14.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Shtator, 2025

Kim i kërkon Prokurorisë të bëjë detyrën me Tom Doshin: Nuk është i pafajshëm

Në një intervistë për ABC, ambasadorja Kim u shpreh se fakti që KQZ nuk e përjashtoi nga gara, nuk do të thotë se është i pafajshëm dhe tashmë mesazhin e kishte për prokurorinë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të qarta sërish. Kjo nuk është vetëm nga një person apo një individ në qeverinë e shteteve të Bashkuara, por është Sekretari i Shteteve të Bashkuara, i cili e ka përcaktuar personalisht një individ i cili nuk ka zgjedhur të vazhdojë të përfaqësojë popullin shqiptar në Kuvend. Mendoj që KQZ-ja ka përgjegjësi të shqyrtojë të gjitha rekordet në mënyrë që të sigurohet që kandidatët të kualifikohen. Në këtë rast ai nuk është skualifikuar, e kjo nuk do të thotë që ai është i pafajshëm.

Por thjesht do të thotë që sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka nevojë të reformohet. Dhe ky është nënkuptimi i saj. E dyta, çështja, së bashku me 11 kandidatë të tjerë i është dërguar prokurorisë dhe ne vërtetë presim që prokurorët të bëjnë punën e tyre.

Por në fund, nuk ju përket Shteteve të Bashkuara që të vendosin se kush duhet të jetë në parlament. Nuk janë Shtetet e Bashkuara se kush do të jetë aty, por janë votuesit shqiptarë. Dhe votuesit shqiptarë duhet të marrin vendimin këtu dhe duhet ta bëjnë të qartë pozicionimin e tyre”, -tha Yuri Kim.

Diaspora, letër eurodeputetëve, Bozo: Do luftoj për mandatin e tretë

Kandidatja e parë për deputete në listën e PS-së Luljeta Bozo, në fjalën e mbajtur prej saj, deklaroi se Partia Socialiste, gjatë kësaj kohe, ka ndërmarrë reforma të pakrahasueshme.

Bozo theksoi se në PS të gjithë do të luftojnë për mandat të tretë, duke shtuar se qeveria e tregoi veten me tërmetin.

Diaspora, letër eurodeputetëve

Diaspora për Shqipërinë e Lirë dhe Federata Vatra ka reaguar, pas deklaratave të kandidates për deputete nga radhët e Partisë Socialiiste të Shqipërisë, Luljeta Bozo, në lidhje me sigurën e Enver Hoxhës dhe për periudhën e komunizmit në vendin tonë.

Pikërisht, Diaspora për Shqipërinë e Lirë i ka dërguar një shkresë 60 euro-deputetëve, duke u shprehur se janë të tronditur sesi një kandidate për deputete relativizon periudhën e monizmit.

Në reagim, Diaspora për Shqipërinë e Lirë vlerëson se komunizmi në Shqipëri ka qenë izolimi më barbar kulturor, shoqëror dhe njerëzor që i ka ndodhur Shtetit Shqiptar që nga krijimi i tij.

Shkresa e Diasporës për Shqipërinë e Lirë dërguar 60 euro-deputetëve:

Diaspora për Shqipërinë e Lirë, së bashku me Qëndresa Qytetare dhe Pan Albanian Federation of America Vatra (the Hearth) DC Chapter të tronditur nga relativizmi i komunizmit nga znj. Bozo, iu drejtuan dje me shkresë mbi 60 eurodeputetëve të European Parliament dhe institucioneve të tjera të Bashkimit Europian, duke u bërë thirrje të shprehen në mënyrë kritike ndaj partive politike në Shqipëri, kandidatët e të cilave normalizojnë ndikimin shkatërrimtar dhe krimet e regjimit totalitar komunist në vend.

Izolimi më barbar kulturor, shoqëror dhe njerëzor që i ka ndodhur Shtetit Shqiptar që nga krijimi i tij, promovimi si arritje i vjedhjes së pronës private duke shkaktuar kollapsin më të madh ekonomik, por dhe anashkalimi i shkatërrimit shpirtëror me zhdukjen e insitucioneve historike dhe atyre të kultit, nuk mund të kalojnë lehtë dhe të relativizohen.

