15.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Shtator, 2025

Basha me studentët e Korçës: Pak ditë na ndajnë nga ndryshimi, punësimi i rinisë është objektiv kryesor

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, në turin e takimeve në qytetin e Korçës, ka zhvilluar një bisedë me të rinj student të Korçës. Të rinjtë e Korçës e kanë pritur kreun e Partisë Demokratike me këngën, “Duam më shumë Shqipërinë” dhe ne poezinë e Asdrenit me të cilën Basha ka hapur dhe librin e tij, “Misioni im”.

Pasi dëgjoi problemet e shumta që ka sot arsimi në Shqipëri por edhe punësimi i të rinjve, Basha tha:

Lulzim Basha: Faleminderit rini korçare për këtë pritje unike. Zemrën e kam të mbushur plot me gëzim kur shoh besimin dhe entuziazmin tuaj, kur shoh se jeni të investuar kaq fort tek ndryshimi që do të vijë me 25 prill. Pak ditë na ndajnë, por tashmë jua them me gojë plot se ndryshimi ka ardhur, është në zemrat tuaja, është në mendjet tuaja, është në sytë tuaj. Është një vullnet i pandalshëm i rinisë shqiptare. Para se të vija këtu u ndala tek ajo që korçarët por jo vetëm e quajnë si Lëndina e Lotëve. Një pjesë tashmë në zemër të qytetit por që dikur ishte vendi i ndarjes së bashkëshorteve dhe nënave me bashkëshortët dhe djemtë e tyre që shkonin në kurbet që largoheshin shpesh herë për t’u mos u kthyer më kurrë pranë të afërmve dhe të dashurve të tyre.

Lëndina e Lotëve, po të kishte gojë ai sokak, po të kishin gojë ata gurë do të tregonin për vuajtjet e panumërta për dy shekuj me radhë të qytetarisë korçare dhe të korçarëve teksa braktisnin qytetin e tyre të dashur, tokat e tyre, bukuritë e jashtëzakonshme me të cilat me bujari Zoti i ka bekuar njerëzit punëtorë dhe të mençur të kësaj treve. Edhe unë e ndeza një qiri ashtu siç është tradite por jo vetëm për të respektuar dhe kujtuar shumë breza korçarësh që u larguan nga Korça e tyre e dashur për të mos u kthyer më kurrë. Disa prej tyre ndërtuan një jetë të re kudo ku shkuan edhe matanë oqeanit shqiptaro-amerikan të famshëm të cilat u bënë simbole të punës, të integritetit, të aktivizimit politik në mbështetje të kauzave të mëdha të pavarësimit të Shqipërisë, të kauzave të mëdha të arsimimit të shqiptarëve, emra që na bëjnë krenarë. Por nuk e ndeza këtë qiri vetëm për ta dhe për të nderuar kujtimin e tyre.

Pёr fat tё keq e ndeza sepse lёndina e lotёve vazhdon tё lotojё pёr bijat dhe bijtё e Korçёs qё vazhdojnё tё largohen nё emigracion dhe jo vetёm ka. Nё çdo qytet shqiptar ka njё lёndinё lotёsh, nё çdo port tё Shqipёrisё, nё aeroportin e Shqipёrisё ka njё lёndinё lotёsh, nё stacionet ndёrkombёtare tё autobuzёve ka lёndina lotёsh njёsoj si ajo para 100 apo 200 vjetësh mbulohej nga trishtimi dhe mallëngjimi i familjeve qё ndaheshin nё dysh. Por ndryshe nga 200 vjet mё parё kjo nuk ndodh prej pamundësive tё vendit sepse Korça siç e shohim qarta nё dritën e këtij dielli tё fitores qё shndёrrin mbi ne. Korça i ka tё gjitha mundësitë, Korça e qytetarisë, e intelektualeve, Korça e zejtarisë, Korça e rinisë së mençur, fjalët e së cilës nuk kanë nevojë për koment, i kanë të gjitha dhe unë e di sepse nuk është hera e parë që jam mes jush! Se ju jeni avangardë, ju jeni krenari, ju jeni Europë, ju jeni integritet, ju jeni e ardhmja që fillon sot! Ajo që Korça nuk ka dhe nuk ka patur këto tetë vite ka qenë një qeverisje që t’ju shihte në sy, që të prekte dhe të ndjente problemet e rinisë korçare, që të kuptonte problemet e familjeve korçare, të prindërve korçarë, që të vepronte me zemër për t’i zgjidhur ato. Korça nuk është dhe nuk do të jetë kurrë parku i weekend-eve të pushtetarëve!

