23.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Shtator, 2025

Detyra e kujtesës, kujtesa si detyrë!

Ardi Stefa

Teoria se komunizmi e ka mbyllur llogaritë me ne dhe Shqipërinë, sepse nuk është më në pushtet është e gabuar dhe është opium i harresës.

Asnjë llogari nuk mund të mbyllet për aq kohë sa ekzistojnë kaq shumë varre.

Gjatë dekadës së viteve ’90 dhe në fillim të viteve 2000, kur kishin filluar të largoheshin nga jeta dëshmitarët okularë të tragjedive njerëzore të periudhës së komunizmit në Shqipëri, shumë vetë menduan se mos tragjeditë kishin përfunduar.

Përgjigjja ishte se largimi nuk do të thotë harresë, ngaqë të mbijetuarit kanë “detyrën e kujtesës”, qoftë se i jetuan ata, qoftë edhe në rast se jo.

Pak a shumë kështu në ndërgjegjegjen kolektive të pashuar të demokracisë vazhdojnë të qëndrojnë të gjalla kampet e përqëndrimit të nazizmit dhe Gulagët e komunizmit, në ish- BS, por edhe në Shqipëri me kampet e famshme të internimit.

Detyra e kujtesës u evoluua në një qëndrim moral dhe fitoi një kujtesë letrare, kur u përdor për titull në një botim të pasvdekjes të veprës së Primo Levit, në 1995. Ishte një bashkëbisedim, i njeriut që solli “dëshminë e Aushvicit” me dy historianë italianë (1983).

Ky qëndrim moral asnjëherë nuk u vu në dyshim në shoqëritë demokratike. U bë rregull i përgjithshëm.

Por, kur lexoj apo dëgjoj disa që të referojnë sot “të drejtën e harrresës” për periudhën e komunizmit në Shqipëri, sidomos nga disa kandidatë për “etër të kombit” (kujto deklaratën e Luljeta Bozos, se sipas mendimit të saj Enver Hoxha bëri më shumë të mira sesa të këqija gjatë 46 viteve të regjimit të tij), atëherë jam i detyruar të rikujtoj, t’ju rikujtoj atë që është e kuptueshme.

Të drejtën dhe detyrën që të kujtojmë.

Cilët e thonë? Çuditërisht janë një grup njerëzish, të cilët me “mëshirë” dhe “shpirtmadhësi” kishin ndjekur nga sallonet e shtëpive të tyre rënien e komunizmit. Edhe po qe se nuk janë të njëjtit njerëz, janë të njëjtat ide, të njëjtat konkluzione, e njëjta ideologji, të njëjtat justifikime.

Janë të njëjtit pinjollë, të cilët sot qeverisin Shqipërinë!

Në mendjen e tyre komunizmi “Vrau, u gjykua, u dënua dhe… kaq! Si bëni kështu?”

Madje e ripërsëris frazën e kandidates së PS për zgjedhjet 25 prillit “Enver Hoxha bëri më shumë të mira sesa të këqija gjatë 46 viteve të regjimit të tij!”

Mendimi i saj dhe i të gjithëve si ajo është i qartë si drita e diellit.

Komunizmi ishte krijim i një epoke, veproi me një logjikë politike, e cila nuk ekziston më, kishte një synim, i cili “ishte në të mirë të popullit” dhe, si rrjedhojë, nuk ka më kuptim ta risjellim në vëmendje apo bisedë. Përfundoi!

Dakord, por kush e fishkëlleu fundin? Viktimat? Demokracia? Koha? Gjykatat?

Mendoj se është varianti më i poshtër dhe cinik i të drejtës së harresës, e cila është hedhur në dialogun publik. Një harresë, e cila ngjan me të drejtën, pasi ende nuk kujton asnjë dënim!

Pra cilët do të abrogojnë detyrën e kujtesës dhe me çfarë justifikimi? Meqënëse komunizmi në pushtet nuk është më?

Por as Aushvici nuk ekziston më, as Gulagët, as Spaçi e as Burreli, as kampi famëkeq i Tepelenës, por nuk kam dëgjuar ndonjërin që ta harrojmë. “E shkuara nuk është e vdekur; në realitet nuk është e kaluar”, do të thoshte Folkner.

Detyra e kujtesës, në të kundërt është ajo që i kërkon demokracisë një qëndrim kolektiv moral përballë asaj që nuk duhet harruar.

Më shokon fakti kur njerëz publikë e ëndërrojnë të ardhmen e tyre brenda referimeve nekrofile dhe delireve të përgjakura. Kur fyejnë inteligjencën tonë duke na thënë se “Enver Hoxha bëri më mirë se keq!”…

Nuk e di se çfarë ideali apo fisnikërie ka të qëllosh mbi njerëz njerëz të paditur apo naivë.

Është riciklimi i një rrethi (në rast se ende jo ende…) gjaku, të paktën urrejtjeje, e cila e bën detyrim kujtesën!

