30.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Shtator, 2025

Banorët e Bërdicës në Shkodër të lënë në harresë, Spahia: Ndryshimi në 25 Prill, emergjencë kombëtare!

Zona e Bërdicës në Shkodër del çdo vit në lajmet kryesore, pasi ajo përmbytet nga shkarkimet e hidricentraleve. Por ky është vetëm një nga problemet e banorëve. Ata i thanë kandidatit të PD Bardh Spahia se nuk kanë asnjë investim dhe asnjë mbështetje nga qeveria.

“Këtë herë na lanë të përmbytur 40 ditë, pa u kujtuar për ne. Na degraduan tokat fare. Këtë kanë bërë 8 vite me radhë. Nuk shohim shtet askund, veç me na marrë, pa na dhënë asgjë. Po na bëjnë të ikim natën për hënë”- i thonë banorët e zonës Bardh Spahisë.

Kandidati i PD për qarkun e Shkodrës vuri në dukje se largimi nuk duhet të jetë opsion, pasi Shkodra ka vuajtur shumë këto 8 vjet nga largimi i njerëzve. “U vënë në fyt këmbën njerëzve të thjeshtë e punëtorë, ndërsa me krimin dhe kriminelët bashkëpunin çdo ditë. Keqqeverisja, dështimi 8 është shkaku pse 89 mijë persona kanë ikur nga qarku Shkodër Ndryshimi i kësaj situate është emergjencë. Të gjithë bashkë më 25 prill të kontribuojmë për ndryshimin e madh”, tha Bardh Spahia.

Shkuan në takim me Bashën, kryebashkiakja u shemb shtëpinë! (Video)

Pushteti nis sulmin dhe hakmarrjen ndaj qytetarëve që mbështesin kreun e opozitës, Lulzim Basha në fushatën elektorale. Pritjet entuziaste që  qytetarë në të gjithë vendin po i bëjnë ditë pas dite, kryetarit të opozitës Lulzim Basha, kanë ndezur zemërim dhe shpirtin e hakmarrjes së pushtetarëve.

Kryebashkiakja socialiste, Majlinda Bufi i ka shembur shtëpinë një familjeje në Rroskovec vetëm pse shkuan në takim me Bashën.

Denoncimi është bërë nga një qytetar i cili i ka dërguar edhe videon ish-Kryeministrit Berisha.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Mori pjese ne takimin me Bashen!

Narkokryetarja Bufi i prish shtepine!

Hakmarrje e verber dhe primitive e ndrikulles famoze te droges!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje z. Berisha! Po ju shkruaj nga Roskoveci! Majlinda Bufi eshte shenderruar ne nje bishe te zeze si Nexhmie Hoxha dhe po na shkaterron pronat vetem se jemi te djathte. Prishet ndertesa e Nertil Toskes ne Suk-2 vetem se eshte demokrat. Klodian Lushka kryespiuni i pameshirshem me urdher te Majlinda Bufit narkokryetares se droges shkaterron pronen private me nje tuf policesh duke shkaktuar dem psikologjik tek familjaret. Kjo eshte bashkia e cila me spiunet dhe xhelaterit e saje u shkakton deme banoreve si ekonomikisht dhe psikologjikisht!

Pse shkuam tek takimi me Lulzim Bashen dje

Na hodhi shtepine ne toke Majlinda Bufi

Vokshi me banorët e Laprakës mes baltës dhe gropave: Mos votoni një qeveri që ju vjedh dhe nuk ka mbajtur premtimet

Albana Vokshi: Në 25 Prill kemi shansin për të votuar qeverinë që punon për njerëzit!

Banorët në zonën e Laprakës denoncojnë vjedhjen e fondeve nga bashkia për ndërtimin e infrastrukturës së tyre. Tek kjo zonë me rreth 20 mijë banorë, qeveria nuk jep asnjë shërbim, megjithëse banorët thonë se jane taksapagues të rregullt. “Nuk kemi as kopësht, as çerdhe, as shkollë, as ambulancë, as poste. Paguajnë 60 mijë lekë në muaj për të çuar fëmijët në shkollë tek rruga e Durrësit. Paguajmë taksat, paguajmë gjelbërimin, pastrimin, taksë për infrastrukturën arsimire dhe jemi të braktisur, ndërkohë që jemi 1.5 km nga qendra e Tiranës”, thonë të revoltuar prindërit.

