18.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Shtator, 2025

Reagimi i fortë i Arta Dades: E majta duhet riorganizuar, disa nuk e njohin historinë e saj

Ish-deputetja socialiste Arta Dade thotë se e majta në Shqipëri ka nevojë të riorganizohet. Në një intervistë me gazetaren Juli Xhokaxhi në studion e ABC, Dade u shpreh se forcat politike janë organizma që lëvizin por njerëzit duhet të largohen vetëm në bazë të votës dhe një gare të drejtë.

Ajo theksoi se është diskriminuese dhe kundër kritereve të BE, që përzgjedhja për të qenë në politikë të bëhet në bazë të moshës duke marrë shembull disa figura të njohura të politikës në botë.

“Forcat politike janë organizma që lëvizin por mënyra si janë larguar njerëzit është e dhimbshme. Mendoj se në politikë mund të largohesh kur nuk votohesh dhe kur bëhet një garë konform rregullave. Unë besoj që patjetër duhet të ruhet një ekuilibër mes të rinjve dhe njerëzve me përvojë. Mosha nuk është asgjë. Është thjeshtë një periudhë e jetës që do e kalojë secili.

Mund të jesh i ri dhe mund të jesh me koncepte. Nëse do shikojmë Nancy Pelosin që drejton Kongresin Amerikan i ka kaluar 80-vjeç. Ajo e ka në vazhdimësi karrierën në politikë dhe ka ende shumë për të dhënë për vendin. Mosha nuk është gjë. Ajo ndarja në moshë është diskriminuese dhe është një nga kriteret që nuk e pranon as BE. Njerëzit që kanë energji dhe përvojën e duhur”, tha Dade.

Ajo kujtoi momentin e largimin nga posti i ministres së qeverisë socialiste, duke theksuar se marrja e këtij vendimi kërkon disa cilësi që në politikën e sotme mungojnë. Dade u shpreh se në PS sot ka njerëz që nuk e njohin historinë e të majtës, duke nënvizuar se e majta ka nevojë për disa elementë duke e krahasuar atë me një akullnajë të ftohtë.

“Kryeministri e kishte zgjedhur edhe ministren që do më zëvendësonte. Presidenti nuk donte të hidhte firmën në shkarkimin tim. Dorëheqja kërkon disa elementë që ndoshta në politikën e sotme mungojnë. Kurrë nuk duhet thënë kurrë pavarësisht se unë nuk jam shkëputur nga politika. E majta duhet riorganizuar.

Ka shumë për të riformatuar dhe duhen elementë që e ndjejnë të majtën sepse politika nuk mund të jetë e ftohtë akullnajë. Për fat të keq nuk e njohin historinë e krijimit të së majtës. Është koha për një të majtë që mendon për politika dhe atë vizion që kërkon e majta europiane. Politika duhet të rivendosë mbi shina atë që i duhet vendit”, u shpreh ajo.

PD i përgjigjet Ramës: Ndihet i frikësuar nga qytetarët

REAGIM I PD

Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë.

Ka vetëm dy mundësi: një lider që punon për ju, për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë, për t’i përmirësuar jetët tona, ose Rama i cili dështoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve.
Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë!

Investimet në infrastrukturë do të jenë prioritet i Partisë Demokratike!

Nga Anila BISHQEMI

“Ne nuk kërkojmë as aeroporte, as kulla. Të shtrohet kjo copë rrugë të luajnë pa frikë kalamajtë dhe të ecim të qetë natën, kemi merak mos rrëzohemi, kemi pleq në shtëpi”, këtë shqetësimin shprehu zonja.

Kjo foto nuk i përket periferisë së Elbasanit dhe as rrugëve dytësore në brendësi të lagjeve, përkundrazi jemi në lagjen ‘Beqir Dardha’. Sheshpushimi i pallatit me pamje nga rruga kryesore ’11 Nentori’, 200 m larg Universitetit ‘Zoja Këshillit të Mirë’, 300 m larg shkollës 9-vjecare ‘Abdyl Paralloi’, 500 m larg shkollës së mesme pedagogjike ‘Luigj Gurakuqi’, 200 m larg gjimnazit Gjuhësor ‘Mahmud e Ali Cungu’.

