30.5 C
Tirana
E mërkurë, 20 Gusht, 2025

Tabaku: Vendi sot është në mes të një krize ekonomike, Basha kryeministër sjell ndryshimin!

Kandidatja e D në Tiranë, Jorida Tabaku vijon takimet me qytetarët në lagjet e kryeqytetit. “Kush mund ta ndryshojë situatën që ndodhet vendi përpos se një forcë politike dhe një kryeministër si Basha?!, tha Tabaku gjatë një takimi me qytetarë.

“Vendi sot është në mes të një krize ekonomike, në mes të një krize qeverisëse ku sundon një pakicë e vogël. Ndryshimi është shumë pranë dhe kërkohet nga të gjithë, Shqipëria ka nevojë të ndryshojë qeverisje, – argumenton Tabaku.

Në 25 prill Shqipëria fiton! Shqiptarët fitojnë! Votoni PD në 25 prill, votoni numrin 9!”

Këta janë punëmbaruarit/ Drejtori i Ramës, paradite te Kadastra pasdite në laboratorin e drogës

Një magazinë që shërbente si laborator droge, dhe ku ishin mbjellë qindra rrënjë me kanabis u zbulua nga policia e Kurbinit.

Burimet bëjnë me dije se, Edmond Stojani, personi i cili është shpallur në kërkim për laboratorin e drogës në Fushë Gjormë, është drejtori i Kadastrës në Kurbin. Stojani e drejtonte prej tre vitesh Kadastrën e Kurbinit, dhe ishte fytyra e shtetit që prezantohej te qindra qytetarë, që i shkonin në zyrë për shqetësimet që mund të kishin me pronat.

Edmond Stojani u shpall në kërkim në kuadër të operacionit të koduar, “Gjormë 2021”, ku policia zbuloi një magazinë, e cila ishte përshtatur për laborator droge.

Në pranga u vu shtetasi Vranicki Hisku 24 vjeç, i cili në bashkëpunim me Kreun e Kadastrës zhvillonin aktivitetin e paligjshëm. Burimet saktësojnë se Hisku është nipi i Stojanit, drejtorit të Kadastrës, i cili tashmë ndodhet në kërkim policor, dhe nuk dihet nëse aksioni është dekonspiruar, dhe si ai ka arritur t’ia mbathë.

Stojani dhe Hisku në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Fushë Gjormë, Kurbin, kishin përshtatur katin e dytë të një magazine të marrë me qira, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestruan 205 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në vazo. Gjithashtu, gjatë kontrollit, në ndërtesë u konstatua një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan të gjitha pajisjet që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike, si pajisje elektrike, llamba elektrike termale, bidonë me lëndë ushqyese për bimët narkotike. Po gjatë operacionit, në banesën e shtetasit Hisku është gjetur dhe sekuestruar dhe një armë zjarri pushkë me dylbi të montuar.

Misioni i pamundur i të rinjve shqiptarë

Nga Ethem AGA*

Mungesa e një mundësie punësimi për të rinjtë në fshat është një nga shkaqet kryesore të braktisjes së tij. Fushata zgjedhore aktuale duket se është e përqendruar tek marrja e maksimumit të votave në zonat e mbipopulluara “suburbane” të qyteteve të mëdha. Kësisoj ndihet si e lënë pas dore si problematika e qytetit, ashtu edhe ajo e fshatit. Papunësia është një problem i mprehtë social, si në zonat urbane ashtu dhe në zonat rurale, por  në rastin e këtyre të fundit  është faktori përcaktues i braktisjes në masë.  Tre tiparet më të dukshme të kësaj dukurie janë –  shkatërrimi i rrugëve dytësore dhe rurale; lënia djerrë e tokave bujqësore;  mbyllja e një numri gjithnjë e më të madh shkollash, për shkak të mungesës së nxënësve.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, papunësia e të rinjve shqiptarë nga mosha 15 – 29 vjeç është më e madhe sesa ajo e grupmoshave të tjera. Të dhënat zyrtare tregojnë se është diku te 21.7%, por ndërkohë statistikat ndërkombëtare flasin për shifra shumë herë më të mëdha. Problemi i papunësisë së të rinjve në zonat rurale është akoma më i mprehtë, pasi dhe mundësitë e punësimit janë thuajse inekzistente. E  vetmja mundësi është ajo e vetëpunësimit, kryesisht në bujqësi, apo  në fushën e shërbimeve –  bare,  restorante, lokale, që kanë  njëfarë lidhjeje  me agro-turizmin. E vetmja mundësi për të rinjtë në zonat rurale, për të bërë përpara në jetë, e për të krijuar  një jetesë normale është emigrimi jashtë Shqipërisë. Kjo është arsyeja e braktisjes së pjesës më të madhe  të fshatrave shqiptare. Kryesisht janë të rinjtë ata që ikin të parët. Më pas vijnë edhe grupmoshat e tjera  që ndjekin fëmijët e tyre. Sigurisht një pjesë vazhdon që të qëndrojë në fshat duke u marrë me  ekonominë bujqësore, e cila për nga teknologjia dhe zhvillimi i ngjan asaj të 500 viteve më parë.

