16.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Shtator, 2025

Taulanda Jupi me studentët: Largimi nuk është zgjidhja! Qëndresa është!

Kandidatja e PD për deputete në Tiranë, pedagogia Taulanda Jupi, në fushatë po dallon për mënyrën ndryshe të artikulimit… Kjo konstatohet edhe tek risitë që ajo sjell gjatë takimeve me të rinjtë në fushatën elektorale. Tek Taulanda miksohet arti dhe poltika, qytetaria dhe profesionalizmi.

Së fundmi znj.Jupi ka realizuar një takim me studentët e Universitetit të Arteve ku u drejtohet me një thirrje: Largimi nuk është zgjidhje, qëndresa është!

Postimi në Facebook

Të dashur studentë VOTONI sot për ndryshimin.

Me votën tuaj bëhuni ju lajmëtarët e një të nesërme tjetër, e një të ardhme më të mirë.

Bëhuni ju ata që zgjidhni të qëndroni e përpiqeni të ndryshoni atë që duket e pamundur, me energjinë, besimin dhe vizionin tuaj.

VOTO ZGJIDH NDRYSHO !

VOTO programin që në qendër ka rininë!

Ju e dini e vërteta është arma më e fortë që kemi, ajo e vërtetë sot duhet parë në sy  Largimi nuk është zgjidhje, qëndresa është!

VOTO Partia Demokratike

 

Inspektime korruptive, çmime të rritura, gjoba. Llixhat e Elbasanit në krizë! Bardhi: Jemi në betejë për të kthyer normalitetin

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi u takua me pronarët e hoteleve dhe shërbimeve në zonën e Llixhave në Elbasan, ku dëgjoi shqetësimet e tyre për vështirësitë që i kanë çuar afër falimentimit. Zona e Llixhave në Elbasan është më e njohura në Shqipëri, kurative dhe me një klimë të jashtzakonshme. Aty vijnë çdo vit pushues nga gjithë vendi, po dhe nga rajoni, e megjithatë në këto 8 vite shteti nuk është kujtuar të bëjë as 2 kilometra rrugë.

“Unë kam të paktën 9 vite që, nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 21:00 të darkës rri në këtë zonë këtu. Punët kanë ngelur aty ku i ka lënë PD dhe këtu nuk është bërë asnjë gjë. Uji është i papërballueshëm! Unë të paktën, kur kam sezonin, paguaj një milionë e gjysëm vetëm ujë në muaj, plus edhe një milionë lekë drita, bëjnë dy milionë e gjysëm, kështuqë mendoj duhet ndryshim për mirë, ishalla ecni në rrugën e duhur”, u shpreh një prej sipërmarrësve.

Gazment Bardhi tha se i njeh këto vështirësi, pasi këtë tablo të shtrëngimit e të rritjes së kostove e gjen kudo në çdo biznes në gjithë qarkun.

“Unë nuk kam ndërmend të zgjatem shumë për të thënë çfarë ka ndodhur këto 8 vite, se jam i sigurt që atë e dini ju më mirë sesa unë. S’ka nevojë të vij unë për t’iu thënë: E para që jeni shumë më në vështirësi sesa keni qenë më parë, e dyta, s’keni parë kurrë dorën e zgjatur të shtetit për t’iu mbështetur, e treta, ju kanë renduar me taksa, tatime e me çmime të rritura. Prandaj edhe fokusi ynë, program dhe plani ynë i punës, është përqendruar tek ekonomia dhe biznesi, edhe për faktin që ka qënë që ka vuajtur më shumë pasojat e keq-qeverisjes. Kudo ku kemi shkuar, në çdo biznes, na rezulton që e mbajnë hapur vetëm pronarët apo i zoti, sepse çdo punonjës që kanë pasur, i kanë shkurtuar e i kanë hequr nga puna për shkak të pamundësisë dhe kostove. Ju e keni ndjerë vetë, nuk keni parë gjatë këtij viti të vështirë dorën e shtetit, por besoj biem dakord të gjithë që vështirësitë nuk nisën këtë vit. Pandemia thjesht e nxori në sipërfaqe të gjithë atë model keqqeverisje që e shikonte biznesin si armik apo si mundësi për të shkuar për të marrë atë “kafen”, apo për ta kapur në gabim e për ta gjobitur. Edhe nëse do t’i kishim paguar ato gjoba e të kishim marrë ndonjë shërbim, po ja bënim hallall. Mundësisht taksat tuaja, edhe tonat bashkë, shkojnë për të hequr pllaka e për të vënë pllaka në qendër të Elbasanit, gjë që nuk është as zhvillim, as punësim e as mirëqenie por është thjesht fasadë, prandaj fokusi ynë është mbështetja ndaj biznesit. Sa më shumë lekë të keni ju në xhep, aq më i fortë është shteti, aq më mirë është ç’do shqiptar”, u shpreh Bardhi.

