16.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Shtator, 2025

Kush do të prekë votën edhe vullnetin e lirë të vlonjatëve, do të pendohet!

Ardi Stefa

Drejtuesi Politik i qarkut Vlorë, Bujar Leskaj ka paralajmëruar se çdokush që më 25 prill do të ndikojë tek vota e lirë s’ka për të pasur shpëtim dhe do të përgjigjet përpara ligjit. Kjo deklaratë është bërë gjatë takimeve të tij me qytetarë vlonjatë, të rinj e të reja, pensionistë, etj.

Leskaj tha me qytetarët se tashmë Partia Demokratike dhe kryetari Basha, kryeministri i ardhshëm, kanë bërë aleancën me qytetarët e përgjegjshëm shqiptarë për të denoncuar krimet zgjedhore, dhe se kush prek votën do të pendohet.

Sipas Leskajt ky regjim do të tentojë të manipulojë e vjedhë votën dhe vullnetin e lirë të shqiptarëve, por PD i garanton qytetarët shqiptarë se në 25 prill demokracia do të triumfojë.

“Në të dyja rastet, si blerja e votës, ashtu edhe vjedhja e votës janë fyese dhe përçmuese për shqiptarët, për inteligjencën e tyre; për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre.

Një gjë është e sigurtë. Qoftë nga paniku i humbjes, qoftë nga korrupsioni që Rama dhe sekti i tij e kanë në gen, ata do të tentojnë të tjetërsojnë votën dhe vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë.

Por qytetarët vlonjatë e qytetarët shqiptarë nuk do të pranojnë e as do të lejojnë më, të vidhet vullneti i tyre.

Ju garantoj se blerja e votës do të jetë një “mision i pamundur” për Ramën, pasi të gjithë e kanë kuptuar se duke shitur votën, pengojnë zhvillimin e vendit dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre, duke nxjerrë një qeveri që nuk vjen nga vullneti i lirë i qytetarëve. Njerezit janë të varfër, por nga kontaktet në terren prej 4 muajsh shikoj një mllef për ta rrëzuar këtë qeveri, mllef i cili vjen nga ekonomia gjithmonë në rënie, keqmenaxhimi i arsimit dhe spitaleve dhe shumë arsye të tjera që janë të jetës së përditshme të qytetarëve.

Rama nuk do guxojë as ta blejë e as ta vjedhë votën në Vlorë përndryshe përgjigjja e qytetarëve do të jetë më e fortë se asnjëherë tjetër.”

Leskaj ka ftuar qytetarët: “Të denoncojnë çdo falsifikim, që mund t’i bëhet materialit zgjedhor apo rezultatit. Të denoncojë çdo veprim që synon të dëmtojë dhe çdo gjë që është e paligjshme dhe që synon të manipulojë zgjedhjet, të minojë zgjedhjet, të denoncojnë në Prokurori, KQZ me qëllim që askush mos i shmanget drejtësisë.”

Politika e re shqiptare nuk ka nevojë për luftëtarë dhe urrejtje, por ka nevojë për ide dhe idealistë

Lediana FRATARI

Të gjitha ciklet e arsimimit i kam kryer jashtë vendit, në Itali dhe Britaninë e Madhe. E diplomuar në “Queen Mary University of London” dhe master në “London School of Economics and Political Science”.

Jam kthyer dhe kam hyrë në një garë, jo për sfidë dhe ego personale, por për të çuar përpara një mision.
Unë jam një e re, që nuk synoj thjeshtë një vend në parlament, por të fus një frymë të re në politikën shqiptare.

Familja ime ka vuajtur me dekata persekutimin politik të regjimit komunist. Me gjithë këtë, unë nuk vij në politikë me mllef e urrejtje për fëmijët e persekutorëve, por me vendosmërinë për tu kthyer dinjitetin ish të persekutuarve.
Kundërshtarin politik, unë nuk e quaj armik, por thjeshtë një rival.

Politika e re shqiptare nuk ka nevojë për luftëtarë dhe urrejtje, por ka nevojë për ide dhe idealistë.
Ejani me mua, për 25 prillin dhe më tej!

Nis zhvendosja e anijes që bllokoi kanalin e Suezit

Anija e madhe me kontejnerë “Ever Given”që u bllokua të martën në kanalin e Suezit është zhvendosur. Videoja e postuar në mediat sociale të hënën tregon anijen prej 400 metrash të gjatë duke u zhvendosur drejt bregut. Edhe kompania e shërbimeve detare Inchcape raportoi se anija ishte liruar.

