16.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Shtator, 2025

Njerëzit duan ndryshimin, Belind Këlliçi: T’i hapim rrugë vendit për një kryeministër normal

Procesi i dëmshpërblimit nga tërmeti ka qenë i padrejtë dhe shumë familje kanë marrë pak ise aspak. Xhaferr Zela është një nga kryefamiljarët, që tregon lënien në mëshirë të fatit pas një shpërblimi që nuk munlon asgjë. Ai i tha kandidatit për deputet, Belind Këlliçi, se mori vetëm 600 mijë lekë për banesën e dëmtuar.

4 kurorë jetojnë në këtë banesë në periferi të Tiranës, në Vishnje, me dëmtime të rënda strukturore jashtë dhe brenda saj. Përveç hallit të tërmetit, kryefamiljari tregoi edhe pamjaftueshmërinë e pensionit dhe talljen që u bëri qeveria, me gjoja rritjen e pensionit.

“Janë vetëm 2 mijë lekë të vjetra në 8 vjet, nuk del për asgjë”, tha Xhaferri, i cili theksoi se mezi po priste ndryshimin.

“Duroni edhe 4 javë, duroni deri në 25 prill dhe do ta ndryshojmë bashkë. Të largojmë këta, që t’i hapim rrugë Shqipërisë për të patur një kryeministër normal”, u shpreh Belind Këlliçi.

Alizoti në Otllak: Qeveria nuk investoi asgjë, sot ka nisur ca punë thjesht për t’i hedhur votuesve hi syve

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Beratit, Tomor Alizoti zhvilloi sot një takim me banorët e Otllakut. Alizoti u shpreh se, në 8 vite e gjithë zona u la në harresë. Qeveria qendrore nuk investoi asgjë. Pushteti lokal, përveçse rriti për familjarët dhe bizneset taksat dhe tarifat lokale, nuk ka realizuar asnjë investim konkret. Ai tha se, Partia Demokratike angazhohet për ta ndryshuar këtë realitet!

Otllaku është njësia administrative më e madhe e Beratit. Në të ndodhen biznese të rëndësishme për jetën ekonomike të qytetit.

Në 8 vite e gjithë zona u la në harresë. Qeveria qendrore nuk investoi asgjë. Pushteti lokal, përveçse rriti për familjarët dhe bizneset taksat dhe tarifat lokale, nuk ka realizuar asnjë investim konkret.

Disa punë të nisura në këtë prag fushate, janë thjesht për t’i hedhur votuesve hi syve, të shtyra nga interesi i ngushtë elektoral.

Partia Demokratike angazhohet për ta ndryshuar këtë realitet!

Ulja e taksave, krijimi i një klime të mirë ekonomike, jo vetëm që do të rrisë mirëqenien dhe ekonominë, por do të krijojë edhe vende të reja pune.

#PartiaDemokratike
#VotoPD-AN 9
#ShqipëriaFITON

Lediana Fratari: Qeveria është bërë barrë në kurriz të qytetarëve, ata janë të bindur që po vidhen!

Kandidatja e PD për deputete. Lediana Fratari ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorë të njësisë nr 5 në Tiranë.

“Qytetarët nuk janë thjeshtë të zhgënjyer. Ata janë të bindur se qeveria e socialistëve nuk ka dështuar si pasojë e paaftësisë, por ajo është në stadin kur është bërë barrë në kurriz të tyre, për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit. Ndaj dhe fryma për ndryshim ndjehet kudo.

Bisedova me bashkëqytetarë të mitë, në njësinë administrative Nr 5 në Tiranë. Pronarë dyqanesh e kafenesh ankohen për taksat e larta, rritjen e tarifës së sigurimeve shoqërore, rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe uljen e konsumit.

“Nuk është thjeshtë kriza e pandemisë, thotë pronari i një dyqani veshjesh. Konsumi ka rënë sepse në këtë vend po bie çdo ditë numri i të rinjve dhe moshës së mesme, janë ata konsumatorët më të mëdhenj dhe ata po largohen nga Shqipëria”.

Ka mes tyre votues të PS-së që nuk kanë në plan ta mbështesin më. Të sigurosh mbështetjen e njerëzve të zhgjënjyer, nuk është e vështirë, por e vështirë dhe detyrim është të mos i zhgënjesh pasi të kanë besuar. Dhe unë mendoj se kjo është sfida e partitë sonë dhe e imja personalisht”.