Revolta e biznesit ndaj kontrolleve dhe presioneve të shtetit ndihet edhe këtu si kudo.

“Ato të tatimeve vinë e thonë: “Më ka çu shefi, më ka çu komandanti, më ka çu gjenerali”, po se kush vijnë…jo Krimi Ekonomik nga Tirana, ikën ai vjen tjetri. Na kanë ardhur, parvjet, njëzetë e dy grupe, njëzetë e dy grupe!!….s’të mbushet mendja? Unë përshembull mbaj shtatmbëdhjetë punëtorë, megjithë dy mjekë, dalim njëzetë, që i mbanim në punë…”, pohon një pronar.

Sa ke tani? – pyet Bardhi.

“Asnjë! Ne nuk gjejmë qumësht tani atje, se i kanë shitur lopët sepse s’ka me çfarë t’i mbajë. Ai na e bën korentin ne me 200 lekë. Në kohën e Sali Berishës e kemi pasur 80. Po ti shikosh faturat e mia atje shkon 940 apo një milionë uji, për turp faqen e zezë”.

Drejtuesi politik thotë se me ndryshimin që po vjen me 25 prill, kjo gjendje nuk do të vijojë më kështu.

“Prandaj duhet ulja e taksave dhe tarifave vendore që kanë ardhur nga 2013-ta e deri më sot, ç’do vit në rritje, a thua se ekonomia është rritur, a thua se biznesi fiton më shumë, ndërkohë që realiteti është i kundërt. Në tetë vite, fitimet tuaja kanë ardhur në rënie, ndërkohë që taksat dhe tarifat, tatimet, kanë ardhur në rritje. Ju premtuan uljen e çmimit të energjisë elektrike…dhe në arrogancë e sipër, del në televizor e thotë: “E kam ulur çmimin e energjisë elektrike!”, a thua se nuk i paguani vetë ju faturat e energjisë dhe nuk e dini që paguani të paktën dyfish më shumë se në 2013-tën. Prandaj ulja e tatimeve – një, ulja e çmimit të energjisë elektrike – dy dhe marrëdhënia e partneritetit me biznesin real, jo me një grusht njerëzish që mbushin dhe fryjnë xhepat e tyre…do të ndodhë pas 25 Prillit. Kemi absolutisht nevojë për ju, sikundër jam i sigurt që ju keni nevojë për shtetin, për ta pasur në krah pas 25 Prillit, sepse degradimi që ka ndodhur në këto tetë vite, ka nevojë për dërhyrje emergjente, veçanërisht te biznesi, te ekonomia. Ajo që vjen pas 25 Prillit është shansi i fundit për këta të rinj dhe brezin tim apo edhe më të rinj, për të vendosur nëse duhet të jetojmë në këtë vend apo të marrim valixhet dhe të ikim jashtë vendit. Nuk ka shans tjetër, ne kemi një betejë në 25 Prill, betejë që me ndihmën tuaj dhe ç’do shqiptar.

Salianji: Liboniku është dëshmia se s’ka më bastione të pathyeshme!

Ervin Salianji: Liboniku është dëshmia se s’ka më bastione të pathyeshme! 🇦🇱Të gjithë i janë bashkuar ndryshimit.✌️ Asnjë ditë për të humbur me të djeshmen. Sot të gjithë jemi bashkë për të mbështetur të vetmen alternativë serioze, Partinë Demokratike.✌️ Faleminderit me ❤ për energjitë dhe pritjen Liboniku.✌

Metaliaj: Banesa e Fran Gazullit e dëmtuar rëndë nga tërmeti, por bashkia i mbyll derën në fytyrë!

