18.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Shtator, 2025

Berisha: Abuzim dhe mashtrim i rrezikshëm i Xhahilit të Surrelit dhe Ndrikull Hajnisë me vaksinën kineze

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar ndaj Ramës dhe Manastirliut për vaksinën kineze.

“Abuzim dhe mashtrim rrezikshem i Xhahilit te Surrelit dhe Ndrikull Hajnise me vaksinen kineze”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Breaking News!

Abuzim dhe mashtrim rrezikshem i Xhahilit te Surrelit dhe Ndrikull Hajnise me vaksinen kineze.

Protokolli i RP Kines percakton:

-vaksina u injektohet vetem moshave 18 deri 59 vjeç.

-Afati kohor midis dozes se pare dhe asaj te dyte duhet te jete 21 dite.

Ne RPK vaksina eshte e ndaluar per pensionistet.

Xhahili i Surrelit ka fshehur daten e skadences te vaksinave qe po perdoren ne Shqiperi.

Mjeku dixhital nga RP e Kines informon. sb

Pershendetje prof. Dr Berisha. Jame mjek ne nje spital te Pekinit .desha te ju informoj lidhur me vaksinen Kineze eshte e percaktuar protokolli strikt nga prodhuesi kinez:

Vaksinohen vetem mosha 18 deri me 59 vjec,

si dhe distanca kohore midis injektimit te pare me te dyten eshte 21 dite! Jashte ketij afati vaksinimi eshte pa rezultat.

Distributori turke nuk mundet te percaktojn protokollin e vaksines? 240 miljon pecionista ne Kine nuk kane filluar vaksinim sepse nuk lejohet perdorimi i kesaj vaksine tek pensionistet.Qeveria shqiptare nuk ka bere publike daten e skadimit te sasise se blere tek distributori turk i kesaj vaksine.une po ju dergoj dhe nje kopje te protokollit kinez te perdorimit te vaksines.Ju uroj shendet e cdo te mire.

“Gjegjani i diskriminuar nga Rilindja”, Hasani: Me ardhjen në pushtet të PD, kjo zonë do marrë një vëmendje të madhe

Njësia Adminstrative Gjegjan, ka qenë sot ndalesa e radhës e kandidatit të PD Lodovik Hasani, i cili me stilin e tij të të bërit fushatë ka krijuar një impakt të fuqishëm dhe entuziasëm të madh, jo vetëm në radhët e demokratëve, por dhe të banorëve të tjerë, që të zhgënjyer nga keqqeverisja 8 vjecare e Ramës dhe nga mosqeverisja lokale, shohin tek ai, alternativën e shpresës dhe zërin e tyre të përfaqësimit.

Me sharmin e një oratori, sa modest aq dhe bindës, Lodi, (sic e thërrasin shkurtimisht mbështetësit dhe qytetarët e shumtë, si për të dëshmuar popullaritetin e madh që ka), po ofron modelin e njeriut që kuvendon me njerëzit, duke u ulur në logje e lëndina, duke ndarë mendime dhe duke adresuar zgjidhje për cështje të ndryshme.

Me këtë format takimesh, i ulur këmbëkryqas në logun e burrave, kandidati i PD, Hasani, është shndërruar në uraganin e një fitoreje të madhe që po troket dhe po i jep shpresë Pukës dhe mbarë trevës së saj.

Me banorët e Gjegjanit, aty ku politika lokale është selektive dhe diskriminuese, z. Hasani premtoi se me ardhjen në pushtet të PD, kjo zonë do marrë një vëmendje të madhe, duke i dhënën prioritet politikave stimuluese në agro-kulturë, si dhe duke i dhënë një hov zhvillimor me investimet në rrugë, kryesisht në arteriet e brendshme që lidhin fshatrat e kësaj njësie me njëri-tjetrin, si dhe punësim të disiplinuar përmes mekanizmave bashkëveprues me sektorin privat.

