27.5 C
Tirana
E mërkurë, 20 Gusht, 2025

Basha: Edi Rama do ikë më 25 prill! Plani ynë, 1000 euro cash për çdo biznes të vogël, dyfishim të ndihmës ekonomike

Kryetari i PD, Lulzim Basha i ftuar në emisionin Real Story në News24 tha se, njerëzit e kanë kuptuar se kemi ardhur në këtë pikë sepse ky kryeministër nuk e ka pasur për asnjë sekond seriozisht luftën kundër Covid-it.

Bashatha se, plani ynë është 1000 euro cash për çdo biznes të vogël, dyfishim të ndihmës ekonomike.

Lulzim Basha: Edi Rama do ikë më 25 prill. Ata njerëz që dalin aty janë paralajmërimi që Edi Rama do të largohet masivisht me 25 prill ndërsa unë me marrjen e pushtetit me marrje ne përgjegjësive të kryeministrit garantoj as pandeminë as vaksinat nuk do t’i përdor për fushatë.

Njerëzit e kanë kuptuar, nuk mund t’i bësh njerëzit për budallenj. Njerëzit e kanë kuptuar që këta, kemi ardhur në këtë pikë sepse ky kryeministër nuk e ka pasur për asnjë sekond seriozisht luftën kundër Covid-it. Edhe kur katër muaj pas propozimit tonë e pranoi rimbursimin si koncept, faktikisht nuk ka dhënë para për të paguar faturat e kripura të cilat… Cili është problemi? Në këtë mënyrë po fshihen kursimet e atyre që kanë pasur kursime ndërsa shumica e familjeve që po i kurojnë njerëzit e tyre në shtëpi po zhyten në borxhe. Dhe programi ynë për fat të keq, në këto kushte duhet t’i japë përgjigje dhe këtij problemi.

Në momentin që flasim, ka më shumë se dy javë që ekspertët tanë të financave, ekspertët tanë të shëndetit publik që bëjnë kalkulimet e vërteta, jo ato shifrat e rreme që jepen, me ndihmën edhe të ekspertëve të huaj që na kanë qëndruar pranë, me këshillë profesionale po shohim çfarë mund të bëjmë dhe çfarë do të bëjmë pas 25 prillit për të rimbursuar në mos plotësisht, të paktën pjesërisht dhjetëra, mijëra familje që janë zhytur në borxh për të kuruar veten e tyre apo të dashurit e tyre. Por ndërkohë ka dhjetëra, mijëra familje të tjera që janë zhytur në borxh dhe nuk dinë nga t’ia mbajë. Dhe atyre duhet t’ia them sot që më 25 Prill vota për ndryshim do të thotë votë për një qeveri që paratë i buxhetit nuk do ti çojë më, edhe në kohë pandemie, në një grusht njerëzish, por do ti çojë te prioritetet kryesore që janë shëndeti, ekonomia, punësimi dhe dalja nga kriza 8 vjeçare, stanjacioni 8 vjeçar i kësaj qeverie që është edhe problemi kryesor i vendit.

Që ne kemi një ekip ekspertësh të fushës sepse po të shikoni ata kanë munguar në krah të qeverisë dhe kanë qenë kryesisht në debat me qeverinë. Fusha është epidemia, pandemia, pra, sëmundjet infektive, të cilët na kanë siguruar ekspertizë me lidhjet e tyre europiane, sikundër kemi siguruar përmes lidhjeve tona me institucionet europiane, katër ekspertë perëndimorë që po asistojnë programin tonë, ekipin tonë, në mënyrë që qeverisja e ardhshme të jetë në gjendje të përballë me shpejtësi, sfidën e sigurimit të vaksinave, të çertifikuara nga Bashkimi Europian, për të vaksinuar popullsinë.

Basha flet për sulmet e Ramës ndaj tij dhe opozitës: Qëllimi i tij është zhvendosja e vëmendjes nga dështimet

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka komentuar sulmet e Ramës ndaj tij dhe opozitës, duke theksuar se qëllimi i tij është zhvendosja e vëmendjes nga dështimet.

Rama e ka sulmuar jo pak opozitën për takimet e saj elektorale për shkak të dyndjes së njerëzve, por për kreun e opozitës, ky nuk është shqetësim real i tij.

I ftuar në emisionin Real Story në News24, Basha tha se, synimi i Ramës është zhvendosja e vëmendjes nga dështimet e tij.

