24.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Shtator, 2025

PS, zhavorr për fushatë, banorët bllokojnë njerëzit e Veliajt dhe Ballukut për punimet farsë

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demoktratike, Belind Këlliçi ka denoncuar një tjetër skandal elektoral të PS. Këlliçi shkruan në një reagim të tij se, po hidhet “zhavorr elektoral” në rrugët e kryeqytetit, ndërs banorët në rrugën “Thoma Koxhaj” kanë reaguar duke bllokuar punimet farsë.

Denoncimi i Këlliçit

“Zhavorr elektoral në rrugën “Thoma Koxhaj”, pranë pallateve Bruçi në Kashar.

Banorët kanë ndaluar punimet farsë sepse nuk hidhet zhavorr pa bërë fillimisht kanalizimet e ujërave të zeza.

Grupi i Ballukut është parë aty duke ndjekur nga afër situatën. Automjeti i një prej drejtorëve të OSHEE-së ishte gjithashtu stacionuar aty.

Ata që mashtruan këto 8 vjet nuk e kanë për gjë të vazhdojnë edhe për 25 ditë. Zhavorri elektoral nuk e mbulon dot parazitizmin e tyre 8-vjeçar.

Përballjes me qytetarët më 25 prill nuk do i shpëtojnë dot!”.

Elez Biberaj: Shqipëria vitet e fundit po rrëshqet prapa në rrugën e demokracisë, PS kontrollon pushtetin në të gjitha nivelet

Zëri i Amerikës

Në Tiranë, 30-vjetori i rivendosjes së marëdhënieve diplomatike SHBA – Shqipëri u përkujtua sot në konferencën e Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare: “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane: e Shkuara, e Sotmja dhe e Nesërmja”.

Në konferencë, Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare ftoi sot studiues, diplomatë dhe historianë.

Marrëdhëniet mes dy vendeve u vlerësuan nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ministrja e jashtme, Olta Xhaçka, si dhe studiuesi njohur, Dr. Elez Biberaj, Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë në Zërin e Amerikës.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, kujtoi detaje nga hapat e parë të veprimtarisë diplomatike të ambasadës së rihapur amerikane në Shqipëri dhe vizitën e Sekretarit të Shtetit James Baker, që u përcoll nga mbi 300 mijë shqiptarë. “Qysh nga ajo kohë marrëdhëniet shqiptaro – amerikane janë zhvilluar mjaft”, tha ambasadorja Kim.

“SHBA kanë qenë dhe janë një partner, mik dhe aleat i fortë në përpjekjet e shqipërisë për të forcuar demokracinë, për të hapur dhe rritur eonominë, dhe për të shtuar mundësitë për gjithë popullin. SHBA mbështet qëllimet e shqipërisë për anëtarësim në BE pas anëtarësimit në NATO. Po ashtu e mbështet shqipërinë në zbatimin e reformës në sistemin gjyqësor, dhe do të mbështesë gjithmonë përpjekjet e saj për integrim dhe zhvillim” – tha ambasadorja Kim.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha se marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA janë shumë të rëndësishme edhe jetike, siç janë dëshmuar në gjithë historinë.

“Marrëdhëniet midis dy vendeve janë historikisht të jashtëzakonshme dhe aktualisht tepër të ngushta si në aspektin diplomatik, ushtarak dhe ekonomik. Mjafton të hidhet një vështrim i shpejtë në historinë para regjimit komunist dhe tani në 30 vjet demokraci për të vërtetuar rëndësinë dhe frytet e aleancës strategjike” – tha ministrja Xhaçka.

Folësi kryesor në konferencë ishte studiuesi i njohur, dr. Elez Biberaj, Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë në Zërin e Amerikës, me temën ‘Amerika dhe Shqipëria: Nga armiq të papajtueshëm te partnerë strategjikë’.

Zoti Biberaj tha se marrëdhëniet mes Amerikës dhe Shqipërisë duhet të ushqehen vazhdimisht dhe jo të merren si të mirëqena, statike dhe të përhershme dhe se në themel të marrëdhënieve janë vlerat e përbashkëta demokratike dhe angazhimi i Shqipërisë për demokracinë, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë.

Sipas tij, veprimet që minojnë praktikat demokratike jo vetëm që mund të minojnë marrëdhëniet, por mund të sjellin një ndryshim në qëndrimet e SHBA dhe, në rastin më të keq, një rishikim thelbësor të lidhjeve mes dy vendeve.

“Vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një rrëshqitje të konsiderueshme prapa në rrugën e demokracisë dhe një autoritarizëm në rritje, duke e bërë atë një nga vendet më jofunksionale dhe më të korruptuara në Evropë. Sistemi politik i Shqipërisë në thelb është prishur dhe vendi është shndërruar në një shtet njëpartiak, autoritar, me Partinë Socialiste në fuqi që kontrollon pushtetin në të gjitha nivelet”, tha zoti Biberaj.

Ai shtoi se polarizimi politik, korrupsioni i përhapur në radhët e zyrtarëve publikë dhe atyre në poste të larta, krimi i organizuar dhe kultura e mosndëshkimit kanë pasur një kosto të madhe dhe vazhdojnë të paraqesin një kërcënim ekzistencial për demokracinë e Shqipërisë.

“Pikërisht institucionet që kanë rëndësi të dorës së parë për të luftuar korrupsionin – zyrtarët qeveritarë, anëtarët e parlamentit, politikanët, gjykatat dhe gjyqtarët, prokurorët dhe policia – janë ato që po e minojnë fushatën kundër korrupsionit”- tha zoti Biberaj.

Shqipëria dhe SHBA rivendosën marrëdhëniet diplomatike në marsin 1991, pas 45 vjet diktature komuniste.

Megjithë egërsinë e diktaturës komuniste, shqiptarët e thjeshtë në Shqipëri dhe Kosovë panë dhe shohin tek SHBA shpresën dhe mikun e tyre më të madh.

Paloka në Manzë: Në 8 vite nuk është bërë asnjë gjë për interesat e shqiptarëve

Drejtuesi Politil i Qarkut Durrës, Z. Edi Paloka ka mbajtur takimin e radhës në zonën e Manzës, ku u prezantua gjithashtu dhe kandidatja e zonës Znj. Manjola Luki, sakaq nuk mungoi as mikpritja qytetare edhe në këtë zonë.

