23.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Shtator, 2025

Pas studimeve për modë në Milano la Italinë që të investonte në Tiranë, por…

Nga Alfred RUSHAJ

Sokol Alia, mjeshtëri shqiptar i veshjeve që la Italinë pas studimeve për modë në Milano mendoi të investonte në Tiranë.

Sot, në atelienë e tij kushtet e munguara nga politikat qeverisëse të këtyre viteve ia bënë të pamundur suksesin.

“Erdha me idenë të investoja në vendin tim”, më tregoi Sokoli.

I tregova angazhimet që do marrim pas 25 prillit, ku biznesi do jetë në fokus të qeverisjes, do lehtësohen procedurat dhe do shmangen kontrollet e inspektorëve të këtyre viteve.

Fuqia punëtore që i mungon Sokolit do stimulohet duke rritur pagën minimale.

Rritja e pagës minimale do të bëhet duke krijuar lehtësira për biznesin dhe duke e mbështetur atë, jo siç ndodh sot kur për shkak të kostove, taksave dhe gjobave biznesi detyrohet të shkurtojë vende pune.

@ Tirana, Albania

Hasani njihet nga afër me realitetin migjenian në Pukë: Pas 25 prillit do të ketë një qeveri që mendon për njerëzit!

Derë më derë dhe në çdo skaj të bashkive Pukë dhe Fushë-Arrëz, duke komunikuar dhe bashkëbiseduar si në mes vëllezërve, është kjo fushata dhe qasja që Lodovik Hasani, kandidati i PD po ofron si risi mjaft pozitive në këto zgjedhje.

Me qetësinë që e karakterizon z. Hadani dhe me vullnetin titanik prej një njeriu që njeh shumë mirë çdo koordinatë të ballafaqimit elektoral është ndërtuar aksionit politik, i cili padyshim do të sjellë një rezultat spektakolar dhe një fitore historike për PD të Pukës.

Dita e sotme e gjeti kandidatin e PD, Lodovik Hasani në skajin më të largët të bashkisë Fushë-Arrëz, pikërisht në fshatrat e njësisë administrative të Fierzës, aty ku banorët e saj, të skalitur në mes vështirësive të shumta, shquhen për fisnikërinë dhe bujarinë e tyre, virtyte të çmuara që ndër shekuj nuk u zbehën.

Me banorët e Poravit, kandidati Hasani bashkëbisedoi shtruar dhe diskutoi me ndjenjë vëllazërore mbi problematikat e shumta dhe vështirësitë e shtuara nga mungesa e shërbimeve gjatë këtyre 8 viteve të rilindjes.

Gjatë takimit derë më derë, Lodovik Hasani njohu nga afër realitetin migjenian të këtyre banorëve, si dhe u zotua për angazhim të drejpërdrejt në zgjidhjen e tyre, menjëherë pas 25 prillit me ardhjen e PD në pushtet.

Në fund të çdo bashkëbisedimj, kandidati Hasani ftoi secilin nga banorët e kësaj treve fisnike të votojnë PD dhe kandidatin e saj si mundësinë reale për të ndryshuar mentalitetin qeverisës dhe cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Duhet të lidhim arsimin me tregun e punës

Nga Lediana FRATARI

Të konsultohesha me një grup pedagogësh ishte një privilegj për mua. Të ardhur nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës dhe universiteteve private, ne diskutuam për standardin e arsimit të lartë dhe mbi të gjitha, lidhjen e diplomimit me tregun e punës. Pedagogët kërkuan që të rinjtë të orientohen të studiojnë degë që kanë më shumë mundësi punësimi, në mënyrë që të mos prodhojnë të rinj të diplomuar të cilët nuk kanë mundësi të orientohen në tregun e punës.

Ata kërkuan sërish që të investohet në arsimin e lartë, për të nxitur kërkimin shkencor, për tu dhënë mundësi të rinjve të talentuar të përfshihen në botën e studimit dhe shkencës. Aktualisht, universitetet shqiptare nuk zhvillojnë kërkim shkencor dhe kjo është një situatë dramatike për arsimin e lartë shqiptar.

Tabaku: Ka ardhur koha që shqiptarët të shohin të ardhmen me një qeveri që mendon për familjet e tyre

Kandidatja e PD, Jorida Tabaku vazhdoi sot takimet me banorët në lagje, dyqane, lokale e banesa. “Rruga drejt një Shqipërie më të mirë kalon në 25 prill. Atë ditë nuk votohet për Ramën apo për Bashën por për familjet e tyre”, u tha Tabaku ndër të tjera.

“Ka ardhur koha që shqiptarët të shohin të ardhmen me një qeveri që mendon për familjet e tyre. Ndryshimi duhet të vijë sepse kërkohet nga të gjithë! Shqiptarët kërkojnë më të mirën për familjen e tyre dhe do të votojnë për fitoren e familjeve të tyre”, ka theksuar Jorida Tabaku.