Teoria se komunizmi i mbylli llogaritë me shqiptarët, meqënëse nuk është më në pushtet përbën hipnozën e harresës. Asnjë llogari nuk mbyllet kur ka kaq shumë varre.

Vetë komunistët thjesht sa kanë rënë “në gjumë”, pasi janë prezent në pushtetin qendror e ekonomik, madje edhe në botën e krimit.

Të gjithë që nënvizojnë mungesën e pendesës së komunistëve apo bijve të tyre, nuk e bëjnë sepse interesohen për shpëtimin e shpirtit të tyre. Por sepse shohin të shfaqet një lëndë plasëse dhe nuk duan të legalizojnë shkrepësen.

Natyrisht që armiqtë e demokracisë do të humbasin përsëri. Por kush e di se sa do të “vdesin” deri sa të ringjallen përsëri ashtu siç ëndërrojnë?

Çështja nuk është nëse lidhet Partia Socialiste me komunizmin.

Dëshiroj të besoj se ekziston një fraksion i tillë, qoftë edhe tek e majta në pushtet, që të ushqehet nga dhuna politike e ideologjike komuniste. Por fatkeqësisht një gjë e tillë ekziston.

Çështja është të ringremë kujtesën dhe të paraqisim krimet e komunizmit përballë kërcënimit të harresës, lehtësimit apo të qenit bashkëfajtorë e bashkëvuajtës. Përballë atyre që mendojnë apo që dinakërisht shprehen se gjaku që u derdh apo vuajtjet justifikoheshin prej qëllimit.

“Kush e harron të kaluarën është i destinuar ta rijetojë” është postulati i shumëpërdorur i Santayana. Në rast se nuk e regjistrojmë gjakun dhe vuajtjet si tragjedinë më të madhe, atëherë do ta rijetojmë, do t’i rijetojmë.

Dhe një mëkat i përsëritur dy herë është një çedim dhe fyerje e rëndë për demokracinë!

Berisha: Nderim përjetë të gjithe atyre që më 22 mars të vitit 1992 përmbysën me votën e tyre të lirë diktaturën më barbare