Albana Vokshi tha se Erion Veliaj ka mbledhur 40 milionë euro nga taksa e infrastrukturës shkollore, por në Tiranë shkolla për fëmijët nuk ka, sepse taksat janë vjedhur dhe abuzuar për qëllime elektorale.

Uji nga 7 mijë lekë na ka shkuar mbi 30 mijë lekë, dritat nga 27 mijë lekë na kanë shkuar mbi 90 mijë lekë dhe infrastuktura është në gjendje të mjeruar nga Josif Pashko tek uzina Dinamo, mbi 20 mijë banorë.

“8 vjet ju ka lënë në baltë”, tha Albana Vokshi, e cila shtoi se edhe projektet e lëna nga Lulzim Basha, i kanë vjedhur.

“Në dtën 25 e kanë kuptiar se nuk mund t’i japin më votën një kryeministri që i ka braktisur, që nuk ka bërë asgjë, një kryeministër që u fut dorën në xhep njerezve. Një kryeministër që nuk ka mbajtir asnjë premtim, nuk duhet të votohet. Banorët e kësaj zone dhe të gjithë vebdin duhet të votojnë për një qeveri që mendon për ta”, tha Albana Vokshi.

Edi Rama është një dështim në çdo drejtim, PD thirrje emigrantëve: Ejani në Shqipëri për të votuar në 25 Prill

Partia Demokratike ka reaguar me një deklaratë pas dështimit të madh të Edi Ramës për t’u siguruar votën emigrantëve.

Në një deklaratë për shtyp Partia Demokratike shprehet se, për 8 vite me radhë, Rama përdori emigrantët dhe Diasporën për propagandë dhe për abuzim me fondet publike. Rezultati final ishte mashtrimi dhe zhgënjimi i mbi 1 milionë shqiptarëve të Diasporës.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Edi Rama është një dështim në çdo drejtim. Pas 8 vjetësh premtime, ai dështoi t’u sigurojë emigrantëve shqiptarë të drejtën kushtetuese të votës në vendin ku ata jetojnë. Rregjistrimi i qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut është përgjegjësi ekskluzive e qeverisë dhe Edi Rama nuk e përmbushi qëllimisht atë.

Për 8 vite me radhë, Rama përdori emigrantët dhe Diasporën për propagandë dhe për abuzim me fondet publike. Rezultati final ishte mashtrimi dhe zhgënjimi i mbi 1 milionë shqiptarëve të Diasporës.

Partia Demokratike, nesër në qeverisje, do tê bêjë tê mundur votimin elektronik për çdo qytetar shqiptar, brenda dhe jashtë vendit. Me votimin elektronik ne përmbushim angazhimin tonë që shqiptarët e Diasporës të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar nga vendi ku jetojnë.

Partia Demokratike u bën thirrje emigrantëve të vijnë në Shqipëri për të votuar në 25 Prill. Së bashku do të bëjmë ndryshimin!

Elez Biberaj: 25 Prilli, një mundësi për ta kthyer vendin në një rrugë të qartë demokratike

Nga Dr. Elez Biberaj

Pjesë nga Fjala në Konferencën për 30 Vjetorin e Rivendosjes së Marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, organizuar nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare

Administratat e njëpasnjëshme amerikane kanë ndjekur një politikë të pandryshueshme ndaj Shqipërisë. Vizioni i Amerikës për Shqipërinë ka qenë që ajo të jetë një vend i qëndrueshëm, i begatë dhe demokratik ku të respektohen plotësisht normat dhe proceset demokratike. Shqipëria është trajtuar si pjesë e rëndësishme e konceptit të Uashingtonit për ndërtimin e një Evrope të pandarë dhe të lirë. Hartuesit e politikave amerikane e kanë bërë të qartë se është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara ta shohin Shqipërinë pjesë të komunitetit Euro-Atlantik.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë nxitësi më i rëndësishëm dhe më me ndikim për demokratizimin e Shqipërisë, duke dhënë mbështetje të konsiderueshme diplomatike, politike, ekonomike dhe ushtarake.