Gjithashtu Basha tha se, kryeministri vërdalliset rreth premtimeve të kandidatit të opozitës për kryeministër.

“Covidi nuk është shqetësim i Ramës. Po të ishte shqetësim do të shtonte urbanët në Tiranë ku njerëzit ngjeshën si sardele. Kryeministri në ikje nuk ka fushatë, është kthyer në satelit i kandidatit të opozitës. Ai sillet rreth fushatës time, duke u vërdallisur.

Nëse Edi Rama do të kishte pasur shqetësim covidin, shikon urbanët, kafet në bllok. Po të kishte pasur këtë shqetësim nuk do të kishte dhenë 15 herë më pak se Maqedonia e Veriut. Shqetësimi i Edi Ramës është humbja e pushtetit dhe zhvendosja e vëmendjes së opinionit publik.

Ka thënë do të hap negociatat në vitin e parë të mandatit të parë dhe kanë kaluar 8 vite dhe negociatat nuk janë hapur”, u shpreh Basha.

Meta i përgjigjet Ramës: Kam një lajm të zi për të…

Presidenti Ilir Meta është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV. I pyetur nga moderatorit Peka në lidhje me deklaratën e sotme të Ramës, Meta u shpreh se kjo ishte një deklaratë rrumpallë.

Ndërkaq, Meta tha se ka një lajm të zi për Ramën, i cili është se zgjedhjet e 25 prillit do të mbahen.

‘Nuk ka deklaratë më rrëmpalle se kjo, as me reagimin dhe një përgjegjshmërinë e një kryeministri normal, por është thjeshtë një provokim, ndaj presidentit të republikës me qëllim që të bjerë në një lojë çilimnjsh të papërgjegjshëm siç ishte kjo historia e aeroportit që ky ka sajuar.

Unë kam një lajm të zi, zgjedhjet e 25 prillit do të mbahen dhe është lajm i zi për të gjithë ata që urrejnë demokracinë, shtetin e të drejtës, zgjedhjet’, deklaroi presidenti Ilir Meta.

Baçi: Shit-blerja e votës po bëhet hapur! Vangjush Dako drejton fushatën e PS në Durrës

Kandidati i PD në Durrës, Agim Baçi ka folur për fushatën elektorale duke hedhur akuza në drejtim të qeverisë për blerje votash.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Baçi thotë se në Durrës e dëgjon këtë temë si fenomen masiv edhe tek të rinjtë teksa thotë se është pikërisht qeveria që e ka orientuar fushatën vetëm tek preison dhe blerja e votave.

Po ashtu ai denoncon se fushatën elektorale të PS në Durrës e udhëheq ish-kryebashkiaku, Vangjush Dako.

“Prisja pas 4 vitesh, me debatin e madh që ka pasur për dosjen 339, të paktën mos ishte kaq hapur shit-blerja e votës. Nuk ka vend, fshat, lokal, që e dëgjon këtë debat. Një qeveri që e ka fokusuar gjithë fushatën e vet tek presioni dhe blerja e votave. Jo se unë jam kandidat me PD, mos e shisni votën se shisni dinjitetin, kërkesën për llogari. Mos e shisni votën, s’bën as 500, as 2 mijë euro. E gjej këtë lloj gjuhe dhe tek fëmijët.Gjuha e kryeministrit më shqetëson. TË jesh i drejtë je budalla dmth vlen këtu. Kjo është ndryshim kulturor. Ndikon tek familjet shqiptare. Si t’i thotë bëhu i ndershëm, qenke njeri kot. Kur Rama e vlerëson këtë, mbron 339. Shiko, Vangjush Dako udhëheq fushatën e PS, bën gjithë takimet. Fenomeni është masiv. Nuk kam gjurmuar dhe as dua t’i kap me foto, nuk kam tentuar, i kam thënë si bashkëqytetar mbro votën për veten, jo për mua. Ka të bëjë me dinjitetin. I bëj thirrje gjithë kolegëve. Mos shisni votën. Se do ju heqi gjithë dinjitetin për të kërkuar llogari.

Në momentin që t’i ke çuar në varfëri totale, nuk flasim më për dinjitet, ose shkojnë të punësuarit, si mund të jetë qeveria, enti që punëson më shumë në vitin e fundit. Rrëzuan edhe konceptin për reformën territoriale. Kemi dhe, pse , çfarë ka ndodhur, është tkurrur ekonomia, si u punësuan këta në shtet. Blerje me taksat tona. Shteti ka disa modele, njëri është punësimi sezonal. Edhe nesër, kushdo të fitojë, duhet t’ia kërkojmë Bashës mos e bëj këtë gjë. Kemi nevojë për qeveri që zbaton ligjin.Janë shumë të rëndësishme këto. Mos e shisni votën”, tha Baçi.

