18.5 C
Tirana
E premte, 19 Shtator, 2025

Basha në Patos: Qeveria e ardhshme ka një plan për të ndalur katastrofën kombëtare të emigracionit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur në Patos të Fierit ku ka zhvilluar një bisedë me gra që kanë fëmijët në emigracion. Në bisedën që patën me Bashën, ata u shprehën se emigrimi i fëmijëve është një dhimbje e madhe, por papunësia dhe humbja e shpresës për një të ardhme në Shqipëri janë arsyet që shtyn të ikin.

Qytetarja: Bashkë me këto zonjat këtu, jemi nëna të vuajtura, me fëmijë në emigracion. Na qanë syri natë e ditë për to, nuk i shikojmë. Jemi të rraskapitur, 8 vite pa puna burri, unë papunë, pa pension, asnjë ndihmë të vogël!

Lulzim Basha: Sa fëmijë ke?

Qytetarja: Kam 3 fëmijë.

Lulzim Basha: Ku i ke?

Qytetarja: Jashtë, në Itali dy djem, vajza në Gjermani. Na ndihmon nga një çikë, po ato janë në hall për vete.

Lulzim Basha: Domethënë, keni mbetur vetëm ju dhe bashkëshorti?

Qytetarja: Vetëm ne të dy bashkë, pa punë, pa gjë. Asnjë ndihmë nga shteti, që o Zot i madh iu ktheftë themeli atij Edi Ramës, bashkë me partinë e tij! Vuajtje! Jam shumë e emocionuar se, kur më thanë mua se do vijë zoti Basha këtu, isha nuk e ke idenë, sikur po vjen djali që kam 10 vite pa e parë me sy!

“Edhe unë jam nënë e dy fëmijëve dhe kur flas më djalin që e kam në emigrim, shpirti im e di! O zemër nëne! Çfarë do bëhet me këta fëmijë? Si mund t’i bindim ne këta fëmijë që të kthehen në vendin e tyre? Kur fëmija thotë që: çdo bëjë unë në Shqipëri? A rregullohet gjendja në Shqipëri që të kthehemi. Nuk i rrisim dot fëmijët se unë çunin pa punë, nusen pa punë. Ça do bëjnë ata?! Me qira janë, ja i ndihmojmë ne në qoftë se punojmë pak, po nuk punuam nuk kanë gjë. Çfarë do të bëjnë?!”- tha një nga zonjat.

“Jam një nënë e 3 fëmijëve, djalin për momentin e kam në emigrim, kam 10 vjet pa e parë djalin. Kam dy vajza në shkollë të lartë, njëra ka mbaruar juridikun, është e pa punë, tjetra se ka mbaruar akoma shkollën. Një pyetje kisha. Rama premtoi 300 mijë vende pune, nuk i mbajti premtimet. Ju zoti Basha a do ti mbani premtimet e dhëna?” -u shpreh një zonjë tjetër.

Basha tha se emigrimi është plaga më e madhe që ka sot shoqëria shqiptare. Arsyeja kryesore sipas tij, është paaftësia e qeverisë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe korrupsioni i lartë. Ai gjithashtu tha se po të përdoreshin paratë siç duhet e jo për skema mafioze si ajo e inceneratorit, sot do kishim vende të reja pune për të rinjtë që të mos detyroheshin të iknin jashtë vendit. Ai u zotua se qeveria e ardhshme ka një plan për të ndalur këtë katastrofë kombëtare me anë të thithjes të investimeve të huaja dhe trajnimin e të rinjve në fushën e programimit.

Lulzim Basha: Për mua nuk është thjesht një plagë e madhe. Për mua emigracioni është plaga më e madhe që ka sot shoqëria. Dhimbja që ju ndjeni si nëna, është e vështirë të përshkruhet me fjalë. Problemi qëndron që në këto vitet e fundit, emigracioni në Shqipëri është kthyer në një katastrofë kombëtare. Pse j’ua them këtë? Emigracion ka patur e do të vazhdojë të ketë gjithmonë. Edhe shoqëritë e përparuara dhe të zhvilluara, kanë emigracion. Lëvizja e njerëzve është e natyrshme. Madje ne kemi luftuar që njerëzit të kenë lirinë të lëvizin. Por ajo që po na ndodh ne tani, nuk është emigracioni normal, është zbrazje! Është zbrazja e Shqipërisë!

Pse po zbrazet Shqipëria? Brenda pyetjes që më bëre, është edhe përgjigjja: sepse nuk gjejnë kushtet për të ndërtuar jetën e tyre këtu. Çfarë kërkon rinia? Shanset për arsimim, pas arsimimit punësimin dhe pastaj lehtësira për të themeluar jetën e tyre. Sepse të rinjtë duan të themelojnë familjet e tyre, çiftet duan tё martohen, duan tё bёjnё fëmijë duan tё kanё njё banesё, duan tё kenё njё siguri pёr jetёn, duan tё kenё njё kujdes shёndetёsor nё standarde tё paktёn minimale pёr tё garantuar shёndetin e tyre dhe shёndetin e fёmijёve por po kёshtu edhe shёndetin e prindёrve. E pra tё gjitha kёto fusha njё shoqёri normale bёnë përpara.

Pёr fat tё keq nё tё gjithё këto fusha pa përjashtim këto 8 vite Shqipёria ka mbetur nё vend. Edhe nё ato fusha qё kemi qenё mё përpara se tё tjerat na e kanё kaluar fqinjët. Pse ka ndodhur kjo? Unё mund tё rri me orë e tё them pse arsyet kanё ndodhur kjo por po marr vetёm njё rast, po marr vetёm njё shembull tё cilën ju si zonja, banore tё Patosit tё qarkut tё Fierit e dini shumë qё e kanё marrё vesh e gjithё Shqipёria. Nё Europa kërkohen sot afro 500 mijë programues, ata janë gati tё paguajnë rroga, paga tё cilat nisin nё nivelin e pagesë sё njё deputeti nё Shqipëri dhe shkojnë deri nё 2000, 2500 e deri nё 3000 euro. Por qё tё ndodh kjo duhet qё qeveria tё bёjё dy gjera: e para e punës tё krijoj kushte qё investitorët tё vijnë këtu; dhe e dyta tё trajnoj rininë shqiptare qё tё jetë e gatshme pёr tu punësuar nё këto lloj punësh apo nё punë tё ngjashme me këtu. As mё shumë e as mё pak nuk ka bёrё Maqedonia e Veriut…

Letra/Drejtori i Antikontrabandës tregon skemën se si vidhet në pikat doganore, por SPAK po fle!

Leter e ish drejtorit te anti kontrabandes Marian Laca

MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E DOGANAVE

DEPARTAMENTI OPERATIV HETIMOR

Drejtoria e Antikontrabandës

Nr.______prot. Tiranë, më___.___.2021

Lënda: Për Informim

Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave Genti Gazheli

Për dijeni: Zv. Drejtorit të Përgjithshëm Eldi Hoxha

Drejtorit të Drejtorisë së Antikontrabandës Ilia Bili

Përshëndetje z.Drejtor!

Ju drejtohem si ish drejtor i Drejtorisë së Antikontrabandës që e njeh shumë mirë punën dhe terrenin gjithashtu , si qytetar i këtij vendi që shikon që gjërat nuk funksionojnë siç duhet, si një person që është në kontakt çdo ditë me grupet e AK Tokësore dhe Detare.

Ju drejtohem duke parë situatën në të cilën është katandisur kjo drejtori, duke qenë koshient për shkatërrimin e një pune afro 2 vjeçare.

Në qoftë se nuk e dini po Ju informoj mbi mënyrën se si sot po bëhet kontrabandë duke filluar që nga grupet e AK Tokësore deri tek doganat të cilave trau ju është shqyer e deri tek mënyra se si mund ti verifikoni thëniet e mia.

Pikë së pari Ju informoj dhe Ju bëj me dije se grupet e Antikontrabandes Tokësore sidomos ato të Kakavijës, Kapshticës, Tiranës dhe të Durrësit dy javët e fundit të muajit dhjetor 2020, kanë përfituar nga aktiviteti kriminal kontrabandist shuma që variojnë nga 15-20 mijë euro në javë, (grupet që Ju keni planifikuar në pikat kyçe), për tu ndarë më pas kjo shumë sipas piramidës. Imagjinoni pak se sa kanë përfituar përgjegjesat e turneve dhe kryetarët e doganave ??!!