Korça do të rimarrë vendin që i takon, vendin me të cilin krenohet një Shqipëri e tërë dhe do ta fillojë në atë fushë me të cilën është bërë lokomotivë e zhvillimit tonë kombëtar, me fushën e dijes, me fushën e arsimit. Padiskutim ekonomia është problemi kryesor i Korçës. E kam parë, e kam prekur, e kam dëgjuar dhimbjen dhe vuajtjen e familjeve korçare, të biznesit të vogël, të sipërmarrësve dhe punëdhënësve të Korçës, të vetpunësuarve dhe të papunëve gjatë këtyre viteve, gjatë dhjetëra vizitave që kam bërë në rrugët e qytetit tuaj, në fshatrat e kësaj zone, në shtëpitë e banorëve, brenda bizneseve, tek tregjet dhe e di fare mirë se e vetmja gjë që nuk ju mungon është dëshira për të punuar, e vetmja gjë që nuk ju mungon është dija dhe pasioni për punën.

Po këto 8 vite, këto 8 vite Korça njësoj si gjithë Shqipëria mbeti në vendnumëro. Mbeti vend numëro sepse çdo kush e bëri detyrën e vetë në këto kohë të vështira, prindi ndaj fëmijës, ju të rinjtë ndaj familjes dhe ndaj investimeve që ata kanë bërë te ju. Me përjashtim të dikujt qeveris dhe kryeministrit në ikje i cili Korçën e ka përdorur dhe e përdorë vetëm si resortin e fundjavës, por nuk është kujtuar ti japë Universitetit të Korçës fondet e mjaftueshme, ta lidhë atë fuqishëm me rrjetet europiane të arsimit të lartë. T’ju japë studentëve që studiojnë këtu, korçar dhe nga gjithë Shqipëria veglat me të cilat të ndërtojnë një jetë të mirë dhe më dinjitet e mos t’ju shkojë mendja të largohen sepse këto 8 vite kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk kanë patur sy dhe veshë për ju, nuk kanë patur zemër për hallet dhe problemet tuaja dhe kjo është gjëja e parë që ndryshon më 25 Prill.

Ne vijmë këtu para jush jo me premtime boshe si ato që keni dëgjuar 8 vite me radhë e që asnjë nuk u bë realitet. Ne vijmë këtu me një plan të cilin e kemi hartuar për pothuajse 2 vite me radhë me ekspertët më të mirë shqiptarë, ndër ta intelektualë, profesionistë dhe shkencëtarë korçarë që na bëjnë krenarë por po kështu europianë dhe amerikanë. 2 vite punë, mbi 500 ekspertë dhe një plan që do ta nxjerrë Shqipërinë tonë të dashur, Korçën tonë të dashur nga kriza e thellë ku ndodhet. Në qendër të këtij plani është një zgjim i ri kombëtar ekonomik, i cili do të mundësojë që burimet e jashtëzakonshme të Korçës dhe të Shqipërisë kurrë më të mos mbeten në duart e një grushti njerëzish që nuk ngopen duke i zhvatur dhe duke ia zhvatur shqiptarëve, të një grushti oligarkësh që janë bërë njësh me babëzinë e qeverisë dhe kryeministrit në ikje. Por këto pasuri do të fillojnë të prodhojnë e të krijojnë mirësi, pozitivistet, vende pune, mirëqenie për rininë e Korçës dhe mbarë Shqipërisë.

Punësimi i rinisë shqiptare është objektiv kryesor i këtij plani. Punësimi i rinisë korçare dhe asaj shqiptare është një objektiv plotësisht i arritshëm. Vetëm një javë më parë unë pata kënaqësinë të zhvilloj një nga shumë takime virtuale dhe fizike që kemi zhvilluar këto dy vite me Aleancën e Universiteteve Evropiane në praninë e autoriteteve më të larta të Komisionit Evropian. Me siguri e mbani mend edhe reagimin e kryeministrit në ikje që e akuzoi Evropën se po ndërhynte në punët e brendshme të Shqipërisë. Por në fakt ne këtë kërkojmë, ne për këtë luftojmë. Jo vetëm që Evropa të ndërhyjë në punët e brendshme, por që Europa dhe punët tona të brendshme të shkrihen në një. Ta bëjmë Shqipërinë si Europa, ta sjellim Europën në Shqipëri dhe kjo do të thotë cilësi europiane cilësi europiane e arsimit, cilësi europiane e arsimit parauniversitar, cilësi europiane e universiteteve tona, cilësi europiane e të diplomuarve dhe përgatitjet e tyre për tregun e punës.