Sali BERISHA

Gezuar 22 Marsin!
Te dashur miq, sot shqiptaret ne Shqiperi dhe kudo ne bote festojne 22 Marsin, diten e pare te lirise dhe demokracise ne shekuj dhe mijvjeçare ekzistence.
Si sot 29 vjet me pare mbi 1.7 milione te rinj, te reja, burra dhe gra, njerezit me te shtypur me te izoluar dhe me te mjeruar te planetit, nen udheheqjen e Partise Demokratike permbysen me voten tyre te lire ne vendin me monist te botes diktaturen orwelliane te Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes.
Me 22 mars te vitit 1992 ne ndame epokat dhe nisem udhetimin tone ne rrugen e Lirise dhe Dinjitetit njerezor dhe kombetar, rrugen e mbrojtjes se interesit kombetar dhe çeshtjes shqiptare si dhe hapjes, renditjes dhe integrimit te Shqiperise ne krahun e miqve te saj te lirise dhe proceset integruese europiane dhe euroatllantike.
PD dhe aleatet e saj me 22 mars te vitit 1992 erdhen e pushtet ne vendin e trete me te varfer te globit, ne te cilin te ardhurat per fryme ishin vetem 204 dollare ne vit me vetem 4 milione dollar rezerve valutore dhe nje borxh te jashtem 500 milione dollar dhe papunesi qe kalonte mbi 80% dhe nje inflacion tre dhe kater shifror.
Diktatura 46 vjecare me moniste e kohes kishte shkaterruar Shqiperine pothuaj ne permasa apokaliptike dhe qartas me shume se sa kishin shkaterruar ndonjehere ndonje vend luftrat civile.vPer te shpetuar nga dhimbjet e tmerrshme te diktatures se mjerimit ne vitet 1990-1992 rreth nje milion shqiptar u larguan nga Shqiperia me eksode biblike.
Kushtet pra ne te cilat erdhi ne pushtet PD ishin te jashtezakonshme por me e jashtezakonshme ishte fuqia e lirise dhe vlerave te saj, dyert e te cilave hapen me voten e tyre te lire shqiptaret.
Me permbysjen e diktatures komuniste qeveria e PD, partise qe kishte shpallur qe ne javen e pare te themelimit te saj para shqiptareve dhe botes interesin kombetar dhe çeshtjen kombetare, gjer atehere te tradhetuara, si yllin e saj polar vendosi kete çeshtje ne krye te programit te saj.
Ajo nxori Shqiperine nga izolimi me i thelle, e lidhi ne miqesi me SHBA dhe vendet tjera te lira.
PD tashme ne pushtet nderkombetarizoi me qeverine e saj ne samite te OSBE dhe OKB ceshtjen e Kosoves, konfirmoi ne rezoluta te votuara me 2/3 ne OKB te drejten e qytetareve te Kosoves per vetevendosje, promovoi ceshtjen e te drejtave njerezore dhe kombetare te shqiptareve ne Maqedoni, Mal te Zi, Luginen e Presheves dhe kudo ne rajon.
Lokomotive e integrimeve europiane dhe euroatllantike qeveria e PD dhe aleateve te saj anetaresuan Shqiperine ne Keshillin e Europes dhe ne dhjetra organizata nderkombetare si dhe firmosi nder me te parat partneriterin per paqe me Aleancen e Atllanitkut te Veriut.
Ne Letren e tij te Bardhe te vitit 1996, Komisioni Europian duke vleresuar suksesin e reformave do perzgjidhte Shqiperine si vend i vetem ne rajon per ti hapur procesin e stabilizim asociimit ne BE.
Ne vendin e hiperkolektivizimit total qeveria e PD hodhi themelet e ekonomise se tregut te lire dhe te demokracise, liberalizoi dhe privatizoi ekonomine, beri 220 mije familje shqiptare pronare te apartamenteve te tyre dhe mbi 460 mije familje ne fshat pronare te fermave te tyre si dhe qindra mijra ndermarrje te vogla dhe objekte u privatizuan.
Ne fund te kater viteve ne Shqiperi te ardhurat per fryme u katerfishuan dhe mbi 80% e prodhimit te brendshem vinte tashme nga sektori privat, u liberalizua kursi i kembimit dhe u arrit stabilizimi monetar e inflacioni ra ne njeshifror, rezerva valutore u rrit rreth 35 here.
Ne vitin 1997 Partia Demokratike njohu gabimin e saj historik te mosndalimit ne kohe te skemave piramidale. Ajo iu kundervu rrebelimit komunist me mjete politike dhe percaktoi zgjedhjet e pergjithshme si rruge politike per zgjidhjen e krizes.
Ne fushten elektorale PS premtoi kthimin qindarke per qindarke te parave te humbura ne skema piramidale. Kurse PD deklaroi se nje borxh qe nuk eshte marre nga qeveria nuk mund te njihet. Ne vitet 1997-2005 PD ne opozite qendroi e pamposhtur para vrasjeve, akuzave dhe proceseve politike te drejtuesve te saj, perfshire ketu edhe akuza monstruoze per krime kunder njerezimit nga rregjimi i atyre qe erdhen me dhune ne pushtet.
Me fitoren e zgjedhjeve te pergjithshme ne vitin 2005, PD ne nje rast unik ne histori perzuri me vote nga pushteti ata qe erdhen me dhune dhe rebelim komunist.
Ne 8 vite te qeverisjes se saj, qeveria e PD dhe aleateve te saj firmosi dhe ratifikoi me Bashkimin Europian Marreveshjen e Stabilizim Asocimit, anetaresoi vendin ne NATO.