Video/ Balla nuk pranohet në takim as nga bashkëfshatarët e tij, ju heq të drejtën e fjalës forcërisht

Numri 2 i PS, Taulant Balla është i padëshiruar edhe për bashkëfshatarët e tij. Gjatë një takimi 3 ditë më parë në Librazhd-Katund, banorët e zonës i kanë kërkuar llogari Ballës duke u shprehur se, çfarë ka bërë në këto 8 vite. I gjetur me shpatulla pas murit Balla u ka kërkuar banorëve që të mbyllin gojën. Më pas ai ka urdhëruar që t’u hiqet mikrofoni atyre që bëjnë kritika.

Balla nuk pranohet as në fshatin e tij pa dhënë llogari për 8 vitet e qeverisjes së Partisë Socialiste. Gjatë një takimi në fshatin Librazhd Katund, banorët kanë vënë me shpatulla pas murit Ballën, duke mos e lejuar që të flasë pa dhënë më parë llogari për situatën në të cilën ndodhet kjo zonë dhe çfarë ka bërë qeveria në 8 vite.

Por kundërshtimi i banorëve duket se nuk i ka pëlqyer Taulant Ballës, i cili ka replikuar me ta madje duke i kërkuar që t’i hiqet edhe e drejta e fjalës forcërisht. Edhe pse banorët e tjerë kanë insistuar që Taulant Balla të dëgjonte problemet e tyre, kjo nuk e ka penguar numrin 2 të Partisë Socialiste që t’i heq të drejtën e fjalës banorëve, madje duke I cilësuar problemet e tyre si teatër.

Balla: Hiqe çik atë kamerën, lëre atë kamerën o aga…

Banori: Shiko se ka që në 2013 që është…

Balla: Dëgjo këto teatrot kështu, që do i postoni nuk i kam qef

Banori Tjetër: O zotëri, do e dëgjosh se ai është katunar…

Balla: Hiqe çik atë kamerën, lëre atë kamerën o aga…

Banori: 12…

Balla: Merrja çik mikrofonin atij, merrja mikrofonin… Leri, mos na bëj skena këtu tani…hajde

Vetë Taulant Balla është përpjekur që ta shesë këtë si një takim të suksesshëm, duke e posrtuar në Facebook, por duke i hequr të gjithë momentet kur bashkëfshatarët e tij i kërkojnë llogari. I ndikuar nga kjo situatë edhe kryebashkiaku i Librazhdit Kastriot Gurra është kujdesur të lartësojë figurën e shefit të tij politik.

Por ndryshe nga sa thotë kryebashkiaku Gurra, duket se Taulant Balla nuk është më i dëshiruar as nga bashkëfshatarët e tij, të cilët e akuzojnë për gjendjen e rënduar në 8 vitet e fundit.

Paloka: Socialistët të vetëdijshëm, me Ramën 3 orë më shumë janë fatkeqësi

Fushata elektorale për Partinë Demokratike duket se ka nisur pozitivisht me pritjen që qytetarët po i bëjnë kandidatëve në Qarkun e Durrësit, ku duket se Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Z. Edi Paloka dhe dy kandidatët Andia Ulliri dhe Aulon Kalaja, janë pritur me entuziazëm në zonën e Fushë Krujës. Gjatë takimit Z. Paloka theksoi pakënaqësinë që ka krijuar tashmë Rama si kryeministër, gjë që u reflektua dhe në hapjes së fushatës elektorale.

“Nuk ishte i braktisur dhe i vetëm mbrëmë Edi Rama, sepse siç u përpoq ta justifikonte, është nga ata që zbaton rregullat. Dhe ne u kërkuam qytetarëve që hapjen e fushatës ta ndiqnin nëpërmjet mediave, sepse të tilla ishin rregullat. Një pjesë e juaja na kërkuan të vijnë në Tiranë dhe u thamë jo, sepse këto janë rregullat dhe duhet të zbatoheshin, por nuk i ndalje dot qytetarët. Prandaj u mblodhën, për të treguar se tek Partia Demokratike shohin shpresën. Askush nuk do t’i ndalte as socialistët nëse do e shihnin me shpresë Edi Ramën, por qytetarët kalonin dhe e shihnin me indiferencë, ishin aq pak se i kanë braktisur dhe vetë socialistët. Socialistët e dinë tashmë që me Ramën jo mandat të tretë, por edhe tre orë më shumë janë fatkeqësi për shqiptarët.”

Gjithashtu Z. Paloka e cilësoi betejën në këto zgjedhje, si një betejë përballë një qeverie e cila nuk u zgjidhi problemet qytetarëve, por u bë problem për ta dhe nuk harroi as të kujtojë atë çfarë ndodhi në qytetin e Durrësit, ku peshkarexhat u larguan në shenjë proteste pasi u njoftuan se për vizitë në portin e peshkimit do të vintë Rama.

