12.5 C
Tirana
E premte, 19 Shtator, 2025

Basha me mësuesit e arsimit parauniversitar: Do ta largojë frikën si instrument sundimi, ndryshimi do jetë i thellë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një bashkëbisedim me mësues të arsimit parauniversitar në njësinë 11 në Tiranë, të cilët u shprehën se sot mësuesit e kanë të vështirë të ushtrojnë profesionin e tyre për shkak të trysnisë së drejtuesve.

“Tё gjithё flasim pёr ndryshim, ndryshim por vërtet këtij, kësaj koha i ka ardhur nevoja e madhe, thërret, ulёret pёr ndryshim nё tё vërtet. Pёr faktin se po punohet me njё trysni nёpёr shkolla qё nuk ёshtё punuar ndonjëherë mё përpara. Gjatë gjithё kohës gjen presion e drejtuesve, si e si tё kapen pёr gjëra tё vogla dhe jo pёr gjërat profesionale. Pra gjithmonë e mё shumë gjen vështirësi qё tё punosh lirisht, tё ushtrosh profesionin tënd lirisht.”- u shpreh mësuesja Eralda Bejleri.

Një shqetësim tjetër që ngritën mësuesit, ishte edhe situata e vështirë që po kalojnë për shkak të pandemisë. Ata shprehen se janë të detyruar të mbulojnë edhe kolegët e tjerë që janë të infektuar me COVID, duke mbajtur nga 2-3 klasa, ndërsa mësuesit që paguhen si zëvendësues nuk vijnë.

“Unë do të citoj diçka që ndoshta do jetë gozhdë shumë e madhe për ministren sot edhe për qeverinë sot por që është një e vërtetë e madhe dhe një vërtetë e hidhur. Ne po kalojmë një situatë shumë të vështirë prej një viti, gati një vit e pak dit më shumë ku të gjithë ne po e vuajmë situatën e COVID-it apo jo dhe zonja ministre thotë që janë rreth dy mijë mësues që paguhen. Më falni që unë po e them këtë gjë, dy mijë mësues që po paguhen për të zëvendësuar mësuesit që janë të sëmurë me COVID. Në një vit e pak në shkollën tonë dhe besoj në të gjitha shkollat e Tiranës, nuk di të ketë me aq sa jemi ne në dijeni, të ketë mësues që shkojnë dhe zëvendësojnë mësuesit e sëmurë, por këta mësues prej dy ose katër javësh zëvendësohen nga ne vetë që duhet të mbajmë nga dy, tre klasa.”- tha një tjetër mësues gjatë bisedës me kryetarin Basha.

“Nëse gjithsecili prej nesh do të hapë një kapitull se cilat janë problemet në arsim, këto janë të pafundme. Pagat, është njëri prej tyre, i thënë dhe i stërthënë, akoma më tepër bibliotekat, akoma më tepër kurikula, akoma më tepër kualifikimi i mësuesve, pra alterteksti. Pra, çdo gjë tek ne ka problemet e veta.” –u shpreh një tjetër mësues.

Kryetari Basha teksa dëgjoi shqetësimet e mësuesve, theksoi se një nga misionet kryesore të normalizimit të politikës shqiptare pas 25 prillit, është që ta largojë frikën si një instrument sundimi edhe tek arsimtarët. Sipas tij, asnjë nga mësuesit që kanë mendimet e kundërta me qeverinë e ardhshme, nuk do të ndëshkohen. Më tej ai shprehu zotimin se me zbatimin e programit të Partisë Demokratike për arsimin që ditën e parë, do të mundësojë rroga më të mira për mësuesit dhe përmirësimi i kushteve të punës për ta.

“Së pari në motivimin e mësuesve që do të thotë kryesisht kushtet e punës dhe pagat dhe këtu kemi parë që këto 8 vite rritja e pagave të mësuesve ka qenë një shaka e përsëritur por e bërë kurrë realitet. Erdhi tani sezoni zgjedhor dhe më në fund u kujtuan për një rritje modeste të nivelit bazë në janar që është krejtësisht pamjaftueshme për 8 vite sakrifice, pune, rritje të kostos së jetës, rritje të çmimeve.