PD mbeshteti fuqishem e dha ndihmese thelbesore ne pavaresine e Kosoves, lajmin per te cilin e shpalli ne Tirane, me te famshmen “time is now” Presidenti George W Bush ne viziten e pare dhe historike te nje presidenti te SHBA ne Shqiperi.
Qeveria e PD dha kontribut thelbesor ne njohjet nderkombetare te Kosoves.
PD erdhi ne pushtet ne nje kohe kur bandat famezeza shqiptare benin ligjin ne vend.
Qeveria e PD luftoi me zero tolerance krimin e organizuar dhe bandat e tij. Vendosi para ligjit ne 18 muaj mbi nje mije bose dhe anetare te 206 grupeve dhe organizatave kriminale dhe beri Shqiperine nje vend te sigurt.
Ajo luftoi me vendosmeri korrupsionin dhe arriti pragun e Korpotates se Mijvjeçarit te qeverise se SHBA, Shqiperia sipas UN ishte vendi i pare qe vendosi sistemin e prokurimit dixhital sistem qe do certifikohej nga vet UN.
Qeveria ndermori reforma te thella e te suksesshme ekonomike si:
-ulja e tatim fitimit nga 25 ne 10 %
-ulja e tatimit te ardhurave personale nga 23 ne 10 pra vendosje te takses se sheshte prej 10 %,
-ulja e sigurimeve shoqerore nga 32% ne 15% per pundhenesin.
-ulja e tarifave doganore nga 6 ne 1% ,
-u krijua one stop shop per regjistrimin e bizneseve dhe u arrit reduktimi i kohes dhe kostos se regjistrimit nga 42 dite dhe 4 mije euro ne gjithsej 30 minuta dhe vetem 1 euro,
-u krijua Qendra Kombetare e Liçencave dhe Lejeve pasi u hoqen mbi 2/3 e tyre.
U sanksionua ne ligj nisma 1 euro pra per dhenien me 1 euro te tokes publike per investitoret e huaj te medhenj.
Te gjitha keto reforma siç pohojne Komisioni Europian, Banka Boterore, FMN, IBRD etj bene qe ekonomia e vendit, ne kulmin e krizes ekonomike dhe financiare te botes, te vazhdoje te rritet dhe te mos njohe reçesion.
-Papunesia njohu ulje progresive, ajo ra ne 12.8%
– Numri i bizneseve u tre-fishua.
– Eksporti dhe investimet e huaja u rriten perkatesisht me 300% dhe 316%.
-Te ardhurat buxhetore u dyfishuan.
-Kredite per ekonomine u rriten 6 here.
Sipas Censusit te vitit 2011,
-343 mije familje shqiptare kishin me shume se nje shtepi.
-Shqiptaret ne banesa per 1000 banore lane mbrapa 5 kombe te vendeve anetare te BE.
Qeveria e PD dhe aleateve te saj,
-rriti me 120-150% rrogat dhe
-100% pensionet e ulta,
-ndertoi dhe rindertoi ne mbare vendin mbi 11 mije km rruge, pra siç thote Komisioni Europian me shume se i gjithe rajoni
-Ndertoi rrugen e Kombit,
-autostraden Tirane Elbasan ne te cilat vetem tunele jane 16 km.
-autostradat Lushnje Fier, Levan Vlore, Levan Tepelen, Thumane Milot, superstradat Gjirokaster Levan. Shkoder Han i Hotit etj etj
-Ajo Ndertoi dhe rindertoi 1300 shkolla e institucione arsimore,
-720 sisteme ujesjellesash dhe kanalizimesh,
-10 impiante te perpunimit te ujerave te zeza dhe
-400 qendra shendetesore dhe spitale.
-U ndertua terminali i aeroportit te Rinasit dhe me
pas ne fazen e dyte u dyfishua ky terminal.
-u ndertua terminali i portit te Durresit dhe
-u shpall fituese kompania qe do thellonte portin per anije te medha gjer ne 50 mije ton.
-U zgjeruan ndjeshem portet e Sarandes Vlores, Shengjinit
Karahas infrastruktures energjia u be nje perparesi tjeter madhore e qeverise se PD. Shqiperia superfuqi e vogel rajonale e energjise se rinovueshme ne rajon u be moto e qeverise se PD dhe aleateve te saj
Nga fundi i vitit 2007 e ne vazhdim,
-moren fund nderprerjet e energjise elektrike qe me pare ishin se paku 6-10 ore ne dite.
-Shqiperia u be vendi i dy projekteve gjigande energjitike;
-TAP, investimi aktual me i madh ne Europe, gazsjellesi qe do sjelle gazin azer ne Itali, dhe
-kaskades se Devollit.
Qeveria,
-firmosi ndertimin e 420 hidrocentraleve me konçesion nga kompanite private, nga te cilat
-112 kane perfunduar dhe japin,
-mbi 40% te prodhimit te energjise se vendit dhe,
-87 jane ne ndertim e siper.
-Shqiperia dixhitale eshte nje nga realizimet madhore te qeverise se PD.
-Ne vitin 2006, perdorimi i internetit ne Shqiperi ishte vetem 4.8% nderkohe u rrit ne 63% ne vitin 2012,
-interneti dhe kabinetet e informatikes u shtrine ne çdo shkolle,
-u garantua internet falas per popullaten ne 1250 zyra ne mbare vendin,
-u ulen 3 – 5 here çmimiet e bisedave me celular,
-u licensuan dy kompani dhe u shtri ne mbare vendin teknologjia 3G, u pregatit kuadri per 4 G
U inagurua portali ‘e albania’ u instalua ‘e government’
Reforma transfurmuese u realizuan ne arsimin e vendit.
Numri i studenteve nga viti 2006 ne vitin 2013 u rrit nga,
-12 ne 50 per 1000 banore,
-70% e maturanteve hynin ne Universitet.
Trupa akademike universitare u rrit nga
-6 000 ne 10.500.
