22.5 C
Tirana
E enjte, 8 Maj, 2025

SPAK heq kunatin e Ulsi Manjës nga hetimet, publikohen përgjimet

Gjykata e Posaçme nis sot gjykimin ndaj tatimorëve të arrestuar rreth dy vite më parë në Durrës, të cilët merrnin para për të mos vënë gjoba. Raportohet se janë marrë të pandehur për dosjen Artan Kroj, Gentian Elezi, Petrit Hoxha, Saimir Yzeiraj, Ismail Qypi, Alban Muco, Marinel Sulkaj.

Ndaj tyre rëndon akuza për korrupsion dhe ushtrim ndikimit të paligjshëm. Sipas dosjes hetimore, inspektorët e tatimeve në bashkëpunime me njëri-tjetrin merrnin vlera monetare nga biznese nën presionin e gjobave. E gjitha është zbuluar nga pronari i një biznesi.

Ky i fundit i ka filmuar një prej tyre teksa i kërkonte para dhe më pas ka bërë kallëzimin. Megjithatë, mësohet se janë një sërë përgjimesh ambientale dhe telefonike që kanë zbuluar aferën korruptive.

Por në mesin e tyre nuk është drejtori i tyre, Ardian Shehu, emri i të cilit del në përgjime. Ai u mor në pyetje për 8 orë në atë kohë.

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili bëri një denoncim dy vjet më parë, Shehu është kunat i Ulsi Manjës. “Drejtori i përgjithshëm merr ryshfet. Dosjen dhe përgjimet i ka plot, por mbrohet nga kunati”, shkruante Berisha.

Ja pjesa nga dosja e përgjimeve, publikuar nga gazeta Shekulli më 15 tetor 2018.

Saimir Yzeiraj: Ça të bëj?

Artan Kroj: Për të qarë hallin qenke or vëlla.

Saimir Yzeiraj: Çfarë të bëj or të keqen vëllai, aman se po mundohemi për më mirë… Hë treqind i ke këtu…

Artan Kroj: Mos i ke 300, se nga xhepi o shok.

Saimir Yzeiraj: Po t’i bëj 300 pastaj, se nuk kam, o të keqen vëllai dhe do t’i jap pastaj…

Artan Kroj: Do t’i japësh pastaj?…Mos më merr në qafë…

Saimir Yzeiraj: Po çfarë të marr në qafë, po nuk kam më, ku t’i gjej unë, ose më merr mua me vete, më merr me vete…të vij të firmos unë.

Artan Kroj: Po, do të vij pasdite, se 300 i hoqa nga xhepi… Saimir Yzeiraj: Po hajde pasdite.

Artan Kroj: Po vij pasdite..(pauzë e gjatë)…

Saimir Yzeiraj: I mori drejtori i tatimeve 300 mijë lekë, Ardian Shehu.

Rama si Ramizi në fundin e tij me ligjin “Për mbrojtjen e monumenteve”!

Nga Tritan SHEHU

Rama mbas ligjit per “shpifjet” kerkon te fuse ne ikje edhe nje nen “anti meme”!

Besoj se shqiptaret nuk e kane haruar ligjin e Ramizit per monumentet, ne fund te sundimit te tij.
Te dy njelloj, si i mbyturi qe kapet pas flokeve…. apo dhe si ai qe kerkon shpetimin te “fija e kashtes”!

Ne fakt asgje e tille nuk e shpetoi Ramizin, perkundrazi… u shkulen te gjitha monumentet qe ai ligj mbronte, ne nje dite….e me pas edhe ai vete!

Edhe tashti, askush nuk mund te mbylle “Gojen e Popullit” te vuajtur, zemeruar e vendosur, dhe as doren e gishtat e tij; asnje ligj, asnje nen, qofte dhe ai 55 i dikurshem, qofte dhe ata si te Ramizit dikur, te shkruara tashti nga Rama &Co!

Asnje ligj i tille, simptom per panikun e autokarcive ne renie, nuk mund ta shpetoje Ramen jo vetem nga “memet” a akuzat, por as nga 25 Prilli, qe po tingellon per ate si 22 Marsi per Ramizin!

Hakerat sulmojnë kompanitë e vaksinave

Disa grupe hakerash synojnë kompanitë e përfshira në shpërndarjen e vaksinave Covid-19 dhe kështu mund të përgatiten për të goditur ‘zinxhirin e ftohtë’ të nevojshëm për të dhënë dozat. Kjo u deklarua, sipas faqes së internetit të Reuters, kompania IBM, sipas së cilës kriminelët kibernetikë po mbledhin informacione për të gjitha aspektet logjistike. Aktiviteti i spiunimit, shpjegon IBM, kryhet përmes një ‘fushate globale mashtrimi’ në të cilën postat elektronike dërgohen në emër të drejtuesve nga Haier Biomedical, një kompani kineze e specializuar në transportin e vaksinave.