#asnjëemirëngakomunizmi

#asnjëjustifikimpërkrimet

#sistemivarfëruesivendit

#dënokrimetekomunimit

#kundërriciliklimittëfigurave

Libri, Basha: Vizita ime e parë në PD

Basha tregon një ndodhi të vitit 1984 kur ishte vetëm 10 vjeç dhe daja i tij e kishe marrë pranë për të dëgjuar fshehurazi lajmet e “Zërit të Amerikës”. Kujtojmë që në atë kohë regjimi komunist nuk lejonte të dëgjoheshin media të tjera veç atyre të kontrolluara nga shteti.

Aq të pazakontë e përshkruan kreu i PD-së atë histori, saqë thotë se familjarët e tij frikësoheshin njësoj sikur të kishin bërë ndonjë krim. Pikërisht kjo ngjarje dhe fryma që i ka ushqyer familja gjatë viteve kanë ndikuar në formimin e ideologjisë politike të z. Basha.

Në vijim të faqeve të para, Basha kujton periudhën e viteve ‘91-‘92 kur qytetarët filluan ngadalë duke shprehur mendimet e tyre të para të lira. Ndërkohë, ndonëse ende gjimnazist, kreu i PD-së tregon se në mars të vitit ‘92 nisi angazhimin e tij në jetën publike si vëzhgues i zgjedhjeve nga Komiteti i Helsinkit. Më pas kreu i PD-së thotë se pati shansin e rrallë për të studiuar jashtë, ndërsa thoshte se aspironte të ishte vazhdimisht pjesë e PD-së. Gjë e cila u bë realitet me ftesën e kryetarit të PD-së së asaj kohe, Sali Berisha. Teksa rikthehet sërish pas në kohë në kapitullin e dytë në libër, Basha kujton vizitën e tij të parë në selinë e PD-së dhe lobimin që kishte bërë që në atë kohë, që Aurela, bashkëshortja e tij dhe ish-shoqja e klasës, të takohej me z. Berisha.

PJESË NGA LIBRI

Kur kthehem pas ne kohe per te gjetur ngjarjen apo momentin kur kam folur apo kam menduar per here te pare per politiken, ndal ne nje mbremje te vitit 1984, kur daja im me ftoi te degjonim fshehur “Zerin e Amerikes”. Ishin lajmet e ores 18.00. “Qeveria e Tiranes…”, u degjua zeri kumbues i Elez Biberajt dhe pastaj vijoi nje edicion i plote lajmesh ne nje bote qe as e njihja dhe as e perfytyroja, e cila me dilte plotesisht jashte kornizave te dites sime. Isha 10 vjec’. Kete emision e pasuan biseda zeuleta me dajen tim dhe rrethin familjar ne kushte te besueshme, biseda te cilat formesuan tek une nje adoleshent ne fund te viteve ‘80, idete e para per politiken.

Megjithese isha fare i vogel, dy gjera i mbaj mend akoma edhe sot. E para, atmosfera familjare, e cila ishte tejet e kujdesshme qe keto biseda te ishin sekrete dhe të mos dilnin jashte mureve te familjes, a thua se ajo qe po flisnim ishte krim. Dhe e dyta, kuptova se sa e rendesishme ishte politika per familjen tone dhe per jeten e njerezve ne pergjithesi. Eshte e qarte se formimi im politik, koncepti qe kam per te apo vlerat ne te cilat besoj, jane ato te se djathtes. Ishte nje formim pothuajse i percaktuar..

PERIUDHA E NDRYSHIMIT

Ne te vertete, po te bej nje kthim te shkurter ne fillimin e viteve ’90, me kujtohet qe mjedisi ne te cilin Shqiperia gjallonte ato kohe – kur isha jo me shume se 15-16 vjec’ – mbartte nje atmosfere ngjarjesh per te cilat nuk mund te mos shpreheshe, ndaj te cilave nuk mund te qendroje indiferent. Gjithkush e kishte nje mendim dhe e shprehte aty ku mundej, megjithese atmosfera ishte ende e nderur politikisht. Diten pas renies se Murit te Berlinit, mbaj mend qe ne oren e mesimit mesuesja kujdestare na pyeti se c’fare mendonim per ato ngjarje.