Zonat rurale vazhdojnë të mbeten zonat më të varfëra të vendit. Kjo vlen edhe për ato që ndodhen edhe disa pak kilometra larg Tiranës.  Ndërkohë statistikat zyrtare për mënyrën e jetesës në fshat, apo për mënyrën sesi arrijnë të mbijetojnë ekonomikisht këta njerëz,  janë thuajse inekzistente. Për qeverisjen aktuale, merret e mirëqenë se nëse  banon në fshat je automatikisht  i vetëpunësuar në bujqësi. Kjo gjë bëhet për të fshehur shifrat e vërteta të papunësisë në zonat rurale, të cilat në të kundërt do të ishin shumë të larta. Duke i konsideruar  si të ‘vetëpunësuar’, qeverisja qendrore dhe lokale nuk u paguan atyre ndihmë ekonomike, sic ndodh me banorët e tjerë të zonave urbane dhe suburbane. Ky është një nga faktorët kryesorë të varfërimit të fshatit në të gjitha aspektet e tij. Pa harruar këtu që në fshat jeton ende  gjysma e popullsisë shqiptare. Qasja e deritanishme, praktikisht, nuk merr në konsideratë situatën e rëndë të mbi 40% të popullsisë së vendit.

Për qeverisjen aktuale ka pak rëndësi  nëse këta ‘të vetëpunësuar’ në bujqësi kanë paguar sigurime shoqërore, apo shëndetësore, apo sesa do t’u llogaritet pensioni, kur të arrijnë moshën e përcaktuar nga ligji për sigurimet shoqërore. Kjo gjë i bën këta prindër të zonave rurale të jenë të varur ekonomikisht nga fëmijët e tyre në emigracion. Por këta të fundit po sjellin gjithnjë e më pak të ardhura te familjet e tyre në atdhe. Qeverisja aktuale ka shumë pak të dhëna apo informacion përsa i përket aktivitetit ekonomik në fshat, papunësisë ndërmjet të rinjve, burrave apo  grave si dhe aktiviteteve të tjera ekonomike rurale, që nuk kanë të bëjnë me bujqësinë. Shumë pak dihet edhe për blegtorinë, e cila përfshihet tek fjala “e përgjithshme” bujqësi. Të flasësh sot në zonat rurale për agro-turizëm, apo ‘ekonomi të gjelbër’ do të thotë të kesh kaluar një industrializim të rëndë, apo të kesh harruar përdorimin e plehërave kimikë, apo pesticideve në bujqësi.

Ajo që po zhvillohet aktualisht është agro-turizmi i aventurës, shumë pak lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm. Sidoqoftë ka shumë pak informacion dhe statistika për të punësimin e të rinjve në zonat rurale. Kjo si nga statistikat zyrtare, apo edhe ato ndërkombëtare. Shumica e ekspertëve ndërkombëtare preferojnë të intervistojnë (dhe e kanë më të lehtë këtë gjë), emigrantët shqiptarë në kampet e azilit të Gjermanisë, Italisë apo Greqisë, apo të vijnë të nxjerrin statistika për të rinjtë që banojnë disa kilometra larg Tiranës. Pa përmendur këtu zonat e thella malore, ku mbizotëron një kaos i vërtetë me të dhënat. Në shumë sondazhe të njëpasnjëshme, gjatë kohëve të fundit, më shumë se 43 përqind e të rinjve të intervistuar janë shprehur që qëllimi i tyre kryesor është që të emigrojnë, ndërkohë që 24% të tjerë janë shprehur se një nga qëllimet e tyre është edhe emigrimi.

