23.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Shtator, 2025

Ekonomia në ditën më të zezë, bie konsumi dhe fitimet e bizneseve, dyfishohen shpenzimet

Ekonomia nuk ka arritur të kapë nivelet e parakrizës në dy muajt e parë të vitit, teksa konsumi vijon të mbetet i tkurru për shka të kufizimeve dhe ndryshimit të tendencave konsumatore, si rrjedhojë e krizës së shkaktuar nga Covid-19.

Sipas statistikave fiskale të Ministrisë së Financave, në janar-shkurt, të ardhurat në buxhet ishin 69.5 miliardë lekë, me një tkurrje prej 2.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një vit më parë, ose 1.6 miliardë lekë (13 milionë euro) më pak. Në raport me planin, mosrealizimi është 0.5% më pak (-358 mln lek).

Dy janë zërat që kanë shënuar ecurinë, TVSH dhe tatim fitimi. Në të kundërt, punësimi rezulton që po rimëkëmbte me rritje si të tatimit mbi të ardhurat personale, ashtu dhe të sigurimeve shoqërore e shëndetësore.

TVSH, që është zëri kryesor it ë ardhurave dhe tregues kryesor i konsumit në ekonomi, ra me 5.7% në krahasim me dy mujorin 2020, ndërsa ishte 16.5% më pak sesa plani.

Tatim fitimi shënoi një tkurrje më të lartë me 17.6% në krahasim me faktin 2020 dhe 7.7% në raport me planin, duke sinjalizuar se kriza po ul fitimet e sipërmarrjeve.

Të ardhurat nha akciza kishin një tkurrje më të lehtë, -2.1% në krahasim me planin.

Në të kundërt, punësimi duket se po rikuperohet. Të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore u rritën përkatësisht me 3.4% dhe 2.7% me bazë vjetore, ndërsa ishin më lart sesa plani.

Të ardhurat nga pushteti vendos ranë me 4.7%, ku taksa për biznesin e vogël u tkurr me 39.4%, ndërsa tatami mbi pasurinë ishte pothuajse në të njëjtën nivel të dy mujorit 2020. Me rënie 4.1% rezultuan taksat lokale.

Dyfishohen shpenzimet kapitale

Ndërsa të ardhurat ranë me 2.3%, në të kundërt shpenzimet u zgjeruan me 2.5%, duke arritur në gati 70 miliardë lekë. Për 2 mujorin, buxheti rezultoi me një suficit të ulët fiscal prej 354 milionë lekësh, nga +3.7 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të një vit më parë.

Financat nuk janë kursyet në shpenzime në dy muajt e parë të viti, ndryshe nga e njëta periudhë e një viti më parë. Rritjen më të lartë e shënuan shpenzimet kapitale, të cilat në prag të zgjedhjeve janë dyfishuar duke arritur në 5.1 miliardë lekë.

Në rritje me 6.3% ishin dhe shpenzimet për personelin, pas rritjes së pagave për sektorët e mjekësisë dhe arsimit, por dhe shtimit të numrit të punonjësve në tremujorin e fundit të vitit.

Fondi i rindërtimit është realizuar me 907 milionë lekë, ose rreth 57% më pak sesa plan ii parashikuar për dy mujorin.

Berati, pritje madhështore Bashës: Të gjithë bashkë do ta bëjmë të mundur ndryshimin duke dalë masivisht në votime

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet ditën e sotme në qytetin e Beratit, i cili është pritur me entuziazëm të madh nga qytetarët. Në shenjë mirënjohjeje për këtë pritje, Basha u shpreh se ndryshimin e kërkojnë nga jugu deri në veri dhe ndryshimi do të vijë nga të gjithë shqiptarët. Ai gjithashtu bëri një ecje tek Ura e Velabishtit, e cila është një nga urat që u projektua nga Partia Demokratike, por që u la pezull nga keq-qeverisja Rama. Ai tha se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, do ta rimarrë projektin dhe do ta çojë deri në fund.