Ndaj kam nderin dhe kënaqësinë e jashtëzakonshme, të ndaj sot këtu mes rinisë universitare të universitetit të Korçës, mes rinisë Korçare dhe të tjerëve që vijnë nga treva të ndryshme këtu në këtë qendër të dijes dhe të kulturës, se partia demokratike dhe unë kemi gati që ditën e parë të qeverisjes planin së bashku me aleancën europiane të universiteteve për të nisur hapat e parë që do ta bëjnë rininë shqiptare 100% të gatshme për një treg, për një treg pune me vende pune dhe paga dinjitoze në Korçë dhe në Shqipëri.

Po ju them sot vetëm dy nga aspektet e këtij plani. Duke nisur nga fillimi i shtatorit, çdo i ri dhe çdo e re shqiptare do ketë mundësinë që online përmes një platformave më të njohura në botë amerikane, të mësojë pa paguar asnjë lekë 5 gjuhë të huaja, anglisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht. Dhe po në bashkëpunim me Aleancën e Universiteteve Europiane dhe me Komisionin Europian dhe Bashkimin Europian që kanë ndarë për Ballkanin Perëndimor 26 miliardë euro, për të trajnuar rininë e Ballkanit dhe gjithë po përfitojnë përveç rinisë shqiptare. Sepse qeveritë e të gjitha vendeve po bëjnë punët e tyre, përveç qeverisë në ikje të Edi Ramës.

E pra, aspekti i dytë që dua të ndaj sot me ju, është po kështu si fillim online, pastaj përmes një kampusi të kombinuar, të pesë apo gjashtë universitete europiane, qeveria ime do të ofrojë 20 trajnime profesionale për rininë shqiptare në fusha nga teknologjia e informacionit dhe programimi, tek inxhinieritë dhe profesionet që kanë të bëjnë me prioritetet tona të zhvillimit ekonomik, siç janë turizmi, siç janë arkitektura, siç janë degë të tjera për të cilat kanë nevojë të madhe tregu i punës i Europës. Por vëllezër dhe motra, prindër korçarë, mos kini frikë. Kjo nuk do të thotë që do t’i larguar drejt Europës, jo!

Kjo është vetëm një pjesë e planit që do të mundësojë nga njëra anë që çdo i ri dhe çdo e re shqiptare që dëshiron tё kualifikohet dhe tё marrё trajnime europian ta ketё tё mundur pavarësisht prej mundësive ekonomike tё familjes sё vet dhe nga ana tjetër qё investitorët europian qё po hapin mijëra vende pune pёr rinin serbe, pёr rininë e Maqedonisë sё Veriut, pёr rininë e Kosovës, pёr rininë e Malit tё Zi kur tё vijnë nё Shqipëri pas 25 prillit tё gjejnë jo vetёm njё kryeministёr qё mendon dhe vepron si europian por dhe njё rini tё trajnuar sipas standardeve europiane. Sepse dëshira pёr tё investuar nuk mjafton nё qoftë se mungon kualifikimi, nё qoftë se mungojnë tё rinjtë e kualifikuar.

Ne e dimё fare mirё sëmundjen e këtyre 8 viteve Ne e dimё fare mirё se si kemi ngecur si asnjё vend tjetër 8 vite nё vend numëro nё rrugёn e integrimit europian sepse po tё kishim ecur përpara, tё gjitha këto do të ishin nisur tashmë siç kanë nisur në vendet fqinje. Sa jemi këtu, qindra, qindra të rinj, mijëra na largohen muaj për muaj ndërkohe vetëm Serbia ka siguruar 40 mijë. 40 mijë vende pune për rininë e saj sepse qeveria atje ka ditur të përfitojë nga fondet e Europës, ka ditur të përfitojë nga programet e Europës. E pra, ky plan që kemi bërë, kjo mbështetje që kemi është pjesë e një vizioni, e një vizioni që ju e dini që është i pandashëm nga vizioni im, nga formimi im i vizionit për ta çuar Shqipërinë pa ndalur drejta anëtarësimit në Bashkimin Europian sepse anëtarësimi në Bashkimin Europian është garancia përfundimtare që askush nuk do ti vërë më vargojnë Korçës.