Doganat tona nuk regjistrojnë asnjë nga këto raste, por kolegët e fqinjëve tanë i kanë të regjistruara pikë për pikë. Ndodh nganjëherë që edhe doganat greke sidomos ajo e Kapshticës dhe Kakavisë të mos i shënojnë as ata, kjo pasi mjeshtrat e sistemit kanë shtrirë tentakulat përtej 28.000 km2.Një hetim i pa varur do vërtetonte thëniet e mia.

Furgonat e anglezëve të cilët tashmë janë vënë nën shërbimin total të kontrabandës ju kapen përditë me qindra mijëra paund Cash në portet e fqinjëve tanë. Dy janë doganat të cilat keta individë janë instruktuar të kalojnë, vetëm nga Vlora dhe Durrësi, arsyet dihen.

Ju informoj se kur mbaja postin e Drejtorit të Antikontrabandës, këta individë paguanin doganë dhe kontrolloheshin rreptësisht nga grupet e AK, gjë që sot nuk ekziston, përkundrazi ju është dhënë OK të bëjnë c’të duan me kusht të sjellin paundet e ryshfetit.

Bashkëngjitur linkun e kapjeve : Ishte nisur nga Anglia për në Shqipëri, si u zbulua në Itali furgoni që ishte mbushur me…(VIDEO) | Panorama ONLINE | lajm i fundit, lajmet e fundit, lajme http://www.panorama.com.al/ishte-nisur-nga-anglia-për-në-shqipëri-si-u-zbulua-në-itali-furgoni-që-ishte-mbushur-me/

Autobuzët: sidomos ato të Durrësit që vijnë dhe ikin bosh por që kur u bëhet skaner dhe kontroll nga policia italiane kapen me mijëra telefonë nëpër gomat rezervë.

Në pikën doganore Kakavijë: kontranda më së shumti në zonën e jugut po lulëzon në këtë pikë dhe e dini se përse? Sepse grupet e antikontrabandes aty shkojnë pikërisht për të mos bërë asgjë ndryshe ska si shpjegohet se kontenieret me mallra kinez, furgonat , gjëja e gjallë, telefonat celulare, gomat e përdorura të Shuaipit, etj kalojnë ditën për diell e natën për hënë pa asnjë problem.

Pika doganore Kapshticë e njohur më së shumti për “golat” gjatë dites dhe “gomat e përdorura “gjatë natës, (gjatë kohës kur drejtoja AK nuk kam lejuar kurrë të futen goma kontrabandë, duke qenë se janë të patretshme për 100 vjet janë një mall tejet i rrezikshmëm) mallrat me origjinë kineze, atletet,veshmathjet etj janë bërë tashmë të rëndomta. Shprehja “I paguhen prurësit me të parë “ duket se është bërë eksluzivisht për këtë pikë doganore.

Durrësi me portin e tij është kthyer han me porta të shqyera pasi Monitorimi, Informacioni, Antikontrabanda, Hetimi Doganor duket se janë kokë e këmbë të dashuruar me doganierët lakmitare e të dashuruar pas eurove, ndryshe ska si shpjegohet që askush nuk kthen për kontroll qoftë edhe mjet sado i parëndësishem qoftë. Furgonat anglez dalin plumb dhe autobuzat e linjave nuk kontrollohen fare pasi përndryshe të pakten një gjobë do e vendosnin. Edhe ne qoftë se është bërë ndonjë kontroll sporadik është bërë me qëllimin e vetëm që të futen në linjen që “Rremat e kompani “të kontrollojnë cdo gjë.

Pika doganore Tiranë: Këtu fillon dhe ulëret Sistemi Doganor nga shartimi injorancës me korrupsionin, nga pazaret e ndyra gjoja për hir të partisë deri tek obligimet për vendet e punës. Ndryshe ska si shpjegohet që aparaturat e bitcoin të dalin si servera te thjeshtë, apo kontenierët me corape dhe mallra kinez të ikin ditën për diell dhe nganjerehë edhe natën per pak hënë ( këto të fundit të interceptuara nga strukturat ligjzbatuese). Jo me kot ju z. Drejtor dërguat në pikat kyçe persona me njohuri dhe vjetërsi zero në sistemin doganor në pozicionet ku duhet te ishin specialistët e vërtetë ku për hir të së vërtetës ata nuk mungojnë në Sistemin Doganor.

Tani vjen edhe pjesa më e bukur ajo e modus operandit ose mënyra se si merren lekët: nga zarfet e grupeve te antikontrabandes deri tek pazaret e konteniereve të cilat mbyllen nëpër tavolinat e bllokut. Nga macetat e kryetareve të doganave deri tek pergjegjesit e turneve të proceduar penalisht për favorizim kontrabande në më shumë se një rast.

Këtu nuk po permend pikën doganore Kukës ku mallrat kinez po kalojnë pa pengesa, as pikën doganore të Hanit – Hotit, po thuaj “shyqyr” që ra kjo pandemi dhe u mbyllen Tre Urat dhe Qafë Bota se keq do ishin punët. Dogana e Vlorës totalisht nën pushtetin e ndonjë doganieri që lekët i merr me emër të fushatës.

Kam disa pyetje për Ju z.Drejtor :

A i keni këto informacione nga strukturat përkatese të cilët paguhen dhe marrin dietat e shtetit për këtë punë?

A jeni në dijeni të faktit se po thirren me sms subjektet nga persona të caktuar të Hetimit Doganor për të dhënë llogari sipas tyre ,por që ligji njeh vetëm shkresat zyrtare ?

A jeni Ju në dijeni të të gjitha këtyre thenieve sa më lart ?

Ju drejtohem si një drejtues strukture që ka goditur VIP-at e kontrabandës duke u përballur vetë personalisht, (pyet se të tregojnë, se cfarë ju kam bërë personave që kanë tentuar të fusin kontrabandë në Shqipëri)

Ju siguroj që asnjëherë, po asnjëherë Drejtoria e Antikontrabandës nuk është katandisur në këtë situatë, si ç’është në këtë periudhë.

Ju garantoj se jam i gatshëm të ballafaqohem në gjykatë apo prokurori me këdo dhe kurdo për vërtetesinë e sa shpreh më lart.

E fundit që do jua parashtroj është që për sa më siper t’Ju garantoj se janë lehtësisht të verifikueshme të gjtha në qoftë se ekziston vullneti i mirë

Personalisht vihem në dispozicion të plotë të cdo organi ligj zbatues .

Përgjegjës Sektori i Antikontrabandës Detare

Marian Laca

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Adresa: Autostrada Tiranë-Durres, Km 1, Rr.Industriale,Pajtoni Center,kati 5 www.dogana.gov.al Page 3

Qytetarja-Bashës: Tani që ke ardhur ti, më duket sikur më ka ardhur djali nga emigrimi

Basha ështëp prekur nga fjalët e nënës, duke i premtuar se do të bëjë gjithçka që djemtë e bijat enënave mos kenë largimin nga Shqipëria si rruga e vetme për mbijetesë. Për Bashën, emigracioni është plaga më e madhe që po vuan sot Shqipëria.

QYTETARJA: Tani që ke ardhur më duket sikur më ka ardhur djali

LULZIM BASHA: Më prek shumë me këtë që më the. Do bëj gjithçka që djemtë dhe bijat e nënave mos kenë largim nga Shqipëria rrugë të vetme për të mbijetuar. Nuk është vetëm plagë e madhe, emigracioni është plaga më e madhe. Dhimbja që ndjeni ju si nëna nuk ka përshkrim. Emigracioni këto vitet e fundit është kthyer në katastrofë kombëtare.

Emigracion ka dhe do ketë, madje ne kemi luftuar që njerëzit të lëvizin të lirë. Por atni Shqipëria po zbrazet, këtu nuk gjejnë kushtet për të ndërtuar jetën. Çfarë kërkon rinia? Arsimin, punësim, dhe mundësi të ndërtojnë familje.

Fëmijët duan siguri, kujdes shëndetësor, arsimin, standarde minimale. Po kështu shëndeti i prindërve. Në këto kushte, një shoqëri bën hapa përpara. Në këto 8 vite Shqipëria ka mbetur në vend. Edhe në fushat që kemi qenë më parë, fqinjët na e kanë kaluar.