Juventusi do ta shkarkojë Pirlon, nëse s’i fiton dy ndeshjet e radhës

Juventusi do ta shkarkojë trajnerin e vet, Andrea Pirlo, nëse ai nuk ia del të prodhojë rezultate pozitive kundër Torinos dhe Napolit në dy ndeshjet e ardhshme të bardhezinjve.

Juventusi do të përballet me Torinon të shtunën, pastaj do ta presë Napolin në shtëpi për ndeshjen e mbetur nga java e katërt e Serie A këtë të mërkure, transmeton Gazeta Express.

Sipas Gazzetta dello Sport, këto dy ndeshje do të jenë vendimtare për të ardhmen e ish-mesfushorit italian në stolin e Juves.

Pirlo mund të shkarkohet apo të japë dorëheqje nëse Juventusi merr rezultate negative kundër Torinos dhe Napolit, sipas të përditshmes italiane.

Nëse Pirlo shkarkohet, atëherë ndihmësi i tij Igor Tudor mund të emërohet trajner i përkohshëm deri në përfundim të sezonit.

Juventusi është në vendin e tretë në Serie A, 10 pikë larg liderit Inter. Për më tepër, është eliminuar nga Liga e Kampionëve në njërin prej sezoneve më të dobëta në dekadën e fundit.

Në Cukalat për herë të fundit investime janë realizuar kur komunën e kishte PD

Nga Tomor ALIZOTI

Në Cukalat për herë të fundit investime janë realizuar kur komunën e kishte PD-ja.

E drejtuar nga djalë i zonës dhe njeri i gjendur, banorët kishin një derë ku të trokisnin për çdo problematikë.

Pas ndarjes së re territoriale, Cukalati dhe fshatrat u lanë pas dore.

Asnjë investim në infrastrukturë apo në subvencione.

Rruga kryesore është tërësisht e amortizuar. Zero mirëmbajtje. Zero investim i ri.

Qeveria qendrore e ka lënë në harresë. Bashkia e Urës Vajgurore vetëm se ka rritur taksat dhe tarifat vendore.

Partia Demokratike synon ta rishohë ndarjen territoriale, duke e vënë atë në shërbim të komunitetit dhe jo të pushtetit.

Plani ynë e kthen vëmendjen tek fshati, forcon fermerin, rrit ekoniminë.

#ShqipëriaFITON

#VotoPD

Fshatrat e Dibrës të rrënuar nga varfëria dhe braktisja. Çupi: Investimet për fshatin, prioritet për qeverinë e PD

Për 8 vjet, mbi 3500 banorë të njësisë administrative Gurrë, në qarkun e Dibrës nuk kanë marrë as edhe një investim nga qeveria. Shumë prej tyre u takuan me kandidaten e PD, Dhurata Çupi, me të cilën diskutuan vështirësitë e shtuara për shkak të braktisjes.

Rruga në gjendje të mjeruar, i pengon të nxjerrin prodhimet në treg dhe të krijojnë të ardhura për të jetuar më mirë. Në fshatrat Gurrë e Madhe, Mishtër, Dom, dhe Shulbater zonja Çupi u takua me shumë burra e gra, që ndihen të braktisur, të diskriminuar, të harruar nga kjo qeveri që nuk u ka dhënë asnjë dorë, por vetëm u ka marrë. Në këtë zonë ka akoma familje që jetojnë në çadër.

Kryefamiljari i tha Dhurata Çupit se jeton në çadër prej nëntorit 2019, me fëmijë të vegjël dhe pa asnjë ndihmë, pasi askush nga përfaqësuesit e shtetit nuk jep një zgjidhje. “Në 8 vjet ju keni përjetuar në çdo aspekt dështimin e kësaj qeverie, e cila vetëm ju ka rënduar, pa ju ndihmuar fare. Për shkak të kësaj qeverie, Dibra është sot një nga zonat me largimin më masiv të njerëzve dhe ne këtë duhet ta stopojmë.

Qarku i Dibrës është një nga zonat ku qeveria e PD do të investojë me prioritet për të ndalur shpopullimin dhe për të siguruar një jetë normale për banorët”- tha zonja Çupi, duke shprehur besim se shumica e banirëve të Dibrës do të votojnë PD dhe ndryshimin në 25 prill.

Një ditë historike për Shqipërinë dhe kombin shqiptar!

Nga Sali BERISHA

Sot 12 vjet me pare Shqiperia u anetarsua, u shpall vend anetar i Aleances se Atlantikut te Veriut, aleances politike dhe ushtarake me te fuqishme qe njerezimi ka njohur ne tere historine e tij.