Për t’i bërë email-et të besueshme, të gjitha karakteristikat e produkteve të zhvilluara nga kompania përmenden saktë. Ndër objektivat, ka kompani të specializuara në panele diellore, të cilat do të përdoren për të furnizuar me frigoriferë në vendet e nxehta, prodhuesit e akullit të thatë por edhe disa agjenci, të tilla si drejtoria e BE-së që merret me dogana.

“Kushdo që e bashkon këtë fushatë – thotë IBM – njeh shumë mirë çdo produkt të përfshirë në zinxhirin e furnizimit të një vaksine në një pandemi globale”. Hakerat bënë “një përpjekje të jashtëzakonshme”, tha analistja e IBM Claire Zaboeva, e cila ndihmoi në hartimin e raportit. Hakerat hulumtuan markën, modelin dhe çmimin e saktë të njësive të ndryshme ftohëse Haier, tha ai.

Zhupa publikon videon me dëshmi: Shqipëria e fundit edhe për kohën e përgjigjes së tamponit për testin COVID-19

Dështimi me pandeminë, Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa publikon videon me dëshmi: Shqipëria e fundit edhe për kohën e përgjigjes së tamponit për testin COVID-19

Jo vetëm të fundit në rajon për nr e tamponëve për popullsinë por edhe të fundit për vonesën e përgjigjes së testit!

Dëshmitë e personazheve të njohur tregojnë qartë se sa me vonesë ju merret tamponi dhe ju vjen përgjigjia. Reagimi në kohë ndaj covid 19 është një nga faktorët kyç në suksesin e të mundjes së pandemisë. Reagimi në kohë me terapi ndihmon pacientin për ta kaluar më shpejt dhe më lehtë infektiminin por edhe që mos të përhapet pasi ndërkohë që nuk ka përgjjgje pacientët nuk janë në karantinë.

Por Rama dhe qeverisja e tij nuk do tja dijë për shëndetin e qytetarëve, nuk do tja dijë për jetët e humbura nga keqmenaxhimi i sistemit shëndetësor. Paratë nuk çohen për teste, për staf mjekësor por për luks, incenerator, tendera sekret, PPP fantazëm.

Berisha publikon videon: Sistemi spitalor i shpartalluar

Sistemi spitalor i shpartalluar.

Sot ky sistem ndodhet ne diten e tij me te zeze!

Ne vende te kujdesit per spitalet dhe te semuret, Edvin Hajduti dhe Hajnia vjedhin me tendera fondet per spitalet, mjeket dhe te semuret.

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje zoti berisha

Kto jan pamjet e spitalit te Hasit
Sepse kryeministeri i shqiperis me ministrin e tij thon se kushtet jan te plotesuara

Une jam nje banor i hasit

Edhe erdha per pushime ne shqiperi

Nje nga pjestaret e familjes time nuk u ndje mir edhe isha tek spitali ja cfar kushtesh ka spitali i Hasit

Por besoj se nuk esht vetem spitali i Hasit keshtu por e gjith shqiperia.

“Pronari i godinës së spitalit COVID 4 ka hedhur në gjyq qeverinë”, mjeku denoncon skandalin: Ku do të shkojnë pacientët nëse…

Situata e pandemisë së Covid në vendin tonë vijon që të mbetet shumë e rëndë, ku në spitale janë të shtura mbi 480 pacientë.

Pak ditë më parë Ministria e Shëndetësisë bëri më dijë se për trajtimin e pacientëve të sëmurë me Covid është hapur edhe spitali Covid 4, dhe në atë strukturë janë shtuar 100 shtretër për pacientët që dalin nga COVID 1 dhe COVID 3.

Gazmend Koduzi, Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike në një intervistë për Fax News deklaroi se pronari i godinës së spitalit Covid 4 ka hedhur në gjyq qeverinë, pasi i ka marrë godinën dhe nuk i ka paguar qiranë dhe as nuk ja ka blerë.

Koduzi ngriti shqetësimin se nëse gjykata jep urdhër për bllokim, ku do të shkojnë këto pacientë që janë brenda spitalit. Po ashtu Koduzi bëri thirrje se duhet menjëherë që të hapen spitalet Rajonale, me qëllim trajtimin e pacientëve.