Uashingtoni ishte forca kryesore shtytëse për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës nga Serbia dhe për pranimin e Shqipërisë në NATO. SHBA luajtën gjithashtu një rol kryesor në zgjidhjen e konfliktit etnik në Maqedoninë e Veriut, çka ka çuar në një përmirësim të dukshëm të statusit të shqiptarëve atje.

Po ashtu, gjatë tre dekadave të fundit, Shqipëria, si dhe shqiptarët në Kosovë, Maqedoni dhe Serbi, kanë qenë në qendër të një vëmendjeje të konsiderueshme nga ana e Uashingtonit. Përfaqësuesit shqiptarë kanë pasur qasje relativisht të lehtë te politikanët amerikanë. Ata kanë gëzuar mbështetje dypartiake në Kongresin amerikan dhe senatorë e kongresistë të shquar kanë qenë mbështetës të çështjeve shqiptare. Presidenti Joe Biden ka pasur kontakte të shumta personale me udhëheqësit shqiptarë dhe është njohes i mire i çështjeve shqiptare, veçanërisht i çështjes së Kosovës.

Ndërsa kanë ofruar mbështetje për forcimin e qëndrueshmërisë dhe begatisë së Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara nuk kanë ngurruar të vënë në dukje hapur dështimet e procesit të demokratizimit – shkelja e normave demoratike, përpjekjet e ekzekutivit për të kontrolluar institucionet e pavarura, sulmet ndaj medias, parregullsitë zgjedhore dhe dështimi për të luftuar korrupsionin e përhapur. Politikëbërësit dhe përfaqësuesit amerikanë shpesh janë zhgënjyer me paaftësinë ose mosgatishmërinë e politikanëve shqiptarë për të gjetur gjuhë të përbashkët në çështjet e mëdha, për të respektuar zotimet e tyre dhe për t’i mbështetur deklaratat me veprime konkrete. Ekziston një hendek i madh midis deklaratave retorike të mbështetjes për reformat thelbësore tepër të nevojshme dhe angazhimit aktual ndaj reformave. Shtetet e Bashkuara kanë bërë kritika të sinqerta ndaj rrëshqitjes prapa, e megjithatë kanë qenë të angazhuara fort për ta ndihmuar Shqipërinë të përballet me këto sfida.

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë krijuar një marrëdhënie të fortë dhe të gjallë.

Është e natyrshme që në raste të tilla si 30 vjetori i rivendosjes së lidhjeve, vemendja të përqendrohet tek aspektet pozitive të tyre. Por është gjithashtu e rëndësishme të theksohen disa çështje që, nëse nuk trajtohen nga shqiptarët, mund t’i vënë në provë serioze këto marrëdhënie.

Si çdo marrëdhënie dypalëshe, edhe ato mes Amerikës dhe Shqipërisë duhet të ushqehen vazhdimisht dhe jo të merren si të mirëqena apo të shihen si diçka statike dhe të përhershme. Mbi të gjitha, mbështetja e Amerikës nuk është një e drejtë e natyrshme e shqiptarëve. Në themel të marrëdhënieve janë vlerat e përbashkëta demokratike dhe angazhimi i Shqipërisë për demokracinë, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë. Ndërtimi i një demokracie funksionale në Shqipëri mbetet një objektiv i rëndësishëm i politikës së jashtme amerikane. Veprimet që minojnë praktikat demokratike jo vetëm që mund të minojnë marrëdhëniet, por mund të sjellin një ndryshim në qëndrimet e SHBA dhe, në rastin më të keq, një rishikim thelbësor të lidhjeve mes dy vendeve.

Vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një rrëshqitje të konsiderueshme prapa në rrugën e demokracisë dhe një autoritarizëm në rritje, duke e bërë atë një nga vendet më jofunksionale dhe më të korruptuara në Evropë. Sistemi politik i Shqipërisë në thelb është prishur dhe vendi është shndërruar në një shtet njëpartiak, autoritar, me Partinë Socialiste në fuqi që kontrollon pushtetin në të gjitha nivelet.

Polarizimi politik, korrupsioni i përhapur në radhët e zyrtarëve publikë dhe atyre në poste të larta, krimi i organizuar dhe kultura e mosndëshkimit kanë pasur një kosto të madhe dhe vazhdojnë të paraqesin një kërcënim ekzistencial për demokracinë e Shqipërisë. Pikërisht institucionet që kanë rëndësi të dorës së parë për të luftuar korrupsionin – zyrtarët qeveritarë, anëtarët e parlamentit, politikanët, gjykatat dhe gjyqtarët, prokurorët dhe policia – janë ato që po e minojnë fushatën kundër korrupsionit.

Politikanët dhe biznesmenët e fuqishëm kanë kapur shtetin dhe, si rrjedhojë, pasuria dhe qasja tek pushteti janë përqendruar në duart e një grupi të vogël. Natyra gërryese e modelit kleptokratik të qeverisjes së Shqipërisë është tepër serioze.

Prishja e bashkëpunimit midis qeverisë dhe opozitës dhe mosgjetja e gjuhës së përbashkët për çështjet e rëndësishme është thjesht e papranueshme për një anëtar të denjë të NATO-s dhe për një vend që synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Presidenti Joe Biden ka deklaruar se nxitja e demokracisë do të jetë një përparësi kryesore për administratën e tij. Qendrimet dhe veprimet e qeerisë dhe të opozitës ka të ngjarë të bëhen objekt i një vëzhgimi të shtuar nga ana e Shteteve të Bashkuara. Vështirë që administrata amerikane të mbetet e pavëmendshme ndaj politikave dhe veprimeve të cilat minojnë normat, vlerat dhe institucionet demokratike.

Në vitin 2016, forcat kryesore politike shqiptare pranuan që sistemi i drejtësisë ishte jofunksional dhe ranë dakord për një reformim thelbësor të këtij sistemi, më rrënjësori në ndonjë vend ish-komunist. Por shqiptarët kurrë nuk u dolën për zot reformave. Ata bënë përpjekje të përbashkëta për të minuar, manipuluar dhe zvarritur ndryshimet për sa kohë të ishte e mundur.

Shqipëria po hyn në vitin e pestë të këtyre reformave. Ndërsa skalionet më të larta të sistemit gjyqësor janë hequr si rezultat i procesit të verifikimit, zbatimi i reformave ka qenë i ngadaltë dhe selektiv, duke çuar praktikisht në një kolaps institucional dhe duke kërcënuar parimin themelor të sistemit juridik – qasjen tek drejtësia. Mund të thuhet se operacioni kirurgjikal i drejtësisë mbase ka qenë i suksesshëm, por pacienti mbetet në komë.

Shqipëria ka nevojë për një përmbyllje. Kostoja e dështimit për të zbatuar plotësisht këto reforma themelore është thjesht tepër e madhe për shoqërinë shqiptare. Shtetet e Bashkuara u kanë kushtuar burime të mëdha këtyre përpjekjeve të reformës dhe presin që Shqipëria të bëjë pjesën e vet.

Zgjedhjet e prillit 2021 janë një provë për pjekurinë demokratike të Shqipërisë dhe për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Ky është një moment historik dhe dështimi mund të ketë me pasoja të rënda.

Edhe pse hapja e fushatës është shoqëruar me një retorikë të ashpër, shqiptarët kanë një mundësi për ta kthyer vendin e tyre në një rrugë të qartë demokratike. Nëse zgjedhjet janë të besueshme, me rezultate të pranueshme nga lojtarët kryesorë, ato do të hapnin mundësi të reja dhe do të shpalosnin potencialin e madh që kanë shqiptarët.

