18.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Shtator, 2025

Bie fasada e qeverisë dhe Bashkisë tek Bulevardi i Ri, qytetarët jetojnë mes ujrave të zeza, reagon Vokshi

Albana Vokshi: Të largojmë me votë qeverinë që na vjedh

Fasada e qeverisë me investimet ku pjesa më e madhe vidhet, po denoncohet kudo nga banorët në Tiranë. Banorët tek Bulevardi i Ri i treguan Albana Vokshit sesi qeveria dhe bashkia jetojnë mes ujrave të zeza, duke rrezikuar çdo ditë shëndetin.

“Ju po e shihni vetë gjendjen sesi është gropa pa fund, kur bie shi përmbytemi dhe ujërat e zeza janë prezente. Ne paguajmë taksat, që janë rritur dyfishuar, ujin,dritat. Më shumë paguajmë taksat se konsumin e tyre. Dhe nuk venë dorë. Ata vijne edhe ikin dhe nuk bënë gjë tetë vite”- u shprehën banorët.

Kandidatja Vokshi solli në vëmendje taksat e larta për gjelbërimin, për pastrim për kanalizim, ndërkohë që gjendja është katastrofale.

“Ja i shihni ujërat e zeza ku derdhen në mes të rrugës, në mes të ditës mbushur me mikrobe mbushur me sëmundje. Miliona euro të taksave të banorëve ku shkojnë, kush i merr?

Tiranasit kanë nevojë për nje qeveri të përgjegjshme që mendon për njerëzit që nuk vjedh paratë sic bëjnë këta. Kjo gjendje duhet të marrë fund një herë e më parë. Ne daten 25 duhet të votoni PD, të gjithë qytetarët e Tiranës duhet duhet të votojnë për ndryshimin. Ata kanë nevojë për një qeveri të përgjegjshme Në datën 25 Prill, ndryshimi vjen me votën e tyre për alternativën për ndryshim”, tha Albana Vokshi.

“Rilindja ka persekutuar Shkodrën”, Bushati me banorët në Perash: 25 prilli është momenti që t’i japim fund shkatërrimit të vendit

Ne ditën e parë të hapjes zyrtare të fushatës, drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, zhvilloi një takim me banorë në lagjen Perash, ku ai lindi dhe u rrit. Sot ai kthehet me një sfidë të madhe, duke kërkuar mbeshtetje për partinë demokratike, e cila sipas tij do t’i jap zgjidhje problemeve të mëdha në këtë zonë.

Bushati shpalosi programin e partisë demokratike dhe theksoi faktin se qyteti i Shkodrës është qyteti më i presekutuar në Shqipëri sa i takon investimeve nga qeveria.

Në 8 vite tha ai kryeqendra e veriut është larg vëmendjes së qeverisë dhe ndaj vuan shpopullimin e varfërimin e banorëve të saj.

Ai ipremtoj banorëve se Partia Demokratike, angazhohet që në qendër të vëmendjes të ketë familjen shqipatre, mbeshtetjen ndaj e biznesit, mbeshtetje ndaj te rinjeve si dhe donte luftoje krimin dhe korrupsionin.

Helidon Bushati – Mirë se ju gjeta. Është gjithmonë emocion, kur njeriu me cfarë do lloj titulli kthehet në lagjen e vet. Unë nuk jam shkëputur ndonjëherë, por kthehem me një detyrë të ngarkuar nga partia si drejtues politik i qarkut , i pari i listës si deputet. Jam i njëjti që kam qenë edhe më përpara, thjkeshtë me përgjegjësi më të madhe , përgjegjësi më të madhe që besoi që ju ma lehtësoni. Kur ju shoh këtu ndihem më mirë, si cdo person kur shikon rreth e rrotull vetes miq , disa prej të cilëve I njeh prej 40 vitesh vecse ndihet mirë, ndihet mirë edhe për faktin që I ka pas miq të mirë 40 vjet përpara, në një periudhë tjetër I gjen edhe sot si simpatizant, mbështetës, anëtar dhe persona me detyrë të partisë demokratike.

Ka 8 vite që Rilindja po na nëpërkëmbë, po nëpërkëmbë Shkodrën prandaj 25 prilli është një moment ndarjet midis ndryshimit aq shumë të nevojshëm apo vazhdimit të shkatërrimit , shaktërrim I cili po prek jo vetëm Shkodrën por të gjithë Shqipërisë.