Ndjekja e shkollave te mesme u rrit,
nga 69 ne 86%.
U ndertuan dhe rindertuan mbi 1300 shkolla kopshte dhe objekte arsimore.
Ne Shqiperine rurale ne 8 vite u investuan 3,2 miliard euro
Ne zonat rurale u ndertuan:
-mbi 8 mije km rruge rajonale, dytesore dhe te treta.
-mbi 1 mije shkolla e kopshte,
-630 ujsjellesa dhe kanalizime,
-qindra km kanale vaditese dhe kullues dhe u -subvencionuan 45 mije projekte ne bujqesi e blegtori, gje qe beri te mundur,
-te mbillen rrethe 11 milion rrenje ullinj dhe
-miliona rrenje molle, arra, vreshta dhe dru te tjere frutor.
Prodhimet bujqesore ne teresi u mbrojten,
u ulen ndjeshem importet u mbi dyfishua toka e punuar,
eksportet bujqesore u rriten 3 here.
Shqiperia turistike ishte nje realitet i ri.
Numri i turisteve dhe vizitoreve nga 300 mije qe ishte ne vitin 2004 u rrit ne 4,7 milion ne vitin 2012.
Shqiperia, e cila ne vitin 1992 ishte vendi i trete me i varfer i planetit se bashku me Uganden dhe Angolen, nga viti 2008 kaloi ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme te larta.
Qe nga viti 1992 ajo eshte rritur 21 here ndofta me shpejte se çdo vend tjeter.
Pas nje renie te madhe pas vitit 1997 popullata ne Shqiperi nga viti 2007 gjer ne vitin 2014 u rrit progresivisht.
Shqiperia ende nuk ishte nje vend i zhvilluar por ajo linte mbrapa disa vende te zhvilluara ne vdekshmerine amtare njeshifrore, vdekshmerine ne pergjithesi, jetegjatesine mesatare te popullates dhe arriti te kete vdekshmeri infantile nje-shifrore.
Me reforma serioze te gjithaneshme dhe suksesin e tyre u plotesuan te gjitha kushtet dhe u hoqen vizat me BE, si dhe muar ne tetor te vitit 2012 dhe ne tetor te vitit 2013 rekomandimi i Komisionit Europian per statusin e vendit kandidat, te cilin e bllokoi Edi Rama duke refuzuar te votoje ne parlament tre ligjet e ndermjetesuara dhe dakortesuara me Komisionin Europian.
Ne vitin 2013 shqiptaret me vullnetin e tyre hodhen poshte kontraten me PD dhe Sali Berishen dhe votuan per nje kontrate tjeter.
Respektova plotesisht vendimin e tyre dhe mora vendimet e duhura.
Por me ardhjen ne pushtet ne vitin 2013 te Edvin Kristaq Rames dhe bastardeve te tjere te bllokmeneve hoxhiste gjate 8 viteve te tyre
ne pushtet me politikat qe ndoqen arriten:
1-Te shnderrojne Shqiperine ne Kanabistan apo Kolumbine e Europes dhe,
2- ne qendren operacionale te organizatave kriminale te Europes, SHBA, Amerikes Latine dhe Lindjes se Mesme
2- te ndertoje narkoshtetin e pare ne Europe ne vend te shtetit ligjor dhe,
3-Te vendosin ne Shqiperi sundimin e mafies, trafikanteve, vrasesve, perdhunuesve ne qeveri, parlament, polici, etj etj.
4- te largojne nga Shqiperia mbi 430 mije shqiptar ne 6 vitet e fundit
5-te vjedhin dhe shperdorojne me tenderat koncesionet, ppp mbi 3,2 miliard euro.
Ata sot me buxhetin e shtetit ndertojne autostrade ne fushe me 24 milion euro km nderkohe qe po sot ne Shqiperi me financimin e Bankave Europiane ndertohen autostarda me 2,1 milion euro km dhe e tera kjo vetem e vetem se vjedhin.
Vetem Baxhanaku i Rames, Frangu, Vilma Nushi, Ilir Beqja, Gjici dhe Fusha kane fituar 1800 tendera.
6- Ne 8 vite nuk kane perfunduar dot plotesisht asnje nga veprat publike te lena ne ndertim e siper dhe nuk kane nisur dot asnje veper te re vet!
7-Jane larguar nga vendi investitoret te medhenje te huaj.
Ne 8 vite te pushteti tyre te krimit asnje investitor serioz i huaj nuk ka investuar ne Shqiperi. Perveç ketyre kjo Edi Rama arriti,
8-ti fuse thike mbase shpine dhe te mbeshtese per llogari te Serbise se Madhe ndarjen e Kosoves dhe,
9-te bllokoje per 7 here me radhe hapjen e negociatave me BE dhe
11- te rrise nga 5 ne 15 kushtet qe duhet te plotesoje Shqiperia per çeljen e negociatave dhe se fundi
12-detyroi vend themelues te BE te kerkoje per here te pare rikthimin e vizave per qytetaret e Shqiperise dhe kjo nuk ka ndodhur kurre per asnje prej dhjetra vendeve qe gezojne liberalizimin e vizave me BE.
13-bllokoi per shkak te krimit te organizuar te Shqiperise edhe liberalizimin e vizave te Kosoves me BE.
Te dashur miq, ne nderojme sot 22 Marsin e vitit 1992 ne prag te zgjedhueve te pergjithshme qe do mbahen me daten 25 prill.
22 marsi eshte frymezimi per demokratet dhe mbare forcat opozitare qe te shnderrojne kete fushate elektorale nen udheheqjen e Lulzim Bashes ne fushaten e ndryshimit te madh dhe fushaten e fitore se thelle mbi rregjimin e kakistokracise.
Nderim perjete te gjithe atyre qe me 22 mars te vitit 1992 permbysen me voten e tyre te lire diktaturen me barbare qe shqiptaret kane njohur ne tere historine e tyre! Fitore! sb