Në fund të takimit, kandidati i PD, Lodovik Hasani ka përsëritur thirrjen e tij, për të votuar PD, si shpresën që vitalizon ëndrrën e shqiptarëve për integrim, si mundësinë e padiskutueshme, që përmes programit ekonomik të prezantuar, të bëjë të mundur daljen e vendit nga kriza e thellë, dhe të jetësojë ecjen para në rrugën e madhe të reformave ekonomike, që do të shënonin daljen përfundimtare nga tranzicioni.

Mziu denoncon braktisjen e qytetarëve të Dibrës nga OSHEE, punonjësit në fushatë elektorale për PS

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu denoncon braktisjen e qytetarëve në qarkun e Dibrës nga OSHEE.

Gjendja e rrjetit shpërndarës skandaloze, megjithëse banorët paguajnë dyfishin e çmimit për energjinë. Kabinat e impovizuara elektrike në qiell të hapur, rrezik për banorët, ndërsa OSHEE ka shpërndarë punonjësit në fushatë elektorale për PS.

Basha me fermerët në Roskovec: 100 milion euro mbështetje e drejtpërdrejtë dhe 50 milion euro pёr vit pёr infrastrukturën

Në vizitën e tij në qytetin e Fierit, kreu u opozitës, Lulzim Basha, është ndalur në Roskovec ku ka biseduar me fermerë të zonës. Në bisedën që patën me Bashën, fermerët ngritën disa shqetësime si mungesën e subvencioneve, mungesën e tregut dhe infrastruktura shumë e keqe.

“E para e punës, meqë fole edhe për ndihmat, për subvencionimet dhe për të gjitha ato. Na intereson që në vendin ku paguajmë më shumë lekë, e para tek pesticidet, plehrat, duke filluar edhe tek fidani që nuk diskutohet. Ne duam të na premtosh dhe të mbajtur që ditën e parë të qeverisë, nëse ti me dëshirën tonë edhe të gjithë popullit, ishallah qoftë kështu, të na premtosh ditën e parë të na hapësh edhe eksporte nëpër botë, se këtu hidhet poshtë për arsye se nuk ka eksport”, u shpreh fermeri.

“Si kryetar i sindikatës së fermerëve së këtij fshati, kemi dëshirë që të shprehim shqetësimet tona. Për momentin aktualisht po jepen disa subvencionime, aplikime për naftën, aplikime për sera dhe unë jam një nga ata që po aplikoj për momentin. Kam rreth dy muaj që tentoj të aplikoj më është kërkuar certifikatë pronësie që na premtoi ai mashtruesi 8 vjet më përpara, na i tha do t’ua jap falas edhe jo falas që nuk na i ka dhënë por kemi shpëtuar pa rrahur. E dyta, kur shkon në për zyra këtë e them sinqerisht kur shkojmë nëpër zyra dhe punonjësit që punojnë në zyrat e AZHBR-së me të drejtë thonë, këto janë burokracira. Ne për momentin nuk kemi certifikata pronësie, 90% e këtyre njerëzve nuk kanë certifikata pronësie dhe nuk mund të thithin dot investimet që gjoja janë atje. Në një kohë kur të kërkojnë, sa e lartë është sera, sa e gjerë, nga e merr ujin, nga të vjen korrenti ? Aktualisht, mua si Ilir më është kërkuar edhe nga i ke kthyer rreshtat e domates. Kur i kam thënë nga i doni majtas apo djathtas, më tha aman se na i kërkojnë. Dhe kërkojmë nga zotëria jote kur të vish në pushtet së shpejti të na i bësh fushore se e kemi malore, në qoftë se na kupton drejtë”, tha fermeri.

