30.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Shtator, 2025

Sondazhi i ri, 65% e shqiptarëve: Rama duhet të ikë!

Janë 67.9 për qind e qytetarëve që kërkojnë zëvendësimin e Ramës si drejtues qeverie. Ndërkaq 64.8 për qind e shqiptarëve nga ana tjetër mendojnë se vendi ka nevojë për një ndryshim dhe fillim të ri

Vetëm 17.5 për qind e qytetarëve mendojnë se Rama duhet të vazhdojë të jetë si kryeministër.

Lidhjet e Ramës me oligarkët
Pikërisht kjo ka qenë edhe një nga pyetjet e sondazhit të katërt i kompanisë ‘Flame Tree Advisors’, që u prezantua në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV. Sipas sondazhit, 44% e shqiptarëve mendojnë se Edi Rama interesohet për një grup të vogël njerëzish dhe jo për nevojat e tyre.

Sondazhi i tretë i “FTA” për 25 Prillin, opozita fiton dhe thellon me 9% diferencën me PS

Sa me shume afrohet dita e zgjedhjeve aq më shumë rritet diferenca mes opozitës dhe PS për rezultatin e zgjedhjeve. Në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ po prezantohet sondazhi i katërt i kompanisë ‘Flame Tree Advisors’. Edhe gjatë këtij sondazhi qytetarët shqiptarë i janë përgjigjur pyetjes se për kë do të votonin nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot.

38.5 për qind e qytetarëve do të votonin për koalicionin PD-Aleanca për Ndryshim. 38.9 për qind e qytetarëve do të votonin për Ramën dhe Partinë Socialiste

9.2 për qind e qytetarëve do të votonin për Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI). Koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim do të fitonte zgjedhjet me 47.7 % të votave, ndërsa Rama do të merrte veç 38.9 për qind.

Prishja e maternitetit, Lubonja: Mafia ka kapur tërësisht Bashkinë

Lubonja theksoi se kemi të bëjmë me një përsëritje të një traume për qytetin. Ai shton se Tirana ka humbur pikat e veta të referencës, duke thënë se kryeqyteti dhe qytetet e tjera shqiptare po kapen përditë e më shumë nga krimi.

“E shikoj prishjen e Maternitetit si përsëritje të një traume. Duket se Tirana po humb pikat e referimit për çdo qytetar. Kjo të çon tek trauma e shkatërrimit të Teatrit, stadiumit, traumën e shkatërrimit të vilave. Tirana është bërë kryeqytet i pushtetarëve. Thuajse të gjithë pushtetarët thonë se “gjithçka nis me mua”.

Masakra më e madhe është bërë pas viteve 1990, me këtë ekonomi kriminale, me arkitekturë, që nuk ka raport fare ndërtim-gjelbërim. E shikoj këtë gjë si mos-ndjeshmëri. Në vendim-marrje nuk ka kujdes duke u konsultuar me grupet e interesit, as me arkitektë, por vendim-marrje e dhunshme. Bëhet fjalë për monument kulture, por Ministria e Kulturës nuk reagon. Mafia e ndërtimit ka kapur totalisht Bashkinë dhe justifikohet me dëmet e tërmetit. Kjo është politika e gëlimit të parave të pista, ky qytet po kapet çdo ditë nga krimi. Shqiptari do që t’i vijë e keqja te dera, ndoshta atëherë reagon. Atë që e sheh në kodër, prite në votër, thonë”, tha Lubonja.

Basha, thirrje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Partiëse Demokratike, Lulzim Basha priti sot në një takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Pas mbarimit të takimit mes dy zyrtarëve në selinë e PD-së, lideri demokrat, Basha u ndal në një komunikim me gazetarët, ku zbardhi detaje nga biseda me Grubin. Kreu i PD-së tha se me Grubin folën për shumë cështje, ku më kryesorja ishte regjistrimi i popullates ne Maqedonine e Veriut.

“Mbajtja e pozicioni të zv/kryeministrit të parë nga një përfaqësues i shqiptarëve tanë, i bashkëngjitët risive dhe përparimit të bashkëkombësve tanë në Maqedoninë e Veriut. Pata kënaqësi që të dëgjoja në vetë të parë, disa avancime kuptimplota në rrafshin e zhvillimit për shqiptarët, për projekte të përbashkëta, që do të shkojnë nga forcimi i ekonomisë mes dy vendeve. Këtu përfshihen projekte që kam pasur për zemër, siç është Korridori Blu, që ka ngelur në Elbasan, por i premtova se do të shkojë deri në Maqedoninë e Veriut.

Po merren hapa për të plotësuar segmentet në korridorin Shkup-Qafë-Thanë. Folëm për bashkëpunim mes dy vendeve tona, për njësimin e diplomave, apo të tjera lehtësira për dy vendet tona. Këto janë sfida, dhe oportunitete të jashtëzakonshme. Tema që e konsideroj kryesore, qendrore e këtij takimi është procesi i regjistrimit në Maqedoninë e Veriut, censusi. Censusi lidhet drejtpërdrejtë me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Që do të thotë se një regjistrim i saktë në veçanti i qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të mërgatës, është me rëndësi, për të drejtat kushtetuese.

Për të reflektuar ato që ndikojnë jetën e bashkëkombëseve tanë. Për të reflektuar të gjitha detyrimet që do të burojnë nga kushtetuta, nga marrëveshja e Ohrit, investimet kapitale që bëhen në zonat e banuara, subvencionet për fermerët, kuotat në administratën publike, gjithçka që ka të bëjë me vëllezërit e motrat tona ka të bëjë drejtpërdrejt me censusin. Jemi në kohë për t’i drejtuar një thirrje, në emrin e PD, në emër të çdo shqiptari, këtë thirrje ia drejtoj emigrantëve, diasporës, të mërguarve nga Maqedonia e Veriut, ndani 10-15 minuta nga koha juaj dhe kryeni regjistrimin online sepse kështu do të ndihmoni drejtpërdrejt familjet tuaja në Maqedoninë e Veriut, do ndihmoni garantimin dhe fuzimimin e të drejtave të tyre.”, tha Basha.

Basha: Ky 22 mars, një ditë me emocion për mua. Libri im është një letër e hapur drejtuar gjithë shqiptarëve

Lulzim Basha: Faleminderit zonja Açka. Faleminderit Flutura. Në politikë të jepe mundësia të përballesh me lloj-lloj përvojash dhe kjo të fal shumë emocione, të fal shumë adrenalinë e natyrisht të pajis me një përvojë të rrallë do të thoja por për mua kjo është hera e parë, nuk kam patur një përvojë të tillë përpara. Sigurisht kam ndjekur nganjëherë edhe nga afër siç kemi sot audiencë studentësh këtu në Qytetin Studenti prezantime librash apo monografisë por nuk kam qenë kurrë i ulur krah këtij botuesi duke prezantuar një libër të timin. Sigurisht do isha i pa sinqertë t’ju thoja që nuk e kam menduar, në fakt e kam menduar që 10 vjeç. Dëshira e parë ka qenë të shkruaja dhe ky frymëzim vinte edhe nga anëtarë të rrethit të ngushtë familjarë që janë shkrimtarë apo ishin shkrimtarë sepse janë ndarë nga jeta dhe dashuria ime për letërsinë, për librin është…daton që nga fëmijëria e hershme, në mendimin e parë duhet ta kem lexuar diku në moshën pesë apo gjashtë vjeç dhe bashkë me të mu hap një botë e tërë e cila ma ngacmonte dhe ma ngacmon fantazinë, imagjinatën si asnjë art tjetër i lëvruar.