Lindita Metaliaj: Banesa e Fran Gazullit në Dajç të Lezhës e dëmtuar rëndë nga tërmetit i 26-nëntorit, por bashkia i mbyll derën në fytyrë. Pas 25 Prillit, qeveria e PD nuk do t’i ndajë qytetarët sipas përkatësisë.

Ndryshim do të thotë trajtim me dinjitet për këdo në nevojë. Vota për PD është votë për familjen, votë për shtëpinë, votë për fëmijët.

Raporti alarmant/ Dija po zhduket nga Shqipëria, 40% e emigrantëve janë me arsim të lartë

Të dhëna të detajuara mbi emigracionin në vendet e Ballkanit Perëndimor të analizuara nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës tregojnë se fenomeni në Shqipëri është i përhapur tek të rinjtë dhe të arsimuarit.

Sipas grafikut, në të cilin emigracioni është analizuar në dy periudha 2012-2014 dhe 2015-2019 rezulton se gjatë katër viteve të fundit fenomeni është përkeqësuar sidomos në grup moshat 20-24 vjeç. Sipas të dhënave që i referohen emigracionit neto (një nga matjet) gjatë periudhës 2015-2019 ishin larguar nga vendi rreth 18 mijë të rinj në këtë grup-moshë, nga pak se 10 mijë në periudhën e 2012-2014.

Ekspertët e Vjenës vënë re se, në Shqipëri emigrimi i të arsimuarve është në nivele shumë më të larta se në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të tilla si Serbia, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova.

Ikja e trurit është veçanërisht e fortë tek të rinjtë, sidomos në grupet 15-19 dhe 20-24 vjeç. Por emigrimi i forcës së aftë të punës në Shqipëri është e lartë edhe në grup-moshat 25-29 dhe 30-34 vjeç.

Studimi vëren se nga një grup prej 105 mijë emigrantësh që ikën nga Shqipërinë gjatë periudhës 2012-2019, kanë qenë të arsimuar 40,700 persona ose 40 për qind e totalit të emigrantëve.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor përjetuan emigrim neto gjatë periudhës dekadës së fundit, por me ndryshime të rëndësishme midis vendeve për nga madhësia dhe modeli i moshës.

Në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, ka migrim neto midis grupeve më të reja dhe kthim ndër grupet e vjetra. Në Malin e Zi, modelet e migrimit neto janë specifike për periudhën dhe priren të kthehen mbrapsht me shpejt.

Në Serbi, të gjitha grupet e popullsisë përjetojnë emigrim neto, përveç personat në të 30-tat e tyre.
Shqipëria, ndryshe nga vendet e tjera ka emigrim neto midis të gjitha grupeve, por veçanërisht midis grupeve më të reja.

Në përgjithësi, emigracioni neto i vlerësuar në rajon ndodh kryesisht midis atyre me arsim të ulët dhe të mesëm, me përjashtim të Shqipërisë dhe Serbisë, ku emigrojnë të arsimuarit. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, emigracioni neto është më i theksuar midis personave me arsim të mesëm, të ndjekur nga të arsimuarit e ulët, ndërsa në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë emigrimi neto është kryesisht në personat me arsim të ulët dhe atyre me mesëm.

Kryemadhi tregon se sa harxhon Rama në javë për kokainën

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka shpërthyer në akuza ndaj kryetarit të PS, kryeministrit Edi Rama.

Kryemadhi e ka akuzuar Ramën për përdorim të lëndës narkotike kokainë, duke shtuar se sa harxhon ai në një javë, nuk ka kushtuar shkollimi total i fëmijëve të saj.

Monika Kryemadhi: A jetojnë këtu fëmijët e tu? Bora, Era dhe Besi janë në Tiranë, ta shohin tek TIMS.

Të deklarojë edhe Rama paratë e kollareve dhe pjeshkave të veta. Të jesh e bindur sesa harxhon ai në javë për kokainë nuk ka bërë gjithë shkolla e fëmijëve të mia. Janë të deklarara dhe as më bën përshtypje fare. unë e kam kërkuar Vettingun e politikës.