Ndërkohë e vetmja gjë që ka munguar është mbështetja financiare për mësuesit. Pra ajo që doja të thoja që kushtet e punës dhe pagat janë kryesorja. Kushtet e punës mos të flasim për politizimin e skajshëm që i është bërë arsimit në tërësi, arsimit parauniversitar, por edhe arsimit universitar. Një nga misionet kryesore të normalizimit të politikës shqiptare, është që ta largojë frikën si një instrument sundimi. Njerëzit duhet të jenë të lirë të thonë mendimet e tyre dhe kjo është A-ja e demokracisë! Ky është formimi im, kjo është kërkesa juaj, kjo është minimumi që meriton Shqipëria dhe shqiptarët! Ndaj, 25 Prilli do të jetë një ditë ndryshimi i thellë, edhe në raport me qasjen e politikës, edhe në raport të qasjes ndaj politikës, edhe në raport të qasjes së lirisë së njerëzve për të shprehur mendimet e tyre arsimtarët nuk do të ndëshkohen nëse kanë qëndrime të kundërta politike me qeverinë e ardhshme, me kryeministrin e ardhshëm.

Nuk do të vlerësohen thjeshtë mbi pikëpamjet e tyre politike, do të vlerësohen vetëm mbi bazën e profesionalizmit dhe performancën në detyrë. Ky është borxhi që kemi ndaj fëmijëve, ky është borxhi që kemi ndaj Shqipërisë së nesërme e cila është tërësisht në duart e prindërve dhe mësuesve, mësuesve dhe prindërve. Dhe detyra jonë është t’i ndihmojmë të dy, prindërit përmes ekonomisë, zhvillimit ekonomik, punësimit dhe rritjes së pagave dhe mësuesit po kështu përmes kushteve dinjitoze të punës, rritjes së pagave dhe modernizimit që është sot më i mundshëm se kurrë dhe me një kosto më të përballueshme se kurrë për shkak të avancimeve teknologjike. Ndaj keni zotimin tim që të gjitha ato qëndrime që janë shprehur në programin tonë për arsimin, do të përbëjnë një plan pune që do të nisë zbatimin prej ditës së parë, prej ditës tonë të parë në qeveri.

Dhe ju e dini se keni prova nga e kaluara që kanë thënë se do t’jua dyfishojmë rrogat e mësuesve ia kemi dalë ta bëjmë realitet. Dhe sot po ju them se të gjitha këto zotime do t’i bëjmë realitet jo thjesht dhe vetëm për punën tuaj, për sakrificën tuaj, rolin tuaj të pazëvendësueshëm në formimin e të rinjve, fëmijëve, të brezit të ri, por për të gjithë shoqërinë e ardhmja e së cilës varet letë themi gjysmë për gjysmë nga prindërimi dhe arsimimi. Pra nga prindi i parë biologjik dhe prindi i dytë jo biologjik që janë mësuesit tanë. Ju falënderoj dhe njëherë nga zemra për këtë mundësi.” – u shpreh Basha.

Zjarrfikësit nuk pranojnë të futen në magazinë për trupin e 33-vjeçarit, konfliktohen me familjarët

Ndonëse prej dy ditësh vijojnë kërkimet nga zjarrfikësit e kryeqytetit, të Rinasit, të Kamëz dhe të ushtrisë, ende nuk ka asnjë gjurmë nga shefi i sigurisë së kësaj godine.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se këtë mbrëmje, ekipi i shpëtimit iu ka thënë familjarëve të 33-vjeçarit të zhdukur se do të kërkojnë brenda magazinës me duar nëpër mbetjet e djegura, dhe për këtë arsye, kanë kërkuar që të futet brenda edhe një prej familjarëve, që të shohë nëse ka ndonjë gjë identifikuese, që të mund të identifikojë të zhdukurin.

Por, pas disa kërkimeve pa rezultat, punonjësit zjarrfikës kanë dalë të gjithë jashtë, ndërsa i afërmi i 33-vjeçar nuk ka pranuar të dalë dhe ndodhet brenda magazinës prej një ore.

Familjarët, të cilët vijojnë të presin me makth në vendngjarje, iu kërkojnë punonjësve zjarrfikës që të futen brenda ta nxjerrin, por ata nuk pranojnë. Kjo ka bërë që të nisin konfrontimet mes familjarëve të të zhdukurit dhe ekipeve të shpëtimit.