Asnjë investim infrastrukturor prej më shumë se një dekade, vecse propogandë dhe projekte 3D.

Investimet në infrastrukturë do të jenë prioritet i Partisë Demokratike. Do t’i jepet fund shpërdormit të parave me tendera korruptivë dhe fasadave që rezistojnë jo më larg se dita e inagurimi.

Në 25 Prill Shqipëria fiton.

#shqiperiafiton #qytetarifiton #elbasanifiton

“Jam një socialiste e zhgënjyer. Më mirë të mblidhemi këtu të vdesin nga virusi sesa nga ai kryeministër”!

Basha është pritur nga qindra mbështetës në turmë, ndërsa kryedemokrati u bëri thirrje që të ruajnë distancën.

Gjatë ecjes në qytetin e Firit ku po zhvillon biseda, një vajzë e re i ka dalë përparakryetarit të PD, Basha duke i thënë se, është një socialiste e zhgënjyer.

“Jam një socialiste e zhgënjyer nga këta manipulatorë. Nga një kryeministër që ka 8 vite dhe thotë kjo ishte gjysma e rrugës sonë. Më mirë të mblidhemi këtu të vdesin nga virusi sesa nga ai kryeministër. Jam Kamela Troka”, tha ajo.

Basha i premtoi se do unë do punojë për të gjithë, edhe për socialistët.

Kryetari i PD premtoi çlirimin nga çdo stres i këtyre 8 viteve.

“Plani ynë do bëjë të mundur stabilizimin e gjendjes që të mos detyroheni të mbyllni qepenat. Një ditë pozitive bashkimi më 25 prilli. Do ju çlirojmë nga çdo stres dhe çdo problem i këtyre 8 viteve. Të gjithë bëhemi bashkë më 25, ta çlirojmë vendin nga e keqja dhe të sjellim pozitivitet”, tha Basha.

Fieri pret Bashën si fitimtar

Basha pritet në Fier si fitimtar. Entuziasmi ka qenë i madh, ndërsa karvani i makinave ka shoqërur Bashën pë kilometra të tëra. Basha u shpreh se erën e ndryshimit e ndjen kudo. Gjithashtu, kreu i demokratëve u bëri thirrje simpatizantëve të ruajnë distancën, megjithëse kjo duket e pamundur.

“Më keni falur emocione të jashtëzakonshme por asnjëherë si sot me këtë pritje të mrekullueshme. Era e ndryshimit po fryn kudo në Shqipëri. e shoh në sytë e mbarë shqiptarëve, e dëgjoj në zërin tuaj. Era pozitive e ndryshimit do të sjellë mirëqënien. Ju falënderoj nga zemra. E di se kur era e ndryshimit frynë, 25 prilli do të jetë një ditë e mirë për çdo shqiptar. Dua t’ju lus të vazhdojmë të respektojmë kushtet në të cilat ndodh kjo fushatë, të mbajmë maskën dhe distancën. Të çojmë edhe më lart frymën e shpresës dhe ndryshimit. Bashkë do të fitojmë. Shqipëria do të fitojë,” tha Basha.

Pas mesazhit për mbështetësit, Basha ka vijuar me takime me qytetarë dhe biznese të vegjël. Kryedemokrati planifikoi të vizitonte Fierin ditën e djeshme, por e anuloi për shkak të ndarjes nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino.

Pluku me infrastrukturë si në mesjetë! Mjerimi ndjehet në çdo familje. Marrin ushqime me listë për të jetuar

Kandidatet per deputete ne qarkun e Fierit, Saimir Korreshi dhe Jakup Beqiri ishin te pranishem ne cdo familje te Plukut. Dikur nje fshat qe mbidhte pjesen e shqiptareve te persekutuar nga sistemi komunist serish vazhdon te jete i tille pavaresisht ndryshimit te emrave, thote nje banore. Ne vazhdojme kalvarin e persekutimit sepse ketu tek ne nuk ka infrastrukture. Sa here ka zgjedhje na premtojne dhe me pas harrojne . Kjo ka ndodhur me pushtetaret aktual ketu e 8 vite. Mjerimi ndjehet ne cdo familje. Ende listat me ushqime nuk u jane ndare per te jetuar.