“Nisur nga shifrat e testimit dhe të rasteve në rastet që janë kapur dje dhe në rastet që janë sot në Shqipëri duhet të ishin bërë mbi 7000 testime. Nuk duhet të jetë më shumë se 10 % pozitiviteti i rasteve me numrin e testimeve. Dje ka qenë 33% pozitivitet i rasteve pardje ka qenë 38%, pra është shumë i lartë dhe për çdo rast të kapur të ri të nesërmen duhet të bëhen më shumë testime me qëllim që të jenë tek 10%. Duke mos bërë testime sa duhet ne nuk e dimë sesa të infektuar kemi në Shqipëri, duke mos ditur sa të infektuar kemi ne nuk mund të mos i izolojmë këto dhe të shkëpusim zinxhirin e transmetimit. Për aq kohë sa ne nuk mund të shkëpusim zinxhirin e transmetimit këto mund të bredhin lirisht dhe mund të infektojnë edhe persona të tjerë.

Ne nuk bëjmë as hetimin epidemiologjik. Gjithashtu ne nuk bëmë as hapjen e tretë të trajtimit të pacientëve. Rreth 9% e personave të prekur shtrohen në spital. Sot që ne flasim janë rreth 18 mijë persona aktiv, që do të thotë se 1600 persona kanë nevojë për kujdes spitalor. Ne kemi të shtruar në spital rreth 500 veta, ku po e marrin trajtimin 1100 persona të tjerë. Pavarësisht se thuhet se janë hapur 4 spitale, kemi vetëm 2 spitale dhe dy të tjera janë shtojca spitalore.

Madje madje kam marrë informacione se me pronarin e spitalit Covid-4, qeveria është në konflikt me pronarin se ja ka marrë godinën pronarit dhe nuk i ka dhënë as lekë qiraje dhe as nuk ja ka blerë. Ky konflikt ka përfunduar në gjykatë dhe nëse gjykata jep urdhër bllokimi ku do të shkojnë këto pacientë që janë brenda spitalit. Ato janë ambientet private me pronar. Me pronarin legjitim ka konflikte dhe mesa kam informacion janë në gjykatë. Pronari i godinës i ka hedhur në gjyq. Nëse gjykata nxjerr të njëjtin përfundim siç bëri gjykata arbitrare për Beketin ku do të shkojnë këto pacientë. Pra edhe trajtimi nuk po kryhet siç duhet. I kemi bërë thirrje qeverisë që të hapë spitalet rajonale sa më shpejt”, tha Koduzi.

Lubonja shpërthen ndaj Ramës: Enveri është mes nesh akoma!…

Analisti Fatos Lubonja ka kritikuar ndryshimet e reja në Kodin Penal që parashikojnë ndëshkime deri në 1 vit burg për shprehjet apo videot ironike të quajtura gjerësisht “meme”, apo montazhet.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në New24, Lubonja thekson se kjo është e ekzagjeruar pasi pranimi i satirës është shenjë e demokracisë. Për më tepër ai thotë se satira thotë disa të vërtetë që dikush tjetër nuk do t’i dëgjojë.

Analisti kujton se vetë Rama i përdor memet kur i intereson. Lubonja bën edhe një paralelizëm me periudhën komuniste ne Shqipëri, kur kujton se në diktaturën e Enver Hoxhës për sharje dënoheshe nga 3-10 vite burg. Ai kujton se edhe më parë ka bërë një shkrim ku theksonte se Enver Hoxha është ende midis nesh pavarësisht rënies së diktaturës.

“Ajo e para ishte e shpejtuar tha Venecia. Kjo është e ekzagjeruar. Pra një satirë. Satira ka shoqëruar mbretërit. Dhe me mbretërit kishte një që bënte satirë. Pranimi i Satirës është shenjë e demokracisë. Ai që ka dalë aty si i fuqishëm, ai jo vetëm duhet ta marrë këtë, por edhe duhet të mësojë nga satira. Satira thotë disa të vërteta, që s’duhet t’i dëgjosh. Për vete i përdor ky. Na thotë ne kazan. Qenit kur i thotë hiqe atë analistin fute brenda. Nga pushteti mund të lëshosh sa të duash, se pushteti është mbi ty. Ky është problemi. Ngjiten lart, që të shtypin të tjerët me këmbë poshtë. Shenjë e mungesës së demokracisë.

Enver Hoxha të fuste në burg për fjalë, 3 vjet minimumi, për sharje. Po pse kush je ti mos të të shaj? Me agjent të ndiqte, për një sharje. 3-10 vite burg për agjitacion e propagandë. Enveri është midis nesh akoma”, tha Lubonja.