Sa i përket grevës së Albcontrol, Baçi thotë se qeveria duhet të zgjidhë situatën e jo të arrestojë. Sipas tij shteti ka krijuar një situatë të ngjashme me komunizmin duke krijuar urrjejte ndaj disave që i konsideron armik të klasës dhe ligji i hekurt.

“Duket sikur qeveria e orienton çështjen tek pagat, gjuhë urrejtje. Asnjë shpjegim nuk jep pse arritën gjërat deri këtu. Nuk jam specialist i këtyre. Dua të evidentoj dy gjëra. E para pse Sindikatat bëjnë grevë, ato për këtë gjë janë.

E dyta, qeveria nuk është aty për t’i zgjidhur me Polici. Qeveria është për t’i zgjidhur, jo ëpr t’i arrestuar. Është alarm për gjithë ne. U ngritëm për protestë, e i arrestoj. Më 21 janar ka thënë dhe Berisha që është puçist, nuk i arrestoi njeri. Rama nuk përton, për disa punonjës që e kanë bërë të qartë. Më shqetëson gjuha e urrejtjes. Në ekonominë e tregut mund të ketë edhe me 5 mijë, 10 mijë e 15 mijë dollarë. Varet nga aftësia. Qeveria duhet të jetë më e kujdesshme, është debat që ka mbi 1 vit. Mos u kujto tani, nuk është lojë. Kur ndodhin pastaj krijon urrejtje dhe e zgjidh në mënyrë policore. Na kujton komunizmin, armiku i klasës dhe ligji i hekurt. Mënyrë e shëmtuar zgjidhjeje”, tha Baçi.

Drejtori i Rilindjes në Durrës kërcënon vartësit të sigurojnë vota për PS-në, Xhaferaj publikon mesazhin

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, ka publikuar një mesazh të Arben Isakut, i cili urdhëron punonjësit të sigurojnë vota për PS-në.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Xhaferaj thekson se drejtori i Rilindjes në Durrës kërcënon vartësit e tij, në një kohë që Arben Isaku duhej të ishte para drejtësisë si një ndër përgjegjësit për legalizimet pa kriter, të cilat çuan në 51 viktima gjatë tërmetit të 26 Nëntorit.

Postimi i Xhaferajt

“Arben Isaku duhej të ishte para drejtësisë si një ndër përgjegjësit për legalizimet pa kriter, të cilat çuan në 51 viktima gjatë tërmetit të 26 Nëntorit, por në fakt është një nga Drejtorët e Rilindjes në Durrës që po përdorin çdo metodë për të dhunuar punonjësit e administratës para 25 Prillit.

Në këtë mesazh dërguar nëpunësve të Bashkisë, Isaku si një shërbëtor i paskrupullt i interesave të ngushta të Rilindjes, i urdhëron punonjësit të lënë punën për tu marrë vetëm me sigurimin e votave për Partinë Socialiste.

Madje, duke i kërcënuar vartësit e tij, ai kërkon evidentimin e votuesve gri në qytet për t’i shantazhuar apo joshur më pas me metoda kriminale që i di vetëm Rilindja e Ramës. Shumë homologë të tij përdorin të njëjtat metoda shantazhimi karshi nëpunësve, të cilët kërcënohen hapur me vendin e punës.

Duket qartë se në Shqipërinë e Rilindjes, për tu bërë drejtor nuk duhet të kryesh funksionet e institucionit por ato të Partisë. Ky denigrim i shtetit dhe institucioneve do të marrë fund më 25 Prill dhe bashkë me të edhe shërbëtorët shantazhues të Rilindjes”.

Rebelët e Rinasit dhe ankthi i një regjimi

Nga Armand SHKULLAKU

Dështimin e qeverisë për të arritur një marrëveshje, pas gati një viti ankesash nga punonjësit e Albkontroll, gjë që degjeneroi me mbylljen e të vetmit aeroport në vend, Edi Rama e serviri si një grusht shteti të organizuar nga Sali Berisha dhe presidenti i vendit, Ilir Meta. Në vend të negociatave normale, që duhej t’i kishin dhënë zgjidhje me kohë këtij problemi, të gjendur përballë faktit të kryer, kryeministri dhe veglat e tij me radhë, stisën historinë e puçit, të pengmarrjes, të thikave pas shpine dhe u përpoqën të mbulojnë një skandal keqmenaxhimi me forca ushtarake dhe arrestime.