“Ardhja këtu është emocion dhe kënaqësi më vete. Sot kam ardhur të prezantohem tashmë si deputet i zonës tuaj, në parlament do të jem direkt përfaqësuesi juaj duke zgjidhur problemet që ka çdo familje”, u shpreh Paloka.

Gjatë komunikimit të tij me banorët e zonës, Z. Paloka preku dhe shqetësimin e emigrimit në masë gjatë viteve të fundit dhe mungesën e integrimit të mëtejshëm të vendit në Bashkimin Europian, duke cekur dhe gjendjen e mjeruar në të cilën Shqipëria është katandisur vitet e fundit.

“Pas 30-vitesh shqiptarët po ikin prap, jemi në garë me sirianët, kush të iki më parë nga vendi i tyre. Këtë duhet t’i lëmë Ramës të përfundojë? Për këtë t’i japim mandat tjetër? Beteja është për njerëzit që luftojnë për bukën e gojës përballë një tufe që nuk din ku të çojë milionat dhe kërkon prap në kurriz të shqiptarëve të vazhdojë të vjedhë dhe poshtërojë njerëzit”, tha Paloka.

Në fund të takimit Paloka nuk harroi të tregojë mbështetjen e tij për familjet dhe shqiptarët të cilët tashmë do të kenë nevojë për zgjidhjen e problemeve që i janë shkaktuat nga keq-qeverisja e Ramës këto 8-vite.

Basha me fermerë të Dvoranit: Katër vjeçarin e parë 100 milionë euro subvencione çdo vit për fermerët, do ketë edhe grantet nga BE

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, e ka mbyllur turin e tij në qyetetin e Korçës me takimin që pati me fermer të Dvoranit. Fermerët u ankuan tek Basha për mungesën e ndihmave nga shteti, si dhe specifikuan si problem mungesën e frigoriferëve dhe tapitë e tokave që ende nuk i kanë marrë.

“Këtu në fshatin tonë, për mendimin tim janë tre probleme kryesore. E para është njëherë me këto tapitë e tokave të cilët po vuajmë dhe nuk i kemi rregulluar. E dyta, është me shitjen e produkteve në qoftë se ekziston një mundësi, sepse ishim një radhë me Taulantin edhe vajtëm u ankuam për mungesën e frigorigerëve. Ishim shumë keq në atë fazë dhe sa na u tha nga ministri i atëhershëm, nuk e di kush ishte, Çuçi apo nuk e di kush ishte. Tha pse nuk i bëni frigoriferët me oksigjen por të gjithë këta i kanë bërë me gjak ato frigoriferë me ato kushte, më mirë thuaj unë nuk kam mundësi t’ju ndihmoj. Dhe e treta, është në qoftë se ekziston ndonjë mundësi për qarkullimin e këtyre traktorëve sepse hasim probleme me policinë. Dhe ne nuk e përdorim zakonisht shumë këtë por nëpër xhepat kështu që komunikojmë me arat. Unë për vete i kam bërë ato kartat por ato po mbarojnë”, u shpreh një nga fermerët.

Basha përsëriti zotimin e tij se qeveria e ardhshme do të jap 100 milion euro çdo vit subvencione për fermerin shqiptarë. Ai gjithashtu tha se një nga sektorët që do të mbështetet do jetë agroturizmi.

“Pas këtij, katër vjeçarin e parë do të japim 100 milionë euro subvencione çdo vit për fermerin shqiptarë. Do ta vendosim pra në pozita të barabarta me fermerin e Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës të paktën. Ata e marrin mbështetjen nga shteti dhe e sjellin me çmim më të ulët. Normalisht qytetari shqiptarë edhe po mos të ishte në këtë krizë të thellë ekonomike që është do të zgjedhë një çmim më të arsyeshëm. Imagjinoni tani që kriza ua ka zbrazur xhepat. Sapo thamë janë dhjetëra mijëra familje shqiptare që janë futur në borxh, në borxh për të paguar ilaçet e COVID-it.

Agroturizmi është një nga degët që po rritet më fuqishëm në Europë. Dhe këto janë zona të mrekullueshme ku me pak investim, me disa grande qeveritare apo grande nga BE-ja. Grante nga BE-ja, të bëjnë të mundur ndërtimin e bujtinave apo restoranteve. Këto janë problemet e vërteta dhe këto do të kenë zgjidhje të drejtpërdrejta.

Tani për dy probleme të tjera që parashtrohen në mënyrë më absolute, policia nën qeverisjen time do të ketë një dhe vetëm një rol, që është roli themelor i shtetit, të garantojë jetën dhe sigurinë tuaj, jo t’ju bjerë në qafë. Oficeri i policisë së shtetit, punonjësi i policisë së shtetit do të ketë vendin e merituar dhe rolin e merituar siç e kanë një shoqëri moderne, që garanton jetën dhe sigurinë e njerëzve, jo të merret me traktorët e fermerëve. Padiskutim atë që the, sigurimi minimal, siç është praktikë kudo dhe s’kemi pse të bëjmë përjashtime dhe pastaj gjithçka do të bazohet tek liria. Liria përkthehet në mundësi, mundësia përkthehet në mirëqenie! Këto janë fjalët që ju jap sot!”, tha Basha.

Basha, drekë në një familje të vjetër korçare me gatimet tradicionale!

Në takimet që zhvilloi në qytetin e Korçës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar dhe një familje të vjetër korçare ku ka konsumuar një drekë me gatimet tradicionale.

Kryefamiljari Maqo Andoni, doktor në profesion, në bisedën që pati me Bashën, ngriti si shqetësim mungesën e mjekëve të rinj në këtë zonë.

“Ky është problemi që ka mungesë domethënë të mjekëve të rinj, janë vetëm kështu, ka shumë pensionistë. Në punën tonë për shembull jemi 4 mjekë, 2 nga të cilët jemi pensionistë. Edhe ai tjetri që është nga Bilishti vjen bën roje, vetëm njëri është që s’ka dalë në pension. Po kështu ka dhe specialitete të tjera që ka mungesë”, u shpreh Maqo Andoni.