“Beteja jonë është me një qeveri që për 8 vite nuk bëri asnjë gjë për shqiptarët, por përkundrazi, u kthye në problemin më të madh të qytetarëve. Ikën të gjithë peshkarexhat nga porti në shenjë proteste dhe e lanë Ramën si peshku pa ujë, u detyrua t’i thotë Gjergj Lucës më sill peshkarexhat nga Shëngjini, që të bënte takimin, e braktisën të gjithë, sepse ka 8 vite që i mashtron, me këtë përballemi me 25 prill”, tha ai.

Në fund të takimit Paloka u premtoi banorëve të Fushë Krujës se Partia Demokratike do të punojë që t’u kthejë normalitetin, qetësinë dhe integrimin e Shqipërisë në Europë, ky i fundit proces i ndërprerë nga Rama. Gjithashtu ai i ftoi qytetarët që me datë 25 prill, askush të mos qëndrojë në shtëpi, por të votojë për ndryshim.

“Biznesi i vogël në Tepelenë në kushtet e mbijetesës”, Shehu: Qeveria e PD pas 25 prillit do të ofrojë mbështetje

Biznesi i vogël në Tepelenë po përjeton ditët e tij më të vështira. Mugesa e konsumatorit, migrimi drejt qendrave më të mëdha urbane apo largimi masiv i njerëzve jashtë vendit, ka lënë pas, pasoja negative tek biznesi. Ky i fundit është në kushtet e mbijetesës ndërkohë që politikat fiskale apo dhe politikat klienteliste të pushtetit karshi tyre, e kanë dëmtuar rëndë.

Në kontakt me kryesuesin e listës së kandidatëve për deputetë të PD Qarku Gjirokastër Prof.Dr.Tritan Shehu, përfaqësues të biznesit të vogël në qytetin e Tepelenës, nuk kanë ngurruar të prezantojnë gjendjen e mjerueshme që mbretorëon sot në këtë qytet. Lule për hall-ka qenë ironia që ka përdorur pronari i dyqanit të luleve në Tepelenë me Prof.Dr. Tritan Shehun duke simbolizuar rjedhimisht situatën e zymtë dhe të pashpresë që po përjeton Tepelena në tetë vitet e fundit.

Njerëzit blejnë vetëm lule për varreza-shprehet pronari i dyqanit të luleve. Zoti Shehu premton se qeveria e pas 25 prillit, do të përmbushë lehtësirat që kërkon biznesi i vogël duke krijuar rjedhimisht vende të reja pune.

Salianji në Korçë: Varfëria, papunësia dhe mjerimi i qytetarëve shoqërohet me diskriminim dhe braktisje!

Ervin Salianji në Korçë: Varfëria, papunësia dhe mjerimi i qytetarëve shoqërohet me diskriminim dhe braktisje!

Partia Demokratike do ta ndryshojë këtë gjëndje! Ne do të hapim vende pune, do ndihmojmë ata që meritojnë me ndihmë ekonomike deri ne 200 mijë lek të vjetra dhe do të ulim çmimin e energjisë

Rrëzimi i listave të kandidatëve, reagon PD: Vendim politik i ndikuar nga PS, nuk respekton ligjin elektoral

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor në lidhje me listat zgjedhore të PD. Ivi Kaso, sekretar i Çështjeve Zgjedhore në PD u shpreh se, ky vendim është i ndikuar nga PS. Në një deklaratë publike, Kaso thekson se, vendimi nuk respekton ligjin elektoral.

Deklaratë e Sekretarit për Çështjet Zgjedhore Ivi Kaso

Vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor për listën e deputetëve nuk është vendim që respekton ligjin elektoral. Ndalimi i opozitës për t’u përfaqësuar në zgjedhje me lista të plota është i ndikuar politikisht nga interesi politik i partisë në pushtet.

Jemi të keqardhur për këtë vendim që nuk i shërben ligjit dhe interesit publik, por ne besojmë se rezultati në fund të procesit zgjedhor do të tregojë se opozita është shumica politike në vend.

Pavarësisht se vendimi i Kolegjit nuk është në përputhje me ligjin, ne do ta respektojmë atë dhe do të vazhdojmë betejën tonë për fitoren e zgjedhjeve në 25 Prill, për t’u sjellë shqiptarëve ndryshmin që duan dhe meritojnë.

