryedemokratit Lulzim Basha i pret në zyrën e tij. “Kemi marrë garancinë e liderit të PD-së, do të çojmë përpara zërin e rinisë durrsake”.

Dy të rinj socialistë dhe funksionarë të Bashkisë Durrës i bashkohen Lulzim Bashës. Kryeopozitari: Kalim nga projekti i dëshpërimit tek projekti i shpresës.

Të rinjtë socialistë i bashkohen Bashës: ai që nuk drejton dot shtëpinë e tij, Partinë Socialiste, nuk mund të drejtojë vendin, Shqipërinë.

Basha pret socialistët që i bashkohen opozitës. Të rinjtë e majtë: Jemi larg liderëve që ironizojnë dhe shpërfillin qytetarët. Gjuha e urrejtjes e papranueshme.

Kryedemokrati Basha ka pritur ditën e sotme dy anëtarë të Partisë Socialistë, të cilët kanë shpallur publikisht votën e tyre për Partinë Demokratike. Serian Mazreku dhe Ardit Kërtusha, dy aktivistë dhe figura të rëndësishme të socialistëve në qytetin bregdetar janë shprehur të trishtuar për kapjen e qytetit nga ato që ata i quajnë interesat e ngushta të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako. Mazreku, administrator i njësisë administrative Kënetë, u ka bërë thirrje të gjithë të afërmve të tij të mbështesin PD-në dhe të mos pranojnë lëmosha, duke nënkuptuar shitjen e votës.

Nga ana e tij, ish-kryetari i FRESSH për qytetin e Durrësit dhe së fundmi Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Jetësimit të Prioriteteve në Bashkinë e Tiranës, Ardit Kërtusha është shprehur se Durrësi ka mbetur peng i interesave të Dakos. Kërtusha përmendi arrogancën e Bashkisë Durrës, mungesën e shërbimeve për qytetarët dhe mbetjen e saj pa drejtues real. Dy socialistët u dukën shumë të revoltuar edhe me klimën brenda partisë në pushtet. Zyrat e PS-së Durrës sipas tyre janë uzurpuar nga të fortë dhe figura të botës së krimit. Alternativa që ofron PS, shprehen ata, është heshtja dhe largimi i të rinjve nga vendi.

Lideri i opozitës, z. Basha, u shpreh se ai dëshironte të shihte një garë idesh dhe programesh ndërmjet partive, gjë që nuk po ndodh sepse pushteti nuk ka paraqitur alternativë. Basha u tregua entuziast për faktin që ka socialistë që duan ndryshim dhe e gjejnë ndryshimin tek Partia Demokratike. Basha mirëpriti kontributin e socialistëve durrsakë dhe u bëri ftesë të gjithë socialistëve që e duan vendin dhe duan të bëjnë ndryshim për hir të të ardhmes së fëmijëve të tyre.

Të rinjtë socialistë u shprehën të revoltuar me klimën politike brenda partisë së tyre, me cinizmin dhe notat groteske që mbizotërojnë në gjuhën politike të drejtuesve të saj. Kërtusha vuri në pah dallimin që ai shihte ndërmjet Bashës dhe Ramës kur theksoi se “këtu gjej një lider larg ironisë, notave groteske dhe shpërfilljes”. Ai dënoi gjuhën e urrejtjes dhe bëri thirrje që “të heqim një drejtues i cili nuk mund të drejtojë më as shtëpinë e tij, Partinë Socialiste, jo më vendin, Shqipërinë”.

Ndërsa lideri i opozitës Basha tha se më 25 prill nuk çlirohet vetëm Shqipëria, por edhe Partia Socialiste. Sipas tij, me ndryshimin e pritur të 25 prillit, fiton Shqipëria, fitojnë edhe socialistët e zakonshëm. “Do ta ndërtojmë këtë vend që është i bekuar nga Zoti me burime njerëzore dhe natyrore” tha Basha ndërsa theksoi se filozofia e tij politike nuk është përçarja, por bashkimi në të mirë të vendit. Kalimin e tyre nga PS tek PD, kryedemokrati e quajti kalim nga projekti i dëshpërimit në projektin e shpresës dhe shfaqje e besnikërisë së tyre ndaj Shqipërisë.