“Revolta e stadiumit” në Kavajë

Sali BERISHA

Te dashur miq, 25-26 marsi i vitit 1990 ishin ditet e demostratave me te fuqishme antikomuniste ne Kavaje qe diktatura kishte njohur ne tere ekzistencen e saj, ditet qe drodhen rregjimin komunist ne Shqiperi.

Veprimtaria e ngjeshur klandestine e te rinjve dhe grupeve antikomuniste te qytetit te Kavajes, nder te cilet Qazim Karriqi, Çezar Petja, Gezim Çelhyka “,vellezerit Rexhep dhe Ilir Rrugeja, Selaudin Cara, Arjan Musaj, Safet Becerri, Tahir Okshtuni, Dik Ejupi, Idriz Kazazi, Xhevat Hylviu, Jak Shtini, Nik Gjoni, Art Pagria e te tjere, shtypja dhe shperndarja se trakteve antikomuniste dhe shkrimit te parullave kunder rregjimit ne te cilat u behej thirrje qytetareve te Kavajes te ngriheshin me guxim kunder diktatures komuniste, revolta ne qytetin e Kavajes ziente si ne asnje qytet tjeter te vendit.

Me daten 25-26 mars te vitit 1990, Kavaja u shnderrua ne kryeqytetin e revoltes antikomuniste me te fuqishme qe vendi kishte njohur ne 46 vite diktature.

Me 25 Mars mbi 10000 qytetare te Kavajes qe kishin mbushur Stadiumin e qytetit per te “ ndjekur” ndeshjen Besa – Partizani shperthyen ne parulla te fuqishme Enver-Hitler, poshte diktatura, poshte Nexhmia etj etj.

Revolta e stadiumit Besa u shoqerua me arrestimin dhe keqtrajtimin e mbi 200 te rinjve antikomuniste te qytetit.
Por raprezaljet dhe dhuna jo qe nuk i trembi te rinjte guximtare, qytetaret trima te Kavajes por pekrundrazi i revoltoi edhe me shume ata dhe me daten 26 mars sulmuan me gure, per here te pare ne histori Komisariatin e policise me gure, shishe molotov duke kerkuar lirimin e te burgosurve te nje dite me pare.

Miq, revolta, qendresa, heroizmi i te rinjve te Kavajes me daten 25-26 mars jehoi fuqishem te kater anet e vendit dhe ne mbare boten dhe se bashku me revolten e Korrikut te Vitit 1990 do te çlironin de fakto Kavajen nga diktatura komuniste dhe do te shnderronin de fakto qytetin ne epiqender te demokracise ne Shqiperi.

Nderim perjete te rinjve antikomuniste dhe popullit trim e te pa epur te Kavajes qe me revolten e 25-26 marsit drodhen themelet e diktatures me barbare te kohes.

Njerëzit ushqehen me lista në mes të Tiranës

Kandidatja e PD-së për deputete në Tiranë, zonja Albana Vokshi, ka vizituar sot një takim me përfaqësues të biznesit të vogël në kryeqytet.

Eva Hodja në njësinë 9 në Tiranë, i tregoi kordinatores politike të kësaj zone se nga qeveria dhe bashkia nuk pati asnjë mbështetje gjatë pandemisë, veç rëndimit me gjoba e taksa. Duke qene se kishte kaluar edhe covidin, zonja tregoi edhe mungesën e ndihmës gjatë kurimit.

“Kam 30 vjet që punoj paguaj të gjitha siguracionet dhe nuk mora asnjë mbështetje nga shteti, asnjë rimbursim ilaçesh. Kursimet e jetës që kisha i zerova se u trajtova në privat.”– tha Eva, e cila vuri në dukje rënien drastike të konsumit nga njerëzit. Ajo i tregoi zonjës Vokshit fletoret me listat e borxheve të klientëve.

“Njerëzit janë të papunë, nuk konsumojnë. Ka rënë fare ekonomia dhe ato që kishin mënjanë i shpenzuan me Covidin. Nga ana tjetër detyrimet shtohen, faturat e ujit e dritave rriten në mënyrë të papërballueshme dhe mezi paguajmë dhe qiranë.”– tha e zonja dyqanit. Ajo mirëpriti ftesën e Albana Vokshit për t’iu bashkuar ndryshimit më 25 prill.