Sot, secili prej nesh prek varfërimin, shkatërrimin , degradimin, largimin, braktisjen e Shkodrës. Sot, qeveria e Edi Ramës po aplikon politikën e lakut në fyt për të gjithë ne , po na varfëron , shkatërron . Me cfarë qëllimi ? Me qëllimin që të na nënshtroj por 25 prilli është momenti kur ne do largojmë Edi Ramën , do votojmë për partinë demokratike dhe do të fillojmë një periudhë të re për Shkodrën dhe të gjithë Shqipërinë. Ëshët e nevojshme , jo për Ramën apo për Bashëen është e nevojshme për familjet tona , është e nevojshme për Shkodrën tonë, që kjo qeveri të largohet. Ne jemi vet dëshmitar të degradimit të Shkodrës. Më vjen keq ta them por kur dal nëpër rrugicat që jam lindur e rritur , leviz tani shoh braktisje, shoh shpopullim, secili prej jush e shikon që rrugicat më jetën e mëpërparshme, gjallërinë dhe kjo ka ndodh në 8 vitet e fundit.

A ka ndodh vetëm në lagjen tonë ?Nuk ka ndohd vetëm në lagjen tonë, ka ndodh në të gjithë Shkodrën e të gjithë Shqipërinë. Por ne jena një ndër lagjet e vjetra , në qendër të qytetit . Kur kjo gja ndodh në qendër të Shkodrës, ca ndodh në zonat më periferike, në zonat me problematike?

Atje problem është më i rëndë. Shohim bizneset, në cdo rrugë të Shkodrës edhe në rrugët në arteriet kryesore të Shkodrës, ajo që vihet re janë tarabat e mbyllura. Me kalu tek rruga e Koplikëve, më ka taku me kalu 2-3 herë kohët e fundit më përpara nuk kishe mundësi me lëviz me makinë nga gjallëria , numri njerëzve dhe bizneseve sot mund të rrish dhe shikon që kalojnë shumë rrallë njerëz. Është dicka e prekshme në qendër të Shkodrës. e njëjta ëshët edhe në Gjuhadol, Xhabije, Sarreq , Kiras, Zdrale, gjithandej shihet varfërimi, degradimi, shpopullimi dhe varfërimi I këtij qyteti.

A është e drejtë kjo ? A mund ta lejojmë ne këtë situatë , ne të gjithë bashkë duhet ta ndryshojmë këtë situatë, për të mirën e përgjithshmë, vetëm ne mund ta ndërrojmë situatën. Ne duhet ët largojmë një orë e më parë Edi Ramën, në mënyrë që fëmijët tonë , familjet tona , bizneset, fermerët, qytetarët e Shkodrës të fillojnë të marrin frymë lirshëm. Sot, Shkodra është qyteti më I presekutuar në Shqipëri, marrim investime sa merr Tepelena apo Roskoveci, ky është një diskriminim I këtij qyteti. Largohen drejtoritë kryesore, drejtoria arsimore , rajonale bordi I kullimit, e arkivave, largohen nga qyteti.

Qyteti që I ka dhënë disa nga ministrat më të iluminuar , disa nga ministrat më të suksesshëm të historisë së Shqipërisë , duke filluar me Luigj Gurakuqin, me Koliqin, me Hilë Mosin shkon në Lezhë. Ky është trajtimi që Edi Rama I bënë qytetit tonë, ky është trajtimi që qeveria e Rilindjes ka rezervuar për Shkodrën.

Partia Demokratike paraqitet me programin e saj. Bazat e këtij programi janë ekonomia e familjeve, mbrojtja e bizneseve, mbrojtja dhe politikat në favor të rinisë, mbrojtja dhe politikat në favor të fermerëve, lufta ndaj korrupsionit, lufta ndaj monopoleve.

Bardhi në Gramsh: Do të thyejmë traditën e votimit me tifozllëk, llogaridhënia sjell zhvillim

Gjatë një takimi me banorë të Gramshit, ku ka prezantuar kandidatin për deputet, mjekun e njohur Fadil Mërzhegu, Drejtuesi Politik i PD për qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi është shprehur se ky qytet me 25 Prill do të ndryshojë modelin e politikës, duke thyer traditën e keqe 30 vjecare të votimit të një partie që këtë besim nuk e ktheu kurrë në shërbim ndaj njerëzve.