Në fund, Basha u ka uruar mirëseardhjen dy funksionarëve socialistë që iu bashkuan Partisë Demokratike për të sjellë ndryshim në Shqipëri pas 8 vitesh dështime.

Ambasadorja suedeze: Shqetësuese shit-blerja e votës në zgjedhjet e 25 prillit

Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad, është pjesë e grupit të ambasadorëve që do të bëjnë një fushatë në Shqipëri për rëndësinë e pjesëmarrjes në votim, për rëndësinë që ka ky proces për demokracinë, fushatë ku përfshihet edhe një spot publicitar që po xhirohet.

Nga ana tjetër, ambasadorja Hastad ka shkuar në fshatin Paçram të Vaut të Dejës, për të folur me fshatarët për vlerën që ka vota e secilit prej tyre, sidomos në zonat e varfra të vendit.

Ndër të tjera ambasadorja ka thënë: “E vlerësoj demokracinë. Jemi këtu në Paçram për të marrë këndveshtrimin dhe perceptimin e njerëzve në lidhje me procesin zgjedhor. Nuk do të flasim me banorët për shitblerjen e votës në takime, por për pjesëmarrjen e komunitetit në procesin zgjedhor. Është shqetësues fenomeni i shitblerjes së votës, duhet të keni kujdes sepse stadi në të cilin demokracia në Shqipëri ndodhet, është shumë e brishtë.

Kemi të gjithë një rol, por më të rendesishëm e kanë qytetarët dhe shteti. Ata duhet t’u sigurojë qytetarevë një proces zgjedhor të mirfilltë. Nuk dua të komentoj as për përfshirjen e kandidatëve me të shkuar kriminale në këto zgjedhje”.

Lefter Gështenja: Në Rrajcë Sutaj, ku shteti është inekzistent

Takim i jashtëzakonshëm me qytetarët në Rrajcë Sutaj ku shteti është inekzistent.

Ata më shumë se kushdo tjetër ndjejnë zhgënjimin e nje qeverisje te papërgjegjshme. Këta banorë e dinë çdo të thotë t’i japësh vazhdimisht pushtet dhe besim një njeriu të vetëm dhe të shohësh si ai e shpërdoron atë.

Kjo zonë ka nevojë për ndryshim, për vëmendje! Partia Demokratike dhe unë personalisht do ta kthejmë vëmendjen tek qytetarët. Shqipëria duhet të ndryshojë. Ndryshimin do ta sjellim më 25 prill.

#shqiperiafiton

#votoPartiaDemokratike9

Rama dhe Veliaj nuk ndalen, vazhdojnë asfaltin elektoral

Kryeministri në ikje, Edi Rama kërkon mandatin e 3-të qeverisës në zgjedhjet e 25 prillit, por nuk ka një program dhe bilanc lidhur me 8 vitet që ka drejtuar ekzekutivin shqiptar.

Kur mori detyrën e Kryeministrit në vitin 2013, shprehja që Rama përdorte më shumë kundër kundërshtarëve politikë, opozitës së sotme, ishte ajo se kishte lënë rrugët rrugëve.

Por sot pas 8 vitesh, infrastruktura e vendit duket në një gjendje katastrofike dhe kantieret e rilindjes, sikundër i cilëson Rama, janë thjesht projekte në 3 apo 4 D.

Këto foto që janë dërguar te portali JOQ, tregojnë situatën qesharake, por edhe dramatike në qytete të ndryshme.

Qytetarët janë të revoltuar për këtë fyerje që po u bëhet përpara votimeve. Fotot nuk kanë nevojë për koment.

Kush janë azilantët e PS të larguar nga Dibra?!

Së pari mes azilantëve politik që në mënyrë të dëshpëruar qarkullojnë nëpër rrethe është mes të tjerëve edhe vetë Kryeministri i cili, kërkon të fitojë dhe në Durrës edhe në Vlorë, ose nga frika se nuk fiton, ka hedhur dy zara me shpresën se të paktën njeri do të jetë fitues!
Por, le të kalojmë në Dibër dhe natyrshëm me vjen në mendje pyetja sa kryetar Bashkisë ka ndërruar nga 2015 e deri më sot PS në Peshkopi dhe pse i ka ndërruar?