Askush nuk do t’jua ulë më kokat studentëve shqiptarë, askush nuk do ti poshtëroj, tradhtojë, nëpërkëmbë prindërit tuaj, askush nuk do ti trajtojë si skllevër punonjësit, askush nuk do ti marrë peng sipërmarrësit qofshin këta të vetëpunësuar apo prodhues e eksportues, ka vetëm një garanci dhe kjo është anëtarësimi i Shqipërisë në bashkimin europian. Tani kam një pyetje për ju. Kush do ta bëjë këtë të mundur? Një njëri që 8 vite me radhë nuk hodhi as një hap drejt Europës, një njëri që nuk mbajti asnjë premtim para shqiptarëve. Një njeri që sa herë kapet në dështim apo në flagrancë ja ven fajin dikujt tjetër, një njëri që ka harxhuar tetë vite dhe do të harxhojë edhe këto tre javë e gjysmë, duke fajësuar mua për dështimet e tij, duke fajësuar opozitën për dështimet e tij, duke fajësuar nënat dhe baballarët tuaj, duke fajësuar rininë, duke fajësuar shtypin, median, madje tani, duke fajësuar edhe Europën, dhe Amerikën për dështimet e tij.

Ky do na çojë në Europë pas tetë vitesh dështime apo dikush që e njeh dhe e ka shkelur shtegun që na afron me Europën? E mbani mend para 11 vitesh, kur ju premtova se do të bëja gjithçka me mish e me shpirt për të hequr vizat për shqiptarët? E mbani mend, se si shumëkush ulte kokën dhe nuk e besonte? Nuk e besonte se do ishte e mundur! E pra ja ku jemi sot , ne e bëmë të mundur, të gjithë së bashku, i hoqëm vizat për shqiptarët, ia kthyem dinjitetin shqiptarëve. E njëjta gjë me futjen e Shqipërisë në NATO. Kush e bëri të mundur? Të gjithë bashkë, të gjithë bashkë e bëmë të mundur. Ndaj dua t’ju them sot kini besim, kini besim tek vetvetja, kini besim tek njëri tjetri, siç kam unë besim tek ju rini e Korçës, siç krenohem unë me ju, siç krenohem me rininë shqiptare, siç krenohen prindërit me rininë. Sepse bashkë me ju dhe bashkë me prindërit tuaj me një qeverisje që e ndjen dhimbjen dhe vuajtjen tuaj, po që po kështu di rrugën për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza, ne do ta bëjmë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian.

Dhe kështu do të garantojmë, do të garantojmë ardhjen e investimeve të huaja, kështu do të garantojmë lirinë e sipërmarrësve shqiptarë, kështu do të garantojmë që dhe fermerët tanë më punëtorët e Ballkanit. A ka fermerë më punëtorë se fermeri shqiptarë? A ka krijesa më punëtore se fermeri i Devollit, i Myzeqesë, i Xarrës, i Velipojës. Të përfitojnë mbështetje direkte nga shteti i tyre dhe nga fondet europiane. Kështu pra do të rikthejmë zhvillimin ekonomik në qendër të vëmendjes, kështu do të mundësojmë që të mos niseni si dikur nga lëndina e lotëve për tu larguar nga vendi, por të keni këtu në Korçë mundësinë për tu kualifikuar në degët që ju preferoni, të keni këtu në Korçë investime gjermane, Italiane, angleze, amerikane, europiane të cilat duke parë aftësitë e rinisë shqiptare dhe klimën e biznesit që ne do të sjellim me taksën e sheshtë, heqjen e taksës Rama mbi naftën, uljen e çmimeve të çmendura që nuk krahasohen me asnjë vend tjetër të rajonit, ta kuptojnë që në të gjithë këtë Ballkan ku kanë hedhur sytë për të investuar, ka një vend që është më i miri, më i bekuari, më i gatshmi, kjo është Shqipëria jonë e dashur. Këto nuk janë premtime, këto nuk janë dëshira, këto janë plane.