“Kemi edhe disa gjëra për vaditjen, për shërbimet e tjera që kërkojnë fermerët, se disa u parashtruan këtu. Ne kemi problemin e ujit këtu, e kanë në përgjithësi zonat po flas për këto ku jemi tani këtu. Uji për vaditjen e për këto nuk ka, neve vadisim marrim ujë në kanalin kullues. Po e paguajmë vit për vit na e shtojnë taksat nga 5 mijë, nga 5 mijë na e kanë çuar 30 taksën e ujit. Edhe ja çojmë nuk kemi ca t’i bëjmë, po s’u ngritën të gjithë e çon ajo. Prandaj ne jemi këtu të gjithë e t’ja themi kryeministrit të ardhshëm të na ndihmojë me këto gjëra se na janë shtuar shumë shpenzimet”, pohoi një fermer tjetër.

Basha tha se, bujqësia është një sektor i rëndësishëm i ekonomisë shqiptare dhe që është lënë në harresë në 8 vitet e fundit. Duke theksuar 25 prillin si dita e dhënies fund të shkatërrimit bujqësisë shqiptare, ai tha se programi i Partisë Demokratike i vjen në ndihmë çdo fermeri. Sipas tij, 100 milion euro mbështetje e drejtpërdrejtë nё bazë tё Nipt-it qё do tё jetë vet karta e identitetit tё fermerit, 50 milion euro vit pёr vit pёr infrastrukturën pёr vaditjen, pёr kullimi, pёr rrjetin e energjisë elektrike, pёr rrugët, pёr asketin nё tregje por edhe pёr agro-pёrpunimin dhe heqja e taksës Rama mbi karburantin, janë disa nga hapat që do të ndërmerren.

Lulzim Basha: Unë dua të them vetëm dy fakte: Shqipëria buxheton çdo vit një shifër 7, 8, 9 apo 10 milion euro për gjoja subvencione. Kurrë nuk kanë mbërritur tek ju këto 8 vite. Por kanë mbërritur tek një grusht oligarkësh, importuesish apo klientësh të qeverisë. Çfarë do të thotë mbështetje direkte? Në bazë të hektarëve që kultivon, në bazë të krerëve që mbarështon, në bazë të tyre jepet dhe subvencioni. Në bazë të kulturave që prodhon. Dhe kjo është arsyeja pse prodhimet e tyre dhe prodhimet e fermerëve europian hyjnë në tregun tonë dhe hyjnë shpeshherë me çmime më të ulëta se prodhimet tona. Si rezultat, prodhimet tona që janë të një cilësie të jashtëzakonshme, këto prodhime jo vetëm që nuk shiten por kalben! Më 25 prill është dita për t’i dhёnё përgjigje përfundimtare kësaj pyetje. 25 prilli ёshtё dita kur do tё keni mundësi nё o tё vazhdojmë kёtё rrugё qё po shkatërron Shqipërinë, po shkatërron fermerin shqiptar ose tё bëhemi dhe ne si gjithё tё tjerët qё do tё thotë se pas 25 prillit me mua kryeministёr do tё kemi njё program tё veçantë mbështetje financiare pёr fermerin shqiptar.

Dy shtyllat kryesore financiare tё programit janë subvencionet, me njё vlerë totale tё barabartë me atё qё subvencionojnë sot fqinjët tanё. 100 milion euro mbështetje e drejtpërdrejtë nё bazë tё Nipt-it qё do tё jetë vet karta e identitetit tё fermerit. Nuk do tё ketë nevojë fermeri shqiptar pёr njё Nipt tjetër përveç kartës personale tё identifikimit. Dhe 50 milion euro vit pёr vit pёr infrastrukturën pёr vaditjen, pёr kullimi, pёr rrjetin e energjisë elektrike, pёr rrugët, pёr asketin nё tregje por edhe pёr agro-pёrpunimin…

Manjani: Lulzim Basha ka bërë një prezantim dinjitoz me librin “Misioni im”, më pëlqen qasja pro perëndim e Tij

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e konsideron prezantim dinjitoz të Lulzim Bashës me anë të librit të botuar prej tij së fundmit “Misioni im”. Manjani shkruan se, e gjithë qasja në këtë libër është perëndimore, duke shtuar se mbështet idenë e një shteti të vogël dhe ekonomisë konkurruese.