Një shqetësim tjetër ishte edhe trajtimi i njerëzve me COVID, ku sipas tij ka shumë që trajtohen në shtëpi.

“Unë e di që ka një numër të madhe njerëzish këtu që trajtohen në shtëpi me oksigjen dhe me mjekime. Pa bërë fjalë për analizat se analizat do të bëhen të privati, një pjesë se edhe kushtojnë shumë. Minimumi është 600 mijë lekë më e thjeshta fare.” –tha doktori.

Basha tha se fajin për gjendjen e shëndetësisë e ka keqqeverisja e 8 viteve të fundit, pasi lekët nuk kanë shkuar drejtpërsëdrejti për këtë sektor, por tek koncesionet dhe oligarkët. Ai tha se qeveria e ardhshme, ka dy synime kryesore për këtë sektor, përmirësimin e kushteve të punës për mjekët dhe përmirësimin e pagave të tyre.

“Po doktor nuk ka asnjё shpjegim përveç dështimit tё shtetit qё Kosova qё ёshtё bёrё shtet nё 2008 tё jetë nё gjendje tu siguroj mjekëve tё vet dhe infermierëve tё vet njё pagë pothuajse dyfishin e asaj qё siguron Shqipёria. Ёshtё vetёm keqqeverisja dhe mungesa e mbështetjes pёr sektorin. Nga ana tjetër, se ju jeni edhe mjek dhe i dini këto gjëra, po tё shikosh paratë qё janë ndarë nё buxhet, qё janë tё pakta sa janë, nuk po shkojnë pёr shёndetёsinё. Domethënë “zëri” ёshtё buxhet pёr shёndetёsinё, nё fakt paratë kanё shkuar nё 2-3 koncesione. Prandaj dhe zotimi i parё tё programit tonё pёr shёndetёsinё ёshtё ndalja e këtyre koncesioneve dhe rritja e pagave për mjekët dhe infermierët do ta bënim në çdo rrethanë, por në rrethanën aktuale ku siç më thatë dhe vetë jeni të detyruar të shkoni të shërbeni, po arrijmë nivelet e Afrikës Ekuatoriale përsa i përket numrit të mjekëve për banorë. Është e domosdoshme të përdorim të gjitha instrumentet për të ndalur këtë hemorragji të shëndetësisë. Dhe dy rrugë ka: e para, të përmirësojmë kushtet e punës për mjekët dhe e dyta t’i japim një stimul financiar minimal. Prapë se prapë ajo nuk është diçka që konkurron me pagat e mjekut në Gjermani, por të paktën jep një stimul minimal dhe dinjitetin mjekut shqiptarë. Dhe e dyta që është shumë e rëndësishme që kërkoj është rritja e menjëhershme e kapaciteteve trajnuese për mjekët e rinj, nuk mjaftojnë. Ndërkohë që mjekët e sapo diplomuar, specializantët madje dhe studentët e vitit të parë dhe të dytë paralelisht me mjekësinë fillojnë e mësojnë gjermanisht sepse e kanë mendjen që sapo të mbarojnë të ikin”, tha Basha.

Ndërsa për personat e infektuar me COVID që po trajtohen në shtëpitë e tyre, Basha tha se Partia Demokratike ka hartuar një plan për rimbursimin e këtyre familjeve të cilat janë zhytur në borxhe për t’u kuruar.

“Ky është problem shumë i madh sepse shumica dërrmuese e familjeve janë zhytur në borxhe. Nuk kanë as kursim as të ardhura për t’i përballuar. Kjo është një nga gjërat e para po hartojmë tani, rimbursimi i këtyre familjeve sepse përllogarisim mesatarisht, përllogarisim që të kemi të bëjmë çdo muaj, çdo ditë këtë deklarojnë 1500, 2000, 3000 maksimumin i testimeve që kanë bërë ndërkohë që përllogaritet që numri real i infektimeve të jetë minimalisht 6 mijë apo 7 mijë. Dhe kjo do të thotë që kemi të bëjmë me një faturë që shkon në dhjetëra milionë euro të nxjerra ose nga kursimet e fundit ose familje të zhytura në borxh. Është një aspekt që as nuk merren as që duan t’ia dinë”, u shpreh Basha.

Banorë e Shkodrës: Qeveria na ka braktisur, Bushati: “Do jem zëri juaj në parlament, për zgjidhjen e problemeve”

Drejtuesi politik i partisë demokratike për qarkun Shkodër, Helidon Bushati zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e zonës së Pazarit të Vjetër. Këta të fundit u shprehën se Shkodra kërkon ndryshim me 25 prill pasi është e harruar dhe denigruar plotësisht nga qeveria aktuale e Edi Ramës.

Në fokus të këtyre diskutimeve ishin edhe institucionet e spostuara në Lezhë, kjo si shkak i braktisje dhe mos vlerësimit të qytetit të Shkodrës nga ana e kryeministit aktual Edi Rama.

Përvec kësaj, një tjetët problematik e cila u diskutua është edhe diskriminm që qeveria i bënë bashkisë shkodër nga ana e fondeve.

Banorët e kësaj lagje shprehën shqetësimin e përmbytjeve të për cdo vitshme, një problem ky që nuk po gjen zgjidhje. Ndërkohë, që banorët e Nënshkodrës nuk kanë marr dëmshpërblimet prej 8 vitesh.

Helidon Bushati u angazhua duke thënë se ai do të jetë zëri i fortë në parlamentin e Shqipërisë për problemet në qarkun e Shkodrës.

Qytetari 1: Duke marr shkak nga problematikat e zonës,largimi i institucioneve nga qyteti i Shkodrës do të thotë një zbehje e lavdisë së Shkodrës dhe identitetit të saj historik po ashtu edhe kulturor. Partia demokratike, duke marr shkak nga kjo situatë , cfarë programesh mund të ketë përsëri për Shkodrën?