Lulzim Basha: Ju falënderoj nga zemra për këtë pritje të jashtëzakonshme, prekëse dhe emocionuese në Beratin e civilizimit, në Beratin e kulturës dhe të krenarisë tonë. Jam shumë i prekur dhe i emocionuar nga kjo pritje këtu në Beratin e lashtësisë, Ne Beratin e kulturës. 8 vjet më parë Shqipërisë i ndodhi një aksident kur u zgjodh Edi Rama kryeministër, por kjo nuk do të jetë e ardhmja jonë. Shqipëria kërkon ndryshim! Në rrugëtimin tim, nga jugu në veri po takoj shqiptarë të cilët duan ndryshim dhe ne së bashku jemi shpresa dhe jemi forca që do e bëjmë këtë ndryshim të mundur. Me 25 prill fiton Shqipëria. Ju falënderoj nga zemra për këtë pritje të jashtëzakonshme.

Qytetari: Këtu jemi mbi segmentin rrugor Veri-Jug, Hani i Hotit-Tiranë-Berat-Përmet, i cili është nisur nga partia Demokratike dhe është lënë në harresë 8 vjet nga qeveria e Rilindjes.
Lulzim Basha: Si çdo punë tjetër madhore e infrastrukturës.

Qytetari: Vazhdimësia e boshtit të jugut është jetë e gjallëri, është ekonomi për beratasit dhe për të gjithë qarkun e Beratit.
Lulzim Basha: E padiskutueshme që boshti që fillon nga Hani i Hotit e deri në Përmet dhe kjo urë me përmasat siç është projektuar nga ne do të jenë prioritet i investimeve të infrastrukturës nga qeverisja e ardhshme. Do t’i japim fund shpërdorimit të parave me tendera korruptive dhe me fasada që i prish shiu i parë.

Dhe kjo është një pjesë jetike e një aksi të fuqishëm ekonomik dhe tregtar dhe turistik. Hani i Hotit-Përmet do të jetë një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës padiskutim që do të përfundojmë edhe ato projekte që i kishim nisur që në 8 vite me radhë i lanë në vendnumëro. Se çfarë kanë bërë s’ka nevojë të ma thuash mjafton të shikosh Unazën e Tiranës që 8 vite e lanë në vendnumëro dhe kosto ekonomike, shkatërrimi i ambientit, i mjedisit, i cilësisë së ajrit i kushton qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë ditë për ditë vetëm e vetëm sepse për 8 vite me radhë lekët e shqiptarëve i morën dhe i degdisën në xhepat e një grushti njerëzish.

Por po ju them edhe njëherë dje isha në Gjirokastër dhe u mahnita tani kjo surpriza e Beratit më emocionon. Më latë pa fjalë. Kudo që shkoj e prek shpresën dhe dëshirën e shqiptarëve për ndryshim. Të gjithë bashkë do ta bëjmë këtë ndryshim të mundur duke dalë masivisht në votime dhe në këtë mënyrë do të fitojë i gjithë Berati, e gjithë Shqipëria. Nuk do të diskriminohet askush. Fitorja jonë do të jetë fitore e të gjithë shqiptarëve.

Përse kandidoj!

Anduena QEFALIA

Kandidoj për deputete e Kuvendit të Shqipërisë me Partinë Demokratike si forca politike që rrëzoi komunizmin, riktheu liritë dhe të drejtat njerëzore të fjalës dhe besimit, anëtarësoi vendin në NATO dhe realizoi lëvizjen e lirë pa viza në zonën Schengen.
Në Partinë Demokratike dënohen krimet e diktaturës, nuk pranohet restaurimi që i është bërë figurës së diktatorit dhe vetë regjimit komunist gjatë këtyre viteve të fundit, ashtu siç kushdo në PD është krenar me rolin e kësaj partie në vendosjen e sistemit demokratik dhe rikthimin e lirive fetare.