Nuk flasim per vendet e treta afrikane qe jetojne ne geto por ne realitetin shqiptar qe eshte nje geto me vehte per cdokend qe rastis te shkoje ne Pluk te Lushnjes.

Ne takimet dere me dere me banoret e Plukut, pjese e njesise administrative Golem, Bashkia Lushnje ndeshesh me te njejta probleme por ndoshta me specifike persa i perket infrastruktures.

Asnje ivestim, rruget e brendeshme tejet skandaloze te mbushura nga vete banoret me inerte te nxjera nga riparimet e shtepive te tyre pa kanalizime ujrat e zeza ne siperfaqe te depozituara rreze avllive apo mureve rrethues, shumica e lagjeve ishin nje skandal i vertete. Akesat e banoreve te pa numerta ne adrese te qeverisjes ne te gjitha nivelet e saj , varferia ulur kembekryq ne çdo familje dhe shpresat e tyre ishin shuar te gjithe shpreheshin “jetojme kot, te pa shprese”.

Dilni me 25 Prill shkoni tek kutite e votimit dhe me voten tuaj beni ndryshimin , votoni per veten tuaj per familjet tuaja per femijet tuaj per te ardhemen e tyre , votoni per ekonomine tuaj familjare per xhepin tuaj dhe jo te pushtetareve . Jeta juaj do te ndryshoje ju meritoni me shume votoni Partine Demokratike , votoni per Lulzim Bashen Kryeminister.

#FitonShqipëria
#fitonPluku

Duma: Aty ku sot ka rrugë është Partia Demokratike, aty ku ka projekte kombëtare është sërish Partia Demokratike

Kordinatorja e Partisë Demokratike për Kavajën, Grida Duma deklaroi sot se, aty ku ka projekte kombëtare, është PD-ja: “Rruga e Kombit, NATO, liberalizimi i vizave, TAP, kudo ku ka zhvillim është sërish Partia Demokratike”.

Në takimin me banorë të zonës së saj elektorale, Duma ka theksuar se, “Edi Rama është e shkuara!” dhe se “ajo ku ne duhet të përqëndrohemi sot është plani ekonomik”. Në këtë këndvështrim ka përmendur faktin se projektet më të mëdha të realizuara nga qeveria e PD-së, mbeten të vetmet dhe vazhdojnë edhe sot të spikatin.

“Aty ku sot ka rrugë është realizuar nga Partia Demokratike, aty ku ka projekte kombëtare është sërish Partia Demokratike. Rruga e Kombit, NATO, liberalizimi i vizave, TAP, kudo ku ka zhvillim është sërish Partia Demokratike. Ajo çka është imediate është të aktivizojmë e të ndërtojmë ekonominë sot e t’i rikthejmë Shqipërisë forcën”, u bëri thirrje kandidatja e PD-së, qytetarëve.

“Mirë se vjen Kryeministri Basha”/ Pritja madhështore në Fier

Ashtu si një ditë më parë simpatizantë, anëtarë e qytetarë fierakë kanë dalë për të pritur sot kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Me banderolën “Mirë se vjen Kryeministri Basha”, ata janë vendosur në rreth rrotullimin e Sharrës në Fier, në pritje të nisjes së takimit.

Ky takim ishte menduar të zhvillohej një dite më parë, por pak momente përpara nisjes se tij, kryedemokrati Basha e anuloi, kjo për shkak të ditës së zisë vendosur nga qeveria për nder të ish-deputetit Bashkim Fino që ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm.

Gazment Bardhi me të rinjtë në Elbasan: Aleanca jonë me ju është natyrale, do të sjellim bashkë ndryshimin!

Drejtuesi Politik për Qarkun, Gazment Bardhi dhe kandidati për deputet Luciano Boçi u takuan me të rinj të Elbasanit, ku shpallën angazhimet për ndryshimin që do të vijë pas 25 prillit, dhe ku bënë thirrje për pjesmarrje masive në zgjedhje.