Kjo do të thotë që në tre të rinj shqiptarë, dy duan që të emigrojnë, me pak diferenca midis burrave dhe grave. Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Punësimin (ILO) tre faktorët kryesorë që i shtyjnë të rinjtë shqiptarë që të emigrojnë janë: për të gjetur një punë, për një status më të mirë ekonomik si dhe për arsye arsimimi. Arsyet ekonomike përbëjnë dhe arsyet mbizotëruese prapa qëllimeve të emigrimit për të rinjtë shqiptarë. Një standart më i mirë jetesë në vendin e destinacionit, mundësi më të mira punësimi dhe mundësinë për të nisur ndoshta dhe një biznes të ri. Ndoshta dhe mundësia për një arsimim më të mirë për 16% prej tyre.

Ndonëse vendet evropiane nuk mirëpresin më emigrantë për arsye ekonomike, të rinjtë shqiptarë janë të vetmit emigrantë që emigrojnë për arsye ekonomike, krahas atyre sirianë dhe afganë që ikin për shkak të luftës. Megjithëse statistikat tregojnë që të rinjtë e pashkolluar janë më të prirur për të emigruar sesa të rinjtë me diplomë universitare, sërish shifrat e emigrimit të të rinjve të shkolluar janë alarmante dhe arrijnë në 34% të tyre. Gjithashtu kur një i ri është i papunësuar është edhe më i interesuar për të migruar sesa ato që janë të punësuar.  Dhe gjetja e një pune në fshat është një mision thuajse i pamundur, duke sjellë që zgjidhja e vetme për të rinjtë të jetë emigrimi.

*Autori është kandidat për Deputet i Partisë Demokratike në  rrethin e Tiranës, Nr. 36

Spaho me fermerët: Me subvencionet për prodhimin dhe investimet në infrastrukturë, shpëtojmë bujqësinë nga konkurenca e importit

Kordinatori politik në Korçë, Edmond Spaho ishte në Pirg ku shpjegoi prioritetet e qeverisë së Lulzim Bashës për bujqësinë dhe për rritjen ekonomike në tërësi të fshatit. Zoti Spaho tha se për qeverinë e ardhshme ka rëndësi strategjike prodhimi bujqësor vendas dhe për këtë arsye kur të dalë ky prodhim, doganat do të mbyllen duke iu referuar rritjes së referencave.

“Do të subvecionojmë gjerësisht prodhimin bujqësor me 100 milion euro çdo vit dhe 50 milion euro investime në sistemin e kullimit dhe vaditjes, si dhe mekanizmave bujqësore. Ne synojmë që ta modernizojmë sektorin e bujqësisë dhe ta bëjmë konkurrues me vendet e rrajonit”.

Zoti Spaho konfirmoi sërish masat e tjera lehtësuese për fermerin, sikurse është ulja e çmimit të energjisë dhe e karburantit.

“Do ta çojmë çmimin e energjisë si në vitin 2013, ndërsa do të vendoset fasha prej 300 kilovat orë për familjet në nevojë.

Vendimi i parë i Lulzim Bashës kryeministër do të jetë heqja e taksës së qarkullimit në mënyrë që çmimi i naftës të ulet në 1200 lekë”.

Duke shpjeguar politikat e tjera socialekonomike të programit të PD, kandidati Spaho tha se rritja e pagave dhe pensioneve si dhe ndihma ekonomike, do të jenë në fokus të mandatit të parë.

“Pagesat e prapambetura për sigurimet shoqërore për pensionet në qeverisjen e PD ishin 17 mij lekë të vjetra, ndërsa sot janë 450 mijë. Këto pagesa do ti kthejmë ku kanë qenë më parë.

Pensionet janë rritur vetëm 2 mijë lek ndërsa pagat zero leke gjate 8 viteve te fundit.