Përtej populizmit që kërkon të nxisë urrejtjen duke afishuar rrogat e larta të një grupi kontrollorësh ajorë dhe përtej komplotit që Berisha dhe Meta paskëshin kurdisur nën hundën e të gjithpushtetshmit kryeministër, një pyetje e thjeshtë mund të bëhet gjithnjë: A do të kishte qenë e evitueshme kjo ngjarje nëse palët do të ishin ulur për të gjetur një kompromis?

Sigurisht që kjo ka qenë e mundur. Por arroganca nuk është më një simptomë vetëm e liderit, ajo është kthyer në sëmundje e të gjithë piramidës qeverisëse. Kush ngre zërin, ndëshkohet. Kush ka ankesa, përjashtohet. Kush nuk ul kokën, dënohet. Kjo ka ndodhur edhe me një pjesë të punonjësve të Albkontrollit, kur disa prej tyre, megjithë kërkesat e vazhdueshme për bisedime, u pushuan nga puna dhe të tjerët u kërcënuan se do të kishin të njëjtin fat.

Të mësuar me njerëz që nënshtrohen dhe ulin kokën për hir të bukës së përditshme që i madhi kryeministër “u fal”, ky i fundit dhe minstrja e tij u kapën të papërgatitur nga guximi i disa punonjësve të thjeshtë për t’i sfiduar ata. Të habitur dhe të trembur se në këtë vend mund të ketë edhe njerëz të lirë që duan të luftojnë për të drejtat e tyre, Rama dhe shpura e tij sajuan planin e madh ogurzi të një grushti shteti që po kërcënon sigurinë kombëtare, po rrezikon forcat e Natos, po le popullin pa vaksina, të sëmurët pa spitale, të vdekurit pa varre… me qëllimin final destabilizimin e vendit në prag të zgjedhjeve.

Disproporcioni mes një rebelimi të një grushti punonjësish dhe reagimit si në gjendje lufte të qeverisë, është tipik i sjelljes së regjimeve kur dikush guxon t’i sfidojë ato. Regjimet nuk ulen në negociata, nuk pranojnë dialog. Ato njohin bindjen e verbër dhe nënshtrimin nga halli apo nga frika. Gjuha e Edi Ramës, e pabesueshme po ta imagjinoje 10 vite më parë, është shenja tipike e një regjimi që po i afrohet fundi. Historitë me grushte shteti, me presidenta e ish kryeministra që komplotojnë për të rrëzuar rendin demokratik, me armiq të brendshëm dhe aleatë të tyre në Kosovë, nuk janë të panjohura për veshët e shqiptarëve. Të thëna nga Edi Rama, po, janë disi befasuese në pamje të parë.

Por po të shohësh trajektoren e pushtetit të tij, nuk përbën asnjë çudi që ai do të mbërrinte edhe në këtë pikë. Sa më i madh pushteti, aq më i madh ankthi për humbjen e tij. Vetëm një gjendje haluçinante, paranoje dhe deliri, të njohura për liderë të këtij kallëpi, mund të çojë në çmenduri të tilla si grushti i shtetit dhe zbulimi i grupeve armiqësore që duan të rrëzojnë pushtetin e popullit. Duke arritur të shqiptojë diçka të tillë, Edi Rama përfundimisht na bën të fala.

Të gjithë atyre që janë të detyruar të përsërisin apo të mbrojnë lajthitjet e regjimit, por i kanë ende mendtë në kokë, mjafton t’u bësh një pyetje: A do të kishte dështuar ky komplot i madh sikur autoritetet zyrtare të ishin ulur me kohë në tryezë me punonjësit e Albkontrollit? Të merresh me këta të fundit, pa hetuar shkaqet që i çuan në rebelim, do të thotë të refuzosh të kërkosh të vërtetën e plotë. Regjimet i mbulojnë këto të vërteta me balada si ato të grushtit të shtetit. Në fakt janë thjesht disa profesionistë që vepruan si njerëz të lirë. Liria e tyre, e detyroi kryeministrin europian, artist e sportist, të nxjerrë prangat. Vërtet ka prekur fundin.