Lëvizja e anijes ishte një përpjekje e gjatë që përfshiu varka tërheqëse dhe gërmues. Kanali, i cili kalon nëpër Egjipt, është një nga rrugët më të ngarkuara tregtare. Tokëzimi i Ever Given – pjesë e flotës Evergreen – do të thoshte që anijeve të tjera iu duhej të ri-drejtoheshin rreth Afrikës.

Pas disa ditësh dështimi për të liruar anijen, të dielën zyrtarët filluan përgatitjen për të hequr rreth 20 000 kontejnerë në bordin e anijes në mënyrë që të lehtësonin ngarkesën.

Sipas ekspertëve një operacion i tillë përfshinte sjelljen e pajisjeve të specializuara, përfshirë një vinç që do të duhet të shtrihej më shumë se 60 metra dhe se do të duheshin javë.

Ever Given ishte bllokuar që nga e marta në mënyrë diagonale nëpër kanal, duke penguar plotësisht rrugën ujore me gjerësi afërsisht 300 metra, një nga më të ngarkuarat në botë. Kanali i Suezit, afërsisht 192 km i gjatë, dhe në të kalon rreth 12% e tregtisë ndërkombëtare detare dhe çdo ditë që ndalet, shkakton vonesa dhe kosto të konsiderueshme. Në total, gati 400 anije mbetën të bllokuara në skajet dhe qendrën e kanalit që lidh Detin e Kuq me Detin Mesdhe.

Një rrugë alternative, rreth Kepit të Shpresës së Mirë në skajin jugor të Afrikës, mund të zgjasë dy javë më shumë.

Qeveria po bën fushatë vaksinimi në shërbim të votës për vete

Nga Artan FUGA

Fushatë VAKSORALE

Fushata elektorale kësaj radhe ka një dhe vetëm një karakteristikë.

Kush nuk e mban parasysh nuk kupton asgjë as nga komunikimi masiv as nga politika.

Qeveria po bën edhe fushatë vaksinimi, dhe fushatë elektorale të gërshetuar.

Ato janë objektivisht natyrshëm dy fushata paralele, por po lidhen bashkë para votimeve sikurse antropologjia politike e Fukosë, shumë më parë e Goffmanit, shumë më parë e Levy-Strauss ka vërtetuar se fenomeni biologjik dhe fenomeni politik janë të mbivendosur dhe të lidhur ngushtë me njeri tjetrin.

Fati e ka sjellë që ne të jemi në një fushatë VAKSORALE!

Vaksina dhe fushata elektorale!

Kush fiton betejën vaksorale realisht dhe në propagandë: Kjo është gara. Kthimi i kokës pas është humbje kohe, shqiptarët me tipare amnezike kolektive të theksuara kanë specifikën që gjithçka e përqendrojnë te e sotmja. Eshtë forca dhe dobësia e tyre. Dhe sot është pandemia!

Berisha: Bashkim Fino, njeri prej presonaliteteve më të spikatura të Partisë Socialiste dhe qeverisjes së vendit

Mesazh ngushellimi per Bashkim Finon!

Miq, Covid 19 e ndau nga jeta para kohe Bashkim Finon, njerin prej presonaliteteve me te spikatura te Partise Socialiste dhe qeverisjes se vendit.

Gjate ketyre 30 viteve ne politike, Bashkimi ka mbajtur detyra te rendesishme nga kryetar bashkie i qytetit te tij te lindjes Gjirokastres deri ne kryeminister i qeverise se pajtimit kombetar ne vitin 1997, e cila kishte si detyre me kryesore pergatitjen e zgjedhjeve te parakohshme, detyre te cilen ne vleresimin tim ai e permbushi ne fryme bashkepunimi dhe me pergjegjesi.

Pas atyre zgjedhjeve deri sot ai si deputet i PS dhe qeveritar i saj ka kryer detyra te rendesishme duke qendruar nje ze i moderuar ne grupin drejtues ekstremist te PS.

Duke shprehur ngushellimet e mia me te ndjera familjes Fino per humbjen e pakompensueshme, une i lutem Zotit qe shpirti i Bashkimit te saj te dashur te gjeje paqen e merituar. Amin. sb

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit Fino/ Basha anulon takimet elektorale për ditën e sotme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka anuluar axhendën e ditës së sotme të fushatës elektorale në qytetin e Fierit. Vendimi i Bashës ka ardhur në shenjë nderimi për ndarjen nga jeta të parakohshme të ish-kryeministrit dhe ish-deputetit të PS, Bashkim Fino.