Në mandatin e ardhshëm qeveritar do të rrisim 25 përqind pagat dhe 25 përqind pensionet. Lulzim Basha do të dyfishojë ndihmën ekonomike në 160 mijë lekë. Shteti do të paguajë tarifat e Universitetit dhe programit Master për fëmijët e familjeve me të ardhura me pak se 640 mijë lekë në muaj. Familjeve të reja do tu paguhen 30 mijë lekë në muaj për çdo lindje pesë vite rresht sepse për ne është prioritet rritja e popullsisë”, u shpreh Spaho.

Nga traktori i fermerit në Divjakë, Basha premton subvencione direkte për çdo metër tokë të punuar dhe për çdo prodhim

Basha me fermerin në Divjakë: 100 milion euro subvencione, 50 milion për infrastrukturë dhe naftë pa taksë qarkullimi.

• 150 milion euro për bujqësinë çdo vit.

• Naftë 240 lekë më të lirë, Basha bisedon me fermerin në Divjakë dhe i shpjegon planin e Partisë Demokratike për Bujqësinë. 150 milion euro çdo vit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bisedë ndryshe me fermerin Lulzim Noreci, në fshatin Mizë të Divjakës. I ulur në kabinën e zetorit, Basha ka dëgjuar nga afër problematikat që përballet një fermer sot për shkak të mungesës të ndihmës nga shteti.

Mungesa e subvencioneve, mungesa e tregut, çmimi i shtrenjtë i karburantit janë vetëm disa nga shqetësimet që ngriti Lulzim Noreci për të treguar harresën e shtetit ndaj bujqësisë.

“Ne duhet të jemi krenar që jemi nga Divjaka, ky vend i begatë. Prodhohet, problem është shitja. Nuk kemi mbështetje nga shteti absolutisht! Po qe për subvencione, nuk flitet fare! Këtu është makabër, nuk të njeh fare. As karburant, sepse karburanti është baza jetike e një. Nuk ta njeh njeri, unë po të them kam 7 hektarë tokë që po i administroj, ore, absolutisht zero! Zero! Nuk të mbështet njeri fare, nuk do t’ia dijë se prodhon, se akoma je gjallë apo ke vdekur! Absolutisht! E gjen mundësinë ta blesh vetë? u rrit dapi dhe nitrati tani para zgjedhjeve. 1200 lekë kuintali. Çmenduri! Unë i marr tokat me qira, kam 7 hektarë toka, në rëra i kam 10’000 mijë lekë dynymi, dhe në dhera i kam 15’000 lekë dynymi. Toka jonë punohet tre herë, unë po të marr ekonomistë dhe ekonomisë i bie llogarisë, unë dal piramidë, i falimentuar!” – tha Lulzim Noreci.

Basha tha se problemet e fermerëve janë të ditura tashmë dhe se qeveria nuk ka mbështetur fermerët as sa vendet e rajonit. Ai përsëriti programin e Partisë Demokratike për bujqësinë, i cili parashikon 100 milion euro subvencione për fermerët, 150 milion euro për infrastrukturën bujqësore dhe uljen e çmimit të naftës me 240 lekë.

“Unë nuk mendoj se i bëhet vonë atij për produktet e Divjakës por nuk është çështje që dua të diskutoj me ty. Ajo që dua të them është që në qoftë se Kosova me gjysmën e buxhetit të Shqipërisë arrin të japë subvencione, në qoftë se Maqedonia me një buxhet afërsisht sa i Shqipërisë jep 100 milionë euro, pse mos të japim ne? Po e the ti ku shkojnë paratë? Kjo është. Pra, me 25 prill vendimi që do marrësh është ku do të shkojnë paratë. Atje ku kanë shkuar këto 8 vite apo do vijnë për subvencione, për ndihmë për ju.
Do mbështetje si në çdo vend tjetër të botës do të keni mbështetje. Subvencionet një, këto rrugët që këtu që mezi i kalon edhe këto do të jenë pjesë, do të keni 150 milion Euro në vit për infrastrukturën bujqësore. Që ne do t’i bëjmë subvencionet realitet kjo është 1000% e sigurt.