Helidon Bushati: Angazhim i marr sot para jush , një angazhim që sjell edhe qëndrimin e partisë demokratike për Shkodrën. Në momentin e ardhjes në pushtet të partisë demokratike, do të rikthehen drejtoritë rajonale që janë spostuar me të padrejt në kuadër të diskriminimit të Shkodrës, janë larguar nga qyteti i Shkodrës , do të rikthehen drejtoria arsimore, bordi i kullimit arkivave do të rikthehen ne Shkodër. Përsa i përket Shkodrës, është një qytet i bekuar nga Zoti. Kemi lum , liqen, mal. Ne mund ta zhvillojmë Shkodrën ,mund ta bëjmë destinacionin turistik shqiptar Shkodrën për të gjithë vitin,si përsa i përket turizmit veror, ashtu edhe dimëror , si sa i përket turizmit bregdetar, liqenor, lumor, malor. Për këtë pd dhe ne si përfaqësues të pd në qarkun Shodër, angazhohemi para jush që të ndërmarrim hapat e nevojshëm për zhvillimin e infrastrukturës.

Qytetari 2: Shkodra që në 2011 është përmbytur 3 herë , as ka marr kush lekë, asnjë dëmshpërblim. Deshta me dit ca do të bahet me këto përmbytje dhe ca plani ka partia demokratike për kamatvonesat e energjisë eletrike që janë gjysma e popullit.

Helidon Bushati: Sa i takon problemit të përmbytjeve, një problem gangren për Shkodrën sidomos, për zonën e Nënshkodër. Kryetari i partisë demokratike dhe kryeminitri i ardhshëm Lulzim Basha ka deklaruar në të gjitha daljet e tij publike , do të paguhet cdo faturë e firmosur nga partia demokratike përsa i përket dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet, sepse përmbytjet kanë qenë si rezultat i keqmenaxhimit të kaskadës. E dyta, do t’i gjendemi gjithnjë afër banorëve të prekur nga përmbytjet. E treta dhe më e rëndësishmja, brenda vitit të parë të qeverisjes tonë do të mbledhim tryeza punë me ekspert më të mirë vendas dhe ndërkombëtar për të zgjidhur përfundimisht, në mënyrë përfundimtare problemin e përmbytjeve.

Qytetari 3: Jam banor i Ajasmës, kemi një problem rruga që lidh Ajasmën me Tepen. Ajo është prej 30 vjet nuk është ba, vetëm ajo pjesë ka mbet. a thu se jemi ne mesjetë ,duhet edhe ndricim .

Helidon Bushati : Zoti Ura, unë marr angazhim që pas 35 prillit , pasi të kemi cu në shpi Edi Ramën , pasi të kemi cu në shpi të keqen, ne do të sjellim fonde për Shkodrën dhe do ta trajtojmë bashkinë Shkodër njëlloj si cdo bashki tjetër e Shqipërisë. Ne do vendosim shenjën e barazisë midis gjitha qyteteve dhe Shkodra do të trajtohet njëlloj si cdo qytet tjetër i Shqipërisë., padyshim që për Shkodrën do të ketë nje vëmendje më të madhe pasi për 8 vite është nëprkëmbur , është vjedhur, është kriminalizuar, është denigruar dhe padyshim ne do t’i japim vëmendjen e duhur.

Qytetari 4: Jam banor i lagjes Tepe. Një ndër problematikat më kryesore është infrastruktura. Ndërkohë, një nga problematikat më kryesore që has cdo familje shqiptare është largimi i të rinjve , është duke ik pjesa evitale e shoqërisë. Do lutesha që në planin dhe fokusin tuaj të jenë të rinjtë sepse po ikin të gjithë. Unë votoj për herë të parë dhe e kam nda mendjen kujt do ja jap voten.

Helidon Bushati: Rinia është në qendër të vëmendjes të programit të partisë demokratike , të angazhimeve që merr partia demokratike pas 25 prillit. Rinia duke filluar nga votuesit për herë të parë, ato që presin të hyjnë për herë të parë në bankat e universitetit, do të ndihmohen në rastet kur nuk kanë mundësi ekonomike për të hyr në universitet. Do të ndihmohen duhet i hequr taksat universitare, për famijet me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra nuk do të ketë taksa universitare për te rinjtë. Për ato që janë mbi 640 mijë lekë të vjetra do të ketë një reduktim të taksës universitare. Qeverisja e partisë demokratike pas 25 prillit i jep një vëmendje të vecantë të rinjve dhe sidomos të rinve të talentuar .

Kam studiuar jashtë jam kthyer në Shqipëri, kam kontribuar në administratën qendrore të partisë demokratike, sot jam këtu para jush për të marr angazhime , angazhime jo vetëm për problematikat e zonës por edhe promovimin e të rinjve të zonës. Ky është një ndër objektivat e mi , të ndihmoj në ecjen përpara në zhvillimin e të rinjve të zonës, përvec problematikave duhet të stimulojmë edhe të rinjtë.

Tabaku në njësinë nr 2: PD në ndihmë të biznesit. Do të eliminojmë fiskalizimin!

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, znj. Jorida Tabaku u takua me përfaqësues të biznesit të vogël në Njësinë nr 2 në Sauk, për të dëgjuar prej tyre shqetësimet që ata kanë.

Tregtarët thanë se shteti i ka lënë në mëshirë të fatit dhe se kjo u pa gjatë pandemisë. “Mbështetja që morëm ishte e papërfillshme”, u shprehën ata. “Paguam edhe taksat në pandemi edhe pse nuk pati punë.

Znj. Tabaku u premtoi se kjo situatë do të ndryshojë menjëherë pas 25 prillit. Ajo u tha tregtarëve se Partia Demokratike ka një plan të detajuar për mbështetjen e biznesit të vogël dhe se ajo do ta heqë fiskalizimin, një barrë që rëndon drejpërdrejt në xhepin e tyre.
Znj. Tabaku nënvizoi se nxitja e ekonomisë është prioritet i PD, së bashku më punësimin, kryesisht atë të të rinjve.

BISEDA

-Si ka shkuar puna?
-Puna siç është rilindja, ashtu është.
-Kaq keq është?
-Më keq se aq, sidomos ky vit njëherë, ka qenë më keq se vitet e tjera, akoma dhe më i ndjeshëm!
-Akoma dhe më keq!
-Nuk ka më keq!
-More ndonjë mbështetje në kohë të pandemisë?
-Mora një, një mbështetje kam marrë pastaj ma hoqën dhe nga skema e përfitimeve, vetëm ajo ishte, vetëm ajo 400 mijë lekshi.
-Pagove taksa ndërkohë?
-Të gjitha, unë qera paguaj për një muaj, paguaj 1 milionë e 200 mijë lekë, në shtetizolim kam marrë vetëm 400 mijë lekë.
– Po e papërfillshme!
-Shumë e papërfillshme!
-A do ta ndryshojmë apo jo?
-Do ta ndryshojmë se s’bën!