Skandal/Njeriu i tre inceneratorëve në listën e PS në Tiranë dhe para Majkos!

Dokumentat e bëra publike së fundi nga një kallzim penal që LSI ka dorëzuar në SPAK tregojnë se Alqi Bllako i 17 në listën e Tiranës është kokë e këmbë njeriu që punon për llogari të koncesionit të tre inceneratorëve të Durrësit, Elbasanit dhe sidomos Tiranës në zyrat e shtetit shqiptar.

Deri më tani për këtë ka pasur vetëm dyshime.

Kur pas një përballjeje katastrofale në Opinion me gazetarët, Edi Rama u mundua të rikuperonte në imazhin publik, kryeministri caktoi agjensinë e Bllakos që të bënte sqarimet e nevojshme që i rimorën më pas të gjitha mediat pranë tij. Emri i Bllakos, që më parë punonte si sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së mjedisit të drejtuar nga ish LSI-sti Lefter Koka, ishte përfolur edhe se në e ditët e tij të fundit përpara se të dorëzonte postin, pati nënshkruar kërkesat për shtime fondesh për landfillet e plehrave dhe urdhër pagesat që i shkonin inceneratorëve.

Por dokumentat e dala në dritë që Lapsi.al i ka lexuar, i japin një rol kyç, Alqi Bllakos në privilegjimin që i ka bërë inceneratorit të Tiranës. Kështu nëse në aktet e qeverisë theksohej se për inceneratorin i duhet marrë mendimi qarkut Tiranë, pra edhe bashkive Kavajë, Vorë e Kamëz, Bllako ka krijuar një qark të shkrurtër duke i kërkuar mendim vetëm Erion Veliajt.

Pra ai dyshohet se me anë të shkresave që ka firmosur si sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së mjedisit, është vënë në shërbim të interesave të shoqërisë “Integrated Energy BV” duke shmangur edhe Këshillin Bashkiak edhe Qarkun e Tiranës.

Natyrisht këto rëshkitje duket qartas që nuk janë bërë nga padija. Sepse familjarët e Alqi Bllakos janë të lidhur fort me ata që fshihen pas inceneratorëve. Njëri nga vëllezërit e tij, Taned Bllako ka interesa biznesi në kompani të njëjta me ato të Klodaian (Mirel) Mërtirit (lexo ketu). Por më flagrantja është pagesa në konflikt të hapur interesi ndaj të atit të tij, Edmond Bllako. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nxorri në emisionin opinion një listë pagesash ku Edmond Bllako paguhej me 10 milionë lekë çdo muaj. “Ky person nuk mund të marrë një rrogë të tillë, sepse ka konflikt interesi, neni 35. Është shkelje e hapur” tha Kryemadhi. Dhe kur ajo u pyet nga Blendi Fevziu se ku e shihte këtu shkeljen, e sqaroi: “Po pse nuk e paguan babanë tënd ky me 10 milion lekë në muaj. Pensionist është edhe babai yt. Se ky ka edhe një fabrikë birre. Pra, babai i iniciatorit që hartoi letrën, që nuk ia coi atë Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe as Bashkisë së Kavajës, Bashkisë së Kamzës, apo Bashkisë së Vorës, por vetëm Erion Veliajt, çuditërisht merr një rrogë mujore sa ç ‘merr një pensionist në 10 vjet. Dhe haptas ka konflikt interesi. Kjo është shumë e rëndë” tha ajo.

Pra, është mëse e qartë që Alqi Bllako nuk u fut në listën e sigurtë të deputetëve socialistë as se dikur ka qenë me PD-në (foto poshte), as se u bë anëtar kryesie i LSI-së, As se perdisa kohe pati grua mbesën e lefter Kokës dhe as se punoi për disa muaj me Metën në presidencë.

Alqi Bllako i inceneratorëve dhe listat e PD-së – Nova Media Albania.
Ai në rastin më të mirë, ose u shpëlblye si njeiu që në zyrat e shtetit punoi për inceneratorët, ose më keq akoma, u mbrojt me imunitet për një aferë që një ditë do të hetohet seriozisht patjetër.

Dhe kjo shpjegon edhe faktin se përse ai u rendit i 17 duke qëndruar në hierarkinë e vlerave socialiste më lart se tre ish ministra të rëndësishëm të Ramës. Asgjë nuk është e rastësishme. Madje as Erion Veliaj nuk e pyet kot për përkujdesjen që tregon në rritjen e kalamajve kandidatin që duket se ka menduar jo pak për atë që do tu lërë fëmijëve të tij.