Përkundrazi, një proces zgjedhor sërish me të meta dhe i manipuluar ka të ngjarë të pengojë stabilitetin politik të vendit, të sinjalizojë një përkeqësim të mëtejshëm të praktikave demokratike dhe të ndërlikojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe me Bashkimin Evropian. Pamundësia për të mbajtur zgjedhje të pastra do të forconte dyshimet për besueshmërinë dhe angazhimet demokratike të elitave shqiptare.

Por vetëm zgjedhjet nuk janë shpëtimi për sfidat e mëdha të Shqipërisë, edhe nëse ato mbahen në përputhje të plotë me standardet më të larta ndërkombëtare. Periudha paszgjedhore duhet të pasohet nga një konsensus patriotik, një marrëveshje ndërpartiake veprimesh konkrete dhe të qëndrueshme për të trajtuar deficitin demokratik të Shqipërisë, për të kapërcyer hendekun e tanishëm politik dhe për të përcaktuar një rrugë të qartë të ecjes përpara.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë të drejtpërdrejta në mbështetjen e tyre për demokracinë e Shqipërisë dhe në kritikat ndaj dështimeve demokratike. Duke pasur parasysh marrëdhëniet e veçanta midis dy vendeve dhe mendimin tepër të favorshëm që shqiptarët kanë për Amerikën, asnjë vend tjetër më mirë se sa Shtetet e Bashkuara nuk do të mund ta ndihmonte Shqipërinë në rrugën e saj demokratike. Amerika ka fuqinë, besueshmërinë dhe aftësinë për të ushtruar ndikim pozitiv dhe për të ndihmuar shqiptarët të krijojnë një të ardhme që ushqen një proces politik gjithëpërfshirës, sundimin e ligjit dhe një qeverisje efektive dhe të përgjegjshme.

Por edhe pse mbështetja amerikane mbetet me rëndësi kritike, shtysa për ndryshim të vërtetë duhet të vijë nga brenda. Në fund të fundit, varet nga udhëheqësit shqiptarë se sa do të jenë në gjendje të marrin përgjegjësinë dhe të zhvillojnë një strategji të qartë për të ndërtuar një demokraci funksionale, për të cilën kombi shqiptar ka ëndërruar aq shumë.

(Autori është Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë- Zëri i Amerikës)

Pse dorëheqja e Çuçit është një abuzim me ligjin

Nga Ylli DYLGJERI

Opinioni publik u njoh dje me nje akt delegimi, detyre qe Ministri i Brendshëm Bledi Çuiçi i bën Zv Ministrit te 4 -tër të MB që Une nuk ja di emrin!

Çfare ishte ky akt i pa njohur më parë në këtë Ministri?

Ministria e Brendshme është një nga Ministrite me përgjegjesi të larta në këtë vend. Sipas një përkufizimi më sintetik, një institucion është një “rregull loje” e pranuar shoqërisht.

Funksioni i Ministrit nuk mund të delegohet, sepse është një detyrë e tille, që nuk delegohet, sepse personalish Ministri është betuar para Presidentit te Republikes dhe votuar ne Kuvend qe funksionin e Ministrit do ta ushtrojë me ligj dhe nuk do ta delegoje.

Ministri Çuçi i delegon një detyrë Kushtetuese një zyrtari që ligjërisht nuk plotëson dot kushtet për t’a ushtruar atë.

Pra jemi para shkeljes se nje betimi kushtetues bere personalisht prej Ministrit.

Marrja e detyrës është nje pergjegjesi kushtetuese dhe delegimi i pushtetit është nje shkelje e rende dhe shmangie e qellimshme nga kryerja e detyres, është nje abuzim i rende me nje detyre publike, veprim ndaj te cilit duhet te ndermerren sanksione penale.

Funksioni i Ministrit nuk është profesion. Ministri është nje funksion i ushtrimit te autoritetit i cili ne rastin tone nuk ushtrohet me delegim.