Do të shkojnë paratë tek bujqësia, do të shkojnë aty ku jeton gjysma e popullsisë. Pra Kosova e bën do ta bëjmë dhe ne realitet. Dhënia e subvencioneve, ndërtimi i infrastrukturës bujqësore, dhënia e aksesit tuaj në treg, ulja e çmimit të naftës me 240 lekë, drejtë për së drejti juve ju fusin në treg. Dhe çfarë do bëjë? Ngaqë futesh në borxh, se më the e shet nën kosto lakrën, ti do kesh fitim. Kur ke fitim ti dhe familja jote ka fitim dhe konsumatori në qytet. Kur ka fitim dhe konsumatori në qytet, fiton edhe shteti. Pra, ne sot jemi në një cikël dështimesh. Dështon ai t’ju ndihmojë ju sepse ndihmon vetëm veten e tij, dështoni ju të shisni prodhimet sepse nuk i nxirrni dot në treg, dështon familja shqiptare të sigurojë ushqim cilësor me çmim të përballueshëm.

Me 25 prill ndryshimi do të jetë pikërisht kjo. Do fusim një cikël pozitiviteti. Do fitosh ti, subvencionet e tua, subvencionet që do marrësh nga shteti do të mundësojnë që produktet e tua të shiten dhe ti të dalësh me fitim, do fitojë konsumatori shqiptar sepse ti me ato subvencione do e nxjerrësh me çmim më të ulët dhe në momentin që fitojnë edhe fermerët edhe konsumatorët, ka fituar dhe shteti. Ky është ndryshimi i dashur. Prandaj, të ftoj me 25 prill, të gjithë masivisht për ndryshimin që është për ju”, tha Basha.

Deklarata e fortë e Bashës: Brenda 100 ditëve të para hapim negociatat për anëtarësim në BE

Kryetari i opozitës, Basha ka deklaruar se brenda 100 ditëve të para, qeveria e pas 25 prillit e drejtuar prej tij do të hapë negociatat me Bashkimin Europian.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës se kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj është ikonë e krimit dhe korrupsionit.

Ai thotë se KPK nuk pati guxim ta shkarkotne pasi drejtësia në Shqipëri është e kapur.

Madje Basha thotë se kur e denoncoi këtë kërcitën telefonatat dhe asnjë media nuk e mbulone. Për më tepër lideri i opozitës shton se ky ishte rasti më flagrant pasi ishte vetë përfaqësuesi ndërkombëtar që për 8 orë kërkonte shkarkimin.

‘’Nuk është e vërtetë që do ndërhyj në ligje. Të dyja pohimet e planit dhe librit janë të qarta, kemi përfunduar këtu sepse politika ka ndërhyrë në drejtësi. Nëse Reforma zbatohet sipas parimeve perëndimore, do të kemi gjqytare e prokurorë të aftë, fund pandëshkueshmërisë. Reforma duhet të zbatohet. Javën e kaluar ke më flagrantin, ku përfaqësuesi ndërkombëtar i kërkoi shkarkimin Komisionit të kryeprokurores së Tiranës, ikonë e korrupsionit e të rkimit, dhe Komisioni nuk pati guximin. Kur e denoncova këtë, kërcitën telefonatat, dhe prap asnjë media nuk e mbulonte këtë. Kryeprokurorja e Tiranës është ikonë e korrupsionit dhe krimit. Ka shumë hapësirë për të përmirësuar këtë. Partnerët, me gjithë investimet që kanë bërë të mos vdesë. Por të dalë nga koma e të japë rezultatin.

Vulën ja vuri Misioni Ndërkombëtar i Vëzhgimit. Mos bëjmë sikur nuk e dimë këtë. Unë do mbaj duart larg nga drejtësia.’’ –tha Basha.

Basha: Ka padurim, shqiptarët duan ndryshim

LULZIM BASHA: Kam respektuar dhe do respektoj deri në ditën e fundit në politikë lirinë editoriale, duke e ndarë nga faktet. Duke shtyrë që faktet të prevalojnë mbi opinionin.

PYETJA: Pse ja keni lënë fushatës lirinë, në situatë delikate?
LULZIM BASHA: Çfarë keni parasysh me liri?

PYETJA: Jemi vend ballkanas, PD e përjeton fushatën edhe në kushte më të vështira
LULZIM BASHA: Jo vetëm, shqiptarët janë të etur për ndryshim. Ku isha sot, dje, entuziazëm në padurim.