Kryemadhi: Do bëj publike fotot e Veliajt me kriminelë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar publikimin e disa fotove që do të trazojnë ujrat e politikës shqiptare.

E ftuar në emisionin “Tempora”, Kryemadhi tha se shumë shpejt do t’i dërgonte kryepolicit, Ardi Veliut foto të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj me personazhe të njohur të botës së krimit.

“Ka blerje vote nëpërmjet legalizimeve, punësimeve dhe nëpërmjet drekave të ngushta me grupe të caktuara kriminale. Do i bëj letër Ardi Veliut. Me fotografi.

I kam të faktuara. Po sigurisht mi. U bëmë të vjetër ne. I kam me foto dhe gjëra. Nuk është gjë 184 para fotove të Veliaj me kriminelë që i kërcënon me OFL-në,”-tha Kryemadhi.

SHBA nxin Ramën, Blinken: Korrupsion në të gjitha degët e qeverisjes

WILMINGTON, DE - NOVEMBER 24:  Secretary of State nominee Antony Blinken speaks after being introduced by President-elect Joe Biden as he introduces key foreign policy and national security nominees and appointments at the Queen Theatre on November 24, 2020 in Wilmington, Delaware. As President-elect Biden waits to receive official national security briefings, he is announcing the names of top members of his national security team to the public. Calls continue for President Trump to concede the election as the transition proceeds. (Photo by Mark Makela/Getty Images)

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken paraqiti të martën raportin për të drejtat e njeriut në botë për vitin 2020, duke thënë se riafirmonte angazhimin e Shteteve të Bashkuara për ta vënë çështjen e të drejtave të njeriut në qendër të politikës së jashtme të të vendit.

Ai tha se duke dokumentuar çdo vit statusin e të drejtave të njeriut në botë, Departamenti i Shtetit siguron informacion objektiv dhe gjithëpërfshirës për Kongresin, shoqërinë civile, akademikët, aktivistët dhe të tjerët kudo që janë.

Zoti Blinken tha se raporti për vitin 2020 pasqyron sfidat e veçanta me të cilat u përballën vendet e ndryshme. Disa qeveri, tha ai, e përdorën krizën si pretekst për të kufizuar të drejtat dhe për të konsoliduar sundimin autoritar. Qeveri të tjera u mbështetën në vlerat dhe proceset demokratike, si shtypi i lirë, transparenca dhe llogaridhënia, për të informuar dhe mbrojtur qytetarët e tyre.

Zëri i Amerikës përgatititi një përmbledhje të pjesës së raportit për Shqipërinë:

Gjatë vitit 2020, thuhet në raport, Shqipëria u përball me disa çështje të rëndësishme të të drejtave të njeriut, si: pavarësia e gjyqësorit; kufizimet e shprehjes së lirë dhe shtypit; korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes dhe institucionet; dhe moszbatimi i ligjeve për punën e të miturve.

Mosndëshkimi mbeti një problem serioz, thuhet në raport. “Ndjekja penale, dhe veçanërisht dënimi, i zyrtarëve që kryen abuzime ishin sporadike dhe jo të vazhdueshme. Zyrtarë, politikanë, gjyqtarë dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ishin në gjendje t’i shmangeshin ndjekjes penale.”

Raporti përmend ngjarjen e 8 dhjetorit në Tiranë, kur Policia e Shtetit vrau me armë zjarri një person i cili ishte në shkelje të orës policore për COVID-19.

Mosndëshkimi për veprimet e jashtëligjshme të policisë, thuhet në raport, mbetet një problem, megjithëse qeveria bëri përpjekje më të mëdha për ta trajtuar atë, duke shtuar përdorimin e kamerave për të dokumentuar dhe ndjekur penalisht sjelljen e jashtëligjshme të policisë.

Në raport thuhet se kushtet e këqija fizike dhe mungesa e kujdesit mjekësor, veçanërisht për shëndetin mendor, ishin probleme serioze, po ashtu edhe korrupsioni në burgje. “Kushtet vazhduan të jenë nën standardet e duhura në disa mjedise ndalimi të policisë jashtë Tiranës dhe qendrave të tjera të mëdha urbane,” thuhet në raport.