I bashkohem karvanit të ndryshimit pas 8 vitesh rrënim ekonomik, shpopullim të Shqipërisë dhe thellim të varfërisë dhe pabarazive në shpërndarjen e të ardhurave. Është koha për të rikuperuar vitet e humbura në ekonomi, në shëndetësi, në arsim dhe në integrimin europian. Vendet që ishin pas nesh në shumë prej këtyre treguesve, kanë bërë hapa gjigandë përpara. Vetëm Shqipëria ka mbetur në vendnumëro.

Do të punoj për të zgjeruar liritë fetare dhe për rritjen e mundësive që besimtarët e të gjitha feve të praktikojnë dhe shfaqin publikisht pa kufizime fenë dhe identitetin e tyre. Do të jem një avokate e institucionit dhe nocionit tradicional të familjes dhe do të mbështes pa asnjë hezitim politikat për mbrojtjen e gruas nga dhuna, diskriminimi dhe çdo praktikë e disfavorshme.

Nuk do të zbrapsem asnjëherë nga përpjekjet për të thënë të vërtetën edhe kur kjo është e vështirë, për të kundërshtuar padrejtësinë dhe tiraninë dhe për të përkrahur drejtësinë, mirëqenien dhe liritë njerëzore për qytetarët shqiptarë.

E konsideroj bashkëjetesën harmonike ndërmjet bashkësive të ndryshme të besimit si një manifestim të shkëlqyer të vëllazërisë abrahamike dhe të virtytit universal të respektimit të dinjitetit njerëzor. Do të punoj çdo ditë që kjo bashkëjetesë të shëndosh

6 mijë euro për një vend pune

Ky ishte shqetesimi që një grup të rinjsh i shprehen Drejtuesit poltik te qarkut të Shkodrës, Helidon Bushati, gjatë një bashkebisedimi ku u ngritën problematikat kryesore me të cilat ata përballen.

Në një bashkëbisedim me të rinjtë u fol për situatën pandemike, ku pjesën më të madhe të lëndëve studentët e zhvillojnë online, duke kërkuar kështu një zbritje të tarifës universitare. Një kosto shtesë sipas tyre është edhe interneti.

LEXO EDHE:
Rama në 2013: Premtime me aeroporte, përralla! Rama në 2021: Synimi ynë, 4 aeroporte/ Vasili: Çfarë karagjozi
Vështirësia mbi mësimin onlinë lidhet edhe me lëndë të rëndësishme të cilat kurrsesi nuk mund të zvendësohen me këtë të fundit pa shkuar në auditore. Infermieria e cila mbetet një zgjedhje në masë nga studentët, ku pjesa më e madhe synojnë emigrimin jashtë vendit.

Punësimi pas studimeve universitare ishte ndër shqetësimet e ngritur nga të rinjtë. Sipas tyre askush nuk punësohet sipas meritës por duke paguar para në këmbim të një vendi pune.

Helidon Bushati, i cili kanstudiuar per shume vite jashte vendit, u tha te rinjeve se ata janë e ardhmja dhe ndryshimin do e bëjnë pikërisht ata. Ai ka shpalosur programin e partisë demokratike qe synon qe potencial i të rinjve të vlerësohe, një arsim cilesore si dhe garanci për tregun e punës duke ofruar stazhe të paguara. ” Ne do u japim mundësi që talenti i tyre të vlerësohet në Shqipëri duke mos i larguar të rinjtë jashtë vendit, ashtu siç ka bërë politika e sotme’- është shprehur Bushati.

Studenti 1: Minimalisht gjëja që duhej bërë në këtë situatë pandemike është kontrata me kompanitë telefonike që janë në Shqipëri dhe ndoshta t’i ofrohet një aparat dmth një mjet për të pasur aksesin në mësim. Përsa i përket arsimit, kjo ka qenë problematika kryesore.

Studenti 2: Edhe po mbarove shkollën, këtu të garantohet një vend pune edhe po të duash të hysh në një vend, sikur edhe mësues duhet të paguash 5-6 mijë euro, nuk të ofron askush garanci pune.

Bushati: Drejtuesit e arsimit ju’a kërkojnë?

Studenti 2: Po, këta që e kanë në dore

Bushati: 5-6 mijë euro është rroga e më tepër se një viti , dmth duhet me punu një vjet gratis për drejtuesit e arsimit për të filluar punë

Studenti 1: Pa llogarit shpenzimin që ke ba ndër vite.