“Doktor Fadili nuk ka nevojë për shumë prezantim, sepse ju e njihni, pjesa dërrmuese e njohin dhe kanë përfituar nga shërbimet e tij. Kësaj here i ka hyrë një rruge që është me të njëjtin mision; për t’i shërbyer njerëzve, se qoftë si doktor, qoftë si deputet, do të duhet me i shërby njerëzve”, tha Bardhi.

Duke u ndalur te skepticizmi i qytetarëve, Bardhi pohoi se përvoja që kanë pasur deri tani i ka bërë me të drejtë gramshiotët të jenë dyshues.

“Deri më sot, me shumë të drejtë ju mund të thoni: S’kemi parë deputetët të na shërbejnë! Duke qenë se përsërisin çdo katër vjet të njëjtat gënjeshtra këtu në Gramsh, edhe pse kanë marrë me vite të tëra besim absolut për Partinë Socialiste. Tani kanë filluar ta aplikojnë këtë modelin që i ndërrojnë kandidatët çdo katër vjet. Këtë kanë bërë edhe kësaj here! Dhe mendojnë se duke u paraqitur tek ju me fytyrë të re dhe logo të vjetër, do marrin besimin e qytetarëve të Gramshit. Realiteti është që janë po të njëjtët gënjeshtarë, thjesht ndryshojnë fytyrë, se o kanë pasur detyrim për Gramshin, o s’kanë pasur për asnjë bashki tjetër në të gjithë territorin e qarkut të Elbasanit. Dhe kjo braktisje është edhe arsyeja përse unë kam zgjedhur që jo vetëm këtë fushatë, por edhe pas zgjedhjeve, bashkë me Dr. Fadilin, të mbuloj Gramshin.

Kam konstatuar që Gramshi bashkë me fshatrat është bashkia në gjendje më të mjerueshme, krahasuar me të gjithë bashkitë e tjetra të qarkut të Elbasanit. Askund nuk e kam gjetur varfërinë dhe mjerimin në nivele të tilla siç e kam gjetur këtu. Mjerim, mjerim, mjerim!”, deklaroi Bardhi.

Sipas tij, vecanërisht fshati është treguesi i keqqeverisjes në 8 vite.

“Dhe në ka një pasqyrë ku ne mund të shikojmë keqqeverisjen 8-vjeçare të Edi Ramës, është të shkosh në fshat. Gjendja aktuale e ka kthyer në emergjencë kombëtare vëmendjen ndaj fshatit, ndaj bujqësisë e blegtorisë. Kurse ata e kanë politikë: Varfëroi sa më shumë, se duke i varfëruar mendon se i nënshtron më lehtë dhe i blen ditën e zgjedhjeve më lehtë. Këtë ka bërë edhe ky! I ka varfëruar njerëzit deri në pikën sa mendon që do t’i blejë dinjitetin në ditën e zgjedhjeve, me atë thesin e miellit apo 50 mijë lekëshin, apo do t’i frikësojë duke i kërcënuar me ndihmën ekonomike. Jam i sigurt që e bën edhe këtu tek ju! Që po shkove në miting të PD-së, të heqim ndihmën ekonomike. Po votove PD-në, do të heqim ndihmën ekonomike. Jam i sigurt që keni dëgjuar edhe ju raste këtu. E bëjnë edhe këtu! Dhe kjo ka ardhur edhe për një arsye të thjeshtë, se kanë menduar që njerëzit janë dele, dhe mjafton t’i marrësh votën, e të fusin e të mbushin kutinë me vota, dhe ti i merr të mirëqenë, s’ke nevojë me i shërby, me parimin që këta janë tanët, s’ka problem, se këta votojnë gjithë jetën për Partinë Socialiste”, u shpreh Bardhi.

Drejtuesi politik solli argumentin e nevojës jo vetëm për rrotacion, por sidomos për ndryshimin e modelit të politikës.