Sa i përket draft-raportit paraprak të Komisionit të Venecais për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Lubonja thotë se është një gjendje e mjerueshme lidhur me këtë çështje teksa i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të mësojë të vendosë fillimisht dialogun me veten, e pastaj me opozitën.

“E kemi komentuar njëmijë herë. U bë sepse ishte një nga lëvizjet e shumta që po bën rama për të përçarë opozitën, të fitojë ato zgjedhjet e 25 prillit, që i ndjen të kërcënuara nga kjo keqqeverisje.

Ato argumentet e Venecias janë mjerimi jonë. Ndërkohë që në thelb tregon që s’kemi Gjykatë Kushtetuese, drejtësi të pavarur. Dialogu nënkupton respekt të dyanshëm. Dia do të thotë dy anë të ndryshme. Pra nga një cep në tjetrin.

Këtu ke një qeveri që nuk e njeh kështu, thotë rrethi është i gjithi i imi. Përfille atë tjetrin që është në anën tjetër. Këtu tjetri s’përfillet fare.

Venecia nuk është Gjykatë, Gjykatë Kushtetuese s’kemi. Pra është një bisedë e përsëritur. Situatë e mjeruar ku dialogu është i ndërprerë, dhe mungesa e tij po ta marrësh nga pikëpamja psikoanalitike, se ne duhet të kemi dialog me veten dhe me tjetrin.

Kryeministri duhet të mësojë të vendosë dialogun me veten e me të tjetër”, theksoi Lubonja.

Sa i përket negociatave, Lubonja e cilëson ‘Jo’-në e BE për Shqipërinë brenda këtij viti si një ndërgjegjësim të europianëve.

Lubonja shpreson që europianët të japin sinjale më të qarta për qeverinë e Ramës dhe gjendjen e Shqipërisë siç kanë dhënë për Poloninë dhe Hungarinë.

Sa i përket këtyre të fundit, Lubonja thekson se Shqipëria është shumë më rëndë se dy shtetet e BE.

“Ka ndodhur diçka përtej zgjedhjeve. Ka ndodhur diçka në raport mes europianëve dhe gjermanëve, me këtë qeveri me Edi Ramën. Për shkaqe të ndryshme janë ndërgegjësuar se çfarë ndodh në Shqipëri. Ka ndikuar shumë faktorë, të dukshëm dhe të padukshëm. Të dukshëm mjafton Teatrin, si u shemb, gjëra skandaloze që s’mund të pranohen. Mos flasim për krimin e organizuar.

Kështu që në këto qëndrime shtoji këtyre këto veprimet me Kodin Zgjedhor, që mbyllin hapësirat demokratike, që po bëhen me ndryshime, propozime, për mediat. E qartë që kemi të bëjmë më autoritarizëm në rritje, kërcënim në rritje. S’duan të prishin atë gjuhën diplomatike sepse thonë si mund të ndikojnë. Duhet të japin shenja më të qarta se sa kaq. Folëm për shenjat e qarta si prirjet autoritariste në Poloni e Hungari. Me sa i njoh Shqipëria është më rëndë se aq. S’mund të flitet aty për krim të organizuar që kap shtetin dhe prish në mes të qytetit trashëgimi kulturore. Degradimi i atyre pak arritjeve që i kemi pasur është i dukshëm. Shpresoj këta, që janë aktorë do japin sinjale të qarta ashtu siç japin dhe kanë dhënë për Poloninë e Hungarinë”, deklaroi analisti.

Humb jetën nga Covid-19 një tjetër mjek (Foto)

Epidemia dhe sëmundja e rrezikshme COVID-19, që në këtë periudhë ka marrë përmasa masive, nuk po kursen as jetën e mjekëve.

Sot një tjetër mjek e humbi betejën me këtë virus. Është fjala për mjekun Myftar Zemani, që bashkëqytetarët e tij e njihnin shkurt si Doktor Tarja.

Edhe pse në pension, ai jepte ndihmesën e tij në fushën e mjekësisë, duke vizituar dhe këshilluar qytetarët që i kërkonin ndihmë.

I lindur më 10 shkurt 1942 në Kuç të Vlorës, doktor Tarja pas mbarimit të fakultetit të mjekësisë, shërbeu në Bishan, Roskovec, Fier etj. Kudo ku ka punuar është dalluar për shpirtin human, i papërtuar, i lidhur me banorët edhe për hallet e shqetësimet e tyre, duke u bërë kështu një figurë popullore.

Me keqardhje i shprehim ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve me të cilët ka punuar. I paharruar kujtimi i doktor Tares!

