18.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Shtator, 2025

Demokratët marshim me makina e flamujt e PD në rrugët e Tiranës

Ka nisur festa e mbështetësve të Partisë Demokratike në Tiranë. Teksa na ndajnë veç dy orë nga çelja e fushatës, mbështetës të PD kanë parakaluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.

Me borie e flamuj të PD-së mbështetësit kanë lëvizur në drejtim të sheshit “Nënë Tereza” ku do të mbahet dhe aktiviteti i opozitës.
Sipas “BalkanWeb” i gjithë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të mbushet me makina, që kane nisur të vijnë. Kjo mësohet se do të jetë një nga surprizat e PD.

Instituti “IFIMES”: Vetëm me Lulzim Bashën kryeministër mund të futet Shqipëria në BE

Instituti i njohur slloven ‘IFIMES’ ka bërë një profil të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, në një kohë kur sot çelet zyrtarisht edhe fushata elektorale. Ky institut thekson se ai është lideri që mund ta fusë Shqipërinë në Europë.

Instituti vlerëson figurën e Bashës, duke përmendur si arritje të tij politike anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe liberalizimin e vizave.

“Lulzim Basha është gjenerata e dytë e udhëheqësve në Shqipëri. Nga njëra anë, ai është një njeri i familjes që është në komunikim të drejtpërdrejtë me njerëzit dhe zhvillon takime të përditshme me banorët dhe qytetarët, pronarë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Ai është plotësisht i arritshëm dhe në shërbim të çdo qytetari dhe dyert e tij janë të hapura për këdo që kërkon ndihmën e tij.”, thuhet në shkrimin e institutit slloven.

Mes të tjerash aty shkruhet se: “Nga ana tjetër, Basha mban një rrjet të gjerë të lidhjeve personale me udhëheqësit e BE dhe krerët e shteteve evropiane, të cilët flasin me të rregullisht. Ata këshillohen dhe diskutojnë me të “ditën pas”, e cila është dita pasi Edi Rama të lërë detyrën. Përparimi politik i Shqipërisë është bllokuar pas tetë vitesh sundimi autoritar, duke vonuar pranimin në BE dhe Basha, i cili futi Shqipërinë në NATO dhe arriti një marrëveshje pa viza, beson se ai ka forcën për ta sjellë Shqipërinë në anëtarësimin e plotë në BE. Për më tepër, Basha ka një karrierë politike të patëmetë, pa asnjë krim dhe korrupsion.”.

Zjarri në qendrën tregtare/ Përse po fshihet numri i personave të zhdukur, mes tyre një 17-vjeçar

Të tjera detaje të rënda dalin në dritë nga zjarri në qendrën tregtare, ku një godinë që prej mesditës së djeshme është përfshirë nga flakët. Gazetarja Anila Ahmataj në një lidhje live për ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’, dyshohet se ka 3 persona të zhdukur.

Sipas saj përveç shefit të sigurisë, Arjan Sala dhe një 17-vjeçari, dyshohet për një tjetër person. Deri më tani policia nuk ka dhënë informacione zyrtare në lidhje me numrin e saktë të personave të zhdukur.

Një denoncim i fortë është bërë sot në emisionin “Me zemër të hapur’ në ‘News24’, ku thuhet se brenda qendrës tregtare që u përfshi nga flakët është dhe një 17-vjeçar.

Ky fakt u bë i ditur në një lidhje direkte nga gazetarja Anila Ahmataj, e cila kishte biseduar me një familjarin e të riut të zhdukur. Kushëriri i 17-vjeçarit kishte pohuar se ai ishte duke shkarkuar mallin kur godina u përfshi nga flakët, ndërsa nuk kanë mundur që të komunikojnë me të.

Ndërkohë që përgjegjësi i këtij biznesi ka pohuar krejt të kundërtën, pasi në listat e tij nuk figuronte emri i 17-vjeçarit. Kujtojmë se në godinë ndodhet shefi i sigurisë, Arjan Sala.

Basha: Së bashku do të fitojmë, më 25 prill, votoni numrin 9

Kryetari i Partisë Demokratiike Lulzim Basha ka publikuar një video në “Facebook”.

Basha shprehet përmes videos se kanë mbetur edhe 31 ditë, e Shqipëria do të fitojë.

Përmes pamjeve, Basha iu bën thirrje të gjithë shqiptarëve që më datë 25 prill, të votojnë numrin 9, Partinë Demokratike të Shqipërisë.