Nxenesit nuk po flisnin ndaj dhe une, se bashku me nje shok, morem fjalen. Sot nuk me kujtohet saktesisht se c’fare thashe, por sigurisht ishte dic’ka kunder regjimit te Partise se Punes. Nuk mund te ishte ndryshe. Une isha rritur me ate fryme në familjen time, e cila nuk e pranoi ate regjim ne asnje dite. Mbaj mend qe nje shok tjeter me tha: “Hej… kujdes se erdhi Aro”. Arot ishin tipat e makinave famekeqe te regjimit qe shoqëronin c’dokend qe fliste kunder tij. Behej fjale per Sigurimin.

Tirana e viteve ’90 kishte atmosferen e nje qyteti qe ziente, sikurse ziente e gjithe Shqiperia dhe vajtja jone si nxenes gjimnazi ne mitingjet ne Qytetin Studenti eshte ndoshta kujtimi im me i pashlyer i asaj kohe. E ndieja se dic’ka e bukur po vinte per shqiptaret. Shihja shprese dhe shkelqimin e syve te mijera te rinjve, edhe te shoket e mi te gjimnazit me te cilet bisedonim me entuziazem ne menyren tone, edhe pse shume gjera nuk i kuptonim ne ate moshe.

ROLI NË ZGJEDHJET E 22.03.1992

I dhene gjithnje pas vokacionit publik, une shume shpejt u angazhova ne Komitetin Shqiptar te Helsinkit. Megjithese isha gjimnazist, me Kujtim C’ashkun dhe aktiviste te tjere kryenim misione monitorimi, deklarata, prisnim gazetare dhe vezhgues te huaj. Si nje aktivist krejt i ri, vazhdova keshtu me te tjera pune dhe te tjera procese ne ato dite te vrullshme deri ne zgjedhjet e vitit ’92.

Kesisoj pata mundesine qe ne nje periudhe te paperseritshme per historine e Shqiperise dhe unike ne jeten time, te ushtroja nje dimension te ri timin: perkushtimin ndaj njerezve, mbrojtjen e kauzave per njerez te panjohur, sherbimin ndaj c’eshtjeve publike. Ne zgjedhjet e 22 marsit 1992, une sherbeva si vezhgues, ndoshta vezhguesi me i ri ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve ne emer te fondacionit “Johannes Wier”. Edhe pse i ri ne moshe, perfshihesha sa here qe flitej per lirite e individit. Prandaj, edhe profesioni im i ardhshem me c’oi drejt atij rrugetimi, me studimet e mia per drejtesi ne Universitetin e Utrechtit ne Holande.

FTESA E BERISHËS NË VITIN 2004

Ne fund te vitit 2004, vokacioni im per t’i sherbyer interesit publik e per t’u bere zeri i njerezve, me brente perseri dhe c’eshtja m’u shtrua edhe njehere. Ndoshta ne ato momente kam marre vendimin me te rendesishem dhe me frymezues per jeten time, perfshirjen ne politike, kur kisha c’do mundesi per t’u konsoliduar ne profesion si jurist i se drejtes nderkombetare. Pertej endrrave rinore per nje karriere te rendesishme prestigjioze profesionale, sot mendoj se ne thelb te gjitha zgjedhjet e mia kishin qene te paralajmeruara qe do te shkonin drejt politikes.

Per shembull, une nuk zgjodha gjate studimeve te mia te studioja per te drejten private, por te studioja per te drejten nderkombetare, e cila ishte, ne njefare menyre, nje forme e politikes. I kam thënë me bindje Aureles, te dashures sime te asaj kohe dhe sot bashkeshortja ime, e cila ishte mjaft e integruar dhe e dhene per nje karriere nderkombetare me mundesi shume te mira aty ku studionim, nje fjale qe ndau epokat dhe fatin e familjes sone:

“Nese nuk do ta ndjek ate qe dua te bej me gjithe zemer, do të vije nje dite qe nuk do duroj dot veten time, e pastaj nuk do të me durosh dot as ti”. Ky ishte arsyetimi perfundimtar per t’i thene “po” ne fund te vitit 2004 fteses se Sali Berishes per t’iu bashkengjitur 40 individeve qe Partia Demokratike ftoi ne kuader te organizmit “Komiteti i Orientimit te Politikave” (KOP).