-Erdha thjesht për t’u prezantuar dhe ta di si shkojnë punët!
-Copë-copë mo!
-Ky është biznesi yti? Ku punon? Si po të shkon? Dobët? Ne kemi një plan pune mbështetje për biznesin e vogël, do të eleminojmë fiskalizimin dhe më e rëndësishmja, është që të nxisim ekonominë! Sot ekonomia është në ngerç! Ti e sheh që nuk ka konsum dhe ti e sheh që nuk blejnë produkte ushqimore. Ti je në shkollë, ke studiuar?
-Të mesmen!
-Edhe t’i japim mundësi punësimi dhe rinisë. Mundësi arsimi dhe punësimi. Djem të rinj si puna jote, duhet të gjallërojnë ekonominë, duhet edhe të hapin biznese, e të kenë mundësi vetë për t’ia dalë në jetë!
-Si ke qenë? Si jeni? Mirë si kaluat?
-Mirë ,ju si jeni?
-Plot?
-Ç’ka!

-Tani e ka hapur si biznes!
-E ka hapur në kohë të vështirë, po do ndryshojë pas një muaji!
-Ishalla!
-Me mbështetjen tënde po! Faleminderit! Gjithë të mirat!
-Si ke qenë?
-Mirë si je ti? Si kalove? Erdha të prezantohem, do jem deputetja e PD-së për këtë zonë!
-Faleminderit! Suksese ishalla! E kemi për nder!
-Unë në fakt e kam për nder që do përfaqësoj komunitetin tuaj!
-Je grua zonjë!
-Faleminderit! Partia Demokratike është numri 9! Fiskalizimin ua kanë sjellë apo jo?
-As nuk e kam haberin fare!
-As kanë për t’ua sjellë se do ta anullojnë!
-Ne jemi biznes i vogël!
-I vogël pra po do ta anullojnë, i kanë vënë bizneseve të vogla 1 mijë euro shtesë!
-Po ça do t’i bëjnë?
-Po ku e di unë? E di Edi Rama! Ua merr juve, jep tendera, konçesione!

Basha me mësues dhe pedagogë të Korçës: Programi i PD synon kthimin në normalitet të të gjithë sistemit arsimor

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me mësues dhe pedagog të Korçës. Pjesë e takimit ishte edhe kandidatja për deputete e Partisë Demokratike për Korçën, Sorina Koti, e cila falënderoi Bashën për mbështetjen që i ka dhënë pedagogëve dhe mësuesve që të kenë zërin e tyre në parlamentin e ardhshëm.

Në radhë të parë e falënderoj për vlerësimin që më bëri! Vërtet dal nga strukturat e Partisë Demokratike, por mbi të gjitha dal nga universiteti i Korçës. Këtu janë kolegët e mi, janë mësuesit dhe siç është vlerësim ashtu është dhe përgjegjësi nëse të përfaqësoj pjesën intelektuale, pjesën qytetare dhe të jem një zë i fortë për pedagogët, për studentët, për mësuesit. Sepse nuk ka vlerësim më të madh, nuk ka detyrim më të madh ndaj brezit të ardhshëm sesa të jesh një pedagog i mirë, një profesionist i mirë dhe mbi të gjitha të jesh një qytetar i ndershëm dhe me integrimit. Unë të falënderoj kryetar për gjithçka që ke bërë deri më sot për Korçën, për universitetin, për mbështetjen që na ke dhënë gjithmonë dhe shpresoj që nesër në qeveri të jemi një zë jo vetëm për Korçën por për të gjithë Shqipërinë.

Disa nga shqetësimet kryesore që ngritën pedagogët, ishte ligji i Arsimit të Lartë, bllokimi i doktoraturave, si dhe pamundësia e studentëve për të gjetur punë pas diplomimit.

“Unë quhem Evionda Pylli dhe jam lektore prej afro 10 vitesh në Universitetin “Fan Noli” në Korçë. Shqetësimi im lidhet pikërisht me ligjin për Arsimin e Lartë numër 80 të miratuar në vitin 2015. E kam ndjekur me shumë vëmendje programin tuaj dhe gjatë parashtrimit të këtij programi ju jeni shprehur se me ardhjen tuaj në pushtet do të abrogoni apo do ta anuloni këtë ligj.”- u shpreh lektorja Eviona Pylli.

“Unë jam Kristi Morava, pedagog në Fakultetin e Bujqësisë dhe diplomuar për mjek veteriner. Ju e cekët dhe unë dua të mbetem pak tek çështja e kualifikimit të pedagogëve. Është një çështje që rrit aftësitë e stafit, por në mënyrë indirekte prek mësimdhënien dhe shërbimin ndaj studentëve. Bllokimi në mënyrë të palogjikshme dhe absurde i doktoraturave prej më shumë se gati pesë vjet, ka sjellë bllokim të projekteve, studimeve të mirëfillta dhe të konkurrimit në rajon me universitetet e tjera të cilat nuk janë më shumë se sa ne. Jemi ndjerë të cunguar, jemi ndjerë të pabarabartë në këtë aspekt. Pika tjetër që unë doja të parashtroja është edhe mbështetja sikundër edhe ju e thatë e studentëve të çilët diplomohen. Sepse janë studentë të kualifikuar jo vetëm studentët që dalin në universitetet e Tiranës, por po aq cilësorë janë edhe studentët e rajoneve.” – tha pedagogu i Kristi Morava.

Pasi dëgjoi shqetësimet e tyre, Basha tha se, programi i Partisë Demokratike synon kthimin në normalitet të të gjithë sistemit arsimor shqiptarë. Ai u zotua se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, së pari do anulojë ligjin për arsimin e lartë, do të rrisë buxhetin për arsimin dhe universiteti do të ketë autonominë e tij. Ai gjithashtu u shpreh se në bashkëpunim me Aleancën e Universiteteve Europiane, do t’u mundësojmë studentëve shqiptarë mundësi më të mira formimi profesional dhe punësim dinjitoze.