“Prandaj e kam thënë edhe në takimin e parë që kemi qënë; kjo nuk është betejë mes socialistëve dhe demokratëve, nuk është betejë mes PD-së dhe PS-së, që të ecin me traditë për të votuar Partinë Socialiste, se kështu ka votuar gjithë jetën familja ime, apo kështu kam votuar gjithë jetën unë. Socialistët e thjeshtë janë ndjerë të braktisur po ashtu, e kanë mllef e zhgënjim dyfish krahasuar me demokratët, edhe për faktin se i kanë dhënë besim. Dhe ajo që të gjithë bashkë do të duhet të bëjmë, pas 30 vitesh demokraci, është shumë e thjeshtë. Vjen këtu, merr ca angazhime përpara jush, dhe duhet pas 4 vitesh të bësh bilancin e angazhimeve që ke marrë përsipër. Qofsh demokrati më i thekur i fshatit, pas 4 vitesh, nëqoftëse unë, Dr.Fadili dhe Partia Demokratike nuk mbajmë angazhimet, nuk duhet të votoni më për PD. E njëjta gjë vlen edhe për socialistët; nëse kanë 30 vjet që i japin besim në shumicë dërrmuese Partisë Socialiste, dhe s’kanë marrë mbrapsht asnjë shërbim, nuk mund të votojnë sërish PS-në thjesht për inerci, se janë socialistë. Se vetëm kur të gjithë ne bashkë ta konsiderojmë politikën llogaridhënie, e shërbim ndaj njerëzve, të jeni të sigurt se do të jemi të gjithë më mirë. Nuk mund të jemi më mirë qoftë se votojmë me tifozllëk. Nuk do jemi kurrë më mirë nëse votojmë për partinë duke mos menduar familjen tonë e fëmijët tanë. Se ju pyeta herës së shkuar, a ka përfituar ndonjëri ndonjë lek nga ato 95 milionë euro që pretendon se ka shpërndarë vitin që shkoi, dhe më thatë që asnjëri prej nesh këtu në fshat, nuk ka marrë qoftë edhe një qindarkë. Ato lekë kanë dalë nga buxheti i shtetit…

Fermerët në Fier denoncojnë abuzimin me subvencionet në bujqësi. “Pushteti merr paratë për vete”

Luan Baçi: Zgjidhja kundër korrupsionit është vota për ndryshimin në 25 Prill

Kudo në Shqipëri, fermerët denoncojnë abuzimin e qeverisë me subvencionet. Edhe në Rreth Libofshë, ata i thanë kandidatit për deputet, Luan Baçi se qeveria i çon paratë për bujqësinë vetëm tek disa persona, duke lënë pa asnje mbështetje mijëra të tjerë në nevojë.

“Grantet po i merr dikush qe nuk ka lidhje fare me serat. Janë bërë sera në Darzezë, po a bëhen sera në tokë kripe?- thanë fermerët. Luan Baçi u shpreh se këto sera u përkasin drejtuesve të Bashkisë që kanë marrë paratë e fermerëve për biznesin e tyre të paligjshëm.

“Ata marrin grantet dhe cdo gje xhiron rreth atyre. Korrupsioni eshte ne majat me te larta, vjedhja eshte masive, ndryshoni miqte e mi ne 25 prill, ndryshoni me vote. Vote ne 25 prill, te ndryshojme menyrën e qeverisjes. Te ndryshojme kryeministrin se vetem keshtu do te shpetoni nga te gjitha keto siklete qe keni, nga vjedhja nga abuzimi nga maskarrelleku i ketyre qe jane ne qeveri sot”, tha Luan Baçi.

Basha poston foton me të rinjtë: Qytetarët e Elbasanit e dinë tashmë: Në 25 prill Rama humb dhe Shqipëria fiton!

Basha poston foton me të rinjtë: Qytetarët e Elbasanit e dinë tashmë: Në 25 prill Rama humb dhe Shqipëria fiton!

Sindroma post-COVID! Si të mbrohemi nga rreziqet…

Dr. Henrik ZOTAJ

Ne, po shohim çdo ditë se, një numër jo i vogel njerëzish që kanë kaluar COVID-19 vazhdojnë të ndiejnë efektet e kësaj sëmundjeje për javë dhe muaj edhe pasi sherohen nga simptomat ose nderlikimet e tyre, te Covid-19.

Këta individë nganjëherë referohen si “transportues të gjatë COVID” dhe ekspertët këtë gjendje tani po e quajne Sindrome post-COVID.

Një Studim, në pavionin e Spitalit të Bergamos ku më shumë se 1500 pacientë – iu nënshtruan ndjekjes midis muajit:

Maj – tetor 2020..tre muaj e gjysëm, pas shfaqjes së simptomave te Covid-19, rezultoi me një numër të konsiderueshem pacientesh, me simptoma post -Covid, thote Dr. Marco Rizzi, drejtori i Sëmundjeve Infektive të Spitalit Papa Gjoni XXIII, i cili ne vlerësimet e tij, referon si simptomat me te zakonshme post-Covid:

Lodhja – e konstatuar kjo, ne 48.5% te rasteve..(pacienteve).