Ndjesi te tilla jane nga ato qe vendosin fatin e nje njeriu. Ndjesi qe nuk mund te shmangen. Ato te therrasin gjithmone, edhe pse ndonjehere mundohesh t’u ikesh, derisa e kupton qe jeta jote eshte e destinuar drejt nje rrugetimi te caktuar. Ne ate moment, per here te dyte pas perfshirjes sime si aktivist rinor i opozites se viteve 1991-‘92, i dhashe udhe nje angazhimi, nje menyre te re te te konceptuarit per politiken.

Ky ndoshta eshte thelbi i asaj qe duhet te korrigjojme ne kete anormalitet ku eshte vendosur politika ne shoqerine shqiptare. Politika eshte sherbim ndaj njerezve, ajo eshte mision dhe vizion. Kjo thirrje e brendshme qendron ne thelb te rrugetimit tim ne politiken aktive, edhe pse kisha te ardhura te mjaftueshme dhe te vazhdueshme nga puna ime disavjec’are, nevoja materiale te plotesuara dhe mundesi te mira per nje karriere te rendesishme nderkombetare.

Rrethanat e politikeberjes sot jane edhe me komplekse, pasi Shqiperia nuk eshte me as ajo e vitit ’90, as e vitit 2005. Kane kaluar tri dekada dhe ne njefare menyre emergjenca per ta rikonceptuar kete rol ose angazhim politik, eshte sot me e madhe se kurre. Publiku dyshon, partneret po ashtu, njerezit i kane rritur pretendimet ndaj politikes dhe ne kemi nevoje per nje kthim ne nje shtrat normal politik, jashte estrades dhe ekzagjerimit, jashte groteskes dhe qesharakes, larg tam-tameve, dajres, bejteve, jashte tallavase politike, dhe me e rendesishmja, jashte flirtimit me te keqen, me banalen, me vulgaren, madje dhe me diktatorialen.

VIZITA E PARË NË SELINË E PD DHE LOBIMI PËR AURELËN

Ne ndërtesën e pare te PD-se ne rrugen “Fortuzi” kam shkelur per nje arsye te çuditshme, por dhe te thjeshte per kohen. Sapo kishte dale numri i pare i gazetes “Rilindja Demokratike”, gazeta e pare opozitare. I gjithe qyteti e kerkonte. Gazeta e pare ishte prodhuar ne dhjetera mijera kopje dhe ishte perpire qe ne minutat e para ne treg. Njerezit ishin te uritur per fjalen e lire.

Shkova ne zyrat e PD-se per te kerkuar nje numer te saj dhe me veshtiresi arrita te siguroj dy cope, nga te cilat njera kopje nuk e kishte fleten e mesit. Nje kopje te numrit te pare te kesaj gazete e ruan sot e kesaj dite babai im, Xhelali, pa ditur asokohe se i biri do te behej nje dite kryetari i Partise Demokratike. Pas asaj dite te fillimit te janarit te vitit 1991, lidhja ime me kete parti mbeti emocionale. Ne ato fillime, ne godinen e PD-se, te cilen une e vizitoja shpesh, hynin dhe dilnin lirshem shume njerez. Me vone ajo u zhvendos ne seline tjeter ne Rrugen e Kavajes.

Me kujtohet se si nje here ia plotesova Aureles, shoqes sime te klases, deshiren e madhe qe kishte per te takuar personalisht Sali Berishen. Si aktivist i Partise dhe veprimtar i shoqërisë civile, une kisha kontakte te herepashershme me liderin e opozites. Nje dite arrita te “loboj” qe Aurela te takonte doktorin per disa minuta ne zyren e tij. Qe te dy ne, atehere vetem shoke gjimnazi, krijuam keshtu nje lidhje shpirterore me Partine Demokratike. Te dy ndienim se kjo parti ishte e vetmja force dhe levizje mbareshoqerore perendimore qe ngjallte besim. Fitorja e demokrateve ne vitin 1992 me gjeti maturant dhe, si c’do i ri, dhe une kisha endrrat dhe projektet e mia per jeten.

Basha i përgjigjet Ramës, reagimi

Reagimi i plotë i kreut të PD, Lulzim Basha:

I habitshëm nervozizmi i Ramës.