Studenti 3 : Arsimi a shumë të meta , sidomos se unë jam në vit të dytë . Tesh dy vite, shof një rënie totale që edhe nga viti në vit ndryshojnë. Ndohsta pandemia ka bërë të veten , por edhe menaxhimi i pandemisë ka qenë skandaloz, sepse nqs thuhet sot që në orën 8 ne jena në karantinë lokalet i ke të hapuna edhe gjëja e parë që bëjnë mbyllin universitetet. Unë personalisht e kam përjetuar shumë në kuptimin që… nuk e di si mund të mësohet infermieria online. Ndërkohë, që ti lenë lokale e hapuna tan natën dhe shkon e mbyll studentët e infermierisë është kulmi, sepse nesër ne që studiojmë për degen e infermierisë kena një synim Gjermaninë.

Kam ken në spital duke ba praktiken edhe shof skandalin, eshtë pandemia në kulmin e saj dhe më keq se në vitin e kalum edhe në spital nuk rregull e kushte. Sistemi i shëndetësisë është përtokë, arsimi përtokë, korrupsioni është maksimal. Nuk e di se ca presim më tepër prej drejtuesit të shtetit, nqs drejtuesi i shtetit ka si qëllim me hap sa ma shumë lokale , me kriju fonde për vedi asht kulmi. Ne nuk jemi pak si popull, vitet e kanë tregu që ne mundena sepse kena kalu luftëra, kena kalu komunizmin, i kemi kalu tana.

Basha në Berat: Ilaçet e pensionistëve do të rimbursohen për të gjithë shqiptarët përtej diagnozës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një vizitë në një familje të vjetër beratase. Në bisedën që patën me kryetarin Basha, ata shprehën problematikat që has sot një familje normale. Ata thanë se emigracioni i fëmijëve u ka ardhur në ndihmë për të ndërtuar shtëpinë, ndërsa pensionet që marrin nuk u dalin as për të paguar energjinë elektrike. Gjithashtu, duke qenë një ish-familje e persekutuar, ata thonë se nuk kanë marrë asnjë lekë nga shtetit për pronat që nuk i kanë rimarrë.

“Qytetarja: Vajtën çunat në emigrim që u bënë këto shtëpi. Pensionet me 100 mijë lekë. 100 mijë lekë i vejnë ilaçet, 100 mijë lekë i vejnë ilaçet.

Lulzim Basha: Po fatura e dritave?

Qytetarja: Këto po e po, ato duhen larë se s’bën, se ti pret po si paguam.

Aqif Hasnetari: Të fut edhe në burg se mirë me i pre.

Lulzim Basha: Nuk ka plagë më të dhimbshme sesa gjendja ku është katandisur pensionisti shqiptar.

Qytetarja: Po!

Lulzim Basha: Në këto 8 vite çmimet janë rritur, pensionet nuk janë rritur as sa inflacioni.

Qytetarja: E vërtetë. Çdo bëjë me 50 mijë lekë dhe me 100-shen time?”

Gjithashtu, duke qenë një ish-familje e persekutuar, ata thonë se nuk kanë marrë asnjë lekë nga shtetit për pronat që nuk i kanë rimarrë.

“Zonja: Tërë jetën e tërë jetën të persekutuar. Babai i burrit me prona…

Lulzim Basha: Qe nuk i keni marrë?

Zonja: Absolutisht. Asnjë 5 lekëshe s’kemi marrë. Asnjë 5 lekëshe.

Lulzim Basha: Ku i keni pronat?

Zonja: Po ja, matanë lumit i kam unë. Ky i ka në Kuçovë. Një dynja me prona.

Lulzim Basha: Janë publike akoma, apo janë të tjetërsuara?

Zonja: Në Kuçovë ka publike.”