Vështirësi në frymëmarrje – nga e cila vuajne rreth 36.2% e pacienteve.

Demtimi i funksionit te mushkerive – verehet ne rreth 29% te rasteve.

Ndër pasojat afatgjata të Covid, ekziston gjithashtu.

një ekspozim ndaj rrezikut të komplikacioneve trombotike në rreth 39% të rasteve.

Tendenca per te zhvilluar tiroidit post-Covid, arrin ne rreth 9-17% te rasteve.

Problemet e ankthit i shfaqin rreth11% e pacientëve.

Ndersa çrregullimi i stresit post traumatik, shfaqet ne rreth 30% te rasteve.

Ndryshim të eres/nuhatjes – e shfaqin rreth 4% te rasteve.

Simpoma te tjera te dukshme ishin:

Dhimbje të kyçeve.

Dhimbje gjoksi.

Konfuzion mendor, duke përfshirë një paaftësi për t’u përqendruar dhe memorie të dëmtuar.

Çrregullim i gjumit etj.

Ndërsa me nje ecuri normale,,, një pacient me COVID-19, për pjesën më të madhe te individeve kërkon 3 javë për t’u rehabilituar, nuk dihet me siguri se:

Sa kohë do te vazhdojne simptomat pos-Covid, te disa individe…

Sa kohe do ti duhet këtyre individëve, për tu rehabilituar gjendja e tyre shendetesore post Covid?.

Por, të dhënat e shumë studimeve thonë që ato mund të zgjasin të paktën tre, gjashtë ose më shume muaj dhe me gjatë tek disa individe..

Sindroma post-COVID dhe mpiksja e gjakut

Nje Vëzhgim i rendesishem i bërë në pacientët me COVID-19 është, formimi i mpiksjes së gjakut. Ndërsa mpiksjet e mëdha mund të cojne drejtpërdrejt në sulme në zemër dhe goditje në tru, mpiksjet më të vogla mund të zhvendosin trombin drejt organeve te tjera si mëlçia, veshkat, etj, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme të ketyre organeve.

Sipas, po ketyre studimeve rreth 39% e pacientëve që kanë simptoma post-Covid – dhe te dhena laboratorike, qe rezultojne kryesisht me nje D-dimer të lartë, jane shenjë e aktivizimit të mpiksjes se gjakut, gje e cila do te thote se, eshte prezent akoma…rreziku i ngjarjeve trombotike edhe per jave ose muaj më vonë.

Protokollet aktuale të trajtimit, përfshijnë përdorimin e medikamenteve te grupit te heparinës, i cili është një antikoagulant tipikisht i indikuar për trajtimin e trombombozave venoze, kryesisht te pacientet qe qendrojne me gjate në regjim shtrati dhe ne mungese te rehabilitimit fizik.

Nderkohe qe studimet theksojne, se për të gjitha rastet e Covid dhe post Covid, terapia mund të optimizohet duke futur anti-agregantin më të njohur dhe më të përdorur gjerësisht: Acidin Acetilsalicilik, (Aspirinën)

Ajo qe vlen te theksohet ne keto raste eshte se,

per cdo simptome post Covid dhe trajtimin perkates duhet te monitorohemi dhe ndjekim, keshillat e mjekut tuaj ose atij specialist!

Cilat organe vuajnë më shumë nga sindroma post-COVID!

Disa studime te fundit tregojne se ankesa kryesore post-Covid, rezultojne kryesisht ne 6 organe.

1.Sistemi i frymëmarrjes post-COVID:

Sipas disa studime, disa pacientë pasi jane shëruar nga COVID-19, priren të ankohen për lodhje të vazhdueshme, gulçim dhe nevojën për të marrë frymë thellë, si dhe veshtiresi per te kryer edhe disa pune rutine…shkaku kryesor mendohet të jete, dëmtimi prej kohësh i qeseve të ajrit dhe indeve të mushkërise, simptoma keto te formuara në mushkëri si rezultat i ndryshimeve inflamatore pergjatë periudhes se sëmundjes..

2. Zemra dhe enët e gjakut post COVID:

Efektet post-COVID, në zemër dhe sistemin e qarkullimit të gjakut mund të jenë kërcënuese për jetën, veçanërisht në pacientët me sëmundje kronike të zemrës.