Pjesë nga libri i Bashës: Formimi im politik, koncepti që kam për vlerat në të cilat besoj, janë ato të së djathtës

(Basha rrëfen episode nga viti 1984, kur ishte 10 vjeç dhe daja e ftoi të dëgjonin fshehurazi “Zërin e Amerikës”)
Kur kthehem pas në kohë për të gjetur ngjarjen apo momentin kur kam folur apo kam menduar për herë të parë për politikën, ndal në një mbrëmje të vitit 1984, kur daja im më ftoi të dëgjonim fshehur “Zërin e Amerikës”. Ishin lajmet e orës 18:00. “Qeveria e Tiranës…”, u dëgjua zëri kumbues i Elez Biberajt, dhe pastaj vijoi një edicion i plotë lajmesh në një botë që as e njihja dhe as e përfytyroja, e cila më dilte plotësisht jashtë kornizave të ditës sime. Isha 10 vjeç.

Këtë emision e pasuan biseda zëulta me dajën tim dhe rrethin familjar në kushte të besueshme, biseda të cilat formësuan tek unë një adoleshent në fund të viteve 80-të, idetë e para për politikën. Megjithëse isha fare i vogël, dy gjëra i mbaj mend akoma edhe sot. E para, atmosfera familjare e cila ishte tejet e kujdesshme që këto biseda të ishin sekrete dhe mos të dilnin jashtë mureve të familjes, a thua se ajo që po flisnin ishte krim.
Dhe e dyta, kuptova se sa e rëndësishme ishte politika për familjen tonë dhe për jetën e njerëzve në përgjithësi.

Është e qartë se formimi im politik, koncepti që kam për vlerat në të cilat besoj, janë ato të së djathtës. Ishte një formim pothuajse i përcaktuar. Në kushtet e një familje me gjyshërit të ardhur nga Kosova, ku gjithnjë kishte një simpati për Perëndimin, edhe qasja ime politike do të ndikohej nga kultura dhe vlerat e trashëguara nga familja.

Kulturë, e cila çmonte dhe besonte te liria, fjala e lirë, dashuria për atdheun dhe besimi në Zot. Jo vetëm që i besonte, por, edhe pse në kushte shtrëngimi, mundej që t’i ruante të gjalla çdo ditë dhe t’i kultivonte ndër breza. Si sot më kujtohet gjyshja që agjëronte dhe falej fshehurazi. Fryt i kësaj tradite janë vlerat që më kanë shoqëruar gjithë jetën dhe kanë formuar personin tim.

“Misioni im”/ Mesazhi i veçantë që Lulzim Basha i jep të gjithë shqiptarëve në librin e tij të parë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka botuar librin e tij të parë, një muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Libri i kryedemokratit titullohet “Misioni im”, ndërsa brenda ka dhe një mesazh për shqiptarët.

Kopertina e librit mban foton e kryedemokratit Basha, emri i tij i shkruar me shkronja kapitale të bardha, ndërsa titulli i librit i shkruar me shkronja kapitale me ngjyra të kuqe.

“Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, në ftesën publike për të votuar kandidaturën e tij për kryeministër dhe për të sjellë ndryshimin në Shqipëri, Lulzim Basha sjell këtë letër të hapur drejtuar gjithë shqiptarëve. Në të qasjet e tij personale mbi jetën politike në vend dhe zhvillimet e opozitarizmit nën drejtimin e tij; lidhjet e tij familjare e personale dhe historikun e përfshirjes së tij në politikën aktive në vend; tezat mbi gjendjen e ekonomisë sot dhe mënyrën për të dalë nga kolapsi; nevojën akute për të shmangur instalimin e një diktature përmes uzurpimit të institucioneve më të rëndësishme shtetërore, kërcënimit të medias, mercenarizimit të administratës dhe formave të tjera të presionit politik; idetë mbi ndryshimin e sjelljes politike e të kthimit të mjedisit politik e publik në qetësinë dhe normalitetin europian; thirrjen për të bashkuar ëndrrat dhe dëshirat e çdo shqiptari për një rimëkëmbje të vërtetë kombëtare: ekonomike, kulturore, shpirtërore, me po atë forcën ndryshuese që shpesh shqiptarët kanë treguar se dinë të bëjnë. Lidhjet e tij familjare e personale me Kosovën, i japin këtij traktati një frymë kombëtare dhe shpjegojnë idetë e tij se si duhet t’i qasemi çështjes kombëtare, jashtë nacionalizmit të zbrazur e për t’i kthyer shqiptarët në kontribuuesit e vyer në rajon dhe në Europë”, thuhet në mesazhin e kryedemokratit në libër.