Loja e pistë e PS me blerjen e votave në Gjirokastër, denoncimi i Tavos

Vangjel TAVO

“Këtë komunikim me ju duhet ta kisha bërë dje, por për arsye të njohura nga të gjithë ju për shkak të ndarjes nga jeta e mikut tim Bashkim Fino. Gjej rastin edhe një herë të ngushëllojë familjarët.

Të nderuar banorë të qarkut të Gjirokastrës, që dje bëra një kallëzim penal të Prokurorisë së qarkut të Gjirokastrës dhe tashmë e denoncoj edhe publikisht para jush se një individ i kurdisur nga Rilindja ka shkuar në disa lagje dhe shtëpia duke përdorur emrin tim, duke u shtirur dhe gënjyer sikur është i dërguari im, duke pyetur banorët se kush janë familjet në nevojë që tiu jap para për të blerë vetën. Kaq poshtë ka rënë Rilindja, kaq të ligj janë sa të kryejnë veprime të tilla të ulta duke përpjekur të minimizojnë humbjen e madhe që i prêt në 25 Prill.

Ky skandal vjen menjëherë pas denoncimit tim publik që bëra në media para disa ditësh se në Gjirokastër po blihet vota nga Rilindja me paratë e drogës dhe korrupsionit. Duan të blejnë votën dhe të ruajnë pushtetin edhe më gjatë, që të shtyp me këmbë banorët dhe familjet e varfra të qarkut tonë. Të vrasin, të shpopullojnë më shumë qarkun tonë, për të përmbushur misionin me tyre të lig dhe dashakeq.

Për të izoluar dhe shkaktuar një dëm të madh qarkut të Gjirokastrës për ta kthyer në një xhep gjeografik të drogës dhe të aktiviteteve të paligjshme. Ministria e Brendshme siç e shikoni të gjithë kanë zbarkuar të gjitha me makina dhe fuoristrada që xhirojnë gomat në rrugët e Gjirokastrës. Duke vënë në shërbim të fushatës aparatin e policisë së shtetit në kundërshtim me ligjin dhe Kodin Zgjedhor. Këto veprime do ti kishte zili edhe sigurimi i shtetit i regjimit totalitar.

Të nderuar banorë të qarkut të Gjirokastrës ju i dini kush i bën këto lojëra të ulta dhe thur skenarë të tilla mashtrimi. Unë jam ulur vetë me qytetarët dhe kam diskutuar me çdo familje. Mos bini pre e këtyre mashtruesve Rilindas që dërgojnë njerëz në emrin tim.”, u shpreh Tavo.

LDK do të marrë pjesë në votimin për Vjosa Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha sot se pas një diskutimi të hapur kanë marrë vendim që LDK nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidentit të vendit dhe LDK si gjithherë do të ushtrojë detyrimin kushtetues e të marr pjesë në votim për presidentin e vendit, pa paragjykuar votimin e deputetëve.

Abdixhiku pas takimit me deputetët e partisë të tij tha se ky është vendimi i Kryesisë së partisë dhe këtë vendim ua komunikuar deputetëve.

“Pres që secili deputet të respektojë vullnetin kolektiv të shumicës dhe të mos pengojë kursin e ri të LDK-së drejt rikthimit tonë origjinal. Pres të sillen si institucionalist dhe të kapërcejnë veten dhe çfarëdo hidhërimi që mund ta kenë”, tha kryetari i LDK-së.

Ai më tej tha se vendimi i Kryesisë së LDK dhe i tij është që fillimisht vendit t’i jepet një proces normal parlamentar.

“Vota përfaqëson vullnetin qytetar dhe çdo hap për të penguar këtë vullnet është veçse kundërshti ndaj njerëzve tanë, ndaj qytetarëve të këtij vendi. Vendimi i Kryesisë së LDK-së determinon edhe fatin tonë politik të vendit për një periudhë pesëvjeçare”, tha Abdixhiku.

Ai tha se presin që presidenti i vendit të jetë president i të gjithëve, të jetë bashkues e jo ndarës, garantues i Kushtetutës, të jetë njëmend president e jo i nënshtruar i pushtetit.

Reagim i PD: Rama e di qё do tё humbasё, ndaj po pёrpiqet tё sulmojë takimet tona elektorale!

Reagim i Partisë Demokratike

Rama e di qё do tё humbasё, ndaj po pёrpiqet tё sulmojë takimet tona elektorale duke pёrdorur pretendime tё rreme.

Rama e di qё askush nuk mund t’indalojё qytetarёt shqiptarё qё duan ndryshim dhe kjo e shqetëson atё.
Ajo qё ai di tё bёjё ёshtё tё fajёsojё çdokёnd pёr dёshtimet e tij.
Partia jonё funksionon si çdo parti nё Shqipёri – nё zbatim tё ligjit dhe nё mёnyrё demokratike.

Rama pёrpiqet ta ndalojё kёtё duke keqinformuar dhe duke pёrdorur kёrcёnime dhe presion ndaj PD. Por kjo nuk do ta ndihmojё atё.
Nё 25 Prill, Shqipёria do tё fitojё dhe Rama do tё humbasë.

Presidenti rrëzon ligjin e Vettingut të Policisë: Qëllim politik për të mbajtur nën presion efektivët e policisë

residenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer sot për rishqyrtim në Kuvend ligjin për vetting-un në Policinë e Shtetit.

Argumentet ligjore të Presidentit Meta janë shoqëruar me fakte që evidentojnë sipas tij papërgjegjshmërinë e procesit legjislativ dhe falsifikimet që bëhen me nismat, që depozitohen në Kuvend.

Sipas Presidentit Meta, ‘kjo është ndërhyrja e 3 (tretë) që i bëhet ligjit brenda një kohe kaq të shkurtër. (5 mars 2018 – 8 mars 2021)’.

Ndaj dhe Kreu i Shtetit ka kërkuar që Kuvendi dhe Qeveria, ose të pranojnë dështimin e vetting-ut në Polici dhe të nxjerrin përgjegjësit e kësaj nisme të dështuar, ose të pranojnë qëllimin politik për të mbajtur nën presion të vazhdueshëm efektivët e policisë.

Interesant në arsyet e kthimit të ligjit, është dhe fakti i evidentuar nga Presidenti Meta, sipas të cilit kjo nismë ligjore ndonëse është propozim i një grupi deputetësh, në fakt, në Komisionin Parlamentar për Sigurinë, projektligjin e ka prezantuar dhe eka mbrojtur Zëvendësministri i Brendshëm, që ka mbajtur të njëjtin qëndrim ‘copy-paste’, pa ndryshuar as presjen, nga relacioni i nënshkruar nga deputetët nismëtarë.

Nisur nga këto fakte, Presidenti i ka bërë të qartë Kuvendit se kjo procedurë e ndjekur shkel ’parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve të parashikuar nga neni 7, i Kushtetutës së Shqipërisë dhe është tregues se Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë janë trupëzuar në një organ të vetëm, dhe ku ky i fundit (Kuvendi) ka humbur krejtësisht rolin mbikqyrës e kontrollues ndaj ekzekutivit.’

Madje, sipas Presidentit, ‘këto veprime praktikisht mund të konsiderohen edhe falsifikim të vullnetit në propozimin e nismave ligjore’.

Por kjo nuk është problematika e vetme e ligjit. Nisma jo vetëm shkel nenin 82, të Kushtetutës, pasi shtyn pa afat duke e pezulluar procesin evettingut për një pjesë të trupës policore, por shkakton edhe një efekt negativ financiar në Buxhetin e Shtetit, pa marrë as miratimin e Këshillit të Ministrave siç kërkon Kushtetuta në këto raste.

Megjithatë, përtej shqetësimeve mbi gjendjen e procesit legjislativ në vend, në prag të një Kuvendi që pritet të riformatohet shumë shpejt në zgjedhjet e afërta të 25 prillit 2021, Presidenti ka ngritur shqetësimin për faktin se, ndryshimet e bëra me këtë ligj, po fusin në tërësi procesin vetting, në vazhdën e ‘pezullimit’ pa afat, por edhe dosjet që janë në proces vlerësimi i pezullon, duke krijuar kështu: ’një situatë pasigurie të rëndë juridike për gjithë subjektet që e kanë nisur këtë proces, apo që do mbeten në pritje për t`iu nënshtruar atij’.