Edhe sot pasdite, unë do të zhvilloj një tjetër bisedë me një tjetër kompani ndër më të mëdhatë në Europë, për tu shpjeguar sesi Shqipëria do të bëhet edhe më tërheqëse se Serbia apo Maqedonia e Veriut për investimet sepse ata janë të etur të investojnë në një vend si ky, me potenciale si ky e mbi të gjitha me njerëz si ky. I njohin shqiptarët, i njohin në vendet ku kanë emigruar. E dinë sa punëtor janë, e dinë se sa të talentuar janë të rinjtë shqiptarë, se si shkëlqejnë më talentin e tyre kudo nëpër botë. Pse jo në vendin e tyre? Pse jo në Korçën tuaj? Pse jo në Shqipërinë tonë? Ky pra do të jetë objektivi, synimi dhe zotimi im para jush. Një plan i plot jo premtime në ajër. Sado i dëgjon fjalët e mia dhe mundohet ti kopjojë, as nuk i kupton dot më se ka pasur 8 vite e asnjë premtim nuk ka mbajtur.

Koha e ndryshimit ka ardhur dhe për ta përmbyllur dua t’ju them se nuk do të ketë asnjë studente, asnjë student, asnjë maturante e asnjë maturant, asnjë vogëlush apo vogëlushe shqiptare që do të mbetet pa studiuar për shkak të pamundësive ekonomike të prindërve të tyre se ligji i ri për arsimin e lartë dhe fondet për arsimin e lartë do të mundësojnë subvencionimin pra 100% të tarifave universitare për të gjithë të rinjtë shqiptarë që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj dhe 50% për ata që vijnë nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj. Askush nuk do të mbetet pa studiuar. Në dorën tuaj, në talentin tuaj, në aftësitë tuaja do të shtrihet e ardhmja juaj dhe e ardhmja e gjithë Shqipërisë. Punësim, kualifikim, stazhe pune dhe praktika pune gjatë studimit dhe pas studimeve, këtu do të shkojnë energjitë tona.

Ciniku dhe papagallit do tё thonë ku do ti gjesh lekët. Përgjigjja ёshtё fare e thjesht nё buxhetin e shqiptarëve aty ku i ke gjetur ti pёr 8 vite me radhё pёr tё pasuruar oligarkët aty ku ke marrё miliona euro tё taksapaguesve, tё prindërve tё rinisё sё Korçës pёr tё pasuruar oligarkët. Por nё 25 prill kjo merr fund. Paratë e shqiptarëve do t’iu kthehen shqiptarëve. Prandaj vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj e nё veçanti ju tё rinj dhe tё reja korçare e keni plotësisht tё justifikuar entuziazmin. Jo për mua, se kjo nuk është një betejë për mua dhe ndihem thellësisht i prekur i emocionuar, i mahnitur nga pritja që më keni bërë dhe nga besimi që keni investuar në programin tonë. Por 25 prilli është dita juaj, është dita e rinis shqiptare, është dita e prindërve tuaj që do luftojnë dhe do votojnë për ndryshimin në 25 prill për shkak të dashurisë që kanë për ju, e ju për shkak të dashurisë që keni për ta, e të gjithë bashkë për dashurinë që keni për këtë vend i cili në 25 prill do të bashkohet për ndryshim e kështu Korça do të fitojë, Shqipëria do të fitojë!

Zhupa me fermerët e agrumeve në Sarandë: Qeveria Rama asnjë subvencion në 8 vjet. Qeveria Basha 100 milionë euro për fermerët çdo vit

Ina Zhupa: Qeveria Basha do te financoje prodhimin vendas me 100 milione euro ne dore te fermereve cdo vit

Kandidatja per deputete e qarkut te Vlores Ina Zhupa takoi fermeret e mandarinave, portokalleve dhe limonave te Mursise dhe Xares. Ata i shprehen shqetesimet e tyre kandidates Zhupa, se si ne 8 vjet nuk kishin marr asnje subvencion per prodhimet e tyre dhe nuk ishte bere asnje investim infrastrukturor qe ti lehtesonte ne shitjen e produktit.

Zhupa u shpreh: “Ne nisëm tunelin e Kardhiqit qe ju lehteson shume juve punën, lehteson edhe gjithe qarkun tone, qarkun e Vlores, keta kane 8 vjet që nuk e bitisën dot.