“Kudo që shkoj në bizneset e vogla shoh vetëm krizë dhe listat e fletoreve që shtohen. Njerëzit më thonë shitësit marrin nga një kokërr perime dhe frut se nuk ia dalin dot. Me programin e PD-së biznesi i vogël do të paguajë vetëm 1 taksë dhe ajo do të jetë e ulët, sa një e treta e asaj që paguani. Të ardhurat që do të fitoni do t’i menaxhoni ju, nuk ka pse t’i grabisë Tirja e qeverisë dhe Tirja e bashkisë. Ju keni në dorë ndryshimin, të ardhmen e fëmijëve.”– tha zonja Vokshi.

Drejtuesi politik i qarkut Kukës, Hoxha: Brenda dy viteve zgjidhim problemin e tokave të përmbytyra nga H/C i Fierzës

Drejtuesi politik i qarkut Kukës Flamur Hoxha ka zhvilluar një takim me përfaqësues të shoqatës së familjeve të zonave të përmbytura nga H/C i Fierzës. Kreu i shoqatës Sherif Kastrati kërkoi zgjidhjen e munguar prej 30 vjetësh për qeranë e munguar të tokës, si dhe rentën energjitike.

Edhe përfaqësues të tjerë të shoqatës i thanë kandidatit Hoxha se kanë besim të PD dhe kryeministri i ardhshëm Basha, pasi vetë Basha ka premtuar më herët se me ardhjen e PD në pushtet problemi i përmbytjes do të marrë zgjidhje. Përfaqësuesit e shoqatës u shprehën se do ta mbështesin fuqishëm PD dhe kandidatët e saj.

Nga ana e tij drejtuesi politik i qarkut Kukës Flamur Hoxha u premtoi atyre përkushtimin e vet për një zgjidhje përfundimtare duke përmendur ndër të tjera edhe rentën energjetike, ashtu siç është renta minerare, sepse përderisa lumenjtë e Kukësit sjellin kaq shumë të ardhura financiare, komuniteti duhet të dëmshpërblehet në vazhdimësi për dëmin ekonomik që u është shkaktuar duke i zënë pjesën më produktive të territorit.

‘Shpreh angazhimin tim personal për mbështetjen e tyre në parlament dhe të qeverisë Basha për një zgjidhje përfundimtare me ligj njëherë e përgjithmonë të këtij problemi të mbartur ndër vite, brenda dy viteve të para të qeverisë Basha’ tha zoti Hoxha.

Lediana Fratari: Çfarë shteti kemi, që për 3 ditë nuk fik dot zjarrin në një magazinë?

Kandidatja për deputete e PD në Tiranë, Lediana Fratari ka reaguar për humbjen e jetës të të riut 33-vjeçar si pasojë e flakëve që përfshinë magazinën në të cilën ai punonte. I riu pasi shpëtoi jetën e kolegëve të tij të punës nuk mundi të dalë nga magazine, ndërsa Fratari ngre pyetjen se si është e mundur që në këtë shtet zjarrfikësit nuk mund ta fikin zjarrin dhe të njerrin trupin e të riut as pas tre ditësh, sepse u mungojnë pajisjet e duhura.

“Forca e një shteti, nuk dallon në faktin se sa herë në ditë del kryeministri në ekrane, por sa në gjendje është ai tu vijë në ndihmë shtetasve të tij, në shëndetësi, në arsim, dhe situata emergjente si kjo, e të tjera si kjo”, shkruan Lediana Fratari, e cila kandidon me numrin 34 në Tiranë.

Postimi i plotë

Prej tre ditësh, në mënyrë të paprecedentë, të gjitha strukturat zjarrfikëse të këtij vendi, kanë dështuar të fikin një zjarr, në një magazinë nëntokësore të një qendre tregtare në Tiranë. Një punonjës shërbimi, i cili në mënyrë heroike shpëtoi 7 kolegë të tij, mbeti i bllokuar në magazinë dhe ende nuk është gjetur asnjë shenjë e tij.