Mjekët, kanë vërejtur se edhe pasi kanë testuar negativisht për COVID-19, pacientët kanë pasur lodhje kronike, crregullime te ritmit, dhimbje gjoksi dhe dëmtim të muskujve te zemres, keto demtime priren drejt komplikimeve të tjera si kardiomiopatia.. etj!

3.Veshka post-Covid!

Një tjetër organ i prekur është veshka, funksioni i ulët i veshkave, vërehet jo vetem tek pacientët e shtruar në spital por, edhe tek ato post-Covid.

Nje arsye per kete ulje te funksionit te veshkes eshte, prania e presionit të lartë të gjakut dhe prezenca e diabetit, te cilat rrisin më tej rrezikun e mosfunksionimit të veshkave post-COVID.

Pacientët, kanë renie te sasise së urinës, urinim të rrallë.. etj

Dëmtimi i veshkave i “atribuohet” kryesisht sulmit të drejtpërdrejtë nga virusi, niveleve të ulëta të oksigjenit në gjak, stuhisë së citokinave dhe mpiksjes së gjakut që mund të bllokojë veshkat.

4.Mëlçia post-COVID:

Demtimi i heparit (mëlçisë) është pasojë e shumëzimit viral dhe dëmtimit të indit hepatik gjatë infeksionit. Pacientët e hospitalizuar për COVID-19, me simptoma të moderuara deri në të rënda, janë vërejtur të kenë nivele të larta të enzimeve të mëlçisë dhe funksion jonormal të mëlçisë.

Edhe ne kete rast, kjo mund t’i “atribuohet” gjithashtu stuhisë së citokinave dhe niveleve të ulëta të oksigjenit ne gjak

5.Truri post-COVID:

Disa pacientë që kanë kaluar COVID-19, kane zhvilluar goditje, kriza dhe inflamacion të lehtë deri të rëndë në tru, duke çuar deri në ndikime afatgjata.

Disa pacientë që shërohen me simptoma të lehta,, kanë raportuar se ndihen të hutuar, kanë mendime të mjergullta, marramendje, vizion të paqartë, paaftësi për t’u përqëndruar..etj.

Studiuesit besojnë se, format e renda të COVID-19, mund të shkaktojë edhe paralizë të përkohshme (sindroma Guillain-Barre) dhe të rrisë rreziqet e zhvillimit të sëmundjes Parkinson dhe Alzheimer në disa pacientë.

6.Sistemi i tretjes post-COVID:

COVID-19, mund të prishë potencialisht thithjen e lëndëve ushqyese nga sistemi gastrointestinal, duke e bërë më të vështirë për trupin të thithë lëndët ushqyese thelbësore dhe elektrolitet.

Shumë pacientë post-Covid, shpesh ankohen për të përziera, siklet në bark, humbje të oreksit, diarre të vazhdueshme dhe simptoma të gastritit, duke kerkuar kohe per rikthimin në një dietë të rregullt dhe normale..

Sidoqoftë, shumica e pacientëve shërohen shpejt pa efekte afatgjata por, edhe pacientë të tjerë, duket se lehtësohen ngadalë nga këto simptoma, me kalimin e diteve dhe javeve.

Ndërkohë, prania dhe konsulta e mjekut edhe disa jave, pas kalimit te Covid, po duket çdo dite dhe me domosdoshme..!

Belind Këlliçi tregon fakte flagrante të krimit elektoral në Tiranë! Thirrje SPAK të ndërhyjë

Belind Këlliçi tregon fakte flagrante të krimit elektoral në Tiranë: Po hidhet asfalt elektoral ilegalisht, pa projekt. Thirrje SPAK të ndërhyjë.

Prej 2 javësh, në rr. “Milto Sotir Gurra” në Unazën e Re, po hidhet asfalt elektoral. Punimet i bëjnë natën.
Nuk ka asnjë tabelë që informon banorët e lagjes për këto punime. Nuk ka asnjë kontratë, asnjë tender, se nuk pret puna. Duan t’u hedhin hi syve banorëve me një shtresë asfalti që për punë muajsh do çahet si petë byreku.

Me të më njoftuar banorët për këtë maskaradë fushate, telefonova policinë dy herë që të vinin në vendngjarje. Askush nuk erdhi.