Duke theksuar gjendjen jo të mirë që po kalojnë familjet dhe pensionistët shqiptar, Basha tha se rritja e pensioneve do të fillojë me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, ku minimale do jetë sa norma e inflacionit dhe jo më pak se 5%. Një zotim tjetër është edhe rimbursimin i ilaçeve përtej diagnozës, për t’u ardhur sadopak familjeve shqiptare si dhe kompensimi për të gjithë ish-pronarët të cilëve nuk u është rikthyer prona.

Lulzim Basha: Unë i kam të dy prindërit pensionistë dhe e di fare mirë që me pensionet e tyre, pasi paguajnë energjinë edhe ilaçet s’ju mbetet pothuajse asgjë po s’pate mbështetjen e fëmijëve. Dhe ky është realiteti kudo me pensionistët. Rritja e pensionit do të fillojë me ne, vit pas viti do të rritet minimalisht dy herë sa norma e inflacionit dhe jo më pak se 5% në vit. Sepse në këtë mënyrë të paktën ju do të keni më shumë para nga rritja e pensionit sesa rriten çmimet.

Se çfarë kuptim ka në qoftë se çmimi i bukës, i mollës, i portokallit rritet më shumë sesa pensioni do të thotë që ju zhyteni gjithmonë edhe më thellë në varfëri. Ilaçet e pensionistëve do të rimbursohen për të gjithë shqiptarët përtej diagnozës dhe me këto të paktën nuk po them se do bëhet ndonjë mrekulli, po të paktën do t’ju rikthehet dinjiteti dhe vendi që meritoni në familje dhe në shoqëri për sakrificat që keni bërë.

Unë e kam kërkuar ndjesën në emër të Partisë Demokratike, në takimet që kemi patur me të gjithë pronarët, me të gjithë përfaqësuesit e pronarëve. Po hapi i parë, aty ku pronar janë, ekzistojnë do të ketë kthim fizik pronarit dhe në rastet e para që do ndërmarrim.

Sikundër ai ligji i shpronësimit të dytë që kaluan këta në parlament, do të anulohet. Ne kemi një plan, me anë të cilit do të bëjmë të mundur që të fillojë aty ku është e mundur kompensimi fizik, të njihen të gjitha vendimet dhe të zbatohen ashtu siç kanë qenë dhe të ecin përpara me sa është e mundur pastaj sepse e di që problemi i akumuluar ka krijuar një faturë të tmerrshme, që llogaritet me miliarda euro. Por sa më shumë të vonohemi, aq më shumë komplikohet sepse familjet rriten, shumëfishohen, shtohen kurorat, pra ka problem pas problemi.

Çfarë fshihet pas ekzekutimit të ushtarit të bandës së Dakos, Lul Berishës dhe Avdylajve, i përfshirë në fushatën e PS

Postimi i plotë i ish-kryeministri Sali Berisha: ‘Çekiçi’ në arrest shtepie, biznesin e kishte në portin e Durrësit. Ai shëtiste me Drejtorin e Policisë, Gjushin dhe Ard Çelën. Dy vite më parë qytetari dixhital e kishte denoncuar pushtimin e portit të Durrësit. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital dhe statusin e publikuar në mars të vitit 2019.” – nënvizon ish-Kryeministri.

Përshëndetje dr. Berisha

Mond Çekiçi që u ekzektua sot kishte biznes në port dhe ishte shumë aktiv me të gjithë ushtarët e tij në fushatë për PS-në tani. Ai ka qënë në arrestë shtëpie, por lëvizte i lirë dhe shoqërohej me Drejtorin e Policisë së Durrësit, me Ard Çelën dhe Vangjush Dakon.

Ju e keni denoncuar atë më parë për biznesin e tij në portin e Durrësit. Këtu me poshte keni denoncimin e tij nga qytetari dixhital dhe postuar në Fb më 1 mars të vitit 2019. “Porti i Durrësit në dorën e bandave të Avdylëve, Çekiçëve, arenë e të gjitha trafiqeve kriminale!”


Më 1 mars 2019, Berisha publikoi këtë denoncim nga një qytetar:

Doktor Berisha.