Postimi i plotë

Lulzim Basha ka bërë një prezantim dinjitoz me librin tij “Misioni im”.

Është një prezantim i shkruar rrjedhshëm, me gjuhë të pasur dhe veçanërisht me etikë të lartë komunikimi.

Në prezantim nuk do gjeni asnjë fjalë që kumton mllef apo nxit negativitet emocional ndaj askujt. Kjo është në fakt pika më e fortë e komunikimit të Tij.

Libri është një mënyrë prezantimi e idesë së Tij mbi politikën. Me thënë të drejtën është shumë perëndimore e gjithë qasja e prezantuar aty. Nuk e di sa e vlefshme është për kohën dhe vendin ku jetojmë, por mua më pëlqen ideja dhe qasja pro perëndim e Tij.

Do kisha preferuar që analizën e politikës së kalbur që kemi të mos e lidhte vetëm me Edi Ramën. Sidoqoftë është analizë e drejtë dhe qëndron në koncept. Politika ka nevojë të riprezantohet tek njerëzit si mjet qeverisës.

Sa i takon idesë së shtetin e vogël, ekonominë të lirë dhe konkurruese e demokracisë përfaqësuese, jam dakord në princip.

Së fundi, Lulzim Basha është i kritikueshem pa dyshim, por qasja me politikën normale dhe orientimi pro-perëndim është për t’u mbështetur. Mendoj se libri ia vlen për ata që ende lexojnë.

Berisha, vizitë ngushëllimi në familjen e Arjan Salës (Video)

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një vizitë në familjen e Arjan Salës, të riut që humbi jetën duke shpëtuar jetët e njerëzve në zjarrin e rënë në magazinat e një qendre tregtare në Tiranë.

Teksa e cilësoi heroik, aktin e Arjan Salës për shpëtimin e kolegëve të tij, ish-kryeministri Berisha fajësoi strukturat shtetërore për vonesë në ndërhyrjen nga ana e forcave zjarrfikëse.

‘Shërbimi i emergjencës është fiktiv, pothuajse inekzistent. Kjo këtu nuk mund të ishte përjashtim. Është fatkeqësi e veçantë. Akti i Arjanit është epik. Zgjodhi të flijojë veten për të shpëtuar ata që ky i kishte në mbrojtje. Nuk ka akt më të madh njerëzor’, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha.

Borati përgatit mashtrimin e radhës!

Dr. Erion DASHO

HABERET E BORATIT: BORATI PËRGATIT MASHTRIMIN E RADHËS

Me nisjen e fushatës së vaksinimit elektoral, ministria e Boratit nuk po e përfshin më deklarimin e numrit të të vaksinuarve në raportet ditore nga epidemia. Me siguri, në stilin e zakonshëm të Boratit dhe boratëve po fshihen numrat ditorë për të mos nxjerrë zbuluar dështimin e programit elektoral të vaksinimit.

Një grumbull të moshuarish në Durrës, një turmë që pret para çadrave impresionuese, një “veteran bolshevik” që as kishte lindur në vitin 1945 që uron ministren e Boratit “të marrë nga ditët e tij” mjaftojnë për të plotësuar shpëlarjen e trurit që Borati ka parashikuar me spin-doctors të vet.

Borat, trego numrat!

Sado që je përpjekur të mashtrosh gjatë gjithë pandemisë, të vërtetat gjithmonë dalin!

Të paaftët që ke vënë në drejtim, kimistët, klarinetistët dhe balerinat e dështuara në profesionet bazë nuk kanë as aftësi organizative dhe as njohuri nga logjistika për të arritur objektivat që t’i i sheh në ëndërr në darkë dhe ua komunikon në mëngjes.

Boll i torturove të moshuarit nëpër radha dhe boll i ekspozove ndaj virusit!