Unë, PD dhe shqiptarët e kemi përcaktuar rrugën tonë që në dhjetorin ‘90: ajo është rruga që të çon në Europë.

Sot të gjithë e kuptojnë se pa u afruar me BE, Shqipëria nuk do të mund të bëjë përpara. Për 8 vjet, jo vetëm që Rama nuk bëri asgjë për ta afruar integrimin, por ai bëri hapa prapa.

Unë jam i vendosur të bëj gjithçka për të ecur përpara me integrimin europian, për të sjellë ndryshimin e vërtetë, arsim cilësor dhe punësim dinjitoz për shqiptarët këtu në Shqipëri.

Mirënjohje BE, KE për ndihmë e pakursyer që i kanë dhënë dhe do ti japin vendit tonë.

Plas lufta në PS e Lezhës, Pjerin Ndreu grushta me prefektin e PS

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në faqen e tij në Facebook, një përplasje fizike në shtabin elektoral të PS-së në Lezhë.
Sipas denoncuesit, kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu dhe prefekti Gjokë Jaku janë përleshur me grushte me njëri-tejtrin.

Denoncimi i ish-kryeministrit Sali Berisha: Rrihen me grushta Pirini dhe Gjoke Jaku ne shtrofullen elektorale!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje zoti kryeminister. Ne baze te informacioneve qe kam direkt nga shtabi elektoral i PS pardje pas nje sherri te madhe dhe shkembimit te akuzave te renda per njeri tjetrin jan rrahur me grushte prefekti Gjoke Jaku dhe kryetari i bashkise Pjerin Ndreu.Ngjarja ka ndodhur ne shtabin elektoral brenda ne bashkine e lezhes. Te fala.

KQZ detyrohet të regjistrojë listën e plotë të PD dhe aleatëve, vendimi i Komisionit

Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi Kerkesen Ankimore nr. 05, të depozituar nga subjekti zgjedhor PD-Aleanca për Ndryshim, me objekt “Kundërshtimin e vendimit nr. 156, datë 17.03.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të koalicionit PD-Aleanca Për Ndryshim, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021”.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi pranimin e kërkesës së koalicionit PD-Aleanca për Ndryshim dhe ndryshimin e vendimit nr. 156, datë 17.03.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të koalicionit PD-Aleanca Për Ndryshim, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021”.

Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi regjistrimin e listave shumemërore të koalicionit PD-Aleanca për Ndryshim, sipas listës së depozituar në datën 16 mars 2021 pranë KQZ-së.

Rama gjen alibinë e humbjes me 25 Prill: Pandemia dhe tërmeti na thyen në mes

Rama gjen alibinë e humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit duke ja vënë fajin tërmetit dhe pandemisë. Sipas Ramës ishin këto dy goditje që “thyen në mes mandatin e dytë të qeverisë” dhe jo abuzimet skandaloze me vjedhjet e parave të shqiptarëve.

Rama i ka bërë deklaratat në prezantimin e kandiatëve të Tiranës, dy prej të cilave të akuzuara fort nga opinioni public, e para Najada Çomo për ryshfetin në spitalet e COVID-19 dhe e dyta, Bozo për lidhjet me krimet e diktaturës.

“Por edhe si një akt i cili flet shumë për faktin se sa më shumë partitë politike të kenë ambicien dhe vullnetin për t’u bërë pasqyra të shoqërisë, aq më shumë janë mundësitë që kjo të ndodhë që nivelin më të lartë të përfaqësimit të çdo partie që është kuvendi, njerëzit të identifikohen jo thjesht me një parti, por me vetveten.

Ta gjejnë veten e tyre duke parë në një skuadër profile dhe eksperienca të ngjashme të tyret dhe duke gjetur në këto profile arsyen për të qenë më besimplotë, për të pasur më tepër besim tek politika si një mjet për të realizuar qëllime të mëdha dhe të përbashkëta. Është e qartë që qoftë zgjedhja e Luljetës, qoftë e Najadës nuk janë të rastësishme në një kohë kur jemi detyruar të përballemi me dy sfida të jashtëzakonshme, të cilat e kanë thyer në mes mandatin tonë të dytë”, deklaroi Rama.