Bardhi u shpreh se aleanca më natyrale e Opozitës dhe Partisë Demokratike është me të rinjtë.

“Çdo vit qarku i Elbasanit humbet 2 përqind të popullsise, nga ikja nga largimi i njerëzve. Pjesa më e madhe, janë të rinjtë. Me Edi Ramën, në 8 vite nuk pati asnjë mundësi për rininë. Programi i PD, është i qartë. Në familjet nën 640 mijë lekë të ardhura, studentët do të jenë pa tarifa në shkollën e lartë që do të thotë 2 milionë lekë të kursyera. Programi i PD krijon mundësi, shanse, meritë e konkurencë.
Rinia e do ndryshimin dhe do ta sjellë ndryshimin”, u shpreh Luciano Boçi.

Gazment Bardhi tha se i vetmi i interesuar që rinia të largohet nga vendi dhe të qendrojë larg kutive të votimit me 25 prill, është Edi Rama. Aio bëri thirrje për pjesmarrje masive, pasi kjo do të sjellë fundin e këtij modeli të keq politik.

“Ne kemi një koalicion natyral me rininë. Të rinjtë e kanë kuptuar momentin e rëndësishëm, historik ku ndodhemi. Pjesa dërrmuese duan të ikin. Një pjesë pret se ca do ndodhë me 25 prill. I vetmi i interesuar në Shqipëri që rinia të largohet, është Edi Rama. Ai e di se nga energjia, nga mendja dhe nga papajtueshmëria e rinisë me padrejtësitë, rrezikon pushtetin.

Padrejtësi si goditja e familjes, dhe largimi i pjesës më vitale të shoqërisë që kanë ndodhur në këto 8 vite. Ndaj 25 prilli do të jetë referendumi i rinisë shqiptare kundër modelit që ka ofruar Edi Rama. Model që ka privilegjuar 10 vetë e ka lënë në varfëri e skamje shumicën e qytetarëve.

Leksioni që rinia do i japë Edi Ramës do të jetë një mesazh i qartë edhe ndaj nesh që do të jemi në pushtet pas 25 prillit, që do të thotë se, nëse qeveria nuk kujdeset për të rinjtë, për familjet, për pensionistët, ndëshkohet me votë.

Unë jam i sigurtë se ju që jeni këtu do të mbështesni PD për angazhimet. Nëse lexoni programin e PD, dy fjalë përsëriten më shpesh se çdo fjalë tjetër, që janë rinia dhe familja.

Po ka dhe një kujtesë. Sa herë PD ka qënë në pushtet Shqipëria ka bërë disa hapa para. Në të kundërt, sa here PS ka qënë në pushtet, Shqipëria jo vetëm nuk ka bërë hapa para, por hapa pas. Siç ka ndodhur edhe në këto 8 vite. Kjo shihet tek varfëria, skamja dhe eksodi. Në çdo biznes tashmë gjen vetëm pronarët, asnjë puëntor”, u shpreh Bardhi.

Ai u bëri thirrje të rinjve që të marrin në dorë fatet e vendit dhe të jenë pjesë e planit për të ndryshuar Shqipërinë pas 25 Prillit.

“Keni rol vendimtar për të luajtur. Qendrimi juaj larg kutive të votimit është interesi i Edi Ramës. Pjesmarrja sjell ndryshimin. Do jemi bashkë këto ditë, dhe do jemi sërish bashkë pas 25 prillit për të vënë në jetë planin që sjell ndryshimin në Shqipëri”, deklaroi Bardhi.

Basha publikon videon: Vetëm incineratori i Tiranës do t’u kushtojë shqiptarëve 430 milionë Euro

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar një video me njërin nga ‘dështimet’ e kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha thekson se, Rama kishte premtuar se do jepte dorëheqjen nëse fatura e inceneratorëve do të ishte me shumë se 400 milionë Euro. Pra, ai nuk e ka mbajtur as këtë premtim.

Dhe në përgjigjen qe jep lideri i opozitës, duke ju referuar statistikave të KLSH, vetëm incineratori i Tiranës do t’u kushtojë shqiptarëve 430 milionë Euro.