Per raste emergjente Ministrine detyre, per te mos bllokuar punen nuk delegon autoritetin por vetem te drejten e firmes sikurse ne rastet e pjesemarrjes afatshkurter ne konferenca nderkombetare, takime shumepaleshe dhe bilaterale me homologe, apo nenshkrime traktatesh etj. Por Ministri nuk mund te delegoje autoritetin per te marre lejen e barres se bashkeshortes që ne te vertet i takon me ligj ose per te ndjekur specializime afatgjata studimore kurse ose angazhime politike pushime te gjata mujore e vjetore si dhe hobe te ndryshme personale.

Kam drejtuar si Sekretar i Pergjithshem MR per 4 vite (2000-2004), kohe qe jane nderuar 5 Ministra te Rendit dhe asnje se ka bere nje delegim te tille edhe ne fushata zgjedhore.

Si perfundim:

Ju lutem zoti Minister kthehuni ne detyre dhe beni nul aktin e delegimit.

Ne rast te kundert:

Te gjithe ata qe kane paturpesine ta bejne kete duhen kontrolluar urgjentisht nese jane te pergjegjshem para ligjit dhe padyshim qe kryejnë nje abuzimin më të rëndë me detyrën publike. Ky veprim eshte i pamoralshem dhe njeheresh i paligjshem.

Gjekmarkaj: Qeverisja e sotme ka në përdorim të gjitha instrumentat, por në 25 prill të gjithë bashkë do ia dalim

Kandidati i PD, Agron Gjekmarkaj u takua sot me banorët në zonën turistike të Fushë Kuqes. Gjatë fjalës së tij, Gjekmarkaj ka theksuar ndër të tjera, se ne jamei pranë jush dhe pëpjekjet e pëbashkëta janë pë të maksimalizuar rezistencën e 25 prillit.

“Dëshira e kujtdo prej jush është qeverisja me kryeministër Lulzim Bashën me një tjetër platformë, me denjitet, dhe për të qënë sa më paran njerëzve. Qeverisja e sotme ka në përdorim të gjitha instrumentat, por me angazhimet tona dhe zhgënjimin lartë së banorëve kurbinas, do arrijmë të sjellim fitoren dhe një qeverisje ndyshe me programin më të mirë prej 30 viteve të hartuar nga PD me ekspertët, u shpreh Gjekmarkaj.

Më tej Gjekmarkaj ka shtuar se, ne kemi angazhimet tona për të ruajtur çdo votë. “Për të arritur fitoren e dëshiruar dhe përfaqësimin kudo në qeverisje, të jemi bashkë në mposhtjen e qeverisjes së Edi Ramës. Të gjithë së bashku do ja dalim”, tha Gjekmarkaj në takimin e zonës së Fushë Kuqes.

Edhe kandidatët e PD në Qarkun Lezhë, Lindita Metaliaj, Kastirot Piroli, Gjovalin Laska, apeluan për mbëtetje në ndryshimin për programin më të mirë nga qeverisja e PD pas fitores së 25 prillit. Në këtë takim ndodhej edhe kryetari i degës së PD Kurbin, Behar Haxhia.

Ahmet ZANI

Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank dhuron 10 mijë dollarë për familjen e Arjan Salës

Fjala e Z. Kadri Morinaj, President i Grupit Eurosig-Insig dhe UBA Bank:

“Akti i shefit të security në zjarrin e rënë tek Casa Italia ishte një akt heroik, sublim dhe i pashembullt, mund të themi në dekada. Arjan Sala ishte ai që shpëtoi 22 jetë njerëzish duke sakrifikuar jetën e tij dhe nuk hyri mes flakëve për familjarët e tij, por ai hyri për kolegët e punës, duke i shpëtuar ata. Jo vetëm kaq, por ai shpëtoi 22 jetë njerëzisht duke mbrojtur edhe 22 familje pas tyre, të cilët përpos fatkeqësive dhe ngushëllimeve që mund të kishin, mund do të përballeshin më pas edhe me pasoja ekonomike. Kështu që, në vetvete ky njeri u kthye në një policë sigurimi jete për 22 punonjësit e tij, ndaj edhe Grupi Eurosig-Insig e UBA Bank i akordojnë familjarëve të Arjan Salës shumën prej 10,000 dollarësh në ndihmë të djalit dhe familjes së tij.