Kane 8 vjet që nuk kanë një bilanc që të thonë: ne kemi bërë keto rruge, ju kemi dhënë kaq para për subvencione, ju kemi dhënë kaq para për naftën,etj etj . Keta s`kanë bilanc.

Tani ti si mund të më vish të më kerkosh voten? Kur ti nuk ke bere asgje ne 8 vjet?! Une s`jam budalla qe te genjehem qe te jap edhe 4 vjet te tjera që ti te pasurohesh dhe pastaj ti thuash qe s`kam para te te jape. Se ju jeni vete pronar shumica dhe keni punetoret tuaj. N.q.s një punëtor ju gënjen për 8 vjet, ju vjedh produktet, nuk ju hedh plehun, ju mashtron, ju prish punë do ta merrnin prap ne pune ? S`do ta merrni, do ta perzini. Keshtu duhet të bëni edhe me Edi Ramen! Do ta beni per te miren tuaj dhe do ta perzeme të gjithë bashkë që te arrijme te fitojme keto plane konkrete qe kemi bërë.

Gjithashtu Zhupa i njohu me planet konkrete per ndihmen e fermerit: Fermeri shqiptar, do të ndjehet i lirë në sipermarrjen e tij ekonomike, Numri Personal i Identifikimit do të jetë NIPT-i i fermerit. Mbështetja e fuqishme financiare për herë të parë me një buxhet prej 100 milion eurosh në vit, do të bëjë që të mbështeten financiarisht direkt me subvencione por jo vetëm, por edhe me grante, me kredi me norma të ulëta interesi. Asnje kilogram prodhim nuk do të mbetet më i pashitur i pashitur. Produktet ushqimore të prodhuara nga fermerët tanë do të jenë cilësore dhe me cmimet më të ulta në rajon.

PD i përgjigjet Ramës: Humbja e zgjedhjeve e ka bërë nervoz dhe për këtë sulmon mikpritjen e shqiptarëve për Bashën

Partia Demokratike i është përgjigjur kreut të PS, Edi Rama, i cili edhe sot reagoi për takimet entuzuaste të Kryatrit të PD, Lulzim Basha në qytetin e Korçës. Basha edhe Korçë u prit me entuziazëm dhe ovacione nga qytetarët e shumtë që kishin dalë në shesh.

Në reagimin e PD thuhet se, Edi Rama e ka kuptuar që shqiptarët duan ndryshimin dhe askush nuk e ndal dot më këtë.

REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

I kapur mat në panikun e humbjes, Edi Rama shqetësohet çdo ditë për mikpritjen e shqiptarëve për Lulzim Bashën.

Edi Rama e ka kuptuar që shqiptarët duan ndryshimin dhe askush nuk e ndal dot më këtë.

Humbja e zgjedhjeve e ka bërë nervoz dhe për këtë ai sulmon takimet tona elektorale.

PD është parti që funksionon sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi.

Kërcënimet dhe keqinformimet e Edi Ramës nuk e ndalojnë dot rrugën drejt fitores së Partisë Demokratike.

Në 25 prill Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë!

Basha: Ne që hoqëm vizat do të fusim edhe vendin në BE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shkuar në Korçë nga ku ka deklaruar se PD është e vetmja shpresë për të futur vendin në BE ,ashtu siç bëri të mundur heqjen e vizave dhe futjen e vendit në NATO.

Basha tha se Rama ka dështuar në këto 8 vite dhe për këtë fajëson gjithmonë PD.

“Ka vetëm një garanci për zhvillimin e vendi dhe kjo është anëtarësi në BE. Kush do ta bëj këtë të mundur? Një njeri që 8 vite me radhë nuk hodhi asnjë hap drejt Europës, që sa herë kapet në dështim ia ven fajin dikujt tjetër. Një njeri që ka harxhuar 8 vite duke me fajësuar mua dhe PD për dështimet e tij, tani fajëson edhe Europën dhe Amerikën. Ky do na çojë në Europë pas 8 viteve dështime?

Apo dikush që iu hoqi vizat për shqiptarët, jua kthyem dinjitetin shqiptarëve dhe me futjen e Shqipërisë në NATO, kush e bëri të mundur këtë? Të gjithë bashkë e bëmë”, tha Basha.