Lër të paktën njëherë profesionistët të bëjnë punën e tyre…

Bushati me të rinjtë në Postribë: Jeni shpresa për të ndryshuar vendin. Emigracioni nuk është zgjidhja. Vota për PD garanton shkollim dhe punësim

Koordinatori Poltik i Qarkut Shkodër, Helidon Bushati zhvilloi një takim me të rinjtë në kalanë e Drishtit. Fenomeni i emigracionit, papunësia dhe zhgënjimi po merr përmasa alarmante dhe kjo duhet ndalur, tha ai. Të rinjtë treguan se janë të pambështetur nga qeverisja 8 vjecare e Edi Ramës, veçanërisht për të gjetur punë pas mbarimit të shkollës.

“Programi i partisë demokratike për rininë parashikon ndihmesë ekonomike për studentët që nuk kanë gjendje ekonomike, asnë njeri, asnjë i ri nuk do të ngelet pa studiuar për efekt të pa mundësisve ekonomike familjare, do te kenë gjysmën e tarifave të paguara, do të ketë 5000 bursa për rininë shqiptare për të mbuluar plotësisht jo vetëm tarifat por eddhe të gjithë shpenzimet e shkollimit. 10 mijë studentët më të mirë, 10 mijë ekselentët e Shqipërisë do të kenë mundësi të punësohen për një vit me pagesë në ndërmarrjet më të mira shqiptare në mënyrë që të hyjne gradualisht në tregun e punës. Ne vendosim rininë në qëndër të programit tonë, rinia do të sjell zhvillimin pas 25 prillit. Për këtë është e rëndësishme pjesmarrja masive në votime, janë votimet më të rëndësishme në 30 vite demokraci. Ato që do bëjnë ndryshimin midis shkatërrimit 8 vjecar dhe një fillimit të ri për Shkodrën, Shqipërinë dhe Postribën jeni ju”, tha Helidon Bushati.

Bushati kërkoi angazhimin e të rinjve për të mundësuar rotacionin politik dhe ftoi të rinjtë që në këto zgjedhje të votojnë për vete. Sipas tij, fytyra e pushtetit të PD pas zgjedhjeve të 25 prillit në qeverisje do të jenë të rinjtë si pika më e fortë e zhvillimit të Shkodrës dhe Shqipërisë. Bushati, i cili ka studiuar për shumë vite jashtë vendit, u tha të rinjve se ata janë e ardhmja dhe ndryshimin do e bëjnë pikërisht ata.

Fshatrat e qarkut të Vlorës, të braktisur! Leskaj: Pas ndryshimit të madh në 25 prill, nisim menjëherë investimet

Fshatrat e qarkut të Vlorës, janë po aq të braktisur sa pjesa tjetër e Shqipërisë, megjithëse kanë patur kryeministrin si deputet të tyre. Në zonën e Selenicës, ku ishte drejtuesi i qarkut Bujar Leskaj mungon indfrastruktura bazike.

“Pas ndryshimit të madh në 25 prill, nisim menjëherë investimet”, ushpreh Leskaj.

Gazment Bardhi me “Shoqatën e Gjuetarëve”: Moratoriumi kombëtar 8-vjeçar i paligjshëm, për të fshehur kanabisin

Në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD dhe Drejtuesit Politik për Elbasanin, Gazment Bardhi u takua me përfaqesues të “Shoqatës së gjuetarëve” të cilët ngritën shqetësimin e ndalimit të aktivitetit pa limit, cka i sjell kosto jo vetëm atyre por edhe vendit.

Gjuetarët u shprehën se moratoriumi ka ndaluar profesionistët e licensuar që nuk e dëmtojnë natyrën dhe botën e egër, ndërsa i ka hap rrugën gjuetisë së paligjshmë që është shkatërruese. Kjo shoqatë ka rreth 20 mijë anëtarë në gjithë vendin.