Së dyti, PD sa drejtues politik ka dërguar në Dibër nga 2013 e deri më sot? Ku kanë përfunduar ato sot?
Së treti, sa deputet ka nxjerrë në mandatin e parë Dibra me Logon e PS dhe sa herë kanë shkuar edhe fizikisht në Dibër pasi kanë fituar?
Së katërti, sa prej tyre janë rikthyer për të kërkuar një votëbesim të dytë tek dibranët pasi fituan të parin?
Çfarë lidhje kanë pasur më Dibrën të dërguarit politik të PS nga 2013 deri më sot?
Çfarë bilanci kanë këta me premtimet e dhëna e premtimet e mbajtura?

Të rikthehemi tek MZIU, i cili pasi mbaroj studimet e larta në Tiranë vendosi të krijoj familjen e tij e të jetoj në Tiranë! Mziu bën pjesë tek ato persona që është modeli i meritoktacisë në politik, sepse ai e ka filluar karrierën e tij nga poshtë si funksionar e profesionist e duke u rritur me forcat e tij. Në fitoret e mandateve të Kamzës, sigurisht meritat kryesore i ka po ai vetë.

Mziu nuk po shkon në Dibër për të bërë karrierë apo për të marr vota, por shkon në cilësinë e ish kryebashkiakut të Kamzës.
Mziu shkon në Dibër, jo për të të përfituar nga dibranët, por për të kontribuar për ta!

Mziu nuk po shkon në Dibër për tu bërë drejtor i ndonjë drejtorie, për t’i mashtruar me premtime e për të bërë karrierë!
Mziu ka të drejtën legjitime të rikthehet në Dibër si biri i saj dhe të kontribuoj për të ndërruar faqen e historisë në Dibrës me qëllimin e fitores dhe rotacionit për të cilën ka shumë nevojë ajo trevë.

Në fakt nëse numërojmë nga 2013 e deri më sot, PS bashkë me të deleguar e bashkë me ata që mandatin e parë e kanë marrë në Dibër, mundë të themi se ka mbi 10 azilantë, të cilët pasi i mashtruan dhe keqpërdoren besimin e dibranëve, sot janë të shpërndarë disa në Tiranë e disa në rrethene të tjera për të bërë mashtrime të reja me shpresën se nuk i njohin për mashtrues elektoral! Këta janë azilantët e vërtetë të PS të larguar nga Dibra!

Baçi takon kryefamiljarin i cili jeton me lëmoshë dhe vetëm 400 lekë të reja në muaj: PD do ë sjellë ndryshimin pas 25 Prillit

Qeveria lë në harresë edhe të majtët 

Kandidati per qarkun e Fierit Luan Baçi takoi nje kryefamiljar në fshatin Dërmenas, me bindje të majta, por i lënë krejtësisht në harresë nga qeveria dhe pushteti vendor.

“Shikoni librezën, 4 mijë lek të vjetra. Jetohet me 4 mijë lek të vjetra? Po na mbajnë njerëzit dikush me rroba, dikush me ushqime, pse kështu do ecim?”, tha ai.

Ai denoncoi faktin se është detyruar të votojë PS pasi 2 familjarë të tij janë të punësuar.

“Nëse nuk do të votonim PS, do i hiqnin nga puna”, tha ai.

Luan Baci teksa vizitoi familjen e cila jeton me lëmoshë, theksoi se jetesa e veshtire e do te ndryshojë pas 25 prillit me zbatimin programin të Partisë Demokratike per shtresat në nevojë.

“Si ju ka shumë familje që jane në gjendje të mjerueshme. Këta vetëm pasurohen për vete. Në 25 prill do të dalim të gjithë për të votuar, të votojmë Partinë Demokratike që të shpëtojmë nga kjo klikë hajdutësh dhe absolutisht do te ketë ndryshim. Te kesh besim te PD dhe te qeveria e ardhshme me kryeministër Lulzim Bashën”, tha Luan Baçi.

Drejtori i Ramës kishte ngritur fermë kanabisi, si u dekonspirua operacioni i policisë

?????????????????????????????????????????????????????????