Libri prej 100 faqesh është i ndarë në 10 kapituj kryesor, të cilët kryedemokrati i ka titulluar:

Politika për mua,
Partia demokratike dje, sot dhe nesër –“Partia më e bukur e Lindjes”,
Rithemelimi i opozitarizmit,
Urgjenca e normalizimit,
Shtet i vogël dhe efiçent,
Zgjimi ekonomik shqiptar,
Demokraci dhe liri ekonomike me dimension human,
Familja e ardhmja e mbijetesës shqiptare,
Në borxh me kulturën,
Kosova gjysma tjetër

Shpikësit e vaksinës Biontech/Pfizer: Kufizimeve nga COVID-19 po i vjen fundi, ja kur do të hiqen…

Strategjia e kufizimeve në pandeminë e Coronas shkakton gjithnjë e më shumë pakënaqësi në degë të ekonomisë. Sipas shpikësve të vaksinës Biontech/Pfizer Özlem Türeci dhe Ugur Sahin, durim duhet edhe vetëm për disa muaj.

Shpikësit e vaksinës Biontech/Pfizer, Özlem Türeci dhe Ugur Sahin presin që masat e kufizimit në Gjermani për shkak të pandemisë së Coronas të përfundojnë deri në vjeshtë. “Në shumë vende në Evropë dhe në SHBA në fund të verës ne ndoshta do të jemi në situatën që të mos na duhet të futemi më në mbyllje të jetës publike”, tha Sahin, i cili i dha së bashku me të shoqen një intervistë gazetës “Welt am Sonntag”. Sipas tij, do të duhet të paktën një vit para se situata të kontrollohet në të gjithë botën.

“Sigurisht që do të vazhdojë të ketë shpërthime lokale, kjo do të na shoqërojë”. Do të ketë mutacione. Por ka shumë pak gjasa që këto të përhapin ndonjë tmerr”, tha sipërmarrësi. Pastaj duhet të përshtatet vaksina. “Ne po përgatitemi për këtë sot,” tha ai. Sahin beson se virusi nuk do të zhduket. Por posa të vaksinohen rreth 70 për qind e njerëzve në Gjermani, situata ndoshta do të bëhet më e menaxhueshme.

“Ne duhet të shohim nëse kemi nevojë për vaksinim çdo vit apo çdo pesë vjet”, tha Sahin. Kur u pyet nëse dikur do të ketë vetëvaksinime, studiuesi tha se nuk duhet të jetë e nevojshme. Me përfshirjen e mjekëve të familjes dhe stafit mjekësor, vaksinimi i 80 milionë njerëzve një herë në vit nuk do të jetë problem. Vaksinimi nga personeli mjekësor shërben gjithashtu për të monitoruar një reaksion të mundshëm alergjik, i cili – megjithëse rrallë – mund të ndodhë.

Së bashku me gruan e tij, Sahini themeloi kompaninë BioNTech me bazë në Mainz. Vaksina e Coronas e këtij institucioni dhe partnerit të saj amerikan Pfizer ishte e para që u miratua në Bashkimin Evropian në 21 Dhjetor. Me të në Gjermani vaksinohen që nga 27 dhjetori.

Të premten, Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier e dekoroi çiftin e studiuesve me Kryqin Federal të Meritës për kontributin e tyre në frenimin e pandemisë së Coronas.

Basha uron besimtarët bektashinj: Qoftë kjo ditë e bekuar një ogur i mbarë për çdo shqiptar

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit.

Në një postim në faqen e tij në Facebook Basha shkruan se “qoftë kjo ditë e bekuar një ogur i mbarë për çdo shqiptar e për çdo familje që sot i lutet Zotit për të mirën, shëndetin dhe ngadhënjimin mbi të keqen!”.

Ja postimi i plotë:

Të dashur besimtarë bektashinj!

Gëzuar nga mot Sulltan Novruzin!

Qoftë kjo ditë e bekuar një ogur i mbarë për çdo shqiptar e për çdo familje që sot i lutet Zotit për të mirën, shëndetin dhe ngadhënjimin mbi të keqen!

Ligji absurd i Ramës: Gjobë 500 mijë lek nëse vonon pagesën e siguracionit edhe për makinat që nuk dalin në rrugë

Projekt-ligji që parashikon penalitet me 500 mijë lekë gjobë për të gjithë ata drejtues mjetesh që vonojnë në pagesën e siguracionit të makinës me një muaj ka hasur në kundërshtinë dhe të shoqatës Konfindustria.

Përmes një njoftimi për media Konfindustria i kërkon Kuvendit të mos e miratojë këtë projet-ligj, i cili do të rëndojë mbi xhepat e qytetarëve dhe bizneseve.

NJOFTIMI I PLOTE
Konfindustria i kërkon Kuvendit të Shqipërisë, që në ditët e fundit tij të mos miratojë projekt-ligjin për ndryshime në Kodin Rrugor, në të cilin parashikohet sanksionimi i penalitetit automatik për mbi 500 mijë, qytetarë dhe biznese zotërues të automjeteve, që nuk kryejnë sigurimin e detyrueshëm brenda një afati kohor 30 ditor nga skadimi i të mëparshmit. Penaliteti absurd arrin deri në 50 mijë leke edhe nëse automjeti nuk del në rrugë.