Shpeshherë debatoj me miq, apo debatonim se gjerat kanë ndryshuar tani me angazhimin politik, nëse një pjesë teatrale apo realizim kinematografik do të arrij ndonjëherë të përmbush nivelet e letërsisë dhe me ndonjë përjashtim të rrallë të gjithë biem dakord që libri është gjithmonë superior. Pse? Sepse libri bënë të mundur që autonomia, individualiteti, autenticiteti i individit ti japë përmes përmasave të fantazisë çdo libri një interpretim unik. Nejse thjesht dhe shkurt po i bie rreth e qark për të thënë që është një dit me emocion për mua. Një emocion të disa-fisht. Së pari sepse ndodhem këtu me një libër përpara që ka autorësinë time dhe që sot po e prezantojmë. E dyta ka të bëj me të sotmen është 22 marsi. Është 22 marsi 29 vjet pas fitores së demokracisë.

Një ditë e cila më kujtohet në detaje pothuajse orë për or dhe ju betohem që nganjëherë ndodhë që edhe ça ka ndodh 3 apo 4 ditësh ke vështirësi ta kujtosh në detaje por 22 marsin e 92 unë e kujtoj or për or. Jam përpjekur një pjesë të kësaj ta shpjegoj edhe në këtë libër. Pse dhe nga cilat pozita e kam parë 22 marsin e 92. Ditën e fitores së demokracisë, ditën kur edhe Shqipëria ju bashkua vendeve të tjera të ish Lindjes komuniste që hodhën tej diktaturën dhe nisën rrugëtimin drejt pluralizmit, drejt hapjes, drejt respektit për njeriun, për individin, për dinjitetin individual. Pra është 22 marsi dhe jemi në Qyteti Studenti ku nisi rrugëtimi që çoj drejt 22 marsit. Ndaj nuk ka vend më të mirë dhe audiencë më të mirë për ta nisur prezantimin e këtij libri se sa këtu te Qyteti Studenti me studentët e 21.

Duke ju kujtuar se ishin studentët e 90 ata që i dhanë jetë lëvizjes dhe më vonë Partisë Demokratike dhe 22 marsit 92’ ku Partia Demokratike bashkë me aleatët e saj i dha fund monopolit të diktaturës dhe hapi një sipar, hapi një rrugëtim tashmë 30 vjeçar të Shqipërisë drejtë asaj që përbënte në mënyrë të natyrshme edhe thelbin, esencën e asaj që na ngriti në këmbë, ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Një thirrje që askush nuk na e diktoi, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Askush sot nuk është në gjendje të na thotë kush e tha për herë të parë. Si buçoi kjo thirrje ? E cila vazhdon të jetë një amanet i papërmbushur por edhe një dëshirë që na bashkon si Shqiptarë pavarësisht prej moshë, bindjeve politike, prejardhjes ekonomike apo sociale. Pra, për mua është një emocion i trefishtë.

E para, që jam këtu në një pozitë të pazakontë, unike për mua deri tani ndërkohë që përvoja politike e këtyre viteve ka lënë pak gjëra pa provuar ose pothuajse aspak në kuptimin e angazhimit publik. Së dyti, data dhe se treti, vendi ku po e bëjmë këtë prezantim. Dua me dy fjalë t’ju them që libri është një letër e hapur në thelb. Nuk është një rrëfim autobiografik siç e tha Flutura me të drejtë ndoshta mund të kishte qenë edhe më i pasur me detaje personale.

Ndonëse në këndvështrimin tim edhe natyrën time, ka goxha bile në një moment tjetër do thoja ka më shumë se ç’ duhet duke patur parasysh natyrën time. Por nuk është një rrëfim autobiografik, nuk është as thjeshtë një përkthim i programit tonë politik, i planit tonë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza sepse edhe për faktin e thjeshtë se libri ka nisur të avizohet kohë përpara nxehjes së motorëve elektoral por është një letër e hapur drejtuar shqiptarëve, në veçanti rinisë për një angazhim të drejtpërdrejtë në politikë, për një pjesëmarrje në publiken në jetën publike si rruga e vetme për të siguruar ndryshimin, si rruga e vetme për të siguruar atë që duam.

Kandidati për deputet i PD, Sula, ka një përgjigje për Ramën

Deputeti i PD Dashnor Sula, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar vetem me votat e mazhorances ngritja e Komisonit hetimor qe i hap rruge, nisjes se procedures se shkarkimit nga detyra te Zv/kryetarit te KLD, Kreshnik Spahiut.

Dashnor SULA

Krismat, Edi Rama do t’i dëgjojë më 25 prill nga qytetarët e Peqinit, Dumresë dhe nga i gjithë qarku i Elbsanit. Unë nuk kam prekur asnjëherë në jetën time armë dhe sfidojë Edi Ramën që të nxjerre një video të vetme që të vërtetoj akuzën. Unë kam bërë karrierën time politike, kam qenë deputet ndër më të votuarit në maxhoritar, por jam rikthyer pas kërkesës së madhe të qytetarëve të Peqinit dhe Dumresë.

Unë e sfidoj Edi Ramën që të ballafaqohemi për problemet e qarkut të Elbasanit. Ju kujtoj se kur unë mora mandatin ne 2005, ka pasur 0 km rruge asfalt ne Peqin, ndërkohë që në 8 vitet e qeverisjes së PD janë shtruar mbi 50 km rrugë në të gjithë rrethin. E si për ironi të fatit, në 8 vitet e fundit të Rilindjes sërish numri i km të shtruar është zero. Rilindja mendon se duke mbushur gropat me çakull një muaj para zgjedhjeve, don të gënjejë njerëzit e mençur te Peqinit qe t’i japin votën.

Unë jam rikthyer në politik për qytetarët e Peqinit dhe Dumresë dhe s’kam për të qenë në asnjë moment deputet kartoni por do të jem avokati më i fortë i qytetarëve. Nuk është faji im që njerëzit e mbajnë mend Ramën për deputetin që premtoi Shkumbini Channel dhe binjakëzimin me skuadrën e Lacios. Peqini këtë vit e ka vendosur, do t’i thotë jo Rames, por do t’i bashkohet fitores se gjithë Shqipërisë. Qytetaret e kuptojnë që Rama pasi nuk gjen asnjë virtyt të mirë tek kandidatet e tij kërkon të baltos kandidatet e PD. Ai i nëpërkëmb qytetarët e Dumresë dhe Peqinit duke kujtuar se po u hedh hi syve, por me 25 prill do e kuptojnë se qytetarët tanë janë në lartësinë e duhur për ta bërë diferencën.