Pavarësisht se policia e ka trajtuar si sukses operacionin “Gjurmë 2021” pas të cilit u zbulua e një magazinë e cila shërbente si laborator droge në Kurbin, mësohet se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në ministrinë e Punëve të Brendshme, ka iniciuar një hetim për dekonspirim të aksionit në fjalë.

Kjo pasi zyrtari i lartë në këtë rreth, Edmond Stojani, që mbante postin e drejtorit të Kadastrës, edhe pse po gjurmohej prej kohësh, në momentin e ekzekutimit të operacionit ka mundur që të arratiset.

Edmond Stojani tashmë rezulton i shpallur në kërkim policor, por ngelet mister se nga kush u njoftua ai për urdhër arrestet që u ekzekutuan mbrëmë natën.

Policia arriti që të vërë në pranga vetëm shtetasin, Vranicki Hisku 24 vjeç, i cili në bashkëpunim me kreun e Kadastrës zhvillonin aktivitetin kriminal.

Hisku është njëkohësisht edhe  nipi i  drejtorit Stojani, i cili dyshohet se është njoftuar në momentin e fundit për operacionin që po kryente policia.

Stojani dhe Hisku akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Fushë Gjormë, Kurbin, kishin përshtatur katin e dytë të një magazine të marrë me qira, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestruan 205 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në vazo. Gjithashtu, gjatë kontrollit, në ndërtesë u konstatua  një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan të gjitha pajisjet që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike, si: pajisje elektrike, llamba elektrike termale, bidonë me lëndë ushqyese për bimët narkotike. Po gjatë operacionit, në banesën e shtetasit Hisku është gjetur dhe sekuestruar dhe një armë zjarri pushkë me dylbi të montuar.

Analisti i njohur: Nga pandemia u pasurua Pëllumb Pipero!

Analisti i njohur, Fatos Lubonja ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e së enjtes duke u shprehur se, sondazhet në Shqipëri janë të manipuluara kur vjen puna te menaxhimi i pandemisë, pasi realisht shqiptarët janë ndjerë të zhgënjyer dhe të braktisur.

Në një lidhje direkte me Skype me emisionin Real Story, Lubonja u shpreh me ironi se, këto sondazhe dalin pozitive vetëm për faktin se është pyetur Pëllumb Pipero, i vetmi që është pasuruar gjatë pandemisë, sipas Lubonjës.

Mjeku është angazhuar së fundi dhe në fushatën e Partisë Socialiste, edhe pse për një vit me radhë doli në çdo studio duke thënë se nuk kishte lidhje me politikën.

“Në Itali ka më shumë se një herë në vit greva në aeroporte dhe s‘i shkon njeriu në mend që këta njerëz do i çojnë në polici dhe i bëjnë presion për vendin e punës. Kjo është regjim, jo demokraci. Si rrëzohet një regjim? Më votë të lirë apo forma të tjera.

Skepticizmi që kam unë është ky, jo aq se këtu kemi një opozitë që nuk përfaqëson një parti të paprovuar si Vetëvendosja në Kosovë, por gjithsesi ky sistem ka degraduar dhe ajo që perceptoj unë është që mosbesimi për të ardhur ky ndryshim, se s’do të ketë zgjedhje të mira.

Këtë e ka thënë edhe Basha. Një njeri që thotë që hiqni shqiptarët dhe merr disa njerëz pa gojë, kjo është mentalitet regjimi. Ai me ekonominë mban pushtetin dhe pushtetin me ekonominë. Sondazhet janë të manipuluara, pa dyshim, është absurde të dëgjosh që në sondazhe janë të pakënaqur dhe 50% votohet për PS.

Ata nuk dinë kë kanë pyetur, Piperon më duket, vetëm ai është pasuruar nga pandemia. Këtu është fjala për tetë vite që është bërë një qeveri e dhunshme. Duhet një ndryshim dhe rotacion, por dyshoj të ketë rotacion. Sepse ç’kanë bërë këta si parti për votën dhe duhet një bashkim i forcave opozitare për të mbrojtur votën. Ata nuk janë bashkuar”, tha Lubonja.