‘Mospërcaktimi i kohës së mbylljes së procesit të vlerësimit kalimtar (vetting-ut), apo pezullimi pa afat i vet procesit krijon terren që ky vlerësimi kalimtar (vetting-u) të përdoret si një mekanizëm ndëshkimor apo shantazhues për gjithë strukturën policore, ç’ka mund të sjellë një situatë shqetësuese, paqëndrueshmërie dhe destabilizuese në këtë strukturë.’, – argumenton gjihashtu Kreu i Shtetit në dekretin e tij.

Presidenti Meta citon gjithashtu se kjo nisëm ligjore bie në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

ARGUMENTAT E PLOTA LIGJORE

ARSYET E KTHIMIT

TË LIGJIT NR. 30/2021 ‘PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.

12/2018 ‘PËR VLERËSIMIN KALIMTAR DHE PERIODIK TË PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT, GARDËS SË REPUBLIKËS DHE SHËRBIMIT PËR ÇËSHTJET E BRENDSHME DHE ANKESAT NË MINISTRINË E BRENDSHME, TË NDRYSHUAR’

Të nderuar deputetë,

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në seancën plenare të datës 8 mars 2021, ligjin nr. 30/2021, ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 12/2018 ‘Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme’, të ndryshuar’.

Me shkresën me nr. 766 prot., datë 10.03.2021, të Kuvendit, ky ligj i është përcjellë Presidentit të Republikës për dekretim dhe shpallje.

Para së gjithash, është me shumë rëndësi të evidentohet se ligji bazë nr. 12/2018 ‘Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme’, i miratuar në datë 05.03.2018, është shpallur nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 10747, datë 20.3.2018 ,por vetëm pak kohë pas hyrjes në fuqi, ky ligj është ndryshuar dy herë (në vitin 2019-2020), ndërkohë që tani ndryshon për të tretën herë.

Konkretisht:

Ndryshimin e parë Kuvendi i Shqipërisë e ka realizuar me ligjin nr. 20/2019 ‘Për disa ndryshime në ligjin 12/2018 ‘Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme’, ndryshim ligjor ky i cili nuk është pranuar nga Presidenti i Republikës, dhe është kthyer për rishqyrtim në Kuvend, me Dekretin nr. 11175, datë 19.04.2019 ;

Ndryshimi i dytë mbi këtë ligj është bërë nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 74/2020, ndryshim ky i cili sërish nuk u pranua nga Presidenti i Republikës duke u kthyer për rishqyrtim në Kuvend përmes Dekretit nr. 11536, datë 08.07.2020 ; dhe

Ndryshimi i tretë bëhet aktualisht nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 30/2021, objekt shqyrtimi.

Ndryshime kaq të shpeshta të ligjeve të tilla me kaq rëndësi, tregojnë ose për gabime në procesin legjislativ në momentin fillestar të miratimit të ligjit bazë, dhe që tashmë duhet të ishte pranuar nga nismëtarët e të ishin nxjerrë përgjegjësitë për dështimin e kësaj nisme, ose për një qëllim politikpër ta mbajtur procesin e vetting-ut në polici të hapur për një kohë të gjatë, me qëllim pasjen e një mekanizmi presioni, intimidimi dhe shantazhi përkundrejt trupës policore.

Presidenti i Republikës, duke vlerësuar përmbajtjen e të tre ligjeve ndryshuese, të vitit 2019, 2020, 2021, dhe mospërmbushjes së objektivave të parashikuara në ligjin bazë nr. 12/2018, evidenton qartë se është pikërisht vullneti politik i mazhorancës për ta mbajtur këtë proces të hapur pambarimisht për të patur një mekanizëm presioni, intimidimi dhe shantazhi përkundrejt trupës policore, qëllimi real i ndryshimeve kaq të shpeshta në këtë ligj, pasi ligji bazë nr. 12/2018, është vlerësuar si një nismë pozitive.

Lidhur me këto qëllime politike përgjatë ndërhyrjes në ligjin bazë, Presidenti i Republikës, ka arsyetuar në mënyrë shteruese në të dy dekretet e tij – Dekretin nr. 11175, datë 19.04.2019 dheDekretin nr. 11536, datë 08.07.2020, arsyetime me gjetje e vlerësime këto, të cilat konfirmohen sërish sot, kur Kuvendi ka realizuar ndërhyrjen e 3-të në ligjin bazë, sërish me të njëjtin qëllim politik, mbajtjen e Policisë së Shtetit nën trysni dhe presion politik, për ta keqpërdorur atë.

Ligji nr. 30/2021, bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, cenon parimin e sigurisë juridike, cenon parimet dhe standardet e vendosura me ligjin bazë nr. 12/2018, pasi përmes ndryshimeve të njëpasnjëshme Kuvendi vijon të heqë një e nga njëgarancitë për një proces kaq të rëndësishëm si vlerësimi kalimtar i punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës, ç’ka konfirmon të gjitha dyshimet se ky proces nuk do tërealizohet në kohën e duhur, me objektivitet dhe paanshmëri, duke bërë kështu edhe një hap tjetër pas, në raport me standardet e ligjit bazë nr. 12/2018.

Referuar sa më sipër, dhe siç do të shpjegohet në vijim të këtij arsyetimi, në bindje të Kushtetutës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1, të nenit 85 të saj, kam vendosur që ky ligj i duhet kthyer për rishqyrtim Kuvendit, për argumentet e renditura në mënyrë më të detajuar, si më poshtë vijon:

Ligji nr. 30/2021 ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 12/2018 ‘Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme’, të ndryshuar’, objekt shqyrtimi, është propozuar, prezantuar dhe shqyrtuar në kushte kur vullneti i organit ligjvënës provohet se ka qenë fiktiv dhe i paracaktuar/diktuar nga qeveria, duke shkelur kështu parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve të parashikuar nga neni 7, i Kushtetutës së Shqipërisë.

Ligji nr. 30/2021, përmban vetëm një nen me efekt pezullues të procesit vetting në Policinë e Shtetit. Ky ligj ka këtë përmbajtje:

‘Në ligjin nr. 12/2018 ‘Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme’ bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Shtohet neni 68 me këtë përmbajtje:

‘Neni 68

Dispozitë kalimtare

Procesi i vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës pezullohet deri në përfundimin e procesit të vlerësimit kalimtar të trupës së vlerësimit të punonjësve të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.’

Nga shqyrtimi i praktikës parlamentare të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, rezulton se ky ligj formalisht është propozim i një grupi deputetësh, depozituar në Kuvendin e Shqipërisë në datë 12.02.2021, shqyrtuar nga Komisioni për Sigurinë Kombëtare në cilësinë e Komisionit Përgjegjës në datë 02.03.2021 dhe miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare në datë 8 mars 2021.

Në Raportin e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, të datës 02.03.2021, citohet se: ‘Për të prezantuar projektligjin në komision ishin të pranishëm Zëvendësministri i Brendshëm z.Julian Hodaj dhe përfaqëues të tjerë të Ministrisë.’ Sipas Rregullores së Kuvendit kjo nuk mund dhe nuk duhet të ndodhë.

Eshtë e pakuptimtë dhe e papranueshme se si mund të prezantohet një projektligj që është nismë e deputetëve, nga përfaqësuesit e qeverisë. Mjafton ky fakt për të provuar edhe një herë se Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë janë trupëzuar në një organ të vetëm, dhe ku ky i fundit (Kuvendi) ka humbur krejtësisht rolin mbikqyrës e kontrollues ndaj ekzekutivit.

Kjo situatë, fakton edhe një herë se Republika e Shqipërisë ndodhet në një situatë ku parlamentarizmi ka humbur rolin e tij. Kuvendi i Shqipërisë është kthyer realisht në një noter të qeverisë, që njehson vullnetin e kësaj të fundit dhe ku parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve i parashikuar në nenin 7 të Kushtetutës, jo vetëm që nuk ekziston midis ekzekutivit dhe parlamentit, por këto dy organe në veprimtarinë e tyre kanë humbur seriozitetin për t`u kujdesur, qoftë dhe në dukje, për respektimin e këtij parimi.

Rasti konkret, është tregues i mënyrës se si ligjet draftohen nga ekzekutivi (qeveria), dhe për të shmangur konsultimin e detyrueshëm të një projektligji nga ministria propozuese, në shkelje të çdo parashikimi kushtetues mbi ndërmarrjen e nismave ligjore, propozimi dhe depozitimi i tyre realizohet nga deputetë të Kuvendit.