Konfindustria shpreh shqetësimin, që akte ligjore kaq të rëndësishme, sikurse projekt-ligji në fjalë, që prekin një numër shumë të madh të qytetarëve dhe bizneseve, kalojnë pa asnjë debat publik dhe pikërisht në fundin e legjislaturës dhe kulmin e fushatës zgjedhore të 25 prillit. Mënyra e mësipërme sesi është zhvilluar gjithë procesi legjislativ i deritashëm dhe koha e zgjedhur janë të shprehje të mundësisë për prannë e “state capture”/ kapje e shtetit si shkalla më e lartë e korrupsionit.

Konfindustria vlerëson, se në parim eshtë krejt e papranueshme, që tejkalimi i afatit 30 ditor të sigurimit të penalizohet edhe në kushtet kur automjetet nuk dalin në rrugë. Aq më shumë në kushtet e pandemisë së Covid-19 kur afate të tilla janë plotësisht të mundshme për t’u tejkaluar nga qytetarët për arsye shëndetësore pa përmendur arsyet financiare. Edhe më e rëndë paraqitet gjendja për bizneset. Bizneset, që kanë numër të madh automjetesh dhe makinerish do të jenë të detyruar të paguajnë siguracione edhe nëse mjetet e tyre për arsye të mungesës së punës janë të mbyllur.

Konfindustria vlerëson, se ekzekutivi dhe Kuvendi i Shqipërisë kishin shumë më tepër arsye të kërkonin nga autoritet rregullatore në varësi të tyre për mënyrën sesi është ndërtuar dhe funksionon sot tregu i sigurimeve në Shqipëri. Tregu i sigurimeve ka shenja të qarta të organizimit në formë karteli të pastër, me cmime policash të fiksuara me platforme unike teknologjike, pa konkurencë ndërmjet operatorëve dhe asnjë licencë të re të dhënë në vite për operatorë të rinj. Pasojat janë të dukshme te qytetarët dhe bizneset ku vetëm mjafton të përmendim, se pagesa për prime të siguruara në Shqipëri është të paktën 60% me e ulët, se në Kosovë për të mos përmendur vende të tjera të rajonit dhe më gjerë.

Yuri Kim: Kemi kaluar sfida të vështira si aleatë dhe miq besnikë

Pas ish-ambasadorëve të SHBA në Tiranë, ambasada amerikane ka publikuar edhe mesazhin e ambasadores aktuale, Yuri Kim, për 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.

Në mesazhin e saj, ambasadorja Kim thekson se është privilegj të shërbesh si diplomat kudo në botë, por Shqipëria është e veçantë. Sipas saj, dy vendet janë mb♪7shtetur te njëri-tjetri për çdo katastrofë natyrore, për koronavirusin apo dhe kërcënime ndaj demokracisë.

“Është privilegj të shërbesh si diplomat amerikan kudo në botë – por më lejoni të them se Shqipëria është e veçantë. Që nga momenti kur mbërrita, kam ndjerë ngrohtësinë e popullit shqiptar dhe lidhjen e thellë që ekziston midis dy vendeve tona. Nuk ka amerikan që viziton Shqipërinë dhe nuk e përjeton atë. Gjatë vitit tim të parë këtu kam pasur mundësinë të udhëtoj përreth vendit tuaj të bukur dhe të përjetoj mikpritjen e famshme të popullit shqiptar. Faleminderit nga thellësia e zemrës!

Dy vendet tona kanë shumë për të festuar së bashku. Dhe qoftë për katastrofa natyrore, COVID, apo kërcënime ndaj demokracisë, ne jemi mbështetur tek njëri-tjetri, kemi punuar së bashku për të kapërcyer sfida të panumërta, krah për krah! Kjo është një marrëdhënie që mishëron atë që do të thotë të jesh partnerë, çfarë do të thotë të jesh aleatë, çfarë do të thotë të jesh miq besnikë. Jam e bindur se vendet tona do të arrijnë gjëra të mëdha gjatë 30 viteve të ardhshme dhe se miqësia midis amerikanëve dhe shqiptarëve vetëm do të thellohet.

Basha përmend raportin e PNUD: Taksa progresive e Ramës varfëroi shtresën e mesme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e nis ditën e hënë me një tjetër mesazh për atë që ai e quan “100 dështimet e Ramës në 8 vite”.

Sot, kryedemokrati ngre pyetjen nëse e pasuroi apo e varfëroi shtresën e mesme taksa progresive. Në përgjigjen e tij, referuar dhe raportit të PNUD, Basha thekson se taksa progresive e varfëroi shtresën e mesme.

Mesazhi i Bashës:
33 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite.
E pasuroi apo e varfëroi teksa progresive shtresën e mesme?
Përgjigja: E varfëroi! Raporti i PNUD: Taksa progresive “varfëroi” shtresën e mesme, gjysma ulën konsumin.