“Së bashku do të fitojmë”, shkruan lideri demokrat në rrjetet sociale.

Sot përballja PD-PS në Tiranë, Basha prezanton planin për 4 vitet e ardhshme si Kryeministër

Partitë politike çelin sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Por ndryshe nga herët e tjera, këtë vit fushata do të mbahet nën diktimin e rregullave anti-covid, ku ekspertët e Komitetit Teknik vendosën që të ndalohen edhe grumbullimet. E para që hap sot fushatën do të jetë Partia Socialiste, në orën 17:00 në sheshin Skënderbej, ndërsa vijon puna për ndërtimin e podiumit.

Ndërkohë që vetëm gjysmë orë më vonë do të çel fushatën koalicioni opozitar. Ky i fundit ka vendosur që të mbajë ceremoninë në sheshin ‘Nënë Tereza’. Në një raportim live për News24 nga selia e PS-së, gazetari Ergys Gjençaj deklaroi se ndryshe nga herët e tjera ky nuk do të jetë një tubim siç jemi mësuar të shohim, ku ka pasur me mijëra qytetarë. Sot do të ketë një tubim me distancim social, ku do të pasqyrohen edhe aktivitetet e qeverisë gjatë këtij mandati 4-vjeçar, ndërkohë që do të mungojnë qytetarët. Pika kulmore e këtij tubimi pritet të jetë momenti kur kryeministri Edi Rama të mbajë fjalimin. Mësohet se ky shesh do të mbushet gati me karrige, ku do të qëndrojnë kandidatët për deputetë, për të respektuar kështu masat anti-covid.

Ndërkohë, në një lidhje live nga selia blu, gazetari Osman Stafa solli detaje nga ceremonia e çeljes së fushatës së kampit opozitar. PD-ja ditën e sotme do të zhvillojë një hapje fushate me kandidatët për deputetë, ku disa prej tyre do të flasin. Kryefjala e të djathtëve sot padyshim që do të jetë fjalimi i kandidatit për kryeministër, Lulzim Basha, i cili do të bëjë një rezyme të asaj çka ka ndodhur përgjatë këtyre 8 viteve në vendin tonë.

Ai do të prezantojë dhe planin e tij për 4-vjeçarin në vijim, nëse vjen në pushtet. Kujtojmë se lideri demokrat ka nisur takimet në qytete të vendit, ku është pritur nga qytetarë. Ndërkohë që këto takime nuk janë cilësuar të drejta nga kryeministri Edi Rama, ndërsa ka akuzuar Bashën për thyerje të rregullave anti-covid.

Koduzi: Rama një mashtrues që po eksperimenton tek shqiptarët vaksina të paçertifikuara

Kordinatori Kombëtar në PD për Politikat Shëndetësore, Gazmend Koduzi, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për gjendjen nga pandemia, hodhi akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama.

Koduzi theksoi se Rama është një mashtrues, që bën gjithçka për vota. Ai shton se kreu i qeverisë po bën eksperiment me shqiptarët, për hatër të karriges së tij personale.

“Rama nuk ka plan për pandeminë, se çfarë thotë sot nuk e thotë nesër. Kryeministri është një mashtrues, që bën gjithçka për votat dhe karriget e tij. Rama po bën eksperiment me shqiptarët për hatër të karriges së tij.

Futja e vaksinave që nuk janë të certifikuara, është problem, duhet të institucionalizohen këto vaksina. Vaksinat që vijnë duhet të jenë të sigurta dhe të mos dëmtojnë. Kina është target, sepse nuk ka dhënë informacion korrekt. Duhet të sjellim një produkt, që nuk dëmton”, tha Koduzi.

Skandal politik i padëgjuar, djali i Lefter Kokës vendos kamera përgjimi në zyrat e LSI

Deklarata e LSI

Duke marrë shkas nga transformimi i ngjarjes të skandalit më të paprecedentë në procesin zgjedhor në 30 vitet e fundit, dhe keq-informimit dashakeq nga Policia e Shtetit, e cila e shtyrë dhe e ndikuar politikisht fsheh të vërtetën e hidhur po ju sqarojmë si më poshtë:
Gjetja e pajisjeve përgjuese dhe kamerave në zyrën qendrore të LSI Durrës.

Drejtuesit e LSI Durrës kanë zbuluar kamera përgjimi që monitoronin e përgjonin Zyrën e LSI Durrës.
Dyshimi lindi pasi të gjithë qytetarët e thjeshtë që shkonin në këtë zyrë kontaktoheshin, intimidoheshin dhe kërcënoheshin me vendin e punës ose presione të tjera nga Arbër Koka, djali i Lefter Kokës, apo anëtarë të shtabit elektoral të tij.