Kur barbarët të vrasin qytetin duhet një zgjim i fuqishëm kombëtar

Adriatik DOSTI

Kur ta vrasin qytetin tend ….dhe ty te vdesin per se gjalli….
….Jane po i njejti gjak bastardesh …ata qe dje teksa zbriten nga malet koke pa lare e me opinga i vune kazmen Tirones sone dhe hodhen ne ere me dinamit gjithcka deshen e qe s’kish lidhje me komunizmin e tyre brutal e gjakatar…duke filluar nga Pazari i Vjeter…ish Komiteti Ekzekutiv, Bar Sahati …Kursali …Kinemate Rex e Nacional…Kompleksin e varreve te Familjes Mbreterore…Rezidencen e Mbretit Zog…..Qendren Kulturore Kosova etj etj….
…Dhe keta te sotmit bijte e bijat , niperit e mbesat e barbareve, vandaleve, antiqytetareve, shkaterruesve , prishesve te lindur , gjakatareve ne gen , antishqiptareve …qe kane disa vite qe i jane versulur Tirones sone me buldozere e fadroma duke rafshuar gjithcka qe ju del perpara pa meshire.,…duke e vrare qytetin tone si kurre me pare ne historine e tij…duke i zhdukur fytyren, memorien e identitetin e tij ….dhe jo pa qellim…
E te dyja palet trashegueso-shkaterruese …komunisto-mafioze te te njejtit gjak…i lane qytetit tone trashegim e peshqesh disa godina germadha nder me te shemtuarat e llojit te tyre nder dekada si Pallatin e Kultures, Muzeun Historik Kombetar…15 Kateshin…..Piramiden…Pallatin e Kongreseve …
Per te mos kujtuar e per te mos harruar qe ngulen ne mes te Tiranes edhe bustet e bolshevikeve e terroristeve komuniste …Lenin, Stalin…Avni Rustem e Enver Hoxhe…etj etj…
….Dhe fillimisht e per ta patur me te lehte barbarine e tyre mbi Tironen tone …c’nuk bene per te na perzene ne bijte e saj me pare …e me pas nisen banditizmin e tyre mbi qytetin tone …
….Na prishen shtepine e lindjes se fundi Maternitetin Mbreteresha Geraldine ku ne 80 vjet me radhe linden aty me qindra e mijera qytetare te Tirones sone e te krejt Shqiperise…………por me pare na kishin prishur edhe shkollen ku mesuam Gjimnazin Sami Frasheri…sikurse na kishin mbyllur pothuajse krejt Kinemate e qytetit tone ku gjithkush prej nesh kishte prej tyre aq e aq kujtime te bukura ne ato vite te veshtira te izolimit e erresires komuniste ….
Sikurse na zhduken nga faqja e dheut edhe Banjot Publike e na lane e detyruan turpshem te shurrosnim rreze mureve te pallateve e ku te mundeshim …per turp te zotit …
Jane po keta Monstra qe na prishen e na zhduken Biografine 70 vjecare te futbollit tone shqiptar ….Stadiumin tone Kombetar qe ne menyren me te cuditeshme paten guxuar ti vinin emrin e ish te dashurit te Gruas se Komandantit te tyre….Qemal Stafes…
Atë stadium ku dikur ishim shpallur edhe Kampione të Ballkanit !
Jane po keta barbare qe i shkaterruan Tirones edhe Hotel Dajtin nje nder me te miret e llojit te vet ne Ballkan…sikurse ja deformuan edhe Parkun Rinia…apo edhe ja basarduan aq shemtuar edhe Lulishten pas shtatores se Skenderbeut ku gjithesejcili prej nesh e ka minimumi aty nje fotografi kujtim …qofte edhe sikur per te thene ….PO …une jam krenar qe kam jetuar ne Tirane…ne qytetin e dashurise sime pa kufij…
Jane po keta…e po i njejti gjak barbaresh e vandalesh shkaterrues qe se fundi nuk kursyen as Maternitetin …kete veper te trashegimise sone kulturore e muzeale te biografise e historise se qytetit tone ndertuar 80 vjet me pare …shtepine ku u lindem ne vete…ku na linden kalamajte tane e ku ju gezuam lindjes se niperve e mbesave tona…
Sikurse po keta bastarde larguan prej aty ”per ta sistemuar ne nje vend tjeter me te mire” edhe Shtatoren e Mbretit Zog…sikurse larguan e shkulen nga hyrja e Tiranes ..Simbolin tone kombetar Shqiponjen…ate ”sorre ” te frikeshme qe te tremb diten e naten sikurse u shpreh i pari i tyre i sotem…i cmenduri kryeminister Rama…
Jane po keta barbare shkaterrues qe prishen dhunshem Teatrin tone Kombetar …biografine e krenarine e Art -Kultures sone kombetare ….sepse ai vend e shesh aty ju duhej per kullat e bandes e mafies se tyre qe i solli e i mban ne pushtet…
Sikurse sot po zhdukin edhe nje tjeter simbol te historise e identitetin te Tirones sone teksa e kane rrethuar krejt me kullat e betonin e tyre banal…Sahatin e Madh te Qytetit …
Sikurse jane po keta vulgare e grabites te babezitur e te pa ngopur qe deformuan e basarduan Sheshin Skenderbej….Rrugen e Durresit…Lulishtet kryesore te qytetit…Kodrat e Liqenit Artificial…etj etj pa fund…
Jane po keta qe e lane Tiranen pa Cirk…pa Estrade…pa Stacion Treni …pa nje Pallat Sporti per se mbari…pa nje Pishine Olimpike…pa nje mini stadium per Atletiken …sepse mendja e tyre e mbrapshte punon per te shemtuar e veshur me brekushe e thase pleherash Galerine e Arteve…..për të lënë drejt prishjes, rrënimit e shkatërrimit edhe ndërtesën e parë të Radio Tiranes…sikurse kane ne plan te prishin se shpejti edhe Ndertesen e Parlamentit te pare Shqiptar qe per turpin e tyre kane vite e vite qe e kane lene te funksionoje si Teater Kukullash [???]…
Dhe kudo…kulla e beton me para te pista …ndertime qe gjenerojne para krimi …godina te shemtuara e shume kateshe qe mbijne pas cdo ”kontrate” per larje parash te pista te pushtetmbajtesve te pa ngopur…hajdute e bastarde…
E tash kane disa vite po ju a vjedhin edhe nje tjeter krenari tuajen…e kam fjalen per klubin e skuadren tuaj te zemres…nderin, lavdine e krenarine tuaj sportive SK Tiranen …kur ja kane lene ate ne dore nje xhambazi e dallkauku ”tregtaro-biznesmen”…si Refik Halili qe zoteron 66 % te aksioneve te klubit dhe nje hajduti klasik e te pa fytyre qe gjoja perfaqeson Bashkine e Tiranes me 33 % ose me sakte Erion Veliajn……njefare bastardi me emrin Arbian Mazniku .
Dhe perballe shkaterrimeve te tyre pa fund …heshtja e memeceria jone absurde dhe mos reagimi yne skandaloz e i pa falshem…sidomos per kete lloj katrahure që po ju lëmë pas brezave qe do te vijne …te cilet do te kene gjithe te drejten e zotit te na shajne e gjykojne mjaft rende…
…Ndaj nuk ka faj as Rama e as Veliaj per gjithe c’kane bere e po bejne mbi Tiranen tone te pakten qe nga viti 2000 e ne vazhdim joooo….
Fajin e kemi ne …po po …ne te gjithe…tironcit vendalinj e denbabaden…tironcit qe kane dekada qe jetojne ne Tirone por edhe te gjithe ata qe frymojne ne kete qytet prej 90 e deri me sot …te gjithe ne qe rrijme e bejme sehir e bejme gam – gam neper fb e neper kafenera e shohim se si Rama e Veliaj e krejt banda e tyre po na e shembin cdo dite mbi koke Catine e Shtepise sone te madhe e te perbashket…ate te Tirones sone qe neser rrezik nuk do arrijme dot as ta njohim …aq shume na e kane deformuar e shkaterruar barbaret e llojit te tyre…
Ku eshte qytetaria…respekti e dashuria per qytetin, mbrojtja e historise dhe e identitetit te tij…ku jane shoqatat e Tirones…ku jane qytetaret e saj pavaresisht se jane apo nuk jane tiranas …
C’prisni me…kur do ngriheni kundër barbareve…apo atëherë kur Tirones sonë të mos i ketë mbetur më as nami e as nishani ?
Harram ju qofte qe nuk dini apo me sakte edhe nuk doni …te mbroni Shtepine tuaj…harram ju qofte nese me 25 prill serisht guxoni e votoni Rame – Veliajn e banden e tyre qe ju shkaterruan si vend…si popull e si njerez…
Kjo c’ka po ndodh sot e prej disa vitesh mbi Tironen tone eshte kembana me e forte e alarmit per nje rizgjim të fuqishëm qytetar e kombetar e per nje JO te forte ndaj barbareve e monstrave qe kemi mbi krye…
A.R.DOSTI