Lulzim Basha: E them me krenari që Partia Demokratike ka lindur nga universiteti, ka lindur nga studentët, ka lindur nga pedagogët dhe e them po me kaq dëshirë që këtë traditë ka vazhduar ta ruajë. Po të shohim përfaqësimin e pedagogëve universitar në forumet e zgjedhura të Partisë Demokratike dhe do të shikoni që vetëm në Këshillin tonë Kombëtar pothuajse një në 3 anëtar është pedagog me kohë të plotë shumica, një pjesë me kohë të pjesshme në universitetet shqiptare. Pra krenohem me faktin që një parti e lindur nga studentët, nga pedagogët vazhdon të ketë në qendër, në zemër, në zemërakun e vendimmarrjes politike elitën e mendjes së kombit, së vendit. Por nga ana tjetër nuk është një moment për t’u krenuar dhe gjendjes ku është katandisur arsimi i lartë në këto 8 vite nё veçanti. Nuk kam nevojë ti referohem rënkimeve tё Pizёs apo tё Shangait, apo tё institucioneve tё ndryshme europiane sepse jam i bindur se ju si pedagog dhe po kёshtu ndoshta mё shumë dhe studentët tuaj e dinё dhe e ndjejnë ditё pёr ditё kёtё bjerrje tё pandalshme tё cilësisë sё mësimdhënies nё universitetet tona. Arsyeja ёshtё e thjesht, e qartë dhe tërësisht politike.

Ne jemi vendi me buxhetin mё tё ultë pёr institucionet publike tё arsimit tё lartё Ballkan. Ne jemi vendi qё përfitojmë mё pak se çdo vend tjetër i Ballkanit nga programet bujare tё Bashkimit Europian pёr t’iu ardhur nё ndihmë universiteteve, pёr t’iu ardhur nё ndihmë nё ndërtimin apo azhurnimin e infrastrukturës ndërkombëtare qё nga auditorët tek digjitalizim. Pёr t’iu ardhur nё ndihmë pedagogëve pёrmes trajnimit, programeve tё shkëmbimit. Pёr t’iu ardhur nё ndihmë studentëve qё t’i bёjmё edhe ata pjesë e programeve Erazmus+ dhe tё tjera programe tё Bashkimit Europian. Pse ka ardhur kjo? Arsyeja ёshtё fare e thjesht. Dekodohet tek ligji pёr arsimin e lartё , i cili ёshtё njё ligj qё u hartua duke nёpёrkёmbur përvojat mё tё mira dhe parimet mbi tё cilat bazohet arsimi i lartё nё Europë dhe tashmë nё shumë vende tё rajonit. Parimi i vetёm i këtij ligji ёshtё “përqendrimi i pushtetit”.

Si nё çdo fushë tjetër edhe nё botën universitare kjo qeveri dhe ky kryeministёr e pa si njё zë pёr tu shuar si njё zë pёr tu mbyllur. Si njё tjetër fushë pёr ta futur nё kontroll dhe pasojat janë tё dukshme pёr tё gjithё. Kёrkimi shkencor ka rёnё nё nivele historike. Cilësia e mësimdhënies po kështu, mos të flasim për autonominë, se ç’është e vërteta ajo që thonë disa pedagogë në pension, apo po thuaj në prag të pensionit që as në kohën e diktaturës nuk ka qenë kaq e centralizuar vendimmarrja sa i përket kërkimit shkencor. Ndaj dhe parimi i parë dhe kryesor mbi të cilin do të bazohet ligji i ri i arsimit të lartë, i cili do të hartohet në konsulentë, dialog të hapur dhe transparent me grupet e interesit që janë pedagogët dhe studentët, do të jetë parimi i decentralizimit dhe autonomisë. Dhe unë e di se pedagogët shqiptarë, pedagogut shqiptarë nuk i mungon asgjë për të konkurruar denjësisht. Në fakt të dhënat tregojnë të kundërtën.

Kur u jepet mundësia në universitete europiane apo amerikane, qofshin këto përmes një qëndrimi të shkurtër apo përmes një studimi të plotë 4-vjeçar të doktoraturës ne shihnim se pedagogët tanë shkëlqejnë me arritje të krahasueshme me ato të shkencëtarëve europianë apo amerikanë. Pra problemi qartësisht është një problem politik, i shkaktuar nga politika, i shkaktuar nga vendimmarrja e gabuar cinike dhe centralizuese të qeverisë në ikje. Ndaj dhe hapi i parë do të jetë shbërja, korrigjimi i këtij dështimi të madh që ka sjellë një kolaps të jetës universitare në Shqipëri. Dhe këtë do ta bëjmë së bashku, parimet nuk ka nevojë t’i shpikim. Ato tashmë janë të konsoliduara në Europë dhe mjafton ti përshtatim sigurisht brenda kornizës së përgjegjshmërisë. Çfarë dua të them me këtë ? Me këtë dua të them që unë i qëndroj dhe plani ynë për arsimin e lartë e reflekton zotimin tonë të kahershëm, prej vitit 2017 për dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë. Por, ju e kuptoni që dyfishimi i buxhetit do të thotë që ne, të zotojmë, të përkushtojmë fondet e taksapaguesve shqiptarë për arsimin e lartë dhe kjo do të thotë në total një shifre prej 75 milion euro shtesë për arsimin e lartë, para të cilat vijnë nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë.