Në këtë mënyrë, shmanget konsultimi i detyrueshëm i projektligjit sipas procedurave të ligjit nr. 9000/2003 ‘Për oganizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave’, me veprime që praktikisht mund të konsiderohen edhe falsifikim, duke u nënshkruar sikur janë nisma të propozuara nga një, apo disa deputetë të Kuvendit.

Për pasojë, edhe pse de jure duket sikur nuk është cenuar neni 81, pika 1, e Kushtetutës që të drejtën e propozimit të ligjeve ia njeh Këshillit të Ministrave, çdo deputeti, si dhe 20 mijë zgjedhësve, de facto, një nismë të depozituar si e nënshkruar nga deputetë, në Raportin e Komisionit përgjegjës citohet se është prezantuar jo nga deputetët propozues, por nga Zëvendësministri i Brendshëm.

Për më tepër, nga një krahasim i Raportit të Komisionit për Sigurinë Kombëtare me Relacionin shoqërues të nismës, qëndrimet e Zëvendësministrit të Brendshëm janë literalisht të njëjta me atë që thuhet në Relacionin shoqërues nënshkruar nga deputetët propozues .

2.Ligji nr. 30/2021, bie ndesh me nenin 82, të Kushtetutës, që sanksionon se:

‘1. Propozimi i ligjeve, kur është rasti, duhet të shoqërohet kurdoherë me raportin që përligj shpenzimet financiare për zbatimin e tij.

2. Asnjë projektligj joqeveritar që bën të nevojshme rritjen e shpenzimeve të buxhetit të shtetit ose që pakëson të ardhurat, nuk mund të miratohet pa marrë mendimin e Këshillit të Ministrave, i cili duhet të shprehet brenda 30 ditëve nga data e marrjes së projektligjit. 3. Në qoftë se Këshilli i Ministrave nuk shprehet brenda afatit të mësipërm, projektligji kalon për shqyrtim sipas procedurës së zakonshme.’

Siç u përmend dhe më sipër, ligji rishton një tjetër dispozitë kalimtare të numërtuar si neni 68, me këtë përmbajtje: ‘Procesi i vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës pezullohet deri në përfundimin e procesit të vlerësimit kalimtar të trupës së vlerësimit të punonjësve të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.’

Përmes këtij parashikimi, është e qartë që procesi i vlerësimit kalimtar shtyhet pa afat. Referuar elementëve që përmban në vetvete procesi vetting, de facto shtyrja në kohë, do të ketë një afat të papërcaktuar.

Mjafton që për arsye nga më të ndryshmet, si proceduriale apo materiale, një anëtari të trupës së vlerësimit të punonjësve të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, t’i zgjasë në kohë procesi i vlerësimit kalimtar të tij, për pasojë, e gjithë pjesa tjetër e trupës së Policisë së Shtetit që do të duhet t’i nënshtrohet vetting-ut, do të presë pambarimisht dhe procesi ndaj tyre nuk mund të fillojë.

Pikërisht ky fakt, i vendosur tashmë me ligj, nuk ka se si të prodhojë përshpejtimin e procesit vetting, por nga njëra anë sjellë bllokimin e tij, dhe nga ana tjetër, sjell si pasojë shtimin e kostove për buxhetin e shtetit.

Ndërkohë që, rikujtojmë se, për realizimin e vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, përfshirë dhe Gardën e Republikës, në momentin e miratimit të ligjit bazë nr. 12/2018, neni 68, parashikonte se:

‘Dispozitë kalimtare

Procesi i vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat do të përfundojë brenda një periudhe prej 24 muajsh, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.’

Për pasojë, efektet financiare, relativisht të larta duke patur në konsideratë pagat, por dhe nevojat infrastrukturore mbështetëse të strukturave përgjegjëse për realizimin e procesit të vlerësimit, kanë qënë të parashikuara për periudhën 24 mujore.

Me ndryshimet e mëpasshme ligjore (ligjin nr. 20/2019), kjo dispozitë që përcaktonte afatin maksimal të zgjatjes së procesit të vlerësimit, u shfuqizua.

Ndërkohë që, me ndryshimin tjetër, pra ndryshimin e dytë, të realizuar me ligjin nr. 74/2020, kthyer për rishqyrtim në Kuvend nga Presidenti i Republikës , u shfuqizua edhe afati 1 vjeçar në nenin 13, të ligjit bazë, për ushtrimin e veprimtarisë së Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.

Ky ndryshim u realizua bashkë me parashikimin e kryerjes së vlerësimit kalimtar paralelisht nga dy organe, si nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, ashtu dhe nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.

Kurse tani, me ndryshimin që propozohet me ligjin nr. 30/2021, afati për procesin e vlerësimit në fakt shtyhet pa asnjë kufizim limit kohor, ç’ka përveç problematikave të tjera të rënda që do sqarohen në vijim, sjell dhe efekte financiare në buxhetin e shtetit.

Në këtë mënyrë nisma propozuese e disa deputetëve të Kuvendit, në zbatim të nenit 82 të Kushtetutës, jo vetëm që duhet të ishte shoqëruar me raportin mbi shpenzimet financiare për zbatimin e tij; por

si një projektligj që formalisht është depozituar si nismë e deputetëve, dhe që në çdo rast sjell rritje apo ndikim në shpenzimet e buxhetit të shtetit për shkak të shtyrjes në kohë të procesit të vlerësimit, duhet të ishte shoqëruar me marrjen e mendimit të Këshillit të Ministrave.

Kjo është kërkesë e nenit 82 të Kushtetutës, që në këtë rast është shkelur.

Nuk mjafton që ky vullnet të shprehet nga një anëtar i vetëm i kabinetit qeveritar, që siç rezulton nga procesverbali i mbledhjes së Komisionit për Sigurinë Kombëtare, ka shprehur dakordësinë ‘edhe në emër të qeverisë’ .

Praktika e miratimeve verbale, duke shmangur procedurën shkresore, nuk është një praktikë e shtetit të së drejtës, pasi Ministri i Brendshëm nuk mundet të përfaqësojë vullnetit e organit kolegjial të Këshillit të Ministrave. Nga praktika parlamentare, nuk rezulton që të jetë administruar mendimi i Këshillit të Ministrave, që përmban edhe vlerësimin e strukturës direkt përgjegjëse për çështjet financiare – Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, duke bërë që kjo nismë të jetë miratuar në shkelje flagrante të nenit 82, të Kushtetutës.

3. Në Relacionin shpjegues të nismës propozuese, citohet se: ‘Qëllimi i këtij projekt-ndryshimi është të përmirësojë efiçencën e procesit të vlerësimit kalimtar dhe periodik sipas parashikimeve të Ligjit 12/2018, të ndryshuar, duke pezulluar procesin e vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës dhe duke orientuar punën e Komisionit të Jashtëm të Vettingut në përfundimin së pari të procesit të vlerësimit kalimtar dhe periodik për trupën vlerësuese të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.’

Se si mund të përmirësohet efiçensa e procesit të vlerësimit kalimtar të Punonjësve të Policisë së Shtetit, ndërkohë që përmes këtij ligji ky proces pezullohet, është një tregues shumë i qartë i mungesës së seriozitetit të vlerësimit dhe propozimit të kësaj nisme.

Ky argument është jo vetëm i pabazuar dhe jo serioz, por në thelb është tërësisht një argument fiktiv. Kjo tregon qartë se në çfarë gjendjeje të papranueshme gjendet sot procesi legjislativ, ku sa më shumë i afrohet përfundimit të mandatit 4-vjeçar, aq më shumë Kuvendi i Shqipërisë po shfaq mungesë vëmendjeje dhe përkujdesjeje në procesin e vlerësimit dhe miratimit të nismave ligjvënëse, që për më tepër nuk kanë aspak lidhje me kërkesat apo nevojat e shoqërisë.

Kuvendi i Shqipërisë dhe Këshilli i Ministrave, përmes ndërhyrjeve legjislative të realizuara në vitin 2019 dhe 2020, ashtu sikundër është përsëritur në arsyet e kthimit të ligjit nr. 74/2020, nuk ka synuar asnjëherë përshpejtimin e procesit vetting në polici brenda afatit ligjor, por ndërhyri shkallë-shkallë përmes ndryshimeve ligjore, për të hequr fillimisht afatin e përfundimit të procesit për një pjesë të trupës policore; ndërsa me një ndërhyrje të dytë, hoqi krejtësisht afatin ligjor të përfundimit të procesit edhe për pjesën tjetër të trupës policore, duke e lënë këtë proces të hapur dhe pa një afat të përfundimit të tij.