Mohimi i gjykimit të drejtë publik

Megjithëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, frikësimi, korrupsioni i përhapur dhe burimet e kufizuara ndonjëherë e penguan gjyqësorin të funksiononte në mënyrë të pavarur dhe efikase, thuhet në raportin e Departamentin e Shtetit për Shqipërinë. “Seancat gjyqësore shpesh nuk ishin të hapura për publikun. Zyrtarët e sigurisë së gjykatës shpesh refuzonin të pranonin vëzhgues në seanca dëgjimore dhe i telefononin rregullisht kryetarit të trupit gjykues për të pyetur nëse duhet ta pranonte këtë ose atë individ që kërkonte të merrte pjesë në një seancë.”

Liria e shprehjes, përfshirë shtypin

Sipas DASH, gjatë vitit 2020 pati njoftime se qeveria, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin tek media me mënyra të papërshtatshme.

Mediat e pavarura ishin aktive dhe shprehën një larmi pikëpamjesh, thuhet në raport, por “pati përpjekje për të ushtruar presion të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë politik dhe ekonomik mbi mediat, përfshirë kërcënime dhe dhunë ndaj gazetarëve që u përpoqën të hetonin krimin dhe korrupsionin”.

Në raport thuhet se “Pronarët e bizneseve përdorën lirisht mediat e tyre për të fituar favore dhe për të promovuar interesat e tyre tek partitë politike. Shumica e pronarëve të stacioneve televizive private përdorën përmbajtjen e transmetimeve të tyre për të ndikuar tek veprimet e qeverisë ndaj bizneseve të tyre të tjera.”

Në raportin për Shqipërinë thuhet gjithashtu se ka patur raporte të besueshme se përfaqësues të lartë të mediave i përdorën ato për të shantazhuar bizneset.

“Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve i vunë kufizime medias së shkruar të pavarur, dhe gazetarët thuhet se praktikuan vetëcensurë. Pasiguria ekonomike për shkak të mungesës së kontratave të zbatueshme të punës uli pavarësinë e reporterëve dhe kontribuoi në paragjykimine në raportimet e tyre,” thuhet në raport.

Korrupsioni dhe mungesa e transparencës në qeveri

Ligji parashikon dënime penale për korrupsion nga zyrtarët publikë dhe ndalon që individët me dënime penale të shërbejnë si kryetarë bashkie, parlamentarë, ose në qeveri apo në pozicione shtetërore, por qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive, thuhet në raport. “Korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes, dhe zyrtarët shpesh përfshiheshin në praktika korruptive pa u ndëshkuar. Shembujt përfshijnë një kandidat për kryetar bashkie në vitin 2019 i dënuar më parë për trafik droge.”

Kushtetuta e Shqipërisë, thuhet në raportin e DASH, kërkon që gjyqtarët dhe prokurorët t’i nënshtrohen vetingut për pasuri të pashpjegueshme, lidhje me krimin e organizuar dhe aftësi profesionale. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi vettingun dhe Dhoma e Apelit shqyrtoi vendimet e kontestuara. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i përbërë nga ekspertë gjyqësorë ndërkombëtarë, mbikëqyri procesin. “Deri në nëntor, 125 gjykatës dhe prokurorë u shkarkuan, 103 u konfirmuan, ndërsa 48 të tjerë kishin dhënë dorëheqjen që të mos i nënshtroheshin vetingut,” thuhet në raport.

“Disa agjensi qeveritare hetuan raste korrupsioni, por burimet e kufizuara, rrjedhjet e të dhënave hetimore, presionet politike reale apo të perceptuara i penguan hetimet. Midis janarit dhe shtatorit, zyra e prokurorit të përgjithshëm regjistroi 20 raste të reja korrupsioni dhe pushoi shtatë prej tyre. Departamenti i Administratës, Transparencës dhe Antikorrupsionit hetoi 29 raste, duke rezultuar në 115 masa administrative dhe 153 masa disiplinore.”

Krijimi në dhjetor 2019 i Zyrës së Prokurorisë Speciale për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, një nga dy entitetet që përbëjnë Strukturën e Posaçme për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (SPAK), thuhet në raport, rezultoi në 327 hetime të reja penale dhe 65 kërkesa të dërguara në gjykatë që nga nëntori.