Basha kishte parashikuar të zhvillonte një takim elektoral në Fier këtë të hënë, por është kthyer nga rruga duke e anuluar aktivitetin e fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.

“Për shkak të ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe deputetit të parlamentit Bashkim Fino, kryetari i PD Lulzim Basha vendosi të shtyjë aktivitetet politike të parashikuara për ditën e sotme në Fier me pjesëmarrjen e tij”, thuhet në deklaratën për shtyp të PD.

U arrestua sot nga forcat RENEA për vrasje, kush është Ardian Çapja

Një prej emrave të shumëpërfolur të botës së krimit është arrestuar sot në Elbasan. Ardian Çopja, alias Çapja, 53 vjeç, është prangosur në orët e para të mëngjesit, teksa është shpallur në kërkim vëllai i tij Florenc Çapja.

BW raporton se fillimisht është nxjerrë urdhër-arresti nga Prokuroria e Elbasanit dhe më pas policia dhe forcat RENEA shkuan në shtëpinë e Ardjan Çapjas në orët e para të mëngjesit.

Para arrestimit, policia i ka bërë të ditur se forcat që po afroheshin ishin të policisë, kjo për të shmangur ndonjë përplasje, pasi ndaj Çapjas janë bërë 3 atentate më herët dhe për shkak të masave të sigurisë në vitin 2016 ata qëlluan me armë ndaj një grupi vëzhguesish të policisë.

Në momentin kur policia ka ndërhyrë në banesë, nuk ka hasur në rezistencë dhe ai është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit. Policia ka nisur punën hetimore për arrestimin e Ardian Çapjas që në vitin 2019, kur u arrestua Ervis Bardhi, si autor i dyshuar i vrasjes së Gentian Beqirit dhe të atit.

Hetimet për dokumentimin e vrasjes së dyfishtë nisën që me arrestimin e Bardhit, i cili është marrë në pyetje dhe ka dhënë detaje të rëndësishme për hetimin.

Dëshmia e Bardhit ka orientuar policinë dhe prokurorinë në gjetjen e provave të vlefshme që implikonin Ardian Çapjan bashkë me Florenc Çapjan, i cili është në kërkim. Gjatë këtij operacioni u tentua të arrestohej dhe ai, por nuk u gjet në shtëpi, ndaj policia e ka shpallur në kërkim.

Shkak për vrasjen e Gentian Beqirit, ka qenë ekzekutimi në 2005 i vëllait të Ardianit, Sokolit. Në 2005 Sokol Çapja ka pasur një konflikt me Fadil Memën që ka qenë shef i qarkullimit në Elbasan. Pas këtij konflikti Sokol Çapja u ekzekutua dhe familja akuzoi si autor nipat e Fadil Memës. Në shenjë hakmarrje në 2012 u ekzekutua Gentian Beqiri, i cili ishte në arrest shtëpie.

Për të kryer vrasjen u zgjodh Ervis Bardhi, i cili ishte shok me Gentianin dhe ishte i vetmi që mund të futej në apartamentin e tij.

Ndalimi i 53-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 40-vjeçarit u bë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ardian Çapja është një emër i njohur në qytetin e Elbasanit, por edhe për drejtësinë, pasi ka qenë shoqëruar disa herë, ndërsa në vitin 2017 u ka shpëtuar dy atentateve me armë dhe eksploziv. Prej vitesh familja Çapja ka qënë e akuzuar si e përfshirë në botën e krimit duke humbur nga atentate dhe ekzekutime të ngjashme edhe shumë familjarë.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha publikoi pak kohë më parë një foto tijën së bashku me kryeministrin Edi Rama.

Kudo shihet zhgënjimi dhe mashtrimi nga qeverisja e rilindjes, Lodovik Hasani takime me banorët e fshatrave të Pukës

Kandidati i PD për qarkun e Shkodrës, që mbulon zonën e Pukës dhe të Fushë-Arrëzit, Lodovik Hasani zhvilloi sot një takim me banorët e Njësisë Administrative Rrape, të bashksië Pukë, të cilët vuajnë pasojat e mungesës së investime dhe të braktisjes totale nga qeverisja 8 vjecare e Edi Ramës.