Ndërkohë sot, përmes ligjit nr. 30/2021, në fakt, jo vetëm po e fut në tërësi procesin vetting, në vazhdën e ‘pezullimit’ pa afat, por edhe dosjet që janë në proces vlerësimi i pezullon, duke krijuar kështu një situatë pasigurie të rëndë juridike për gjithë subjektet që e kanë nisur këtë proces, apo që do mbeten në pritje për t`iu nënshtruar atij.

Ky synim, për pezullimin edhe të dosjeve të nisura të vlerësimit kalimtar, del qartë nga ‘shqetësimi’ i ngritur në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë Kombëtare nga vetë ministri i Brendshëm, që sipas procesverbalit të zbardhur, është shprehur se:

‘Vetëm se nuk pashë atje, kam merak për dosjet që janë ongoing, domethënë të cilësohet që të pezullohen ato dosje që janë në proces. Domethënë, nuk e di nga ana e teknikës legjislative nëse presupozohet që ato pezullohen automatikisht. Pra, nuk e di, ndoshta mund të jetë një interpretim i tillë, por do të doja që edhe dosjet që janë në proces të pezullohen për sa i takon trupës së policisë dhe të fillohet të merren vetëm me vetingun e trupës së SHÇBA-së.’

Një nga problemet kryesore që sërish evidentohet edhe në këtë ligj është pikërisht situata e pasigurisë juridike që shkakton për subjektet e vlerësimit kalimtar.

Kjo problematikë shtohet edhe më shumë veçanërisht kur në praktikën parlamentare, disa herë vihet theksi se, synohet t`i lihet kohë vetes, për ta riparë nismën në tërësi .

Ka qenë Ministri i Brendshëm që në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë është shprehur ndër të tjera se: ‘Ndërkohë, t’i lëmë kohë vetes që të shikojmë të gjitha rekomandimet që vijnë nga institucione të ndryshme apo edhe nga vetë komisioni, si monitoruesi, për ta riparë në tërësi nëse duhet të ndryshojmë ndonjë gjë që ka të bëjë me të ardhmen e këtij procesi kaq të rëndësishëm.’

Ky fakt, dhe shtyrja e vazhdueshme në kohë deri në pezullimin e dosjeve në proces, përveçse cenon sigurinë juridike, sjell gjithashtu trajtim të pabarabartë të subjekteve të ligjit në raport me ato subjekte që tashmë e kanë kaluar vlerësimin kalimtar, apo dhe të gjithë trupës policore që sipas afateve dhe procedurave që diktonte ligji bazë nr. 12/2018, u angazhuan në plotësimin e fomularëve dhe dorëzimin e dokumentacionit që kërkohet.

Ky pohim i Ministrit të Brendshëm, thënë hapur dhe qartë në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, jo vetëm që ka zhvlerësuar tërësisht procesin e vlerësimit në rradhët e efektivëve të Policisë së Shtetit, por e vë ligjvënësin në një situatë qesharake, kur shtyn çdo vit afatin e ligjeve që nuk zbatohen e që kanë kosto juridike, financiare e njerëzore, deri sa të gjejë zgjidhjen e duhur për të zhbërë nismën që e kanë trumbetuar e raportuar me forcë kudo në nivel kombëtar e ndërkombëtar, si ‘shpëtim’ të forcës policore.

Ndaj, përveç shkeljeve kushtetuese që përmban ky ligj, ripërsërisim thirrjen për Kuvendin se, nëse miratohet dhe hyn në fuqi, ky ndryshim do të sjellë pasoja të rënda në drejtim të stabilitetit dhe mirëfunksionimit të trupave policore.

Ky ndryshim do të rrisë pasigurinë e trupave policore dhe rrjedhimisht, pasoja e pritshme negative do të jetë ulja e efektivitetit të tyre në punën e përditshme, nën presionin e vazhdueshëm dhe pa afat për t’iu nënshtruar vlerësimit kalimtar.

Ndërkohë që nga ana tjetër, vlerësimi i drejtuesve të lartë është një proces që duhet të kishte përfunduar tashmë për shkak edhe të numrit të kufizuar të tyre, ky vlerësim propozohet të shtyhet pa asnjë kufi kohor. Kjo nismë ngjan më shumë me një lehtësi apo favor që krijohet për drejtuesit e lartë aktualë të Policisë së Shtetit, në kundërshtim me vetë qëllimin e nismës ligjore për të siguruar institucione të forta e të besueshme, me profesionistë me integritet.

Të njëjtat gjetje dhe vlerësime Presidenti i Republikës i ka shprehur edhe në Dekretin nr.11536, datë 08.07.2020, kur ka arsyetuar kthimin e ligjit nr. 74/2020 .

Ky pezullim i procesit, përveçse nuk është në përputhje me qëllimin e ligjit bazë nr. 12/2018, që u miratua si nevojë e një reforme prioritare në Policinë e Shtetit, ngjan më shumë me një ‘favor’ që iu bë drejtuesve dhe funksionarëve aktuale të Policisë së Shtetit, për të mos kaluar në procesin e vetting- ut në këto momente, duke i kthyer ata automatikisht, të varur nga vullneti politik sot, dhe në shërbim të presionit politik nesër.

Kjo pasi heqja e afatit për përfundimin e procesit apo pezullimin tërësor të tij, krijon të gjitha premisat për mbajtjen nën presion të vazhduar të forcave policore, nëpërmjet forcës ndëshkuese të mekanizmit të vlerësimit kalimtar (vetting-ut).

Mospërcaktimi i kohës së mbylljes së procesit të vlerësimit kalimtar (vetting-ut), apo pezullimi pa afati i vet procesit krijon terren që ky vlerësimi kalimtar (vetting-u) të përdoret si një mekanizëm ndëshkimor apo shantazhues për gjithë strukturën policore, ç’ka mund të sjellë një situatë shqetësuese, paqëndrueshmërie dhe destabilizuese në këtë strukturë.

Veçanërisht në një kohë kur kemi hyrë në fazën e fushatës zgjedhore dhe vendi pritet t’iu nënshtrohet zgjedhjeve të përgjithshme, forcimi i këtij presioni përmes vlerësimit kalimtar (vetting-ut), bëhet akoma më i dëmshëm dhe i rrezikshëm për garantimin e paanësisë së forcave policore e për pasojë, tepër shqetësues.

Pezullimi i procesit dhe për pasojë, zgjatja e këtij procesi me një afat të papërcaktuar, përveç se nuk përkon me nevojën e menjëhershme që ka shteti shqiptar për një Polici Shteti që të ketë kaluar procesin e vlerësimit kalimtar (vetting-ut), krijon një gjendje pasigurie të tejzgjatur për çdo punonjës subjekt i ligjit, referuar faktit nëse do ta kalojë apo jo procesin e vetting-ut.

Pikërisht kjo gjendje pasigurie me afat të papërcaktuar, e kombinuar edhe me faktin që struktura që do të duhet ta realizojë procesin e vetting-ut është SHÇBA-ja, një strukturë në varësi direkte të një funksionari politik, ndikon drejtpërdrejt në rezultatet dhe punën e forcave policore, të cilat do të vihen nën një situatë edhe më të shtuar pasigurie dhe tensioni. Kjo pasiguri e personelit policor ka gjithë premisat që të keqpërdoret së tepërmi në situata të veçanta, sidomos përgjatë procesit zgjedhor.

Konkretisht, mospërcaktimi i afatit se kur përfundon procesi ‘vetting’, apo pezullimi i vet procesit në tërësi, mund të sjellë:

Rrezikun e ndikimit dhe presionit të vazhduar ndaj veprimtarisë së përditshme të forcave policore;

Mund ta zgjasë kohën e qëndrimit brenda forcave policore të individëve që nuk e meritojnë të jenë pjesë e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës dhe që për shkak të profilit të tyre, janë lehtësisht të shantazhueshëm.

Ripërsërisim edhe një herë qëndrimin që ka mbajtur Komisioni Europian për Demokraci përmes Ligjit (Komisioni i Venecias) lidhur me procesin e rivlerësimit kalimtar në përgjithësi, për Shqipërinë.