“Ndërsa prokurorët bënë përparim të rëndësishëm në ndjekjen e çështjeve të nivelit të ulët të korrupsionit, përfshirë prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar, ndjekja penale e të dyshuarve të nivelit më të lartë mbeti e rrallë për shkak të frikës së hetuesve nga ndëshkimi, mungesës së burimeve dhe korrupsionit brenda vetë gjyqësorit.”

“Inspektorati i Lartë njoftoi se deri në gusht, kishte referuar 60 çështje të reja për ndjekje penale, duke përfshirë dy deputetë, një zëvendësministër, tre kryetarë bashkish, 32 drejtorë të përgjithshëm të agjencive publike, një shef të prokurimit publik në dogana dhe pesë krerë të doganave rajonale,” thuhet në raport.

Përdhunimet dhe dhuna në familje

Përdhunimet, përfshirë atë bashkëshortor, është një krim dhe ligji përfshin gjithashtu dispozita për sulmet seksuale, thuhet në raport. Raporti shton se “Qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive. Autoritetet nuk i ndanë të dhënat për ndjekjet penale lidhur me përdhunimin bashkëshortor. Koncepti i përdhunimit bashkëshortor nuk ishte kuptuar mirë, dhe autoritetet shpesh nuk e konsideronin atë një krim.”

Që nga nëntori, thuhet në raport, hetuesit dhe prokurorët kishin regjistruar 81 raste sulmesh të pretenduara seksuale. Gjithashtu deri në nëntor, hetuesit dhe prokurorët regjistruan 4,313 raste të dhunës në familje, gjashtë prej të cilave ishin vrasje.

Foto/ Beqja i Ramës u kërkon mjekëve dhe infermierëve të bëjnë fushatë për PS, Bushati apel OSBE-ODIHR

Drejtuesi Politik i PD në Qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati denoncoi sot shkeljen e Kodit Zgjedhor nga Ilir Beqaj, drejtues politik i PS-së, po në këtë qark, i cili u shfaq sot me personelin shëndetësor në Pukë e Fushë Arrëz duke bërë fushatë për PS.

“Institucionet publike nuk mund të kthehen në zyra elektorale në shërbim të propagandës rilindase, që sot, rrezikon të infektojë standardet e këtyre zgjedhjeve.

Jemi vetëm në ditët e para të fushatës zgjedhore dhe nuk kanë vonuar të tregojnë fytyrën e vërtetë. Atë të shkeljës së ligjit.

Nuk përbën më çudi fakti se Ilir Beqaj shkel ligjin. Shqetësues është fakti se nuk i tremben forcës së ligjit.
Institucionet e varësisë të Ministrisë së Shëndetësisë nuk mund të jenë peng dhe nuk mund të keqpërdoren nga një ish-ministër dhe kandidat që mund të mendojë se është mbi ligjin”, shprehet Bushati.

Ai thekson se përdorimi i institucioneve, fondeve dhe administratës publike, është shkelje e rëndë dhe flagrante e nenit 91 të Kodit Zgjedhor, i cili ndalon përdorimin e aseteve publike në fushatën elektorale dhe burime njerezore.

Bushati i bën thirrje misionit vëzhgues OSBE-ODIHR dhe përfaqësive diplomatike të BE-së dhe SHBA-së të kenë parasysh këto shkelje flagrante të ligjit dhe cënimin e zgjedhjeve të lira.

“Ilir, ka një fije të hollë që e ndan njerzillekun me cinizmin. E mesa lexoj këtë e ke të vështirë ta kuptosh.

Të falenderosh bluzat e bardha për punën e tyre është vërtetë njërzillek, dhe ty si krijues i “Shëndetësisë falas” të takon.

Por ta shoqërosh një falenderim ndaj tyre me #votopartinë që infektoi të ardhmen e Shqipërisë, është cinizëm.
Ta kuptoj hallin, edhe pse nuk ka cinizëm dhe shkelje ligji që të ndan ty nga humbja e 25 Prillit që të ka rezervuar Shkodra”, shprehet Bushati, duke publikuar edhe foton e mëposhtme.