Pritje spektakolare e Bashës në Korçë

Korça i ofron një pritje spektakolare Bashes, ndërsa turi i tij i takimeve elektorale është kthyer në një uragan shprese për shqiptarët.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet ditën e sotme në qytetin e Korçës, ku pritja entuziaste nuk ka munguar edhe në këtë qytet. Duke i falënderuar për mbështetjen, Basha tha se shqiptarët nuk po presin ndryshimin, por i prinë këtij ndryshimi.

“Zonja dhe zotërinj korçare dhe korçarë, vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja. Ndonëse po lëmë pas 8 vite të mbushura me vuajtje, kurrë nuk kam gjetur kaq shumë gëzim në zemrat e korçarëve, në hyrje të Pogradecit tek fytyrat e rinisë që kishte dalë të më presë në hyrje të Korçës, tek njerëzit që ecnin nëpër rrugë, tek qytetarët në urban, me autobus, anembanë e ndjej shpresën tuaj, ndryshimin që po vjen. E di që e keni ndrydhur brenda zemrës dëshirën për ditën që po afron dhe njësoj si dielli nuk do të mbahet më edhe ju nuk e përmbani dot më dëshirën për ndryshim. Për një ndryshim rrënjësor që Korça dhe korçarët e presin prej kohësh, një ndryshim që do t’ju rikthej dinjitetin ju simbole të qytetarisë e të krenarisë tonë kombëtare. Ndaj ju falënderoj nga zemra! Ju nuk po e prisni ndryshimin, ju po i prini ndryshimit dhe kudo ku i prihet ndryshimit. Shqipëria ndryshon, Shqipëria fiton!” –tha Basha.

Basha u ndal në vendin e quajtur Lëndinën e Lotëve, e cila njihet si udhëkryq rrugësh që niseshin historikisht korçarët apo qiraxhinjtë drejtë kurbetit. Ai gjithashtu ka ndezur një qiri në homazh të emigrantëve dhe u dha lule disa grave dhe vajzave.

Blinken thyen protokollin, letër me shkrim dore për Vuçiç: Presim njohjen reciproke

FILE - In this Nov. 24, 2020, file photo President-elect Joe Biden listens as his Secretary of State nominee Tony Blinken speaks at The Queen theater in Wilmington, Del. President-elect Joe Biden’s national security Cabinet may be bare on Day One of his presidency. His nominees to head the State Department, the Pentagon, the Department of Homeland Security and the intelligence community are facing a series of confirmation hearings starting on inauguration eve. (AP Photo/Carolyn Kaster, File)

Duke dalë përtej protokolleve të zakonshme, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i dërgoi një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në të cilën ai e shkroi me dorë një mesazh të veçantë nën pjesën zyrtare të letrës. Por pjesa më e rëndësishme ishte mbi këtë pjesë, ku ai i kërkoi Vuçiçit njohjen reciproke me Kosovën, raporton Novosti.

“SHBA-ja është e përkushtuar për marrëdhëniet tona afatgjate. Ne ndajmë vizionin e një Serbie demokratike, stabile, prosperuese dhe demokratike në hapin drejt anëtarësimit në BE. Qëllimi afatgjatë i SHBA-së ka qenë ta shoh Serbinë dhe Kosovën të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse e përqëndruar në njohjen reciproke”, shkruan Blinken në letrën dërguar Vuçiqit.

Ndërsa “Unë i mbaj në mend plotësisht bisedat tona të mira dhe po pres me padurim rinovimin e tyre”, shkroi Blinken me stilolaps në fund të letrës, e cila u dërgua më 23 shkurt dhe me të cilën ai e falenderoi Vuçiëin për urimin e tij për emërimin si Sekretar i Shtetit, raporton Novosti.

Letrën nga Blinken, Vuçiç e zbuloi një ditë më parë, duke vlerësuar se “duke mos llogaritur historinë e njohjes reciproke me Kosovën”, mesazhi ishte “kuptimplotë dhe i mirë” në të gjitha aspektet e tjera, për të cilat ai falënderoi Blinkenin.

“Unë e përgëzova atë për emërimin në një pozicion të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara dhe besoj se ai gjithashtu kujtoi bashkëpunimin tonë. Ai madje shkroi diçka me dorën e tij, kështu që ky është një lajm i rëndësishëm”, tha Vuçiç.

Në shkurt, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ia kujtoi presidentit serb qëllimin e Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, që është njohja reciproke.

Është e turpshme kjo që po ndodh në Shkodër!