I bëj thirrje Prokurorisë së Posaçme SPAK dhe Prokurorisë së Tiranës, të nisin hetimet për këtë krim elektoral që bëhet natën hajdutërisht. Kërkoj vëmendjen e Prezencës së OSBE-së dhe misionit vëzhgues ODIHR në Shqipëri, dhe të ambasadave të shteteve mike, të veprojnë për të ndaluar këtë model abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë për qëllime elektorale.

Dëshpërimi juaj për pushtet nuk është asgjë krahasuar me dëshpërimin ekonomik të qytetarëve që kanë pritur 8 vjet për të parë punët tuaja.

Po shtroni rrugën drejt burgut.

Basha poston videon: Ka gjëra që mund të jenë pjesë e imagjinatës, por ka gjëra që realisht mund të ndryshojnë! Besojeni!

Basha ka një mesazh për shqiptarët: Ka gjëra qe mund te jene pjesë e imagjinatës. Por ka gjëra që realisht mund të ndryshojnë.
Besojeni!

Zbardhja e videos:

Mbylli sytë dhe imagjino
Imagjino sikur Shqipëria fiton Kupën e Botës
Imagjino sikur Dua Lipa të këndonte në dy vjetorin e vajzës tënde.

Imagjino Mesin që nënshkruan kontratë me Tironën dhe Kristianon me Partizanin.
Hej, ngadalë! Ca gjëra janë të pamundura, por rritja e pagave është e mundur!
Hapja e vendeve të reja të punës është e mundur!

Krijimi i vendeve të punës është i mundur!
Futja në Bashkimin Europian është e mundur!

Ta marrim këtë mundësi me të dyja duart dhe të votojmë për ndryshim në 25 prill.

Ervin Salianji: Korça si kurrë më parë!

Ervin Salianji: Korça si kurrë më parë ❤️

Motivim i jashtëzakonshëm për të punuar me ju dhe për të risjellë fitoren ✌️ Faleminderit për besimin Lagjia 7 🙏

Të punojmë të gjithë bashkë edhe këto 28 ditë për të dhënë një leksion demokracie përmes votës në 25 prill 🇦🇱 #Bashkëpërndryshimin #pd9

Fermerët e Korçës: Po e hedhim prodhimin në lumë, Spaho: I japim fund braktisjes në 25 Prill

Në zonat e Kreshpanjit, Golloberdës, dhe Pendavinjit në Qarkun e Korçës, braktisja nga qeveria është aq e madhe sa fermerët i hedhin prodhimet në lumë. Ata i treguan drejtuesit politik të Korcës, Edmond Spaho për humbjet e mëdha.

“Të punosh 24 orë në ujë, të prodhosh mallin dhe mos kesh ku ta shesësh çfarë kënaqësie mund të ndjesh? Sjellin patate nga Maqedonia dhe lihet malli ynë. Kemi shume vite që e hedhim prodhimin në lumë. Paguajmë fadromat për ta hedhur, është djersa jonë”, tha një fermer, ndërsa një tjetër tregoi oër thellimin e pabarazisë në treg nga prodhimet e huaja. “Edhe vjet patatja u dëmtua, u hodh, nuk merrej as me 50 lekë. Këtë vit u fut dhe qepa nga Serbia dhe u rrezikua rëndë shitja e qepes vendase. Puna jonë e dy viteve ka ikur në lumë. Nuk kemi marrë asnjë lek nga prodhimet. Edhe qepa u shit nën koston e prodhimit. Asnjë lekë fitim”-

Edmond Spaho garantoi fermerët se kësaj gjendje do t’i jepet fund pas ndryshimit me votë në 25 Prill.

“Programi i PD garanton mbështetje të madhe për bujqësinë, pasi në zonat rurale jeton gjysma e popullsisë dhe bujqësia siguron 20 % te prodhimit të brendshëm bruto. Qeveria do të subvencionojë fermerët me lekë në dorë në bazë të prodhimit, pa burokraci, që prodhimii tij të konkurojë me prodhimet e huaja dhe djersa e fermerit të shpërblehet. PD do të ulë çmimin e karburantit, të energjisë elektrike, në mënyrë që fshatari të nxjerrë prodhimin me kosto më të ulët dhe te rrisë të ardhurat dhe mirëqenien. Por ky program bëhet realitet pasi të heqim me votë Edi Ramën më 25 Prill. Kjo është nje ditë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë. Ne 25 Prill Rama humbet dhe Shqiperia fiton”, tha zoti Spaho.