Procesi i vlerësimit kalimtar, është një proces jo i zakonshëm, që duhet të kryhet për arsye madhore që lidhen me interesin publik dhe për këtë arsye, mund dhe duhet të jetë vetëm një proces rreptësisht i përkohshëm. Kjo ka qënë dhe ideja në rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe po kështu është shprehur edhe Komisioni i Venecias për këtë çështje.

Komisioni i Venecias, në datën 19 qershor 2020, në Opinionin e miratuar nr. 978/2020 për Shqipërinë ‘Mbi emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese’, si dhe në dy Opinionet e mëparshme për këtë çështje , ka ripërsëritur qëndrimin se:

‘Procesi shumë radikal i verifikimit (‘vlerësimi i kualifikimit’) i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i krijuar posaçërisht mund të shihet si i përshtatshëm në kontekstin shqiptar, mbi bazën e supozimit – të përhapur gjerësisht – që niveli i korrupsionit në gjyqësorin shqiptar ishte jashtëzakonisht i lartë dhe kërkonte masa urgjente dhe radikale. […] Sidoqoftë, Komisioni këmbënguli që vettingu mund të ishte vetëm një masë e jashtëzakonshme dhe rreptësisht e përkohshme dhe Komisioni bëri një numër rekomandimesh në mbrojtje të këtij procesi. […] procesi i verifikimit duhej të ishte ‘rreptësisht i përkohshëm’, që të mos ndodhte që strukturat e vettingut të zëvendësonin organet e zakonshme kushtetuese. […] Sidoqoftë, për Komisionin është e qartë se procesi i vetting duhet të zhvillohet sa më shpejt që të jetë e mundur, por duke siguruar një shqyrtim të drejtë të secilit rast.’

Këto rekomandime të Komisionit të Venecias për Shqipërinë janë rekomandime që kanë trajtuar thelbin e një procesi të ‘rivlerësimit kalimtar’, ndaj duhet të kishin gjetur reflektim edhe në ligjin për vlerësimin kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Referuar gjitha sa u parashtrua sa më sipër, një ndërhyrje e Kuvendit që mund të vlerësohej e pranueshme mund të përkonte me faktin që procesi i vlerësimit kalimtar mund të pezullohej vetëm për një afat të përcaktuar 30-45 ditë, duke përfshirë periudhën para dhe pas zgjedhore, për të shmangur kështu çdo lloj mundësie mbi çdo tentativë për përdorimin e forcave policore përmes trysnisë së procesit vetting.

4. Edhe vetë titulli i ligjit nr. 30/2021, njësoj si ndryshimet e bëra në vitin 2020, nuk është konform rregullave të teknikës legjislative.

Titulli i ligjit nr. 30/2021, reflekton sikur në ligjin nr. 12/2018 bëhen edhe shtesa, edhe ndryshime. Ndërkohë që nga përmbajtja e ligjit, bëhet vetëm një shtesë (shtohet dispozita e numërtuar 68, si dispozitë kalimtare). Pra, ligji nr. 30/2021, objekt shqyrtimi, është një ligj që bën vetëm një shtesë dhe asnjë ndryshim.

Ndërkohë që, ligji bazë nr. 12/2018, përmbante një dispozitë të numërtuar me numrin 68, që ishte dispozitë kalimtare, dhe që u shfuqizua me ndryshimet e bëra në vitin 2019. Në përputhje me rregullat e teknikës legjislative, gjithnjë në funksion të parimit të sigurisë juridike, dispozitat e shfuqizuara, nuk ripërfshihen në ligj me të njëjtin numër. Por çdo ndryshim, bëhet përmes neneve që numërtohen me fraksion.

Numërimi i dispozitave të një ligji ndryshues duhet të jetë i lidhur qartë me tekstin e ligjit origjinal, me qëllim që të lehtësojnë konsolidimin dhe të mundësojnë verifikimin e gjendjes së ligjit në çdo kohë. Si rrjedhojë, numrat dhe shkronjat e një neni të shfuqizuar nuk duhet të përdoren tek nenet ndryshuese, përveçse kur i gjithë neni është ndryshuar. Këto elementë janë tepër të rëndësishëm, pasi jo vetëm që lidhen pandashmërisht me cilësinë e ligjeve, por shmangin konfuzionin që krijohet gjatë zbatimit të tij.

Duke qenë se ligji bazë, apo dhe ndryshimet e tij më pas, kanë gjetur zbatim dhe krijuar pasoja për një periudhë të caktuar, zbatuesi i ligjit duhet të jetë në gjendje në të ardhmen të identifikojë si ka qenë legjislacioni i zbatueshëm. Kjo nevojë për identifikimin e legjislacionit të zbatueshëm në periudha të caktuara kohore dhe përmbajtjes konkrete të tij, lidhet direkt edhe respektimin e parimit të sigurisë juridike.

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë!

Për të gjitha sa u parashtruan më sipër, në bindje të Kushtetutës dhe në zbatim të nenit 85, pika 1, të saj, kam vendosur kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 30/2021 ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 12/2018 ‘Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme’, të ndryshuar’.

Kuvendi i Shqipërisë duhet të reflektojë mbi këtë nismë, duke garantuar që, procesi i vlerësimit kalimtar të Policisë së Shtetit të kryhet në mënyrë të drejtë, nga një trupë e pavarur dhe e paanshme, brenda një kohë sa më të shpejtë të jetë e mundur, me qëllim garantimin e një trupe policore me integritet dhe profesionale,e cila funksionon në mënyrë të qëndrueshme dhetë paanshme, dhe jo mbajtjen e saj nën presion të vazhduar, përmes mekanizmave të procesit vetting.

Sinqerisht,

Ilir Meta

Kaos dhe radhë të gjata për t’u vaksinuar, të moshuarit të revoltuar

Procesi i vaksinimit në ditën e tretë të saj në sheshin ‘Skënderbej’, është shoqëruar me radhë masive dhe revoltë nga të moshuarit që presin me orë të gjata për t’u vaksinuar.

Të moshuarit ankohen se procesi nuk është i organizuar, dhe se qytetaret futen pa radhë.

Të revoltuar ata shprehen se vaksinimi duhej të ishte bërë në qendrat shëndetësore dhe jo në sheshin ‘Skënderbej’.

Përveç kaosit të krijuar të grumbullimit masiv të të moshuarve në qendër, ata shprehen skeptike për vaksinën kineze duke theksuar se nuk është e certifikuar dhe se garanton 50% efikasitet.

Tabaku bashkëbisedim me votues për herë të parë: Ta bëjmë Shqipërinë vend të jetueshëm për rininë

Jorida Tabaku u takua me votues të cilët më 25 Prill do të ushtrojnë për herë të parë të drejtën e tyre për të zgjedhur. Drejtuesja politike e degës 2 teksa theksoi se takimi me të rinjtë vijon çdo ditë, vuri në dukje bashkëpunimin me njëri-tjetrin për të sjellë fitoren e Partisë Demokratike.

Tabaku theksoi se Programi i Partisë Demokratike u jep zgjidhje çështjeve kryesore që shqetësojnë të rinjtë.

Largimi i të rinjve, tha zonja Tabaku, është thelbësore dhe duhet zgjidhur me urgjencë.

“Unë kam 3 fëmijë të vegjël, kam dy vajza binjake që janë 3 vjeç e gjysmë dhe një djalë 1 vjeç e gjysmë dhe unë dua që ata të jetojnë këtu, nuk dua që të largohen. Unë dua që të kontribuoj në politikë dhe ta bëjmë Shqipërinë më të mirë, për ju dhe për fëmijët tanë! Unë e di që shumë nga ju ndoshta mund të kenë dëshirë të studiojnë jashtë dhe nuk ka asgjë, me ambiciet e gjithkujt për të studiuar jashtë edhe për të shkuar jashtë, për ta provuar, por e rëndësishme është që të kthehemi këtu edhe na takon neve politikës që ta bëjmë vendin më të mirë që ju të ktheheni, që nga cilësia e arsimit, mësimdhënies, tek mundësitë që ka rinia për t’u punësuar, tek hapësira që ka rinia, për të thënë zërin e tyre, për tu përfshirë në proçese, po njëkohësisht për t’u krijuar juve mundësi, kushdo që është kampion në sport, ose kushdo që ka një pasion për ta zhvilluar atë”, tha Tabaku.