Rama, 10 mijë doza të vaksinës ruse “Sputnik V” për shqiptarët

Shqipëria ka pritur këtë mesditë dozat e para të vaksinës ruse Sputnik V.

Këtë mesditë kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” 10 mijë doza të vaksinës ruse.

Vaksinat u pritën në aeroportin e Rinasit nga dy ministrat Ogerta Manastirliu dhe Arben Ahmetaj.

Në një njoftim nga Kryeministria, thuhet se këto vaksina janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed.

Shqipëria fiton një ideal të ri që thërret për ndryshim

Ardit GJINALI

Nuk është një brohoritje mbështetëse, nuk është buzëqeshja e zoritur e një mirësjelljeje hipokrite, nuk është britma njerëzore që rreket të mveshë frikën; – është entuziazmi qytetar që thërret shpresën dhe mposht të tillën frikë që falangat pushtet-mbajtëse tentojnë të përcjellin ndaj qytetarit të zakonshëm; është thirrja qytetare për ndryshim thelbësor dhe për një angazhim të secilit që bazohet në një ideal të ri për një Shqipëri të rëndësishme sërish që fiton normalitetin. Një bashkim i rëndësishëm energjie dhe vullneti njerëzor për të jetësuar ndryshimin ; vullnet i vërtetë që lexohet në sytë e shqiptarit të shumëvuajtur përgjatë kalvarit të sagës keqqeverisëse; sagë e mundimshme ku secila derë e shpresës është përplasur përdhunshëm në fytyrën e secilit qytetar; -segmentet famëkeqe keqqeverisëse kanë ndërmarrë akte dhe veprime të vazhdueshme për të errësuar secilën rreze drite që lind nga ideali njerëzor që përmbys secilën ujdi meskine; ideali njerëzor është thelbi që mbron ekzistencën e qenësishme të një shoqërie; i tilli është kushtrimi për të ngritur themelet e së ardhmes duke ndryshuar të tashmen.

Një ideal i ri që thërret për ndryshim…i tilli ndryshim që nuk mund të jetë ideal, por do të shënojë nisjen e një rrugëtimi shprese, besimi dhe bashkimi të një enumeracioni aspak të tepërt të synimeve dhe pritshmërive të një shumice qytetare që nuk është thjeshtë e tillë morale, por gjithashtu politike; një shumicë thelbësore qytetarësh të lirë që përbëjnë të tillin thelb të shpirtit të patjetërsueshëm të një Shqipërie që mund të përkulet nga sulmi i vazhdueshëm i flukseve autokratike, por nuk dorëzohet- qëndresa fisnike e individit të lirë që vendosi të jetonte në këtë vend është themeli i përballjes qytetare me uzurpuesit e shpresës; e tilla qëndresë është pasqyra për secilin të larguar që të kthehet në atdhe për të mos u larguar sërish; është zëri i besimit dhe idealit për një Shqipëri të jetueshme dinjitetshëm ku mundësia e barabartë për secilin është thelbi i lirisë, e tilla që mbron demokracinë dhe konsolidon shtetshmërinë që është pushtuar nga mësymja e hordhive që rendin qorrazi në shikim dhe me asfare mendim drejt rrëzimit së Republikës dhe qafë-thyerjes së palavdishme të mëpasshme të tillëve, gjithashtu.

Zëri qytetar kumbon dhe është shpresa e dritës në një errësirë që nuk ka fshehur dot mëkatet e ansamblit jo njerëzor me fytyra njerëzore që dergjen gëzueshëm mbi lotin, pikëllimin, dëshpërimin e të pamundurve, të tillë asfare nga mungesa e aftësisë , por nga vjedhja e mundësisë; zëri qytetar është zëri i revoltës ndaj padrejtësisë, gënjeshtrës, hilesë, maskarallëkut dhe pisllëkut politik që zhgërryhet në baltën e dallavereveqë shijon për të njëjtët si mjalta, por ndot dhe kutërbon pavarësisht një fasade neverie llamburitëse që nuk verbon dot shikimin e së vërtetës nga i njëjti halleshumë; – fasada llamburitëse është errësira që rreket të fshehë mëkatet, por e njëjta nuk mund të fshehë kutërbimin ndotës të arishverishllëkut gjuhë-jashtë dhe sy-shkelur pas shpinës së qytetarit halleshumë.

25 Prilli është dita e së vërtetës qytetare që do të ndëshkojë gënjeshtrën keqqeverisëse; është zëri qytetar që dëgjohet dhe nuk shuhet dot nga tentativat qeverisëse; është vullneti qytetar që shprehet përmes votës dhe nuk deformohet dot për shkak të pjesëmarrjes masive në zgjedhje; 25 Prilli është data që fton për një pranverë shqiptare të demokracisë ku besimi për ndryshimi është ideali më i lartë njerëzor dhe shoqëror, gjithashtu. Koha e një bashkimi të madh për një shpresë të re, besim të ri dhe për ndryshim është tani! Një shpresë e re është themeli i një ideali të ri që do të jetësojë ndryshimin e merituar në një Shqipëri që fiton. Koha e një bashkimi të madh për një shpresë të re, është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë…

Perëndimi dhe Rusia: Pse nuk kuptohen?