“Moratoriumi i gjuetisë përpara shtatë viteve ishte një marrëzi, me pretendimin që qeveria do të shtonte faunën e egër, do të shtonte habitatet e duke dhënë shumë premtime, por faktikisht gjendja sot është 100 herë më keq sesa përpara vitit 2013 kur u vendos moratoriumi i gjuetisë, sepse lulëzoi gjuetia e kundraligjshme…dhe morën forcë ata që kishin miq prokurorë, gjyqtarë, policë e politikanë, dhe ata që kishin paranë, dhe kanë gjuajtur si t’u dojë qejfi, sepse shteti nuk është në gjendje ta kontrollojë dhe fatëkeqësia është kjo që: një shtet që nuk është në gjendje të zbatojë ato ligje që i miraton vetë, ai pothuajse ka mbaruar”, u shpreh kreu i kësaj organizate për Elbasanin.

Gazment Bardhi u shpreh se të gjithë bien dakord që kishte nevojë për një ndalim, që kjo veprimtari të rregullohej e të përcaktohej mirë. Por Bardhi shtoi se PD nuk ka qënë dakort me zgjatjen e moratoriumit, që sipas tij është bërë për të tjera arsye.

“Nuk kemi qënë dakort me zgjatjen në 2016-tën, dhe nuk e kemi miratuar edhe për faktin se të gjithë, bashkarisht, biem dakord për arsyet e vërteta të ndalimit të gjuetisë. Arsyeja e vërtetë e ndalimit të gjuetisë, dhe që nuk hapet edhe sot që flasim, është pikërisht fakti që ajo pjesë e territorit, që shpesh shërben edhe si hapësirë ku ju ushtroni veprimtarinë tuaj, u mboll me kanabis, dhe veprimtaria juaj vinte në rrezik zbulimin e parcelave të drogës. Kjo ishte arsyeja kryesore, motivi politik, që çoi në ndalesë 8 vjeçare të gjuetisë. Mund të ketë territore të caktuara ku lejohet dhe territore të caktuara ku nuk lejohet por nuk mund të ndodhë kurrë që në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, si në asnjë vend tjetër të botës, të mos ketë asnjë zonë ku të lejohet ushtrimi i veprimtarisë tuaj. Kjo është jo vetëm shkelje e një të drejte kushtetuese dhe ligjore, por nga ana tjetër është një padrejtësi e madhe që i bëhet njëzetë mijë anëtarëve të shoqatës tuaj”, u shpreh Bardhi.

Drejtuesi Politik për Elbasanin, u angazhua se PD me ardhjen në pushtet, do ta heqë këtë ndalesë.

“Ne do të heqim moratoriumin e gjuetisë. Me ardhjen në pushtet pas 25 Prillit të PD, një nga gjërat e para që do të duhet të bëjmë edhe bashkarisht, në bashkëpunim edhe me shoqatën edhe me anëtarët e shoqatës është: së pari të shfuqizohet ligji, megjitëse ai bie nga fuqia për efekt të afatit, dhe unë nuk besoj se do tentojnë zgjatje tjetër, edhe për shkak se Kuvendi është i mbyllur aktualisht edhe nuk mblidhet, vetëm në raste të jashtëzakonshme. Pra nuk do të ketë mundësi për zgjatje, por do të ketë nevojë që të ulemi bashkarisht, e para: për të përcaktuar ato rregullime ligjore të domosdoshme që mundësojnë vetërregullimin nga organizata apo shoqata ku bëjnë pjesë anëtarët që ushtrojnë këtë veprimtari, së dyti: forcimi i rregullave dhe përcaktimi i kritereve se ku lejohet dhe ku është e ndaluar dhe së treti: dhënia e kompetencës organizatës, dhe nuk është kompetencë e Ministrisë së Mjedisit, të merret me masat disiplinore ndaj anëtarëve të një shoqate jo-fitimprurëse siç është ajo e Gjuetarëve. Ju jeni, siç funksionojnë dhomat e noterisë, të avokatisë, ku shoqata ka të drejtën dhe kompetencën ligjore për të marrë masa disiplinore, për të lënë, për të dhënë lejen e ushtrimit të profesionit, të njëjtën gjë do të duhet ta ketë edhe shoqata e gjuetarëve”, deklaroi Gazment Bardhi.