Rama, sulm si Enver Hoxha ndaj Europës: Po fut hundët në punët tona

Kreyeministri Edi Rama, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji per autoritetet e drejtimit dhe komandimit ne Forca e Armatosura te Shqiperise./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

Rama ka rikhyer sot retorikën e diktatorit Hoxha ndaj Eueropës duke e akuzuar atë se po “fut hundët në punët e brendshme të Shqipërisë” sikurse ka qenë edhe retorika e diktaturës.

Me tone të ashpra, kryeministri Edi Rama thekson se Komisioni Evropian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale, ndërsa shton se pret përgjigje zyrtare e publike nga Brukseli.

“Dikush në Bruksel duhet t’u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE!

Në dijeninë time Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Europës zgjedhin qeveritë e tyre!”, shkruan Rama.

Programi i PD për arsimin, rekord historik me një buxhet prej 26 miliardë Euro

Në kuadër të programit “SHQIPËRIA FITON ARSIMIN”, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ekipi i tij i ekspertëve prezantuan platformen e arsimit online që përfshin 5 gjuhë të huaja falas dhe trajnimin e dyfishtë professional në 20 disiplina të ndryshme për shqiptarët.

Prezantimi u bë ne nje takim online te organizuar nga ambjentet e universitetit Modul të Vienës, me pjemarrjen e Komisioneres së BE-së për Inovacionin, Arsimin dhe Rininë, Mariya Gabriela, dhe të rektorëve nga universitetet më të mëdha austriake si dhe perfaqësues dhe eskpertë shqiptarë dhe të huaj në këto fusha.

Basha tha: “Ne e dimë problemin. Ne kemi ndërtuar zgjidhjen. Ne kemi aftësitë dhe vendosmërinë për ta zbatuar atë dhe kemi edhe partnerët dhe miqtë e duhur për ta realizuar atë sa më shpejt”.

“Unë dua t’iu falënderoj ju dhe kolegët tuaj për organizimin e kësaj ngjarje. Falënderime dhe mirënjohje të posaçme për Komisioneren Maria Gabriel për praninë e saj dhe prezantimin e saj sot, për mbështetjen e saj të fortë për Ballkanin Perëndimor dhe të Rinisë, dhe Dixhitalizimin, Inovacionin, Agjendën e Kërkimit Shkencor në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor. Unë do të doja të filloja atje ku përfundoi Komisioneria Gabriel, për të pasur një politikë të mirë duhet të keni një diagnozë të mirë të problemit dhe më pas të kemi vendosmërinë për ta zgjidhur atë me zgjidhjet e duhura. Ne e dimë se ku qëndrojnë problemet në vendin tonë. Të rinjtë po largohen nga Shqipëria me një ritëm të paparë për 30 vitet e fundit, madje me një ritëm më të shpejtë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit. Po t’I krahasojmë, për çdo të ri serb që po largohet nga Serbia, 12 është numri i të rinjve shqiptarë që largohen nga Shqipëria. Shumica e tyre po largohen drejt Bashkimit Evropian. Ne po humbasim me një ritëm shumë të shpejtë njerëzit që na duhen më shumë, në mënyrë që të ndërtojmë ekonominë tonë, në mënyrë që të ecim përpara, në mënyrë që të bëjmë të mundur që Shqipëria të përqafojë mundësitë dhe standardet e Bashkimit Evropian”, u shpreh.

Më tej vijoi: “Si ta zgjidhim këtë problem? Sigurisht që ne jemi dhe kemi qenë ato të cilët kemi mudesuar lëvizjen e lirë. Partia Demokratike ishte në qeverisje dhe unë isha Ministri i brendshem kur arritëm të fitojmë Liberalizimin e Vizave që bëri të mundur që të rinjtë të lëviznin lirshëm. Unë vetë jam produkt i lirisë për të shkuar në Evropën Perëndimore dhe për të marrë një arsimim atje. Pra, kjo nuk është diçka që duam ta përdorim si dekurajim. Përkundrazi, kjo është diçka që ne duam të inkurajojmë dhe unë jam I lumtur sot kur dëgjoj se për herë të parë në histori, falë Komisioneres Gabriel dhe Komisionerit Evropian, ne kemi një rekord historik në një buxhet prej 26 miliardë Euro, komisionere, unë mendoj që ju thatë se kjo do t’i kushtohet kësaj axhende dixhitalizimi vetëm për sa i përket Ballkanit Perëndimor dhe gati 100 miliardë euro për Bashkimin Evropian në tërësi”.