Pas fundit të Bashkimit Sovjetik, jo vetëm elita properëndimore ruse, por edhe shumica e popullsisë, ushqenin shpresën që të bëheshin pjesë e komunitetit perëndimor ose, më mirë, të bëheshin sërish pjesë e Europës, pasi patën bërë një rrugë të tyren duke filluar nga Revolucioni i Tetorit. Ekzistonte bindja se ky do të kishte qenë rrugëtimi natyral për Rusinë. Por pas gjithë luhatjeve të viteve Nëntëdhjetë, qysh gjatë mandatit të dytë të Vladimir Putinit është shfaqur qartë se një rrugëtim i tillë nuk ishte aspak i sigurtë. Europa nuk e donte Rusinë, por edhe Rusia nuk donte të lidhej më me Europën moderne dhe me vlerat e saj. Të dyja qenë reciprokisht të zhgënjyera, pasi kishin një imazh fals të njëra tjetrës dhe ushqenin pritshmëri po false reciproke. Europa, ashtu si në përgjithësi Perëndimi, ishte e bindur se me tejkalimin e «Luftës së Ftohtë» kishte ardhur «fundi i historisë» dhe se pjesa tjetër e botës, përfshi Rusinë, duhej të ndiqte modelin perëndimor. Në të kundërt, në Rusi rezultonin iluzive shpresat e të qënit të ripranuar në rrethin e shteteve europiane, jo vetëm pse vendi kishte qenë shumë më pak «europian» nga sa ishte imagjinuar, por edhe pse Europa, duke nisur nga fillimi i shekullit të XX, kishte ndryshuar ndjeshëm.
Të dy korrentet kryesore kulturore që në Rusi lidheshin me Europën – lëvizja punëtore dhe kultura borgjeze, me edukimin humanist dhe vetëdijen historike të saj – qenë shpërbërë dhe qenë zëvendësuar nga një korrent krejtësisht ndryshe. Tranzicioni nga modernizmi në pasmodernizëm, që në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara ka ndodhur midis viteve Gjashtëdhjetë e Tetëdhjetë të shekullit të XX, në Rusi ka ardhur me perestrojkën, por është refuzuar me shpejtësi. Kështu që Rusia është kthyer të jetë një bastion i konservatorizmit. Ashtu si në shekullin e XIX qe kështjella e forcave konservatore në Europë, po kështu edhe sot është vendi që i kundërvihet ideologjisë dominuese në Perëndim. Deri shikohet si forca tërheqëse që qëndron prapa lëvizjeve të djathta europiane dhe qeverive aktuale të Europës Lindore, edhe ato shpesh të quajtura «të djathta». Nga se varet? Ndoshta është nënkuptuar një afërsi ideologjike dhe shpirtërore në kuptimin e vërtetë të fjalës, historikisht e bazuar?
Konflikti midis Perëndimit dhe Rusisë nuk ka vetëm motive politike e strategjike, por siç ka shkruar publicisti dhe filozofi gjerman Hauke Ritz në një shkrim shkencor për Institutin Oriental të Wismar, ka edhe një dimension kulturor. Arësyeja qëndron në faktin se Rusia dhe Europa kanë vizione shumë të ndryshme për botën, pavarësisht afërsisë së tyre historike, gjeografike dhe kulturore. Që ndërthurin konflikte midis fqinjve, shikohet qartë në reagimet e ndryshme të elitave perëndimore kur ndodhin devijime nga standardet perëndimore në Shtetet e Bashkuara, në Europën Lindore (Hungari e Poloni), në Turqi, në Rusi apo në Kinë e në Arabi Saudite.
Nëse në rastin e Europës Lindore bëhet fjalë për të ruajtur unitetin e Bashkimit Europian, dhe kjo është e pranueshme, në rastin e Shteteve të Bashkuara reagimi ndaj zgjedhjes së Trump kishte treguar se nuk tolerohej në shtëpi as devijimi në i vogël nga uniteti ideologjik. Për sa mund të jenë të ndryshme, Turqia dhe Rusia gjykohen me të njëjtat kritere. Ato nuk janë Perëndimi dhe megjithatë duhet të orientohen pas vlerave perëndimore; dhe në rast se nuk e bëjnë, është e nevojshme që të merren masa ndaj tyre. Por nuk ndodh e njëjta gjë në rastin e Kinës dhe të Arabisë Saudite. Që në Perëndim nuk bëhet praktikisht asnjë kritikë ndaj asaj që ndodh në Arabi Saudite për si merren në konsideratë të drejtat e njeriut dhe liria fetare ka mundësi nuk varet vetëm nga interesi ekonomik, por edhe nga fakti që ky vend konsiderohet si diçka «ndryshe», si pjesë e qytetërimit mysliman, që ka ligjet e tij.
Kurse Rusisë kjo nuk i lejohet. Megjithatë, anëtarët e elitës aktuale ruse, aidomos Putini, e mbajnë veten «europianë të vërtetë» dhe gardianë të qytetërimit europian, që sot në fakt është zëvendësuar nga multikulturalizmi. Por a është vërtet Rusia një «Europë e vërtetë»? Po Putini është «europian i vërtetë», siç kërkon të duket në sytë e lëvizjeve konservatore në Europë? Apo referimi ndaj vlerave tradicionale për Kremlinin është vetëm retorikë dhe Rusia nuk është një «Europë e vërtetë», por të paktën për sa u përket elitave ekonomike dhe politike, është pjesë e botës së globalizuar pasmoderne ku patriotizmi dhe besimi ndaj vlerave të lashta u lihen qytetarëve të thjeshtë?