Berisha nxjerr emrat e socialistëve që u punojnë të afërmit në Albcontrol

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka mohuar se qëndron pas protestës së kontrollorëve, të cilën Rama e konsideroi tentativë për “grusht shteti”.

Për Rtv Ora, Berisha duke ju referuar Ramës si një njeri i rrjedhur, tha se ai akuzën për “grusht shteti” në të vërtetë e kishte për një seri deputetësh socialistë, të afërmit e të cilëve punojnë në pozicione kyçe në Albcotrol.

Berisha: Më lejo t’ja kthej pak siç e meriton sepse ai njeri me atë që nuk thuhet, rri, e ka në gojë nga mëngjesi në darkë dhe në Parlament kur nuk i mjaftonte i veti merrte dhe të familjes së tij. Është një turp dhe faqe e zezë njeri që i lejon vetes të përdorë fjalët më vulgare dhe banale po degradon dhe denatyrohet gjithnjë e më shumë si njeri.

Akuza reale për “grusht shteti” ai ka ndaj Fatmir Xhafës, Paulin Sterkaj dhe një seri socialistësh të tjerë njerëzit më të afërt të të cilëve janë sistemuar në pozicione kryesore në Albcontrol. Nuk mund të them gjë tjetër, ai i rrjedhur mund të flasë në këtë mënyrë por të themi se nuk është i rrjedhur, është një njeri i cili i kompleksuar nga disfata e tmerrshme që e pret nuk di se çfarë flet.

Berisha tha se ministrja Balluku, e cila më herët ka qenë drejtoreshë e Albcontrol, është akuzuar me dhjetëra herë nga punonjësit e kësaj komopanie për vjedhje dhe abuzime të fondeve.

Berisha: E vërteta është se nga punonjësit e Albcontrol ajo që unë e quaj ndrikull grykësi Balluku është akuzuar me dhjetëra herë për vjedhje dhe abuzime të tmerrshme të fondeve të asaj ndërmarrje të cilat herë pas here dhe unë i kam bërë publike.

Ai thotë se zgjidhja e kësaj çështje kërkon dialog dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që e kanë çuar në falimentim kompaninë.

Berisha: Qëndrimi im ka qenë i kristaltë, të vendoset dialogu dhe të shqyrtohen kërkrsat e tyre. Të nxirren përgjegjësitë për ata që e kanë çuar atë sipërmarrje në falimentim.

Në Berat Rilindja është në panik, qytetarët do të fitojnë!

Nga Tomor ALIZOTI

Në panik e sipër, kandidatët për deputetë të Rilindjes, po mundohen më të gjitha mënyrat për të mbijetuar.

Herë me presione, herë me shantazhe, herë me premtime të gënjeshtra, investime gjysmake, asflat e çakull elektoral, leje legalizimesh në xhep, shtim në ndihmën ekonomike të njerëzve në nevojë, kontrata pune provizore…, ata po kërkojnë një komardare shpëtimi.

E kanë të kotë! Nuk do t’ia arrijnë!

Pakënaqësia popullore është e madhe. Qytetarët e Beratit do t’i bashkëngjiten karvanit të madh të ndryshimit në të gjithë Shqipërinë.

Ka ikur koha e votimit për traditë, për “ideal”, për miqësi apo për shkak të historikut familjar.

Njerëzit janë ndërgjegjësuar se Rilindja i mashtroi për 8 vjet me radhë, se kjo qeveri nuk ka asnjë dëshirë për të bërë diçka të mirë.

Ka ardhur koha për NDRYSHIM!

Më 25 prill Partia Demokratike së bashku me qytetarët e Beratit dhe të gjithë Shqipërisë do ta realizojë!

#VotoPD- AN 9✌
#ShqipëriaFITON🇦🇱

Basha: Zgjedhje për të bërë histori, çlirim nga dështimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se, zgjedhjet e 25 prillit janë më të rëndësishmet në historinë e Shqipërisë.

Sipas kreut të opozitës së bashkuar, këto zgjedhje do të vendosin nëse do të ndryshojmë dhe anëtarësohemi në BE ose do të vazhdojmë me Ramën për akoma dhe më shumë dështime.

Postimi i kryetarit Basha në Facebook

Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Këto zgjedhje do të vendosin nëse do të ndryshojmë dhe anëtarësohemi në BE ose do të vazhdojmë me Ramën për akoma dhe më shumë dështime. Edhe ajo që po ndodh me aeroportin e Rinasit është dështimi i radhës i një njeriu që i ka vendosur interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari. Ndryshimi është në duart tuaja, është në votat tuaja.