U zbuluan kamerat dhe serverat me regjistrime. U njoftuan autoritetet dhe prezente fizikisht në Komisariatin e Policisë në Durrës, drejtuesja politike e LSI Durrës dhe kandidatja e LSI për Durrësin, znj. Elona Guri denoncoi Arbër Koka, djalin e Lefter Kokës si autor të këtij skandali dhe pronarin e ambientit ku ishte strehuar serveri dhe kabujt e kamerave të përgjimit.

Të rinjtë i bashkohen Bashës në Tiranë për ndryshimin

Basha takohet me të rinjtë në Tirana dhe bashkëbisedon me ta, ndërsa ata shprehen se shpresa e tyre është fitorja e tij në zgjedhjet e 25 prillit.
Në bisedën që patën me kreun e opozitës, disa të rinjtë shprehën indinjatën ndaj gjendjes ku ndodhet vendi, ku veçuan mungesën e vendeve të punës që është dhe shkaku kryesor që i shtyn për të emigruar. Ata i shprehën mbështetjen kryetarit Basha, ku si shpresë të fundit shohin ndryshimin më 25 prill.

“Lulzim Basha: Si kaluat? A jeni mirë?

Qytetari: Mirë!

Lulzim Basha: Si kaloni?

Qytetari: Po tani nuk jemi mirë me të thënë të drejtën. Me të thënë të drejtën e gjithë rinia sytë nga ty i ka!

Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra! Edhe unë po bëj gjithçka që ta ndalim ikjen.

Qytetari: Mos të ikim më jashtë, të rrimë në vend tonë. E mira do jetë për të gjithë, vetëm shpresat tek ty i kemi.

Qytetari 2: 2021-shin me premtu ujë e drita! Është turp! Unë do rri deri më 25 prill që të ndryshojë Shqipëria. Po ndenji kështu unë do iki. ”

“Lulzim Basha: Çfarë planesh keni për të ardhmen?

Qytetarja: Se di, ja të diplomohemi njëherë dhe të shohim si do të na ecin gjërat.

Lulzim Basha: Po kur i je futur kësaj, i je futur me një synim për të dalë diku apo jo?

Qytetarja: Po absolutisht, për profesionin …

Lulzim Basha: Për një profesion, për një karrierë.

Qytetarja: Të që po mbaroj sigurisht që po.

Lulzim Basha: Kam përshtypjen që si në çdo fushë tjetër edhe ju nuk keni mjaftueshëm praktikë. Apo bëni mjaftueshëm praktikë?

Qytetarja: Thuajse fare dhe për shkak të pandemisë por dhe për shkak të institucioneve, që shpesh herë nuk janë shumë të gatshme për të na pritur. Kështu që më shumë është diçka thjesht përzgjedhëse për ta bërë por jo se ne e ushtrojmë profesionin. Aq më tepër kriza që ka profili social sepse ne jemi ekonomiku dhe marketingu, dhe shkencat sociale e kanë këtë krizë, edhe institucionet private shpeshherë nuk janë shumë të gatshme për të na pritur për të bërë edhe praktikat kështu që do t’ju këshilloja ta rishikojmë këtë çështje dhe ta…

Qytetarja 2: Që është shumë e madhe dhe ne e ndiejmë, si të rinj e ndiejmë me CV-të që dërgojmë, pothuajse nuk intervistohemi, pa lere pjesa e punësimit që është akoma më keq. Kam përshtypjen që rinia shumë më shumë tani do ndryshimin. “

Duke bërë thirrje për një bashkim masiv për ndryshimin në 25 prill, Basha tha se Partia Demokratike ka programin që do të mbështesë çdo të ri. Ai tha se stimulimi i investimeve të brendshme dhe të huaja, është kushti i parë për të mundësuar hapjen e sa më shumë venve të reja të punës për të rinjtë. Ai gjithashtu u shpreh se Partia Demokratike ka lidhur marrëveshje me Aleancën e Universiteteve Europiane që do t’i ndihmoj studentët me financime dhe programe kualifikuese.