Pasmodernizmi i Perëndimit dhe reagimi në Rusi
Thuhet se në Perëndim «modernizmi» është zëvendësuar nga «pasmodernizmi», vlerat e të cilit Rusia, bashkë me Turqinë dhe me shumë vende të tjera joperëndimore, nuk dëshiron t’i pranojë. Me termin «pasmodernizëm» nuk u referohemi këtu arësyeve filozofike, që nuk kanë të bëjnë apsak me Rusinë, por me arsëyet politike e sociale dhe me pasojat e tyre. Në shkrimin e sipërcituar, Ritz pohon se «pasmodernizmi» është krijuar si përgjigje dhe si alternativë ndaj pasmodernizmit komunist. Ndërsa Rusia nga Revolucioni Francez ka marrë vëllazërinë dhe barazinë, Perëndimi është përqëndruar mbi lirinë. Ky proces është avancuar qëllimisht gjatë «Luftës së Ftohtë», për të krijuar një të majtë jokomuniste alternative. Faktikisht është e pamohueshme se zhvillimi i lëvizjes së majtë jokomuniste në Perëndim duhet të kuptohet si reagim ndaj komunizmit. Në vitin 1950 themelohet në Paris «Kongresi për Lirinë Kulturore», me detyrën e kontrollit të politikës kulturore në Europën Perëndimore, me qëllim reduktimin e influencës të bllokut lindor në një zonë të tillë. Nga ky Kongres kanë lindur në Gjermaninë Perëndimore, Britani të Madhe dhe Itali rrjetet e intelektualëve dhe artistëve që e kanë ushtruar me shpejtësi influencën e tyre ndaj popullit.
Ritz pohon se «diskutimet dhe debatet e së majtës të asaj kohe janë analizuar në mënyrë të hollësishme». Janë avancuar disa tema që mund të ndryshonin nga komunizmi: kritika për racizmin, emancipimi i grave, lufta për të drejtat e pakicave, protestat kundër shkatërrimit mjedisor, liria seksuale. Shkruan publicisti gjerman: «Në vitet Tetëdhjetë e majta jokomuniste në Europë ishte bërë aq e fortë sa të krijonte një kulturë të re drejtuese. Njëkohësisht, kishte ndodhur një dobësim dhe, së fundi, rënia e lëvizjes punëtore. Sa më shumë kjo e humbiste rolin e saj tradicional, aq më shumë Bashkimi Sovjetik humbiste shanset e tij për ta influencuar kulturalisht Europën Perëndimore». Nëqoftëse pranohet se, të paktën pjesërisht, është e vërtetë se shfaqja e pasmodernizmit kulturor është e lidhur me kontrastin me komunizmit, atëhere mund të kuptohet sesi pasmodernizmi nuk ka një sharm universal dhe sesi jashtë kulturës perëndimore ai refuzohet. Kjo ndodh në vendet e ish bllokut lindor, por edhe në botën islamike, pavarësisht se në mënyrë të ndryshme nga influenca që Perëndimi ka pasur në fundin e shekullit të XIX dhe fillimet e shekullit të XX, kur disa arritje të modernizmit europian – si për shembull laiciteti dhe demokracia parlamentare – u mirëpritën edhe nga vende joeuropiane. Ritz thekson se se ishte shumë e vështirë të transferoheshin vlerat e pasmodernizmit në kultura të tjera, pasi, «duke qenë se pasmodernizmi ka lindur gjatë “Luftës së Ftohtë”, referimi univok ndaj vlerave të Revolucionit Francez është bërë themelore për sistemin e vlerave». Kështu, Perëndimi ka zhvilluar një kulturë që bazohet vetëm mbi një pjesë relativisht të vogël të traditës europiane, duke i braktisur të gjithë ato aspekte të Iluminizmit që në «Luftën e Ftohtë» kishin qenë rivendikuar nga socializmi.

Kultura europiane dhe Rusia në histori
Nga një pikëpamje historike, është duke filluar nga Pjetri i madh që Rusia është bërë pjesë e mjedisit kulturor europian. Kulmi i një zhvillimi të tillë është arritur në periudhën që shkon nga mbretërimi Katerinës së Madhe deri në fundin e shekullit të XIX dhe në fillimin e shekullit të XX. Në shekullin e XIX dukej se ekzistonte një unitet të kontinentit europian që përfshinte edhe Rusinë. Nuk mund të mohohet se artistë, shkrimtarë dhe eshkencëtarë rusë kanë pasur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e artit, letërsisë, muzikës dhe shkencës europiane në atë shekull. Nga ana tjetër, edhe influenca e kulturës europiane ndaj Rusisë ka qenë e konsiderueshme. Mund të thuhet se thuajse të gjithë korrentet shpirtërore, nga fundi i shekullit të XVII dhe në fillimin e të XX, kanë gjetur jehonë në Rusi, anipse këtu tingëllojnë ndryshe nga Europa Perëndimore. Kjo mund të konstatohet në rastin e marksizmit.
Akoma më i rëndësishëm është fakti uniteti i dukshëm i kontinentit europian në Rusi është manifestuar vetëm në nivel elite. Idetë që vinin nga Europa nuk i arritën kurrë fshatarët rusë, punëtorët dhe as borgjezinë e vogël. Një shembull i unitetit kulturor të kontinentit europian në fillimin e shekullit të XX është ajo që Thomas Mann përshkruan në veprën e tij Mali i magjepsur (1924), ku ngjarjet zhvillohen në mjedisin ndërkombëtar të një sanatoriumi zviceran. Kur flitet për një vend kurimi në Zvicër apo në jugun e Francës, mund të mendohet akoma sot, si në kohën e Mann, se uniteti i Europës nuk ka humbur kurrë. Vetëm se në këtë – sot si më shumë se 100 vite më parë – vetëm pak mund të jenë pjesëmarrës, të paktën për sa i përket popullsisë ruse. Revolucioni i Tetorit dhe lufta civile pasuese e eliminuan këtë shtrat të brishtë të elitave europiane që shërbente si urë midis botës perëndimore dhe asaj ruse, domethënë midis dy botësh shumë të ndryshme midis tyre. Por komunistët nuk dëshironin ta largonin Rusinë nga Europa: donin që vendi të merrte pjesë në zhvillimin europian, ama sipas ideologjisë marksiste. Do të kishin dëshiruar ta siguronin nëpërmjet forcës me të cilën Pjetri i Madh kishte dashur të siguronte me masën e rusëve që nuk qenë europianë, duke kërkuar që t’i bënte të tillë. Kanë marrë si shembull Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, rezultati i vetëm konkret se kanë siguruar ka qenë ai i shkatërrimit të Rusisë tradicionale.
Qysh në vitet Njëzet e shekullit të kaluar, rusët kanë kërkuar të bëjnë atë që në Europë quhet «dekonstruktimi» i kulturës, domethënë të zëvendësohej kultura tradicionale me një krejtësisht të re. Krerët e ngjitur në pushtet në një mjedis bujqësor të pasur me shumë potencialitete, por i prapambetur. Diferenca midis qyteteve dhe fshatrave në Rusinë e asaj kohet, si në shumë vende akoma sit, mund të krahasohet me atë që ekziston midis qyteteve tregëtare dhe zonave të brendshme të Kinës. Përpara Revolucionit qytetet e Rusisë, si nga pikëpamja kulturore, ashtu edhe ekonomike, qenë shprehje e shoqërisë moderne industriale, por nëpër fshatra, ku jetonte më shumë se 70% e popullsisë, shpesh mbizotëronin kushte arkaike. Akoma edhe më i rëndë ishte fakti që Rusia, në fillimin e viteve Njëzet, si pasojë e luftës civile, qyteti praktikisht ishte zhdukur: industria ishte shkatërruar, punëtorët qenë kthyer nëpër fshatra, borgjezia dhe fisnikëria, ashtu si edhe inteligjenca e vjetër, qenë eliminuar. Tashmë në një tokë fshatarësh, bolshevikët kishin detyrën e ndërtimit të socializmit, që sipas teorisë marksiste do të mund të zhvillohej vetëm në një shoqëri moderne industriale. Ata kanë mundur të sigurojnë modernizimin, për të cilin kishin nevojë për qëllimet e tyre, vetëm me forcë. Me kolektivizimin dhe industrializimin stalinist, bota e vjetër ruse e fshatit është shkatërruar bashkë me vlerat e saj.
Pas Revolucionit të Tetorit, Rusia i ka paraprirë në shumë mënyra asaj që do të ndodhte në Europë vetëm pas Luftës së Dytë Botërore. Shkolonizimi ka lulëzuar, bashkë me afirmimin se ish kultura dominuese ruse ishte reaksionare dhe e prapambetur. Ksiha ishte largua nga hapësira publike. Megjithatë, në ndryshim nga vendet e Europës, në Bashkimin Sovjetik i ishte imponuar shoqërisë një ideologji qartazi e pëcaktuar. Vlerat tradicionale janë zëvendësuar nga vlera të reja, por që vetëm pak i kanë marrë seriozisht. Ideologjia komuniste ka arritur ta unifikojë shoqërinë vetëm për një kohë të shkurtër dhe në mënyrë sipërfaqësore, por edhe ky është shkatërruar në periudhën e perestrojkës dhe gjatë viteve Nëntëdhjetë. Pas këtij «dekonstruktimi» të dytë, shoqëria ruse është ndodhur shpirtërisht përpara humnerës. Kështu mund të shpjegohet paradoksi aktual: fakti që Rusia, më e afërt me Europën pasmoderne sa nuk ka qenë kurrë, sigurisht që është shumë më europiane se përpara revolucionit të 1917.
Dy «dekonstruktime» në një shekull kanë qenë të mjaftueshëm për ta çmontuar bindjen se mund të ekzistojë një ideologji e «vërtetë» në shoqërinë ruse. Të gjitha autoritetet janë zhdukur. Në vend të tyre kanë hyrë egoizmi dhe vetëmjerimi, deri në masë të madhe tl vetërealizimit. Shoqëria ka rrezikuar që të implodojë. Pasojat e menjëhershme e kësaj humbjeje totale vlerash kanë qenë kriza e rëndë ekonomike dhe shitja për pesë para e pronave shtetërore «aristokratëve të rinj miliarderë» të paktë, që janë vetëshpallur «elitë e re», duke u ndjerë si në shtëpinë e tyre më shumë në New York apo në Londër sesa në vendlindjen e tyre. Pas rënies së ideologjisë komuniste – që ka qenë një tentativë për ta zëvendësuar artificialisht në shoqërinë moderne mungesën e kuptimit – Rusia ka mbetur pa asnjë ide shtytëse. Karakteristika e pasmodernes, domethënë mungesa e një sistemi koherent vlerash dhe besimesh, është bërë realitet. Pasojat kanë qenë një etikë hedoniste e vetërealizimit e pakufizuar dhe ushtrimi i fesë në lirinë personale.