Anetaresimi i Shqiperise ne NATO shenon pas shpalljes se pavaresise, arritjen e saj me madhore historike ne teresi dhe ne fushen e sigurise dhe integrimeve euroatllantike ne veçanti.

Permbysja e sistemit komunist, firmosja nder me te paret nga Shqiperia e Partneritetit per Paqe me Aleancen e Atllantikut te Veriut dhe reformat e thella e te gjithanshme, politike, institucionale, ekonomike dhe ushtarake te ndermarra, mbeshtetja tejet e çmuar e SHBA bene te mundur qe vendi yne te merrte me 2 prill te vitit 2008 ne Samitin e NATOs ne Bukuresht, ftesen per anetaresim dhe pas perfundimit te miratimit te procedurave te shpallet me daten 1 prill 2009 vend anetare e saj.

Me dt 3-4 Prill 2009 Shqiperia mori pjese ne Samitin Starsburg-Kiel te Aleances si vend anetar me te drejta te plota.

Anataresimi i Shqiperise ne Nato nuk ishte nje bulevard me lule. Pas shembjes se sistemit komunist perfaqesuesit e PPSH me emer te ri ne parlament ne vitet 1992-1996 paqraqisnin rezoluta ne te cilat denonconin bashkepunimin e Shqiperise me Aleancen Atllantikut te Veriut.

Por edhe ne prag te anetaresimit Edvin Kristaq Rama organizonte mitingje me portrete te Enver Hoxhes kunder ketij akti kurse ajo qe drejton aktualisht ministrine e Azise dhe çeshtjeve europiane te Shqiperise, Ndrikull Xhaçka do deklaronte ne marrezine e saj per antaresimin e vendit ne kete Aleance se “NATO eshte nata”.

Por pavaresisht nga keto qendrime anetaresimi ne Aleancen e Atllantikut te Veriut e ka bere Shqiperine me te sigurte se kurre ne historine e saj dhe shqiptaret kudo qe jane kremtojne sot me krenari te veçante 12 vjetorin e anetaresimit te vendit te tyre ne kete Aleance!

Mirenjoheje te pakufishme te gjithe atyre shqiptareve, miqve dhe partnereve qe bene te mundur anetaresimin e Shqiperise ne NATO.

Zoti e Bekofte NATO-n, vendet e saj anetare!

Zoti e bekofte Shqiperine. sb

“1 prilli, festë zyrtare për Ramën dhe Veliajn”, Këlliçi: T’i japim fund modelit të mashtrimit, të votojmë kryeministrin e ndryshimit

Nga parku i liqenit të Kasharit, kreu i të rinjve demokratë Belind Këlliçi, i drejtoi një “mesazh urimi” kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj.

Ironikisht, Këlliçi e quajti 1 prillin, te njohur si dita e genjeshtrave, si “festë zyrtare” për Ramen dhe Veliajn. Kandidati i Pd mori shkas edhe nga premtimet e pambajtura për ndërtimin e një parku olimpik në Kashar, me pistë biçikletash, shtigje për turistët dhe gara noti. Investimi 1 milion usd, i premtuar nga qeveria dhe bashkia nuk ndodhi dhe komuniteti nuk përfitoi 10 milionë dollarë, sic tha Veliaj 3 vjet me pare.

“Asnjë investim në këtë zonë që nga koha kur PD nuk është më në drejtimin e vendit”, u shpreh Këlliçi, i cili mes të tjerash, kërkoi nga qytetarët të refuzojnë me votë këtë model propagande, për të patur një kryeministër normal që do t’i hapë rrugë zhvillimit ekonomik dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Ish-drejtori i policisë i akuzuar për trafikimin e 12 ton droge drejton fushatën e Bledi Çuçit

Kandidati i LSI, Vangjel Tavo ka lëshuar akuza të forta të forta ndaj ministrit të Brendshëm dhe kandidatit për deputet nga PS në Gjirokastër, Bledi Çuçi. Në studion e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, Tavo deklaroi se, shefi i fushatës elektorale të Çuçit është një ish-drejtori i policisë, i akuzuar për trafikun e 12 tonëve drogë.

“Është këshilltar i zotit Çuçi, është shef i fushatës së Çuçit. Këtë e di unë, gjirokastritët dhe tepelenasit. Ish-drejtori i policisë së Qarkut Gjirokastër, i liruar nga detyra dhe ju hap edhe çështje penale në prokurori, u lirua nga detyra në kohën e Fatmir Xhafajt për 12 ton drogë në Përmet dhe ka dalë edhe në përgjime. Unë di çfarë ka ndodhur. Sot është në Gjirokastër, e njohin të gjithë në Gjirokastër, është futur në parcelat e kanabisit dhe i numëronte për të marrë paratë. Ka takuar plot njerëz, u ka ofruar plot gjëra, i ka intimiduar”, denoncoi Tavo.