Me sinqeritetin më të madh të betohem që nuk mendoja të të shkruaja ndonjëherë si simpatizant i së majtës që jam. Por mora shkas nga denoncimi që bëtë ditë më parë për kolegët e mi që u dhunuan në port. Jam pjesë e “Security” të portit e sinqerisht aty është bërë të ikësh me vrap se çdo gjë e kanë marrë në dorë bandat.

Ne duhet të mbyllim sytë e mos të flasim se hamë ndonjë tytë pistolete kokës. Kanë zaptuar çdo gjë. Në bashkëpunim me këtë drejtorin, nxjerrin gjithë natën naftë kondrabandë nga anijet e ne duhet të heshtim. Ka zaptuar gjithë atë territor në mes të portit ky grup kriminal e do bëjë dhe karburant aty që të marrin naftën. Kanë dhe grupet e veta që kanë kontratë me portin për të ngarkuar dhe shkarkuar anijet.

Dhe pse i kanë mbi 2 mijë euro borxh portit e prapë lejohen me punu se ndryshe hanë pistoletë kokës e janë po ata që ngarkojnë e shkarkojnë dhe mallin e drogën që vjen e ikën. Nuk di çfarë bën Kontrolli i Shtetit e si nuk kap njeri me 2 milionë euro borxh që kanë Mond Çekiçi me shokë, grupi i Vangjushit e Avdylajve.

Nuk punojmë dot më po ç’ti bëjmë halleve e kalamajve se ç’nuk na shohin sytë. Banda gangstera në zaptim total të portit të Durrësit.

Ty të ruajt Zoti e na ndihmo me këta alabakë se në hall të madh jemi, se këta janë palë me drejtorin e bëjnë gjithë punët e pista. I verifikon kollaj fare dhe për terrenin që kanë zënë dhe për borxhet që kanë dhe për kondrabandën që bëjnë me drejtorin.

Shqiptarët, ndër më të palumturit në botë, 60 vende poshtë Kosovës

Kreyeministri Edi Rama, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji per autoritetet e drejtimit dhe komandimit ne Forca e Armatosura te Shqiperise./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

Kosova është renditur e 33-ta në gjithë botën në Indeksin Global të Lumturisë, që e ka përpiluar Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Ndërsa në Gadishullin Ballkanik e ka përpara vetëm Slloveninë që zë vendin e 29-të. Niveli i lumturisë te kosovarët është 6.3 nga 10 shkallë sa ka raporti.

Këtu përfshihen jeta e shëndetshme, bujaria, liria për të zgjedhur, mbështetja sociale e përshtypjet për korrupsionin. Njerëzit më të lumtur në botë kanë dalë të jenë finlandezët.

Në përgjithësi, autorët e raportit thonë se njerëzit janë përmbajtur emocionalisht nga ndikimi i pandemisë COVID-19.

“Kemi bërë dy lloje pyetjesh. Një për jetën në përgjithësi dhe tjetrën për gjendjen emocionale, stresin, ankthin. Ajo që kemi vërejtur është qëndrueshmëria e njerëzve, megjithëse ne jemi akoma në mes të një krize të thellë”, thotë Jeffrey Sachs, bashkautor i Raportit Botëror të Lumturisë, njofton Klan Kosova.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sivjet janë radhitur në vendin e 19. Ndërsa Shqipëria është e 93-ta sa i përket lumturisë së banorëve të saj.

Rama e ofendoi, kandidatja e LSI i përgjigjet Ramës: Llaxorja e Surrelit dhe halabakët e tij do marrin përgjigjen më 25 Prill

Elona GURI

Llaxorja e keqe e Surrelit paska qene ne Durres. Pamje mjerane e nje letyre qe pergjigjen do e marre ne 25 prill nga Durresi dhe e gjithe Shqiperia.
Ashtu si perdori sot gjuhe raciste ndaj shqiptareve te ndershem dhe punetore, por qe nuk perulen ndaj legenave si ai dhe “bidonave” te krakut qe mban rreth vetes, mu drejtua edhe mua.