Nga orientimi properëndimor tek vlerat tradicionale
Qysh në vitet Nëntëdhjetë ka pasur tentativa për ta ndaluar këtë proces, por as Kisha ortodokse, as lëvizjet nacionaliste patriotike nuk kanë qenë të forta sa duhet. Ama kanë krijuar në vend një atmosferë që ka çuar më 2003 në zgjedhjen e Putinit, por edhe në fitoren e partisë «Rusia e Bashkuar», që është paraqitur si parti patriotike dhe tradicionale. Pasi që, falë saj, presidenti Putin ka siguruar një mbështetje të fortë edhe në parlament, është asistuar në një kthesë në politikë: nga orientimi properëndimor tek vlerat tradicionale. Kjo nuk ka qenë vetëm rezultati i tensioneve politike me Perëndimin, por sidomos vendim i vetëdijshëm për të krijuar një ideologji të re shtetërore, të bazuar më shumë mbi patriotizmin sesa mbi lirinë individuale, liberalizmin dhe individualizmin. Kjo ideologji e re jeton me patriotizëm dhe me «vlera tradicionale», të përfaqësuara edhe nga Kisha ortodokse. Por a ka arritur vërtet ta përshkojë shoqërinë ruse? Vetëm pjesërisht. Aktualisht, Kisha ortodokse gëzon një besueshmëri të madhe: sipas një sondazhi të vitit 2016 të Levada Center, 60% e qytetarëve të intevristuar ka pranuar se politika e shtetit është e influencuar nga Kisha dhe vetëm 31% ka deklaruar se jeton në një shtet laik.
Por kjo bindje mbetet vetëm teorike, kur flitet për vendime që njerëzit duhet të marrin për jetët e tyre. Sesa është e pakët influenca e Kishës ortodokse, kjo shikohet në çështjen e abortit. Kisha ortodokse përpiqet ta pengojë që aborti të paguhet me para publike, por këto tentativa janë refuzuar në mënyrë konstante nga parlamenti. Ministria e Shëndetësisë ka shpjeguar se sikur shteti të pushonte së rimbursuari shpenzimet e abortit, kjo do të çonte në diskriminime. Njëkohësisht, qeveria po kërkon – më kot – që ta rrisë koeficentin e lindshmërisë me subvencione ekonomike, me shtrirjen e asistencës ndaj fëmijërisë e kështu me radhë, por nuk dëshiron t’i kufizojë abortet: në vitin 2017 janë kryer 648000. Familja është ende shumë e dobët; numri i divorceve është tejet i lartë. Në vitin 2017, në 1 milion martesa janë prishur 600000. Korrupsioni galopant është edhe një shenjë e faktit që, pavarësisht retorikës, shumë qytetarë i konsiderojnë interesat e tyre shumë më të rëndësishme se ato të shtetit e të popullit. E njëjta gjë vlen për konsumizmin – automobila luksi, pushime të kushtueshme në vende ekzotike etj. – që është shprehje individualizmi më shumë sesa kolektivizmi e solidariteti me shumë qytetarë më pak të kamur.
Rusia i reziston influencës kulturore të Perëndimit pasmodern dhe ja refuzon vlerat jo sepse është aq e ndryshme prej tij; përkundrazi, për shumë aspekte ajo është shumë më e ngjashme me Perëndimin modern nga sa do të donin të ishin elitat politike e fetare ruse. Por, siç e kemi thënë, Rusia ka përjetuar procesin nga paramodernia tek shpërbërja e pasmodernes dhe tek individualizimi i shoqërisë në mynrë të ndryshme nga Perëndimi. Ajo nuk e ka mirëpritur krejtësisht modernen dhe disa shtresa të asaj që ishte akoma një shoqëri arkaike janë detyruar të pranojnë atë që sot quhet «pasmoderne», fillimisht me dhunë nga bolshevikët dhe më pas, në periudhën e perestrojkës, nga të fuqishëm që donin ta riplazmonin vendin sipas modelit perëndimor.
Glaznosti nuk ka qenë gjë tjetër veç pasmodernizmi socialist, dekonstruktimi i socializmit realisht ekzistues. Individualizmi dhe humbja e identitetit janë verifikuar në Rusi në mënyrë më dramatike sesa në Perëndim, pasi procesi ka qenë i dhunshëm dhe jonatyral, dhe pse shoqëria, që tashmë i kishte humbur vlerat dhe strukturat e saj gjatë eksperimentit socialist të shekullit të XX, ka qenë e detyruar. Në fund të shekullit të kaluar Rusia është ndodhur përballë humnerës dhe vetëm instinkti i vetëruajtjes e ka penguar që të hedhë hapin e fundit. Atëhere është kërkuar tqë të bllokohet procesi dhe të rivendosen vlera e struktura të lashta, si familja, feja dhe solidariteti social. Ja pse Rusia është alergjike ndaj çfarëdolloj tentative për të promovuar vlerat pasmoderne. Shikohet në kontrastin që ndeshet lidhur me homoseksualitetin midis të drejtës së Kishës për të përcaktuar, të paktën në aspektin e saj, sesi duhet sjellë (rasti i «Pussy Riot») dhe sovranitetit të shtetit kundër tentativave për ta vendosur problemin nën influencën e strukturave mbishtetërore. Kujtimi i Bashkimit Sovjetik, që e ka katandisur Rusinë në një «territor» të barabartë me republikat e tjera sovjetike, është ende tejet i gjallë. Federata Ruse ka qenë e vetmja nga republikat e Bashkimit Sovjetik që nuk ka pasur një parti komuniste të sajën, gjë që në atë kohë nënkuptonte të mos kishte as një qeveri të veten. Reagimi aktual është një tentativë për ta gjetur identitetin dhe për ta mbrojtur atë.
«Shpërbërja e identiteteve kolektive, siç kërkon të bëjë pasmodernia, është refuzuar nga Rusia, e cila ka kultivuar të paktën disa prej identiteteve të tilla: për shembull, me paradën që zhvillohet çdo vit më 9 maj në Sheshin e Kuq. Edhe identiteti kolektiv i përkatësisë në Kishë mban sot në vend një rol të rëndësishëm dhe mbështetet publikisht. Më shumë se mbi të drejtat individuale, sot politike kulturore ruse bazohet mbi ato të familjes, duke u sforcuar kështu që tejkalojë edhe problemet demografike të vendit. Së fundi, Rusia kërkon t’i qëndrojë besnike pasurisë së saj kulturore të shekullit të XIX. Arti, letërsia dhe filozofia kanë në jetën publike një rol shumë të rëndësishëm në Rusi sesa në shtetet e Bashkimit Europian apo Shtetet e Bashkuara. Faktikisht, në universitetet ruse kurse lidhur me tema pasmoderne – si për shembull lidhur me studimet gjinore – janë pothuajse inekzistentë». E gjitha kjo është rezultati i një politike shtetërore e mbështetura nga pjesa më e madhe e popullsisë, që kërkon të tejkalojë pasojat e dy «dekonstruktimeve» të shekullit të XX. Është një politikë e bindur, por do t’ia dalë në qëllimin e saj? Kjo është një pikëpyetje që mbetet e hapur. Për sa u përket lidhjeve të Rusisë me vendet e Europës Lindore, është e mundur të pranohet një afërsi shpirtërore e caktuar midis tyre, që bazohet mbi faktin se si njëra, ashtu edhe të tjerët duhet të përpunojnë trashëgiminë e «dekonstruktimit» komunist, që ka kërkuar të shkatërrojë shoqëritë e tyre tradicionale.