”Lulzim Basha: Domethënë, çështja qëndron këtu. Qё tё sigurojё ato vende pune duhen plotësuar dy kusht. Kushti i parё ёshtё qё tё ketë investime tё brendshme dhe tё huaja. Ato i hapin vendet e punës. Kushti i dytë ёshtё qё tё ketë forcë tё kualifikuar sepse siç e the dhe vetё mund tё mbarosh universitetin por nё qoftё se nuk ke praktikё, nё qoftё se nuk ke njё profesion, nё qoftё se nuk ke bёrё njё stazh tё mjaftueshёm nuk je nё gjendje tё integrohesh menjёherё nё tregun e punёs.

Dhe kjo ёshtё biseda qё bёmё dhe u transmetua dje me Komisioneren ku na kishte ftuar njё nga universitetet mё tё njohura tё Austrisё, quhet universiteti Modul dhe ne kemi bashkёpunuar me ta. Në qoftё se iu kujtohet para disa muajsh kam thёnё qё ne s’po presim tё vijmё nё qeveri. Akoma nё opozitё kemi pёrgatitjet qё ditёn e marrjes sё sё pёrgjegjёsive qeveritare tё fillojmё menjёherё punёn. Cilat janё pёrgatitjet? E para, pesё gjuhё tё huaja do tё ofrohen online pa pagesё pёr rininё: Anglisht, Gjermanisht, Frengjisht, Italisht, Spanjisht. Dhe e dyta, nё bashkёpunim me universitetet 20 profesione tё ndryshme po kёshtu online qё nga trajnimi nё fushёn e Teknologjisё sё Informacionit, tek Adminsitrimi, tek fusha tё ndryshme.

Kemi lidhë marrëveshje me Aleancën e Universiteteve Europiane do t’ju ndihmoj qeveria e ardhshme me financime dhe me programe do t’ju ndihmojmë arsimin e lartë, në veçanti arsimin profesional. Dhe jo vetëm për shkak të pandemisë por edhe për shkak të zhvillimeve mësimi online do të jetë një prioritet absolut, po, e platforma të sigurta dhe mjaftueshëm pajisje që të… nga tabletat, nga programet në mënyrë që të jetë efektiv jo shkel e shko. Edhe nga qeveria e ardhshme e kam fokus personal, por edhe nga Bashkimi Europian.

E konfirmoi edhe Komisionerja për Digjitalizimin dje, nuk e di në e ndoqët në bisedë. Ndoshta ndoqe vetëm reagimet e asaj bisede , por rëndësi kishte biseda dhe biseda është që PE-ja ka ndarë 26 miliardë euro për të ndihmuar Ballkanin për të trajnuar të rinj në fushën e teknologjisë së informacionit dhe ne duhet patjetër të marrim pjesën tonë. Imagjinoni çfarë mund të bëjmë. Do të trajnojmë 5 mijë, 10 mijë të rinj çdo vit në këtë fushë dhe pastaj t’i fusim në tregun e punës ku ju e dini të ardhurat fillojnë nga 800-900 euro shkojnë deri në 2000-2500 euro në muaj.

Krijon një shtresë të mesme profesionistësh me të ardhura të mëdha me arsimim të lartë me përgatitje të lartë. Këtë po bëjnë vendet e rajonit se nuk është se do të shpikim diçka. Ne na duhet të largojmë vetëm një qeveri që ka menduar vetëm për vete dhe nuk ka hedhur asnjë hap as në drejtim të thithjes së këtyre fondeve, as në drejtim të reformimit të arsimit. Përkundrazi, ligji për arsimin e lartë e shkatërroi arsimin e lartë. Do të kemi një qeveri që ka në fokus prioritetet tuaja, ëndrrat tuaja, aspiratat tuaja. Kjo është arsyeja pse ua kërkoj votën më 25 prill.”- tha Basha.

Nuk ndryshojnë masat e kufizimit të levizjeve nga virusi

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka bërë me dije se në ditët në vazhdim do të mbeten në fuqi të njëjta masat anti Covid.

Sipas Mira Rakacollit, këto masa, duke përfshirë edhe orën policore, duke nisur nga ora 20:00 deri në 06 të mëngjesit, të mbeten në fuqi për dy javë.

“Shifrat janë si rezultat i masave të propozuara nga komiteti 2 javë më parë. Ka një përmirësim të lartë nga ndërgjegjësimi i shqiptarëve. Europa po përballet me një rritje të numrit të të infektuarve. Pavarësisht uljes së indikatorëve, situata vazhdon të jetë delikate. Të mbetën të njëjtat masa edhe për 2 javë të tjera. Ora policore nga ora 20;00 deri ne orën 06:00, ndalimi i grumbullimeve me më shumë se 10 persona”, tha Rakacolli