Ndaj unë i bëj thirrje qeverisë së sotme edhe të nesërmes: Tashmë është domosdoshmëri që sa më shpejt të jetë e mundur Parlamenti i ri duhet të miratojë ligjin e detyrueshëm ndaj fatkeqësive natyrore, siç janë zjarri, përmbytjet dhe tërmetet, ku vetëm 3 muajt e fundit kemi patur mbi 20 raste zjarri në Shqipëri dhe mbi 5 viktima. Nëse do të kalkulojmë kostot e dëmeve të këtyre banesave dhe bizneseve, ato kalojnë shifrën e 1 milion eurove. Ndërsa për shtresat në pamundësi ekonomike, unë propozoj që sigurimi i detyrueshëm i pronës të subvencionohet nga shteti. Nëse do të ishin të siguruara, të gjitha kostot e dëmeve do të paguheshin menjëherë nga kompania e sigurimeve. Gjithashtu duhet të sigurohen edhe jetët e punonjësve të Security dhe të gjitha punonjësit e Policisë së Shtetit, pasi ata janë gjithnjë të rrezikuar në përballje me kriminelë dhe të paktën familjet e tyre do të marrin një dëmshpërblim ekonomik.

Është për t’u përgëzuar aprovimi i ligjit të TPL-së dhe nisma për ndryshimin e Kodit Rrugor që pritet të aprovohet së shpejti. Gjithashtu kohët e fundit është vënë re një shtim i dukshëm i aksidenteve rrugore. Besoj që kjo vjen edhe si pasojë e amortizimit të rrugëve, por nuk është vetem kaq sepse ka papërgjegjshmëri edhe nga drejtuesit e automjeteve. Lidhur me këtë, ligji i sigurimeve motorike që kaloi Parlamenti shqiptar është një vlerë e shtuar, ku u rrit limiti i përgjegjësisë pothuajse mbi 60 % i dëmshpërblimeve për secilën figure dëmi, siç janë ai biologjik, moral apo ekzistencial. Gjithashtu ligji qartësoi mënyrën e përllogaritjes sipas direktivave të Bashkimit Europian, duke shmangur sa më shumë abuzimet që bëjnë avokatët apo gjyqtarët e pandershëm. Mirëpresim Parlamentin shqiptar edhe për miratimin e Kodit Rrugor. Gjithashtu do të jetë një parandalesë që u shërben drejtuesve të automjeteve për eliminimin e aksidenteve”.

Spaho në Sovjan: Me taksën 9 përqind dhe me subvecionet do të zgjerojmë bizneset në bujqësi

Në fshatin Sovjan kordinatori politik Edmond Spaho u përball me një gjendje trishtuese të dekompozimit të prodhimit bujqësor, ku qindra kuintalë patate dhe mollë detyrohen të varrosen nga fermerët, për shkak të bllokimit të shitjes. Duke folur me fshatarët për këtë çështje, z. SPAHO tha se në 25 Prill qeveria e re e Lulzim Bashës, do ti japë fund krizës bujqësore, duke rritur çmimet e referencës dhe duke shtuar subvecionet.

“100 milion euro në subvencione dhe 50 milion euro në investime në sistemin e vaditjes dhe ujitjes, do ti japin frymë sektorit strategjik të bujqësisë . Nga ana tjetër Taksa e sheshtë 9 përqind do të sjelle zgjerim për biznesin, sepse është në natyrën e tij të rrisë investimin.

Do ulen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, sepse sot biznesi paguan 27 përqind, ndërsa me qeverinë e re do paguajnë 18 përqind, u shpreh z. Spaho.

Më tej ai trajtoi gjendjen ekonomike në tërësi, ku theksoi se familjet shqiptare me programin ekonomik të PD, do të ringrihen përmes politikave zhvilluese. Kordinatori Spaho solli në vëmendje rritjen e ndihmës ekonomike dhe mbështetjeve për familjet me të ardhura më pak se 640 mij lek në muaj, të cilave do tu përballohen nga shteti tarifat e arsimimit dhe edukimit të fëmijëve.