Për mua nuk prevalon. Çdo takim është i planifikuar. As unë, as ti dhe të ftoj të vish me mua. Nuk mund të ndalojë entuziazmin. Marr të gjitha masat për maskat dhe distancë. Bëj një përshendetje të shkurtër, por ky nuk është . Rama e ka bërë refren, që fushata ime bën rrezik. COVID-119 nuk është problem për Ramën. Masa e parë do ishte për urbanet, e dyta për lokalet. Si sardele, cep më cep. Nuk është COVID-19 pandemia. Shqetësimi i tij është që nuk ka përgjigje për ato që ka bërë si kryeministër. Ka 2-3 tema, sulme ndaj meje, ndaj PD, rindërtimi i pandemia. Kryeministri në ikje s’ka program, është kthyer në satelit ndaj kandidatit për kryeministër. S’po bën minimumin.

Konispoli ka nevojë për ndryshim!

Nga Jolio DINE

Dhe banorët e Konispolit jo vetëm që e duan ndryshimin, jo vetëm që e kërkojnë ndryshimin, por edhe e meritojnë!

Dhe NDRYSHIMI do të vijë për ta nga vota e përgjegjshme në 25 prill,duke votuar në 25 prill Partinë Demokratike.

Vota është arma e çdo qytetari kundër rrënimit, korrupsionit, gjobëvënies së tatimorëve, prapambetjes arsimore, shkatërrimit të shëndetësisë, largimit masiv të rinisë dhe keqqeverisjes.

Ky ishte mesazhi që përcollëm e morëm në takimin me banorët e Konispolit së bashku me kandidatët e tjere për deputetë të Partisë Demokratike.

Pas 18 ditësh vota e tyre nuk do të jetë për atë që rrënoi dhe varfëroi Shqipërinë dhe që dëshiron të vazhdojë rrugën e varfërimit të shqiptarëve, largimit të rinisë, majtjes peng të së ardhmes europiane.

Në 25 prill vota e banorëve të Konispolit do të jetë për Partinë Demokratike, e cila garanton ekonomi të fortë, punësim, arsim më të mirë, shtet të së drejtës, anëtarësim atje ku Shqipëria e ka vendin- në BE!

Bashkë do ja dalim më 25 prill!

Në 25 prill #ShqipëriaFit❤n🇪🇺🇺🇸🇦🇱🇦🇱🇦🇱
#SarandaFit❤n.✌✌✌✌✌
#KonispoliFit❤n✌✌✌✌✌

Kontrollori i Rinasit nuk e kursen Batonin: Për 23 vjet kam mbajtur prapanicën tënde të sigurtë në ajër

Ka plasur keq debati mes analistit Baton Haxhiu dhe kontrollorit të Rinasit Andel Trebicka.Fillimisht ka qenë analisti që tha në studion e emisionit “Opinion” se “cilët janë këta që marrin vendime të tillë”, por më pas kontrollori i është kthyer keq, duke i thënë se ai për 23 vite ka mbajtur b*thën e tij në ajër të sigurt.Me tej Andel Tebicka, ka deklaruar gjatë emisionit se policia ka filluar arrestimin e kolegëve të tij. Ai u shpreh se një prej kontrollorëve është thirrur nga policia në Tiranë. Ndërkohë edhe tek ai vetë pohoi se kanë shkuar për presion.

Trebicka: A e di kush jam unë? 23 vite unë kam mbajtur b*thën tënde në ajër të sigurt dhe ti më thua mua “kush je ti”?

Haxhiu: E para unë nuk bëj bisedë me fjalë të tilla në studio, ki kujdes me fjalorin, unë nuk thashë mos protestoni, por jo në këtë mënyrë.

Andel Trebicka: Tani jam në aeroport. Para se të flas me ju, dua t’i them Lolës (Flora Ndreca) që të bëhet gati se do ta arrestojë policia. Kanë filluar po arrestojnë kolegët një nga një. Këtu tek ne kanë ardhur për presion. Një tjetër e kanë thirrur në Tiranë. Kjo është në vazhdën e asaj që tha zonja Balluku, grusht shteti, që po na kërcënon, sikur është Erdogani. Thuajani atij zv/ministrit që është aty, me çfarë të drejtë po i arreston njerëzit ai?