Dua t’i kujtoj, ketij “plaku” te degraduar, qe ne Durres krah meje jane te rinjte qe e duan Shqiperine, ndersa ti i urren dhe do t’i zevendesosh me afrikane, se ata, te mjeret, nuk te kerkojne llogari per skandalet, shkaterrimin, vjedhjet dhe plehrat qe mban rreth vetes.
Ti do skllever moderne pa sy, pa goje, pa veshe, pa mend.

Krah meje jane qytetaret qe e kane populluar Durresin nga e gjithe Shqiperia,, ti ke ne krah halabaket, Terin e plehrave, Çyrben e çorbes se pronave dhe Ndraxhin e kokaines.dhe heroines.

Une kam ne krah qytetaret autoktone te Durresit qe me mbeshtesin se bashke do risjellim lirine e te berit biznes, qe te gezojne pronat e tyre, qe te punojne per femijet e tyre, ndersa ti je ne krah me rrenuesit e historise mijera vjeçare te Durresit, me hajdutet e pronave te tyre, me banditet qe i vejne gjoba dhe nuk i lene te jotojne si qytetare te lire dhe ua kane nxire jeten se te kane ty ne krah.

Une kam ne krah grate e Durresit qe jane te pikelluara se ti me legenat qe mban rreth vetes i ke detyruar te largojne femijet e tyre qe te mos behen viktima te droges dhe te bandave.

Ndersa per fjalorin e denje per mbledhjet e Rilindjes nuk po te pergjigjem, por me vjen peshtire qe gra si Milva, Klodiana dhe Ana rrinin si pula kur ofendohej nje nene, nje grua, ne fakt nuk mund te reagojne se nuk kane me asnje ndjenje humane dhe asnje vlere gruaje.
Rilindja i ka deformuar karakterin i ka kthyer ne nje mall pa vlere, ne gra pa dinjitet, ne sherbetore te se keqes.
Ne 25 prill te gjithe bashke durrsake autoktone, te ardhur nga veriu ne jug, te rinj e te reja, gra dhe te moshuar do jemi bashke per te te dhene pergjigjen qe meriton ti dhe halabaket e tu.

Edi Rama pas 25 prillit nuk do te mjaftoje bidoni i krakut te te sjelle ne vete. Pas dates 25 prill do te fillojne hallet reale per ty dhe puna, jeta normale per shqiptaret.

Blushi merr me qera TCH për 2 milion euro në vit!

Ish-Kryeministriu Berisha ka bërë publike një inforemacion nga televizioni Top-Channel sipas të cilit, ky televizion i është dhënë me qera vjetori Ben Blushit për 2 milionë euro në vit.

Arben Malavita merr me qera TCH per 2 milion euro ne vit!
Mirembrema Dr me Top CHenell ka ndodhe nje gje qe nuk ka ndodhe ndonjiher me nje media.Nje jave perpara eshte arritur nje marrveshje e me te cilen Ben Blushi drejtori i pergjitheshem i grupit te Top Mediave qe ju me te drejte e quani Arben Malavita ka marre me qera per 2 milion euro ne vit Top Chenelin.Ai sipas kotrates i jep pranares Vjollca Hoxha 175 mij euro ne muaj.Kete gje Blushi e tregon me mburrje dhe krenari neper tovolina me gazetar.

Lidhur me origjinen e parave ketu flitet se jane grupe trafiku te kontrolluara nga vet Rama qe kane dorzuar disa milion euro per kete qiramarrje.Vetem per rroge mujore te veten Blushi derdhe ne banke 100000€.keshtu qe shpenzimet tejkalojne mbi dy here e gjysem te ardhurat.Pra kemi te bejme me kamiona euro prapa te cilave ketu flitet se eshte vet Edi Rama.Ky akt ka krijuar pasiguri te madhe tek te gjithe ne punonjesit mbasi Blushi eshte vetem ligesi ndersa me Vjollcen ne si punonjes nuk kishim ndonjeher probleme. Vendosa te ju njoftoj se mediat nuk e japin lajmin kaq te pazakont e te pashembullt,ju lutem me ruani anonimatin me respekt te veçant per ju …