Mjeku infeksionist është shfaqur në një spot elektoral të Partisë Socialiste, duke u rrjeshtuar në krah të Kryeministrit Edi Rama, i cili kërkon mandatin e 3-të qeverisës në zgjedhjet e 25 prillit. Pipero shprehet kundër skepticizmit mbi vaksinat, grumbullimeve apo mitingjeve elektorale, si dhe vlerëson procesin e vaksinimit, edhe pse vaksina kineze që po përdoret për vaksinimin masiv, nuk ka marrë certifikim nga OBSH, EMA apo FDA, 3 institucionet kryesore në Botë lidhur me sigurinë e medikamenteve.

Bardhi: Fund kritereve përjashtuese korruptuese! Qeveria Basha subvencion për çdo fermer mbi bazën e prodhimit

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi, pati një bashkëbisedim me fermerët e zonës së Lumasit në Cerrik, ku ndau me ta prioritetet e qeverisjes për mandatin e parë, që ka të bëjë me nxjerrjen e fshatit nga varfëria dhe krijimin e kushteve për punë e mirëqënie. Bardhi theksoi se subvencioni do të jetë sipas prodhimit, pa burokraci, pa kritere përjashtuese, dhe i vetmi dokument që do të duhet, është karta e identitetit, ku është numri personal.

Fermerët u ankuan se kanë shpenzuar kursimet e tyre dhe paratë e emigracionit, ndërkohë që po falimentojnë pasi nuk shesin dot mallin.

“Të paktën fermeri të marrë subvencion për koston e prodhimit, siç marrin kudo. Në mënyrë që fermeri të mos falimentojë. Ja ku e kemi produktin këtu, nuk shitet, jo mall turk këtu, jo nga spanja matanë. Atje ka shtet, këtu nuk marrim në dorë asgjë”, u shpreh një prej të pranishmëve në takim.

Gazment Bardhi tha se përveç braktisjes, kryeministri tani edhe i fyen dhe i tall fermerët shqiptarë.

“Pasi u tha fermerëve thashethemexhinj e dembelë, tani thotë se produktet e fshatit tonë ngelen pa shitur se janë të paditur. E gjitha kjo tregon sjelljen e tyre në 8 vite. Mirë që nuk ju mbështesin, mirë që nuk janë krah jush, po janë edhe arrogantë dhe të pafytyrë. Ju e keni dëgjuar që thotë kam shpërndarë vjet 95 milioën euro për fermerët. Po unë nuk kam gjetur deri më sot, një rast të vetëm, dhe këtë nuk e them për politikë, që të ketë ngritur dorën dikush e të ketë thënë unë kam marrë 2 lekë”, u shpreh Bardhi.

Fermer: Gjithë lekët, gjithë investimi që kam bërë këtu, është lek emigracioni. Unë tani jam me borxhe, si puna ime edhe shumë të tjerë.

Bardhi: Kjo, sepse skema që kanë ndërtu është më shumë përjashtuese se përfshirëse. Dembelin po e bën bos, ndërsa punëtorin po e gropos. Dembelë janë shokët e Edi Ramës dhe Taulant Ballës, se ai i ndan lekët këtu tek ju, që marrin 95 mlionë euro. E pastaj mendojnë se me ato lekë do të vijnë të blejnë fshatarin këtu me 50 mijë lekë që i japin dy ditë ose 3 ditë para zgjedhjeve.

Fermer: I kanë vjedh të gjithë lekët

Bardhi: Për ata që kanë vjedh, mi lër mua, se besoj që aq më njihni, se i kam merak vetë.

Do ta shikosh. Në ka një gjë që nuk falet, është dikush që vjedh e dikush që shkel besimin e njerëzve. Atë kategori edhe vëlla ta kem, nuk e fal. Më e thjeshta për qeverinë është me nxjerr fshatin nga mjerimi e me kriju komoditet me punu me djersën e ballit. Skema jonë është e thjeshtë, në bazë të prodhimit. Secili me kartë identiteti, me numër personal. Dhe nëse prodhon 5 kilogramë, do marrë para në dorë për aq. Nuk mund të ketë kritere që të kesh 20 ha tokë që të marrësh subvension.