Kudo shoh ngazëllimin e qytetarëve shqiptarë. Le të sjellim së bashku fitoren më të madhe në historinë e Shqipërisë! Le të arrijmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne!

Bardhi me qytetarët në Elbasan: Nuk premtojmë mrekulli, por normalitet përmes angazhimeve konkrete

Partia jonë është familja dhe e ardhmja e fëmijëve

Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, në një takim entuziast me mbështetës dhe qytetarë të lagjes “5 Maji”, i shoqëruar nga kandidati për deputet Qani Xhafa, u shpreh se ai dhe ekipi kanë marrë angazhime të realizueshme, të matshme, për të cilat do të japin llogari pas 4 vitesh.

“Kur ndamë zonat e marrjes në përgjegjësi, Qaniu më kërkoi pikërisht këtë lagje se tha, i kam njerëzit e mi dhe dua t’u rri në krah para dhe pas fushatës. Unë e shoh që vendimin ju e paskeni marrë. Përgjegjësia jonë në raport me besimin e secilit prej jush vjen me 26 prill e mbrapa. Po e thamë fjalën, do duhet me i qendru.

Në këtë fushatë kemi vendos të mos dalim para njerëzve e të flasim gjëra që nuk i bëjmë dot.

Do ishim të pavërtetë nëse do premtonim mrekulli këtu. Dhe pas 4 vitesh të vimë e të themi, nuk i bëmë dot se kështu gjetëm ca borxhe në qeveri, po na jepni votën se do i bëjmë herën tjetër. Nuk ka më herë tjetër. Nuk ka më shans Shqipëria e këta djemtë e rinj që janë këtu, e brezi im. Prandaj në këtë fushatë ne kemi dalë me angazhimin për të kthyer normalitetin. Më mirë vij këtu, jam i vërtetë e them do bëj 3 gjëra, se sa të premtoj 300 e mos të bëj asnjërën.

Nuk keni më mundësi, kohë e nerva me duru sërish këtë lloj modeli, që vjen këtu, merr besimin tuaj dhe e shndërron në mirëqënie për vete”, u shpreh Bardhi.

Ai ndau me të pranishmit konceptin e shtetit, që nuk është ky që propagandon partia në pushtet. Shtet, tha ai, është kur vë para përgjegjësisë ata lart, duke nisur me ne, nesër.

“Shtet është kur mbajnë përgjegjesi para ligjit atje lart, dhe jo dhuna policore ndaj atyre që rregullojnë dritare e çati. Ky është shteti që i vë shkelmin në fyt të pamundurit e nderon hajdutin. E kane strategji; varfëroi njerëzit e pastaj një herë në 4 vjet bliji dinjitetin, votën që është i vetmi pushtet që kanë. Ditën e zgjedhjeve duhet me marr vendimin e duhur. Jam i bindur se këtu në këtë sallë ka edhe socialistë të ndershëm. Nuk kemi me 25 prill beteje me ta. S’jemi në betejë PD-PS.

Edhe socialistët janë shkel e varfëru si demokratët në këto 8 vite. Mund të jenë edhe më të mërzitur se ne, se kanë pasur besim e u kanë dhënë atyre besim”. tha Bardhi.

Ai theksoi nevojën jetike për të ndërruar modelin e qeverisjes, jo thjesht për të sjellë me 25 Prill rrotacion politik.

“Nuk është ndryshim nëse ikën Taulant Balla dhe vjen Gazment Bardhi. Nuk është ndryshim, nëse nuk ndryshojmë modelin e sjelljes. S’mund ti marrim kurrë ne qytetarët që na japin votën për të mirëqënë që i kemi në xhep. Prandaj këto zgjedhje janë mesazh për këta që ishin në 8 vite e s’bënë asgjë, po edhe për ne, që nëse cedojmë nga angazhimet tona, kokërr vote s’duhet herën tjetër të na jepni.

Përpos kësaj, ky (Rama) ka arrogancën dhe na fyen. I quan shqiptarët, që janë më punëtorët në botë, dembelë e thashethemexhinj. Prandaj vëllezer, kemi një betejë të përbashkët. Do duhet të nisim betejën e parë me 25 prill së bashku, po edhe pas 25 prillit. Partia jonë në këtë fushatë është familja dhe e ardhmja e fëmijëve tuaj”, deklaroi Gazment Bardhi.