Zjarrfikësit u përballën me një situatë të rëndë zjarri dhe mbetën me duar në xhepa, pa paisjet dhe mjetet e duhura. Të papajisur, e ndoshta edhe të patrajnuar për të tilla raste, ata mbetën thjeshtë dëshmitarë në një tragjedi.

Forca e një shteti, nuk dallon në faktin se sa herë në ditë del kryeministri në ekrane, por sa në gjendje është ai tu vijë në ndihmë shtetasve të tij, në shëndetësi, në arsim, dhe situata emergjente si kjo, e të tjera si kjo.

Kur vendi u godit nga tërmeti, pamë se në këtë vend nuk kishte asnjë qen nuhatës për njerëzit nën rrënoja, e as barrela për të vdekurit e të plagosurit.

Kur bie zjarr, kuptojmë se zjarrfikësit nuk kanë mjete speciale për situata të rënda, nuk kanë veshje e paisje frymëmarrjeje.
Do të doja ti shikoja zyrtarët e qeverisë, që rreshtohen në Rinas para kamerave për të pritur çdo kuti vaksinash, të shkojnë tek Casa Italia. Të takojnë zjarrfikësit dhe familjet e heroit, që mesaduket, u sakrifikua duke u shpëtuar jetën shokëve.

I supërkërkuari Altin Bajram Hajri udhëheq fushatën e PS në Durrës dhe Shijak!

Një tjetër njeri I botës së krimit udhëheq fushatën e Ramës për zgjedhjet në Durrës dhe Shijak. DEnoncimi vjen përmes “qytetarit dixhital” të ish Kryeminiustrit Berisha

Shtabi elektoral i Partisë socialiste në fshatin Pjesez është bërë në një ambjent ngjitur me shkollën e fshatit . Këtë objekt e ka blerë përpara dy javësh Altin Hajri dhe e ka bërë zyrë shtabi elektoral Ai eshte ne kerkim per marrjen peng dhe vrasjen e Jan Prenges!

Denoncimi
Pershendetje Dr Edhe pse Partia Socialiste ka caktuar si drejtues te fushates ne Durres dhe Shijak Adrian Celen ,drejtuesi de facto i fushates se patrise Socialiste ne zonen e Shijakut eshte shtetasi Altin Bajram Hajri. Ky shtetas aktuliasht eshte personi me i kerkuar ne Shqiperi. Altin Hajri është në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar 2020. Edhe pse policia e shtetit eshte ne kerkim te ketij shtetasi ky leviz i lire ne zonen e Shijakut se bashku me Ard Çelen duke bere fushate per Partine Socialiste. Shtabi elektoral i Partise socialiste ne fshatin Pjesez eshte bere ne nje ambjent ngjitur me shkollen e fshatit . Kete objekt e ka blere perpara dy javesh Altin Hajri dhe e ka bere zyre shtabi elektoral. Ne kete ambjent behen edhe takimet me Adrian Çelen dhe Vangjush Dakon.

La një fëmijë të vogël dhe bashkëshorten për të shpëtuar jetën e kolegëve të punës

Ky është 33-vjeçari Arjan Sala, punonjës i sigurisë në një magazinë në Tiranë, ku pasditen e të mërkurës ra zjarr dhe prej shumë orësh nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Tymi dhe gazrat vazhduan të përhapen edhe dje, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e forcave të specializuara, për shkak edhe të asfiksisë së mundshme.

As sot nuk ka ende asnjë të dhënë për gjendjen e punonjësit të sigurisë.

Rama, drekë me karkaleca e ngjala me njeriun që sulmoi Luçiano Boçin

Rama e ka shtruar me karkaleca dhe peshk sëbashku me drejtuesit e anijeve të peshkimit.

Në këtë takim ishte i pranishëm dhe biznesmeni Gjergj Luca, i cili pak ditë më parë u përfshi në një konflikt fizik me kandidatin për deputet të PD-së në Elbasan Luçiano Boçi.

Me ironi, biznesmeni Luca ka komentuar dhe thëniet e opozitës për etiketimen e sipërmarrësve si “oligarkë”, teksa tha se “ne jemi të gjithë oligarkë, por kush punon në këtë vend?!. A t’ka shku mendja me qenë oligark?!

Kryeministri Rama gjatë fjalë së tij tha se nuk po kandidonte në Durrës për të marrë vota, por për të bërë histori.