Fermer: Ato i merr Çim Bullari

Bardhi: Pikërisht. Ngrihet në mëngjes dhe i vë syrin një kodre, plotëson kriteret dhe e ndërton biznesin, fermën, me lekët e taksapaguesve shqiptarë. Ndërkohë që ju, punoni nga mëngjesi në darkë e nuk nxirrni dot fitime as me shty muajin. Ishte çmimi i energjisë 79 lekë kv, e çoi 114 lekë për familje, e 170 lekë për fermën e biznesin. Dhe del pa pikë turpi në televizor dhe thotë e kam ulur çmimin e energjisë elektrike.

Fermer: Po e mbajtët fjalën e subvencionimit mbi bazën e prodhimit, ju do i merrni votat komplet.

Bardhi: S’ka diskutim që do e mbajmë fjalën, ështe e vetmja zgjidhje.

Fermer: Vijnë kollaj 4 vjet.

Bardhi: Nuk do presim 4 vjet, ju nuk prisni dot më 4 orë. Fshati, bujqësia e blegtoria do të jenë prioritet i mandatit të parë.

Fermer: Bujku, fermeri grek e kishte me 4 cent pompën e ujit, individi 8 dhe biznesi 12. Fermeri ndihmohej që aty. Kur ka ardh para 4 vitesh i kam bërë një pyetje atij Taulantit, për rrjetin elektrik. Nuk e bëri. Nuk vadisim dot, dhe prapë kërkojnë 170 lek për kilovat.

Bardhi: Çmimin e energjisë do ta çojmë aty ku ishte. Sepse rritja e çmimit të energjisë jo vetëm nuk solli investime, si ai që thua ti këtu, po ato lekë janë tu u bë rrush e kumbulla. Ndërkohë që nga rendimi i faturës po falimentojnë fermerët dhe biznesi.

Fermer: Unë mora zetor, bleva furgon, i bëra serat. Harxhova 40 milionë lekë dhe asnjë mbështetje.

Bardhi: Nuk ka për të pasur burokraci në subvensione. Na e shiti si arritje të madhe ndarjen territoriale, sikur po kursente shpenzimet. Në fakt i rriti shpenzimet me 40 përqind. Një nga prioritetet është se do zhbëjmë reformën territoriale. Nuk mund të ndodhë kurrë që ju të paguani taksat këtu e taksat tuaja të shkojnë për të bojatis fasada në qendër të Cerrrikut. Taksat që paguani ju këtu, do ti merrni në shërbime këtu.

Balla imiton Spiropalin, shikoni si i lëpihet Ramës: Unë jam dysh që dua t’i zgjas jetën Njëshit…

Servilizmi dhe lëpirja që i bëjnë Edi Ramës njerëzit, të cilët ka zgjedhur të mbajë rrotull vetes, tashmë nuk përbën më surprizë, por Taulant Balla ka tejkaluar çdo fantazi.

Ai ka arritur deri aty sa ka deklaruar, se me të vetmen gjë që nuk është dakrord me shefin e tij është kur ai deklaron, se nëse humbet zgjedhjet e 25 prillit, ai nuk do të jetë në krye të PS-së.

Taulant Balla, i ftuar në ‘Zgjedhje 2021’ nga Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj,  u pyet fillimisht nëse synon në të ardhmen postin e kryetarit të Partisë Socialiste. Por ai i sigurt se po monitorohej, u përgjigj se betejat e Shqipërisë mund të mos ishin kaluar dhe as në të ardhmen nuk mund të kalohen pa Edi Ramën.

Ndaj sipas tij, ai është aty si dyshi vetëm për t’i zgjatur jetën njëshit.

“Unë jam Dysh që dua t’i zgjas jetën Njëshit. Dhe Edi Rama ka ende shumë punë dhe beteja për të fituar për Shqipërinë. Unë nuk jam gjithmonë dakord me ato çfarë thotë Edi Rama, në kuptimin se si i sheh ai gjërat për karrierën e tij. Unë bëj pjesë në ato njerëz që mendojnë që Shqipëria, në këto beteja që ka, pa Edi Ramën, këto beteja nuk do t’i kishte fituar kurrë. Garancia për të fituar është të marrë një mandat tjetër, i cili në numra të nevojshëm dhe të mjaftueshëm t’i mundësojë që të shohë përpara”, deklaroi plot krenari Balla.