Në këtë takim, kandidati Hasani, vuri theksin tek nevoja për zgjidhjen afatgjatë të problemit të tyre dhe për këtë, ai solli në vëmendje planin konkret të PD, që synon të ofrojë rikuperimin total të zonave të harruara, që po bóshatisen dita-ditës, duke ndërhyrë me investime në infrastrukturë dhe subvencione financiare për bujqësinë, përmes së cilës realizohet skema e plotë e mbështetjes për banorët e këtyre fshatrave.

“Jam i vendosur në këtë mision që kam nisur, u shpreh Hasani, pasi banorët fisnik të këtyre anëve meritojnë vëmendje të posacme ën adresimin e zgjidhjeve të mjaft problematikave me të cilët ndeshen.

“Kudo shihet zhgënjimi dhe mashtrimi që banorët e Pukës dhe të të gjithë Shqipërisë kanë nga qeverisja e rilindjes, e cila me pseudoreformat dhe mungesën e një vizioni zhvillimor e kanë zhytur vendin në pashpresshmëri dhe në një gjendje dëshpërimi kolektiv, -do të nënvizonte kandidati Hasani, i cili ftoi banorët të votonin PD si alternativën e nxjerrjes së vendit nga kthetrat e një grupi njerëzish që kanë marrë peng të ardhmen e vendit, si dhe të votonin numrin 6 në kutizat rendore të listës së kandidatëve të PD së qarkut Shkoder, që përkon me emrin e tij, si garancia e duhur për përfaqësimin e Pukës në Kuvendin e Shqipërisë.

Lodovik Hasani, është një kandidat mjaft i mirëpritur për zonën e Pukës, pasi reputacioni dhe vlerat qytetare që ai dëshmon, japin një entizuasëm të madh për maksimalizimin e votës, duke synuar një rezultat të bindshëm që e rendit Pukën në top-listën e fitoreve spektakolare të PD.

Fshati Breg i Njësisë Administrative Rrape, Bashkia Pukë, totalisht i braktisur gjatë këtyre 8-viteve të qeverisë së “Rilindjes”. Takimi bashkëbisedues me këta banorë fisnik ishte shumë miqësor, duke ndarë me ta nevojën emergjente që politika të kthejë sytë nga qytetarët dhe të veprojë për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Jam i vendosur në këtë mision që kam nisur me motrat e vëllezërit e mi pukjanë.

Voto PD nr.9
Voto Lodovik Hasani nr. 6

✌🏻✌🏻✌🏻✌🏻✌🏻✌🏻✌🏻

#25Prill
#BreguFiton
#LulzimBashaKryeministër

Të braktisur dhe të gjobitur pas tërmetit, Pampuri me familjen që jeton pas perdes brenda një lokali fshati

Orjola Pampuri me familjen që jeton pas perdes brenda një lokali fshati: Vota në 25 Prill për një qeveri që kujdeset për njerëzit

Njerëzit në fshat janë të harruar plotësisht nga qeveria. Familja e Agim Lilës është një prej rasteve të shumta, që denoncon shkëputjen e kësaj qeverie nga realiteti. Kandidatja për deputete e PD, Orjola Pampuri, u bë zëri i kësaj familje të braktisur nga qeveria. Shtëpia e Agimit në fshatin Bastar i Mesëm është shembur nga tërmeti, por deri tani nuk ka përfituar asgjë. Me familjen dhe me një vajzë me probleme të shëndetit mendor, Agimi jeton pas perdes që e ndan me një bar të sajuar në fshat.

Rrobat i kam të gjitha përjashtë. INUK-u erdhi dhe më vuri 5 milionë lekë gjobë, pse vura këtë kasolle. Policia më mori përkrahësh e më çoi në rajon. Ndërkohë, bashkia ka 1 vit që më gënjen, do të vijmë sot e do të vijmë nesër, asgjë”, tha Agimi.

Orjola Pampuri e siguroi se pas 25 Prillit gjërat do të ndryshojnë.

Çdo votë ka rëndësi për të sjellë ndryshimin. Juve ju duhet një qeveri njerëzore, që kujdeset dhe merr vendime në interesin tuaj”, tha Orjola Pampuri, duke ftuar banorët e zonës të votojnë për PD.

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Bashkim Fino

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Bashkim Fino.

Basha shkruan në mesazhin e ngushëllimit se, kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit.

Mesazhi i plotë i kryetarit Basha

Me trishtim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, ish-ministrit dhe ish-deputetit Bashkim Fino. Jam i bindur se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit.

I shpreh ngushellimet më të sinqerta familjes Fino dhe gjithë të dashurve të tij. U prehtë në paqe!