Konkluzione
Perspektiva që kemi ravijëzuar lidhur me zhvillimin e Rusisë natyrisht që mund të vihet në diskutim: a nuk është ndoshta artificiale dhe e ekzagjeruar të kërkohet të shpjegohet ajo që po ndodh në Rusi me koncepte – «pasmodern» apo «dekonstruktim» – që vijnë nga Perëndimi dhe që mund t’i aplikohen Perëndimit? Ky objeksion është i mundur. Njëkohësisht nuk mund të mohohet se i gjithë procesi evolutiv i Rusisë, duke filluar nga koha e Pjetrit të Madh, është karakterizuar nga fakti që ka ndryshuar ide perëndimore. Një proces i tillë ka qenë jo i vazhdueshëm, i brishtë dhe i futur nga lart prej elitave që janë frymëzuar nga ide perëndimore, përfshi bolshevikët dhe Mikhail Gorbaçiovin. Këto tentativa modernizimi, ashtu si strukturat dhe idetë tek të cilat në fakt është detyruar shoqëria tradicionale ruse, kanë çuar në pasojat që kemi përshkruar. Duke mos e integruar pasurinë e ideve të Perëndimit, Rusia ka jetuar në mënyrë të sforcuar nën influencën e saj. Politika e sotme ruse është një reagim ndaj gjithë kësaj dhe pasqyron edhe dobësimin e shoqërisë ruse gjatë historisë. «Modernizimi i Rusisë nuk ka ndodhur si një proces që ka prekur të gjithë shoqërinë, si në perëndim, por në një alternim periudhash të zgjatura stabiliteti dhe shtytjesh të shkurtëra ndaj modernizimit, që nuk janë paraqitur si zhvillime natyrale, evolutive, por si shkëptuje radikale dhe revolucionare». Dhe nëse sot elita ruse në qeveri, për të ruajtur pushtetin, nënvizon diferencat me Perëndimin, ky rivendikim i «rrugëtimit special» të Rusisë, si një lloj reagimi të kundërt, tregon vetëm sa fuqimisht vendi ka pësuar dhe vazhdon të pësojë influencën kulturore të Perëndimit.
Komunizmi ka marrë dhe ka transformuar shumë koncepte që ekzistonin në Rusi qysh përpara Revolucionit të Tetorit – ato të një perandorie të fuqishme, të kolektivitetit, të nacionalizmit – dhe i ka ripropozuar duke përdorur ide të reja, moderne, të ndryshuara nga jashtë. Tani Rusia kërkon që të mbesë e lidhur pas traditës së saj dhe nga trashëgimia sovjetike ruan vetëm atë që korrespondon me traditën e lashtë ruse. Për këtë arsësye shteti aktual rus ruan ende shumë tipare të rendit totalitar. Predominimi i politikës mbi ekonominë, ai i shtetit mbi shoqërinë dhe ai i vullnetit politik mbi interesat ekonomike mund të çojnë më shumë tek një trashëgimi e tillë sesa tek influenca perëndimore. Ama kjo preferohet të fshihet. Njëkohësisht, nuk mund të mohohet se Rusia ka shumë të përbashkëta me Perëndimin: krizën e familjes, atë demografike, atë të vlerave dhe të fesë. Tentativa e elitës ruse, në ndryshim nga ato më liberale të Perëndimit, për t’i tejkaluar probleme të tilla me forcimin e «vlerave tradicionale» të familjes, të fesë dhe të patriotizmit ka bërë që vendi të paraqitej si një lloj kundërbalance ndaj sistemit modern të vlerave të Perëndimit. Dhe kjo duhet të mbahet mirë parasysh, në rast se vërtet dëshirohet të kuptohen kontradiktat brenda vetë Rusisë dhe në raportet e saj me Perëndimin.
(Vladimir Pachkov për La Civilta Cattolica)

Përgatiti
ARMIN TIRANA