Nga Helidon BUSHATI

Sa herë kryerilindasi në ikje kërkon të vijë në Shkodër, vjen dhunshëm, me aparatin e tij shtetëror që kërkon t’i marrë frymën këtij qyteti.

Bllokim rrugësh, forca policore, kontrolle, sirena dhe zhurmë që nuk i shkojnë jetës së këtij qyteti.

Nuk mund ta përçudnojnë jetesën e këtij qyteti. Nuk mund t’i intimidojnë qytetarët. Nuk mund t’i imponohen me dhunë e force Shkodrës së Shumicës.

Edi Rama dhe shpura e tij janë shembulli se Regjimi i Frikës ka rënë dhe Shqipëria e Shpresës po bashkohet çdo ditë.

Këtë Shkodra nuk e meriton!

Jepini fund kësaj marrëzie. Kohës kur Shkodra mbetej pengu juaj i ka ardhur fundi.

Përballjes me të vërtetën, me zërin e qytetarit, nuk i ikni dot.

Basha në Korçë: Kurrë s’kam gjetur kaq shumë gëzim në zemrat tuaja, ju po i prini ndryshimit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet ditën e sotme në qytetin e Korçës, ku pritja entuziaste nuk ka munguar edhe në këtë qytet. Duke i falënderuar për mbështetjen, Basha tha se shqiptarët nuk po presin ndryshimin, por i prinë këtij ndryshimi.

“Zonja dhe zotërinj korçare dhe korçarë, vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja. Ndonëse po lëmë pas 8 vite të mbushura me vuajtje, kurrë nuk kam gjetur kaq shumë gëzim në zemrat e korçarëve, në hyrje të Pogradecit tek fytyrat e rinisë që kishte dalë të më presë në hyrje të Korçës, tek njerëzit që ecnin nëpër rrugë, tek qytetarët në urban, me autobus, anembanë e ndjej shpresën tuaj, ndryshimin që po vjen.

E di që e keni ndrydhur brenda zemrës dëshirën për ditën që po afron dhe njësoj si dielli nuk do të mbahet më edhe ju nuk e përmbani dot më dëshirën për ndryshim. Për një ndryshim rrënjësor që Korça dhe korçarët e presin prej kohësh, një ndryshim që do t’ju rikthej dinjitetin ju simbole të qytetarisë e të krenarisë tonë kombëtare. Ndaj ju falënderoj nga zemra! Ju nuk po e prisni ndryshimin, ju po i prini ndryshimit dhe kudo ku i prihet ndryshimit. Shqipëria ndryshon, Shqipëria fiton!”, tha Basha.

Basha u ndal në vendin e quajtur Lëndinën e Lotëve, e cila njihet si udhëkryq rrugësh që niseshin historikisht korçarët apo qiraxhinjtë drejtë kurbetit. Ai gjithashtu ka ndezur një qiri në homazh të emigrantëve dhe u dha lule disa grave dhe vajzave.

Alizoti: Vetëm pak metër larg qendrës, realiteti në Berat nuk ka kurrfarë lidhjeje me propagandën në 3D

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Beratit, Tomor Alizoti vijon takimet elektorale me banorët. Ai është njohur me hallet dhe shqetësimet e banorëve për situatën e rëndë që po kalojnë.

“Vetëm pak metër larg qendrës, realiteti në Berat nuk ka kurrfarë lidhjeje me propagandën në 3D.

Varfëria është evidente, mjerimi i prekshëm. Ka mungesë në infrastrukturë dhe investime jetike.

Qytetarët jetojnë realen, pushtetarët e sotëm virtualen.

Më 25 prill do ta kthejmë qeverisjen në të mirë të njerëzve dhe të komunitetit”, shprehet Alizoti.

Video/ Rrugës për në Korçë, Basha pritet me entuziazëm e brohoritje në Pogradec

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Korçë ku do të zhvillojë takime elektorale. Rrugës për në qytetin juglindor, Basha është ndalur për të përshëndetur mbështetësit e shumtë që kishin dalë për ta pritur në Pogradec.

Demokratët e kanë pritur liderin e opozitës me entuziazëm, brohoritje dhe flamuj të PD.

Gjithashtu nuk kanë munguar as thirrjet për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Një ditë më parë Basha ishte në Fier, ku zhvilloi takime me qytetarë, biznese si dhe naftëtarët e Ballshit.