Çupi publikon videon e spitalit të Laçit: Rama gënjeu se do ndërtohej për pak muaj, sot në vend të spitalit ka vetëm gërmadha

Dhurata Çupi i përgjigjet Ballës me videon e spitalit të Laçit: Rama gënjeu se do ndërtohej për pak muaj, sot në vend të spitalit ka vetëm gërmadha

Gënjeshtrat e Edi Ramës dhe Taulant Ballës për rindërtimin pas tërmetit nuk pijnë më ujë.
Sado të përpiqen, ata nuk e ndryshojnë dot faktin se Laçi është pa spital dhe mbi 50 mijë qytetarë nuk marrin shërbim të mirëfilltë spitalor.

As Edi Rama , as Taulant Balla nuk i zhbëjnë dot mashtrimet e një viti më parë se spitali do të ndërtohej për pak muaj. 👇

Sot e kësaj dite, ndërtimi i spitalit ende nuk është tenderuar. Mjaft më me mashtrime dhe përdorim politik të fatkeqësive! Është koha për ndryshim!

Abuzim kriminal parash edhe në kohën e pandemisë, Strazimiri publikon fakte të reja të Xhaçkës për përdorimin e helikopterit ushtarak 

• Gent Strazimiri: Olta Xhaçka e ka përdorur helikopterin ushtarak si taksi elektorale që kur u emërua drejtuese e PS në Dibër

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GENT STRAZIMIRI

Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar konfirmoi këto ditë atë qe opozita ka thënë prej disa muajsh se Qeveria e Shqipërisë është e fundit për ndihmën financiare ndaj familjeve dhe biznesit. E fundit për t’u dhënë qytetarëve, por e para për te vjedhur per vete, për të shpërdoruar taksat dhe për të abuzuar me pushtetin.

Olta Xhaçka, Ministrja e Mbrojtjes, është rasti tipik i këtij abuzimi. Ajo ka përdorur helikopterin ushtarak operacional, si taksi për të shkuar për mbledhje partie në Dibër, në qarkun ku e ka deleguar Edi Rama si drejtuese politike.

Në vend që helikopteri të rrijë në gatishmëri për të marrë të sëmurë diku larg, Olta Xhaçka e perdor për të shkuar në Asamblenë e Partisë Socialistë në Dibër. Në vend që helikopteri të rrijë në gatishmëri për çdo emergjencë që mund të ndodhë, Olta Xhaçka e perdor për të shkuar në ahengjet e Shqipëria që duam…

Asnjë prej tyre nuk është detyrë funskionale e Ministrit të Mbrojtjes. Olta Xhaçka ka shpërdoruar detyrën dhe fondet publike, prandaj ajo duhet të ndiqet penalisht. Një kryeministër normal, do të duhej ta kishte shkarkuar menjëherë nga detyra. Ne kemi provuar me fakte, me data, me pamje filmike, se sa herë Xhacka ka shkuar në Dibër për mbledhje partie ne 2 muajt e fundit, ne kulmin e pandemisë, ajo ka përdorur si taksi helikopterin ushtarak operacional.

Është fatkeqësi për këtë vend, që një mjet i tillë modern, me 27 vende në bord, që do të duhej të përdorej për operacione shpëtimi, për emergjenca apo misione stërvitore, të keqpërdoret nga një shoqe partie për të bërë mbledhje me personazhet kriminalë të dosjes 184! 10 ditë pas denoncimit të shpërdorimit të detyrës, Olta Xhaçka nuk ka gjetur ende kurajon të flasë!

Akoma nuk u ka thënë shqiptarëve që vuajnë për bukën e gojës, nga mungesa e ilaçeve antikovid, nga mungesa e oksigjenit a shtreterve nëpër spitale, se pse ajo shkon në mbledhje partie me helikopter, duke shpenzuar deri në 10 mijë euro për rrugë. Të dhënat e reja tregojnë se Olta Xhaçka e ka përdorur helikopterin për të shkuar në mbledhjet e partisë në Dibër, qe kur Edi Rama e delegoi atje.

Ka një vit e gjysëm që ajo shpërdoron me qindra miliona lekë për ta përdorur helikopterin si taksi elektorale. Olta Xhaçka dhe Edi Rama mund të vazhdojnë heshtjen fajtore dhe abuzimin kriminal, por kjo pak rëndësi ka! Qytetarët e kanë kuptuar se këta janë një hordhi barbarësh që punojnë vetëm për vete. Qytetarët meritojnë një qeveri funksionale që punon për interesin e tyre, për hapjen e vendeve të punës dhe që kujdeset për jetën dhe shëndetin e qytetarëve Mjaft më me vjedhje, mashtrime, tallje! Është koha për ndryshim!