Në 13 vendet e para në botë për korrupsionin

Shqipëria u rendit sërish ndër vendet më të korruptuara në botë, e matur sipas perceptimit të qytetarëve të saj.

Një nga gjashtë variablat e Indeksit të Lumturisë, të publikuar pak ditë më parë nga OKB, është dhe perceptimi për korrupsionin, që matet nga sondazhet me qytetarët për dy pyetje: “A është korrupsioni i përhapur në qeveri apo jo?” dhe “A është korrupsioni i përhapur tek bizneset?”.

Për periudhën 2018-2020, Shqipëria ka një pikëzim për këtë tregues prej 0.901, duke u renditur e 13-a në botë, në pozicion të njëjtë me raportin e një viti më parë.

Qytetarët e Ballkanit në përgjithësi mendojnë se korrupsioni është i përhapur. Në vend të parë në botë është Kroacia, e ndjekur nga Rumania, Bullgaria, Bosnjë Hercegovina. Në listë përpara nesh janë dhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Shteti, që perceptohet nga qytetarët e vet si më pak i korruptuari në botë, është Singapori. Në listën e më pak të korruptuarave janë dhe vendte nordike, Danimarka, Finlanda, Suedia, Norvegjia.

Shqipëria u rendit për 2018-2020, e 93-a në botë në indeksin total të lumturisë, duke qenë ndër tre të palumturat në Europë, së bashku me Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë, por në përmirësim nga viti i mëparshëm, kur ishte në pozicionin e 105 dhe në fund të Europës. Më e lumtura në rajon është Kosova, në vendin e 33. Ndërsa e para në botë vijon të mbetet Finlanda.

Raporti i Lumturisë është i bazuar në një anketë vjetore, ku pyeten rreth 1000 individë në më shumë se 150 vende të botës, të cilëve ju kërkohet që të rendisin, nga 1 në 10, për të parë nëse janë duke jetuar mirë apo jo. Raporti analizon vendet në lidhje me performancën e tyre sipas gjashtë variablave në veçanti:

-Prodhimi i brendshëm bruto për frymë

-Mbështetja sociale

-Pritshmëria për një jetë të shëndetshme

-Liria për të bërë zgjedhjet në jetë

-Bujaria e popullatës

-Perceptimet e niveleve të korrupsionit

Për mbështetjen sociale, Shqipëria renditet në vendin e 125, nga 149 shtete, duke qenë e fundit në Europë dhe ndër të fundit në botë. Listën e kryesojnë Islanda e vendet nordike.

Për të ardhurat për frymë, Shqipëria renditet e 78-a, por mbetet ndër më të varfërat e Europës, duke ia kaluar vetëm Kosovës.

Shqipëria renditet më mirë në treguesin e pritshmërisë për një jetë të shëndetshme, në vend të 44, duke lënë pas shtetet e rajonit.

Ata mendojnë në mënyrë të moderuar se kanë liri për të bërë zgjedhjet në jetë, duke u renditur në vendin e 80, por më mirë edhe se Belgjika, apo se vendet e rajonit (me përjashtim të Kosovës).

Shqiptarët nuk janë as shumë bujarë (vendi 71), por gjithsesi më mirë sesa disa shtete të zhvilluara të Europës, si Franca, Finlanda, Spanja etj.

Pse Kosova e varfër është ndër më të lumturat e Europës

A e blen paraja lumturinë? Në rastin e Kosovës ky pohim duket se nuk qëndron. Ndonëse është zyrtarisht shteti më i varfër në Europë dhe ndër më të korruptuarit, shtetasit e saj rezultojnë më të lumturit në Ballkan dhe pozicionohen në vendin e 33-të në botë. Shtetasit e Kosovës janë më të lumtur se polakët, rumunët, serbët, hungarezët, portugezët, grekët etj.

Për shtetasit e saj duket se rëndësi kanë elementë të tjerë, si liria për të bërë zgjedhje në jetë (47), apo bujaria, ku ata renditen të dhjetët në botë.