E bëjmë këtë bazuar mbi dy konstatime. Konstatimi i parë është që, jemi dhe mbetemi kombi që investojmë më shumë për fëmijët dhe për arsimimin e tyre dhe Korça është vendi jo se nuk është e vërtetë kjo në qytetet e tjera. Shqiptarët heqin bukën e gojës për të arsimuar fëmijët e tyre, shqiptarët zhyten në borxh, shesin shtëpitë për t’i arsimuar fëmijët e tyre. Prandaj, jam i bindur që edhe nga pikëpamja morale dhe etike është e drejtë që ne të ndajmë para të buxhetit të shteti, jo për oligarkë, jo për PPP e koncesione por për prioritetet e vërteta të shqiptarëve ku dukshëm spikat prioriteti i arsimit të lartë dhe i arsimit në tërësi sepse arsimi i lartë pa rritur cilësinë e arsimit parauniversitar është po kështu një mision i pamundur. Me këtë dyfishim të buxhetit ne synojmë dy objektiva. Së pari, ne synojmë të zërojmë tarifën për bachelor dhe master për të gjithë ata që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj dhe ta përgjysmojmë për ata që vijnë me të ardhura mbi këtë shumë. Së dyti me gjysmën tjetër të kësaj rritje synojmë dhe do të arrijmë së bashku, bashkë me fondet e Bashkimit Europian përmirësimin e të gjitha aspekteve të mësimdhënies duke filluar nga infrastruktura fizike ku nuk përfshihet thjeshtë ndërtimi dhe rindërtimi i auditorëve, i laboratorëve, i praktikave, por edhe digjitalizimi i plot.

Qeveria shqiptare, qeveria e drejtuar nga unë do ta tregoj me vepra se arsimi i lartë është prioritet duke shtuar buxhetin për arsimin, në këtë moment do të kemi të paktën të njëjtën shumë, mos edhe më shumë, vit për vit të dedikuar nga institucionet e Unionit të Bashkimit Europian, pra për të ndihmuar këto tre fusha kryesore, studentët, pedagoget dhe në tërësi infrastrukturën universitare në Shqipëri. Kjo është në tërësi baza e planit tonë për arsimin e lartë. Për ta përmbyllur. Dy gjëra duhet të ndryshojnë menjëherë dhe për këtë duhet bashkëpunim i ngushtë mes qenësisë së ardhshme midis trupës pedagogjike dhe sektorit privat. Së pari Universitetet nuk mund të qëndrojnë më si kulla të fildishta, të shkëputura nga realiteti dhe nga praktika e tregut të punës. Nuk është juaj, është faji i mungesës së vëmendjes, sepse është roli i qeverisë që të koordinojë trekëndëshin universitet, sektor privat, vendimmarrje publike. Konkretisht kjo do të thotë që universitetet publike shqiptare do të kushtëzohen në marrjen e fondeve publike shqiptare nga qeveria përmes sjelljes së praktikës të trajnimit dual.

Sigurisht nuk pres që brenda vitit të shndërrohet 50% me 50% raporti midis teorisë dhe praktikës, por në mënyrë më absolute brenda 2 apo 3 viteve të para çdo institucion i arsimit të lartë publik shqiptar që financohet me taksat e shqiptarëve duhet të ketë marrë masat me përgjegjësinë e vet, me autonominë e vet, që të bëjë një ndërthurje të teorisë dhe të praktikës. Praktika apo trajnimi dual të jetë një pjesë e pandarë e procesit mësimdhënës në universitetet shqiptare, jo vetëm në fusha ku as nuk mund të përfytyrohet që një i diplomuar të jetë i përgatitur për tregun e punës pa praktikë siç është shëndetësia, por absolutisht në asnjë fushë, sociologji, juridik, inxhinieritë e ndryshme dhe natyrisht në ato fusha që ka një perspektivë të jashtëzakonshme për rritjen ekonomike, për thithjen e investimeve, për punësimin me paga dinjitoze, siç është për shembull teknologjia e informacionit.

Me thënë me fjalë të tjera më shumë fonde do të shkojnë për ato universitete apo për ato fakultete brenda universiteteve, të cilat do të jenë të parat në garën për të ndërthurur teorinë me praktikën. Kësaj do ti bashkëngjitet edhe një pjesë tjetër e financuar e drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit, që janë 10 mijë stazhe 12 mujore të paguara për të sapo diplomuarit më të mirë, të paguara me një pagë apo me një shpërblim do të thosha simbolik prej 30 mijë lek të reja, 300 mijë lek të vjetra, synimi nuk është që t’ju siguroj punë, por të siguroj urën nga auditori drejt tregut të punës, përmes stazheve, përmes njohjes së profesionit direkt aty ku ushtrohet, përmes krijimit të lidhjeve me rrjetin e profesionistëve.

Garancitë shtohen që një i sapodiplomuar nuk hidhet si i thonë në rrugë drejt nga auditori dhe përfundon siç kam takuar nga Lezha në Vlorë me dy diploma tek dera e një dyqani bosh ku nuk hyn askush, por ka të gjitha shanset që të integrohet në tregun e punës dhe të dhënat këtë tregojnë nga Bosnja në Kosovë, nga Serbia në Maqedoninë e veriut dhe në ato raste kur e kemi praktikuar në Shqipëri edhe këtu se minimalisht 7 deri në 9, në çdo 10 studentë që ushtrojnë praktikën pasi kanë përfunduar studimet sigurojnë një vend pune, jo vetëm aty ku po ushtrojnë praktikën, por edhe në vende të tjera të cilat lidhen përmes njohjeve dhe lidhjeve networkut që krijon vetë praktika. Trajnimi dual, praktikat, madje praktikat edhe në bashkimin europian ishin temat kryesore të konferencës që zhvillova javën e kaluar me komisioneren Maria Gabriel dhe me aleancën e universiteteve europian e.

Lajmi i mirë është që falë insistimit të komisionit europiane, shuma e vendosur në dispozicion të studentëve të Ballkanit perëndimor dhe të pedagogëve për këto dy fusha, trajnimin dual dhe praktikën pas mbarimit të universitetit është një shumë rekord, 26 miliardë euro, pothuajse 2 herë e gjysmë buxheti i Shqipërisë vetëm për këtë fushë. Atëherë çfarë na ka penguar deri më sot të përfitojmë nga kjo, mungesa e vëmendjes, braktisja totale, shpërfillja e botës universitare deri në mëri. Kjo me 25 Prill merr fund dhe ne do të bashkojmë forcat! Qeveria e ardhshme, me Universitetin e Korçës dhe të gjitha universitetet e tjera të Shqipërisë, me universitetet europiane, me Bashkimin Europian dhe Komisionin Europian për të arritur qëllimin më madhor që mund të ketë një qeveri, për të arritur objektivin më të madh që mund të ketë një shoqëri, ëndrrën dhe pritshmërinë më të madhe që mund të ketë një familje që krijimi i vendeve të punës, me paga dinjitoze për fëmijët e tyre.