Të rinjtë teksa diskutuan me zonjën Tabaku në lidhje me sistemin arsimor, të mesëm dhe të lartë, ajo siguroi se Partia Demokratike ka një plan të qartë për maturantët dhe studentët.

“Nevojitet ngritja e një sistemi që ofron siguri për të vijuar shkollimin e mesëm mbi drejtimin që dëshiron të ndjekësh. Për ata që duan të studiojnë këtu në Shqipëri, tarifat janë shpeshherë të papërballueshme për familjet. Dhe ne kemi planifikuar për të gjitha familjet që janë me të ardhura nën 64 mijë lekë të reja, tarifat do të subvencionohen dhe mbështeten nga shteti. Ndërkohë që sot është pandemi, studentët janë duke e paguar tarifën e Universitetit. Është e palogjikshme dhe e pakonceptueshme që të kërkohen pagesat për shkollën kur shkolla nuk është duke u zhvilluar”, tha Tabaku.

25 prilli, tha tabaku, nuk është një betejë për Bashën ose për Ramën, por është një betejë për të rinjtë, është një betejë për Europën, është një betejë që ju të keni mundësi për më shumë mundësi studimi, punësimi në të ardhmen. “Është një betejë për familjet tuaja që unë do t’u kërkoja që bashkë të kërkojmë votën deri më 25 prill çdo ditë, ku të keni mundësi”, tha Tabaku me të rinjtë të cilët votojnë për herë të parë.

Transparency International: Kapja e shtetit në Shqipëri është rritur ndjeshëm nga korrupsioni i nivelit të lartë

Organizata Transparency International dhe Instituti për Demokraci e Ndërmjetësim publikuan sot në Tiranë një raport mbi kapjen e shtetit, korrupsionin e lartë dhe ligjet me porosi.

Sipas raportit më të fundit, Shqipëria ka një shtet të kapur nga korrupsioni, ku individë të fuqishëm, institucione, kompani e grupe të fuqishme brenda e jashtë vendit, komplotojnë që politikat, mjedisi ligjor dhe ekonomia t’u shërbejë interesave të tyre private në dëm të publikut.

Studimi përfshin 12 vitet e fundit nga 2008-2020 dhe arrin në përfundimin se kapja e shtetit në Shqipëri është rritur ndjeshëm dhe se korrupsioni i nivelit të lartë nxitet nga privatizimi i pronës publike dhe i shërbimeve.

Ky raport mbështetet në një përmbledhje rastesh korrupsioni të nivelit të lartë, që kanë të bëjnë me rrjetet klienteliste, korrupsionin në sistemin gjyqësor edhe ligjet e bëra me porosi.

Aty analizohen në detaje procese gjyqësore nga “Gërdeci” “Meta-Prifti”, “ARMO”, “Tom Doshi”, “Majlinda Andrea”, “Gjin Gjoni”, “3 Inceneratorët”, “4 Prokurorimet e Shëndetësisë”, çështja “Tahiri”, “Dako”, “Gjiknuri-CEZ”.

Po ashtu renditen edhe shembuj ligjesh të dyshuara se u bënë me porosi, si ligji special për Teatrin, ligji për mediat audiovizive, ligji për lojërat e fatit, për lotarinë kombëtare, ligjin për koncensionet dhe PPP-të, autostradën Milot-Balldre, kompania Air Albania, apo mbi oferta të pakërkuara për ndërtim aeroportesh, si ai i Vlorës, të cilat miratohen me shpejtësi dhe me mangësi nga parlamenti, në mungesë të transparencës dhe konsultimeve publike.

Raporti në dukje tek ato raste mangësi në integritetin e zyrtarëve shtetërorë, në korruptimin e sistemit gjyqësor dhe mënyrën si i trajon ai çështjet penale të korrupsionit si dhe në integritetin e procesit ligjvënës.

“Shqetësim kryesor mbeten ligjet e bëra me porosi, të cilat lehtësojnë skemat e korrupsionit të nivelit të lartë. Rrjetet klienteliste porositin ligje për investime të pakërkuara, të cilat miratohen me shumicë të thjeshtë në parlament, duke shkelur shumë afate, procedura dhe rregulla të mirëqeverisjes” – tha Gjergj Vurmo, bashkautor i studimit.

Këto ligje, thuhet në raport, mundësojnë vjedhjen e burimeve kombëtare përmes procedurave jotransparente të prokurimit, mungesës së integritetit të procesit ligjvënës dhe mbikëqyrjes parlamentare.

“Shumica e projektligjeve propozohen nga qeveria, por dokumentet e tyre mbështetëse nuk shtjellojnë arsyet e propozimit të tyre. Qeveria anashkalon konsultimin publik, i cili, sipas raportimeve nga shoqëria civile, nuk është sistematik dhe rrallë merren në konsideratë” – thekson raporti.

Bashkautorja e studimit, Rovena Sulstarova, thekson nga përfundimet se “mekanizmat institucionale të kontrollit dhe balancës janë të pamjaftueshme; kjo e nxit korrupsionin e lartë, së bashku me administratën publike të politizuar dhe sistemin gjyqësor të korruptuar, që siguron pandëshkueshmërinë për autorët e krimeve”.

Reformat kanë ecur në vazhdën e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, thuhet në studim, por ato nuk kanë qenë të suksesshme në frenimin e kapjes së shtetit dhe situata është përkeqësuar dukshëm, bazuar në shqyrtimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe ligjeve të bëra me porosi.

“Këto prirje vazhdojnë pa u ndalur, pavarësisht reformave të mbështetura nga BE-ja, që synojnë krijimin e një administrate publike profesionale dhe një gjyqësor të paanshëm dhe profesional” – thuhet në raport.

“Në dekadën e fundit u forcua bashkëpunimi mes politikës, biznesit dhe krimit të organizuar, një bashkëpunim, që vitet e fundit ka arritur kulmin e tij. Kontratat qeveritare për biznese të zgjedhura dhe të lidhura me funksionarë të spikatur publikë kanë çuar në keqadministrim të pasurive publike, humbje të jetës dhe rritje të borxheve financiare, që i rëndojnë taksapaguesit shqiptarë” – thekson studimi.

Rrjetet klienteliste me nëpunës publikë dhe interesa private ndikojnë në vendim-marrjen e qeverisë, ndërsa këto skema korrupsioni mbështeten nga pandëshkueshmëria që e siguron gjyqësori i korruptuar, thuhet në raport.

Ritmi i ngadaltë i reformës në drejtësi dhe boshllëku që solli rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve bllokuan disa hetime dhe zgjatën hetime të tjera.

Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë nuk funksionuan për më shumë se dy vjet, thekson studimi, dhe kjo i ka gërryer mekanizmat e kontrollit dhe balancës së pushteteve, ndërsa pandëshkueshmëria solli përfitime të paligjshme.

Mungesa e ekspertizës në parlament dhe largimi i opozitës nga parlamenti në shkurt 2019 lehtësuan miratimin e ligjeve të bëra me porosi, theksojnë autorët.

Në raport thuhet se Parlamenti nuk i përmbushi detyrat kushtetuese për të mbikëqyrur qeverinë dhe për t’u siguruar, që politikat publike u shërbejnë qytetarëve.

“Përballja me kapjen e shtetit në Shqipëri do të mbetet një sfidë e rëndësishme për shkak të trashëgimisë të një qeverie autokratike, që përpiqet të kontrollojë dy pushtetet e tjera legjislativin dhe gjyqësorin – pasigurisë së rezultateve të reformës në drejtësi, dhe një procesi politik të dominuar nga paqëndrueshmëria” – thekson studimi i Transparency International dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

Në raport veçohet se integriteti i procesit zgjedhor është dëmtuar rëndë nga bashkëpunimi mes partive politike, zyrtarëve publikë dhe grupeve të krimit të organizuar për blerjen e votave në zgjedhjet vendore dhe të përgjithshme në këmbim të shfrytëzimit të institucioneve publike për interesa private.

Raporti është pjesë e projektit të financuar nga Bashkimi Europian “Dhënia fund pandëshkueshmërisë për korrupsionin e nivelit të lartë ose politik në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”.

Projekti synon të ulë korrupsionin dhe kapjen e shtetit në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Turqi, si dhe të përmirësojë qeverisjen, transparencën dhe llogaridhënien e sistemit gjyqësor dhe ligjvënies demokratike.