Çfarë na duhet ne? Të sigurojmë që universitetet shqiptare dhe fakultetet e informatikës të kenë mjaftueshëm mbështetje në bashkëpunim me institucionet europiane që të diplomojnë sa më shumë të rinj në këtë fushë. Përfytyroni, nëse ne jemi në gjendje brenda vitit të parë apo vitit të dytë në bashkëpunim me Aleancën e Universiteteve Europiane, në bashkëpunim me Komisionin Europian të garantojmë një trajnim bashkëkohor të 5000 apo 10.000 studentëve në këtë fushë çdo vit, ku pagat nisin në nivelet 400, 500,600, 700, 800 euro e përfundojnë deri në 2000- 3000 euro, kemi investuar në një shtresë të mesme profesionistësh të cilët kanë dijeni bashkëkohore dhe marrin rroga pothuajse të nivelit të Bashkimit Europian, pothuajse të nivelit të Europës Perëndimore, njerëz të pavarur financiarisht, njerëz të pavarur mendërisht, intelektualë, shtresë e mesme, garanci për tregun, garanci për konsumin, garanci për cilësinë e debatit publik, garanci për stabilitetin demokratik të shoqërisë.

Është një investim që na kthehet vetëm 10-fish apo 20-fish në kuptimin financiar por na kthehet në mënyrë të pa matshme duke e bërë shoqërinë tonë vërtet europiane, vërtet të civilizuar dhe duke e ndalur plagën e madhe që ka sot vendi që është largimi i të rinjve. Në fakt nuk është plagë është kaq katastrofë kombëtare. 12 herë më shumë shqiptarë të rinj largohen nga Shqipëria sesa nga Serbia, sepse në Serbi janë hapur 40.000 vende pune vetëm në fusha të tilla si teknologjia e informacionit dhe diferenca, ndryshimi i vetëm është një qeveri që kujdeset për të gjitha aspektet e ekonomisë, që bëjnë të mundur investimet dhe hapjen e vendeve të punës dhe një qeveri që nuk do t’ia dijë, që nuk e dëgjoj zërin e studentëve që buçiti gjatë protestave të 2018, që i trajton pedagogët pa dinjitet, që nuk ka plan, nuk ka vizion, . Ka tetë vite që universitetet i ka mbajtur në vend numëro. E 25 prilli është dita për tu çliruar nga kjo ngecje. Është dita për ti hequr frenat e dorës dhe Shqipëria le të lëvizë përpara sepse mundësitë tona janë që brenda një kohe fare të shkurtër, jo vetëm të kapim stadin ku ndodhen sot universitetet rajonale, por ta tejkalojmë atë me një impakt të drejtpërdrejtë në jetën dhe punësimin dhe mirëqenien e rinisë korçare dhe rinisë studentore shqiptare kudo që ndodhen.

Sa më shumë afron data e zgjedhjeve, aq më haluçinante bëhen shpifjet dhe sajesat e Taulant Ballës, reagim i PD Elbasan

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE DEGA ELBASAN

Sa më shumë afron data e zgjedhjeve, aq më haluçinante bëhen shpifjet dhe sajesat e Taulant Ballës.

Partia Demokratike Dega Elbasan dhe Drejtuesi Politik, z.Bardhi janë angazhuar me gjithë fuqinë dhe energjinë për të sjellë në jetë planin që do të nxjerrë biznesin nga kriza, nga presionet e shantazhet e qeverisë dhe inspektorëve që lëshohen për të vënë gjoba me urdhër të Taulant Ballës.

Koha kur Taulant Balla vendos se kush duhet të marrë tenderat, kush duhet të privatizojë pasuritë, kush duhet të punojë, po ngushtohet përditë e më shumë. Për fat të keq, investimet në Elbasan dhe gjithë qarkun Elbasan kanë mbetur në vendnumuro prej 8 vitesh! Prandaj më 25 Prill qytetarët dhe sipërmarrësit, ekonomia e Elbasanit do të fitojë.

Përse kandidoj!

Nga Agim BAÇI
Nuk është e lehtë të vendosësh të nisësh një bashkëudhëtim politik. Prej vitesh si gazetar, kam prekur realitetin, kam njohur njerëz të ndryshëm. Ajo që kam veçuar në këtë komunikim është fakti se gjithkush dëshiron që ta respektosh, ta dëgjosh.
Padyshim që politika ka shumë dritëhije e shpesh nuk i është përgjigjur sfidës për t’u përballur me qytetarët, për të folur sy më sy me votuesit e për të pranuar atë që nuk ka mundur ta bëjë pasi e ka premtuar. Kjo sfidë është për këdo që ndërmerr këtë udhëtim, e padyshim edhe për mua. Por, kur bashkëqytetarët e tu të besojnë se mund të jesh zëri i tyre, është e pamundur t’i shmangesh përgjegjësive.
Ndaj, dëshiroj të falenderoj sot këdo që ka besuar se unë mund të jem një zë që mund t’i përfaqësojë në debatin publik dhe politik. Unë jam i bindur se, për këtë përfaqësim shpesh nuk mjafton vetëm kostumi politik, e as mandati i deputetit. Unë besoj se mandati më i vështirë dhe më i vlefshëm është mandati i dhënies së besimit nga ata të cilët i takon gjithnjë, ata me të cilët je rritur, që ke bashkëudhëtuar në fëmijëri, e më pas në punët e tua dhe ata që sot drejtojnë forcën politike tek e cila unë besoj se mund të aplikohen këdo ide.
Ky mandat besimi vlen që kësaj beteje t’i shkojmë bashkarisht deri në fund, për t’i dhënë vendit një qeveri që do të rikthejë zbatimin e ligjit, llogaridhënien dhe të respektojë shpirtin publik.
Unë besoj se PD me z. Basha e ka të gjithë potencialin dhe vullnetin që të kthejë optimizmin për ta ndërtuar të ardhmen tonë këtu! Unë besoj se partia që riktheu besimin se mund të jemi si Europa, 30 vite më parë, është sot e aftë të rikthejë edhe një herë shpresën se Shqipëria do të bëhet ashtu siç e dëshirojmë! Dhe Shqipëria duhet të fitojë!